Trafiqet ndėrkufitare: Firmoset lufta kundėr tyre
Nėnshkruhet marrėveshja ndėrkufitare kundėr trafiqeve mes Malit tė Zi dhe Shqipėrisė
SHKODER - 30.11.2001 - Tė mėrkurėn pasdite, gjatė njė vizite pune, drejtori i pėrgjithshėm i Policisė Shqiptare Bilbil Mema, drejtori i Policisė sė Prefekturės sė Shkodrės Milto Kordha dhe drejtori i pėrgjithshėm i Policisė Kufitare Bashkim Mustafaj kanė nėnshkruar marrėveshjen e cila tashmė do tė konkretizojė luftėn kundėr trafiqeve mes dy vendeve. "Nėnshkrimi i kėsaj marrėveshje ėshtė njė hap mė tej nė luftėn kundėr trafiqeve. Me anė tė kėsaj marrėveshjeje ne do tė arrijmė tė konkretizojmė tė gjitha hapat e deritanishėm qė janė bėrė nė takimet ndėrkufitare", janė shprehur drejtuesit e policisė shqiptare, mjaft tė kėnaqur nga arritjet nė kėtė takim. Tė mėrkurėn pasdite, delegacioni shqiptar i kryesuar nga ana e Memės, ka firmosur pėr palėn shqiptare, ndėrkohė qė palėn malazeze firmėn nė marrėveshje pėr bashkėpunim ndėrkufitar e ka hedhur zv/ministri i Rendit malazez Miēo Olandiē. Mė sė fundmi takimet e shumta qė janė bėrė nė kėtė drejtim janė konkretizuar. Tashmė strategji tė reja do tė pėrdoren nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, i cili ka qenė njė ndėr pikat kryesore tė trajtuara nė kėtė marrėveshje. Pėrveē krimit tė organizuar, nė marrėveshje janė trajtuar dhe trafiqet, kryesisht ato njerėzore ku pėrfshihen prostitutat, trafiku i klandestinėve. Kohėt e fundit, kalimi i prostitutave lindore nga Mali i Zi pėr nė Shqipėri pėrmes Hanit tė Hotit, ėshtė rralluar sė tepėrmi dhe kjo sipas policisė, falė takimeve dy palėshe dhe bashkėpunimit qė kanė pasur homologėt shkodranė tė rendit me ato tė Podgoricės. Ndėrsa tani e tutje, bashkėpunimi do tė jetė akoma mė i thellė, pasi janė hedhur dhe firmat duke zyrtarizuar gjithēka. Qė tė dyja palėt i kanė premtuar njėra-tjetrės shkėmbim tė informacioneve, ēka do tė ketė dhe nė bazėn e bashkėpunimit. Gjithashtu do tė shkėmbehen emrat e tė kėrkuarve tė dy vendeve qė dyshohen se strehohen nė vendet pėrkatėse.
Ndėr mė tė kėnaqurit pėr nėnshkrimin e kėsaj marrėveshje, ka qenė drejtori i policisė sė Shkodrės, Milto Kordha, i cili tashmė do t'i ketė shpatullat e ngrohta nga kolegėt malazezė nė luftėn ndaj trafiqeve dhe kontrabandės.
Del parashikimi i kryebashkiakut
Prefektura festė me drita
SHKODER - 30.11.2001 - Gjatė ditės sė djeshme ėshtė realizuar parashikimi i kryetarit tė Bashkisė Ormir Rusi nė lidhje me furnizimin me energji elektrike. "Gjatė festimeve tė prefekturės, nuk do tė mungojnė dritat, ashtu siē na ka ndodhur ne" ėshtė shprehur ai nė njė konferencė pėr shtyp tė dhėnė mė 28 nėntor. Dhe vėrtetė ashtu ndodhi. Pėr asnjė moment nė qytet nuk u ndėprenė dritat, kryesisht nė vendet ku janė mbajtur aktivitetet pėr festėn e Ēlirimit. Njė aktivitet i mbajtur nga veteranėt nė Prefekturė dhe mė pas vizitat nė varrezat e dėshmorėve, si dhe nė lapidarin e Brigadės sė 27-tė Sulmuese, kanė shoqėruar ditėn e djeshme. Ndėrkohė, drejtori i filialit tė KESH, Fran Franishta ėshtė shprehur se ai nuk ėshtė njoftuar zyrtarisht pėr sigurimin e njė gjeneratori pėr festimet e bashkisė. Sipas tij i ėshtė bėrė vetėm njė telefonatė nė orėt e vona tė mbrėmjes. Gjithashtu pėr sigurimin e njė gjeneratori duhen ndjekur disa proēedura ligjore, u shpreh Franishta.
Pėrmirėsohet teknologjia
Zgjerohet industria e prodhimit tė drurit
SHKODER - 30.11.2001 - Firmat e prodhimit tė drurit japin 10 % tė prodhimit industrial, qė realizohet nė rrethin e Shkodrės. Specialisti i zyrės sė statistikės nė Prefekturė, Fatos Kopliku, tha pėr ATSH-nė se "nė kėtė rreth funksionojnė 104 firma dhe linja tė pėrpunimit tė drurit, 4 nga tė cilat nisėn aktivitetin e tyre kėtė vit". Sipas tij, 96 nga kėto firma janė vendase, tė cilat prodhojnė dhoma gjumi, bufe, karrige, divane etj., tė cilat tregtohen edhe jashtė rrethit. Ndėrsa, 8 firmat me kapital tė huaj pėrgatisin produkte gjysėm tė gatshme, qė i eksportojnė nė Itali. Mė tė njohura janė firmat "Merlit", "Zaganjori", "Dibra", Rozafa" etj., tė cilat tregtojnė prodhimet e tyre edhe nė Tiranė, Durrės, Vlorė, Fier. Nė kėto dhe firma tė tjera janė instaluar makineri dhe pajisje me teknollogji bashkėkohore, qė kanė ndikuar nė rritjen e cilėsisė sė prodhimeve tė tyre. Inxhinieri i firmės "Dibra", Astrit Meci, thotė se "kėrkesat nė rritje kanė bėrė qė t'i shtojmė prodhimet me rreth 40 %, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar".
Albumi i mohuar nė vite
Del nė treg "Syni i zi" i Marashit
SHKODER - 30.11.2001 - Xhuliana Marashi i rikthehet publikut shkodran kėtė herė me njė kasetė. "Syni i zi" titullohet albumi qė mban brenda tij kėngė tė vjetra shkodrane. Tashmė nė moshė tė thyer, Marashi ka derdhur nė kasetėn mė tė re nė tregun e muzikės shkodrane, kėngėt qė asaj iu privuan t'i kėndojė gjatė gjithė jetės sė saj. "Njė njollė nė biografi" do tė mjaftonte qė e talentuara Marashi tė shkėputej pėrgjithmonė nga skena, ku ajo ishte radhitur ndėr tė parat vajzat kėngėtare shkodrane. Pėr njė periudhė gati 50-vjeēare, Xhuliana Marashi ka kėnduar gjithmonė me grupet amatore, por duke i pėrcjellė publikut emocionet e njė kėngėtareje profesioniste. Dhe nė fund duartrokitjet gjithmonė si profesioniste i kanė ardhur. Nė albumin "Syni i zi", ajo ka radhitur mjaft kėngė tė njohura shkodrane, ku kėngėtarja e ka gjetur veten nė lirikėn e saj. Gjithashtu ajo ka kėnduar dhe mjaft kėngė tė muzikės sė lehtė botėrore.
Shkodra ne pikture
Shkoder - 30.11.2001 - Nje grup piktoresh te shkolles se mesme artistike "Preng Jakova", te qytetit te Shkodres celen te merkuren ne mjediset e shkolles nje ekspozite pikture. Jane paraqitur 40 punime, peizazhe, natyra te qeta dhe portrete, te gjitha ne vaj, me motive nga pikat me simbolike te natyres shkodrane, ndersa portretet u perkisnin figurave te njohura te qytetit. Disa prej tyre jane punimet "Rruga Kol Idromeno", "Natyra ne Vermosh", "Ura e Mesit", "Shtepi karakteristike shkodrane". Kjo eshte ekspozita e trete e piktoreve te rinj te deges se piktures ne "Preng Jakova". Gjashte muaj me pare 5 piktore te saj kane marre pjese ne ekspoziten nderkombetare ne Marsej dhe tre prej tyre nderuar me cmime.
Marre nga Korrieri
Festat e Nėntorit: sėrish pėrēarje nė administratė
SHKODER - 28.11.2001 - Festat e Pavarėsisė dhe Ēlirimit pėrēajnė administratėn nė Shkodėr. Bashkia do tė ndjekė traditėn 3-vjeēare, duke festuar e vetme Ēlirimin dhe Pavarėsinė nė njė ditė, ndėrsa prefektura do tė festojė dhe me 29 nėntor.
Ndryshe nga tre vitet e mėparshme, ku megjithėse zyrtarisht 29 nėntori nuk festohej, ajo bėhej pushim nga nėpunėsit e bashkisė, sivjet njė urdhėr i brendshėm, ka pėrcaktuar 29 nėntorin si ditė pune. I pyetur pėr kėtė, kryetari i bashkisė sė Shkodrės, Ormir Rusi sqaron: "Ne me 28 nėntor, do tė festojmė ditėn e Pavarėsisė dhe atė tė Ēlirimit. Njė vendim i kėshillit bashkiak e pėrcakton njė gjė tė tillė. Unė si kryetar bashkie nuk mund tė dal jashtė vendimeve tė kėshillit bashkiak. Unė kam si detyrė zbatimin e tyre". Ftesat e shpėrndara nga bashkia e Shkodrės, kanė tė pėrcaktuar dhe itinerarin e aktiviteve tė ditės sė sotme, qė do tė fillojnė me homazhe me tė pushkatuarit patriotė, nacionalistė, atdhetarė dhe antikomunistė nė varrezat e Rrmajlit. Mė pas homazhet do tė vazhdojnė nė varrezat e dėshmorėve, pėr tė vazhduar te shtatorja e Luigj Gurakuqit, te memoriali i Dėshmorėve tė Demokracisė, pritja nė bashki dhe pėr tė pėrfunduar me njė koncert festiv nė Pallatin e Sportit. Prefekti Liqejza, kundėrshton nė thelb atė qė po bėn bashkia e Shkodrės, me rastin e festave. Prefektura feston tė gjitha festat sipas Kushtetutės shqiptare. 28 nėntori si ditė Pavarėsie dhe 29 nėntorin si ditė tė Ēlirimit. "Ne si institucion nuk kemi pėr detyrė denigrimin e aktiviteteve. Por unė si prefekt jam i ftuar mė 28 nė Bashki dhe mė 29 nga ana e veteranėve tė Luftės. Sigurisht qė do tė marrė pjesė nė ceremonitė e dy ditėve". Gjithashtu prefekti nuk ka nguruar tė japė dhe mendimin e tij nė lidhje me festimet. "Njė vendim i tillė i bashkisė ėshtė shumė i gabuar. Kėshilli bashkiak duhte tė respektojė kushtetutėn. Gjatė konstituimit tė kėshillit bashkiak, anėtarėt e kėtij kėshilli dhe kryetari i bashkisė, ndėrmjet tė tjerash janė betuar solemnisht se do tė zbatojnė kushtetutėn e Shqipėrisė. E pra nė kėtė kushtetutė, janė tė pėrcaktuara qartė ditėt e festave. Ndėr to dhe 28 e 29 nėntori".
Vrau nė Dukagjin dėnohet me 12 vjet burg
SHKODER - 28.11.2001 - Dėnohet nė mungesė, me 12 vjet heqje lirie, Pashko Mani 34 vjeē nga Dukagjini. Ai ėshtė shpallur fajtor pėr vrasjen e Gjin Beroshit, 35 vjeē, bashkėfshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur mė 25 prill 1998, po nė Dukagjin. Gjatė shkėmbimit tė zjarrit, 1 kilometėr larg shtėpisė sė viktimės, Beroshi ėshtė plagosur, ka mbėrritur deri nė shtėpi i plagosur, ka treguar kush e ka qėlluar dhe mė pas ka dhėnė shprit.
Plagos komshinė pėr motive pronėsie
KOPLIK - 28.11.2001 - Pronėsia sjell viktima dhe njė herė nė Malėsi tė Madhe. Nė orėt e vona tė sė hėnės, Gjin Mark Lumaj ėshtė qėlluar nga ana e Ndrekė Rrokut, 56 vjeē. Sipas burimeve tė policisė, plagosja ka ndodhur pėr motive pronėsie, pasi prej kohėsh mes dy familjeve ekzistonte sherri pėr njė copė tokė. Tė martėn paradite, forcat e policisė kanė bėrė tė mundur ndalimin e Rrokut.
Dilemė pėr funeralin: Privat apo shtetėror
SHKODER - 25-11-2001 - Shėrbimi funeral nė Shkodėr kthehet pėr diskutim nė Kėshillin Bashkiak. Hapja e disa pikave private, si dhe pėrfundimi i kontratės me sipėrmarrjen private "NN Fame", janė shkaqet qė kanė rihapur diskutimet pėr menaxhimin e kėtij problemi.
Sipas bashkisė, tre janė variantet mė tė mundshme qė mund tė zbatohen. Sė pari, lėnia nė fuqi e njė sipėrmarrjeje, ashtu siē ėshtė vepruar vitet e fundit. Sipėrmarrja do tė fitojė pas njė tenderi tė hapur, qė do tė bėjė bashkia. Nė kontratėn qė do tė jetė 1-vjeēare dhe me tė drejtė rinovimi pėr 5 vjet, duhet tė pėrcaktohen saktė tė drejtat dhe detyrat mes palėve, duke pėrcaktuar gjithashtu dhe mėnyrėn e prokurimit. Mėnyra e dytė konsiston nė pėrkrahjen dhe lejimin e iniciativės sė lirė tė disa subjekteve private, por qė tė plotėsojnė detyrimet e tyre si ato tė regjistrimit nė Gjykatė, tė jenė tė liēensuara nga Ministria e Punėve Publike dhe Turizmit, si dhe t'i nėnshtrohen tė gjitha detyrimeve qė rrjedhin duke qenė tė tilla, nė kontakt gjithnjė me pushtetin lokal. Varrimet dhe zhvarrimet duhet tė bėhen gjithnjė me autorizim nga bashkia.
Ndėrsa mėnyra e tretė konsiston nė kryerjen e shėrbimeve tė funeralit dhe mirėmbajtjes sė varrezave publike dhe tė dėshmorėve nga njė subjekt shtetėror. Mė e mundshmja pėr bashkinė ėshtė Ndėrmarrja komunale Rrugė-kanalizime. Dhe nė kėtė rast subjekti shtetėror ėshtė i detyruar tė respektojė tė gjitha rregullat dhe procedurat. Sipas bashkisė, mėnyra e parė dhe e tretė janė tė mbėshtetura plotėsisht nė ligje, ndėrsa mėnyra e dytė, ajo e liberalizimit, ėshtė e mbėshtetur pjesėrisht nė ligj dhe udhėzimet qė kanė dalė prej kėtij ligji.
Rrėshqet Ifa nga akulli, njė vdes, njė plagoset
SHKODER - 25-11-2001 - Moti i keq ka shėnuar viktimėn e tij tė parė. Njė automjet i tonazhit tė rėndė, tip Ifa, me targė SH 9394 C, ka dalė jashtė rruge, si pasojė e akullit qė kishte mbuluar rrugėn. Aksidenti ka ndodhur nė vendin e quajtur Qafėthore dhe nė tė ka gjetur vdekjen Sokol Kėrnaj, 31 vjeē, si dhe ėshtė plagosur rėndė Sokol Koēeku. Kėtij tė fundit i ėshtė dhėnė ndihma e parė dhe aktualisht ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn.
Legalisti Spahia: Mbėshtesim protestat
SHKODER - 25-11-2001 - Kryelegalisti Ekrem Spahia dhe Sadetin Balla kanė zhvilluar dje njė takim pune me degėn e partisė nė Shkodėr. Problemet qė janė trajtuar gjatė takimit, kanė qenė tė shumta, por theksin e kanė vendosur nė mbėshtetjen qė Partia e legalitetit u bėn protestave popullore pėr dritat. Ndėrsa nė spektrin politik ata kanė kėmbėngulur qė nuk duhet lejuar Nano tė luajė rolin e opozitės, por kjo e fundit duhet tė jetė e bashkuar nė luftėn pėr pushtet.
Policia elektrike pret 210 lidhje tė paligjshme
Lajmi i ores 5:00 PM
SHKODER (24 Nėntor) - Policia elektrike e Shkodrės ka ndėrprerė dy ditėt e fundit 210 lidhje tė paligjshme. Pjesa mė e madhe e lidhjeve tė paligjshme ishin lokale tė cilat kishin marrė energjinė nėpėrmjet lidhjeve tė dyfishta. Burime pranė filialit elektrik, kjo masė qė u mor solli pagimin e faturave tė prapambetura. Qė prej katėr muajsh katėr grupe pune me specialistė tė policisė elektrike dhe tė filialit elektrik, tė mbėshtetur nga punonjes te rendit po punojnė pėr mbledhjen e parave te faturave tė energjisė elektrike nė tė gjitha lagjet e qytetit, duke arritur qė pėr periudhėn gusht-nentor niveli i arketimeve tė arrijė nė 40 pėrqind nga 12 pėrqind qe ishte ne muajin korrik. Objektivi i vene nga KESH-i ėshtė qė pagesa e energjise elektrike deri nė fund tė vitit tė arrije ne 65 perqind. Pėr te perballuar rritjen e numrit tė konsumatorėve pėr pagimin e energjise elektrike filiali ka hapur katėr arka tė reja nė lagjet kryesore tė qytetit. dxh/ko (BalkanWeb)
Arsimi dhe shėndetėsia nė grevė pėr energjinė
SHKODER - 24-11-2001 - Pėrshkallėzohet protesta pėr dritat. Pas tubimeve para Prefekturės, tashmė janė organizuar insititucionet shtetėrore, tė cilat do tė hyjnė nė grevė.
E hėna e ardhshme, 26 nėntori, ėshtė shėnuar si dita e parė e pėrshkallėzimit tė protestave nė grevėn njė orėshe, qė do tė zhvillohet nga konfederata. Nga ora 08.00 - 09.00 do tė lenė punė katėr sektorė; arsimi, shėndetėsia, tregtia dhe transporti. Sipas konfederatės, nė kėtė nivel proteste, kėrkohet dhe mbėshtetja nga sindikatat e tjera, pasi sipas tyre tė bashkuara, ata do tė arrijnė realizimin e kėrkesave tė tyre. Po kėshtu nga konfederata, u ėshtė kėrkuar privatėve qė tė mbyllin dyqanet apo aktivitet e tyre nga ora 08.00 deri nė orėn 09.00. Konfederata pėrveē mungesės sė energjisė elektrike ka rreshtuar dhe disa kėrkesa tė tjera si: Pėrcaktimi i minimumit jetik brenda vitit 2001, paga minimale tė mos jetė 7650 lekė tė reja, por 12000 lekė tė reja; brenda tre mujorit tė parė dy 2002 tė rritet 20 pėr qind paga nė sektorin e shėndetėsisė dhe arsimit; balancimin e pensioneve pėr shkallėn e parė brenda tre mujorit tė parė tė 2002. Konfederata gjithashtu ka kundėrshtuar rritjen e energjisė elektrike si dhe rritjen e pagės sė administratės sė lartė me 50 pėr qind. Konfederata sindikale e Shkodrės, duke vėnė theksin nė kėrkesat ekonomike qė ajo ka, ėshtė treguar e vendosur pėr tė ēuar deri nė fund realizimin e kėrkesave. Nėse Qeveria vazhdon tė heshtė para tyre, ata do tė nisin me grevėn njė ditėshe, pėr tė vazhduar mė pas me grevė tė pėrgjithshme. Gjendja energjitike nė qytet nuk ka pėsuar pėrmirėsim prej muajsh.
Bashkia nuk gjen tokė pėr tregun
SHKODER - 24-11-2001 - Nė qytetin e Shkodrės, nuk ka asnjė pėllėmbė tokė shtetėrore. Kjo ka sjellė me vėshtirėsi realizimin e tregut tė madh bujqėsor nė qytetin e Shkodrės, i cili do tė financohet nga projekti i shėrbimeve bujqėsore. Sipas Agim Shehut, drejtor i kėtij projekti, realizimi i krijimit tė tregut nė Shkodėr, ka hasur nė vėshtirėsi, tė cilat nė bashki po mundohen tė realizohen. "Meqenėse ēdo pėllėmbė tokė ėshtė me pronar, ndryshe nga qytetet e tjera, ne po mendojmė tė bashkėpunojmė me pronarėt e tokave. Projekti ynė do tė zhvillohet nė katėr qytet pilot dhe mė prapa nga tė gjithė ėshtė Shkodra pėr shkak tė mungesės sė vendit".
Debati: Pėrmendoret, cilat do tė ndėrtohen nė Shkodėr?
Injorohet Mahmut Bushatlliu, kėshilltarėt as nuk e njohin
SHKODĖR - 24-11-2001 - Debate tė ashpra janė zhvilluar mes kėshilltarėve bashkiakė tė Shkodrės lidhur me monumentet qė do vendosen nė disa sheshe kryesore tė qytetit. Shkodra, megjithėse qytet i madh, ka pak monumente kushtuar figurave tė fushave tė ndryshme. Debatet janė ndezur lidhur me propozimin pėr vendosjen nė lulishten qendrore tė qytetit tė monumentit tė Kara Mahmut Pasha Bushatlliut, i njohur dhe vlerėsuar nga historianėt tanė dhe ata tė huaj pėr qendresėn dhe pėrpjekjet e pashallėkut qė ai drejtonte pėr t'u shkėputur nga Turqia. Pati kėshilltarė bashkiakė, ndonėse me shkollė tė lartė, qė nuk e njihnin kėtė figurė, ndonėse ai ėshtė i pranishėm nė tekstet e historisė qė nė klasėn e IV fillore. Pėrfaqėsues tė partisė Lėvizja e Legalitetit nė kėtė kėshill kėrkonin qė tė vihej monumenti i Ahmet Zogut, ndėrsa pėrfaqėsues tė shoqatės "Azem Hajdari" kėrkuan me forcė dhe bile insistuan se aty do tė vihej patjetėr monumenti i Azem Hajdarit. Kėshilli bashkiak nuk mori asnjė vendim pėr kėtė problem.
Anila Dushi
Sindikatat: Shkodra numėron 35 mijė tė papunė
SHKODĖR - 24-11-2001 - Sipas Bashkimit tė Sindikatave tė Pavaruara nė Shkodėr, numri i tė papunėve ėshtė 35000 nga 51000 qė ėshtė numri i forcave aktive pėr punė. Rreth 6000 vetė punojnė nė punė tė zezė, ndėrsa qė nga viti 1997, si rezultat i largimit tė investitorėve nė Shkodėr, janė larguar nga puna rreth 7000 vetė. Investitorėt e huaj, sipas kryetarit Loro Madhi, investojnė aty ku kanė interes dhe ku qeveria jep garanci, pasi ka dhe ajo pjesėn e vet nė fitim.
Anila Dushi
Gjakmarrja: Ngujimet, 30 familje tė mbyllura nė kulla
SHKODĖR - 24-11-2001 - Sipas Misionit tė Pajtimit Mbarėkombėtar, nė gjithė Shqipėrinė janė rreth 2300 familje tė prekura nga fenomeni i gjakmarrjes dhe pjesa mė e madhe janė nė Prefekturėn Shkodėr. Janė qindra fėmijė qė nuk shkojnė nė shkollė prej kėtij fenomeni. Vetėm nė Shkodėr janė 7111 persona tė prekur nga ky fenomen ku 167 tė ngujuar i pėrkasin 30 familjeve. Nė 5 vitet e fundit, vetėm nė Barbullush ka pasur 11 vrasje, 2 plagosje dhe 20 raste hedhje nė erė lokalesh, ndėrsa nė Bushat, 23 vrasje.
Anila Dushi
Kryesia nuk vendos per Dulin
Tirane - 24-11-2001 - Kryesia e partise socilaiste nuk ka marre asnje vendim per te analizuar situaten ne degen socialiste te Koplikut ne Malesine e Madhe. Kryesia socialiste ne qender, e cila ka diskutuar dje per shume ceshtje, e ka pasur te veshtire te perqendrohet ne punen e bere ne degen e Malesise se Madhe dhe fakteve te sjella perpara kryesise per kryetarin e Partise Socialiste te Malesise se Madhe Ruzhdi Duli.
Irritohet policia: Gjykata riktheu 20 policėt e pezulluar
SHKODER - 23-11-2001 - Akuza dhe kundėrakuza kanė vėrshuar ndėrmjet Drejtorisė sė Policisė sė Gjykatės sė Shkodrės. Ēdo gjė ka lidhje me 20 policėt e pushuar nga puna kohė mė parė, tė cilėt, me urdhėr tė Gjykatės, i janė rikthyer detyrės. Pas njė deklarimi tė bėrė 3 ditė mė parė nga drejtori i Policisė sė Shkodrės, Milto Kordha, policėt e larguar nga puna me akuzat "bashkėpunim me krimin", "matrapazllėqe" dhe "tė padisiplinuar", kanė riveshur uniformėn e policit, pas vendimeve tė Gjykatės sė Faktit, duke i quajtur njėkohėsisht tė padrejta kėto vendime. Si kundėrpėrgjigje, Gjykata, nėpėrmjet zėdhėnėsit tė saj, pohon se kėto deklarata bėhen pėr tė shmangur pėrgjegjėsit pėr gjendjen e rendit nė Shkodėr dhe pėr tė krijuar opinionin se e keqja mė e madhe e kėtij qyteti ėshtė Gjykata e Shkodrės dhe ligji qė ajo respekton. Gjithnjė sipas Behar Tafės, zėdhėnėsit tė Gjykatės, nga 20 policėt, tė cilėt kanė shfaqur indisiplinė, janė pėrfshirė nė korrupsion dhe kanė bashkėpunuar me krimin, kanė kryer vepra penale qė parashikohen nga kodi penal, vetėm nė njė rast ėshtė filluar procedim penal. Por dhe ky rast ėshtė pushuar nga organi i prokurorisė. Sipas gjykatės, e keqja ėshtė nė vetė Drejtorinė e Policisė, pasi 5 prej 20 policėve janė rikthyer nė punė pa pasur nevojė pėr vendime gjykate, para seancės gjyqėsore, nga ish-drejtori i policisė dhe gjykimet janė pushuar. "Nė 7 raste pėrfaqėsuesi i Drejtorisė sė Policisė nuk ėshtė paraqitur nė gjykim. Ndėrkohė qė pėr 8 vendime tė tjera qė janė marrė nga gjykata pėr anulimin e vendimit tė shkarkimit, policia nuk ėshtė ankuar nė Gjykatėn e Apelit. Nuk ka asnjė akt shkresor qė tė vėrtetojė akuzat qė u bėhen policėve", ėshtė shprehur Tafa.
Nga ana tjetėr, drejtori i policisė, Kordha, ėshtė shprehur se "shihet njė tendencė nga ana e gjykatės pėr t'i kthyer nė punė. Momentalisht ne nuk kemi as fond pėr tė paguar pagat e prapambetura, ndėrkohė qė Zyra e Pėrmbarimit ka bllokuar fonde pėr blerjen e kancelerive, derisa t'u paguhen pagat punonjėsve".
Rruga e bllokuar shqetėson banorėt dhe tregėtarėt
SHKODER - 23-11-2001 - Vazot qė kanė bllokuar rrugėn pėrgjatė godinės sė vjetėr sė Universitetit, tashmė janė kthyer nė njė problem pėr lagjen. Ndonėse nga njėra anė ato kanė ndihmuar sado pak studentėt, duke evituar kėshtu makinat qė jo rrallė u kanė sjellė andralla, vazot e vendosura si e vetmja zgjidhje, kur policia nuk arrin dot tė kryejė detyrėn e saj, kanė sjellė mjaft shqetėsime. Nė tė dy krahėt e tyre formohet njė parking gjigant, duke bllokuar mė pas qarkullimin rrugor nė rrugėn tjetėr qė pason. Po ashtu, mjaft dyqane e lokale qė ndodhen nė atė aks rrugor, kanė hasur vėshtirėsi, pasi nuk mund tė bėjnė dot as furnizimin.
Rektori i Shkodrės: Kemi pėrjashtuar 51 studentė pėrgjithmonė
Pėrjashtohen studentėt qė kanė falsifikuar pikėt
U transferuan nga UT nė Shkodėr
SHKODĖR - 22.11.2001 - Lidhur me publikimin e 51 rasteve me parregullsi tė studentėve tė regjistruar nė fakultetet e Infermierisė, Ekonomisė, Gjuhės dhe letėrsisė, Historisė dhe gjeografisė, Juridikut, tė Universitetit "Luigj Gurakuqi" nė kėtė vit akademik, ėshtė prononcuar rektori i kėtij universiteti, Mahir Hoti. Sipas tij, ishte sekretaria e kėtij universiteti ajo qė evidentoi parregullsi nė dokumentet e 51 studentėve qė konkurruan pėr vendet e paplotėsuara nė degė tė ndryshme tė Universitetit "Luigj Gurakuqi". "Ne, - thotė Hoti, - vendosėm tė plotėsonim vendet bosh nė disa degė duke pranuar nė konkurrim ata studentė qė kishin konkurruar nė po kėto degė nė universitetet e tjera tė vendit. Pati njė fluks tė madh studentėsh dhe sekretaria zbuloi 51 raste ku kėta konkurrentė kishin falsifikuar rezultatin e pikėve qė kishin marrė nė konkurset e zhvilluara mė parė". Nga kėto, 43 raste i pėrkitnin degės sė infermierisė (qė nė Shkodėr u hap pėr herė tė parė kėtė vit, 2 raste ishin nė Fakultetin Ekonomik, 2 nė Gjuhė-letėrsi dhe nga njė rast nė degėt e fizikės dhe tė juridikut. Njė grup pune, i kryesuar nga zėvendėsrektori, ka vėnė nė dijeni Ministrinė e Arsimit dhe, mė 23 tetor, kėta 51 studentė janė pėrjashtuar nga ky universitet pa tė drejtė rikthimi. "Kemi qenė ne qė kemi motivuar Ministrinė pėr ta ndjekur kėtė problem edhe nė universitet e tjera dhe Ministria e Arsimit nuk ka bėrė asnjė verifikim nė Universitetin "Luigj Gurakuqi", - ka pėrfunduar Hoti.
Anila Dushi
Arrestimi: Ishte dėnuar nė mungesė me burg, ndalohet
SHKODĖR - 22.11.2001 - Policia e Shkodrės, ka ndaluar shtetasin Ndoc Mark Marku, 60-vjeē, nga fshati Mazrek nė Shkodėr, pasi gjykata e shkallės sė parė, e kishte dėnuar nė mungesė me 18 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vrasjes me paramendim. Ky shtetas, mė 7 maj 2000, ka vrarė pėr motive gjakmarrjeje 36-vjeēarin Pjetėr Vukaj, nga fshati Drisht.
Anila Dushi
Vepra: Kapet njė nga hajdutėt e ilaēeve
SHKODĖR - 22.11.2001 - Forcat e komisariatit tė Shkodrės kanė ndaluar shtetasin Marjan Jetmir Simoni, 20-vjeē, banues nė lagjen "Tom Kola" nė Shkodėr. Ky shtetas, nė bashkėpunim edhe me njė shtetas tjetėr, janė autorė tė vjedhjes sė para disa ditėve, tė magazinės sė medikamenteve mjekėsore, pranė ish-spitalit Shkodėr.
Anila Dushi
Bashkia: Bllokohen dy thertore, pa kushte higjienike
MALĖSI E MADHE - 22.11.2001 - Pėrfaqėsues tė bashkisė Koplik, tė drejtorisė sė bujqėsisė dhe ushqimit dhe tė shėndetit publik, kanė zhvilluar njė kontroll tė pėrbashkėt nė vendet e tregtimit tė mishit, nėnprodukteve tė tij, si dhe tė peshkut. Kanė qenė ankesat e vazhdueshme tė banorėve tė Koplikut,ato qė kanė shtyrė kėtė grup tė pėrbashkėt, tė bllokojnė dy thertoret e qytetit, ku nuk ka as kushte mė minimale pėr prerjen e tij. Nė Koplik nuk ka treg tė stabilizuar dhe peshku, mishi e nėnproduktet e tij, por edhe prodhimet bujqėsore e blegtorale, tregtohen jashtė standardeve dhe pa rregull. Megjithėse mishi i kontrolluar tregtohej i vulosur nga bashkia, ai nuk plotėsonte asnjė kriter higjieno-sanitar.
Anila Dushi
Bashkia firmos paktin me policinė pėr qarkullimin
SHKODER - 22-11-2001 - Bashkia e Shkodrės, nėpėrmjet kėshillit bashkiak tė saj, firmos akt-marrėveshjen me komisariatin e policisė sė Shkodrės, pėr problemet e qarkullimit rrugor. Situata tepėr e rėndė e krijuar nė qytet nga problemet e shumta tė kėtij qarkullimi, ka sjellė dhe krijimin e kėsaj akt-marrėveshje.
Ligjėrisht, Bashkia e Shkodrės, nuk ka tė drejtė tė kėrkojė llogari pėr punėn e bėrė nga komisariati nė kėtė drejtim. Ajo thjesht mund tė thėrrasė nė njė seancė pėr tė raportuar pėr atė ēfarė ėshtė bėrė. Meqenėse kėto marrėdhėnie deri tani nuk sollėn asnjė rezultat, nė skenė doli akt-marrėveshja. Kėshtu bashkia e qytetit tė Shkodrės dhe komisariati, me mbėshtetjen e kėshillit bashkiak, pėr tė stabilizuar dhe normalizuar qarkullimin rrugor, dėmtimet e pronės publike dhe marrjen e masave pėr riparimin e dėmeve tė shkaktuara nga kundrvajtėsit, ranė dakord qė me anė tė njė akt-marrėveshjeje tė insititucionalizojė marrėdhėniet mes tyre. Njė gjė e tillė do tė thotė se secila palė do tė ketė detyrimet e veta dhe tė drejtėn pėr tė kėrkuar llogari. Kėshtu bashkia e Shkodrės, merr pėrsipėr qė nėpėrmjet drejtorisė sė rrugėve, kanalizimeve, tė vendosė 57 tabela sinjalizuese. Sė dyti, palėt nėpėrmjet grupeve tė pėrbashkėta tė punės, do tė hartojnė njė program pėr disiplinim pėrfundimtar tė qarkullimit, caktimin e rrugėve njėkalimėshe, program i cili do tė gjejė zbatim nė shkurt tė 2002. Po kėshtu bashkia ėshtė e detyruar tė bėjė vijėzimin nė tė gjitha akset rrugore brenda tre javėsh. Bashkė me kėtė akt-marrėveshje ėshtė dėrguar njėkohėsisht dhe njė kėrkesė nė Ministrinė e Rendit pėr rritjen e numrit tė policėve tė Qarkullimit Rrugor. Aktualisht nė qytet janė vetėm 18 tė tillė, nė njė kohė kur duhet tė ishin 72 policė.
Ja si bėhesh "Qytetar nderi"
SHKODER - 22-11-2001 - Kėshilli konsultativ i bashkisė, cakton rregullat pėr dhėnien e titujve honorifikė. Numri i madh i titujve tė dhėnė dy vitet e fundit, ka bėrė qė kėshilli bashkiak tė kėrkojė vendosjen e disa kritereve pėr tė pėrfituar kėto tituj. Pikėrisht pėr kėtė, ėshtė ngritur dhe kėshilli konsultativ i pėrhershėm i intelektualėve. Mbas shumė diskutimesh, ėshtė vendosur qė titulli "Qytetar nderi", tė jepet nga kėshilli i bashkisė vetėm pėr tė huajt dhe qytetarėt jo shkodranė, qė kanė dhėnė njė kontribut tė veēantė pėr qytetin tonė. Ndėrsa titulli "Krenaria e qytetit" ndryshohet nė "Krenaria e Shkodrės" dhe do t'i jepet qytetarėve shkodranė apo me origjinė shkodrane, qė kanė dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr Shkodrėn dhe Shqipėrinė.
Gjatė fundjavės gjashtė nė pranga
SHKODER - 20.11.2001 - Policia e Shkodrės ka shoqėruar pėr nė qelitė e komisariatit 6 persona gjatė ditės sė dielė. Akuza nga mė tė ndryshmet janė shėnuar nė skedarėt e policisė, gjatė fundjavės. Kėshtu njė 25-vjeēar nė Pukė, ka kėrcėnuar punonjėsit e njė firme turke nė Pukė; dy tė rinj janė ndaluar pėr armėmbajtje pa leje, njė pėr shmangie nga detyra, si dhe njė tjetėr pasi ka mashtuar me valutė falso.
Kraja e Arbnori "Krenaria e qytetit"
SHKODER - 20.11.2001 - Bashkia nderon dy figura tė qytetit me titullin "Krenaria e qytetit". Me motivacionin "Intelektualit, shkrimtarit dramaturgut, qytetarit qė me veprėn e tij vazhdoi traditėn e vlerave kulturore krijuese shkodrane" bashkiakėt kanė lartėsuar figurėn e Krajės. Ndėrkohė qė ish-kryetari i Parlamentit, Arbnori, ka pasur si motivacion: "Desidentit, intelektualit, shkrimtarit, nismėtarit tė lėvizjes demokratike, politikanit qė me veprimtarinė e tij nderon qytetin e tij nė rang kombėtar dhe ndėrkombėtar".
Gjykimi: Burg tė pėrjetshėm, vriste e vidhte shtetasit
SHKODĖR - 20.11.2001 - Gjykata e shkallės sė parė Shkodėr ka dėnuar sot me burgim tė pėrjetshėm shtetasin Prend Ndue Meshaj nga fshati Grudė i rrethit Shkodėr. Ky shtetas u shpall fajtor pėr veprėn penale tė vjedhjes me armė me pasojė vdekjen. Mė 11 shkurt 2001, ky shtetas, rreth orės 05.00, i zė pritė dhe ndalon me qėllim grabitjeje shtetasin Gentian Ejlli, 24-vjeē nga Shkodra, i cili po udhėtonte drejt Hanit tė Hotit, pasi bėnte tregėti nė Mal tė Zi. Gjatė grabitjes sė mjetit tip "Benz" me tė cilin udhėtonte 24-vjeēari, Prend Meshaj, qėllon me automatik duke e vrarė atė. Mė pas, bashkė me dy shtetas tė tjerė qė po hetohen, largohet nga vendngjarja. Automatikun me tė cilin kreu vrasjen ky shtetas e fsheh nė njė gropė nė oborrin e shtėpisė sė motrės sė tij. Mė 24 mars 2001, rreth orės 15.00, grabit njė makinė tip "Renault" dhe pėr kėtė kapet tė nesėrmen nga policia. Gjatė hetimeve provohet dhe fajėsia pėr vrasjen e 24-vjeēarit Ejlli dhe trupi gjykues i kryesuar nga Dritan Halluni i dha atij dėnimin maksimal me burgim tė pėrjetshėm.
Anila Dushi
Zyra e punės: S'ka ndihmė ekonomike pėr ata qė refuzojnė punėn
SHKODĖR - 20.11.2001 - Nė mbledhjen e djeshme tė kėshillit bashkiak Shkodėr, anėtari i kėtij kėshilli dhe drejtori i zyrės sė punės pranė prefekturės Shkodėr, Pavllo Jako, ka deklaruar 157 raste personash qė trajtohen me ndihmė ekonomike, tė cilėve u ėshtė ofruar punė nga kjo zyrė por ata e kanė refuzuar, megjithėse kėto vende pune nuk janė diskriminuese dhe kanė pagesė 8000-15000 lekė. Ai i ka kėrkuar kėtij kėshilli t'u hiqet ndihma ekonomike tė gjithė atyre qė refuzojnė vende pune. Mė tej, kėshilli bashkiak ka vendosur t'u japė titullin "Krenaria e Shkodrės" qytetarėve Pjetėr Arbnori dhe Fadil Kraja (dramaturg) ndėrsa ka diskutuar dhe pėr probleme tė tjera tė qytetit.
Anila Dushi
Bashkėpunimi: Forcat e rendit, mė afėr bashkisė
SHKODĖR - 20.11.2001 - Ka marrė formė zyrtare marrėveshja mes bashkisė Shkodėr dhe forcave tė rendit tė drejtorisė sė policisė. Sipas kėsaj marrėveshjeje, ėshtė rėnė dakord tė bėhen propozime tė pėrbashkėta pėr ngritjen e sinjalistikės rrugore, t'i bėhet njė kėrkesė Ministrisė sė Rendit pėr rritjen e numrit tė efektivave tė policisės rrugore nė Shkodėr si dhe tė zhvillohen takime javore raportuese mes punonjėsve tė policisė dhe kryetarėve tė rajoneve pėrkatėse tė qytetit, pėr tė evidentuar ngjarjet e ndodhura.
Anila Dushi
Arrestimi: Vihet nė pranga, kambisti mashtrues
SHKODĖR - 20.11.2001 - Forcat e komisariatit tė policisė Pukė, kanė ndaluar shtetasin Ndue Deda 43-vjeē nga fshati Rrape. Ky shtetas ka mashtruar njė shtetase e cila kishte shkuar pėr tė konvertuar 400 marka, tek 43-vjeēari kambist. Ai i ka dhėnė asaj para false dhe pas denoncimit tė bėrė nga kjo e fundit, ai u ndalua nga policia.
Anila Dushi, Gazeta Shekulli
Biznesi lokal, mė shumė kredi tė vogla nga bankat
Specialistėt financiarė: "Janė efikase dhe kėshtu edhe ne rrezikojmė mė pak"
SHKODER - 17-1-01 - Me gjithė gjendjen e vėshtirė ekonomike qė po kalon Shkodra, hapja e bankave dhe institucioneve tė kreditimit ka krijuar njė situatė pozitive nė shpresėn se prespektiva e sė ardhmes ėshtė drejt pėrmirėsimit. Kreditimi u fut nė shinat e tij pas viteve '90, nėpėrmjet kredive qė filluan tė jepeshin nga Banka e Kursimeve dhe Banka Tregtare, ndėrkohė qė gradualisht nisėn dhe institucione tė tjera, siē ishte fondacioni "Besa", atėherė pjesė e Fondit Shqiptar tė Zhvillimit, pėr tė vazhduar disa vite mė vonė me hapjen e "Partnerit Shqiptar nė Mikrokredi". Kreditimi nė Shkodėr njeh rritjet dhge zbritjet e veta. Periudha '97-'98 ngelet mė e zymta. Nė kėtė periudhė vetėm fondacioni "Besa" vazhdoi dhėnien e kredive. Sipas njė studimi tė bėrė, duke pasur parasysh dhe specifikat e Shkodrės, kreditė shumė tė vogla dhe tė vogla, kanė qenė mė tė besueshmet, pasi, sipas pėrfaqėsuesve tė fondacionit, ato kanė pasur brenda dhe riskun mė tė vogėl. Largimi i bizneseve tė mėdha ishte njė ndėr minuset qė ndikuan nė jetėn ekonomike tė qytetit. Ky fenomen qė vazhdon tė ekzistojė, i bėn kreditė e mėdha tė rrezikshme. E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr afatet e kreditimit. Gjithmonė pėr specifikat e Shkodrės, kredia bėhet mė e besueshme pėr njė afat sa mė tė shkurtėr. Rritja e kohėzgjatjes sė kredisė shton problemet. Eksperienca me bankat shtetėrore e ka vėrtetuar njė gjė tė tillė. Kjo pėr vetė faktin se bizneset nė Shkodėr vazhdojnė tė jenė tė paqendrueshme. Problemet e rendit, pasiguria, janė arsyet kryesore tė kėsaj gjendjeje. Tė gjitha kėto, sipas specialistėve, kanė bėrė qė tregu i kredive nė Shkodėr tė ngelė nė nivelet e kredive tė vogla dhe afateve tė shkurtra.
E pėrplas makina, vdes nė spital
SHKODER - 17.11.2001 - Njė 60-vjeēar nga Oblika ka gjetur vdekjen pas pėrplasjes nga njė makinė nė hyrje tė qytetit. Aksidenti me pasojė vdekjen e Elez Selimit, ka ndodhur pranė tregut tė fshatarėve nė hyrje tė qytetit dhe ėshtė shkaktuar nga automjeti me targė SH 5939 C. Ai ėshtė dėrguar menjėherė nė spital dhe, pas 20 minutash, ka vdekur. Policia ka shoqėruar drejtuesin e automjetit, por akoma nuk ėshtė tė arritur tė sqarohet se i kujt ka qenė faji.
Hapet Banka Islamike
SHKODER - 17.11.2001 - Hapet njė tjetėr bankė nė Shkodėr. Ceremonia e zhvilluar tė enjten nė ambientet e Bankės Arabe Shqiptare Islamike, ka shėnuar dhe fillimin e aktivitetit tė saj nė Shkodėr. Ajo hapet menjėherė pas Bankės Tregtare, ndėrkohė qė pak muaj mė parė ėshtė hapur dhe Fefad Bank. Banka Arabe Shqiptare Islamike ėshtė vendosur poshtė pallateve tė Sahatit. Organizatorėt janė munduar tė tregojnė seriozitetin e bankės sė tyre nė ceremoninė ku tė pranishėm ishin pushtetarė lokalė, drejtues tė institucioneve tė ndryshme nė Shkodėr, si dhe biznesmenė tė suksesshėm tė qytetit.
Tregtarėt shkodranė tani me taksė nė tregun e Tuzit
SHKODER - 17.11.2001 - Prej njė muaji, tregu i Tuzit, i njohur si tregu i shkodranėve nuk funksionon. Bashkė me mbylljen e tregut, shkodranėt nuk e kanė kaluar pikėn kufitare tė Hanit tė Hotit. Prej njė muaji kėshtu ėshtė bllokuar krejtėsisht aktiviteti i tyre tregtar, aktivitet qė ka qenė i zakonshėm pėr shkodranėt ēdo ditė jave.
Shkak pėr kėtė nuk ėshtė as mbyllja e pikės doganore apo forcat speciale tė ushtrisė federative. Ēdo gjė ka lidhje me rregullimin qė po i bėhet tregut tė Tuzit. Sipas pėrfaqėsuesve tė komunės sė Tuzit, ėshtė parashikuar qė tregut tė Tuzit t'i bėhet njė sistemim nė ngritjen e tezgave, ndarjen sipas artikujve qė tregtohen, pėr tė ndryshuar kėshtu pamjen, pasi tregu linte shumė pėr tė dėshiruar. Sidomos gjatė stinės sė dimrit, pjesa mė e madhe e tij nuk funksiononte pėr shkak tė baltės dhe ujrave. Njė shkak tjetėr ėshtė dhe vendosja e licensave pėr tregtarėt shkodranė, si dhe regjistrimi i aktiviteteve tė tyre. Sipas tregtarėve, ata ēdo ditė e kanė paguar njė taksė minimale pėr vendin. Por tashmė kemi tė bėjmė me njė taksė licensimi pėr aktivitetin. Gjithnjė sipas pėrfaqėsuesve tė komunės sė Tuzit, fillimisht do tė bėhet evidentimi i aktiviteteve tregtare vendase dhe mė pas atyre shqiptare e nacionaliteteve tė tjera. Mendohet qė kjo situatė nuk do tė zgjasė mė shumė se njė javė tjetėr, pasi momentalisht sistemi i tregut ka kryer dhe ka nisur proēedurat e licensimeve. Kėshtu tregtarėt shkodranė pėrveē fitimit tė tyre, duhet tė mendojnė dhe pėr detyrimet qė do t'i paguajnė shtetit malazez.
Policia takohet me misionarėt e pajtimit
SHKODER - 17.11.2001 - Situata konfliktuale nė qytetin e Shkodrės, si dhe nė tė gjithė qarkun, mėnyrat e gjetjes sė njė zgjidhjeje mblodhėn nė njė tryezė tė rrumbullakėt pėrfaqėsuesit e Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės me fondacionin "Zgjidhja e konflikteve dhe pajtimi i mosmarrėveshjeve", ku ky i fundit ishte nė rolin e organizatorit. Sipas drejtuesve tė kėtij fondacioni, pėr njė vit janė zgjidhur 269 ēėshtje nga tė cilat 11 ishin pėr gjakmarrje. Diskutimi kryesor ėshtė vėrtitur rreth takimeve qė kanė pasur me Ministrinė e Rendit, pėr tė vendosur njė marrėveshje ligjore mes rendit dhe fondacionit.
Marie Kraja me sytė e bashkėkohėsve
TIRANE - 17.11.2001 - OMSCA nė bashkėpunim me TV Teutėn do tė kujtojė sot, artisten e muzikės Marie Kraja. Emisioni televiziv i mbrėmjes do tė realizohet nė pėrkujtim tė dy vjetorit tė vdekjes sė Marie Krajės. E ideuar nga Bashkim Hoxha dhe botuesi Luan Pengili, ai do tė sjellė pėrmes njė materiali tė rrallė filmik, fototekės sė saj dhe kujtimeve tė njerėzve, kėngėtaren e shquar. "Eshtė njė detyrim moral qė t'i kushtohesh njė figure tė tillė aq madhore dhe aq fisnike tė artit tonė", ka thėnė botuesi i OMSCA. Tė ftuar nė kėtė emision do tė jenė e bija e saj Inis, Tish Daija, studiuesi Loredan Bubani dhe vetė botuesi Pengili. Pėr tė pėrkujtuar mjeshtren e madhe tė kėngės, kėtė fundjavė, nė libraritė kryeqytetase do tė qarkullojė edhe monografia e plotė kushtuar Marie Krajės, nga studiuesi Spiro Kalemi, botuar nga OMSCA. Marie Kraja ėshtė njė nga pėrfaqėsueset mė tė mėdha tė artit lirik shqiptar. E lindur nė Zara nė 1911, ajo ėshtė ndarė nga jeta dy vjet mė parė, duke lėnė pas vetes pjesė qė pėrfshinin gjinitė e muzikės vokale dhe tė kultivuar, muzikėn e dhomės dhe muzika klasike. Autori i monografisė Spiro Kalemi do tė flasė "via phone" sot, nė emisionin e saj, nė TV Teuta, nga Italia.
Kujtohet prifti i parė i pushkatuar nga diktatura
SHKODER - 11-11-2001 - Meshtari i parė i pushkatuar nga diktatura nė Shkodėr dhe autori i 6 melodramave, dom Ndre Zadeja, ka pasur 110- vjetorin e lindjes. Ky rast ėshtė shfrytėzuar qė shkodranėt tė kujtojnė figurėn e tij dhe ta nderojnė.
Vetė arkipeshkvi metropolitan i Shkodrės, imzot Anxhelo Masafra, pas pėrfundimit tė meshės sė shenjtė nė pėrkujtim tė ditės sė burgatorėve nė bekimin e varrezave tė meshtarėve dioqezianė, franēeskanė e jezuitė, ndalohet te varri i Zadejės pėr ta bekuar dhe pėr t'u lutur aty. Dom Ndre Zadeja ėshtė figura e priftit qė, pėrveē detyrės sė tij si meshtar, gjithė jetėn ia kushtoi librave. Ai lindi mė 3 nėntor tė 1891 nė Shkodėr dhe kreu studimet e larta nė Austri, u shugurua meshtar mė 26 prill 1916 pėr tė shėrbyer mė pas pėr 29 vjet si meshtar dioqezian. Veprimtaria e tij, respekti qė gėzonte ai te njerėzit bėri qė tė ishte ndoshta i pari ndėr priftėrinjtė e arrestuar. Ka qenė 4 shkurti 1945 kur iu vunė prangat pa asnjė akuzė dhe pas 29 ditėve tė tmerrshme nė burg dhe nė hetuesi ai pushkatohet, pikėrisht mė 25 mars tė 1945, kur nuk ishte mė shumė se 54 vjeē. Megjithatė ishin nxėnėsit e tij tė cilėt bėnė qė dom Ndre Zadeja tė paktėn tė kishte njė varr. Vetėm dy orė pas pushkatimit, nė fshehtėsi tė plotė arrijnė qė tė marin trupin pa jetė tė tij nė Zallin e Kirit, atje ku ishte pushkatuar, dhe e varrosin nėvarrezat e Rrėmait. Eshtė mbajtur nė fshehtėsi ēdo gjė deri pas viteve '90, kur ėshtė deklaruar se ishte varri i "Martirit tė demokracisė".
Lec Zadeja - Gazetar, - pedagog latinishteje. Aktualisht nė pension.
Protestat pėr dritat: Prefekti mbledh drejtorėt
SHKODER, 06.11.01 - Situata e rėnduar e krijuar nė Shkodėr nga mungesa e dritave, ka qenė dhe shkaku qė mesa duket ka mbledhur dje pasdreke nė prefekturė, drejtuesit kryesorė tė institucioneve nė Shkodėr.
Prefekti Liqejza, nė rolin e drejtuesit tė mbledhjes, u ka bėrė tė pranishmėve prezent urdhrin e brendshėm dalė nė prefekturė, menjėherė pas vizitės sė kryeministrit Meta. "Brenda dhjetė ditėve, ne do tė hartojmė njė plan tė detajuar pune, njė program tė saktė, se si do tė dalim nga kjo situatė. Kryeministri ishte kategorik nė kėrkesėn e tij nė realizimin e kėtij programi, pasi nuk mund tė vazhdohet mė me kėtė gjendje", kanė qenė dhe fjalėt e para tė prefektit Liqejza, i cili duke dashur tė ishte sa mė konkret, u ka kujtuar atyre dhe pėrgjegjėsinė qė do tė ketė secili prej tyre. "Kėtu nuk bėhet fjalė thjesht pėr tė paraqitur diēka, por pėr njė program tė detajuar, real dhe tė zbatueshėm. Nė tė kundėrt secili do tė mbajė pėrgjegjėsitė e veta" ka vazhduar mė tej Liqejza. Pėr prefektin, kryesorja ndryshimi thelbėsor i ndėrmarrjes elektrike, si nė arkėtime ashtu dhe nė kushtet teknike tė saj. Protestat qė kanė nisur tė bėjnė qytetarėt shkodranė nė sheshin para godinės sė prefekturės, kanė nxitur ndoshta qė drejtuesit e institucioneve, madje dhe vetė prefekti tė deklarojnė, "Situata ėshtė e tillė qė nuk duron as justifikime dhe as zvarritje nė kohė, prandaj duhet vepruar shumė shpejt". I vetmi qė e ka deklaruar veten jashtė kėtyre problemeve ka qenė drejtori i Ujėsjellėsit, Engjell Gjondrekaj, i cili ka deklaruar se: "Ndėrmarrja jonė ėshtė duke u akuzuar nė mėnyrė tė padrejtė, pasi investimet e bėra vitet e fundit, kanė sjellė njė furnizim normal me ujė pėr qytetarėt. Problemi i vetėm ėshtė kufizimi i energjisė elektrike, mungesa e tė cilės bėn qė shkodranėve t'i mungojė uji".
Policia: Pranga vrasėsi tė Kryeziut
SHKODER, 06.11.01 - Gjatė njė aksioni rutinė pėr armėmbajtje pa leje ėshtė arrestuar vrasėsi i ish-pronarit tė fabrikės sė sallamit nė Shkodėr, Tahir Kryeziu. Tashmė vrasja e bujshme e ndodhur mė 17 mars tė 1997-ės, ka tė konfirmuar dhe autorėsinė e saj. Quhet Luan Sulejman Bajrami, 29-vjeēari, qė sipas policisė sė Shkodrės, ėshtė personi, qė nė bashkėpunim me tė tjerė, ka vrarė natėn e 17 marsit Kryeziun. Gjithmonė sipas policisė, atė natė Kryeziu ka qenė duke ruajtur fabrikėn e tij, ndėrkohė qė Bajrami ka pėrfituar falė njohjes qė kishte me viktimėn dhe e ka tėrhequr kėtė tė fundit, drejt vendit dhe ku ėshtė ekzekutuar me qėllim grabitjen. Ndalimi i tij ėshtė bėrė tė dielėn paradite dhe nuk ka pasur ndonjė rezistencė nga ana e kėtij tė fundit.
Vėrejtje nga Tirana pėr Zyrėn e Punės
SHKODER, 06.11.01 - Kontrollet nė zyrat vartėse tė tyre, kanė sjellė nė Shkodėr, njė grup pune nga ministria e Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale. Tropoja, Kukėsi, Hasi, Shkodra, Malėsia e Madhe dhe Puka kanė qenė rrethet qė janė bėrė objekt kontrolli. Numri i pėrfituesve tė ndihmės ekono-mike, asistencat, puna e zezė, janė pikat pėr tė cilat ėshtė diskutuar mė shumė, ku dhe ka qenė i pėrqendruar kontrolli nga Tirana. Ndėrkohė qė zyrat e punės kanė qenė mė tė kritikuarat. Zv/ministri Ahemt Ceni, ka kėrkuar mė tepėr bashkėpunim me pushtetin lokal prej kėtyre zyrave. Sipas tij kėto zyra duhet ta ndjejnė veten pjesė e kėtij pushteti, tė punojnė bashkė pėr gjetjen e zgjidhjeve, duke mos ngelur kėshtu tė shkėputura.
PD, gati te udheheqe njerezit kunder qeverise
Tiranė, 06-11-01: Nenkryetarja e PD-se Jozefina Topalli nuk ka mohuar mundesine e fillimit te protestave. Shkaku kryesor sipas saj, eshte niveli i ulet ekonomik dhe gjendja aktuale ne te cilen, ndodhet Shqiperia sot. Ne nje konferene per shtyp, Topalli eshte shprehur se PD nuk do te rrije e heshtur ndaj nje situate alarmante qe paraqet sot vendi. Sipas saj, do te jene shqiptaret ata qe do te rrezojne qeverine Meta. "PD nuk ka heshtur, nuk hesht dhe s'ka per te heshtur as mbi erresiren, as mbi papunesine, as mbi korrupsionin, as mbi legalitetin e munguar ne vendin tone. Ajo pervec denoncimit ben te ditur se rruga e vetme per te luftuar varferine eshte lufta kunder korrupsionit, decentralizmi, vendosja e rendit dhe rikthimi i investimeve te huaja, perparesia ne shkollim. Meta mund te shkruaje dokumenta e superdokumenta, por varferia dhe pasiguria kane mbetur ne klase kryeministrin e qeverine e tij dhe shqiptaret duhet ta rrezojne ate", tha dje Topalli. Sipas saj, korrupsioni, kontrabanda, monopolet jane shkaku kryesor i diagnozes se varferise me te madhe te shqiptareve. "Jemi populli me i varfer me i rreckosur me nivelin e papunesise me te larte, me te ardhurat me te uleta me dispropocionin me te madh te pagave me furnizimin me energji elektrike me te degraduar, me sigurine me te ulet, me nje rritje te dizinteresimit per shkolle, me sherbimin mjekesor me te munguar, me akses te papershtatshem ndaj ujit dhe higjenes, me kushte te papershtatshme banimi, me nivele te uleta shkollimi, me vdekshmerine me te larte te femijeve, me nivele te uleta shkollimi, me jetegjatesine ne renie, me vdekshmerine me te larte te femijeve ne moshen 5 vjec", numeroi "te zezat" shqiptare Topalli. Nenkryetarja demokrate mbeshteti plotesisht kerkesat per te cilat qyteti verior Shkodra eshte ngritur. Nje situate e tille, sipas saj, nuk ndodhet vetem ne Shkoder, por edhe ne Fier, Elbasan, Korce,etj. "Jemi nje vend ku vetem 23 perqind e femijeve mund te ngrohen ne banesen e tyre, ku vetem 15 perqind e familjeve mund t'i lejojne vehtes qe te konsumojne mish, ku kopshtet e femijeve nuk egzistojme me, ku vete kryeqyteti yne njeh ekstremet me te forta. Jemi vendi me emigracionin me te larte", perfundoi nenkryetarja demokrate, Jozefina Topalli.
Protesta ndaj mungesės sė energjisė elektrike
05.11.2001 10:44 (CET)
BBC - Shkodėr: Qytetarė shkodranė kanė protestuar tė dielėn ndaj mungesės sė energjisė elektrike.
Kjo ėshtė protesta e dytė e tillė brenda njė jave nė qytetin mė tė madh verior tė Shqipėrisė, i cili ėshtė njė nga prodhuesit mė tė mėdhenj tė energjisė elektrike, por ndėrkohė edhe njė nga paguesit mė tė kėqinj tė saj.
Ditėt e fundit qeveria shqiptare ka dyfishuar ēmimin e energjisė elektrike tė konsumuar mbi njė kuote tė caktuar, si njė nga rrugėt pėr kapėrcimin e krizės. Qeveria shqiptare ka deklaruar se, nėse tė gjitha masat e saj do tė zbatohen pa probleme, kriza energjitike ne vend do tė kapercehet brenda dy viteve tė ardhshme.
Mungesa e energjisė elektrike i dha shkėndijėn protestave studentore 11 vjet mė parė, por ky problem ka mbetur ende pa u zgjidhur.
Meta reagon pas kritikave tė ashpra tė Nanos
Shkodėr - BBC, 04.11.2001 8:09 (CET)
Unė po bėj punė time; tė tjerėt tė bėjnė tė vetėn
Gjatė njė takimi nė qytetin e Shkodrės, kryeministri i Shqipėrisė, Ilir Meta, ėshtė shprehur se qeveria e tij ėshtė e vendosur qė tė plotėsojė tė gjitha angazhimet e saj dhe t'i shkojė deri nė fund mandatit, pavarėsisht nga debatet qė po zhvillohen brenda partisė socialiste dhe kritikave ndaj tij dhe qeverisė. Nė njė referencė ndaj kryetarit tė partisė socialiste, Fatos Nano, zoti Meta tha se secili duhet tė bėnte punėn e tij, dhe ai (Meta) po bėnte tė vetėn. Me herėt zoti Nano, nė njė takim nė qytetin e Kavajės, e kishte kritikuar zotin Meta dhe qeverinė e tij si njė kabinet tė ngritur mbi bazėn e interesave dhe preferencave personale. Zoti Nano veēoi nė kritikat e tij edhe kryetarin e bashkisė sė Tiranės, Edi Rama. Bie nė sy se si kryeministri Meta ashtu edhe zoti Nano, kishin zgjedhur zona tradicionalisht jo-socialiste pėr tė pėrcjellė mesazhet e tyre. Kohėt e fundit janė shtuar shumė replikat mes kryetarit socialist, Fatos Nano, dhe disa drejtuesve tė tjerė tė lartė tė kėsaj partie.
Tė papunėt nuk begenisin punėn
Zyra e Punės: Kemi 350 vende. Asnjė s'pranon
Shkodėr - 04.11.01 - Nė njė kohė qė Shkodra mbahet si njė ndėr qytetet me papunėsinė mė tė madhe, tė dhėnat nga Zyra e Punės flasin pėr vende vakante pune, tė cilat nuk preferohen nga tė papunėt shkodranė.
Janė 350 vende boshe, qė presin tė mbushen me tė papunė, por qė praktikisht janė duke u refuzuar prej tyre. Sipas tė dhėnave nga Zyra e Punės, me gjithė propagandėn e bėrė e reklamimin e vendeve, numri i atyre qė vijnė vullnetarisht pėr tė kėrkuar punė, ėshtė i papėrfillshėm. Firmat qė kėrkojnė tė punėsojnė njerėz, janė kryesisht rrobaqepėsi dhe fabrika kėpucėsh. Zyra e Punės deklaron si tė papunė rreth 19.300 veta. Kjo shifėr ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga sindikatata e pavaruruar dhe Bashkia, tė cilėt pretendojnė ta ēojnė numrin e tė papunėve deri nė 30.000. Shifra e fundit kundėrshtohet nga Zyra e Punės, e cila sqaron se dhe shifra qė jepet prej tyre, mund tė jetė akoma mė e vogėl, duke pasur parasysh punėn e zezė dhe tregun e lirė. Zyrtarisht nė punė tė zezė deklarohen tė jenė 6300 njerėz. Megjithatė kjo shifėr pranohet deri nė 10.000 veta. Vendet e lira qė vazhdojnė tė jenė nė Zyrėn e Punės kanė rikthyer edhe njė herė debatin mbi ndihmėn ekonomike dhe emrat qė e pėrfitojnė atė. Me tė parėt qė ėshtė kontaktuar pėr t'u punėsuar, kanė qenė pikėrisht personat qė e marrin kėtė ndihmė ekonomike. Sipas specialistėve, sikur realisht ata tė jenė nevojtarė tė kėsaj ndihme ekonomike, duhet tė pranonin punėsimin nga Zyra e Punės. Pėr shkodranėt zgjidhja e bėrė nuk duket e drejtė, pasi pagesa qė duhet tė marrin nė rast punėsimi, nuk ua pėrballon nevojat e jetesės. Bėhet fjalė pėr njė pagė prej 10 mijė lekėsh tė reja, ndėrkohė qė maksimumi qė mund tė marrin nė ndihmėn ekonomike, shkon deri nė 4 mijė lekė tė reja. Pėr sa i pėrket punėsimit momentalisht nė Shkodėr, firmat e ndėrtimit mbajnė rekordin nė punėsim, pasi ato e kanė mė tė lehtė pėr tė fshehur dhe numrin e punėtorėve, duke rritur nga ana tjetėr punėn e zezė.
-- Gazeta e Shkodrės
Meta nė Shkodėr: Lidhje me tren me Malin e Zi
Shkodėr - 04.11.01 - Hekurudha qė lidh Shqipėrinė me Malin e Zi, duhet tė pėrdoret edhe nga qytetarėt. Kjo ishte kėrkesa e kryeministrit Meta gjatė inspektimit tė punimeve qė po bėhen nė rrugėt e Veriut tė Shqipėrisė. I shoqėruar nga ministri i Transporteve, Maqo Lakrori, ministri i Shtetit, Ndre Legisi dhe ai i Financave, Angjeli, kryeministri bėri njė udhėtim nė tė gjitha rrugėt kyēe tė Veriut qė janė nė proces ndėrtimi.
Hani i Hotit
"Ne financuam rikonstruksionin e stacionit hekurudhor tė Bajzės nė mėnyrė qė tė lidhin sistemin hekurudhor me ato tė vendeve tė tjera. Do tė kėrkojmė nga qeveria e Malit tė Zi qė nė kėtė linjė tė bėhet edhe lėvizja e njerėzve." Kėshtu ėshtė shprehur Meta gjatė pėrurimit tė stacionit tė ri hekurudhor. Ky aktualisht ėshtė stacioni i parė dhe i vetėm hekurudhor qė lidh Shqipėrinė me vendet e tjera fqinje. Stacioni, sipas Metės, ėshtė i niveleve evropiane dhe shumė shpejt pritet qė tė frekuentohet edhe nga qytetarėt. Nga ana tjetėr, kryeministri ka premtuar edhe njė lidhje tjetėr me Malin e Zi me rrugė. "Do tė fillojė menjėherė nga puna ndėrtimi i pikės sė kalimit nė Muriqan. Aty s'ka infrastrukturė, por ne do ta ndėrtojmė. Siē e shihni, pėrfundam edhe rikonstruksionin e pikės sė kalimit tė Hanit tė Hotit qė ėshtė nė nivelet evropiane", ka theksuar kryeministri. Financimi i kėtij stacioni ėshtė bėrė nga buxheti i shtetit dhe ka kushtuar 1.3 milionė euro.
Lezhė-Shkodėr
Njė ndėr ndalesat e tjera tė kryeministrit ka qenė superstrada Lezhė-Shkodėr. Kjo rrugė ėshtė cilėsuar si njė aks qė do tė lehtėsojė shumė transportin midis Veriut dhe pjesės tjetėr tė vendit. "Ne inspektuam fillimin e punimeve tė superstradės Lezhė-Shkodėr. Kjo rrugė ndėrtohet me financimet e buxhetit tė shtetit dhe do tė lehtėsojė lidhjet e Shkodrės me pjesėt e tjera tė vendit", ka theksuar Meta. Sipas tij, kjo rrugė ka edhe njė rėndėsi tė veēantė, pasi do tė jetė lidhja e tė gjithė vendit me fqinjėt e saj. "Qeveria shqiptare ka marrė njė iniciativė serioze pėr zhvillimin e infrastrukturės, rrugė dhe hekurudha", ėshtė shprehur Meta. Kryeministri Meta ka inspektuar edhe punimet nė Urėn e Matit, superstradėn Fushė-Krujė - Lezhė. Kėto segmente janė financuar nga buxheti i shtetit. Mė pas Meta inspektoi rrugėn e shtruar nga NATO-ja midis dy urave tė vjetra nė lumin e Matit dhe punimet pėr rrugėn Shkodėr-Velipojė, e financuar nga buxheti i shtetit.
Lidhja me jashtė
"Do punojmė qė tė lidhim tė gjithė sistemin hekurudhor me vendet fqinje." Kėshtu ėshtė shprehur kryeministri. Nė fakt nė strategjinė e qeverisė ka njė sėrė investimesh nė hekurudha. Duhet pėrmendur fakti se kėto 10 vjet nuk ėshtė shtruar asnjė kilometėr hekurudhė e re dhe tashmė po bėhet lidhja e parė me jashtė. Ky investimit pėr kėtė arsye duhet pėrshėndetur. Nga ana tjetėr, qeveria duhet tė bėjė maksimumin e vet pėr tė mundėsuar lidhjen hekurudhore me Maqedoninė. Kjo do tė lehtėsonte shumė transportin e mallrave me kėtė shtet. Kėtu qeveria shqiptare duhet tė marrė pėrsipėr tė shtrojė vetėm 3 kilometra hekurudhė, ndėrsa ajo maqedonase rreth 20 kilometra.
-- Gazeta Shqiptare
Aksion i policisė nė Shkodėr - 28 tė kapur
BBC, 03-11-01, SHKODĖR -
Policia nė qytetin e Shkodrės thotė se ka kapur dy ditėt e fundit 28 persona tė dyshuar pėr krime tė ndryshme.
Policia e Shkodrės ėshtė pėrforcuar edhe me njėsi nga rrethet fqinje tė Malėsisė sė Madhe dhe Pukės, qė janė pjesė e qarkut tė Shkodrės.
Ėshtė bėrė shoqėrimi pėr nė komisariat i 28 personave pėr motive tė ndryshme, armė-mbajtje pa leje, peng-marrje, plagosje me armė zjarri, pėr kundėrshtim tė forcave tė policisė.
Bashkėpunėtori i BBC-sė nė Shkodėr thotė se gjatė natės rrugėt e qytetit janė patrulluar edhe nga autoblindat policore. Zėdhėnėsja e komisiariatit tė policisė nė Shkodėr tha se "ky aksion ndėrmerret nė kuadėr tė luftės kundėr trafiqeve dhe ndalimit tė personave tė kėrkuar".
"Ėshtė bėrė shoqėrimi pėr nė komisariat i 28 personave pėr motive tė ndryshme, si armė-mbajtje pa leje, peng-marrje, plagosje me armė zjarri, pėr kundėrshtim tė forcave tė policisė," tha zėdhėnėsja. Midis tė arrestuarve janė edhe tre peng-marrės, qė u ndaluan tė enjten nė mbrėmje, si dhe njė polic i komisariatit tė Pukės, i cili akuzohet pėr plagosjen e njė shtetasi pėr motive personale.
Rritje e krimit
Kontroll policor
Ky aksion i gjerė i policisė nė qytetin verior pason rritjen e konsiderueshme tė veprave kriminale gjatė kėtij viti. Gjendja e rendi nė Shkodėr ėshtė tronditur nga vrasjet e shpeshta tė ndodhura edhe nė qendėr tė tij.
Disa ditė mė parė njė kalimtar u vra dhe njė tjetėr u plagos nga shkėmbimi i zjarrit nė rrugėt e qytetit midis personave nė dy makina. Sipas tė dhėnave tė policisė, numrin e tė vrarėve nė qarkun e Shkodrės ka shkuar nė 35 vetė qė nga fillimi i vitit. Nė njė marshim proteste tė qytetarėve tė mbajtur ditėt e fundit nė Shkodėr, midis kėrkesave tė bėra ishte edhe pėrmirėsimi i rendit dhe sigurimi i jetės sė banorėve.