Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Shtator 2002. Lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Pėr mė tepėr, refero lidhjet djathtas dhe gjeni lajmet e ditės, pėrveē gazetave shqiptare on-line.

Lirohet trafikanti italian i makinave, Spartako Santori

Skandali i gjykatės: Banesė me qira pėr arrest shtėpie
SHKODER - 01.09.2002 - I shpėton qelive tė paraburgimit italiani Spartako Santori, i cilėsuar si trafikant makinash. Gjykata e Faktit e Shkodrės, rreth orės 10.00 tė paradites sė djeshme, ka bėrė dhe ndryshimin e masės sė sigurisė nga arrest nė "burg pa afat", nė detyrim paraqitjeje, deri nė pėrfundim tė hetimeve.
Kėshtu kėrkesa e bėrė nga avokati Ndrekė Toma nuk ėshtė kundėrshtuar nga prokurori i ēėshtjes. Para njė situate tė tillė, kryetari i trupit gjy-kues, Astrit Kalaja, ka lėnė nė fuqi kėrkesėn e avokatit Ndrekė Toma.
Spartako Santori, 38 vjeē, nga Trieste e Italisė, e ka parė veten jashtė qelive. Ai do tė qėndrojė nė njė banesė me qira nė qytetin e Shkodrės deri nė njė afat tė papėrcaktuar, afat qė ėshtė nė varėsi tė hetimeve. Sipas avokatit Santori, do tė ketė si detyrim qėndrimin nė Shkodėr deri sa tė zbardhet ēėshtja. Gjatė kėsaj kohe, ai do tė qėndrojė nė njė banesė pranė qendrės, qeranė e sė cilės do e paguajė vetė, i ruajtur dhe nga dy policė. Menjėherė pas nxjerres nga qelitė tė italianit, ka reaguar Drejtoria e Policisė sė Shkodrės. "Nė kua-drin e masave qė ka marrė Ministria e Rendit pėr frenimin e automjeteve tė vjedhura, veprimi i organeve tė drejtėsisė ėshtė i pajustifikueshėm. Sikur tė ishte i pafajshėm, automatikisht duhet tė ishte pushuar ēėshtja. Pėrderisa afajėsia nuk u vėrtetua, atėherė gjėrat ndryshojnė. Aq mė tepėr, qė ai ka qenė i dėnuar edhe mė parė pėr tė njėjtėn vepėr penale", ka thėnė zėdhėnėsi i Policisė sė Shkodrės.
Ndėrsa burime tė tjera policore kanė theksuar, se qėndrimi i organeve tė drejtėsisė nuk ėshtė koherent, gjė qė ka ndodhur edhe nė raste tė tjera. Sipas tė njėjtave burime, njerėz qė kanė kėrkuar lirimin e tij kanė gjetur mbėshtetje tek prokuroria dhe gjykata.

Makina e tij nuk kishte dokumentacion
Si u ndalua Santori nė Muriqan

Spartako Santori, 38 vjeē, nga Trieste e Italisė, ėshtė ndaluar me datėn 9 gusht, nė pikėn e kalimit kufitar tė Muriqanit, teksa udhėtonte nga Mali i Zi drejt Shqipėrisė, me njė autoveturė tip "Benz", prodhim i vitit 1998. Si ēdo makinė tjetėr, edhe Benzi i italianit i ėshtė nėnshtruar proēedurave doganore, por dokumentacioni i tij ka rezultuar i parregullt. Nė kėto kushte, ėshtė bėrė shoqėrimi i 38-vjeēarit nė qelitė e Shkodrės, pasi dyshohej se makina ishte e vjedhur. Dhe, nė sajė tė bashkėpunimit me Interpolin, ka mbėrritur pėrgjigjia: Kėtė makinė Santori e kishte deklaruar tė vjedhur edhe dy herė tė tjera. Siē ėshtė mėsuar, makinėn e parė e ka shitur dhe pasi ėshtė kthyer nė vendin e tij e ka deklaruar tė vjedhur. Si rezultat, ai ėshtė dėmshpėrblyer nga njė kompani sigurimesh, ku ai e kishte siguruar mjetin. Kėshtu kishte bėrė edhe herėn e dytė, ndėrsa tė tretėn ėshtė kapur. Sipas policisė, ai ka qenė i dėnuar dy herė nė Greqi pėr trafik makinash.

Muriqani merr vetėm 20 pėr qind tė fondit
SHKODER - Premtimet pėr rrugėn e Muriqanit duket se do tė ngelin vetėm nė letėr. Megjithė hapjen e kėsaj pike kufitare, nė maj tė kėtij viti, u deklarua se shtimi i rrugės do tė bėhej brenda njė kohe rekord. Por kjo nuk ka ndodhur. Deri tani Ministria e Transporteve ka lėvruar vetėm 20 pėr qind tė fondeve pėr kėtė rrugė. Si rezultat nga 12 kilometėr tė kėsaj rruge, do tė pėrfitojnė vetėm 2 kilometėr e gjysėm. Nga kėto tė fundit, janė asfaltuar vetėm 800. Sipas pėrfaqėsuesve tė firmės ndėrtuese, punimet pėr asfaltimin e 2 kilometrave e gjysėm do tė pėrfundojnė nė fillim tė nėntorit.

Shkoder, 20 makina te shtrenjta ne "qeli"
Shkoder - 20 makina luksoze me targa te huaja kane perfunduar ne Komisariatin e Policise te Shkodres per verifikim ne 24 oret e fundit. Sipas policise makinat kane mangesi ne dokumentacion dhe dyshohet te jene te vjedhura kryesisht ne Itali. Burime nga Komisariati i Shkodres kane bere te ditur per "Koha Jone" se jane derguar targat e makinave megjithe pershkrimet e tyre per verifikim ne zyren e Interpolit dhe se pritet konfirmimi nga aty. Urdheri i Ministrise te Rendit ka vene ne levizje te gjithe komisariatet. Ne aksion vec forcave te qarkullimit rrugor jane te perfshira edhe blute e rendit dhe ato te Forcave te Nderhyrjes te Shpejte. Te gjitha makinat me targa te huaja ndalohen ne rruge dhe pasi kontrollohen mire, nje pjese e tyre jane shoqeruar per ne komisariat. Te gjithe kryqezimet e rrugeve jane te pushtuara nga blute te cilet kalojne neper site makinat e huaja. Nderkohe qe drejtues te larte te Drejtorise te Policise te Qarkut te Shkodres pohojne se "Aksioni antitrafik i makinave ka nisur ne Shkoder qe para nje muaji, pa qene udheri i Ministrit" dhe si argumentim per kete jepet fakti qe ne Muriqan jane kapur tre trafikante te huaj me makina te vjedhura.
R.Llazari

Portreti i njeriut qė stėrviste notarėt e Vllaznisė e Partizanit. Fama e tij pėrtej Adriatikut
Gjon Shyti, trajneri shkodran i notarit kampion tė Italisė

SHKODER - 05.09.2002 - Ka arritur tė jetė njė nga emrat mė tė njohur nė Vitoria Siēili, duke i dhėnė skuadrės sė notit qė e ka krijuar vetė ai rezultate tė shkėlqyera. Gjon Shyti 41-vjeēari nga Shkodra ėshtė trajnieri i Luka Marin, kampionit absolut mė tė medaljuar tė notit nė Itali. Gjon Shyti, shkodrani qė u bė i famshėm nė shtetin pėrtej Adriatikut, ishte vite mė parė trajnier noti i ekipit tė Vllaznisė.
Notari i dikurshėm ka tė lidhur me notin ēdo moment tė jetės sė tij. Sot megjithėse nė dhe tė huaj ai e ndjen veten tė jetė mė fat, pasi nuk ėshtė shkpėputur nga noti. Nė vitet 1980-1985 ai pati nxjerrė kampionin e Vllaznisė, Mond Shyti, ndėrsa pas 1985 Gjon Shyti ka qenė trajner i ekpit tė Partizanit. Ka njė pasion qė vėshtirė se mund tė pėrshkruhet me fjalė pėr notin. Kur flet pėr tė Gjon Shyti sikur bėhet tjetėr njeri. Gjithė fytyra i merr njė dritė tjetėr dhe mund tė tė flasė pėr orė tė tėra pėr notin dhe notarėt. "Ka qenė njė nga motivet e jetės time, me notin kam tė lidhur gjithēka. Madje mė duket sikur i jam pėrkushtuar sė tepėrmi. Orė tė tėra pa mbarin nė pishina. Nė Itali qė e ka notin traditė, qė nė 1890, nuk mund tė arrish rezultate pa shumė mund e pasion", thotė i emocionuar Gjon Shyti.

Largimi
Nė vitin 1992 Shyti largohet pėrgjithnjė nga Shqipėria pėr tė shkuar drejt njė vendi tė huaj, drejt njė jete nė lojėn e pasigurtė tė fatit. Por njė rastėsi momentale e bėn atė tė jetė sėrish me notin. Nė qytetin ku ėshtė vendosur qė nga tetori i vitit 1992 nė Vitoria nuk kishte patur kurrė pishina pėr tė mos folur mė pas pėr skuadra noti. Pėr koinēidencė pak muaj pas mbėrritjes tė tij, nisė tė ndėrtohet njė pishinė ē'ka i rizgjon Shytit ėndrrėn tė rilidhet me pasionin e tij. "Sapo mora vesh kam shkuar me vrap nė vendin ku ndėrtohej pishina. Fola me njė nga pronarėt dhe i thashė se kisha qenė notar dhe se kisha dėshirė tė vija tė shikoja. Ai mė ėshtė pėrgjigjur se mund tė shkoja sa herė tė doja", tregon Gjoni. Fillimisht ka qenė instruktor noti dhe mė pas duke parė qė puna e tij ishte mė larg se ajo e tė tjerėve, shumė shpejt e emėrojnė pėrgjegjės teknik tė pishinės Terranova. Kėtu lind mendimi pėr krijimin e ekipit. "Pėrzgjodha elementėt dhe krijova ekipin me djem e vajza tė moshave 8 deri nė 14 vjeē", thotė Shyti.

Karriera
Ekipi nis konkurrimet fillimisht nė Siēili dhe mė pas nė njė rreze mė tė gjerė. Pas dy vitesh vijnė rezultatet e para. Skuadra e trajnerit shqiptar Shyti thyen rekordet e para regjionale. Nė 54 gara notarėt e Gjon Shytit kanė arritur 90 rekorde regjionale dhe 9 rekorde kombėtare. Gazetat italiane sportive dhe jo sportive e shohin me interes figurėn e trajnierit shqiptar. Nė mes tė yjeve ka shkėlqyer Luka Marin. Gjoni ka mundur tė nuhasė talentin e tij dhe ka punuar shumė me tė. Duke folur me shumė krenari pėr Lukėn, Gjon Shyti thotė "Eshtė notari mė i medaljuar nė Itali pėr tė gjitha kohėrat dhe moshat. Ka cilėsi tė mira, talent tė padiskutueshėm, ėshtė serioz nė punė dhe mbi tė gjitha ka dėshirė pėr tė notuar".

Tritol ndaj njė lokali
Shkoder - Njė sasi eksplozivi tritol ėshtė vėnė rreth orės 1 e 50 minuta tė mėngjesit tė sė martės nė njė loka nė lagjen " Perlat Rexhepi". Tritoli ėshtė vėnė nė dritaren e Bar Restorant Iliris nė vendin qė njihet nga shkodranėt si Gjuhadol. Nga vendosja e eksplozivit ka pasur vetėm dėme materiale.

Nė pranga dy vėllezėr hajdutė
Dy vėllezėr nga Bushati janė zėnė me presh nė duar gjatė njė vjedhjeje nė mesnatėn e sė hėnės nė Rranza tė Bushatit. Policia e Shkodrės ka prangosur njė natė me parė vėllezėrit Sokol dhe Arjan Nikolla, 16 dhe 17 vjeē. Sipas burimeve policore Sokol dhe Arjan Nikolla, kanė qenė duke vjedhur njė televizor dhe materiale tė tjera.

Studentėt nė protestė
Rreth 150 studentėt veriorė qė i ėshtė refuzuar viza nga Konsullata italiane nė Shkodėr kanė pritur me orė tė tėra nė dyert e Konsullatės, por ende pa marrė pėrgjigje nga askush. Njė lajm i pėrhapur dhe premtimi qė do tė rishikohen edhe njė herė dosjet e tyre ka bėrė qė tė grumbullohen sėrish.

Drejtori i KESH-it: "Shkodra me shume drita"

Shkoder - Nese shkodranet duan te kene me shume energji elektrike, atehere cdo gje varet nga vete ata. Ky eshte mesazhi qe ka percjelle ne Shkoder kreu i KESH-it, Petrit Ahmetaj. Ne nje marreveshje te nenshkruar ne mes tij dhe te prefektit te Shkodres, Gjergj Liqejza, jane parashikuar permiresime te ndjeshme ne rrjetin energjetik te Shkodres. Marreveshja, pervec Liqejzes dhe Ahmetaj, eshte nenshkruar edhe nga Drejtori i Ndermarrjes se Ujesjellesit si dhe nga Drejtori i Filialit Elektrik. Nga ana tjeter te gjithe arketimet e shkodraneve nuk do te shkojne me ne arkat e KESH-it, por do te perdoren per te permiresuar rrjetin elektrik te qytetit. Megjithese nje gje e tille eshte dukur si e larget per shkak te nivelit gati te paperfillshem te arketimeve te energjise, eshte bere e mundur te realizohet te pakten ne leter. "Kete dimer do te kete permiresime te ndjeshme ne furnizimin me energji te popullates te Shkodres" eshte shprehur pas nenshkrimit te aktmarreveshjes Drejtori Pergjithshem i KESH Petrit Ahmetaj. Ndersa ai ka kembengulur ne faktin se gjithcka duhet t'i sherbeje te ardhmes. "E rendesishme eshte perspektiva e larget. Rrjeti 20 KW i hap rruge pikerisht perspektives" tha Petrit Ahmetaj. Ne aktmarreveshje eshte parashikuar qe deri me 15 tetor te ngrihet linja 20 KW, e cila do te beje te permiresoje ndjeshem edhe furnizimin me energji elektrike te nenstacionit te pompave dhe te kete pasoja pozitive ne furnizimin me uje te pijshem te popullates se Shkodres. Nga ana tjeter kjo aktmarreveshje insiston ne permiresimin e rrjetit elektrik. Sipas asaj qe eshte parashikuar do te vendoset ne nenstacionin Shkodra 1 nje transformator 20 megavolt amper, do te vendosen 10 kabina te reja dhe me pajisjet e 6 kabinave te tjera do te behen riparime te pjesshme ne kabinat elektrike te tjera. E gjithe kjo ne marreveshje eshte parashikuar te kryhet brenda 15 nentorit. "Megjithese Shkodra eshte shume prapa persa i perket nivelit te arketimeve ne kemi parashikuar qe arketimet per muajt shtator dhe tetor te perdoren per rehabilitimin e rrjetit dhe per riparimet e defekteve te shumta," eshte shprehur Ahmetaj. Ai ka pranuar situaten e veshtire, por eshte shprehur optimist per superim te saj. "Problemet jane te shumta si ne furnizimin me energji elektrike ashtu edhe ne defekte dhe ne cilesine e energjise. Por ne do t'i zgjidhim keto," eshte shprehur Ahmetaj.
R. Llazari

Besimtarėt nė Shkodėr u lutėn qė Nėna Terze tė shpallet sa mė shpejt shenjtore
Shkodėr, 6 shtator - Dje pasdite nė Shkodėr, me rastin e 5-vjetorit tė vdekjes sė Nėnė Terezes, rreth 2 mijė besimtarė u lutėn qė ajo tė shpallet sa mė shpejt shenjtore. Kryeipeshkvi i Shkodrės, Ėngjėll Massafra, u bėri thirrje besimtarėve tė jenė krenarė pėr bamirėsen shqiptare dhe tė ndjekin shembullin e saj.

Drejtoria u jep nga njė rrogė shtesė: Gjatė sezonit, s'ndodhėn incidente
Shpėrblehen 38 policė, ruajtėn plazhin e Velipojės

SHKODER - 06.09.2002 - Drejtoria e Policisė sė Shkodrės shpėrblen policėt qė mbajtėn rregull gjatė sezonit tė plazhit nė Velipojė. 38 uniformat blu qė "bėnė zap" plazhin nė muajt korrik e gusht, do tė kenė njė rrogė plus.
Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga burime zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė nė kėtė qytet. "Ishte njė detyrim moral ndaj atyre policėve qė me aq pėrkushtim arritėn tė mbanin nė kushte tė sigurisė normale plazhin e Velipojės", kanė thėnė tė njėjtat burime. Njė kokteil dhe mė pas njė ceremoni ku janė dhėnė edhe shpėrblimet, ėshtė organizuar nė ambientet e kėsaj Drejtorie.
Nė 60 ditėt e kulmit tė sezonit tė plazhit, uniformat blu tė Postės sė Velipojės, kanė qenė nė gatishmėri tė plotė, duke bėrė tė mundur sigurimin e njė qetėsie maksimale tė paparė ndonjėherė nė kėtė vend pushuesish. Makinat nuk kanė guxuar tė qarkullojnė pėrtej postobllokut, ndėrkohė qė nuk ka pasur probleme tė tjera. Njerėzit kanė mundur ta shijojnė xhiron e mbrėmjes buzė detit ose nė qendėr tė Velipojės deri nė orėt e vona tė natės. "Asnjė vit nuk kemi qenė mė tė qetė dhe mė tė sigurt se kėtė vit", janė shprehur njerėz tė ndryshėm qė i kanė kaluar pushimet nė Velipojė. Ndėrsa krerėt e Drejtorisė sė Policisė kanė theksuar se, "nėse i kanė shpėrblyer policėt pėr punėn e mirė, ata janė mė tė pėrkushtuar nė punėn e tyre.

Tatimet mbledhin 707 milionė nė 8 muaj
SHKODER - Tatimorėt shkodranė realizuan tė ardhurat e 8-mujorit me 707 milionė lekė ose 159 milionė lekė mė shumė se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar. Kryetari i degės sė tatim-taksave tė rrethit, Gjok Miri, tha pėr ATSH-nė se, detyrat e periudhės janar-gusht tė kėtij viti u realizuan nė masėn 101.1 pėrqind, megji-thėse plani i kėtij viti ėshtė 35 pėr qind mė i madh se ai i vitit tė kaluar. Sipas tij, deri tani janė regjistruar 1965 subjekte private ose 455 mė shumė se gjithė viti i kaluar. Vėmendja e tatimorėve shkodranė nė kėtė periudhė ėshtė pėrqendruar nė regjistrimin e atyre subjekteve qė u janė shmangur detyrimeve fiskale. Vetėm gjatė muajit gusht nė plazhin e Velipojės, atė tė Shirokės, Zogajt, etj., janė regjistruar 181 subjekte private, tė cilat prej vitesh u ishin shmangur detyrimeve fiskale.

Shkodra pėrfshihet nė projektin e GTZ-sė.
Lekė Plani
Shkoder - 06.09.2002 - U nėnshkrua sot aktmarrėveshja e projektit "Modernizimi i shėrbimeve komunale nė qytetet e zgjedhura partnere" nė shumėn prej 100 000 eurosh ndermjet bashkisė sė qytetit Shkoder dhe GTZ-sė gjermane. Aktmarrėveshja u nėnshkrua nga ambasadori gjerman nė Shqipėri, Helmut Schrėder, dhe kryebashkiaku Ormir Rusi. Tė pranishėm nė kėtė takim ishin dhe 7 kryetarė bashkish nga jugu i vendit. Kjo shumė nga ana e GTZ-sė gjermane akorduar bashkisė sė Shkodrės do tė sherbejė kryesisht pėr sherbimet komunale mė tė rėndėsishme tė qytetit si rindertim lulishtesh tė shkatėrruara, ndriēim tė rrugėve kryesore etj. Pasi bėri prezantimin e stafit dhe nevojat mė imediate qė ka Shkodra kryetari i bashkisė Rusi, fjalėn e mori menagjeri i GTZ-sė Hans Achfeld. Ai tha se meqė deri tani Shkodra ėshtė pėrfshirė shumė pak nė projektet e donatorėve tė huaj, duke theksuar se kjo ėshtė njė shenjė e mirė pėr qytetin. Pėrfshirja dhe suksesi nė projektin e bashkėpunimit mundėson prezantimin e qytetit dhe terheq investime tė tjera tė donatoreve tė huaj. Ambasadori gjerman nė Tiranė, Helmut Schrėder, duke folur pėr rėndėsinė e aktmarrėveshjes tha se "ne sot jemi nė Shkodėr pėr tė festuar njė rast tepėr tė vecantė dhe behet fjalė pėr pranimin e Shkodrės nė familjen e projektit modernizimi i sherbimeve komunale nė qytetet partnere". Mė pas Schrėder tha se fakti qė Shkodra pėrfshihet nė kėtė projekt mbyll rrethin e kėtij projekti se nė kėtė mėnyrė pėrfshihet edhe njė qytet i veriut tė Shqipėrisė, sepse duhet thėnė dhe duhet pranuar se veriu i Shqipėrisė nė projektet e huaja ka vuajtur dhe nuk ėshtė pėrkrahur gjithmonė. Qėllimi i projektit ėshtė tė kontribuojė nė afirmimin e vetėqeverisjes vendore me standarte evropiane. Ai synon tė realizojė demokratizimin dhe tė drejtat e njeriut dhe pikėn e dyte rindertimin ekonomik, bashkepunim dhe zhvillim duke mbeshtetur demokratizimin dhe pjesemarrjen qytetare nė nivel lokal.

Gjon Pjetėr Ndoi ishte martuar pesė herė. Bashkėshortja e fundit s'kishte shtėpi
I braktisur, vetvritet 63-vjeēari

Jetonte nė bunker, djemtė e lanė jashtė
SHKODER - 07.09.2002 - Tre djemtė i mbyllin derėn e shtėpisė babait, ndėrsa ky i fundit vret veten me njė plumb. Gjon Pjetėr Ndoi, 63 vjeē, ka qėlluar veten nė zemėr me njė plumb pushke, duke mbetur i vdekur nė vend.
Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Nenshat tė rrethit tė Shkodrės, rreth orės 13.30 minuta tė ditės sė djeshme, nė sy tė gruas sė tij dhe njė komshiu, tė cilėt nuk kanė mundur ta ndalonin. Shkak pėr kėtė, sipas policisė ėshtė depresioni i momentit dhe jetesa e tij e vėshtirė, pasi jetonte me gruan e tij tė pestė nė njė bunker.

Historia
Historia e Gjon Ndoit ka nisur shumė vite mė parė, qė nė kohėn kur ai ėshtė ndarė nga gruaja e tij e parė. Ndėrrimi i shpeshtė i grave dhe problemet qė i kanė sjellė ato, kanė bėrė qė tre djemtė e tij qė i kishte me tė njėjtėn grua, atė tė parėn, ta braktisin babain e tyre. Sipas policisė shkodrane, djemtė ia kanė mbyllur babait tė tyre 63-vjeēar derėn e shtėpisė, ndėrsa ata jetonin mė sė miri me nėnėn e tyre. Deri para se tė martohej pėr herė tė fundit, Ndoi e kishte zgjidhur mėnyrėn e strehimit.

Jetesa
Bashkėfshatarėt kanė treguar se, viktima e djeshme jetonte nė shtėpitė e grave me tė cilat martohej. Por, kjo nuk ka ndodhur me martesėn e tij tė pestė, pasi gruaja nuk kishte shtėpi. Nė kėto kushte, ēifti ėshtė detyruar tė jetojė nė njė bunker vetėm pak metra larg shtėpisė ku jetonin gruaja e parė e tij me tre djemtė. Tė njėjtat burime policore kanė bėrė tė ditur se, kėrkesa e vazhdueshme e viktimės pėr tė jetuar nė shtėpinė e tyre nuk ėshtė pranuar nga djemtė. Kjo me sa duket ka qenė arsyeja qė Gjon Ndoi i ka dhėnė fund jetės me njė plumb nė zemėr. Kushtet e jetės nė bunker bashkė me tė shoqen kanė qenė tė papėrballueshme pėr tė. Ndėrkohė, policia ka pohuar se, vdekja e 63-vjeēarit ėshtė njė vetėvrasje e paramenduar. Sipas veprimeve tė para tė ekspertėve, tė cilėt vazhdojnė tė punojnė pėr tė zbardhur gjithēka, ende nuk ka njė konkluzion pėrfundimtar pėr vdekjen e 63-vjeēarit, ndėrsa si prova materiale janė marrė gėzhoja, arma me tė cilėn ėshtė qėlluar, si dhe janė pyetur shumė persona qė e kanė njohur viktimėn.
Kėshtu ka marrė fund edhe jeta e 63-vjeēarit, Gjon Pjetėr Ndoi, i cili pas njė "karriere" martesash, nuk ka pasur ku tė fusė kokėn. E aq mė keq, kur ėshtė lėnė nė rrugė nga djemtė e tij. Pasi ka shtyrė disa kohė nė bunker, nuk ka mundur ta pėrballojė mė njė jetesė tė tillė.

Shkelėn ujėrat territoriale
Malazezėt kapin dy peshkatarė
SHKODER - Policia kufitare malazeze ka ndaluar nė mbrėmjen e tė Enjtes dy peshkatarė shkodranė qė po peshkonin 100 metėr tė thellėsi nė ujrat territoriale tė Malit tė Zi nė Liqenin e Shkodrės. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga burime tė Drejtorisė sė Policisė nė Shkodėr, sipas tė cilave ngjarja ka ndodhur rreth orės 23.00, nė ujrat e liqenit, nė afėrsi tė fshatit Zogaj, kur dy peshkatarėt Ahmet Bajri, 46 vjeē, banues nė Shkodėr dhe njė tjetėr i paientifikuar ende, kanė qėnė duke peshkuar me varkėn e tyre nė ujrat territoriale tė Malit tė Zi. Megjithė thirrjet e policisė kufitare shqiptare ata kanė hyrė rreth 100 metėr nė ujrat e Malit tė Zi, ku janė ndaluar nga policia kufitare malazeze, nėn akuzėn e shkeljes sė kufirit dhe gjueti tė paligjshme tė peshkut. Tė njėjtat burime kanė theksuar, se ekspertėt e policisė kufitare tė Shkodrės dhe tė Malit tė Zi po punojnė pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave tė kėsaj ngjarjeje.

Policia shpėrndan protestėn
Maturantėt peticion Moisiut e Ilir Metės
SHKODER - Konsullata italiane u ka mbyllur pėrfundimisht dyert tė rinjve shkodranė qė kanė kėrkuar tė studiojnė nė Itali. Protesta e ditės sė djeshme, e cilėsuar si mė e madhja e tė rinjve nga Veriu i vendit, nuk ka dhėnė asnjė rezultat. Mbi 100 tė rinj me prindėrit e tyre kanė qėndruar pėr orė tė tėra me parrulla nė duar para konsullatės, duke kėrkuar qė tė takohen me konsullin. Ndėrkohė, ky i fundit nuk e ka pranuar njė gjė tė tillė. Siē ėshtė mėsuar nga ata qė prisnin pėrjashta, konsulli, nėpėrmjet njė personi tjetėr, u ka bėrė tė ditur tė rinjve qė pėr konsullatėn e Shkodrės, kjo ēėshtje ėshtė e mbyllur. Kjo i ka acaruar tė rinjtė, tė cilėt i kanė dėrguar njė peticion Presidentit Moisiu dhe ministrit tė Jashtėm, Meta. Ndėrsa policia, pas disa ēastesh debati me tė rinjtė, i ka lėnė ata tė qetė nė protestėn e tyre.

Elektriku u pret dritat 356 familjeve
SHKODER - Policia Elektrike e Shkodrės, nė bashkėpunim me specialistėt e filialit elektrik tė rrethit, ndėrprenė gjatė dy ditėve tė fundit furnizimin me energji elektrike tė 356 konsumatorėve familjarė, qė prej kohėsh ishin debitorė ndaj KESH-it. Kryetari i policisė elektrike tė Qarkut tė Shkodrės, Gėzim Lahi, tha pėr ATSH-nė se, ky aksion u pėrqendrua nė lagjet "Perash" dhe "Daniel Matlia", duke ndėrprerė furnizimin me energji familjeve qė nuk kishin paguar prej muajsh detyrimet ndaj KESH-it, ndryshe nga sa ishte vepruar mė parė me ndėrprerjen e energjisė elektrike me blloqe. Kjo formė pune, tha Lahi, ka rritur ndjeshėm arkėtimet e energjisė elektrike. Nė sajė tė kėtyre masave debitorėt familjarė kanė shkuar menjėherė nė arkat e filialit elektrik, duke shlyer tė gjitha detyrimet ndaj KESH-it. Burime nga filiali elektrik bėjnė tė ditur se vetėm gjatė dy ditėve tė fundit janė derdhur nė arkat e filialit elektrik nga konsumatorėt familjarė mbi 6 milionė lekė nga 3.5 milionė lekė qė derdheshin ditė mė parė. Sipas tė njėjtit burim mėsohet se ky proces do tė shtrihet nė tė gjitha lagjet e qytetit nė ndėrprerjen e energjisė elektrike tek tė gjithė debitorėt ndaj KESH-it. Rrethi i Shkodrės ėshtė ndėr rrethet mė tė prapambetura nė pagesėn e energjisė elektrike, e cila arrin nė 40-45 pėr qind. Synohet qė ky proces brenda dy tre muajve tė ardhshėm tė arrijė nė 70 pėr qind. Ditėt e fundit, drejtori i Pėrgjithshėm i KESH-it, Petrit Ahmeti, nė njė takim me pėrfaqėsues tė Qarkut dhe filialit elektrik, porositi qė tė gjitha arkėtimet e energjisė elektrike qė do tė grumbullohen nė kėtė rreth gjatė kėtyre muajve tė pėrdoren nė riparimin e linjave tė tensionit tė ulėt brenda nė qytet.

PROCESI/ Nė Gjykatė tre oficerė dhe tetė dėshmitarė nga Londra
Anglezėt: Gjyqi i Colit kushtoi 750 mijė dollarė

Trėndafile Visha
SHKODER - 10.09.2002 - Krimi i shtetasve shqiptarė nė Mbretėrinė e Bashkuar ka pasuar dje me njė proces super tė blinduar me prova nė qytetin verior tė Shkodrės.
Bėhet fjalė pėr procesin gjyqėsor ndaj tė pandehurit Petrit Coli, i cili akuzohet pėr vrasje e trafik prostitucioni. 10 kamera tė vendosura pėr mė shumė se njė vit nė dhomėn e 30-vjeēarit Coli, 3000 kaseta filmike, dėshmi, gjurmė gishtash, ADN dhe dokumente tė sekuestruara nė bordellon shqiptare nė lagjen "Luton" tė Londrės, i kanė kushtuar jo pak, por 750 mijė dollarė palės angleze. I gjithė ky arsenal provash ėshtė transferuar nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Shkodrės nga specialistė tė Drejtėsisė sė Mbretėrisė sė Bashkuar. Tė shoqėruar dhe nga pėrfaqėsues tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, miqtė londinezė (3 oficerė gjyqėsorė dhe 8 dėshmitarė) kanė marrė pjesė nė seancėn e djeshme gjyqėsore nė ngarkim tė tė riut shkodran Petrit Coli. Menjėherė pas prezantimit tė palėve, kryetari i trupit gjykues, Maliq Memcaj, ia ka dhėnė fjalėn pėrfaqėsuesve tė akuzės. Burime nga organi qendror i akuzės bėjnė tė ditur se nė seancė kanė dėshmuar katėr dėshmitarė tė ardhur nga Anglia, tė cilėt i janė referuar vrasjes sė shtetasit shqiptar Pėrparim Malaj (Gjeci), realizuar njė vit mė parė nga i pandehuri Coli nė bashkėpunim me shtetasit Marian Lukaj dhe Arben Pali. Sipas dėshmitarėve anglezė, tre tė akuzuarit e kanė qėlluar tri herė me thikė viktimėn Gjeci. Pas dėshmisė dhe tė mjeko-ligjores ardhur dhe kjo nga Anglia, fjala i ėshtė dhėnė palės sė mbrojtjes, e cila e ka konsideruar si joligjore sigurimin e provave nga specialistėt londinezė. Ndėrsa sot pritet tė zhvillohet seanca e dytė, nė tė cilėn Petrit Coli do tė "kryqėzohet" nga prokuroritė e dy vendeve si kapo i prostitucionit nė Angli.

"Dje na dhunoi nėnoficeri"
Mjekėt: Na mbroni, ēdo ditė jemi nėn kėrcenim armėsh
SHKODER - Mjekėt ndihen tė kėrcenuar nga njerėz qė e mbajnė armėn e shtetit dhe paguhen prej tij. Kėshtu shprehen mjekėt e spitalit tė Shkodrės, tė cilėt herė pas here janė kėrcenuar me jetė, madje edhe plagosur nga punonjės policie apo ushtrie. Rasi i fundit ėshtė ai i ditės sė diele, kur njė nėnoficer ushtrie ka kėrcenuar me armė mjekėt e kėtij spitali, tė cilėt kujdeseshin pėr njė tė afėrm tė tij, qė ishte i sėmurė. Sipas bluzave tė bardha, pasi ushtaraku, emri i tė cilit nuk ėshtė publikuar, i ka kėrcenuar me armė nė dorė, "se po tė mos shpėtonte i afėrmi i tij, do t'i vriste", nė shenjė proteste janė ankuar te drejtori i Spitalit. "Jemi tė pasigurt nė punėn tonė. Aq mė keq, kur kėrcenimet vijnė nga persona qė i mbajnė armėt me leje tė shtetit. Dikush duhet tė na mbrojė", janė shprehur mjekėt, tė cilėt nuk e kanė denoncuar nė polici personin qė i kėrcenoi.
Para njė muaji njė polic i Drejtorisė sė Policisė nė Shkodėr ka plagosur rėndė rojen private tė spitalit tė kėtij qyteti, teksa kėrkonte tė hynte me forcė nė ambientet e spitalit. Kėto raste dhe disa tė tjera mė parė, tė cilat kanė pėrfunduar edhe me plagosjen e mjekėve, kanė bėrė qė bluzat e bardha tė qytetit tė Shkodrės tė kėrkojnė siguri nė punėn e tyre.

Panair me punime dore
Gratė artizane tė Shkodrės kanė shpalosur aftėsitė e tyre nė njė panair, i cili do tė qėndrojė i hapur pėr tri ditė. I organizuar nga shoqata "Gruaja intelektuale shkodrane", ky panair hapet pėr tė dytin vit me radhė, duke synuar kėshtu krijimin e njė tradite.

"S'u provua fajėsia. Makinėn e la se ishte me defekt". Policia: Benzi nė gjendje pune
Prokuroria: Spartako Santori iku se ndaj tij u pushua ēėshtja

SHKODER - 12.09.2002 - Prokuroria e ka mbyllur ēėshtjen ndaj Spartako Santorit, pasi nga hetimi nuk rezultoi se ishte trafikant makinash". Ky ėshtė konkluzioni i organit tė akuzės nė Shkodėr, i vetmi qė nuk ėshtė habitur nga largimi i italianit.
Rolin e tė paditurit pėr largimin e Santorit e ka luajtur edhe vetė avokati i tij. Prokurori i ēėshtjes, Pjetėr Ujka, nuk shikon asgjė tė veēantė dhe tė dyshimtė nė veprimin e Santorit. "Prokuroria e ka pushuar ēėshtjen ndaj tij dy ditė mė parė", ka pohuar Ujka, sipas tė cilit, "deri nė momentin e fundit hetimet nuk kanė provuar fajėsinė e tij. Aq mė tepėr qė makina nė fjalė ėshtė pronė e tij". Megjithėse nė momemtin e arrestimit ėshtė deklaruar me tė madhe, se ishte trafikant makinash, Prokuroria nuk ka arritur ta vėrtetojė kėtė. Nė kėto kushte ėshtė firmosur pushimi i ēėshtjes, duke e lėnė tė lirė Santorin. Por kjo ėshtė argumentuar nga prokurori Ujka. "Edhe bashkėpunimi ynė me italianėt nuk e vėrtetoi akuzėn. Nė bazė tė tė dhėnave nga italianėt, Santorit i ishte vjedhur kjo makinė vetėm njė herė dhe mė 29 mars i ėshtė gjetur nga policia nė Patra. Madje ai nuk kishte tėrhequr as lekėt e siguracionit tė saj pranė shoqėrisė italiane tė sigurimeve 'Adriatika'. Kėshtu, pas vjedhjes, ajo iu kthye tė zotit dhe nė Shqipėri ai kishte hyrė si turist", ka theksuar Ujka.
Sė bashku me mbylljen e ēėshtjes dhe largimit nga Shqipėria, Santori duhet tė merrte me vete edhe benzin luksoz, por kjo nuk ka ndodhur, pasi ai ėshtė larguar me aeroplan. Sipas prokurorit tė ēėshtjes, makina kishte njė defekt dhe ėshtė ēuar nė njė servis nė Shkodėr pėr riparim, ndėrsa Santori do tė vijė ta marrė, pasi tė jetė riparuar. Ndėrsa burime zyrtare, por qė nuk duan tė identifikohen nga Drejtoria e Policisė sė Shkodrės, kanė bėrė tė ditur "se makina ka dalė nga kjo drejtori ku qėndronte e bllokuar me urdhėr tė Prokurorisė dhe nė momentin e nxjerrjes nga aty ishte nė kushte shumė tė mira dhe nė gjendje pune".
Kėshtu ka marrė fund edhe historia e 38-vjeēarit nga Triestja e Italisė, Spartako Santori, i cili u akuzua pėr trafik makinash para se tė fillonte aksioni masiv pėr bllokimin e makinave tė vjedhura, ndėrsa nė kulmin e kėtij tė fundit, ndaj tij mbyllet ēėshtja dhe ai ikėn i lirė nga Shqipėria, madje pa benzin e vet.

Policia: "Ifa" ra nė 50 metra greminė, nuk i mbajtėn frenat
Aksident, vdes shoferi e plagosen dy veta
MALESI E MADHE - Njė defekt nė sistemin e frenimit i ka kushtuar jetėn njė shoferi kamioni, ndėrsa dy shokėt e tij janė plagosur. Aleks Pjetri, 24 vjeē, ėshtė viktima e njė aksidenti tė ndodhur tė martėn nė mbrėmje, ndėrsa dy tė plagosurit, Nikolin Kola dhe Mikel Deda, janė plagosur lehtė e ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn nė spitalin e Koplikut. Sipas Drejtorisė sė Policisė nė Shkodėr, makina tip "Ifa" me targa tė huaja ka dalė nga rruga duke rėnė mė pas nga njė lartėsi prej 50 metrash. Sipas tė njėjtave burime, aksidenti ka shkaktuar menjėherė vdekjen e drejtuesit tė mjetit, ndėrsa dy pasagjerėt me banim nė fshatin Hot i Ri kanė pėsuar plagė tė rėnda, por janė jashtė rrezikut. Po sipas policisė, shkak pėr aksidentin e sė martės nė mbrėmje, i cili pėr pak sa nuk shkakoi tri viktima, ka qenė njė defekt nė makinė dhe pikėrisht nė sistemimin e frenimit. Rruga qė lidh Koplikun me Shkodrėn ka qenė mjaft herė shkaktare e aksidenteve, shumica e tė cilave kanė pėrfunduar me vdekjen e udhėtarėve.

Bie makina, vdes shoferi
Shkoder - Nje aksident i rende i ka marre jeten nje 24-vjecari nga Shllaku i Shkodres. Makina ka rene ne nje hon te thelle dhe drejtuesi i saj Lulash Pjetri, 24 vjec, lindur dhe banues ne Shllak ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ngjarja ka ndodhur ne mbremjen e te martes, ne oren 21.00., ne vendin e quajtur Dedaj. Makina skode me targa te huaja qe drejtohej nga viktima Pjetri ka dale nga rruga dhe ka rene ne nje perrua 50 metra poshte. Ne makine kane qene edhe dy pasagjere te tjere, te cilet jane plagosur rende. Nikolin Kola, 19 vjec, dhe Nikolle Deda, 17 vjec, jane te shtruar ne Spitalin Rajonal te Shkodres dhe sipas mjekeve kane plage te shumta. Burime nga policia e Shkodres kane bere te ditur se aksidenti ka ndodhur per nje defekt ne makine. "Ka qene nje defekt ne sistemin e frenimit te makines te tij ajo qe ka shkaktuar te gjithe aksidentin me pasoje vdekjen," eshte shrehur nje nga burimet policore.
R. Llazari, KJ

Investime pėr njė lulishte
Lulishtja "Vaso Kadija" do tė kthehet nė normalitet. Njė bashkėfinancim i Bashkisė se Shkodrės me GTZ-nė gjermane do tė realizojė rikthimin e saj nė idenditet. Janė gjithsej 60 milionė lekė qė do tė shpenzohen brenda kėtij viti pėr do tė rehabilitohet nė sistemin e ndriēimit, ambienteve tė gjelbėruara, dhe nė ndėrtimin e njė parku lojėrash pėr fėmijė.

Rikonstruktohen dhjetė shkolla
SHKODER - Pėrfundoi ditėt e fundit rehabilitimi i godinave tė dhjetė shkollave tetėvjeēare dhe tė mesme nė rrethin e Shkodrės. E bėri tė ditur kėtė pėr ATSH-nė drejtori i arsimit tė rrethit, Agim Shima. Ai tha se "projektet pėrkatėse pėr ndėrhyrje nė kėto shkolla u zbatuan me fondin prej 30 milionė lekėsh, akorduar nga buxheti i shtetit".

Vdes 42-vjeēari nė Koplik, shkak rryma elektrike
Lajmi i ores 3:30 PM
KOPLIK (13 Shtator) - Njė 42-vjeēar nga fshati Kelmend, rreth 60 km larg Koplikut (Malėsi e Madhe), humbi jetėn mbrėmjen e vonė tė sė enjtes nga rryma elektrike."Ngjarja ndodhi rreth orės 23.00, kur Luigj Dinaj, 42 vjeē, banor i Kelmendit po pėrpiqej tė riparonte linjėn elektrike qė furnizonte me energji shtėpinė e tij", bėnė tė ditur burime zyrtare tė policisė. Pas njoftimit tė policisė, nė vendngjarje shkoi menjėherė grupi hetimor, i cili po punon pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave tė kėsaj ngjarjeje. anjo/mr (BalkanWeb)

Digjet njė banesė nga energjia elektrike nė Shkodėr
Lajmi i ores 9:25 PM
SHKODER (14 Shtator) - Njė banesė nė lagjen "Manush Alimani" tė qytetit tė Shkodrės ėshtė djegur tėrėsisht sot pasdite si pasojė e mbingarkesės sė rrjetit tė energjisė elektrike. Rreth orės 17.00 banesa e shtetasit Feti Heta, nė lagjen "Manush Alimani", u pėrfshi nga flakėt pas njė mbingarkese nė rrjetin elektrik, tė cilat dogjėn tė gjitha paisjet e kėsaj shtėpie. Nė momentin e zjarrit nuk kanė qėnė nė banesė asnjė nga pjesėtarėt e familjes. Megjithėse janė njoftuar menjėherė pėr zjarri zjarrfiksit nuk kanė mundur tė mbrrijnė ne vendngjarje, pasi rruga, ku do te futeshin mjetet, pėr shkak tė ndėrtimeve pa leje, ishte e tepėr e ngushtė. Grupi hetimor qė shkoi nė vendngjarje, konstatoi se banesa ėshtė djegur nga mbingarkesa nė rrjetin elektrik. anjo/ko (BalkanWeb)

INTERVISTE/Flet Drejtori i Zyrės Rajonale: Ja cilat janė mė tė rrezikuarat nė qytet
"Ndėrhyrjet po shkatėrrojnė Monumentet e Kulturės"

SHKODER - 15.09.2002 - Monumentet e kulturės po rrezikohen nga ndėrtimet pa leje. Alarmin e jep drejtori i Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr, Marash Plepi.
Sipas tij, pasuritė historike dhe kulturore tė kėtyre objekteve po shkatėrrohen gradualisht nga ndėrtimet pa leje.

Ju keni dhėnė alarmin pėr rrezikun nė tė cilėn ndodhen objektet e shpallura monument kulture. Cilat janė ato mė problematiket?
Ne e kemi ngritur me tė madhe shqetėsimin tonė pėr atė ēfarė po ndodh me kėto objekte. Banorėt po ndėrhyjnė nė to ose pranė tyre, me ndėrtime pa leje tė cilat po i dėmtojnė seriozisht kėto pasuri qė ka kjo zonė. Flagrante ėshtė gjendja nė shtėpinė e Luigj Gurakuqit, nė atė tė Filip Shirokės dhe nė rrugėn "13 Dhjetori".

Mund t'i specifikoni kėto probleme?
Shtėpia e Luigj Gurakuqit ėshtė e dėmtuar thuajse plotėsisht. N.q.s. nuk ndėrhyhet kėtė muaj me njė fond tė veēantė, atėherė kjo pasuri nuk do tė ekzistojė mė. Aq mė tepėr qė pronari i saj ka nisur tė ndėrtojė, tė ngrejė mure mbi ato ekzistuese. Ne si institucion nuk kemi forcė ndalimi, por vetėm konstatimi. E rrezikuar ėshtė dhe shtėpia e Filip Shirokės, e cila kėrcėnohet nga njė ndėrtim pa leje. Ndėrsa nė rrugėn "13 Dhjetori" ne kemi problem njė ndėrtim i cili fillimisht ka marrė lejen pėr ndėrtim nga Monumentet e Kulturės, por qė mė pas pronari i ndėrtimit nuk i ka qėndruar strikt projektit fillestar. Ne kemi kėrkuar qė tė ndėrhyhet nė shembjen e asaj ēfarė ėshtė bėrė, pasi pronari ka nisur tė ndėrtojė katin e tretė. Problem kemi pasur dhe me ndėrtesėn e bankės Tirana Bank. Pas vendosjes sė gjobės dhe ndėrhyrjes tonė ėshtė gjetur gjuha e pėrbashkėt dhe objekti ka ruajtur 80 pėr qind tė vlerave tė tij.
Ju si institucion keni bėrė punėn tuaj nė drejtim tė parandalimit tė shkatėrrimit tė kėtyre pasurive? Sigurisht qė ne kemi bėrė maksimumin e asaj ēfarė na jep ligji. Kemi vėnė nė dijeni tė gjitha institucionet pėrkatėse pėr atė ēfarė po ndodh dhe kemi kėrkuar mbėshtetjen e tyre. Ne vendosim gjoba dhe nuk ka kush t'i vjelė ato. Ne kemi shqetėsim dhe problemin e statusit. Megjithėse mbulojmė njė sipėrfaqe kaq tė madhe, vazhdojmė tė jemi atelie dhe jo njė drejtori siē janė tė tjerėt, megjithėse kanė njė hapėsirė mė tė vogėl se tonėn. Ne kemi kėrkuar qė tė na jepet ky status, tė ketė njė numėr specialistėsh dhe tė ketė njė infrastrukturė mė tė fuqishme, qė tė marrim njė karakter studiues dhe promovues mė shumė sesa njė karakter ndėrtues. Ne kėrkojmė qė puna tė bėhet nėpėrmjet firmave tė liēensuara tė specializuara nė kėto fusha.

Cila ėshtė zona qė ju mbuloni si Zyrė e Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr?
Dega jonė mbulon tė gjithė zonėn e Veriut tė Shqipėrisė, prefekturėn e Shkodrės, tė Kukėsit, tė Mirditės. Objektet janė ndarė nė bazė tė rėndėsisė sė tyre. Kemi gjithsej 406 objekte, prej tyre, 28 janė tė kategorisė sė parė. Shkodra ka peshėn kryesore tė kėtyre objekteve me rreth 130 objekte tė tilla.

Plagoset 60-vjeēari
KOPLIK - Aksidentale ėshtė cilėsuar nga policia plagosja e ndodhur paraditen e djeshme nė qytetin e Koplikut. Osman Hoti, 60 vjeē, ėshtė qėlluar me pistoletė nga njė i ri, dhe ky banues nė kėtė qytet. Sipas uniformave blu, 30-vjeēari Artan Rexhvelaj, shofer i drejtorit tė Arkės sė Kursimeve nė kėtė qytet, e ka plagosur 60-vjeēarin aksidentalisht me pistoletėn qė e kishte me leje. Ndėrsa viktima ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn, autori ėshtė ndaluar nga forcat e policisė.

Arrestohet pėr prostitucion
PUKE - Lulash Noshi, 40 vjeē, nga Berisha e Pukės, ėshtė arrestuar dje nga policia e kėtij rrethi, nėn akuzėn e trafikut dhe favorizimit tė prostitucionit. Sipas denoncimit tė njė vajze 18 vjeēe, nė vitin '99 ai e ka marrė me forcė adoleshenten duke e trafikuar e nxjerrė nė rrugėt e Italisė deri para pak ditėsh, kur ajo ėshtė riatdhesuar nga italianėt.

Arsimi, Prefektura e Bashkia urdhėrojnė prishjen e tė gjitha ndėrtimeve
Oborret e shkollave do tė pastrohen nga kioskat

SHKODER - 17.09.2002 - Oborret e shkollave nė Shkodėr duhet tė lirohen nga ndėrtimet pa leje. Kjo ėshtė kėrkesa qė ka dalė nga njė grup institucionesh nė kėtė qytet, tė mbledhur me rastin e ditės sė parė tė fillimit tė procesit mėsimor.
Situata e krijuar dhe zėnia e oborreve tė shkollave, e kopshteve dhe e ēerdheve nga ndėrtimet pa leje, ka bėrė qė Bashkia e Shkodrės, Prefektura dhe Drejtoria Arsimore tė mblidhen sė bashku pėr tė gjetur njė zgjidhje. Si hap i parė ėshtė rėnė dakord qė tė evitohen tė gjitha rastet e kėtyre ndėrtimeve dhe nė njė raport tė posaēėm tė pėrcaktohen edhe afatet pėr prishjen e kėtyre ndėrtimeve. Kjo do tė caktohet nė njė takim tė ardhshėm pas pak ditėsh, por nė skenė ka dalė njė tjetėr problem. Deri tani pronat shtetėrore nuk janė regjistruar si tė tilla nė Zyrat e Regjistrimit tė Pasurive. Sipas specialistėve tė mbledhur dje, kjo pėrbėn njė pengesė nė punėn e tyre dhe ėshtė shkak abuzimi nga qytetarėt, tė cilėt nė kėto kushte mundohen tė pėrfitojnė duke ndėrtuar nė ndonjė tokė qė e shpallin si tė tyren. Drejtoria Arsimore e quan tė palogjikshme dhe tė pajustifikueshme gjendjen nė tė cilat ndodhen oborret e shkollave, pjesa mė e madhe e tė cilave janė zėnė nga ish-pronarėt e tyre. Nga ana tjetėr, pėr Drejtorinė Arsimore viti i ri shkollor ka nisur me njė pėrmirėsim tė dukshėm tė kushteve tė mėsimdhėnies. Janė rreth 72 pėr qind e ambienteve tė shkollave tė cilat janė rikonstruktuar ose janė bėnė plotėsisht tė reja. Por shqetėsim mbetet numri i madh i kėrkesave pėr punė nė arsim. Dhe ashtu si vitet tjera, vendet jo tė shumta janė plotėsuar nė bazė tė kritereve tė pėrcaktuara mė parė.

Vdes nga korenti 20 vjeēarja
Vetėm 20-vjeēare ėshtė kthyer nė statistikė mes viktimave tė radhės nga energjia elektrike. Vajza Dhurata Mangushi, nga fshati Melgushė ka humbur jetėn dje nė mbrėmje ndėrsa ka qenė duke pastruar shtėpinė me fshesė me korent. Nė momentin qė vajza po punonte njė qark i shkurtėr ka shkaktuar energjinė dhe ēdo ndėrhyrje ka qenė e kotė. Vdekja aksidentale ėshtė konfirmuar dje nė mbrėmje edhe nga policia e qytetit verior.

Arrestohet, aksidentoi 4-vjeēarin
Eshtė arrestuar nė flagrancė autori i plagosjes sė njė 4-vjeēari. Ngjarja ka ndodhur ditėn e diel nė vendin e quajtur Stajke, kur Pjetėr Lleshi, 36-vjeē, ka aksidentuar me makinėn e tij "Fiat" me targa SH 0456 C, fėmijėn 4 vjeē, Kristian Palushi. Sipas policisė, aksidenti ka ndodhur si pasojė e shpejtėsisė sė mjetit. Ndėrsa fėmija ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn nė spital, shoferi 36 vjeē ėshtė arrestuar.

Pranga nė Gjykatė, s'kallėzoi krimin
Pėrfundon nė pranga nė sallėn e gjyqit, pėr moskallėzim krimi njė 64-vjeēar nga lagjja "Vojo Kushi". Ka qenė prokurori i ēėshtjes, ai qė ka kėrkuar arrestimin e Gjon Lleshit. Ēdo gjė ka lidhje me njė vjedhje tė para 3 muajve nė lokalin e tij. Marian Ndoci ėshtė ndaluar nga policia si autori i vjedhjes sė njė gjeneratori nė kėtė lokal, ndėrsa dje nė sallėn e gjyqit, i zoti i mallit tė vjedhur nuk ka pranuar tė deponojė. Pėr kėtė organi i akuzės ka urdhėruar arrestimin e tij dhe lirimin po nė sallė tė Ndocit.

INTERVISTE/ Prefekti Liqejza: Kelmendi do shpallet Park Kombėtar
Prefekti: Do tė hapen dy pika kufitare nė Vermosh

SHKODER - 19.09.2002 - Tregtia e lirė ndėrkufitare ėshtė zgjidhja e vetme me anė tė sė cilės Shkodra do tė mund tė marrė frymė lirisht". Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė pėr Gazetėn Shqiptare prefekti i Shkodrės, Gjergj Liqejza.
Ai i konsideron marrėdhėniet aktuale mes Shkodrės dhe Malit tė Zi si tepėr pozitive dhe me perspektivė pėr tė ardhmen, "pas hapjes sė dy pikave kufitare nė Vermosh".

Si e konsideroni bashkėpunimin mes Shkodrės dhe Malit tė Zi?
Kėto marrėdhėnie janė mjaft tė mira dhe interesimi ėshtė i dyanshėm. Marrėdhėniet janė konsoliduar nė disa fusha, si nė turizėm, nė problemet e rendit, ashtu dhe nė mbrojtjen e ambientit, ku pala malazeze ėshtė shumė e interesuar.

Nuk ėshtė shumė i ndjeshėm zhvillimi tregtar mes dy vendeve. Sipas jush, pse ndodh kjo, nė njė kohė qė pritej njė fluks mė i madh tregtar mes Shkodrės dhe Malit tė Zi?
Mendoj se ėshtė e nevojshme vendosja e disa rregullave. Pėr mendimin tim, e vetmja zgjidhje ėshtė vendosja e tregtisė sė lirė nė dy anėt e kufirit. Unė kam pasur kontakte tė vazhdueshme nė lidhje me zbatimin e kėsaj ideje, e cila do t'i jepte njė implus tė ri bashkėpunimit dhe zhvillimit tė Shkodrės. Pėr momentin, ėshtė kapėrcyer faza e parė institucionale pėr tė realizuar kėtė ide. Normalisht duhet pak kohė pėr caktimin e listės sė mallrave, kuotave tė kalimit etj. Shkodra do tė pėrfitonte direkt nga kjo.

Nė rolin e pėrfaqėsuesit tė qeverisė nė Shkodėr, si e gjykoni rolin qė po luan qeveria shqiptare nė lidhje me bashkėpunimin me Malin e Zi dhe a mendoni se duhet tė ishte mė impulsiv?
Qeveria shqiptare ka qenė mjaft e vėmendshme nė kėtė drejtim, duke bėrė hapa konkretė, megjithėse nuk mund tė them se ka bėrė maksimumin e mundshėm. Pėr njė kohė tė shkurdėr u hap pika kufitare e Muriqanit, u rivu nė punė stacioni hekurudhor i Bajzės, po ndėrhyhet dhe nė hekurudhėn Shkodėr-Bajzė pėr tė vėnė nė efiēencė tė gjithė hekurudhėn, pėr t'u lidhur me rrjetin ndėrkombėtar hekurudhor. Kalimi i mallrave nėpėrmjet hekurudhės ka nisur dhe kryesisht bėhet fjalė pėr kalim mallrash tranzit. Por ajo qė vihet re, ėshtė fakti qė kjo mundėsi nuk po shfrytėzohet nga tregtarėt shkodranė, por nga zona tė tjera tė vendit. Kjo vjen, pėr mendimin tim, se tregtarėt shkodranė nuk kanė njė organizim tė mirė.

Cilat janė projektet mė tė afėrta qė priten tė realizohen si rezultat i kėtij bashkėpunimi me Malin e Zi?
Eshtė nė proces hapja e dy pikave kufitare nė Vermosh. Interesi ėshtė i dyanshėm, por pala malazeze ėshtė tepėr e interesuar. Me hapjen e kėsaj pike kufitare shkurtohet shumė rruga qė lidh Podgoricėn me Plavėn e Gucinė, duke eliminuar kėshtu dhe rrugėt e vėshtira me ngrica. Po kėshtu, zona jonė lidhet direkt me Plavėn e Gucinė, duke eliminuar orė tė tėra rrugė. Madje prej aty kalohet edhe nė Kosovė. Momentalisht ėshtė duke u biseduar nė rang ekspertėsh tė Ministrive tė Rendit dhe tė Drejtorive tė Pėrgjithshme Doganore, pėr tė pėrcaktuar modalitetet. Ndėrkohė nė Shkodėr kėto ditė do tė bėhet njė takim i nivelit tė lartė me specialistė dhe personalitete malazeze e shqiptare, qėllimi i tė cilit ėshtė shpallja e Kelmendit Park Kombėtar. Kjo vjen si fazė e dytė pas "ėorkshopit" qė kemi organizuar ne si prefekturė, pak kohė mė parė. Ka qenė pala malazeze qė ka kėrkuar njė status tė tillė pėr Kelmendin, pasi ajo ka bėrė tė njėjtėn gjė nė pjesėn e vet.

Kryetari i Bashkisė takon Papėn Gjon Pali II
SHKODER - Kryetari i Bashkisė sė Shkodrės takohet familjarisht me Papa Gjon Palin e Dytė. Nė njė pritje private tė organizuar nga Papa, Ormir Rusi i shoqėruar nga gruaja dhe dy djemtė e tij, ka biseduar me Atin e Shenjtė pėr afro njė orė. Takimi ėshtė zhvilluar rreth orės 10 tė paradites sė tė mėrkurės. Nė njė bisedė telefonike, kryebashkiaku shkodran, i cili vazhdon tė qėndrojė nė Romė, nuk ka hezituar tė shprehė emocionet e veēanta, me tė cilat e ka pėrjetuar kėtė takim. "Jam ndier si asnjėherė tjetėr nė jetėn time. Kam pėrjetuar emocionet mė tė forta, kur e kam puthur dorėn e Papa Gjon Palit tė Dytė. Kėshtu e pėrjetuam krejt takimin, si unė ashtu edhe bashkėshorja ime dhe dy fėmijėt", ėshtė shprehur Rusi, duke shtuar se nė bisedėn njėorėshe janė diskutuar edhe problemet e Shkodrės, tė cilat kanė zėnė edhe hapsirėn mė tė madhe tė kohės.
Takimi i qytetarit numėr Njė tė Shkodrės ka qenė krejtėsisht privat dhe kjo vėrtetohet me faktin se ai ka qenė i shoqėruar vetėm nga familja e tij.

KESH, 1 milion USD investime
SHKODER - Rreth 1 milion dollarė janė akorduar nga KESH-i, nėpėrmjet kredisė italiane, pėr pėrmirėsimin e furnizimit me energji elektrike tė rrethit tė Shkodrės. Drejtori i furnizim-shpėrndarjes pėr rajonin verior tė vendit, Myzafer Lezha, tha pėr ATSH-nė, se fondi do tė pėrdoret pėr vendosjen e transformatorit 20 mega nė nėnstacionin numėr 1 tė qytetit, pėr ndėr-timin e 10 kabinave tė reja, rikonstruksionin e 30 tė tjerave nė kėtė qytet, si dhe do tė ndėrhyhet nė pėrmirėsimin e rrjetit tė brendshėm tė tensionit tė ulėt nė disa nga lagjet e qytetit.

Kapen dy pėr kontrabandė
SHKODER - Dy tė ndaluar dhe njė i shpallur nė kėrkim ėshtė pėrfundimi i njė aksioni antikontrabandė nė pikėn kufitare tė Muriqanit, mbrė-mjen e sė martės. Hamit dhe Ferit Ēetini janė ndaluar nga policia, ndėrsa Buraj Cetini ėshtė shpallur nė kėrkim. Personat e mėsipėrm kanė qenė duke kaluar kontrabandė nga pika kufitare e Muriqanit, 12 viēa, nga Shkodra drejt Malit tė Zi. Cetini ka mundur t'i shpėtojė policisė, pasi ka qenė i armatosur dhe ka qėlluar me armė.

Murican, kontrabande me vica
Shkoder - Muricani vazhdon te jete pika e lakmuar per kalimin e mallrave kontrabante. Pas ndalimit te bujshem te trafikut te makinave te vjedhura, blute e kufitares kane ndaluar edhe kalimin e gjese te gjalle. 12 vica dhe tre persona qe i shoqeronin jane ndaluar ne anen shqiptare te pikes kufitare te Muricanit. Ndersa njeri prej tyre ka arritur te ike, madje, duke kercenuar me arme policine. Te marten, rreth ores 21, forcat kufitare te Muricanit kane penguar kalimin e metejshem te 12 krereve vica, te cilet vinin nga Mali i Zi. Halit Uckini, 50 vjec, Ferit Uckini, 30 vjec dhe Bujar Uckini, qe te tre pjesetare te se njejtes familje nga Muricani kane qene shoqeruesit e vicave, te cilet ishin te destinuar per treg. Por ora e vone dhe erresira kane ndihmuar njerin prej tyre Bujar Uckinin t'u ike nga duart policeve dhe te drejtohet ne shtepine e tij ku ka marre nje kallashnikov dhe me te te kercenoje blute.
"Ju duhet te lironi ata te dy dhe te na jepni vicat" mesohet t'i kete thene ai bluve, ndersa ka drejtuar gryken e automatikut kallashnikov drejt policeve. Duke u perpjekur te ruajne gjakftohtesine policet kane shtene ne ajer cka ka trembur edhe vete Bujarin dhe e ka detyruar ate te largohet. Ai ka ikur nga vendi, ndersa sipas policise ende nuk eshte arrestuar. Bujar Uckini eshte shpallur person ne kerkim ne akuzen e kalimit te mallrave kontrabante, kundershtimit dhe kanosjes me arme te policise. Ndersa ndaj dy te tjreve policia e Shkodres ka marre masen e ndalimit ne flagrance per vepren penale te kalimit te mallrave kontrabande.
R.Llazari, KJ

Prokuroria: Do tė pyeten e familjarėt e viktimės. Mbrojtja: Tė ridėshmojnė londinezėt
Vrasja nė Angli, seanca e radhės do tė zhvendoset nė Tropojė

SHKODER - 20.09.2002 - Seanca tjetėr gjyqėsore ndaj tė pandehurit Petrit Coli dhe dy shokėve tė tij do tė zhvillohet nė Tropojė. Kjo ka qenė e reja e seancės sė djeshme ndaj tre tė pandehurve tė akuzuar pėr vrasjen nė Londėr tė Pėrparim Gjeēit, mė 2 shtator tė vitit tė kaluar.
Nė seancėn e djeshme, si akuza, ashtu edhe mbrojtja kanė paraqitur kėrkesat e tyre. Prokurori ka kėrkuar pyetjen e dėshmitarėve nė banesat e tyre pėr kushte tė veēanta nė tė cilėn ndodhen ato. Organi i akuzės ka kėrkuar kėshtu qė tė pyeten babai dhe vėllai i viktimės Gjeēi, pėr hollėsitė e ngjarjes nė tė cilėn ka mbetur i vdekur njeriu i tyre. Kjo kėrkesė ėshtė marrė nė konsideratė nga trupi gjykues dhe nė fund tė muajit (data s'ėshtė caktuar ende) seanca do tė zhvillohet nė Tropojė. Por trupi gjykues ka vendosur qė nė Tropojė tė zhvendoset vetėm njėri nga pėrfaqėsuesit e tyre dhe jo i gjithė trupi gjykues. Pyetja e dy personave nė Tropojė do tė bėhet nė banesėn e tyre dhe si shkak ėshtė pikėrisht situata nė tė cilėn ndodhet. Ata nuk kanė pranuar tė dėshmojnė nė Shkodėr, pėr arsye sigurie.
Edhe pala mbrojtėse ka paraqitur kėrkesat e veta. Avokatėt kanė kėrkuar rimarrjen nė pyetje tė tre dėshmitarėve britanikė, "pasi dėshmitė e para nuk ishin tė qarta". Edhe kjo kėrkesė ėshtė marrė nė konsideratė nga trupi gjykues, por nuk ėshtė dhėnė ndonjė pėrgjigje pėrfundimtare.
Mė 2 shtator 2001 nė Londėr vritet Pėrparim Gjeēi. Prokuroria e Londrės nė bashkėpunim me atė shqiptare kanė akuzuar si autorė tė kėsaj ngjarjeje Petrit Colin, Marian Lumajn dhe Arben Palin, dy tė fundit gjykohen nė mungesė. Pala angleze ka paraqitur provat dhe dėshmitė nė seancėn e parė tė kėtij gjyqi, ku kanė dėshmuar 8 dėshmitarė tė ardhur enkas nga Anglia, si dhe 3 punonjės tė Prokurorisė sė Londrės. Sipas dėshmive nė sallė, si i akuzuari pėr vrasje, ashtu edhe viktima nuk kanė qenė fillimisht tė pėrfshirė nė grindjen mes dy grupeve, qė u pėrkisnin fiseve tė tyre. Por janė bėrė protagonistė nė momentin qė donin tė sqaronin ngatėrresėn, e cila pėrfundoi nė vrasjen me thikė tė Gjeēit. Arrestimi i Petrit Colit ėshtė bėrė disa kohė mė vonė nė Shkodėr, pas ai ka kundėrshtuar me armė patrullėn e policisė, e cila po kontrollonte automjetet nė qendėr tė qytetit.

KESH, ndėrprerja e dritave pa orar
Oraret e kufizimeve tė energjisė elektrike nė Shkodėr nuk respektohen. Zyrtarisht ėshtė deklaruar se oraret e ndėrprerjes sė dritave pėr rrethin e Shkodrės do tė jenė tė ndryshme pėr fshatin dhe qytetin. Kėshtu, pėr fshatin kufizimet do tė jenė nga 09.00 deri nė 18.00, ndėrsa pėr qytetin nga 12.00 deri nė 18.00. Sipas informacioneve, KESH-i nuk ka caktuar njė kuotė qė duhet tė shpenzohet pėr 24 orė, ndėrsa prirjet e energjisė ndryshojnė sipas zonave tė qytetit apo fshatrave, madje edhe me orar tė tejzgjatur dhe jashtė orarit tė caktuar.

Kapen dhe tre viēa kontrabandė
SHKODER - Kontrabanda e viēave duket se po lulėzon pėr momentin nė pikėn kufitarė tė Muriqanit. Pas arrestimit tė dy shtetasve dy ditė mė parė me 12 viēa, dje ėshtė vėnė nė pranga njė tjetėr. Rasti i fundit ėshtė ndalimi i njė furgoni i cili po kalonte nė kėtė pikė. Pas kotrollit, nė mjetin me targa SH 3871 C janė gjetur e bllokuar 3 viēa, ndėrsa shoferi, emri i tė cilit nuk ėshtė publikuar, po ndiqet nė gjendje tė lirė.

10 milionė pėr 1 kat shtesė nė Gjykatė
SHKODER - Gjykatės sė Shkodrės do t'i shtohen ambiente tė reja, pas pėrfundimit tė shtesės sė parashikuar. Janė 10 milionė lekė tė vėna nė dispozicion nga Buxheti i Shtetit, qė janė parashikuar pėr shtesėn e njė kati nė godinėn ekzistuese tė saj. Kėshtu, ndėrtesa do tė bėhet me katėr kate, njėri prej tė cilėve do t'i pėrkasė Prokurorisė sė Rrethit. Gjykata e Shkodrės ndodhet nė rrugėn "Don Bosko", rrugicė kjo pėrballė ndėrtesės sė Bashkisė, pikėrisht aty ku ndodhet vargu i gjatė i noterėve. Gjatė viteve tė qėndrimit tė saj nė kėtė godinė, Gjykata ka pėsuar edhe incidente, siē ėshtė djegia e saj dy herė, nė `97 dhe `98. Dėmtimet e shumta tė saj kanė bėrė qė pėr rikonstruksion tė jepen disa herė fonde.

"Martin Camaj" i kalon Universitetit. Prindėrit: S'i ēojmė fėmijėt nė mėsim
Nxėnėsit bojkotojnė shkollėn, u morėn godinėn

SHKODER - 21.09.2002 - Rreth 600 nxėnės tė shkollės 8-vjeēare "Martin Camaj" e kanė bojkotuar vitin e ri shkollor qė nė ditėn e parė tė fillimit dhe kanė nisur protestat para Prefekturės. Ndryshimi i godinės sė shkollės ka sjellė edhe reagimin e tyre.
Madje, nxėnėsit e ciklit tė lartė tė kėsaj shkolle, tė mbėshtetur edhe nga prindėrit e tyre, kanė braktisur mėsimin nė shenjė proteste. Pėrfaqėsia e prindėrve, nė takimin e parė me prefektin Liqejza ka kėrkuar plotėsimin e kėrkesave tė tyre dhe si afat tė fundit kanė lėnė ditėn e hėnė. Prindėrit dhe nxėnėsit kėrkojnė qė shkolla tė mos ndahet nė pjesė dhe mėsimi tė bėhet nė shkollėn "Dėshmorėt e Prishtinės", aty ku ėshtė caktuar cikli i ulėt i "Martin Camajt".
Historia e kėsaj tė fundit ka nisur rreth njė muaj mė parė, kur Ministria e Arsimit ia ka kaluar godinėn Universitetit dhe pikėrisht degės sė italishtes. Drejtoria Arsimore e ka kundėrshtuar kėtė veprim, por ēdo gjė ishte bėrė fakt i kryer. E gjetur para kėsaj situate, Drejtoria Arsimore ka kėrkuar pranė ministrisė qė tė jepej njė fond pėr ndėrtimin e njė godine tė re, ndėrsa ministria, pėr momentin i ka dhėnė si zgjidhje ndarjen nė dy pjesė tė shkollės. Cikli i ulėt ėshtė caktuar tė bėjė mėsim nė shkollėn "Dėshmorėt e Prishtinės" dhe ai tetėvjeēar nė shkollėn "Vasil Shanto". Kėta tė fundit kanė mbetur tė pakėnaqur, pasi kjo shkollė ndodhet nė periferi tė qytetit dhe shumė larg rajonit ku banojnė kėta nxėnės. Pėr prindėrit, ėshtė e padrejtė qė nga njė shkollė tė largohen 600 nxėnės pėr 50 studentė. Drejtoria Arsimore, duke u munduar ta gjejė njė zgjidhje ua ka lėnė tė lirė nxėnėsve regjistrimin nė tė dyja shkollat. Por, kjo sėrish nuk i ka kėnaqur prindėrit, tė cilėt kanė hasur nė vėshtirėsi pėr t'u regjistruar nė shkollėn "Dėshmorėt e Prishtinės". Nė kėto kushte, prindėrit kanė deklaruar se sėrish nuk do t'i ēojnė fėmijėt e tyre nė shkollė, derisa tė zgjidhen kėrkesat e tyre. Drejtoria Arsimore, duke garantuar se asnjė nxėnės nuk do tė mbetet pa u shkolluar dhe asnjė mėsues pa punė, i ka kėrkuar Bashkisė gjetjen e njė sheshi pėr ngritjen e njė shkolle tė re.

Ujėsjellėsi,inagurohet stacioni i pompimit
SHKODER - Me njė ceremoni festive, ėshtė inaguruar dje stacioni i ri i pompave nė ujėsjellėsin e Shkodrės, gjė qė ka shėnuar edhe mbarimin e fazės sė dytė tė projektit tė qeverisė austriake, pėr rehabilitimin e plotė tė ujėsjellėsit dhe kanalizimeve. Ky ėshtė njė investim qė cilėsohet si mė i madhi i bėrė nė Shkodėr qė pas viteve '90 dhe shuma e akorduar pėr kėtė projekt ėshtė 54 milionė shilinga austriake. Kėto ditė ka nisur edhe faza e tretė e kėtij projekti, i cili parashikon ndėrtimin e njė rezervuari nė Tepe. Nė ceremoninė e djeshme ka marrė pjesė ministri i Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, Besnik Dervishi, ambasadori austriak nė NATO, Tomas Majerhading dhe autoritete vendore e deputetė.

Shoqėrohen 25 djem e dy vajza
SHKODER - Rinisin aksionet masive tė policisė sė Shkodrės. Operacioni i orėve tė para tė mėngjesit tė sė premtes, do tė vazhdojė edhe sot. Rezultati i tij, pėr uniformat blu tė Shkodrės ėshtė cilėsuar si i suksesshėm. Janė gjithsej 25 persona tė shoqėruar, 2 vajza dhe 5 mjete tė bllokuara, bilanci i operacionit tė djeshėm. Sipas policisė, objektiv i kėtij aksioni ka qenė ndalimi i personave tė cilėsuar si elementė kriminalė, tė shpallur nė kėrkim, apo tė pėrfshirė nė trafiqe. Emrat e tė shoqėruarve nuk janė publikuar, "pėr arsye hetimi", por deri dje nė mbrėmje, vetėm pėr dy mendohet se janė tutorėt e vajzave dhe nuk ka rezultuar ndonjė tjetėr qė tė jetė kontigjent policie. Ndėrsa lidhur me dy femrat, policia ka bėrė tė ditur se ato ndodheshin nė njė shtėpi tė braktisur, ku ushtronin prostitucion. Njėra ėshtė rumune e pajisur me pasaportė shqiptare, ndėrsa tjetra shqiptare.

Shkoder, zbulohet shtepia publike
Zbulohet nje shtepi publike ne Shkoder. Dy prostituta, njera nga te cilat rumune dhe tjetra shqiptare, jane gjetur teksa ushtronin profesionin e tyre. Policia ka mendimin se duhet te jene pjese e nje rrjeti te gjere trafikimi. Nje shtepi e braktisur prej kohesh, jo e mbajtur keq dhe ne periferi te Shkodres ka qene pika e takimit. Klientet hynin njeri pas tjetrit ne shtepi dhe me pas niste "puna". Policia ka mundur te kape vetem dy vajzat, por ka vene prangat edhe per dy persona emrat e te cileve per shkak hetimesh mbahen teper sekret dhe nuk behen te ditur. "Vajzat mbaheshin aty per shfrytezim prostitucioni. Behet fjale per nje rrjet te shtrire qe mbase vetem ka ndaluar per nje moment ne ate pike, ne ate shtepi te braktisur" eshte shprehur nje nga zyrtaret e Policise se Shkodres. Zyrtari ka bere te ditur se nje nga vajzat ishte nga Velipoja, e martuar ne Kosmace dhe e divorcuar, ndersa rumunja eshte shtire si shqiptare. "Fliste si malesore nga Dukagjini dhe vetem nje lapsus na shtyu te dyshojme. Me vone ajo pohoi se ishte rumune," tha burimi. Policia e Shkodres eshte e mendimit se rrjeti duhet te jete i shtrire dhe i organizuar mire. "Tashme dicka kemi ne dore, por eshte e veshtire te arrijme ne rezultate," ka pohuar burimi.
N.Lucaj, KJ

Shkodranet tifo per Nanon dhe Vllaznine
Shkoder - 22.09.2002 - Mes fishekzjarreve, brohorimave dhe thirrjeve, Fatos Nano, kryeministri i Shqiperise ka peruruar dje stadiumin Loro Borici ne Shkoder. I shoqeruar nga Xhoana dhe djali i saj te veshur teper shik qe te gjithe Nano pasi ka prere shiritin e inagurimit te sistemit te ndricimit dhe ka vizituar dhomat e zhveshjes eshte ngjitur ne Tribunen A. Para ngjitjes ne Tribune ciftit Kryeministror i jane dhuruar disa tufa me lule te fresketa. Nano ka qene i shoqeruar edhe nga Ministri i Pushtetit Lokal Ben Blushi si dhe nga Presidenti i Federates te Futbollit Armando Duka. Ndersa eshte pritur nga Prefekti i Shkodres Gjergj Liqejza. I ardhur nga Tirana direkt e ne Stadium Nano ka perforcuar keshtu edhe perfoljen e gjate per ardhjen e tij ne Shkoder. "Do te vij vetem per ndeshje dhe dua te jem i shoqeruar vetem nga nje numer i kufizuar njerezish", mesohet nga burime te sigurta ne Prefektura e Shkodres te kete urdheruar Fatos Nano vetem 2 ore para mberritjes te tij ne Shkoder. Vizita e paralajmeruar e Nanos eshte shoqeruar me masa te rrepta sigurie per pritjen e Kryeministrit shqiptar.
Nderkohe qe tifozeria shkodrane ka qene me ntuziaste se kurre ndonjehere. Nje ore para fillimit te ndeshjes Vllaznia Teuta qe ne oren 18 Stadiumi ka qene i mbushur plot e perplot aq sa veshtire se mund te gjeje nje vend te lire. E gjithe ndeshja e futbollit eshte shoqeruar nga thirrjet entuziaste te tifozeve te cilet kane shijuar mrekulline qe te fal nje ndeshje naten ne stadium. Rezultati 2 me 1 ka qene i kenaqshem per ta. Golat jane shenuar nga Sinani dhe Bejzade (me penallti) per Vllaznine dhe Menori per Teuten. Me shaka njeri nga tifozet shprehej qe para fillimit te ndeshjes, kur Nano dhe bashkeshortja e tij e re kane hyre brenda. "Na duhet te bejme dy gola, nje per Tosin dhe nje per Xhoanen". Pas mbarimit te ndeshjes Fatos Nano eshte larguar i shoqeruar nga miqte e tij. Pushimin e pare Nano e ka bere ne Bar restorant Koloseu nderkohe qe sipas burimeve ai u akomodua ne hotelin Rozafa. Ai eshte shoqeruar vetem nga Prefekti dhe nuk ka takuar asnje tjeter te pakten deri ne oret e vona te nates te se shtunes.
Rudina Llazari, Koha Jone

Nano futet ne Shkoder si triumfator i paqes se re
Nga Nikolle Lesi, Deputet/ Deri tani kryeministrat dhe drejtuesit socialiste jane futur ne Shkoder, ne mos kembadorazi, te pakten nen shoqerine e frikes e te demostratave shkodrane. Njefare ndryshimi ka bere hyrja e Metes para disa muajve, por edhe ajo mbarte brenda vetes friken e ndonje reagimi te pjeseve periferike, ndonese "pararojat" e kishin siguruar ne te gjitha menyrat veriore. Kurse mbreme kryeministri Nano ka hyre ne Shkoder si nje triumfator i paqes ,i miresise dhe i nje klime te re politike qe solli bashke me liderin e PD-se Berisha. Ai hyri ne stadiumin e ri me mbi 30 mije spektatore dhe u duartrokit.
Shkodranet jane njerez me kulture, me shpirt e me nje dashuri te pashoqe, jane edhe te humorit e te ironise nese nuk i vlereson, jane edhe demostrues nese politika i genjen, jane edhe mikprites te medhenje nese di te bisedosh me gjuhen e shpirtit te tyre. Shkodra ne keto vite te Demokracise nuk eshte vleresuar aq sa duhet, nuk eshte investuar ne shume projekte qe presin ende per ate qe i ka dhene historise kombetare dhe Pluralizmit te viteve '90. Shkodra ka nevoje per paqe e per dashuri. Ajo nuk pranon tutele e tallje me ndjenjat e saj. Ndaj dhe kryeministri shqiptar Nano beri mire qe vajti mbreme, ashtu paqesisht, pa buje e pa masa shtrenguese policore. Shkodra dihet se mbetet qytet i vlerave te medha, por i investimeve te vogla qe nga koha kur qeveriste PD e deri dje kur Nano hyri miqesisht si nje mik i Shkodres neper rruget e shkoderloces. Merita i perket edhe Berishes , e ketij lideri te paqte kur e trajton ne paqe. Megjithate, nese i shkruaj keto rradhe me kaq nxitim gazetari nuk do te thote se une mbi supe nuk mbart edhe deshiren kristiane per Paqe e Drejtesi per Shkodren , e cila mbetet djep i diturise, por edhe i shpirtit te zjarrte. Nese do te nisesha nga qenia kryetar i nje partie politike duhej te thoja, sic eshte bere zakon ne Shqiperi, se "Nano deshtoi",etj, apo se "Berisha humbi elektorat". Jo, nuk jam dakort me kete fryme partiake qe ka mberthyer te gjitha partite politike, te cilat vetem per interesat e tyre meskine duan konflikte, duan sharje mes Nanos e Berishes, mundesisht lufte mes tyre. Natyrisht qe opozita duhet te luaje rolin e saj, por si pozita, ashtu edhe opozita duhet te mendojne per votuesit e shqiptare qe jane te varfer, qe duan liri, drejtesi e paqe, qe duan pune e rend publik. Edhe ne kete rast si Nano, edhe Berisha duhen lavderuar per kete klime paqe e miresie qe po reflektojne, ndonese lufta politike mund t'i largoje, por se paku per interesat madhore te kombit e te njerezve te thjeshte te mirekuptohen, por jo te "dashurohen".
Mbreme kryeministri yne beri nje veprim qe duhet lavderuar, ashtu sic duhet te lavderohet e te mirepritet Berisha ne Vlore apo ne Sarande. Kjo eshte klima e re e paqes, por edhe e diversitetit pa lufte e te vrare.
Te mos ishte fjala p`r Shkodren nuk do te kisha marre mundimin per te shkruar keto rradhe ne kete mbremje te vone te se shtunes, por ne kemi nevoje per njeri tjetrin, si kur e kritikojme, ashtu edhe kur e duam. Aq me teper per Shkodren, e cila ka nevoje per me teper perkushtim qeveritar, pasi i jemi te gjithe, si te majte edhe te djathte, Borxhlinje.

Kėshilli Bashkiak: Prej 2 vjetėsh nuk kanė dhėnė asnjė shfaqje
Bashkia rrėzon kėrkesėn e artistėve pėr 100 mijė lekė

SHKODER - 23.09.2002 - Kėshilli Bashkiak u kėrkon llogari artistėve tė humorit, "tė cilėt prej dy vitesh nuk kanė dhėnė asnjė shfaqje". Madje, u rrėzon edhe kėrkesat pėr fonde.
Teatri "Migjeni", me-gjithėse ėshtė rikonstruktuar prej kohėsh, trupa e tij nuk jep asnjė shfaqje pėr shkodranėt. Kėshilli Bashkiak ka kėrkuar pėrgjegjėsi pėr kėtė, "pasi aktorėt nuk i justifikojnė rrogat qė marrin. Ky debat ka ardhur pas njė kėrkese tė bėrė nga shoqata "Sandėr&CO", pranė Kėshillit Bashkiak, pėr njė financim prej 100 mijė lekėsh, pėr shfaqjen qė do tė japė nė Pallatin e Kongreseve, nė Tiranė. Kėrkesa nė fjalė ka ngjallur reagimin e menjėhershėm tė kėshilltarėve, tė cilėt e kanė hedhur poshtė kėtė kėrkesė. "Eshtė jashtė logjike qė, Bashkia tė financojė njė aktivitet tė tillė, kur ai bėhet nė Tiranė. Aq mė tepėr, qė anėtarėt e kėsaj shoqate janė persona qė e marrin rrogėn rregullisht nė teatrin "Migjeni". Pėr mė shumė se dy vite, ata nuk kanė dhėnė asnjė shfaqje pėr publikun shkodran, duke mos e justifikuar tė qenurit e tyre tė punėsuar", ka thėnė nėnkryetari i Kėshillit Bashkiak, Xhemal Shqau. Sipas tij, gjėrat do tė ndryshonin dhe fondi i kėrkuar mund tė jepej, sikur shfaqja do tė prezantohej pėr publikun shkodran. Kėshill-tarėt bashkiakė kanė kėrkuar njė impenjim mė tė madh nga artistėt shkodranė, aq mė tepėr, qė tani po afrohen edhe festat e fundvitit. Vendimi i fundit i kėtij kėshilli i ka lėnė tė zhgėnjyer artistėt, tė cilėt e kishin konsideruar tė zgjidhur problemin e fondit, pasi kryebashkiaku ishte shprehur gojarisht pro dhėnies sė tij.

Arrestohet 1 nga 25 tė shoqėruar
SHKODER - Plot 25 djem dhe dy vajza ka shoqėruar policia e Shkodrės para dy ditėsh, nė njė superaksion. Por, deri dje nė mbrėmje, nga 25 tė shoqėruarit, vetėm njėri ėshtė arrestuar, pėr armėmbajtje pa leje. Ndėrsa sipas policisė, 24 tė tjerėt po verifikohen, pasi ende nuk kanė rezultuar persona tė skeduar. Ndėrsa dy vajzat, njėra shqiptare e tjetra rumune, mbahen ende nė ambientet e policisė.

FEFAD mbėshtet njė ekspozitė
FEFAD Bank sjell nė Shkodėr njė inisiativė tė re, atė tė mbėshtetjes sė artistėve lokalė. Siparin e ka hapur ekspozita personale e piktores Nirvana Bushati. Pėr Shkodrėn, kjo ekzpozitė e hapur nė ambientet e kėsaj banke, kthehet nė njė eveniment, pasi kėtij qyteti i mungojnė veprimtaritė kulturore.

Protestė pėr numratorin
Qytetarėt shkodranė protestojnė pėr numratorin e ri telefonik, tė cilin duhet ta blejnė patjetėr. Kur janė paraqitur pėr tė paguar faturat, ata janė lajmėruar se duhet tė paguajnė edhe nga 567 lekė. Qytetarėt kanė protestuar dje pėr kėtė pėrpara filialit tė Albtelekomit. Ndėrsa drejtuesit e kėtij tė fundit u kanė thėnė, se ky ėshtė vendim i Drejtorisė sė Pėrgjithshme, por pėr t'i lehtėsuar, qytetarėt mund ta likuidojnė me nga 50 lekė ēdo muaj.

Permbytje te medha ne Shkoder e Lezhe
3 mije familje presin evakuimin

Permbytjet krijojne gjendje te jashtezakonshme ne veri te Shqiperise. Rreth 3 mije familje presin te evakuohen nga banesat e tyre ne Lezhe, Lac dhe Kurbin, si ne fshtara edhe ne disa lagje te qyteteve. Nga burimet zyrtare behet e ditur se 26 shtepi ne fshatrat e Shkodres, 24 shtepi ne Lac jane permbytur. Ndersa mesohet se per rreth 3 mije familje, ku 1 mije prej tyre ne Lac dhe rreth 2 mije familje ne Lezhe, pritet evakuimi nga banesat e tyre. Shume prej tyre do te strehohen ne cadrat e vendosura ne keto zona nga Ministria e Mbrojtjes. Reshjet e shirave ne zonat e Shkodres, Lezhes dhe Lacit vec permbytjeve te qindra shtepive kane vene ne rrezik edhe jeten e shume banoreve te ketyre zonave.
Reshjet me intesitet te madh qe rane paraditen e se dieles kane shkaktuar permbytje jo vetem ne fushat e rrethit te Lezhes, por edhe ne dy lagje te qytetit. Si pasoje e reshjeve te shiut u permbyten fushat e Bregut te Mates, Fushe Kuqes, Ishull i Shengjinit, si dhe lagjet "Skenderbeg" dhe "Beselidhja" te qytetit, ku kane vershuar ujerat e lumit Drin. "Ujrat qe kane depertuar ne nenstacionin elektrik te qytetit e kane demtuar ate, duke shkaktuar edhe mosvenien ne funksionim te hidrovoreve te ketij rrethi", thane burimet. Nderkohe, tre femije qe ndodheshin ne mes te Lumit Mat mbi nje ekskavator kane kerkuar ndihme. Policia ka kerkuar per shpetimin e tyre nje helikopter nga forcat e NATO-s. N` shpetimin e ketyre femijeve ka asistuar edhe Ministri i Pushtetit Lokal Ben Blushi. Mesohet se edhe rruga kombetare nga Laci ne Zejmen ka qene dje gjate gjithe dites e bllokuar nga vershimi i ujerave te perrenjve perreth. Reshjet e medha te shiut gjate dites se diele kane shkaktuar permbytjen e 26 shtepive ne dy fshatra ne zonen e Vaut te Dejes, rreth 25 km larg Shkodres. Nga reshjet me intesitet te shiut qe rane dje gjate gjithe dites jane permbytur nga uji 20 shtepi ne fshatin Hajmel dhe 6 te tjera ne fshatin Narac te Shkodres. Akset rrugore qe lidhin Shkodren me rrethet Puke, Malesi Madhe dhe Lezhe jane te kalueshme per automjetet. Burime nga drejtoria e Bujqesise dhe Ushqimit thane se se "eshte ngritur nje grup pune, i cili po ndjek nga afer situaten e krijuar nga reshjet e shiut qe vazhdojne te bien ne te gjithe teritorin e rrethit". Sipas burimeve, jane vene ne pune me kapacitet te plote dy hidrovoret, ai Casit dhe i Velipojes.
Reshjet e dendura te shiut qe vazhdojne te bien prej 24 oresh ne rrethin e Kurbinit, kane shkatuar permbytje te medha ne qytetin e Lacit dhe komunat e Milotit e te Fushe Kuqes. Sipas burimeve nga prefektura e Lezhes, per shkak te reshjeve te shumta jane permbytur 200 banesa ne lagjen nr.5 te te Lacit, si dhe qindra hektare toke te komunave te Fushe Kuqes dhe Milotit etj. Nga vershimi i ujerave dhe mbeturinave te sjella prej tyre eshte bere i pakalueshem aksi rrugor Milot-Lezhe, thane burime te policise, duke shtuar se, ne kete aks rrugor kane mbetur me dhjetera makina te bllokuara. Nderkohe, mesohet se jane evakuar 24 familje nga qyteti i Lacit, te cilave iu jane permbytur banesat. Sipas prefektit te Lezhes, Agustin Marku, ne vazhdimesi po ndiqet situata e krijuar nga reshjet, sidomos ne rrethet Lezhe dhe Kurbin. Ai tha se "po punohet per evakuimin e rreth 1000 familjeve nga Laci dhe po kaq nga Miloti, si dhe te 2 000 familjeve nga Lezha, Balldreni, Zejmeni, te cilat po sistemohen ne zona te sigurta. Gjithashtu, mesohet se, ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi dhe deputeti i zones, Nikolle Lesi, po ndjekin nga afer gjendjen e krijuar nga permbytjet e shiut ne zonat e Lacit, Lezhes dhe Shkodres. Nderkohe, forca komando te ushtrise shqiptare po punojne per hapjen e segmentit rrugor Milot-Zejmen.
Koha Jone, 23 Shtator 2002

Shkodra nė rrezik, Vau i dejės pika kritike
Lajmi i ores 11:25 AM
SHKODĖR (24 shtator) - Situata nė qytetin e Shkodrės dhe zonat pėrreth paraqitet tepėr kritike. Si pasojė e reshjeve tė shumta, jaė shtuar prurjet nė Liqenin e Fierzės dhe nėse shirat do tė vazhdojnė tė bien me kėtė intensitet, rrezikohet tė kėtė carje nė argjinaturėn mbrojtėse tė digės sė Vaut tė Dejės. Aktualisht prurja nė Fierzė ėshtė 260 metra kub pėr sekondė. Nėse niveli kalon kuotėn 29 cm, atėherė rrezikohet tė hapen gradualisht portat e digės. Kjo do tė sillte pėrmbytje tė fushės sė Zadrimės e zonave pėrreth dhe pasoja katastrofike. anjo/mr (RASH/BalkanWeb)

Ministri Blushi kerkon angazhim tė tė gjitha strukurave, pėr tė kontrolluar situatėn
Lajmi i ores 11:35 AM
LEZHE (24 Shtator) - Ministri i Pushtetit Lokal dhe Decentralizmit Ben Blushi, kėrkoi nė mbledhjen e shtabit tė emergjences tė qarkut tė Lezhės tė zhvilluar nė orėt e para tė ditės sė sotme, angazhimin e gjitha strukturave vendore dhe ushtrise per mbajtjen nenkontroll te situates se krijuar pas permbytjeve nė rajonin e Lezhės. "Nuk duhet tė ulim tempin e punės pse gjate dites se djeshme nuk ka patur reshje. Ato mund tė rikthehen pėrseri ndaj duhet tė marrim masa paraprake pėr pėrballmin e situatave", theksoi ministri Blushi. Ai shtoi, se "qeveria do te vazhdoje tė sjellė ndihma pėr banoret e zonave te prekura nga kjo fatekeqesi natyrore". Burime nga Shtabi i Emergjences i ngritur ne kete Qark, bėjnė tė ditur se qė nė orėn 07.00 te mengjesit tė sotėm rajoni i Lezhės ėshtė pėrfshirė nga shira tė dendura qė mund ta rėndojmė mė shumė situaten e krijuar nė kėtė rreth. Sipas burimeve, deri tani vazhdon levizja e automjeteve ne aksin rrugor Lezhe-Tirane, Lezhe-Mirdite, si dhe me zonat ruale te ketij qarku. anjo/mr (BalkanWeb)

Rėndohet situata nė Vaun e Dejės
Lajmi i ores 12:45 PM
SHKODĖR (25 shtator) - Situata ėshtė rėnduar nė Vaun e Dejės. Prurjet e mėdha tė ujit kanė kaluar kuotat maksimale tė liqenit, portat e tė cilit janė hapur sot pėr herė tė parė. Shkarkimi i liqenit, bėhet nė shifrat 650 meter/kub uje nė sek. Sipas radiso RASH, nuk bėhet fjalė pėr pėrmbytje, sepse specialistėt sigurojnė se shkarkimi po bėhet nė mėnyrė tė studiuar. Megjithatė, po sipas specialistėve, vetėm pas 3 orėsh gjendja do tė shihet mė mirė. Ndėrkohe probleme paraqiten edhe me lumin Gjadėr, i cili rrezikon tė dalė nga shtrati. Shtabi i emergjencės i ngritur nė Shkodėr, ka kerkuar nderhyrjen e forcave te ushtrisė pėr ngritjen e pritave, pasi janė rreth 90 shtėpi, qė rrezikohen nga pėrmbytja nėse Gjadri del nga shtrati. Nga ana tjeter jane 120 shtėpi, qė janė pėrmbytur nga lumi Kir. anjo/mr (RASH/BalkanWeb)

Qeveria shqiptare u bėri thirrje organizmave evropian pėr kapėrcimin e gjendjes sė krijuar nga fatkeqėsia natyrore
Tiranė, 25 shtator - Qeveria e Shqipėrisė po merr njė seri masash pėr tė pėrballuar krizėn e shkaktuar nga fatkeqėsia natyrore si pasojė e shirave tė ditėve tė fundit. Qeveria u ka bėrė thirrje institucioneve tė ndryshme evropiane dhe atyre ndėrkombėtare pėr ta ndihmuar nė kapėrcimin e gjendjes sė krijuar nga fatkeqėsia e fundit natyrore e shirave tė rrėmbyer dhe pėrmbytjeve tė disa ditėve tė fundit. Pėrgjigje tė menjėhershme pėr ndihma humanitare kanė ardhur nga Greqia, Italia dhe Turqia. Ndėrkohė, edhe afaristėt vendės ka grumbulluar disa qindra mijėra dollarė pėr t'u ardhur nė ndihmė zonave tė pėrmbytura.

Shkodėr, dėme tė pallogaritshme nga reshjet
Edhe njė ditė shi dhe dėmet janė shtuar. Ndėrsa pritej qė e marta tė sillte pėrmirėsim tė situatės sinoptike ka ndodhur e kundėrta. Qė nė orėt e para tė mėngjesit tė sė martės shiu ka nisur me intensitet, duke rrezikuar edhe mė shumė zona tė ndryshme tė Shkodrės. Tashmė nė shkallė Prefekture llogariten 514 shtėpi tė dėmtuara dhe 4714 ha tokė nėn ujė, 3 stacione tė pompave tė dala nga funnksionimi, 3 kabina elektrike, 3 shkolla janė dėmtuar nė masė, 106 krerė bagėti dhe 60 koshere bletėsh 24 mijė metėr katror sera tė shkatėrruara, 10 segmente rrugore tė dėmtuara, disa dhjetėra km rrugė rurale tė dėmtuara, 55 ura, tendina dhe vepra arti, tre hidrovore tė dalė nga funksionimi, si dhe qytetet e Pukės dhe tė Koplikut dhe komunat e Bushatit e Barbullushit nė mungesė tė energjisė elektrike pėr shkak tė defekteve nė transformatorėt dhe nė kabinat furnizuese. Dėmet mė tė mėdha janė nė komunat Hajmel, Mnelė, Vig, Bushat, Barbullush, Bėrdicė, Velipojė, Pult, Laē Vau Dejės e nė fshatra e komuna tė tjera tė Prefekturės. Nė Malėsi tė Madhe ka pėsuar defekt pėr shkak tė pėrmbytjes transformatori kryesor qė bėn furnizimin e gjysmės tė Koplikut, pėr kėtė arsye qė nga mėngjesi i tė hėnės pjesa mė e madhe e Malėsisė sė Madhe janė pa energji elektrike, gjė qė ka sjellė probleme tė shumta nė furnizimin e banorėve me bukė. Po kėshtu vazhdon tė jetė problematike edhe situata energjetike nė Pukė, ku ka dalė nga funksionimi edhe transformatori i linjės tė tensionit tė lartė. Burimet nga Prefektura e Shkodrės kanė bėrė tė ditur se ky transformator ėshtė riparuar provizorisht dhe furnizimi me energji bėhet me orare tė kufizuara. Pėr riparimin e plotė lipset njė ekip dhe njė ndėrhyrje specializuar.
R.Llazari

Vau i Dejės, katėr turbina nė punė
Shkodėr - Situata nė Hidrocentralin e Vaut tė Dejės ėshtė normale. Niveli i ujit ėshtė rritur dhe ėshtė shumė pranė kuotės maksimale, ndėrsa prurjet janė nė mė tė shumtėn anėsore. Hidrocentrali punon me tė katėr turbinat dhe mė kapacitet tė plotė. Siguria ėshtė maksimale. Pėrgjegjėsi teknik i turnit, Muhamet Kuēi, ėshtė shprehur se nuk ka asgjė pėr t'u shqetėsuar nė kėtė situatė. Gjithēka ėshtė nė kufijtė e normales. "Vėrtetė qė prurjet janė rritur nė kėto ditė, megjithatė janė tė pėrballueshme. Prurjet janė mė shumė anėsore. 300 metėr kub nė sekondė ėshtė sasia e prurjeve" thotė Kuēi. Ndėrsa duke iu referuar kuotave tė nivelit tė Liqenit tė Vaut tė Dejės nga salla e komandės nė Hidrocentral mėsohet se deri pasditen e sė martės niveli i liqenit ka qėnė nė masėn 74,76 metėr kundrejt 76 metėr qė ėshtė kuota maksimale. "Punohet me katėr turbina dhe me kapacitet tė plotė" thotė Kuēi.
Ru.Ll.

Situata drejt normalizimit
Sipas informacionit tė Prefektit, ėshtė pėrmirėsuar moti dhe gjendja paraqitet me pak pėrmirėsime. Vazhdohet tė punohet nga trupat Komando pėr digėn e lumit Gjadėr pėr riparimin e saj nė dy pjesėt e dėmtuara. Prefektura ka dėrguar njė fadromė tė Drejtorisė sė Ujėrave pėr forcimin e argjinaturės. Megjithatė situata e argjinaturė varet kresisht nga reshjet. Prefektura ka paraqitur kėrkesėn pėr ushqime etj.

Situata ėshtė e rėnduar nė Shkodėr nga pėrmbytjet
Lajmi i ores 8:05 PM
TIRANE (26 Shtator) - Ministria e Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit bėri tė ditur se, situata nė Prefekturėn e Qarkut Shkodėr, nė argjinaturėn e lumit Gjadėr, vazhdon tė jetė e rėnduar duke rrezikuar ēarjen e mėtejshme dhe pėrmbytjen e zonės sė Zadrimės. Ndėrkohė po punohet nga Drejtoria e Ujrave, Drejtoria e Mirėmbajtjes sė Rrugėve si dhe nga forcat e armatosura pėr vendosjen e elementeve mbrojtės dhe mbushjen e saj. anjo/ko (BalkanWeb)

Shoqėrohen 26 tė dyshuar. Policia: Eshtė hakmarrje pėr goditjet qė i kemi bėrė krimit kohėt e fundit
Tritol makinės sė shefit tė Rendit

Mitsubishi shkatėrrohet me 300 gram dinamit
SHKODER - Shtator 27, 2002 - Hidhet nė erė me eksploziv fuoristrada e shefit tė Uniformave tė Policisė (shef rendi), nė Komisariatin e Shkodrės, Valentin Floriri. Ngjarja ka ndodhur dje nė mėngjes, nė orėn 01.20 minuta, nė lagjen "Qemal Stafa", ose siē e njohin vendasit, "Parrucė".
Zhurma e madhe e krijuar nga shpėrthimi, ka bėrė qė banorėt pėrreth tė alarmohen, aq mė tepėr, qė njė pjesė e mirė e xhamave tė pallateve janė thyer. Sipas policisė, makina tip "Mitsubishi Pajėro", ka qenė e parkuar nė anė tė rrugės, pėrballė ish-mapos dhe pallatit ku banojnė tė gjithė funksionarėt e Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės dhe Prokurorisė, tė cilėt janė me origjinė nga rrethe tė tjera tė vendit. Nė kėtė pallat banon edhe Floriri, i cili e ka pasur nė dispozicion makinėn e hedhur nė erė. Sipas policisė, persona ende tė paidentifikuar kanė vėnė njė sasi tritoli nė makinėn e policisė, duke realizuar kėshtu edhe shpėrthimin nė fjalė. Informacioni i Drejtorisė sė Policisė pėr kėtė ngjarje ka qenė tepėr i pakėt, por sipas tij, shpėrthimi ka ardhur nga njė sasi eksplozivi i vendosur poshtė makinės dhe tė dhėnat e ekspertizės bėjnė tė ditur se, eksplozivi i vėnė ka qenė tritol dhe sasia e tij rreth 300 gramė. Zyrtarisht nuk ėshtė dhėnė asnjė motiv apo autor i mundshėm, por policia ka pohuar se, ėshtė duke u punuar intensivisht pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes. Megjithatė, deklarimet qė kanė dalė nga Drejtoria e Policisė, kanė bėrė tė ditur se vėnia e tritolit nė makinė nuk ka tė bėjė me ndonjė motiv personal me Floririn, por me tė qenurit e makinės nė dispozicion tė policisė. Duke e vazhduar kėtė arsyetim, kėto burime e kanė lidhur kėtė ngjarje me aksionet e fundit tė Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės, pėr kapjen e personave tė shpallur nė kėrkim, pėr vepra penale, aksione qė ajo i ka konsideruar si tė suksesshme. Madje, nė sajė tė tyre, janė kapur edhe emra tė njohur nė qytet, pėr veprimtari kriminale, si dhe persona tė shpallur nė kėrkim pėr vite tė tėra. Siē ėshtė bėrė e ditur, policia ka organizuar njė kontroll tė plotė nė tė gjithė qytetin, nė rrugė e automjete, ku dhe ka shoqėruar 26 persona, por deri nė mbrėmje vonė, nuk ka rezultuar qė ndonjėri tė ketė lidhje me eksplozivin. Sipas tė njėjtave burime, po punohet intensivisht pėr gjetjen e autorėve dhe pėr kėtė po hetohet nė disa pista.

Koplik, rruga e Rasemit, e Pakalueshme
KOPLIK - 28.09.2002 - Vazhdon odiseja e rikonstruksionit tė rrugės Koplik-Rasem. E cilėsuar si tepėr e rėndėsishme pėr zhvillimin e turizmit, ėshtė premtuar disa herė se kjo rrugė ndėrtohej sipas standarteve bashkėkohore, ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e saj vazhdon tė jetė thuajse e pakalueshme. Qė para 10 viteve, janė dhėnė fondet e para pėr asfaltimin e saj dhe akoma puna nuk ka shkuar deri nė qendėr tė fshatit. Janė gjithsej 23 kilometra rrugė qė lidhin Koplikun me kėtė fshat, i cilėsuar si njė ndėr pikat turistike alpine mė tė bukura tė Malėsisė sė Madhe. Nga kėto, 17 kilometra janė ende tė pakalueshme. Qė nga fillimi i punės nė kėtė aks, janė bėrė gjithsej 8 kilometėr. Me kėtė ritėm, i takon qė rruga Koplik-Rasem tė pėrfundojė nė vitin 2010. Vetėm gjatė kėtij viti janė asfaltuar 2 kilometėr. Tė gjitha kėto probleme, rruga e pashtruar, mungesa e ujit tė pijshėm, e energjisė elektrike, ka bėrė qė kjo zonė tė humbasė pushuesit e dikurshėm, tė cilėt kanė qenė tė shumtė. Madje, aty ka pasur edhe njė kamp pushimi. Pushtetarėt vendorė kanė kėrkuar disa herė fonde pėr ndėrhyrje nė kėtė pikė, pėr ta rikthyer traditėn tashmė tė harruar nė kėtė zonė.

Drejtori i Monumenteve: Duhet rikonstruktuar. Ja historia 400-vjeēare
Rrezikohet nga shembja ura shekullore e Mesit

SHKODER - 29.09.2002 - Ura e Mesit e cilėsuar si njė nga pasuritė mė me vlerė tė Shkodrės dhe njė nga monumentet e kulturės mė tė rėndėsishme nė vend ėshtė e rrezikuar nga mungesa e njė rikonstruksioni tė plotė.
Ajo rrezikon shembjen, ndėrkohė qė fondi i kėrkuar nga Monumentet e Kulturės nė Shkodėr prej disa vitesh vetėm premtohet nga Tirana. Drejtori i Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr, Marash Plepi, bėn publik shqetėsimin e institucionit qė ai drejton si dhe tė opinionit qytetar nė Shkodėr, tė cilėt kėrkojnė ruajtjen e kėtyre vlerave. "Tė ndėrgjegjshėm pėr rrezikun qė i kanoset urės, ne kemi ngritur zėrin pėr tė shpėtuar atė", pohon kėshtu Marash Plepi.

Projekti
Pėr Urėn e Mesit ka njė projekt rikonstruksioni, i cili ka njė vlerė prej 2.4 milionė lekėsh. Qė nga viti '92 ėshtė pėrfunduar ky projekt, por qė deri tani ka mbetur nė letėr. I vetmi fond qė ėshtė dhėnė pėr kėtė urė ėshtė njė investim prej 1 milion lekėsh, i cili ka qenė i pamjaftueshėm. Zbatimi i kėtij investimi nuk dha asnjė rezultat. Edhe pas ndėrhyrjes gjendja ėshtė shumė e rėndė, janė bėrė disa stukime tė vogla, ndėrhyrje nė pjesėt e sipėrme tė urės, heqje pjesėsh tė tepėrta, tė cilat para nevojave qė ka ky objekt janė shumė tė vogla", sqaron Plepi. I pyetur mė me hollėsi pėr projektin, i cili synon rikonstruksionin e plotė tė Urės sė Bunės, drejtori i Monumenteve tė Shkodrės tregon se "janė nė pritje tė fondit tė kėrkuar, pasi gjendja e urės nuk lejon qė tė pritet shumė". Projekti synon nė forcimin e kėmbėve tė urės, pasi ka rrezik shembjeje nė lidhje metalike tė brendshme, gjithashtu dhe ndėrhyrje tek shpina e urės. Do tė hiqen zhavorri dhe gurėt qė ka sipėr, kalldrėmin. Do tė realizohen lidhjet metalike mes faqeve tė Urės, mbulimin si dhe rivendosjen e kalldrėmit. "Projekti ėshtė i realizuar plotėsisht dhe kemi kėrkuar disa herė qė ai tė mbėshtetet financiarisht. Kėrkesa jonė e vazhdueshme lidhet me faktin se ura ėshtė drejt shembjes. Jemi nė pritje tė fondit", thekson Plepi.

Historia
Ura e Mesit ėshtė e periudhės sė Bushatllinjve, 1640-1670 dhe ėshtė ndėrtuar nga mjeshtėrit e kėtij fisi. Ajo ka shėrbyer si urė lidhėse mes Shkodrės dhe Gjakovės, pasi kjo ka qenė dhe rruga e vjetėr. Ura e Mesit ėshtė ndėrtuar nė tė njėjtėn kohė me Urėn e Pashės, nė Kukės, qė ka qenė nė po kėtė vijė dhe me xhaminė e Prizrenit. E veēantė e Urės sė Mesit, qė e kthen atė njė pasuri tė ēmuar ėshtė fakti se ajo ėshtė e ndėrtuar e gjitha nė gur me qemer. Pėr ndėrtimin e saj nuk janė pėrdorur elementė tė tjerė, pėrveē gėlqeres. Ajo ka njė harmonizim tė pėrsosur tė harqeve. Ka gjithsej 13 harqe dhe ėshtė njė nga urat mė tė larta tė Ballkanit. Kubatura e mesit ėshtė mė e larta. Ndėrtimi arkitektonik ėshtė i veēantė dhe pėr vetė mėnyrėn e vendosjes, drejtimi i saj nė lidhje me lumin, gjetja e vendit mbi gur, lidhja e pjesėve shkėmbore dhe pjesėt e gurta. Nė Shkodėr dy janė objektet kryesore: Kalaja Rozafa dhe Ura e Mesit.

Emrat e tė kėrkuarve nė kompjuterat e doganave
SHKODER - Tė gjithė personat e kėrkuar shqiptarė apo malazezė nuk do tė kalojnė dot nė pikat kufitare tė Hanit tė Hotit apo Muriqanit. Kjo ėshtė arritur pas njė bashkėpunimi dypalėsh tė policisė sė Shkodrės dhe asaj tė Malit tė zi, tė cilat kanė bėrė tė mundur kompjuterizimin e tė dhėnave pėr personat nė kėrkim. Kėto tė dhėna tani ndodhen nė kompjuterat e dy doganave, Hanit tė Hotit dhe Muriqanit, si nė anėn shqiptare, apo edhe atė malazeze. Njė inisiativė e tillė ka ardhur pas njė bashkėpunimi tė dy ministrive respektive tė Rendit. Sipas policisė sė Shkodrės, ky hap i hedhur nė informatizimin e tė dhėnave pėr tė dy anėt e kufirit, do ta lehtėsojė shumė punėn pėr kapjen e elementėve tė shpallur nė kėrkim, apo qė njihen si elementė krimi. Pėrfundimi i kompjuterizimit dhe skedimi i tė dhėnave, ėshtė njė ndėr hapat e marrėveshjes mes dy ministrive.

Reshjet
Pėrmbaruesit me "qira" nė godinėn e gjykatės
SHKODER - Zyrat e Pėrmbarimit nė Gjykatėn e Shkodrės "braktisin" ndėrtesėn pėr shkak tė shirave. Megjithėse kėto zyra ndodheshin nė katin e sipėrm tė ndėrtesės, janė pėrmbytur kėtė radhė pėr shkak tė ēatisė. Izolimi i ēatisė sė godinės sė Gjykatės ėshtė hequr qė pėrpara disa ditėsh dhe kjo ka bėrė qė shiu i kėtyre ditėve tė bjerė lirshėm nė ambientet e Zyrave tė Pėrmbarimit. Shkak pėr kėtė ndėrhyrje nė ēati ka qenė rikonstruksioni qė po i bėhet ndėrtesės. Me fondet e saj, Gjykata po ngre njė kat shtesė. Ndėrsa materialet e kėtyre zyrave janė lagur nga shiu, pėrmbaruesit kanė parė si zgjidhje tė vetme marrjen e materialeve nė shtėpitė e tyre. Nė kėto kushte ėshtė bėrė edhe zhvendosja provizore e zyrave, nė njė ambient tjetėr. Tetė pėrmbaruesit kanė shpėtuar nga shiu, por tashmė u duhet tė punojnė nė njė hapėsirė tė vogėl, rreth 9 metėr katrorė. Me investimin e ri, Gjykata nuk ėshtė ndjerė komode, pasi qė nga fillimi i punimeve, nė ambientet e saj ka qenė njė rrėmujė e vėrtetė.

Refleksione mbi Shkodren

Skender Drini/Koha Jone - 30.09.2002 - Ky qytet te fut ne mendime te thella dhe te trishton. Te trishton sepse nuk jeton si nje qenie e gjalle, por si nje arkiv qe ngerthen ne vetvete 2500 vjet histori. Dremit ne kete lemsh te gjate koherash dhe mbrohet me kete lemsh te gjate koherash. Djepi i kultures, djepi i kesaj dhe asaj.... Mund te kete qene po tani i ka mbetur femija ne djep! E fikem, e morem ne qafe kete qytet duke e mbrojtur me histori. Ajo eshte kthyer ne menyre te ndergjegjshme apo te pandergjegjshme ne nje nga ato maskat qe u vene ne fytyre atyre qe do te ekzekutohen per te mos pare flaken e plumbave. Mund te kemi menduar edhe per keto maska si per nje humanizem komik. Cfare nevoje kane per te denuarit qe e dine qe do te vdesin pas disa minutash? Ajo maske eshte nje humanizem mashtrues, sepse, duke mos pare, u jep te denuareve disa minuta shprese, por, ne te vertete, i mban te parebeluar. Trimat e kane flakur shamine maske qe iu lidhte syte dhe jane pushkatuar pa te. Ku jane keta trima sot? Si nuk e kupton kjo Shkodra qe po fiket pak nga pak me sy te lidhur? Jo, e kupton, sepse te gjithe flasin dhe ankohen per kete gje, por pakkush eshte i zoti te beje dicka. Me e keqja eshte se fikja ketij qyteti po i vjen nga shume ane dhe kjo ben pothuaj te pamundur te gjesh cila eshte arma vrastare. Nga ana tjeter, kjo vjen edhe pse nuk duam te thellohemi, nuk duam te studiojme dhe te analizojme, nuk duam te trazojme gjerat e pabukura dhe atehere nuk na mbetet tjeter vecse te rrime dhe te fshihemi pas historise. Po, a mund te na mbroje gjithnje edhe ajo? Thuhet se po na mbyt nje urbanizem fshatar, po pse nuk themi qe krahas vlerave te padiskutueshme kulturore, artistike dhe civilizuese, qyteti ka vuajtur dhe me pare nga keto. Pjesa kryesore e qytetit, sidomos krahu mysliman, eshte mbajtur me tregti dhe me renten e tokes, qe nje pjese ishte e trasheguar, nje pjese ishte benefis turk. Pjesa katolike e qytetit eshte me e varfer sepse benefiset turke rrjedhin me pak ne ate drejtim. Deri ne prag te clirimit te vendit marredheniet e pronave te tokave me bujqit pothuaj i ngjajne marredhenieve gjysme feudale, te bazuara ne kontrata tradicionale gojore, te cilat rrallehere jane respektuar plotesisht. Kjo, sepse pronaret shkodrane te tokave kane qene tolerante ne vjeljen e te ardhurave, qe ne shume raste ishte fakultative dhe qe me vone mbeti pothuaj krejtesisht ne doren e bujkut, qe i conte pronarit aq sa i merrte mendja. Kjo ndofta eshte ne nderin e ketyre pronareve, te diferencuar ndjeshem nga pronaret e tjere te tokave ne krahina te tjera te Shqiperise, po nga ana tjeter eshte nje tregues i terthorte i te kenaqurit me pak, me ate qe te bie ne dore. Edhe marredheniet etiko-sociale mes bujkut dhe pronarit te tokes jane me te ndryshme se ne disa ane te tjera te Shqiperise, ngaqe bujkun ne rrethinat e Shkodres dhe pertej tyre nuk mund ta fyeje, ta nenshtroje dhe ta poshteroje, nuk mund ta penoje te kishte oxhak mbi cati, ose nuk mund t'i trazoje familjen sepse te vriste. Nje pjese e madhe e bujqve ishin deri vone si pjesetare te familjeve te pronareve. Ata merrnin pjese rregullisht ne gezimet dhe hidherimet e tyre dhe ishin te mirepritur. Fshatari nuk kishte per te madhe t'i therriste beut, as agait nga dera e oborrit dhe te shtrohej kembekryq kater ore pas oxhakut. Merret me mend cfare mund te bisedonte ky fshatar ato kater ore aty! Kjo eshte mikpritje, kjo eshte bujari fisnikeri dhe gjithcka mund te na shkoje neper mend, por mund te mos na shkoje neper mend qe ky ishte nje rrafshim me mentalitetin fshatar dhe nje pranim te terthorte i atij mentaliteti. Qofshim te gabuar, por deri ne prag te clirimit te vendit nuk eshte Shkodra qe ben presion mbi fshatin, po eshte fshati qe ben presion mbi qytetin. Po, nga ana tjeter, eshte e pakuptueshme si mund ta ushtroje kete presion kur deri shume vone kishte mbetur ne gjenezen e tij, ne nje prapambetje te llahtarshme! Nese kthehemi disa dekada prapa dhe kujtojme ato iniciativat e "famshme" per zhdukjen e zakoneve prapanike, do te kujtojme se cfare tablosh primitive nxorren ne drite ato. Deri ne vitet pesedhjete dhe ndofta me pertej nje pjese e konsiderueshme e familjeve shkodrane mbante bageti ne shtepi dhe kishte edhe nje depo bari (kullen e sanes). Pra, marredheniet me fshatin ishin te panderprera, megjithese kishte ardhur nje kohe tjeter. Kush do ta justifikoje kete gjendje thote qe bagetia dhe depoja e barit ne shtepi i perkasin koherave pas rrethimit te Shkodres nga serbo-malazezet, nga frika e perseritjes se nje urije te dyte, po ato mund te jene edhe me te hershme. Qarkullon nje shprehje per Shkodren, qe shumekush e pranon me teper krahun e dyte te saj, si per nje qytet qe ka mbajtur mbi shpine dy mallkime, ate te kulles se sanes dhe te diktatures. Po, pse aq katastrofik presioni i diktatures ndaj ketij qyteti, pse e diferencoi ajo nga te tjeret, megjithese aty ishte themeluar nje nga celulat e para komuniste? Sepse Shkodra e perqafoi ne menyre shume te zbehte luften nacional-clirimtare dhe komunizmin, kjo sepse ishte nje qytet radikal ne pikepamje, sepse kishte nje mireqenie ekonomike relativisht me te larte se pjesa tjeter e vendit, sepse kishte nje ide me te qarte per eksperiencen sovjetike fale kontributit te intelektualeve patriote nga fusha e klerit. Vec te tjerash, ketu e ka zanafillen terbimi i madh i diktatures ndaj klerit me vone. Ankohemi shume ndaj te ardhurve te ketyre viteve te fundit se na shkaterruan qytetin dhe ky nuk eshte krejt i padrejte, po nuk vrasim mendjen te gjejme shkaqet. Ne nje vellim ne shtyp autori i ketyre radheve shkruan ne menyre alternative: "I ardhuri i keq e prish qytetin, ndersa te ardhurin e mire e prish qyteti!" Vetem nje pjese e vogel e te ardhurve ishin te keqinj, por nese ata e inonduan qytetin gjeten mbeshtetje ne basifondet e tija. Ata zbriten nga malet ne te panjohuren dhe bene zullume, nje lloj si ajo pjese e emigranteve shqiptare qe u futen ne te panjohuren Europe dhe bene prapesira. Eshte e njejta tablo. Mafiozet shqiptare nuk mund te bejne asgje ne Itali e Greqi pa mafiozet vendas. Pastaj harrojme dicka me rendesi, harrojme qe i kemi thirrur vete ata, i thirri demokracia, por i thirri keq, pa u krijuar asnje kusht. Pse te kete Shkodra sot gjakmarrje, pse ta huazoje prape nga keta? Kjo ndodh rishtaz per ate qe thame me lart, per presionin me te madh te fshatit mbi qytetin, se sa te qytetit mbi fshain, sepse Shkodra nuk e ka pasur tradite gjakmarrjen. Ajo ishte latente ne vitet e shtrenguara te diktatures dhe shpertheu me frymemarrjen e demokracise. Te ardhurit mbartin me vete nje gen "agresiv", qe Shkodres i eshte zbehur nga tkurrja e gjate e diktatures, nga emigrimi i elementit me dinamik te saj dhe nga arsye te tjera. Mund te jete interesante nje konsiderate rreth atashimit te madh te Shkodres pas futbollit. Vec dashurise per kete sport ajo derdhi ate dinamizem dhe shpirt krijues qe ishte e rrezikshme po te angazhohej e fusha te tjera. Te vetmet biseda te parrezikshme ishin ato per futbollin, por edhe ketu duhej njefare kujdesi per te mos share shume Dinamon e Partizanin. Persa i perket genit "agresiv" te ardhurve nuk u duhet ta konsiderojne ilaritet mendimin, qe pas disa dekadash ai mund te kthehet ne nje element shtytes nese integrohet pozitivisht, nese merr ate qe duhet te marri dhe jap ate qe duhet te japi ne mjediset qytetare shkodrane. Shkodra eshte shquajtur ne rrjedha te shekujve per nje tolerance te mrekullueshme fetare. Ne kete qytet qe erdhi deri ne prag te clirimit me 25-30 mije banore jetonin prane e prane njeri-tjetrit tre religjione te ndryshme, qe asnjehere nuk paten trazime serioze brenda vetes. Vleren e civilizuar te qytetit e rrit edhe me shume fakti qe aty punuan disa konsullata te huaja, roli i disa prej te cilave eshte tani mjaft i njohur. Po, pervec ndonje provokatori te vogel ata nuk arriten te fabrikojne as tradhtare te medhenj, as spiun te medhenj dhe as zjarrvenes te medhenj te fese. Familje te medha te qytetit, pavaresisht nga perkatesia fetare, kishin kumbari me gjera-tjetren, shkonin e vinin per festa dhe respektonin ritet e njeri-tjetrit. Ne ate kohe Shkodra nuk ishte e ndare ne braham, budista dhe indu, sic mundohet te beje shakara ndonjeri, duke nenkuptuar me ta nje etalon te huaj per njeri-tjetrin. As sot Shkodra nuk eshte e ndare ashtu dhe perjeton gjithnje nje tolerance te admirueshme fetare. Megjithate, ne mjedise jo dhe aq te rendesishme gjenden gjithnje njerez qe rrine me veshet perpjete per te numeruar postet drejtuese ne pushtet, ne ekonomi, apo ne kulture, apo dhe ne sfera te tjera dhe per t'i ballafaquar ato me raporte fetare dhe kete gje jo rralle e bejne edhe ata qe e kane ne dore vendosjen e njerezve ne keto poste. Ilaritet qe shkaktojne disa nga keta persona qe zene keto poste tregon qe ata qe rrine me veshet perpjete nuk mendojne aspak per raportin mes njeriut te zot dhe te pazot, mes te aftit dhe te paaftit. Ne fund te fundit ky eshte raporti i vertete shqetesues, sepse ne njeri i zoti ne nje post drejtues nuk shqeteson askend me perkatesin e vet fetare. Keshtu do te ishte nese muziken ne Shkoder ta drejtonte kompozitori Zef Coba, teatrin Serafin Fanku muzeumin studiuesi i njohur Vili Kasmi, biblioteken helenisti Gjon Shllaku, apo nese rektor i universitetit do te ishte biologu i shquar Dhimiter Dhora dhe drejtues i qendres se kultures muzikanti Ridvan Karakaci. Disa nga personat e lartpermendur e kane kaluar moshen e punes, por u permenden si etalone te kultures, megjithese mosha e punes per nje njeri te shquar do te ishte mire te lihej ne doren e tij. Eshte pikerisht ashtu sic ben shaka nje humorist kur thote qe askush nuk do te varte buzet nese si kryetar bashkie do te zgjidhej nje njeri i zoti, qofte ky edhe Dalaj Lama! Njeri i zoti nuk te le "kohe" te mendosh per perkatesin e tij fetare dhe nuk e reflekton kete ne postin drejtues. E degjon me ore tetera Rrok Mirditen dhe as qe kujtohesh per religjionin e tij. Per te kujtohesh vetem si per nje njeri qe e do kete vend, qe e do progresin dhe qe te nxit te kujtohesh se je shqiptar! Ndonjehere se si mendon qe Shkodra nder mote ka qene e ndertuar si nje oaz mbi nje truall rere nga kane filtruar pa kthim njerezit dhe figurat me te shquara te saj. Pa u shtyre shume ne mote, se po te shtyhesh teper ky filtrim do te ishte katastrofik, mund te themi qe Shkodra nuk ka qene ne gjendje te rikuperoje nje poet si Gasper Palin, nje potencial kritik si Qemal Dracinin nje studiues si Arshi Pipen, nje aktor si Zef Jubanin, apo kompozitor si Prenk Jakoven dhe Tonin Harapin. Ku do ta gjejme me Luk Kacen qe e trajtuan aq poshtersisht dhe e moren neper kembe? Tinka Kurti eshte brenda kultures kombetare, duke jetuar dhe punuar ne kryeqytet, po e keqja eshte qe nuk ka nje binjake ne Shkoder! Dikush mund te thote qe koha qe shkon monumentalizon, krijon shabllone monumentale dhe sikur te pengon te shohesh vlera bashkekohore qe te sillen neper kembe. Edhe kjo mund te jete, por nuk eshte aq evidente per Shkodren. E vecanta eshte se emrat e lartpermendur jane talente dhe kapacitete te dala nga spontaniteti dhe jo nga nje politike e drejtuar kulturore-artistike. Shkodra ka vuajtur per kete lloj politike, por edhe nese ajo eshte sajuar gjate periudhes se diktatures Shkodra ka qene vetem nje apendiks i ketyre politikave. Edhe pas clirimit te vendit, Shkodra do te mbijetoje me "dhjamin" e vene nga shoqerite e shumta artistiko-kulturore fetare te paraclirimit. Ne ato kohe kishte me dhjetera banda muzikore, per shembull, ne Shkoder, kurse sot nuk jemi ne gjenjde te ngreme ne kembe nje te vetme! Shkodra e ka pasur te ndjeshme nevojen e nje elite politike dhe deri ne nje fare mase e ka edhe sot, sepse nuk kane jetuar gjithnje politikane iluministe te permasave te Gurakuqit, Saracit, Ivanajve, apo edhe te nje ministri me vizione te vecanta administrative sic ishte Musa Juka. Ndofta nuk eshte e tepert te thuhet qe qyteti eshte qeverisur nga dy pushtete, njeri i emeruar dhe ne mjaft raste i perbere nga nje elite e kultivuar dhe tjetri honorifik, i mbetur si trashegimi e dyerve te medha, qe ne mjaft vite perbehej nga nje elite e pakultivuar, por qe ishte teper potenciale se zoteronte pasuri te medha. Kjo elite kishte krijuar nje oaz vetekenaqesie rreth vetes dhe kishte nje fobi dhe nje frike rreth botes pertej saj. Duke qene e pashkolluar bota pertej ishte krejt e panjohur per kete elite dhe eshte ashtu sic thote E.Canetti per njeriun e pakultivuar qe "nuk i trembet asgjeje me shume se te panjohures" (E.Canetti "Masse et puissance"). E panjohura e beri kete elite me 1880 te trembej nga hekurudha e pare ballkanike qe ishte menduar te niste ne Shkoder. Sot Shkodra nuk e ka me kete frike, madje ka nje guxim te tepruar, por i mungojne shanset. Eshte nje qytet pasionant, sidomos ne politike, ku ndonjehere e ka kapercyer arsyen, por e ka mbledhur veten shpejt dhe ka gjetur ekuilibrin, sic e ka gjetur tani. Ky pasion futet ndonjehere ne fusha qe nuk i takojne. Mezi u vendos ne bashki ngritja e monumentit te Karamahmut Pashes, sepse dikush ishte per monumentin e Zogut, dikush te Azem Hajdarit. Ne qender te qytetit eshte monumenti i Luigj Gurakuqit dhe fill pas tij rruga "Ahmet Zogu". Nuk ka ndonje gje te keqe, por duhen kritere, sepse po u vendos si kriter te kenaqurit e te gjitheve, atehere duhen kenaqur edhe nja dhjete komuniste qe kane mbetur ne Shkoder duke i vene ndonje rrugice emrin e ish-diktatorit. Po, ne fund te fundit, eshte ekonomia ajo qe percakton gjithcka dhe ekonomia eshte keq. Ndofta shkodranet ishin enderrimtaret me te medhenj te demokracise, por ajo pervec nje emigracioni teper te shtrenguar nuk u dha tjeter. Kjo, jo vetem per nje mungese pragmatizmi, apo edhe te nje tendencioziteti te qeverise socialiste, por edhe per mungesen e theksuar te imponimit te elites politike. Eshte pergjithesisht kjo mangesi imponimi qe i jep pergjigje asaj pyetjeje qe i mundon shkodranet pse nuk ka nepunes te larte dhe ministra nga Shkodra. Shkodra ndofta eshte aq e zymte sa duket ne veshtrim te pare, nuk eshte "e merdhitur" sic e klasifikojne pesimistet. Ka nje tendence ne rritje per te kerkuar ndryshime. Ka nje bashki dhe nje prefekture qe po punojne me mire brenda tolerances politike. Ka nje perpjekje te intelektualeve per t'i hapur udhe Shkodres permes Malit te Zi drejt Evropes Qendrore. Po fillojne te kthehen pak nga pak te rinjte nga emigrimi me qellimin per te investuar ne fusha te ndryshme. Evropa eshte gjithnje Evropa per shkodranet, por jo me me ate ekuivalencen e dikurshme te parajses. Shkodra duhet te veshtroje perpara, pa e harruar kurrsesi te kaluaren e saj dhe pa e kthyer kurrsesi ne mit ate.

Gati hapja e pikes kufitare te Vermoshit
Shkoder- Pika kufitare e Vermoshit do te hapet brenda muajit te ardhshem. Kjo eshte vendosur ne nje marreveshje te firmosur te henen paradite, ne piken e kalimit kufitar te Hanit te Hotit nga autoritetet shqiptare dhe malazeze. Vermoshi eshte pika e trete kufitare qe lidh Shqiperine me Malin e Zi. Marreveshja dypaleshe midis Shqiperise dhe Malit te Zi eshte nenshkruar ne doganen e Hanit te Hotit nga zv/ministri i Puneve te Jashtme shqiptare Luan Hajdaraga dhe homologu i tij malazes Dragana Silaric. Marreveshja ka qene protakollare per te percaktuar modalitetet e hapjes se pikes se kalimit te ri kufitar ne skajin me verior teShqiperise ne Vermosh. Sipas parashikimeve ne kete marreveshje Pika e Vermoshit do te sherbeje per kalimin e qytetareve ne te dy anet e kufirit shqiptaro-malazes, ndersa eshte e kufizuar levizja e automjeteve duke lejuar fillimisht vetem autoveturat dhe duke lene per nje te ardhme te afert automjetet e renda dhe mallra ne varesi te infrastruktures. "Marreveshja e nenshkruar te henen eshte treguesi me i qarte i marredhenieve te mira qe ekzistojne ne mes te Shqiperise dhe Malit te Zi", eshte shprehur gjate takimit Zv/Ministri i Puneve te Jashtme Luan Hajdaraga.
R. Llazari

Kompjuterizohen Hani i Hotit dhe Muriqani
Shkoder- Kompjuterizohen doganat e Hanit te Hotit dhe te Muriqanit. Lufta kunder trafiqeve tashme mund te behet ne menyre me te modernizuar. Me iniciativen e drejtuesit te policise se qarkut te Shkodres, kolonel Xhevahir Karaj, me mbeshtetjen e Qendres se Siguimit te Ulqinit eshte bere e mundur vendosja e nje sistemi te kompjuterizuar ne te dy kalimet. Pikat e kalimit kufitar qe lidhin Shkodren me Malin e Zi, Hani i Hotit-Bozhej dhe Muriqan-Sukobine do te kene nje sistem informatizimi te modernizuar. Personat e inkriminuar do te jene te skeduar ne rrjetin kompjuterik qe eshte vendosur. Kjo do te thote qe cdo person qe do te kaloje kete pike do t'i nenshtrohet nje kontrolli ne skedaret kompjuterike para se te ngrihet trau i kufirit. Sipas drejtuesve ky sistem do te lidhet me sitin internet te Ministrise te Rendit, per me teper do te kete edhe lidhje me Interpolin. Iniciativa e kolonel Karaj ka gjetur perkrahjen edhe te Shefit te Policise Kriminale ne Qendren e Sigurimit te Ulqinit, Rudolf Leziovic.

R. Llazari

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT