Shkoder, reshjet shkaterruan rrjetin elektrik
Shkoder - 01.10.2002 - Prefektura e Shkodres tashme eshte ne fazen e evidentimit te demeve te shkaktuara
nga shirat e diteve te fundit. Sipas te dhenave te deritanishme, demet jane te pallogaritshme. Keshtu, eshte demtuar rende infrastruktura, ndersa ka pesuar shume deme edhe rrjeti energjetik. Sipas burimeve nga Shtabi i Emergjences ne Prefekturen e Shkodres, behet e ditur se demet me te medha jane shkaktuar ne toka bujqesore, rruge, ura, shkolla, rrjeti energjetik dhe qendra shendetesore. 35 kabina elektrike dhe 86 shtylla jane demtuar
nga permbytjet. Uji i shiut ka hyre brenda kabinave, duke i nxjerre nje pjese te mire nga funksionimi. Ndersa pjesa tjeter eshte demtuar ne saj te lidhjeve te sajuara per te marre energji nga nje kabine ne tjetren. Ne fakt, lagje te tera dhe disa komuna vazhdojne te jene pa energji dhe me probleme ne furnizimin me uje te pijshem. Jane demtuar disa qendra shendetesore ne Vermosh dhe ne Shllak. Jane demtuar 3 shkolla ne Temal, nje ne Berdice dhe
2 ne Mnele Vig. Sipas punonjesve te Prefektures, vlera e demtimeve ne shkolla arrin shifren 102 milione leke.
Ka pasur shume deme ne rruge dhe ne argjinatura. Eshte prishur rruga e Kelmendit, ka demtime ne aksin rrugor Fushe-Arrez-Puke, si dhe ne rrugen qe lidh Vaun e Dejes me Shkodren dhe ka shembje ne disa pjese te segmentit. Ne Shllak rruga eshte prishur nga shembjet e dherave dhe ka bere qe e gjithe komuna te jete e izoluar. Jane prishur kater ura lidhese. Kreret e komunave, sipas perfaqesuesve te prefektures, kane sjelle nje liste te konvertuar ne para te demeve qe kane pesuar. "Keshtu ne Komunen e Dajcit, vlera e demeve arrin ne masen 500 milione leke dhe ne te jane te perfshire demet ne prodhime bujqesore, sera, shembjet e argjinaturave dhe bagetite e ngordhura. Ne Bushat vlera eshte 203 milione leke, ne Berdice 183 milione leke, ne Rrethina 182 milione leke," kane pohuar per "KJ" burime nga Shtabi i Emergjences te Prefektures se Shkodres. Nga ana tjeter, Shtabi i Emergjences eshte duke punuar per shperndarjen e ndihmave te destinuara per zonat e permbytura. Te njejtat burime kane bere te ditur se sasi te konsiderueshme ndihmash jane nisur tashme drejt komunave me te prekura si Mnele Vigu, Bushati, Velipoja dhe Berdica. "Jane rreth 490 batanije, po kaq shtreter dhe dysheke dhe 5 tone konserva e 5 tone ushqime qe jane
shperndare tashme ne keto zona," jane shprehur burimet. Ndersa te henen pritet edhe ardhja e fondeve per zonat e demtuara qe do te jete me e madhe nga shumat e deklaruar pak dite me pare.
R.Llazari
Roja vjedh paratė e firmės "Elvis" tė Myftar Ēelės. Ja shuma e rrėmbyer
Djali grabit firmėn, babai dorėzon lekėt nė polici
SHKODER - Grabiten paratė e firmės "Elvis" dhe pa u mbushur 24 orė njė sasi e konsiderueshme e tyre iu kthye tė zotit, presidentit tė klubit tė futbollit Vllaznia, Myftar Ēela. Babė e bir janė protagonistė tė kėsaj ngjarje, e cila daton dy ditė mė parė.
Ndėrsa i biri, roje nė firmė, vjedh, i ati pas disa orėsh gjen paratė e fshehura dhe i dorėzon nė polici. Burime nga dikasteri i bluve pohojnė se grabitja e parave ka ndodhur rreth orės 11 tė mbrėmjes tė sė dielės. Ndėrkohė qė dorėzimi i lekėve ėshtė bėrė tė hėnėn nė drekė. Menjėherė pas grabitjes sė afro 5 milionė lekėve tė reja tė firmės "Elvis", policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė autorėve tė krimit. Fillimisht blutė janė mjaftuar me publikimin e faktit se grabitja ishte bėrė me thyerje tė xhamave tė dritareve, nga ku mendohej tė kishte hyrė autori i vjedhjes dhe se nė kasafortėn e firmės ndodheshin 31 mijė e 500 euro, si edhe 1 milion e 590 mijė. Sipas bluve, e gjithė kjo shumė ishte grabitur. Ndėrsa policia rrekej tė gjente autorėt e vjedhjes, pasi nė vendin e ngjarjes nuk ishte lėnė asnjė gjurmė, skenari i krimit ėshtė zbardhur nga shtetasi Agim Shtahina. Ky i fundit u ka dorėzuar bluve pjesėn mė tė madhe tė lekėve tė grabitura nga i biri (27 mijė e 700 euro). Nga hetimi dhe deklarimet e marra ka rezultuar se vjedhja e firmės "Elvis" ėshtė bėrė nga 24-vjeēari Artur Shtahina nga Dobraci. Vetė i ati i tij ka deklaruar se paratė i ka gjetur nė banesėn e tij, paraditen e sė hėnės. I riu punonte prej disa kohėsh si roje nė firmėn e presidentit tė klubit tė futbollit, Myftar Ēela, dhe konsiderohej njeri i besueshėm. Tashmė shtetasi Shtahia ėshtė shpallur nė kėrkim nga policia.
"Tė paktėn tani paguani"
KESH: S'kemi para tė ndreqim dėmet
SHKODER - Pėrmbytjet e ditėve tė fundit kanė vėnė nė siklet ndėrmarrjen elektrike tė qytetit. Ndėrsa nga njėra anė dėmet qė i janė shkaktuar asaj janė tė konsiderueshme, nga ana tjetėr mundėsitė financiare tė ndėrmarrjes pėr tė ndėrhyrė nė rregullimin e tyre janė pothuajse minimale. Nisur nga kjo situatė e vėshtirė, drejtuesit e ndėrmarrjes elektrike u kujtojnė shkodranėve se nė qoftė se duan tė kenė drita dhe tė mos kenė defekte nė rrjet, tė paguajnė energjinė elektrike qė harxhojnė. Tė ardhurat nga faturimet janė e vetmja mundėsi pėr ndėrmarrjen pėr tė realizuar investime nė rrjet. Statistikat e bėra publike nga ndėrmarrja elektrike tregojnė se numri i transformatorėve dhe i kabinave elektrike tė dėmtuara arrin nė 60. Gjendja mė kritike ėshtė nė disa fshatra tė cilat nuk kanė energji elektrike pėr shkak tė defekteve.
Shumė tė rinj mbeten jashtė
Shkodranėt tė pakėnaqur, marrin 11 shtesa nga 1100
SHKODER - Universitetit tė Shkodrės "Luigj Gurakuqi" i lihet pjesa mė e vogėl nė "tortėn" e shtesave. Pėrfaqėsuesit e kėtij universiteti janė tė pakėnaqur nga shtesat e ardhura nga Tirana pėr studentėt e rinj qė duhet tė fillojnė studimet nė auditorėt e tij. Njė shkresė zyrtare nga Ministria e Arsimit bėn zyrtare faktin qė pėr Universitetin "Luigj Gurakuqi" janė parashikuar vetėm 11 shtesa nga 1100 shtesa gjithsej pėr kėtė vit shkollor, nė tė gjitha universitetet e vendit. Sipas kėsaj shkrese, shtesat janė ndarė: 10 pėr degėn e Juridikut e 1 pėr Infermierinė. Burime brenda Universitetit tė Shkodrės pohojnė se edhe ky numėr shumė i vogėl shtesash ka ardhur vetėm pas kėmbėnguljes sė madhe tė drejtuesve tė kėtij universiteti nė Tiranė. "Si universitet i kemi plotėsuar kuotat e parashikuara pėr regjistrime nė kėtė vit akademik. Por duke pasur parasysh kėrkesat e shumta tė tė rinjve pėr t'u regjistruar e sidomos nė degė tė veēanta, menduam se shtesat do tė ishin njė mundėsi e mirė. Janė shumė tė rinj qė pėr njė numėr shumė tė vogėl pikėsh kanė mbetur pa u regjistruar. Nisur nga ky fakt kėrkuam edhe shtesat", pohojnė drejtues tė Universitetit tė Shkodrės. Ndėrkohė ndarja nė mėnyrė tė ērregullt e shtesave ka shtuar pakėnaqėsinė te tė rinjtė qė kanė pretenduar tė hyjnė nė Universitetin e Shkodrės nėpėrmjet tyre. Nga 1100 shtesat e deklaruara nga Ministria e Arsimit pėr kėtė vit shkollor, 500 i janė dhėnė Universitetit tė Tiranės, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė shpėrndarė nė universitetet e Elbasanit, Vlorės dhe Korēės.
Shembet ura e Bunės, shpėton nga vdekja shoferi i betonieres
SHKODĖR (2 Tetor) - Mėngjesin e sotėm ėshtė shembur sektori kryesor i urės sė
Bunės. Makina betoinerė qė punonte atje ka rėnė sė bashku me gėrmadhat e
urės. Shoferi ka shpėtuar me shumė vėshtirėsi, pas ndihmės qė i dhanė forcat
e policisė dhe punėtorėt qė ndodheshin nė urė. Sipas korrespondentes sė News
24 nė Shkodėr, njė gjė e tillė pritej, pasi ura ishte tejet e amortizuar.
Prej kohėsh pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal vazhdonin tė kėrkonin fonde pėr
rikonstruksionin e saj, por asgjė nuk ishte bėrė deri mė sot, kur ajo us hemb
pėrfundimisht. Ura e bunės ėshtė nyja kryesore lidhėse e Shkodrės me pikėn
kufitare tė Murriqanit dhe me shumė pika tė tjera turistike nė rrethin e Shkodrės.
Kryebashkiaku Rusi: Do krijojmė shtabin e emergjencės
SHKODĖR (2 tetor) - Menjeherė pas shembjes sė njė pjese tė urės sė Bunės,
kanė mbėrritur nė vendngjarje kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, Omir Rusi dhe
funksionarė tė tjerė lokalė pėr tė parė nga afėr dėmet e shkaktuara. Rusi tha
se do tė krijohet menjėherė shtabi i emergjencės pėr tė vendosur se si do tė
procedohet . Ai shtoi se shembja e urės ishte e parashikuar, pasi njhej prej
kohėsh gjendja e saj e mjerueshme. Pėr shkak tė rrėzimit tė njė pjese tė
urės, ėshtė bllokuar kalimi dhe tashmė janė vėnė nė pėrdorim lundrat dhe
mjete tė tjera si barka, tė siguruara nga vetė banorėt pėr tė kaluar lumin
Bunė.
Poēi tek ura e Bunės, pranon vonesat nė fondet pėr rikonstruksionin
SHKODĖR (2 tetor) - Ministri i Transportit Spartak Poēi dhe ekspertė nga
trupat xheniere tė Ministrisė sė Mbrojtjes mbėrritėn sot nė urėn e Bunės pėr
tė inspektuar vendin, pėr ngritjen e njė ure provizore me konstruksion
metalik. Shtabi i emergjencės i krijuar ditėn e pėrmbytjeve nė Shkodėr, po
funksionon edhe tani dhe ka marrė masa pėr kapėrcimin e kėsaj situate
problematike. Ministri Poēi u shpreh se Ministria e Transporteve nuk mban
pėrgjegjėsi direkte pėr shembjen e urės, sepse ajo nuk bėnte pjesė nė
inventarin e kėsaj ministrie. Megjithatė ai e pranoi se ka patur vonesa nė
dhėnien e fondit prej 15 milionėsh pėr rikonstruksionin e urės. Poēi premtoi
se situata do tė pėrmirėsohet shumė shpejt dhe nė ndihmė tė forcave tona
xheniere do tė vijnė edhe forcat xheniere italiane. Fillimisht ėshtė
parashikuar tė kalojnė kalimtarėt dhe karrocat e mė pas automjetet.
Nano kėrkon masa urgjente pėr Urėn e Bunės
Lajmi i ores 3:00 PM
TIRANE (2 Tetor) - Kryeministri Fatos Nano ka thirrur nė njė takim urgjent ministrin e Mbrojtjes Pandeli Majko, ministrin e Pushtetit Lokal Ben Blushi dhe atė tė Transporteve Spartak Poēi. Nisur nga situata e krijuar pas rėnies sė urės sė Bunės nė Shkodėr, Nano ka kėrkuar prej tyre masa emergjente pėr pėrmirėsimin e saj. Kėshtu nga Majko ėshtė kėrkuar vėnia nė gadishmėri dhe nė shėrbim e forcave tė ushtrisė, pėr ndėrtimin e njė ure ushtarake provizore, qė do t'u vinte nė ndihmė kalimtarėve dhe mjeteve tė lehta. Kjo urė do tė qėndrojė nė funksionim deri nė rikonstruksionin e urės. Ministrit Poēi i ėshtė kėrkuar njė projekt pėr rikonstruksionin e urės, qė do tė kushtojė 14 milionė lekė. Ndėrkaq brenda kėtij viti Poēi duhet tė paraqesė njė projekt tjetėr pėr ndėrtimin e urės sė re, pėr tė cilėn do tė shpenzohen 3,4 milionė euro. Kėto para do tė financohen nga shteti dhe do tė parashikohen nė buxhetin e vitit tė ardhshėm. Ministria ėshtė urdhėruar gjithashtu qė me mjete ujore tė sigurojė falas levizjen e udhėtarėve. Nano ka urdhėruar qė tė 3 ministrat tė shkojnė nė vendngjarje. anjo/mr
Shtesat mund tė ngelen tė "pastrehė", kapaciteti i godinave deri 750
Universiteti, studentėt s'kanė vende nė konvikte
SHKODER - 02.10.2002 - Konviktet, ngėrēi qė shoqėron ēdo fillim viti akademik. Ndėrkohė qė nė tė gjitha universitetet e vendit ėshtė problem sistemimi i studentėve nėpėr konvikte, nė Universitetin e Shkodrės ende nuk dihet numri i saktė i konviktorėve qė do tė regjistrohen.
Kjo pengon nė pėrcaktimin real tė pėrmasave tė problemit nė fjalė dhe njėkohėsisht nė marrjen e masave pėr zbutjen e tij. Burime nga Drejtoria e Trajtimit tė studentėve nė Shkodėr pohojnė se, Rektorati i Universitetit "Luigj Gurakuqi" dhe Ministria e Arsimit nuk japin njė numėr tė saktė tė studentėve konviktorė. "Kjo bėn qė tė jemi jo plotėsisht tė pėrgatitur pėr regjistrimin e konviktorėve dhe plotėsimin e kushteve tė tyre", shprehet drejtori i Drejtorisė sė Trajtimit tė studentėve, Xheladin Qahi. Ky i fundit e shikon kėtė fakt si njė ndėr problemet kryesore, e cila sjell anomali nė fillim tė vitit tė ri shkollor. Shqetėsimi i drejtorit Qahi merr shkas dhe nga eksperienca e njė viti mė parė, kur njė numėr i madh studentėsh mbetėn pa vende nė konviktet e universitetit, si rrjedhojė e shtesave, dyndjes sė studentėve me pagesė dhe tė atyre qė kishin konkurruar nėpėr universitete tė tjera. Gjithsesi pėr kėtė vit janė marrė masat pėr njė shtesė nė kapacitet. Nė krahasim me njė vit mė parė sivjet do tė ketė rreth 20% mė shumė konviktorė. Ndėr- sa janė regjistruar 700 studentė (nga 582 njė vit mė parė), kapaciteti i tre konvikteve ėshtė 750 vetė. Por nėse numri i studentėve qė priten tė vijnė nga shtesat, me pagesė dhe pėrsėritėsit do ta kalojnė numrin 50, atėhere nė konvikte nuk do tė ketė vend.
Pėrmbytja, KESH nis investimet
SHKODĖR - Ndėrmarrja Elektrike "Sesa" dhe KESH nisin investimet nė Shkodėr. Dje burime nga kėto ndėrmarrje pohuan se nė nėnstacionin Shkodra 2, kanė nisur punimet e remontit pėr instalimin e linjės 20 kW. Sipas specialistėve nga kjo linjė do tė pėrfitojnė 6 fidrat, tė cilėt marrin energjinė elektrike nga nėnstacioni i Draēinit. Ndėrkohė drejtuesit e ndėrmarrjes "Sesa" sqarojnė se ky investim do tė shtrihet dhe nė rrjetin e shpėrndarjes me 10 kabina 20 kW. Ekspertėt e cilėsojnė investimin nė fjalė si domosdoshmėri, pasi rrjeti ekzistues ėshtė plotėsisht i dėmtuar dhe nė kėto kushte nuk mund tė pėrballojė ngarkesėn nė dimėr.
Rreshjet dėmtojnė tre Monumentet
SHKODĖR- Pėrmbytjet e javės sė kaluar kanė dėmtuar dhe Monumentet e Kulturės. Lajmi konfirmohet nga vetė drejtuesit e Monumenteve nė Shkodėr. Tashmė mė tė rrezikuarat nga reshjet janė Xhamia e Plumbit, godina e Bashkisė sė Vjetėr, Ura e Mesit dhe Kulla e Lekė Kaēit. Sipas specialistėve shkalla e dėmtimit ėshtė shumė e madhe dhe vetėm njė ndėrhyrje e menjėhershme mund tė sjellė rehabilitimin e tyre. Pėr tė parandaluar kėtė Drejtoria e Monumenteve nė Shkodėr ka bėrė mėnjėherė njė bilanc tė dėmėve tė shkaktuara nė tė gjitha objektet qė janė nė mbrojtje tė saj. Ndėrkohė kjo drejtori ka dėrguar njė shkresė nė Tiranė, ku kėrkohet tė bėhet e mundur gjetja e fondeve pėr tė ndėrhyrė nė pikat mė tė dėmtuara.
Hoti: Unė nė fund i bėra njė pyetje, tė cilėn dua ta pėrsėris edhe tani: "Kush do tė shkojė nė burg kur ura tė shembet?"
"Ministrit Ruka i dėrgova 36 fotografi ku tregohej gjithēka, por askush s'ma vuri veshin"
"Urėn e prisnim tė rrėzohej" - Deputeti Hoti: Denoncova 2 muaj mė pare
SHKODER - 03.10.2002 - Tė gjithė ata qė mund tė parandalonin shembjen e urės sė Bunės e kanė ditur, tė paktėn qė dy muaj mė parė, qė situata ishte e rėndė.
Madje pėr kėtė situatė, ndryshe nga herėt e tjera, ishte lajmėruar instanca mė e lartė, pikėrisht Parlamenti. Kėtė e ka bėrė tė ditur dje deputeti i Partisė Demokratike pėr zonėn e Shkodrės, Ferit Hoti.
Denoncimi
"Qė para dy muajsh kam kėrkuar njė seancė tė veēantė parlamentare pėr tė diskutuar gjendjen nė tė cilėn ndodhet Ura e Bunės. Njė seancė e cila u realizua pas shumė kėrkesave qė kam paraqitur pranė ministrit Ruka dhe deputetėve", ka deklaruar dje pėr "Gazetėn" deputeti i demokrat, Hoti. Mė tej ai ka sqaruar: "Madje pėr ta bėrė sa mė tė qartė situatėn, kam paraqitur 36 fotografi tė madhėsive tė ndryshme, nė tė cilat bėhet mė se e qartė gjendja aktuale nė tė cilėn ishte ura". "Kam paraqitur njė dosje tė xhenierėve italianė, tė cilėt kishin argumentuar faktin qė kjo urė po shembet. Pikėrisht kėto forca kishin dhėnė dhuratė pėr qeverinė shqiptare njė urė tė lėvizshme dhe ishin pikėrisht ata qė i kėrkuan qeverisė shqiptare, qė kjo urė ushtarake tė vendosej kėtu. Kėrkesa e tyre nuk u mor parasysh, ndėrkohė qė ura kaloi nė Tepelenė. Ministri Ruka dhe Musa Ulqini, i cili ėshtė nga kėto zona dhe e njeh shumė mirė gjendjen, e kundėrshtuan kėtė interpelancė, duke thėnė se gjendja nuk ishte alarmante. Unė nė fund i bėra njė pyetje, tė cilėn dua ta pėrsėris edhe tani: "Kush do tė shkojė nė burg kur ura tė shembet?" Dje asnjėri nga ministrat Ruka e Ulqini nuk janė prono-ncuar pėr "Gazetėn", megjithėse jemi munduar tė kontaktojmė me ta.
Kryebashkiaku
Dje ka reaguar edhe kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, Omir Rusi, i cili u shpreh: "Menjėherė kemi mobilizuar tė gjitha strukturat tona. Kemi bėrė tė mundur qė tė mos pengojmė qarkullimin nė tė dyja anėt e urės, duke siguruar kalimin pa pengesė tė njerėzve me traget". Si kanė shpjeguar mė tej krerėt e bashkisė, shtabi i emergjencnės, i cili ishte nė punė e sipėr pėr shkak tė pėrmbytjeve, e mori situatėn nė dorė. "Ne si bashki e kemi bėrė disa herė tė qartė situatėn aktuale nė tė cilėn ndodhet Ura e Bunės dhe kemi kėrkuar ndėrhyrjen nė tė, kėrkesė qė ka vonuar tė zbatohet. Pasojat qė ka e gjithė zona nga shembja e kėsaj ure janė tė shumta nė tė gjitha aspektet", ka theksuar kryebashkiaku. Madje ai ka shtuar: "Nuk e di fatin e fondit prej 15 milionė lekėsh qė ėshtė pėrcaktuar nga qeveria pėr rikonstruksionin e urės. Bashkia nuk ka lidhje me tė. Fondi i shkon Ndėrmarrjes Rruga-Ura. Sipas informacioneve qė kemi ne si bashki, Ministria e Transporteve ka pak kohė qė ka nisur tė lėvizė pėr kėtė ēėshtje".
PASOJAT NGA PRISHJA E URES
- Ndan Shkodrėn me pikėn kufitare tė Muriqanit, rrjedhimisht me Malin e Zi
- Ndan Shkodrėn me zonat turistike tė Shirokės, Zogajt, Anėn e Malit
- Shkėput (Izolon) 10 mijė banorėt nga qendra urbane e rrethit
- Izolon 40 bizneset dhe rreth 300 punėtorėt qė ushtrojnė aktivitetin nė kėtė zonė
- Rrezikon kabllin optik qė lidh me telefon Shkodrėn (Shqipėrinė) me Malin e Zi
Tirana e Buna - alarmi qė duhet dėgjuar
nga Alba Malltezi, Gazeta Shqiptare
- Rrėzimi i urės mbi Bunė, ėshtė njė alarm qė nuk duhet anashkaluar, por tė hapė rrugėn pėr njė problem tė pranishėm tashmė: Mirėmbajtja e objekteve publike dhe Masat e tyre tė sigurisė. Pėr fat tė mirė, rrėzimi nė Bunė ishte pa viktima dhe kjo ėshtė ana pozitive nė kėtė tė keqe qė preku atė pjesė tė popullsisė. Po sa ndėrtesa publike, ura, rrugė, duket sikur mbahen nė njė fije peri dhe katastrofat tė pėrmasave tė paparashikueshme duket se shmangen kushedi se nga ē'frymė e shenjtė. Qė tė mos vazhdojė tė mbesė gjithēka "nė dorė" tė rastėsisė dhe tė fatit, ndėrhyrja nevojitet urgjente. Qytetarėt nuk mund tė rrezikojnė nė njė rrugė publike, ta ndėrmarrin atė, kur Shteti vė njė funksionar pėr tė bllokuar automjetet e tonazheve tė larta. Nuk mund tė vazhdojmė tė jemi peng, nė kėtė rast banorėt e Shkodrės, tė papėrgjegjshmėrisė apo lajthitjes sė individit. Pas pėrmbytjes absurde tė Tiranės sė Re, rrėzimit tė Urės sė Bunės pas kalimit tė njė betoniere qė s'duhej tė kalonte atje, do tė ishte e tepėrt, ndonjė "surprizė" tjetėr.
GJOBA DHE PER KEMBESORET
- Kush ecėn jashtė vijave tė bardha, rrezikon njė gjobė nga 20 deri 80 euro. Eshtė njė vendim i marrė nga Gjykata Kushtetuese italiane, pėr italianėt, por nuk do tė ishte keq qė njė rregull i tillė tė zbatohej dhe nė Shqipėri. Pasi u ankuam pėr mungesė vijash tė bardha rrugėve tė kryeqytetit, pasi ato u vunė (ashtu zbehtėsisht), nuk e zgjidhėm plotėsisht problemin e rrėmujės apo "rrumpallės" qytetare, siē do tė shprehej kryebashkiaku. Pakkush nga kėmbėsorėt kalon mbi vijat e bardha, duke krijuar nė pika tė ndryshme tė rrugėve apo shesheve tė Tiranės "prita" tė rrezikshme pėr jetėn e tyre, por dhe pėr automobilistėt. Nuk do tė ishte keq qė policia rrugore dhe ajo bashkiake, tė merrej dhe me disiplinimin e kėmbėsorėve, duket se nuk ka tjetėr zgjidhje.
Hani i Hotit, han pa porta
Diten kur u emerua drejtori i Pergjithshem i Doganave te Shqiperise Sokol Kraja, nje financier qe rrinte paksa pasivisht ne Ministrine e Puneve te Jashtme, shumica e njerezve qe marrin vesh nga bota e biznesit u habiten per faktin se ai zoteron disa biznese ne Tirane si planet Moda, Pub "Grande Mulini" dhe deri diku biznesin e sheqerit. Ne te vertete nuk mundet qe ne kete post te drejtoje nje njeri qe ka interesa te veta private ne fushen e doganave dhe nuk mund te bindet asnjeri ne "pastertine" e tij prej drejtori qe kap hajdutet e tjere. Perplasja e interesave eshte e pashmangshme ne kete rast, ndonese kryeministri Nano mund te jete nisur nga deshira e mire per te gjetur nje financier jashte botes se doganave, por, sipas fakteve qe dalin perdite, ai po e shperdoron besimin e tij, pavaresisht se ka firmosur edhe nje kontrate. Nje gje eshte e qarte, se ashtu si po e ushtron Kraja detyren nuk besohet se eshte brnda parimeve te kontrates qe ka nenshkruar me Nanon. Ndonje prej njerezve qe rrine prane kryeministrit, ne koridoret e kryeministrise, mund te ndaje pazaret e dites apo te nates me drejtor Krajen, porse te gjitha keqkuptimet bien mbi emrin e Nanos. Natyrisht qe te leshosh nje akuze te tille mbi emrin e Kryeministrit, i cili per hir te se vertetes kete radhe e ka marre teper seriozisht punen, eshte nje barre e rende jo per kurajon, pasi "Koha Jone" e ka treguar nder vite, por per mungesen e deri tani te fakteve mbi kreun e Ekzekutivit. Megjithate, kur drejtori i Pergjithshem i Doganave emeron doganiere te pushuar nga puna ne nje pike doganore sic eshte Hani i Hotit dhe nga ana tjeter, bertet se "behet nami ne Sarande apo ne Durres", pra e largon qellimisht vemendjen nga vendi ku trafikohet kontrabande, atehere duhet qe dikush te marre masa. Ne kete pike, eshte emeruar kohet e fundit drejtor nje i pushuar nga ish-drejtori Petrit Ago, pra konkretisht Elidon Bushati, i cili ne fund te vitit 2001 ka marre masen e largimit nga puna pikerisht per ate qe nuk duhej rikthyer kurrsesi ne pune e jo me te jete drejtues i nje pike te rendesishme doganore. Nje tjeter puyetje, perse drejtor Kraja nuk penalizon dhe bllokon kontrabanden ne portin e Shengjinit per karburantet, te cilat kalojne per ne Kosove, duke raportuar sikur tregtohen per konsum brenda vendit? Perse ky drejtor lejon qe mallrat e njesive te tij private futen kontrabande dhe lufton konkurentet e njesive te tija private duke perdorur poziten e tij shteterore? Sa euro mori ai te marten ne darke kur ne piken e Hanit te Hotit kaluan nen mbikqyrjen e drejtor Bushatit 960 koli cigare marlboro e kuqe me leter? 50 mije apo 70 mije euro kaluan ne xhepat e drejtorise se Pergjithshme per kete kalese cigaresh? Pse kjo pike doganore eshte kthyer ne nje vend ku mund te kalosh gjithcka kontrabande? Sa e sa euro futen ne xhepat e tyre, por jo te Shtetit, nga kontrabanda ne kete pike doganore dhe ne ate te Shengjinit? Po ne Kakavije, ku drejton nje mik i Minisrit Islami, cfare eshte bere per ta penalizuar trafikun qe vjen nga Greqia ? Perse pikerisht ne Han te Hotit eshte emeruar miku i drejtorit te Pergjithshem te Doganave zoti Elidon Bushati? Te gjitha keto, e kane pergjigjen tek loja qe bejne drejtuesit na fjale dhe disa keshilltare perreth Nanos, pa dijenine e tij, por duke lene te nenkuptohet tek hierarkia poshte se "veprojme nen urdherat e tij". Kjo eshte katastrofale per emrin e mire qe po tenton te krijoje kryeministri aktual, i cili si rrallehere ne jeten e tij, i eshte perkushtuar teresisht ndertimit te nje shteti ligjor, pa miq e pa tarafe. Atehere, perse duhet qe balta e te tjereve te bjere edhe mbi kostumin pa njolla te kryeministrit? Natyrisht qe nuk kemi ndermarre detyren e mbrojtjes se emrit te tij, porse mbetemi brenda detyres sone te thjeshte e te perditshme, qe te denoncojme te gjitha pazaret qe luhen me pasurine e shtetit dhe me buxhetin e tij qe mungon, edhe nga kontrabanda qe luhet ne disa pika doganore.
Kontrabandistet kete rradhe e kane spostuar me marifet lojen e tyre te vjedhjes, duke u spostuar nga Vlora e Durresi ne nje pike qe gjoja quhet e "vdekur", sic mbetet dogana e Hanit te Hotit, ku trafikohet cigare, karburant, femra dhe mundet edhe droge. Nje pjese e konsiderueshme e tyre pasi futet nepermjet detit ne Mal te Zi kalon neper Han te Hotit, duke bere nje kthese te lehte neper Shqiperi e me pas trafikon ne Kosove e Maqedoni, ndersa prostitutat dhe droga kalojne ne rrugen nga ku do te kaloje Berluskoni pas disa ditesh, pra Durres-Bari-Rome. Duke pasur edhe mungesen e eficences se strukturave te Sherbimit Sekret, pasi edhe ato jane pa drejtor te emeruar, si dhe duke qene te mbuluar me "argumentin" se te gjitha keto "kryhen me porosi e per llogari te Nanos", dy drejtues te Drejtorise se Pergjithshem bejne sikur po vendosin rregull dhe me pas atje ku jane te blinduar hapin portat kater kanatesh, duke qarkulluar miliona dollare kontrabande.
Prokuroria e Pergjithshme duhet pershendetuar ne veprimet e koheve te fundit ne arrestimet e trafikanteve dhe shkelesve te ligjit ne tendera, por nuk mund te neglizhoje hetimet edhe ne dogana, pikerisht atje ku flitet per miliona e miliona euro ne muaj te vjedhura nga zyrtare e per llogari te zyrtareve.
Per fat ka shume qytetare qe kane pune ne dogana dhe behen deshmitare se cfare ndodh ne Han te Hotit ose ne Kakavije. Eshte tamam koha per te mos lejuar me kete lloj babezie, qe i ben qytetaret e ndershem te ketij vendi te shkulin floket sa here kalojne neper pika kufitare me doganiere e hienat e tyre rreth e rrotull.
Reshjet demtojne monumentet e kultures
Shkoder - Shirat e rena ditet e fundit kane sjelle deme edhe ne Monumentet e Kultures. Ura e Mesit, Xhamia e Plumbit, ish-godina e Marubeve dhe nje shtepi ne fshatin Theth kane pesuar deme te medha gjate shirave te javes te fundit. Alarmi eshte dhene nga drejtuesit e deges te Monumenteve te Kultures. Madje drejtuesit e Monumenteve nuk jane mjaftuar me nje alarm te thjeshte, por kane kerkuar edhe nderhyrjen urgjente te Ministrise ne keto objekte pasi ata rrezikohen shume. Demtimet me te shumta dhe me serioze i ka Ura e Mesit, ndersa duke i marre ne vete secilin nga keto objekte jo pak te rrezikuara jane edhe ish godina e Marubeve, qe ka qene ndertesa e pare e Bashkise ne qytetin e Shkodres si dhe Xhamia e Plumbit. Sipas njerit nga punonjesit e Keshillit Teknik te Deges te Monumenteve te Kultures, T.Gurakuqi, nje komision i ngritur posacerisht per kete qellim ka evidentuar demet dhe ka hartuar edhe preventivat me kete rast. "Eshte demtuar shume Ura e Mesit. Ujerat e lumit Kir kane demtuar dhe gerryer kembet e ures, sidomos kemben veriore te saj".
Sipas specialisteve te tjere duhet nderhyre ne menyre sa me shpejt, pasi Ura 400-vjecare mund te shembet e tera nga demtimi i kembeve te saj. Specialistet ne mbulimin provizor te demeve kane hedhur disa sasi guresh dhe betonesh ne kembet e ures, por kjo nuk mund te shpetoje uren e famshme.
Nderkohe qe jo pak deme paraqet edhe Xhamia e Plumbit. Eshte demtuar shume kupolatura dhe tapetatura e Xhamise. Ne ditet e kulmit te shirave ne mjediset e saj lartesia e shirave ka arritur deri ne 80 cm.
Eshte shembur thuajse fare catia e shtepise te njohur ne Shkoder si shtepia e Marubeve. Shtepia me numer 113 qe gjendet ne rrugen "13 Dhjetori", thuasje ne qender te Shkodres demtohet gjithnje e me shume ndersa shirat e fundit sikur i kane dhene gjemen e fundit catise se godines se vjeter. Po keshtu ka deme edhe nje shtepi ne fshatin Theth. Shtepia e Lulash Kecit, e njohur dhe e famshme per vlerat historike dhe arkitektonike te saj, ka pesuar jo pak deme. Ajo eshte care ne disa vende, duke sjelle gati shembjen e saj. Uji ka hyre ne mjediset e shtepise duke gerryer edhe themelet e saj.
Gurakuqi ka theksuar se me ato fonde te pakta qe kane patur dhe me ate fuqi punetore Dega e Monumenteve te Kultures eshte p`rpjekur te rregulloje dicka, te pakten demet e vogla, ndersa per te medhate Ministria eshte informuar tashme. Jane pergatitur disa preventive, jane dorezuar ne Drejtorine e Investimeve ne Ministrine e Kultures dhe gjithcka varet prej andej, eshte shprehur T. Gurakuqi.
Rudina Llazari
Ministria: Do verifikojme demet
Nderkohe nga Ministria e Kultures vjen lajmi se gjendja ne Shkoder nuk eshte alarmuese aq sa duket. Ura e Mesit eshte demtuar vetem ne njeren prej kembeve te saj, gje qe do te thote se mund te riparohet shpejt. Ndersa xhamia e Plumbit dhe godina e Marubeve thjesht jane mbuluar nga uji, gje qe sipas specialisteve te kesaj ministrie nuk do te thote gjendje alarmante.
"Ne grupin e emergjences se ngritur ne Ministrine e Finances kane mberritur alarmet e ardhura nga Shkodra, thote zedhenesja e Ministrise se Kultures, Anila Bisha. Nderkohe ne kemi derguar nje specialist qe te verifikoje demet e shkaktuara atje. Vetem pasi te behet ky verifikim mund te thuhet se si do te realizohet nderhyrja dhe nese ka apo nuk ka nevoje per nje nderhyrje te menjehershme. Megjithate, - vazhdon ajo,- deri me tani, sipas informacioneve qe ne kemi, Ura e Mesit ka demtim vetem ne njeren prej kembeve mbajtese ndersa dy ndertesat e tjera vetem jane mbushur me uje dhe nuk kane ndonje gje tjeter serioze. Megjithate pa u bere verifikimet e nevojshme nuk mund te thuhet se sa i madh eshte demi."
A.Cenaj
Nis riparimi i urės "Bejli" mbi Bunė
Lajmi i ores 10:20 AM
SHKODĖR (4 tetor) - Brigada e Xhenios e ushtrisė shqiptare ka nisur qė prej mėngjesit tė sotėm punėn pėr riparimin e urės "Bejli" mbi lumin e Bunės nė qytetin e Shkodrės. Sipas Ministrisė sė Mbrojtjes, momentalisht xhenierėt po punojnė pėr ndėrtimin e planit rrėshqitės tė elementėve metalikė tė urės. Janė gjithsej 40 m urė qė do tė riparohen, me hapėsira drite 11 dhe 29 m linear, pėrgjatė gjatėsisė sė urės ekzistuese. Ndėrkohė, brigada e Kėmbėsorisė, Shkodėr, po punon nė ndihmė tė brigadės xhenier romina_malaj: pėr transportimin, me mjete tė blinduara amfibe tė elementėve metalikė tė urės nga bregu, nė vendin e kryerjes sė punimeve. Nė kėtė aksion ėshtė angazhuar edhe Policia Ushtarake, duke kontribuar pėr sigurimin e punimeve mbi urė. ro/mr (BalkanWeb)
Punime intensive tek ura e Bunės nga ushtria dhe dy firma. Banorėt tė paduruar
Ura, bizneset drejt falimentimit
Asnjė makinė s'kalon dot nė anėn tjetėr
SHKODER - 05.10.2002 - Pasojat e shembjes sė urės sė Bunės kanė nisur tė ndihen mė shumė me kalimin e ditėve, pasi ajo ėshtė ende e pakalueshme.
Megjithėse ditėn e shembjes deklaratat optimiste premtonin se kalimi do tė normalizohej pėr 24 orė, nė fakt ndodhi ndryshe, pa llogaritur qė duhen tė paktėn edhe dy ditė tė tjera qė tė rivendoset lidhja. Sigurisht nė rast se ecet me ritmet e deklaruara. Tashmė zona tek ura e Bunės i ngjan njė kantieri tė vogėl pune, ku tė pėrfshira janė forcat xheniere, punonjėsit e ndėrmarrjes Rruga-Ura, si dhe dy firmat e ndėrtimit tė cilat kanė marrė pėrsipėr shtrimin e rrugės sė Muriqanit. Kėto janė dy firmat qė kanė fituar tė drejtėn e rikonstruksionit tė urės. Ndėrkohė dje njė pėrfaqėsi e banorėve dhe e biznesmenėve qė jetojnė nė anėn tjetėr tė urės, kanė dėrguar njė peticion ku kėrkojnė qė ura e re tė mbajė tė paktėn 15 tonė. E megjithėse duket se puna nuk pushon pėr asnjė minutė, tė pakėnaqurit janė tė shumtė. Tė parėt janė banorėt matanė urės, gjithsej 10 mijė, tė cilėt e kanė parė veten tė bllo-kuar tėrėsisht, nė pamundėsi pėr t'i plotėsuar nevojat e tyre jetike. Dyqanet i kanė mbaruar rezervat qė kanė pasur dhe furnizimi bėhet me pakicė, pasi malli kalohet me varkė. Janė rreth 40 biznese tė cilėt qė prej ditės sė rrėzimit tė urės janė tė bllokuar tėrėsisht. Pėrfaqėsuesit e tyre kanė humbur tashmė durimin, pasi, sipas tyre, nuk ka shpresa qė situata tė pėrmirėsohet, pasi atyre u duhet tė kalojnė mbi urė automjete tė rėnda. Nga strukturat pėrkatėse ėshtė deklaruar se ura do tė jetė vetėm pėr kalimtarėt dhe karrocat duke pėrjashtuar makinat e ēdo lloji. Kjo do tė thotė shkatėrrim i biznesit tė tyre. E, ndėrsa nė urė po punohet tė dėmtuarit direkt prej saj, nuk ngurrojnė tė thonė me zė tė lartė se kjo ndėrhyrje nė urė duhej tė bėhej mė parė dhe jo tani kur po rrezikohen jetė njerėzish. Makinat e ushtrisė kanė nisur dje menjėherė punėn duke shkėputur pjesėn e mbetur tė urės nė anėn e malit tė Taraboshit. Pėrveē lidhjes sė dy pjesėve tė urės, do tė bėhet edhe ndėrhyrja nė pjesėn e pashembur. Fondi prej 14 milionė lekėsh ėshtė parashikuar edhe pėr forcim tė gjithė aksit tė urės, pasi pjesėt ekzistuese janė tepėr tė amortizuara.
Specialistė nė Shkodėr
Ekspertė italianė ndihmojnė pėr Urėn
ANSA - Ekspertė ushtarakė italianė po marrin pjesė nė ndėrtimin e urės privizore tė Shkodrės. Specialistėt janė vėnė nė dispozicion tė Delegacionit tė Ekspertėve Italianė, mision ky i drejtuar nga Luigi Cantone, i cili qė nga viti 1997 drejton nė Shqipėri tė gjitha projektet e bashkė-punimit me ministrinė e mbrotjes italiane me qėllim ristrukturimin e forcave tė armatosura shqiptare. Tek-nikėt italianė kanė qendruar nė krah tė xhenierėve tė ushtrisė shqiptare duke u impenjuar bashkė pėr ndėrtimin e urės metalike tip "Beili". Sot pritet qė ura e re tė vihet nė funksionim duke lejuar pėr-sėri kalimin e lumit Buna.
Zogu, tifoz i Vllaznisė
SHKODER - Princi Leka do tė shkojė sot nė Shkodėr thjesht si tifoz i Vllanisė. Si ėshtė bėrė e ditur dje nga pėrfaqėsuesit e partisė Lėvizja e Legalitetit, djali i Leka Zogut do tė shkojė vetėm pėr tė parė ndeshjen e kampionatit nė stadiumin "Loro Boriēi". Ai vetė ka deklaruar tė jetė tifoz i Vllaznisė. Madje nė fillim tė ndjeshjes mendohet qė ai do tė bėjė njė xhiro rreth stadiumit.
Vermoshi, pika e re kufitare
SHKODER - Mė 10 tetor do tė bėhet ceremonia pėr hapjen e pikės mė tė re kufitare, ajo e Vermoshit, qė do tė lidhė Shqipėrinė me fqinjėt. Procedurat e fundit janė lėnė nė kompetencė tė drejtuesve tė policisė sė Shkodrės dhe asaj tė Podgoricės. Nė fund tė shtatorit pėr kėtė qėllim zėvendėsministri i Jashtėm, Luan Hajdaraga, ka zhvilluar njė takim me homologun e tij malazes. Pėrveē efektit ekonomik, me hapjen e kėsaj pike lehtėsohet shumė kalimi i nje-rėzve nė zonat e Pla-vės dhe tė Gucisė pėr nė Mal tė Zi. Gjithashtu tani pritet qė zhvillimi i turizmit aplin tė kthehet nė prioritet.
Shkėputet kablli optik malazez
SHKODER - Ka shpėtuar pėr mrekulli kablli optik qė lidh rrjetin telefonik shqiptar me atė malazez. Ky kabėll ndodhet pėrbri urės sė Bunės, qė u shemb pak ditė mė parė. Gjatė shembjes ai nuk ka pėsuar dėme, tė cilat mund tė kapnin miliona lekė. Por rreziku ekzistonte edhe gjatė rregullimit tė urės. Kjo ka bėrė qė vetė Telekomi tė bėjė tėrheqjen e kabllit deri sa ura tė kthehet nė funksionale. Ky veprimė shtė bėrė pasi ka dhėnė miratimin edhe pala malazeze. Kėta tė fundit duket se e kanė ndier dėmin qė u ka shkaktuar shkodranėve kjo urė, pasi janė treguar tė gatshėm pėr dhėnien e ndihmės, tė paktėn duke i lėnė makinat tona ushtarake tė kalojnė nė territorin e tyre.
Shkoder, demet me te medha ne KESH
Demet e permbytjeve kane qene te konsiderueshme. Keshtu jane shprehur anetare te Shtabit te emergjences ne Prefekturen e Shkodres. Anetaret e ketij shtabi jane te shperndare ne terren per te verifikuar demet e shkaktuara nga permbytjet e javes se shkuar. Deme ne toka bujqesore, ne shtepi, bageti, baze ushqimore, sera, ura, shkolla dhe qendra shendetesore, ndersa rezulton te jete demtuar rende infrastruktura. Por, me te medha i ka pesuar rrjeti energjetik. Jane 35 kabina elektrike dhe 86 shtylla qe jane demtuar nga permbytjet. Uji i shiut ka hyre brenda kabinave, duke i nxjerre nje pjese te mire nga funksionimi. Ndersa pjesa tjeter eshte demtuar, ne saj te lidhjeve te sajuara per te marre energji nga nje kabine ne tjetren. Ne fakt, lagje te tera dhe disa komuna vazhdojne te jene pa energji dhe me probleme ne furnizimin me uje te pijshem. Jane demtuar disa qendra shendetesore ne Vermosh dhe ne Shllak. Jane demtuar 3 shkolla ne Temal, nje ne Berdice dhe 2 ne Mnele Vig. Sipas punonjesve te Prefektures vlera e demtimeve ne shkollave arrin shifren 102 milione leke. Ka patur shume deme ne rruge qe kane lene gjurme edhe tani pas disa ditesh dhe ne argjinatura. Eshte prishur rruga e Kelmendit, ka demtime ne aksin rrugor Fushe Arrez-Puke si dhe ne rrugen qe lidh Vaun e Dejes me Shkodren ka shembje ne disa pjese te segmentit. Ne Shllak rruga eshte prishur dhe ka bere qe e gjithe komuna te jete e izoluar. Jane prishur kater ura lidhese. Kreret e komunave sipas perfaqesuesve te Prefektures kane sjelle nje liste te konvertuar ne para te demeve qe kane pesuar. "Keshtu ne Komunen e Dajcit vlera e demeve arrin ne masen 500 milione leke dhe ne te jane te perfshire demet ne prodhime bujqesore, sera, shembjet e argjinaturave dhe bagetite e ngordhura. Ne Bushat vlera eshte 203 milione leke, ne Berdice 183 milione leke, ne Rrethina 182 milione leke" kane pohuar per "KJ" burime nga Shtabi i Emergjences ne Prefekturen e Shkodres. Nga ana tjeter Shtabi i Emergjences ka bere te ditur se eshte punuar per shperndarjen e ndihmave te destinuara per zonat e permbytura. Te njejtat burime kane bere te ditur se sasi te konsiderueshme ndihmash jane shperndare ne komunat me te prekura si, Mnele, Vig, Bushat, Velipoje dhe Berdice. "Jane rreth 490 batanije, po kaq shtreter dhe dysheke dhe 5 tone konserva e 5 tone ushqime qe jane shperndare tashme ne keto zona," jane shprehur burimet.
R.Llazari
Ura e Bunes, gati te shtunen
Shkoder - Ura e Bunes do te behet e kalueshme te shtunen. Tashme kjo eshte direktiva dhe urdheresa e qarte e qeverise. Pas mberritjes se pajisjeve te renda qe pershkuan 197 km rruge per te ardhur deri ne krahun tjeter te lumit Buna, puna ka nisur me intensitet te plote. Forcat xheniere te Ushtrise shiptare, te ndihmuar edhe nga specialiste italiane, kane nisur te punojne ne te dy anet e saj per te bere te mundur zevendesimin e pjeses se demtuar me nje pjese e re, e cila do te mundesoje kalimin mbi ure. Sipas burimeve nga Prefektura e Shkodres kampati i ri do te vendoset me rreshqitje dhe kjo paraqet jo pak probleme nisur nga pesha e tij dhe nga teknologjia e prodhimit te tij, paksa ndryshe nga kampatet e tjera. Forcat xheniere kan- nisur te bejne montimin e pjeseve te sjella nga Mali i Zi. Komandanti i forcave xheniere Lulezim Salivari eshte shprehur se ura do te jete gati te shtunen dhe kjo eshte me e rendesishmja.
R.Llazari
Vjehrra e 30-vjeēares shkoi dy herė nė polici: Djali mė ka ikur nga shtėpia, nuk fjeti
asnjė natė me tė
Vrasin motrėn dhe vjehrrėn e saj
E dhanė nuse me zor, s'e merrnin mbrapsht
SHKODER - 06.10.2002 - Zbardhen motivet dhe autorėt e vrasjeve tė ndodhura mbrėmjen e sė premtes nė qytetin e
Shkodrės.
Hydajete Selimi, 61 vjeē, dhe Alma Pepmarku, 30 vjeē, janė vrarė rreth orės 23 e 15 minuta
nga familjarėt e kėsaj tė fundit. Policia ka ndaluar babain e saj, Xhemal Pepmarkun, i
akuzuar si nxitės i konflikteve, ndėrkohė qė autorė mendohet tė jenė djemtė e tij, pra
vėllezėrit e gruas sė vrarė.
Shkak pėr vrasjet ka qenė konflikti mes dy familjeve, Selimi dhe Pepmarku, nė qendėr tė tė
cilit ka qenė viktima 30-vjeēare. Ajo ėshtė dėrguar nė familjen e tė ashtuquajturit burrit
tė saj, Gėzim Selimi, me forcė nga familja e vet, ndėrkohė qė ky veprim ėshtė kundėrshtuar
nga familja Selimi, qė nuk ishte dakord tė merrte nuse me zor. Ka qenė vetė viktima
61-vjeēare, Hydajete Selimi, e cila ka bėrė dy herė denoncime nė polici pėr atė qė po
ndodhte nė familjen e saj. Rasti i fundit qė ka trokitur nė zyrat e bluve, ka qenė e enjtja
e kėsaj jave. Sipas burimeve brenda kėsaj drejtorie, gruaja e moshuar u ka bėrė tė ditur
bluve faktin qė nė shtėpinė e saj, jashtė dėshirės sė saj dhe tė tė birit, jetonte Alma
Pepmarku, e cila e quante veten nuse tė djalit tė saj. Sipas deklarimeve tė 61-vjeēares,
nusja ishte sjellė me forcė nga familjarėt e saj, ndėrkohė qė i biri ishte kėrcėnuar prej
vėlle-zėrve dhe babait tė nuses qė ta mbante atė nė shtėpi. Kjo ka ndodhur nė dhjetor tė
vitit 2001. Qė nga ajo periudhė nė shtėpinė Selimi jetonin tre veta: nėna, i biri dhe e
vetėshpallura nuse. Ndėrkohė qė nėnė e bir rrinin nė kuzhinė dhe flinin nė dy divane, nusja
e sjellė me zor qėndronte nė dhomėn e gjumit. Vetė Hydajetja ka deklaruar se i biri nuk ka
fjetur asnjė natė me nusen e sjellė me zor. Madje si rrugė zgjidhjeje nė kėto kushte nėnė e
bir kanė menduar largimin e djalit-dhėndėr nga shtėpia. Ai prej tre muajsh ishte nė Mal tė
Zi me pretekstin se po punonte atje.
Pas deklarimeve tė bėra nga gruaja 61-vjeēare, nė polici ėshtė thirrur njė ditė pėrpara se
tė ndodhte vrasja, dhe njė ditė pas deklarimeve tė gruas, i ati i vajzės, Xhemal Pepmarku,
i cili ka dhėnė llogari para uniformave blu pikėrisht tė premten. Sipas policisė, qėndrimi
i tij ka qenė shumė negativ. "Ne ia bėmė tė qartė plotėsisht situatėn dhe kėrkuam qė ai
t'ia merrte tė bijėn nė shtėpi. Kjo u kundėrshtua plotėsisht prej tij. Na bėri pėrshtypje
mėnyra sesi ai u soll", kanė rrėfyer dje vetė policėt pėr "Gazetėn". Por ndėrkohė mungonte
njė denoncim zyrtar nė organet kompetente nga familja Selimi dhe nė kėto kushte nuk mund tė
veprohej. Pėr tė marrė kėtė hap, pra pėr tė bėrė denoncimin, gruaja 61-vjeēare priste
kthimin e tė birit nga Mali i Zi. "Vetėm nė rast se na mbėrrinte denoncimi, ne mund tė
veponim", shprehen blutė e Shkodrės. Por ashtu si ndodhėn ngjarjet, denoncimi nuk arriti tė bėhej.
Vjehrra varroset me nder, nusja mbetet nė morg
SHKODER - Familja Selimi ka organizuar tė gjitha nderimet e varrimit tė njeriut tė saj tė
dashur nė orėn 17.00 tė ditės sė djeshme, ndėrsa 30-vjeēarja Alma Pepmarku ka qenė e pafat
edhe nė lamtumirėn e saj. Ajo ka qėndruar deri vonė nė morgun e spitalit. Sipas tė dhėnave
tė marra atje, asnjė nga familjarėt e saj nuk ėshtė paraqitur pėr tė marrė trupin. Hydajete
Selimi, 61 vjeē, ėshtė pėrcjellė nė banesėn e fundit nga familjarė, komshinj, miq tė
familjes, tė cilėt dukej sikur kishin bėrė njė pakt qė asnjėri tė mos fliste pėr vrasjen e
pakuptimtė. Ndėrkohė nė familjen e vėllezėrve vrasės nuk ėshtė parė tė afrohet asnjė njeri.
Nė shtėpinė e tyre nuk ka pasur mort. Dyert kanė qėndruar tė mbyllura, ndėrkohė qė vetė
vrasėsit tashmė janė persona tė shpallur nė kėrkim.
Si e vranė motrėn dy vėllezėrit dhe babai
SHKODER - Rreth orės 23 tė sė premtes dy persona me motor janė ndalur pėrpara pallatit ku
banonte familja Selimi. Kanė hipur nė katin e dytė dhe pasi kanė trokitur kanė hyrė brenda
duke vrarė dy gratė tė cilat ishin tė vetme nė banesė. Deri tani nuk dihet se cila ėshtė
vrarė e para, por gjithsesi ato janė vrarė me paramendim. Nėna ėshtė gjetur e vdekur nė
kuzhinė me tre plumba nė gjoks dhe e shtrirė nė tokė. Gjithashtu e shtrirė nė tokė, por nė
dhomėn e gjumit, ėshtė gjetur edhe e ashtuquajtura nuse. Trupi i saj ka qenė pėrmbys dhe
vetėm me njė plumb nė kokė. Sipas ekspertėve, nuk kemi tė bėjmė me keqtrajtime tė
viktimave, pasi vdekja e tyre ka ardhur vetėm nga plumbat e pistoletės. Ky burim sqaron se
vrasja ėshtė bėrė nga Xhemal Pepmarku dhe nga djemtė e tij, tė ardhur nė Shkodėr vite mė
parė nga zonat e Mirditės. Deri tani i ndaluar ėshtė vetėm babai.
34-vjeēari kėrkohej prej nėntė vitesh
Arrestohet Alfred Dinjari, vrau egjiptianin nė Gjermani
SHKODER - 06.10.2002 - Alfred Dinjari, 34-vjeēari nga fshati Trush i Shkodrės, qė nga viti 1993 akuzohej pėr
vrasjen e njė egjiptiani. Gjykata gjermane prej nėntė vitesh e kishte shpallur fajtor pėr
kėtė vrasje. Por arrestimi i tij u arrit vetėm dje, kur Dinjari rrinte i qetė nė shtėpinė e
vet.
Para nėntė vitesh, kur Alfred Dinjari dhe djali i tezes sė tij ndodheshin nė Gjermani pėr
emigracion, fillojnė njė sherr me egjiptianin qė mė vonė humbi jetėn. Gjatė sherrit pėrveē
vrasjes sė kėtij tė fundit, ka mbetur i plagosur edhe njė person tjetėr. Menjėherė pas
krimit tė kryer, ēuni i tezes sė Dinjarit ka dashur tė tregojė nė polici pėr atė ēfarė bėri
sė bashku me Alfredin. Sapo ka thėnė kėtė Fredi ka tentuar tė vrasė edhe kushėririn e vet
po nuk ia ka arritur. Nė kapjen e tij mė e shpejtė ishte policia gjermane. Tani djali i
tezes sė Dinjarit po vuan dėnimin 12-vjeēar qė i ka vėnė gjykata nė vendin ku u krye krimi.
Kurse vetė Alfred Dinjari, sapo kreu krimin ka arritur tė kapėrcejė kufirin gjerman e tė
kthehet nė Shqipėri pėr t'u fshehur.
Pėr rastin nė fjalė ka pak kohė qė ka ardhur njė dosje e veēantė nga autoritetet gjermane
pėr gjykatėn e Shkodrės. Kjo dosje bėnte tė ditur se gjykata komunale e Hejdibergut e
kishte shpallur fajtor tė riun nga Shkodra pėr vrasjen e egjiptianit. Shėnimet e dosjes
tregonin se vrasja e egjiptianit ėshtė kryer nė bashkėpunim mes dy kushėrinjve, njėri prej
tė cilėve mbeti brenda shtetit gjerman. Kurse pėr autorin e vrasjes, tre ditė para kapjes
sė tij prokuroria e Shkodrės kishte lėshuar fletė-arrestin ndaj tij, duke u bazuar tek
materialet e ardhura posaēėrisht nga Gjermania.
Ormir Rusi
"Ja pėrse e prita Edi Ramėn"
SHKODER - Kryebashkiaku i Shkodrės, Omir Rusi me anė tė njė konference pėr shtyp ėshtė mbrojtur dje
nga akuzat qė i kanė bėrė demokratėt pėr pritjen qė i bėri ai vetė Edi Ramės. "Unė do tė
pres nė Shkodėr ēdo njeri sipas traditės sė familjes dhe tė qytetit tim", ėshtė shprehur
ai. Partia Demokratike ėshtė shprehur e pakqnaqur pėr pritjen qė i bėri ai Ramės pikėrisht
nė kulmin e fushatės sė PD-sė kundėr tij.
Bie nen tension, vdes 32-vjecari
Shkoder- Vdes teksa perpiqej te rregullonte defektin ne linjen elektrike. Dode Frani, 32
vjec, ka humbur jeten menjehere sapo ka rene ne rryme elektrike ne catine e nje shtepie.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e se dieles, rreth ores 13.10 minuta, ne dalje te qytetit te
Shkodres, prane kompleksit sportiv te Zmijaneve. 32-vjecari ka hipur ne catine e nje
shtepie. Ambienti me lageshtire dhe mosmarrja e masave te sigurimit teknik kane qene
shkaqet kryesore qe kane cuar drejt ketij perfundimi Dode Franin. Nje kolpo tensioni ka
goditur 32-vjecarin dhe vdekja ka qene e menjehershme. Asgje nuk ka mundur ta riktheje ne
jete, megjithese eshte nisur drejt spitalit te qytetit. Ky eshte rasti i dyte qe prej
fillimit te vitit, i vdekjeve aksidentale nga energjia elektrike.
R.Ll
Vdes djali, nėna e tij plagoset nga njė aksident nė Shkodėr
Lajmi i ores 8:10 PM
SHKODER (9 Tetor) - Njė person humbi jetėn dhe njė tjetėr u plagos rėndė sot pasdite gjatė njė aksidenti tė shkaktuar nga pėrplasja e motorrit me tė cilin udhėtonin, me njė karrocė, nė aksin rrugor Shkodėr-Velipojė. "Ngjarja ndodhi rreth orės 17.00 nė fshatin Trush, rreth 6 km larg qytetit, kur Gjergj Lacuku, 20 vjeē banor i kėtij fshati, qė udhėtonte me njė motor tip "Honda", sė bashku nėnėn e tij, u pėrplas me njė karrocė" njoftuan burime zyrtare tė policisė. Pėr pasojė, sipas tė njejtave burime, 20-vjeēari Lacuku, qė drejtonte motorrin, u plagos rėndė dhe mė pas vdiq nė spitalin e qytetit. Ndėrsa nėna e tij, Maria, 46 vjeē, u plagos nė pjesė tė ndryshme tė trupit, por pas ndihmės sė parė nė spital, tashmė ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn. Grupi hetimor, qė ka shkuar nė vendngjarje, po punon pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave tė kėtij aksidenti. dxh/ko (BalkanWeb)
INTERVISTE/ Prefekti Liqejza: Pas pak ditėsh edhe pėr mjetet e rėnda
"Si do tė rikonstruktohet plotėsisht Ura e Bunės"
SHKODER - 09.10.2002 - Njė ditė pas rifillimit tė kalimit mbi Urėn e Bunės, nė pamje tė parė duket se gjėrat vazhdojnė normalisht. Njerėz qė shkojnė e vijnė, dhe po kėshtu edhe automjete.
Por, nė fakt, problemet janė tė pranishme. Para shėmbjes, kapaciteti i peshės qė mbante ura ishte 10 tonė ndėrsa, pas shėmbjes e rikonstruksionit, kjo peshė ka zbritur nė 5 tonė, gjė qė ka bėrė qė edhe lėvizjet mbi tė tė kufizohen. Ata qė e kanė tė lidhur jetėn me kėtė urė, kryesisht biznesmenėt qė sjelln dhe dėrgojnė mallra me automjete tė rėnda duken tė pakėnaqur, pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor duken optimistė. Prefekti i Shkodrės, Gjergj Liqejza, ka bėrė tė ditur pėr Gazetėn Shqiptare se "pėr pak ditė dhe ēdo gjė do tė shkojė nė vendin e saj, madje do tė bėhet edhe mė mirė".
Megjithėse ėshtė bėrė ndėrhyrja nė Urė, nė tė mund tė kalohet vetėm njė ngarkesė 5-tonėshe. A bie kjo nė kundėrshtim me atė ēfarė u deklarua nė fillim?
Nė kushtet aktuale tė Urės, ajo ėshtė bėrė e kalueshme vetėm pėr 5 tonė. Problemin ura e ka pasur gjithnjė nė mes tė saj, si pika mė e dėmtuar dhe qė pritej tė shėmbej, ndėrkohė qė ajo u shėmb nė anė. Nė kėto kushte, ėshtė bėrė forcimi nė pjesėn e shėmbur dhe jo atje ku ishte rreziku mė i madh. Derisa kjo ndėrhyrje tė bėhet edhe nė mes tė urės, kalimi do tė jetė vetėm pėr 5 tonė.
A mund tė jepet njė afat i pėrafėrt i kthimit nė normalitet tė Urės sė Bunės?
Dje ėshtė hedhur pėr diskutim miratimi i dy projekteve pėr kėtė urė. Njėri pėr rikonstruksionin e saj dhe tjetri pėr ndėrtimin e urės sė re me 2 kalime. E rėndėsishme ėshtė qė fondi pėr rikonstruksionin, me vlerė 15 milionė lekė, ėshtė miratuar nga qeveria. Me miratimin e projektit do tė ndėrhyhet menjėherė.
Ministria e Mbrojtjes ka qenė e gatshme me forcat e saj nė riparimin e Urės. Do tė jetė kjo gatishmėri edhe nė fazat e tjera?
Me ndėrhyrjen e ministrit tė Mbrojtjes, Pandeli Majko, pėr rikonstruksionin e urės, ēka do tė thotė ndėrhyrje nė tė gjithė aksin, do tė pėrfshihen forcat italiane, tė cilat janė tė pėrfshira nė strukturat e NATO-s nė Shqipėri. Brėnda njė jave, nė bazė tė takimeve qė kemi bėrė, do tė saktėsohet edhe plani i punės. Sigurisht qė do tė kemi njė kombinim tė punės sė tė gjitha palėve. Eshtė tepėr i rėndėsishėm dhe pozitiv fakti qė nė rikonstruksionin e urės po marrin pjesė forcat italiane, tė pėrfshira nė strukturat e NATO-s, tė cilat janė tė specializuara dhe kjo ka ardhur pas kontakteve qė ka pasur ministri i Mbrojtjes, Majko. Nė kėto kushte, ēdo gjė do tė bėhet shumė shpejt dhe me cilėsi tė lartė.
Shkodra ka qenė e shpallur zonė e emergjencės, qė me pėrmbytjet. Ka kaluar kjo fazė?
Jo. Ne jemi akoma nė emergjencė. Kjo pėr shkak tė pėrmbytjeve nga reshjet, si dhe pėr shkak tė urės sė shėmbur. Unė, duke pasur parasysh situatėn nė tė cilėn ndodhet kjo zonė, i kėrkova qeverisė qė ky status tė vazhdojė akoma dhe Ekzekutivi e pranoi kėrkesėn time. Kjo do tė thotė qė ndihmat drejt Shkodrės do tė vazhdojnė.
Konfederata Energjitike kėrcėnon me grevė
SHKODER - Konfederata energjitike e Shkodrės kėrcenon me grevė, nė qoftė se nuk meren parasysh kėrkesat e saj. Mesa duket, shkurtimet qė priten nė KESH kanė qenė arsyeja qė ka nxitur mbledhjen e sindikalistėve tė Konfederatės. Kryetari i Konfederatės sindikale tė Shkodrės, Fatmir Smajli, ka sqaruar se kėrkesat janė mėse tė drejta dhe tė bėra publike kohė mė parė. Nė njė peticion, qė i ėshtė dėrguar KESH-it dhe Ministrisė sė Energjitikės, ėshtė kėrkuar qė tė zbatohet kontrata kolektive e punės. Sipas sindikalistėve, nuk duhet tė jenė mė shumė se 10 pėr qind. Po kėshtu, sipas Smajlit, Konfederata ka kėrkuar qė tė mos bėhet asnjė veprim pa dalė mė parė njė vendim qeverie. Njė tjetėr kėrkesė ka tė bėjė me domosdoshmėrinė e konsultimeve qė duhet tė bėjė KESH-i dhe Ministria e Energjitikės para se tė bėhen kėto shkurtime. "Nėse nuk plotėsohen 11 kėrkesat e paraqitura ditė mė parė, nė njė kontratė tė bėrė mes KESH-it dhe Konfederatės, ka thėnė Smajli, ne do tė hyjmė nė grevė".
Burg per babane e vajzes se vrare
Shkoder - Arrest me burg pa afat per Xhemal Pepmarkun, babane e Alma Pepmarkut, vrare te premten ne darke ne shtepine e saj se bashku me te vjehrren Hydajet Selimi. Kjo eshte masa e sigurise qe Gjykata e Shkodres ka vendosur per 60 vjecarin Pepmarku nen akuzen e nxitjes per vrasje te vajzes te tij dhe te krushkes. Prokurori i ceshtjes Behar Dibra ka kerkuar burg pa afat, perderisa eshte krejtesisht e vertetuar qe Xhemal Pepmarku te jete nxitesi kryesor i vrasjes. "Vetem pak dite para se te ndodhte vrasja ai eshte thirrur nga policia ne nje takim dhe ka mbajtur qendrim arrogant ndaj tyre, duke deklaruar se do te vriste vjehrren e vajzes dhe vete vajzen e tij", eshte shprehur prokuroi Dibra. Pervec kesaj, prokurori ka pohuar se ekzistojne prova te pa kundershtueshme se 60 vjecari Pepmarku te jete nxitesi kryesor ne vrasjen e vajzes te tij. Ne kete menyre sipas prokurorit eshte e argumentuar kerkesa per burg pa afat per 60 vjecarin. I ketij mendimi ka qene edhe gjykatesi i ceshtjes Enkeled Beshanaku, cili ka dhene vendosur burg pa afat per Xhemal Pepmarkun deri ne daljen e fakteve te reja. Xhemal Pepmarku eshte arrestuar te nesermen e krimit makaber qe u cilesua ng Policia e Shkodres si krim brenda familjes. Nderkohe qe per ngjarjen eshte arrestuar edhe nje tjeter person, Artur Kola, 30 vjec nen akuzen e bashkepunimit ne vrasje. Kola ka pohuar te kete cuar me motorr deri ne pallatin ku banonte Hydajet Selimi dhe Alma Pepmarku, vellane e kesaj te fundit, Besnik Pepmarkun dhe pas vrasjes te grave ai e ka transportuar serish shokun e tij. Nga ana tjeter vazhdon te mbetet ende i paarrerstuar Besnik Pepmarku qe eshte agresori kryesor i ngjarjes te se premtes ne darke ku u vrane me kater plumba pistolete TT Alma Pepmarku dhe Hydajet Selimi.
Al.Ur.
Policia: Kėrcenoi pėr njė muaj rrjesht familjen e vajzės qė dashuronte
Arrestohet 45-vjeēari, shkruante letra anonime
-- nga Granit Sokolaj
SHKODER - 11.10.2002 - Pėr herė tė parė policia ndalon njė person qė shkruante letra anonime. Njė kėrkesė pėr marrėdhėnie dashurore e papranuar nga njė vajzė, tė cilėn ai e kishte idhull, ka qenė edhe shkaku i lertave.
Megjithėse nuk i kishte shprehur direkt as edhe njė herė atė qė ndjente, ai vazhdonte tė kėmbėngulte nė tė tijėn. Madje, edhe e ka kėrcenuar famlijen e saj. Ka qenė denoncimi i familjarėve shkaku qė i ka vėnė nė lėvizje strukturat e Drejtorisė sė Policisė nė Shkodėr. Siē ėshtė bėrė e ditur nga burime zyrtare tė Ministrisė sė Rendit, pėr njė muaj rrjesht, nė njė shtėpi nė Shirokė, nėn derė, ēdo mėngjes gjendej nga njė letėr anonime, e cila ishte kėrcenuese. Nė qendėr tė saj ishte njėra nga vajzat e familjes. Sipas tė njėjtave burime, nė tekstin e lertės, fjalėt ishin gati tė njėjta dhe konkretisht, nė rast se vajza nuk do tė pranonte tė bėhej e dashura e personit anonim, rrezikohej familja e saj. Pasi ka kaluar njė muaj, familjarėt kanė vendosur qė tė shkojnė nė polici dhe menjėherė, Zyra e Antiterrorit e ka marrė ēeshtjen nė dorė. Mė tej, burimet policore kanė sqaruar, se situata ishte e ndėrlikuar, pasi familjarėt nuk dinin se kush ishte autori i letrave. "Pasi bėmė njė kontroll tė imtėsishėm tė zonės dhe pėrcaktuam personat e dyshuar, nė rrethana tė ndryshme i vumė ata qė tė shkruajnė ndonjė fjalė apo fjali, thjesht pėr tė bėrė mė pas ekspertizėn e shkrimit", kanė theksuar burimet e Ministrisė sė Rendit, sipas tė cilave, kjo ka shėrbyer qė menjėherė tė zbulohet edhe autori i lertave anonime, 45-vjeēari, Maliq Nurta. Ekspertiza e shkrimit ka rezultuar se ai ishte autor i letrave anonime, kėrcenuese dhe menjėherė ėshtė prangosur.
Mė tej burimet kanė sqaruar se nė bazė tė hetimeve tė bėra, i prangosuri nuk kishte asnjė marėdhėnie me vajzėn nė fjalė, me tė cilėn jetonte nė njė lagje.
"45-vjeēari Nurta, ėshtė person me raport mjekėsor, sipas tė cilės ai vuan nga skizofrenia, gjė qė i jep mundėsi atij qė tė mos qėndrojė nė qeli. Ai nuk ėshtė i aftė mendėrisht", kanė pohuar burimet. Keshtu, megjithėse prokuroria e ka firmosur urdhėr-arrestin, ai mund tė mos qėndrojė mė shumė se 48 orė nė burg. Me arrestimin e 45-vjeēarit ėshtė shėnuar rasti i parė i arrestimit tė njė personi si autor i letrave anonime, nė thelb tė sė cilėve ėshtė kėrcenimi, gjė qė, sipas policisė, bėhet fjale pėr terrorizimin e njė familje tė tėrė.
Kapet i kėrkuari
Policia e Shkodrės ka ndaluar 43-vjeēarin Mark Dajēaj, nga fshati Temal, pasi ka qenė person i shpallur nė kėrkim. Sipas burimeve policore, ai kėrkohej pasi Gjykata e Shkodrės kishte caktuar pėr tė masėn e sigurisė, burg pa afat, me akuzėn pėr kultivimin e bimėve narkotike. Nė momentin kur policia shkodrane ka korrur disa bimė narkotike nė parcelėn e tij ai nuk ka qenė nė shtėpi, ndėrsa pak ditė pas kthimit, ai ka pėrfunduar nė qeli.
Nė pranga, vodhi makinėn
Ka vjedhur "Fiat"-in e fqinjit, por pas dy orėsh ka pėrfunduar nė pranga. Burime nga policia e Shkodrės kanė bėrė tė ditur se ėshtė ndaluar 26-vjeēari Erion Gėrnjolla, banues nė lagjen "Vasil Shanto", pasi kishte vjedhur mjetin tip "Fiat" me targa SH 5757 C, tė Gentian Hoxhės. Ky i fundit ka denoncuar nė polici dhe pas dy orėsh ndjekje ėshtė bėrė i mundur ndalimi i tij.
Shkaku, infrastruktura
Dėshton hapja e pikės kufitare tė Vermoshit
SHKODER - Dėshton hapja e pikės sė kalimit kufitar nė Vermosh, e planifikluar pėr ditėn e djeshme. E deklaruar me tė madhe nga pėrfaqėsuesit e dy ministrive tė Jashtme, Shqipėrisė dhe Malit tė Zi, se dita e inagurimit do tė jetė mė 10 tetor, kjo gjė ka dėshtuar. Shkak pėr kėtė ėshtė mospėrgatitja infrastrukturore e dy palėve pėr hapjen e saj. Nė Shkodėr ka mbėrritur edhe drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė kufitare tė Malit tė Zi, Milan Paunoviē, i cili ka diskutuar konkretisht me drejtuesit mė tė lartė nė Shkodėr pėr problemet e hapjes sė kėsaj pike. Pas takimit mes palėve ėshtė lėnė si afat pėr hapjen e Vermoshit data 15 tetor. Megjithatė, sipas kushteve aktuale, ka shumė mundėsi qė ajo tė mos hapet as nė datėn e dytė. Kėsaj radhe do tė jenė shkak mospėrgatitja e palės shqiptare. Burime tė sigurta kanė bėrė tė ditur se ende nuk ėshtė pėrcaktuar se nga do tė jetė rruga qė do t'i ēojė udhėtarėt nė Vermosh dhe anasjelltas. "Ne kemi dy variante pėr rrugėn qė tė ēon nė kėtė pikė kufitare. Duhet tė bindim malazezėt pėr variantin qė do tė pėlqejmė", kanė pohuar burimet. Nė kėto kushte, data 15 tetor duket shumė e afėrt pėr hapjen e kėsaj pike kufitare, nė njė kohė kur nuk ėshtė pėrcaktuar ende rrugė qė do t'i ēojė njerėzit atje.
Hajduti i makinave ne qeli
Shkoder - Kapet hajduti i makinave. Erjet Kerxaliu, 26 vjec, banues ne lagjen "Vasil Shanto", eshte prangosur ne oren 01 te mengjesit te se enjtes nga blute e Shkodres. Nje nate me pare, rreth ores 23 e 45 minuta, ai ka vjedhur ne nje nga parkingjet e Shkodres nje automjet tip Fiat Uno, me targa te Shkodres, Sh 5757 C. Sipas burimeve nga policia, 26-vjecari ka qene n-_enjester te policise pasi dyshohej per vjedhje te tjera te automjeteve. Me te marre njoftimin per vjedhje te nje automjeti dhe duke pasur te percaktuar pak a shume drejtimin e levizjes te tij, forcat policore jane vene ne ndjekje te 26-vjecarit Kerxaliu qe levizte me Fiatin e vjedhur. Pas me shume se nje ore kerkimesh dhe ndjekjesh policia ka arritur te beje edhe arrestimin e 26-vjecarit ne fshatin Berdice e Madhe. Ai eshte gjetur se bashku me makinen e vjedhur teksa perpiqej te ikte ne drejtim te Velipojes.
Ru.Ll.
Drejtoria e Policisė organizon aktivitetin me afro 50 gra e fėmijė
Familjet e policėve tė vrarė, fundjavė nė Ulqin
SHKODER - 12.10.2002 - Drejtoria e Policisė sė Shkodrės kujton dhe nderon policėt e vrarė nė krye tė detyrės. Njė vizitė triditore nė Ulqin e grave dhe fėmijėve tė kėtyre policėve tė ndarė nga jeta pėr shkak tė detyrės, ėshtė shenja e solidaritetit qė Drejtoria e Policisė sė Shkodrės tregon me familjarėt e tyre.
"Njė fundjavė nė Ulqin", ėshtė emėruar aktiviteti nė fjalė, i cili ėshtė pėrshėndetur edhe nga prefekti i Shkodrės, Gjergj Liqejza.
Ora 09.00 e ditės sė djeshme. Janė tė gjithė nė oborrin e policisė. Gra tė veshura me tė zeza dhe fėmijė tė moshave tė ndryshme, qė qėndrojnė pas nėnave tė tyre, sikur duan tė mbrohen. Megjithėse mund tė mos e kanė njohur mė parė njėri-tjetrin, tashmė i bashkon i njėjti fat i keq, vrasja e baballarėve tė tyre nga e njėjta arsye: nxjerra e bukės sė gojės me uniformėn e policisė. Pak para se tė nisen drejt Malit tė Zi, ėshtė fjala e organizatorėve, sa pėr ta "ligjėruar" kėtė fakt dhe konkretisht e drejtorit tė Policisė sė Shkodrės, Xhevahir Karaj. "Pėr momentin kaq janė mundėsitė tona. Nė fakt ju meritoni mė shumė. Nė tė ardhmen ndihma dhe prania jonė do tė jetė mė e madhe, pasi kemi detyrim moral ndaj jush", u ka thėnė Karaj familjarėve tė policėve tė vrarė, tė cilėt mė pas janė nisur me autobus drejt qytetit bregdetar tė Ulqinit.
Shkodra mė e dėnuara, 33 policisė kanė humbur jetėn
Zona e Shkodrės ėshtė mė e goditura nė tė gjithė vendin, pėr sa u takon viktimave nė radhėt e policisė. Nuk janė pak, por plot 33 kapele qė kanė mbetur pa zot dhe sot ndodhen nė njė sallon brenda ambienteve tė Ministrisė sė Rendit. Nė kėtė zonė krimi ka qenė mė i egėr se nė shumė zona tė tjera tė vendit dhe nuk ka kursyer as "armikun" e tij, uniformėn blu tė policit. Siē ėshtė bėrė e ditur, qė nga viti 1992 e deri sot rrethet e Shkodrės dhe Malėsisė sė Madhe u kanė "dhuruar" plumbave tė kriminelėve 33 drem tė rinj apo baballarė, duke lėnė shumė fėmijė jetimė e gra tė veja, tė cilat dje ishin veshur "uniformė", me rroba tė zeza.
Masterplani i Velipojės diskutohet nė KRT
SHKODER - Rihidhet pėr diskutim masterplani i Velipojės. Tezat pro dhe kundėr tij janė diskutuar pėr orė tė tėra nė mbledhjen e djeshme tė KRT-sė sė Kėshillit tė Qarkut. Njė grup pune i ardhur nga Instituti Urbanistik i Tiranės, ka bėrė edhe prezantimin e masterplanit, i cili ėshtė konsideruar prej tyre si i plotė dhe qė paraqet njė kėndvėshtrim tė gjerė pėr zonėn e Velipojės. Megjithėse kishin ardhur me idenė se nuk do tė gjenin kundėrshtime, pėr masterplanin ka pasur njė sėrė vėrejtjesh. Sipas kreut tė Kėshillit tė Qarkut, Lorenc Mosi, nė masterplan mungon studimi i rrjetit tė ujėrave tė zeza, si dhe menaxhimi i plazhit.
"Besa" dhuron 525 paketa
Pėrmbytjet, 12 tonė ushqime familjeve
SHKODER - 12.10.2002 - Sasia mė e madhe e ndihmave pas pėrmbytjeve ka mbėrritur nė qytetin ė Shkodrės. Fondacioni "Besa" ka bėrė dje shpėrndarjen e 12 tonėve ndihma ushqimore. Sipas tė dhėnave nga Prefektura e Shkodrės, kjo ėshtė sasia mė e madhe e ndihmave, nė njė kohė qė rezervat e shtetit kanė sjellė vetėm 2 tonė ushqime. Ndarja e rreth 500 pakove, secila me nga 25 kilogramė ushqime, ėshtė bėrė pas kontakteve direkte qė drejtues tė fondacionit "Besa" kanė bėrė nė zonėn e Shkodrės, pėr t'u njohur me nevojat dhe konkretisht kanė qenė nė: Hajmel, Mnellė, Vig, Velipojė, Temal e Vau i Dejės. Ndihmat nė Shkodėr kanė mbėrritur tė enjten, ndėrsa dje paradite ka nisur shpėrndarja e tyre nga ana e prefekturės dhe pėrfaqėsuesve tė fondacionit. "Kjo ndihmė ėshtė pjesė e njė programi tė veēantė pėr zhvillimin e komunitetit krijuar nga fondacioni 'Besa' me fondacionin 'Soros'. Kjo do tė thotė qė ndihma ndaj tė dėmtuarve prej fatkeqėsive natyrore do tė vazhdojė mė tej", ka pohuar drejtori ekzekutiv i "Besa"-s, Bajram Muēa.
Energjia djeg njė banesė nė Grizhė
Energjia elektrike ėshtė bėrė shkaku i djegies sė njė banese. Dje paradite njė shkėndijė elektrike ka bėrė qė tė shkrumbohet shtėpia e Shaqir Hasanit nga fshati Grizhė i rrethit tė Shkodrės. Sipas policisė lokale, banesa ėshtė djegur paradite, kur pjesėtarėt e saj kanė qenė jashtė dhe, si rezultat, nuk ėshtė rrezikuar jeta e ndonjėrit. Por dėmet janė tė mėdha. Kati i dytė i banesės ėshtė dėmtuar plotėsisht, ndėrsa i pari ka pėsuar dėmtime mė tė lehta.
"Dyqani shitet", u shpėtojnė tatimeve
"Task Force" e Tiranės tremb biznesmenėt shkodranė. "Frikacakėt" kanė gjetur zgjidhjen mė tė mirė. Njė tabelė ku shkruhet "Dyqani shitet", ka bėrė qė shumė subjekte t'u shpėtojnė gjobave tė tatimorėve tė kryeqytetit. Ndėrsa njė pjesė tjetėr i kanė mbyllur ato pėr dy ditė me radhė. Pėrveē disa gjobave, sipas tatimorėve tė Shkodrės, janė regjistruar 85 subjekte tė reja.
Kėrcėnohen dhe rrihen 2 mjekė nė Shkodėr, arrestohet agresori
Lajmi i ores 7:45 PM
SHKODER (12 Tetor) - Njė 33-vjeēar nga fshati Bardhaj, rreth 5 km nga qyteti i Shkodrės u ndalua sot pasdite nga policia lokale pasi kishte kėrcėnuar dhe mė pas rrahur dy mjekė. Burime nga policia lokale thanė se, rreth orės 17.30 nė repartin e kirurgjisė tė spitalit rajonal tė Shkodrės, u paraqit 33-vjeēari Gėzim Duka i aksidentuar lehtė me motoēikletė, i cili ka kėrkuar ndihmėn e parė mjekėsore. Sipas burimeve, mė pas, ai pa asnjė ka kėrcėnuar dhe rrahur mjekėt kirurgė Halit Golemi dhe Shkėlqim Halili, duke iu shkaktuar plagė tė lehta nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Menjėherė, drejtuesit e spitalit lajmėruan policinė qė shkoi nė vendngjarje dhe ndaloi 33-vjeēarin. Duka dyshohet se ėshtė autor edhe i disa veprave penale, tė kryera nė kohė tė ndryshme nė rrethin e Shkodrės. anjo/ko (BalkanWeb)
Task Force, ne site subjektet e Shkodres
Shkoder - 14.10.2002 - Taks Force ka zbritur ne Shkoder. Inspektoret e Taks Force jane shperndare ne te gjithe qytetin dhe kane nisur nje kontroll ne aktivitetin privat. Kontrolli i hollesishem i dokumentacioneve te subjekteve private dhe evidentimi i subjekteve te palicencuara eshte qellimi i kryesor i ardhjes te Taks Force. Sipas Kryetarit te Tatim Taksave te Shkodres, Gjoke Mhilli "Taks Force eshte nje strukture e re e Drejtorise te Pergjithshme te Tatim Taksave me sherbime operative te domosdoshme dhe ne ndihme te zbatimit te ligjit per sigurimin e nje konkurrence te ndershme dhe te lire". Kryetari Mhilli ka bere te ditur se ne bashkepunim me Policine Taks Force per dy dite ka mundesar regjistrimin ne zyrat e Tatim Taksave te Shkodres te 85 subjekteve private. Ideja sipas Mhillit eshte qe pas kontrolleve te subjekteve jane vete keta te fundit qe jane te interesuar te jene te regjistruar, pasi ligji eshte i ashper. Aksioni ne dy dite eshte zhvilluar i qete dhe pa probleme. Vete pronaret jane treguar te gatshem te paguajne detyrimet ose te bejne regjistrimet e menjehershme. Bashkepunimi me Taks Force eshte konsideruar si i efektshem per Tatim Taksat e Shkodres. Kryetari Gjoke Mhilli e ka cilesuar si ndihme qe i jepet edhe policise tatimore. "Nuk ka perpasje kompetencash. Eshte perkrahje dhe ndihme e madhe," eshte shprehur Mhilli. Ai ka shtuar se miqte do te jene ne Shkoder deri te henen. "Do te kontrollohen ato qe jane konsideruar si pika te nxehta te qytetit ne lagjet periferike te Shkodres. Mallrat e akcizes, pullat fiskale dhe levizja e transporteve jane pjesa tjeter e kontrollit," tha Gjoke Mhilli. Sipas punonjesve te Tatimeve ne Shkoder jane te regjistruara rreth 230 subjekte, ndersa 30 % e atyre qe ushtrojne veprimtari figurojne te paregjistruara.
R.Llazari
Hapen portat e Vaut te Dejes
Shkoder - Hidrocentrali i Vaut te Dejes hap porten ne piken 5 meter. Shirat e shumte dhe niveli i larte i ujerave, si pasoje e prurjeve anesore, kane bere qe specialistet dhe inxhinieret e Hidrocentralit te Vaut te Dejes te jene te detyruar te hapin deri ne pese metra nje nga portat shkarkuese. Prurjet e medha te nje nate me pare, te cilat i kane kaluar sasite prej 1000 meter kub uje ne sekonde, duke tejmbushur Liqenin e Hidrocentralit deri ne lartesine 75,80 meter, vetem 20 cm nga pika maksimale kritike, kane bere qe fillimisht porta e hapur ne mesditen e te shtunes te hapet edhe dy metra te tjere. Ndersa pas ores 23.00, porta eshte hapur deri ne lartesine 5 meter. Sipas burimeve nga Salla e Komandos ne kete Hidrocentral gjate hapjes te pare sasia e shkarkimit ka qene ne masen 275 meter kub uje ne sekonde. Por, duke qene se sasia e prurjeve ka qene e madhe, ne oret e vona te se shtunes, porta eshte hapur edhe dy metra te tjera. Sipas te njejtave burime hapja e dyte ka qene me urdher te qeverise shqiptare, pasi prurjet kane ardhur duke u rritur. Kulmi i prurjeve eshte arritur ne oren 23.00, kur vetem 20 cm ka qene kufiri qe ndante liqenin nga kuota maksimale kritike. Burimet jane shprehur se "kjo situate ka qene e tille pas hapjes te portes ne Hidrocentralin e Komanit, gje qe ka bere rritjen e konsiderueshme te nivelit te ujit ne liqen". Ndersa ne paraditen e te dieles porta eshte ulur ne lartesine 4 meter, duke pasur nje fuqi shkarkuese 360 meter kub uj- ne sekonde. Gjate te gjithe dites prurjet kane qene ne masen nga 960 meter kub uje ne sekonde ne mengjes, deri ne 750 ne mesdite, ndersa pasdite prurjet jane ulur ne nivelin 650 meter kub uje ne sekonde. Niveli i ujit ne liqen ka qene ne kuoten 75,29 meter, ose 30 cm 71 cm nga kuota maksimale. Hapja e portes, sipas specialisteve, nuk ka shkaktuar ndonje problem per hidrocentralin apo per digen.
Hapja e portave shkakton permbytje
Shkoder - Vazhdon te jete shqetesuese situata nga permbtytjet ne Shkoder. Hapja e portes se hidrocentralit eshte nder shkaqet kryesore te permbytjeve te reja. Sipas burimeve nga shtabi i emergjences ne Prefekturen e Shkodres, Drini i dale jashte shtratit, sidomos ne vendet ku bashkohet me Bunen, ka bere qe te permbyten 70 per qind e tokave bujqesore te mbjella me foragjere dhe miser ne Muriqan dhe 30 per qind ne Oblike, qe te dy fshatra te komunes Ana e Malit. Po keshtu ka permbytje ne Barbullush ku sipas kryetarit te Komunes Gjoka Hila jane 200 ha toke te permbytura ne Barbullush, Kukel dhe ne Hoten. Ne keto fshatra jane bere te pabanueshme si pasoje e bllokimit te kanalave te vaditjes 45 shtepi. Ne Velipoje situata vazhdon te jete po kaq alarmante. Hidrovori i Vilunit punon jo me kapacitet te plote. Fshati Rec i Ri ka permbytje te ndjeshme. Po keshtu eshte ne gjendje alarmante Malkolaj, ne kufi me Torovicen.
Rudina Llazari
Koplik, gjakmarrje ne dasme
Malesi e Madhe - 15.10.2002 - Tenton te vrase ne diten e dasmes nje nga dasmoret. Policia e arreston ne prite, duke e akuzuar per armembajtje pa leje dhe duke evituar ne kete menyre vrasjen e fundit te motivuar per gjakmarrje. 57-vjecari Vesel Selimi eshte prangosur nga blute e Malesise te Madhe ne paraditen e te henes. 57-vjecari rrinte ne prite ne afersi te nje shtepie ku zhvillohej dasma. Familja merrte te henen ne mengjes nuse. Ngjarja ka ndodhur ne oren 11 ne fshatin Bratosh, jo shume larg qytetit te Koplikut. Me pushke per faqe ai ka dashur te hakmerret ndaj vrasesit te njeriut te dashur. Fshataret kane bere te ditur se dy vjet me pare 57-vjecari ka humbur vajzen e tij. Ndersa te henen ai qe mendohet te kishte bere vrasjen, martonte te motren. Bratoshasit kane bere te ditur se 57-vjecari e kishte paralajmeruar ngjarjen. Sipas burimeve nga Komisariati i Malesise te Madhe kane bere te ditur se nje telefonate e bere ne Komisariat ka bere qe te mund te vihen ne levizje uniformat, te cilat kane gjetur ne vendin e sinjalizuar 57 vjecarin Selimi. Te njejtat burime kane thene se 57-vjecari mund te akuzohet vetem per armembajtje pa leje. Ndersa ai eshte i dyshuar se mund te bente nje vrasje.
A. Katja
Lezhe, diga e Gjadrit rrezik shembjeje
Rudina Llazari Lezhe - Zona e Shkodres dhe e Lezhes, ne prag te katastrofes. Tabia pritese e Drinit, e ndodhur ne afersi te Naracit ne Shkoder, rrezikon te shembet. Ne kete rast do te thote qe ujerat e Gjadrit dhe te Drinit te permbytin te gjithe qytetin e Lezhes dhe Fushen e Zadrimes. Alarmi eshte dhene nga perfaqesuesi i Konfederates se Sindikatave, Aleksander Dodani. Ai ka shfrytezuar nje takim ne Konfederate dhe pranine e nje sere gazetaresh per te bere publik shqetesimin e tij dhe te te gjithe banoreve te Naracit. "Rreziku mund te jete me pasoja katastrofike per Fushen e Zadrimes dhe per qytetin e Lezhes. Nese u shqetesuam per Lezhen ne keto dite shirash, shembja e Tobes mund te permbyse krejt qytetin," ka thene Dodani. Ai ka kerkuar nderhyrjen e menjehershme te qeverise dhe te specialisteve per te eliminuar kete rrezik qe do te kishte pasoja te pallogaritshme. Sipas Dodanit, Tobia qe eshte nje koder dheu me lartesi te konsiderueshme mbi nivelin e detit, ka sherbyer si prite ndaj vershimit te Gjadrit per dhjetera vjet. "Nuk eshte nje argjinature, pasi nuk ka prita betoni, por eshte prej dheu te ngjeshur," ka thene Aleksander Dodani. Tobia ndodhet ne afersi te fshatit Narac dhe eshte pengesa e dyte e Gjadrit, pas diges se Malit te Rrezuar. Duke qene ne nje fare lartesie, ajo arrin te mbroje shume mire fushat nga vershimet. Por, sipas Dodanit, nga materialet inerte qe Drini dhe Gjadri kane sjelle me vete ne keto dite te fryerjes se lumenjve dhe te prurjeve te medha dhe ana tjeter edhe si pasoje e hedhjes per te shpetuar digen e Malit te Rrezuar te nje sere betonesh dhe materialesh te tjera, jane grumbulluar ne rreze te Tobias nje sere mbeturinash qe rrezikojne shembjen. "Deri ne nje meter eshte niveli i mbeturinave te sjella nga larg. Keto mund te sjellin shembje", eshte shprehur Dodani. Sipas tij, nderhyrja duhet te jete sa me efikase dhe urgjente. "Fillimisht, duhet te jene specialistet qe te shohin dhe te studiojne gjendjen dhe me pas te nderhyhet". Dodani e ka cilesuar formale edhe viziten e zv/kryeministrit ne Narac dhe ne Mnele.
Shkoder, behet bilanci i demeve
Situata ne Shkoder, pas permbytjeve te fundit, ka ardhur duke u permiresuar. Fati i ka buzeqeshur paksa te permbyturve nga shirat e te shtunes dhe te se dieles. E hena ka sjelle permiresime te dukshme te te dhenave hidrometeorologjike. Shirat kane rreshtur dhe kjo ka sjelle edhe largimin e nje pjese te ujerave ne siperfaqet bujqesore te permbytura. Porta e shkarkimit ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes eshte mbyllur dhe kjo ka patur derivatet e veta ne te gjithe zonen e Nenshkodres. Tashme, sipas burimeve nga Shtabi i Emergjences ne Prefekturen e Shkodres, demet me te medha ne ate qe eshte quajtur "Permbytja e dyte" jane pesuar ne Komunat Ana e Malit, Velipoje, ne Barbullush dhe ne Rrethina. Shtabi i Emergjences ka bere te ditur se gjate te henes niveli i ujit ne zonat e permbytura ka ardhur duke rene si pasoje e renies se nivelit te Drinit dhe te Bunes pergjate gjithe vijes ujore. Kesaj radhe ka pesuar deme te ndjeshme "Bahcja e Shkodres". Fjala eshte per zonen e Anes te Malit, ku jane permbytur nga vershimet e Bunes jashte shtratit fshatrat Zues, Oblike dhe Muriqan. Jane disa dhjetra e qindra ha toke te mbjella me perime te vonuara te stines te cilat kane sjelle deme te medha ne te gjithe zonen. Nderkohe qe vershimet e Drinit dhe te Bunes nuk kane kursyer edhe fshatrat Pentar, Rec i ri dhe Shirq si dhe Malkolaj ne kufi me Torovicen ne komunen e Velipojes. Burimet nga Prefektura kane bere te ditur se permbytja e tyre ka ardhur si rezultat i mosfunksionimit ne 24 ore te Hidrovoreve ne Vilu te Velipojes. Po keshtu sipas te njejtave burime nga Prefektura eshte bere e ditur se vazhdojne te jene nen uje 45 shtepi ne fshatrat Barbullush, Kukel dhe Hoten. Nga ana tjeter ka nisur ardhja e ndihmave per te permbyturit.
Artistet shkodrane drejt Anglise
Nje grup artistesh te estrades profesioniste te teatrit "Migjeni" ne Shkoder u nisen dje per nje turne shfaqjesh ne Angli.
Burime te drejtorise se ketij teatri bene te ditur per ATSH-ne se me ftese te shoqates kulturore "Kosova", me qender ne Londer, grupi i artisteve te teatrit te Shkodres do te jape disa shfaqje per bashkatdhetaret qe jetojne dhe punojne ne qytetet te ndryshme te Anglise.
Ne perberje te ketij grupi jane humoristet Zyliha Miloti, Zef Deda e Gezim Kruja, aktoret Besnik Cinari, Edmond Halili, Sander Ruci, Drande Xhai dhe kengetaret e njohur te muzikes popullore Bujar Qamili dhe Mukades Canga.
Materialet e shfaqjes jane perzgjedhur nga numrat me te bukur te interpretuar vitet e fundit nga artistet shkodrane.
Aktoret e astrades profesioniste te Shkodres gjate viteve te fundit kane dhene shfaqje edhe ne SHBA, Gjermani, Zvicer, Suedi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi etj.
SHKODER/ Rritet niveli i ujit. Tė kėrcėnuara Zadrima e qyteti i Lezhės
Naraē, rrezikon tė shembet prita e Drinit
SHKODER - 15.10.2002 - Reshjet e ditėve tė fundit pasojnė me tjetėr alarm nė veri tė vendit. Rrezikon tė ēahet Tabja (prita) nė fshatin Naraē, e cila pengon lumin Drin tė vėrshojė fushave tė Zadrimės.
Sipas pėrfaqėsuesve tė komunitetit tė kėsaj zone, gjendja ėshtė kritike, pasi shembja e pritės nė fjalė mund tė shkaktojė jo vetėm pėrmbytjen e Zadrimės por edhe tė qytetit tė Lezhės. "Duhet tė parandalohet shembja e pjesės mbrojtėse nė Naraē. Situata ėshtė kritike. Nga momenti nė moment ajo mund tė ēahet dhe dėmet as qė mund tė llogariten", pohon kryesindikalisti i fshatit Naraē, Aleksandėr Dodani. Ky i fundit paralajmėron se duhet tė ndėrhyhet shpejt dhe jo kur tė jetė tepėr vonė. Sipas Dodanit, nėse ēahet prita e lumite Drin, atėherė do tė ketė pėrgjegjėsi direkt, pasi herė pas here ėshtė raportuar pėr gjendjen e krijuar nė kėtė pikė. "Ne kemi deklaruar disa herė se gjendja ėshtė kritike dhe mosmarrja e masave ėshtė e pafalshme", citon ai. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit lokalė sqarojnė dhe arėsyet e rrezikut tė ēarjes sė Tabes (pritės) nė formė kodre mbi lumin Drin e pikėrisht nė fshatin Naraē. Prurjet e mėdha nga reshjet e fundit tė shtatorit kanė bėrė qė nė kėtė zonė tė mblidhen sasi tė konsiderueshme inertesh, tė cilat arrijnė mbi 1 metėr. Grumbullimi i inerteve ėshtė bėrė dhe nga ēarja e digės sė Gjadrit. Ndėrsa reshjet e ditėve tė fundit dhe hapja e portave tė Vaut tė Dejės kanė rritur nivelin e ujit, duke rrezikuar pritėn akoma mė shumė. Rreziku i ri i vėrshimit tė ujrave i mban nėn tension banorėt e zonės, tė cilėt janė tė pakėnaqur me hapat e qeverisė nė zgjidhjen e kėtij problemi. Duke paraqitur shqetėsimin e komunitetit, kryesindikalisti Dodani shpreh rezervat e veta edhe pėr vizitėn e realizuar para dy javėve nė kėtė zonė tė zėvendėskryministrit Ilir Meta. "Tabja e Naraēit nuk ka nevojė pėr viza jashtė shtetit, por pėr specialistė qė duhet tė shohin nga afėr gjendjen dhe tė ndėrmarrin masa konkrete pėr parandalimin e njė katastrofe tė mundshme", thotė ai. Ndėrkohė burime nga prefektura e Shkodrės bėjnė tė ditur se situata u ėshtė bėrė e qartė autoriteteve nė Tiranė.
Arrestohet 54-vjeēari pėr armė
Paraditen e sė hėnės blutė kanė arrestuar njė 54- vjeēar nga Bratoshi i Malėsisė sė Madhe. Sipas policisė, arrestimi i kėtij shtetasi ėshtė bėrė pėr armėmbajtje pa leje. Ndėrkohė blutė kanė dyshuar se 54- vjeēari do tė merrte hak, pasi ėshtė kapur nė njė vend me shkurre, buzė rrugės sė Bratoshit. Dyshimi i policisė pėr tw prangosurin merr shkas dhe nga fakti se para dy vitesh atij i kanė vrarė tė bijėn.
Shkrimtarja italiane takohet me gratė
Dje gratė shkodrane kanė realizuar njė takim me shkrimtaren italiane Daēia Maraini. Takimi nė fjalė ėshtė organizuar nga shpoqata "Hapat e lehtė". Shkrimtarja Maraini, autore e 10-tė romaneve me temė "Gruajn dhe problemet e saj nė shoqėrinė e sotme",ka qenė e ftuara e nderit. Nė takimin e djeshėm gratė shkodrane kanė diskutuar me mikeshėn e pėrtejdetit pėr marrėdhėniet e tyre nė shoqėri, punė dhe familje.
Kanuni s'lė gratė e policėve nė Ulqin
Ndėrsa familjarė tė policive tė vrarė kanė vizituar pėr tre ditė pikat turistike tė Ulqinit, tė tjerė i kanė munguar kėtij aktiviteti tė organizuar nga shoqata "The Door". Sipas drejtuesit tė shoqatės "The Door", Kastriot Faci, nga lista e parashikuar pėr tė marrė pjesė nė ekskursionin e Ulqinit, kanė munguar 10 veta. Kanė qenė kryefamiljarėt e familjeve tė tė vrarėve, qė pėr arėsye kanunore (gruaja me burrė tė vdekur nuk duhet tė dalė), qė nuk kanė lejuar pjesmarrjen e kėtyre tė fundit nė udhėtim.
Qarku: Tė bėhen mė pak gjėra, por tė sakta
Debat pėr 80 milionė tė akorduara pėr emergjencėn
SHKODER - 16.10.2002 - Ministri i Bujqėsisė, Agron Duka mbėrrin nė Shkodėr pėr tė prezantuar fondet e qeverisė pas pėrmbytjeve. Janė 80 milionė lekė pėr zonat e pėrmbytura tė Shkodrės, tė cilat janė akorduar nga Qeveria pėr emergjencėn. Por kjo shumė lekėsh ka bėrė qė mes ministrit dhe pushtetarėve lokalė tė Kėshillit tė Qarkut tė shkaktojė njė debat. Grupi nga Tirana ka treguar prioritetet, ku do tė shpėrndahet ky fond. Kėshtu, sipas Dukės, fondi prej 80 milionė lekėsh ishte menduar qė tė pėrdoret pėr riparime nė digėn e Gjadrit, kanalizime nė Velipojė, kryesisht nė Vilu dhe te Ura e Dedė Gjolulit. Po kėshtu, 10 milionė nga ky fond mendohet tė pėrdoren pėr zonėn e Dajēit pėr tė penguar erozionin e Bunės, kryesisht nė zonėn e Darragjatit.
Kjo ndarje fondesh nuk i ka kėnaqur specialistėt shkodranė, tė cilėt kanė kėrkuar njė tjetėr mėnyrė pėrdorimi tė 80 milionė lekėve. "Do tė ishte mė mirė qė me kėtė fond tė bėheshin pak gjėra, ndėrhyrja te tė cilat tė ishte e plotė dhe jo sipėrfaqėsore", janė shprehur pushtetarėt shkodranė. Mė shumė e kanė ngritur zėrin specialistėt e energjitikės, inzhinjerėt e njohur Ali Hoxha dhe Karlo Kamzi. Sipas tyre, diga e Gjadrit duhet tė bėhet plotėsisht e re dhe jo tė riparohet. Nė fund tė takimit ėshtė diskutuar qė tė ngrihet njė grup dypalėsh me specialistė, tė cilėt duhet tė pėrcaktojnė edhe prioritetet pėr shpėrndarjen e kėtij fondi.
Hera e dytė
Kapet hajduti i banesave
SHKODER - Arrestohet hajdutu i banesave. Policia e Shkodrės ka arrestuar tė hėnėn nė mbrėmje, Mirash Doēin, i dėnuar edhe mė parė pėr njė vjedhje banesa. Burime nga Drejtoria e Policisė sė Shkodrės kanė bėrė tė ditur se para katėr ditėsh, nga familja e Sokol Nucės, qė banon nė fshatin Grudė, ėshtė bėrė njė denoncim, pėr vjedhjen e shtėpisė sė tyre. Sipas uniformave blu, policia ka nisur menjėherė hetimet dhe dy ditė pas vjedhjes sė banesės ka rezultuar se autori i saj ishte Mirash Doēi, banues po nė kėtė fshat. Pasi i kanė vėnė prangat hajdutit tė banesės, gjatė kontrollit nė shtėpinė e tij, grupet e gatshme tė policisė kanė gjetur dhe sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale, njė xhup dhe njėrin nga dy celularėt "Nokia" qė ai kishte vjedhur nė banesėn e Nucės.
Pėr Doēin, kjo ėshtė hera e dytė qė arrestohet nga efektivat policore tė Shkodrės, nėn akuzėn e vjedhjes sė banesave. Disa kohė mė parė ai ishte liruar nga qelitė e burgut, ku kishte qėndruar pėr disa javė pėr vjedhjen e njė tjetėr banese nė fshatin Grudė, ku jetonte edhe vetė.
Kryefamiljari: Duhet tė ushqejmė fėmijėt. Policia: Do tė jenė nėn mbikėqyrjen tonė
Njė familje lė ngujimin: Prej 2 vitesh, 35 veta ishin tė mbyllur
SHKODER - 17.10.2002 - Varfėria dhe mungesa e bukės sė gojės i detyrojnė njerėzit qė tė dorėzohen dhe para frikės sė vdekjes. Plumbat e hasmit tashmė nuk i ndalojnė dot mė pjesėtarėt e familjes sė Qazim Osjes, tė qėndrojnė tė ngujuar brenda mureve tė shtėpisė.
Analfabetizmi i fėmijėve tė kėsaj familjeje, mungesa e bukės dhe shumė faktorė tė tjerė, kanė bėrė qė familja prej 35 pjesėtarėsh e Qazimit tė dalė nga ngujimi, megjithėse plumbat e hasmit i presin pėrsėri. Publikisht ata ua kanė bėrė tė qartė tė gjitha strukturave dhe institucioneve shtetėrore, qė "po dalin zbuluar pėrballė hasmit, duke pritur vdekjen". Me sa duket, kėtė dalje nga ngujimi ata duan ta pėrdorin si armėn e tyre tė vetme, pasi hallkat e pajtimit mes dy familjeve nuk kanė funksionuar. Nė kėtė rast shteti duhet tė tregojė forcėn e vet, sesa i aftė ėshtė tė pėrballojė njė viktimė tė radhės, kur skenarin e ka nė dorė.
Familja e Qazim Osjes, nga Vukatana e Shkodrės, prej dy vjetėsh e gjysmė ka qenė ngujuar. Njė nga meshkujt e familjes nė atė kohė ka vrarė komshiun e tij. Shtėpitė mes dy familjeve janė vetėm 10 metra larg. Pas vrasjes, autori ėshtė larguar pėr nuk dihet se ku. Qė nga ajo kohė, siē e kėrkon kanuni, tė gjithė pjesėtarėt e familjes janė ngujuar, duke mos u pėrjashtuar as fėmijėt e gratė. Tashmė rregullat e kanunit -nė emėr tė tė cilit vritet- nuk respektohen, pėrkundrazi, ato kanė degjeneruar deri nė vrasje fėmijėsh.
Kėshtu, nė mijėvje-ēarin e ri, vetėm pak kilometra nga qyteti qėndrojnė tė ngujuar pje-sėtarėt e familjes Osja. Gjithsesj 35, mes tyre 16 fėmijė. Tentativėn e parė tė guximshme kjo familje e ka marrė nė fillim tė kėtij viti, me dėrgimin e fėmijėve nė shkollė, pasi nuk kishin shkuar aty prej dy vitesh. Kryefamiljari 78-vjeēar, Qazim Osja, i ndėrgjegjshėm pėr guximin qė ka treguar, mundohet ta justifikojė si rrugėn e vetme pėr tė mbijetuar nga varfėria. "Nuk kemi se me ēfarė tė jetojmė mė, fėmijėt duan tė hanė bukė, tė mėsojnė tė shkruajnė e tė lexojnė". Kėto janė fjalėt tė cilat dalin nga goja e 78-vjeēarit. Pak a shumė tė njėjtat fjalė thotė edhe i biri i tij, Hyseni, i cili ka kėrkuar tė sqarojė veprimin e tyre, jo si demonstrim trimėrie, por si domosdoshmėri pėr tė ushqyer fėmijėt e tij me bukė. Misioni i pajtimit tė gjaqeve nė Shkodėr e ka pasur tė pamundur pajtimin e dy familjeve. Ndėrsa Drejtoria e Policisė sė Shkodrės ėshtė shprehur se e mbėshtet daljen e familjes Osja nga ngujimi, duke u bėrė thirrje ngujuesve qė tė pajtohen me ligjin e tė presin derisa tė zbatohet, "pasi policia i ka tė specifikuara tė gjitha rastet e ngujimeve dhe janė nėn mbikėqyrjen e saj".
Debat pėr pajisjet e magazinės sė Infektivit
SHKODER - Problemi i kthyer nė debat rreth materialeve tė Spitalit Infektiv do tė zgjidhet me njė komision tė posaēėm. Protagoniste e kėtij sherri ėshtė Jolanda Kopshtari, pėrgje-gjėsja e materialeve tė kėtij spitali. Sipas saj, janė tė magazinuara rreth 15 milionė lekė mall nė inventar, ndėrsa realisht nė magazinė nuk ėshtė kjo vlerė malli. Spitali Infektiv qė prej dy vjetėsh ka kaluar nė ambientet e spitalit rajonal, ndėrkohė qė tė gjitha pajisjet e godinės sė vjetėr janė tė magazinuara. Sipas Kopshtarit, pajisjet e magazinės, mes tyre njė gjenerator, janė nė mėshirė tė fatit. Ndėrsa pėrgjegjėsi i rojeve private tė magazinės, Ndue Mici, ka thėnė se nė fletinventain ku ėshtė firma e Kopshtarit, janė 17 artikuj dhe tė gjithė janė nė ambientet e magazinės.
Shkollat e fshatrave rrezik pėr fėmijėt
SHKODER - Megjithėse ka kohė qė viti shkollor ka filluar, infrastruktura e nevojshme lė shumė pėr tė dėshiruar. Dhe mė problematiket janė fshatrat. Pikėrisht komuna e Gruemirės, nė Malėsinė e Madhe, mund tė rreshtohen nė ato si mė problematiket. Si pėr tė mos mjaftuar ndėrtesat e vjetra, te tė cilat nuk ėshtė ndėrhyrė, shqetėsim mė vete janė bėrė edhe shkollat qė nuk kanė shumė vite qė janė ndėrtuar. Rasti mė i freskėt ėshtė ai i shkollės sė Mushqerrės, e cila ėshtė ndėrtuar para 7 vitesh, dhe qė, sipas banorėve, rrezikon tė shembet dhe pėrbėn rrezik pėr jetėn e fėmijėve tė tyre. Ndėrsa drejtuesit lokalė kanė thėnė se kėtu dhe nė shkolla tė tjera mendohet tė ndėrhyhet sė shpejti me njė fond tė Bankės Botėrore.
Policia: U fyen mjekėt dhe ne
Rrahu dy mjekė, gjykata e gjobit
SHKODER - 17.10.2002 - Policia sėrish nė sherr me Gjykatėn e Faktit. Vedimi i fundit i bėrė nga kjo gjykatė, ka rikthyer nė skenė deklarimet e shpeshta tė policisė kundėr kėtij institucioni. Bėhet fjalė pėr ēėshtjen e 33-vjeēarit Gėzim Dukaj, i cili ditėn e shtunė ka rrahur e fyer dy mjekė tė spitalit tė Shkodrės, pa asnjė shkak. Togat e zeza e kanė dėnuar atė me 100 mijė lekė gjobė, ndėrsa arrestimi nga uniformat blu ishte bėrė nė flagrancė, menjėherė pas denoncimit tė bluzave tė bardha. Prania e dėshmitarėve, deklarimet e marra nga Policia Kriminale, si dhe protesta e vetė drejtuesve tė spitalit e kanė plotėsuar dokumentacionin e nevojshėm pėr tė vėrtetuar akuzėn: "rrahje dhe kėrcėnim pėr shkak tė detyrės". Por Gjykata ėshtė mjaftuar vetėm me gjobitjen e 33-vjeēarit, me 100 mijė lekė. Lidhur me kėtė burime nga Drejtoria e Policisė sė Shkodrės, tė kontaktuara me telefon nga Gazeta Shqiptare, kanė thėnė se kjo ėshtė njė shkelje e radhės qė bėn Gjykata e Shkodrės, pasi akuza e ngritur ngaj Dukajt, parashikon 1 deri nė 3 vjet burg dhe gjoba nuk pėrmendet. "Njė veprim i tillė i gjykatės ėshtė i pamoralshėm pėr shumė arsye. Kryesorja, ėshtė njė fyerje dhe denigrim i figurės sė mjekut dhe bluzave tė bardha. Ata ndihen tė kėrcėnuar nė punėn e tyre nga njerėzit e rrugės. Kėrkojnė ndihmė dhe mbėshtetje nė punėn e tyre, ndėrkohė qė janė goditur e fyer pėr shkak tė detyrės", kanė thėnė burimet policore.
Kryepolici i Shkodres akuzon: "Gjykata pengon punen tone"
Shkoder - Rihapet edhe nje here "beteja" ne mes te uniformave blu dhe togave te zeza me Shkoder. "Drejtesia mban peng rendin ne Shkoder" kane deklaruar keshtu drejtues te rendit ne Shkoder. Konflikti Polici-Gjykate eshte shprehur si zakonisht ne formen: arrestohen nga blute dhe lirohen nga togat e zeza. Duke iu referuar faktit te lirimit te nje personi 33-vjecari nga fshati Bardhaj. Ne paraditen e te merkures Gjykata e Faktit ne Shkoder ne vleresimin e mases te sigurise per Gezim Duken te akuzuar per sulm ndaj bluzave te bardha, e ka liruar te pandehurit kundrejt 1 milione lekesh te vjetra. Ndaj vendimit kane reaguar blute e Shkodres, te cilet e kane konsideruar si te padrejte lirimin perkundrejt kaucionit te 33-vjecarit, qe nder te tjera ka kercenuar bluzat e bardha ne detyre e siper. Sipas drejtorit te policise te Shkodres, kolonel Xhevahir Karaj nuk duhej te behej nga organet e drejtesise ne Shkoder lirimi as me vleren e parave te nje te pandehuri qe akuzohet per agresion ndaj bluzave te bardha. "Gjykata e faktit ne Shkoder nuk eshte e interesuar qe ne kete qytet te kete rend" eshte shprehur ai. Sipas tij eshte e pafalshme, qe Gjykata distancohet ne kete menyre nga rendi. "Nuk eshte hera e pare qe Gjykata na pengon ne punen tone. Lirimi nuk eshte i motivueshem. Jemi munduar te vendosim marredhenie te mira me organet e rendit, por nese kemi vendosur te tilla me Prokurorine nuk mund te gjykojme se jane keshtu marredheniet me Gjykaten e Shkodres" eshte shprehur drejtuesi i larte. Te shtunen pasdite, rreth ores 17.00, Gezim Duka i plagosur lehte pas nje aksidenti me motor, ka kercenuar dhe me pas goditur dy nga mjeket e urgjences ne spitalin rajonal te Shkodres, qe sipas tij nuk i kane dhene ndihmen e duhur. Nje njoftim telefonik ne polici ka bere qe te mberrijne drejt spitalit nje pjese e togave te gatshme dhe uniforma te policise kriminale, te cilat kane bere arrestimin ne vend te 33-vjecarit Duka. Por kur pritej dhenia e mases te sigurise burg pa afat per Gezim Duka Gjykata e ka liruar ate, duke kerkuar garanci pasurore ne masen 1 milione leke te vjetra.
Nard Lucaj
Moisiu, Qytetar Nderi ne Shkoder
Shkoder - 18.10.2002 - Se shpejti, Presidenti Alfred Moisiu do te shpallet Qytetar Nderi i qytetit te Shkodres. Dekorata pritet t'i jepet nga Keshilli i Bashkise se Shkodres. Me rastin e 74-vjetorit te lindjes, Prefekti i Shkodres Gjergj Liqejza, i ka kerkuar Keshillit Bashkiak te ketij qyteti qe te filloje procedurat per shpalljen Qytetar Nderi kreun e shtetit aktual, Alfred Moisiu. Kerkesa eshte bere e ditur nga Bashkia e Shkodres. Presidenti Alfred Moisiu do te mbushe 74 vjec me daten 1 dhjetor te ketij viti dhe bashke me festen qe ai do te mbaje, Moisiu do te marre edhe titullin e larte Qytetar Nderi i vendit te tij te lindjes. Ende nuk dihen arsyet e nje kerkese te tille, por duket se iniciativa e prefektit te Shkodres eshte pritur pozitivisht edhe nga Presidenti Moisiu. Edhe pse Moisiu nuk do te kete pervjetor kete vit, qytetaret e Shkodres nuk kane hezituar qe ta nderojne ate me nje titull te larte. Viti 2002 mund te cilesohet si viti i dekoratave qe i jane dhene perfaqesuesve me te larte te shtetit shqiptar. Me 23 shtator, me rastin e 50-vjetorit te lindjes, kryeministri Nano mori urdhrin "Gjergj Kastriot Skenderbeu" nga Presidenti Moisiu per rolin e madh qe Nano ka luajtur ne transformimet demokratike te vendit, ne reformimin dhe europianizimin e forcave politike te majta dhe krijimin e frymes se mirekuptimit dhe bashkepunimit mes forcave politike. Ne te njejten dite u dekorua edhe Ministri i Shendetesise, Mustafa Xhani, me titullin "Per merita te vecanta civile". Kete radhe duket se vete Moisiu do te gezoje emocionet e marrjes se nje titullli te larte qe vjen nga qyteti i lindjes.
N.Perndoj
Drejtori i Repartit: Ja problemet tona. Na pengojnė edhe ndėrtimet
Festė nė MKZ, mbėrrin zjarrfikėsja norvegjeze
SHKODER - 19.10.2002 - Festė nė sektorin e Mbrojtjes Kundėr Zjarreve (MKZ), pas ardhjes sė njė automjeti itėri dhe disa ndihmave tė tjera nga Norvegjia.
Vetėm dy ditė mė parė ėshtė bėrė i mundur zhbllokimi i njė zjarrfikėseje tė re dhe e disa uniformave pėr punonjėsit. Kjo ka bėrė qė drejtues tė kėsaj strukture nė Shkodėr dhe tė Drejtorisė sė Zjarrfikėseve nė Ministrinė e Pushtetit vendor tė festojnė. Ardhja e kėsaj makine dhe e ndihmave tė tjera, nėpėrmjet shoqatės "The Door", normalisht nuk mund tė kalonte pa u ndier nė kushtet aktuale tė repartit tė zjarrfikėsve tė Shkodrės. "Shėrbimi i zjarrfikėsve nė tė gjithė Shqipėrinė lė shumė pėr tė dėshiruar. Kjo vlen edhe pėr Shkodrėn. Eshtė kjo arsyeja qė ne e vlerėsojmė iniciativėn e shoqatės 'The Door', nė mbėshtetjen qė po i jep ajo kėtij shėrbimi", ka pohuar Alfred Kristulli, drejtor i Drejtorisė sė Zjarrfikėsve nė Ministri, nė ceremoninė festive. Ndėrsa drejtori i shoqatės ndėrmjetėse ka falėnderuar miqtė nga Norvegjia, pėr ndihmėn e dhėnė.
Shėrbimi i zjarrfikėsve nė Shkodėr, i shkatėrruar thuajse plotėsisht gjatė viteve tė tranzicionit, vazhdon tė vuajė pasoja. Mungojnė makinat e zjarrfikėsve, kostumet e punės, madje ka probleme edhe me furnizimin me ujė. Drejtori i kėtij shėrbimi pėr Shkodrėn, Petrit Mesi, i ka bėrė prezente problemet e repartit qė drejton, probleme tė cilat i dėshmonte edhe gėzimi i punonjėsve, tė cilėt nė ceremoninė dhėnies sė ndihmave, me zor kishin pritur tė vishnin kostumet e reja tė punės.
Si paraqitet gjendja e zjarrfikėsve nė Shkodėr?
Nė fillim tė kėtij viti, zjarrfikėsit kanė kaluar nė varėsi tė Ministrisė sė Pushtetit Lokal, duke u varur direkt nga prefektura. Problemi qėndron nė faktin, se akoma nuk kanė dalė vendimet e Kėshillit tė Ministrave pėr strukturat organike. Sidoqoftė, pas kalimit nė varėsi tė prefekturės, duket se gjėrat po ecin mė mirė. Tani kemi fonde direkt nga buxheti i Shtetit, ndėrsa mė parė vareshim nga Ministria e Rendit dhe radha jonė.
Jeni ankuar pėr kushte tė vėshtira, tani ka ndonjė pėrmirėsim?
Situata vazhdon e tillė. Deri tani kemi punuar me 2 zjarrfikėse, njėra prej tyre thuajse ėshtė e papėrdorshme. Shpresojmė qė mjetet e dhuruara nga Norvegjia do ta zbusin pak problemin tonė.
Sa ju shqetėson fenomeni qė Shkodra radhitet ndėr zonat mė problematike, pėr sa i pėrket numrit tė zjarreve?
Numri i zjarreve tė shėnuara kėtė vit ėshtė mbi 70, dhe ajo qė tė bie nė sy, janė zjarret nė banesa dhe shkak pėr zjarret kryesisht ėshtė energjia. Ndėrtimet pa leje e pa kriter e kanė vėshtirėsuar shumė punėn tonė, pasi ka pasur raste zjarri dhe mjetet tona nuk kanė mundur tė afrohen pėr ta shuar. Eshtė kjo arsyeja qė kemi kėrkuar ndėrhyrjen e Policisė Ndėrtimore nė rastet mė flagrante.
Zjarrfikėsja disa ditė nė Doganė, duheshin 1400 USD
Prej disa ditėsh njė zjarrfikėse ka mbėrritur nė Shkodėr, dhuratė nga Norvegjia, nėpėrmjet shoqatės "The Door". Bashkė me tė kanė mbėrritur si ndihmė pėr repartin e zjarrfikėsve tė Shkodrės edhe disa kostume pune dhe mjete tė tjera. Por nuk ishte e thėnė se kėto mjete do tė shkonin menjėherė nė destinacion. Automjeti i kuq duhej zhdoganuar. Dhe deri tė enjten paradite askush nuk e ka marrė pėrsipėr zhdoganimin e saj. Duheshin plot 1400 dollarė qė zjarrfikėsja e re ta kalonte "traun" dhe tė shkonte nė destinacionin pėrfundimtar. Reparti i zjarrfikėsve tė Shkodrės nuk e mori dot pėrsipėr, "pasi nuk kishte parą pėr ta zhdoganuar", ndėrsa shoqata "The Door" nuk e bėri njė gjė tė tillė, pasi ajo e kishte sjellė mjetin. Dhe i ėshtė dashur prefekturės dhe Ministrisė sė Pushtetit Vendor, qė tė derdhnin paratė.
Vermoshi, ende larg data e hapjes
SHKODER - Vazhdon sėrish odiseja e hapjes sė pikės kufitare tė Vermoshit. Pasi kanė dėshtuar datat e hapjes sė saj, 5 dhe 15 tetor, tashmė askush nuk jep njė afat, se kur mund tė jetė data tjetėr. Zyrtarisht deklarohet se shkak pėr vonesat e hapjes sė kėsaj pike kufitare ėshtė mospėrgatitja e infrastrukturės sė palės shqiptare. Burime nga grupi i punės pėr hapjen e kėsaj pike, kanė bėrė tė ditur se pala malazeze ėshtė shumė mė e pėrparuar. Madje nė orėt e drekės sė njė dite mė parė makineritė malazeze kanė kaluar nė tokėn shqiptare, duke ndihmuar kėshtu nė hapjen e rrugės nė pjesėn tonė. Historia e hapjes sė kėsaj pike ka nisur nė nė muajin shtator, kur delegacioni shqiptar, i kryesuar nga zėvendėsministri i Jashtėm, Luan Hajdaraga, ėshtė takuar me homologėt malazezė dhe tė dyja palėt kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr hapjen e kėsaj pike.
Fshati Femijve - Fshat i Paqes
Te jesh vullnetar ne Shqiperi
Qe te ndihmosh ne Shqiperi, kjo eshte sot nje cudi e madhe . Por, familja kryeqytetase e bashkeshorteve Justina dhe Kola, pas tragjedise me vajzen dhe fale besimit te tyre, sherben prej pak vitesh, ne fshatin e femijve, pa asnje shperblim dhe per te respektuar kujtimin e vajzes
Dera e shtepise prej druri celet fluturimthi dhe zerat e gezueshem te dy femijeve perhapen menjehere ne dhomen e vogel, qe sherben ne te njejten kohe, si dhome ndjenje dhe ngrenje. Flora dhe Alberti, dy femijet, ne pak sekonda, i kane thene te gjithe ndodhirat e fundit, ne shkollen e "Fshatit te Paqes" ne Shkoder, dhe pas kesaj duke i marre lejes "nenes" se tyre, zene vend ne te vetmen tavoline te shtepise. I pret "nena", qe ata e quajne gjyshe dhe qe gjen kohe per te bere disa pune njekohesisht, si nje nikoqire e mire. Quhet Justina, "nena" e tyre, dhe ende nuk i ka mbushur te 50 vitet, ndersa "gjyshi", Kola, eshte disa vjet me i madh. Dy bashkeshortet Lukaj, Justina dhe Kola, qe kujdesen per dy femijet e nje cifti te semuresh rende ne Dukagjin, jane te vendosur prej dy vjetesh ne adresen "Fshati i paqes", Tarabosh. Dhe, jane te kenaqur me kete jete vullnetari, qe bejne ketu larg Shkodres dhe prej qindra kilometrave nga Tirana. "Ja Nju Jorku me gropa", bejne shaka ata per Shkodren. "Jemi te kenaqur ketu dhe jemi te bindur se kjo jete nuk mund te nderrohet me asnje jete tjeter", thote Justina. Kane dy vajza, qe studiojne ne Itali dhe Gjermani, ndersa nje vajze e trete, qe ka qene delikatesa e shtepise, eshte aksidentuar me makine. Alda, nuk jeton me, por jeta e saj duket se i ngjan renies se nje gjethe, te ciles ajo vete i ka kushtuar dikur nje vjershe te bukur. Familja "e re", Lukaj, e cila jeton ne "Fshatin e Paqes" e siguron jeten e perkore fale rrogen e Koles, qe punon si portier, ne kete qender. "Trajtohemi dhe me ndihma, por te gjitha keto nuk kane rendesi, sepse ne sherbejme thjesht pa asnje interes ne kete fshat", thote Justina, nje ish-kimiste, e cila ka punuar ne nje institucion teknik te kryeqytetit. I shoqi ka qene si funksionar i organizimit ne strukturat e Mbrojtjes.
Ka shume serenitet dhe mbi te gjitha shume miqesi qe te falin keta njerez. Si per identifikuar devotshmerine e tyre jane te pajisur nga urdhri fetar, me nje unaze te zeze, qe i sherben identifikimit te gjithe njerezit, te cilet merren me qeniet e varfra. Dhe Justina dhe Kola jane krenare per kete jete te re te tyre, e cila nuk mund te paragjykohet. Kur pyeten, nga te gjithe pse e bejne kete, ata pergjigjen thjesht: A ka me mire se sa te merresh me te varferit. Duket se dhimbja e vajzes thjesht i ka bere me te bindur per kete jete. Perpara veprimit te tyre, te treja vajzat e tyre kane qene vullnetare, ne ndihme te kosovareve. Ndjenja e besimit i ben ata, qe cuditerisht te falin edhe fajtorin, i cili ka aksidentuar vajzen, sepse ata mendojne se e njohin edhe fajtorin. Per cdo dite, Kola qendron tek dera ne nje dhome te paster, ndersa e shoqja kujdeset per shtepine. Qe duhet thene se eshte nje shtepi ekologjike dhe qe mban rreth e rrotull te gjitha lulet, qe cifti i ka pasur me vehte ne qytetin e Tiranes. "Ka shume gjera qe na lidhin me jeten, por jeta me e madhe eshte kjo qe sherbejme si vullnetare", te thone ata. Ndoshta, kjo devotshmeri i ka bere ata qe shtepise se Tiranes t'i vene perfundimisht drynin dhe ne vendin e saj, ata kane zgjedhur kete shtepi druri. Ajo noton mbi lule, ndersa brenda saj pak orendi te thjeshta sigurojne komoditetin e familjes se "re", me kater anetare: Koles, Justines dhe dy femijve te fshatit Albertit dhe Flores, qe jane moter e vella. Keta te fundit i therrasin dy kryeqytetasit "Gjyshi" dhe "Gjyshja", nje konvecion, qe u pelqen dhe qe i jane dedikuar aq shume dy prinderit.
Justina dhe Kola jane vullnetare ne "Fshatin e Paqes", vend ku ata jetojne, pas lirimit te Koles nga ushtria prej pak vjetesh. Jetojne ne perkorje, ne fshatin e femijve, pa perkrahje ne afersi te qytetit te Shkodres. B.an
19/10/2002
REPORTAZH/ Problemet dhe historitė e tyre
Njė ditė mes tė moshuarve nė Azilin e qytetit
SHKODER - 20.10.2002 - Ata e quajnė "shtėpia e vdekjes". Kjo frazė, me sa duket, ėshtė e mjaftueshme pėr tė treguar mllefin e tyre me jetėn dhe fatin, pėr tė cilin nuk ngurrojnė ta quajnė tragjik.
Teksa hyn nė ambientet e Shtėpisė sė tė Moshuarve nė Shkodėr, i njeh banorėt e tij, bisedon dhe dėgjon historitė e tyre; e kupton se jeta jo gjithmonė ėshtė bujare me ato ēfarė u ofron njerėzve.
Nė Azil
Shtėpia e tė Moshuarve nė Shkodėr vazhdon tė jetė nė vendin e dikurshėm. Madje nė Shkodėr rrugica e gjatė qė tė shpie nė tė, njihet nga tė gjithė si Rrugica e Azilit. Njė derė e madhe hekuri dhe hyn brenda. Njė oborr me gjelbėrim, me stola, dy ndėrtesa tė rikonstruktuara dhe njė pastėrti tė bėjnė qė pėrshtypja e parė tė jetė mė se e mirė pėr kėtė vend. Dhe, pėr tė vazhduar me kėtė mendim, ėshtė raporti qė personeli kishte me banorėt e Shtėpisė. Familjariteti mes dy palėve tė bėnte qė tė ndiheshe si nė njė familje tė madhe. Komunikimi, batutat, tė puthurat tė krijonin njė ndjesi tė mirė pėr ta, aq mė tepėr qė kėta njerėz ishin pa pėrkrahje. Megjithatė, pėrshtypja e parė do tė zėvendėsohet shumė shpejt me njė keqardhje pėr historitė e dhimbshme, qė kėta njerėz mbartin me vete. Mes historive tė tyre ėshtė shumė e vėshtirė tė veēosh mė interesantet.
Megjithėse janė tė moshuar, me flokė tė bardhė apo tė rėnė, me shpinė tė kėrrusur nga mosha dhe jeta, historitė e dashurisė nuk mungojnė nė Shtėpinė e tė Moshuarve. Madje ndonjėhere ato kthehen nė episode tė ngjashme pėr adoleshentė. Pasioni pėr njė dashuri tė mohuar dhe kėmbėngulja pėr ta rifituar, kthehet deri nė bezdi dhe frikė pėr njė grua 70 vjeēe, e cila nuk dėshiron qė tė bashkėjetojė sėrish me personin i cili, me sa duket, mė shumė e ka shqetėsuar, sesa i ka falur dashuri gjatė kėsaj periudhe. Kjo ėshtė historia e Rasimesė nga Korēa. Jeton nė Azilin e Shkodrės qė para tre vjetėsh. Pas disa kohėsh ajo vendosi tė bashkėjetojė me Xhelalin, edhe ky azilant kėtu dhe pas 3 muajsh janė "divorcuar". Dhe, si hostoria e kėsaj gruaje, nė kėtė azil ka edhe mjaft tė tjera.
Kushtet
Nė Shtėpinė e tė Moshuarve nė Shkodėr aktualisht jetojnė 59 veta, ndėr ta, 24 gra. Sipas punonjėses sociale Rajmonda Jaku, kapaciteti i plotė i dy ndėrtesave ėshtė pėr 80 veta. Zakonisht ēdo muaj shtohen nga tre veta, sipas kėrkesave tė paraqitura. Katėr kriteret-bazė pėr t'u pranuar aty, janė: Tė moshuar mbi moshėn 60 vjeē, pėr gratė, dhe mbi 65 vjeē, pėr burrat; tė moshuar qė janė tė vetmuar; tė sėmurė me probleme shėndetėsore jashtė kritereve tė hospitalizimit; tė moshuar pa strehė dhe qė nuk mund t'i shėrbejnė vetes. Nė ambientet e kėsaj shtėpie mund tė takosh "banorė" nga e gjithė Shqipėria. Por problemet nuk kanė tė sosur. Nė kėto hapėsira bashkė me tė moshuarit jetojnė dhe 20 persona tė sėmurė mendorė, tė moshave 23-50 vjeē. Kjo bashkėjetesė, sipas specialistėve, nuk ėshtė e mirė pėr tė dyja palėt.
"Linda i jashtėligjshėm"
Zef Bracaj: E di se ku ndodhet nėna
Nė Azil njihet nga tė gjithė si njė nga dy personat mė tė vjetėr tė kėsaj shtėpie. Ka hyrė pėr herė tė parė kėtu nė vitin 1970 dhe, siē thotė edhe vetė, do tė dalė prej kėtu vetėm i vdekur. Zef Bracaj, 67 vjeē, ka qenė njė nga personazhet e njohur tė qytetit tė Shkodrės, pėr impulsivitetitn e tij dhe sfidėn qė i bėnte fatit tė tij. "Unė nuk i kam njohur prindėrit e mi. E di qė nėna ime quhet Gjyste dhe se ditėlindjen e kam mė 2 shtator 1935. "Jam interesuar shumė tė gjej prindėrit e mi dhe, me ndihmėn e disa murgeshave, tashmė e di se ku ndodhet nėna ime. Ajo ėshtė e martuar, me katėr fėmijė, nė njė nga fshatrat e Kastratit. Kam shumė dėshirė tė shkoj dhe ta takoj. T'i them se unė jam gjallė dhe se e dua shumė. T'i them se kam jetuar me shpresėn se njė ditė do ta takoj, por nuk mundem ta bėj, sepse nuk dua ta shqetėsoj dhe t'i sjell probleme nė familjen e saj. Unė e di se ajo nuk i ka treguar burrit tė saj pėr faktin se ka pasur njė fėmijė ilegal", vazhdon tė tregojė kėshtu sekretin e jetės sė tij. Shpirtin vazhdon ta ketė tė pastėr. Nuk do tė qė t'i hapė nėnės sė tij njė plagė tė vjetėr. "Nuk dua t'i hap plagėn e vjetėr, e cila do ta ketė munduar gjithė jetėn. E di qė nėna do ta ketė kuptuar gabimin dhe e vuan, prandaj nuk dua t'i dal para publikisht. Megjithatė, po mundohem tė gjej mėnyrėn qė, pa e marrė vesh kush, tė takohem me tė apo t'i ēoj fjalė", pėrfundon kėshtu rrėfimin pėr jetėn e tij Zef Bracaj nga Kelmendi.
Vjet vdiqėn 12 pleq nga tė ftohtėt
Megjithėse vetė azilantėt janė tė kėnaqur me personelin, shėrbimin e tyre, me gjellėt e mira qė u japin pėr tė ngrėnė, drejtuesit e kėsaj qendre janė tė ndėr-gjegjshėm se duhet bėrė akoma mė shumė. Shqe-tėsimi mė i madh pėr ta ėshtė mungesa e fondeve. Kėshtu, pėr kėtė vit fondi ka qenė 600 mijė lekė mė i vogėl. Pėr kėtė institucion kjo shumė ėshtė e madhe. Me ardhjen e dimrit kthehet problemi i ngrohjes. Megjithėse ekziston sistemi i kaldajės, ai nuk funksionon, pasi buxheti nuk e pėrballon furnizimin me lėndė tė ngohėse. Tė ftohtėt ka sjellė dhe pasoja. Gjatė vitit tė kaluar kanė vdekur rreth 12 tė moshuar, kryesisht nga sėmundje tė shkaktuara nga tė ftohtėt. Drejtuesit e insitucionit e kanė ngritur zėrin dhe zgjidhja: Kanė ardhur soba me gaz, tė cilat nuk i pėrballojnė tė gjitha ambietet, pa harruar dhe faktin, se fondi nė fjalė nuk arrin ta mbulojė blerjen e gazit. Problem mė vete ėshtė pamundėsia e integrimit tė tyre. "Realisht ato kanė mbetur tė shkėputur. Ne kemi kėrkuar mbėshtetjen e OJQ-ve, si e vetmja mundėsi, pasi ne nuk kemi fonde tė veēanta pėr kėtė qėllim", pohon kėshtu punonjėsja sociale, Rajmonda Jaku.
Bracaj: Njėra ndizte qirinj, sa herė vdisnin njerėz
U prishėn kishat, erdhėn 30 murgesha
Banorė tė Azilit nė Shkodėr kanė qenė dhe murgeshat. Zefi, si mė i vjetri i kėsaj shtėpie, tregon sesi, pas prishjes se kishave dhe manastireve, njė numėr i madh murgeshash janė vendosur nė Azil. "Nė kohėn kur u mbyll Kuvendi, kėtu erdhėn rreth 30 murgesha. Ato shiheshin me sy tė keq nga personeli. Njėra prej tyre, mė kujtohet shumė mirė, quhej Paulina Mirdita", thotė kėshtu Zefi gjatė rrėfimit tė tij. Paulina Mirdita, e cila kishte shumė qejf ta thėrrisnin motėr, vazhdonte edhe nė Azil punėn e saj dhe dedikimin ndaj Zotit. "Ishte njeri shumė i mirė. I ndihmontė tė gjithė. E bėnte nė emėr tė Zotit. Pėr ēdo njeri qė vdiste, ajo ndizte nga njė qiri. Eshtė kjo arsyeja, qė ajo nuk shihej mirė nga drejtuesit e asaj kohe. Shpesh herė mė thoshte lehtė: "Me vjen keq, se Zoti do tė vijė kėtu patjetėr, por unė atėherė nuk do tė jem". Nuk do ta harroj ditėn e vdekjes sė saj. Ashtu siē ndodhte zakonisht, familjarėt apo ndonjė i njohur vinte dhe merrte trupin pa jetė nė Azil, edhe tė afėrmit e motėr Paulinės erdhėn atė ditė. Por drejtoresha nuk ua hapi derėn dhe nuk lejoi qė t'ia merrnin trupin. Dera u hap vetėm kur erdhi makina e zesė e Komunales, e cila e ēoi trupin e saj direkt nė varreza, duke mos i lejuar familjarėt qė ta bėnin ceremoninė e rastit. Kjo ishte hakmarrja e tyre pėr njeriun qė punoi dhe besoi gjithė jetėn te Zoti", tregon kėshtu Zefi.
Me flamurin e Shkodres
Ajo eshte e ashper, por kur behet fjale per zonen e saj elektorale dhe Shkodren, zonja Topalli te nxjerr syte. Nuk e ka pasur te lehte me te, gjate nje interpelance, as kryeministri Nano. Jo vetem per ashpersine, por sepse me zonjen e hekurt te PD-se, kete here ishin edhe shifrat. Ajo i ka permendur Kryeministrit se qyteti i saj numeron sot rreth 30 mije te papune, afro 50%, 9 mije vete me asistence dhe se buxheti i ketij qyteti me 100 mije banore eshte sa ai i Orikumit qe numeron vetem 6 mije. "Pikerisht per kete - ka thene Topalli- Shkodra mbetet 7 here me e varfer se qytetet e Jugut te Shqiperise."
Ta ruajme kampionin shkodran
Kush eshte 14 vjecari Erkand Qerimaj qe ngriti flamurin shqiptar ne France
Shkoder - 21.10.2002 - Treguesit aktuale te Erkandit sipas specialisteve te peshengritjes jane shume me te larte se te Pirro Dhimes. Vecse per 14 vjecarin dikush duhet te tregohet i kujdesshem. Shteti duhet te perkrahe talentin e ri te padiskutueshem te tij. Kushtet e stervitjes duhet te jene te favorshme. Perndryshe mund te ndodhe ajo qe ka ndodhur me shume talente dhe yje, qe Shqiperia i ka humbur nga neglizhenca qe eshte treguar ndaj tyre
Rudina Llazari
Shume shkodrane kane ngritur supet ate te merkure te 28 gushtit, kur kane degjuar burite dhe kane pare karvanin e taksive te shetiste neper rruget e Shkodres. Futboll s'kishte, Vllaznia s'kishte fituar, nga ia behu kjo feste ne qytet? Nje makine e hapur ne krye, dhe ne te, ne kembe nje djalosh rreth te 14-tave, ndersa makinat e tjera te mbuluara me flamurin kuq e zi ne varg vinin pas. Ata qe ishin ne makina bertisnin Erkandi, Erkandi!
Erkand Qerimaj 14 vjec sapo ishte shpallur kampion i Europes ne peshngritje ne kampionatin e zhvilluar ne Nice te Frances. Shqiptari 14 vjecar ka ngritur flamurin e vendit te tij ne mes te 250 perfaqesuesve te moshave deri ne 16 vjec, te 25 shteteve te kontinentit. "Jam ndjere si asnjehere ne jeten time. Emocionet kane qene te fuqishme. Ishte nje mrekulli qe ralle mund te perjetohet ne jete tek shihje te ngrihej lart flamuri i Shqiperise dhe te ekzekutohej himni i vendit tend. 25 shtete jane ngritur ne kembe, ca me hir a disa me pahir. Ne fund te fundit flamuri shqiptar eshte respektuar", thote keshtu Erkand Qerimaj duke kujtuar ate dite te 25 gushtit kur i jane dhene medaljet. Sic shihet jo vetem peshat qe ngre, por edhe fjalet e 14 vjecarit jane te renda, te pjekura. Erkandi ka fituar ne Kampionatin e peshengritjes per moshat deri ne 16 vjec 3 medalje, 2 ari dhe nje bronzi ne stilin e shkeputjes te shtytjes dhe ne 2 garesh ne kampionatin e Nices ne France. Ai ka qene nje nder tre te medaljuarit e Kampionatit. I vetmi sportist qe eshte shpallur ndonjehere kampion Europe ne moshen 14 vjecare ne Shqiperine.
Kampionati i Nices
10 dite pasi ka festuar me shoke e miq, dhe kusherinjte e tij 14 vjetorin e lindjes, Erkandi eshte nisur se bashku me 7 peshengrites te tjere te rinj drejt Frances. Kampioni shkodran, sic e tregon edhe vete pak kohe pas ngjarjes qe i ka ndryshuar jeten, ka shkuar atje me endren per medalje, por jo te arte. "Megjithese rezultatet qe kam arritur ne ditet para kampionatit te Nices ne stervitje, apo ne veprimtari te tjera kane qene edhe me te larta", thote Erkandi. Ai sqaron se ne Nice ka arritur peshen 75 kg ne stilin e shkeputjes dhe 102,5 kg ne stilin e shtytjes duke marre ne total 177,5 kg. "Ndersa kisha ngritur vetem pak dite me pare 80 kg ne shkeputje dhe 105 ne shtjytje". Gjithsesi, ai shprehet se ka provuar emocione te medha. Ka qene perballe ne fillim, dhe me pas ka lene mbrapa 250 sportiste peshengrites te vendeve te ndryshme. "Kur shqiptuan emrin tim ne ate salle te madhe te gjithe me jane hedhur ne qafe dhe kane duartrokitur me force. Ishte treguesi i pare i fitores time", thote Erkandi. Ndersa babai i tij, Hamdi Qerimaj tregon se eshte lajmeruar vetem pak sekonda pas shpalljes kampion te Erkandit nga Presidenti i Federates te Peshengritjes, Esat Ademi. "Jam duke folur me te jatin e kampionit te Europes, me tha Presidenti i federates" shprehet sot me emocione Hamdi Qerimaj i cili tregon se nuk kane pushuar per disa kohe telefonatat e urimeve dhe te falenderimeve.
Erkandi te tregon i emocionuar edhe kthimin ne atdhe. Ne portin e Durresit e kane pritur jo vetem te afermit e shtepise te tij, por edhe thuajse e gjithe Federata e Peshengritjes dhe disa qindra tifoze shkodrane te cilet e kane marre hopa dhe e kane ngritur disa here ne ajer te preferuarin e tyre. Me entuziasem te papershkruar eshte pritur edhe ne Shkoder. Ndersa per disa dite ka qene nder personazhet kryesore te qytetit verior. Te nesermen e kthimit eshte pritur nga kreu i Bashkise te Shkodres Ormir Rusi. Te gjithe kane shprehur vleresimet me te mira per sportistin e ri. Nje trajnier rus i ardhur ne Shkoder ka shprehur vleresimet me te mira per te. "Ka tregues te larte te talentit te padiskutueshem. Ka premisa per t'u bere nje nga yjet e peshengritjes. Talente te tilla duhen ruajtur me fanatizem".
Fillesat
5 vjet me pare, Hamdi Qerimaj ka marre per dore djalin me te vogel te tij, Erkandin, dhe e ka rregjistruar ne ekipin e te peshengritesve te vegjel, prane Klubit shumesportesh Vllaznia. "Ishte nje femije i levizshem dhe ngjante edhe i fuqishem. Prandaj doja ta angazhoja ne nje sport burreror. Me pas, Erkandi nuk me zhgenjeu, perkundrazi sot ndihem krenar prej tij", tregon Hamdiu i cili qe nga dita kur e ka rregjistruar te birin ne ate sport nuk ka munguar asnjehere ne te gjitha seancat stervitore. "Nuk mund te pergjigjem per anen teknike, por them se e njoh me rrenje tim bir". Vete Erkandi eshte i kenaqur me ate qe ka arritur deri tani, por eshte edhe ambicioz. Kerkon shume dhe i eshte perkushtuar deri ne thellesi sportit qe ka zgjedhur. Kalon ore te tera ne stervitje qe nganjehere behen te mundimshme per te. Megjithate, pasioni eshte me i forte se gjithcka. Ai e ka paksa te veshtire te flase per veten. "Eshte dicka qe eshte e gjithe jeta ime, madje me shume", kaq, nuk preferon te flase me. Ndersa ato qe i rrine prane jane krenare. Treguesit aktuale te Erkandit sipas specialisteve te peshengritjes jane shume me te larte se te Pirro Dhimes. Vecse per 14 vjecarin dikush duhet te tregohet i kujdesshem. Shteti duhet te perkrahe talentin e ri te padiskutueshem te tij. Kushtet e stervitjes duhet te jene te favorshme. Perndryshe mund te ndodhe edhe ajo qe asnje nuk e d`shiron. Pasi Shqiperise i kane humbur shume talente dhe yje te sportit vetem nga neglizhenca e treguar ndaj tyre.
Flet traineri
Genc Barkiqi, eshte traineri i kampionit. Disa here kampion kombetar, kampion Europe, rekordmen, mjeshter i sportit, ai do ta beje Erkand Qerimaj te arrije maja me te larta. Prej tre vjetesh eshte trajnieri i tij. "Fale talentit dhe aftesive sportive te tij, interesit dhe perkushtimit te jashtezakonshem te familjes gjeta celesin e suksesit. Eshte bere nje pune e jashtezakonshme teknike dhe psikologjike te cilat u konkretizuan ne titullin Kampion Europe. Filluam nga pak per te arritur deri ketu", thote Barkiqi.
Nderkohe, tranieri shprehet i revoltuar me menyren e "perkrahjes dhe shperblimit". Sipas tij, "Erkandi eshte nder rastet e vecanta ne Shqiperi qe ka ngritur lart flamurin e vendit. Pas dy muajsh, fjalet te dalin vetvetiu ne te qenit i acaruar me shtetin shqiptar. Nuk shoh asnje respekt nga ana e Ministrise te Kultures dhe te sporteve, po te kem parasysh bujen e madhe qe eshte bere dy vjet me pare per nje tjeter kampion, por te nje moshe me te rritur, per peqinasin Hamdi Tufa. Krejt normal ai eshte pritur nga Kryeministri, ndersa Erkandi jo ... Nuk me duket e drejte qe titulli i kampionit qe Erkand Qerimaj ka marre ne moshen 14 vjecare te ekuivalentohet me nje vlere prej 90 mije lekesh. Megjithate une kam besim te Ministria Dade", thote Barkiqi.
Planet
Trajnieri dhe Erkandi kane shume plane per te ardhmen. Me i aferti lidhet me Kupen e Republikes qe do te zhvillohet ne Shkoder me 6 nentor. Synohet medalje te padiskutueshme. Por nderkohe, Barkiqi synon te perfshije Erkandin ne ekpin e te rriturve. Ne kampionatin Europian te vitit te ardhshem qe do te zhvillohet ne Gjermani do te marrin pjese edhe traineri edhe nxenesi, por tashme si rivale. Ndera ne perspektivat e ardhshme te trainerit eshte Olimpiada e vitit 2008.
Arrestohet tritolvenesi i "Mitsubishit" te policise
Shkoder - 21.10.2002 - Arrestohet personi qe ka vene tritol ne nje nga makinat e policise se Shkodres, me 26 shtator te ketij viti. Uniformat blu te komisariatit te Shkodres kane arrestuar pasditen e dites se diele, rreth ores 17.00, Ardian Mujan, 23 vjec, banues ne lagjen "Salo Halili" te qytetit. Sipas burimeve nga komisariati i Shkodres ai eshte nje nga dy personat e dyshuar per venien e nje sasie tritoli mbremjen e te enjtes se 26 shtatorit ne makinen tip "Mitsubishi" te shefit te uniformave blu. Te njejtat burime kane bere te ditur se i sapoarrestuari eshte vetem dora qe ka vene tritolin, ndersa blute mendojne se organizimi eshte me i thelle. "Urdheruesi mendojme se eshte tjeter njeri. Kemi kohe qe po e ndjekim kete ceshtje dhe rezultatet jane te tilla", eshte shprehur nje nga punonjesit e policise. Ne fakt, Ardian Muja, prej me se nje muaji, survejohej dhe ndiqej nga polica, ndersa ndaj tij rendon edhe akuza e vjedhjes se makinave. Burimet po policore kane bere te ditur se jane pritur prova per te vertetuar autoresine. Por, nga ana tjeter, behet e ditur se pak kohe me pare Muja i kishte shpetuar per qime arrestimit te policise, duke bere qe te deshtonte plani per prangosjen e tij.
Ngjarja
Nje shperthim i fuqishem ka tronditur Shkodren oret e para te mengjesit te dates 26 shtator. Nje sasi tritoli, rreth 300 gr, eshte vene ne makinen e policise tip "Mitsubishi" qe njihet si makina e shefit te uniformave blu. Ngjarja eshte cilesuar si akt terrorist. Makina qendronte vazhdimisht e parkuar ne qender te lagjes "Qemal Stafa", ne rreze te nje pallati qe njihet nga shkodranet si "Kulla e Parruces". Shperthimi ka qene i forte dhe, vec demeve qe ka pesuar, jane thyer xhamat e pallateve deri ne katin e trete dhe xhamat e te gjithe dyqaneve ne nje rreze te gjere. Policia, ne diten e pare, nuk ka dhene shume shpjegime, nderkohe qe i vetmi sqarim ka qene sasia e eksplovizit dhe lloji i tij. "Tritoli nuk eshte vene vetem ne makinen e njerit prej drejtuesve te policise se Shkodres. Ne e konsiderojme si nje menyre per te ushtruar nje fare presioni mbi pjesen me te ndergjegjshme te policise". Keshtu jane shprehur zyrtaret e larte te policise lokale pas ngjarjes.
Nard Lucaj
Shkoder, gati prishja e 100 ndertimeve pa leje
Shkoder - Gati prishja e ndertimeve pa leje ne Shkoder. Jane rreth 100 ndertime si kioska dhe shtepi banimi qe do te rrafshohen kete jave. Kesaj here furtuna e fadromes ndertimore do te ndalet ne Rrugen "Alqi Kondi" dhe ne sheshin "Isa Boletini" te qytetit. Rruga me kryesore ne Shkoder, eshte e treta qe do te provoje shijen e hidhur te fadromave pas qendres se qytetit dhe sheshit prane teatrit "Migjeni". Sipas disa burimeve ne Bashkine e Shkodres pronareve te ndertimeve pa leje i jane derguar prej dy ditesh ultimatumet per lirimin e tyre dhe i eshte bere e ditur edhe pasoja perfundimtare. Fadroma do te pastroje anet e rruges "Alqi Kondi" dhe sheshin perreth monumentit te Isa Boletinit. Por nga sa kane bere te ditur burimet nuk do te preken kete here tezgat dhe tregtaret e vegjel qe tregtojne mallrat e tyre thuajse ne rruge.
Prishja e kioskave eshte ne funksion te projekteve te Bashkise se Shkodres per rrugen "Alqi Kondi" dhe per sheshin "Isa Boletini". Rruga do te zgjerohet ne te dy anet e saj, do te pajiset me ndricim dhe ne mes do te kete nje brez gjelberimi. Ndersa sheshi perreth monumentit te Isa Boletinit do te kthehet ne nje lulishte publike. Asnje reagim nuk kane pasur deri tani pronaret e ketyre ndertesave dhe te kioskave, megithese e gjithe jeta ekonomike e familjeve te tyre eshte e lidhur pikerisht me ta.
R. Llazari
22 konteniere per uren e Bunes
Durres - Mberrijne pjeset e reja per ndertimin e ures se Bunes. Ne portin detar te Durresit, paraditen e djeshme kane mberritur me anijen "Romea" 22 konteniere me pajisje qe do te sherbejne per ndertimin e ures se Bunes ne Shkoder. Jane 1,75 milion euro dhurate e qeverise italiane per infrastrukturen dhe ushtrine shqiptare. Fillimi i javes do te shenoje dhe fillimin e punimeve per rindertimin e ures se Bunes, ure kjo e prishur pak kohe me pare ndersa nje kamion i tonazhit te rende kalonte mbi te. Dje paradite ne portin detar te Durresit anija italiane, ne prani te drejtuesve te larte te ushtrise shqiptare dhe te ministrise se Mbrojtjes, ka zbarkuar kontenieret me pajisjet qe do te sherbejne per ndertimin e ures se shkaterruar, por dhe ndihma te tjera me destinacion ushtrine shqiptare. Qe nga viti 1997 ne baze te nje marreveshjeje te bere midis dy vendeve tona, qeveria italiane ka ndihmuar ne logjistike dhe me asistence ushtrine tone. Ndihma me e fundit qe konsiston ne pajisje per ndertimin e nje prej veprave te rendesishme te artit te infrastruktures rrugore ne zonen e veriut te Shqiperise dhe ne ndihma per strukturat tona ushtarake kap vleren e 1 milion e 750 mije eurove. Ne kuadrin e kesaj dhurate ne port dje ka zbarkuar mes ndihmave te tjera dhe nje oficine e levizshme per nevojat e ushtrise.
V.Q.
Plagoset me armė zjarri njė 23 vjeēar nė Shkodėr
Lajmi i ores 8:30 PM
SHKODER (22 Tetor) - Njė 23 vjeēar nga fshati Reē i rrethit tė Shkodrės ka mbetur i plagosur me armė zjarri mbrėmė nė orėt e vona nga persona ende tė paidentifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 22.30 tė ditės sė djeshme, nė qendėr tė fshatit Reē, 27 km larg nga Shkodra, kur persona ende tė paidentifikuar nga policia, kanė qėlluar me armė zjarri automatik nga njė autoveturė tip benz pa targa nė drejtim tė shtetasit, Armir Tojoda, 23 vjeē, banues nė kėtė fshat, duke e plagosur rėndė. I plagosuri ėshtė dėrguar menjėherė nė spitalin rajonal tė Shkodrės, ku i ėshtė dhėnė ndihma e parė mjekesore. Sipas burimeve nga ky spital, 23 vjeēari Tojoda, megjithse me dy plagė nė trup, ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn. anjo/ko (BalkanWeb)
Pronarėt: Firmat tona po shkojnė drejt falimentimit. Punėtorėt e papunė.
Aksioni, policia bllokon nėntė makineri inertesh
SHKODER - 23.10.2002 - Makineritė e materialeve inerte pėrfundojnė nė "sitėn" e Policisė sė Shkodrės. Vetėm gjatė tri ditėve tė fundit janė bllokuar 9 makineri tė tilla.
Ndėrkohė aksioni i ndėrmarrė nga blutė i ka trembur shumė pronarėt e firmave tė ndėrtimit, tė cillėt rrezikojnė tė falimentojnė. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Shkodrės, masat e tyre pėr bllo-kimin e makinerive janė marrė nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, i cili ndalon punėn e lavatriēeve apo tė makinerive tė tjera nė brigjet e lumenjve dhe afėr urave. Aksioni i bluve ka befasuar pronarėt e makinerive e materialeve inerte, pasi ata kishin menduar se ishte harruar urdhri i dalė nga Kryeministria. Madje ditėt e fundit nė qytet rinisi lėvizja e betonierave, tė cilat lėndėn e parė e merrnin nė pikat e ngritura brigjeve tė lumenjve. Nė Shkodėr ka njė numėr tė konsiderueshėm pikash tė tilla, qė merren me nxjerrjen dhe tregtimin e lėndėve inerte. Marrja e masave nga policia ka pasuar me mbylljen e pikave ku bėhet furnizimi me materiale inerte dhe rrezikimin e firmave tė ndėrtimit. Kėto tė fundit nuk mund tė sigurojnė lėndė tė parė as nga pikat e inerteve nė brigjet e lumit Drin, pėr shkak tė urdhrit tė Kėshillit tė Ministrave, por as nga zona e Shirokės, nė malin e Taraboshit, pasi Ura e Bunės nuk e pėrballon ngarkesėn e betonierave. Kjo situatė ka bėrė qė pėrfaqėsuesit e firmave qė posedojnė makineritė e materialeve inerte, ta ngrenė zėrin, duke u kėrkuar pėrfaqėsuesve tė pushtetit lokal njė zgjidhje.
Seminari nga Italianėt
Mbaron Workshopi: Kurseni energjinė
Tė shtunėn nė mbrėmje ka pėrfunduar Workshopi Ndėrkombėtar. "Energjia e rinovueshme dhe kursimi energjitik", i organizuar nga Ambasada italiane nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės. Nė punimet e kėtij seminari morėn pjesė mė shumė se 150 pjesėmarrės, pėrfshirė kėtu ekspertėt mė tė mirė italianė e shqiptarė, si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve shkencore dhe operative. Punimet e seminarit u hapėn nga zėvendėsministri i Arsimit dhe Shkencės, prof.Eduard Andoni, dhe nga konsulli italian nė Shkodėr, Stefano De Leo. Gjatė seancave tė kėtij seminari tė rėndėsishėm u theksua dobishmėria reale mbi pėrdorimin e integruar tė burimeve tė rinovueshme tė energjisė, si nga biomasat, ashtu dhe nga burime hidroelektrike, diellore dhe tė erės. Nė pėrfundim tė punimeve u miratua dokumenti final qė sugjer