Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Dhjetor 2003. Lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Pėr mė tepėr, refero lidhjet djathtas dhe gjeni lajmet e ditės, pėrveē gazetave shqiptare on-line.

Drejtuesit e FSHF-sė, tė pakėnaqur nga njė relacioni i paplotė: “Nė shumė raste personat mbi tė cilėt ėshtė ushtruar dhunė i minimizojnė incidentet e ndodhura”
Vllaznia, “grushtat” qė kushtojnė 7 milionė

Disiplinori gjobit shkodranėt pėr incidentin e ndodhur me gjyqtarin Albano Janku pas Vllaznia-Tirana
Altin Manallari
Klubi i Vllaznisė gjobitet me njė shumė prej 700 mijė lekėsh, ndėrsa presidenti i kėtij klubi, Agron Ēela, ėshtė pezulluar pėr 6 javė mosshoqėrim tė skuadrės kuqeblu. Gjithēka ka ardhur pas incidentit tė ndodhur pas ndeshjes Vllaznia-Tirana, ku gjyqtari i kėsaj ndeshjeje ėshtė goditur nė dhomat e zhveshjes. Komisionit tė Disiplinės, i mbledhur nė mesditėn e ditės sė djeshme i ėshtė dashur pėr gati dy orė tė diskutojė mbi kėtė ēėshtje tė lindur nė dhomat e zhveshjes sė stadiumit “Loro Boriēi”. Burime bėjnė tė ditur se pėr kėtė rast ėshtė menduar njė dėnim mė i rėndė, por rregullorja nuk ka lėnė hapėsira pėr vendime tė tilla. Duke u bazuar nė rregullore dhe duke shqyrtuar me hollėsi dokumentaionin qė kanė patur nė dispozicion anėtarėt e kėtij komisioni kanė dhėnė dhe vendimet pėrkatėse pėr kėtė incident. Drejtuesit e Federatės nuk kanė qenė tė kėnaqur me relatimin nė rastin konkret. Por edhe nė raste tė tjera tė ngjashme me kėtė sipas tyre, relatimi i gjyqtarėve nuk ka qenė nė lartėsinė e duhur. Nė shumė raste personat mbi tė cilėt ėshtė ushtruar dhunė i minimizojnė incidentet e ndodhura. Siē ėshtė bėrė e njohur edhe mė parė, disa drejtues tė Vllaznisė kanė goditur gjyqtarin Albano Janku pas ndeshjes Vllaznia-Tirana. Vendimet e lartpėrmendura, ku presidenti Ēela nuk duhet tė shoqėrojė skuadrėn pėr 6 javė si dhe klubi duhet tė paguajė gjobėn prej 700 mijė lekėsh. Kėto vendime tė marra nga Komisioni i Disiplinės janė bazuar nė nenin 39 tė rregullores dhe 55/A. Ndėrkohė qė nga Disiplina nuk kanė munguar edhe vendime tė tjera. Vėmendja ėshtė pėrqendruar nė Grupin A2 nė tė cilin nė javėn qė kaloi janė vėrejtur disa parregullsi. Nė javėn qė shkoi skuadra e Veleēikut nuk ėshtė paraqitur nė ndeshjen e radhės atė me skuadrėn e Apolonisė, e parashikuar pėr tu luajtur nė stadiumin e Kuēovės. Ndėrkohė qė skuadra e Apolonisė ka zbritur nė fushėn e lojės, skuadra tjetėr, Veleēiku, as qė ėshtė paraqitur nė kėtė takim. Gjithēka ka mbetur e hapur pėr nė Disiplinė e cila nė mbledhjen e djeshme ka dhėnė dhe vendimin pėrkatės pėr kėtė rast. Skuadra e Veleēikut, nė bazė tė vendimit tė Disiplinės humbet takimin 0-2 nė tavolinė dhe gjobitet me njė shumė prej 100 mijė lekėsh. Ndėrkohė qė nėse skuadra e Veleēikut e pėrsėrit edhe njėherė kėtė veprim, atėherė ajo bie automatikisht njė kategori mė poshtė. Kėshtu Veleēiku ndėrlikon akoma mė shumė pozicionin e saj nė fund tė tabelės sė klafikimit.

Shtabi i emergjencės ka analizuar dje situatėn nė tė cilėn ndodhen tė pėrmbyturit e tetorit
Dy variante pėr 104 familje tė pėrmbytura

Anila Dushi
SHKODĖR - 104 familje nė rrethin e Shkodrės qė mbetėn tė dėmtuara nga pėrmbytjet e dy muajve mė parė vazhdojnė tė jetojnė nė vėshtirėsi, ndėrkohė qė nė njė mbledhje tė zhvilluar dje janė diskutuar dy variante pėr zgjidhjen e problemit. Mjaft prej tyre jetojnė nė ēadra, pasi banesat e tyre janė tė pabanueshme. Po ashtu dhe argjinatura e Gjadrit tek Mali i Rrėzuar ura e Gurrajve nė Hajmel, qė u dėmtuan si pasojė e rreshjeve tė rrėmbyeshme, ende nuk janė riparuar. Pėr gjetjen e njė zgjidhjeje dje ėshtė mbledhur shtabi i emergjencės nė prefekturėn e Shkodrės. Sipas prefektit Leqejza, situata e krijuar nė kėto zona nė 5 dhe 6 tetor ka qenė mė katastrofikja dhe duhet synuar gjetja e njė zgjidhjeje tė qėndrueshme dhe jo sa pėr tė kaluar situatėn. Ka dy vjet radhazi qė kėto zona pėrmbyten nga reshjet dhe dėmtimi i argjinaturės sė lumit Gjadėr. Por kėtė vit dėmet qenė edhe mė tė mėdha dhe aktualisht familje tė tėra nė lagjen Gurraxhi tė Hajmelit dhe nė Mnelė, vazhdojnė tė jetojnė nė ēadra. Nė mbledhjen e djeshme janė diskutuar dy variante Kryetari i komunės Mnelė –Vig ka kėrkuar shpėrnguljen e 104 familjeve. Sipas Pjetėr Lleshit kėta banorė jetojnė nėn kėrcėnimin e Gjadrit dhe tė reshjeve tė shiut. Varianti tjetėr ka qenė sistemimi i lumit Gjadėr. Kėto dy variante pritet qė t’i paraqiten qeverisė dhe nuk dihet se kur do tė merret njė pėrgjigje. Tė dy variantet kanė njė kosto tė lartė dhe banorėt, veēanėrisht ata qė vazhdojnė tė jetojnė nė ēadra shpresojnė tek ndihma e shtetit.

Gruaja vrasėse falet nga njerėzit e burrit

Anila Dushi
SHKODĖR - Nė pėrfundim tė seancės, e pandehura ėshtė takuar dhe me kunatin e saj (vėllain e tė shoqit) dhe gruan e tij. Bashkėshortėt Tavojsja ishin prindėr tė 7 fėmijėve, pėr tė cilėt pas ngjarjes sė ndodhur nė korrik tė kėtij viti janė kujdesur familja e Drandes dhe e Gjergjit si dhe komuna Shllak. Avokati ka kėrkuar dje paraqitjen e dy dokumenteve, njėra e lėshuar nga komuna Shllak dhe tjetra njė akt-pajtimi midis tė afėrmėve tė viktimės, (vėllezėrit dhe xhaxhallarėt e tij) dhe familjes sė Drandes. Sipas avokatit, familja e Gjergjit e ka shfajėsuar Dranden duke thėnė se ajo ka qenė e detyruar ta vriste tė shoqin, pasi ndryshe ai do ta vriste atė dhe fėmijėt. Kėto dokumente do tė administrohen nga gjykata nė seancėn e ardhshme, ku tė pranishėm tė jenė dhe njerėzit e afėrm tė burrit tė vrarė nga gruaja. Nė seancėn e djeshme, e pandehura komunikonte me avokatin dhe lexonte dokumentet qė ai kishte me vete.

Ish-mėsuesja qė vrau bashkėshortin, dje nė seancėn e parė gjyqėsore
“E vrava burrin sepse do tė vriste fėmijėt”

Anila Dushi
SHKODĖR - Ish-mėsuesja e fshatit Barxollė nė Shkodėr qė akuzohet pėr vrasjen e burrit tė saj ka thėnė dje se “e vrava bashkėshortin tim pasi ai do tė vriste dy nga shtatė fėmijėt tanė”. Drande Tavojsja, 38 vjeēe, ka dalė dje pėr herė tė parė para togave tė zeza tė gjykatės sė Shkodrės, pas vrasjes sė bashkėshortit tė saj, Gjergjit, nė 24 korrik tė kėtij viti. Nėna e 7 fėmijėve, mė i vogli i tė cilėve 9 muajsh, ėshtė sjellė nga burgu i Tiranės dhe nė sallėn e gjyqit ka qėnė vetėm vėllai i saj Kolė Toēi. Prokurorja Edlira Cufi ka thėnė se mbi tė pandehurėn rėndon akuza e vrasjes me dashje dhe e armėmbajtjes pa leje. Por avokati mbrojtės Mark Bajraktari ka deklaruar se arma e krimit ka qenė e viktimės dhe kėtė e kanė dėshmuar komshinj dhe tė njohur qė e kanė parė atė duke qėlluar shpesh herė nė ajėr. Mbrojtja ka kėrkuar qė pėrveē dėshmitarėve tė akuzės tė thirret dhe vėllai i viktimės, Pjetėr Tavojsja. Sipas avokatit, njerėzit e burrit e kanė falur 38-vjeēaren pasi ajo e ka kryer krimin pėr tė mbrojtur fėmijėt.
Deklarimi i sė pandehurės

Gruaja e akuzuar pėr vrasje ka thėnė se Gjergji e keqtrajtonte sistematikisht atė dhe fėmijėt, pasi ai pinte shumė alkol. Natėn e ngjarjes bashkėshorti i saj ka ardhur i pirė rreth orės 23:30. “Ai ka marrė armėn dhe mė tha se do tė vriste dy djemtė e mėdhenj Kolėn 12 vjeē, dhe Kelin, 11 vjeē. Unė i dola pėrpara, duke mos e lejuar qė hynte nė dhomėn ku flinin fėmijėt. I kapa armėn, ndėrsa Gjergji u rrėzua, duke bėrtitur se “do t’ju vras”. Nė kėto rrethana, ka deklaruar Drandja, qėllova me automatik nė drejtim tė tij. Nėna e shtatė fėmijėve ėshtė pėrpjekur fillimisht qė ta fshehė krimin. Ajo ka marrė rrobat e burrit dhe i ka larė ato, pėr t’ia riveshur pėrsėri atij. 16 orė pas kryerjes sė krimit, 38-vjeēarja ka lajmėruar xhaxhanė e tė shoqit Mhillin dhe ky mė pas policinė. Ajo ka treguar dhe armėn e krimit, qė e kishte fshehur 100 metėr larg shtėpisė. Drandja ka thėnė se kishte kishte punuar 5 vjet si mėsuese, por i shoqi qė vetėm pinte e kishte hequr nga puna dhe nuk e linte tė komunikonte me tė tjerė. E pandehura ėshtė shprehur dhe pėr gazetėn “Shekullin”. Ajo ka treguar se ėshtė vizituar nė burg nga vėllai i saj dhe vėllai i burrit. “Njė herė vėllai im mė ka sjellė dhe vajzėn e vogėl, tė cilėn nuk e kam parė qė nga 9 shtatori. Nuk e di se ē’po bėhet me fėmijėt e mi”,- tha nėna 38-vjeēare. Nė njė rrėfim tė sajin pėr “Shekullin” nė ditėn ku u paraqit pėr vlerėsimin e masės sė arrestit, Drandja nėnvizoi se pasi kreu vrasjen u tha fėmijėve se babai vdiq, ndėrsa tė mėdhenjve qė dėgjuan krismat u tha se ai vrau veten. Ndėrsa dje Drandja do tė shprehej se “nuk e di nėse do tė mė urrejnė fėmijėt apo do ta kuptojnė dhe binden se ajo e vrau tė atin e tyre pėr tė mbrojtur ata”.

Aksident me autoambulancėn, njė i vdekur

A.Dushi SHKODĖR - 04-11-03 - Njė autoambulancė qė udhėtonte nė aksin rrugor Shkodėr- Velipojė ėshtė aksidentuar nė mbrėmjen e djeshme dhe pėr pasojė ka vdekur njė pasagjer qė udhėtonte nė tė. Aksidenti, sipas burimeve tė policisė, ka ndodhur rreth orės 21:20 tė ditės sė djeshme, nė aksin rrugor Shkodėr- Velipojė, nė vendin e quajtur stallat e Trushit. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se nė autoambulancėn me targė 3352 udhėtonin Kujtim Zeka, 33 vjeē, dhe Agron Ēeraj, 28 vjeē. Tė dy personat kanė mbetur tė plgosur rėndė dhe janė dėrguar me urgjencė nė spitalin e Shkodrės. Aty megjithė ndėrhyrjen e mjekėve 33- vjeēari Zeka ka ndėrruar jetė, ndėrsa 28 -vjeēari vazhdon tė jetė njė gjendje tė rėndė. Mjeti, sipas hetimeve tė para tė policisė ka dalė nga rruga tek njė kthesė ndonėse aty rruga ėshtė e mirė. Mendohet se shkak ka qenė shpejtėsia me tė cilėn ka ecur drejtuesi i mjetit Autoambulanca nuk figuron tė jetė e regjistruar nė Drejtorinė e Shėndetit Parėsor nė Shkodėr, por burime nga kjo drejtori theksojnė se mund tė jetė ambulancė e ndonjė shoqate tė shėndetit apo ndonjė donacion pėr komunėn. Kjo ėshtė viktima e 22 e aksidenteve automobilistike qė regjistrohet gjatė kėtij viti nė Shkodėr.

Ēarmatimi sjell rehabilitimin e dy rrugėve

A.Dushi
SHKODĖR- Pėr njė javė banorėt e Shkodrės kanė dorėzuar njė sasi tė konsiderueshme municionesh nė mėnyrė vullnetare. Nė ceremoninė e organizuar me kėtė rast nė mjediset e shkollės “Arben Broci”, nė Shkodėr, merrnin pjesė pėrfaqėsues tė programit “Mbėshtetje e Reformave nė Sektorin e Sigurisė tė UNDP-sė”, pėrfaqėsues nga Drejtoria e Policisė, Prefektura dhe Bashkia. Aty janė grumbulluar nė mėnyrė vullnetare 17 armė zjarri, si automatikė, pushkė, 10 mitrolozė tė lehtė, 1 murtajė dhe njė sasi e konsiderueshme municionesh tė ndryshme, pėrfshirė dhe predha antitank, 100 granata, 12,300 fishekė etj. Ky dorėzim vullnetar u bė gjatė njė jave dhe ka si qėllim qė komunitetit t’i kthehet besimi tek shteti dhe policia. Nga iniciativa mė e fundit nė kėtė drejtim. Shkodra pėrfiton rehabilitimin e dy rrugėve, nga programi SSSR i UNDP-sė. Mė pas aktiviteti ėshtė zhvendosur nė komunėn Vig-Mnelė, ku banorėt e fshatit Bilaj kanė dorėzuar 76 armė dhe 730 fishekė dhe municione. 03/12/2003

Shkodėr, Problemet e mjedisit nė njė konferencė

Anila Dushi
SHKODĖR - Ėshtė mbajtur dje nė Shkodėr konferenca ndėrkombėtare “Politika Ambientale, instrumente dhe metoda”. Ajo ėshtė njė iniciativė e Ambasadės Italiane nė Shqipėri nė bashkėpunim me universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodėr, programin e Kombeve tė Bashkuara pėr vendet nė zhvillim dhe Akademinė Shqiptare tė Shkencave. Qėllimi i kėsaj koference ėshtė thellimi i njohjes mes komuniteteve shkencore tė dy vendeve me qėllim pėrcaktimin e mjeteve dhe metodave tė politikės ambientale nė dobi tė realizimit tė njė zhvillimi tė qėndrueshėm nė Shqipėri. Konsulli italian nė Shkodėr, Roberto Orlando, lexoi pėrshėndetjen qė ambasadori italian nė Tiranė i kishte dėrguar kėsaj koference. Nė tė nėnvizohej se zhvillimi i kėsaj konference nė Shkodėr nuk ėshtė rastėsi. Njė qytet me lumenj, liqen, det e male, tregon se mjedisi nuk ėshtė njė problem, por mund tė jetė burim zhvillimi. Nė emėr tė Ministrisė sė Mjedisit pėrshėndeti zv/ministri Besnik Baraj. Ai theksoi se pėrvoja ndėrkombėtare ka treguar se masat parandaluese janė mė efikase dhe me mė pak kosto sesa ndėrhyrjet pėr tė riparuar dėmet. Prandaj kjo kėrkon qė tė forcohet legjislacioni nė drejtim tė dėmtuesve tė ambientit. Nė tė dy ditėt e kėsaj koference, do tė paraqiten 80 punime shkencore nė tre seksione plenare dhe 4 seksione paralele. Nė koferencė do tė jenė dhe 35 ekspertė italianė dhe 86 shqiptarė. 06/12/2003

Sulejman Maēi dorėzohet pa rezistencė dhe pranon vrasjen e komshiut
Arrestohet 54-vjeēari qė vrau komshiun

Anila Dushi
SHKODĖR - Arrestohet 54-vjeēari qė dy ditė mė parė vrau komshiun e tij pas njė grindjeje pėr motive tė dobėta. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se arrestimi i 54-vjeēarit Sulejman Maēi ėshtė bėrė, falė dhe negociatave me familjen e tij. Babai i dy vajzave ishte strehuar fill pas krimit tė kryer nė njė shtėpi nė fshatin Shtoj, ku dhe u prangos nga policia pa bėrė asnjė rezistencė. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se Maēi qė punonte si roje i njė nėnstacioni elektrik nė Shkodėr, pranė lagjes “Skėndėrbeg” ku dhe banonte ka pranuar se ka vrarė pas njė grindjeje me fjalė komshiun e tij Bardhok Ēokun.
Aksioni
Nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme uniformat blu tė Shkodrės i janė drejtuar fshatit Shtoj, pasi kishin marrė informacione se vrasėsi i identifikuar i 32-vjeēarit Ēoku fshihej nė njė banesė nė kėtė fshat. Burimet thanė pėr gazetėn se autori i identifikuar i vrasjes sė komshiut sapo ka kuptuar se policia i ėshtė afruar banesės ku ai fshihej ka dalė vetė bashkė me njė pistoletė, qė mendohet se ėshtė dhe arma e krimit. Burimet e policisė thanė se Sulejman Maēi e ka pranuar akuzėn dhe ka sqaruar se vrasjen e ka bėrė nė grindje e sipėr me komshiun e tij, pėr motive tė dobėta. Ai nuk ka dhėnė ndonjė detaj tjetėr lidhur me vrasjen e kryer, por burimet sqaruan se grindja mes dy fqinjėve ka lindur pas mungesės sė dritave nė pallatin e tyre. Gjithsesi me kapjen e autorit tė krimit pritet tė zbardhen motivet e vėrteta qė ēuan nė kėtė vrasje, thanė pėr gazetėn burime tė policisė.
Banorėt e pallatit

Banorė tė pallatit ku jeton viktima Bardhok Ēoku dhe vrasėsi i tij tregojnė se dy familjet nuk shkonin mirė me njėra–tjetrėn, ndonėse nuk kishin pasur ndonjė konflikt qė mund t’i ēonte deri nė gjakderdhje.Viktima qė jetonte nė katin e parė tė pallatit sė bashku me familjen ishte zhvendosur nga fshati Kryezi i Pukės dhe prej vitesh jetonte nė Shkodėr. Banorėt e pallatit tregojnė pėr gazetėn se 32-vjeēari njihej si njė njeri i rregullt dhe i thjeshtė. Ata u shprehėn tė irrituar pėr ngjarjen e ndodhur, ku para pallatit fqinji i katit tė tretė vrau atė tė katit tė parė. “Nuk i kishte ndonjė borxh qė e vrau”, thonė tė irrituar banorėt. 06/12/2003

Arrestohet 20-vjeēari. U denoncua nga vajza e mitur sė bashku me prindėrit
Grabit dhe tenton tė pėrdhunojė minorenen

Anila Dushi
SHKODĖR - Ka grabitur shtėpinė e njė 55-vjeēari dhe mė pas ka tentuar tė pėrdhunojė vajzėn 14-vjeēare tė tė zotit tė banesės, por ka rėnė nė prangat e policisė. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se Astrit Ndoj Markaj, 20 vjeē, nga Bregu i Lumit, me banim nė lagjen “Skėnderbej” nė Shkodėr ėshtė arrestuar dje pas denoncimit tė bėrė nga njė vajzė 14-vjeēare sė bashku me prindėrit e saj. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se ngjarja e denoncuar ka ndodhur rreth orės 11:00 tė datės 2 dhjetor tė kėtij viti nė njė familje nė fshatin Shalė tė komunės sė Dukagjinit. 20-vjeēari, sipas burimeve tė policisė, qė i referohen dhe denoncimit ka hyrė nė banesėn e njė 55-vjeēari, identiteti i tė cilit nuk bėhet i ditur. Nė shtėpi, sipas hetimeve, ka qenė vetė vajza 14-vjeēare e familjes qė ka denoncuar ngjarjen. Sipas burimeve tė policisė, 20-vjeēari e ka kėrcėnuar me armė vajzėn 14-vjeēare, duke i kėrkuar asaj qė t’i tregonte vendin ku kishin paratė. Vajza ka reaguar duke i thėnė se nuk kishin lekė nė shtėpi. Por pas kėsaj, sipas denoncimit, 20-vjeēari ka tentuar tė kryejė marrėdhėnie seksuale me dhunė me vajzėn e mitur. Ndaj kėtij veprimi vajza e mitur ka reaguar menjėherė dhe ka filluar tė bėrtasė, ndėrkohė qė ky reagim ka bėrė qė 20-vjeēari tė largohet menjėherė, por me vetė ka marrė dhe njė video. Pas ngjarjes sė ndodhur, vajza u ka treguar gjithēka prindėrve tė saj dhe sė bashku i janė drejtuar komisariatit tė policisė. Uniformat blu janė hedhur nė aksion dhe dje kanė bėrė prangosjen e 20-vjeēarit tė akuzuar. Gjatė kontrollit tė ushtruar nė shtėpinė e tij policia gjeti njė armė zjarri pushkė model 56 dhe njė video “Samsung”, tė cilėn e kishte vjedhur nė shtėpinė e 55-vjeēarit. Mbi 20-vjeēarin rėndon akuza e vjedhjes me armė dhe kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale me dhunė tė mbetur nė tentativė. 05/12/2003

Kapet vrasėsi i Londrės

Anila Dushi
SHKODĖR- Njė 26-vjeēar i dėnuar me 15 vjet burg si bashkėpunėtor nė vrasjen e njė shtetasi shqiptar nė Londėr ėshtė arrestuar dje nga policia. Arben Pali, lindur nė Tropojė dhe banues nė Shkodėr, ėshtė shpallur prej kohėsh nė kėrkim pasi ai akuzohet si bashkėpunėtor nė njė vrasje tė ndodhur nė Angli nė 2 tetor tė vitit 2001. Sipas akuzės, 26-vjeēari e ka kryer vrasjen nė bashkėpunim me kushėrinjtė e tij Petrit Coli dhe Marjan Lugaj. Tė tre personat nė fjalė, sipas akuzės, kanė vrarė me thikė nė Londėr shtetasin Pėrparim Malaj (Gjeēi), nga Tropoja. Policia angleze ka mundur tė prangosė vetėm Petrit Colin i cili mė pas ėshtė ekstraduar nė Shqipėri ku dhe u gjykua nga gjykata e rrethit tė Shkodrės. Dy kushėrinjtė e tij u gjykuan nė mungesė. Tė tre personat e akuzuar si autorė tė kėtij krimi u dėnuan me nga 15 vjet burg nė fillim tė kėtij viti. Burime thanė pėr gazetėn se 26-vjeēari Arben Pali u arrestua nė shtėpinė e motrės sė tij nė lagjen “Skėnderbeg”, ku dhe strehohej pre kohėsh. 05/12/2003

DESHTOJNE SERISH ZGJEDHJET NE GRUEMIRE

Shkodėr - 08.12.2003 - 950 votues ne dy qendra votimi ne komunen e Gruemires iu drejtuan serish dje kutive te votimit. Por u perserit edhe nje here historia e 12 tetorit. Komisioneret socialiste u larguan nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore, duke bojkotuar edhe nje here procesin zgjedhor ne kete zone. Ata deklaruan se jane goditur ndersa kane bere padi penale ne Prokurori. Procesi zgjedhor ne Gruesmire eshte karakterizuar nga mjaft probleme dhe parregullsi. Ankesa e depozituar nga Partia Socialiste ne Kolegjin Zgjedjor, u be shkak qe ky i fundit te riktheje edhe nje here procesin ne kete zone. Goditje nga anetaret e tjere te komisionit, largime komisioneresh, probleme per vulat, kane qene me pak fjale problemt ne kete njesi zgjedhore. Ne Gruemire te dielen ishin te prashnishem edhe deputetet socialiste Leke Cukaj dhe Petro Koci si dhe deputeti demokrat Edi Paloka.
Votimet e 12 tetorit ne kete zone jane kontesuar nga PS e Malsesie te Madhe. Me nje rivaltitet te forte perballe njeri-tjetrit kane qene Afrim Durdaj dhe Ismet Sukaj. KQZV ka shpallur fitues kandidatin e PD, gje qe eshte kundershtuar nga socialistet. Sipas burimeve nga KZQV-ja, procesi dje nisi i qete, por aty nga ora 9 e 30 minuta dy nga komisionerėt socialiste jane larguar nga Qendrat e Votimit. Kryetari i PS te Malesise te Madhe, Isuf Hebaj ka deklaruar se dy komisioneret jane goditur. "Eshte e vertete qe komisiorneter jane terhequr dhe kjo per arsye se jane goditur nga anetaret e tjere. Ata jane detyruar ta braktisnin komisionin. Ne asnje moment votimet nuk kane vazhduar normalisht. Qe ne momentin e pare persona te implikuar ne kete ceshte, kane provokuar anetaret tane. Ne fillim eshte marre vula, me pas komisioneret tane jane goditur, duke u detyruar te braktisin komisionin" tha kryetari i deges se PS-se per Malesine e Madhe, Hebaj. Ndersa kryetari i qendres te votimit per Malesine e Madhe, Nikolle Tekina e shpjegon ne versionin e tij largimin e komisionereve socialiste. "Votimet jane zhvilluar normalisht deri ne momentin kur eshte prekur baza materiale. Ata kane kerkuar te marrin vulen ne menyre te dhunshme. Jam konsultuar me komisioneret dhe vulen ne prani te OSBE-se ja kam dorezuar sekretarit. Votimet edhe pse komisioneret socialiste jane larguar kane vazhduar normalisht" tha Tekina. Nderkohe kryetari i KQZV-se se Gruemires Ramadan Tahiri, tha se komisioneret socialiste jane larguar me urdher dhe per kete ai ka fajesuar kreun e socialisteve te Malesise se Madhe Isuf Hebaj. Dy komisioneret socialiste sipas burimeve nga PS e Malesise te Madhe kane bere padi penale ne Prokurorine e Rrethit, ndersa te dy foract politike kane vleresuar punen e bluve qe ka garantuar zhvillimin normal te procesit, duke qendruar larg dy qendrave te votimit ne zbatimi te ligjit. /R.Llazari

Bora vėshtirėson qarkullimin nė rajonin e Shkodrės

Anila Dushi
SHKODĖR - Ulja e temperaturave ėshtė shoqėruar dhe me reshje dėbore nė zonat malore tė qarkut tė Shkodrės. Si pasojė e dėborės sė rėnė, ėshtė bėrė i pakalueshėm aksi rrugor Shkodėr-Vermosh , nė vendin e quajtur Qafa e Perdolecit, ndėrsa nga Shkodra dhe deri aty qarkullimi i automjeteve kryhet me vėshtirėsi, ndėrsa ato (automjetet) janė tė pajisur me zinxhirė. I pakalueshėm ėshtė dhe aksi rrugor Fushė Arrės –Iballė, ndėrsa kalohet me vėshtirėsi dhe me zinxhirė nė akset rrugore Shkodėr-Pukė, Pukė-Fushė Arrės dhe Fushė Arrės – Qafė Mali. Nga ndėrmarrjet pėrkatėse po punohet pėr zhbllokimin e kėtyre rrugėve, ndonėse dėbora dhe tė ftohtėt, si dhe mungesa e mjeteve tė nevojshme pėr kėtė ndėrmarrje e vėshtirėsojnė punėn e tyre. /09/12/2003

Gjykata e Shkodrės dėnon Lekė Zefin. Vrau pėr tė marrė gjakun e tė vėllait
Vrau pėr gjakmarrje, juristi 17 vjet nė burg

Anila Dushi
SHKODĖR- Dėnohet me 17 vjet burg juristi qė dy vjet mė parė vrau pėr gjakmarrje. Lekė Zefi, 44 vjeē, ish -nėpunės nė komunėn e Pultit u dėnua dje me 17 vjet burg nga gjykata e rrethit tė Shkodrės. Ai ėshtė deklaruar fajtor pėr veprat penale tė vrasjes me paramendim dhe armėmbajtjes pa leje. Ngjarja pėr tė cilėn u dėnua 44-vjeēari Zefi ka ndodhur nė 23 korrik tė vitit 2001, rreth orės 13:00, nė lagjen “3 Heronjtė”. Ai u akuzua se ka vrarė me armė zjarri shtetasin Tom Hili, pėr motive gjakmarrjeje. Ditėn e ngjarjes viktima kishte dalė nga shtėpia pėr tė shkuar tek njė kushėri qė banonte afėr tij. Sapo ka dalė nga shtėpia, Hili ėshtė qėlluar nga brenda njė automjeti Benz 2000 me ngjyrė tė bardhė, qė mė pas ėshtė larguar me shpejtėsi. Mjeti ėshtė gjetur i braktisur nga policia nė lagjen “Skėnderbeg”. Sipas hetimeve tė policisė, automjeti i krimit i pėrkiste Gjelosh Pjetrit, i cili ka deklaruar nė gjyq se atė ditė, nė orėn 09:30, i ėshtė vjedhur mjeti i tij. Sipas Pjetrit, kur ka shkuar nė polici pėr tė denoncuar vjedhjen ai ka mėsuar se me mjetin e tij ėshtė kryer njė vrasje. Vėllai i viktimės, Tom Hili, ka shpjeguar nė gjyq se Toma i kishte thėnė atij (vėllait) se nė vitin 1998 kishte vrarė Zef Zefin, pasi ky i kishte rėnė nė qafė. Po ashtu ka dėshmuar dhe bashkėshortja e viktimės e cila ka deklaruar se kishte dėgjuar 4 krisma pranė pallatit tė saj dhe menjėherė kishte dalė jashtė ku dhe kishte gjetur tė vdekur tė shoqin e saj 56-vjeēar, baba i 6 fėmijėve. Sipas akuzės, Lekė Zefi ka qėlluar mbi autorin e vrasjes sė vėllait tė tij Zef Zefi, duke i marrė atij gjakun. Prokuroria e pėrfaqėsuar nga Edlira Cufi ka kėrkuar 18 vjet burg pėr 44-vjeēarin, ndėrsa avokatėt mbrojtės Prel Martini e Bardh Lohja kanė kėrkuar pafajėsi pėr klientin e tyre. Trupi gjykues, i kryesuar nga Sandėr Simoni, vendosi dėnimin e Lekė Zefit me 17 vjet burg. Lekė Gjelosh Zefi, banues nė lagjen “Mark Lula”, nė Shkodėr u arrestua shumė muaj pas krimit, nė 25 janar tė kėtij viti. Policia e Shkodrės e arrestoi atė nė fshatin Kir tė Dukagjinit, ku dhe qėndronte i fshehur nė njė banesė. 44-vjeēari nuk i ka rezistuar policisė, por ka kėrkuar menjėherė avokat dhe tė mos keqtrajtohej. Sipas policisė, ai ėshtė akuzuar edhe pėr vrasjen e shtetasit Gjon Zef Ndoi, ngjarje kjo e ndodhur nė 7 mars tė vitit 2001 nė Kir.

Edmir Gjokiēaj vrau pasi pronari e kuptoi se vidhte ēimento nė fabrikė
Kapet 30-vjeēari qė vrau biznesmenin

A.Dushi
SHKODĖR-Njė 30-vjeēar i dėnuar me 15 vjet burg pėr vrasjen e njė biznesmeni nė vitin ‘97 ėshtė arrestuar dje pas njė operacioni tė policisė sė Shkodrės. Edmir Xhevdet Gjokiēaj, 30 vjeē, nga fshati Zues, ishte dėnuar nė mungesė me 15 vjet burg, pėr vrasje me dashje dhe armėmbajtje pa leje. Vendimi ėshtė dhėnė nga gjykata e rrethit tė Shkodrės nė datėn 17 mars tė vitit 2000 si autor i vrasjes sė drejtorit tė fabrikės sė ēimentos, Agron Sykja. Vrasja e Sykės nė atė kohė e tronditi qytetin, pasi ai njihej si njė biznesmen i ndershėm. Burimet qė i referohen dhe hetimeve lidhur me kėtė ngjarje thanė pėr gazetėn se autori Edmir Gjokiēaj punonte si roje nė fabrikėn e ēimentos qė ndodhej pranė fshatit Zues, ku dhe banonte vrasėsi. Drejtori i fabrikės dhe njėri nga bashkėpronarėt e saj, Agron Sykja, kishte konstatuar se roja Gjokiēaj vidhte ēimento dhe materiale tė tjera. Zbulimi i kėtij fakti ka qėnė dhe shkak i konfliktit qė pėrfundoi me gjakderdhje. Pas kryerjes sė krimit, autori mundi tė largohej nė drejtim tė paditur, ndėrkohė qė gjykimi i tij ka kaluar nė disa faza. Pas vendimit tė gjykatės sė shkallės sė parė tė datės 17.3.2000 mbrojtja e tė pandehurit ka apeluar vendimin duke kėrkuar rishikimin e tij. Gjykata e Apelit nė Shkodėr, nė datėn 21 dhjetor tė vitit 2001, vendosi pranimin e kėrkesės pėr rishikim dhe kthimin e akteve nė gjykatėn e shkallės sė parė. Si provė pėr vendimin e gjykatės sė Apelit, kanė shėrbyer tre deklarata noteriale tė paraqitura nga mbrojtja ku deklarohej se i akuzuari nė ditėn dhe orėn kur ndodhi ngjarja ishte duke festuar ditėlindjen nė njė lokal. Nisur nga kjo, mbrojtja kėrkoi pafajėsinė e klientit, ndėrkohė qė Apeli e ktheu ēėshtjen pėr rigjykim. Mė pas, me kėrkesė tė prokurorisė, kolegji i bashkuar i Gjykatės sė Lartė shqyrtoi kėto vendime dhe vėrejti parregullsi nė deklaratat e paraqitura nė gjykatėn e Apelit. Kolegji i bashkuar arriti nė konkluzionin se provat qė diheshin prej palėve pėrpara se vendimi tė merrte formė tė prerė, nuk mund tė konsiderohen prova tė reja sipas nenit 450/c tė Kodit tė Procedurės Penale, pavarėsisht mosparaqitjes sė tyre nė atė kohė. Kėshtu Gjykata e Lartė vendosi prishjen e vendimit tė Apelit tė Shkodrės, duke lėnė nė fuqi dėnimin me 15 vjet burg pėr Gjokiēajn. /10/12/2003

KESH-i jep alarmin. Persona me vula false tek qytetarėt pėr mbledhjen e lekėve tė dritave
Faturistė tė rremė nė shtėpitė shkodrane

Anila Dushi
SHKODĖR- Filiali i KESH-it nė Shkodėr ka njoftuar dje qytetarėt shkodranė qė tė mos gėnjehen nga mashtrues tė ndryshėm tė cilėt nė emėr tė punonjėve tė KESH-it shkojnė nė shtėpitė e shkodranėve pėr tė mbledhur lekėt e energjisė sė konsumuar. Burime nga filiali i KESH-it nė Shkodėr bėnė tė ditur pėr gazetėn se nė banesat e qytetarėve shkodranė kanė filluar tė shfaqen persona qė paraqiten si punonjės tė KESH-it, tė ngarkuar pėr mbledhjen e parave tė faturave tė energjisė elektrike. Sipas drejtuesve tė KESH-it nė Shkodėr kėta faturistė tė rremė janė njerėz tė papėrgjegjshėm, qė tė pajisur me vula tė vjedhura apo tė falsifikuara, mashtrojnė qytetarėt duke iu kėrkuar likuidimin e faturave tė energjisė elektrike me para nė dorė. Pagesa e energjisė elektrike, theksojnė burimet nga KESH-i nė Shkodėr, bėhet vetėm pranė arkave pėrkatėse tė kėsaj ndėrmarrjeje. Tė njėjtat burime nuk bėnė tė ditur identitetin e ndonjė kryefamiljari qė ka rėnė pre e mashtrimit, por ato kanė porositur qytetarėt shkodranė qė tė mos bien pre e personave tė papėrgjegjshėm. Po ashtu drejtoria e KESH-it lokal ka vėnė nė dukje dhe fenomenin se qytetarė tė ndryshėm shkodranė paguajnė punonjėsit e ndėrmarrjes elektrike nė Shkodėr, pėr tė riparuar defektet qė ndodhin nė tensionin e ulėt apo tė mesėm. Sipas drejtuesve tė KESH-it nė Shkodėr kėto raste duhen denoncuar. Aktualisht Shkodra ka mesatarisht 12 orė drita nė 24 orė dhe nga Koorporata furnizohet me 1 milion kw/h. Arkėtimet e faturave tė energjisė elektrike pėr muajin nėntor janė rritur nė 8.7% nga 4 % qė ishin nė muajin tetor. Sipas drejtorit tė KESH-it nė Shkodėr, Myzafer Lezha, nė rrjetin transmetues tė energjisė elektrike janė bėrė investime qė do tė ndikojnė nė pėrballimin e mbingarkesės sė rrjetit. Tė tilla janė vendosja e transformatorit 120 megavoltamper, nė Vaun e Dejės, zėvendėsimi i 2 transformatorėve nė nėnstacionin elektrik Shkodra 2, tė cilėt kanė fuqi mė tė madhe, zėvendėsimi i transformatorėve nė nėnstacionet e Bushatit dhe tė Velipojės etj. Ndėrkaq duhet theksuar se marrėveshja mes KESH-it dhe sindikatės sė pavarur pėr t’i dhėnė Shkodrės 19 orė drita nė 24 orė ka zgjatur vetėm njė javė. Sipas pėrfaqėsuesit tė sindikatės, Njazi Sinani, dje ėshtė zhvilluar njė takim midis kėsaj sindikate dhe pėrfaqėsuesve tė entit rregullator tė energjisė, pėr tė diskutuar pėr uljen e vlerės sė faturės aforfe. Por ky takim, sipas tij, ka dėshtuar.

Shkodėr, 3 gjyqtarė nė gjykatėn e krimeve tė rėnda

Anila Dushi
SHKODĖR- Ndėr gjyqtarėt e zgjedhur nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė pėr nė gjykatėn e krimeve tė rėnda, janė dhe tre gjyqtarė tė Shkodrės. Kryetari i gjykatės sė Apelit Shkodėr, Gjovalin Pernocaj, dhe gjyqtarėt e shkallės sė parė, Sandėr Simoni dhe Dritan Halluni, vlerėsohen nga kolegėt e tyre si nga mė tė mirėt. Gjyqtarė, prokurorė, avokatė etj, shpreheshin dje se zgjedhja e bėrė nga KLD-sė pėr kėta tre gjyqtarė ka qenė zgjedhja e duhur. Gjovalin Pernocaj, punonte prej 6 vjetėsh nė Shkodėr, ndėrkohė qė prej 2 vjetėsh drejtonte gjykatėn e Apelit nė kėtė rreth, qė mbulon njė zonė tė hapur gjeografike duke pėrfshirė Tropojėn, Kukėsin, Pukėn, Shkodrėn, Malėsinė e Madhe dhe Lezhėn, ku mbizotėron krimi i vrasjes. Sandėr Simoni punon prej vitesh nė Kolegjin Penal tė gjykatės sė shkallės sė parė nė Shkodėr. Ai ka drejtuar trupa gjykues qė kanė gjykuar procese penale tė bujshme si vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, dėnimin me burgim tė pėrjetshėm tė Sadik Kuniqit, dėnimin me burgim tė pėrjetshėm tė shtetasit Nikolin Topalli, i akuzuar pėr vrasjen e dy personave nė fshatin Dajē, dėnimin me burgim tė pėrjetshėm tė shtetasit Xheladin Kruja pėr vrasjen e dy personave nė Shkodėr, etj.
Ai ka kryer shkollėn e Magjistraturės dhe ėshtė pedagog i sė drejtės evropiane nė Fakultetin Juridik tė Universitetit “Luigj Gurakuqi”, nė Shkodėr. Gjyqtari Dritan Halluni ka dhėnė 6 dėnime me burgim tė pėrjetshėm. “Bisha i Shkodrės”, Valmir Hoxha, Rrok Pacaj qė vrau vėllanė dhe nusen e tij, Prend Meshi qė pat vrarė pėr grabitje njė biznesmen, Dedė Stragu si dhe 2 raste nė Pukė, janė personat qė janė dėnuar maksimalisht nga Halluni. Kėta gjyqtarė pėrballen nė punėn e tyre me krime tė rėnda, ku mė shumė ėshtė e pranishme vrasja nė forma tė ndryshme, vjedhjet me armė etj.

Arrestohet ish-polici i dėnuar si rrėmbyes

Anila Dushi
SHKODĖR - Policia e Shkodrės ka arrestuar dje njė ish-polic pasi ai ishte dėnuar me 4 vjet burg nė mungesė pėr veprat penale tė rrėmbimit tė personit tė mbetur nė tentativė dhe pėr armėmbajtje pa leje. Mirash Zef Rrethatori, 29 vjeē, nga fshati Gimaj i Dukagjinit, ish-polic i FNSH-sė Shkodėr ėshtė dėnuar nga gjykata e rrethit tė Shkodrės nė datėn 21 prill tė vitit tė kaluar. Ai ėshtė shpallur fajtor pėr veprat penale tė rrėmbimit tė personit tė mbetur nė tentativė dhe armėmbajtjes. Ngjarja pėr tė cilėn ai ėshtė dėnuar ka ndodhur nė 30 prill tė vitit 2001, nė lagjen “Skėnderbej”. Sipas akuzės, 29- vjeēari ka tentuar tė rrėmbejė njė vajzė sapo ajo ka dalė nga puna. Ai ka plagosur lehtė me dashje njė 18- vjeēar nga Malėsia e Madhe, i cili ka ndėrhyrė pėr tė penguar Rrethatorin qė tė kryente rrėmbimin e vajzės. Ish-polici , mėsohet se kishte simpati pėr vajzėn, e cila nuk pranonte tė lidhej me tė. Ai ėshtė kapur dje nga policia, nė vendin e quajtur Ura e Thive, nė periferi tė qytetit, pranė lumit Kir. Nė momentin e kapjes atij i ėshtė gjetur njė armė zjarri pistoletė tė cilėn e mbante pa leje. Policia ka gjetur nė shtėpinė e tij dhe njė armė zjarri automatike. /18/12/2003

Ēlirim Beqja tentoi tė vriste ish-prindėrit e gruas sė tij, pasi i quante fajtorė pėr divorcin
Tentoi tė vriste ish-vjehrrėt, 15 vjet nė burg

Anila Dushi
SHKODĖR - Gjykata e rrethit tė Shkodrės ka dėnuar dje me 15 vjet burg njė 28-vjeēar qė njė vit mė parė tentoi tė vriste prindėrit e ish-gruas sė tij, duke u zėnė pritė atyre dhe duke terrorizuar disa pasagjerė. Ēlirim Shaqir Beqja, 28 vjeē, nga fshati Grizhė i komunės Gruemirė nė rrethin e Malėsisė sė Madhe ėshtė deklaruar fajtor pėr veprat penale tė vrasjes sė mbetur nė tentativė dhe pėr shkatėrrim tė pasurisė sė tjetrit.
Ngjarja
Nė 28 nėntor tė vitit tė kaluar, rreth orės 12:30, nė afėrsi tė vendit tė quajtur Gjorm i Sipėrm, 28-vjeēari i armatosur me njė pushkė model 63, ka dalė para autobusit tė linjės pronė e Zenel Hoxhės. Aty ai ka zbritur pasagjerėt, ndėrsa mes tyre ndodheshin prindėrit e ish-gruas sė tij, Hysni dhe Shere Neziri. Kėta duke e ditur se ish-dhėndri kishte punė me ta, nuk kanė zbritur nga mjeti. Ēlirim Beqja ka kapur nga dora ish-vjehrrin dhe ka tentuar ta zbresė nga mjeti, duke e sharė dhe fyer. “Pėrse ma bėre kėtė punė, e ma more fytyrėn para njerėzve”mėsohet tė jetė shprehur Hysni Neziri, i cili ėshtė tėrhequr nga brenda autobusit. Por 28-vjeēari, sipas akuzės, ka qėlluar drejt Hysniut dhe nga tė gjitha anėt e autobuzit, duke thyer gjithė xhamat e tij. Pasi ka ndėrruar karikatorin Beqja ėshtė larguar 20 metėr larg nga vendngjarja dhe ka ndaluar njė furgon qė drejtohej nga Fatmir Mustafa. Pasi ka zbritur pasagjerėt, ai ka detyruar shoferin ta ēonte nė shtėpi, nė Gjorm tė Sipėrm. Qė andej ai ėshtė larguar, duke u fshehur nė njė masiv shkėmbor, 1 km larg banesės sė tij. Policia bashkė me babanė e Ēlirim Beqes e kanė rrethuar dhe ai ėshtė dorėzuar bashkė me armėn, ndonėse sipas akuzės mund tė largohej i favorizuar nga terreni. Nė vendngjarje janė gjetur 43 gėzhoja qė ekspertiza ka deklaruar se janė nxjerrė nga arma e 28- vjeēarit. Fajėsinė e 28-vjeēarit e kanė pohuar dhe dėshmitarė tė shumtė, ndėrkohė qė bashkėshortėt Neziri kanė shpėtuar duke u shtrirė barkas nė dyshemenė e autobusit. Fajėsia e Beqes ėshtė vėrtetuar dhe nga gjurmėt papilare nė derėn e mjetit. Ēlirim Beqja ka qenė emigrant nė Angli dhe nė pranverė tė vitit tė kaluar ėshtė kthyer nė atdhe pasi nuk kishte dokumente qėndrimi. Nė kėtė periudhė ai ėshtė fejuar me 15- vjeēaren N.N nga fshati i tij, tė cilėn pas pak kohe e merr nė shtėpi. Sipas deklarimeve nė gjyq, vajza ka deklaruar se keqtrajtohej nga i shoqi i saj, qė ishte xheloz. Ndaj 15-vjeēarja ėshtė marrė nga prindėrit, duke mos e lejuar mė dhėndrin qė tė takohej me tė. Ditėn e ngjarjes , sipas dėshmitarėve, Beqja ka konsumuar alkol nė disa lokale nė lagjen Rus nė Shkodėr dhe ka konstatuar se ish-vjehrrit e tij kishin ardhur nė Shkodėr. Ai ka shkuar nė shtėpi ku ka marrė armėn dhe u ka bėrė pritė bashkėshortėve Neziri, qė i cilėsonte fajtorė pėr prishjen e bashkėjetesės me tė shoqen. /17/12/2003

Prej dy ditėsh ndodhej nė gjendje tė rėndė, por nuk kishte rrotull asnjė njeri pėr t’i dhėnė ndihmė
Jetimi 22-vjeēar vdes nga plasja e apandesitit

Anila Dushi
SHKODĖR- Prej dy ditėsh ishte me dhimbje tė forta apandesiti, por rreth e qark nuk kishte njeri. Ishte rritur jetim dhe jetonte i vetėm, nė njė dhomė tė vogėl tė pallatit tė sportit . Ashtu nė gjendje tė rėndė e ka gjetur traineri i ekipit “Shkodra Basket”, Refik Vorfa, i cili e ka dėrguar menjėherė nė spital, por jetimi 22-vjeēar ka vdekur nga plasja e apandesitit. Pėrpjekjet e mjekėve nuk kanė mundur tė shpėtojnė jetėn e 22-vjeēarit, pasi ishte tepėr vonė. Genti njihej pothuajse nga tė gjithė banorėt e Shkodrės, pasi ai ishte i pranishėm nėpėr aktivitete tė ndryshme kulturore dhe sportive, i veshur me uniformėn e tij tė preferuar si punonjės i rendit. Atė e shihje tek pėrpiqej qė tė mbante rregull dhe qetėsi, punė tė cilėn e bėnte falas. I rritur nė shtėpinė e fėmijės, Gentit i ėshtė dashur qė t’i linte kėto mjedise qė nė moshėn 14 vjeē, pasi tė tilla janė ligjet e shtetit shqiptar. Pa punė dhe pa strehė, ai prej kohėsh jetonte nė njė ambient tė vogėl tė pallatit tė sportit, i vetėm dhe pa njeri. Kanė qėnė sportistėt, miqtė e tij mė tė mirė, qė e ndihmonin shpesh herė financiarisht, pasi askush si gjente punė jetimit. Ceremonia mortore ėshtė zhvilluar po dje nė mjediset e shtėpisė sė fėmijės nė Shkodėr. Mėsuesit e tij, sportistė dhe mjaft qytetarė tė tjerė janė kujdesur pėr lamtumirėn e fundit. Sapo djemtė jetimė mbushin 14 vjeē dhe vajzat jetimė 18 vjeēe, ata detyrohen tė largohen nga mjediset e shtėpisė sė fėmijės. Por fatkeqėsia qėndron se askush nuk u siguron atyre punė dhe strehė, nė mėnyrė qė dhe ata tė integrohen nė jetė. Gjatė kėtij viti, janė dy raste vdekjeje nė rrethin e Shkodrės nga plasja e apandesitit. Nė shkurt, njė 12- vjeēare nga Vermoshi i izoluar nga bora, vdiq pėr mungesė tė rrugės automobilistike. Ndėrsa Gentian Krosi vdiq pasi askush nuk e dinte se prej dy ditėsh ai klithte nga dhimbjet, aty nė njė cep tė pallatit tė sportit ku jetonte. Sipas mjekėve nga plasja e apandesitit 22-vjeēarit i ishin dėmtuar disa organe tė tjera, dhe kjo ngaqė ka qėndruar gjatė pa ndihmė mjekėsore. /16/12/2003

Enigmė motivet e ngjarjes. Shtėpia dykatėshe gati ka qenė e rrėnuar
Shpėrthim granatash nė kullėn e Hoxhajve

Anila Dushi
SHKODĖR- Shpėrthimi i dy granatave ka rrėnuar njė banesė dykatėshe nė qytetin e Shkodrės, ndėrkohė qė ende nuk dihen motivet e kėsaj ngjarjeje. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se shpėrthimi ka ndodhur pak para mesnatės tė sė shtunės, nė banesėn dykatėshe qė njihet si kulla e Hoxhajve, e cila ndodhet nė lagjen “Ndocaj”, nė Shkodėr. Shtėpia e vjetėr dykatėshe ndodhet nė krahun e majtė tė rrugės qė lidh sheshin e Zdralajve me lagjen “Ndocaj”, nė afėrsi tė stadiumit “Loro Boriēi”. Prej disa muajsh, shtėpia e vjetėr ka qenė e pabanuar. Aty jetonin me qera 8 familje, por kėto tė fundit u larguan pasi shtėpia rrezikohej tė shembej nė ēdo moment. Me vendim tė kėshillit bashkiak Shkodėr, kėto 8 familje qė gėzonin statusin e tė pastrehėve, u sistemuan nė njėrin nga pallatet e ndėrtuara nga Enti Kombėtar i Banesave, nė afėrsi tė spitalit rajonal. Sipas banorėve pėrreth, shpėrthimi ka qenė i fuqishėm dhe ėshtė shoqėruar me njė zjarr nė njė pjesė tė ēatisė. Shpėrthimi i njėrės granatė ka dėmtuar murin ballor, aty ku bashkohet kati i parė me tė dytin duke lėnė njė gjurmė me diametėr rreth 25 cm dhe 10 cm tė thellė. Ciflat e saj janė shpėrndarė nė rrugė duke kėputur dy linja elektrike tė dy shtyllave pranė, thanė pėr gazetėn burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje. Granata tjetėr ka rėnė brenda shtėpisė ku dhe ka shpėrthyer. Ėshtė e vėshtirė qė tė pėrcaktohen dėmet e shkaktuara nga ky shpėrthim, pasi banesa ka qenė e dėmtuar edhe mė parė; thanė pėr gazetėn burimet e policisė qė po merren me hetimin e kėsaj ngjarjeje. Shtėpia ka qėnė gati e rrėnuar sidomos nga brenda. Pas largimit tė atyre qė jetonin aty, ajo u mbyll nga pronarėt. Madje dhe dera kryesore u gozhdua nė mėnyrė qė tė mos hynte njeri brenda. Kjo pasi ndėrtesa rrezikohej tė shembej nga ēasti nė ēast, sidomos paretet ndarėse tė dhomave qė janė prej fibre apo kallamash. Kulla e Hoxhajve ka qenė njė nga shtėpitė mė tė mėdha nė kėtė lagje. Tani ajo i ngjan njė gėrmadhe. Dėmtime kanė patur dhe banesat pėrreth, ku janė thyer xhamat e dritareve. Sipas policisė, ende nuk janė zbuluar autorėt apo motivet e kėsaj ngjarjeje, dhe po punohet pėr zbardhjen e plotė tė saj. /15/12/2003

Katėr prej banesave u dogjėn nė Laē tė Vaut tė Dejės. Fėmijėt e djegur ndodhen nė gjendje tė rėndė
Shkodėr, banesa nė flakė. Digjen 2 fėmijė

Nė tė njėjtėn kohė 5 banesa tė djegura nė rrethin e Shkodrės. Shkaku dyshohet tė jetė energjia
Anila Dushi
SHKODĖR - Dy fėmijė kanė mbetur tė dėmtuar rėndė pasi banesa e tyre ėshtė pėrfshirė nga flakėt pak para mesnatės tė sė mėrkurės. Burime nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se banesa e shkrumbuar nga flakėt e zjarrit qė mendohet tė ketė rėnė pėr shkak tė energjisė elektrike, ėshtė e shtetasit Arben Kiēo Stefani, punonjės prej 20 vjetėsh nė KESH-in lokal tė Shkodrės. Po nė orėt e vona tė sė mėrkurės, flakėt e zjarrit kanė shkrumbuar edhe katėr banesa nė Laē tė Vaut tė Dejės nė Shkodėr. Edhe nė kėto raste banorėt kanė pretenduar se shkak i zjarrit ka qenė tensioni i lartė, i cili ka shkaktuar shkėndijėn elektrike, duke shkrumbuar kėshtu shtėpitė e tyre.

Fėmijėt nė reanimacion

Dy fėmijėt e mitur tė familjes Stefani ndodhen nė gjendje tė rėndė nė reanimacionin e spitalit tė Shkodrės, pasi banesa e tyre qė ndodhet nė katin e tretė tė njė pallati nė lagjen “Skėnderbeg” u pėrfshi nga flakėt rreth orės 23.00 tė sė mėrkurės. Serxhio 12- vjeēar dhe Danieli 10- vjeēar, janė dy prej 4 fėmijėve tė dėmtuar tė ēiftit Stefani, tė cilėt tashmė ndodhen nėn pėrkujdesjen e mjekėve. Ndėrkohė mėsohet se plagė tė lehta ka marrė dhe tezja e tyre 20- vjeēare, qė ndodhej nė banesė nė momentin e ngjarjes. Fatmirėsisht kanė shpėtuar bashkėshortėt Stefani dhe dy fėmijėt e tyre. Bashkėshortėt Stefani qė gjatė gjithė ditės sė djeshme janė ndodhur nė spital nuk flasin dot pėr ngjarjen. Pėr ta tani ka rėndėsi vetėm tė shpėtojnė fėmijėt. Pas derės sė reanimacionit ata nuk tė thonė asgjė nga hidhėrimi. Ndėrkohė burime nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se dy prej dhomave tė banesės sė familjes janė djegur plotėsisht, ndėrsa janė shpėtuar pak orendi. Nga tė njėjtat burime mėsohet se njėri prej fėmijėve ėshtė hedhur nga kati i tretė nga kryefamiljari Stefani dhe fatmirėsisht ai ka shpėtuar pa marrė plagė. Shkaku i zjarrit mendohet tė jetė energjia elektrike, ndonėse ekspertėt nuk kanė folur zyrtarisht pėr kėtė ngjarje. Burimet nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se zjarrfikėset qė kanė mbėrritur nė vendngjarje kanė arritur tė shuajnė zjarrin qė ka shkaktuar dėme tė mėdha.

Banesat e djegura nė Vaut tė Dejės

Pothuajse nė tė njėjtėn orė qė ėshtė djegur shtėpia e punonjėsit tė KESH-it nė Shkodėr, zjarri ka pėrfshirė edhe katėr shtėpi nė qytetin e Laēit tė Vaut tė Dejės nė Shkodėr. Katėr banesat ngjitur me njėra-tjetrėn ndodheshin nė krahun e djathtė tė rrugės, pėrballė bashkisė sė qytetit. Ato ishin banesa njėkatėshe me blloqe. Kjo lagje ėshtė krijuar prej vitesh dhe aty jetojnė tė shpėrngulurit nga ndėrtimi i liqenit tė hidrocentralit tė Vaut tė Dejės. Banesat e vjetra ndodheshin nė njė kulm dhe aty jetonin familjet e Pashk Gjinit, Mark Gjinit, Gjon Lleshit dhe Gjin Markut. Zjarri ka pėrfshirė gjithēka, por banorėt kanė arritur tė dalin jashtė duke shpėtuar; thanė pėr gazetėn burime nga vendngjarja. Tė tmerruar ata kanė dalė jashtė duke lajmėruar policinė dhe kjo zjarrėfikėset.Gjithēka ėshtė shkrumbuar, ndėrsa zjarrėfikėset e ardhura nga Shkodra, Puka dhe Malėsia e Madhe kanė arritur tė lokalizojnė dhe mė pas tė shuajnė zjarrin, duke mos lejuar qė ai tė pėrhapet nė tė tjera banesa qė ndodheshin ngjitur me tė. Njėri prej tė dėmtuarve, Pashk Gjini, tregon se zjarri ka ardhur si pasojė e tensionit tė lartė, i cili ka shkaktuar shkėndijėn elektrike.

Shkodėr
Rastet e diegies sė banesave pėr shkak tė energjisė
18.10.2003, lokali “Marko Polo”
25.10.2003, banesa e shtetasit Lazėr Triepshi, Shkodėr
11.11.2003 dy hyrje pallati nė lagjen “Naim Gjylbegu”
22.11.2003 banesa e shtetasit Paulin Pepa, Shkodėr
Nė verė 2003 banesa e pabanuar prej muajsh e Ernest Perdodės

KESH-I: Banesat kanė patur instalime tė reja elektrike
SHKODĖR - Gjatė kėtij viti numėrohen rreth 70 zjarre tė rėna nė Shkodėr. Burime nga prokuroria thanė pėr gazetėn se nė 15 raste shkak ėshtė energjia elektrike. Luhatjet e tensionit shkaktojnė qarqe elektrike. Sipas strukturave tė KESH-it nė Shkodėr ato pėrgjigjen vetėm pėr ardhjen e energjisė deri tek kontatori. Mė pas, sipas tyre, ėshtė rrjeti i amortizuar brenda banesave qė shkakton shkėndija elektrike dhe mė pas zjarre. Ndėrsa sipas specialistėve luhatjet e tensionit qė nuk arrihen tė kontrollohen nga sektorėt pėrkatės, shkaktojnė qarqe elektrike. Nė rastet e mėsipėrme banesat kanė patur instalime tė reja elektrike dhe zjarri ka filluar tek matėsit elektrikė dhe prizat. Janė mbi 100 familje qė u janė djegur pajisjet elektrike shtėpiake nga luhatjet e tensionit. /19/12/2003

KESH s’mban asnjė pėrgjegjėsi dhe s’mbart asnjė lloj detyrimi moral a financiar pėr dėmet qė qytetarėt i shkaktojnė vetes
Zjarri nga tensioni i merr jetėn 11-vjeēarit

Vdes fėmija i punonjėsit tė KESH-it, shtėpia e tė cilit u pėrfshi nga flakėt
Anila Dushi
SHKODĖR - 11-vjeēari Serxhio Stefani, qė mori plagė tė rėnda kur shtėpia e tij u pėrfshi nga flakėt e shkaktuara nga njė qark i shkurtėr elektrik njė javė mė parė nuk ka mundur tė mbijetojė. Ai ka ndėrruar jetė nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme nė spitalin e Shkodrės, megjithė pėrpjekjet e mjekėve pėr ta shpėtuar atė. Fėmija i mitur i ēiftit Stefani nuk mundi tė dilte shpejt nga flakėt qė pėrfshinė shtėpinė e tij nė orėt e vona tė datės 17 dhjetor. Pėr pasojė ai mbeti i dėmtuar rėndė dhe gjatė gjithė kėtyre ditėve i ėshtė nėnshtruar njė terapie intensive nė spitalin e Shkodrės, thanė pėr gazetėn burimet nga spitali i Shkodrės. Sipas tė njėjtit burim fėmijės i ishin dėmtuar rrugėt e frymėmarrjes.
Ngjarja
Rreth orės 23:30 tė datės 17 dhjetor banesa e Arben Stefanit, punonjės prej 20 vjetėsh nė KESH-in lokal tė Shkodrės u pėrfshi nga flakėt e njė zjarri, qė sipas versionit zyrtar tė grupit tė hetimit tė ngritur pėr kėtė ngjarje ishte shkaktuar nga tensioni i lartė. Ky i fundit krijoi njė shkėndijė elektrike tek rritėsi i frigoriferit qė pėrdorej nga familja Stefani. Pėr pasojė, apartamenti i familjes Stefani, qė ndodhet nė katin e tretė tė njė pallati nė lagjen “Skėnderbeg” u pėrfshi nga flakėt dhe nė atė moment nė shtėpi ishin duke fjetur 7 persona, 4 prej tė cilėve fėmijėt e mitur tė ēiftit Stefani. Dy nga fėmijėt Serxhio dhe Danieli si dhe tezja e tyre qė ndodhej nė banesė morėn plagė dhe pėrfunduan nė spital. Por Serxhio ishte mė rėndė pasi tymi dhe gazrat i kanė dėmtuar atij rrugėt e frymėmarrjes duke sjellė mosfurnizimin me oksigjen tė cipės sė trurit.
Reagon KESH-i
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nė njė deklaratė pėr shtyp ka thėnė dje se nuk ėshtė energjia elektrike, por lidhja e dyfishtė ose lidhja teknikisht e parregullt e saj, qė shkakton shpėrthimin e zjarreve nė banesa. Ky fenomen ėshtė shfaqur mė sė shumti nė banesat e qytetarėve shkodranė, tė cilėt, nė kushtet e kufizimit tė energjisė, kanė kėrkuar nė njė masė shumė tė madhe, rrugėn e paligjshme pėr t’u furnizuar me energji elektrike, nė vend tė asaj tė ligjshmes, pagesės sė saj. “KESH nuk mban asnjė pėrgjegjėsi dhe nuk mbart mbi vete asnjė lloj detyrimi moral apo financiar pėr dėmet qė qytetarėt i shkaktojnė vetvetes me lidhjet e dyfishta apo tė parregullta tė energjisė”,- thuhet nė deklaratė. Lidhur me rastin e djegies sė banesės sė familjes Stefani, ku gjeti vdekjen edhe njėri prej fėmijėve, Drejtori i Rajonit tė Transmetimit tė Shkodrės, Myzafer Lezha, sqaron se “e pėrjetojmė me dhimbje vdekjen e fėmijės nė familjen Stefani. Kryefamiljari i saj ėshtė edhe punonjės i KESH-it. Nė datėn 17 dhjetor, rreth orė 23.00, nė kėtė familje ka shpėrthyer rritėsi i tensionit pranė frigoriferit tė shtėpisė, qė ka shkaktuar flakė, duke sjellė dhe asfiksinė e familjarėve. Pra, zjarri ėshtė shkaktuar nga shpėrthimi i rritėsit tė tensionit tė frigoriferit, prej nga ka marrė zjarr shtėpia. Theksoj, nė kėtė orė niveli i tensionit ka qenė brenda normave tė lejuara”. Nė deklaratėn e zotit Lezha theksohet se jemi tė hapur ndaj organeve tė specializuara qė tė bashkėpunojnė me ne pėr tė pėrcaktuar saktėsisht nėse kanė qėnė parametrat e energjisė elektrike, qė kanė shkaktuar dėmin apo tė tjerė faktorė teknikė nė banesė, qė duke mos u zbatuar, krijuan situatėn e rrezikshme. /24/12/2003

Tek shkodranet mbizoteron deshira per fitore ndaj Tiranes

Shekulli
Tek te gjithefutbollistet shkodrane mbizoteron deshira per fitore ndaj Tiranes, ne takimin qe do te luhet sot ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" te kryeqytetit.
Para nisjes drejt Tiranes, Sinani, Martini, Belisha e portieri Grima, jane shprehur mjaft optimiste per sfiden ndaj bardhebluve. Kapiteni Sinani thote se, do te jete nje ndeshje e bukur dhe sigurisht pas lojes se mire vjen dhe rezultati. Ne shkojme ne kete ndeshje pas fitores se arritur nje jave me pare ndaj Elbasanit. Gjendja e ekipit eshte mjaft e mire dhe kjo na ben optimiste se do te arrijme nje rezultat pozitiv ndaj Tiranes. Ndersa Martini shton se, Tirana eshte nje nder ekipet me te mira te vendit, por me pergatitjet e bera gjate javes, te gjithe lojtaret do te japin maksimumin ne kete takim. Nese do te luajme si me Elbasnin, shpresoj se do te marrim pike ne Tirane.
Mbrojtesi Belisha shprehet se, duke ditur se Tirana ka sulmues te rrezikshem, ne do te luajme me shume kujdes ne mbrojtje, qe te mos t'i leme hapesira kundershtarit per te goditur porten tone.
Sipas portierit Grima, morali i ekipit eshte i larte dhe kjo na jep shpresa se do te arrijme nje rezultat pozitiv. Ne Tirane duhet te tregojme se Vllaznia mbetet nje nder ekipet me te mira te vendit, thote ai. /27/12/2003

Takimi, Shkodra s’ka nevojė pėr fjalė

Anila Dushi
SHKODĖR - Shkodra nuk ka nevojė pėr fjalė dhe pėr vajtim. Ajo ka nevojė pėr tė ardhmen. Ky ka qenė opinioni i pėrbashkėt i pushtetarėve lokalė dhe personaliteteve tė kulturės sė qytetit tė Shkodrės nė njė takim tė zhvilluar dje nga Instituti i Bashkėpunimit pėr Integrim dhe Zhvillim. Studiues, politikanė dhe intelektualė shkodranė folėn pėr kontributin e Shkodrės pėr ēėshtjen kombėtare si dhe pėr gjetjen e rrugėve pėr tė dalė nga gjendja nė tė cilėn ndodhet sot ky qytet. Gjithashtu nė kėtė takim u theksua domosdoshmėria e bashkėpunimit mes faktorėve politikė dhe kulturorė nė nivel lokal, gjė e cila do tė ndikojė nė zhvillimin ekonomik tė qytetit, i cili ėshtė jo i kėnaqshėm. Njė ndėr plagėt e Shkodrės, ėshtė dhe gjakmarrja. Shkrimtari Fadil Kraja, duke folur pėr kėtė problem, i kėrkoi opinionit tė Shkodrės qė tė reagojė kundėr kėtij fenomeni qė nuk zgjidhet me lėmoshė dhe fushata. Gjakmarrja krijon probleme sociale, politike dhe ekonomike. Kraja vuri nė dukje se ndonėse flitet pėr gjakmarrje, ky fenomen njihet pak, dhe pa u njohur nuk mund tė luftohet. “Ėshtė turp qė ne jemi i vetmi vend nė botė qė e kemi nė fjalorin tonė gjakmarrjen”. Qėllimi i takimit tė djeshėm ishte nxitja e bashkėpunimit, me synim krijimin e vlerave zhvilluese. /28/12/2003

Plagoset aksidentalisht 26-vjeēari

Anila Dushi
SHKODĖR - Njė 26-vjeēar ėshtė vetėplagosur aksidentalisht me armė gjahu nė pasditen e djeshme. Burimet thanė pėr gazetėn se ngjarja ka ndodhur dje, nė fshatin Gril tė Vrakės. Pjetėr Gjelosh Sukaj, 26 vjeē, nga ky fshat ėshtė vetėplagosur me armė gjahu ēifte. Sipas burimeve qė i referohen vendngjarjes, 26-vjeēari kishte shkuar pėr tė gjuajtur bashkė me persona tė tjerė, por teksa po merrte ēiften nga furgoni ajo ėshtė shkrehur aksidentalisht. Si pasojė, saēmat e ēiftes e kanė goditur nė bark 26- vjeēarin. Burimet thanė se i plagosuri ėshtė dėrguar me urgjencė nė spitalin e Shkodrės, ku dhe i ėshtė nėnshtruar ndėrhyrjes kirurgjikale. Grupi hetimor qė ka shkuar nė vendngjarje ka kryer procedurat pėr dokumentimin ligjor tė kėsaj ngjarjeje. - 30/12/2003

Haxhi Allēi ėshtė vetėhedhur nė ujėrat e lumit Buna, duke gjetur vdekjen
Misteri, vetėmbytet 65-vjeēari

Anila Dushi
SHKODĖR - Njė 65-vjeēar nga Shkodra i ka dhėnė fund jetės nė rrethana misterioze. Haxhi Allēi, 65 vjeē, banor nė lagjen “Qemal Stafa” nė qytetin e Shkodrės ėshtė vetėmbytur dje nė ujėrat e lumit Buna. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se ai ėshtė parė nga njerėz tė rastėsishėm, tė cilėt mė pas kanė lajmėruar nė komisariat. Uniformat blu tė policisė sė Shkodrės qė kanė shkuar menjėherė nė vendngjarje kanė arritur qė pas 30 minutash tė gjejnė trupin e pajetė tė 65- vjeēarit. Ai ėshtė gjetur nė afėrsi tė Dajlanit, pak metra larg urės sė Bunės, nė krahun e majtė tė saj, thanė pėr gazetėn burimet. Mėsohet se 65- vjeēari ka lėnė pranė urės sė Bunės, nga ku dhe ėshtė vetėhedhur nė ujė, kėpucėt dhe xhakoventėn. 65-vjeēari i vetėmbytur ėshtė dėrguar nė morgun e qytetit ku ėshtė bėrė dhe identifikimi i tij nga bashkėshortja, ndėrsa mėsohet se fėmijėt e tij jetojnė nė SHBA. Po ashtu nga tė njohur tė viktimės mėsohet se ai vuante nga sėmundja e diabetit dhe nuk dihen arsyet qė e kanė ēuar atė nė vetėvrasje. Gjatė vitit 2003 nė Shkodėr janė shėnuar 19 raste vetėvrasjesh, numėr ky qė ėshtė dhe mė i larti gjatė viteve tė fundit. Viktimat kanė qėnė tė moshave tė ndryshme dhe nė disa raste shkaqet kanė mbetur mister. Nė 7 raste viktimat kanė pasur ērregullime psikike, ndėrsa nė rastet e tjera ata nuk njiheshin pėr tė tillė. Nė 5 raste viktimat i kanė dhėnė fund jetės nė ujėrat e lumenjve, nė dy raste janė vetėvarur, nė 7 raste kanė pėrdorur armėt, nė dy raste janė hedhur nga lartėsitė e pallateve ku jetonin, nė dy raste kanė zgjedhur helmimin me fotoksinė, ndėrsa nė njė rast energjinė elektrike. - 30/12/2003

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT