Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Gusht 2003. Lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Pėr mė tepėr, refero lidhjet djathtas dhe gjeni lajmet e ditės, pėrveē gazetave shqiptare on-line.

Tė hėnėn hapet pika e kalimit kufitar Shqipėri-Mal i Zi, nė Vermosh
Lajmi i ores 2:40 PM
TIRANĖ (2 Gusht) - Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė bėn tė ditur se tė hėnėn, mė 4 gusht, do tė bėhet pėrurimi i pikės sė re tė kalimit kufitar midis Shqipėrisė e Malit tė Zi, nė Vermosh. Nga pala shqiptare, nė ceremoninė e pėrurimit do tė marrė pjesė zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Luan Hajdaraga. Hapja e vendkalimit tė ri kufitar nė Vėrmosh bėhet nė kuadrin e pėrpjekjeve pėr lėhtėsimin e qarkullimit tė qytetarėve dhe tė mallrave midis kėtyre dy vendeve. anjo/anjo (BalkanWeb)

Shkaku i vrasjes dyshohet se ėshtė rrėmbimi i njė vajzė shqiptare nga 47-vjeēari pėr qėllime prostitucioni
Shkodrani, gjendet i vrarė nė njė valixhe

Tom Vukaj dyshohet se ėshtė njeriu i gjetur brenda nė njė valixhe udhėtimi mė 23 korrik tė kėtij viti
Ardita Bala
TIRANĖ – 02.08.2003 - Tom Vukaj, 47-vjeē, punėtor nė Itali dyshohet tė jetė shtetasi i gjetur brėnda njė valixheje i copėtuar rreth njė javė mė parė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga agjenci tė shtypit italian tė cilat citojnė burime nga grupi i hetimit tė kėsaj ēėshtjeje. Sipas kėtyre burimeve, burri me origjinė nga Shkodra ėshtė gjetur i prerė nė copa dhe i futur brenda njė valixheje udhėtimi tip “Trolly” nė njė nga rrugėt e periferisė sė Trevizos. Emri i Tom Vukajt duket se ėshtė lidhur pak kohė mė parė me denoncimim pėr zhdukjen e njė vajze shqiptare. Denoncim ėshtė bėrė nga nėna e vajzės sė humbur pranė policisė shqiptare dhe i bėrė publik nė shtypin shqiptar. 47-vjeēari Vukaj, sipas burimeve tė policisė italiane, dyshohet qė tė jetė i pėrfshirė nė rrėmbimin e vajzės nga e cila qė pas largimit nga banesa nuk ka patur mė asnjė informacion. Emrin e Tom Vukės skuadra e lėvizshme e Trevizos e ka gjetur dhe brenda valixhes tip “Trolley” nė tė cilin ėshtė gjetur 23 korrikun e kėtij viti trupi i copėtuar i burrit. Policia italiane e cila po merret me zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje i ka vėnė disa elementėve nė dukje pa lidhje me njėri-tjetrin emrin e pėrbashkėt tė shqiptarit Vukaj tė zhdukur. 47-vjeēari, sipas medias italiane, ėshtė zhdukur nė Vedelago pak mė shumė se njė muaj mė parė. Vukaj ishte rezident nė Itali qė nė fillim tė viteve ’90 dhe punonte nė shtetin fqinj si punėtor. Pasi kishte jetuar pėr njė periudhė kohe nė Istrana, ai ishte transferuar nė Vedelago dhe mė pas kishte tėrhequr nga shqipėria gruan dhe dy fėmijėt e tij. Qė prej njė muaji pėr Tom Vukėn duket se nuk ka mė asnjė informacion dhe kjo ka ngjallur dyshimin tek policia italiane se ndoshta trupi i gjetur brenda valixhes mund tė jetė i tij. Nė tė njėjtėn valixhe ku ėshtė gjetur burri i copėtuar policia ka gjetur nė njė tė ndarė tė vogėl gati tė padukshme njė biletė tė vogėl ku ishte i shkruar emri i tij. Vukaj njihej nė Vedelago, ku jetonte qė prej gjashtė vjetėsh si njė burrė punėtor dhe mesa duket ka dalė duke i thėnė gruas sė tij se do tė kthehej pas disa ditėsh. Ai kishte marrė me vete nga shtėpia rroba pėr t’u ndėrruar, pantallona dhe disa bluza. Nė xhep kishte pak mijėra euro qė i duheshin pėr tė pėrballuar shpenzimet e udhėtimit. Por pasi ka dalė nga shtėpia, ai aty nuk ėshtė kthyer mė. Grupi i hetimit i kėsaj ēėshtjeje pret sot pėrgjigjen e analizave tė ADN-sė pėr tė patur konfirmimin se trupi i gjetur ėshtė i Tom Vukės. Hetimet e kėsaj ēėshtjeje gjithsesi vahdojnė akoma dhe janė hedhur disa pista hetimi qė kanė tė bėjnė me fushat e kriminalitetit shqiptar nė Itali. Nga policia e Trevizos po hetohet nė lidhje me prostitucionin, klandestinėt dhe kriminalitetin e shqiptarėve pa pėrjashtuar asnjė hipotezė. Njė grua kishte denoncuar rreth njė muaj mė parė nė polici pėr zhdukjen e sė bijės. Vajza para se tė zhdukej ishte parė pikėrisht me punėtorin shqiptar qė punonte dhe jetonte nė Trevizo. Kjo ėshtė njė pistė pėr policinė italiane qė po mundohet qė tė hedhė dritė nė motivet e krimit makabėr. Nė rast se nesėr rezulton se trupi ėshtė i Tom Vukaj atėherė policia italiane do tė kishte nė dorė njė seri elementėsh qė mund tė zbardhin misterin dhe shumė prej kėtyre elementėve hetuesit italianė i ēojnė nė vendin tonė. Gjithsesi gruaja e Tom Vukės qė vazhdon qė tė jetojė nė Itali, nė Vedelago mohon ēdo lloj problemi. Ajo mėsohet se ėshtė shprehur se burri i saj ėshtė larguar pėr pak kohė dhe se ēdo gjė ėshtė nė rregull nė familjen e saj.

Shkodėr, dy plagosje brenda njė dite
SHKODĖR - Dy plagosje kanė ndodhur dje nė qarkun e Shkodrės, pėrkatėsisht njė nė qytet dhe njė nė fshatin Dedaj tė Malėsisė sė Madhe. Rreth orės 15:30 tė ditės sė djeshme nė fund tė rrugės “Bujar Bishanaku”, sapo hyn nė njė degėzim nė tė djathtė tė saj, nė lagjen “Guerile”, ėshtė plagosur me armė zjarri 42- vjeēari Nazmi Hyka, nga Malėsia e Madhe, por me banim nė Dabraē, pranė qytetit tė Shkodrės. Sipas policisė, autori qė akoma nuk ėshtė identifikuar dhe i plagosuri kanė shkėmbyer zjarr me njėri – tjetrin, ndėrsa Hyka ka mbetur i plagosur dhe ėshtė dėrguar menjėherė nė spital. Sipas tė dhėnave paraprake policia ka gjetur nė vendngjarje njė pistoletė e cila do t’i nėnshtrohet ekspertizės, ndėrsa po punohet pėr zbardhjen e rrethanave tė ngjarjes, motiveve dhe autorit tė saj. Nė fshatin Dedaj tė rrethit tė Malėsisė sė Madhe ėshtė plagosur njė tjetėr person. Ngjarja ka ndodhur brenda njė lokali nė kėtė fshat, ku dy tė rinjtė janė grindur me njėri – tjetrin pėr arsye qė akoma nuk dihen. I plagosur ka mbetur 27- vjeēari Fran Martin Sterkaj i cili ėshtė dėrguar menjėherė nė spitalin e Shkodrės, ku mėsohet se ėshtė nė gjendje tė rėndė. Po punohet pėr kapjen e autorit. /Anila Dushi

PORTRET
Tomor Osmani, 40 vjet gjurmim nė Albanologji

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 04.08.2003 - Eshtė njė ndėr figurat mė tė spikatura tė inteligjencės shkodrane. Pinjoll i njė familjeje arsimdashėse qė ka kontribuar pėr mė shumė se dy shekuj nė arsim, prof. dr.Tomor Osmani, me tė drejtė cilėsohet si krenaria e qytetit tė Shkodrės. Falė kontributit tė tij nė fushėn e Gjuhėsisė (ka botuar mbi 200 studime dhe artikuj nė shtypin shkencor), profesori i njohur ėshtė nderuar njė vit mė parė nga presidenti i Republikės, Alfred Moisiu me medaljen "Mjeshtėr i Madh".
Gjuhėtari
Shkodranėt ndihen mirė kur tregojnė se janė pjesė e njė tradite dhe kulture tė vjetėr, se Shkodra gjatė gjithė historisė ka nxjerrė emra tė nderuar. Por nė fakt, ndjesia ėshtė akoma mė e fuqishme pėr ta kur shohin se mes tyre ka sėrish emra vezullues dhe po aq modestė, tė cilėt me kontributin e tyre tė pėrditshėm shkencor dhe intelektual, janė kthyer natyrshėm nė pjesė tė asaj tradite tė vyer, tė mbartur ndėr shekuj. Puna e bėrė gjatė 40 viteve nė arsimin e lartė, botimet dhe gradat shkencore, figura e kompletuar prej intelektuali, janė tė gjitha kėto arėsyet mėse tė mjaftueshme qė profesor. dr. Tomor Osmani tė jetė njėri prej tyre. Ky i fundit ka mbi 40 vjet nė arsimin e lartė e duket se ėshtė nė kulmin e aktivitetit tė tij. Profesor Osmani drejton sektorin shkencor tė Albanologjisė pranė Universitetit tė Shkodrės (njė nga meritat e tij ėshtė krijimi dhe arritjet nė sektorin e Albanologjisė). Dera e zyrės nė katin e dytė tė Universitetit "Luigj Gurakuqi", Fakulteti i Shkencave Shoqėrore, qėndron gjithjė e hapur. Pranė njė morie librash dhe letrash, profesori i vjetėr dhe i nderuar ėshtė i gatshėm tė ndihmojė jo vetėm studentėt, por edhe pedagogėt e rinj. Ēdo ditė nė aktivitet tė plotė, duke pėrgatitur materiale pėr botim, apo dhe materiale tė tjera, tė cilat sektori shkencor i Albanologjisė ka marrė pėrsipėr tė botojė. Ndėrkohė, profesor Tomor Osmani ėshtė titullar i lėndės "Morfologjia e Gjuhės Shqipe". E gjithė puna e bėrė ndėr kėto vite ėshtė vlerėsuar. Vetėm njė vit mė parė (24 tetor 2002) presidenti i Republikės, Alfred Moisiu e ka nderuar me medaljen "Mjeshtėr i Madh". Megjithėse Shkodra ka njė numėr intelektualėsh dhe figurash tė shquara, titulli nė fjalė u ėshtė akorduar vetėm katėr prej tyre: profesor. dr. Jup Kastratit, shkrimtarit Fadil Kraja, pėrkthyesit Gjon Shllaku dhe prof. dr. Tomor Osmanit.
Familja
Profesor Tomor Osmani rrjedh nga njė familje e vjetėr shkodrane, me tradita tė veēanta nė mėsimdhėnie. Babai i tij, Ethem Osmani dhe kunata, Urti Osmani, janė nderuar me titullin "Mėsues i Popullit". Ndėrsa vėllai, Shefik Osmani ėshtė nderuar me titullin "Mėsues i Merituar" (gruaja e kėtij tė fundit, Liria ka punuar gjithė jetėn mėsuese dhe drejtuese nė arsim). E gjithė familja sė bashku ka kontribuar plot 220 vjet nė arsim. Shtėpia e familjes Osmani ndodhet nė njė nga rrugicat e vjetra tė Shkodrės. Mbrujtur brenda kėtij gjaku mėsuesish, profesor Osmani vijon pėrgatitjen e njė brezi tė talentuar mėsuesish e studiuesish. "Krenohem kur dėgjoj se studentėt qė kemi pėrgatitur ne brezi i pedagogėve tė vjetėr kanė ecur shumė pėrpara, kanė bėrė emėr nė gjuhė, letėrsi, gazetari dhe politikė", thotė profesori i vjetėr.

Gjuhėtari ka kryer mbi 200 studime
Ja botimet ndėr vite tė profesorit
SHKODER - "Profesor Tomor Osmani ėshtė studiuesi mė kompetent pėr problematikėn e alfabeteve tė gjuhės shqipe". Kėshtu ėshtė shprehur prof. dr. Gjovalin Shkurtaj. Ndėrkohė, drejtuesi i sektorit shkencor tė Albanologjisė, Osmani ka botuar monografi (si "Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe", "Udha e Shkronjave" "Eufemizma", "Universiteti i Shkodrės ndėr vite"), si dhe njė sėrė tekstesh mėsimore. Profesori i njohur shkodran ka shkruar mbi 200 studime dhe artikuj nė shtypin shkencor dhe periodik si "Studime Filologjike", "Kultura Popullore", "Gjuha Jonė", "Buletin Shkencor", "Gjurmime Albanologjike", "Gjuha Shqipe" etj. Shumė prej kėtyre studimeve janė botuar edhe nė Prishtinė, Tetovė dhe Ulqin. Pėr planet nė tė ardhmen, profesor Osmani shprehet: "Pėrveē studimeve tė ndryshme po pėrgatis nė njė ose dy vėllime studimin "Vėshtrime Gjuhėsore", nė tė cilin pėrfshihen disa prej veprave tė autorėve tė Rilindjes dhe tė kohės sė sotme. Janė gjithsej 500 faqe shtypi".

I dėmtuarit Paulin Kola qė ishte dėnuar me 7 vjet burg pėr tentativė vrasjeje ndodhet jashtė rrezikut
Hasmėria, plagoset 25-vjeēari i kėrkuar
SHKODĖR- Njė 25-vjeēar ka mbetur i plagosur dje pėr motive pronėsie, ndėrkohė qė ai ishte shpallur nė kėrkim nga policia, pasi ishte i dėnuar pėr vrasje tė mbetur nė tentativė. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se ngjarja ka ndodhur rreth orės 20:10 tė ditės sė djeshme, pranė fshatit Mali Hebe nė Shkodėr. Paulin Kola, 25 vjeē, ėshtė qėlluar nga persona me maska ende tė paidentifikuar; thanė pėr gazetėn burime tė policisė. Po sipas kėtij burimi, 25-vjeēari ka qenė duke biseduar nė rrugėn pranė shtėpisė sė tij me 24- vjeēarin Marin Ndreka nga fshati Juban. Sipas policisė, autorėt kanė patur objektiv Paulin Kolėn, i cili ka patur probleme hasmėrie. Atentatorėt kanė qenė tė maskuar e kanė qėlluar atė me armė zjarri, ndėrsa ishin fshehur prapa disa shkurreve; thanė burimet qė i referohen hetimeve tė para lidhur me kėtė ngjarje. Plumbat kanė plagosur dhe bashkėbiseduesin e tij, 24-vjeēarin Ndreka. Dy tė plagosurit janė dėrguar menjėherė nė spitalin e Lezhės, pasi nga vendi i ngjarjes, rruga pėr nė Lezhė bėhet mė shpejt. Burimet thanė pėr gazetėn se dy tė plagosurit pasi kanė marrė ndihmėn e menjėhershme mjekėsore, janė dėrguar drejt spitalit tė Shkodrės. Policia e kėtij rrethi ka bėrė dhe arrestimin e Paulin Kolės, pasi ai ėshtė person i shpallur nė kėrkim, i dėnuar nga gjykata me 7 vjet heqje lirie pėr vrasje tė mbetur nė tentativė. Burimet e policisė thanė se ndaj 25-vjeēarit ėshtė marrė masa e ndalimit nė spital.
Mėsohet se Paulin Kola ka patur probleme hasmėrie me Valmir Hoxhėn, i quajtur “Bisha” i cili u kap nė 25 janar tė kėtij viti nga Forcat Speciale, nė shtėpinė e njė kurshėriri tė tij nė Malėsi tė Madhe. Ky i fundit mbeti i vrarė duke kundėrshtuar me armė policinė. Tė plagosurit mėsohet se janė jashtė rrezikut pėr jetėn. /Anila Dushi

TOPALLI: "NANO DISKRIMINON SHKODREN!"
Qeveria nuk i ploteson asnje nga kerkesat qytetit verior te Shkodres. Kete shqetesim e shprehu dje per mediat, nenkryetarja e Partise Demokratike e njekohesisht edhe deputetja e zones se Shkodres, Jozefina Topalli. Sipas saj, vetem para pak ditesh qeveria shenoi diskriminin e radhes per kete zone dhe konkretisht per universitetin e saj. Behet fjale per kerkesen e paplotesuar te drejtuesve te universitetit te Shkodres per hapjen e nje dege te re gjate vitit te ri akademik. "Konkretisht, perfaqesuesi i qeverise, ministri i Arsimit dhe Shkences, Luan Memushi nuk mori parasysh kerkesen per hapjen e deges se gjuhes frenge ne kete universitet" pohoi deputetja Topalli. Por sipas saj, gjithmone ne keto raste pas te gjitha refuzimeve qendron kryeministri Nano. Ajo me pas sqaroi se nje gje e tille behet pikerisht ne nje kohe kur per universitetet e tjera te qyteteve me te vogla, ministri mori parasysh kerkesat per hapjen e degeve te reja brenda tyre si dega e teknologjise se informacionit ne universitetin e Elbasanit, ajo e gjuhes italiane ne universitetin e Gjirokastres etj. Ne kete kuader, sipas nenkryetares se selise blu nuk ishte e veshtire nga ana e qeverise shqiptare edhe marrja parasysh e deshires se drejtuesve te universitetit te Shkodres per te hapur degen e frengjishtes. "Kjo mund te behej po te merret parasysh se ne kete universitet studion 1/4 e totalit te studenteve te vendit" tha ajo. Nga ana tjeter, perfaqesuesja e institucionit legjislativ te vendit shtoi edhe faktin se qeveria duhet te angazhohet me teper per te zgjidhur problemin e studimit dhe ate te mesimdhenies ne zonen verilindore te vendit, i cili perben nje shqetesim mjaft te mah per banoret e tyre. Por nenkryetarja e selise blu perfitoi nga rasti per t'u kujtuar perfaqesuesve te medias edhe diskriminimin tjeter te radhes qe qeveria e kryeministrit Nano po i ben zones se Shkodres. "Ne nje kohe kur qeveria eksporton 5 milione kilovat/ore energji ne muaj, si ka mundesi qe nje qytet si Shkodra te kufizohet me 15 ore ne dite nga furnizimi me energji elektrike" drejtoi pyetjen deputetja e zones. Sipas saj, edhe ne kete rast kemi te bejme me presionin qe kryeministri Nano u ben drejtuesve te sektorit elektroenergjetik per te diskriminuar dhe per te mos e trajtuar qytetin e Shkodres si te gjitha qytetet e tjera. Me nje qiri te ndezur para te gjitha kamerave, deputetja Topalli apeloi se kjo gjendje nuk duhet te vazhdoje me per nje qytet i cili diskriminohet vetem se voton per spektrin e djathte gjate fushatave elektorale dhe nuk ia jep voten qeverise se kryeministrit Nano.

Vatėr zjarri nė malin e Taraboshit, 5 kilometra larg Shkodrės
Lajmi i ores 5:55 PM
SHKODER (5 Gusht) - Ne pyjet e malit Tarabosh, rreth 5 km larg qytetit te Shkodres sot ka rene nje vater zjarri, qe eshte perhapur me shpejtesi ne masivet me shkurre dhe pisha. Burime zyrtare te policise lokale, bene te ditur se, rreth ores 13:00 ne masivet pyjore te malit te Taraboshit ka rene nje vater zjarri, qe per shkak te thatesires se madhe te shoqeruar edhe me temperatuara te larta, eshte perhapur me shpjetesi ne shkurret dhe pishat e ketij mali. Me te marre njoftimin ne vendngjarje kane shkuar punonjesit e sherbimit pyjor, tre zjarrkifese dhe forcat e ushtrise, qe po punojne per lokalizimin e ketij zjarri. Mesohet se, prej 3 oresh dhjetra forca te ushtrise dhe sherbimit pyjor te mbeshtetur edhe nga zjarrfikeset dhe forcat e policise po punojne per shuarjen e ketij zjarri. Nderkohe, qe nje grup hetimor po punon per zbardhjen e rrethanave te renies se zjarrit. Qe prej fillimit te sezonit te veres ky eshte zjarri i trete qe bie ne pyjet e rrethit te Shkodres. Edhe dy muaj me pare ka rene nje zjarr ne malin e Taraboshit, ne fshatin Shiroke, por qe eshte shuar me shpjetesi nga nderhyrja e forcave te ushtrise dhe sherbimit pyjor. dxh/dxh (BalkanWeb)

Meta, neser me socialistet e Shkodres
Kundershtari numer nje i Kryeministrit Nano, shkon neser ne qytetin me te madh verior, per te paraqitur alternativen e tij "anti-Nano". Ky do te jete takimi i dyte i tij ne turin ne bazen e PS
Ish-zv/kryeministri dhe ish-minister i Jashtem, Ilir Meta, do te zhvilloje diten e neserme nje takim me bazen e Partise Socialiste ne qytetin e Shkodres. Ne kete takim, Meta pritet qe te shpalose serish alternativen dhe pozicionin e tij kunder qeverisjes aktuale te Kryeministrit Fatso Nano dhe drejtimit te PS-se po prej tij. Mbledhja me elektoratin socialist ne qytetin me te madh verior, eshte ne vijim te turit qe Meta ka ndermarre, per te sqaruar pozicionin e tij ne kundershtim me linjen politike dhe ekzekutive te Nanos, si dhe per te paraqitur alternativen, te cilen Meta e cileson si me te miren per mbarevajtien e PS-se dhe te qeverisjes, qe kjo force politike drejton. Takimi i Shkodres eshte i dyti qe zyrtari i larte socialist ka nisur. Te premten e kaluar, ish-numeri dy i qeverise "Nano", ka zhvilluar nje takim me elektoratin e qytetit te tij te origjines, ne Skrapar. Ne te cilin akuzoi shefin e ekzekutivit, se "po uzurpon partine dhe e drejton ate me metoda staliniste". Probleme te cilat, Meta i ka cilesuar se do te zgjidhen brenda partise, duke menjanuar bashkepunimin e perfolur me opoziten, kunder qeverise aktuale.
Nderkohe, persa i perket ketij turi, Sekretari per Marredheniet me Publikun ne PS, Bardhyl Agasi, shprehet i sigurt se "vet zoti Meta dhe te gjithe te tjeret, objektiv kryesor kane fitoren e zgjedhjeve te pushtetit vendor dhe jam i sigurte qe keto dite nuk do te jene dite te arenes se luftes politike brenda gjirit te partise, por do te jene dite te nje lufte te nje perpjekjeje mjaft e madhe per te fituar me nje rezultat sa me te larte zgjedhjet e pushtetit vendor". Agasi, duke iu referuar Kongresit te PS-se ne muajin dhjetor, thekson se ne te do te shpalosen alternativat, qe mund te kete brenda gjirit te partise dhe "ne fund te fundit, te gjithe do te respektojme rezultatet qe do te arrihen ne Kongresin e partise". /Ergys Gjencaj

Shqiperi-Mali i ZI, pike e re kufitare
Shqiperia dhe Mali i Zi, qe prej dites se djeshme do te mund te lidhen me ane te nje pike te re te kalimit kufitar. Ne rrethin e Malesise se Madhe eshte peruruar dje, pika me e re qe ndodhet ne Vermosh, rreth 100 km larg qytetit te Shkodres. Ne ceremonine e perurimit krahas mijera banoreve nga Malesia e Madhe, Plava dhe Gucia, ishin te pranishem edhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, zv/ministri i Jashtem, Luan Hajdaraga dhe ministri i Jashtem i Malit te Zi, Dragisha Burzan. Ministri Rama, u shpreh se, "hapja e kesaj pike kufitare eshte nje ngjarje e rendesishme per te dy popujt, pasi i sherben rritjes se bashkepunimit dhe zhvillimit nderkufitar ndermjet Shqiperise dhe Malit te Zi, si dhe qarkullimit te njerezve dhe vlerave te perbashketa drejt integrimit evropian te dy vendeve tona". Ndersa, ministri i Jashtem malazez, Burzan, nenvizoi se, "hajpa e pikes se re te kalimit kufitar Vermosh-Plave, eshte nje ngjarje e rendesishme pasi te dy vendet tona synojne te ecin ne rrugen e perbashket drejt integrimit evropian. Nepermjet kesaj pike do te behet i mundur edhe zhvillimi ekonomik ndermjet dy zonave". Hapja e pikes kufitare te Vermoshit eshte bere e mundur pas marreveshjes se nenshkruar ne shtatorin e vitit te kaluar nga zevendesministri i Jashtem, Luan Hajdaraga dhe homologu i tij malazez, Dragan Sukulic. Fillimisht nepermjet saj do te filloje kalimi i banoreve dhe levizja e automjeteve vetem per autovetura, dhe me pas do te levizin edhe automjetet e renda. /ATSH

Deputetja Topalli e PD-sė ndez njė qiri, simbol i kufizimeve tė thella tė energjisė elektrike nė Shkodėr
KESH: “Po ta paguajnė energjinė, shkodranėt do ta kenė”

Zėvendėsministri Dema: “Energjia ėshtė mall, nė ekonominė e tregut tė lirė nuk ka mall pa parą”
“Zonja Topalli duhet t’u bėjė njė thirrje qytetarėve tė vendlindjes ta paguajnė energjinė, sepse energjia ėshtė mall dhe nė ekonominė e tregut tė lirė nuk ka mall pa parą. Po tė paguhet rregullisht, tė gjithė do ta kenė”
Bledjana Beqiri
Shkodranėt janė konsumatorėt me tė kėqinj tė vendit. “Shkodra nuk furnizohet mė keq se qytetet e tjera me energji, por nė tė vėrtetė ajo ėshtė paguesja mė e keqe e energjisė elektrike nė tė gjithė vendin”,- pohon zėvendėsministri i Industrisė dhe Energjetikės dhe kryetar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare, Pjetėr Dema. Ai ka reaguar pas deklaratės sė dhėnė disa ditė mė parė nga nėnkryetarja e Partisė Demokratike dhe nėnkryetare e Parlamentit tė Republikės sė Shqipėrisė, se qyteti i Shkodrės diskriminohet nga qė ka votuar Partinė Demokratike. Pak ditė mė parė, deputetja shkodrane, nė njė konferencė pėr shtyp, ka ndezur njė qiri si simbol pėr mungesėn e energjisė elektrike me orare tė zgjatura nė Shkodėr. “Nė njė kohė kur qeveria eksporton miliona dollarė energji elektrike nė muaj, qyteti im ėshtė i dėnuar me 15 orė mungesė energji elektrike nė ditė”,- tha Jozefina Topalli. Por Dema reagoi dje dhe, nėpėrmjet njė konference pėr shtyp, sqaron se Shkodra e ndien mungesė pėr energji elektrike, sepse e keqadministron atė, e konsumon nė mėnyrė abuzive pėr gjithēka. “Ajo nuk e kursen energjinė elektrike dhe, mbi tė gjitha, nuk e paguan”,- pohon Dema. Ky qytet qė prej shumė vitesh ėshtė mjaft problematik, ai vuan nga kufizime tė tejzgjatura tė energjisė elektrike, ndėrkohė qė qeveria shqiptare vuan pėr tė vjelė paratė e energjisė sė konsumuar. Pėr kėtė arsye Dema shprehet: “Zonja Topalli, tė parėn gjė qė duhet tė bėnte, ishte t’u drejtonte njė thirrje qytetarve tė vendlindjes pėr ta paguar energjinė, sepse energjia ėshtė mall dhe nė ekonominė e tregut tė lirė nuk ka mall pa parą, sepse, po tė paguhet rregullisht, tė gjithė do ta kenė”.
Investimet
“Shkodra ka qenė nė vėmendjen e vazhdueshme tė qeverisė, stė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjetikės (si ministria pėrgjegjėse pėr energjinė) dhe tė strukturave drejtuese tė Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare pėr pėrmirėsimin e situatės energjetike, duke programuar dhe kryer investime tė rendėsishme nė kėtė rreth”,- sqaron Dema. Por akuzat e rėnda, tė cilat vijnė edhe nė prag tė fushatės elektorale pėr zgjedhjet vendore, rėndojnė qeverinė shqiptare. Zėvendėsministri nė deklaratėn e djeshme pėr shtyp sqaron se nė Shkodėr kėtė vit dhe nė 6-mujorin e parė tė 2004-ės do tė investohen rreth 18.3 milion dollarė nė projekte jashtėzakonisht tė rėndėsishme, nė transmetim dhe shpėrndarje, nė sistemin matės dhe nė rehabilitim tė HEC-ve (Vau i Dejės), tė cilat zėnė mbi 18 % e investimeve tė gjithė KESH-it pėr vitin 2003. Dema, nė deklaratėn e tij, e pyet zonjėn Topalli se ku qėndron diskriminimi i qytetit tė Shkodrės: “Ēudi, qė zonja Topalli nuk ėshtė e interesuar tė njohė investimet nė Shkodėr”,- shton Dema.
Krahasimi
Elbasani paguan 3.4 herė mė shumė se Shkodra, kurse Korēa 2.4 herė mė shumė. “Shkodra pėr vitin 2002 i krijon njė deficit Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare qė arrin nė 770 milionė lekė ose mbi 6.4 milionė dollarė, gjithashtu: pėr 6 muajt e parė tė kėtij viti ky deficit arrin nė 507 milionė lekė ose mbi 4.2 milionė dollarė”,- deklaron zėvendėsministri i Industrisė dhe Energjitikės.
Importi
“Importi do tė vazhdojė edhe disa vjet”,- kjo ėshtė deklarata mė e fundit e krerėve tė energjisė elektrike. Sipas tė dhėnave mė tė fundit pėr 7-mujorin, por edhe nga tė dhėnat pėr vitin 2002, del se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka importuar 2.3 miliardė kilovat/orė energji elektrike, e barabartė kjo me rreth 10.4 miliardė lekė, ndėrsa pėr 7 muaj tė kėtij viti janė importuar rreth 313 milionė kilovat/orė energji elektrike. Gjatė kėtij viti janė menaxhuar mė mirė rezervat energjitike nė hidrocentrale, kjo ka sjellė edhe uljen e sasisė sė importit me energji elektrike.
Eksporti
“Shqipėria nuk ka eksportuar absolutisht asnjė kilovat/orė energji elektrike”,- ka deklaruar Dema. Por deputetja demokrate hedh akuza tė rėnda mbi qeverinė, duke deklaruar se ajo eksporton me miliona energji elektrike nė muaj. Zėvendėsministri sqaron se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nuk ka eksportuar, por vetėm ka depozituar nė vendet fqinje, si dhe ka shlyer borxhet e vjetra. “Nė periudha prurjesh tė mėdha nga reshjet gjatė fund vitit 2002 dhe fillimvitit 2003, nuk ėshtė derdhur ujė nga hidrocentralet, por ėshtė prodhuar energji mbi nevojat dhe ajo ėshtė depozituar nė Kosovė e gjetkė pėr t’u marrė nė periudhėn pa reshje dhe me prurje tė ulėta”,- pohon zėvendėsministri i Industrisė dhe Energjitikės.
Riorganizimi i elektrikut
Ish-SESA nė Shkodėr, e cila nuk ka sjellė pak probleme, ka funksionuar disa vjet si sh.a.-pilot jashtė Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare dhe ėshtė pjesė e luftės pėr tė pasur mė shumė drita nė kėtė qytet. “Kėtė vit, mbi bazėn e programit tė qeverisė pėr KESH-in, mbi bazėn e rekomandimeve tė Bankės Botėrore, donatorėve dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar, shoqėria SESA ėshtė ri-inkorporuar nė KESH, duke zbatuar gjithė procedurat ligjore”,- pohon kreu i dytė i energjisė elektrike. Ai deklaron se fillimi i muajit korrik e ka pėrfshirė kėtė ndėrmarrje brenda KESH-it dhe rezultatet e saj pėr kėtė muaj janė mė tė mirat e deritanishme.

Policia: Tota ka pasur disa konflikte pronėsie me tė afėrmit e tij dhe ka qėnė nė procese gjyqėsore pėr kėtė
Pronėsia, gjendet i ekzekutuar 65- vjeēari

Viktima Shaban Tota, i pamartuar, ėshtė gjetur i ekzektuar me njė plumb nė zemėr
SHKODĖR - 06.08.2003 - Njė 65- vjeēar, i pamartuar, ėshtė gjetur i vrarė nė mėngjesin e djeshėm pėr motive pronėsie (sipas hetimeve tė para). Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se viktima Shaban Tota, ėshtė gjetur i ekzekutuar rreth orės 07.10 tė ditės sė djeshme, pranė vendit tė quajtur “Ura e vezėve”, nė lagjen “Liria”, pranė kalasė “Rozafa”. Viktima Shaban Tota, 65 vjeē, banues nė lagjen “Ajasėm”, ėshtė gjetur i vrarė me njė plumb nė zemėr, nė njė shteg tė ngushtė, i cili shėrben pėr tė shkurtuar rrugėn nga ndėrtesat majtas rrugės kryesore pėr tek rruga sipėr qė tė ēon pastaj nė kala. Kufoma ėshtė gjetur nė mes tė shtegut tė pjerrėt, dhe mendohet se ka qėnė duke u ngjitur nė kėtė shteg, kur ka ndodhur krimi. Burime tė grupit, i cili kėqyri kufomėn thanė se 65-vjeēari i vrarė kishte nė dorėn e majtė njė thes, ndėrsa kishte marrė njė plumb nė zemėr. Po ashtu mėsohet se policia ka gjetur nė vendngjarje dy gėzhoja automatiku. Sipas banorėve pėrreth, janė dėgjuar dy krisma rreth orės 04.00 tė mėngjesit tė djeshėm, orė kur mendohet tė ketė ndodhur dhe vrasja e 65-vjeēarit Shaban Tota. Sipas burimeve, viktima i pamartuar punonte si roje i njė parkingu tė vogėl, nė lagjen “Liria”. Ai jetonte vetėm dhe kishte pasion qentė. Tė njohurit e thėrrisnin me nofkėn “Kuma”, ndėrkohė qė para disa vitesh atij i kishte vdekur vėllai qė punonte karrocier. Tė njohurit tregojnė se viktima ishte njeri i qetė, nuk bėnte ndonjė jetė tė rregullt, pasi nuk kishte familje, por nuk trazonte njeri. “Natėn ruante parkingun, ndėrsa ditėn merrej me qentė”, thanė pėr gazetėn tė njohurit e tij. Aktualisht po punohet nė disa pista pėr zbulimin e motiveve tė vrasjes sė ndodhur dje, e 15-ta qė regjistrohet nė rrethin e Shkodrės, gjatė kėtij viti. Mėsohet se 65-vjeēari Tota ka pasur disa konflikte pronėsie me tė afėrmit e tij dhe ka qėnė nė procese gjyqėsore pėr kėtė. Policia ėshtė duke hetuar mbi kėtė pistė. Motivi i grabitjes nuk ekziston, thanė burime tė policisė. Zyrtarisht policia ka dhėnė si motiv tė ngjarjes atė tė vrasjes pėr motive tė dobėta pronėsie. /Anila Dushi

Apeli, 13 vjet burg pėr vrasėsin e komshiut
SHKODĖR- Gjykata e Apelit nė Shkodėr ka lėnė nė fuqi dėnimin e gjykatės sė shkallės sė parė tė Kukėsit pėr njė vrasės tė dėnuar me 13 vjet burg. Bajram Isa, 54 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Orgjast tė rrethit tė Kukėsit ėshtė dėnuar nė mungesė nė vitin ‘98 me 13 vjet burgim duke u deklaruar fajtor pėr veprėn penale tė vrasjes dhe armėmbajtjes pa leje. Ai u akuzua pėr vrasjen e komshiut tė tij Memish Abedini, teksa ky i fundit po kthehej nga ara sė bashku me bashkėshorten e tij. Krimi ka ndodhur pasi autori ka pretenduar se fėmijėt e ēiftit Abedini i kishin prishur burimin e ujit. Ēėshtja ėshtė ankimuar nė gjykatėn e Apelit nga gruaja e 54-vjeēarit Isa, e cila ka pretenduar se ka pasur parregullsi proceduriale. Anila Dushi

Zjarri pėrfshin sėrish malin e Taraboshit
SHKODĖR- Njė zjarr ka rėnė nė pjesėn e sipėrme tė malit tė Taraboshit nė Shkodėr. Zjarri, shkaku i tė cilit nuk dihet, ka djegur njė sipėrfaqe tė konsiderueshnme kullote dhe pylli me pisha, rreth 3 hektarė. Tre zjarrfikėsa megjithė lartėsinė e madhe dhe terrenin e thyer, kanė mundur ta shuajnė pas 4 orėsh zjarrin, i cili dukej nga qyteti. Kanė qėnė rreth 50 forca, pėrfshirė banorėt pėrreth qė kanė luftuar me tė gjitha mjetet pėr tė shuar zjarrin, i cili nė disa momente dukej sikur triumfonte. Janė dėmtuar pisha e kullota, dhe ky ėshtė rasti i tretė gjatė kėsaj vere qė bie nė malin e Taraboshit. Zjarri i vetėm ėshtė favorizuar dhe nga era, ndėrsa ndėrhyrja e zjarrfikėsave dhe puna e tyre ka qėnė nė nivelin e duhur. Nė shuarjen e tij janė aktivizuar dhe forca tė ushtrisė e policisė. /Anila Dushi

DEMA:ENERGJI KA, AJO KUFIZOHET SE NUK PAGUHET

Teuta Shamku
Vendi yne ka kapacitetet e duhura per te furnizuar normalisht me energji elektrike gjithe konsumatoret, por kufizimi behet per te pasur rezerva te ketij produkti. Kete fakt e ka pohuar dje per gazetaret zv.ministri i Industrise dhe Energjitikes, Pjeter Dema.
Sipas tij gjithe konsumatoret shqiptare duhet te behen te ndergjegjshem qe per ta pasur energjine ne cdo kohe ajo duhet paguar. Dema shtoi se kufizimi i energjise elektrike ne rrethe behet sipas nivelit te arketimit te faturave te energjise.
Dema ne konferencen e djeshme per shtyp ka hedhur poshte deklaraten e zonjes Jozefina Topalli, se Shkodra eshte qyteti me i diskreminuar per sa i perket furnizimit me energji elektrike.
"Shkodra nuk furnizohet me keq se te tjeret me energji elektrike, por ne te vertete ajo eshte paguesja me e keqe e energjise elektrike ne te gjithe vendin. Shkodra ndjen mungese per energji elektrike, sepse e keqadministron, e konsumon ne menyre abuzive (per gjithcka) pra nuk e kursen ate dhe nuk e paguan ate", eshte shprehur Dema.
Dema: Shkodra paguan per te pasur vetem 1 ore drita
Dema tha dje se per nivelin e furnizimit me energji elektrike, Shkodra nuk eshte aspak nje qytet i diskriminuar. "Nese do te matej niveli i furnizimit te energjise elektrike me nivelin e arketimeve, qyteti i Shkodres duhej te furnizohej vetem 1 ose 2 ore me energji", tha dje Dema. Ai shtoi se Elbasani paguan 3.4 here me shume se Shkodra dhe Korca 2.4 here me shume. Shkodra per vitin 2002 i krijon nje deficit KESH-it prej 770 milione leke ose mbi 6.4 milione dollare dhe per 6 muajt e pare te ketij viti 507 milione leke ose mbi 4.2 milione dollare. "Zonja Topalli te paren gje qe duhej te bente, ishte t'u drejtonte nje thirrje qytetareve te vendlindjes qe ta paguajne energjine, sepse energjia eshte mall, dhe ne ekonomine e tregut te lire nuk ka mall pa para dhe se po te paguhet rregullisht te gjithe do ta kene ate", tha Dema.

Meta nė Shkodėr: Nano bllokoi reformat, Kreu i PS lokale: Mbledhje me PD-istė
Lajmi i ores 8:50 AM
TIRANE (7 Gusht) - Ilir Meta po bėn ēmos pėr t'u dukur si pėrfaqėsuesi i reformatorėve brenda Partisė Socialiste. Ai e shprehu kėtė me fjalė nė Shkodėr, kur sulmoi "mbeturinat" e Partisė sė Punės. Por jo vetėm kaq, ai e shprehu edhe me lukun e tij modern: njė palė pantallona ngjyrė lejla dhe xhaketė ngjyrė portokalli. Kėshtu, me njė buqetė lulesh nė duar, ai i veshi kryeministrit Nano "pėrgjegjėsinė pėr dėshtimin nė disa sektorė tė rėndėsishėm tė qeverisjes dhe bllokim tė reformave". Nė vargun e makinave qė shoqėroi Ilir Metėn kishte shumė automjete me targa tė Skraparit. Ish-numrin Dy tė qeverisė e pritėn edhe simpatizantė tė Partisė Demokratike tė qytetit tė Shkodrės. Takimi Ish-numri Dy i qeverisė sė bashku me deputetėt Angjeli, Muēi, Koja, Braho, Legisi, Alushi dhe nga ish-zv/ministri i Arsimit, Axhemi u pritėn me buqeta lulesh nė sallėn e hotel Rozafa. Parullat e shumta "rroftė Ilir Meta" dhe ndonjė "poshtė Fatos Nano" u ndėrprenė nga fjala e ish-zv/kryeministrit. "Mosrealizimet nė zėrat e tė ardhurave nga tatimet e doganat gjatė muajve tė fundit, deformimi i reformave strukturore, arbitrariteti i ushtruar ndaj biznesit nė veēanti, mashtrimi dhe mungesa e transparencės janė njė kėmbanė qė po bie dhe qė na fton tė reagojmė", tha Meta. Ai vazhdoi me kritikat ndaj qeverisė dhe bėri njė analizė tė situatės ekonomike nė vend. "E ēfarė i duhet elektoratit se nė njė vit janė ndėrruar 5 drejtorė doganash tė cilėt nuk na paskan realizuar detyrat? Janė larguar me dhjetėra e dhjetėra drejtues doganash, por kjo nuk ėshtė zgjidhje", u shpreh Meta. Sipas tij, kėto lėvizje bėhen pėr tė mbuluar autorin e vėrtetė tė problemeve, pėr tė mbuluar keqpėrdorimin e tė ardhurave tė buxhetit tė shtetit pėr qėllime personale. Meta akuzoi kreun e qeverisė Nano se ka fshehur vlerėn reale tė paketės sė aksioneve tė privatizimit tė INSIG-ut. "Ky njeri kėrkon t'u mbyllė derėn ministrave qė kanė detyrė ligjore, tė kuptojnė transparencėn me tė cilėn do tė bėhen kėto privatizime. "Kjo nuk ėshtė e rastit se vlera e pėrllogaritur e INSIG-ut ėshtė shumė e ndryshme nga vlera reale", shtoi deputeti i PS-sė. Ai u bėri thirrje socialistėve qė nė zgjedhjet e tetorit tė mbėshtesin kandidatin socialist, Gjergj Liqejza. Akuzat e kryetarit tė socialistėve tė Shkodrės Reagon Ndue Doda: Ata pėrpiqen tė sfidojnė PS Kryetari i PS-sė sė Shkodrės, Ndue Doda, u shpreh dje i habitur nga vizita e Ilir Metės nė kėtė qytet. "Ai nuk erdhi kur ishte i deleguar nga kryesia nė mbledhjet pėr zgjedhjet e kandidatėve, por vjen tani", tha Doda. Ai deklaroi se nė mitingun e Metės kishte simpatizantė tė Partisė Demokratike. "Salla nė hotel Rozafa ishte e mbushur me anėtarė dhe simpatizantė tė PD-sė. PS-ja nuk ėshtė e ndarė, ata janė njė grup njerėzish qė kanė humbur interesat dhe pėrpiqen t'i bėjnė sfidė Partisė Socialiste", tha Doda. Kryetari socialist lajmėroi shkarkimin e sekretarit organizativ tė degės sė PS-sė, Oltion Luli, por nuk e argumentoi kėtė me faktin se Luli mori pjesė nė takimin e Metės. "Largimi i tij erdhi pasi ai nuk ėshtė mė kryetar i FRESSH-it nė Shkodėr", shpjegoi Doda. Por vetė Luli e quajti njė qėndrim emocional kėtė deklaratė. Sipas tij, Komiteti Drejtues i Shkodrės e ka votuar atė nė kėtė post dhe nuk mund ta emėrojė ose shkarkojė kryetari i degės sė PS-sė. "Kryetari i partisė, mė vjen keq ta them, nuk njeh rregullat statutore tė partisė", deklaroi Luli. KRITIKAT - Nuk do tė lejojmė shndėrrimin e shtetit nė sistem piramidal - Largimet nė dogana, thjesht pėr tė justifikuar mosrealizimet - Sokol Nakos iu hoq e drejta e fjalės nė mbledhjen e qeverisė - Shoku Fatos bllokoi dhe deformoi privatizimin e INSIG-ut - Janė bėrė hapa prapa me reformėn nė tatime e dogana - Elektorati, i lodhur me premtime e spekulime tė qeveritarėve - Kandidaturat dalin nga poshtė tavolinave dhe i imponohen PS-sė. anjo/anjo (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Energjia, njė i vdekur, dy tė dėmtuar
SHKODĖR - 08.08.2003 - Energjia elektrike ka shkaktuar njė tė vdekur dhe 2 tė plagosur nė plazhin e Velipojės. Anton Zadrima, 20 vjeē, banues ne fshatin Shirq, komuna Dajē, ka vdekur si pasojė e kontaktit me energjinė elektrike, ndėrsa dy shokėt e tij janė plagosur. Burimet nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se tre tė rinjtė kanė qėnė duke punuar pėr shtrirjen e njė linjė ėlektrike brenda disa kabinave nė plazh. Nga pėrēimi i energjisė nė trupat e tyre, 20 vjeēari ka gjetur vdekjen, ndėrsa 2 shokėt e tij, pasi kanė marrė ndihmėn mjekėsore i kanė shpėtuar vdekjes. Ky ėshtė rasti i dytė brenda 2 javėsh qė energjia elektrike shkakton viktima nė plazhin e Velipojės. Mė 26 korrik njė 20- vjeēar, Artur Buja nga Velipoja, vdiq aksidentalisht nga energjia elektrike, teksa po ndėrronte ujin nė njė nga pishinat e plazhit. /A.Dushi

Nxėnėsit e “Martin Camaj” dhe kėtė vit pa mjedise
SHKODĖR - Nxėnėsit e shkollės “Martin Camaj” edhe kėtė vit shkollor do tė enden nė shkolla tė tjera pėr tė zhvilluar mėsimin pasdite. Kjo pasi bashkia nuk ka gjetur njė shesh pėr tė ndėrtuar shkollėn, fondet pėr tė cilėn janė akorduar nga Ministria e Arsimit. Janė 600 nxėnės tė kėsaj shkolle 8- vjeēare, dikur shkolla “11 Janari”, tė cilėt vitin e kaluar mbetėn pa mjedise, pasi ato iu dhane me vendim qeverie universitetit “Luigj Gurakuqi”. Nxėnėsit u shpėrndanė nė 2 shkolla tė tjera, duke zhvilluar mėsim tė cunguar pasdite, kur energjia elektrike mungon nė Shkodėr. Pas protestave tė prindėrve u vendos qė tė ndėrtohej njė shkollė e re brenda territorit qė pėrfshinte ajo e mėparshmja. Fondet u garantuan, por bashkia nuk ka gjetur njė truall pėr ndėrtim. Nga drejtoria arsimore dhe komuniteti i prindėrve u kėrkua qė shkolla tė ndėrtohej ose tek ish -hotel “Sporti”, ose tek drejtoria e ēerdheve, tė dyja territore tė bashkisė. Por kryebashkiaku Rusi nuk i pranoi kėto 2 variante, me argumentin se tek ish-hoteli ka magazina, ndėrsa pėr shndėrrimin e ēerdhes do tė protestojnė ata qė dėrgojnė fėmijėt nė kėtė institucion edukimi. Kėshtu qė edhe kėtė vit pėrsėri nxėnėsit e kėsaj shkolle do tė mbeten pa klasat e tyre. Prindėrit thanė se me shumė vėshtirėsi arritėn tė siguronin fondin pėr ndėrtimin e shkollės, por ajo po pengohet nga kryebashkiaku Rusi. “Pretendimet e tij janė absurde”, thanė prindėrit. /A.Dushi

KANDIDATET SHKODRANE: DO TE NDRYSHOJME SHKODREN

Flet kandidati demokrat Rudolf Rasha
Shkoder - 08.08.2003 - "Nuk eshte se me ka shkuar ndonjehere ne mend te kandidoj per postin e kryetarit te Bashkise te Shkodes. Faleminderit atyre qe me propozuan ne seksione dhe atyre qe me mbeshteten ne qender". Keshtu eshte shprehur kandidati i selise blu per kryetar Bashkie ne Shkoder, specialisti i bujqesise Rudolf Rasha. Ne nje interviste eskluzive per "KJ" Rasha ka pohuar se megjithese ka 11 vite antaresim ne PD nuk ka patur ndonje enderr per kandidim ndersa prej me shume se gjashte muajsh eshte integruar ne strukturat drejtuese te deges te PD te Shkodres. Rasha ka qene surpriza e zgjedhjes te PD. Gjashte muaj me pare me strukturimin e ri te strukutrave te PD ai eshte zgjedhur kryetar i nendeges te zones numer gjashte qe perfshin nje pjese te mire te Shkodres dhe komunen e Gurit te Zi. Zgjedhja e tij ne kete post ka qene me propozim direkt nga salla e aktivit dhe qe ka perbere edhe nje nder rastet me te vecanta ne organizmin e ri te selise blu. Qe atehere Rudolf Rasha ka nisur te terheqe vemendjen e shkodraneve qe e propozuan. Ai ka konfirmuar se ka nisur se bashku me strukturat organizative te partise te tij organizimet e reja te fushates por ai nuk ka dhene shume hollesi per detajet e saj duke ja lene hapjes zyrtare. Rudolf Rasha ka shume besim ne fitoren e PD-se dhe te tij si individ, madje e konsideron te padiskutueshme fitoren. Ndersa ka plane te reja per Shkodren. Perkushtimi ne nje pune te ndershme, nje administrate e afte, bashkepunim me te gjithe institucionet shteterore dhe nderkomebtare dhe zgjidhje e problemeve me te medha qe shqetesojne qytetin e tij te dashur, mbeshtetje e biznesit dhe ripertitje e traditave me te mira te Shkodres, jane disa nga bazat e programit te tij.
- A kishit menduar ndonjehere qe ju mund te kandidonit per postin e qytetarit te pare te Shkodres?
- Jam anetar i PD qe ne vitin 1992. Kam qene anetar i thjeshte dhe me krijimi ne departamentit te bujqesise ne PD te Shkodres kam kryesuar kete departament. Gjashte muaj me pare ne strukutrimin e ri te PD te Shkodres kam marre mandatin e kryetarit te nendeges te zones numer 6, qe perfshin nje pjese te qytetit, por edhe komunen e Gurit te Zi. Qe nga ky moment kam punuar me perkushtim dhe kam arritur te organizoj seksionet e ndryshme. Jemi mbledhur shpesh dhe kemi tashme nje organizim te ri dhe shume perfekt. Nuk eshte se kam menduar ndonjehere se mund te jem kandidat per Kryetar Bashkie ne Shkoder. Faleminderit atyre qe me propozuan dhe qendres qe me perzgjodhi.
- A keni menduar per fushaten elektorale dhe si do ta oprganizoni ate?
- Jemi ne fillimte puens per organizimin e fushates. Puna eshte e madhe. Fushata do te kete nje organizim te ri. Jane te angazhuar te gjithe strukturat e PD. Te gjithe kemi nje synim arritjen e fitores te PD ne kėto zgjedhje lokale. Nuk eshte lufte e lehte. Nuk mund te nenvleftesoj rivalet e tjere.
- A keni besim ne fitoren tuaj?
- Mund te them se perderisa perfaqesoj nje force politike si PD ne nje qytet si Shkodra fitorja eshte e padiskutueshme.
- Cfare perfshin programi juaj per Shkodren dhe cfare avantazhesh do te kete ai per qytetin verior?
- Megjithese nuk kemi nje program teresisht te vendosur disa piketa kam vendosur. Ajo qe per mua eshte kryesore eshte pikerisht perkushtimi per pune te ndershme. Ne nje ane te percaktuar qarte deshiroj vendosjen e administrate te afte dhe transparente, bashkepunimin me te gjithe institucionet shteterore dhe organizamt nderkombetare, OJQ-te brenda dhe jashte vendit per te sjelle dhe per te bere me shume per Shkodren duke synuar ne zgjidhjen e problemeve teknike dhe administrative te asaj qe perben plagen me te dhimshme te qytetit verior, energjine eletrike; permiresim te ndjeshem te infrastrukures, zhvillim te sistemi te sherbimeve, ne menyre te vecante ne zonat e prapambetura, mbeshtetje e padiskuteshme e biznesit vendas dhe atij te huaj, riperteritje e traditave me te mira te shkoders ne art, sport dhe kujture.
- A mendoni se mund ta superoni hendekun e krijuar nga mosperputhja e forcave politike ne qeverisjen qendrore dhe ne ate lokale, hendek ky qe ka qene pengesa kryesore e deklaruar e parardhersit tuaj Ormir Rusi?
- Nuk kam dijeni per nje problem te tille dhe nje ceshtje te kesaj kategorie. Megjitheta them se do te kerkoj bashkepunim korrekt me insitutcionet shteterore jo se do te bazohem 100 % me ta, por do te kerkoj dhe ndihmen dhe mebshtetjen e te gjithe institucioneve dhe organizmave ndekombetare te huaja. /Rudina Llazari

FLET KANDIDATI SOCIALIST GJERGJ LIQEJZA

Shkoder - 08.08.2003 - Kandidati i selise roze Prefekti i Shkodres, biznesmeni i sukseshem shkodrani Gjergj Liqejza, mendon se merite dhe avantazh i kandidimit te tij eshte fakti se ai ka qene dhe vazhdon te jete pjese e shoqerise civile pa patur asnje antaresim ne PS dhe ne asnje parti tjeter te spektrit politik shqiptar. Personi tek i cili PS ka syte dhe shpresen per fitore eshte i njohur si ne nga njerezit me te ekuilibruar dhe me nje reputacion te padiskutueshem ne Shkoder, por edhe me mbeshtetje ne pushtetin qendror. Sipas tij, ka ardhur koha qe Shkodra te mendoje dhe te jete ndryshe. Ka shume projekte per Shkodren megjithese disi modest, por edhe me kenbe ne toke Liqejza ne nje interviste eskluzive per "KJ" eshte shprehur se nuk pret te beje mrekulline per Shkodren dhe shkodranet ne kuptimin qe pas fitores te tij te hane me luge ari. Megjithate Liqejza jep garancite e nje zgjidhjeje te problemeve jetike te Shkodres duke perfshire ketu edhe energjine eletrike dhe ujin e pishem, por edhe ane te tjera te realitetit te qytetit verior. Ndersa Liqejza eshte mbase i pari nder pushtetaret qe ka ne projekt dhe madje ka nisur te punoje ne drejtime te shtresave sociale qe perfaqesojne te pambrojturit duke bere publike nje politike sociale te ralle per qytetin verior. Gjergj Liqejza eshte shprehur se tashme fushata mund te quhet e nisur.
- Kur keni marre vesh aprovimin e kandidatures tuaj aq me shume qe emri juaj nuk ka ka qene ne listat e propozuara nga PS e Shkodres, megjithese emri juaj nuk ka qene suprize per Shkodren?
- Kam marre vesh ne momentet qe eshte aprovuar emri im nga qendra socialiste. Do te desha t'i falendoroj ne radhe te pare per besimin qe kane patur tek une.
- Zoti Liqejza, ju perfaqesoni shoqerine civile ne keto zgjedhje lokale, megjithate jeni kandidatura e PS. A mendoni se eshte avanazh apo pengese nje gje e tille?
- Them se kjo eshte edhe ana e mire e medaljes. Une kam qene dhe do te vazhdoj te jem ne kuptimin e mire te fjales, pjese e shoqerise civile dhe i paantaresuar ne asnje parti politike. Oferta e PS eshte e thjeshte dhe une e respektoj dhe do te perpiqem te bej dhe te jap maksimumin tim per Shkodren.
- Meqe jemi te Shkodra, cfare medon te beje Liqejza per qytetin e tij ne rast fitoreje dhe cilat thoni se jane anet e forta te programit tuaj elektoral?
- Nuk pres te bej mrekulline, por mendoj dhe jam i bindur per nje zhvillim ndryshe te Shkodres. Gjerat duhet te ndryshojne dhe qytetit do te jete ndryshe nga sa ka qene qe nga viti 1992. Ka adhur koha per nje mentalitet te ri te qytetareve te Shkodres.
- Ne anen konkrete cilat do te jene te rejat dhe garancite qe Liqejza mund te sjelle si premtime per Shkodren?
- Duke mos kembengulur ne mrekullite garantoj se pari nje pjesmarrje me te gjere te qytetareve ne vendim marrje qe per mua eshte shume e rendesishme. Kjo e pare ne 2 apsekte, ne interesat shteterore, dhe ne pozicionimin tim personal. Ajo qe synoj dhe qe kam deri tani eshte mirekuptimi nga pushteti qendror. Nga ana tjeter ne garantimin e nje Shkodre ndryshe do te kerkoj qe gjerat te ndryshojne ne administraten duke meshuar ne profesionalizmin e saj.
Ndersa persa i perket problemeve te qytetit ne projekte eshte kembebngluar ne gjerat me te rendesishme qe shqetesojne komunitetin. Rregullimi ne maksimumin e kompetencave i infrastruktures, kthimi ne identitet i vlerave dhe i traditave kulturore dhe historike te qytetit tone, maksimumi per problemin e energjise eletrike, maksimumi per ujin e pishem, ne legalizimet e problemeve te qytetareve brenda kuadrit ligjor, dhe se fundi vendosaj e nje poltike me perkrahese per shtersat dhe breznine e pambrojtur, femijet, jetime, te semuret dhe personat me probleme.
- A keni menduar per fushaten?
- Tashme pa u ndjere ajo ka filluar. /Rudina Llazari

Vllaznia, Kryebashkiaku Rusi kunder prefektit Liqejza Kryetari i Bashkise se Shkodres, Ormir Rusi, ka reaguar dje pas njoftimeve mbi mbledhjen e 20 biznesmeneve ne zyren e prefektit Liqejza, per te zgjedhur keshillin drejtues provizor te Vllaznise. Rusi eshte shprehur se "zgjedhjet per ekipin e Vllaznise duhet te behen vetem ne zyren e Bashkise". "Une kerkoj nje mbledhje te perbashket, - ka vazhduar ai, - me keta biznesmene, te cilet kane marre persiper administrimin e klubit te futbollit". Keto fjale Rusi i tha ne nje konference per shtyp te organizuar dje ne Shkoder. "Prefekti Liqejza po ben vetem fushate elektorale dhe asgje me teper, - ka vazhduar kryetari i bashkise. - Spostimi i problemit ne prefekture eshte artificial. Klubi eshte nen administrimin e Bashkise, prandaj keto veprime i ngjajne vetem nje fushate politike dhe jo zgjidhjeve reale per gjendjen financiare e cila eshte vertet kritike". Ai thote se eshte gati te pranoje mbivendosjen e iniciatives dhe shmangien e impaktit politik sepse Vllaznia, sipas tij eshte nje klub sportiv. Alternativa e Liqejzes eshte quajtur nga Rusi si "alternativa e kooperatives" dhe si "me e lehta per t'u gjetur, por bashkia ka kerkuar zgjidhje afatgjate me jo me shume se 3-4 sponsore. Kjo ka qene arsyeja e zgjatjes se bisedimeve mes Bashkise dhe Eurodrinit dhe SIGAL-it". Sidoqofte, Rusi ka pershendetur nismen e ndermarre nga 20 biznesmenet shkodrane dhe eshte shprehur i gatshem qe neser, kur te behet dorezimi i gjysmes se shumes te premtuar nga keta biznesmene, te behet nje takim ne bashki. "Ne do te mblidhemi si Bashki, bashke me prefektin Liqejza ne rolin e biznesmenit, - tha Rusi, - ne menyre qe te gjenden mundesite financiare per Vllaznine. Asnje komision apo komitet qe ngrihet jashte bashkise nuk eshte zyrtar dhe ligjor dhe nuk mund te futet ne marredhenie me klubin Vllaznia". /Valbona Idrizi

Zjarr nė kodrat dhe pyjet e Shkodrės
SHKODĖR - 09.08.2003 - Temperaturat e larta vazhdojnė tė shkaktojnė zjarr nė kodrat e pyjet nė Shkodėr. Pasi u shua zjarri qė pėrmbi 24 orė pėrfshiu malin e Tarabashit, dje vatrat e zjarrit janė shfaqur nė kodrat pranė fshatit Berdicė, si dhe nė ato tė fshatit Boltojė, pranė rrugės nacionale Shkodėr-Lezhė. Mjetet zjarrfikėse bashkė me forcat e drejtorisė pyjore po pėrpiqen tė parandalojnė pėrhapjen e zjarreve. Mjetet zjarrrfikėse punojnė pa ndėrprerje, megjithėse kanė mungesa nė karburant, thanė pėr gazetėn burimet. Djegia e njė mullari, ka rrezikuar dhe disa banesa nė Demiraj tė Koplikut. Nga drejtoria e pyjeve janė bėrė publike thirrjet drejtuar komunitetit pėr tė mos shkaktuar vatra zjarri nga pakujdesia. /Anila Dushi

Pėrfundon mbikalimi qė lidh superstradėn Lezhė-Shkodėr
Lajmi i ores 8:00 PM
LEZHE (9 Gusht) - Pėrfundoi ura e re e mbikalimit hekurudhor ne afersi tė nenstacionit elektrik te qytetit te Lezhes qe lidh superstaden Lezhe-Shkoder. Qe sot automjetet nisėn qarkullimin mbi kete ure duke shenuar keshtu lidhjen e plote te superstrades qe vjen nga Tirana ne Lezhe e ne vazhdim te saj drejt Shkodres. Ndertimi i kesaj ure ka nisur pese muaj me pare dhe ka zėvendėsuar urėn ekzistuese, e cila nuk i pergjigjej parametrave te rruges se re. Gjatesia e kesaj ure eshte 20 metra, gjeresia 9 metra ndersa, lartesia 10 metra. Ura e re ka anash saj dy trotuare per kalimin e kembesoreve, si dhe gjithe gjatesia e saj ėshtė asfaltuar. Kjo ure eshte standarteve bashkekohore eshtu si dy simorat e saj te ngritura nė lumenjte Drin dhe Mat nga kalon superstrada Tirane-Lezhe. Nderkohe, qe eshte asfaltuar edhe segmenti rrugor nga kjo ure deri ne hyrje te qytetit ku nis superstrada drejt Shkodres. Punimet per ndertimin e ketij objekti u kryen me fondin prej 210 milione leke te akorduar nga buxheti i shtetit. Per ndertimin e kesaj ure u angazhuam ndertuesit e firmes gjermane "Papenburg". anjo/anjo (BalkanWeb)

Aksidenton tė miturėn, ndalohet 18-vjeēari
MALĖSI E MADHE 13.08.2003 - Policia ka ndaluar dje njė 18- vjeēar, pasi ai ėshtė identifikuar si autor i njė aksidenti, me pasojė plagosjen e njė 11-vjeēareje. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se Besmir Selgjokaj, lindur dhe banues nė Koplik, nė paraditen e djeshme, teksa ecte me shpejtėsi tė madhe me mjetin e tij tip Benz, me targė MA 1431 B, ka aksidentuar pranė fshatit Urakė, 11- vjeēaren Kristiana Kaēaj. Vajza ėshtė dėrguar nė gjendje tė rėndė nė spitalin e Shkodrės, ku mėsohet se ėshtė jashte rrezikut pėr jetėn. Ndėrsa 18-vjeēari ėshtė ndaluar disa orė mė vonė. /A. Dushi

Shkodėr, ujė ka, por ai shpėrdorohet
SHKODĖR - Ndryshe nga shumė qytete tė Shqipėrisė, Shkodra ka furnizim normal me ujė tė pijshėm. Investimi disavjeēar i qeverisė austriake, i bėrė nė dy faza dhe me njė shumė tė konsiderueshme, mundėsoi ngritjen e stacionit tė ri tė pompave. Faza e tretė e investimit, e cila parashikon ndėrhyrje nė rrjetin shpėrndarės ende nuk ka filluar. Kjo pasi pala shqiptare nuk ėshtė gati me angazhimet e saj. Po ashtu, ngritja e depos sė madhe, pranė rezervuarit tė lagjes Tepe, do tė zgjidhte pėrfundimisht problemin e ujit tė pijshėm, duke bėrė qė ai tė jetė i pranishėm dhe nė katet e larta. Problemet nė furnizimin me ujė tė pijshėm u krijuan pėr shkak tė energjisė elektrike. Kjo pasi stacioni i ri i pompave kėrkon tension normal dhe sipas parametrave tė caktuara. Me shtrirjen e linjės 20 kė, tė veēantė pėr kėtė stacion, edhe ky problem duket se u zgjidh. Por uji i pijshėm, nė Shkodėr shpėrdorohet, thonė burimet. Me ujin e pijshėm ujiten bahēet lagen rrugė e trotuare, ndėrsa para lokaleve funksionojnė lavazhe. Ndėrmarrja e ujėsjellėsit ka paralajmėruar pėr sanksione ndaj atyre qė shpėrdorojnė ujin, por deri tani asnjė rezultat nuk ka nė kėtė drejtim. Edhe pagesa e ujit, qė ėshtė 90 lekė nė muaj pėr frymė nuk vilet nė nivele tė kėnaqshme dhe pse ndėrmarrja dėrgon nėpėr shtėpi punonjėsit e autorizuar pėr kėtė. /A.Dushi

Gjithēka gati nė Shkodėr pėr ndeshjen ndaj Dandit
Kur kanė mbetur vetem njė ditė nga sfida e madhe e Vllaznise ndaj Dandit tė Skocisė pėr Kupėn UEFA, qė do tė luhet nė stadiumin "Loro Boriēi", gjithēka ėshtė bėrė gati nė Shkodėr. Sekretari i klubit sportiv Vllaznia, Agim Medja, thotė se po bėhen tė gjitha pėrpjekjet pėr tė krijuar njė atmosferė sa me entuziaste pėr kėtė ndeshje. Pėrvoja e fituar nė ndeshjen e pėrfaqėsueses sonė ndaj Rusisė, po shėrben pėr tė plotėsuar tė gjitha kėrkesat e vėna nga UEFA. Afrimi i biznesmeneve shkodrane pėr tė financuar ekipin e tyre, ka krijuar njė atmosferė optimiste tek tė gjithė futbollistėt. Ndėrkohė, dje nė Shkodėr filloi shitja e biletave pėr ndeshjen Vllaznia-Dandi, qė do tė luhet tė nesėr nė orėn 19.00. Trajneri i kuqebluve, Medin Zhega, thotė se gjendja e ekipit ėshtė e mirė, tė gjithė lojtaret tani po stėrviten mė me dėshire dhe pasion, pasi janė zgjidhur problemet financiare. "E dimė qė do tė kemi pėrpara njė kundėrshtar tė fortė, por ne do tė shpalosim vlerat mė tė mira tė futbollit shkodran",- shprehet ai. Pėrveē Vllaznisė sė Shkodrės, nesėr do tė luajė edhe Dinamo kundėr Lokerenit tė Belgjikės. Kėto dy ekipe janė shpresa e fundit e Shqipėrisė pėr tė bėrė njė pėrfaqėsim sa mė dinjitoz nė Kupat Europiane. Pas eliminimit tė Tiranės dhe Partizanit tashmė e gjithė vėmendja ėshtė pėrqendruar te ekipi shkodran, i cili duket sikur ka mė shumė mundėsi pėr t’u kualifikuar.

Shkodranėt janė mundur dje me rezultatin 2-0 nga skocezėt e Dandit nė ndeshjen e vlefshme pėr kupėn UEFA
Vllaznia zhgėnjen dhe mundet 2-0

Kuqeblutė kanė luajtur dobėt, pa nivel duke zhgėnjyer tifozerinė e zjarrtė qė kishte mbushur stadiumin
Anila Dushi
Vllaznia luan keq dhe mundet 2-0 nga Dandi i Skocisė. Ekipi shkodran ėshtė mundur mbrėmjen e djeshme pasi ka zhvilluar njė lojė tė dobėt dhe pa cilėsi. Skocezėt e Dandit, tė cilėt kishin ardhur tė pėrgatitur nė Shqipėri kanė luajtur mirė duke kontrolluar tė gjithė lojėn. Ekipi ynė ka mundur qė tė rrezistojė vetėm 39 minuta dhe mė pas ėshtė dorėzuar totalisht. Vllaznia nuk ka bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė fituar ndeshjen por shfaqet e lodhur dhe pa asnjė motivim. E vetmja gjė pozitive e kėsaj ndeshjeje ishte rikthimi i tifozerisė sė zjarrtė nė shkallėt e stadiumit “Loro Boriēi” tė Shkodrės. Dy javė pas vdekjes sė ish- presidentit Myftar Ēela, shkodranėt i janė rikthyer futbollit. Megjithėse shpresonin shumė, tifozėt vendas janė larguar nga stadiumi me shijen e hidhur tė humbjes.
Vllaznia e ka filluar ndeshjen me kėtė formacion Grima, Zmijani, Berisha, Devolli, Salihi, Cungu, Ishka, Asllani, Teli, Sinani dhe Mancaku. Qė nė fillim tė pjesė sė parė Vllaznia nuk ka shfaqur ndonjė nivel tė kėnaqshėm. Skocezėt kanė qenė mė tė saktė dhe mė tė organizuar dhe kanė zotėruar lojėn. Ndryshe nga Vllaznia, Dandi ka zhvilluar njė lojė energjike duke krijuar raste por Grima portieri vėndas ka qenė nė formė tė mirė dhe ka evituar disa gola. Vllaznia nė pjesėn e parė ka patur njė sulm anemik ku pėrmenden tre raste tė Mancakut por qė janė bėrė tė pavlefshėm nga vendosja e mirė e mbrojtjes skoceze. Nė minutėn e 39-tė tė pjesės sė parė njė goditje me kokė e Mancakut devijohet me goditje nga kėndi nga portieri skocez. Menjėherė pas ekzekutimit tė saj, me anė tė njė kundėrsulmi futbollisti skocez Lovell shėnon golin e parė me njė goditje nė krahu e majtė ngjitur me shtyllėn pingule tė portės sė Vllaznisė. Me kėtė rezultat mbyllet edhe pjesa e parė e takimit tė vlefshėm pėr Kupėn UEFA. Ndėrsa pritej njė ndryshim pozitiv nė lojėn e Vllaznisė nė pjesėn e dytė kjo nuk ndodh. Vllaznia ėshtė e lodhur dhe fizikisht dhe skocezėt shėnojnė golin e dytė me anė tė Novo. Nė kėtė moment nė stadium fiken dritat por prozhektorėt e fuqishėm bėjnė dritė nė fushė. Loja e Vllaznisė ėshtė pa grintė dhe e zbehtė me sulme sporadike ku gjuajtet e Sinanit apo Mancakut pėrfundojnė jashtė. Skocezėt kanė epėrsi totale nė pjesėn e dytė. Vllaznia bėn tre zėvendėsime dhe nė minutėn e 7-tė tė pjesės sė dytė largohet Asllani e futet nė lojė Luka, mesfushor mbrojtės. Nė minutėn e 15-tė tė pjesės sė dytė ndėrrohet portieri Grima i dėmtuar duke u zėvendėsuar nga Mustafa. Grima duartrokitet nga sportdashės, ndėrsa nė minutėn e 24 po tė kėsaj pjese largohet Cungu dhe futet nė fushėn e blertė tė lojės, Martini. Ndeshja ėshtė zhvilluar korrekte dhe ka vetėm dy kartona, tė verdhė pėr Ishkėn dhe skocezin Lovell. Loja e Vllaznisė nė pjesėn e dytė ėshtė e dobėt, e ngadaltė, pa bukuri dhe gjithēka ka folur pėr skocezėt. Dhe kėta kanė luajtur me kujdes dhe kanė administruar avantazhin dhe lojėn. Pėrpjekjet e Vllaznisė janė tė pakta, me triblime individuale dhe gjuajtje tė gabuara jashtė kuadratit tė portės. Epėrsia e skocezėve ka qėnė e dukshme sidomos nė planin fizik. Vllaznia nuk bėn asnjė pėrpjekje por shfaqet e lodhur dhe pa motivim. Nė minutėn e 40 tė tė pjesės sė dytė ekipi skocez bėn ndryshimin e parė largohet autori i golit tė parė Lovell duke u zėvendėsuar nga Sara. Skocezėt pjesėn e mbetur tė lojės tė tėrhequr duke parė dhe mosrrezikimin qė i vinte nga Vllaznia. I gjithė takimi mbyllet me rezultatin 2-0.

Ngrihet zyra e emergjencave civile pėr Qarkun e Shkodrės
Lajmi i ores 12:10 PM
SHKODER (16 Gusht) - Eshte ngritur keto dite zyra e emergjencave civile prane Prefektures se Shkodres. Burime nga Prefektura, bejne te ditur se, me fondin prej 5.7 milione leke te akorduar nga buxheti i shtetit dhe donatoret e huaj, keto dite perfundoi ngritja e zyres se energjencave civlie. Kjo zyre do te sherbeje per funksionimin e shpejte te sherbimit te emergjencave civile ne koordinimin e saj ne te gjithe teritorin e Qarkut te Shkodres ku perfshihen dhe rrethet e Pukes dhe Malesise se Madhe. Zyra eshte pajisur me mjetet perkatese, perfshi edhe nderlidhjen me radio, si dhe me sistemin kompjuterik. Permes kesaj zyre sigurohet nderlidhje ne ēdo moment me te gjitha rajonet e policise te territorit te Qarkut te Shkodres, per te gjitha rastet e emergjencave civile duke u nisur qe nga policia e rendit deri tek policia pyjore. Sherbimi ne kete zyre do te jete 24 ore. Te gjitha informacionet per rreziqet e renies se zjarreve, permbytjeve si dhe ato qe kane te bejne gjate dimrit me bllokimin e zonave malore nga debora do te kalojme permes kesaj zyre duke percaktuar edhe masat per nderhyrje. Kjo eshte zyra e pare e emergjences civile qe ngrihet ne vendin tone pasi nje e tille eshte ngritur ne Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. dxh/dxh (BalkanWeb)

Berisha: Decentralizimi nė vend ėshtė inegzistent
Lajmi i ores 8:10 PM
SHKODER (16 Gusht) - Decentralizimi nė Shqipėri ėshtė inegzistent, pasi shteti ligjor ėshtė zėvendėsuar nga shteti siēilian i viteve 50. Shteti ligjor ėshtė zėvendėsuar nga padrinot, ku kryepadroni ėshtė Fatos Nano. Kėto akuza u bėnė sot nga lideri demokrat Berisha gjatė simpoziumit njė ditor qė PD zhvilloi pėr trajnimin e kandidatėve tė saj qė do tė konkurojnė pėr kryetar bashkie nė zgjedhjet e 12 tetorit. Pėrpjekjet tona tha Berisha, nuk do tė reshtin pėr t'u kthyer shqiptarėve qeverisjen qė kėrkojnė, atė me decentralizim tė pushteteve, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do tė ketė njė shtet demokratik dhe ligjor. ro/ro (BalkanWeb)

Bujar Qamili e Artiola Toska, koncert pėr shqiptarėt nė Rimini
Lajmi i ores 11:35 AM
RIMINI (18 Gusht) - Muzika etnike shqiptare do tė buēasė sot nė Bobo Beach club nė Rimini, me rastin e manifestimit tė titulluar "Shqipėria nė koncert". Nė skenė do tė ngjitet kėtė mbrėmje dy simbolet e muzikės popullore shqiptare, Bujar Qamili e Artiola Toska. Koncerti ėshtė organizuar nga shoqata e shqiptarėve tė provincės sė Riminit nė bashkėpunim me kėshillin e emigrantėve. Kjo mbrėmje muzikore do tė pėrfshijė edhe kėrcime, valle popullore tradicionale dhe spektakėl. ro/ro (BalkanWeb)

Shkodėr, kandidati i PD mes 12 emrave
SHKODĖR – Gjendja shėndetėsore e kandidatit tė PD-sė pėr bashkinė e Shkodrės, Rudolf Rasha ka detyruar drejtuesit e PD-sė si nė Shkodėr dhe nė Tiranė tė gjejnė njė zėvendės pėr tė. Ky fakt ėshtė bėrė i ditur nga drejtuesit e PD-sė, pas deklaratės sė bėrė nga mjeku qė ndjek nga afėr gjendjen e kandidatit demokrat pėr Bashkinė e Shkodrės Rudolf Rasha. Mjeku ėshtė shprehur se gjendja nuk do ta lejojė Rashėn tė marrė pjesė nė zgjedhje dhe as nė fushatė. Ai ka kaluar njė parainfarkt dhe nuk mund ta pėrballojė fushatėn, mėsohet tė jetė shprehur mjeku. Lajmi i tėrheqjes sė Rashės nga kandidimi u bė i ditur para pak ditėsh, pasi ai ishte shtruar nė Tiranė. Pėr kėtė dega lokale e PD-sė bėri tė ditur se kandidati tjetėr do tė zgjidhet nga lista prej rreth 12 emrash qė kjo degė ka dėrguar nė Tiranė, para pėrcaktimit tė kandidaturave pėr tė gjitha bashkitė. Ndėr emrat e pėrmendur pėr zėvendėsmin e Rashės janė; Filip Vila, Fatos Gjyrezi, Fatmir Nurja, Paulin Radovani, Lorenc Mosi, Qashif Hoxha, Tonin Shkupa, Romeo Gurakuqi, prej tė cilėve i pari qė ėshtė pėrfolur ishte Lorenc Mosi. Kėto dy ditė, shumica e kėtyre emrave janė parė nė mjediset selisė qendrore tė PD-sė nė Tiranė. Tashmė qė mjeku qė ka ndjekur nga afėr gjendjen e Rashės ka deklaruar se pėr pacientin e tij ėshtė i pamundur pėrballimi i fushatės, mbetet zėvendėsimi i tij nė listėn e kandidatėve. Edhe tė shtunėn, nė takimin trajnues qė u organizua pėr tė gjithė kandidatėt nė vend tė Rashės ishte kryetari aktual i Bashkisė sė Shkodrės Ormir Rusi. /A. Dushi

Gjon Shllaku kaloi ne ameshim

Profesori i vjeter shkodran, babai shqiptar i "Iliades", eshte ndare nga jeta ne moshen 80 vjecare, pas nje semundje shume te rende. I mbante te gjitha nderimet ne Shqiperi, Gjon Shllaku, te cilave u jane shtuar edhe "Disku i argjende" nga qeveria greke, si nje nder perkthyesit me te shquar te letersise antike greke. Ai beri te flisnin shqip Homerin, Eskilin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Horacin, Shekspirin, Hygoin, Rasinin...
Ben Andoni
Profesori Gjon Shllaku, nje nga ikonat e pakta te mbetura te kultures shqiptare, ka nderruar jete dje, ne shtepine e tij ne Shkoder. Nuk ka mundur te kaloje kufirin e 80 viteve jete, pavaresisht se me punen e tij, kishte jetuar, qe nga Antikiteti dhe do te jetoje gjate. Qe adoleshent njihte mire latinishten, greqishten e vjeter, frengjishten dhe italishten dhe deri ne fund te jetes i shtoi gjithsej edhe njohjen e 18 gjuheve. Vete ai, deri ne frymen e fundit, per shkak te kalvarit te tij, u be misherimi i maksimes "Dum spiri spero" (sa marr fryme shpresoj), per shkak te vuajtjeve te shumta qe kaloi.
Puna e tij e fundit ka qene nje nga fjaloret me te medhenj shqiptare, latinisht -shqip, nje fjalor prej 65000 fjalesh. Jane 4800 faqe te daktilografuara ne ate dosje ende ta pabotuar. "Eshte i zbehte ne fytyre, por buzeqeshja plot miresi qe nuk iu nda gjithe jeten, me bind se terapia me e mire per te eshte vetem puna", shkruante kohe me pare, letrari i njohur dhe miku i tij Fadil Kraja.
Miku i te gjitheve, ai ishte njekohesisht nje njeri, ku mund te shembelleje gati te pamunduren. Merita e Prof. Shllakut, pervec cilesive te larta, te mbrujtura ne jeten e tij ishin se beri qe te flasin ne shqip Homerin, Eskilin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Horacin, Shekspirin, Hygoin, Rasinin, Alfred De Musene etj.
Jane te gjitha gjinite, qe ai ka mundur t'i sjelle ne shqip, duke i dhuruar shqiptareve kulture, me nje diapazon kohor prej mijera vitesh kalendarike dhe infinit vitesh vlere.
Me e dhimbshme eshte vdekja e tij, kur kujton se nga rregjimi i kaluar ka si kujtim nje burg prej 101 vitesh, per agjitacion propogande. Denim, qe per fatin e tij, ai e ka bere vetem per 11 vjet. Pas burgut, ai do te provonte te gjithe kalvarin e fyerjeve dhe do te ishte nje punetor i thjeshte. Ai jetoi gjate ne nje dhome, gati si biruce, ku banonte me prinderit. Ndersa, jetesen e ka siguruar me kalvarin e puneve poshteruese dhe ne kooperativen e artizanatit ne "Zukth- Kashta" ne Shkoder.
Nese Atdheu mund te jete ndonjehere mosmirenjohes, kete mund ta kujtosh kur permend jeten e tij. I ka dhene gjak, djerse dhe pune deri ne vitet '90, kurse Atdheu e shihte pjellen e tij, si nje qenie te lindur per te vuajtur. Ai nuk u lekund asnjehere, sepse kishte nje arme, qe pak e shijonin, teksa, naten, takohej me koloset e kultures boterore. Qe aty, bota e inkuizitoreve te tij, shendrrohej ne nje bote liliputesh, ndersa Bota e tij e madhe sa vete jeta.
Pas vitit '90 ka marre "Urdhrin Naim Frasheri i arte"; me merite i eshte dhene titulli "Profesor" nga Keshilli i Ministrave dhe komisioni i kualifikimit shkencor. Ai eshte gjithashtu fitues i "Pena e arte" ne vitin 2001 per perkthimin "Gjeorgjikat" te Virgjilit.
Te gjitha keto jane pak, kur kujton se Shqiperise i iku dhe nje nga fisniket e fundit te kultures se tij.

Vdes pėrkthyesi i kryeveprave botėrore

Dje u nda nga jeta nė moshėn 80-vjeēare pas njė sėmundjeje tė gjatė dhe tė rėndė, pėrkthyesi i njohur "Mjeshtri i madh i punės", Gjon Shllaku. Mė 9 dhjetor 1945 kur ishte student nė degėn e Teologjisė u arrestua si anėtar i organizatės "Bashkimi shqiptar" pėr agjitacion dhe propagandė kundėr shtetit komunist. U dėnua me 101 vjet heqje lirie, por u lirua pas 11 vitesh.
Nė vitet e burgut Gjon Shllaku duke qenė njohės i disa gjuhėve tė huaja pėrktheu "Punėt e Apostujve" tekste biblike nga origjinali, greqishtja e vjetėr, "Apokalipsi". Shllaku bėri qė tė flasin shqip Homerin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Horacin, Shekspirin, Hygoin deri tek Papa Gjon Pali i Dytė. Nė vitin 1965 ai pėrktheu nga origjinali greqishte e vjetėr "Iliadėn" e Homerit. Mė vonė botoi fjalorin "Helenik" me 20 mijė fjalė greqishte e vjetėr-shqip. Fjalori diakronik latinisht-shqip me 65 mijė fjalė etj..
Ėshtė pikėrisht profesor Gjon Shllaku, pėrkthyesi i pashoq i 50 kryeveprave botėrore nė tė gjitha gjinitė: tragjedi, komedi, poezi, prozė, esse, histori etj.
Gjon Shllaku, helenisti i madh, ėshtė edhe fitues i diskut tė argjendė nga qeveria greke, si njė ndėr pėrkthyesit mė tė shquar tė letėrsisė antike greke. Pėr kontributin e tij tė dhėnė nė 63 vite si pėrkthyes, atij i ėshtė dhėnė titulli i lartė "Profesor" nė vitin 1994, ndėrsa nė muajin mars 2003 atij i jepet nga Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, titulli "Mjeshtėr i Madh i Punės".

"TENDER" PER PREFEKTUREN E SHKODRES
Shkoder - 20.08.2003 - Pak dite para fillimit te gares elektorale dhe te anes zyrtare te fushates elektorale per zgjedhjet lokale te 12 tetorit nje tjeter gare brenda spektrit roze do te nise ne Shkoder. Ne ankand pritet te jete posti i prefektit te Shkodres. Kane nisur tashme te lakohen disa nga emrat e pervetshem qe mund te jene kandidate per perfaqesuesin e qeverise ne Shkoder. Ne krye te listave jane tre emra, ndersa gjithcka pritet te vendoset nga kryeministri i Shqiperise Fatos Nano qe do te vere edhe vulen perfundimtare per emrin e Prefektit te Shkodres pas doreheqjes te Liqejzes. Ne gjysmen e dyte te shtatorit, kohe kur starton sipas ligjit elektoral edhe fushata elektorale, kandidati i PS per Kryetar Bashkie ne Shkoder, prefekti Gjergj Liqejza duhet te jape doreheqjen, ndersa deri atehere duhet te jete i vendosur edhe emri i zevendesit te tij. Vete Liqejza eshte vendosur ne kete post pas doreheqjes te ish prefektit te atehershem te Shkodres Gjoke Jakut, i cili nisi garen elektorale per kryetar Bashkie ne ate kohe. Ceshtja ka nisur te vere ne levizje struktura te vecanta ne seline roze te Shkodres ndersa kane nisur te lakohen disa emra. Aktualisht flitet edhe per nje delegim kompetencash tek Sekretari i Pergjithshem i prefektures te Shkodres. Emrat me te spikatur jane ato te drejtorit te drejtorise Arsimore te Shkodres Burhan Vajushi, te ish kryetarit te PS-se Ndreke Ruka dhe te Genc Urucit, drejtori i Zyres te Rregjistrimit te pasurive. Dy emrat e pare deri para nje muaji kane qene ne listen e kandidateve te PS per kryetar Bashkie ne Shkoder, cka e shnderron ne kompesim te mundshem emrimin e secilit prej tyre ne postin e prefektit si nje kompesim per vleresimin e bazes ne zgjedhjet vendore. Ndersa emri surprize i radhes eshte ai i Genc Urucit. Kunati i ish-ministres te Kultures Esmeralda Uruci eshte vene prej tre muajsh ne krye te Zyres te Rregjistrimit te pasurive, ndersa levizja e menjeheshme e tij do te thote mbase nje karriere shume e shpejte. Megjithate burime nga prefektura e Shkodres kane bere te ditur se ka shume mundesi qe per nje fare kohe kompetencat e Liqejzes te kalojne ne duart e Sekretarit te Pergjithshem te prefektures Bardh Shaqirit, ish sekretar i Bashkise te Shkodres. /Rudina Llazari

MOSI ZEVENDESON RASHEN
Pas terheqjes nga gara elektorale te Rudolf Rashes ne bashkine e Shkodres, per arsye shendetesore, PD-ja ka percaktuar njeriun qe do ta zevendesoje ate. Lorenc Mosi, kryetari i qarkut te Shkodres do te jete kandidati i PD-se per kete bashki. Akoma nuk eshte mbledhur kryesia e PD-se per te percaktuar emrin qe do te zevendesoje Rashen, por burime nga kjo seli bejne te ditur se Mosi eshte alterantiva me e mire per te kandiduar ne Shkoder. Shtabi elektoral i PD-se, sqaroi dhe arsyet e largimit te Rudolf Rashes nga kandidimi per kryetar bashkie te qytetit te Shkodres. Pas nje ataku ne zemer qe pesoi para pak kohesh, Rasha do te kaloje neper nje sere analizazh te tjera, ku si pasoje do t'i neshtrohet dhe nje kurimi intensiv. Rasha pranoi vete doreheqjen nga gara duke e lene kete vend vakant per sa kohe qe PD-ja do te mbledhe kryesine per te percaktuar emrin zevendesues. Por tashme ajo eshte percaktuar dhe mbetet ceshtje ditesh publikimi i Mosit. Mosi ka qene nje nga te propozuarit e deges se PD-se se Shkodres, po ne kryesine e PD-se u perzgjodh ajo e Rashes.

Reformatoret: Maliqi, kandidat per Bashkine e Shkodres
Reformatoret perzgjedhin kandidatin e tyre per Bashkine e Shkodres. Dega e PD(r) Shkoder, pasi ka shoshitur nje varg kandidaturash te propozuara nga seksionet e kesaj partie per postin e kryebashkiakut te qytetit me te madh verior, ka vendosur qe t'i dergoje qendres per miratim kandidaturen e Nexhat Maliqit. Publikimi i kandidatures se Maliqit ne keto momente, duket se eshte edhe nje perpjekje per te terhequr vemendjen e elektoratit shkodran, per te mbeshtetur kete kandidature. Reformatoret shkodrane jane te mendimit se Maliqi per te rritur vemendjen elektorale te votuesve te djathte, mund te shfrytezoje edhe vakumin e krijuar per shkak te terheqjes nga gara per kete bashki te kandidatit te PD Rudolf Rasha, dhe pritjes se zevendesimit te tij me nje kandidature tjeter nga ana e kryesise se demokrateve. Sipas deges se PD(r) Shkoder, Nexhat Maliqi eshte nje personalitet i njohur ne qytet, deri vone drejtues i KESH-it dhe i pushuar nga qeveria socialiste, pas konflikteve per furnizimin e paket te qytetit te Shkodres me energji elektrike. "Ai gezon reputacion te mire dhe mbeshtetje nga qytetaria shkodrane", theksojne reformatoret shkodrane. Nje mbeshtetje te tille, sipas tyre, gezojne edhe dy kandidatet e komunave te Velipojes dhe Gurit te Zi. Luigj Ujkaj, qe do te garoje per komunen e Velipojes, sipas tyre, eshte me profesion regjizor, ndersa Ndoc Simoni, qe do te garoje per komunen e Gurit te Zi, eshte me profesion biznesmen. "Te dy personat gezojne mbeshtetjen e banoreve te komunes", theksojne drejtues te PD(r) ne Shkoder. /A. M

Pėrzgjidhet kandidatura demokrate nė kryeqendrėn veriore
Zėvendėsrektori Haxhi, kandidat i PD nė Shkodėr

Shkodėr - 21.08.2003 - Pas konsultimeve tė gjera nė drejtues kryesorė tė degės sė PD-sė Shkodėr dhe pretenduesit pėr kandidat pėr kryetar bashkie tė qytetit tė Shkodrės, mė nė fund ėshtė rėnė dakord qė pėr kėtė vend tė konkurrojė zėvendėsrektori i Universitetit "Luigj Gurakuqi", prof.Artan Haxhi.

Artan Haxhi ka lindur nė Shkodėr nga njė familje e spikatur shkodrane. Babai i tij Esat Haxhi ka qenė njė prej themeluesve tė sportit shkodran dhe atij kombėtar. Artan Haxhi ka pėrfunduar studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, fakulteti Histori-Filologji, dega gjuhė letėrsi shqipe nė vitin 1986 dhe fill pas studimeve ėshtė emėruar pedagog efektiv nė Universitetin e Shkodrės.

Zoti Haxhi ka njė karrierė tė gjatė pedagogjike si dhe ka punuar pėr kualifikimin e tij duke qenė njėherėsh doktor i shkencave filologjike dhe profesor. Ai ka kryer shumė trajnime dhe kualifikime nė universitete tė njohura nė Austri, Itali e Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si dhe ka qenė i angazhuar me lėvizjen demokratike qysh nė fillimet e saj.

Artan Haxhi ėshtė i martuar dhe me dy fėmijė.

CURRICULUM VITAE
Detyra aktuale :
Zėvendėsrektor

Arsimi i lartė :
Universiteti i Tiranės, dega Gjuhė shqipe e letėrsi (1982 – 1986)

Grada shkencore :
Doktor i shkencave filologjike - 1996

Tituj : Profesor i Asociuar – 1999
Profesor - 2003
Funksionet e kryera :
- Zv.Rektor i Universitetit tė Shkodrės “L.Gurakuqi”
- Dekan i Fakultetit tė Shkencave Shoqėrore
- Drejtor i Departamentit tė Gjuhėsisė

Rritet numri i kosovarėve nė plazhin e Velipojės
Lajmi i ores 2:00 PM
SHKODER (22 Gusht) - Rreth 1 500 turistė nga Kosova po pushojnė gjatė 15-ditėshit tė dytė tė muajit Gusht nė plazhin e Velipojės, rreth 27 km larg qytetit tė Shkodrės. Ndryshe nga vitet e kaluara, gjatė kėtij sezoni veror po pushojnė nė kėtė plazh rreth 5.000 turistė nga Kosova, kryesisht nga qytetet e Pejės, Gjakovės dhe Prizrenit. Krahasuar me njė vit mė parė, sivjet nė kėtė plazh po pushojnė rreth 2 000 turistė kosovarė mė shumė. Plazhi i Velipojės, njė nga mė tė bukurit e Adriatikut, qė shquhet pėr rėrėn e pastėr dhe kurative, po frekuentohet edhe nga pushuesit kosovarė. Plazhi i Velipojės, njė nga mė tė mėdhenjtė e veriut tė Shqipėrisė edhe nė 15-ditėshin e dytė tė muajit Gusht ėshtė i tejmbushur. Mbi 45 000 pushues nga Shkodra dhe rrethe tė tjera tė vendit po kalojnė pushimet, njė pjesė e tė cilėve janė edhe emigrantė tė ardhur nga vende tė ndryshme tė Evropės. Nė fundjavė ky plazh shėnon njė numėr rekord pushuesish qė arrin deri nė 100 000 vetė. anjo/anjo (BalkanWeb)

Shkodėr, Haxhi merr urimet e ish-kandidatit
TIRANE- I sapozgjedhuri nga kryesia e PD-sė, kandidati pėr Bashkinė e Shkodrės, Artan Haxhi zhvilloi dje takimin e tij tė parė pėr zgjedhjet me ish-kandidatin qė dha dorėheqje pėr arsye shėndetėsore intelektualin Rudolf Rasha. Mėsohet se gjatė takimit Rasha i ka pėrcjellė Haxhit urimet dhe mbėshtetjen e tij pėr fushatėn nė vazhdim. Ndėrkohė kandidatura e Haxhit ėshtė pritur pozitivisht edhe nga anėtarė tė kryesisė sė PD-sė. Nėnkryetari i grupit parlamentar i PD-sė, Jemin Gjana deklaroi dje Artan Haxhi plotėson kushtet pėr tė qenė kandidat i Bashkisė pėr Shkodrėn. “Ai plotėson dy standarde tė rėndėsishme duke qenė pjesė e familjes qytetare tė Shkodrės. Ndėrkohė ai ėshtė edhe njė personalitet i qarqeve akademike duke qenė zv/rektor i Shkodrės. Gjithashtu ai ka edhe bekgraundin politik”, -tha Gjana. Zv/rektori i Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi” Artan Haxhi u zgjodh dy net mė parė nga kryesia e PD-sė pas dorėheqjes sė justifikuar tė intelektualit Rudolf Rasha. Artan Haxhi ėshtė gjithashtu edhe nėnkryetar i PD-sė pėr degėn e Shkodrės. Vendimi pėr miratimin e kandidaturės sė Haxhit erdhi pas konsultimeve tė gjera me drejtuesit kryesorė tė degės sė PD-sė, Shkodėr dhe pretenduesit pėr kryetar bashkie tė qytetit. N.P

XHOANA NANO DO "VLLAZNINE"
Shkoder. "Kam dashur dhe deshiroj te jem kandidat per te qene ne krye te Vllaznise, por jam penguar ne menyre te qellimshme nga segmente te caktuara ne prefekturen dhe ne Bashkine e Shkodres", ka deklaruar ne Shkoder, deputeti Nikolle Lesi. Konfirmimi i Lesit ka lene pa mend shume nga biznesmenet dhe perfaqesuesit e qarqeve futbollistike te Shkodres, aq me shume qe nje deklarate e tille eshte bere vetem nje dite pas deshtimit te mbledhjes te biznesmeneve qe priste te vendoste edhe fatin e skuadres te futbollit shkodran. Sipas Lesit, eshte duke u punuar qe ne krye te Vllaznise te vije Xhoana Nano, bashkeshortja e kryeministrit shqiptar. "Kam kerkuar me te gjitha format ligjore qe te jem kandindat per postin e presidentit te Klubut te Futbollit Vllaznia. Jam shprehur se mund te jap maksimumin e maksimunemeve per te qene konkurent i besueshem, por fatkeqesisht ndjej spostim, hile nga struktra te Prefektures e ndoshta edhe nga ata te Bashksie te Shkodres. Kjo eshte pėr shkak tė pergatitjes pėr ardhjen e Xhoana Nanos per te marre Vllaznine, duke krijuar nje politike ne sport. Eshte nje politike per te marre ne qender te demokracise, duke qene perballe njerezve si sportdashesit e Vllaznise, qe jane shume dashamires ndaj sportit ,per te thene me pas qe te na jepni edhe votat" ka thene Lesi.

DEPUTETET, INDIFERENTE NDAJ SHKODRES
Rudina Llazari
Shkoder - 22.08.2003 - "Do te perzgjedhim nje emer qe do te kete peshe te rendesishme ne Shkoder. PDK do te jete nje force e trete politike ne vend dhe do te krijoje ne kete menyre ekulibrat e duhur politike". Keshtu ka deklaruar ne Shkoder, kryetari i Partise Demokristiane Nikolle Lesi. Sipas tij shume shpejt brenda javes kjo parti do te perzgjedhe nje emer te rendesishem dhe me shume peshe ne jeten politike te qytetit. "Synojme te marrim 6 keshilltare dhe postin e kryetarit te Keshillit Bashkiak te Shkodres, ndersa do te fitojme edhe tre komuna", deklaroi Lesi duke shpalosur opsionet politike te forces politike ne krye te se ciles eshte.

PDK ne Shkoder ka nje elektorat te gjere dhe duke u nsisur pikerisht nga kjo, PDK-se i takon posti i Kryetarit te Keshillit Bashkiak te Shkodres. "Me ate rol dhe vend qe kane ne spektrin politik te majte dhe te djathte ne Shkoder postin e kryetarit te Keshillit Bashkiak na takon dhe duhet ta marre PDK e Shqiperise", eshte shprehur Nikolle Lesi. "Ne, - tha ai,- perfaqesojme filozofine demokristiane, perfaqesojme filozofine demokristiane ate qe ka ndertuar dhe po udheheq sot Europen qe prej mese nje dekade. PDK-ja eshte sot forca me progresiste", tha Lesi. Kryedemoskristiani Lesi duke bere nje analize te situates politike ne Shkoder eshte shprehur se "dy partite e medha, mbeten te medha. Ne Shkoder PD mbetet e fuqishme. Keto parti te medha ne keto 12 vite jane perleshur dhe kjo dihet. Por jane shume te cara dhe tenderime qe ka lene buxheti i Keshillit Bashkiak te Shkodres". Sipas Lesit, duhet te kete nje konceptim ndryshe. "Na besoni kete here voten qe te kemi ballance midis dy te medhenjve, sepse te medhenjte PS dhe PD, pra Nano dhe Berisha ne keto vite kane mbjelle vec sherre dhe sherret dihet se cfare pasojash kane" eshte shprehur Lesi. Me tej duke analizuar situaten ekonomike dhe sociale te Shkodres Nikolle Lesi eshte shprehur se Shkodra nuk vuan vetem nga mungesa e investimeve dhe neglizhenca e qeverisjes qendrore, por edhe paaftesia e te zgjedhurve te saj. Duke ju referuar faktit qe Shkodra ka 7 perfaqesues ne Kuvendin e Shqiperise, Lesi eshte shprehur: "Shkodra ka vuajtur nga pushteti qendror qofte i PD-se, qofte i PS-se dhe mbi te gjitha ka vuajtur nga te zgjedhurit e saj. 7 deputete ka pasur Shkodra dhe ky eshte nje privilegj i madh. Te gjithe themi vazhdimisht ne Tirane, te majte apo te djathte a te qendres, se Shkodra eshte djepi i kultures, eshte djepi i qyteterimit, por parate shkojne tjeter kund. Shkodra duhet te kishte shume e teper ne keto 12 vite" ka thene Lesi.

Ndersa kryetari i deges te PDK te Shkodres Anton Gurakuqi ka shrehur rezervat e tij ne lidhje me kandidaturat e paraqitura nga Partite e ndryshme politike per postin e kryetarit te Bashkise te Shkodres. "I respoktoj nje pjes te figurave megjithate per mua eshte duke u krijuar nje precedent i rrezikshem qe ne Shkoder ne vendin e kultures dhe te qyteterimit te kandidojne edhe persona qe nuk duhet te kene kurajo te kandidojne per kryetar Bashkie".

Presidenti izgjedhur deri nė 31.12 2003. Ikėn dhe Devolli
Vllaznia, nėnshkruhen kontratat me futbollistėt
Pas njė mbledhjeje maratonė qė ka zgjatur deri nė orėt e vona tė sė enjtes, asambleja e klubit tė futbollit Vllaznia, ka zgjedhur kėshillin drejtues dhe presidentin e ri tė klubit. Zanafillėn e saj mbledhja e Asamblesė e ka pasur tė mėrkurėn, njė mbledhje e cila u quajt e dėshtuar, pasi njė pjesė e biznesmenėve kanė patur vėrejtje teknike pėr mėnyrėn e menaxhimit tė klubit. Biznesmenėt sponsorė, pasi kanė derdhur nė llogarin bankare shumat pėrkatėse, nė prani tė drejtuesve tė klubit, trajnerit Zhega dhe disa futbollistėve, kanė krijuar strukturat e drejtimit tė skuadrės. Dhe pikėrisht nė orėt e vona tė sė enjtes ėshtė zgjedhur dhe presidenti i ri i Vllaznisė. Asambleja pas diskutimesh tė gjata pėr mėnyrėn e menaxhimit dhe drejtimit tė klubit shkodran, ka kaluar nė zgjedhjen e drejtuesve tė rinj. Me shumicė votash president u zgjodh biznesmeni i njohur, 42-vjeēari Agron Ēela, ndėrsa zv/presidentė, Xhevdet Amuli dhe Valter Fusha. Kėto janė zgjedhje provizore deri nė 31.12.2003, tė cilat do tė bėjnė tė mundur tė mundur menaxhimin cilėsor tė financės sė klubit si dhe konsolidimin juridik. Me fillimin e vitit 2004 do tė bėhen dhe proēedurat e tjera nė lidhje me funksionimin si shoqėri aksionere. Tashmė gjėrat nė klubin shkodran pritet tė shkojnė sipas parashikimeve tė grupit tė biznesmenėve. Qė dje paradite ka nisur nėnshkrimi i kontratave me tė gjithė futbollistėt, tė cilėt do tė jenė tė gatshėm pėr sezonin e ri futbollistik qė starton sot me ndeshjen ndaj Partizanit nė Tiranė. Ndėrkohė qė mėsohet dhe largimi i Devollit. Trajneri Medin Zhega tha se, "pas shumė mundimesh mė nė fund ne tashmė po marrim frymė lirisht, pasi janė tė garantuara pėr njė vit tė gjitha financimet pėr ekipin tonė. Ky ėshtė njė ogur i mirė pėr tė gjithė ne, sportdashėsit dhe futbollistėt. Tani na mbetet nė qė tė paraqesim vlerat mė tė mira tė futbollit shkodran". Bisnezmenė sponsorė janė shprehur se objektivi i Vllanzisė nė kėtė sezon nuk do tė jetė pėr titull, por vendet nga i dyti e deri te i katėrti. Tashmė kanė filluar dhe projektet e organizimit pėr ndeshjen e kthimit nė Skoci kundėr Dandit pėr Kupėn UEFA. Ndėrkohė qė nga ekipi ėshtė larguar dhe Devolli. /an.du

Ilir Spahiu: “Jam i kėnaqur pėr kėtė fitore tė parė tė sezonit. Ia arritėm qėllimit, por duhet tė kemi parasysh se fituam ndaj njė Vllaznie qė gjatė kėsaj periudhe tė fundit ka pasur shumė probleme”. Vllaznia vuan akoma pasojat e krizės
Partizani shkatėrron skuadrėn shkodrane me rezultatin 4-1: Dopjetė e Abilios, shėnojnė dhe Muzaka e Karioka

Altin Manallari
Tiranė - 24.08.2003 - Vllaznia vazhdon tė vuajė pasojat e krizės sė gjatė qė ka kaluar kėtė verė qė nga vrasja e presidentit Myftar Ēela e deri nė zgjedhjen e presidentit tė ri, qė akoma si duket nuk i ka qetėsuar futbollistėt. Tė kuqtė e Partizanit kanė shkatėrruar skuadrėn shkodrane me rezultatin 4-1 nė ndeshjen e parė tė tyre nė kampionatin e 65-tė kombėtar tė futbollit. Ndeshja ka nisur e vrullshme nga tė dyja palėt dhe qė nė minutat e para u dhanė sinjalet nė drejtim tė portės pėr shumė gola. Faktikisht, ashtu ndodhi. Partizani, mė i qartė nė lojėn e tij, vendos rregull nė fushė dhe u jep shumė pėrparėsi sulmeve nga krahėt. Vllaznia zbriste nė fushė pa Bejzaden, Ishkėn, Devollin, Dibrėn, Asllanin. Loja ka nisur e ndezur nė tė dy krahet. Por shumė shpejt Partizani ka treguar sė ėshtė mė kėrkues dhe ka arritur tė gjejė golin e avantazhit me anė tė Abilios. Pothuajse pjesa e parė ka folur pėr tė kuqtė, tė cilėt shėnojnė edhe golin e dytė me anė tė Muzakės, me penallti. Pjesa e parė mbyllet me fitoren e vendasve dhe e dyta nis mė e vrullshme pėr miqtė, tė cilėn nuk kishin ēfarė tė humbisnin dhe hidhen nė sulm. Goli do tė vinte nga i riu Salihi dhe praktikisht rezultati i ndeshjes u hap. Ndėrkohė, djemtė e Zhegės hidhen tė gjithė nė sulm pėr golin e barazimit, por pėsojnė tė tretin nga Karioka. Kėtu shpresat e kuqebluve humbasin pėrfundimisht dhe minutat nė vazhdim do tė flisnim pėr Partizanin. Goli i katėrt dhe i fundit i ndeshjes do tė vinte sėrish nga Abilio, i cili debuton me njė dygolėsh pas rikthimit, duke u dhėnė shpresa tifozėve tė kuq se kėtė sezon do tė kemi njė skuadėr ndryshe. Pėr tė kuqtė, kjo Vllazni nuk ka qenė “testi” i duhur. I kėtij mendimi ka qenė dhe trajneri i Partizanit Ilir Spahia pas ndeshjes. “Jam i kėnaqur pėr kėtė fitore tė parė tė sezonit. Pėr mua qe njė ndeshje debutim dhe duhej medoemos tė merrja njė rezultat pozitiv. Ia arritėm qėllimit, por duhet tė kemi parasysh se fituam ndaj njė Vllaznie qė gjatė kėsaj periudhe tė fundit ka pasur shumė probleme. Pra Vllaznia nuk ishte prova e duhur pėr ne. Do tė na duhet akoma dhe shumė punė pėr tė pretenduar se kemi njė skuadėr tė pėrgatitur pėr t’i bėrė ballė ēfarėdolloj tė papriture qė mund tė rezervojė kampionatit”. Ndėrkohė qė trajneri Zhega ka lėnė stadiumin menjėherė pas ndeshjes.

Kampionati shqiptar
Java I - Rezultatet
Partizani - Vllaznia 4-1
Dinamo - Besa 2-0
Teuta - Shkumbini 1-0
Lushnja - Tirana 0-6
Elbasani - Flamurtari 2-1

Renditja
1. Tirana 3
2. Partizani 3
3. Dinamo 3
4. Elbasani 3
5. Teuta 3
6. Shkumbini 0
7. Flamurtari 0
8. Besa 0
9. Vllaznia 0
10. Lushnja 0

Java II
Partizani - Lushnja
Vllaznia - Teuta
Shkumbini - Dinamo
Besa - Elbasani
Flamurtari - Tirana

Fituesit e 64 kampionateve kombėtare
Skuadra Titujt
Tirana 20
Dinamo 16
Partizani 15
Vllaznia 9
Teuta 1
Flamurtari 1
Elbasani 1
Skėnderbeu 1

“Shkodra dhe mungesa e energjisė elektrike”
Shkodėr - 27.08.2003 - Dora e tė madhes natyrė e ka qėndisur Shkodrėn njė perlė tė vėrtetė tė Ballkanit dhe tė tė gjithė Mesdheut. Njė i ri shkodran para ca kohėsh pėr arsye ekonomike emigroi nė Zvicėr. Pronari i tij i pėrkohshėm njė burrė i moshuar zviceran e pyeti djaloshin nė fjalė pėr vendlindjen e tij pėr qytetin… dhe i riu qė sapo kishte mbaruar universitetin “Luigj Gurakuqi” i tregoi me ngjyra tė vėrteta pozicionin gjeografik tė Shkodrės nė hartėn e Shqipėrisė dhe tė Ballkanit. I tregoi se qyteti tremijėvjeēar shtrihej buzė liqenit mė tė madh e mė tė bukur tė rajonit se pjesa jugperėndimore e tij laget nga dy lumenj Buna e Drini, tė cilėt duke u bashkuar, krijojnė njė deltė tė mrekullueshme bash nė hyrje tė qytetit, i tregoi se nė distancėn jo mė shumė se njėzet kilometėr nga qyteti nisin malet e larta qė bėjnė pjesė nė alpet shqiptare, se nė jug pasi udhėton jo mė shumė se dyzet minuta me makinė gjendesh nė plazhin e Velipojės, plazhi mė i begatė nė gjithė bregun lindor tė Adriatikut, i tregoi mė nė fund se po tė ngjitesh nė bedenat e Rozafės sė lashtė syri tė kėnaqet me pamjen e fushės sė Nėn Shkodrės tė sistemuar nga dora e njeriut si nga dora e njė skenografi tė klasit tė parė. Shkurt hesapi, i riu shkodran i tha zviceranit se nė njė gjerėsi e gjatėsi gjeografike jo mė tepėr se 50 km tė rajonit tė Shkodrės prodhohen qė nga gėshtenjat alpine, gjer tek ullinjtė mesdhetarė. Dhe ju vini e punoni nė Zvicėr? Shprehu habinė zvicerani kur dėgjoi kėtė biografi fiziko-gjeografike tė Shkodrės. I riu shkodran uli kokėn sepse nuk mund t’i jepte pėrgjigje pyetjes retorike tė zviceranit. Ai nuk mund t’i thoshte mikut se prej mė se dhjetė vitesh pseudopolitikanėt shqiptarė jo vetėm e kanė braktisur Shkodrėn me gjithė kėto resurse natyrore, por madje me qėndrimet e tyre e kanė detyruar qytetin tė ngujohet si dikur brenda bedenave tė lashta. Nė fillimet e demokracisė nė emėr tė luftės kundėr komunizmit mbi Shkodėr, ashtu si mbi gjithė vendin vėrshoi barbarizma e rrugės qė dogji shkretoi e plaēkiti jo vetėm ato qė kishte ngritur njeriu me mund e djersė tė pashoqe, por prishi edhe ato qė vetė natyra ia pati dhuruar bujarisht. Nė pjesėn e dytė tė dekadės sė fundit si rezultat i luftės midis dy pushteteve qė nuk u bėnė asnjėherė tė njė krahu politik, Shkodra mori pikiatėn drejt rrėnimit e degradimit moral, ekonomik e shpirtėror. Vizitori qė vjen natėn nė Shkodėr do tė kujtojė se ka tė bėjė me njė qytet nė rrethim i cili nga frika e bombardimeve tė luftės ka fikur dritat dhe ėshtė strukur bodrumeve. Kjo hamendje e vizitorit nuk ėshtė pa bazė. Nė Shkodėr mungon energjia elektrike. Nė tė vėrtetė sot, energjia duket mjeti modern me tė cilin janė tė lidhura pothuaj tė gjitha proceset e mbijetesės si prodhimi, biznesi , kultura, jeta. Me kėtė lloj arme pushtetarėt e tė dy shkallėve, kinse nxjerrin inatin me njėri-tjetrin, por nė tė vėrtetė inati i tyre pėrplaset mbi kurrizin e shkodranėve. Por 12 tetori ėshtė njė rast i tillė ku qytetari mund tė japė kontributin e tij nė “ēarjen” e kėtij rrethimi. /Gjon Bruēi

Nxirret nga dheu Arqipeshkėvia 600 - vjeēare
Shkoder - 28.08.2003 - Eshtė rizbuluar kisha e parė e trevave shqiptare. Dega e Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr, ka kryer punimet pėr rrethimin dhe pastrimin e Arqipeshkvisė sė Barbullushit, objekt ky qė i pėrket shek. XIV. Kjo ndėrtesė, ėshtė e para kishė nė trevat shqiptare dhe nė tė, ka shėrbyer misioni i parė kristian nė Shqipėri. Arqipeshkvia e Barbullushit, sipas arkeologėve, pėrmban relike si dhe mendohet se aty, ndodhet njė kėmbanė shumė e vjetėr. Ajo u dėmtua nė vitet 1700 nga njė tėrmet i fuqishėm dhe u mbulua nga njė sasi e madhe dheu, prej rreth 400 m3. Pas njė studimi tė bėrė nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės dhe Instituti i Arkitekturės, me mbėshtetjen edhe tė Komunės sė Barbullushit, u fillua puna pėr rrethimin e objektit dhe pastrimin e rėnojave, ku arkeologėt do tė kryejnė gėrmimet. Objekti ka edhe vlera historike. Aty ėshtė hapur shkolla e parė me alfabet latin dhe ka shėrbyer Pjetėr Bogdani. Arqipekėshvia e Barbullushit ėshtė tipike pėr elementet shqiptarė tė saj, si objekt kulti ndryshe nga kisha e Shirgjit, e cila ėshtė e gėrshetuar edhe me elementė sllavė. Sipas drejtorit tė Degės Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr, Marash Plepi, punimet nė kėtė objekt janė bėrė me njė fond prej 40 mijė lekėsh dhe tani ai ėshtė i gatshėm tė presė arkeologėt. Arqipeshkėvia ndodhet nė hyrje tė fshatit Barbullush, tek kthesa e parė. Pėrveē kėtij objekti, nga dega e Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr, ėshtė duke u restauruar objekti nr.106, banesė kjo, nė rrugėn muze tė Pjacės. Nė kėtė objekt, me njė fond prej 3 milionė lekėsh, janė kryer 80% e punimeve restauruese nė fasadė, ēati, ulluqe, grila dhe porta dekorative. Njėkohėsisht punohet pėr restaurimin e portikut tė ndėrtesės sė prefekturės, monument kulture, i cili bėhet me fonde tė vetė institucionit. Kjo bėhet me inisiativėn e prefektit Leqejza, pėr ta kthyer nė identitet pamjen e objektit. Drejtori Plepi thotė se pritet financimi nga shteti i dy projekteve pėr Xhaminė e Plumbit, pėr drenazhimin e tokės rreth objektit dhe ndėrtimin e minares sė kėputur nga rrufeja nė vitin 1967. Me interesimin e myftiut tė Shkodrės dhe prefektit Gjergj Leqejza, janė vėnė nė dispozicion tė Degės sė Monumenteve tė Kulturės, njė eskavator i Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit, i cili ka bėrė pastrimin e kanalit kullues nga ujėrat, tek Xhamia e Plumbit, punim ky i bėrė sipas njė projekti tė vitit 1926. /Anila Dushi

PS E SHKODRES NE HAMULLI
Shkoder - 30.08.2003 - PS e Shkodres zgjedh Sekretarin e ri Organizativ. Pak dite pas skandalit te largimit nga detyra nga kryetari i PS-se lokale te Shkodres, te ish-sekretarit Oltion Luli eshte bere edhe zevendesimi zyrtar i tij. Vete Oltion Luli e cilesoi antistatutor zevendesimin dhe nuk eshte thirrur as ne mbledhjen e djeshme te zhvilluar per kete qellim. "Nje gje e tille nuk mund te ndodhe perderisa ceshtja eshte per shqyrtim ne Komisionin Qendror te Garancive Statutore ne PSdhe nga ky organ partiak nuk eshte marre ende asnje vendim", tha dje Luli per "KJ". Por gjate zhvillimit te mbledhjes se KD-se se PS-se paraditen e djeshme per startimin e fushates se 12 tetorit, eshte marre ne shqyrtim dhe kerkesa e nje grupi anetaresh per shkarkimin e Lulit dhe me pas zevendesimin e tij.
Per postin e Sekretarit organizativ konkuruan Ndue Ndreca e Bujar Golemi dhe ky i fundit e ka fituar garen me 27 vota perkundrejt 11 votave te rivalit. Ekonomisti Bujar Golemi qe nga dita e djeshme do te jete zyrtarisht Sekretar Organizativ.
Vendimi per shkarkimin e Lulit, eshte marre fillimisht ne shqyrtim ne KQGS-ne e Shkodres, e cila nuk e ka favorizuar ish-sekretarin organizativ. Me pas Luli mori vete iniciativen per t'u ankuar prane KQGS-se ne qender.
Struktura e FRESSH-it ne Shkoder disa dite me pare ka zhvilluar nje mbledhje urgjente ku Oltion Luli eshte zgjedhur serish kryetar i FRESSH-it. Kjo, sepse shkarkimi i Lulit u motivua me faktin se Luli nuk ishte me kryetar i FRESSH-it dhe si i tille te gjitha funksionet qe kishte perfituar nga kjo detyre binin me pas, qofte edhe ajo e Sekretarit organizativ te deges. Me kete levizje, Luli rikthehet automatikisht si nje anetar i Komitetit Drejtues te PS-se ne Shkoder.
Luli u shkarkua nga kryetari i PS-se se Shkodres disa jave me pare, pasi mori pjese dhe organizoi takimin e Ilir Metes me socialistet shkodrane. Ne perfundim te takimit ai u shkarkua jo nga forumet, por me urdher te kryetarit te PS-se. Ngjarja u cilesua nga socialistet si nje skandal dhe ushtrim i autoritetit te "njeshit" ne PS.

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT