Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Janar 2003. Lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Pėr mė tepėr, refero lidhjet djathtas dhe gjeni lajmet e ditės, pėrveē gazetave shqiptare on-line.

Veriu pa drita

Shkoder - 04.01.2003 - Viti nis pa drita. Ka nisur jo e mbare situata energjetike ne Shkoder. Qe me daten 1 janar nje defekt ne njerin prej autotransformatoreve te hidrocentralit te Vaut te Dejes ka nderprere furnizimin me energji elektrike te Shkodres, Lezhes dhe Malesise se Madhe. Specialistet nuk kane mundur te gjejne defektin ndersa mendohet se kerkon kohe per t'u riparuar. Megjithese kane kaluar tri dite, defekti ende nuk eshte percaktuar dhe nuk eshte parashikaur ende sesa do te qendrojne tre qytetet e veriut ne nje situate te tille. Kjo situate ka vene ne alarm perfaqesuesit e Ministrise te Energjetikes dhe me daten 1 janar ministri Doda ka qene i pranishem ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes se bashku me nje grup specialistesh. Burime nga hidrocentrali kane bere te ditur se eshte shume e veshtire te percaktohet pjesa e demtuar. Autotransformatori peshon 100 tone dhe eshte shume e veshtire te hapet dhe te zberthehet i teri. Prej tri ditesh specialistet kane hapur nje sere hartash dhe po punojne per hapjen e tij. "Eshte derdhur e gjithe sasia e vajit dhe jane duke u hapur te gjithe pjeset nje nga nje," eshte shprehur per "KJ" nje nga specialistet. Ky autotransformator ben furnizimin me energji te Shkodres, Bushatit dhe Lezhes. Sipas zevendesdrejtorit te KESH-it, ing. Luigj Pjetrit: "Aktualisht eshte bere shkeputja nga skema e ketij autotransformatori e furnizimit te Lezhes dhe te Bushatitt. Keto te fundit jane futur ne skemen e Lacit. Problematike mbetet Shkodra dhe Malesia e Madhe". Gjithe zona e Shkodres qe furnizohet nga nenstacioni i Dracinit ka nderprerje te energjise gjate gjithe dites. Kjo zone qe kap tre te katertat e Shkodres ka vetem 2 apo 3 ore drita ne 24 ore. Kjo energji sigurohet nga nenstacioni tjeter me te cilen eshte lidhur. Sipas shefit te divizionit te shperndarjes se energjise ne Shkoder, Myzafer Lezhes, qyteti furnizohet me 30 % te energjise. Edhe kjo sasi krijon defekte te shumta ne transformatoret e vegjel pasi ngarkesa eshte tejet e madhe. Megjithate Lezha ka bere te ditur se eshte mundesuar furnizimi pa nderprerje i spitaleve, i ujesjellesit dhe i Hidrovorit te Velipojes.
R.LLazari

Bashkia: 4233 familje tė pastreha
SHKODĖR - 4233 familje tė pastreha rezultojnė tė regjistruara nė Bashkinė e Shkodrės. Sipas burimeve nga bashkia e Shkodrės, 715 prej kėtyre janė familje qė kanė jetuar nė banesat e ish –pronarėve, ndėrsa tė tjerėt, pėr arsye tė tjera, nuk kanė banesė pėrfshirė kėtu edhe ata qė i humbėn shtėpitė nė firmat piramidale. Vitet e fundit nė Shkodėr nuk ėshtė ndėrtuar nga shteti asnjė pallat. Aktualisht nga Enti Kombėtar i Banesave po ndėrtohen dy pallate me 24 apartamente tė cilėt edhe kur tė pėrfundojnė nuk i plotėsojnė nevojat e shkodranėve. Mungesa e tokės sė lire ka sjellė dhe ndėrtime tė pakta private pėr strehimin e banorėve, ndėrsa numri i familjeve tė pastreha rritet. Kjo nga shtimi i familjeve tė reja si dhe nga tė ardhurit nga zonat rurale. Bashkia Shkodėr, duke mos patur troje tė lira, e ka vėshtirė t’i japė zgjidhje problemit tė strehimit, i cili nuk varet plotėsisht prej saj, pasi dhe kur ka troje pėr ndėrtim ėshtė shteti qė investon pėr ngritjen e pallateve.
Anila Dushi

Kryebashkiaku: Do tė fillojmė me "Rusin". Shtesat janė bėrė tė studiuara
Ndėrtimet pa leje, gati legalizimi i njė pjese

SHKODER - 05.01.2003 - Pėr herė tė parė kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, Omir Rusi, hedh idenė e ligjėrimit tė disa prej ndėrtimeve pa leje nė qytetin e Shkodrės. Ideja e tij nga njėra anė ėshtė parė si tepėr pozitive nga pronarėt e ndėrtimeve qė mund tė ligjėrohen, ndėrsa tė tjerėt kanė hedhur hije dyshimi.
Sipas idesė sė hedhur nga kryebashkiaku, njė grup ndėrtimesh pa leje nė lagjen "Rus" do tė kthehen nė ndėrtime tė ligjshme, nė qoftė se pronarėt e tyre do tė plotėsojnė kushtin qė do tė vėrė Bashkia. Bėhet fjalė pėr tė rregulluar trotuarin pėrpara ndėrtimeve si dhe pėr tė mbjellė nga dy pemė. Por ende nuk ėshtė pėrcaktuar numri i ndėrtimeve e shtesave qė do tė legalizohen. Sipas Rusit, ende nuk ėshtė pėrcaktur asgjė. "Momentalisht po punohet rreth kėsaj ideje. Zona e parė qė do tė pėrfitojė do tė jetė nė rrugėn e Rusit. Njė pjesė e dyqaneve nė dy anėt e rrugės kanė bėrė shtesa dhe ndėrtime, tė cilat janė nė njė vijė tė drejtė", ka thėnė Rusi. Eshtė kjo arsyeja qė kryebashkiaku i Shkodrės e quan mėse normale idenė e tij, aq mė tepėr "qė shtesat dhe ndėrtimet nuk zvogėlojnė gjerėsinė e trotuareve". Deklarimi pėr kėto legalizime ėshtė bėrė menjėherė pas fushatės pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje, fushatė qė u shoqėrua me shumė polemika gjatė muajit tė fundit tė vitit, ku u pėrfshinė dhe tregjet e qytetit. Kryebashkiaku Rusi, siē ka pohuar vetė, ndihet indiferent ndaj zėrave se "Bashkia nuk po i shikon me tė njėjtin sy tė gjitha ndėrtimet pa leje nė qytet". "Pėr mua ka rėndėsi fakti qė nė Shkodėr gjėrat tė bėhen nė bazė tė njė plani tė studiuar mirė dhe qyteti tė kthehet nė normalitet. Pronarėt e kėtyre shtesave i kanė bėrė ndėrtimet nė mėnyrė tė studiuar, tė gjitha njėlloj, duke mos ndryshuar urbanistikėn. Nuk ka shumė rėndėsi se ēfarė mund tė thonė. Rėndėsi ka tė bėhet diēka e mirė", ka theksuar Rusi. Pėr tė konkretizuar kėtė ide kryebashkiaku shkodran ka bėrė dhe njė takim me tregtarėt, tė cilėt mendohet tė pėrfitojnė nėse u pėrgjigjen kushteve tė Bashkisė.

Shkodra ne kohen e territ

Rudina Llazari, Shkoder - Shkodres do t'i duhet te qendroje pa energji elektrike edhe per nje kohe te gjate. Defekti i autotransformatorit me fuqi 60 megaeat amper qe furnizon me energji Shkodren, Malesine e Madhe, Lezhen dhe Bushatin, eshte shume serioz. Nje nga bobinat ka dale nga perdorimi dhe kjo ka sjelle nderprerjen e punes. Ky eshte njoftimi paraprak qe ka dale nga hidrocentrali i Vau Dejes lidhur me autotransformatorin e demtuar ne 1 janarin e ketij viti. Defekti ka prekur zonen e bobines te pare ne kete pajsije dhe eshte shume i veshtire per t'u riparuar, per me teper kerkon shume kohe. E gjithe kjo do te thote qe Shkodra dhe Malesia e Madhe te qendrojne vetm me 1 apo 2 ore drita ne 24 ore dhe ato pas mesit te nates, dhe kjo per kushedi se per sa kohe. Specialistet e Ministrise te Energjitikes dhe te KESH qe ndodhen ne Vau Dejes kane dhene limitet minimale dhe maksimale te kohes te duhur per riparime te ketyre lloj defekteve. Behet fjale per 2 jave deri ne 2 muaj. Per aq kohe nuk eshte dhene asnje zgjidhje. KESH ende nuk ka marre asnje mase tjeter per te mundesuar nje furnizim me te rregullt te qyteteve veriore. Prej kater ditesh nje grup specialistesh kane punuar per te hapur autotransfromatorin dhe vetem ne pasditen e te shtunes aty nga ora 16 eshte bere ne oficinen e Hidrocentralit montimi thuajse perfundimtar i tij. Ndersa eshte pritur qe defekti te jete ne kapakun e autotransformatorit ai ndodhej ne nje nga bobinat. Ne fakt ende nuk percaktuar krejtesisht lloji i defektit, por vetem eshte lokalizuar ai. Sipas shefit te Divizionit te Shperndarjes ne Drejtorine e Pergjithshme te KESH ing Luigj Pjetrit "po punojme ne kushte te veshtira dhe po perpiqemi te percaktojme shkallen e plaote te demtimit. Me te percaktuar kete shkalle te demtimit do te percaktojme edhe menyren e riparimit. He per he mund te themi se defekti eshte ne bobinen e pare". Me tej ai ka thene se pika e dobet ende nuk eshte percaktuar. Mejithese nuk jepen shume te dhena lidhur me shkaqet e ketij defekti kaq te rende, burime nga Vau i Dejes kane bere te ditur se avaria ka ndodhur per shkak te mingarkeses te madhe qe i eshte dashur te perballoje ky autotransformator naten e nderrimit te viteve per te gjithe zonen e veriut. Nje nga specialistet eshte shprehur se nuk jane marre masat e duhura per te perballuar mbingarkesen e nates te Vitit te Ri.
Reagimi
Mbase ka ndikuar edhe fakti qe pushteti lokal eshte ne ditet e pushimeve. E lodhur nga festimet e diteve te para Bashkia nuk ka reaguar fare. Ndersa reagimet kane ardhur nga prefekti. Gjergj Liqejza tere kohes ka qendruar ne Hidrocentral dhe pas lokalizimit te defektit i ka bere thirrje KESH per te gjetur zgjidhje sa me te shpejta per te siguruar furnizimin me energji te qytetareve te Shkodres dhe te Malesise te Madhe. Situata eshte vleresuar si teper alamrmante nga kreu i Bashkise. Shkodra dhe Malesia e Madhe furnizohen vetem me nje pjesez te asaj energjie qe merrnin deri ne nje jave me pare. "Shkodra ndodhet ne nje nga situtata me kritike persa i takon furnizimit me energji elektrike. Edhe ajo energji qe mund te sigurohet nga autotransformatori tjeter shperndahet ne menyre kaotike duke bere qe zonat qe furnizohen nga fidri i Drainit te kene drita vetem 1 ose dy ore ne dite edhe kete pas mesit te nates. Eshte shume e veshtire te menaxhosh nje situate te tille. Ky lloj furnizimi eshte vetmja zgjidhej. KESH duhet te nderhyje patjeter per nje zgjidhje emergjente per te mos lene qe qytetei te kete nje situate te tille qe mund te zgjase deri ne riparimin e autotransformatorit te demtuar. I takon pikerisht KESH-it qe te gjeje nderhyrjet dhe rruget e duhura per te furnizuar sa me mire Shkodren dhe Malesine e Madhe.

Defekti: Mungesa e dritave, pa afat SHKODĖR - Ende nuk ėshtė pėrcaktuar defekti i ndodhur nė transformatorin 60 megavatamper, nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės. Dje nė mesditė ėshtė realizuar hapja e kėtij transformatori, i prishur qė nga mėngjesi i ditės sė parė tė Vitit tė Ri. Specialistėt thonė se afati i riparimit si dhe vendi ku do tė bėhet ky riparim ėshtė nė varėsi tė gjetjes sė defektit. Ėshtė menduar se mund tė kishte shkėputje nė sipėrfaqe, por pas kryerjes sė matjeve dhe veprimeve teknike pėrkatėse, rezultoi qė lidhjet aty ishin nė rregull dhe defekti ndodhej nė brendėsi tė bobinave. Kjo, sipas specialistėve, kėrkon mė shumė kohė dhe ka vėshtirėsi nė riparim. Punimet ndiqen nga zėvendėsdrejtori i KESH-it, Luigj Pjetri dhe prefekti i Shkodrės Leqejza. Shkodra, Malėsia e Madhe dhe Lezha, tė cilat furnizoheshin nga ky transformator vazhdojnė tė kenė shumė pak energji. Banorėt e kėtyre zonave kanė drita nga 1-5 orė nė 24 orė.
Anila Dushi

Kryebashkiaku i Shkodrės, marrėveshje me pronarėt e disa prej objekteve tė ngritura pa leje
Rregulloni trotuaret qė tė merrni lejet e lokaleve
SHKODĖR - Kryebashkiaku i Shkodrės, Ormir Rusi, u ka propozuar njė marrėveshje pronarėve tė disa dyqaneve tė ngritura pa leje nė lagjen “Partizani”. Nė kėmbim tė dhėnies sė lejes pėr ndėrtimet e ngritura pas vitit 1999, pronarėt do rregullojnė trotuaret para objekteve tė tyre, do sigurojnė ndriēimin dhe do tė mbjellin sė paku dy pemė. Objektet qė pėrfshihen nė kėtė marrėveshje janė tė ngritura nė njė krah tė trotuareve, tashmė tė liruara nga shitėsit ambulantė, por edhe mjaft tė dėmtuar. Bashkia nuk ka fonde pėr riparimin e tyre dhe krybashkiaku Rusi thotė se njė kompromis i tillė ėshtė nė funksion tė ndėrtimit tė qytetit. Pronarėt qė pėrfitojnė ligjėrim ndėrtimesh nga kjo marrėveshje janė takuar me kryebashkiakun dhe kanė pranuar propozimin e tij. Sipas Rusit, pėrfitojnė dyqanet e ndėrtuara nė njė vijė tė drejtė dhe kjo ėshtė studiuar nga bashkia. Por kjo marrėveshje cilėsohet si abuzive nga pronarėt e dyqaneve pa leje nė brendėsi tė kėsaj lagjeje. “Ne tė gjithė kemi ndėrtuar pa leje dhe jemi me frikėn e prishjes sė ndėrtimeve tona. Ata qė pėrfitojnė lejen janė tė preferuarit e bashkisė”, -thonė pronarėt e kėsaj kategorie ndėrtimesh. Po sipas tyre, me kryebashkiakun Rusi janė takuar ata qė e njohin mirė zyrėn e tij, pasi janė tė lidhur me tė. Kushtet e vėna janė plotėsisht tė realizueshme, pasi kushtojnė shumė mė pak se prishja e ndėrtimeve tė bėra. Nė rast se kjo marrėveshje do tė ishte e ndershme, duhet tė pėrfshijė mė shumė ndėrtime, thonė dy prej tyre qė nuk identifikohen.
Anila Dushi

Specialistėt: Ėshtė dėmtuar bobina. Riparimi i defektit do kohė, pasi njė gjė e tillė nuk mund tė kryhet nė hidrocentral
Vau i Dejės, gjendet defekti nė transformator

Pėrcaktohet defekti nė autotransformatorin qė natėn e Vitit tė Ri la pa drita tri rrethe
SHKODĖR - 06.01.2003 - Pas pesė ditėsh pėrcaktohet defekti i ndodhur nė autotransformatorin 60 megavat amper, i cili, natėn e Vitit tė Ri, la pa drita mbi 70 pėr qind tė banorėve tė qytetit tė Shkodrės, Malėsisė sė Madhe dhe qytetit tė Lezhės. Specialistė nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės, ku dhe ndodhet ky autotransformator, thanė pėr gazetėn se defekti ka ndodhur brenda bobinave, ndėrsa ėshtė i pamundur riparimi i tij nė hidrocentral. Sipas specialistėve, ka defekt nė bobinėn 110-she tė njėrės nga tri fazat dhe kjo jep kėputje dhe lidhje tė shkurtėr mes spirave. Nga jashtė dallohen vetėm disa deformime tė vogla, ndėrsa shkalla e dėmtimit tė bobinės do tė pėrcaktohet pasi ajo tė jetė hapur. Hapja e bobinės ėshtė e pamundur tė bėhet nė ofiēinėn e hidrocentralit, ku mungojnė mjetet dhe specialistėt e nevojshėm. Pėr kėtė arsye, paraditen e djeshme, punonjėsit e hidrocentralit tė Vaut tė Dejės kanė bėrė gati pėr transportim autotransformatorin e prishur. Ata nuk dinė tė thonė se ku do tė transportohet autotransformatori i prishur qė furnizon me energji tri rrethe tė vendit. “Ėshtė KESH-i dhe dikasteri pėrkatės qė do tė vendosė dhe do tė kryejė procedurat pėr riparimin e tij”,- thonė punonjėsit e hidrocentralit tė Vaut tė Dejės. Ndonėse nuk ėshtė nė kompetencat dhe as nė fushėn qė ata mbulojnė, punonjėsit e hidrocentralit thonė se pėrcaktimi i afatit tė riparimit do kohė. Edhe sikur tė ndėrrohet bobina, duke u zėvendėsuar me njė tjetėr, pėrsėri duhet mjaft kohė. Hidrocentrali vazhdon ta transportojė energjinė qė prodhon vetėm me njėrin autotransformator 60 megavat amper, i cili vazhdon tė punojė. Deri rreth orės 24.00 tė sė shtunės, nė njė mbledhje me specialistė tė KESH-it dhe tė hidrocentralit, e cila drejtohej nga zv/drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it, Luigj Pjetri, ėshtė diskutuar pėr gjetjen e alternativave tė furnizimit me energji elektrike tė Shkodrės dhe menaxhimin e situatės. Furnizimi me energji elektrike nga Mali i Zi ėshtė i pamundur, pasi linjat elektrike qė vijnė nga ky shtet nė Vaun e Dejės janė 220 kw, ndėrsa rrjeti i transmetimit nga hidrocentrali nėpėr nėnstacionet elektrike ėshtė 110 kw dhe mungon autotransformatori qė e konverton kėtė energji. Nė mbledhje ėshtė folur dhe se nė njė tė ardhme, ndoshta pas 4-5 muajsh, mund tė blihen autotransformatorė 120 megavat amper, njėri prej tė cilėve do tė vendoset nė Vaun e Dejės pėr tė fuqizuar njėrin krah. Nė kuadėr tė investimeve qė po bėhen nėpėr nėnstacione elektrike, ėshtė e domosdoshme tė investohet dhe nė burimin e energjisė elektrike, aty ku ajo prodhohet, thotė njė specialist i hidrocentralit. Megjithatė pohohet se kostoja e aparaturave tė tilla ėshtė e lartė dhe ky investim i pėrket sė ardhmes. Lidhur me gjetjen e zgjidhjeve pėr furnizimin me energji elektrike tė Shkodrės dhe Malėsisė sė Madhe, prefekti i Shkodrės Leqejza thotė pėr “Shekullin” se “brenda javės qė vjen mendohet qė Shkodra dhe Malėsia e Madhe tė kenė furnizim me energji elektrike aq sa kanė pasur para se tė ndodhte defekti nė Vaun e Dejės. Zgjidhja ka filluar tė realizohet. Janė shkėputur nga furnizimi prej Vaut tė Dejės nėnstacionet elektrike tė Lezhės, Bushatit e Velipojės, tė cilat, aktualisht, furnizohen me energji elektrike nga Laēi e Tirana. Janė duke u diskutuar skema tė tjera teknike nga KESH-i pėr tė siguruar furnizimin e mėparshėm pėr Shkodėr e Malėsinė e Madhe. Burime nga KESH-i thonė se pritet konfirmimi pėr tė realizuar shkėputjen e nėnstacioneve tė Komanit dhe Shllakut nga furnizimi me energji elektrike prej Vaut tė Dejės dhe lidhja e tyre me Pukėn. Ky ndryshim nė skemėn e transmetimit tė energjisė elektrike do tė bėnte qė Shkodra tė kishte mė shumė energji elektrike, pasi ajo ēfarė mund tė transmetohet nga i vetmi autotransformator 60 megavat amper, qė punon nė Vaun e Dejės, do tė ishte pėr kėtė qytet. Ėshtė zgjidhur problemi i furnizimit me energji elektrike pėr ujėsjellėsin dhe spitalet, ndėrsa pėr konsumatorėt e tjerė, biznese dhe familjarė kufizimet vazhdojnė tė jenė tė mėdha. Banorėt vazhdojnė tė kenė vetėm 2-5 orė nė 24 orė energji elektrike.
Anila Dushi

Vidhet “Audi” i kėngėtarit SHKODĖR - Vidhet automjeti tip ‘Audi’ i kėngėtarit tė njohur tė muzikės popullore, Adnan Bala. Ngjarja ka ndodhur nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme. Mjeti tip “Audi 80”, ngjyrė gri, me targė SH 9059 C, pronė e shtetasit Adnan Bala, ishte parkuar brenda repartit tė zdrukthtarisė, pranė shtėpisė sė tij nė lagjen “Vojo Kushi”, thanė pėr gazetėn burime tė policisė. Po sipas kėtij burimi, reparti i pėrkiste vėllait tė kėngėtarit, shtetasit Sokol Bala, ndėrsa dy vėllezėrit jetonin nė banesėn nė oborrin e sė cilės ndodhej edhe reparti. Rreth orės 02.45 tė sė dielės, Sokoli ka dėgjuar zhurmė nė oborr dhe pasi ka dalė aty ka parė tė hapur derėn e repartit. Ai ka lajmėruar policinė dhe gjatė kontrollit tė repartit ėshtė konstatuar vjedhja e mjetit tip “Audi”, nė tė cilin ndodheshin dokumentet e makinės si dhe disa vegla tė punės qė pėrdoreshin nė repartin e zdrukthtarisė. Dera ėshtė hapur me thyerje dhe policia po punon pėr identifikimin dhe kapjen e autorėve. Kėrkimet vazhdojnė ndėrsa akoma nuk ėshtė bėrė e mundur gjetja e mjetit tė vjedhur.
Anila Dushi

INTERVISTE/ Flet Gjergj Liqejza: Qeveria, autotransfomator tė ri pėr hidrocentralin
Prefekti: Dritat pėr 5 ditė

Njė skemė provizore mundėson furnizimin
SHKODER - 07.01.2003 - Brenda 4-5 ditėve Shkodra do tė furnizohet rregullisht me energji elektrike. Pavarėsisht defektit tė rėndė nė Hidrocentralin e Vaut tė Dejės, qyteti verior do tė arrijė nė kuotat para djegies sė autotransformatorit. Kėshtu ka deklaruar dje nė njė intervistė pėr Gazeta Shqiptare prefekti i Shkodrės, Gjergj Liqejza.

Ndėrkohė qė ky i fundit tregon pėr masat qė janė marrė pėr normalizimin e situatės sė krijuar (nė qytet nuk ka mė shumė se 3 orė drita nė 24 orė), specialistėt pohojnė se riparimi i autotransformatorit do tė zgjasė tė paktėn njė muaj.

Si paraqitet situata nė qytetin e Shkodrės pas djegies sė autransformatorit nė Hidrocentralin e Vaut tė Dejės? Tashmė dihet sesi ėshtė situata. Defekti ėshtė shumė serioz, pasi ėshtė dėmtuar njė bobinė e autotransformatorit, i cili do tė dėrgohet pėr remont nė njė uzinė tė specializuar. Megjithėse duhet kohė pėr riparimin e tij, ne kemi marrė tė gjitha masat qė qyteti tė furnizohet shumė shpejt me energji elektrike.

Cilat janė masat konkrete qė keni marrė?
Konkretisht ėshtė bėrė shkėputja e Lezhės, Bushatit dhe Velipojės, tė cilat para defektit furnizoheshin me tė njėjtėn linjė me gjysmėn e qytetit tė Shkodrės. Kjo ėshtė bėrė qė hidrovoret tė funksionojnė normalisht, pasi ekziston rreziku i reshjeve tė shumta. Tashmė Shkodra ka njė skemė provizore tė furnizimit me energji elektrike, e cila mundėson balancimin e potencės sė autotransformatorit tė djegur.

Sa do tė zgjasė situata kritike nė qytetin e Shkodrės?
Pas defektit nė Hidrocentralin e Vaut tė Dejės ne kemi kontaktuar menjėherė me specialistėt tė cilėt deklarojnė se brenda 4-5 ditėve do tė arrihet furnizimi me energji elektrike tė qytetit. Kėta tė fundit pohojnė se brenda kėsaj kohe, Shkodra do tė arrijė nė kuotat e para djegies sė autotransformatorit. Ndėrsa pėr autotransformatorin nuk dihet me siguri se sa do tė zgjasė remonti i tij. Teknikėt thonė se ka probleme dhe se autotransformatori nuk mund tė riparohet mė shpejt se njė muaj.

Pjesa mė e madhe e qytetit ka vetėm 2-3 orė drita gjatė 24 orėve. Cilat janė problemet me tė cilat ju jeni pėrballur?
Deri tani nuk kemi konstatuar probleme. Mendoj se nuk do tė ketė, pasi ne po punojmė qė tė normalizojmė situatėn.

Situata duket alarmante, kurse ju e paraqitni jo tė tillė. Kėtė e bėni pėr tė mos krijuar panik te qytetarėt, tė cilėt qė prej 1 janarit janė pothuajse pa drita?
Po them atė ē'ka ėshtė. Autotransformatori qė ka pėrballuar 50% tė ngarkesės ėshtė i djegur, por me masat qė ka marrė KESH-i po arrihet tė pėrballohet situata e krijuar.

A mund tė parandalohej kjo situatė, pasi specialistėt kanė kėrkuar disaherė zėvendėsimin e autotransformatorit 60 mega volt me njė tjetėr me fuqi tė paktėn 100 mega volt, duke paralajmėruar edhe pėr djegien e transformatorėve ekzistues?
Edhe ne kemi thėnė gjithnjė se autotransformatorėt duhet tė jenė minimumi me 120 mega volt. Pas kėsaj qė ndodhi do tė bėhet fuqizimi i tyre. Nė Hidrocentralin e Vaut tė Dejės do tė dėrgohet njė autotransformator me 120 mega volt. Kėshilli i Ministrave ka miratuar blerjen e tre autotransformatorėve duke autorizuar KESH-in ta bėjė njė gjė tė tillė. Sipas informacioneve qė kam, njėri prej tyre do tė jetė pėr Hidrocentralin e Vaut tė Dejės.

Digjet njė banesė dy katėshe nė njė fshat tė Malėsisė sė Madhe
Lajmi i ores 5:50 PM
KOPLIK (8 Janar) - Flakėt e zjarrit kanė djegur tėrėsisht sot njė banesė nė fshatin Dedaj, rreth 17 km. larg qytetit tė Koplikut. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 03.00 tė ditės sė sotme, kur banesa dykatėshe e shtetasit Gjeto Gjonaj,nga fshati Dedaj, u pėrfshi nga flakėt. Zjarrfikėsit shkuan nė vendngjarje menjėherė sapo u njoftuan, por ndėrkohė flakėt zjarrit kishin pėrfshirė tė dy katet e banesės. Ndaj nė kėto kushte e kanė patur tė pamundur shpėtimin e saj, pėr mė tepėr qė banesa kishte tavane dėrrase. Nga flakėt e zjarrit janė djegur tė gjitha orenditė dhe paisjet elektroshtėpiake, por nuk ka patur viktima nė njerėz. anjo/ko (BalkanWeb)

Dega e PD-sė kėrkon shkarkimin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė KESH-it, si pėrgjegjės pėr situatėn e krijuar
Shkodranėt, vetėm 2 orė drita nė 24 orė

Irritohen banorėt. Biznesi shkodran, nė rrezik falimentimi. Braktisen kopshtet dhe shkollat
SHKODĖR - 08.01.2003 - Banorėt e Shkodrės qė prej fillimit tė kėtij viti vazhdojnė tė vuajnė mungesėn e tejskajshme tė dritave. Qė nga dita e parė e kėtij viti, kur u prish njė nga dy autotransformatorėt 60 megavat amper, qė ndodhen nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės, Shkodra, qyteti mė i madh nė veri tė vendit ėshtė nė errėsirė mė shumė se asnjėherė tjetėr. Mbi 50% e shkodranėve kanė drita vetėm 2-4 orė nė 24 orė. Njė gjė e tillė ėshtė kthyer nė njė stres tė veēantė pėr banorėt. “Dritat edhe kur vijnė zgjasin maksimalisht 40-45 minuta, pėr t’u shoqėruar mė pas me orė tė tėra errėsire”, shprehen tė irrituar banorėt. Sipas deklarimeve tė KESH-it, prej tė vetmit autotransfomator qė transmeton energjinė nga Vau i Dejės, janė shkėputur nga furnizimi me drita Lezha si dhe disa komuna tė Shkodrės, nė mėnyrė qė Shkodra dhe Malėsia e Madhe tė kenė pėrmirėsim nė situatėn e energjisė elektrike. Por asnjė ndryshim nuk ka. Madje nė disa lagje tė qytetit energjia elektrike pothuajse mungon totalisht, pėr shkak tė defekteve nė rrjetin shpėrndarės. Pėrmendet kėtu rruga “Don Bosko” pranė gjykatės, pjesė tė lagjeve “Guerile”, “Mark Lula”, “3 Heronjtė”, “Ahmet Haxhia”, etj. Nė kėto ditė tė kufizimeve tė tejskajshme tė energjisė pak biznese po vazhdojnė tė ushtrojnė veprimtarinė e tyre, pasi financa ua lejon atyre qė tė kryejnė veprimtarinė me gjeneratorė pėr njė kohė tė gjatė. Ndėrkohė biznesi i vogėl ėshtė paralizuar, pasi nuk ka mundėsi financiare qė tė pėrballojė shpenzimet e prodhimit tė energjisė elektrike me burime tė tjera. Disa pronarė furrash buke thonė se punojnė me fitim zero, pasi shpenzimet e lėndės djegėse janė tė mėdha. “Ėshtė konkurrenca ajo qė na shtyn qė tė mos e mbyllin aktivitetin”,- shtojnė pronarėt e furrave tė bukės. Numri i qytetarėve qė e blejnė bukėn ėshtė rritur. Ata qė mė parė e gatuanin bukėn nė shtėpi tani e blejnė nė dyqane, pėr shkak tė mungesės sė gjatė tė dritave. Shitėsit e marketeve ushqimore ankohen se produktet frigoriferike rrezikojnė t’u prishen pasi dhe konsumatorėt nuk blejnė asortimente pasi nuk ka drita. Mungesėn e dritave e vuajnė dhe shkollat e qytetit. Dje, kur qielli ishte i vrenjtur pėr shkak tė motit tė keq, nė klasa pothuajse nuk shihet fare. Kėtu ndikon dhe zėnia e oborreve nga ndėrtime tė ndryshme qė pengojnė hyrjen e dritės. Sipas disa edukatorėve tė kopshteve shtetėrore, gjatė kėtyre ditėve ka rėnė frekuentimi, pasi nga mungesa e dritave nuk ka as ngrohje. Pėrballė kėsaj gjendjeje banorėt shkodranė janė irrituar dhe s’dinė ku tė drejtohen pėr ndihmė. Edhe pushteti lokal ka ngritur zėrin pėr situatėn nė tė cilėn ndodhet Shkodra. Para disa ditėsh, prefekti i Shkodrės Leqejza kėrkoi nga KESH qė tė gjente njė zgjidhje pėr tė dalė nga kjo gjendje. Me shkėputjen e Lezhės, Bushatit, Velipojės, Komanit e Shllakut nga furnizimi prej Vaut tė Dejės mendohet tė ketė pėrmirėsime, por ato ende s’janė parė. Sipas prefektit tė Shkodrės, brenda kėsaj jave do vendoset nė Vaun e Dejės njė autotransformator 40 megavat, i cili do tė zėvendėsojė provizorisht tė dėmtuarin, deri nė riparimin e tij. Kjo bashkė me ndryshimin e skemave tė furnizimit nga KESH, do tė bėjė qė Shkodra tė ketė energji nė atė masė qė kishtė para se tė ndodhte defekti. Kryebashkiaku Ormir Rusi shprehet se pėr njė situatė tė tillė ėshtė paralajmėruar qė 3 muaj mė parė. Drejtuesit e hidrocentralit kanė deklaruar para kėshillit bashkiak nevojėn e njė transformatori 120 megavat amper dhe jo 60 megavat. Rusi thotė se autotransformatori i prishur duhet tė zėvendėsohet me njė mė tė fuqishėm, ndryshe ai do tė pėsojė sėrish defekt. Krybashkiaku fajėson menaxhimin e keq tė energjisė elektrike, ndėrsa nėnvizon se ndėrmarrjet e sistemit elektrik janė mbushur me punonjės tė paaftė. Ndėrkohė deputetė tė Shkodrės janė shprehur se kjo gjendje ka qenė e pritshme, pasi, sipas tyre, autotransformatori i prishur kishte kohė qė punonte me llampat e sinjaleve tė alarmit tė ndezura, ndėrsa nuk janė marrė masa pėr tė parandaluar prishjen nga mbingarkesa. Dega e PD-sė sė Shkodrės, pėrmes njė deklarate, kėrkoi dje shkarkimin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė KESH-it, si pėrgjegjės pėr situatėn e krijuar nė Shkodėr. Ato e quajnė dramė errėsirėn totale me tė cilėn po pėrballen banorėt e Shkodrės, ndėrsa ngrejnė zėrin dhe pėr ngritjen e vlerės sė faturave. Fatura 3600 lekė qė thuhet se do tė rritet pėrsėri ėshtė e papėrballueshme pėr ekonominė e shkodranėve. Anila Dushi

Policia: Shkas i rėnies sė zjarrit ka qenė energjia elektrike
Shkrumbohet shtėpia nė Shkrel, nė rrugė 4 familje

SHKODER - 09.01.2003 - Flakėt e tymi nuk po i ndahen qarkut tė Shkodrės as kėtė vit. Vetėm pak ditė pas lamtumirės sė vitit tė vjetėr, i cili dogji mbi 50 shtėpi nė kėtė zonė, ėshtė shkrumbuar njė tjetėr banesė dykatėshe nė Shkrel tė Malėsisė sė Madhe. Katėr familje tė cilat jetonin nėn njė kulm, kanė mbetur mes tė katėr rrugėve. Burime nga policia pohojnė se shkas pėr rėnien e zjarrit ka qenė energjia elektrike.
Mbrėmja e sė martės i ka tronditur keqazi pjesėtarėt e katėr familjeve nė fshatin Shkrel tė Malėsisė sė Madhe, qė, krejt papritur, janė gjendur mes gjuhėve tė flakėve. Sipas familjarėve, zjarri ka rėnė rreth orės 20 e 30, nė momentin kur ka ardhur energjia elektrike. Menjėherė flakėt kanė pėrpirė shtėpinė dykatėshe tė Gjeto Kapllajt. Ndėrsa familjarėt kanė mundur tė dalin jashtė, ndėrtesa ėshtė djegur plotėsisht. Me gjithė pėrpjekjet e familjarėve, nuk ėshtė bėrė e mundur shuarja e zjarrit. Ndėrkohė as zjarrfikėset nuk kanė shkuar nė vendngjarje. Kjo pėr shkak tė largėsisė. Mėngjesi i djeshėm i ka gjetur nė rrugė tė madhe dhe katėr familje tė tjera nė qarkun e Shkodrės, tė cilat i shtohen vargut tė gjatė tė shtetasve qė u janė shkrumbuar shtėpitė. Vetėm gjatė vitit qė shkoi nė qarkun e Shkodrės u dogjėn mbi 50 shtėpi e kabina elektrike, ku 90 pėr qind e rasteve kanė pasur si shkas energjinė elektrike. Disa muaj mė parė u shkrumbua dhe shtėpia 200-vjeēare e Gjonejve, ku mbetėn tė pastrehė 12 familje qė banonin nėn kulmin e ndėrtesės mė tė njohur nė qytetin verior.

Biznesi: Tė rritet kapaciteti i Urės sė Bunės
SHKODER - Paralizohet veprimtaria e bizneseve pėrtej urės sė Bunės. Pas disa ditėsh heshtje pronarėt ngrenė zėrin pėr falimentimin e aktivitetit tė tyre, pas inaugurimit tė urės, e cila tashmė ka njė kapacitet prej 16-tonėsh. Qė me deklarimin e tonazhit tė urės sė Bunės, pėrfaqėsuesit e bizneseve nė anėn tjetėr tė saj i kėrkuan kryebashkiakut Ormir Rusi qė tė ndėrhynte pėr ta rritur kapacitetin mbajtės tė urės. Ndėrkohė ky i fundit u kishte premtuar atyre se do tė kėrkonte pranė organeve kompetente pėr rritjen e tonazhit tė urės. Por gjithēka ka mbetur nė kuadrin e premtimeve, pasi nė dokumentacionin qė trupat xheniere kanė dorėzuar nė Drejtorinė Rajonale tė Rrugėve, pėrcaktohet qartė kapaciteti mbajtės i urės sė njohur tė qytetit verior (16 tonė). Nė prag tė falimentimit tė tyre bizneset pėrtej urės sė Bunės kėmbėngulin nė kėrkesat e tyre, duke bėrė vajtje-ardhje tė pėrditshme nė ambientet e bashkisė. Shumė prej pronarėve pohojnė se, pas rikonstruksionit tė urės, nuk kanė tė ardhme. Disa prej tyre e kanė mbyllur aktivitetin dhe i kanė hedhur sytė nga qytetet e tjera. Pronari i njė firme pėr prodhimin e asfaltit, me kapacitet 100 tonė nė ditė, thotė se do tė transferohet nė Tiranė. Vetėm rojet e objektit paguhen, kurse 40 punėtorėt e tjerė kanė mbetur tė papunė. Ndėrsa pronarėt e guroreve vijonė transportin me karroca dore. Gjithė kjo amulli pėr biznesin shkodran pėrtej urės sė Bunės daton qė me shembjen e njė pjese tė saj, nė tetor tė vitit tė kaluar. Fillimisht u deklarua se ura do tė kishte njė kapacitet prej 40-tonėsh, i cili do ta lejonte biznesin qė tė ushtronte njė aktivitet normal. Pas pėrfundimit tė punimeve, ishte ministri i Transporteve, Spartak Poēi, ai qė e publikoi kapacitetin real tė urės, prej 16-tonėsh. Nė ceremoninė e inaugurimit, Poēi pohoi se duhej tė respektohej puna e specialistėve, duke lėnė tė kuptohej qartė se nuk do tė ndryshonte kapaciteti i urės. E vetmja shpresė pėr biznesin pėrtej urės nė fjalė mbetet ndėrtimi i urės sė re, e cila nuk dihet se sa do tė vonojė.

Analiza: Ja arritjet e Universitetit nė tre vitet e fundit
SHKODER - Senati i Universitetit "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr ka analizuar dje veprimtarinė 3-vjeēare, nė mbyllje tė mandatit tė tij. Gjatė analizės ėshtė diskutuar mbi arritjet dhe problemet, me tė cilat ėshtė pėrballur ky universitet nė harkun kohor tė tre viteve. Janė konsideruar si arritje hapja e degėve tė reja nė Universitetin e Shkodrės, rifillimi i botimeve tė buletineve shkencore, hartimi i statusit dhe i disa rregulloreve, si dhe nėnshkrimi i marrėveshjve tė bashkėpunimit me universitetet austriake, gjermane, italiane dhe amerikane. Ndėrkohė rektori i Universitetit "Luigj Gurakuqi" ka pohuar se njė mbėshtetje mė e madhe nga ana e Ministrisė sė Arsimit, konkretisht tė dhėnies sė OK pėr hapjen e 4 shkollave pasuniversitare pėr ciklin e ulėt, do tė shėnonte njė tjetėr hop cilėsor.

Liqejza: Firmat, pėrgjegjėse pėr afatin e punimeve. Pėrurimi nė janar
Hekurudha me Hanin e Hotit pengon transportin

SHKODER - 10.01.2003 - Zvarritja e punimeve nė hekurudhėn Shkodėr-Hani i Hotit vijon ta pengojė transportimin e mallrave nė tė dyja anėt e kufirit me Malin e Zi. Sipas prefektit tė Shkodrės, Gjergj Liqejza, pėrgjegjėse pėr mospėrfundimin e punimeve janė firmat qė kanė marrė pėrsipėr ndėrtimin e aksit hekurudhor.
Ndryshe nga ēfarė ishte premtuar nga firmat e ndėrtimit, kushtet e vėna nė kontratė nuk janė respektuar prej tyre. Kjo ka bėrė qė hekurudha shqiptare (aksi Shkodėr-Bajzė) tė vazhdojė tė humbė ēdo ditė, duke paguar qiranė e lokomotivės malazeze, e cila bėn tė mundur lėvizjen e trenit tė mallrave matanė dy kufijve. Ndėrkohė qiraja ėshtė mė e madhe sesa fitimi i hekurudhės nga ky transport. Tė shqetėsuar pėr afatin punimeve, pėrfaqėsuesit e prefekturės kanė organizuar takime me drejtuesit e firmave, tė cilėt kanė premtuar se nė fund tė janarit do tė pėrfundojė hekurudha Shkodėr-Bajzė. "Shpresojmė qė kėsaj here firmat ta mbajnė premtimin qė nė fund tė janarit tė bėjmė pėrurimin e hekurudhės", ka pohuar Liqejza. Gjatė kėtyre viteve qė hekurudha ka qenė e dėmtuar, zona ka pėsuar disa ndryshime (kalimet mbi hekurudhė janė tė njėpasnjėshme). Ndėrkohė vonesat nė pėrfundimin e punimeve ka bėrė qė tė mbesė nė vend transporti i mallrave. Sidoqoftė, e ardhmja duket optimiste. Numėrohen rreth 100 tregtarė tė cilėt kanė vendosur qė mallrat e tyre tė kalojnė nė tė dyja anėt e kufirit me hekurudhė, duke e parė kėtė si mė tė leverdisshme. Madje burime nga stacioni hekurudhor i Bajzės bėjnė tė ditur se ky numėr tregtarėsh ėshtė i regjistruar nė libra tė veēantė, me qėllim qė, kur tė fillojė puna, ta kenė radhėn e zėnė.

Vau i Dejės, rriten kuotat e shkarkimit
Lajmi i ores 8:40 PM
Hidrocentral SHKODER (10 Janar) - Rreshjet e shumta qė kanė rėnė ditėt e fundit nė zonėn lindore dhe veriore kanė rritur ndjeshėm nivelin e ujit nė liqenin e hidrocentralit tė Vaut tė Dejės. Burime nga salla e komandimit tė kėsaj vepre, bėjnė tė ditur se, mbrėmjen e sė Premtes po shkarkohet 1000 metėr kub ujė nė sekondė nga liqeni i hidrocentralit nga 700 metėr kub qė u shkarkua nė mesditė. Si rrjedhim, kuota e liqenit tė kėtij hidrocentrali ka arritur nė 75,11 metra nga 76 metra qė ėshtė maksimalja, ndėrsa prurjet e ujit janė 980 metėr kub nė sekondė. Aktualisht, nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės punohet me katėr turbina. Por, shkarkimet e mėdha tė ujit nga liqeni i hidrocentralit kanė shkaktuar pėrmbytje tė pjesshme nė tokat e zonės sė Velipojės, kryesisht nė fshatrat Luarz, Reē, Ēas. dxh/ko (BalkanWeb)

Psikiatriku, dy ditė mungesė nė ushqime
SHKODER - Pėr dy ditė radhazi nė Spitalin Psikiatrik tė Shkodrės ka pasur mangėsi nė furnizimin e tė sėmurėve me ushqime. Por, sipas personelit tė kėtij spitali, ky nuk ėshtė problemi i vetėm. Kėta tė fundit sqarojnė se kuota e ushqimit pėr tė sėmurėt ėshtė shumė e vogėl dhe nuk i plotėson nevojat e tė sėmurėve. I pyetur pėr kėtė problem, drejtori i Spitlit Psikiatrik, Zhani Kaēulini, pohon se nuk kemi tė bėjmė me parregullsi kronike. Sipas tij, mungesa e furnizmit me ushqime ka qenė vetėm paraditen e sė enjtes dhe kjo thjesht pėr problme furnizimi. Ndėrkohė burime nga personeli flasin edhe pėr problemin e kanalizimeve (pėrzierjen e ujrave tė bardha me ato tė zeza), si dhe pėr mungesėn e ilaēeve.

Kalaja: Takim urgjent me Nanon. Rritja e ēmimit tė energjisė shton varfėrinė
Sindikatat e pavarura: Protesta masive pėr dritat

SHKODER - 11.01.2003 - Sindikatat e pavarura paralajmėrojnė protesta nė Shkodėr. Situata alarmante e krijuar nga mungesa e energjisė elektrike, nga rritja e papunėsisė, nga niveli i ulėt i jetesės ka bėrė qė Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė tė zhvendoset nė qytetin verior.
Nė njė konferencė pėr shtyp tė dhėnė paraditen e sė enjtes kėta tė fundit kanė kėrcėnuar se do tė jenė nismėtarė tė fillimit tė protestave masive. Ndėrkohė ata kėrkojnė njė takim urgjent me kryeministrin Fatos Nano pėr zgjidhjen e problemeve social-ekonomike nė veri tė vendit. Pėrfaqėsuesit e Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura kanė deklaruar se kundėrshtojnė vendimin e fundit tė qeverisė shqiptare pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike. "Njė vendim i tillė, veēanėrisht nė Prefekturėn e Shkodrės ku nuk ka mė shumė se 5 orė drita gjatė 24 orėve dhe varfėria ėshtė e tejskajshme ėshtė absurd, pasi zbatimi i tij do tė pasojė me shkatėrrimin e biznesit tė madh e tė vogėl dhe me rritjen e papunėsisė", ėshtė shprehur kryetari i Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė, Gėzim Kalaja. Sipas Kalasė rritja e ēmimit tė energjisė bėhet pėr tė nxjerrė nga kolapsi KESH-in, i cili ėshtė nė kėtė gjendje pėr shkak tė keqmenaxhimit dhe korrupsionit galopant nė kėtė sektor jetik. "Nė vendimin e saj qeveria shqiptare nuk ka deklaruar ende se si populli do ta pėrballojė rritjen e ēmimit tė energjis elektrike. Fatura e gjithė kėsaj krize tė pashembullt u adresohet taksapaguesve tė varfėr shqiptarė", kanė deklaruar drejtues tė sindikatave tė pavarura. Ndėrkohė, gjatė konferencės pėr shtyp ėshtė bėrė prezente gjendja e vėshtirė ekonomike. Momentalisht Shkodra ka rreth 50 mijė forca aktive pėr punė. Nė sektorin buxhetor janė tė punėsuar rreth 10 mijė veta, kurse nė sektorin privat janė tė punėsuar 6 mijė veta. Nė qytetin verior numėrohen 34 mijė tė papunė. Sipas sindikalistėve, kjo shifėr ka tendencė tė rritet me nritjen e ēmimit tė energjisė elektrike dhe me falimentimin e pritshėm tė shumė subjekteve. Gjithsesi, drejtuesit e Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė sqarojnė se nuk janė kundėr rritjes sė ēmimit tė energjisė elektrike, por kundrejt kėsaj ata kėrkojnė nga qeveria furnizim 24 orė me energji elektrike dhe kompensim pėr rritjen e ēmimit. Drejtuesit e sindikatave tė pavarura japin si zgjidhje tė problemit nė fjalė idenė e partneritetit dhe tė njė tryeze tė rrumbullakėt me qeverinė. Ata kėrkojnė njė takim urgjent me Nanon dhe ministrin e Energjetikės, Viktor Doda. Nė tė kundėrt sindikatat para-lajmėrojnė pėr protesta masive.

Do tė dėrgohej nė Vaun e Dejės
Transformatori ngec nė Elbasan
SHKODER - Transformatori i cili prej disa ditėsh pritet tė vijė nė Shkodėr qė tė zbusė situatėn e furnizimit me energji elektrike ka mbetur i bllokuar nė rrugė. Bėhet fjalė pėr njė transformator 40 mega volt amper qė do tė zėvendėsojė transformatorin 60 mega volt amper nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės, i cili u dogj ditėn e parė tė kėtij viti. Burime nga prefektura pohojnė se transformatori nė fjalė ka mbetur nė Papėr tė Elbasanit, pasi ėshtė shembur rruga. Nė kėto kushte ka qenė i pamundur realizimi i transportit. Gjithsesi, burimet e mėsipėrme sqarojnė se po punohet qė gjithēka tė pėrfundojė sa mė parė. Transformatori 40 mega volt nuk do tė zgjidhė pėrfundimisht problemin e furnizimit me energji pėr zonėn e Shkodrės. Kjo pasi ai ka kapacitet tė vogėl. Specialistėt thonė se nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės duhet njė autotransformator 120 mega volt. Ndėrkohė, vazhdon diskutimi pėr shkaqet e djegies sė autotransformatorit nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės. Kryetari i sindikatės sė pavarur tė energjetikės pėr Shkodrėn, Paulin Qarri bėn publik faktin se transformatori ėshtė djegur nga mbingarkesa dhe jo nga defekti. Sipas tij, natėn e Vitit tė Ri, jashtė ēdo rregulli teknik nė nėnstacionin e Lezhės janė lidhur dy nėnstacione tė Laēit.

Me emocionin e rikthimit tė artistėve tė ikur

Nga Tish Daija
Ditėn e parė tė Vitit tė Ri 2003, Instituti italian i kulturės dhe shoqata kulturore “Syri blu” organizuan nė sallėn e Akademisė sė Arteve njė koncert recital tė kompozitorit dhe pianistit Aleksandėr Gashi. Ky pianist e kompozitor i talentuar, pėrveē kryeveprave tė F. Chopin dhe F. Liszt, luajti edhe disa nga krijimet e tij mė tė spikatura. Ka plot 10 vjet, qė ish- studenti ynė, (i cili mbasi u diplomua, punoi pėr njė kohė tė gjatė si pedagog i pianofortes pranė Konservatorit tė Tiranė) jeton nė Itali ku shkoi pėr tė studiuar edhe mė tej mbi pianon dhe kompozicionin. Unė dhe shokėt e mi, gjatė kėsaj kohe kemi patur shumė pak informacion pėr kėtė artist i cili jepte shpresa tė mėdha qė nė bangat e shkollės. Ishte ende student kur ekzekutoi me shumė sukses pėr tė parėn herė “Rapsodinė pėr piano dhe orkestėr” tė Tonin Harapit, shoqėruar nga orkestra e Shkodrės nėn drejtimin e Tonin Daisė. Ndaj ne prisnim me padurim tė shikonin se si ishte Aleksandėr Gashi sot. Ai e hapi koncetin me dy prelude, kompozime tė tij. Porsa gishtėrinjtė filluan tė lėviznin mbi tastjerė e kuptuam se shpresat tona nuk kishin qenė tė gabuara. Gjatė kėtyre viteve, Aleksandri megjithė vėshtirėsitė e mėdha qė hasen nė njė vend tė huaj (ku s’njeh asnjė njeri e ku je larg mėsuesve, kolegėve e larg publikut) ai ėshtė rritur shumė si kompozitor e si pianist. Dhe si krijues ai kishte mbetur tėrėsisht shqiptar. Qė nė tingujt e preludit tė parė, ai tė merr me vehte nė hapėsirat e bukura tė jugut tonė, me motivet fantastike, me njė lirikė pėrrallore, me tė cilat vendi ynė ėshtė i mbushur plot e pėrlot. Nė kėto krijime, ēdo notė ėshtė nė vendin e vet. Ekspozimi i temave, kontrastet, kulminacionet dhe zhvillimet e tyre sikur tė hipnotizojnė. Nuk tė lėnė pėr asnjė sekondė tė shkėputesh nga ajo mrekulli tingujsh, pėr tė cilat do tė doje qė tė mos mbaronin kurrė.
Pianisti ynė, pėr pjesėn mė tė madhe tė programit, kishte zgjedhur disa nga kryeveprat e dy gjigantėve tė pianistikės botėrore F. Chopin dhe F. Liszt…. Valzer, Mazurka e Notturno tė Chopin-it dominonin nė program. Mes tyre edhe “Cansolazione” e Liszt-it. Pjekuria artistike e Aleksandėr Gashit, virtuoziteti i dy duarve dhe dhjetė gishtave qė duket sikur janė skalitur nga ndonjė skulptor, apostafat pėr t’i pėrdorur mbi tastet e pianofortes, temperamenti i fuqishėm shqiptar qė i jep Gashit mundėsi tė pafund pėr tė arritur kulminacione tė mėdha, kombinimet e zhdėrvjellta mes lirikės dhe heroikės sė Chopin-it, e bėnė pianistin tė merrte duartokitje tė shumta.
Gjatė kėtij programi, patėm fatin tė dėgjojmė edhe njė nga kryeveprat e tij (si krijim e si interpretim) “Gurgullimat”. Ėshtė njė krijim ky, “motum perpetum” (lėvizje e pambarim-e amshueshme) e cila e merr nismėn nga gurgullimat e qeta tė burimeve tė vogla malore. Gurgullimat rriten e rriten duke pėrgatitur kulminacionin, i cili tė kujton lumenjtė e malėsive tona. Kėto gurgullima pianoforte e artistit virtuoz, me anė tė gishtėrinjve, tė duarve, tė krahėve dhe shpatullave na i sjell nė dėgjimin tonė nė ndėrgjegjen tonė, nė kėnaqėsinė tonė artistike. Pėr tė arritur kėtė konkretizim muzikor, kompozitori ka pėrdorur tė gjithė aftėsitė e tij artistike duke shfrytėzuar motivet shqiptare tė pasura dhe tė larmishme, teknikėn e tij pianistike virtuoze dhe sidomos ritmet tona sa origjinale aq edhe tė fuqishme.
Tė nesėrmen nė mėngjes pata fatin tė kem Aleksandrin, mik nė shtėpinė time. Mes shumė bisedash dhe kujtimesh, si dhe planesh pėr tė ardhmen ai kishte njė kėrkesė dhe tė dėshirė tė madhe qė ta ndihmoja pėr t’i siguruar njė repertor pianistik tė kompozitorėve shqiptarė nė mėnyrė qė pas kėsaj, ai tė kishte mundėsinė e pėrhapjes sė kėsaj muzike shqiptare edhe nė sallat europiane, nė koncertet ku ai prej kohėsh ėshtė i pranishėm qė pas viteve ’90 kur iku nga vendi i tij pėr tė kėrkuar tjetėrkund fatin dhe suksesin. Unė dua tė kujtoj se Aleksandėr Gashi ishte vetėm 5 vjeē kur filloi tė studiojė pianon. Gjatė viteve tė shkollės sė mesme muzikore “Prenk Jakova” nė Shkodėr, ai studioi edhe kompozicion.. nė vitin 1976 pranohet si student nė Konservatorin e Tiranės ku dhe ndjek nė mėnyrė paralele kompozicionin nė klasėn e Ēesk Zadejės dhe pianoforten nė klasėn e Margarita Kristidhit tė cilat i mbaroi shkėlqyeshėm. Nė moshėn 23- vjeēare emėrohet pedagog i katedrės sė pianofortes pranė Akdemisė sė Arteve nė Tiranė ku punoi pėr afro 10 vjet. Gjatė kėsaj peridhe alternoi aktivitetin e tij didaktik me atė koncertal. Si kompozitor shkroi dy koncerte pėr piano e orkestėr, muzikė vokale dhe instrumentale, gjashtė kolona muzikale pėr film etj. Nė fillim tė viteve ’90, si shumė artistė tė tjerė, iku pėr studime tė mėtejshme nė Romė. Arrin tė realizojė koncerte nė teatrot mė tė njohur tė Italisė dhe jashtė saj. nė vitin 1998 dha koncert nė Parlamentin italian nė prezencė tė autoriteteve mė tė larta politike e shtetėrore. Nė dhjetor tė vitit 2001, me dekret tė Presidentit tė Republikės Italiane ju akordua “Cittadinanza italiana per meriti artistici” (pėr merita artistike) me motivacionin “Mjeshtri Aleksandėr Gashi pėrfaqėson njė bagazh tė lartė human dhe artistik nė vendin tonė (Itali)”.
Ndaj dhe ne si ish- pedagogė tė tij u ndiem shumė tė kėnaqur qė e pamė edhe njė herė nė skenė kėtė artist tė suksesshėm. E do ishte e mira qė Instituti Italian i Kulturės, i cili duhet falenderuar pėr aktivitetet qė ka organizuar nė vazhdėn e “Alegreto Albania”, tė krijojė mundėsinė e prezantimit tė kėtye artistėve shqiptar nė skenat ku kanė vite qė mungojnė.

Dritat
Kėrkohet dorėheqja e Dodės
SHKODĖR - Kėshilli i qarkut Shkodėr, pėrmes njė rezolute qė do t’ia drejtojė kryeministrit Fatos Nano, do tė kėrkojė dorėheqjen e ministrit tė Energjitikės dhe Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė KESH-it, pasi, sipas tyre, kėta janė pėrgjegjėsit kryesorė pėr situatėn e paparė tė furnizimit me drita nė Shkodėr. Sipas tyre, defekti nė autotransformatorin 60 megavat amper, nė ditėn e parė tė kėtij viti, ka ndodhur pasi KESH ka urdhėruar qė mė 31 dhjetor, pėrmes kėtij transformatori, tė furnizohej dhe qyteti i Laēit dhe i Kurbinit, ndonėse kjo nuk realizohej mė parė. Mbingarkesa e krijuar ka sjellė dhe defektin. Kjo ėshtė konfirmuar dhe nga punonjės e specialistė tė hidrocentralit. Kėshilltarėt e qarkut Shkodėr kanė kėrcėnuar me bllokim tė aktivitetit tė institucionit tė tyre. Ndėrsa kryetari i kėshillit bashkiak, Xhemal Shqau, paralajmėroi se nėse nuk do tė ketė pėrmirėsim tė situatės, shteti do tė pėrballet me uraganin popull. Nė Shkodėr vazhdon tė ketė 5 orė drita nė 24 orė, ndėrsa ka lagje qė ndodhen nė errėsirė pėr shkak tė defekteve. Nė Vaun e Dejės, porta e tė cilit vazhdon tė jetė e hapur 6 metėr e gjysmė. A.Dushi

Ndalohet pėr keqtrajtim
SHKODĖR - Njė 40-vjeēar nga Shkodra ėshtė ndaluar nga policia pasi dyshohet tė ketė keqtrajtuar njė 20-vjeēare me tė cilėn ai kishte bashkėjetuar pėr 2 vjet. Gjovalin Kolė Gjoka, banues nė lagjen “Naim Gjylbegu” nė Shkodėr, i dėnuar mė parė me tre muaj heqje lirie pėr plagosje, u ndalua pas kallėzimit tė bėrė nga 20- vjeēarja e lindur nė Koman dhe banuese nė Tiranė. Sipas kallėzimit, Gjoka e ka rrahur, keqtrajtuar dhe kėrcėnuar sistematikisht pėr vrasje 20- vjeēaren. Nė banesėn e tij u gjend njė pistoletė tip TT qė Gjoka e mbante pa leje. A.Dushi

Policia
Ndihma pėr familjet e tė rėnėve
SHKODĖR- Njė ndihmė financiare e grumbulluar nga efektivat e policisė sė qarkut tė Shkodrės, i ėshtė ndarė familjeve tė policėve tė vrarė nė kėtė qark, nė prag tė 90- vjetorit tė krijimit tė policisė shqiptare. Familjet e 34 policėve tė vrarė kanė marrė nga 14.300 lekė secila, shoqėruar dhe me ndihma nė veshje. Para Vitit tė Ri kėtyre familjeve iu shpėrndanė dhe ndihma ushqimore nga Karitasi. Anila Dushi

Ministria e Kulturės akordon 7 milionė lekė pėr rikonstruksionin e saj
Rrezikon Xhamia e Plumbit

Uji dhe hajdutėt kėrcėnojnė monumentin
SHKODER - 12.01.2003 - Gurėt pėr ndėrtimin e saj u sollėn nga populli nė sistem zinxhir dorė mė dorė 230 vjet mė parė. Eshtė e vetmja nė Shqipėri e ndėrtuar sipas stilit tė Perandorisė Osmane (tė tjerat i pėrkasin stilit arab) dhe kubetė e saj janė tė veshura nė plumb. Bėhet fjalė pėr Xhaminė e Plumbit, njė nga monumentet kulturore mė tė rėndėsishme nė Shkodėr. E harruar prej shumė vjetėėsh, e gėrryer nga uji dhe hajdutėt e plumbit, xhamia e njohur e qytetit verior rrezikon shkatėrrimin e saj tė plotė.
Vetėm pak kohė mė parė Ministria e Kulturės, nėpėrmjet Institutit tė Monumenteve ka akorduar njė fond prej 7 milionė lekėsh pėr rikonstruksionin e saj.

Harresa
Nė hyrje tė qytetit tė Shkodrės, dhe pikėrisht nė lagjen mė tė vjetėr tė saj, atė tė Tabakėve, ndodhet Xhamia e Plumbit. Ajo cilėsohet si njė nga objektet kulturore mė tė rrezikuara, pasi prej vitesh nuk bėhet ndėrhyrje pėr ta shpėtuar nga shkatėrrimi i plotė. Rreziku kryesor pėr xhaminė e njohur ėshtė pėrmbytja, pasi zona nė tė cilėn ajo ndodhet (pranė lumit Drin) ėshtė nėn nivel. Kur ka reshje, uji arrin deri nė 80 cm mbi xokulaturėn e xhamisė. Kjo ka bėrė qė materiale tė ndryshme tė depozitohen gjatė kohės e tė mbulojnė nėntė kėmbėt e shkallėve tė saj. Prej 37 vjetėsh Xhamia e Plumbit ėshtė pa minaren me gurė tė latuar. Njė rrufe nė vitin 1967 rrėzoi minaren e saj. Gjithsesi, ky nuk ėshtė rreziku i vetėm pėr shkatėrrimin e Xhamisė sė Plumbit. Shpeshherė, veshja e saj me plumb e ka rrezikuar jo pak xhaminė karakteristike tė Shkodrės. Njerėz tė pandėrgjegjshėm kanė gėrryer muret e saj pėr tė marrė plumb e mė pas pėr ta shitur atė. Vjedhja mė e madhe e plumbit nė kupolat e xhamisė shėnohet gjatė pushtimit tė ushtrisė austriake. Falė vlerave tė rralla, Xhamia e Plumbit arriti t'i shpėtojė barbarisė komuniste, duke u cilėsuar prej saj si monument kulture, ndėrkohė qėindiferenca e strukturave shtetėrore kėto vitet e fundit po e ēon atė drejt shkatėrrimit tė plotė. Vetėm pak kohė mė parė Ministria e Kulturės nėpėrmjet Institutit tė Monumenteve siguroi njė fond prej 7 milionė lekėsh, i cili do tė pėrdoret pėr krijimin e njė sistemi kullimi dhe rregullimin e sheshit tė kėsaj xhamie. Sipas specialistėve, ky investim nuk e zgjidh pėrfundimisht nevojėn e ndėrhyrjes dhe shmangien e rrezikut tė shkatėrrimit tė saj.

Historia
Mehmet Pashė Bushatliu, vezir i Shkodrės, mbahet mend dhe pėr faktin se nė kohėn e tij u ndėrtua Xhamia e Plumbit. Themelet e saj u hodhėn nė vitin 1773. Dokumente historike tregojnė se gurėt pėr ndėrtimin e saj u sollėn nga populli me sistem zinxhir, duke kaluar dorė mė dorė. Po sipas kėtyre materialeve gurėt janė sjellė nga fshati Gr i Zi. Mehmet Pasha ka ndjekur nga afėr punimet pėr ndėrtimin e xhamisė, kubetė e sė cilės janė veshur me plumb. Xhamia e Plumbit ėshtė njė objekt me vlera tė veēanta pėrsa i pėrket ndėrtimit. Salla e lutjeve pėrbėn qendrėn e ndėrtesės dhe mbulohet me kupolė. Pjesa e jashtme ėshtė me mure tė rrafshtė, ndėrsa pjesa e brendshme me harqe dhe kolona. Dritaret e larta janė kuadratike dhe tė mbuluara me hark tė mprehtė.

Dy te vrare brenda nje ore ne Shkoder
Ekzekutimi i pare ka ndodhur ne vendin e quajtur Parruce, kur dy agresoret i kane dale para makines "benz" dhe kane qelluar per vdekje 32-vjecarin Majmishta e plagosur rende shoqeruesin e tij. Atentati i dyte ka ndodhur brenda bar-restorant "Piazzas", kur nje tjeter autor ka zbrazur nje karikator pistolete mbi trupin e 31-vjecarit Ndreu dhe me pas eshte larguar. Policia jep si motiv paraprak gjakmarrjen.
Shkoder - 13.01.2003 - Dy ekzekutime brenda nje ore ne Shkoder. E diela e djeshme ka qene nje dite ferri per qytetaret shkodrane, te cilet kane kujtuar trazirat. Dy te vdekur dhe nje i plagosur eshte bilanci i ngjarjeve qe kane ndodhur ne distance 500 metrash nga njera-tjetra. Lec Majmishta, 32 vjec, dhe Sokol Ndreu, 31 vjec, quhen dy viktimat e ekzekutuara brenda nje ore, ndersa eshte plagosur rende edhe Sokol Selhani, 32 vjec. Sipas burimeve policore dhe hetimeve paraprake mesohet se motivi ne te dyja vrasjet te kete qene gjakmarrja. Por, gjithsesi, policia po punon per te identifikuar autoret qe jane larguar nga vendi i ngjarjes pa u kapur nga uniformat blu, si dhe motivet e verteta. Te dy ekzekutimet kane ndodhur ne qender te Shkodres, ne mes te dites duke terrorizuar kalimtaret e rastit dhe klientet e Bar-Restorant "Piazzes".
Vrasja e pare ne shesh
Lec Majmishta eshte qelluar per vdekje se bashku me shoferin qe e shoqeronte ne oren 12.30 te dites se djeshme. Ngjarja ka ndodhur ne sheshin e Parruces, prane godines se Tatim-Taksave dhe Bibliotekes "Marin Barleti". Sheshi ka qene plot me kalimtare te rastit, te cilet jane shtrire barkas ne perpjekje per t'i shpetuar plumbave qe kane ardhur nga dy pistoleta nga te dy anet e rruges. Makina ku ndodhej Lec Majmishta eshte qelluar me bresheri plumbash. Njerezit qe kane qene deshmitare kane pohuar se dy persona qe ecnin ne kembe, njeri ne trotuar dhe tjetri ne rruge, kane qelluar makinen tip "benz", me traga te Shkodres SH 3069 D. Makina vinte ne kthese nga rruga qe njihet prej shkodraneve me emrin "Tregu i Zdrales" dhe shkonte drejt ambulances se qytetit kur eshte qelluar ne te dy krahet ne menyre te njekohshme. Autovetura eshte bere shoshe nga plumbat e shumte. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur per motive te gjakmarrjes. Majmishtat ishin ne gjak me nje familje nga Dobraci, pas nje plagosjeje ne vitin 1996. Te njejtat burime policore kane bere te ditur se vdekja e Lec Majmishtes ka qene e menjehershme nga plumbat e shumte qe ka marre. Ndersa eshte ende ne gjendje te rende dhe aktualisht ne rrezik per jeten shoferi imakines te tij, Sokol Selhani. Dy atentatoret pasi kane kryer aktin jane larguar me shpejtesi, para se te mberrinte policia.
Vrasja e dyte ne Bar-restorant "Piazza"
Vetem 60 minuta me vone ka ndodhur vrasja e dyte. Sokol Ndreu eshte vrare ne "Bar Piazza" pasi eshte ndjekur me bresheri plumbash pergjate te gjithe rruges ne sheshin e qytetit. Ne mes te viktimes dhe agresorit, sipas policise, ka pasur nje gjak te vjeter, ndersa diten e diele te dy palet jane grindur keqas ne qender te qytetit. Viktima ka hyre ne lokal me shpresen se mos mbrohej nga prania e njerezve te shumte e do te mund te shpetonte prej plumbave. Por asgje nuk e ka ndalur furine e agresorit. Ai ka qelluar ne mes te disa dhjetera klienteve te ndodhur ne Bar Restorant "Piazza", duke tmerruar dhe duke bere qe te gjithe te futen poshte tavolinave. Gjashte plumba pistolete i kane marre jeten Sokol Ndreut. Ndersa vrasesi e ka lene ate ne mes te gjakut dhe ka ikur krej i qete ne kembe pa u ngutur. Autori ka mbetur i paidentifikuar per momentin, ndersa do te jene deshmitaret ata qe do te ndihmojne policine per kapjen e tij.
Rudina Llazari

Paolo Forresti, “Honoris Causa” nga Universiteti i Shkodrės
TIRANĖ - Ministri italian i Politikave Komunitare, Rocco Buttiglione, do tė mbėrrijė sot nė Tiranė, sė bashku me ish-ambasadorin e Italisė nė Tiranė, Paolo Foresti. Buttiglione do tė qėndrojė dy ditė nė Shqipėri dhe do tė zhvillojė takime me pothuajse tė gjithė pėrfaqėsuesit e shtetit shqiptar. Ministri italian do tė takohet me Presidentin e Republikės, Alfred Moisiun, kryeparlamentarin Servet Pėllumbi dhe kryeministrin Fatos Nano. Takimin e parė Buttiglione do ta zhvillojė me ministrin e Shtetit pėr Integrimin, Sokol Nako, mė pas me zv/kryeministrin dhe ministėr i Jashtėm, Ilir Meta, ministrat: tė Mbrojtjes, Pandeli Majko, tė Ekonomisė, Arben Malaj, tė Shėndetėsisė, Mustafa Xhani, tė Arsimit, Luan Memushi. Bashkėpunimi nė fusha tė ndryshme nė mes Italisė dhe Shqipėrisė do tė jetė njė temat kryesore tė bisedimeve mes Buttigliones dhe drejtuesve tė lartė tė shtetit shqiptar. Tė martėn, mė 14 janar, ministri italian do tė jetė nė Shkodėr, i pranishėm nė ceremoninė e dhėnies sė dekoratės “Honoris Causa” pėr ish-ambasadorin Paolo Foresti nga Universiteti i Shkodrės “Luigj Gurakuqi”. Ndėrkohė qė mėsohet se nė kėtė ceremoni do tė asistojė edhe zv/kryeministri dhe ministėr i Jashtėm, Ilir Meta, i cili, sipas burimeve, do tė organizojė nė Shkodėr njė pritje tė veēantė pėr ministrin Buttiglione dhe zėvendėsin e tij, Foresti. Ministri italian tė martėn pasdite do tė mbajė njė simpozium nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. B. Hoti

Shkodra me katėr hidrocentrale, nuk ka drita
Nga Blegina Agolli
Kater hidrocentralet e medhenj te Shqiperise, perfundojne ne Shkoder. Shkodra nuk ka drita! Kush mund ta besoje kete ne bote?! Kush mund ta sjelle kete gjendje, perveē nje qeverie e qeverisjeje, qe edhe driten e syrit ia vjedh popullit te vet, ashtu si dhe buken e gojes?
Kater hidrocentrale dhe Shkodra ne erresire totale, ne papunesi, varferi deri ne zgrip te jetes. Kryeministri shqiptar Fatos Nano, i perket asaj race ideologjike dhe prinderore, qe Shkodren e konsideron vend te rrezikshem per lulezimin e fuqise se vet. Shkodren e konsiderojne nje qytet qe s'flet si ata, greqisht e rusisht, dhe Shkodra prandaj ka kater hidrocentrale e s'ka drite.
Me te trishtueshme, gjendjen e bejne te ashtuquajturit socialiste shkodrane, qe kane kurajon te banojne aty mes bashkeqytetareve, kur u kane shkaktuar ketyre njerezve, ketij qyteti, fatkeqėsine e erresires, te varferise e deshperimit.
Kater hidrocentrale dhe s'ka drite! Nje mallkim i madh per banden e Nanos.

Arrin ne Vaun e Dejes transformatori 40 megavat amper
Hidrocentrali i Vaut te Dejes eshte pajisur me nje autotransformator te ri. Burimet zyrtare nga KESH njoftojne se mberriti nga Elbasani me mjetet e renda te KESH-it ne HEC-in e Vaut te Dejes te rrethit te Shkodres transformatori 40 megavat amper. Tranformatori 40 megavat amper do te zevendesoje tranformatorin 60 megavat amper te nenstacionit te Vaut te Dejes, qe pesoi nje defekt te rende ne diten e pare te vitit te ri per shkak te ngarkeses se madhe. Qe sot specialistet e KESH-it te mbeshtetur edhe nga punonjesit e hidrocentralit te Vaut te Dejes do te fillojne nga puna per vendosjen dhe montimin e ketij tranformatori ne nenstacionin elektrik te Vaut te Dejes. Punimet per montimin dhe venien ne pune te ketij tranformatori parashikohet te zgjasin tre dite. Me vendosjen dhe montimin e tranformatorit 40 megavat amper ne nenstacionin elektrik te Vaut te Dejes, rajoni i Shkodres do te furnizohet ritmikisht me energji elektrike.

Mblidhen drejtuesit e institucioneve
"Si do ta shuajmė gjakmarrjen"
SHKODER - 14.01.2003 - Hartimi i njė strategjie tė pėrbashkėt ndaj gjakmarrjes, e cila po trondit keqazi Shkodrėn, ka mbledhur dje nė njė takim krerėt e institucioneve tė qytetit verior. Takimi nė fjalė ėshtė mbajtur nė ambientet e bashkisė dhe ka zgjatur pėr disa orė. Sipas prefektit Gjergj Liqejza, takimi mes tyre (kanė marrė pjesė kryebashkiaku, Ormir Rusi, kryetari i Kėshillit Bashkiak, Xhemal Shqau, drejtori i Drejtorisė sė Policisė, Xhevahir Karaj) ka qenė i planifikuar qė njė javė mė parė dhe nuk kishte lidhje direkte me ngjarjet e sė dielės. Gjithsesi, vrasjet e dy ditėve mė parė kanė bėrė qė tė analizohen dhe kėto tė fundit. Tė gjithė pėrfaqėsuesit e institucioneve nė Shkodėr kanė rėnė dakord pėr hartimin e njė strategjie tė pėrbashkėt pėr tė luftuar gjakmarrjen nė kėtė zonė. Nė fund tė takimit ata kanė arritur nė pėrfundimin se fenomeni i gjakmarrjes kėrkon seriozitet e angazhim maksimal.

KRT: Tė prishen 100 ndėrtime nė Velipojė
SHKODER - Pėrcaktohen sipėrfaqja dhe numri i ndėrtimeve qė do tė prishen nė plazhin e Velipojės. Nga 300 metra tė deklaruara, prishjet janė reduktuar nė 120 metra nga bregu. Vendimi i marrė dje nga KRT-ja e qarkut tė Shkodrės ka ēliruar nga frika pronarėt, tė cilėt prisnin tu shkatėrrohej investimi i tyre. Ndėrkohė po ky vendim ka anuluar tė gjitha lejet pėr ndėrtime nė kėtė zonė. Nė takimin nė kėshillin e qarkut, pėrveē anėtarėve tė KRT-sė, deputetit tė zonės ka qenė i pranishėm dhe zėvendėsministri i Turizmit dhe Rregullimit tė Territorit, Artan Lame. Pritet OK-j i KRT-sė sė Republikės qė t'i japė formė tė prerė vendimit nė fjalė. Me pėrcaktimin e sipėrfaqes, ėshtė caktuar dhe numri i ndėrtimeve qė do tė shemben nga themelet. Bėhet fjalė pėr 100 ndėrtime pa leje.

Autotransformatori mbėrrin te Vau i Dejės
SHKODER - Mbėrrin nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės autransformatori 40 mega volt amper, i cili do tė zėvendėsojė autotransformatorin prej 60 mega volt amper, i cili u dogj nė fillim tė kėtij viti. Sipas specialistėve, autransformatori i sjellė nga Elbasani do tė vendoset tė mėrkurėn, pasi montimi mė parė i tij nuk ėshtė i mundur. Ndėrkohė, specialistėt pohojnė se gjithēka ėshtė provizore, pasi autotransformatori nuk zgjidh plotėsisht furnizimin me energji elektrike. Vetėm njė autotransformator me kapacitet prej 120 mega volt do tė normalizonte furnizimin me energji jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė disa zona pėrreth saj. Gjithsesi, autotransformatori 40 mega do tė stabilizojė dritat nė qytetin e Shkodrės.

Digjet shtėpia te "Perlat Rexhepi"
SHKODER - Vijon seria djegieve tė shtėpive nė Shkodėr. Dje rreth orės 11:00 ėshtė pėrfshirė nga flakėt njė shtėpi dykatėshe nė lagjen "Perlat Rexhepi" tė qytetit verior. Sapo ka ardhur energjia elektrik, shtėpia brenda sė cilės banonin dy familje ėshtė pėrfshirė nga flakėt. Menjėherė familjarėt kanė njoftuar zjarrfikset. Kėta tė fundit kanė shuar zjarrin, ndėrkohė njėra nga banesat ėshtė djegur plotėsisht, kurse tjetra pjesėrisht. Vetėm pak ditė mė parė u dogj njė tjetėr shtėpi dykatėshe nė qarkun e Shkodrės.

INTERVISTE/ Flet drejtoresha Majlinda Popoviē: Ja shkaqet
"Ndėrmarrja elektrike SESA po falimenton"

SHKODER - 15.01.2003 - Ndėrmarrja elektrike, SESA, nė Shkodėr ndodhet nė prag tė falimentimit. Ndryshe nga ē'pritej, kjo shoqėri aksionere-pilot nuk ka mundur t'i bashkėngjitet KESH-it nė fillim tė janarit tė kėtij viti, ashtu si simotrat e saj tė Elbasanit dhe tė Vlorės.
Nė njė intervistė pėr "Gazetėn Shqiptare" drejtorja e zonės sė KESH-it nė Shkodėr, Majlinda Popoviē, tregon shkaqet qė po e ēojnė drejt falimentimit ndėrmarrjen SESA, si dhe problemet me tė cilat po ndeshet kjo shoqėri aksionere.
Cila ėshtė situata aktuale nė ndėrmarrjen elektrike SESA ?
SESA ėshtė njė shoqėri aksionere, ku 70 pėr qind tė aksioneve i ka KESH-i dhe 30 pėr qind tė tyre qytetarė tė cilėt kanė pėrdorur letra me vlerė. Ajo administrohet akoma si njė shoqėri tregtare e pavarur nga KESH-i. Situata financiare e saj ėshtė e rėndė. Borxhet e SESA-s janė mė tė mėdha se asetet e kėsaj ndėrmarrjeje. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė SESA nuk hyri nė KESH nė fillim tė janarit.
Kur do t'i kalojė KESH-it kjo shoqėri aksionere, realisht e dėshtuar?
Qė kjo tė realizohet priten vlerėsime tė tjera nė mėnyrė empirike ose shoqėria do tė shpallet nė faliment. Deri nė pranverė mendohet tė zgjidhet ky problem.
Sa ėshtė niveli i pagesave tė energjisė elektrike?
Pėr vitin 2002 vlera e faturave tė paguara ėshtė rritur, megjithėse jemi larg objektivave qė ka KESH-i. Humbjet e KESH-it nga faturat arrinjė nė 35,7 pėr qind, ndėrsa SESA ka njė humbje mesatare vjetore nė 38-40 pėr qind.

Mbytet nė lumin Kir 45-vjeēari
SHKODER - Dje ėshtė gjetur i mbytur nė ujėrat e lumit Kir, shtetasi Arben Shazi. 45-vjeēari njihej si person me tė meta mendore. Trupi i pajetė i Shazit ėshtė gjetur nga banorėt e zonės pėrreth nė orėt e drekės tė ditės sė djeshme. Fillimisht banorėt kanė lajmėruar policinė e cila ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje. Sipas bluve, viktima, banues nė qytetin e Shkodrės, ka qenė i shtruar nė Spitalin Psikiatrik. Dy ditė mė parė ai ka ikur nga ambientet e spitalit ku ishte shtruar pėr kurim.

Policia: 14 vjeēari Pashk Ndoka e gjuajti pėr vdekje Edmond Lulashin. U ngatėrruan pėr vendin e peshkimit
Ekzekutohet me ēifte 9-vjeēari

Shkoi pėr tė gjuajtur peshk nė liqen, e vrau shoku
SHKODER - 19.01.2003 - Plumbat nuk kursejnė as fėmijėt nė Shkodėr. Pak metra vend pėr tė gjuajtur peshk nė liqen i kanė ngrėnė kokėn 9- vjeēarit, banues nė lagjen Kiras tė qytetit verior. Edmond Lulashi ėshtė ekzekutuar me ēifte nga shoku i tij minoren, Pashk Ndoka. Ngjarja e rėndė ka ndodhur dje rreth orės 14:45, nė vendin e quajtur Livade.
Ndėrkohė, burime zyrtare nga Policia e Shkodrės pohojnė se ėshtė shoqėruar autori i krimit dhe ėshtė bėrė bllokimi i armės me tė cilėn ai ka qėlluar.
Ngjarja
Eshtė nisur pėr tė gjuajtur peshk por ėshtė kthyer i vdekur nė shtėpi. Dje nė orėt e drekės, Edmond Lulashi sėbashku me tė vėllain dhe dy shokė tė tjerė tė lagjes ėshtė nisur pėr nė Liqenin e Shkodrės. Kanė qėndruar pėr peshkim nė vendin e quajtur Livade (15 minuta larg shtėpive ku ata banonin). Ndėrsa kanė filluar tė bėjnė gati rrjetat ka nisur sherri mes tyre. 9-vjeēari Lulashi ėshtė zėnė me fqinjin e tij 14- vjeēar, Pashk Ndoka, pėr vendin ku do tė gjuante secili prej tyre. Nė zėnkė e sipėr Ndoka i ka rrėmbyer ēiften shokut tė tij 17-vjeēar (ky i fundit armėn ia kishte marrė babait pėr tė gjuajtur rosa nė liqen) dhe ka qėlluar pėr vdekje Lulashin. Tė alarmuar, dėshmitarė tė rastit kanė njoftuar policinė e cila menjėherė ka mbėrritur nė vendngjarje. Blutė kanė marrė tė dhėnat e para nga i vėllai i 9-vjeēarit, i cili ka vdekur rrugės pėr nė spital, dhe nga 17-vjeēari qė kishte ēiften. Ndėrsa minoreni Ndoka, autor i krimit, ėshtė kapur teksa po tentonte tė fshihej nė shtėpinė e sė motrės. Pėr tė zbardhur tė plotė ngjarjen, policia ka shoqėruar shumė persona, midis tė tė cilėve dhe pjesėtarė tė dy familjeve Ndoka dhe Lulashi.
Fqinjėt
Prej disa vjetėsh familjet Ndoka dhe Lulashi jetojnė pranė njėra-tjetrės nė lagjen Kiras tė Shkodrės. Ndokėt tė ardhur nga Puka dhe Lulashėt nga Dukagjini banojnė nė ish-stallat e kompleksit blektorial tė kėsaj lagjeje. Megjithėse tė varfėr, tė dyja familjet fqinje kanė shkuar shumė mirė njėra me tjetrėn. Tė rrėnuar nga ana ekonomike, tė ardhurit kishin si mjet jetese tė peshkuarit nė liqen. Gati ēdo ditė fėmijėt e tyre merrnin rrjetat pėr tė siguruar bukėn e gojės. Ndėrkohė, varfėrisė sė tyre dje i ėshtė shtuar dhe gjėma e vdekjes sė 9-vjeēarit. Vrasja e Mondit tė vogėl ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje tė ndėrsjellė te dy familjet Ndoka dhe Lulashi. Asnjėri prej tyre nuk kishte menduar njė zėnkė fėmijėsh mund tė shkonte deri nė vrasje. Ndėrkohė, nuk ėshtė hera e parė qė bėhet vrasje pėr vendin e peshkimit. Nė verė tė vitit qė shkoi u ekzekutua shtetasi Mehmet Trepēi. Edhe ky i fundit u ekzekutua me ēifte nė zėnkė e sipėr pėr vendin e peshkimit. Burime nga Policia e Shkodrės pohojnė se shpeshherė shtetasit kur shkojnė pėr tė gjuajtur peshk, pėrveē rrjetave marrin edhe ēifte pėr tė gjuajtur rosa.

Qytetarėt nė radhė pėr certifikatat
SHKODER - Nxjerrja e njė certifikate u kushton shtrejt qytetarėve shkodranė. Ashtu si para viteve '90, ata duhet tė zgjohen pa zbardhur mirė dhe nė tė ftohtin e janarit tė rrinė pas dritares sė vogėl tė zyrės sė gjendjes civile. Dhe kjo pėr ditė tė tėra. Gjithēka ka lidhje me taksėn e pastrimit e cila duhet tė paguhet detyrimisht nga qytetarėt, pėrndryshe nuk mund tė pajisen me certifikata. Nė fakt Bashkia e Shkodrės ka gjetur njė zgjidhje tė tillė. Bashkia duke qenė e paaftė tė vjelė taksėn nė rrugė normale, ka vėnė kushtin qė qytetarėt ta paguajnė atė nė kėmbim tė certifikatės. Ky urdhėr ka sjellė kaos para zyrave tė gjendjes civile. Njerėzit nė radhė mbushin plotėsisht sheshin dhe nė shėrbim tė tyre ėshtė vetėm njė sportel me ndarje hekuri. Rrėmuja ėshtė shtuar mė shumė kėto ditė pasi gjithė pėrfituesit e ndihmės ekonomike, pensioneve e firmave bėjnė rinovimin e dokumentacionit tė tyre. Tė irrituar nga pritja e tmerrshme qytetarėt shfryjnė inatin duke kėrkuar qė bashkia tė rrisė tė paktėn numrin e sporteleve. Ndėrkohė, bashkiakėt ndihen mirė nė gjetjen e mėnyrės pėr shlyerjen nga ana e qytetarėve tė taksės sė pastrimit e cila kap vlerėn e 320 lekėve. Por kjo urdhėresė e bashkisė ėshtė kundėrshtuar me forcė jo vetėm nga qytetarėt por edhe nga kėshilltarėt bashkiakė.

Njė e katėrta e popullsisė sė Shkodrės jeton vetėm me ndihmė sociale, shumė tė tjerė jetojnė vetėm me pension
Masafra letėr qeverisė: Ndihmoni Shkodrėn

Arqipeshkvi i Shkodrės u bėn thirrje banorėve qė tė paguajnė energjinė e konsumuar
SHKODĖR – Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Angjelo Masafra, i ka dėrguar njė letėr tė hapur klasės politike shqiptare nė tė cilėn ai shpreh shqetėsim tė madh pėr situatėn e vėshtirė qė po kalon ky qytet dhe rrethinat e tij si dhe e gjithė zona e veriut tė Shqipėrisė. “Kam parė dhe kam prekur drejtpėrdrejt situatat e vėshtira tė varfėrisė sė ēdo lloji, si papunėsinė, mungesėn e strukturave themelore tė jetesės, frikėn dhe pamundėsinė e prindėrve pėr tė dėrguar fėmijėt nė shkollė, tė moshuarit qė mbesin vetėm.
Njerėzit ndihen tė braktisur dhe nė shumė raste tė dėshpėruar”, - shprehet ai nė kėtė letėr tė cilėn e ka hartuar pas njė turi pesėmujor nė kėtė zonė. Por ai shton se situata ėshtė pėrkeqėsuar nė kėto ditė. Veēanėrisht, preokupuese ėshtė mungesa e shpeshtė e energjisė elektrike e cila po e vė nė krizė bashkėsinė civile sepse nuk lejon zhvillimin e punėve mė tė rėndomta dhe pėr kėtė situatė tė vėshtirė ai kėrkon njė zgjidhje konkrete. Duke i analizuar gjithė kėto vėshtirėsi ekonomike e sociale tė kėtij qyteti dhe rrethinat e tij, imzot Masafra i bėn thirrje qytetarėve tė Shkodrės, qė: “Tė ndiejmė si detyrė dhe si drejtėsi pėr ta paguar energjinė tė cilėn e shpenzojmė, ashtu siē paguajmė prodhimet e tjera qė na shėrbejnė pėr jetėn e pėrditshme. Sidomos nė momente tė tilla tė gjithė tė bėhemi tė ndėrgjegjshėm se energjia elektrike ėshtė njė vlerė. Ta ēmojmė atė si tė tillė duke e ruajtur dhe duke mos e keqpėrdorur! Duke iu drejtuar autoriteteve Publike tė nivelit vendor dhe shtetėror ai iu ka bėrė thirrje atyre qė tė marrin seriozisht shtresat mė tė varfėra dhe “fatin” e Shkodrės e tė Shqipėrisė sė Veriut. Kėto janė zonat mė tė braktisura. Si mund tė ketė zhvillim ekonomik ose, si mund tė jetohet sot pa energji elektrike? Si mund tė prodhojnė ndėrmarrjet e vogla? Si mund tė shėrohen tė sėmurėt..? Qytetarėt ėshtė e drejtė qė tė paguajnė energjinė e shpenzuar, por si ka mundėsi tė paguajė njeriu qė nuk ka kurrfarė tė ardhurash as pėr tė siguruar bukė pėr vete dhe pėr fėmijėt? Si mund tė paguajė energjinė njeriu qė vdes sepse nuk ka tė holla pėr t’u kuruar nė rastet e sėmundjes…? Kemi rreth ¼ e popullsisė sė Shkodrės qė jeton vetėm me ndihmė sociale, shumė tė tjerė jetojnė vetėm me pension, edhe ky ėshtė shumė i vogėl, kemi njerėz tė paaftė dhe shumė tė varfėr nė periferinė e qytetit, ndėrsa nė fshatra numri i familjeve tė tilla ėshtė rreth 5.000, thuhet mė tej nė letrėn e Masafrės, duke nėnvizuar se shteti duhet tė marrė masa tė jashtėzakonshme pėr kėto kategori personash. Ai vė nė dukje se nuk ėshtė e drejtė qė tė ndėshkohen tė gjithė duke mos lėshuar energjinė elektrike pėr aq shumė orė gjatė ditės. Masafra thotė ndėr tė tjera se Veriu i Shqipėrisė ka nevojė tė madhe pėr investime strukturore, por mungesa e enegjisė elektrike paralizon ekonominė prodhuese duke provokuar kėshtu mbylljen e ndėrmarrjeve tė vogla e tė mėdha nė njėrėn anė e nė anėn tjetėr nuk lejon hapjen e tė rejave. Kjo provokon ikje masive tė tė rinjve nė shtetet e tjera tė Perėndimit, duke krijuar kėshtu njė hemorragji qė nuk po ndalet dot dhe qė kėrkon zgjidhje tė menjėhershme nė mėnyrė qė ajo tė ndalet, pėrfundon Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Angjelo Masafra.

Lihet mėnjanė tifozllėku partiak. Shkodranėt: Qyteti po vdes. Qeveria tė na mėkėmbė
Nėpunėsit lokalė grevė dyorėshe

Bashkia dhe Kėshilli i Qarkut mbyllin dyert e zyrave
SHKODER - 21.01.2003 - Shkodra ka harruar jaret e saj aq tė njohura dhe e zemėruar nė zhelet ku e kanė mbėshtjellur po kėndon dhimbshėm, por jo pa mllef "Kėngėn e Mjerimit". Pikėrisht varfėria e harresa zgjuan ndėrgjegjen qytetare shkodrane e cila dje u demonstrua nė njė protestė paqėsore dyorėshe. Pėr herė tė parė pas kaq vjetėsh shkodranėt lanė pas tifozėrinė partiake. Unikė: intelektualė, qytetarė tė thjeshtė e drejtues lokalė dhanė sinjalin e parė pėr drejtuesit e shtetit, duke kėrkuar prej tyre ringjallje sociale e respekt pėr identitetin e qytetit tė Shkodrės.
Kjo javė nisi me shijen e protestave nė Shkodėr. Dje pushteti lokal ka pezulluar punėn pėr dy orė. Nga ora 9-tė deri nė orėn 11:00 dyert e zyrave tė Bashkisė dhe tė Kėshillit tė Qarkut janė mbyllur si shenjė proteste ndaj veprimeve tė qeverisė. Qytetarėt shkodranė, tė tej lodhur nga mungesa e dritave, ujit, papunėsisė nga ankthi i pėrditshėm i gjakmarrjeve, vjedhjeve dhe vrasjeve, kanė pėrshėndetur njė veprim tė tillė, i cili pasoi njė ditė pas tubimit tė intelektualėve tė kėtij qyteti. Protesta e nėpunėsve lokalė ka ngjallur shpresė te shkodranėt, tė cilėt e shohin veten si viktima tė njė katastrofe qė prej kohėsh ka mbėrthyer qytetin e tyre dhe mbarė zonėn e Veriut. "Shkodra ėshtė njė katrahurė e vėrtetė. Ajo i ngjan njė tė sėmuri nė reanimacion", kėshtu shprehen qytetarė e intelektualė shkodranė, tė cilėt pas kaq vitesh guxuan tė lėnė pas ngjyrimet politike e tė ngrenė zėrin pėr tė drejtat e tyre. Vetėm dy ditė mė parė intelektulėt shkodranė provuan njė lloj zgjimi paqėsor, i cili konsiston nė rimėkėmbjen e Shkodrės. U krijua Komiteti Intelektual Qytetar. Mjekė, pedagogė, shkrimtarė, artistė kanė bėrė thirrje pėr protesta paqėsore pėr nxjerrjen e qytetit nga kaosi. Dhe e para protestė u mbajt dje. Kurse sot do tė organizojė njė grevė njėorėshe (ėshtė paralajmėruar kohė mė parė) Konfederata e Sindikatave nė Shkodėr. Sipas kryetarit tė kėsaj konfederate Fatmir Smajli, nė grevė do tė marrin pjesė 250 seksione tė konfederates nė tė gjithė sektorėt: arsim, shėndetėsi, tregti transport etj. Tė njėjtėn gjė pritet tė bėjė dhe Sindikata e Pavarur. E gjithė kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė apel ndaj qeverisė shqiptare. As mė pak as mė shumė qytetarėt shkodranė kėrkojnė ujė, drita, punė e jo diskriminim keqdashės. Ndėrkohė, Komiteti Intelektual Qytetar, drejtues lokalė dhe pėrfaqėsues tė sindikatave tė Shkodrės paralajmėrojnė se nė rast tė mosplotėsimit tė kėrkesave tė tyre nga qeveria ata do tė vijojnė protestat duke i shndėrruar ato nė protesta mbarė popullore. Nė peticionin dėrguar krerėve mė tė lartė tė shtetit, brenda nė zarf, intelektualėt shkadranė kanė mbėshtjellė dhe njė qiri. Protesta e djeshme shėnoi vetėm hapin e parė. Precipitimi i mėtejshėm i saj varet vetėm nga drejtuesit aktualė nė qeveri.

"Shkodra ėshtė nė kaos, totalisht e paralizuar"
200 intelektualė peticion presidentit e kryeministrit
SHKODER - Njė rezolutė nė emėr tė 200 intelektualėve shkodranė tė tė gjitha fushave i ėshtė pėrcjellur dje presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu dhe kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, Fatos Nano. Nė vendimin e marrė pas protestės drejtuar krerėve mė tė lartė tė shtetit, intelektualėt e qytetit verior shprehen: "Qyteti ėshtė totalisht i paralizuar dhe me tė drejtė mund ta quajmė qytetin e errėsirės sė plotė. Korrupsioni dhe paaftėsia e drejtuesve tė KESH-it dhe tė qeverisė Shqiptare e ka ēuar Shkodrėn nė kėtė gjendje tė mjeruar ekonomike. Ndaj kėrkojmė unanimisht nga shteti shqiptar ringjallje sociale, furnizim 24 orė me energji elektrike dhe respektim tė identitetit tė qytetit tė Shkodrės". Ndėrkohė Komiteti Intelektual Qytetar ka paralajmėruar se mosplotėsimi i kėrkesave mė elementare jetike nga ana e institucioneve tė shtetit do tė ēojė gjithė popullin e Shkodrės nė protesta mbarė popullore.

Mosi: Protesta reagim pėr situatėn
SHKODER - "Protesta e sotme ėshtė e ligjshme. Ajo ėshtė njė reagim ngaj situatės energjetike qė po kalon Shkodra". Kėshtu ka deklaruar dje kryetari i kėshillit tė qarkut, Lorenc Mosi. Sipas Mosit, situata nė kėtė zonė ka qenė e keqe edhe vitin e kaluar por ajo ka arritur kulmin gjatė kėtij muaji. Ndėrkohė ai ka pohuar se pėr Shkodrėn nuk ėshtė shqetėsim vetėm energjia elektrike, por edhe rendi, edhe probleme tė tjera. "Unė vlerėsoj solidaritetin e tė gjitha zyrave nė protestėn e sotme. Ky solidaritet tashmė ėshtė domosdoshmėri pasi qyteti po degradon ēdo ditė", ėshtė shprehur Mosi. Ky i fundit ka paralajmėruar se pėrshkallėzimi i protestės varet direkt nga vlerėsimi qė do t'i bėjė qeveria gjendjes sė krijuar nė Shkodėr.

Rusi: KESH-i pėrgjegjės pėr errėsirėn
SHKODER - Dje kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, Ormir Rusi ka akuzuar KESH-in si pėrgjegjėsin kryesor tė gjendjes katastrofike nė tė cilėn ėshtė pėrfshirė qyteti verior dhe mbarė zona. "Ne si bashki vendosėm pezullimin e punės pėr dy orė nė mbėshtetje tė nismės sė Komitetit Intelektual Qytetar dhe si shenjė proteste pėr faktin qė Ministria e Energjetikės dhe KESH-i nuk kanė marrė parasysh kėrkesat tona pėr bashkėpunim. Situata nė qytetin e Shkodrės ėshtė mėse alarmante. Keqmenaxhimi qė po i bėn KESH-i kėsaj situate ėshtė dhe njė nga arėsyet kryesore tė protestės sonė", ėshtė shrehur Rusi. Kryebashkiaku ka deklaruar se ėshtė absurde qė nė njė kohė kur energjia mungon pothuaj gjithė ditėn, fatura e saj tė vij 500 kilovat.

Popoviē: Politika jonė varet nga KESH-i
SHKODER - "Tė gjitha politikat tona janė tė lidhura direkt me politikat qė ndjek kompania jonė, KESH-i, pasi ajo zotėron dhe kapitalet mė tė mėdha. Politika jonė ėshtė qė tė shkojmė te ēdo qytetar dhe t'i kėrkojmė pagesėn e energjisė elektrike dhe nė rast tė kundėrt tė bėjmė shkėputjen e kontratės". Mė njė prononcim tė tillė ka dalė dje drejtoresha e KESH-it pėr zonėn e Shkodrės, Majlinda Popoviē. Sipas Popoviēit, ēdo familje harxhon 500 kėh e vėnė aforfe, pasi energjia elektrike pėrdoret pa kursim prej tyre. Nėse nuk do tė vihej njė faturim i tillė atėhere humbjet sipas Popoviēit do tė shkonin nė 70 pėr qind dhe kjo do tė ishte e pafalshme. Ndėrkohė, drejtorja e KESH-it pėr zonėn ėshtė shprehur se KESH-i ėshtė ai qė pėrcakton kuotat pėr energjinė elektrike.

Topalli: “Qeveria, racizėm me dritat nė Shkodėr”
TIRANĖ- Nėnkryetarja e Kuvendit, deputetja e PD-sė Jozefina Topalli e ka cilėsuar dje si racizėm politikėn qė ndjek qeveria dhe KESH pėr furnizimin me energji elektrike tė zonės sė veriut, veēanėrisht tė qytetit mė tė madh verior, Shkodrės. Nė njė deklaratė pėrpara Kuvendit, tė mbajtur nė seancėn e djeshme parlamentare, nėnkryetarja e PD-sė, Topalli, e ka cilėsuar si racizėm formulėn qė aplikon qeveria dhe mbi tė gjitha KESH-i pėr dritat. Njėkohėsisht ajo dėnoi edhe njė artikull tė njė gazete tė pėrditshme, qė sipas saj ėshtė diskriminues. “Qeveria me syze dhe pa syze po lė nė errėsirė totale zonėn e Shkodrės dhe kjo nuk ka shpjegim tjetėr veēse me fjalėn racizėm”, - theksoi Topalli.

Pėrmirėsohet ndjeshėm furnizimi me energji elektrike nė Shkodėr
Lajmi i ores 11:00 AM
SHKODER (22 Janar) - Pas vendosjes sė transformatorit 40 Mega vat amper nė nėnstacionin e hidrocentralit tė Vaut tė Dejės ka ardhur gjithnjė nė rritje furnizimi i konsumatorėve tė rrethit tė Shkodrės me energji elektrike. Burime nga hidrocentrali i Vaut tė Dejės bėnė tė ditur se gjatė pasdites sė djeshme transformatori u vu nė punė me kapacitet tė plotė, ndaj dhe nuk ka patur ndėrprerje nė furnizimin e popullatės dhe konsumatorėve tė tjerė me energji elektrike. Sipas tė njėjtit burim, mėsohet se ndėrprerje tė energjisė elektike do tė ketė vetėm nė rast tė ngarkesave tė mėdha nė rrjetin shpėrndarės, i cili ėshtė tejet i amortizuar. ro/mr (BalkanWeb)

SHKODER, NJE QYTET NE GREVE
22.01.2003 - Pas bojkotit per disa ore te zyrave te Pushtetit Lokal, qyteti i Shkodres ka nisur nje tjeter lufte: kesaj radhe sindikaliste. Situata e furnizimit me energji elektrike dhe rritja e cmimit te energjise kane qene dy faktoret kryesore qe kane patur ne greven paralajmeruese te Konfederates. 10 mije punetore te Shkodres, aderues ne Konfederate ne 22 organizata, kane braktisur punen ne shenje proteste. Mengjesi i se mares ka shenuar greven e pare per kete vit marre nga Konfederata Sindikaliste. Kjo eshte forma e trete e zemerimit dhe protestes se Shkodres ndaj situates se furnizimit me energji elektrike, duke nisur qe nga tubimi i intelektualeve te Shkodres, tek bojkoti i Pushtetit Lokal per te ardhur tek greva paralajmeruese e Konfederates. Per nje ore, nga 8 deri ne 9 te mengjesit, ndermarrjet shteterore si Albtelekom, Albapost, Ndermarrja Elektrike, nje pjese e shkollave me shume ne fshatra, por edhe disa ndermarrje private, kane lene punen. Oborri i Spitalit Rajonal te Shkodres eshte mbushur me bluzat e bardha qe kane lene punen nga ora 8 deri ne 9 ne mbeshtetje te greves te Konfederates. Rreth 10 mije punetore kane lene vendin e tyre te punes per nje ore si shprehje e ndergjegjesimit qytetar per nje te drejte te ligjshme - driten elektrike. Qellimi i kesaj greve ishte kundershtimi i vendimit te qeverise per rritjen e cmimit te energjise, kompensimi i energjise deri ne 400 KW per te gjitha shtresat ekonomike dhe sociale, si dhe furnizimi ritmik me energji elektrike per Shkodren. Sipas kryetarit te Konfederates se Shkodres Fatmir Smajli, greva njeoreshe eshte cilesuar te jete e suksesshme. "Ne greve kane marre pjese te gjithe organizmat qe aderojne ne konfederate. Ne greve kane marre pjese 22 organizata, ose 81 % e punonjesve" ka thene Fatmir Smajli. Nderkohe qe ai ka bere te ditur se organizata qe drejton eshte e vendosur ne rrugen qe ka marre. "Nese qeveria nuk do te reagoje, ne do te vazhdojme protestat tona sindikaliste ne rruge dhe do te kemi vazhdimesi deri me greva pa afat," eshte shprehur kreu i Konfederates. Duhet theksuar se, megjithese ka nisur te ndihet fuqishem zeri i protestave te ndergjegjesuara per mungesen e sterzgjatur te energjise elektrike, serish edhe ne diten e marte, kane vazhduar kufizimet e shumta te energjise si per te treguar se edhe KESH eshte i vendosur ne rrugen e tij.
R. Llazari

Socialistėt shkodranė deklarohen publikisht nė krah tė qytetarėve pėr energjinė
Kreu i PS ultimatum KESH-it

"Bėni detyrėn se do kėrkoj tė lini punėn"
SHKODER - 24.01.2003 - Nga dita e nesėrme pres njė ndryshim nė situatėn aktuale tė furnizimit me energji elektrike tė qytetit tė Shkodrės. Nėse nuk do tė ketė ndryshim, do tė pėrdor kompetencat e mia politike pėr t'ju shkarkuar nga detyra". Me kėtė ultimatum u ėshtė drejtuar dje kryetari i Partisė Socialiste tė Shkodrės, Ndue Doda, drejtuesve tė KESH-it tė zonės dhe gjithė drejtorive (prodhim, transmetim, shpėrndarje tė energjisė elektrike) qė lidhen apo janė nė varėsi tė kėtij institucioni.
Situata alarmante e furnizimit me energji elektrike qė mbizotėron nė Shkodėr dhe nisja e protestave dhe grevave i ka ndėrgjegjėsuar socialistėt e kėtij qyteti. Pėr herė tė parė kreu i socialistėve shkodranė, Ndue Doda, ka dalė dje publikisht nė krah tė qytetarėve, duke dėnuar ashpėr politikėn e KESH-it dhe punėn e drejtuesve tė filialeve e drejtorive tė saj. Nė njė takim tė organizuar nė ambientet e degės sė PS-sė nė Shkodėr, ku ishte i pranishėm dhe prefekti Gjergj Liqejza, Doda i ka "kryqėzuar" tė "ftuarit" e KESH-it dhe njėkohėsisht u ka kėrkuar shpjegime pėr situatėn kaotike jo vetėm nė qytetin verior, por nė tė gjithė zonėn. Ai e ka quajtur paradoksale kėtė situatė, pasi, sipas tij, pėr Shkodrėn jepen 1.3 milionė kilovat orė nė ditė, ndėrsa qyteti ėshtė i zhytur pothuajse nė errėsirė tė plotė. "Unė jam nė anėn e qytetarėve shkodranė. Nuk ka asnjė kuptim qė tė paguhet 40 mijė lekė energji nė muaj, nė njė kohė kur ajo mungon nė shtėpi. Jepuni shkodranėve energji, pasi ata do ta paguajnė atė", ka pohuar Doda. Ky i fundit ka deklaruar se situata e krijuar nė Shkodėr lidhet direkt me neglizhencėn e drejtuesve tė KESH-it pėr zonėn. Socialisti Doda ėshtė shprehur se nuk ėshtė faj i kryeministrit apo ministrit tė Energjitikės, pse Shkodra nuk ka drita, pasi ky qytet ka njė kuotė ditore mė tė madhe se Elbasani e Fieri apo Korēa. Duke ua vėnė gishtin si tė paaftė krerėve tė KESH-it pėr Shkodrėn, Doda i ka pyetur thjesht ata: "Ku shkon energjia?"

Institucionet lokale vullnetarė pėr ndėrtimin e rrugės sė bluve
SHKODER - Punė vullnetare nė ndihmė tė drejtorisė sė policisė sė Shkodrės. Kjo ka qenė zgjidhja e ofruar nga drejtuesit e pushtetit lokal tė qytetit verior, pėr uniformat blu, tė cilėt prej vitesh nuk kanė njė rrugė pėr tė shkuar nė drejtorinė e tyre. Aktualisht rruga qė ēon te drejtoria e policisė ėshtė pothuajse e pakalueshme e shpesh herė ėshtė bėrė shkas pėr vonesa nė aksionet e ndėrmarra nga blutė. Nė kėto kushte bashkia, prefektura, ndėrmarrja rruga-ura, drejtoria e policisė dhe biznese private kanė firmosur pėr njė bashkėpunim mes tyre. Kėshtu, tė gjithė bashkė do tė punojnė vullnetarisht (pasi nuk ka fonde) pėr tė ndėrtuar 400 metra rrugė, e cila do tė lidhė drejtorinė e policisė sė Shkodrės me rrugėt kryesore tė kėtij qyteti.

33 kėngėtarė indianė nė qytet pėr videoklipe
SHKODER - Mbrėmjen e sė mėrkurės ka mbėrritur nė Shkodėr njė grup artistėsh indianė tė kompanisė TEISCO VIDEO VISION. Sipas drejtuesve tė grupit prej 33 vetash, ėshtė hera e parė qė ata vijnė nė Shqipėri dhe se qėllimi i tyre ėshtė realizimi i dy videoklipeve nė qytetet: Shkodėr dhe Tiranė. Sipas producentit Florent Cani, artistėt indianė do tė qėndrojnė nė Shkodėr deri me 27 janar. Me dėshirėn e tyre, nė videoklipin e artistėve nga India janė pėrfshirė edhe dy balerina shqiptare, pikėrisht Besiana dhe Arja nga Tirana. Grupi indian ka qėndruar nė ambientet e hotel "Rozafės", ndėrkohė qė gjithė lėvizjet e tyre janė shoqėruar nga forcat e policisė sė qytetit verior. Artistėt e huaj kanė lėvizur me leje qarkullimi rrugor. Ata kanė bėrė xhirime nė vende publike.

Shkodra furnizohet me 1.3 milionė kw energji elektrike. Nė konsumimin e saj nga qytetarėt ka abuzime
Dritat nė Shkodėr, fajtorė punonjėsit e KESH-it

Kryesocialisti Ndue Dodaj bėn pėrgjegjės strukturat e KESH-it pėr situtatėn e krijuar
SHKODĖR - 24.01.2003 - Kryetari i Partisė Socialiste, dega Shkodėr, Ndue Dodaj, ka mbledhur dje nė zyrėn e tij drejtuesit rajonalė tė KESH-it nė Shkodėr pėr tė diskutuar situatėn e rėndė tė furnizimit me energji nė kėtė qytet. Dodaj, nė prani tė prefektit Leqejza ka bėrė pėrgjegjės strukturat e KESH-it nė Shkodėr, drejtues e punonjės pėr situatėn e krijuar, ku banorėt vuajnė pėr 20 orė mungesėn e dritave. “Unė jam nė anėn e qytetarėve shkodranė, qė nuk kanė drita. Qeveria thotė se Shkodra furnizohet me 1.3 milionė kw energji elektrike. Dua tė di prej jush ku shkon kjo energji“,- ka thėnė Dodaj, duke nėnvizuar se shkodranėve u duhet siguruar furnizimi me energji elektrike dhe strukturat e KESH-it duhet tė jenė ato qė t’i mbledhin paratė. Prefekti Leqejza ka thėnė se edhe pushteti vendor ka kėrkuar bashkėpunim pėr kėtė problem dhe ka dhėnė kontribut. Drejtori i shpėrndarjes sė energjisė elektrike nė Shkodėr, Myzafer Lezha, foli pėr ngarkesėn e nėnstacioneve elektrike dhe problemet e rrjetit shpėrndarės, duke e argumentuar dhe me anėn teknike. Diskutimet janė pėrqendruar nė atė se si duhet tė dilet nga kjo gjendje, ndėrsa janė shprehur mendime se ka shpėrdorim dhe abuzim me energjinė elektrike nė Shkodėr dhe kjo pėr shkak tė faturave aforfe. Konsumi i sotėm i energjisė ėshtė i papranueshėm, ndėrsa rrjeti ka dhe humbje qė sipas drejtoreshės rajonale, Majlinda Popoviē, pėr muajin dhjetor humbjet ishin 46%, ndėrsa nga 1-20 janar 40%. Ajo ka theksuar investimet nė rrjetin shpėrndarės pėr tė ulur nė minimum kėto humbje qė janė teknike, por dhe abuzime siē janė lidhjet e dyta. Debatet janė pėrqendruar tek mospagesa e energjisė ku janė fajėsuar punonjėsit e KESH-it . “Largojini hajdutėt dhe dembelėt nga KESH-i”,- ka thėnė Dodaj. Verifikoni strukturat dhe ata qė janė tė paaftė duhen larguar. Drejtori i policisė elektrike, Gėzim Lahi, ka thėnė se do tė priten nė mėnyrė masive lidhjet e dyta, por duhet dhe ndihma teknike dhe vinēi duhet tė jetė nė dispozicion tė kėsaj strukture. Ai ka thėnė se punonjėsit e KESH-it duhet tė jenė edhe nė varėsi tė pushtetit vendor dhe ndėrmarrjet shtetėrorė duhet tė mos i paguajnė punonjėsit pa verifikuar pagesėn prej tyre tė energjisė sė konsumuar. Bokset kolektive qė janė 40 fillimisht ėshtė thėnė se do vendosen nė Shkodėr. Kryesocialisti shkodran, Dodaj, u ka thėnė pjesėmarrėsve se ndonėse nuk ėshtė nė kompetencėn e tij, ai do tė shfrytėzojė poziten e tij politike pėr tė ndėrhyrė dhe pėr tė bėrė tė mundshme shkarkimin nga pozicionet qė ata mbajnė, nė rast se duke filluar qė sot nuk do tė ketė pėrmirėsim tė furnizimit me energji elektrike tė shkodranėve. “Jeni ju qė duhet tė menaxhoni si duhet kuotėn e caktuar dhe pėrgjegjėsia do tė bjerė mbi ju”,- ka thėnė Dodaj. Po dje, nė drejtorinė rajonale tė KESH-it nė Shkodėr ka mbėrritur njė grup nga drejtoria e Pėrgjithshme e KESH-it.
Anila Dushi

Prefekti Gjergj Leqejza flet pėr njė plan tė veēantė
SHKODĖR - Prefekti Gjergj Leqejza ėshtė shprehur pėr gazetėn “Shekulli” se po hartohet njė plan i veēantė masash pėr Shkodrėn lidhur me pėrmirėsimin e furnizimit me energji elektrike. Bėhet fjalė pėr njė program afatshkurtėr dhe afatmesėm, vuri nė dukje prefekti Leqejza. Sipas tij, politika nuk duhet tė shfrytėzojė momentet e vėshtira pėr tė fituar pikė. “Mbledhja e sotme ėshtė shenjė e mirė, ku pranohen gabimet dhe jepen alternativa pėr zgjidhje. I mbetet personave pėrgjegjės tė realizojnė detyrat e tyre ose tė largohen. Me marrjen e masave qė pritet tė merren do tė ketė pėrmirėsim tė furnizimit me energji elektrike nė Shkodėr, pėrfundoi prefekti Leqejza.
Anila Dushi

Reagimi
Greva e sindikalistėve pa prapavijė politike
SHKODĖR - Kryetari i Konfederatės Sindikale nė Shkodėr, Fatmir Smajli, ka thėnė se greva e sė martės ka qenė e rregullt, brenda ligjeve, dhe nuk ka patur prapavijė politike, siē ka thėnė Andi Harasani, drejtor i pėrgjithshėm i KESH-it. Kryesindikalisti Smajli ka thėnė se “do t’i bėjė thirrje Harasanit qė tė jetė mė i pėrgjegjshėm nė menaxhimin e energjisė qė vjen nė Shkodėr”. Energjia elektrike ėshtė jeta e qytetit dhe kur ajo mungon qyteti atrofizohet. Shkodra paragjykohet nė shumė drejtime dhe qeveria duhet tė reflektojė pėr problemet e kėtij qyteti. Ėshtė faji i KESH-it qė Shkodra nuk ka drita dhe qė energjia e konsumuar nuk paguhet. Nė Shkodėr, edhe kur nuk ka drita, fatura vjen njėlloj, dhe kjo si pėr pensionistėt ashtu dhe pėr biznesmenėt, ka thėnė mė tej Smajli.
A.Dushi

Rrėshqitja e tokės rrezikon 3 familje
SHKODĖR - Reshjet e ditėve tė fundit dhe rritja e prurjeve nė liqenin e Vaut tė Dejės kanė shkaktuar rrėshqitje toke nė fshatin Gegaj tė komunės Shllak. Toka e punueshme pėr tri familje nė kėtė fshat ėshtė dėmtuar pasi ēarjet janė tė gjata deri nė 1 km dhe tė gjera 1,5 metėr. Po ashtu rrėshqitja e tokės rrezikon sė tepėrmi dhe tri banesa. Banesa e shtetasit Gjergj Kodra ėshtė shembur dhe 7 persona qė jetojnė nė tė janė strehuar provizorisht tek Jakė Kodra, ndonėse dhe kėtu rreziku ėshtė pranė. Familjet e kėtij fshati i kanė ndėrtuar banesat aty, pas pėrmbytjes nga liqeni i hidrocentralit tė Vaut tė Dejės dhe ndonėse dokumentacioni pėrkatės ėshtė dėrguar qė mė 1996 pranė Ministrisė sė Pushtetit Lokal, asnjė banor i kėtij fshati nuk ka marrė kompensim pėr tokat e pėrmbytura, sipas vendimit nr. 20 tė Kėshillit tė Ministrave. Pėr tė parė rrezikun real nė kėtė zonė ėshtė kėrkuar njė grup ekspertėsh gjeologė. A. Dushi

Katėr fermerėt e arrestuar si kultivues tė bimėve narkotike janė zhdėmtuar me 2.5 milionė lekė pėr 30 ditėt e burgut
Gjykata: Kėrpi i Shkrelit 113 milionė lekė

Shteti tė zhdėmtoj fermerėt e Shkrelit pėr gabimin e policisė qė korri kėrpin pėr kanabis
Artan Hoxha
Anila Dushi
KOPLIK - 25.01.2003 - Katėr fermerė tė komunės Shkrel, tė burgosur njė vit e gjysėm mė parė pėr kultivim tė kėrpit industrial kanė fituar procesin gjyqėsor nė gjykatė ndaj Ministrisė sė Rendit. Gjykata i ka dėmshpėrblyer katėr fermerėt e arrestuar me nga 2.5 milionė lekė secili pėr 30 ditėt e burgut dhe i ka zhdėmtuar me afro 113 milionė lekė pėr dėmin ekonomik qė pėsuan nga asgjesimi i 524900 rrėnjėve kėrp industrial. Avokati i fermerėve tė Shkrelit dhe fondacionit britanik “Partneritet pėr Zhvillim” Shaqir Hasani pohoi dje nė mbrėmje se vendimi pėr dėmshpėrblimin e katėr fermerėve tė arrestuar Brahim Maleci agronom, Gjeto Lumaj fermer, Maliq Memēaj mėsues, dhe Qamil Selaj kryeplaku i fshatit Reē, tė cilėt qėndruan 30 ditė nė paraburgim pas arrestimit nga policia, ka marrė formėn e prerė. Ndėrsa nė lidhje me dėmin e shkaktuar nga policia nė fshatrat Dedaj, Zagorė dhe Reē, tė komunės sė Shkrelit gjatė tė ashtuquajturit operacioni antidrogė pėr korrjen e kėrpit, shteti duhet t’u paguajė fermerėve 113 milionė lekė tė vjetra. Lajmi ėshtė publikuar dje nga kryetari i shoqatės sė fermerėve tė Shkrelit, agronomi Brahim Maleci. Tė njėjtin lajm e konfirmoi edhe avokati i njohur Shaqir Hasani qė ka mbrojtur interesat e fermerėve tė Shkrelit nė procesin e zhvilluar nė gjykatėn e shkallės sė parė Tiranė. Hasani deklaroi se “pas njė serie tė gjatė seancash gjyqėsore, trupi gjykues i gjykatės sė Tiranės i drejtuar nga gjyqtarja Altina Xhorxhaj vendosi qė tė dėmshpėrblehen fermerėt e dėmtuar nga operacioni i paligjshėm i policisė me 113 milionė lekė tė vjetra. Por gjykata nuk mundi tė vlerėsonte dėmin moral qė ka pėsuar fondacioni britanik “Partneritet pėr Zhvillim”, i cili ishte dhe donatori i projektit tė kultivimit tė kėrpit industrial nė komunėn e Shkrelit”. Operacioni “antidrogė” i policisė sė Malėsisė sė Madhe dhe asaj tė Shkodrės u zhvillua nga data 11 deri nė 18 korrik 2001. Ministria e Rendit deklaroi me bujė pas operacionit se pėr herė tė parė policia shqiptare kishte asgjesuar njė sasi kaq tė madhe bimėsh narkotike prej 524900 rrėnjėsh. Lajmi u emetua dhe nga disa agjensi lajmesh tė huaja mjaft prestigjioze, si njė nga operacionet mė tė suksesshme qė ishte ndėrmarrė ndonjė herė nga policia kundėr kultivuesve tė bimės narkotike kanabis sativa. Por pas njė investigimi tė gazetės “Shekulli” situata u pėrmbys duke e kaluar policinė nga maja e piedestalit nė rolin e tė akuzuarit, pasi jo vetėm qė kishte shkatėrruar gabimisht dhe nė mėnyrė tė paligjshme sipėrfaqje tė tėra tė mbjellė me kėrp industrial, por kishte mbajtur padrejtėsisht pėr afro njė muaj katėr fermerė tė Shkrelit, ndėrkohė qė kishte shpallur nė kėrkim kryetarin e kėsaj komune Martin Pėllumbi. Maratona e gjatė e proceseve me fermerėve tė shkrelėt dhe pėrfaqėsuesve ligjorė tė Ministrisė sė Rendit ka pėrfunduar tashmė me dėmshpėrblimin e katėr personave tė burgosur si dhe zhdėmtimin e fermerėve tė cilėt u akuzuan si kultivues tė bimėve narkotike.

Caritasi i Shkodrės me nismė tė re nė "Shtėpinė e paqes"
"Kuvend Pajtimi" pėr tė shpėtuar familjet nė gjak

SHKODER - Tė pajtohen gjaqet. Tė shpėtohen sa mė shumė jetė njerėzish nga hakmarrja. Ky ėshtė qėllimi i "Kuvendit tė Pajtimit", qė pėrbėn nismėn mė tė re pėr tė shpėtuar familje tė tėra nga ngujimi, mes tė cilėve edhe qindra fėmijė.
Caritasi i Shkodrės, sot nė "Shtėpinė e paqes", duke parė zgjerimin e fenomenti tė gjakmarrjes si njė nga plagėt mė tė rėnda tė shoqėrisė, me njė shtrirje pothuajse nė pjesėn mė tė madhe tė vendit, dėshiron tė promovojė njė nismė konkrete me qėllim shėrimin e kėsaj plage tė rėndė. Ai qė ėshtė quajtur Kuvendi i Pajtimit do tė nisė sot nė mėngjes nė Fshatin e Paqes nė Shkodėr dhe ka si qėllim bashkimin e tė gjitha forcave nė njė strategji tė pėrbashkėt tė organizuar dhe institucionale nė luftėn kundėr krimit, kundėr ēdo lloj dhune pėr tė nxitur njė kulturė paqeje dhe duke respektuar tė drejtat e njeriut. Nė Kuvendin e sotėm pritet tė marrin pjesė edhe krerė tė qeverisė, mes tė cilėve kreu i parlamentit Servet Pėllumbi. Nė takimin nė Fshatin e Paqes, qė ndodhet rrugės nga Shkodra nė Shirokė, do tė kėrkohet tė mbėshteten institucionet shtetėrore dhe organizmat pėrkatėse tė drejtėsisė, tė rendit publik nė rivendosjen e ligjit dhe tė drjetės pėr ngritjen e ligjshmėrisė nė shoqėri duke zgjuar ndėrgjegjen e opinionit publik dhe praninė e shtetit. Gjithashtu nė kėtė Kuvend do tu kėrkohet besimeve fetare tė bashkohen njėzėri duke nxitur paqen dhe drejtėsinė dhe njėkohėsisht duke dėnuar ashpėr ēdo vepėr kriminale e tė dhunshme. Por nuk janė harruar as intelektualėt tė cilėt janė ftuar pėr tė dhėnė kontributin e tyre pėr tė ringjallur ndėrgjegjen shoqėrore pėr tė sugjeruar strategji tė frytshme.
Kjo insiativė, e parashikuar nė disa faza, fillimisht do tė hartojė njė strategji pėr tė ndėrhyrė dhe pasi tė kalojė nė pėrpunimin e ideve tė hedhura ėshtė parashikuar qė mė 5 prill tė nėnshkruajnė njė marėveshje pėr aksionin e pėrbashkėt.

Hoti sėrish rektor i "Luigj Gurakuqit"
SHKODER - Zgjedhjet e fundit nė Universitetin e Shkodrės risjellin nė postin e rektorit prof. dok. Mahir Hotin. Senati i kėtij universiteti, pasi ka pėrfunduar sė kompozuari me zgjedhjet e reja, ka votuar njė ditė mė parė edhe pėr postin e rektorit. Nė kėto zgjedhje Hoti nuk ka pasur rival dhe ka marrė 100 % tė votave. Kėshtu ai merr sėrish drejtimin e Universitetit "Luigj Gurakuqi" dhe pėr tre vjet tė tjerė. Gjatė mandatit tė kaluar tė prof. dok. Mahir Hotit, Universiteti i Shkodrės ka shėnuar njė ngritje tepėr tė dukshme nė tė gjitha drejtimet. Mesaduket, kjo ishte dhe arėsyeja kryesore qė Hoti rifitoi postin.

Orkuz: Do tė hapim konsullatė nė qytet
SHKODER - Sėshpejti nė qytetin e Shkodrės do tė hapet njė tjetėr konsullatė. Bėhet fjalė pėr hapjen e konsullatės turke. Lajmi ėshtė bėrė publik nga ambasadori turk nė Tiranė, Murat Orkuz, i cili dje realizoi njė vizitė tė shkurtėr nė qytetin verior. Ndėrkohė qė ende nuk ėshtė pėrcaktuar saktė data e hapjes sė konsullatės nė fjalė, janė prezantuar emrat e saj drejtues. Kėshtu Edi Teli do tė jetė konsulli turk pėr Shkodrėn, kurse Frid Lluja zėvendėskonsulli. Sipas ambasadorit Orkuz, konsullata turke nė Shkodėr do tė nisė veprimtarinė e saj brenda pak ditėve. Ajo do tė ketė qėllim kryesor zhvillimin e bizneseve pasi tregtarėt shkodranė janė tė lidhur shumė me Turqinė. Pushtetarėt lokalė me kohė kanė kėmbėngulur pėr hapjen e sa mė shumė konsullatave nė Shkodėr, kjo me synimin pėr hapjen e qytetit verior dhe zhvillimin e bizneseve.

Detajet e super operacionit tė specialėve nė fshatin Rrepishtė. Si u zbulua baza e 28-vjeēarit dhe dorėzimi i tij
Arrestohet Van Dami i Shkodrės

RENEA bėn luftė, vritet strehuesi i Valmir Hoxhės
SHKODER - 26.01.2003 - Pas gati 5 vitesh nė liri, qė nga krimi i parė, tmerri i Shkodrės pėrfundon nė pranga. Njė superaksion i RENEA-s dhe i Drejtorisė sė Policisė nė Shkodėr, i mbajtur krejtėsisht sekret deri nė finalizimin e tij, ka bėrė qė Valmir Hoxha, 28 vjeē -i dėnuar nė mungesė me burgim tė pėrjetshėm pėr 6 vrasje- tė pėrfundojė nė qeli.
Ndėrsa njė kushėri i tij, i cili e strehonte, Hilmi Saiti, 42 vjeē, ėshtė vrarė nga specialėt, pas shkėmbimit tė zjarrit. Kanė qenė minuta tė tėra lufte nė Rrepishtė (fshat ku ka lindur Hoxha), tė cilat kanė bėrė tė mundur prangosjen e tė shumėkėrkuarit, tė cilit i palqente t'i thėrrisnin Van Dam, por qė njihej edhe me pseudonimin "bisha". Hoxha, sipas Ministrisė sė Rendit, ėshtė autori i 6 vrasjeve, vepra kėto tė provuara, pėr tė cilat ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, si dhe i dyshuar pėr grabitje e pėrdhunime.
Operacioni
Pasi kanė marrė informacionin nga Drejtoria e Policisė sė Shkodrės, forcat e RENEA-s kanė pėrgatitur aksionin. Specialėt kanė mbėrritur nė Shkodėr tė premten nė mbrėmje dhe menjėherė janė nisur pėr nė fshatin Rrepishtė, ku ka qenė edhe informacioni pėr vendndodhjen e tė kėrkuarit. Drejtoria e Policisė sė Shkodrės kishte plot tre muaj qė i mbante nėn survejim lėvizjet e Hoxhės, duke pėrgatitur edhe mundėsinė e arrestimit tė tij. Rrezikshmėria ishte e madhe dhe kėtė gjė e kanė marrė pėrsipėr forcat RENEA. Nė orėn 23.00 tė sė premtes ėshtė bėrė edhe grumbullimi i forcave qė do tė merrnin pjesė nė aksion. Zona ka qenė mjaft e vėshtirė, pasi Rrepishta ėshtė njė ndėr fshatrat mė tė thella tė Malėsisė sė Madhe. Pasi kanė kaluar Koplikun, specialėt kanė ecur edhe njė orė nė kėmbė dhe errėsirė tė plotė (gjithė zona ishte pa energji) deri sa kanė rrethuar shtėpinė e 42-vjeēarit Hilmi Saiti, ku rrinte i fshehur Valmir Hoxha. Nė krye tė operacionit kanė marrė pjesė drejtori i krimeve nė Ministrinė e Rendit, drejtori i Forcave Speciale, drejtori i Policisė sė Shkodrės, Xhevahir Karaj dhe shefi i Komisariatit tė Koplikut, Paulin Rajta.
Arrestimi dhe vrasja
Nė orėn 03.00 ėshtė bėrė pozicionimi i parė i forcave nė fshat. Nė bazė tė informacioneve qė kishte policia, "bisha", tė cilin e thėrrisnin edhe Van Dam, nga ora 05.30 deri nė orėn 06.00, do tė lėvizte nga baza e tij, pėr nė njė vend tjetėr, sėrish tė fshehtė. Nė 05.20 RENEA dhe uniformat blu kanė bėrė lėvizjen e fundit, duke rrethuar banesėn dhe duke iu afruar shumė. Ndėrsa nė orėn 5 e 35 minuta ėshtė bėrė thirrja pėr t'u dorėzuar. Pėrgjigjja ka ardhur pak e vunuar. Ndėrsa policėt prisnin, Valmir Hoxha dhe i zoti i shtėpisė bėnin planin pėr t'u arratisur. Reagimi i parė ka ardhur nga ai qė i kishte dhėnė besėn "bishės", i cili karrierėn e tij "brilante" tė vrasjeve e ka nisur nė prill tė vitit 1998. Nė derė tė shtėpisė ka dalė Hilmiu, i cili me njė pushkė 20-ėshe ka qėlluar nė drejtim tė policisė. Edhe pas dy thirrjeve tė policisė pėr t'u dorėzuar, asnjė reagim pozitiv nuk ka ardhur. Por nė vend qė tė kėrkonin tė njėjtėn gjė, forcat e RENEA-s kanė qėlluar nė drejtim tė 42-vjeēarit, tė cilin njė plumb e ka zėnė pranė zemrės, ndėrsa njė tjetėr ka dėmtuar kėmbėzėn e pushkės sė tij. Megjithėse i plagosur, ai ka mundur tė futet nė shtėpinė e tė vėllait, vetėm 50 minuta larg, ndėrkohė qė Hoxha tentonte tė arratisej. Edhe ky ka qėlluar nė drejtim tė specialėve qė e kishin rrethuar. Por, sapo i ėshtė afruar gardhit tė shtėpisė ku fshihej, ėshtė dorėzuar pasi e ka parė se nuk dilte dot. Me Valmirin nė pranga, specialėt janė nisur pėr te shtėpia ku ishte futur Hilmiu. Blutė kėrkonin qė ai tė dorėzohej, ndėrsa "bisha" u thoshte tė kundėrtėn. Ka qenė vėllai i Hilmiut, i cili ka thėnė se do tė dorėzohej. Por ky ka qenė edhe momenti kur 42-vjeēari i plagosur ka rėnė pėrtokė, pa jetė. Ishte ora 6 e mėngjesit...

Kryetari i Kuvendit, Pėllumbi: Ndryshime nė legjislacion pėr tė luftuar gjakmarrjen
Mblidhet Kuvendi i Pajtimit

Karitasi dekoron ministrin Majko
SHKODER - 26.01.2003 - Legjislacioni ynė ėshtė bashkėkohor dhe nuk ėshtė bėrė pengesė pėr luftimin e fenomenit tė gjakmarrjes, por, nė qoftėse del i domosdoshėm ndonjė ndryshim, parlamenti mund ta bėjė atė". Kėshtu ka deklaruar dje nė Kuvendin e Pajtimit tė mbajtur nė "Fshatin e Paqes", kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė, Servet Pėllumbi. Ndėrkohė Caritasi i Shkodrės, organizator i nismės pėr shpėtimin e familjeve tė ngujuara nga gjakmarrja, ka dekoruar me ēmimin "Ndėrtues i Paqes" ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko.
Dje "Fshati i Paqes" rrėzė malit tė Taraboshit nė Shkodėr ėshtė kthyer nė simbol tė paqes. Nė Kuvendin e Pajtimit kanė marrė pjesė kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, zėvendėsministri i Rendit, pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare dhe pėrfaqėsues tė pushtetit lokal. Pjesėmarrėsit kanė diskutuar pėr problemin e gjakmarrjes, i cili ka marrė pėrmasa shqetėsuese nė tė gjithė zonėn. Nė qendėr tė diskutimeve ka qenė kanuni."Nuk duam tė dėnojmė kanunin. Ai mbetet njė pasuri kombėtare. Qėllimi ynė ėshtė tė dėnojmė ēdo lloj abuzimi qė bėhet nė emėr tė tij", ka pohuar atė Mario Baglio, njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Pajtimit. Ndėrsa Pėllumbi ėshtė shprehur pėr izolimin nė rrėnjė tė fenomenit tė gjakmarrjes. Sipas tij, jo rrallė rendi e ka pėrdorur motivin e gjakmarrjes pėr mbylljen e dosjeve. Kurse myftiu i Shkodrės, Haxhi Hoxha ka deklaruar se pajtimi nuk arrihet me apel, por me bashkėpunim dhe se deri tani ėshtė manipuluar mjaft me fenomenin e gjakmarrjes dhe pėr kėtė janė tė ndėrgjegjshėm tė gjithė. Nė fjalėn e tij, at Aleksandėr Petani ka akuzuar pushtetarėt. "Krimi po lulėzon. Pushtetarėt tanė nuk janė besimtarė. Ata vijnė nė kisha vetėm pėr raste festash. Duhet qė nė radhė tė parė tė pajtohen politikanėt", ka thėnė Petani. Pėrveē mesazhit tė qartė pėr t'i thėnė "stop" gjakmarrjes e cila pėr ditė merr pėrbindshėm jetė njerėzish, Kuvendi i Pajtimit ka dekoruar me ēmimin "Ndėrtues i Paqes" ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majkon si dhe Ahmet Qosen dhe at Dionisin.

Arsimi, marrėveshje me Firencen
SHKODER - Drejtoria e Arsimit tė Shkodrės lidhur marrėveshje bashkėpunimi me homologen e saj nė Firence tė Italisė. Nėnshkrimi i marrėveshjes nė fjalė pėrfshin arsimin e ulėt dhe atė tetėvjeēar. Sipas drejtuesve tė arsimit nė qytetin verior, qėllimi final i saj ėshtė futja e arsimit nė Shkodėr drejt modernizimit dhe aplikimin e programeve bashkėkohore.

Forca e ligjit kundėr gjakmarrjes
Njė familje e ngujuar nga gjakmarrja nė veri

Zyrtarė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile tė mbledhur nė njė aktivitet kundėr gjakmarrjes nė Shkodėr, ranė dakord se zbatimi i ligjit nga gjykatat dhe organet e rendit, lė pėr tė dėshiruar nė veriun e Shqipėrisė dhe hap shteg pėr gjakmarrjen.
Nė sesionin e parė tė Kuvendit tė Pajtimit, pjesėmarrėsit pranojnė se prania e ligjit dhe e dorės sė shtetit nė kėtė rajon ėshtė e zbehtė dhe duhet rivendosur.
Gjakmarrja ėshtė e bazuar nė ligjin e Kanunit, qė u hartua nga udhėheqėsi feudal, Lekė Dukagjini nė shekullin e pesėmbėdhjetė.
Kanuni shkruan se "gjaku gjithmonė merret me gjak" dhe parashikon rregulla specifike pėr raste specifike tė gjakmarrjes.
Kanuni u luftua ashpėr sidomos gjatė viteve tė komunizmit nė Shqipėri, por filloi tė ringjallej pas rėnies sė komunizmit nė vitin 1991.
Vendosja e rregullit dhe ligjit nė veri tė Shqipėrisė, qė ka qenė gjithmonė njė detyrė e vėshtirė, u bė mė e vėshtirė me vendosjen e demokracisė nė vend.
Rivendosja e ligjit
Tė mbledhur nė Kuvendin e Pajtimit, zyrtarė dhe aktivistė tė organizatave joqeveritare, qė synojnė frenimin apo pasojat e gjakmarrjes, ranė dakord se duhet njė strategji pėr ta luftuar gjakmarrjen.
Kreu i Caritas-it nė Shkodėr, At Mario Balio, nismėtar i mbledhjes sė Kuvendit, tha se kriminaliteti nė zonėn veriore tė Shqipėrisė do tė vazhdojė tė mbetet i lartė nėse nuk do tė ketė njė bashkėpunim mes shoqėrisė civile dhe shtetit.
"Kush ka pėr detyrė tė nxjerrė ligje pėr tė ndėshkuar krimin, kush ka pėr detyrė tė ndėshkojė krimin dhe tė gjitha pjesėt e tjera tė shoqėrisė, mediat, intelektualėt, besimet (duhet) tė bashkohemi me njė thirrje qė tė rivendoset ligji dhe tė bėhet mė i pranishėm shteti shqiptar me organizmat pėrkatėse nė territorin e veriut tė Shqipėrisė," tha ai.
Qė gjakmarrja ėshtė njė tregues i mosfunksionimit normal tė shtetit ligjor, kjo u pranua nga dhe nga kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė, Servet Pėllumbi.
Z. Pėllumbi, i pranishėm nė seancėn e parė tė Kuvendit tė Pajtimit, tha se megjithėse legjislacioni aktual e parashikon mjaftueshėm luftėn kundėr kėtij fenomeni, kuvendi ėshtė i gatshėm tė nxjerrė dhe tė tjera ligje. Por sipas tij, problemi qėndron tek zbatimi i ligjit nga organet e rendit dhe drejtėsisė.
"Unė mendoj se ēėshtja mė thelbėsore ėshtė se si tė zbatohet ky legjislacion nga gjykatat dhe institucionet e tjera shtetėrore. Nėse gjykatat do tė japin vendimin e merituar nė rastet e konflikteve tė ndryshme, nėse organet e rendit do tė izolojnė nė kohėn e duhur autorėt e vrasjeve dhe tė konflikteve, atėherė do tė kishim mė pak tė ngujuar dhe gjakmarrje".
"Njerėzit e kėrkojnė tė drejtėn si duhet dhe kur shteti nuk vepron si duhet, atėherė njerėzit i drejtohen vetėgjyqėsisė," tha ai.

Angjelin Smakaj, baba i dy fėmijėve, punonte prej dy vjetėsh nė Itali. Vetėvaret me telin e instalimeve elektrike
Vetėvaret se nuk i dhanė vizė italiane

Emigranti qė kishte ardhur pėr Krishtlindje nė atdhe i jep fund jetės pasi konsullata i refuzoi vizėn
SHKODĖR - 28.01.2003 - Konsullata italiane nė Shkodėr i kishte refuzuar dhėnien e vizės dhe pėrkundėr kėtij vendimi njė 42-vjeēar, baba i dy fėmijėve, i ka dhėnė fund jetės pasditen e djeshme. Ky ėshtė versioni i policisė, e cila i referohet edhe dėshmive tė familjarėve pėr vdekjen tragjike tė 42-vjeēarit nga qyteti i Shkodrės, Angjelin Smakaj. Burime tė policisė tė cilat shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se Smakaj ėshtė gjetur i vetėvarur nė banesėn e tij, nė lagjen “Vasil Shanto”, rreth orės 12.30, tė ditės sė djeshme. Sipas tė njėjtave burime, mėsohet se nė momentin e kryerjes sė vetėflijimit, Smakaj ka qenė i vetėm nė banesėn e tij. Kryefamiljari Smakaj, ishte kthyer para pak kohe nga Italia ku kishte emigruar prej disa vitesh. Grupi hetimor, qė ka shkuar nė vendngjarje, po punon pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave tė vetėvarjes.
Ngjarja
Angjelin Smakaj kishte ardhur para Krishtlindjeve nė vendlindje, ku kishte lėnė familjen, gruan me dy fėmijė. Deri para pak kohėsh gruaja e tij dhe dy fėmijėt kanė jetuar nė shtėpinė e nėnės sė saj, nė njė banesė private. Kryefamiljari, Angjelini nga Kopliku, kishte vetėm pak kohė qė kishte blerė njė hyrje nė njė pallat nė katin e dytė, pėrballė shtėpisė sė ushtarakėve, nė tė cilėn po kryente punime riparuese, me lekėt qė kishte fituar gjatė dy viteve emigrim nė Itali. Sipas burimeve tė policisė, 42-vjeēari ka qenė me dokumente tė rregullta nė shtetin fqinj dhe para se tė vinte nė Shqipėri i kishte paguar tė gjitha detyrimet fiskale atje. Sipas tė njohurve ai kishte futur dokumentet pėr rinovim nė konsullatėn italiane nė Shkodėr dhe dje nė orėn 09.30 kishte shkuar pėr tė marrė vizėn. Rreth orės 12.00 ai ėshtė kthyer tėpėr i shqetėsuar nė shtėpi, pasi nuk kishte marrė vizėn. Bashkėshortes i ka thėnė qė tė shkonte tė merrte vajzėn nė shkollė dhe pastaj t’i sillte diēka pėr tė ngrėnė, pasi ai do tė punonte nė shtėpi. Pas largimit tė sė shoqes ai ka marrė telin me tė cilin po bėnte instalimet elektrike dhe ėshtė vetėvarur nė vendin e llampadarit, pasi ka hipur nė njė karrige qė mė pas e ka larguar me njė goditje. Ka qenė bashkėshortja ajo qė e ka gjetur 42-vjeēarin tė vetėvarur, ndėrsa sipas saj kėmbėt pėr shumė pak do t’i arrinin nė krevatin dopio. Nė banesė po kryheshin punime dhe kishte dhe shkallė po sipas policisė 42-vjeēari i lindur nė Koplik nuk ka pėrdorur shkallėn por karrigen. Sipas tė afėrmėve Angjelini ka qenė tepėr i shqetėsuar dhe i mėrzitur nga zvarritjet e dhėnies sė vizės dhe sė fundi refuzimi pėr dhėnien e saj e ka detyruar atė tė marrė vendimin fatal ndaj vetes. Mėsohet se nga mosdhėnia e vizės kryefamiljari Smakaj humbiste punėn nė Itali.
A.Dushi

Anton Leka, kryetar i ri i Kėshillit Bashkiak
SHKODĖR - Kėshilli bashkiak i Shkodrės ka votuar dje pėr emrin qė do tė zėvendėsojė Ndoc Ēefėn si kryetar dhe si anėtar i kėtij kėshilli. Pėr anėtar tė kėtij kėshilli nuk pati asnjė problem pasi u zėvendėsua me emrin e radhės nė listėn shumemėrore tė subjektit politik pėrkatės PD. Frida Gucia u pranua dje si anėtarja mė e re e kėshillit. Ndėrsa pėr kryetarin u votua. Dy forcat kryesore politike, PD e PS paraqitėn kandidatėt e tyre pėrkatėsisht Anton Leka( PD) dhe Xhevdet Alibali (PS). Pas votimit, i kryer nė njė kuti ambalazhi, kryetar i ri i Kėshillit Bashkiak tė Shkodėr u zgjodh Anton Leka, i cili ėshtė dhe kryetar i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė nė Shkodėr. Ai fitoi me 31 vota pro dhe 9 kundėr. Zėvendėsimi i Ndoc Ēefės u bė pasi kishte mbi 6 muaj qė nuk merrte pjesė nė mbledhjet e Kėshilit Bashkiak.

Gjakmarrja
Ish-polici i ngujuar: “Do tė vetėvritem nėse shteti s’mė mbron”
Njė i ngujuar ish-punonjės policie pasi ka kėrkuar ndihmėn e institucioneve shtetėrore i ėshtė drejtuar edhe mediave. Arjan Onuzi, 35 vjeē, ish-efektiv i policisė nė Shkodėr, ndodhet i ngujuar qė prej datės 27 gusht tė vitit 2001 kur vėllai i tij, nga nėna, Artur Selmani, vrau pranė universitetit “Luigj Gurakuqi” Adem Kryeziun dhe Ahmet Selėn. Sipas Onuzit, ai ka qenė 100 metra larg vendit tė ngjarjes dhe ka njoftuar menjėherė policinė, ndėrsa ka qenė vetė drejtori i atėhershėm i policisė, Milto Kordha, ai qė ka ndaluar vrasėsin, tashmė i dėnuar me 14 vjet heqje lirie. Por megjithatė Arjan Onuzi dhe vėllezėrit e tjerė te tij ndodhen tė ngujuar. 35-vjeēari Onuzi, nė deklaratėn e tij, thekon se policia, nė radhėt e sė cilės punonte deri atėherė nuk i ka dalė asnjėherė nė mbrojtje, as atij as familjes sė tij. Ai thekson se jeton prej 20 muajsh me qera nė njė banesė, me dy vajzat 10 dhe 3 vjeēe dhe nuk ka asnjė burim jetese. Ai kėrkon qė shteti dhe policia tė marrė nė mbrojtje jetėn e tij, ndryshe ai paralajmėron se do kryejė vetėvrasje, pasi nuk sheh shpresė dhe mundėsi pėr tė jetuar i ngujuar dhe i papunė. Arjan Onuzi vetėdoli nga ngujimi nė muajin nėntor tė vitit 2002 dhe kėtė e bėri publike. Ai nuk u rifut nė radhėt e policisė dhe pėr disa kohė u pėrpoq tė gjente punė. Mė pas ai u ngujua pėrsėri, pasi familjet nė hasmėri nuk e kanė falur.
A.Dushi

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT