Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Korrik 2003. Lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Pėr mė tepėr, refero lidhjet djathtas dhe gjeni lajmet e ditės, pėrveē gazetave shqiptare on-line.

Kėshilltarėt bashkiakė i drejtohen shtetit

SHKODĖR - 01.07.2003 - Kėshilli bashkiak i Shkodrės i ka drejtuar njė tjetėr deklaratė institucioneve qėndrore, Presidentit, Kryeministrit, Ministrit tė Energjitikės etj, lidhur me situatėn e rėndė tė furnizimit me energji elektrike. Kufizimet qė minimalisht janė 12 orė po shoqėrohen me ndėrprerje dhe disa ditore nė zona tė ndryshme ndėrsa temperaturat i kalojnė 30 gradė celcius. Kėshilltarėt bashkiakė tė Shkodrės i kėrkojnė drejtuesve tė lartė tė shtetit tė marrin nė dorė situatėn, pasi ndonėse diskutohet e premtohet ndryshimi, kjo nuk po ndodh. Ata shprehen kundėr ndryshimeve tė shpeshta nė drejtimin e KESH-it nė Shkodėr, ku drejtorja aktuale Majlinda Popiviē, hiqet e rivihet pėr tė katėrtėn herė nė kėtė detyrė, ndonėse nė ēdo rast “ajo ka dėshtuar pasi s’ėshtė e atij profili”, thuhet nė deklaratė. Shteti i ka gjithė mundėsitė ligjore dhe ekzekutive pėr tė rivendosur normalitetin nė furnizimin me energji elektrike, arkėtimin e faturave dhe uljen e humbjeve. Nė deklaratėn e tyre kėshilltarėt shkodranė kanė theksuar se do tė jenė nė ballė tė protestave. /Anila Dushi

Kėrkohej pėr plagosjen e kunatit tė tij nė Balldre tė Lezhės. Pas krimit fshihej tek banesa e kushėririt tė tij
Vetėvritet 60-vjeēari i rrethuar nga policia

Jak Gjoni i ka dhėnė fund jetės me njė plumb nė kokė nė banesėn e kushėririt tė tij
SHKODĖR - I rrethuar nga policia pasi kėrkohej pėr tentativė vrasjeje, njė 60-vjeēar ka vetėvrarė veten me njė plumb pistolete. Jak Lazėr Gjoni, 60 vjeē, lindur dhe banues nė Balldre tė Lezhės, ėshtė vetekzekutuar rreth orės 12:30 tė ditės sė djeshme, nė shtėpinė e kushėririt tė tij nė Paēram tė Shkodrės, kur kjo e fundit ėshtė rrethuar nga dhjetėra uniforma blu. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se 60- vjeēari ishte shpallur person nė kėrkim pėr veprėn penale tė tentativės sė vrasjes tė kunatit tė tij Kolė Ndoja, i cili ka marrė dy plumba, njė nė kėmbė dhe njė nė pulpė,- thanė pėr gazetėn burimet e policisė. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pas njė grindjeje tė ēastit midis 60-vjeēarit dhe kunatit tė tij Ndoja. Ngjarja nė fjalė ka ndodhur pak ditė mė parė dhe autori i krimit ishte shpallur nė kėrkim nga policia. Pas informacioneve tė marra nė rrugė operative ėshtė mėsuar se Gjoni ndodhej nė njė shtėpi nė fshatin Paēram. Operacioni ėshtė organizuar rrufeshėm dhe shumė shpejt Jak Gjoni e ka parė veten tė rrethuar nga blutė. I shokuar dhe pa mundėsi shpėtimi Jak Gjoni i ka dhėnė fund jetės tė tij pa shumė ceremoni.
Aksioni
Prej disa ditėsh Jak Gjoni strehohej tek kushėriri i tij nė Paēram, jo larg Gurit tė Zi. Sipas burimeve tė policisė qė i referohen dhe dėshmive tė marra 60- vjeēari ka kėrkuar besė tek i afėrmi i tij dhe ky nuk ka mundur t’ia refuzojė. Pėr pak ditė ka qėndruar me shpresėn se nė Shkodėr nuk kanė pėr ta parė policėt. Por nuk ka rezultuar ashtu. Shumė shpejt policia kriminale e Lezhės ka mundur tė grumbullojė informacione mbi vendodhjen e Jak Gjonit. Meqė zona i pėrket Shkodrės operacioni ėshtė organizuar nga uniformat blu tė Shkodrės, ku dhe kanė marrė pjesė shumė forca tė drejtorisė sė Policisė tė Shkodrės. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se ka qenė mesdita e djeshme kur uniformat blu kanė rrethuar shtėpinė e kushėririt, ku strehohej 60-vjeēari i kėrkuar dhe mė pas i kanė bėrė thirrje kėtij tė fundit qė tė dorėzohej. Kanė nxjerrė jashtė njerėzit e shtėpisė dhe mė pas kanė dėgjuar krismėn, thanė pėr gazetėn tė njėjtat burime. Po sipas kėtij burimi, 60-vjeēari ka marrė vetėm njė plumb nė kokė, duke i dhėnė fund jetės, pėr tė mos rėnė nė duart e policisė. /Anila Dushi

PERPILIMI I LISTES JAVEN TJETER
24 apartamente banimi pėr mijėra tė pastrehė

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 02.07.2003 - E ndėrsa mijėra tė pastrehė shkodranė presin me ankth realizimin e ėndrrės sė tyre mė tė madhe - marrjes sė njė shtėpie banimi, janė vetėm dy pallate me 24 apartamente qė do tė ndahen pėr ta. Ndarja e banesave pėr tė pastrehėt nė Shkodėr, qė ishte vendosur tė diskutohej dy ditė mė parė nė Kėshillin Bashkiak tė kėtij qyteti, ėshtė shtyrė pėr javėn tjetėr. Kėshtu qė tė pastrehėve do t'u duhet tė pėrjetojnė edhe pėr disa ditė "ethet" e njė "gare" vėrtet stresante dhe tė pashpresė pėr shumicėn prej tyre. Dje burime nga Bashkia e Shkodrės pohuan se nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit Bashkiak ishte vendosur qė tė pėrcaktohej lista me emrat e tė pastrehėve qė do tė merrnin shtėpi banimi nė dy pallatet e reja, por kjo nuk ėshtė realizuar. Shtyrja e afatit pėr ndarjen e apartamenteve ka ardhur pas kėrkesės me shkrim tė bėrė nga kryetari i Kėshillit Bashkiak, Anton Leka, drejtuar bashkisė. Sipas Lekės, materiali i paraqitur nga bashkia nė lidhje me kėtė ēėshtje ėshtė i paplotė. "Duke u nisur nga fakti se kėrkesat pėr strehim janė nė njė numėr shumė tė madh, kėrkoj qė ēėshtja tė vijė nė Kėshillin Bashkiak e kompletuar me dokumentacionin e duhur ligjor dhe tė trajtohet me transparencė. Problemi i strehimit nė Shkodėr ėshtė tepėr jetik", argumenton nė shkresėn drejtuar bashkisė, Leka. Ndėrkohė ky i fundit pohon se ėshtė e domosdoshme qė drejtoria e shėrbimeve publike tė paraqesė njė material tė plotė, i cili pėrfshin brenda tij njė informacion shumė tė saktė mbi gjendjen e tė pastrehėve nė Shkodėr. Gjithashtu kreu i Kėshillit Bashkiak kėrkon qė drejtoria e shėrbimeve publike tė paraqesė dhe listėn me 24 emra tė shtetasve qė duhet tė marrin apartamente dhe pėrbri tyre dhe argumentet sepse u takon shtėpia kėtyre tė fundit. Ndėrkohė bashkia i ėshtė pėrgjigjur zyrtarisht numrit Njė tė Kėshillit Bashkiak, duke u shprehur se transparenca pėr kėtė problem nga ana e saj ka qenė maksimale. Dy pallatet e reja janė ndėrtuar pėrballė me kompleksin spitalor nė Shkodėr. Mė tė privilegjuar pėr marrjen e shtėpive tė banimit do tė jenė tė pastrehėt qė jetojnė nė shtėpitė ish-pronė private.

Mė pak familje me ndihmė sociale
SHKODER - Nė dy vitet e fundit lista e pėrkrahje nė Bashkinė e Shkodrės ka ardhur duke u reduktuar. Nga 8 mijė familje qė pėrfitonin ndihmė eko-nomike dy vjet mė parė, ky numėr tashmė ka rėnė nė rreth 6500 veta. Sipas punonjėsve tė zyrės sė pėrkrahjes sociale, reduktimi i numrit tė personave qė marrin ndihmė ekonomike (janė hequr nga lista tė gjithė ata shtetas qė nė realitet nuk u takon kjo ndihmė) ėshtė ulur falė bashkėpunimit gjithnjė e nė rritje mes zyrave pėrkatėse nė administratėn shtetėrore. Ndėrkohė Banka Botėrore ka cilėsuar kohė mė parė se qyteti i Shkodrės ka numrin mė tė madh tė pėrfituesve tė ndihmės ekonomike.

E pėrplas autobusi, plagoset 50-vjeēari
SHKODER - Aksidentohet rėndė 50-vjeēari nga Shkodra. Shtetasi Flamur Elbasani ka qenė duke udhėtuar me automjetin e tij tip "Benz" nė Pjacė (qendėr tė qytetit verior), kur ėshtė pėrplasur nga autobusi i linjės Fermentim-Bahēallėk i qytetit tė Shkodrės. Sipas bluve, pėrplasja mes dy automjeteve ka ndodhur rreth orės 10 e 30, kur 50-vjeēari po dilte me makinėn e tij nga njė rrugicė nė rrugėn kryesore. Pėr pasojė ka mbetur i plagosur rėndė Elbasani. Sipas mjekėve tė Shkodrės i aksidentuari, i cili ndodhet nė sallėn e reanimacionit, ka pėsuar dėmtime tė rėnda nė kokė dhe ndodhet nė gjendje kritike.

Ndalohen pėr kontrabandė viēash
MALĖSI E MADHE - 03.07.2003 - Dy persona janė ndaluar nga policia, teksa po transportonin viēa tė pashoqėruar me dokumentacionin pėrkatės. Pal Delaj, 48 vjeē, lindur nė Hot tė Ri dhe banues ne lagjen nr.3 nė Tiranė dhe Sami Selaj, 34 vjeē, lindur dhe banues nė Koplik janė kapur nga strukturat e antikrimit ekonomik e financiar ne aksin rrugor Koplik-Han i Hotit. Kėta dy shtetas po transportonin nė mjetet e tyre kamionė, me targa SH 5370C dhe SH 3596 D, pėrkatėsisht 3 dhe 10 viēa, nė drejtim tė Malit tė Zi. Ato nuk kanė patur asnjė dokument shoqėrues tė mallit dhe policia dyshon se ato janė mall kontrabandė. /Anila Dushi

Apeli, vendim i njėjtė pėr grabitėsit
SHKODĖR- Gjykata e Apelit ka lėnė nė fuqi vendimin e shkallės se parė tė gjykatės sė Lezhės pėr njė grup personash tė akuzuar pėr grabitje me armė nė kėtė zonė. Gjon Prenga ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm pėr grabitje me armė nė bashkėpunim me pasojė vdekjen. Ilir Pėrndreca ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, Eduart Frroku me 22 vjet heqje lirie, Simon Doda me 25 vjet heqje lirie, dhe Tonin Qarku e Nikolin Bardhi, me nga 22 vjet bur, ndėrsa Artur Doda ka dalė i pafajshėm. Kėta shtetas nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė realizuar disa grabitje me armė nė fshatrat e Lezhės duke vrarė njė person dhe duke plagosur njė punonjės policie. Aktivitetin kriminal ky grup grabitėsish e ushtronte ne akse rrugore, banesa e dyqane. Ata ishin bėrė tmerri i zonės dhe dėnimi i tyre bazohet nė nenet 141/25, 140/25, 78/22 dhe 278/2. /Anila Dushi

Dundee: Shkodra shumė mirė, problemi i vetėm rrugėt
Dy zyrtarėt skocezė qė ishin nė Shkodėr, janė kthyer nė Dundee me pėrshtypjet mė tė mirė pėr Shkodrėn, njerėzit e saj dhe stadiumin "Loro Borici". Jim Duffy, qė shoqėroi menaxherin e operacioneve, Jim Thomson, nė udhėtimin drejt qytetit veriperėndimor shqiptar, u shpreh: "Keni dėgjuar shumė histori horrori mbi ato vende, por, pėrvec rrugėve, nuk ishte aq keq". "Stadiumi ishte shumė i mirė, fusha ishte shumė e mirė dhe njerėzit shumė miqėsorė, kėshtu qė unė nuk shoh asnjė problem pėrvec transportit", - vazhdoi ai. Dundee FC do tė ndeshet me Vllazninė e Shkodrės, nė 14 gusht nė "Loro Borici" dhe njė javė mė pas nė fushėn e tij, nė Skoci, pėr Kupėn UEFA. Mundet qė Dundee tė udhėtojė me carter nė drejtim tė Tiranės, pėr tė shkuar mė pas nė Shkodėr, por kjo mbetet tė vendoset zyrtarisht. Dundee kthehet nė Europė pas 30 vjetėsh dhe tifozėt janė tė lumtur qė do tė kenė mundėsi tė shohin mė nė fund ekipin e tyre nė njė veprimtari europiane.

Plagosi komshien, 5 vjet burg
SHKODĖR - 04.07.2003 - Gjykata e Shkodrės ka dėnuar dje me 5 vjet heqje lirie, 64- vjeēarin Bel Shaban Burgaj nga fshati Shtoj. Ai u deklarua fajtor pėr veprėn penale tė plagosjes sė rėndė me dashje dhe armėmbajtje pa leje. 64-vjeēari mė 18 maj tė vitit tė kaluar, pas njė grindjeje pėr motive tė dobėta ka plagosur me 2 plumba nė bark 32- vjeēaren Vera Brucaj, komshie e tij. 64- vjeēari ka dashur tė qėllojė babain e 32- vjeēares, Met Brucaj, por vajza ka hyrė nė mes dhe ka mbetur e plagosur. Autori ėshtė kapur pas disa muajsh nga policia. Ai ka pranuar autorėsinė, por ka thėnė se ajo nuk ishte e qėllimshme. Akuza ka kėrkuar 10 vjet burg, ndėrsa avokati mbrojtės kėrkoi ndryshimin e akuzės nga plagosje e rėndė me dashje nė plagosje nga pakujdesia. Kjo nuk ėshtė pranuar nga trupi gjykues i kryesuar nga Tonin Sterkaj. /A.Dushi

Nė grevė pėr pagimin e 56 punėtorėve
SHKODĖR- Sindikata e pavarur e ndėrmarrjes elektrike SESA nė Shkodėr ka zhvilluar dje njė greve 1 orėshe. Kryetari i kėsaj sindikate qė numėron 260 anėtarė, Burhan Vucaj, ka deklaruar se shkaku i grevės ėshtė largimi nga puna i 56 punonjėsve nė kuadėr tė ristrukturimit tė ndėrmarrjes, e cila tashmė ėshtė 100% nė varėsi tė KESH-it. Sipas Vucajt janė larguar punonjės tė aftė, dhe janė marrė nė punė ata qė nuk kanė punuar nė kėtė ndėrmarrje. Po ashtu lėvizjet nė detyre brenda ndėrmarrjes janė tė pamotivuara. Sindikalistėt e pavarur shprehen se nuk janė kundėr reformės, por ajo duhet bėrė me kritere dhe sindikata e tyre duhet tė jetė palė nė marrjen e vendimeve. Ata kanė theksuar se do tė pėrshkallėzojnė lėvizjen sindikaliste. /Anila Dushi.

Biznesmenėt nė garė pėr klubin "Vllaznia"
SHKODER - 05.07.2003 - Bashkia dhe Kėshilli Bashkiak i Shkodrės tė hėnėn do tė organizojnė njė tryezė tė rrumbullakėt me tė gjithė biznesmenėt qė kanė shprehur dė-shirėn pėr tė drejtuar klubin e futbollit tė Vllaznisė. Burime nga krerėt lokalė pohojnė se do tė fitojė kandidatura qė do tė paraqesė ofertėn mė tė lartė. Momentalisht bėhet e ditur se nė takim do tė marrin pjesė biznesmenė nga Tirana dhe Shkodra.

AVOKATET: ATA NUK KUNDERSHTUAN
Rebelimi nė qeli, burg pa afat 6 protestuesve

Trėndafile Visha
SHKODER - Gjashtė protagonistėt e revoltės sė 4 qershorit tė kėtij viti nė qelitė e paraburgimit nė Drejtorinė e Policisė sė Shkodrės dje kanė dalė pėrpara togave tė zeza tė kėtij qyteti. Rreth orės 9 tė sė premtes, tė burgosurit Shabir Shega, Redi Rrjolli, Indrit Gjoni, Eder Puka, Franēesk Zefi dhe Eugen Maēi, nėn masa tė rrepta sigurie janė sjellė nė Gjykatėn e Faktit. Burime nga ky institucion pohojnė se pas paraqitjes sė fakteve dhe provave nga ana e pėrfaqėsuesve tė prokurorisė, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Dritan Halluni, ka vendosur masėn e sigurisė "burg pa afat" pėr 6 tė burgosurit nė fjalė. Kėta tė fundit janė cilėsuar fajtorė pėr akuzėn e revoltės nė ambientet e burgut, e cila parashikohet nga neni 270/2 i Kodit Penal. Dėnimi qė pritet tė jepet pėr veprėn penale tė konsumuar nė qeli, do t'i bashkėngjitet dėnimit tė dhėnė ose qė pritet tė jepet (tre janė tė dėnuar ndėrsa tre tė paraburgosur) pėr konsumimin e veprės penale pėr tė cilėn ata janė akuzuar mė parė. Gjashtė tė akuzuarit qėndrojnė nė burg pėr kryerjen e veprave tė ndryshme penale (vrasje, vjedhje dhe trafik lėndėsh narkotike). Ndėrkohė, mbrojtja e gjashtė tė burgosurve nuk ka qenė dakord me akuzėn e atashuar klientėve tė tyre.
Avokatėt kanė kėmbėngulur qė akuza pėr revoltė tė kthehet nė akuzė pėr protestė, pasi 6 tė burgosurit kanė protestuar pėr kushtet e vėshtira nė dhomat e paraburgimit. Revolta nė qelitė e paraburgimit daton 4 qershorin e kėtij viti, kur njė i burgosur i sėmurė do tė dėrgohej pėr mjekim nė spital, shokėt e tij goditėn dhe fyen policėt.

Velipoja mbushet me pushues ditorė
SHKODĖR - 07.07.2003 - Plazhi i Velipojės tėrheq pushues tė shumtė edhe ditorė, sidomos tė dielave. Edhe dje aty ka patur dyndje tė madhe pushuesish dhe rruga ka qenė e mbushur me automjete. Shėrbimet e policisė rrugore kanė patrulluar gjatė gjithė aksit rrugor Shkodėr-Velipojė. Megjithatė nė hyrje tė Shkodrės nė anėn e djathtė tė rrugės nė lagjen “Bahēallėk” njė mjet tip Benz ngjyrė bizele ka dalė nga rruga dhe ka rėnė nė kanal . Viktima nuk ka patur dhe drejtuesi i mjetit ėshtė dėmtuar lehtė pasi ka qenė duke ecur ngadalė. Shkaku ka qenė pluhuri qė ngrihet nga mjetet nė kėtė aks rrugor ku punohet pėr shtrimin e saj, pasi pėrfshihet nė autostradėn Lezhė-Shkodėr. Mendohet se reja e pluhurit i ka vėshtirėsuar shikimin drejtuesit dhe mjeti ka dalė nga rruga. /Anila Dushi

Tė shtėnat e armės prishin qetėsinė nė plazh
SHKODĖR- Tė shtėna armėsh janė dėgjuar dje nė plazhin e Velipojės, dhe pikėrisht nė rėrėn pranė bregdetit ku ndodheshin pushues tė shumtė. Krismat kanė shqetėsuar pushuesit qė ndodheshin afėr, ndėrsa tė tjerėt kanė vazhduar normalisht plazhin kjo edhe pasi numri i madh i tyre dhe muzika e pranishme pėrmes radiove i ka mbytur krismat e armės. Dėshmitarė okularė thanė pėr gazetėn se ėshtė parė njė person me trup mesatar , flokė gėshtenjė e kostum banjoje tė kuq qė tė vraponte me pistoletė nė dorė drejt hotelit tė plazhit, ndėrsa ēalonte dhe mbante njėrėn dorė tek kofsha. Nuk dihet nėse ka qenė i plagosur ndėrsa burimet policore nė plazh dhe nė Shkodėr nuk japin shpjegime pėr ngjarjen. Nė plazh ka patur mjaft forca policore pas kėsaj ngjarjeje. /Anila Dushi

Shkodra, me njė treg model
Tregjet e Shkodrės shumė shpejt do tė bėhen model si nga ana ndėrtimore dhe funksionale. Kėshtu ka deklaruar kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, Ormir Rusi. Tregur tė madh pranė stadiumit "Loro Boriēi", po i jepet dora e fundit. Gjatė kėsaj jave fadromat po heqin barakat e fundit tė improvizuara nga tregėtarėt. Ndeshja Rusi Shqipėri pėrshpejtoi fazėn e parė tė spastrimit, ku u hoqėn pjesa mė e madhe e dyqaneve. Faza e dytė qė presupozon heqien e mbeturinave dhepastrimin e sheshit, pėrfundoi dje, duke nxjerrė nė pah kompleksin e ri tė dyqaneve tė ndėrtuara nė sheshin para stadiumit. Sipas kryetarit tė Bashkisė dyqanet janė tė vendosura nė katėr rreshta paralele. Pėr ndėrtimin e tregut kanė kontribuar dhe vet tregėtarėt. Njė pjesė e tregėtarėve, qė kanė shitur mė parė nė kėtė treg, janė shqetėsuar sepse nuk e kanė parė emrin e tyre nė listė. Por, kryebashkiaku Rusi nė njė konferencė pėr shtyp i qetėson, pasi problemi i tyre do tė zgjidhet me transparencė. Edhe ata do tė marrin dyqan nė treg, sikundėr kishin vendet e tyre dhe mė parė.

Shkodėr-Muriqan, fillon rehabilitimi i fazės sė dytė tė rrugės
Kėto ditė nis faza e dytė e punimeve pėr rahabilitimin e rrugės Shkodėr-Muriqan e gjate 11 km. Burime nga Prefektura bėnė tė ditur pėr ATSH-nė se, "me fondin prej 365 milionė lekė tė akorduar nga buxheti i shtetit kėto ditė nis rehabilitimi i fazės sė dyte tė punimeve tė rrugės Shkoder-Muriqan, nga fshati Zus deri nė pikėn e kalimin kufitar te Muriqanit". Nė rehabilitimin e kėtij aksi rrugor ėshtė angazhuar firma "2K". Sipas projektit tė hartuar nga specialistėt e Ministrisė sė Transporteve dhe Telekomunikacionit parashikohet zgjerimi i trupit tė rrugės nga 4.5 m ne 6.5 m ndėrtimi i tre veprave tė artit, si dhe shtrimi i gjithė gjatėsisė sė rrugės me dy shtresa asfalto beton. Punimet nė kėtė segment rrugor do tė pėrfundojnė brenda kėtij viti. Ndėrkohė, qė faza e parė e punimeve nė kėtė aks rrugor ka filluar vitin e kaluar, ku me fondin prej 37 milionė lekė tė akorduar nga buxheti i shtetit ka pėrfunduar rehabilitimi i segmetit rrugor nga Ura e Bunės deri nė fshatin Zus, e gjatė 3 km. Pėrfundimi i punimeve nė kėtė aks rrugor qė lidh Shkodren me Malin e Zi do tė ndikojė ndjeshėm nė ritjen e levizjes sė njerėzve dhe mjeteve drejt Ulqinit tė Malit tė Zi e anasjelltas. Kjo rrugė do tė ketė ndikime pozitive edhe nė zhvillimin ekonomik tė zonave ndėrkufitare nė mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi.

AKSIDENTI/ ECTE ME SHPEJTESI
Kongolezi i Vllaznisė aksidenton burrė e grua
Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 08.07.2003 - Janė ulur buzė rrugės tė prisnin furgonin qė do t'i kthente nė fshatin e tyre, por kanė mbetur tė vdekur aty nga njė pėrplasje fatale e njė automjeti qė drejtohej nga njė futbollist i huaj. Ngjarja ka ndodhur dje nė orėn 16 e 15 nė rrugėn nacionale Shkodėr-Tiranė, nė vendin e quajtur Beltojė (9 km nga qyteti i Shkodrės). Burime nga policia e qytetit verior pohojnė se ēifti Prel dhe Katerina Shkreli, banues nė fshatin Kryebushat tė Shkodrės, janė pėrplasur teksa rrinin ulur buzė rrugės nga futbollisti i ekipit tė Vllaznisė, Bokatola. Lojtari me origjinė nga Kongo ka qenė duke udhėtuar me automjetin e tij tip benz, nė ngjyrė tė bardhė, nė drejtim tė qytetit verior, kur ka goditur bashkėshortėt Shkreli. Sipas bluve, shkas i aksidentit nė fjalė ėshtė bėrė kongolezi, i cili ka qenė duke udhėtuar me shpejtėsi tė madhe nė tė djathtė tė rrugės (nė krah tė tij). Pak para se tė mbėrrinte nė Beltojė, ai ka humbur kontrollin e makinės, duke ecur me zigzake sa nga njėra anė e rrugės nė tjetrėn. Pėr pasojė ka pėrplasur pėr vdekje Prelėn 55-vjeēar dhe gruan e tij, Katerinėn 50-vjeēare. Ndėrsa vetė Bokatola ėshtė plagosur rėndė. Ekspertėt pohojnė se bashkė me ēiftin Shkreli, buzė tė rrugės ka qenė ulur dhe njė shtetas tjetėr i cili ka shpėtuar mrekullisht nga vdekja e sigurtė. Ndėrkohė, nė vendngjarje ka mbėrritur menjėherė policia e cila ka marrė provat e para materiale. Blutė kanė dėrguar nė spitalin e Shkodrės futbollistin kongolez, i cili pas marrjes sė ndihmės mjekėsore ėshtė dėrguar nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė kėtij qyteti. Bokatola, i cili qė prej njė viti luante me ekipin e futbollit tė Vllaznisė, dje do tė vendoste nėse do tė rrinte nė kėtė skuadėr, apo do tė largohej pėr tė lozur nė ndonjė skuadėr gjermane apo greke (para se tė vinte nė Shqipėri, Bokatola ka luajtur me ekipet gjermane). Vendimi i futbollistit tė huaj varej nga fakti nėse ai do tė kishte tė njėjtat privilegje qė gėzonte nė kohėn kur president i klubit tė fullbollit shkodran ishte Myftar Ēela. Tashmė Bokatolės do t'i duhet tė pėrballet me drejtėsinė shqiptare pasi ka aksidentuar pėr vdekje dy shtetas.

Takim me Kėshillin Bashkiak
Harasani e Dema: "Paguni faturat qė tė keni drita"
SHKODER - Mė nė fund drejtori i KESH-it, Andis Harasani dhe zėvendėsministri i Energjetikės, Pjetėr Dema i janė pėrgjigjur "ftesės" sė Kėshillit Bashkiak tė Shkodrės pėr njė takim kokė mė kokė pėr ēėshtjen e energjisė elektrike. Tė dy zyrtarėt e lartė kanė ndalur dje hapin nė qytetin verior dhe janė pėrballur me shqetėsimin e krerėve lokalė pėr gjendjen katastrofike tė krijuar nga kufizimet drastike tė energjisė elektrike. Nė takim kėshilltarėt bashkiakė kanė kėrkuar qė KESH-i dhe Ministria e Energjetikės tė bėjė diēka pėr Shkodrėn, por kėto tė fundit nuk kanė lėshuar pe. Harasani dhe Dema kanė kėmbėngulur qė qytetarėt shkodranė tė bėhen koshientė dhe tė paguajnė faturat e energjisė elektrike, pasi ky ėshtė problemi qė duhet tė zgjigjet qė ata tė kenė drita. Tė dėrguarit nga Tirana nuk kanė premtuar pėr rritje tė kuotės sė energjisė pėr Shkodrėn. Nė mungesė tė pohimit tė njė zgjidhjeje pėr ēėshtjen nė fjalė, Kėshilli Bashkiak ka lėnė si afat tė fundit pėr tė vlerėsuar hapat konkretė qė do tė ndėrmarrė KESH-i pėr situatėn datėn 31 korrik. Nė rast se pas kėsaj date nuk do tė ketė pėrmirėsim tė gjendjes, atėhere do tė kalohet nė protesta.

Kėshilltarėt bashkiakė ballafaqohen me drejtuesit e lartė tė KESH-it. Gjeni rrugėt e zgjidhjes
Errėsira nė Shkodėr, pėrgjegjės KESH-i
SHKODĖR- Kėshilltarėt e bashkisė sė Shkodrės kanė bėrė pėrgjegjės KESH-in pėr situatėn kritike nė tė cilėn ndodhet ky rreth, pėrsa i takon furnizimit me energji elektrike. Nė takimin e zhvilluar dje nė bashkinė e Shkodrės, kėshilltarėt bashkiakė kishin thirrur dhe zv/ministrin e Energjitikės Pjetėr Dema, drejtorin e pėrgjithshėm tė KESH-it, Andis Harasani, drejtorin e shpėrndarjes Ėngjėll Zeqo dhe drejtoreshėn e KESH-it nė Shkodėr Majlinda Popoviē. Kryetari i kėshillit bashkiak, Anton Leka, si dhe mjaft kėshilltarė tė tjerė, pėrfaqėsues tė forcave tė ndryshme politike, bėnė pėrgjegjės pėr situatėn aktuale, ku Shkodra ka vetėm 12 orė drita, administrimin e dobėt tė KESH-it nė Shkodėr. “KESH-i nuk ėshtė nė varėsi tė pushtetit lokal dhe jeni ju qė keni ligjin, kompetencat dhe mundėsitė qė tė ndryshoni situatėn nė ndėrmarrjen elektrike, qė varet tashmė 100% nga ju. Ju duhet ta ngrini nė nivelin e rretheve tė tjera, ku energjia e konsumuar paguhet dhe humbjet janė mė tė vogla“, kanė thėnė kėshilltarėt. Dobėsitė nė administrimin e KESH-it nė Shkodėr lidhen me ndryshimet e shpeshta tė drejtuesve dhe kjo tregon se problemi ēalon tek kjo ndėrmarrje, thanė kėshilltarėt duke kėrkuar nga drejtuesit e pranishėm rrugėt pėr tė dalė nga kjo gjendje. Zv/ministri Dema theksoi se Shkodra paguan totalisht 20% energji tė konsumuar, ku familjarėt paguajnė 8.5%. Ai ka folur per 35.000 matėsa elektrike qė janė tė vendosur nė Shkodėr nga tetori i kėtij viti, ndėrsa ka pranuar situatėn shqetėsuese nė Shkodėr, e cila lidhet me problemet administrative tė KESH-it nė Shkodėr. Ėshtė e nevojshme, theksoi Dema qė tė evidentohet se ku shkon energjia, pasi rrethe me popullsi mė tė madhe se Shkodra dhe kuotė energjie mė tė vogėl, paguajnė mė shumė. Energjia paguhet edhe nga rrethe mė tė varfėra se Shkodra, ndėrsa fatura afrofe edhe sikur tė paguhet 100% ėshtė nė njė vlerė mė tė vogėl se energjia qė konsumohet kėtu. Lidhur me masat qė do tė merren, nė takim u tha, se nė Shkodėr do tė vijnė grupe pune nga Tirana dhe rrethe tė tjera, qė bashkė me policinė elektrike dhe punonjės tė KESH-it nė Shkodėr do tė kontrollojnė dhe evidentojnė ato fidra qė kanė humbje tė mėdha energjie, nė mėnyrė qė tė gjendet e keqja aty ku ėshtė; tha Dema. Ai kėrkoi bashkėpunim tė pushtetit vendor dhe kėshilltarėve bashkiakė pėr tė evidentuar konkretisht abuzuesit dhe tė korruptuarit nė strukturat e KESH-it nė Shkodėr dhe zėvendėsimin e tyre me persona tė tjerė, tė propozuar nga kėshilltarėt. Nga ana e tij Harasani tha se ēdo javė do tė monitorohet situata nė Shkodėr, ndėrsa kryetari i kėshillit bashkiak vuri nė dukje se nė rast se nuk do tė ketė pėrmirėsim ne si kėshilltarė do tė kėrkojmė zgjidhje tė tjera pasi nuk mund tė lejojmė nėpėrkėmbjen e popullit shkodran. Ai kėrkoi nga drejtuesit e lartė tė energjitikės qė ndėrmarrja elektrike nė Shkodėr tė kalojė nė varėsi tė pushtetit vendor, nėse nuk administrohet si duhet. Ndonėse u debatua shumė ndonjė zgjidhje konkrete pėr situatėn e krijuar nuk u dha. /Anila Dushi

KESHILLI MIRATON LISTEN
Bashkia: Ja 24 shtėpitė pėr tė pastrehėt e qytetit
Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 09.07.2003 - Listės sė mijėra tė pastrehėve nė Shkodėr dy ditė mė parė i janė hequr 24 emra fatlumėsh, tė cilėt pas njė odiseje tė gjatė mundėn tė realizojnė ėndrrėn e tyre mė tė madhe: fitimin e njė shtėpie banimi. Pėrplasjet mes Bashkisė dhe Kėshillit Bashkiak tė qytetit verior nė lidhje me ndarjen e apartamenteve tė dy pallateve tė reja tė ndėrtuara nga Enti Kombėtar i Banesave pėrballė kompleksit spitalor tė Shkodrės kanė marrė fund. Tė hėnėn Kėshilli Bashkiak i ka thėnė OK listės sė paraqitur nga bashkia. Pas debatesh nė javėt e kaluara, ndarja e 24 apartamenteve tė banimit ėshtė bėrė me njė transparencė maksimale. Komisioni pėr strehimin ka paraqitur pranė Kėshillit Bashkiak listėn e 24 kryefamiljarėve, tė cilėt do tė pėrfitonin shtėpi. Pasi ėshtė miratuar parimisht lista, janė diskutuar njė pėr njė tė gjithė emrat e tė pastrehėve qė figuronin aty. "Provėn" e kanė kaluar tė 24 familjet e pastreha tė shėnuara nė listė. Tė gjithė kryefamiljarėt e pėrfshirė nė listė kanė marrė nga 28 deri nė 30 vota. Tė "prilegjuarit" e listės nė fjalė kanė qenė tė pastrehėt e grupit A (kėtu pėrfshihen tė pastrehėt qė banojnė nė pronat e ish-pronarėve). Me votimin e 24 emrave nuk ka mbaruar odiseja e shpėrndarjes sė 24 apartamenteve tė banimit. Diskutimi tani do tė vazhdojė pėr ndarjen e sipėrfaqeve. Sipas burimeve nga Bashkia e Shkodrės, apartamentet (1+1; 1+2 dhe 1+3) do tė ndahen sipas numrit tė pjesėtarėve tė secilės prej 24 familjeve.

Aksidentoi burrė e grua
Vendoset arresti pėr Bokatolėn
SHKODER - Njė ditė pas aksidentimit me vdekje tė bashkėshortėve Prel dhe Katerina Shkreli, blutė e Shkodrės kanė dhėnė masėn e arrestit nė flagrancė ndaj futbollistit tė ekipit tė Vllaznisė sė Shkodrės, Bokatola. Ky i fundit ndodhet nė qelitė e paraburgimit tė Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės. Burime nga dikasteri i rendit pohojnė se kongolezi ka qenė shkaktar pėr ndodhjen e aksidentit nė rrugėn nacionale Shkodėr-Tiranė, nė vendin e quajtur Beltojė. Sipas ekspertėve, Bokatola ka humbur kontrollin e automjetit tė tij, duke pėrplasur fatalisht ēiftin nga Kryebushati i Shkodrės. Ndėrkohė dje rreth orės 16 ėshtė shėnuar njė tjetėr aksident me vdekje nė fshatin Stajkė tė Shkodrės. Shtetasi Sokol Kolndreka ka mbetur i vdekur nė vend pas pėrplasjes sė shkaktuar nga automjeti i drejtuar nga Indrit Zymeri. 30-vjeēari ka qenė duke udhėtuar me motor.

Aksidentohet pėr vdekje 30-vjeēari
SHKODĖR- Njė 30-vjeēar nga rrethi i Shkodrės ka humbur jetėn si pasojė e njė aksidenti qė ka ndodhur nė pasditen e djeshme. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se viktimė e kėtij aksidenti ėshtė 30- vjeēari Sokol Broz Kolndrekaj, nga fshati Stajkė. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orės 16.00 tė ditės sė djeshme, nė rrugėn qė shkon drejt fshatit Stajkė. Viktima ishte duke udhėtuar me njė motor Honda, kur njė mjet tip Benz 1900, ngjyrė e bardhė, me targė SH 4205 D ėshtė pėrplasur fatalisht me tė. Burime nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se si pasojė e pėrplasjes 30- vjeēari Kolndrekaj ka gjetur vdekjen e menjėhershme. Mjeti tip Benz drejtohej nga shtetasi Indrit Rifat Zyberi nga fshati Kosmaē dhe ishte pronė e xhaxhait tė tij Fetah Zyberi. Policia qė i referohet dhe dėshmive lidhur me zbardhjen e rrethanave tė kėtij aksidenti tragjik tha se mjeti benz ishte duke ecur shpejt nė rrugėn e gjerė dhe tė drejtė qė tė ēon nė Stajkė, ndėrsa motorri i ka prerė rrugėn befasisht. Pėrplasja ka qenė fatale pėr drejtuesin e motorēikletės ndėrsa Indrit Zyberi ėshtė shoqėruar nė polici. Burimet thanė se ai ėshtė i ri nė moshė dhe nuk dihet nėse ai ka pasur apo jo dėshmi pėr drejtimin e automjetit. Po punohet pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes. Rasti i djeshėm e ēon nė 11 numrin e viktimave tė shkaktuara nga aksidentet rrugore, nė rrethin e Shkodrės, qė nga fillimi i kėtij viti. /Anila Dushi

SOT TAKIMI MES PALEVE
Gati hapja e pikės kufitare tė Vermoshit
Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 10.07.2003 - Shkodra dhe Mali i Zi shumė shpejt do tė kenė tri pika tė kalimit kufitar. Pėrveē Hanit tė Hotit dhe Murriqanit do tė vihet nė funksionim dhe e shumpėrfolura pika kufitare e Vermoshit. Pikėrisht pėr hapjen e kėsaj pike kufitare sot do tė realizohet njė takim zyrtar mes palės shqiptare dhe asaj tė Malit tė Zi. Takimi i cili ka si qėllim pėrcaktimin e modaliteteve tė fundit, do tė bėhet nė Vermosh. Ndėrkohė nė pėrbėrje tė delegacioneve do tė jenė pėrfaqėsues nga ministritė e Rendit dhe tė qeverisė sė dy vendeve fqinje. Burime nga delegacioni shqiptar bėjnė tė ditur se takimi do tė bėhet nė vendin ku do tė hapet pika e re e kalimit mes dy vendeve, pėr tė parė nga afėr se sa ėshtė punuar pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės. Eshtė fakt se pala malazeze ka gati njė vit qė i ka plotėsuar detyrimet e saj nė ngritjen e infrastrukturės, ndėrkohė qė ka qenė pala shqiptare ajo qė ka vonuar hapjen e pikės kufitare tė Vermoshit. Kjo ka bėrė qė tė shtyhet vazhdimisht data e inaugurimit tė kėsaj pike (ishte deklaruar se do tė bėhej inaugurimi i saj mė 5 tetor tė vitit 2002). Burime nga Prefektura e Shkodrės bėjnė tė ditur se tashmė qeveria shqiptare po punon seriozisht pėr plotėsimin e detyrimeve tė saj dhe brenda njė kohe tė shkurtėr gjithēka do tė jetė gati. Kėshtu, prefektura sė bashku me ndėrmarrjen rruga-kanalizime kanė pėrfunduar procedurat pėr shtetėzimin e tokės ku kalon rruga (800 metra e gjatė) dhe ka nisur punėn pėr rregullimin e saj. Po kėshtu, drejt pėrfundimit janė edhe dy ura, pėrkatėsisht 12 dhe 20 metra.

Apeli i lė nė burg
Hodhėn ujėsjellėsin e fshatit nė erė
SHKODER - Gjykata e Apelit e Shkodrės ka hedhur poshtė vendimin e Gjykatės sė rrethit tė Kukėsit, duke vendosur masėn e sigurisė "burg pa afat" pėr dy tė akuzuarit si autorė tė vendosjes sė trilolit nė ujėsjellsin e fshatit Kolosian tė kėtij rrethi. Bėhet fjalė pėr shtetasit: Toptan Visha dhe Hatim Rata, ndaj tė cilėve togat e zeza tė Kukėsit kishin vendosur masėn e sigurisė "detyrim me paraqitje". Pikėrisht ky vendim ėshtė apeluar nga pėrfaqėsuesit e Prokurorisė sė Kukėsit, tė cilėt kanė kėrkuar lėnien nė burg tė dy shtetasve nė fjalė. Dje pas ballafaqimit tė palėve, Gjykata e Apelit e Shkodrės e ka hedhur poshtė vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Kukėsit, duke dhėnė masėn e sigurisė "burg pa afat" pėr Vishėn dhe Ratėn. Kėta tė fundit u arrestuan nga policia, pasi dyshohen qė janė autorė tė hedhjes nė erė tė ujėsjellėsit tė fshatit. Tė dy tė rinjtė nuk e kanė pranuar akuzėn e atashuar nga prokuroria. Ujėsjellsi i Kolosianit u hodh nė erė pasi fshati kishte pesė ditė qė ishte lėnė pa drita.

Vendimi
Tritoli nė Kolosjan, apeli burgos dy tė akuzuarit
SHKODĖR- Gjykata e Kukėsit kishte vendosur detyrim paraqitjeje pėr dy tė pandehurit tė cilėt akuzohen pėr hedhjen nė erė tė ujėsjellėsit tė Kolosianit nė Kukės, por gjykata e Apelit nė Shkodėr e ka rrėzuar kėtė masė dhe ka vendosur ndaj tyre burg pa afat. Gjykata e Apelit Shkodėr ndryshoi dje masėn e sigurisė pėr dy tė akuzuarit Toptan Visha dhe Hatim Rata, tė akuzuar pėr hedhjen nė erė tė ujėsjellėsit tė Kolosianit. Nė 4 qershor gjykata e shkallės sė parė tė Kukėsit e vlerėsoi si tė ligjshėm arrestin nė flagrancė tė dy tė akuzuarve, por i ka lėnė ata tė lirė duke caktuar si masė sigurie pėr ta, detyrimin pėr paraqitje pranė policisė gjyqėsore njė herė nė dy javė. Por ky vendim u apelua nga prokuroria e Kukėsit. Trupi gjykues qė drejtohej nga Gjovalin Perndocaj dhe relator Fatmir Hoxha e ka quajtur tė drejtė kėrkesėn e prokurorisė sė Kukėsit pėr masė sigurie burg pa afat pėr dy shtetasit e akuzuar pėr shkatėrrim tė ujėsjellėsit, sipas nenit 159 tė Kodit Penal. /Anila Dushi

Sindikalistėt: KESH-i jo transparent
SHKODĖR- Konfederata sindikale e Shkodrės e ka quajtur pa rezultat takimin e drejtuesve tė lartė tė KESH-it me kėshilltarėt bashkiakė nė Shkodėr. Sipas kreyetarit tė kėsaj sindikate, Fatmir Smajli, takimi ishte njė replikė slloganesh pa arritur ndonjė rezultat konkret nė drejtim tė furnizimit me energji. KESH-i nė Shkodėr nuk ėshtė transparent dhe nuk publikon as oraret e ndėrprerjeve tė energjisė pėr popullatėn. Ka qenė kėmbėgulja e konfederatės sindikale Shkodėr, ka vazhduar Smajli,ajo qė ka sjellė furnizimin me energji tė zonės industriale ku punojnė 16 ndėrmarrje me rreth 5000 punėtorė. Ndėrsa kryesocialisti shkodran Ndue Doda e ka lidhur kėtė problem me punėn e dobėt tė strukturave tė KESH-it nė Shkodėr dhe jo me mosfurnizimin nga qendra. Ndėrmarrja elektrike ka abuzuar me kuotat, ndėrsa pushteti vendor vetėm ka bėrė presion dhe ka kritikuar por nuk ka mbėshtetur e ndihmuar kėtė ndėrmarrje. /Anila Dushi

Asgjėsohen 228.500 rrėnjė kanabis
SHKODĖR- Zyra Rajonale e Luftės kundėr drogės ka asgjėsuar dje 22850 rrėnjė bimė kanabis sativa nė fshatrat Vilsė dhe Mazrek tė komunave Postrribė dhe Gur i Zi nė Shkodėr. Bima narkotike, ashtu si dhe herė tė tjera, ishte mbjellė nė toka tė shpyllėzuara, nė lugina larg qendrave tė banimit dhe poseduesit e saj ende nuk janė zbuluar nga policia. Policia e Shkodrės nė kėtė operacion ėshtė ndihmuar dhe nga njė helikopter me karabinierė italianė tė interforcės qė vepron nė Shqipėri, duke bėrė tė mundur kėshtu zbulimin e zonave ku ishte mbjellė bima narkotike. Mė pas forcat tokėsore kanė korrur e mė pas e kanė djegur atė. /Anila Dushi

Zjarri shkrumbon banesėn e ndėrtuar nė vitet ‘30
SHKODĖR- Njė banesė dykatėshe, e ndėrtuar nė vitet ’30 tė shekullit tė kaluar, ėshtė shkrumbuar nga flakėt e njė zjarri tė rėnė dje. Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Hot i Ri, rreth 5 km larg nga qyteti i Shkodrės dhe nga flakėt ėshtė pėrfshirė banesa e shtetasit Zekė Luca, ishte ndėr mė tė mirat nė fshat, ndonėse ishte e ndėrtuar nė vitet 30-tė tė shekullit tė kaluar. Ndonėse me shumė pjesė dėrrasė, shtėpia me 8 dhoma i kishte rezistuar viteve dhe ishte nė gjendje tė mirė, thanė pėr gazetėn burimet qė shkuan nė vendngjarje. Tė njėjtat burime thanė se banesa ėshtė pėrfshirė nga flakėt, fillimisht, nė katin e parė dhe si shkak i zjarrit mendohet tė ketė qenė njė shkėndijė elektrike nė rrjetin e brendshėm tė saj. Mė pas zjarri ėshtė pėrhapur me shpejtėsi. Nė momentin e rėnies sė zjarrit, nė shtėpi nuk ndodhej njeri ndėrsa nė oborr ishte nusja e djalit tė Zekė Lucės. Fqinjėt kanė lajmėruar zjarrfikėset dhe janė pėrpjekur tė shuajnė zjarrin me mjete rrethanore apo tė shpėtojnė ndonjė orendi, por flaka e madhe ka bėrė tė pamundur pėrpjekjet e tyre. Banesa ėshtė djegur e tėra, ēatia ka rėnė dhe asgjė nuk ka shpėtuar; thanė pėr gazetėn burimet, ndėrkohė qė zjarrfikėsit nuk kanė lejuar pėrhapjen nė banesat pėrreth. Nė kėtė shtėpi kryefamiljari Zekė Luca jetonte bashkė me djalin, nusen dhe 2 fėmijėt e tyre, ndėrsa gruaja e Zekės ka vdekur para njė muaji. /Anila Dushi

KAPET NJE ME NDIHMEN E HELIKOPTERIT
Rikthehen maskat nė rrugė, plagosin shoferin
Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 11.07.2003 - I pamaskuar, por i armatosur me automatik, ka provuar tė realizojė njė grabitje tė dyfishtė. Eshtė dashur ndėrhyrja e helikopterit italian qė tė bėjė tė mundur prangosjen e tij. Pasi ka arritur tė grabisė pasagjerėt e njė furgoni, ėshtė arrestuar nė flagrancė nga policia, teksa po tentonte tė grabiste njė tjetėr drejtues automjeti. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orės 8 e 30 nė rrugėn Shkodėr-Malėsi e Madhe, nė afėrsi tė fshatit Shtoi. Burime nga blutė e Shkodrės pohojnė se shtetasi Gėzim Manaj, banues nė Kir tė Dukagjinit, fillimisht i ka dalė para njė furgoni, i cili po shkonte nė drejtim tė Malėsisė sė Madhe. Sipas policisė, 24-vjeēari e ka detyruar drejtuesin e furgonit tė ndalojė nė rrugė. Nėn kėrcėnimin e armės ai i ka grabitur pasagjerėt qė ishin nė furgon, duke u marrė atyre gjithė paratė qė kishin me vete, bizhuteritė dhe celularėt. Por i riu nuk ėshtė mjaftuar me kaq. Ai ka pritur nė rrugė i armatosur, prenė tjetėr tė tij. Sapo ėshtė afruar njė makinė tip Opel, Manaj i ka dhėnė shenjė shoferit tė ndalojė. Pavarėsisht se grabitėsi ka qenė i armatosur, drejtuesi i automjetit nė fjalė nuk i ėshtė bindur urdhrit tė tij, por ka tentuar tė vijojė rrugėn. Nė kėtė moment Gėzim Manaj ka qėlluar me automatik dhe pėr pasojė ėshtė plagosur shoferi Nik Gjonaj. Ndėrkohė policia e sinjalizuar pėr grabitjen e furgonit tė udhėtarėve i ėshtė afruar vendit tė ngjarjes. Autori i krimit, me tė dėgjar sirenat e bluve, ka hequr dorė nga grabitja e makinės tip Opel dhe ėshtė larguar me vrap drejt parcelave tė mbjella me misėr. Pėr rreth 15 minuta policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė grabitėsit. Nė ndihmė ėshtė thirrur dhe helikopteri i dhėnė nga pala italiane, i cili nė atė kohė po vazhdonte aksionin antikanabis. Me anė tė helikopterit ėshtė bėrė i mundur pėrcaktimi i vendit tė ndodhjes sė 24-vjeēarit nga Kirasi dhe arrestimi i tij. Ndėrsa ėshtė prangosur autori i krimit, blutė kanė dėrguar nė spitalin e Shkodrės 37-vjeēarin Gjonaj, i cili ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.

Burg pa afat kongolezit
SHKODER - Gjykata e Shkodrės dje ka vendosur masėn e sigurisė "burg pa afat" pėr futbollistin e ekipit tė Vllaznisė, Bokatola. Sipas burimeve nga togat e zeza, shkas i aksidentit tė disa ditėve mė parė, ku gjetėn vdekjen bashkėshortėt Shkreli, ėshtė kongolezi. Ekspertiza ka vėrtetuar se futbollisti i huaj ka qenė duke udhėtuar me shpejtėsi tė madhe nė drejtim tė Shkodrės.

Energjia, digjet shtėpia nė Hot
KOPLIK - Energjia elektrike ka shkrumbuar njė tjetėr shtėpi nė fshatin Hot tė Malėsisė sė Madhe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sė mėrkurės. Ndėrkohė qė nė shtėpinė e Zek Lucės nuk ka pasur asnjė njeri, flakėt kanė pėrfshirė ndėrtesėn dy-katėshe, duke e shkrumbuar gjithēka.

FLASIN DREJTUESIT LOKALE
"Kėtė vit s'ka pushime, jemi nė fushatė elektorale"

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 13.07.2003 - Fushata elektorale dhe impenjimet qė rrjedhin nga tė qenit nė krye tė institucioneve, i privojnė krerėt lokalė tė Shkodrės qė tė shijojnė pushimet e verės si tė gjithė tė tjerėt. Madje pėr disa prej tyre kjo histori pėrsėritet ēdo vit. Mė sė shumti janė impenjimet nė politikė ato qė bėjnė tė "harrojnė" pu-shimet emrat mė tė njohur tė qytetit verior. Gjithsesi, kėta tė fundit shprehen se mirėkuptohen nga familjet e tyre. Tė pyetur se ku do t'i kaloni pushimet, krerėt lokalė tė Shkodrės pėrgjigjen se nuk do tė marrin pushime fare, pėrkundrazi, do tė rrinė nė krye tė detyrės qė ata kanė. Kėshtu, prefekti i Shkodrės, Gjegj Liqejza, thotė: "Ka tre vjet qė nuk kam bėrė pushime tė plota. Vjet kam shkuar vetėm njė javė nė Turqi me familjen. Kėtė vit nuk do tė shkoj asgjėkundi, pasi kam shumė punė. I gjithė pushimi im mund tė jetė shkėputja ndonjė ditė nė plazhin e Velipojės, ku bėn pushimet familja ime". Ndėrkohė kryetari i Kėshillit tė Qarkut, Lorenc Mosi, pohon: "Familja ime do tė shkojė nė plazhin e Velipojės pėr 15 ditė. Ndėrsa unė do tė qėndroj kėtu, pasi jemi nė valė tė punės. Nė fakt pėr ēdo vit mė del diēka pėrpara qė nuk mė lė tė shkoj me pushime me familjen". Pushime nuk do tė bėjė as kryetari i Partisė Demokratike tė Shkodrės, Lorenc Luka. "Nuk do tė shkoj pėr pushime. Po pėrgatitemi pėr zgjedhjet lokale. Mund tė them se jemi nė pikun e punės", thotė Luka. Tė njėjtėn gjė thotė dhe kreu i Partisė Socialiste, Ndue Doda. Ky i fundit sqaron se "pushimet do t'i kalojė nė fushatė elektorale".

Vodhėn klinikėn, dėnohen me 10 vjet burg
SHKODER - Gjykata e Shkallės sė Parė e rrethit tė Shkodrės dje ka dėnuar me 10 vjet burg (5 vjet secili) shtetasit: Artur Ferketa, 28-vjeē dhe Marian Simoni, 22-vjeē. Tė dy tė rinjtė janė cilėsuar fajtorė pėr konsumimin e veprės penale tė vjedhjes nė bashkėpunim. Ngjarja pėr tė cilėn u dėnuan Ferketa e Simoni daton 13 marsin e kėtij viti, kur ata vodhėn njė sasi lekėsh nė njė klinikė private dentare.

PS: Tė mbėshtesim drejtoreshėn e KESH-it
SHKODER - Para disa ditės kreu i Partisė Socialiste tė Shkodrės, Ndue Doda, ka dalė nė njė koferencė pėr shtyp, ku kėrkuar qė shkodranėt tė mbėshtesin politikat qė po ndėrmerr KESH-i nė qarkun e tyre. Ndėrkohė Doda ka deklaruar si zgjidhje tė vetme tė krizės sė energjisė nė Shkodėr pėrkrahjen qė duhet tė japin banorėt e qytetit verior dhe tė gjithė zonės pėr drejtoren e re tė filialit elektrik, Majlinda Popoviē. Gjithashtu kreu socialist i Shkodrės u ka kujtuar shkodranėve se kufizimet drastike nė energji elektrike janė bėrė edhe nė kohėn kur nė pushtet ka qenė Partia Demokratike.

10 vjet burg pėr grabitėsit e klinikės dentare
SHKODĖR- Gjykata e rrethit tė Shkodrės ka dėnuar dje me nga 5 vjet burg, dy persona tė akuzuar pėr vjedhje. Artur Ferketa, 28 vjeē dhe Marjen Sinani, 22 vjeē, u dėnuan pėr vjedhje nė bashkėpunim nga njė trup gjykues qė drejtohej nga gjyqtari Sandėr Sinani. Sipas akuzės, dy personat kanė vjedhur me thyerje, nė 13 shkurt tė kėtij viti njė klinikė dentare. Ata kanė vjedhur aty njė sasi lekėsh qė mė pas i kishin ndarė. Dy grabitėsit ranė nė pranga nė 14 mars tė kėtij vit. Nė banesėn e Sinanit policia gjeti tė fshehur njė kolltuk meshini, me vlerė 90.000 lekė tė reja, ndėrsa Artur Ferketės qė po shkonte nė Tiranė iu gjetėn nė xhepin e trikos 40.000 lekė. Tė dy tė akuzuarit e pranuan akuzėn. Prokurorja Marjana Shtjefni kėrkoi 5 vjet pėr Ferketėn dhe 6 vjet burg pėr Sinanin, i dėnuar dhe njė herė mė parė pėr vjedhje. Avokati mbrojtės Isuf Lika kėrkoi dėnim mė tė lehtė, veēanėrisht pėr Artur Ferketėn duke pretenduar se ai ėshtė i sėmurė, por kjo nuk ėshtė vėrtetuar. /Anila Dushi

Viktimat dhe autori i krimit prej kohėsh ishin nė konflikt pėr vijėn e ujit qė shėrben pėr tokėn bujqėsore
Pėr njė vijė ujė vriten burrė dhe grua

Nikė Tonaj qėllon me breshėri automatiku dy fqinjėt e tij, prindėr tė gjashtė fėmijėve
SHKODĖR - 14.07.2003 - Prej kohėsh ishin nė grindje pėr vijėn e ujit, por nė orėt e vona tė dy ditėve mė parė, konflikti ka arritur kulmin duke sjellė pėr pasojė dy viktima nė familjen Pjolli. Burrė e grua, Nikė Vuksan Pjolli 63 vjeē dhe Sula Kolė Pjolli 54 vjeē, prindėr tė gjashtė fėmijėve, nga zona e thellė e Dukagjinit janė ekzekutuar me armė zjarri nga fqinji i tyre Nikė Tonaj 45 vjeē, (sipas policisė). Ky i fundit i identifikuar si autor i krimit tė rėndė, por ende nė kėrkim, nuk ka nguruar tė zbrasė karikatorin e armės mbi trupat e dy bashkėfshatarėve tė tij. Ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė sė shtunės, ndėrsa uniformat blu tė komisiariatit tė Shkodrės janė lajmėruar pėr vrasjen e dy bashkėshortėve nė orėt e para tė sė dielės, kjo dhe pėr shkak tė mungesės sė mjeteve tė komunikimit; thanė pėr gazetėn burimet e policisė. Sapo kanė marrė njoftimin, uniformat blu kanė shkuar nė vendngjarje, 8 orė larg qytetit tė Shkodrės ku dhe kanė bėrė tė mundur zbardhjen e motiveve tė kėtij krimi dhe identifikimin e autorit, ndėrkohė qė ky i fundit ėshtė ende nė kėrkim nga policia
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur nė lagjen Pjollė tė fshatit Vuklsanaj, tė komunės malore Shalė nė Dukagjin, ku duhen sė paku 8 orė rrugė pėr tė arritur atje. Burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se autori i vrasjes dhe njėri nga viktimat, Nikė Vuksani (Pjolli) ziheshin prej kohėsh pėr vijėn e ujit qė pėrdoret pėr tė ujitur tokėn e paktė bujqėsore qė kanė banorėt e zonės sė thellė tė Dukagjinit. Nė mbrėmjen e sė shtunės bashkėshortėt Pjolli kanė shkuar tek vija e ujit (vada siē quhet nė zonė) me pretendimin se kishin radhėn pėr t’i dhėnė drejtim nė orėn e tyre. Por kėtė pretendim duket se ka patur edhe komshiu i tyre Nikė Tonaj, baba i shtatė fėmijėve. Burime tė policisė qė i referohen dėshmive tė marra nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se dy bashkėshortėt kanė shkuar tek burimi nė pyll, rreth 1 orė e gjysmė larg banesės, dhe kanė ndryshuar vijėn e ujit pėr ta kaluar vadėn nė arėn e tyre. Por aty i ka pritur Nikė Tonaj. Ky i fundit, sipas dėshmive, i ka paralajmėruar bashkėshortėt qė tė mos e kryenin njė veprim tė tillė, por kur ka hasur nė kundėrshtimin e tyre i ka qėlluar me breshėri automatiku.
Viktimat
Burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se dy bashkėshortėt Pjolli kishin marrė disa plagė nė trup, si pasojė e breshėrisė me tė cilėn kishte qėlluar autori i krimit. Sipas tė njėjtit burim, burrė dhe grua kanė gjetur vdekjen e menjėhershme. Mėsohet se Nikė dhe Sula Pjolli janė prindėr tė 6 fėmijėve, 2 djemve dhe 4 vajzave. Njėri prej djemve tė familjes Pjolli nuk ndodhej nė shtėpi. Ai ishte emigrant nė Mal tė Zi, ku dhe punonte nė punė bujqėsore sezonale. Viktima Nikė Pjolli ose siē thirrej Nikė Vuksani ka patur njė vėlla mundės me Vllazninė. Ēifti Nikė e Lule Vuksani (Pjolli), tė ekzekutuar me armė zjarri nga fqinji i tyre do tė pėrcillen sot (tė hėnėn), pėr nė banesėn e fundit.
Policia
Megjithėse ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė sė shtunės, uniformat blu tė Shkodrės janė njoftuar pėr kėtė ngjarje vetėm nė mėngjesin e djeshėm. Kanė qenė banorėt e fshatit ata qė pasi kanė dėgjuar krismat kanė gjetur trupat pa jetė tė dy bashkėshortėve, pranė vijės sė ujit, nė pyll, qė ishte dhe shkak i tragjedisė. Ata kanė lajmėruar mė pas policinė e Shkodrės. Uniformat blu qė kanė shkuar nė vendngjarje kanė mundur tė identifikojnė autorin e krimit, nė bazė dhe tė dėshmive tė marra nė fshat. Ndėrsa autori i akuzuar i krimit, duke pėrfituar nga terreni i thyer i zonės ka mundur tė largohet nė drejtim tė paditur. Policia e ka shpallur nė kėrkim atė, ndėrsa vija e ujit qė u bė shkak i tragjedisė do tė vazhdojė tė ujisė tokat e fshatit tė thellė malor. /Anila Dushi

Kronologjia
Nė orėt e vona tė dy ditėve mė parė dy bashkėshortėt Pjolli, prindėr tė gjashtė fėmijėve, kanė shkuar tek vija e ujit, 1 orė larg banesės sė tyre. Aty pranė ėshtė gjendur dhe fqinji i tyre me tė cilin ishin nė konflikt.
Nikė Tonaj u ka kėrkuar bashkėshortėve Nikė e Lule Vuksani (Pjolli) qė tė mos e ndryshonin vijėn e ujit, pasi e kishte ai radhėn. Tonaj qė ka hasur nė kundėrshtimin e tyre nuk ka kursyer plumbat ndaj bashkėshortėve qė kanė mbetur tė vdekur.
Bashkėfshatarėt dėgjojnė krismat e armės dhe mė pas gjejnė tė pėrgjakur burrė e grua. Ata kanė lajmėruar uniformat blu tė komisiariatit tė Shkodrės, tė cilat pas tetė orė rrugė mbėrrijnė nė fshatin e thellė malor.
Autori i identifikuar i krimit, 45-vjeēari Tonaj ka mundur tė largohet, duke shfrytėzuar terrenin e thellė malor. Policia e shpall atė nė kėrkim, por deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme ai ende nuk kishte rėnė nė pranga.

Dhjetė vjet burg pėr dy grabitės
SHKODĖR - 15.07.2003 - Gjykata e Shkodrės ka dėnuar dje me nga 5 vjet heqje lirie dy tė rinj tė akuzuar pėr vjedhje nė bashkėpunim. Marjan Dedė Kalaj, 22 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Mnelė e Madhe dhe Bledar Ismet Beqiri, 25 vjeē, nga qyteti i Shkodrės, morėn kėtė masė pėr njė ngjarje tė ndodhur tė shkurt tė vitit tė kaluar. Po ashtu gjykata ka dėnuar me 6 muaj burg dhe 28-vjeēarin Prenkė Dedė Kalaj, vėllai i Marjanit, i akuzuar pėr moskallėzim krimi. Sipas akuzės mė 14 shkurt tė vitit tė kaluar Marjan Kalaj dhe Bledar Beqiri, me njė elektrik dore i kanė dalė pėrpara Tushės, qė po udhėtonte me biēikletė. Prapa nė biēikletė kishte njė motosharrė me tė cilėn punonte. Dy tė rinjtė i janė drejtuar atij duke i thėnė: “Ndalo, jemi policia. Na jep paratė dhe celularin”. Pasi nuk kanė gjetur ato qė i kanė kėrkuar, dy tė rinjtė kanė marrė motorrsharrėn dhe kanė prishur biēikletėn. Tė nesėrmen i dėmtuari ka bėrė denoncimin, ndėrsa policia ka mundur tė gjejė nė fshatin Gomsiqe, nė bagazhin e njė benzi me targė TR 2301B, motosharrėn e grabitur. Preng Kalaj deklaroi se motosharrėn e kishte vėnė aty vėllai i tij Marjani bashkė me shokun e tij Bledarin. Prokurori Pėrparim Vukaj ka kėrkuar nga 5 vjet heqje lirie pėr secilin pėr akuzėn e vjedhjes nė bashkėpunim, ndėrsa mbrojtja ka kėrkuar pafajėsi pėr Marjan Kalajn me 2 klasė shkollė, me pretendimin se ėshtė i sėmurė psikik. /Anila Dushi

PASARP ndihmon nė pastrimin e Velipojės
SHKODĖR- Plazhi i Velipojės, drejt krijimit tė njė ndėrmarrjeje tė pėrbashkėt pėr pastrimin e tij. Programi PASARP (programi i aktiviteteve nė mbėshtetje tė qarqeve dhe prefekturave tė Shqipėrisė) qė financohet nga qeveria italiane, kanė hedhur hapat drejt krijimit tė kėsaj ndėrmarrjeje. Duke parė qė plazhi i Velipojės ėshtė njė ndėr mė tė frekuentuarit nė Shqipėri, dhe ēdo fillim sezoni pėrballet me problemin e pastrimit tė tij, UNOPS-i i cili mbėshtet programin PASARP ka filluar investimin konkret. Prej 3 vjetėsh ėshtė eksperimentuar prej tyre pastrimi i pjesshėm pėrmes projektit “Lule dielli”. Aktualisht kanė filluar punimet pėr krijimin e njė gropė tė madhe, rreth 5000 m2, ku do tė hidhen mbeturinat e plazhit. Ėshtė ndėrtuar gjysma e saj dhe ajo ėshtė vendosur nė njė tokė tė blerė nga UNOPS -inė Pulaj tė Velipojės. Po ashtu po shtrohen 600 metėr rrugė nga qendra e plazhit tek ky vend ku do tė grumbullohen mbeturinat. Ndėrmarrja e pėrbashkėt pėrfshin njė investim tė tė gjithė palėve, sipas mundėsive tė tyre, ku PASARP ka dhėnė 23.000 dollarė. Pas dy vitesh, kjo ndėrmarrje, e para nė Shqipėri, parashikohet tė mbajė veten duke pėrballuar koston e pastrimit tė gjithė zonės sė plazhit. /Anila Dushi

Gjendet trupi i 20- vjeēarit tė mbytur
SHKODĖR- Gjendet trupi i pajetė i 20-vjeēari qė u mbyt tė dielėn nė ujėrat e lumit Drin si dhe identifikohet ai. Trupi i 20-vjeēarit Sokol Pal Dakaj ėshtė gjetur rreth orės 9:30 ,pranė fshatit Zues, ku uji e kishte nxjerrė nė breg, pėrballė shkollės sė fshatit, thanė pėr gazetėn burimet. Kėrkimet e polumbarėve kanė vazhduar gjatė gjithė natės dhe nė mėngjes, por pa rezultat deri kur trupi i pajetė i Sokol Pal Dakajt ėshtė vėrejtur mbi ujė pranė bregut. Identifikimi i viktimės ėshtė bėrė pasi familjarėt kanė parė mungesėn e tij dhe kanė dėgjuar njoftimin e dhėnė nė mediat lokale pėr rroba tė gjetura, si bluza, biēikleta, ora, pantallona eti. Menjėherė ato janė paraqitur nė polici dhe qė nė orėt e para tė mėngjesit kanė qenė tė pranishėm nė kėrkimet e policisė. Viktima Sokol Dakaj banonte nė lagjen “Skėndėrbeg”. Ekspertiza ende nuk ka arritur nė njė konkluzion zyrtar pėr shkaqet e mbytjes sė 20- vjeēarit. /Anila Dushi

SOKOL DOKAJN E NJOHIN FAMILJARET
Identifikohet 20-vjeēari i mbytur nė lumin Drin

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 16.07.2003 - Ka hyrė nė ujėrat e rrėmbyera tė lumit Drin, por nuk ka dalė mė gjallė. 20-vjeēari ėshtė marrė nga vala pėr tė dalė nė breg i pajetė, disa kilometra larg vendit ku kishte hyrė pėr t'u larė. Ndonėse ngjarja ka ndodhur tė dielėn nė drekė, trupi i tė riut tė pafat, banues nė lagjen "Skėnderbeg" tė Shkodrės, ėshtė gjetur 24 orė mė pas. Burime nga Policia e Shkodrės pohojnė se pėr gjetjen e shtetasit Sokol Dokaj janė bėrė kėrkime tė shumta me varka dhe polumbarė. Sipas bluve, kėrkimet kanė nisur fillimisht tek ura e Bahēallėkut, pasi pikėrisht nė bri tė kėsaj ure Dokaj ishte zhytur nė ujėrat e lumit Drin. Gjithsesi, trupi i tė riut ėshtė gjetur disa kilometra mė poshtė vendit ku ai ishte mbytur. Valėt e lumit e kishin nxjerrė trupin e tij nė breg. Ndėrkohė kanė qenė familjarėt ata qė kanė identifikuar tė mbyturin qė nė orėt e vona sė sė dielės. Sokol Doko kishte shkuar pėr tu larė vetėm. Nė breg ai ka lėnė biēikletėn tip motorrike, orėn, pantoflat dhe bluzėn e tutat qė kishte veshur. Madje ai u kishte lėnė porosi disa pushuesve qė t'i ruanin biēikletėn. Ashtu i qeshur ėshtė futur nė ujė. Pasi ishte zhytur nė ujėrat e lumit Drin dhe nuk kishte dalė prej andej, pushuesit kishin njoftuar menjėherė policinė. Ishin familjarėt ata qė kanė njohur rrobat e 20-vjeēarit. Pas gjetjes sė trupit tė Dokajt ekspertėt po bėjnė ekspertizėn pėr tė parė se cili ishte shkaku i mbytjes sė shtetasit nė fjalė.

U merrte ujin e arave
Vrasėsi i ēiftit problematik pėr gjithė Shalėn
SHKODER - Vrasėsi i bashkėshortėve Nik dhe Sula Pjolli, banues nė Shalė tė Dukagjinit, ua merrte ujin me forcė gjithė bashkėfshatarėve tė tij. Dje burime nga Policia e Shkodrės pohuan se shtetasi Nik Tonaj ishte njeri shumė problematik nė fshat. Ai herė pas here bėnte sherr me bashkėfshatarėt e tij pėr radhėn e ujit. Jo vetėm kaq, por 45-vjeēari qė ekzekutoi tri ditė mė parė prindėrit e gjashtė fėmijėve, ua merrte me forcė ujin fqinjėve tė tij. Pikėrisht zėnkat e herėpashershme pėr radhėn e ujit kanė ēuar mbrėmjen e sė shtunės nė njė krim makabėr. Ndėrsa 63-vjeēari Nik Pjolli dhe gruaja e tij 54-vjeēare (Sula) kanė shkuar te vija e ujit (vada) pėr ta kthyer nė drejtim tė parcelės sė tyre, Tonaj u ka dalė pėrpara me automatik. Pas sherrit pėr radhėn e ujit, Nik Tonaj nuk ka duruar mė dhe ka qėlluar nė drejtim tė bashkėshortėve dhe njėkohėsisht fqinjėve tė tij me kallashnikov, duke i lėnė tė vdekur nė vend.

QELLOI ME ĒIFTE KUR ISHTE I PIRE
Vrau kunatin e vėllait, dėnohet me 8 vjet burg

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - Vite mė parė ka ekzekutuar me ēifte kunatin e tė vėllait. Pavarėsisht se krimin e ka bėrė kur ka qenė nė gjendje tė dehur, ndihet fajtor dhe thellėsisht i penduar. Me kėtė ndjesi shtetasi Rrok Rragami, banues nė fshatin Rragam tė Shkodrės, ėshtė pėrballur dje me togat e zeza tė kėtij qyteti. Burime nga Gjykata e Shkallės sė Parė e Shkodrės pohojnė se Rragami ėshtė shpallur fajtor pėr akuzėn e vrasjes dhe pikėrisht tė shtetasit Viktor Gjeloshi. Kjo pas paraqitjes sė tė gjitha provave nga organi i akuzės dhe nga vetė dėshmitė e autorit tė krimit. Nė seancat gjyqėsore 47-vjeēari e ka pranuar autorėsinė e krimit. Ky fakt ka bėrė qė gjykata tė pranojė gjykim tė shkurtuar ndaj shtetasit nė fjalė. Ndėrkohė qė prokuroria ka kėrkuar qė Rragami tė dėnohet me 12 vjet heqje lirie, trupi gjykues ka dhėnė dėnimin me 8 vjet burg. Gjyqi ndaj kėtij tė fundit ka nisur pas ekstradimit tė tij nga Italia mė 3 mars tė kėtij viti. Ndaj Rragamit ishte vendosur masa e arrestit "burg pa afat" nė mungesė nga Gjykata e Faktit qė mė 23 mars tė vitit 1999. Ndėrkaq ngjarja pėr tė cilėn ai akuzohet daton katėr vjet mė parė. Mė 2 shkurt tė vitit 1998, Viktor Gjeloshi ka shkuar pėr tė parė tė motrėn qė e kishte tė martuar nė familjen Rragami. Pasi e ka takuar motrėn, Gjeloshi ka dashur tė takojė dhe vėllain e burrit tė saj, Rrokun. Por 47-vjeēari i pirė e i bėrė thumb ka qėlluar me ēifte nė drejtim tė mikut, duke e lėnė atė tė vdekur nė vend. Menjėherė pas krimit Rrok Rragami ėshtė larguar nė drejtim tė paditur dhe mė pas ka shkuar nė Itali. Gjithsesi policia e ka shpallur nė kėrkim 47-vjeēarin. Vetėm pas disa vitesh ėshtė bėrė i mundur arrestimi i tij. Policia e vendit fqinj e ka kapur Rrok Rragamin dhe mė pas ka bėrė ekstradimin e tij nė Shqipėri.

Njė tjetėr i mbytur nė Drin, enigmė identiteti
SHKODER - Valėt e lumit Drin pėrpijnė njė tjetėr tė ri nga Shkodra. Burime nga policia e qytetit verior pohojnė se dy ditė mė parė ėshtė mbytur nė lumin Drin njė tjetėr shtetas. Blutė janė sinjalizuar nga disa pushues. Ndėrkohė nuk dihet identiteti i tė mbyturit, i cili ende nuk ėshtė gjetur. E vetmja gjė qė ai ka lėnė nė breg kanė qenė rrobat e tij, si dhe emri i tij shkurt, Elis. Menjėherė pas njoftimit nga pushuesit tė cilėt kanė parė se i riu ėshtė futur nė ujė pėr t'u larė, por nuk ka dalė mė i gjallė prej andej, kanė nisur kėrkimet me varka dhe polumbarė. Pavarėsisht kėrkimeve tė bėra pėrgjatė lumit Drin, ende nuk ėshtė bėrė e mundur gjetja e kufomės sė tij. Mister mbetet dhe identiteti i tė riut fatkeq. Vetėm katėr ditė mė parė po nė lumin Drin u mbyt 20-vjeēari Sokol Dokaj.

"Paguani faturat, tė keni mė shumė energji"
SHKODER - Dy ditė mė parė zėvendėsministri i Energjetikės, Pjetėr Dema, e ka ndalur hapin nė Shkodėr ku ka realizuar njė mbledhje urgjente me ndėrmarrjen elektrike tė kėtij qyteti. Burime nga kjo ndėrmarrje bėjnė tė ditur se vizita e beftė e Demės ka tė bėjė me ndryshimin e situatės nė kėtė ndėrmarrje. Ndėrkohė burimet e mėsipėrme sqarojnė se numri Dy i Energjetikės ka pohuar nė takimin me punonjėsit e ndėrmarrjes elektrike tė Shkodrės se nuk do tė ketė rritje tė kuotės sė energjisė, pa pasur rritje tė faturimeve, ēka nėnkupton se qyteti verior nuk do tė ketė mė shumė se 11 orė drita gjatė 24 orėve.

Vdes polici i aksidentuar nga autobuzi
SHKODĖR - 17.07.2003 - Ka vdekur pas dy javėsh nė gjendje kome, punonjėsi i policisė Flamur Elbasani, 50 vjeē, i aksidentuar nga autobuzi urban i qytetit nė lagjen “Qemal Stafa”. Plagėt e rėnda tė marra nė kokė kanė bėrė qė punonjėsi i policisė tė mos arrijė tė jetojė. Drejtuesi i autobuzit urban u shoqėrua nė polici dhe mė pas u ndalua. Nė vlerėsimin e masės ndaj drejtuesit tė mjetit prokuroria e Shkodrės kėrkoi detyrim pėr paraqitje pėr shoferin pasi ekspertiza kishte nxjerrė fajtor viktimėn. Gjykata dha masėn qė kėrkoi prokuroria, ndėrsa shoferi qė aksidentoi policin u la i lirė, me detyrim pėr paraqitje. Gjithsesi hetimet pėr kėtė aksident vazhdojnė. /Anila Dushi

Asgjėsohen 1800 rrėnjė kanabis
SHKODĖR- Zyra rajonale e luftės kundėr drogės nė vazhdim tė aksioneve kundėr mbjelles sė bimėve narkotike, nė qarkun e Shkodrės, ka asgjėsuar 1800 rrėnjė kanabis sativa, nė fshatin Vilsė tė komunės Pastrrilė. Burimet thanė pėr gazetėn se bima narkotike ka qenė e mbjellė nė tre parcela tė shpyllėzuara, tė shkėputura nga njėra-tjetra dhe tė rrethuara nga pemė tė larta pylli. Shtetas tė paidentifikuar, shpyllėzojnė pjesė tė caktuara tė pyjeve dhe nė mes tyre mbjellin bimėn narkotike, pėr ta fshehur nga policia. /Anila Dushi

Aksidentohen bashkėshortėt austriakė
SHKODĖR- Dy shtetas austriakė qė po udhėtonin me motoēikletė nga Shkodra drejt Malėsisė sė Madhe, janė pėrplasur me njė mjet tip Benz 2400 qė ishte i ndalur nė krahun e djathtė tė rrugės dhe qė i pėrkiste njė shtetasi nga Grizha e Malėsisė sė Madhe. Aksidenti ndodhi rreth orės 15:10 tė ditės sė djeshme, nė dalje tė qytetit, thanė burimet e policisė. Bashkėshortėt Pol dhe Klaudia Skube pėrkatėsisht 33 dhe 32 vjeē kishin ardhur si turistė nė Shqipėri. Pėrplasja me benzin e ndalur nga prapa mjetit u ka shkaktuar plagė bashkėshortėve austriakė, qė mė pas janė dėrguar nė spital, ku dhe ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn. /Anila Dushi

Shkodėr, Soros hap njė shkollė verore pėr turizmin
Njė projekt me mbėshtetjen financiare tė fondacionit Soros dhe i drejtuar nga specialistė gjermanė, nė bashkėpunim me autoritetet drejtuese tė Universitetit "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr, ka ēelur siparin e njė shkolle tė posaēme verore pėr turizmin. Projekti qė nisi dje, nė mjediset e kėtij universiteti, vjen pėr herė tė parė nė rajonin verior. Nė shkollė marrin pjesė studentė tė degės sė turizmit dhe biznesmenė tė kėsaj fushe. Referues kryesor tė kėsaj shkolle qė do tė zgjasė 20 ditė, janė specialiste nga fusha e turizmit nga Gjermania etj. Rektori i universitetit dhe drejtues i kėtij projekti Prof Dr Mahir Hoti, thotė se, "hapja e kėsaj shkolle pėrben njė nga nismat e universitetit pėr t'i paraprire zhvillimit tė ketij sektori mjaft tė rėndėsishem per rajonin e Shkodres qe ka resurse te medha per zhvillmin e turizmit". Shkolla ėshtė e bazuar nė anėn teknike dhe praktike. Kėshtu njė pjesė e mėsimit do tė zhvillohet nė holelet e disa pikave turistike tė Shkodrės dhe Malit tė Zi. Sipas drejtuesve tė kėtij universiteti kjo ėshtė njė prej hapave tė rėndesishem qė po bėn ky institucion pėr pėrgatitjen e specialistėve tė kėsaj fushe. Sipas rektorit Hoti, pėr kėtė ėshtė ngritur edhe dega e turizmit me afat trevjeēar, sepse ashtu siē ėshtė theksuar nė hapje tė kėsaj shkolle, pėr zhvillimin e turizmit janė tė rėndėsishme jo vetėm burimet natyrore, por kryesisht infrastruktura dhe potenciali njerėzor pėr menaxhimin e kėtyre resursve natyrore pėr turizmin.

SHKARKOHET ELEKTRIĒISTI, S'KISHTE URDHER
I presin dritat kreut tė policisė

Blutė shoqėrojnė nė qeli drejtorin e KESH
Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 17.07.2003 - Nė orėt e vona sė tė martės apartamenti ku banonin me qira drejtori i Policisė sė Shkodrės, Xhevahir Karaj dhe shefi i komisariatit (i komanduar), Lulzim Haxhia, ėshtė zhytur nė errėsirė tė plotė. Persona tė paautorizuar kanė bėrė ndėrprerjen e energjisė elektrike vetėm nė banesat e krerėve tė bluve. Ndėrkohė banorėt e tjerė tė kėtij pallati (megjithėse debitorė nė KESH) nė lagjen "Qemal Stafa" tė qytetit verior kanė pasur drita. Duke u nisur nga fakti se po tė martėn njė grup i policisė elektrike ka trokitur nė familjet e krerėve tė bluve pėr tė kėrkuar pagimin e faturave tė dritave, veprimi nė fjalė ėshtė konsideruar si incident mes drejtuesve tė Policisė sė Shkodrės dhe ndėrmarrjes elektrike tė kėtij qyteti. Pėr pasojė janė thirrur pėr sqarime nė polici drejtori i shitblerjes nė ndėrmarrjen elektrike, Fuat Alibali dhe drejtori i policisė elektrike, Gėzim Lahi. Gjatė ballafaqimit mes palėve, krerėt e bluve kanė kėrkuar autorėt e kėtij incidenti. Sipas tyre, ata kishin sqaruar qė paraditen e sė martės punonjėsit e policisė elektrike se ata banonin me qira dhe se ishte pronari i banesave tė tyre ai qė ishte debitor nė KESH. Ndėrkohė Alibali dhe Lahi kanė pohuar se ndėrprerja e energjisė elektrike nė banesat e drejtuesve tė policisė ėshtė bėrė pa urdhrin e tyre. Pas verifikimeve tė bėra ka rezultuar se energjia ėshtė ndėrprerė nga njė elektricist i grupit tė punės. I pyetur nga Gazeta pėr kėtė ngjarje, Gėzim Lahi, drejtor i policisė elektrike pėr Shkodrėn pohon: "Ishte thjesht njė keqkuptim. Besoj se gjithēka ėshtė sqaruar dhe nuk ka nevojė tė komentohet mė gjatė". Ndėrpreja e energjisė elektrike krerėve tė bluve, ka pasuar edhe me reagimin e drejtuesve mė tė lartė tė KESH-it nė Tiranė.

SHKODRA PER PD-NE, DO TE JETE PER DEDEN
KJ - 19.07.2003 - Partia Demokratike ne krye te listes se saj per nje nga bashkite kryesore te Shqiperise, Shkodren do te kete dy emra kryesore. Anton Deda dhe Mark Krroqi jane emrat kryesore te perzgjedhur per qytetin verior. Ormir Rusi kryetari aktual i beshkise nuk ka figuruar asnjehere ne kete liste. Konfliktet qe ka patur kohe pas kohe me PD-ne e kane larguar ate nga rikandidimi per kete post. Megjithe deshiren e tij per te provuar edhe nje here bashkine e Shkodres, Rusi nuk ka gjetur perkrahjen ne bazen e PD-se. Por burime prane PD-se, bejne te ditur se per kete bashki alternativa me e mire mbetet Deda, aktualisht kryetar i keshillit bashkiak te Shkodres dhe njekohesisht kryetar i dhomes se tregtise per kete qytet. Po te njejtat burime theksojne se emri i tij eshte i preferuar per qytetin e Shkodres. Ai gezon dhe mbeshtetjen e plote te eshillit bashkiak te ketij qyteti dhe te bazes se partise ne pergjithesi. Ne kete menyre megjithe pretendimin e reformatoreve per te patur kandidatin e tyre dhe ne kete bashki demokratet nuk pretendojne te lene ne dore te tyre qytetin me te rendesishem te veriut. Keshtu pas Tiranes dhe Shkodra eshte qyteti i dyte qe do te kete kandidat te PD-se nje njeri qe i perket sferes politike te kesaj partie.

KAMPIONATI KOMBETAR
"Beach Volley" nė plazhin e Velipojės

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 21.07.2003 - Kampionati Kombėtar i Beach Volley (volejbollit), kėtė fundjavė ka krijuar njė atmosferė krejt tė veēantė nė plazhin e Velipojės nė Shkodėr. Duke qenė i vetmi aktivitet qė jepet qė prej tre vjetėsh pėr plazhistėt shkodranė dhe ata tė ardhur nga rrethet e tjera, ai ka nisur tė kthehet nė traditė. Sipas Enton Jubanit, organizatorit shkodran tė kėtij kampionati, nė kėtė aktivitet janė pėrfshirė ēifte sportistėsh profesionistė tė kampionatit shqiptar tė volejbollit si dhe ēifte sportistėsh nga klubet e volejbollit tė Maqedonisė, Kosovės dhe Italisė. Ndėrkohė Jubani sqaron se turneu dyditor i Velipojės (zhvillohet nė datat 19-20 korrik) nė Kampionatin Kombėtar tė Beach Volley, ėshtė pjesė e dy etapave tė tjera qė do tė zhvillohen nė Durrės dhe Pogradec. Ndeshjet e dje-shme tė kėtij kampionati dhe ato tė sotme kanė nė dispozicion dy fusha Beach Volley tė ngritura sipas standardeve tė FIVB-sė. Afėr fushave tė ndeshjes, njė arenė sportive me kapacitet prej 500 vendesh (ulur), ėshtė mbushur dje plot e pėrplot me pushues. Gjatė gjithė kohės njė sistem audio me muzikė tė pėrzgjedhur ka krijuar njė atmosferė tė mrekullueshme pėr plazhistėt. Organizatori Jubani sqaron se turneu i Beach Volley "Lule Dielli" Velipojė 2003 realizohet qė prej tre vjetėsh nė bashkėpunim me Federatėn Kombėtare tė Volejbollit. Ndėrkaq gjithēka mundėsohet nga "Lule Dielli". Ky ėshtė njė projekt i cili merret me shėrbimet ambientale dhe turistike nė plazhin e njohur tė rrethit verior.

Burg vėllezėrve, rrahėn pėr vdekje tė riun
SHKODER - Gjykata e Apelit Shkodėr dje ka lėnė nė fuqi vendimin e dhėnė pak ditė mė parė nga Gjykata e Shkallės sė Parė tė Pukės pėr lėnien nė burg pa afat tė vėllezėrve Bibė dhe Nesti Kola (nga Puka). Ndėrkohė vendimi pėr dy shtetasit nė fjalė ėshtė dhėnė pas njė ngjarjeje tė rėndė tė ndodhur me datė 2 korrik tė kėtij viti. Sipas burimeve nga policia, vėllezėrit Kola i kanė dalė pėrpara shtetasit Sokol Marku i cili po udhėtonte me makinė. Pasi i kanė thyer xhamat, ata e kanė goditur Markun me levė. Ky i fundit ėshtė dėrguar urgjentisht nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, por nuk ka mundur tė pėrballojė plagėt e marra. Sipas bluve, ngjarja ka marrė shkas nga njė tender tė fituar nga Sokol Marku.

Prefektura: Komunat abuzuan me fondet
SHKODER - Grupi i kontrollit i Prefekturės sė Shkodrės, ditėt e fundit ka ushtruar njė kontroll mbi pėrdorimet e fondeve publike nė njėsitė vendore tė kėtij qarku. Gjatė kontrollit nė fjalė, specialistėt kanė konstatuar se janė bėrė shkelje nė 11 komuna. Sipas burimeve nga Prefektura e Shkodrės, shkeljet konsistojnė nė mosplotėsimin e dokumentacioneve tė ndryshme, tė cilat i referohen pėrdorimit tė buxhetit tė shtetit pėr investime tė ndryshme. Pas evidentimit tė shkeljeve janė dhėnė masa administrative pėr punonjės tė ndryshėm (10 vėrejtje, 7 paralajmėrime dhe njė shkarkim tė njė punonjėsi tė administratės).

SELIA BLU, MES EMRAVE TE RUSIT DHE LEKES
Thuajse ne te njejten menyre paraqitet situata edhe ne seline blu. Shume emra jane hedhur per diskutim dhe ne mes tyre figurojne edhe emrat e kreut aktual te Bashkise te Shkodres Ormir Rusit dhe te kryetarit te keshillit te Bashkise Anton Lekes. Megjithate ka edhe emra te tjere te lakuar ne mes te cileve edhe Qashif Hoxha, kryetari I nendeges nr.3 te Shkodres Lorenc Mosi kryetari i keshillit te qarkut, ish nenkryetari i Bashkise te Shkodres Fatlum Nurja, mjeku Filip Vila. Nderkohe qe ka edhe disa lakime nga shoqeria civile megjithese nuk duhet sepse PD do rrezikoje shume ne Shkoder me daljen jashte radheve te partise per kandidatura. Keshtu ne lista ka figuruar edhe emri I Paulin Radovanit.

Protesta, KESH-i po largon nga puna tė aftėt

SHKODĖR - 21.07.2003 - Sindikatat e ndėrmarrjes elektrike nė Shkodėr vazhdojnė tė protestojnė lidhur me reformėn qė po bėhet nė kėtė ndėrmarrje, pas kalimit tė saj 100% nė varėsi tė KESH-it. Sindikata e pavarur pasi ka zhvilluar njė grevė njėorėshe dhe mė pas njėditore ėshtė shprehur pėr pėrshkallėzimin e protestave, pasi asnjė pėrgjigje nuk ėshtė dhėnė pėr kėrkesat e tyre. Sipas sindikalistėve tė pavarur duhen riparė largimi nga puna i njė numri tė konsiderueshėm punonjėsish si dhe ndryshimi i pozicioneve tė punės. “Janė duke u larguar punonjėsit e aftė dhe po qėndrojnė nė punė tė paaftėt, pasi nuk respektohet kodi i punės pėr largimet”, janė shprehur dje sindikalistėt. Ata kėrkojnė rishikimin e nivelit tė pagave si dhe tė jenė tė pranishėm nė reformė. Ndėrsa konfederata sindikaliste e kėsaj ndėrmarrjeje kėrkon rritjen e pagave, pasi shkurtimet e punonjėsve kanė rritur ngarkesėn nė punė, ndėrsa pagat janė po ato. Njė tjetėr kėrkesė e konfederatės sindikaliste tė energjitikės nė Shkodėr, ėshtė dhe pėrmirėsimi i kushteve tė punės dhe pajisja me mjetet e nevojshme. “Prej 7 vjetėsh kėta punonjės nuk janė pajisur me rroba e mjete pune”,- u ankuan drejtuesit e konfederatės sindikaliste. /Anila Dushi

Historia e Edmond Pepės qė katėr vjet mė parė humbi njėrėn dorė nga shpėrthimi i predhės
14-vjeēari i gjymtuar nė dorė, me talent nė pikturė

SHKODĖR - 21.07.2003 - Pasojat e vitit tė mbrapshtė tė 1997 nuk i dihet se deri kur do tė vazhdojnė tė krijojnė plagė, tė hapin varre apo gjymtojnė njerėz. Edmond Pjetėr Pepa (Deda) sot ėshtė 14 vjeē dhe ėshtė mjaft i talentuar nė pikturė. Para 4 vitesh, nė 1 prill tė vitit 1999, datė tė cilėn ai e mban mend shumė mirė, teksa ecte me gjyshen pranė varrezave nė fshatin Bardhaj, ka gjetur nė rrugė njė predhė. Me naivitetin e njė fėmije qė nuk e dinte rrezikun, ai e ka marrė mjetin luftarak dhe ka filluar tė luajė me tė, duke i rėnė me gurė. Predha shpėrthen duke e gjakosur fėmijėn. Ai u dėrgua nė spital, ku dhe shpėtoi nga vdekja, por dora e tij e djathtė deri nė parakrah nuk ėshtė mė. Pasi qėndron 11 ditė nė spital kthehet nė shtėpi nė fshatin Bardhaj, ku ishin vendosur qė nė vitin 1998. Varfėria e kishte detyruar familjen e vogėlushit qė tė vendosej nė Bardhaj, rreth 4 km larg qytetit tė Shkodrės me shpresėn se do tė jetonin mė mirė. Xhaxhai dhe gjyshja u “dhuruan” pak nga toka ku jetonin dhe babai i Edmondit, Pjetri ndėrtoi vetėm njė dhomė. Aty jeton bashkė me gruan dhe tre fėmijėt. I vetmi burim financiar i familjes Pepa ėshtė puna sezonale, me 200 lekė nė ditė, e nėnės sė Edmondit, e cila qep kėpucė pėr llogari tė njė ndėrmarrjeje kėpucėsh. Babai kėrkon punė ēdo ditė, dhe bėn ēdo lloj pune qė i paraqitet, por kjo ndodh shumė rrallė. “Kemi vetėm 100 metėr oborr ku mbjedhim ndonjė perime pėr nevojat tona”, thotė Edmondi qė ka dhe njė vėlla dhe njė motėr. Vėllai i tij, Kristiani, 12 vjeē, ėshtė i sėmurė me reumatizėm tė avancuar nė kėmbė. Varfėria nuk i jep mundėsi tė mjekohet siē duhet. Dy vėllezėrit mėsojnė nė shkollėn “Pashko Vasa”, tė pėrfshirė nė projektin e Kryqit tė Kuq Spanjoll pėr fėmijėt nė vėshtirėsi. Edmondi, ndonėse i gjymtuar, e ka shumė pasion shkollėn. Mėsuesi i tij, Bep Gėrxhala, tregon se Edmondi ėshtė nxėnės i mirė dhe ka mėsuar tė pėrdorė lirshėm dorėn e majtė. Madje thotė mėsuesi, ai vizaton mjaft bukur dhe ka prirje pėr pikturė. Edmondi tregon se i pėlqen shumė tė vizatojė, por ka pėr zemėr dhe futbollin, atė tė “Vllaznisė” dhe tė Brazilit. Me ndrojtjen e njė fėmije tė lėnduar nga fati ai thotė se ka dėshirė tė ketė njė shtėpi mė tė madhe.
“Tre vjet mė parė murgeshat mundėsuan qė unė tė shkoja nė Itali, nė Latino, ku qėndrova tre muaj. Atje deshėn tė mė vinin njė dorė tjetėr, prej kauēuku me rripa nė trup, por e lėvizja me shumė veshtirėsi, ndaj mė mirė u mėsova pa tė duke pėrdorur tė majtėn”,- thotė 14-vjeēari. Edmondi ka dėshirė tė jetojė dhe gėzojė, por pėr tė gjitha kėto duhen ardhura ekonomike dhe “familjes sime kėto i mungojnė”, - pėrfundon adoleshenti i gjymtuar. /Anila Dushi

FLET SEKRETARJA E PARTISE DEMOKRATIKE
"13 vjet asnjė grua drejtuese"

Rrėfimi: Burrat politikanė janė xhelozė
Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 22.07.2003 - Gruaja ėshtė e diskriminuar nė politikė". Kėshtu deklaron nė njė intervistė pėr Gazetėn, Valbona Qehaja, sekretare e marrėdhėnieve me publikun pėr Partinė Demokratike, dega Shkodėr. Ndėrkohė Qehaja, e cila ėshtė dhe pedagoge nė Universitetin e Shkodrės pohon se asnjė parti nė qytetin verior nuk ka propozuar emra femrash pėr nė postet drejtuese tė pushtetit lokal.
Ēfarė vendi zė gruaja shkodrane nė jetėn politike?
Gruaja shkodrane ėshtė e diksriminuar nė politike, ėshtė nė minorancė. Ajo mbetet vetėm nė konfiguracione spontane qė vijnė si rezultat i zgjidhjeve tė pėrcaktuara nga kuota e 25-30 pėr qindėshit. Pa pretenduar qė tė zgjidhen prej burrave, gratė duhet tė fusin nė lojė organizata tė tjera siē ėshtė ajo e gruas.
Cilat janė arėsyet qė gruaja nuk zė vendin e duhur nė angazhimet politike?
Gruaja nuk ėshtė e mirėpritur fillimisht prej vetė strukturave tė politikės, mbase kjo si xhelozi ndaj vėrtetėsisė dhe forcės sė saj argumentuese. Shqipėria ka njė traditė tė vakėt politike dhe njė mentalitet nė esencė jo tė qytetėruar dhe kjo bėn qė femrat tė mbeten nė minorancė. Ndėrkohė janė vetė femrat tė cilat tėrhiqen, pasi ėshtė krijuar njė stereiotip qė politika ėshtė fushė e meshkujve. Momentalisht gratė janė drejtuar mė shumė nga OJQ-tė.
Eshtė momenti i paraqitjes sė kandidaturave pėr Bashkinė, Kėshillin e Qarkut, Kėshillin Bashkiak dhe komunat. Sa ėshtė numri i femrave qė janė propozuar pėr kėto poste?
Asnjė grua nuk ėshtė paraqitur si kandidate pėr kryetare bashkie, tė Kėshillit tė Qarkut apo si kryetare komune, ndėrkohė qė pėr nė Kėshillin Bashkiak janė propozuar nga struktura e partisė vetėm 5 emra grash nga 100 emra burrash.
Vetėm mentaliteti shmang gruan nga politika nė Shkoder?
Mentaliteti ėshtė vetėm njėri prej shkaqeve, pasi nė Shkodėr ka njė shmangie me koshiencė tė gruas nga politika, kjo nga kompromise qė mund t'i bėjnė vetėm burrat. Konkretisht, pesė emra burrash qė mund tė jenė propozuar pėr vendin e kryetarit tė bashkisė hyjnė nė kompromis mes tyre duke ndarė postet e kryetarit tė bashkisė, kryetarit tė Kėshillit Bashkiak, tė kryetarit tė Qarkut dhe dy nėnkryetarėve tė bashkisė.
Personalisht, si ndihesh nė politikė mes burrash, pasi jeni e vetmja grua nė strukturat e PD-sė nė Shkoder? Politikėn personalisht e konsideroj elegancė, sė dyti e konsideroj forcė e lojė me rregulla tė forta. Me natyrėn pak rebele ndaj debatit tė pavlerė mundohem tė fitoj atė qė burrat e quajnė forcė tė gruas.

SHKODRA PĖRZGJEDH KANDIDATURAT
Shkodėr - 23.07.2003 - E planifikuar pėr t’u zhvilluar dje ėshtė shtyrė pėr tė premten mbledhja e komitetit drejtues tė PS Shkodėr. Shkaku pėr kėtė ka qenė sepse i deleguar nga kryesia nė Tiranė nė kėtė mbledhje ka qenė Ilir Meta. Por meqė Meta ka dhėnė dorėheqjen nga kryesia e PS, ai duhej zėvendėsuar nė mbledhjen e kėshillit drejtues tė PS nė Shkodėr. Nė mbledhjen e kryesisė sė PS Shkodėr janė diskutuar kandidaturat e paraqitura nga organizatat bazė, pėr kreun e bashkisė Shkodėr, si dhe pėr komunat. Tre emrat qė kanė marrė miratimin e kryesisė nė PS nė Shkodėr janė ai i prefektit Gjergj Liqejza, drejtorit tė drejtorisė arsimore Burhan Vajushi dhe biznesmeni Musa Heta. Burime nga PS Shkodėr nuk preferojnė tė shprehen pėr emrat idealė por duket se mė tė preferuarit e socialistėve shkodranė janė Liqejza e Vajushi. /Rudina Llazari

Sinani: Vllaznia, kam oferte nga Lushnja, mund te largohem
Mungesa e presidentit te Vllaznia ka krijuar probleme ne klubin shkodran. Sinani, Bejzade, Asllani, Ishka, Devolli, Alcani etj, kane bere te ditur largimin e tyre ne ditet e ardhshme. Kapiteni Sinani, thote: "Kemi kohe qe presim per te nenshkruar kontratat, por asgje. Kemi dy muaj qe nuk marrim rrogat. Une kam oferta nga klube te ndryshem si, Lushnja etj. dhe do jem i gatshem te nenshkruaj per sezonin e ardhshem".

AMBASADORI JANUĒI VIZITE NE QYTET
Italianėt: Do ju dhurojmė rrugėn deri nė Hanin e Hotit

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 24.07.2003 - Qeveria italiane rikonfirmon mbėshtetjen e saj pėr vazhdimin e investimeve nė veriun e Shqipėrisė dhe veēanėrisht nė Shkodėr, e cila njihet si kryeqendra e kėsaj zone. Mesazhi pėr bashkėpunim tė mėtejshėm nė tė gjitha fushat si: infrastrukturė, arsim, kulturė dhe shėndetėsi ėshtė dhėnė nė rrugė zyrtare nga ambasadori italian Atilio Masimo Januēi. Ky i fundit dje ka realizuar tė parėn vizitė zyrtare nė qytetin verior, ku ėshtė takuar me krerėt lokalė si me prefektin Gjergj Liqejza, kryebashkiakun Ormir Rusi, kryetarin e Kėshillit tė Qarkut, Lorenc Mosi, rektorin e Universitetit tė Shkodrės, Mahir Hoti, si dhe me pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare. E gjithė agjenda e ngjeshur e ambasadorit italian ėshtė pėrqendruar nė inaugurimin e godinės sė Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja nė Universitetin "Luigj Gurakuqi". Investimet pėr ndėrtimin e kėsaj godine janėnjė provė konkrete e ndihmės qė vendi fqinj ka dhėnė pėr Shkodrėn. Ndėrhyrja nė godinėn e Gjuhėve tė Huaja ėshtė bėrė e mundur nga programi UNOPS-PASARP, i cili vepron nė qarkun e Shkodrės qė nga viti 2000. Programi nė fjalė mbėshtetet kryesisht nga qeveria italiane. Gjatė pėrurimit tė godinės sė Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja diplomati Januēi ka pohuar: "Ajo ēfarė kemi bėrė deri tani tregon qartė pėr mbėshtetjen qė jep qeveria italiane pėr zhvillimin e veriut tė Shqipėrisė dhe nė veēanti tė Shkodrės". Ndėrkohė ambasadori italian ka cituar se qeveria e vendit tė tij ka investuar pėr ndėrtimin e dy urave mbi lumenjtė Mat e Drin, si dhe ndėrtimin e rrugės sė Fushė-Krujės. Sipas Januēit, kėto objekte ndihmojnė direkt pėr afrimin e Shkodrės me kryeqytetin e Shqipėrisė. Jo vetėm kaq, diplomati italian ka deklaruar se qeveria italiane do tė realizojė njė tjetėr investim nė Shkodėr. Bėhet fjalė pėr ndėrtimin e rrugės Shkodėr-Hani i Hotit.

Ēobani, njė biografi pėr Princin Lekė Dukagjini
Kėto ditė doli nė qarkullim libri “Princi i pėrfolur Lekė Dukagjini" i studiuesit Tonin Ēobanit. Libri ėshtė njė biografi, e munguar deri sot, pėr njė nga princat mė tė shquar tė shek.XV, me emrin e tė cilit ėshtė lidhur edhe Kanuni i shqiptarėve. Lekė Dukagjini (1410-1481), princi shqiptar, bashkėkohės i Skėnderbeut dhe pasues i veprės sė tij, ėshtė cilėsuar "njė personalitet imponues" (Durham) dhe "Hero Kombėtar" (Hahn) i popullit tė vet. Kanuni i Lekė Dukagjinit ėshtė njė vepėr unikale me frymė humaniste e periudhės sė Rilindjes Evropiane nė gjuhėn shqipe, e cila, megjithėse u pėrfol sė bashku me autorin e saj, ėshtė vlerėsuar nga studiues seriozė, vendas dhe tė huaj, si njė "vepėr monumentale" (A.Buda) dhe "kontribut nė thesarin e kulturės botėrore" (Schwerin). Pėr tė realizuar kėtė monografi, e para e llojit tė vet pėr Lekė Dukagjinin, autorit i ėshtė dashur njė punė mėse 10-vjeēare nė kėrkim tė burimeve tė verifikueshme (mbi 170 referenca) si dhe pėr t'i dhėnė pėrgjigje disa prej ēeshtjeve tė anashkaluara deri nė ditėt e sotme nga historiografia shqiptare ose edhe tė keqinterpretuara prej saj, pėr shkak tė tė cilave princi i fundit i derės sė Dukagjinėve ka qenė i pėrfolur, si: vendlindja e tij; kufijtė e principatės qė trashėgoi, konflikti me Lekė Zakarinė; venecianėt dhe e kėtyre tė fundit me Skėndėrbeun; koha e ngjizjes sė Kanunit dhe autorėsia e tij; shkaqet qė e bėnė tė mundur ruajtjen e normave kanunore pėr 6 shekuj dhe disa alternativa tė interpretimit tė pikave mė tė nxehta tė tij etj. Libri ėshtė pajisur me ilustrime, indeks dhe njė pėrmbledhje nė anglisht.

Reagon Meshbush
"Qeveria mėnjanoi projektin Adriatik - Alpe"
SHKODER - 25.07.2003 - "Pėrjashtimi i projektit tonė nga studimi i fizibilitetit tė projekteve tė korridorit Adriatik-Alpe ėshtė i qėllimshėm, i padrejtė dhe jashtė ēdo logjike". Kėshtu kanė deklaruar dje nė njė konferencė pėr shtyp drejtues tė shoqatės Meshbush me qendėr nė Shkodėr. Reagimi i drejtuesve tė kėsaj shoqate merr shkas nga njė veprim i qeverisė shqiptare, e cila pak ditė mė parė u ka paraqitur pėrfaqėsuesve tė Bankės Botėrore 3 projekte pėr rrugėn qė do tė lidhė bregdetin shqiptar me Kosovėn, ndėrkohė qė ka pėrjashtuar projektin e paraqitur prej tyre. Sipas Filip Guraziut (pėrfaqėsues i shoqatės Meshbush), ky eliminim ėshtė i pabesė dhe i qėllimshėm, aq mė tepėr qė vetėm pak muaj mė parė ministri i Transporteve, Spartak Poēi, ka marrė pjesė nė prezantimin e kėtij projekti dhe ka pohuar se do t'i paraqitej Bankės Botėrore. Specialistėt shkodranė mendojnė se projekti i tyre ka disa pėrparėsi.

SHKODER, DALIN KANDIDATURAT
Partite e politike te Shkodres jane ne perfundim te publikimit te kandidaturave. Ndonese PS ka neser mbledhjen e keshillit drejtues PD i ka zgjedhur 12 emrat qe do te dergohen ne Tirane. Kryetari aktual i keshillit bashkiak, Anton Leka kryetari i keshillit te qarkut Lorenc Moisi, ish deputeti dhe ish kryetari i keshillit bashkiak Mark Krroqi, kryebashkiaku aktual Ormir Rusi, sekretari i PD Ahmet Omi, ish nenkrryetari i bashkise Fatlum Nurga, nenkryetari aktual Fatos Gjyrezi, kryetare e nendegeve Qashif Hoxha e rudolf Rasha, anetaret e keshillit bashkiak Filip Vila dhe Edi Teli dhe biznesmeni Paulin Radovani, jane 12 emrat e selise blu te Shkodres mes te cileve do te zgjedhe Tirana per te kandiduar per bashkine Shkoder. Gjithashtu, konkurence ka dhe ne zgjedhjen e emrave per kandidate ne komuna. Ne seline roze ne Shkoder, ka pakenaqesi per tre emrat e dale por do jete mbledhje e komitetit drejtues te premten ajo qe mund te permbyse gjithcka, thone te pakenaqurit. Ndersa PDistet jane te bindur se do te mbajne Bashkine Shkoder, socialistet shpresojne te e shumerpittura qe te merret prrej tyre kjo bashki e cila do te thoshte shume, pasi Shkodra njihet si bastion i demokracise, ku PD e djathta nuk e ka diskutuar asnje here fitoren. Kushdo qofte kandidati socialist, ne do te fitojme, thone ne seline e PD ne Shkoder. Mjafton vetem fakti qe Shkodra ne dimer ka 4 ore drita dhe ne vere 10 ore drita, per te kuptuar se cka bere e po ben shteti socialist per kryeqendren e veriut shqiptar. Nga kjo beteje qe duket se do te zhvillohet e ashper, kane shprese dhe ndonje parti jo e madhe e cila beson se do te mund te perfitoje nga beteja e dy te medhenjve. /Rudina Llazari

BOTIMI KA SI AUTOR MITHAT DIBREN
Guidė-Album, libri qė do joshė turistėt e huaj

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
Pėr herė tė parė e gjithė historia mijėra-vjeēare e Shkodrės, me vlerat dhe traditat e saj ėshtė pėrmbledhur nė njė libėr; Guidė-Album me autor historianin Mithat Dibra. Ndėrkohė libri Guidė ėshtė njė referencė e mirė pėr tė gjithė turistėt e huaj.
SHKODER - 26.07.2003 - I vendosur buzė liqenit, rrėzė kalasė sė Rozafatit, mbėshtjellė nė njė hark lumejsh si Drini, Buna e Kiri, qyteti rrezaton bukuri tė rralla natyrore, tė ofron klimė tė shėndetshme mesdhetare, ditė me shumė diell, plazhe me ujėra tė pastra dhe prodhime tė shumta bujqėsore e blektorale. Ndėrkohė nė ndėrtesat karakteristike flet njė histori mijėra-vjeēare. Kjo ėshtė Shkodra. Pikėrisht, pėr kėtė qytet flet qartė njė libėr i shkruar nga autori i njohur shkodran Mithat Dibra. Nė librin Guidė-Album pėrfshihet gjithēka ēfarė ka trashėguar qyteti verior nė mijėra vjet. Nė rreth 140 faqe tė librit pėrshkruhet pozicioni fiziko-gjeografik i Shkodrės, historiku i qytetit. Gjithashtu nė kėtė libėr prezantohen (shoqėruar nga 130 foto) tė gjitha muzetė, monumentet, flitet pėr popullsinė, urbanistikėn, artin, kulturėn, qendrat turistike etj. Pėr herė tė parė turistėt e ardhur nė Shkodėr, qoftė tė huaj apo dhe nga rrethet e tjera tė vendit, mund tė zgjedhin se ēfarė duan tė shijojnė nė kėtė qytet me histori 2500 vjeēare. Libri Guidė-Album i historianit Dibra pohohet tė jetė blerė shumė shpejt nė libraritė e Shkodrės. Sipas librashitėsve shkodranė, tė huajt kėrkojnė guida tė tilla.

Konferencė Ndėrkombėtare
"Paqe mjedisore ndėrmjet kufijve"
SHKODER - 26.07.2003 - Nė ambientet e hotel "Rozafės" nė Shkodėr dje ėshtė zhvilluar konferenca njėditore ndėrkombėtare "Paqe mjedisore ndėrmjet kufijve". Aktiviteti i mbajtur nė qytetin verior ėshtė realizuar pas njė sėrė takimesh qė janė zhvilluar nė Londėr dhe Nju Jork. Qėllimi i kėsaj konference ishte nė funksion tė zhvillimit tė idesė sė krijimit tė njė parku ndėrkufitar, me synimin pėr tė krijuar njė park tė mbrojtur mjedisor nė malet e Shqipėrisė Veriore, malet jugore tė Malit tė Zi si dhe ato perendimore tė Kosovės. Ndėrkohė nė konferencėn nė fjalė kanė marrė pjesė pėrfaqėsues nga Shqipėria, Kosova dhe Mali i Zi, ekspertė lokalė nė fushėn mjedisore, nė atė tė zgjidhjes sė konflikteve si dhe mbėshtetės ndėrkombėtarė tė kėsaj ideje. Konfererenca ndėrkombėtare "Paqe mjedisore ndėrmjet kufijve" ėshtė organizuar nga shoqata "Intelektualėt e rinj, Shpresė", ėshtė mbėshtetur nga ambasada amerikane nė Tiranė si dhe Komiteti Kordinativ i Parkut tė Paqes nė Londėr.

SHKODER, PS E PD PROPOZOJNE GRA
Shkoder - 26.07.2003 - Permbysje e emrave te perzgjedhur nga kryesia e PS ne Shkoder per kandidate per bashkine e ketij qyteti. Kjo ka ndodhur ne mbledhjen e djeshme te komitetit drejtues ku i deleguar nga Tirana ishte sekretari organizativ Agron Dibra. Mbledhja e parashikuar per te marten ishte shtyre, pasi i deleguari i krryesise Ilir Meta kishte dhene doreheqjen nga kjo kryesi. Ne mbledhjen e sotme jane kaluar me konsensus emrat e propozuar per kandidate te PS ne komuna, ku per komunat Pult, Shosh, Shllak, Temal, Gur i Zi, Bbushat e Velipoje ka patur nga nje emer, ndersa per komunat e tjera nga 2 e 3 emra te derguar ne Tirane. Bashkia Vau Dejes dhe komuna Mnele-Vig, u jane lene aleateve te PS. Lidhur me emrat per kandidatin per kryetar bashkie ne qytetin e Shkodres, disa anetare te komitetit drejtues te njohur si mbeshtetes te ish-kryetarit Ndrek Rukaj kane kerkuar te votohen te gjithe propozimet e ardhura nga k`shillat zonale dhe te mos kalohen me konsensus 3 emrat e perzgjedhur nga kryesia e PS Shkoder, qe ishin Gjergj Liqejza, Burhan Vajushi dhe Musa Heta. Keshtu votimit i jane nenshtruar dhe 7 emrat e tjere dhe me konsensus te plote dhe pa asnje kundershtim eshte kaluar drejtperdrejte vetem emri i Esmeralda Urucit. Votimi i 9 emrave te tjere: Gjergj Liqejza, Burhan Vajushi, Musa Heta, Ndrek Rukaj, Oltion Luli, Agim Shima, Zef Cuni, Sokol Axhemi e Xhevdet Alibali, nxori ne krye tre emra te ndryshem nga ato qe kishte vendosur kryesia. Agim Shima ish-drejtor i arsimit me 27 vota, Ndrek Rukaj me 26 vota, ish kryetari i PS ne Shkoder dhe Oltion Luli, sekretari aktual ne PS Shkoder me 21 vota. Ato bashke me emrin e Esmeralda Urucit jane derguar PS ne Tirane. I papritur ishte rrezimi i emrit te prefektit Liqejza me 20 vota, i drejtorit te arsimit Vajushi dhe biznesmenit Heta, ndersa 6 vota rezultuan te pavlefshme. Gjithsesi grupi i Ndrek Rukes ka dale i fituar dhe kjo shprehej menjehere pas perfundimit te votimit, ku ata ishin te sigurte. Pa probleme dhe krejtesisht e qete eshte zhvilluar mbledhja e kryesise se PD ku ishte i deleguar Pjeter Arbnori. Ketu vetem eshte bere shqyrtimi i kritereve dhe per komunat, ka patur 2-6 emra te propozuar per secilen, me perjashtim te asaj te Dajcit me 1 emer. Per bashkine e Shkodres, PD nuk ka seleksionuar emrat, por 12 propozimet, nder te cilat 2 gra jane kaluar ne qender. /Rudina Llazari

Vllaznia kthehet ne stervitje, pas greves
Shkoder - 27.07.2003 - Vetem nje dite ka zgjatur bojkoti i stervitjes nga ekipi i Vllaznise. Ne nje takim mes futbollisteve dhe sekretarit te klubit, Agim Medja, eshte rene dakord qe lojtaret te nisin stervitjen dhe brenda dy ditesh te gjithe do te paguhen. Sekretari i klubit thote se, ne bashkepunim me stafin drejtues u vendos qe nga te ardhurat e kartonit te Elvin Beqirit (ka shkuar ne Ukraine), t'u jepen rrogat lojtareve. Shuma prej 50 mije dollaresh do te perdoret per rrogat e prapambetura dhe per nje faze te shkurter pergatitore ne ish-RFJ te Maqedonise ne prag te sfides per Kupen UEFA ndaj Dundee FC te Skocise.

Rudolf Rasha, kandidat i PD-sė pėr Shkodrėn
TIRANE - 28.07.21003 - Agronomi Rudolf Rasha pritet tė jetė kandidati i PD-sė pėr Bashkinė e Shkodrės, pas njė seleksionimi tė bėrė nė kryesinė qendrore, ditėn e shtunė. Burime nga PD-ja e Shkodrės thanė dje pėr “Shekullin” se nga kryesia qendrore ėshtė miratuar emri i Rudolf Rashės. Ky i fundit ėshtė njė ndėr 13 emrat e dėrguar nga PD-ja e Shkodrės drejt selisė qendore nė Tiranė. Zyrtarisht pritet ardhja e vendimit tė hėnėn ose tė martėn, ndėrsa drejtues tė PD-sė nė Shkodėr thanė se emri i Rashės ėshtė pėrcaktuar pėrfundimisht. Rudolf Rasha ėshtė anėtar i kryesisė sė PD-sė nė Shkodėr dhe kryetar i nėndegės 7, ku ėshtė deputete Jozefina Topalli. Rasha ka punuar si specialist i bujqėsisė dhe aktualisht ėshtė projektues nė njė firmė tė pėrbashkėt italo-shqiptare nė Shkodėr. Nė vitin 1994 ai ka punuar nė administratėn e Kėshillit tė Qarkut nė Shkodėr. Ndėrsa nga kryesia e PS-sė nė Shkodėr janė propozuar tre emra: Esmeralda Uruēi, Oltion Luli dhe Gjergj Liqejza. Kėtė radhė pėr Bashkinė e Shkodrės do tė kandidojė edhe njė pėrfaqėsues nga PLL-ja, Gėzim Dibra. /Anila Dushi

Kapet nė flagrancė vjedhėsi 19-vjeēar
SHKODĖR - 29.07.2003 - Njė 19- vjeēar ėshtė kapur nė flagrancė nga shėrbimet e policisė, teksa po tentonte tė shpėrthente njė dyqan me artikuj kancelarie, pėr ta vjedhur atė. Xheneto Luigj Dedeni, banues nė lagjen “3 Heronjtė” ka tentuar tė vjedhė njė dyqan nė lagjen “Qemal Stafa”, thanė pėr gazetėn burime tė policisė. Dyqani nė fjalė ndodhet nė krahun e djathtė tė ndėrtesės sė prefekturės, pothuajse pėrballė bashkisė. 19- vjeēari ka futur njė levė nėn qepenin metalik tė dyqanit dhe ėshtė pėrpjekur qė ta shqyejė atė. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 14:10 tė ditės sė djeshme, kur nuk ka shumė lėvizje pėr shkak tė temperaturave tė larta. Burimet thanė se lėvizjet e 19- vjeēarit janė parė nga kalimtarė tė rastit qė kanė njoftuar policinė. Kjo e fundit e ka kapur tė riun nė flagrancė. /Anila Dushi

Bllokohet qarkullimi i trenave tė mallrave qė lėvizin nga Evropa nė Shqipėri dhe anasjelltas
Zjarri dėmton hekurudhėn Shkodėr-Hani i Hotit

MALĖSI E MADHE - 29.07.2003 - Njė vatėr zjarri e rėnė nė rrethana misterioze mbi hekurudhėn Shkodėr-Han i Hotit, ka shkaktuar djegien e 10-15 tranversave, duke bėrė qė ky segment hekurudhor tė dalė jashtė funksionit. Burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se nuk dihen shkaqet apo autorėt qė kanė vendosur kėtė zjarr, qė ka dėmtuar segmentin hekurudhor qė kalon pranė fshatit Vukpalaj. Tė njėjtat burime thanė pėr gazetėn se zjarrfikėset kanė mbėrrritur me vonėse nė vendngjarje. Ėshtė dashur ardhja e zjarrfikseve tė Shkodrės, pasi e vetmja zjarrfikėse nė Malėsinė e Madhe ėshtė jashtė funksionit, ndėrsa nė kėtė rreth mungojnė gati plotėsisht mjetet pėr shuarjen e zjarreve. “Nė ēdo rast thirren pėr ndihmė zjarrfikėse nga Shkodra, por qė vonohen pėr shkak tė largėsisė apo angazhimit tė tyre nė zjarret qė bien nė kėtė rreth. Kėshtu dje nė rrethin e Shkodrės ka patur 4 vatra zjarri, ku njė hyrje pallati u dogj gati plotėsisht ndėrsa nė rastet e tjera nuk kishte pasoja por rrezikoheshin banesa pranė vatrave tė zjarrit”, thanė burimet. Linja hekurudhore Shkodėr-Hani i Hotit ėshte e vetmja qė lidh Shqipėrinė me rrjetin hekurudhor ndėrkombėtar. Pas rikonstruksionit tė saj prej shtetit shqiptar ajo u vu nė funksionim tė plotė nė mars tė kėtij viti, ku u inaugurua nga kryeministri Nano dhe z/kryeministri malazes Gjuroviē. Kjo linjė hekurudhore funksionon pėr trena mallrash qė lėviznin nga Evropa nė Shqipėri e anasjelltas, duke u trajtuar nė stacionin ndėrkombėtar tė mallrave nė Bajzė. Por dje njė pjesė e kėsaj hekurudhe ėshtė dėmtuar pėr shkak tė njė zjarri enigmatik. Burimet thanė se pėr dėmin e shkaktuar ėshtė vėnė nė dijeni drejtoria e hekurudhave dhe po merren masa pėr riparim, ndonėse trenat me mallra nuk kalojnė dot. Policia po heton pėr zbulimin e shkaqeve tė kėtij zjarri. /Anila Dushi

Drandja burgoset pa afat dhe ēohet nė Tiranė
SHKODĖR- “Arrest nė burg” dhe menjėherė ėshtė nisur drejt Tiranės pėr nė burgun e atjeshėm, Drande Tavosja, 38 vjeēe e cila rreth orės 02.00 tė sė shtunės vrau bashkėshortin e saj Gjergj Tavosja ka dalė para trupit gjykues tė kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi. Akuza pėrfaqėsohej nga prokurorja Edlira Cufi ndėrsa pėr 38- vjeēaren gjykata nuk kishte caktuar avokat pasi ajo nuk kishte marrė tė tillė. E vetme, e veshur me tė zeza, 38- vjeēarja ka ngjitur shkallėt e gjykatės e shoqėruar vetėm nga policėt, ndėrsa asnjė i afėrm apo i njohur nuk ka qenė i pranishėm nė sallė apo jashtė gjykatės. Trupi gjykues ka vendosur masėn e sigurisė burg pa afat pėr 38- vjeēaren qė e ka pranuar krimin. Pas dhėnies sė vendimit gruaja qė vrau burrin ėshtė dėrguar nė Tiranė, pasi nė paraburgimin e Shkodrės nuk ka dhoma pėr gratė.

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT