Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Qershor 2003. Lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Pėr mė tepėr, refero lidhjet djathtas dhe gjeni lajmet e ditės, pėrveē gazetave shqiptare on-line.

Zhdukja e familjes Zyberi, hetohen 2 kufoma nėVelipojė

MISTERI/ I nxorri deti njė vit mė parė
Ferdinand Dervishi
Mė 9 tetor 2001 nė bregdetin e Velipojės (Shkodėr) peshkatarėt kishin identifikuar dy kufoma tė lidhura me zinxhir tė hekurt pas njėra-tjetrės. Pas mbėrritjes sė policisė dhe nxjerrjes sė tyre, pamja kishte qenė e tmerrshme. Ishin dy femra, trupat e tė cilave kishin njė shkallė tė lartė dekompozimi. Tė dyja ishin tė lidhura mė njė zinxhir hekuri dhe tė kapura pas njė disku tė hekurt qė i korrespondonte rrotės sė njė makine tė tonazhit tė mesėm. Kufomat ishin nisur fillimisht nė morgun e Shkodrės ndėrsa dy ditė mė pas autoambulanca e policisė sė kėtij qyteti i kishte pėrcjellė nė morgun e Tiranės. Ky ishte lajmi i fundit pėr mediat nė atė kohė sė bashku me konfirmimin se u varrosėn tė paidentifikuara.
Zhdukja e familjes Zyberi, nisja e hetimit
Gjatė hetimit tė pistave pėr vrasjen e Fatmir Ramės (Miri i Xhikes) policia kishte hulumtuar edhe njė seri vrasjesh tė vjetra ku ishte pėrfshirė viktima, duke u fokusuar nė shkaqet qė mund tė kishin sjellė ekzekutimin. Duke u punuar nė kėtė mėnyrė, njė polic zone kishte trokitur nė derėn e familjes Zyberi, (Naim Zyberi, i vrarė nė Itali mė 1997, kishte qenė kundėrshtari kryesor i Fatmir Ramės) qė ndodhet nė Tiranė pranė vendit tė quajtur "Frigoriferi". Pas kontakteve me fqinjėt, ai kishte mėsuar se pėr dy gratė, Lajen, nėnėn e Naimit dhe Fluturėn, tė motrėn, prej vitesh nuk ishin asnjė lajm. Fqinjėt i kishin treguar policit se dy gratė ishin zhdukur rreth datės 12 shkurt 1998. Askush nuk i kishte parė tė largoheshin, por edhe askush nuk kishte dėshmuar se dy gratė ishin rrėmbyer, apo u kishte ndodhur njė fatkeqėsi. Policit gjithashtu i ishte treguar se rreth 6 muaj pas zhdukjes sė dy grave, aty kishte ardhur xhaxhai i Naim Zyberit. Ky ishte futur nė shtėpi nga ballkoni duke kujtuar se dy gratė mund tė ishin nė brendėsi tė vdekura. Por nuk kishte rezultuar kėshtu. Njėri nga fqinjėt e kishte ndihmuar policin duke i dhėnė fotot e dy grave, tė cilat i kishin sajuar duke i prerė nga njė foto mė e madhe. Burime policore thanė pėr Gazetėn se pikėrisht pas faktit se dy gratė mund tė ishin zhdukur, si dhe faktit tjetėr se para dy vjetėsh nė Velipojė deti kishte nxjerrė dy kufoma femrash tė paidentifikuara, u bė njė lidhje logjike. Pra dy kufomat mund tė ishin nėna dhe motra e Naim Zyberit.
Hetimet nė Shkodėr
Nė vijim tė verifikimit tė faktit se dy kufomat e femrave tė gjetura nė Velipojė mund tė ishin nėna dhe motra e Naim Zyberit, tė ekzekutuara nga kundėrshtarė tė betuar tė tij, nė Shkodėr ishte dėrguar njė grup hetuesish. Ata kishin marrė kontakt me mjekė tė morgut dhe kishin shfletuar tė gjithė dokumentacionin hetimor pėr ngjarjen. Gratė ishin vlerėsuar tė moshave, njėra 20 dhe tjetra 40, nė njė shkallė tė lartė dekompozimi, por data e gjetjes sė tyre kishte qenė 9 tetor 2001. Krahasuar me datėn e zhdukjes sė dy grave, mendohet 12 shkurt 1998, kishin kaluar mė shumė se tre vjet. Porse mendimet e ekspertėve ishin se kufomat e njėrėzve nė det mund tė rrinė pėr njė kohė tė gjatė pa u shpėrbėrė. Mė tej hetimi kishte kaluar nė morgun e Tiranės, pasi dy ditė mė pas, mė 11 tetor dy kufomat ishin dėrguar aty. Aktualisht grupi hetimor ėshtė duke punuar dhe specilaistėt nuk kanė dhėnė ende njė pėrgjigje fikse pėr kėtė ēėshtje

QENDRA KESHILLIMORE
Gruaja qė u "pagėzua" Nėnė Tereza

Antoneta Pero: Si fillova tė merrem me tė sėmurėt
Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 02.06.2003 - Pėrballė njė klasė me engjėj qė nuk ishin si tė tjerėt fatlumė, por tė dėnuar nga fati i keq. Ajo me njė krijesė qė po rritej brenda saj, luftonte me gjithė shpirt qė tė bėnte tė flisnin ata qė nuk thonin dot njė fjalė, tė ngushėllonte lotin e atyre qė ishin mbėrthyer pėrjetė mbi karrigen me rrota. Dhe natė pėr natė, lot e psherėtima pėr fatin e nxėnėsve tė saj. Atėherė ishte lutur Zotit qė fėmija qė po merrte jetė brenda saj tė lindte i shėndoshė. Atėhere ishte betuar se do t'u pėrkushtohej njerėzve me aftėsi tė kufizuar. Betimin e ka mbajtur. Qė prej 10 vjetėsh, Antoneta Pero nga Shkodra me profesion mėsuese muzike, ndihmon tė gjithė njerėzit me aftėsi tė kufizuara. Ajo ėshtė kryetare e shoqatės "Qendra Kėshillimore pėr njerėzit me aftėsi tė kufizuar".
Pagėzimi
Kur dikush rrėzohet nė rrugė dhe e ndihmon tė ngrihet, njė falėnderim i dhėnė tė bėn tė ndihesh mirė. Por ndjesia ėshtė mė e fortė kur ndihmon dikė tė ngrihet nga shtrati ku lėngon, nga karrigia me rrota; kur para njė nėne bėn tė qeshėsh njė fėmijė qė vetėm ka vuajtur. Nė kėtė rast ke njė ndjesi krejt ndryshe, atė tė qenurit i dobishėm. Kjo ndjesi prej vitesh e ndjek nga pas mėsuese Netėn, e cila dhe pse fal vetėm mirėsi, nuk mburret kurrė pėr atė ēfarė bėn. Tė gjitha familjet qė 47-vjeēarja ka ndihmuar e thėrrasin me njė emėr tjetėr: Nėnė Tereza. Tė sėmurėt e kanė pagėzuar me njė emėr tė tillė. Antoneta Pero ėshtė me profesion mėsuese muzike. Ajo ėshtė bashkėshortja e njė prej historianėve mė tė njohur nė Shkodėr dhe ka dy fėmijė. Gjithsesi, fėmijėt e saj janė tė shumtė... Ata mblidhen te shtėpia e saj pėrditė. Madje Neta ka heqė nga dhoma e saj e gjumit edhe krevatin dopio pėr tė futur nė shtėpi tė sėmurėt me karroca. Nuk ka vend tjetėr ku ajo tė japė ndihmėn e saj. Herė pas here shkon edhe te shtėpitė e tė sėmurėve. E gjithė kjo pasi nuk ka njė zyrė pėr shoqatėn "Qendra Kėshillimore pėr njerėzit me aftėsi tė kufizuar" dhe pse prej disa vitesh e drejton atė. Mbase njė rastėsi, mbase fati ka ndihmuar qė rrjedha e jetės sė Antonetės tė ecė nė njė drejtim tjetėr. "Nė vitin 1989 mė ēuan rastėsisht tė jap mėsim tek shkolla e fėmijėve me probleme. Nė klasė kisha 13 fėmijė, ku 7 prej tė cilėve nuk flisnin fare. Unė ndėrkohė isha shtatzėnė. Kur kthehesha nė shtėpi qaja pėr fatin e tyre. Nė kėtė gjendje iu luta Zotit qė tė ma falte fėmijėn tim tė shėndoshė dhe unė do t'ia kushtoja jetėn time tė sėmurėve", tregon pėr "Gazetėn", Antoneta.
Shoqata
Shoqata "Qendra Kėshillimore pėr njerėzit me aftėsi tė kufizuar" ėshtė krijuar me 3 dhjetor tė vitit 1998. Ndėrkohė qė stafi i saj ka nisur punėn qė nė vitin 1989 (me njė grup artistik nė shkollėn e handikapatėve). Kjo shoqatė ka bėrė regjistrimin e tė gjithė personave me probleme nė Shkodėr. Ajo ka njė staf tė pėrgatitur dhe tė plotėsuar me psikologė, mjekė specialistė, punonjės socialė, terapistė. Pikėrisht kjo shoqatė ka bėrė pėrgatitjen e 55 terapistėve me anė tė njė kursi pasuniversitar.
"Klientėt"
Shoqata merret me tė sėmurė paraplegjikė, tetraplegjikė, tė sėmurė mendorė, etj. Kėta jo vetėm nga Shkodra, por edhe nga Lezha e nga Puka. Nė kampet e riaftėsimit janė trajtuar 816 invalidė. Pėr rreth 10 vjet, me ndihmėn e donatorėve tė ndryshėm (SOROS, OXFAM, SNV), shoqata ka dėrguar nė plazhin e Velipojės tė sėmurėt, tė cilėve ju janė bėrė ushtrime intensive nė rėrė dhe ujė. Rezultati ka qenė pozitiv. Pavarėsisht punės sė bėrė, shoqata "Qendra Kėshillimore pėr njerėzit me aftėsi tė kufizuar" nė Shkodėr ende nuk ka njė zyrė tė saj. Kjo falė indiferencės totale tė shtetit shqiptar.

Mekaniku i rikthehet profesionit
Tetraplegjiku, nė punė pas muajve nė komė
SHKODER - Nga mjeshtėr nė profesionin e mekanikut, novator nė shkallė rrethi, Fejzi Mjeda, nga njė aksident detyrohet tė qėndrojė nė shtrat pėr vite tė tėra pa lėvizur. Por me ndihmėn e shoqatės "Qendra Kėshillimore pėr njerėzit me aftėsi tė kufizuar", tetraplegjiku iu rikthye jetės nė tėrė pėrmasat e saj, vijoi profesionin e tij tė mjeshtrit duarartė. "Aksidenti ka ndodhur nė janar tė vitit 1993. Kam qenė duke ecur me biēikletė nė pazar bashkė me njė shok timin. Ishte pasdite dhe bėnte shumė ftohtė. Njė makinė mė ka pėrplasur nga mbrapa, mė ka ngritur lart. Pėrreth 30 metra kam ecur mbi makinė. Eshtė thyer xhami dhe jam pėrplasur nė tokė", tregon Mjeda. Ky ka qenė momenti fatal pėr meknikun novator tė qytetit verior. Aty jeta ka marrė tjetėr rrjedhė. Pėr tre vjet Fejziu ka qėndruar nė shtrat pa lėvizur. Nė vitin 1997 ai ka dalė pėr herė tė parė nga shtėpia, pėr tė pushuar me familjen nė Shėngjin. Pushimet ishin organizuar nga shoqata e cila drejtohej nga mėsuese Antoneta Pero. Kjo e fundit ka bėrė gjithēka pėr 53-vjeēarin. Nėpėrmjet shoqatės u siguruan karroca dhe mjete tė tjera. Tashmė Fejziu nuk rri mė mbyllur. Pėrkundrazi del nė oborr dhe merret me zanatin e vjetėr tė meknikut. Ka sistemuar vetė kopshtin, ka bėrė rrethimin me hekura tė shkallėve. Madje komshijtė e thėrrasin ashtu si dikur pėr tė rregulluar ndonjė gjė qė iu ėshtė prishur. Fejzi Mjeda ka qenė mjeshtėr nė profesion, novator nė shkallė rrethi. Fotografia tij ka qenė e vendosur nė qendėr tė qytetit, nė tabelėn tė pėrparuarve.

Territoret e shkollave tė zaptuara nga ndėrtimet
SHKODĖR- Zėnia e territoreve tė shkollave nė qytetin e Shkodrės nga ndėrtimet e shumta, dyqanet apo banesa ka sjellė ngushtim tė hapėsirave rreth tyre. Ky ėshtė njė problem shqetėsues jo vetėm pėr mėsuesit e drejtuesit e arsimit nė Shkodėr, por dhe pėr prindėrit, fėmijėve tė tė cilėve jo vetėm qė u mungon ambienti pėr tė luajtur nė pushimin gjatė orarit mėsimor, por nė periudhėn vjeshtė – dimėr, atyre (nxėnėsve) u shkaktohet vėshtirėsi pasi ndėrtimet u pengojnė dritėn, ndėrsa energjia elektrike mungon. Nė njė takim qė Drejtoria e arsimit nė Shkodėr ka zhvilluar me drejtues tė shkollave tė rrethit tė Shkodrės ka kėrkuar qė kėto tė vėnė nė dispozicion te strukturave pėrkatėse tė shtetit, hartat apo skicat e shkollave tė tyre, nėse i disponojnė kėto. Oborret e shkollave tė ndryshme janė zėnė nga ndėrtimet pas viteve ‘90, e sidomos gjatė vitit 1997. Sipas disa drejtuesve tė shkollave, dokumentacioni pėr vendndodhjen dhe tė dhėnat e tjera pėr shkollat e tyre ndodhet nė bashki apo dhe nė zyrat e kadastrės, por aty thuhet se janė djegur apo zhdukur, ndonėse fenomeni i zėnies sė territoreve tė shkollave nuk ka shumė vite qė ka ndodhur. Anila Dushi

Zjarrfikėse pėr Shkodrėn nga Austria
SHKODĖR- Dy zjarrfikėse tė sjella nga njė land i Austrisė i janė dhuruar repartit tė MKZ –sė Shkodėr. Ka qenė ndėrmjetėsia e qytetarit shkodran Gjon Gurraj ajo qė ka bėrė tė mundur dhurimin nga landi austriak Varalberg i dy mjeteve pėr repartin e zjarrfikėseve. Shkodra kishte dy mjete zjarfiksesh, njė e vjetėruar, ndėrsa tjetra ėshtė dhuruar nė vitin e kaluar nga njė shoqatė norvegjeze. Nė ceremoninė e dorėzimit tė dy mjeteve merrnin pjesė dhe Prefekti Leqezja si dhe pėrgjegjėsi i zjarrfikėseve tė landit austriak Herman Knuns. Ai theksoi se kjo do tė shoqėrohet dhe me trajnimin e domosdoshėm pėr efektivin e kėsaj strukture nė Shkodėr. Shkodra njihet si qyteti me njė numėr tė madh zjarresh qė bien pėr arsye tė ndryshme. Kėto dy mjete tė reja do tė ndihmojnė nė rritjen e cilėsisė dhe shpejtėsisė sė kėtij shėrbimi ndaj qytetarėve nė nevojė. /Anila Dushi

KAPET PEDOFILI/ AKTI I TMERRSHEM HAP PAS HAPI
I armatosuri, pėrdhunon 8-vjeēaren

Monstra dyshohet edhe pėr abuzime tė tjera
Karolina Risto
SHKODER - 05.06.2003 - Prangoset pedofili qė abuzoi mbi 8-vjeēaren. Monstra Luan Elezi, ėshtė arrestuar dje nė mbrėmje nga uniformat blu pas denoncimit tė prindėrve tė viktimės sė tij tė mitur. Nėn kėrcėnimin e njė pistolete, 30-vjeēari, babai i dy fėmijėve, kishte tėrhequr me forcė vajzėn nga shoqet e tjera dhe kishte abuzuar me tė nė katin e katėrt tė njė pallati nė rrugėn "Salo Halili". Sipas burimeve tė policisė, Elezi mendohet se ka kryer edhe mė parė abuzime tė tilla me tė mitur.
Pėrdhunimi
Nė orėn 16.30 ai ėshtė afruar te zona ku po luante vajza 8-vjeēare. Megjithėse nuk ka qenė e nevojshme, Elezi ka marrė nė dorė pistoletėn, qė kishte me vete dhe nėn kėrcėnimin e armės e ka detyruar vogėlushen tė ecė bashkė me tė. Duke e mbajtur nga dora e ka ngjitur nė njė pallat tė madh me tre hyrje, tė cilin, me sa duket, e njihte mirė sepse e ka ngjitur tė miturėn direkt nė katin e katėrt, ku nuk ka shumė banorė. Atje ka tentuar ta pėrdhunojė, dhe mendohet se e ka arritur qėllimin e tmerrshėm, por rezultatet pėrfundimtare do ti nxjerrė ekspertiza mjeko-ligjore. Gjatė kėtyre minutave 8-vjeēarja ka nisur tė bėrtasė e tė kėrkojė ndihmė. Pas disa ēastesh nėpėr shkallėt e kateve tė tjera kanė dalė fqinjėt, tė cilėt e njohėn 30-vjeēarin. Por pėrdhunuesi nuk u ka lėnė kohė tė reagonin sepse pasi i ka kėrcėnuar me armėn nė dorė ka zbritur shkallėt duke e lėnė vogėlushen tė traumatizuar. Mė pas, sipas dėshmive tė fqinjėve, ka hipur fare i qetė nė biēikletė dhe ėshtė larguar, pa kthyer as kokėn pas.
Denoncimi
Nė memorien e 8-vjeēares, monstra do tė mbetet pėr shumė kohė i fiksuar si "xhaxhi i keq, me trup tė imėt dhe i verdhė nė fytyrė". Vajza u kishte treguar gjithēka prindėrve, por megjithatė ata nuk kishin dashur t'i drejtoheshin policisė. Denoncimi i parė pėr pedofilin ka mbėrritur nga komshinjtė qė ishin tmerruar nga imazhi i asaj ē'ka kishte ndodhur nė katin e katėrt tė pallatit, por policia ka pritur edhe dėshminė e prindėrve tė 8 vjeēares pėr tė finalizuar prangosjen. Pėr shumė orė me radhė, ata nuk kanė pranuar tė firmosin padinė duke iu trembur pasojave tė opinionit mbi vajzėn e tyre. Por kėmbėngulja e hetuesve ka bėrė qė dje nė orėn 18.00 tė pasdites nėna dhe babai tė pranojnė tė firmosin nė mėnyrė qė pėrdhunuesi i vajzės sė tyre tė arrestohet. Nė fakt, dje nė orėn 20.25 ai ėshtė prangosur nga uniformat blu nė momentin kur po ecte me disa shokė nė lagjen "Parrucė". Elezi, njė njeri i papunė, ėshtė i martuar dhe baba i dy vajzave, njėrėn 5 dhe tjetrėn 3 vjeēe. Sipas fqinjėve tė vogėlushes, tė cilėt e njohin atė sepse shkonte shpesh nė atė lagje - ku jetonin vjehrra dhe vjehrri i tij - Elezi ėshtė dyshuar edhe mė parė vepra tė tilla, por asnjėherė nuk ėshtė treguar kaq agresiv.
Ballafaqimi
Arrestimi i tij ka qenė meritė e policisė, e cila pėr mė shumė se 24 orė e ka mbajtur nėn mbikėqyrje, ndėrkohė qė tentonte tė merrte firmėn e denoncimit nga prindėrit. Ndėrsa dje nė mbrėmje uniformave blu i janė dashur vetėm 2 orė pėr ta prangosur. Gjatė orėve tė mbrėmjes Elezi ėshtė marrė intensivisht nė pyetje nė komisariat, ndėrkohė qė vetė e mitura sė bashku me prindėrit dhe gjyshėrit ka qenė nė ambientet e policisė deri nė orėt e vona tė mbrėmjes pėr tė bėrė ballafaqimin e domosdoshėm.

Droga, nė rrjet edhe policė malazezė
SHKODER - Nė trafikun e hashashit nė linjėn Vlorė-Shkodėr-Mali i Zi janė tė pėrfshirė dhe policė malazezė. Kjo ka rezultuar pas hetimeve paraprake tė bėra nga Policia e Shkodrės. Blutė e qytetit verior pohojnė se nė rrjetin e sapozbuluar tė trafikut tė marijuanės sė presuar, pėrveē katėr tė rinjve: Ardian Ujkaj, Ilir Uruēi, Mirash Vulaj dhe Dritan Bardhi (tė arrestuar dy ditė mė parė) bėjnė pjesė dhe persona tė tjerė. Sipas ekspertėve, nė "biznesin" e hashashit janė tė implikuar shumė persona, gjė qė tregon se bėhet fjalė pėr njė trafik tė organizuar.

Vajza 8-vjeēare, viktimė e babait tė shoqes
Minorenia ka treguar se si Luan Elezi e ka tėrhequr zvarrė pėr tė kryer veprime tė turpshme me tė

SHKODĖR - Policia e Shkodrės ka vendosur dje masėn e ndalimit ndaj 30-vjeēarit qė nė mbrėmjen e dy ditėve mė parė u shoqėrua pasi dyshohej se kishte tentuar tė pėrdhunonte njė 8-vjeēare, shoqen e vajzės sė tij. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se Luan Elezi, baba i dy fėmijėve, i shoqėruar mbrėmjen e dy ditėve mė parė mori kėtė masė sigurie nėn akuzėn e kryerjes sė veprave tė turpshme me tė miturėn. Fillimisht kjo ngjarje nuk u denoncua nė polici nga tė afėrmit e vajzės. Burimet pranė familjes sė 8- vjeēares tregojnė se vajza ka rrėfyer se babai i shoqes sė saj tė klasės e ka thirrur kur ka dalė nga shkolla dhe ajo i ėshtė afruar, pasi e njihte si babain e shoqes. Vajza ka rrėfyer veshjen e 30- vjeēarit, biēikletėn dhe se si ai e ka kapur pėr krahu dhe e ka tėrhequr zvarrė deri tek hyrja e njė pallati nė lagjen “Kongresi i Pėmetit”, ku dhe jetonte vajza. Atje, sipas dėshmisė sė vajzės, ai ka lėnė biēikletėn dhe e ka ngjitur lart duke e kėrcėnuar dhe duke i thėnė se do tė tė mbys po qave. Madje ai ka tentuar dhe t’i mbyllė gojėn me dorė fėmijės sė mitur. Sipas burimeve pranė familjes, vajza ka treguar se ėshtė shkėputur pasi Elezi kishte komunikuar me dy banorė tė pallatit, tė cilėt po kalonin rastėsisht. Kaq mėsohet tė ketė thėnė vogėlushja e tronditur, ndėrsa familja ka kėrkuar me kėmbėngulje qė tė mos publikohet asgjė. Tė njohur dhe fqinj thonė se babai i vajzės ka dy javė qė nuk ndodhet nė Shqipėri, ndėrsa nėna e pjesėtarėt e tjerė tė familjes janė tė shqetėsuar pėr tronditjen psikologjike tė fėmijės sė tyre.
Ngjarja
30-vjeēari Elezi qė nuk jetonte nė lagjen “Kongresi i Pėrmetit”, ku banonte vogėlushja, kalonte vazhdimisht andej pasi ishte dhėndėr nė atė lagje. Sipas burimeve qė i referohen dhe dėshmive pėr kėtė ngjarje, ai nė mesditėn e sė hėnės, e ka marrė 8- vjeēaren dhe e ka futur nė hyrjen e njė pallati, duke e kėrcėnuar dhe mbyllur gojėn me dorė. 30-vjeēari e ka ngjitur minorenen nė korridorin e katit tė katėrt, por veprimet e tij kanė tėrhequr vėmendjen e kalimtarėve tė rastėsishėm qė fillimisht kanė menduar se ai ishte prindi i fėmijės. Madje dy prej banorėve tė pallatit Elezi u ka thėnė “si puna e fėmijėve, qė qajnė kot”. Falė kėtyre banorėve, e mitura ka mundur tė shpėtojė nga babai i shoqes sė saj tė klasės (vajza e madhe e Elezit mėson nė njė klasė me vogėlushen) dhe ėshtė ulur nė katin e tretė, ku aty ėshtė takuar me tre persona 2 femra dhe njė mashkull dhe u ka kėrkuar ndihmė duke u thėnė se ka frikė nga babai i shoqes sė saj (ka thėnė emrin e shoqes). Sipas burimeve pėr gazetėn, ata e kanė futur nė banesė dhe 8-vjeēarja u ka treguar numrin e telefonit tė shtėpisė sė saj. Strehuesit kanė lajmėruar familjen e saj, qė banonte nė pallatin tjetėr dhe aty kanė ardhur gjyshi me nėnėn e saj. Ndėrsa Elezi ėshtė larguar, me njė biēikletė, tė cilėn e kishte lėnė jashtė hyrjes. Ka qenė njė prej banorėve tė kėtij pallati ai qė ka lajmėruar policinė lidhur me ngjarjen. Burimet thanė se fill pas kėtij njoftimi uniformat blu janė vėnė nė lėvizje dhe nė rrugė operative kanė identifikuar autorin e dyshuar tė kėsaj ngjarjeje. Mė pas ata kanė komunikuar me familjen e vajzės, e cila ka mohuar fillimisht njė ngjarje tė tillė. Tė njėjtat burime thanė se me shumė vėshtirėsi familja e sė miturės ka pranuar tė bėjė kallėzim, por pa identifikuar autorėt.
I ndaluari
Luan Elezi mėsohet se ka mohuar para bluve tė ketė bėrė ndonjė veprim pėrveē faktit qė e ka kapur vogėlushen nė katin e katėrt tė pallatit. Burimet thanė pėr gazetėn se kėtė ai e ka shpjeguar me faktin qė ka qėnė i pirė dhe s’mbante mend se pse e kishte bėrė kėtė veprim. Nė atė pallat, thanė burimet, 30-vjeēari Elezi nuk ka patur asnjė tė njohur dhe asnjė lidhje, ndėrsa disa metra mė tej, tek pallati pranė njė servisi jetojnė prindėrit e gruas sė tij. Sipas policisė, ai ka pranuar se e njeh vajzėn qė mėson nė klasė me tė bijėn e tij. Babai i dy fėmijėve ka punuar deri para pak kohėsh si kamarier nė lokalin e tė vėllait tė tij, tek ish – fermentimi. Tė njohur tė tij tregojnė se para dy javėsh atė (Luanin) e kanė rrahur dhe nuk dihet se pėrse. Po ashtu mėsohet se Luan Elezi ka qėnė i dėnuar edhe mė parė pėr vjedhje dhe sipas tė njohurve qė nė moshė tė re ka patur prirje pėr tė ngacmuar vajzat. Ai ėshtė rritur nė njė familje me disa fėmijė dhe me vėshtirėsi ekonomike. I ati ish- nėnoficer kufiri, ėshtė liruar shumė vite mė parė nga detyra, ndėrsa aktualisht ka njė aktivitet privat. Po sipas tė njohurve, Luani ėshtė njohur si njeri problematik, ndonėse jo me pasoja. Ai ėshtė aktivizuar me PD dhe nė zgjedhjet e tetorit 2000 ka zėvendėsuar anėtarė komisionesh tė qendrės sė votimit, kur ata largoheshin pėr pak minuta.

FLASIN BANORET E PALLATIT TE "SALO HALILI"
"Elezi e kishte mbėshtetur 8-vjeēaren pas murit"

Dėshmia: Si e zbuluam pedofilin
Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 06.06.2003 - Nė grupin e pallateve, ku pedofili Luan Elezi kreu vepra tė turpshme me njė vajzė 8 vjeēe, mbizotėron qetėsi e plotė. Nė oborr, ndryshe nga herėt e tjera, lozin vetėm dy fėmijė. E njėjta atmosferė mbizotėron edhe nė pallatin ku ka ndodhur ngjarja. Banorėt kanė frikė tė flasin pėr atė ēfarė panė me sy. Sipas tyre, 30-vjeēari mund tė dėnohet pak nga drejtėsia. Pėrballja me tė u duket jo vetėm e pakėndshme, por u ngjall frikė, pasi ky i fundit i ka kėrcėnuar me armė nė momentin e kur e kanė kapur nė flagrancė, teksa po tentonte tė pėrdhunonte tė miturėn. Elezin e njohin tė gjithė banorėt e pallatit, pasi ai ėshtė dhėndėr nė kėtė lagje. Gjithsesi, larg kamerave dhe aparatėve fotografikė, ne mundėm tė merrnim njė intervistė nga njė banore e pallatit pėr ngjarjen e dy ditėve mė parė.
Ēfarė mund tė na thoni pėr ngjarjen?
Kishte pak kohė qė kisha hyrė nė shtėpi. Shkova tė mbyllja ēezmėn pasi e kisha lėnė hapur. Nė atė moment dėgjova tė qara, tė cilat nuk vinin shumė qartė. Gradualisht e qara u bė mė e qartė dhe mė bėri pėrshtypje se nuk ishte njė e qarė normale. Zemra mė parandjeu diēka. Hapa derėn me tė shpejtė dhe dola nė shkallė. Nė tė njėjtėn kohė me mua nė katin e katėrt erdhėn dhe dy komshinj tė tjerė. Aty pashė 30-vjeēarin, i cili ishte gjysmė ndenjur. Vajzėn nė fillim nuk e pashė, pasi ai e kishte mbėshtetur pas muri. Kur ajo na vuri re, ulėriti me tė madhe. Nė atė ēast djali na drejtoi pistoletėn. Unė e njoha dhe nisa ta shaja.
Si reagoi ai?
Drejtoi armėn drejt nesh dhe brenda disa sekondave ka zbritur shkallėt e pallatit. Njė nga komshijtė e ndoqi nėpėr shkallė duke e sharė, por ai u largua me biēikletė tė cilėn e kishte mbėshtetur te muri.
Pas largimit tė pedofilit ēfarė bėtė me vajzėn?
Vajzėn e njihnim se banonte njė pallat larg tonit. Ajo ka njė familje shumė tė rregullt. Vogėlushja qante dhe nuk lėvizte. Nuk dua ta kujtoj kėtė pjesė. Nuk mė ka ndodhur ndonjėherė qė tė pėrjetoj njė situatė tė tillė. Ne u munduam qė tė mos i binim nė sy pėr atė ēfarė pamė, pėr tė mos e acaruar. Pėr fat tė mirė dalja jonė ka bėrė qė vajza tė shpėtonte nga duart e 30-vjeēarit.
Ju dolėt shumė shpejt?
Po. Jo vetėm unė, por edhe njė tjetėr. Them se dolėm shpejt, pasi njėri nga komshijtė na tha se kur ai po dilte nga hyrja, ka parė Luanin tė ngjitej lart bashkė me vajzėn. Nė fillim ai kishte kujtuar se Luani ishte me tė bijėn, por mė pas kur ka parė vajzėn e trembur e cila nxirrte disa ngashėrima frike, ka dyshuar. Aq mė tepėr qė ai nė hyrje nuk kishte tė njohur dhe familjarė. Gjithashtu fqinji na tha se, ndėrsa po hapte biēikletėn nė oborr, dyshimi i ėshtė shtuar mė shumė. Falė dyshimit tė tij, komshiu ėshtė ngjitur sėrish nė pallat. Nė atė kohė kemi dalė dhe ne.
Si ndiheni tani?
Mė duket se kam qenė nė ėndėrr. Ēuditesha kur dėgjoja lajme tė tilla nė televizor. Imagjino ta pėrjetosh njė ngjarje tė tillė, ku viktima janė fėmijė tė mitur. Mė vjen keq sepse ne e njihnim si vajzėn ashtu dhe familjen e saj. Ndėrkohė e njohim mirė dhe maskarin, i cili ėshtė baba i dy vajzave. Gjithashtu mė vjen keq, pasi njohim dhe gruan e Luanit. Ajo ėshtė rritur nė kėtė lagje.

I pandehuri nuk pranon akuzėn: Isha i dehur
Ekspertiza: Elezi s'e pėrdhunoi, por kreu vepra tė turpshme
SHKODER - Vajza tetė vjeēe nuk ėshtė pėrdhunuar. Pedofili Luan Elezi ka kryer vetėm veprime tė turpshme me tė miturėn. Kjo ėshtė pėrgjigjja e ekspertizės e kryer nga ekspertėt mjeko-ligjorė tė Shkodrės. Ndėrkohė burime nga policia e qytetit verior pohojnė se 30-vjeēari akuzohet pikėrisht pėr konsumimin e veprės penale tė kryerjes sė veprimeve tė turpshme me tė mitur. Pavarėsisht nga provat e faktet e mbledhura nga ekspertėt, Elezi nuk e pranon akuzėn, duke thėnė se ishte i pirė dhe nuk mban mend se ēfarė ka bėrė. Sipas bluve, babai i dy vajzave (njėra 9 vjeēe dhe tjetra 3 vjeēe) ėshtė i papėrgjegjshėm. Luan Elezi njihet si njeri pijanec, i papunė dhe me problme mendore. Nė vitin 1993 ai ka qenė i shtruar nė spitalin psikiatrik tė Shkodrės. Duke qenė i papunė, rrethi familjar ėshtė munduar ta ndihmojė vazhdimisht. Por Elezi ka reflektuar me veprime qė bien ndesh me ligjin. Kohė mė parė ai ėshtė dėnuar me burg nga Gjykata e Shkodrės pėr konsumimin e veprės penale tė vjedhjes. Burime nga policia e qytetit verior citojnė se sot pritet tė jepet masa e arrestit pėr tridhjet vjeēarin Luan Elezi.

Burgoset pa afat i dyshuari si pedofil
SHKODĖR - 06.06.2003 - Gjykata e Shkodrės ka dhėnė dje masėn e sigurisė burg pa afat pėr 30- vjeēarin Luan Elezi, i cili akuzohet pėr kryerje tė veprave tė turpshme me tė mitur. Elezi i ndaluar tė martėn nė mbrėmje u paraqit dje para togave tė zeza, ndėrsa seanca pėr dhėnien e masės ndaj tij u zhvillua me dyer tė mbyllura. Mėsohet se nė bazė tė provave tė paraqitura, gjyqtarja Izabela Radovani ka vendosur masėn arrest me burg pa afat pėr 30-vjeēarin Elezi i cili akuzohet se ka tentuar tė kryejė veprime tė turpshme me njė 8-vjeēare, shoqe e vajzės sė tij. Luan Elezi, baba i dy fėmijėve nuk e ka pranuar akuzėn. I pandehuri nuk ka patur avokat mbrojtės pasi sipas disa burimeve asnjė nga avokatėt e kėrkuar nuk ka pranuar ta mbrojė. Sipas ligjit, ėshtė caktuar njė avokat nga gjykata,i cili nuk ka bėrė ndonjė kundėrshtim pėr caktimin e masės sė sigurisė. /A.Dushi

Burg pa afat poseduesve tė marijuanės<br> SHKODĖR - Gjykata e Shkodrės ka dhėnė dje masėn e sigurisė burg pa afat pėr 4 shtetasit e kapur nė flagrancė nga policia me 570 kg mariuanė tė presuar, me destinacion Malin e Zi. Mirash Vulaj, Adrian Ujkaj, Dritan dhe Ilir Uruēi do tė qėndrojnė nė burg pa afat, ndėrsa dy tė tjerėt qė nuk ishin kapur nė flagrancė pasi dyshoheshin si bashkėpunėtorė, janė lėnė tė lirė dhe ēėshtja nė ngarkim tė tyre nuk i ka kaluar prokurorisė. Akuza e pėrfaqėsuar nga zėvendėsprokurori i rrethit, Lazėr Ēardaku, paraqiti si prova materialet e kapura si 570 kg mariuanė tė presuar e paketuar dhe e vendosur nė 287 thasė, dy armė gjahu, motorin e lundrės, radio policie, celularė etj. Burimet thanė se hetimet pėr kėtė ngjarje do tė vazhdojnė. Burime policore jo zyrtare flasin pėr implikim tė efektivave tė policisė nė kėtė trafik. Avokatėt mbrojtės Franc Dashi dhe Xhelal Bajraktari kanė kėrkuar detyrim pėr paraqitje ndaj klientėve tė tyre, por kjo nuk ėshtė pranuar nga trupi gjykues. /Anila Dushi

Arrestohen dy kunata, tentuan tė djegin 17-vjeēaren
SHKODĖR- Dy kunata janė arrestuar nė orėt e vona tė dy ditėve mė parė, pasi ato akuzohen se kanė tentuar qė tė djegin njė 17-vjeēare. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se uniformat blu tė Shkodrės kanė arrestuar nė flagrancė nė orėt e vona tė dy ditėve mė parė shtetasen Gjyliana Ndoc Sinani, 36 vjeēe, dhe Roza Lush Sinani, tė dyja me banim nė fshatin Gur i Zi. Tė njėjtat burime thanė pėr gazetėn se dy kunatat u arrestuan pasi nė bashkėpunim me njėra – tjetrėn akuzohen se nė orėn 21:00 tė sė mėrkurės, kanė lyer me benzinė dhe naftė dyqanin, nė tė cilėn shiste njė 17 -vjeēare me iniciale S.S. Mė pas dy kunatat Sinani i kanė vėnė zjarrin dyqanit dhe kėto kanė dashur tė bėjnė dhe me 17- vjeēaren e cila ka arritur t’u shpėtojė, duke u hedhur nga dritarja, pa u dėmtuar; thanė pėr gazetėn burimet e policisė qė shkuan nė vendngjarje. Dyqani ėshtė djegur plotėsisht. Policia qė po heton rreth motiveve dhe rrethanave tė kėsaj ngjarjeje nuk jep shumė detaje. Sipas hetimeve tė para, mėsohet se motivi i kėsaj ngjarjeje dyshohet tė jetė pronėsia. Dy kunatat janė grindur me babanė e 17-vjeēares dhe mė pas kanė tentuar qė tė hakmerren ndaj saj. Gjithsesi policia po punon pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje, ndėrsa materialet i kanė kaluar prokurorisė. /Anila Dushi

Kapet ish-polici nė kėrkim
SHKODĖR- Njė ish-punonjės rendi ėshtė kapur dje nga policia gjatė njė aksioni tė befasishėm, pasi ishte shpallur nė kėrkim. Zef Vila, 35 vjeē, nga fshati Barbullush ishte shpallur nė kėrkim nga policia pasi ishte dėnuar nga gjykata e Shkodrės, nė mungesė, me 2 vjet heqje lirie. Vila ishte deklaruar fajtore pėr fshehje tė provave tė krimit dhe operacionet pėr kapjen e tij kishin dėshtuar dy herė tė tjera. Agjentėt kriminalė kanė zbuluar vendndodhjen e tij nė fshatin Melgushė. Policia e ka kapur atė nė befasi, kur po qėndronte tek cepi i banesės. Burimet thanė se Vila ka qenė para disa vitesh efektiv i policisė sė Shkodrės, por mė pas ėshtė liruar nga detyra. /Anila Dushi

Digjet banesa e braktisur
MALĖSI E MADHE - Njė banesė ku nuk jetonte njeri, por pėrdorej si vend pėr tė vendosur ushqimet pėr bagėtitė dhe plotėsuar nevoja tė tjera, ėshtė pėrfshirė nga flakėt nė mesditėn e djeshme. Shtėpia e vjetėr, pronė e shtetasit Seit Cenaj nė fshatin Katosh tė komunės Gruemirė, ka qėnė e mbuluar me sanė. Nė njė nga ambientet e saj, kryheshin punime saldimi tė thjeshta e tė vogla dhe mjeti pėrkatės ėshtė harruar nė prizė. Ardhja e energjisė elektrike ka sjellė nxehjen e mjetit, gjė e cila ka bėrė qė sana tė marrė flakė dhe mė pas gjithė banesa. Ndėrhyrja e shpejtė e zjarrfikėsve nga Shkodra ka sjellė lokalizimin dhe mė pas shuarjen e zjarrit, duke mos lejuar pėrhapjen e tij, pasi jo larg banesės sė vjetėr ndodhej shtėpia e re e shtetasit Cenaj. /Anila Dushi

“Brenda 4 muajve qė kam drejtuar kėtė ndėrmarrje janė bėrė investime sa nė 4 vjet”. Emėrohet Popoviē
Shkodėr, kriza e dritave largon drejtorin

Mungesa e dritave qė varion nė 12 orė nė ditė shkarkon nga detyra drejtorin Nexhat Maliqi
SHKODĖR 07.06.2003 - Largohet nga detyra drejtori i ndėrmarrjes elektrike SESA nė Shkodėr, Nexhat Maliqi. Situata e rėndė energjitike e Shkodrės, ku aktualisht ka vetėm 12 orė drita nė 24 orė ka sjellė largimin e drejtuesit tė komanduar nė fillim tė muajit shkurt, tė kėsaj ndėrmarrjeje e cila 70 pėr qind kontrollohet nga shteti dhe 30 pėr qind ėshtė aksionere. Motivacioni i largimit tė Maliqit ėshtė argumentuar me faktin se nėn drejtimin e tij ndėrmarrja nuk ka zbatuar detyrat dhe objektivat e lėna gjatė takimeve. Nė vend tė Maliqit ėshtė emėruar ish- drejtoresha e kėsaj ndėrmarrjeje Majlinda Popoviē. Ndėrsa situata energjitike nė Shkodėr vazhdon tė jetė e rėndė, nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės vazhdon puna pėr vėnien nė punė tė autotransformatorit 60 megavat, i cili u dogj mė 1 janar tė kėtij viti. Pas disa ditėsh ai u zėvendėsua me njė tjetėr 40 megavat, ndėrsa ka disa ditė qė pas riparimit ai ėshtė sjellė nė hidrocentral dhe po montohet pėr t’u vėnė nė shfrytėzim. Gjithsesi situata energjitike nė qytetin e Shkodrės vazhdon tė jetė problematike dhe tani nė stinėn e nxehtė. Nė dimėr kufizimet arritėn nė 20 orė nė 24 orė, ndėrsa aktualisht ka 12 orė pa drita.
Maliqi pas largimit
Ish-drejtori i SESA-s, Nexhat Maliqi, tha pėr “Shekullin” se njė pjesė e objektivave qė ai kishte kur mori drejtimin e kėsaj ndėrmarrjeje nė Shkurt tė kėtij vitit, (kur Shkodra kishte 4 orė drita) u arritėn ndėrsa njė pjesė jo. “Me ėmėrimin tim nė kėtė post fillimisht u mora me njohjen e situatės dhe vėnien nė rrugė tė mbarė tė gjithēkaje qė nuk ishte nė rregull” tha Maliqi. Synimi ishte qė tė rritej arkėtimi i energjisė sė konsumuar sė paku 50 %. Nė janar ishte 7 %, ndėrsa nė maj shkoi nė 26.8 % dhe shihej se kishte tendencė tė rritej niveli i arkėtimeve, sqaron Maliqi. Ai tregon se pėr muajin maj iu vu detyrė tė arkėtoheshin 60 milionė lekė tė reja nga faturimi i energjisė, por “kjo ėshtė e pamundur pasi njė gjė e tillė nuk ėshtė arritur asnjėherė nė Shkodėr”. Njė detyrė e tillė, sipas Maliqit nuk u ėshtė lėnė asnjė prej paraardhėsve tė tij. “Unė do tė vazhdoj tė ndjek me vėmendje punimet investuese nė proces, pėr pėrmirėsimin efektiv shpėrndarės, tė cilat do tė ulin ndjeshėm defektet dhe ėshtė plotėsisht e mundshme qė t’i paraprijnė dimrit dhe tė jenė tė sigurt pėr tė patur njė situatė mė tė mirė”,- thotė ai duke nėnvizuar se brenda 4 muajve janė bėrė investime sa nuk janė bėrė pėr 3-4 vjet. Duke pėrfunduar ai thotė se do tė ndjekė dhe efiēensėn e vjeljes sė faturave tė energjisė nė plazhin e Velipojės ku janė vendosur tė gjithė matėsit dhe ėshtė e mundshme tė arkėtohet 100% energjia e konsumuar qė nė pikėn turistike do tė jetė 24 orė.
Popoviē pas emėrimit
Majlinda Popoviē thotė pėr “Shekullin” se shteti duhet tė blejė 30 % tė aksioneve tė kėsaj ndėrmarrjeje qė zotėrohen nga privatėt dhe kjo do tė arrihet me anė tė njė projekti pilot tė Bankės Botėrore. Kėshtu kjo ndėrmarrje do tė jetė 100 % nė varėsi tė KESH-it. Lidhur me kufizimet e thella tė energjisė elektrike nė Shkodėr dhe menaxhimin e situatės e daljen nga kjo gjendje e krijuar, Popoviē thotė se po tė japim energji elektrike 24 orė pėr shkodranėt, duhet rritur vlera e faturės aforfe, pasi konsumi i energjisė elektrike kėtė vit ėshtė rritur mjaft. Fatura aforfe, edhe aq sa ėshtė, 3360 lekė paguhet pak dhe nė pėrqindje tė vogėl. Duke rritur sasinė e dhėnies sė energjisė elektrike ajo konsumohet mė tepėr dhe fatura aforfe duhet rritur dhe pastaj vėshtirė tė paguhet. Kėshtu ėshtė gjetur rruga e kufizimeve tė energjisė duke mbajtur nėn kontroll kuotėn e caktuar dhe humbjet e saj. Popoviē shpjegon se kufizimet e disa ditėve qė vazhdojnė tė jenė akoma me 12 orė nė 24 orė bėhen pasi po montohet autrotransformatori 60 megavat nė Hidrocentralin e Vaut tė Dejės, i cili transporton energji pėr Shkodrėn. Popoviē thotė se nėse kuota e caktuar prej 750 – 800.000 kilovat do tė menaxhohet mirė nga divizionet e transmetimit e shpėrndarja ėshtė mundur qė tani nė verė tė ketė vetėm 5 orė kufizime. Nė plazhin e Velipojės do tė ketė 24 orė energji elektrike, ndėrsa investimet e nisura nga KESH-i nė rrjetin e shpėrndarjes do tė vazhdojnė. Me kthimin e plotė tė ndėrmarrjes elektrike SESA nė varėsi tė KESH-it do tė ketė riorganizim tė saj. /Anila Dushi

Shkodra pret fėmijėt e kėngės
Eshtė hapur dje Festivali i 41- tė Mbarėkombėtar i Kėngės pėr Fėmijė qė tradicionalisht zhvillohet nė Shkodėr. Nė skenė do tė ngjiten 30 kėngė tė reja qė do tė interpretohen dy netėt e para. Nė natėn e tretė,ndryshe nga festivalet e mėparshme do paraqiten tė plota 12 kėngėt mė tė mira qė do tė konkurrojnė pėr 6 ēmime,si dhe do tė kalojnė nė paradė nė formė kolazhi,edhe kėngėt e tjera duke mos u pėrjashtuar asnjė.Sipas drejtorit tė festivalit, Kujtim Alia, ėshtė menduar se meqėnėse u mbyll njė kapitull 40- vjeēar i kėngės pėr fėmijė,tani nė edicionin e 41 – tė tė ketė njė koncept tė ri nė ndėrtimin e spektaklit,ndonėse festivali mbetet festival.Njė risi tjetėr e kėtij evenimenti mbarėkombėtar tė kėngės pėr fėmijė ėshtė organizimi i njė pragfestivali me prezantues qė nuk do tė jenė nė festival. Ky edicion i 41 – tė i kėngės pėr fėmijė vjen me njė skenografi tė ndryshme.Meqė bota e fėmijėve ėshtė e gjallė dhe e lėvizshme,dhe skenografia do tė jetė e lėvizshme thotė Alija.Nė kėtė festival do aktivizohen rreth 270 fėmijė,si kėngėtarė,si valltarė,kori etj.Pėrveē pranisėsė kėngėve nga qyteti si Tirana, Fieri, Pogradeci, Tepelena, Dibra etj., do tė ketė dhe nga trojet jashtė Shqipėrisė ku peshėn mė tė madhe e ka Kosova.Nuk do tė mungojnė as nga Diaspora, Zvicra apo Italia.Po krahas punės voluminoze qė bėn Qendra Kulturore e Fėmijėve nė Shkodėr,vėshtirėsitė janė tė shumta.Drejtori Alia thekson se punohet me 60% tė buxhetit tė planifikuar,ku Bashkia Shkodėr ka dhėnė totalisht shumėn e kėrkuar,MKRS ka dhėnė 90%. Sponsorė janė AMC me 250.000 lekė si dhe Banka e Kursimeve,Banka Arabo Islamike,Kompania Albania Tabak qė kanė dhėnė shuma modeste. Drejtori Alia i cili ka qėnė udhėheqės artistik nė 17 festivalet e mėparshme thotė se aktiviteti artistik nė Shkodėr ėshtė i vėshtirė.Sponsorė nuk ka,ndėrsa Tirana punon me parametra tė tjerė ekonomikė.Gjatė pėrgatitjeve pėr festival mungon energjia elektrike e vazhdueshme si nė ambientet e qendrės kulturore ashtu edhe nė pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ku bėhen provat e festivalit.”Kemi marrė energji elektrike me tel nga televizioni “Rozafa “qė ndodhet pranė qėndrės kulturore,thotė Alia,ndėrsa pėr tre netėt e festivalit megjithėse ėshtė premtuar furnizimi me energji elektrike,do tė jetė nė dizpozicion dhe gjeneratori i stadiumit “Loro Boriēi”.Kompania ALPS ka marrė pėrsipėr ndriēimin dhe festivali i 41 – tė mbarėkonmbėtar i kėngės pėr fėmijė do tė transmetohet nė tre netėt e tij me satelit. /Anila Dushi

SHKODER/REVOLTE NE QELITE E KOMISARIATIT
Dėshton arratisja nga qelitė

Goditen policėt, 100 tė burgosur tentojnė largimin
Basir Ēollaku
Dėshton tentativa pėr arratisje nė Komisariatin e Shkodrės e tė paraburgosurve, numri i tė cilėve ėshtė mbi 100 persona.
Ka filluar si njė sėmundje apo si njė lojė, por njė nga tė dėnuarit ka pasur krizė nė veshka. Pėr tė dhėnė ndihmėn mjekėsore kanė ardhur pesė apo gjashtė policė qė kanė sjellė njė mjek pranė tė sėmurit. Ndėrkohė nga qelia kanė dalė tre tė paraburgosur tė tjerė tė cilėt i kanė qėlluar menjėherė me grushta policėt. Punonjėsit e shėrbimit tė kapur nė befasi janė tėrhequr shumė shpejt dhe kanė mbyllur dyert. Me shpejtėsi janė shumėfishuar rojat pėr tė garantuar ruajtjen e qelive. Nuk ėshtė saktėsuar nėse i sėmuri ka stimuluar apo ka qenė nė tė vėrtetė nė njė periudhė krizash, duke mundėsuar hapjen e pėrkohshme tė dyerve, qė mė pas tė ndėrhynte pala e dėnuar, sipas palnit tė pėrcaktuar. Kanė reaguar forcat speciale tė ndėrhyrjes sė shpejtė tė Drejtorisė sė Policisė Shkodėr, qė kanė mundur ta neutralizojnė situatėn, duke i rikthyer rebelėt nė qeli. Ngjarja ka ndodhur dy ditė mė parė dhe ėshtė mbajtur tepėr sekret nga policia lokale. Por lajmi ka mbėrritur nė Ministrinė e Rendit Publik, informacioni ka shkuar tek eprorėt. Burime nga Ministria e Rendit Publik bėjnė tė ditur se incidenti ėshtė shuar qė nė start, duke mos rrezikuar qė situata tė percipitonte dhe tė shkohej drejt shpėrthimit tė qelive. Nuk janė dhėnė emrat e organizatorėve tė kėsaj tentative arratisjeje, por burimet saktėsojnė se ka pasur njė plan tė detajuar, qė brenda natės qelitė tė boshatisieshin nga tė arrestuarit.
Rebelimi
Burimet policore saktėsojnė se ka pasur shqetėsime tė ndryshme herė pas herė, por qė nuk kanė qenė serioze. Pretendimet e tė paraburgosurve dhe tė dėnuarve kanė qenė pėr kushtet si: ushqimi, vendet e fjetjes etj. Dy ditė mė parė nė orėt e vona tė darkės ėshtė tentuar largimi. Ndonėse nuk dihet numri i kryengritėsve, ata janė pėrleshur me policėt. Kur po bėheshin gati tė shkonin mė tutje, pėr tė konkretizuar pėrfundimisht arratisjen, grupi i gatshėm i ndėrhyrjes sė shpejtė i ka dalė pėrballė dhe i ka detyruar tė rikthehen nėpėr vendet e mėparshme.
Implikimi
Pas marjes nėn kontroll tė qelive, grupi organizator dhe njėkohėsisht ushtrues i dhunės ėshtė marrė nė pyetje dhe sistemuar nė qeli me roja tė pėrforcuara. Hetuesit kėrkojnė tė gjejnė nėse ka pasur policė tė implikuar nė kėtė tentativė ikjeje tė tė burgosurve. Rastet e pėrfshirjes sė policėve nė arratisje tė tė dėnuarve nuk kanė munguar. Kjo ėshtė njė nga pistat ku hetuesit janė pėrqendruar pėr tė zbardhur ngjarjen e dy ditėve mė parė nė qelitė e Komisariatit tė Shkodrės.

Qė dje tė burgosurit kanė ndėrprerė ushqimin
Policia e Shkodrės "sqaron" incidentin
Drejtoria e Policisė sė Shkodrės ka sqaruar zyrtarisht se nė qelitė e paraburgimit ka ndodhur njė incident duke u gdhirė dita e premte, nė orėt e para tė mėngjesit, ndoshta duke tentuar minimizimin e aksidentit qė mund tė kishte marrė pėrmasa tė mėdha dhe tė rrufeshme, duke boshatisur qelitė. Sipas autoriteteve tė Policisė sė Shkodrės, i sėmuri ka qenė me kriza nė veshka. Kanė vajtur pesė-gjashtė policė tė regjimit tė brendshėm pėr ta nxjerrė. Ndėrkohė tre tė paraburgosur u kanė qėlluar policėve tė regjimit tė brendshėm. Policėt janė tėrhequr dhe kanė mbyllur qelitė, duke shmangur ndonjė arratisje tė mundshme. Nė tė njėjtėn kohė kanė filluar dhe tė burgosurit e tjerė duke bėrtitur e thirrur. Dje, duke filluar nga mėngjesi, shumica e qelive nuk kanė marrė ushqim, duke pretenduar rregullimin e kushteve. Kjo ka shėnuar ditėn e djeshme dhe fillimin e njė greve tė tė gjithė tė burgosurve dhe tė paraburgosurve nė Komisariatin e Shkodrės.

Ministria e Drejtėsisė, tė paraburgosurit jo nė komisariate
Ministria e Drejtėsisė ka paraqitur kohė mė parė njė projekt ku kėrkon qė tė paraburgosurit tė mbahen nė mjedise qė administrohen nga ky dikaster dhe jo nga komisariatet e policisė. Mbipopullimi i burgjeve ėshtė njė problem i pėrsėritur qė ende nuk ėshtė zgjidhur. Ndėrtimi i vendeve tė reja tė vuajtjes sė dėnimit, si nė Peqini dhe nė Lezhė, njėri prej tė cilėve ka pėrfunduar, nuk e ka ndryshuar situatėn nėpėr qeli. Ministria e Drejtėsisė ka pohuar se burgu i Peqinit ėshtė gati pėr vėnien nė efiēencė, me njė kapacitet prej 700 vendesh. Por kjo, me sa duket, nuk do ta lehtėsojė gjendjen e qelive. Sepse burgu i Peqinit ėshtė njė projekt dhe investim italian, ku pritet qė tė sistemohen tė dėnuar qė ekstradohen prej vendit fqinj. Nė shumicėn e burgjeve nė Shqipėqri ka tė dėnuar tė tepėrt. Edhe numri i tė paraburgosurve ėshtė i lartė. Proceset e tyre zvarriten dhe ēėshtjet nuk kanė vajtur pėr gjykim.

Precedentet

17 PRILL 2002
Tentativė arratisje nė Bėnēė tė Tepelenės. Kontrollet nė burg zbulojnė arsenalin e armėve nė qelitė e burgut tė tė dėnuarve, Gazment Brraka (Gaxhait), Eduart Ymeri ( Kartela), Viktor Ymeri

24 PRILL 2002
Arratiset nga Spitali UshtarakEduart Syla i arrestuari nga Policia e Tropojės, kapet mė pas nė Kamėz

7 GUSHT 2002
Gaxhai, pranė arratisjes sė dytė. Nė burgun 302 nė Tiranė, tė dėnuarit me burgim tė pėrjetshėm Gazmend Brraka, Viktor Ymeri, Taulant Balliu dhe tė tjerė kishin hapur dy tunele me njė levė.

12 MARS 2003
Tre tė paraburgosur arrtisen nga qelitė e paraburgimit nė Kukės. Policėt u justifikuan se nuk kishin dėgjuar asgjė. U kapėn dy prej tyre, njė nga tė cilėt nė Maqedoni

2 MAJ 2003
10 tė paraburgosur arratisen nga qelitė e Komisariatit tė Peshkopisė. Tetė prej tyre prangosen menjėherė. Dy tė tjerė arrijnė tė largohen. I fundit u kap nė Durrės para dy ditėsh

"NUK REALIZOI DETYRAT"
KESH-i shkarkon nga detyra drejtorin e SESA-s

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 08.06.2003 - Shkarkohet drejtori i SESA-s nė Shkodėr, Nexhat Maliqi. Largimi nga detyra e kėtij tė fundit ėshtė bėrė zyrtare dje nga krerėt mė tė lartė tė KESH-it. Burime zyrtare pohojnė se Maliqi ėshtė shkarkuar nga detyra me motivacionin: "Mosrealizim i objektivave dhe detyrave tė vėna". Ndėrkohė ėshtė emėruar drejtore e re e SESA-s Majlinda Popoviē. Nė fakt, Kėshilli Mbikėqyrės i SESA-s ka propozuar dy kandidatura: Fuat Alibalin dhe Majlinda Popoviē. Me Ok edhe tė drejtuesve mė tė lartė tė KESH-it, Popoviē ka zėnė postin e Maliqit. Ndėrkaq pohohet se shkarkimi nga detyra i Nexhat Maliqit nuk ėshtė pritur mirė nė qytetin verior. Qytetarėt shkodranė shpresonin te strategjia e ndjekur nga ish-drejtori i SESA-s, pėr pėrmirėsimin e gjendjes energjetike nė Shkodėr. Vetėm pak ditė mė parė, prefekti i Shkodrės, Gjergj Liqejza ka pohuar se Maliqi ishte njė nga drejtorėt mė rezultativė. Kjo lidhur me faktin e pėrmirėsimit tė gjendjes energjetike nė Shkodėr si edhe me rritjen e pėrqindjes sė faturimeve. Si rrallė herė nė kėto vitet e fundit, nė periudhėn qė SESA drejtohej nga Maliqi ėshtė rritur ndjeshėm niveli faturimeve. Sipas statistikave, faturimet nė Shkodėr janė rritur nga 7 pėrqind nė 27 pėrqind. Ndėrkohė largimi i papritur i drejtorit tė SESA-s bėhet nė njė moment kur ėshtė keqėsuar sėrish gjendja energjetike nė qytetin verior. Prej njė jave nė kėtė qytet ėshtė rikthyer errėsira. Ndryshe nga ēfarė u premtua nga krerėt e lartė tė KESH-it, nė Shkodėr kufizimet e energjisė shkojnė nė 12 orė gjatė 24 orėve. Pėr keqėsimin e situatės Nexhat Maliqi akuzoi para disa ditėve Drejtorinė e Shpėrndarjes. Madje ai nisi njė ultimatum nė adresė tė drejtuesve tė lartė tė KESH-it dhe Ministrisė sė Energjetikės, ku kėrkoi ndryshimin e kuotės sė furnizimit me energji elektrike tė qytetit verior.

Shkoi nė ekskursion me klasėn
Mbytet nė plazhin e Velipojės 12-vjeēari nga Tirana
SHKODER - 08.06.2003 - Mby-tet nė plazhin e Velipojės njė fėmijė 12-vjeēar nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orės 12. Burime nga policia e Shkodrės pohojnė se mėngjesin e djeshėm, Ajet Koleci nxėnės nė shkollėn "Isa Boletini" nė Kamėz tė Tiranės, ėshtė nisur bashkė me klasėn nė ekskursion nė rrethin verior tė Shkodrės. Ekskursionistėt e vegjėl bashkė me mėsuesit kanė ndalur hapin nė plazhin e Velipojės. Nxėnėsit kryeqytetas dhe mes tyre Koleci kanė provuar tė kalojnė disa orė tė mrekullueshme nė ujėrat e Velipojės. Pas lojėrave nė breg, 12-vjeēari sė bashku me disa shokė tė tij janė futur nė det pėr tu larė. Duke qenė se nuk dinte not, Koleci ėshtė zhytur, por ka mbetur nėn ujė. Nė moment i kanė ardhur nė ndihmė shokėt, por ishte shumė vonė. Ai kishte pirė shumė ujė. Ajet Koleci ėshtė nxjerrė i gjallė nė breg tė detit. Tė alarmuar mėsuesit dhe banorėt e zonės pėrreth kanė gjetur njė makinė. Nxėnėsi ėshtė nisur urgjentisht pėr nė ambulancėn e fshatit, por ka vdekur rrugės. Trupi i vogėlushit ėshtė transportuar pėr nė shtėpinė e tij nė Kamėz. Nesėr pritet qė tė bėhet varrimi i 12-vjeēarit, nxėnės nė shkollėn "Isa Boletini".

Ndihma pėr fėmijėt e policėve tė vrarė
SHKODER - Me rastin e festės sė 1 qershorit, Drejtoria e Policisė sė Shkodrės ka organizuar pėr tri ditė me radhė aktivitete pėr fėmijėt e policėve tė vrarė. Kėshtu, blutė e qytetit verior nė bashkėpunim me Caritasin dhe shoqatėn "The Door" kanė realizuar dhėnien e njė koncerti nė Fshatin e Paqes, shpėrndarje librash dhe ndarjen e biēikletave pėr fėmijėt e policėve tė rėnė nė krye tė detyrės. Tashmė policia e qytetit verior e ka kthyer nė traditė dhėnien e ndihmės pėr fėmijėt e ish-kolegėve tė tyre tė vrarė. "Nuk kishim si ta festonim sot me fėmijėt tanė, pa festuar mė parė me ju qė jeni pjesė e kolegėve tanė dhe, rrjedhimisht, pjesė jona. Eshtė kjo arsyeja qė jemi sot me ju. Eshtė njė detyrim yni ndaj kolegėve tanė tė vrarė", kėshtu ėshtė shprehur nėndrejtori i Policisė sė qarkut tė Shkodrės, komisar Zef Prendi, gjatė ceremonisė nė Fshatin e Paqes.

ENIGME VRASJA E 41-VJEĒARIT
Ekzekutohet nė Kiras me njė plumb nė kokė
Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 10.06.2003 - Mbrėmja e sė dielės ka tronditur qytetin e Shkodrės. Rreth orės 23, nė lagjen "Guerile" (tė njohur si Kiras) ėshtė ekzekutuar me njė plumb nė kokė njė 41-vjeēar, banor i kėsaj lagjeje. Burime nga policia e qytetit verior bėjnė tė ditur se shtetasi Shefqet Shekorja, baba i tre fėmijėve, ka qenė duke u kthyer nė shtėpi me makinėn e tij, kur ėshtė vrarė nga persona ende tė paidentifikuar. Ai ėshtė gjetur pa jetė brenda nė makinėn e tij nga kalimtarė tė rastit. Kėta tė fundit kanė menduar se drejtuesi i automjetit kishte nevojė pėr ndihmė, meqė kishte ndaluar nė mes tė rrugės. Sapo kanė konstatuar se bėhej fjalė pėr njė vrasje, kalimtarėt e kanė dėrguar trupin e viktimės nė spitalin e qytetit tė Shkodrės. Mjekėt kanė njoftuar menjėherė policinė. Ekspertėt kanė kryer veprimet e para hetimore. Pohohet tė jetė njė vrasje e paramenduar. Kjo pėr faktin se nė makinė nuk ka pasur shenja plumbash. Sipas bluve, Shekorja i ka njohur vrasėsit, madje ai ka tentuar tė bisedojė me ta. Gjithsesi, mbetet enigmė motivi i ekze-kutimit tė babait tė tre fėmijėve. Policia po punon pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorėve tė krimit. Vetėm katėr ditė mė parė nė fshatin Bardhaj tė Shkodrės u vra shtetasi Vasil Doēi. Ky u ekzekutua nė hyrje tė fshatit tė tij nga persona, tė cilėt ende nuk janė identifikuar.

Kapet me njė arsenal armėsh 33-vjeēari
MALESI E MADHE - Njė arsenal i tėrė armėsh ėshtė gjetur nė banesėn e shtetasit Prel Toka, banues nė fshatin Hot tė Malėsisė sė Madhe. Dje burime nga Policia e Shkodrės pohojnė se pas njė kontrolli tė bėrė nė shtėpinė e shtetasit nė fjalė janė sekuestruar 95 kallėpe tritoli, 600 metėr linear fitil zjarri pėrcjellės, 1500 kapsolla donatore, 1600 fishekė dhe gjysmė kilogram kana-bis sativa. Blutė kanė prangosur Tokėn.

Dyzet tė paraburgosur nė grevė urie
SHKODER - Qė prej katėr ditėsh, 40 tė paraburgosur nė qelitė e paraburgimit tė Komisariatit tė policisė sė Shkodrės (janė rreth 115 gjithsej) janė hedhur nė grevė urie. Burime nga Drejtoria e Policisė sė qytetit verior pohojnė se ky kontnigjent tė paraburgosurish kanė refuzuar tė marrin ushqimin e burgut. Ndėrkohė qė blutė e Shkodrės pohojnė se sot do tė pėrcaktohet nėse bėhet vėrtet fjalė pėr grevė urie, pasi 40 tė paraburgosurit vazhdimisht janė furnizuar me ushqime nga familjarėt e tyre. Dhomat e paraburgimit nė Shkodėr janė tė tejmbushura dhe grevistėt kėrkojnė pėrmirėsimin e kushteve nė qeli dhe tė ushqimit.

"MJESHTER I MADH" PAS VDEKJES
Presidenti Moisiu nderon tenorin lirik Lukė Kaēaj

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - Ka studiuar nė Moskė dhe ėshtė vlerėsuar si njė nga emrat mė tė mėdhenj tė muzikės shqiptare. Lukė Kaēaj, kėngėtari i shquar lirik shkodran, ėshtė nderuar nga presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, me titullin "Mjeshtėr i Madh". Ndėrkohė ceremonia e organizuar me kėtė rast i ka lėnė tė zhgėnjyer artistėt dhe intelektualėt shkodranė. Nė aktivitetin nė fjalė nuk kanė marrė pjesė pėrfaqėsues tė Presidencės. Titulli i lartė akorduar pas vdekjes zėrit potent tė muzikės lirike shqiptare, i ėshtė dorėzuar nipit tė artistit nga kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, Ormir Rusi. Ceremonia pėr nder tė figurės sė Lukė Kaēajt ėshtė organizuar nga teatri "Migjeni", Bashkia e Shkodrės, Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve dhe qendra kulturore "Pjetėr Gaci". Gjatė aktivitetit nė sfond ėshtė vėnė zėri i mrekullueshėm i Kaēajt. Artisti i njohur shkodran ka lindur nė vitin 1924 nė Bajzė tė Malėsisė sė Madhe. Ai ka interpretuar mjaft opera, romanca, kėngė lirike si: Dom Bazilion te "Berberi i Seviljes" e Rosinit; Gjinin tek opera "Mrika" e Prenk Jakovės; romancėn "O ju male tona" tė Ēesk Zadesė, ka shoqėruar kolonėn zanore te filmi "Skėnderbeu" etj. Lukė Kaēaj ndėrroi jetė mė 7 shtator tė vitit 2001. Artisti i madh vdiq nė spitalin e Shkodrės.

Asgjėsohen 8855 rrėnjė kanabis nė Mazrek
SHKODER - Policia e Shkodrės ka asgjėsuar paraditen e sė martės 8 mijė e 855 rrėnjė kanabis sativa. Operacioni ėshtė organizuar nga zyra e antidrogės dhe forcat e FNSH-sė. Burime nga blutė pohojnė se droga ka qenė e mbjellė nė parcela tė ndryshme nė fshatin Mazrek, larg zonave tė banuara, nė tokė tė shpyllėzuar. Fillimisht janė asgjėsuar 7800 rrėnjė hashash, pėr tė cilat nuk dihej se kush ishte shtetasi qė ka bėrė mbjelljen. Vetėm pak kilometra mė tutje janė zbuluar dhe asgjėsuar dhe rreth 1055 rrėnjė kanabis sativa. Gjithsesi pas kryerjes sė veprimeve hetimore ėshtė identifikuar personi qė ka bėrė mbjelljen nė parcelėn e parė. Emri i tij nuk bėhet i ditur pėr shkak tė hetimit.

Universiteti i Prishtinės dhe ai i Skodrės nėnshkruan njė marrėveshje bashkėpunimi
Prishtinė, 11 qershor – Ndėrmjet Universitetit tė Prishtinės dhe universitetit "Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės, sot nė Prishtinė u nėnshkrua njė marrėveshje bashkėpunimi. Nė ceremoninė e nėnshkrimit tė marrėveshjes rektorėt e kėtyre universiteteve, Zejnel Kelmendi dhe Mahir Hoti, vlerėsuan se ky bashkėpunim do tė jetė me interes pėr ngritjen e cilėsisė sė procesit mėsimor dhe shkencor nė tė dyja universitetet.

Amzat nė shkolla, DASH cakton personin
SHKODĖR - 13.06.2003 - Drejtoria Arsimore nė Shkodėr (DASH) ka marrė masa konkrete lidhur me kėrkesat qė paraqesin institucione tė ndryshme pėr tė marrė informacion dhe verifikuar amzat e shkollave. Mjaft persona tė autorizuar ose jo nga institucione si Ministria e Rendit, SHISH apo Drejtoria e Burgjeve paraqiten para drejtorėve tė shkollave dhe kėrkojnė tė shikojnė amzat e personave tė caktuar. Pėr t’i prerė rrugėn abuzimeve tė mundshme, sipas drejtorit tė Drejtorisė Arsimore nė kėtė rreth Burhan Vajushi, ėshtė caktuar njė person i veēantė nga kjo drejtori, i cili ka mandatin pėrkatės pėr tė kontrolluar dhe marrė informacion nga amzat e shkollave sipas kėrkesės qė i paraqet atij pėrfaqėsuesi i autorizuar i institucioneve tė ndryshme. ”Janė porositur drejtuesit e shkollave tė Shkodrės qė tė mos lejojnė asnjė person tjetėr pėrveē atij tė caktuar prej nesh qė tė shikojė apo verifikojė amzat, tė cilat janė dokument sekret”, thotė Vajushi. /Anila Dushi

16 FAMILJE BRAKTISIN SHTEPITE
Kirasi tre javė i mbytur nga ujėrat e zeza

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 13.06.2003 - Ujėrat e zeza nxjerrin nga shtėpitė banorėt e Kirasit, zonė periferike e qytetit tė Shkodrės. Prej mė shumė se 6 muajsh nė njė rreze 500-600 metrash ujėrat e zeza kanė krijuar pellgun e tyre, i cili kundėrmon njė erė shumė tė rėndė. Me rritjen e temperaturave, gjendja nė kėtė zonė ėshtė bėrė e padurueshme. Sasia e ujėrave tė zeza sa vjen dhe shtohet, duke depėrtuar nė katet e para tė pallateve dhe nė oborret e shtėpive private. Tė alarmuar banorėt e Kirasit kanė filluar tė braktisin shtėpitė. Janė rreth 16 familje tė kateve tė para tė cilat prej disa kohėsh janė shpėrngulur tek tė afėrmit e tyre nga frika se mos marrin ndonjė sėmundje (pranė kėtyre pallateve thellėsia e ujėrave tė zeza arrin nė 50 cm). Ndėrkohė qė gjendja sa vjen e keqėsohet, nuk jepet shpresė pėr pėrmirėsimin e saj. Banorėt tė revoltuar e tė frikėsuar pėr fatin e fėmijėve tė tyre, kanė firmosur dje njė peticion tė cilin e kanė dėrguar nė bashki. Ata kėrkojnė tė merren masa pėr pėrmirėsimin e gjendjes dhe ndėshkimin e personave qė janė pėrgjegjės pėr atė ēka ndodh nė zonėn e tyre. Ndėrkaq pėrgjegjėsi i zyrės sė kanalizimeve, Viktor Ēuku, pohon se "njė situatė tillė ėshtė krijuar qė prej tre vitesh, pasi nuk punon kolektori nė pazar dhe pėr shkak tė zėnies sė tė gjitha pusetave nė rrugė. Kjo ka bėrė qė ujėrat e zeza tė mblidhen nė sipėrfaqe tė tokės, duke krijuar pellgje". Sipas Ēukut, problemi zgjidhet vetėm pas rregullimit tė kolektorit dhe funksionimit tė plotė tė stacionit tė pompave.

Aktivitete edhe nė Koplik
Moisiu nė Veri pėr gjakmarrjen
SHKODER - Nėn kujdesin e presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, sot nė qytetin e Shkodrės do tė realizohet njė takim pėr fenomenin e gjakmarrjes. Nė kėtė takim i cili do tė ketė si qėllim rritjen e rolit tė shtetit, tė komunitetit dhe tė shoqėrisė civile nė parandalimin e murtajės sė gjakmarrjes, pritet tė marrin pjesė presidenti Moisiu, ministri i Rendit Publik, Luan Rama, kryetari i Komisionit pėr Rendin dhe SHISH-it, Neritan Ceka, pėrfaqėsues tė autoriteteve lokale tė Shkodrės, pėrfaqėsues nga PNUD-i dhe nga drejtoria e policisė sė kėtij qyteti. Ndėrkohė kėtij takimi i ka paraprirė dje njė tjetėr aktivitet i organizuar nga Misioni i Pajtimit Mbarėkombėtar tė Gjaqeve, i cili ėshtė zhvilluar nė Malėsinė e Madhe (Koplik). Nė mbėshtetje tė projektit tė iniciuar prej tyre pėr frenimin e gjakmarrjes dhe dėnimin vetėm tė vrasėsit, nė rrugėt e Koplikut kanė marshuar nxėnės tė shkollave tė ndryshme, mėsues, pėrfaqėsues tė srejtorisė sė arsimit tė Malėsisė sė Madhe dhe tė komisariatit tė policisė.

Presidenti Moisiu u bėn thirrje nostalgjikėve tė Kanunit se shteti nuk bėn kompromis me krimin
Moisiu nė Shkodėr: Mjaft gjakmarrjes!

Foto nga Gazeta TemA SHKODĖR - 14.06.2003 - Presidenti Alfred Moisiu u ka bėrė thirrje dje “nostalgjikėve te kanunit dhe kohės sė tij, si dhe atyre qė nuk e kanė bėrė kulturėn ligjore si pjesė tė jetės sė tyre, qė ta kuptojnė njėherė e mirė se shteti shqiptar nuk bėn kompromis me krimin. Unė u them atyre, zotėrinj, lėreni kanunin nė shenjtėrinė e vet! Bashkohuni nė emėr tė jetės, jo tė vdekjes, pasi ligji do tė veprojė pa mėshirė”. Kėtė deklaratė Presidentit Moisiu e bėri nė tryezėn e rrumbullaktė, me temė “Roli i shtetit, komunitetit dhe shoqėrisė civile nė parandalimin e hakmarrjes, gjakmarrjes dhe lehtėsimin e pasojave tė tyre”, zhvilluar nė Shkodėr. Nė tryezėn e organizuar nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe Shishit nė bashkėpunim me Prefekturėn Shkodėr dhe nėn kujdesin e Presidentit, ishin tė pranishėm Neritan Ceka, kryetar i komisionit parlamentar pėr Rendin dhe Shish-in, Pėrparim Sanxhaku z/ministėr i drejtėsisė, Gjergj Leqezja prefekt i Shkodrės, konsulli italian Roberto Orlando etj. Presidenti Moisiu, duke shprehur indinjatė ndaj pėrhapjes sė kėtij fenomeni dhe angazhimin e tij pėr tė marrė ēdo masė ligjore qė do tė mundėsonte kufizimin ose eliminimin e tij, theksoi se “kjo gjendje ėshtė e papranueshme siē ėshtė i tillė dhe fakti se nė shumė raste motivet e gjakmarrjes pėrdoren nga policia, drejtėsia dhe opinioni publik pėr tė justifikuar krime tė tilla tė dėnueshme nga ligji. Krimi ėshtė krim dhe duhet ndėshkuar pa hezitim nga shteti dhe shoqėria”. Duke folur pėr shtetin ligjor dhe heqjen e dėnimit me vdekje, Presidenti vuri nė dukje se kjo nuk u bė thjesht pėr tė plotėsuar njė kėrkesė tė Kėshillit tė Evropės, por pėr tė shprehur respektin tonė ndaj vlerave tė jetės. “Jetėn ta jep Zoti dhe ai ka tė drejtė tė ta marrė. Megjithatė, kjo masė nuk duhet lejuar tė ndikojė negativisht nė rritjen e numrit tė vrasjeve”,- tha Moisiu. Ai nėnvizoi se duhet shumė punė pėr tė rritur rolin e shtetit dhe tė institucioneve dhe pėr kėto nė krye tė organeve tė policisė e drejtėsisė duhen vėnė jo “jesmenėt” e shefave, por profesionistėt. Presidenti u ndal dhe tek Kanuni duke thėnė se ai sundonte atėherė kur nuk kishte ligje dhe sot shpėrdorohet tragjikisht. Ajo pjesė e shoqėrisė qė kryen krime ėshtė njė sfidė qė i bėn mosfunksionimit tė shtetit ligjor. Ai i drejtoi qytetarėve tė Shkodrės dhe Shqipėrisė mesazhin qė nė vend tė hakmarrjes tė kultivohet dashuria pėr jetėn. Nė tryezė u fol pėr masat parandaluese dhe rolin e ligjit pėr vrasjet me motiv gjakmarrjen dhe hakmarrjen, faktorėt e rigjallėrimit tė fenomenit, rolin e shoqėrisė pėr eliminimin e fenomenit etj.
Tryeza
Plan kundėr ushtrimit tė gjakmarrjes
Tryeza doli me njė plan veprimi kundėr ushtrimit tė gjakmarrjes dhe pasojave tė saj. Brenda muajit korrik do t’i paraqiten Presidentit tė Republikės planet e veēanta tė aksionit nė shkallė kombėtare, kundėr fenomenit. Pėr kėtė Kuvendi i Shqipėrisė do tė marrė nė shqyrtim zbatimin e ligjshmėrisė nė luftėn kundėr fenomenit dhe do tė forcojė mė shumė sanksionet ligjore. Ministria e Rendit dhe drejtoritė e policisė nė zonat e prekura nga fenomeni do tė hartojnė strategjinė pėr luftėn kundėr kėtij fenomeni, duke pasur si prioritete arrestimin e autorėve tė krimeve qė janė ende nė kėrkim dhe punėn parandaluese kundėr gjakmarrjeve tė mundshme. Drejtoria e policisė Shkodėr dhe pushteti vendor do tė marrin masa pėr mbrojtjen e familjeve dhe personave tė kėrcėnuar nga gjakmarrja, duke siguruar mundėsi veēanėrisht pėr arsimimin e fėmijėve. Pushteti vendor do tė identifikojė me saktėsi familjet e prekura nga gjakmarrja, gjendjen e tyre ekonomike dhe do tė hartojė planin e veprimit pėr zbutjen graduale tė pasojave tė izolimit. Organet e drejtėsisė do tė ndjekin dhe dėnojnė rreptė krimin e gjakmarrjes, pėr tė krijuar besimin se ndėshkimi i kriminelėve bėhet vetėm nga ligji. Shoqėria civile e organizatat e angazhuara nė luftėn kundėr gjakmarrjes, tė koordinojnė punėn me institucionet e shtetit, pėr tė pasur njė qėndrim tė vetėm nė trajtimin e gjakmarrjes. /A.Dushi

Hasmėria mes dy fiseve, Bruēaj dhe Shabaj, ka nisur 3 vjet mė parė, pėr shkak tė prishjes sė kurorės
Gjakmarrja, ekzekutohet nė prag tė shtėpisė

Viktima, Ismet Bruēaj ėshtė qėlluar pėr vdekje nga ish-burri i motrės. Autori nė kėrkim
SHKODĖR - Ndėrsa nė mjediset e fshatit tė Paqes nė Shkodėr zhvillohej tryeza pėr luftėn ndaj gjakmarrjes, nė fshatin Domėn tė komunės Postrribė, njė 35-vjeēar ėshtė ekzekutuar pėr motive gjakmarrjeje nė prag tė shtėpisė. Ismet Idriz Bruēaj, 35 vjeē, lindur e banues nė Domėn, 35 km larg Shkodrės, ėshtė qėlluar pėr vdekje rreth orės 11:10 tė ditės sė djeshme. Sipas burimeve, viktima ėshtė qėlluar 6-7 herė me automatik dhe ka marrė tre plumba qė i kanė shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Policia ka identifikuar si autor tė kėtij krimi Bashkim Rasim Shabajn, 30 vjeē, nga fshati Boks i komunės Postrribė. Autori i krimit ėshtė ish-kunati i viktimės, (viktima ishte vėllai i ish-nuses sė atutorit tė identifikuar). Po sipas burimeve tė policisė, autori i identifikuar, duke qenė banor i komunės Postrribė dhe njohės i mirė i zonės, ka mundur tė largohet.
Hasmėria
Historia e hasmėrisė mes dy familjeve Shabaj e Bruēaj ka nisur rreth 3 vjet mė parė pėr shkak tė prishjes sė njė kurore. Vajza e Idriz Bruēajt nga Domni u martua me mblesėri me Bashkim Rasim Shabajn, nga fshati Boks, i identifikuar si autor i djeshėm i krimit. Pas disa muajsh vajza largohet nga shtėpia e tė shoqit dhe kthehet tek babai nė Domėn. Sipas te njohurve tė dy familjeve, vajza e kalonte jetėn keq tek i shoqi, i cili ishte i sėmurė dhe e keqtrajtonte. Megjithė ndėrhyrjet dhe kėrkesat e familjes Shabaj qė nusja tė kthehej nė shtėpi ajo nuk ka pranuar dhe ėshtė divorcuar. Mė pas familja e saj e ka dėrguar vajzėn jashtė Shqipėrisė tek tė afėrmit e tyre. Familja Shabaj, e fyer nga largimi i nuses dhe mbėshtetja qė ajo gjeti tek familja e saj, fillon serinė e vrasjeve. Mė 15 qershor tė vitit 2001, Rasim Shabaj vret nė fshatin Domėn, rreth 300 metra larg banesės sė tij ish-krushkun e tij, Idriz Musli Bruēaj 62 vjeē, (babai i vajzės). Nė 8 shkurt 2002, djali i 62-vjeēarit Bruēaj vret nė rrugė, nė fshatin Rosek, mes Domnit dhe Boksit ku banonin dy familjet, autorin e vrasjes sė babait tė tij, 54 vjeēarin Shabaj, i cili ishte nė kėrkim nga policia. Ndonėse Shabaj i shpėtoi policisė, nuk i shpėtoi plumbit tė gjakmarrjes. Tė dy palėt ishin nė barazim pėr nga numri i viktimave, por dy familjet nuk u pajtuan, megjithė ndėrhyrjet e shumta. Ndėrsa dje ka vazhduar seriali i vrasjeve. Bashkim Shabaj qėllon mbi ish-kunatin e tij Ismet Bruēaj, teksa ky i fundit ishte tek pragu i shtėpisė. Nė tė tre rastet e vrasjeve me fiseve Bruēaj e Shabaj, autorėt nuk janė kapur nga policia.
Policia
Pėr vrasjen e djeshme policia ėshtė njoftuar rreth 30 minuta pas ngjarjes. Menjėherė nė vendngjarje kanė shkuar forca tė shumta tė policisė sė Shkodrės dhe FNSH-sė, tė cilat janė vėnė nė ndjekje tė autorit. Pėr rreth 5 orė policia ka kėrkuar nėpėr territorin e thyer malor tė fshatit Domėn si dhe fshatrave Lumė, Shakotė pranė tij, si dhe nė Boks ku jetonte autori, por pa mundur ta kapin atė. Njohja e mirė e terrenit, krimi i paramenduar dhe lidhjet e shumta fisnore tė autorit, i kanė dhėnė atij mundėsi tė fshihet dhe tė mos kapet akoma nga policia, thanė burimet. Vrasja e djeshme ėshtė e 13-ta qė ndodh nė qarkun e Shkodrės gjatė kėtij viti dhe e dhjeta nė rrethin e Shkodrės. Ndėrkohė vrasja e djeshme ėshtė e gjashta qė ndodh gjatė kėtij viti pėr motive tėr gjakmarrjes dhe ėshtė e treta qė ndodh brenda njė jave nė Shkodėr. Anila Dushi

ENTUZIAZEM I GABUAR DIPLOMATIK
Njė delegacion i shoqatės "Moraca-Rozafa" tė minoritetit serbomalazez nė Shqipėri u takua javėn e kaluar nė Beograd me ministrin e Minoriteteve, Rasim Ljaiē. Kėta pėrfaqėsues kėrkuan nga ministri serb qė tė ndėrhyjė pranė qeverisė shqiptare "pėr respektimin e konventave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e minoriteteve". Delegacioni kėrkoi qė qeveria tė ushtrojė presion pėr hapjen e shkollave nė gjuhėn serbe dhe krijimin e medias e shkruar dhe elektronike nė gjuhėn serbe nė veri tė Shqipėrisė. Nė kėtė takim merrte pjesė edhe ambasadori shqiptar nė Beograd, Petrit Bushati!
Pėrfaqėsues tė minoritetit serbomalazez shkojnė nė Beograd pėr t'u ankuar pėr shkelje e tė drejtave dhe ambasadori shqiptar merr pjesė nė kėto ankime. Prania e tij, ėshtė njė mbėshtetje pėr ankesat minoritare kundėr qeverisė qė e ka akredituar ambasadorin. Prania e tij, ėshtė aq absurde, sikur ambasadori maqedon nė Tiranė tė jetė i pranishėm kur lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti takon kryeministrin Nano apo ambasadori serb tė asistojė kur Riza Halimi i Preshevės takon zv/kryeministrin Meta.
Pėrveē kėsaj, termi "minoritet serbomalazez" ėshtė njė shpikje absurde e kohės sė Millosheviēit sepse nuk ka minoritet kompozitė. Serbėt dhe malazezėt janė dy popuj tė ndryshėm, aq tė ndryshėm sa BE-ja me zor po e mban nė kėmbė Unionin Serbi-Mali i Zi.

KSHH: Jo dhunės nė qelitė e paraburgimit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon ndaj incidentit tė ndodhur me 6 qershor tė kėtij viti nė qelitė e paraburgimit nė Komisariatin e policisė sė Shkodrės. Megjithėse pati dy versione tė kundėrta pėr ngjarjen (policia pretendon se tė paraburgosurit kanė pėrdorur dhunė ndaj bluve dhe e kundėrta), KSHH pohon se dhuna ėshtė pėrdoruar nga tė dyja palėt. Duke marrė shkas nga kjo, KSHH apelon duke u shprehur se dhuna ėshtė e pajustifikueshme nė dhomat e vuajtjes sė dėnimit.

Shekulli:
Autor i dyshuar i kėtij krimi ėshtė Bajram Ēulmulaj. Policia malazeze nė kėrkim tė atentatorit tė Ēelės
Ekzekutohet nė Tuz Presidenti i “Vllaznisė”

Myftar Ēela ėshtė qėlluar pėr vdekje nė kokė, me dy plumba pistolete, nė qytetin e Tuzit, nė Malin e Zi
Myftar Ēela Shkoder - 15.06.2003 - Ekzektuohet nė Tuz tė Malit tė Zi, Presidenti i Klubit tė Futbollit “Vllaznia”, Myftar Ēela. Burime tė policisė sė Shkodrės tepėr tė rezervuara pėr kėtė ngjarje thanė pėr gazetėn se Myftar Ēela baba i tre fėmijėve ėshtė ekzektuar nė mbrėmjen e djeshme, jashtė kufijve shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė. Sipas tė njėjtave burime autor i kėtij krimi dyshohet tė jetė shqiptaro-malazezi Bajram Ēulmulaj me tė cilin viktima mėsohet tė ketė qenė shumė mik. Po ashtu mėsohet se vrasėsi i dyshuar k qenė me vėllanė e tij kur ka qėlluar pėr vdekje me armė zjarri mbi Presidentin e “Vllaznisė”, i cili nė momentin e ngjarjes ka qenė nė kėmbė nė qendėr tė qytetit malazez. Myftar Ēela, mėsohet tė ketė punuar vite mė parė me tė dyshuarin, si autor i vrasjės sė tij, nė kohėn kur merreshin me aktivitetin e karburanteve gjatė luftės sė Bosnje-Hercegovinės, nė kohėn kur ndaj ish-Jugosllavisė ishte vendosur embargo nga OKB-ja. Myftar Ēela pėrveēse ėshtė president pėr disa vite i klubit tė futbollit Vllaznia, ėshtė edhe njė nga biznesmenėt mė tė njohur nė vend. Aktiviteti i tij shtrihet nė shumė fusha, si nė tregėti, nė disa impjante pularish etj. Aktiviteti i tij ėshtė shtrirė gjatė viteve tė fundit dhe nė Malin e Zi. Ēela sapo ishte kthyer nga jashtė shtetit, ku pėr gati njė javė ai kishte ndjekur dy ndeshjet e kombėtares shqiptare nė Dublin me Irlandėn dhe nė Gjenevė me Zvicrėn.
Ngjarja
Nga tė njohur tė Myftar Ēelės, por edhe nga burime shumė tė rezervuara mėsohet se vrasja ka ndodhur nė qendėr tė qytetit tė Tuzit. Tuzi ėshtė njė nga qytetet mė tė afėrta me Shkodrėn, kryesisht i banuar nga shqiptarė, por ėshtė mjaft i njohur pėr tregun e madh tė tij, ku ushtrojnė aktivitetin qindra tregėtarė shkodranė. Sipas informacioneve tė para tė grumbulluara rreth kėsaj vrasjeje, nė shtetin fqinj, presidenti i Vllaznisė, Ēela dhe autori i dyshuar i krimit kanė debatuar ashpėr mes njėri-tjetrit, ndonėse ata ishin dikur shumė shokė e miq. Burimet nuk japin hollėsira sesi ka ka lindur konflikti mes Ēelės dhe Mulajt. Po ashtu nuk bėhet i ditur shkaku. Tė dhėnat paraprake thonė se Myftari ėshtė qėlluar me dy plumba pistolete nė kokė dhe vdekja e tij ka qėnė e menjėhershme. Burimet thanė pėr gazetėn se deri nė orėt e mbrėmjes sė djeshme trupi i pajetė i presidentit tė klubit Vllaznia ka qenė i mbuluar nė qendėr tė qytetit tė Tuzit. Mė pas ai ėshtė marrė dhe dėrguar nė morgun e spitalit tė qytetit malezez. Ndėrkohė burimet thanė pėr gazetėn se policia malazeze ėshtė hedhur nė aksion pėr kapjen e autorit tė dyshuar, Bajram Ēulmulaj. Ndėrkohė nga Ministria e Rendit Publik tė Shqipėrisė nuk ka pasur asnjė deklaratė zyrtare lidhur me kėtė krim tė ndodhur nė shtetin fqinj.
Dėshmia
Mėsohet se Presidenti i klubit tė Futbollit “Vllaznia”, ka qenė nė Tiranė gjatė ditės sė djeshme. Nė pasditen e djeshme rreth orės 19.45 ai ka kaluar kufirin nė Han tė Hotit. Kėtė fakt policia e Shkodrės e ka siguruar nė bazė tė dėshmisė sė njė tė njohuri tė Myftar Ēelės, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur. Sipas dėshmisė sė tė njohurit tė presidentit tė klubit “Vllaznia”, ai (i njohuri) ėshtė pėrshendetur me Ēelėn nė Torovicė, teksa ky i fundit po i drejtohej pikės sė kalimit kufitar tė Hanit tė Hotit, ndėrsa ai po shkonte drejt qytetit tė Shkodrės. Vrasja e Ēelės ka tronditur botėn e biznesit nė qytetin e Shkodrės, pasi ai ishte jo vetėm njė figurė publike pėr shkak tė sponsorizimit tė vazhdueshėm tė Vllaznisė, por edhe njė nga biznesmenėt mė tė mėdhenj tė qytetit, madje dhe tė krejt vendit. /Anila Dushi
PASAPORTA
Kushė ėshtė Myftar Ēela

SHKODĖR - Myftar Ēela ka lindur dhe banon nė Koplik. Ai ėshtė baba i tre fėmijėve, dy djemėve, 19 e 15 vjeē, dhe njė vajze 10 vjeēe. 47-vjeēari Ēela ka dy vėllezėr, njėri prej tė cilėve administron pularinė “Elvis”, pronė e Myftar Ēelės, ndėrsa tjetri ndodhet nė SHBA (njėri prej vellezėrve Ēelės ka vdekur shumė vite mė parė nė njė aksident rrugor). Pularia, pronė e Ēelės, ka rėnė pre e grabitjes nė muajin tetor tė vitit tė kaluar dhe si autor i kėsaj ngjarjeje u evidentua roja i pularisė, i cili ende nuk ėshtė kapur nga policia. Autori i dyshuar i kėsaj ngjarjeje vodhi kasafortėn e pularisė, nė tė cilėn ndodhej njė sasi e madhe eurosh, afro 34 mijė. Kjo shumė iu dorėzua disa ditė mė vonė Ēelės, nga babai i autorit tė vjedhjes. Qė prej vitit 1996 Myftar Ēela ka qenė president i klubit tė futbollit “Vllaznia” dhe ka kontribuar si asnjė tjetėr pėr kėtė ekip, duke u kthyer nė njė idhull tė tifozerisė shkodrane, si dhe duke patur simpatinė e respektin e qytetarėve shkodranė. Gjatė periudhės sė presidencės sė tij tek kuqeblutė shkodranė ai ka arritur tė fitojė dy tituj tė kampionit kombėtar dhe dy superkupa tė Shqipėrisė. Deri nė vitin 1998 ai ėshtė mbėshtetur fuqimisht si presidenti i Vllaznisė edhe nga deputeti demokrat “Hero i Demokracisė” Azem Hajdari. Aktualisht Ēela sapo kishte nėnshkruar kontratėn qė nė pankinėn e Vllaznisė tė ulej ish-trajneri i kombėtares Medin Zhega. Ndėrkohė Ēela kishte rikonfirmuar prezencėn e tė gjithė futbollistėve tė Vllaznisė qė kontribuan sezonin e kaluar nė skuadėr, dhe do tė bėnte disa blerje tė reja pėr tė kaluar njė tur tė Kupės UEFA.
INCIDENTI
Kėrcėnimi i fundit i Ēelės

SHKODĖR - Nė 17 maj tė kėtij viti Presidenti i Klubit tė futbollit “Vllaznia”, u kėrcėnua me jetėn teksa po shkonte nė shtėpinė e tij nė Koplik. Ndėrsa po udhėtonte me mjetin e tij nė drejtim tė Bajzės, ku banon, pas pėrfundimit tė ndeshjes Vllaznia – Shkumbini, Myftar Ēela ėshtė ndaluar nga vėllezėrit Lulzim dhe Luan Hasani nga Kopliku. Ata i kanė dalė para nė rrugė, nė kthesėn drejt Stėrbeqit. Ēela u ka devijuar me mjetin e tij, ndėrsa dy vėllezėrit Hasani kanė qėlluar dy herė me pistoletė nė ajėr. Mes Myftar Ēelės dhe kėtyre dy personave ka patur njė konflikt kohė mė parė, konflikt i shkaktuar nga dėmtimi i makinės sė dy vėllezėrve pas pėrplasjes me atė tė Ēelės. Myftari mėsohet se u ka ofruar dy vėllezėrve mundėsinė e blerjes sė njė makine, ose tė riparimit tė asaj aktuale. Sipas policisė ata nuk kanė mbetur tė kėnaqur nga kjo zgjidhje dhe rreth orės 19.00 tė datės 17 maj, ata i kanė dalė pėrpara duke e kėrcėnuar me armė. Ēela duke ditur konfliktin me ta ėshtė shmangur ndėrsa ka lajmėruar policinė. Dy vėllezėrit janė larguar dhe mėsohet se pėr kapjen e tyre janė futur nė veprim edhe forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė. Nė vendngjarje u gjetėn dy gėzhonja pistolete, ndėrsa mendohet se ata janė larguar me ndonjė mjet qė e kishin lėnė mė tej nė rrugė. Ndėrkohė Ēela ka patur dhe nė disa raste tė mėparshme kėrcėnime nga persona tė inkriminuar por dhe probleme me policinė, kur disa vite mė parė ėshtė ndaluar nė komisariatin e Durrėsit me akuzėn e kontrabandės, por u lirua brėnda 24 orėve. /Anila Dushi

TemA: Lajm i orės sė fundit
Ekzekutohet Myftar Ēela
15.06.2003 - Ėshtė vrarė nė rrethana krejt tė panjohura, presidenti i klubit "Vllaznia", Myftar Ēela, thanė burime nga drejtoria e policisė sė prefekturės sė Shkodrės.
Ngjarja e rėndė ka ndodhur dje pasdite nė qytetin e Tuzit nė Mal tė Zi, tridhjetė kilometra larg kufirit me Shqipėrinė.
Personi i dyshuar rreth kėsaj vrasjeje ėshtė Ēun Mulaj, shqiptar i Malit tė Zi, me tė cilin ai ka bashkėpunuar pėr njė kohė relativisht tė gjatė.

Koha Jone:
VRITET MYFTAR ĒELA NE QENDER TE TUZIT
Ka qene ora 22 e mbremjes se djeshme, kur ne qender te Tuzit, ne Mal te Zi, vetem 100 metra larg rajonit te policise, dy plumba pistolete i kane marre jeten presidentin te klubit sportiv "Vllaznia", Myftar Ēela. Sipas burimeve te policise autor i vrasjes dyshohet te jete ortaku ne biznes i Ēeles, Bashkim Ulaj, banor i Tuzit. Po sipas burimeve te policise mesohet qe motiv i vrasjes te jete nje konflikt mes dy ortakeve. Veprimet e para hetimore jane kryer nga policia e Tuzit ne Mal te Zi, nderkohe qe autoritetet e policise se Drejtorise se Shkodres kane kerkuar informacion te menjehershem, sapo eshte mesuar lajmi i vrasjes. Per me teper se nje ore trupi i pajete i presidentit te Vllaznise ka mbetur ne vendin e vrasjes, deri sa kane mberritur hetuesit dhe ekspertet policore malazez.
Ngjarja
Vrasja e bosit te klubit "Vlaznia", Myftar Ēela, u egzekutua ne nje nga lokalet luksoze ne qender te qytetit malazezas, Tuz. Sipas burimeve nga policia shqiptare, dy bisnesmenet, Myftar Ēela dhe Bashkim Mulaj, kane shkembyer fillimisht replica te ashpra mes njeri-tjetrit. Madje pronari i lokalit u ka kerkuar atyre te qetesohen, por debati ka vijuar akoma me i ashper. Ne nje moment Mulaj ka nxjere nga brezi pistoleten dhe e ka shpkrepur me qetesi drejt e ne koken e bisnesmenit. Goditja k qene fatale. Nje nga plumbat ka demtuar gjysmen e trurit te bisnesmenit Ēela. Pas kesaj ai eshte percjelle me urgjence ne sipitalin e qytetit, por pa arritur qe te mbahej ne jete. Sipas policise se Shkodres vrasesi i tij ka arritur te largohet ne drejtim te paditur, duke arritur t'i shpetoje policise malaze. Policia e qytetit verior e mori informacionin 45 minuta pas ndodhise.
Lidhja e Ēeles me malazezin Mulaj
Sipas burimeve te zyres se Antikrimit ne Drejtorine e Policise se Shkodres Ēela me Mulaj kishin filluar aktivitet te perbashket qe para vitit 1996, ne kohen e embargos se naftes ndaj ish-Jugosllavise. Qe nga ajo kohe rezidenca faktike e bosit te Shkodres u be Mal i Zi. Sipas burimeve mes dy ortakeve te bisnesit jo te ligjshem ka pasur konflikte aferash edhe ne te kaluaren. Nuk dihet saktesisht se cila ka qene arsyeja qe coi malazesin te marre vendimin ekstrem.
Kush eshte bisnesmeni Ēela
Myftar Ēela, 47 vjec, ka lindur ne Bajze te Malesise se Madhe. Ai ka qene i lidhur shume ngushte me vendlindjen, gje qe e deshmon edhe vila e ngritur ne vendin e te pareve. Ne nje vile madheshtore ne Bajze te Malesise se madhe ai kalonte gati te gjithe kohen e qendrimit ne Shqiperi, ndersa Mal i Zi ishte atdheu i dyte i Ēeles. Ai u be i njohur pasi erdhi ne krye te klubit te futbollit te qytetit verior, Vllaznise se Shkodres. Parate e shpenzuara per klubin ligjesoheshin nga egzistenca e nje biznesi jo shume fitimprures, pularia e tij "Elvis". Gjate viteve te fundit Ēela ka pasur disa precedente te asgjesimit te tij fizik.
Ne 17 maj ai i ka shpetuar per mrekulli nje bresherie kallashnikovi. Ka qene nje konflikt i vjeter per shkak te nje aksidenti te perfunduar me perplasje makinash. Dy vellezerit e demtuar nga incidenti, i kerkuan atij nje shume te majme parash, por mosgjetja e mirikuptimit i shtyu ata te hakmarren me arme ndaj bisnesmenit. Ndersa dy vjet me pare pas nje konflikti ne qender te Shkodres, ne hotel "Koloseu", per pak perfundoi ne nje perleshje me arme. 47 vjecari Ēela eshte i martuar dhe ka tre femije, dy djem dhe nje vajze.

Dorėzojnė armėt, ndėrtohet shkolla
SHKODĖR- Dorėzimi vullnetar i armėve ka bėrė tė mundur realizimin konkret tė projektit pėr shtesė shkolle nė komunėn e Barbullushit nė kuadėr tė programit tė UNDP-sė “Kontrolli i armėve tė vogla dhe tė lehta”. Ka qenė fshati Hoten i komunės Barbullush qė pasi ka dorėzuar 64 armė dhe njė sasi municioni fitoi projektin prej 20.000 USD tė UNDP-sė dhe vetė banorėt e fshatit kėrkuan qė kjo shumė tė investohej pėr shtesė nė ambientet e shkollės sė fshatit. Shtesa u ndėrtua dhe nė ceremoninė inauguruese morėn pjesė edhe deputetėt Arbnori e Palaj, menaxheri i UNDP-sė Lorenc Dosli, drejtues vendorė etj. Banorėt e fshatit Kukli, nė komunėn Barbullush, kanė fituar njė tjetėr financim nga UNDP duke dorėzuar armė dhe aty do tė ndėrtohet njė qendėr shėndetėsore. Duke parė realizimin konkret tė financimit nga UDNP, siē ishte ndėrtimi i shtesės sė shkollės nė Hoten, njė tjetėr fshat i komunės Barbullush, dorėzoi dje vullnetarisht 40 armė e municione. /A.Dushi

“Myftar Ēelėn e vranė pabesisht miqtė e tij”

Shekulli, 16.06.2003:
Rreth orės 19:40 tė sė shtunės, presidenti i klubit tė futbollit “Vllaznia”, Myftar Ēela, ka kaluar kufirin shqiptar dhe si asnjėherė tjetėr, makinėn e tij e ka lėnė aty, tek dogana. Mė pas, presidenti Ēela ka hipur nė mjetin e dy miqve tė tij, tė cilėt e prisnin.
Nė orėn 22:15 tė sė shtunės, ekzekutohet nė Tuz tė Malit tė Zi Myftar Ēela, president i ekipit tė futbollit “Vllaznia”. Si autor i kėsaj ngjarjeje u identifikua shtetasi shqiptaro-malazez Bajram Ēun Mulaj, me tė cilin Myftar Ēela kishte qenė shumė mik.
Nė orėn 03:00 vetėdorėzohet nė polici Bajram Ēun Mulaj, i dyshuar si autor i vrasjes sė Presidentit tė Vllaznisė. Po ashtu policia malazeze ka arrestuar dhe Bashkim Ēun Mulajn, kushėririn e Bajramit, i dyshuar si bashkėpunėtor nė vrasje.
Nė orėn 14.15 tė ditės sė djeshme, ka mbėrritur pranė familjes arkivoli me trupin e pajetė tė Myftar Ēelės. Nė orėn 18:00, babai i 3 fėmijėve, 47-vjeēari Ēela ėshtė pėrcjellė nė banesėn e fundit nga mijėra njerėz, ku tė pranishėm kanė qenė deputetė, pushtetarė lokalė, presidenti i FSHF, Armando Duka.

Motivet e vrasjes sė Presidentit tė klubit shkodran ende nuk janė zbardhur. Vetėdorėzohet autori i krimit
“Myftar Ēelėn e vranė pabesisht miqtė e tij”
Babai i Presidentit tė klubit “Vllaznia” tregon momentet e fundit me tė birin gjallė
MALĖSI E MADHE - 16.06.2003 - Shkodra dhe Malėsia e Madhe i kanė dhėnė dje lamtumirėn presidentit tė klubit tė futbollit “Vllaznia”, Myftar Ēela, i vrarė rreth orės 22:15 tė sė shtunės nė Tuz tė Malit tė Zi. Me mijėra shkodranė, banorė tė Malėsisė sė Madhe, sportistė, tė njohur e miq te Myftar Ēelės nga qytete te ndryshme tė Shqipėrisė kanė qenė nė shtėpinė e tij nė Bajzė tė Malėsisė sė Madhe qė nė orėt e para tė mėngjesit, nė pritje tė ardhjes sė trupit tė pajetė tė Ēelės nga Mali i Zi. Arkivoli me trupin e babait tė 3 fėmijėve, ka mbėrritur pranė tė afėrmėve tė tij rreth orės 14:15 tė ditės sė djeshme pėr shkak tė procedurave tė dy vendeve. Nė shtėpinė tip vile, e veēantė pėr arkitekturėn dhe ndėrtimin e saj nė tė gjithė zonėn, tė afėrmit kishin ngritur tenda nė oborr ku prisnin njerėzit e shumtė, si dhe kishin pėrgatitur tendėn, nė mes tė sė cilės ndodhej krevati ku u vendos arkivoli me trupin e biznesmenit Ēela.

Babai: Myftarin e vranė miqtė e shtėpisė
Babai i Myftar Ēelės, Ēelė Sulgjekaj, bashkė me tė afėrmit priste e pėrcillte njerėzit e shumtė qė vinin pėr ngushėllim. Ai lėvizte nėpėr grupet e njerėzve qė ishin ulur ne oborr pėr tė ngushėlluar familjen pėr fatkeqėsinė e ndodhur. “Faleminderit tė gjithėve. "Ua shpėrblefsha nė gėzime. E kam ditur se im bir kishte shumė miq, por ja qė iku, e vranė”, - thotė plaku qė pėrpiqej tė mbahej. Vazhdimisht shikonte orėn. Ishte nė pritje tė ardhjes sė trupit tė djalit tė tij. “Kemi lėnė ta varrosim nė orėn 18.00, por po vonohen shumė. Ka shkuar djali Rifati pėr tė marrė trupin nė Tuz, ndėrsa djalin tjetėr Gėzimin qė ndodhet nė SHBA e lajmėrova qė nė mbrėmje kur e vranė Myftarin. Sot nė mėngjes tha nė telefon se nuk do ta arrinte varrimin pasi nuk kishte bileta pėr avion. Do vijė ndoshta tė hėnėn ose tė martėn”, - thotė plaku i shtėpisė. Fjalėve ngushėlluese tė njerėzve, Ēel Sulgjekaj iu pėrgjigjet: “Faleminderit miqve e shokėve qė na ndodhen pranė pėr tė na forcuar”. Ndėrsa punonjėsit e filialit tė pularisė “Elvis”, qė ndodhet nė Tiranė, pronė e Myftar Ēelės, thonė se ai kishte tre muaj pa ardhur nė ambientet e saj. “Erdhi tė shtunėn, thonė ata, dhe dukej i qetė dhe i qeshur si ēdo herė. Pa gjithė ambientet, sikur do tė ēmallej me to pėr herė tė fundit”.
Duke thithur cigaren, babai i Myftar Ēelės kujton ēastet e fundit me djalin e gjallė. “Tė shtunėn ishte nė Tiranė dhe erdhi rreth orės 19.20’ nė shtėpi. Ndėrroi kėmishėn dhe tha se do tė shkonte nė Tuz, pasi e kishin thirrur me telefon dy miq tė tij nė kėtė qytet. Tri herė i thashė mos shko se ėshtė vonė, por mė tha se Tuzi afėr ėshtė dhe nuk vonohem. “Mė duhet tė shkoj pasi i kam dhėnė fjalėn”, - tregon plaku dialogun e fundit me tė birin. “Ma kanė vrarė pabesisht dhe me dredhi, vazhdon ai. Ai qė e ka vrarė ka qėnė mik shtėpie. Ka ardhur shpesh tek ne dhe ne kemi shkuar tek ai, pasi dikur ishin ortakė me Myftarin, ku merreshin me tregtinė e naftės”. Babai i Myftarit thotė se nuk kishte parė ndonjė shqetėsim tek i biri duke shtuar se ndonėse jetonin bashkė, Myftari asnjėherė nuk fliste pėr problemet e tij dhe ishte i mbyllur nė vetvete. Vetėm kur nuk kishte rezultate tė mira "Vllaznia" e kuptonim mėrzitjen e tij, thotė babai i Myftarit. Babai kujton se si e merrte nė stadium Myftarin kur ishte i vogėl dhe madje duke qenė shofer e ndiqte ekipin e zemrės dhe kur luante jashtė Shkodrės. Myftari u rrit me dashurinė pėr futbollin e “Vllaznisė” dhe e ndiqte ekipin nė stėrvitje nė Razėm dhe nė ēdo ndeshje. Kjo bėri qe me 1995 ai tė afrohej si sponsor nė kėtė ekip pėr t’u bėrė president i saj zyrtar nė vitin 1998. Babai i viktimės Ēel Sulgjekaj tregon se Myftari e mbajti emrin e tij si mbiemėr pasi thoshte se ėshtė mė i shkurtėr. Mes dhimbjes sė tij, Ēela kujton tre raste nė zonėn e tyre kur janė vrarė nė Tuz djem tė vetėm. “Ka dhe mė keq, shton ai. Unė e kam shtėpinė plot dhe e ēoj mendjen tek Zoti”.

Ardhja e trupit
Nė orėn 14.15 tė ditės sė djeshme ka mbėrritur pranė familjes arkivoli me trupin e pajetė tė Myftar Ēelės. Gratė qė gjatė pritjes vetėm shfaqeshin ndonjėherė nė ballkonet e vilės, nė pritje tė ardhjes sė trupit, ia kanė dhėnė kujės. Tė pranishėm kanė qenė deputetė, pushtetarė lokalė, presidenti i FSHF Armando Duka, presidentė klubesh te futbollit etj. Pasi ėshtė futur nė shtėpi pėr tė kryer ritet pėrkatėse, trupi i pajetė i 47-vjeēarit Myftar Ēela ėshtė vendosur mbi krevat nė njėrėn nga tendat e pėrgatitura mė parė. Mė pas trupi i pajetė i babait tė 3 fėmijėve ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nga mijėra njerėz.

Dėshmitarėt: Myftari u grind me Bajramin para “Imperialit”
TUZ - Nė Tuz, aty ku u vra Myftar Ēela, tregojnė se presidenti i klubit tė futbollit “Vllaznia”, njihej nga shumė qytetarė tė Tuzit qė janė shqiptarė. Myftari ėshtė vrarė nė rrugėn kryesore automobilistike, 3 metėr larg hotel-restorantit “Imperial”. Nė Han tė Hotit, tregojnė se Ēela ka kaluar kufirin rreth orės 19:40 dhe si asnjėherė tjetėr, makinėn e tij e kanė lėnė aty, tek dogana dhe ka hipur nė mjetin e dy miqve tė tij tė cilėt e prisnin. Njė shofer taksie, i ndodhur nė mbrėmjen e sė shtunės, nė pikėkalimin kufitar Han i Hotit-Bozhaj, tregon pėr “Shekullin” se ka dėgjuar qė dy miqtė e Myftarit t’i kenė thėnė “hajde ecim se u vonuam”. Dy banorė tė Tuzit, djem tė rinj rreth 25 vjeē tregojnė, ndonėse me gjysmė zėri, atė qė kanė parė mbrėmjen e sė shtunės. Myftari me dy miqtė e tij kanė pirė kafe kėtu dhe pak mė pas ka ardhur Bajram dhe Bashkim Ēun Mulaj. Bajroja i ka thėnė Myftarit eja pak tek rruga se kam njė punė, ndėrsa ai i ka thėnė se ju i njihni dy personat me tė cilėt jam ulur, Pupin dhe Doktorin. Ata janė miqtė tuaj prandaj hajdeni e uluni me ne. Bajrami nuk ka pranuar, por ka dalė ta priste Myftarin jashtė hotelit, poshtė shkallėve tė verandės, thonė dėshmitarėt okularė. Myftari ėshtė ngritur dhe ėshtė takuar me Bajramin dhe duke folur kanė kaluar rrugėn, jo tė gjėrė, dhe janė afruar tek njė makinė, ku ndodhej nė kėmbė duke pritur edhe Bashkim Ēun Mulaj. Aty, dėshmitarėt thonė se e kanė parė Bajramin e Bashkimin ta kapin nga krahėt Myftarin pėr ta futur nė makinė, duke i thėnė se do tė shkojmė diku tjetėr pėr t’u sqaruar. Myftari ka kundėrshtuar dhe madje ka shtyrė njėrin prej tyre, dhe nė atė moment Bajrami ka qėlluar me pistoletė nga afėr Myftarin. Mė pas Bajrami dhe Bashkimi janė larguar me makinėn e tyre. Nė murin ballor tė hotelit dalloheshi dy shenja plumbash. Po ashtu dhe nė atė pranė parvazit tė njė prej dritareve tė katit tė parė tė hotelit pėrballė.

Vrasėsi i Ēelės, pinjoll i familjes mė me emėr nė Malėsi
Bajram Ēun Mulaj mėsohet se ėshtė pinjoll i njė ndėr familjeve mė me emėr nė trevėn e Malėsisė. Babai i tij Liko Man Ēun Mulaj ėshtė bajraktar i Hotit dhe ėshtė dekoruar vite mė parė nga ish-presidenti Meidani pėr kontributin e dhėnė nė pajtimin e gjaqeve. Pėr fisin e Ēun Mulajve dhe kontributin e tė parit tė tyre nė luftė pėr mbrojtjen e tokave shqiptare nga copėtimi, ėshtė prodhuar dhe nje film dokumentar, qė sipas burimeve ėshtė sponsorizuar nga Myftar Ēela. Dy tė moshuar qė ndodheshin nė ceremoninė mortore tė presidentit tė klubit Vllaznia, u shprehėn se ky veprim ia hoqi emrin e mirė derės se Ēun Mulajve. Ata e vrane Myftarin nė Tuz, nė qytetin e tyre dhe kjo nuk ėshtė burrėri.

Vetėdorėzohet vrasėsi i Myftar Ēelės
Sipas burimeve nga policia shqiptare qė i referohen atyre malazeze, Bajram Ēun Mulaj, i dyshuar si autor i vrasjes sė Presidentit tė Vllaznisė, ėshtė dorėzuar nė polici nė orėn 03.00 tė sė dielės, ndėrsa Bashkim Ēun Mulaj, kushėriri i tij, ėshtė kapur prej kėsaj policie si bashkėpunėtor nė vrasje. Kufiri Shqipėri-Mal i Zi ėshtė mbyllur nga pala malazeze fill pas vrasjes sė 47-vjeēarit Ēela dhe ėshtė hapur dje nė orėn 09.40’. Motivet e vrasjes janė ende tė paqarta. Viktima e autori kanė qenė miq dhe ortakė nė vitet ‘94-97, kur punonin sė bashku nė tregtinė e karburantit. Disa tė njohur tė tyre thonė se nė ndeshjen e fundit tė ekipit tė Veleēikut, ku djali i Myftarit luan si portier, ėshtė parė dhe Bajram Ēun Mulaj. Tė tjerė thanė se Myftari e Bajrami kanė kohė qė kanė patur kontradikta mes tyre dhe madje Myftari kishte disa muaj qė nuk shkonte nė Tuz ku jetonte Bajrami, ndėrsa pėr nė Mal tė Zi kalonte nga Muriqani e jo nga Hani i Hotit qė e ka afėr. Lidhur me vrasjen e presidentit tė Vllaznisė, gjykatėsi hetues i Gjykatės sė Lartė tė Malit tė Zi, Radomir Ivanoviq, nė njė deklaratė qė i ka dhėnė dje BBC, vuri nė dukje se personi i dyshuar pėr vrasjen e Myftar Ēelės ėshtė njė shtetas malazez. "Dyshohet se mbi Myftar Ēelėn ka qėlluar Bajram Ēun Mulaj, nga lokaliteti Pohum i Tuzit, i cili njė kohė, menjėherė pas vrasjes ishte nė arrati, por mė vonė iu dorėzua punonjėsve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Malit tė Zi”, tha Ivanoviq. Motivet dhe shkaqet e vrasjes po hetohen, kurse Ēun Mulaj momentalisht ėshtė nė arrest dhe do tė merret nė pyetje tė hėnėn ose tė martėn," tha z. Ivanoviq. Po ashtu njoftohet se autoritetet malazeze kanė arrestuar edhe njė person tjetėr qė dyshohet se ėshtė i pėrfshirė nė vrasje. Myftar Ēela, 47 vjeē, ka drejtuar prej vitesh nė postin e presidentit, klubin e futbollit "Vllaznia" qė nė dhjetėvjeēarin e fundit ka dalė tri herė kampion. Ai njihej dhe si njė nga biznesmenėt mė tė fuqishėm nė veri tė Shqipėrisė. /Anila Dushi

Koha Jone:
MYFTAR ĒELA U EGZEKUTUA PARA LOCAL "IMPERIAL" NE TUZ TE MALIT TE ZI

Blute e Malit te Zi kanė arritur te prangosin ne pak ore te dy personat e akuzuar direkt per vrasjen e Myftar Ēeles. Behet fjale per Bajram Mulaj dhe per kusheririn e tij me kombesi malazeze emri i te cilit eshte mbajtur sekret nga policite e te dy shteteve. Nderkohe qe ne pasditen e te dieles eshte organizuar edhe ceremonia mortore e varrimit te Presidentit te Sportklub Vllaznise dhe te pronarit te pularise "Elvis". Vetem disa ore pas vrasjes te bujshme te Myftar Ēeles jane sqaruar vetem nje pjese e detajeve te ekzekutimit, qe ngjan me se shumti te jete e tipit mafioz. Trupi i te ndjerit eshte sjelle ne Bajze, ne familjen e tij ne pasditen e te dieles, rreth ores 14.00, vetem 4 ore para ceremonise te varrimit.

Krimi
Sipas te dhenave te para rezulton qe pronari i Pularise Elvis eshte therritur nga vrasesi Bajram Mulaj ne Tuz, nje dite me pare, per te sqaruar disa pika te konfliktit te tyre 7 mujor. Njerezit e shtepise jane munduar ta ndalojne te shkoje drejt vdekjes te parandjere, por Myftari ka kembengulur per te kunderten. Ne mbremjen e te shtunes, ai eshte pare te pije kafe ne lokalin me luksoz te Tuzit, ne Imperial, dhe pasi ka dale qe aty eshte ekzekutuar. Pas fjaleve dhe replikave qe kane shkembyer mes tyre, Myftar Ēela eshte vrare. Policia e Malit te Zi ka identifikuar dhe ka prangosur tashme Bajram Mulaj qe per disa kohe ka qene edhe ortak ne bizneset e trasnportit te naftes me Myftar Ēelen dhe djalin e xhaxhait te tij qe mbante kombesine malazeze.

Arrestimet
Per disa ore qe nga mbremja e te shtunes deri ne mengjesin e te dieles policia malazeze ka mbyllur te gjitha pikat kufitare te Malit te Zi dhe ka arrestuar me pas duke rrethuar te gjithe zonen Tuz e deri ne Podgorice dhe Tuz Bozhej fillimisht kusheririn e pare te Bajram Mulaj. Nderkohe qe sipas burimeve nga Policia e Podgorices eshte vetedorezuar edhe Bajram Mulaj. Megjithate nuk jane shume hollesi. Nga nje ane policia e Shkodres nuk ka shume te dhena ne dore, pasi ngjarja ka ndodhur ne territor malazez dhe duhet te nenshkruhen nje sere procedurash nga te dy palet deri ne zbardhjen e plote te hetimeve. Nga ana tjeter, ngjan qe vrasesi te kete qene nje nder personat me te rendesishem ne Tuz dhe ne rrethina, perderisa ekzistonte nje mur i kycur mire per kedo qe donte te merrte ndonje lloj informacioni. Ndersa drejtues te policise jane shprehur per gazeten, se ende nuk kane nisur procedurat hetimore. "Gjithsesi behet fjale per nje ngjarje te ndodhur ne territor te huaj dhe me agresor nje shtetas me kombesi malazeze. Ngjarja do te hetohet atje dhe Bajram Mulaj do te gjykohet nga Gjyakata e Malit te Zi", eshte shprehur burimi zyrtar, duke perjashtuar krejtesisht mundesine e ekstradimit te Mulajt ne Shqiperi.

Ne Tuz ku njerezit heshtin
Nje nate me pare nje ekip ne te cilin kane bere pjese drejtues te policise te Shkodres dhe familjare te viktimes kane shkuar drejt Malit te Zi per te pershpejtuar procedurat e kalimit te kufomes nga territori malazez ne ate shqiptar, gje qe eshte arritur ne oret e mesdites te se dieles.
Nese duhet te marresh vesh dicka nga ajo qe ka ndodhur, duhet patjeter te shkosh ne Tuz. Megjithate per dike qe nuk njeh mire vendin nuk eshte shume e keshillueshme nje gje e tille. Aq me shume ne rast se protagonisti eshte figure qendrore ne nje qytet te vogel sic eshte Tuzi. Nga Hani i Hotit, Tuzi eshte qytetit i pare ne Mal te Zi. Bajram Mulaj duket se eshte zoti i ketij vendi. "Jane te paret ketu. Jane bajraktare brez pas brezi dhe jane njohur per njerez te beses dhe te zakoneve te rendesishem per ne shqiptaret ketu", shprehet nen ze Muhameti, nje kambist qe punon rrotull local "Imperial"-it ne Tuz. Kesaj duhet t'i shtosh edhe anen tjeter te medaljes. Demokracia ne kete vend eshte edhe me e brishte se ne Shqiperi. Ne polici nuk flitet fare. Ne Posten policore ngjan sikur ngjarja e ndodhur vetem pak ore me pare nuk ka ndodhur ndonjehere. Ndersa ne lokalin "Imperial", ku burrat kane biseduar per here te fundit, kamarieri te shikon me cudi kur e pyet per vrasjen e nje nate me pare. Shikon i cuditur drejt banakut si per te thene se rrezik t'i fluturoje koka me gjithe vendin e punes. "Nuk di asgje. Kam degjuar vetem krismat. Ata ishin ketu dhe pine kafe duke biseduar me ze te larte" - thote ai dhe me pas shton se nuk ka qene ne turn mbreme. Pasi thote keto fjale aty duket nje a dy police. Te dhenat me te shumta merrem prej shoferit te taksise. "Ka qene nje ngjarje qe me ka tronditur" - thote ai. Nuk isha ndjere prej kohesh ashtu. Kam sjelle ketu nje nate me pare edhe te vellane e Myftarit dhe police shqiptare. Nuk duhet te ndodhte keshtu. Te dy jane shqiptare dhe ne nuk duhet te perfaqesohemi keshtu ne dhe te huaj", thote shoferi malazez, Bilali. Ndersa ne Doganen e Hanit te Hotit morem vesh nje tjeter hollesi. Sipas policeve, qe kane qene ketu prej kohesh, Myftar Ēela nuk e kalonte kufirin nga Hani i Hotit, pikerisht per shkak te mosmarreveshjeve qe kishte patur me Bajram Mulaj.

Ngjarja
Disa fjale te renda dhe me pas replika. Me pas bresheri pistolete. Ky ka qene epilogu me tragjik, qe protagonist ka patur njeriun, i cili per vite me radhe ka qene ne krye te klubit te futbollit ne Shkoder. Tragjedia ka patur skene qendren e Tuzit dhe si aktore Myftar Ēelen dhe Bajram Mulaj bashke me kusheririn e tyre. Viktima e radhes Myftar Ēela eshte qelluar nga pas me dy plumba kokes, c'ka e ka bere te panevojshem edhe nderhyrjen e mjekeve te spitalit te Tuzit ku Ēela ka mberritur i vdekur. Me pak fjale, kjo ka qene edhe ngjarja qe i mori jeten biznesmenit nga Bajza e Malesise se Madhe, Myftar Ēela. Ngjajrja ka ndodhur ne oren 22 e 10 minuta ne qender te Tuzit, perballe Bar Hotel Imperial, vetem pak metra larg nga Komanda e Policise se Tuzit. Ngjarja ka tronditur thelle gjithe qytetin e Tuzit. Por nga ana tjeter, sic kane bere te ditur burime policore, duke qene ore e vone ngjarja nuk ka patur shume deshmitare okulare. Ne ate ore, levizjet ne rruge jane te pakta, njerezit ose jane brenda ne shtepite e tyre ose qendrojne ne baret e nates. Vetem krismat jane degjuar dhe me pas fjala eshte hapur shume shpejt. Te dy figurat kane qene jo pak te njohura ne Tuz. Behet fjale per nje pinjoll te fisit te Mulajve, te njohur si bajraktare te gjithe Hotit dhe Tuzit. Ndersa Ēela njihej si president i Klubit te Futbollit Vllaznia, por edhe si biznesmen.

Familjare te Myftar Ēeles kane pohuar per gazeten, se Myftari kishte qene ne Tirane te shtunen dhe se kish mberritur vone ne shtepi, ku kishte thene se ishte thirrur nga Bajram Mulaj per te pire nje kafe. Nga ana tjeter, megjithese burimet policore kane pohuar se konflikti ne mes te Myftar Ēeles dhe te Bajram Mulaj, konflikt qe ka shume te ngjare te kishte fillesen tek parate, pasi te dy burrat kishin qene ortake ne biznesin e tyre te transportit te naftes ne vitet 1995 dhe 1996 dhe me heret, ne kohen e embargos gjate luftes ne ish-Jugosllavi. Me heqjen e embargos duket se ka perfunduar edhe ortakeria ne mes dy ortakeve, por dhe kane nisur mosmarreveshjet, te cilat kane precipituar ne konflikte qe me pas i kane marre jeten Myftar Ēeles. Ndersa babai i Myftarit ka pohuar se dy jave me pare Bajrami ka qene i ftuari i tyre ne dreken e bere per nder te daljes te Velecikut ne kategorine e pare, c'ka duket se ka shtuar shpresat e Ēelajve per pajtim. Ne mbremjen e se shtunes Myftar Ēela ka shkuar per te mbyllur hesapet me Bajram Mulaj, madje sipas deshmive te familjareve edhe per te bere paqe me ish ortakun e tij. Por gjerat nuk kane shkuar sipas parashikimeve. Ēela eshte pritur me kembet e para nga Mulaj qe ka qene i shoqeruar edhe nga djali i xhaxhait te tij. Ne lokalin "Imperial" ata kane shkembyer replikat e para. Sipas klienteve qe kane qene ne lokal ne ato caste, te tre burrat kane folur me ze te larte duke u grindur. Nuk eshte bere e ditur se cfare kane biseduar te tre burrat njeri me tjetrin. Se pari pasi shumica e klienteve kane qene malazeze, ndersa nga ana tjeter ata shqiptare te pakte qe kane qene, nuk kane folur fare ne lidhje me ate qe kane degjuar te bisedohet me ze te larte ne mes te dy ish-ortakeve. Ne oren 22 e 10 minuta, Ēela ka dale nga lokali dhe ka nisur te drejtohet nga makina e tij. Pas tij kane qene dy Mulajt. Sipas disa burimeve, reagimi i Mulaj ka ardhur me shume nga nje levizje makine disi nervoze e Myftar Ēeles. Ne ate moment Mulaj ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar ne drejtim te Myftar Ēeles. Sipas deshmitareve distanca ka qene jo me shume se tre meter, c'ka ka bere qe plumbat ta godasin ne koke duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Bresheria e plumbave ka shkaktuar jo pak panik tek njerezit qe ndodheshin ne lokalet rreth e rrotull te cilet jane shtrire perdhe derisa situata eshte qetesuar, ndersa te dy Mulajt kane perfituar nga paniku dhe kane arritur te ikin nga qyteti.

Lamtumira e fundit e ish-presidentit te Vllaznise
Nje ceremoni sa e tradites aq edhe moderne. Burri, baba i tre femijeve eshte qare me gjeme ne mes te oborrit te tij nga nje vajtojcė-burre qe ka numeruar duke bere qe te qajne dhe te perloten i madh e i vogel te gjithe ata qe kane qene aty.
Ne shtepine e ndertuar rishtazi ka rene zija. Vila e tipit amerikan eshte ndertuar jo me shume se nje vit me pare, dersa mesohet se familja Ēela kish nisur te banonte aty pak muaj me pare. Pa arritur te bejne zijafetin e shtepise se re, eshte shtruar kembekryq zija. Babai i tre femijeve, biznesmeni qe kish fituar jo pak emer dhe simpati ne Shkoder nuk eshte me. Nje mosmarreveshje qe kishte ekzistuar prej kohesh dhe mund te vazhdonte kushedi sesa, i ka marre jeten ne nje cast marrezie Myftar Ēeles. Megjithese oborri eshte shume i gjate kuja e grave ndihet qe larg. Per ore te tera qe kur eshte hapur morti, familjare dhe te aferm kane qare njeriun e tyre pa kufomen e tij. Trupi i pajete i te ndjerit ka mberitur aty nga ora 14.00 ndersa varrimi eshte bere ne oren 18.00. Ne traditen e ketyre aneve i vdekuri qahet jashte ne oborr. Nje tende e ngitur jashte ka qene edhe vendi i fundit per Myftar Ēelen. Te njohur e te panjohur i kane dhene atij lamtumiren e fundit. Futbolliste te perlotur, presidenti i Federates Armando Duka dhe Ministri i Bujqesise Agron Duka si dhe presidente te sportklubeve nga ane te ndryshme te vendit, pushtetare lokale, prefekti i Shkodres Gjergj Liqejza, Kryetari i Bashkise Ormir Rusi, njerez te artit dhe te mediave, kane nderuar per here te fundit Myftar Ēelėn.

KUSH ISHTE MYFTAR ĒELA
Ka qene nje nder figurat me te nderuara te Shkodres dhe te Malesise te Madhe. I njohur per kontribute te shumta ne fushen e sportit dhe te artit, Myftar Ēela ishte nder me te lakuarit ne diten e diele ne te gjithe rrethin.
Biznesmeni nga Bajza e Malesise te Madhe, babai i tre femijeve dy djemve dhe nje vajze, e nisi rrugen e biznesit ne fillim te viteve '90. Pronar i Pularise Elvis dhe President i Sporklub Vllaznia ishte nje nga njerezit qe terhoqi shume shpejt respektin dhe vemendjen e shkodraneve. Ēela mori drejtimin e klubit ne vitin 1996 c'ka pati nje ndikim jashtezakonisht pozitiv per Vllaznine qe shume shpejt u ngjit ne ekipet elitare te futbollit shqiptar. Per nje fare kohe ai ndau postin e Presidences se Vllaznise edhe me Azem Hajdarin. Ndersa gjate gjithe kohes qe Ēela qe ne krye te Vllaznise, arriti jo pak rezultate duke e shpallur ekipin dy here kampion ne 1998 dhe ne 2001. Pati aftesi te jashtezakonshme organizative dhe solli ne ekipin shkodran emrat me te njohur te futbollit shqiptar, ndersa fale kontributit te tij, u be e mundur edhe zhvillimi i ndeshjes ne mes Shqiperise dhe Rusise ne stadiumin "Loro Borici". Ai kishte bere plane edhe per sezonin e ardhshem futbollstik, duke sjelle ne krye te ekipit Medin Zhegen. Kontribut ka dhene edhe me ekipin e Velecikut, qe kete here do te luaje me kategorine e pare, ku eshte lojtar edhe djali i madh i tij.

Pėrfaqėsues tė palės shqiptare dhe asaj malazeze takohen nė Han tė Hotit. Kėrkohet motivi i saktė rreth krimit
Ēela, vrasja pėr mosmarrėveshje personale

Hetimet flasin pėr njė konflikt qė ka tė bėjė me njė ndarje fitimesh midis dy ish-ortakėve
SHKODĖR - 17.06.2003 - Motivi i vrasjes sė Presidentit tė klubit tė futbollit “Vllaznia”, Myftar Ēela lidhet me mosmarrėveshjet personale qė ai ka pasur me autorin e krimit, Bajram Ēul Mulaj. Mosmarrėveshjet kanė tė bėjnė me ndarje fitimesh midis dy ish-ortakėve nė tregtinė e karburantit. Ky ishte konkluzioni paraprak i hetimeve tė policisė sė Malit tė Zi lidhur me vrasjen e 47-vjeēarit Ēela, nė mbrėmjen e sė shtunės nė qytetin e Tuzit, nė shtetin fqinj. Kėto konkluzione pala malazeze i ka bėrė tė ditura nė njė takim tė zhvilluar dje nė pikėn kufitare tė Hanit tė Hotit. Takimi qė ka zgjatur rreth njė orė ėshtė zhvilluar midis pėrfaqėsuesve tė policisė malazeze dhe asaj shqiptare dhe objekt kishte vrasjen e biznesmenit shkodran Myftar Ēela. Sipas burimeve paraprake hetimore, vrasja e Ēelės nuk ka qenė e ēastit, por e paramenduar. Takimi i djeshėm nė Han tė Hotit u zhvillua nė kuadėr tė njė marrėveshjeje bashkėpunimi tė nėnshkruar mes dy vendeve. Lidhur me kėtė ēėshtje mėsohet se ėshtė parashikuar zhvillimi i njė takimi tjetėr pas pak ditėsh.

Takimi
Rreth orės 13:00 tė ditės sė djeshme, pėrfaqėsues tė policisė sė Shkodrės janė takuar nė Han tė Hotit me homologėt e tyre malazezė pėr tė mėsuar rreth hetimeve tė mėtejshme lidhur me vrasjen e biznesmenit dhe presidentit tė klubit tė futbollit “Vllaznia” Myftar Ēela, 47 vjeē, nga shtetasi shqiptaro-malazez Bajram Ēul Mulaj. Pala shqiptare pėrfaqėsohej nga Drejtori i Policisė sė Shkodrės, komisar Xhevahir Karaj, ndėrsa ajo malazeze nga Drejtori i Policisė Kufitare Milan Paunoviē i cili ėshtė dhe koordinator i bashkėpunimit tė policisė sė dy vendeve fqinje. Mėsohet se nga pala shqiptare ėshtė kėrkuar nxjerrja e qartė e motivit tė kėsaj ngjarjeje, me qėllim qė tė zbardhet e vėrteta dhe tė neutralizohen veprime tė tjera qė mund tė ndodhin. Nga pala malazeze, mėsohet se ėshtė pohuar fakti se autori i vrasjes sė Ēelės, Bajram Ēul Mulaj, 52 vjeē, ėshtė dorėzuar vetė nė policinė e Tuzit bashkė me armėn e krimit dhe ka pranuar autorėsinė e krimit. Po ashtu mėsohet se pala malazeze ka thėnė nė kėtė takim se sipas hetimeve tė deritanishme nuk ka qenė Ēul Mulaj ai qė e ka thirrur Ēelėn nė telefon pėr t’u takuar me tė. Burimet nuk dhanė detaje tė tjera se cili ėshtė personi nė fjalė, por ato bėnė tė ditur se vėllai i autorit tė krimit ėshtė lėnė i lirė pasi sipas palės malazeze, nuk ka rezultuar tė jetė bashkėpunėtor nė krim dhe ndodhja e tij nė momentin kur ėshtė vrarė Ēela, ka qenė e rastėsishme. Lidhur me vrasjen e Ēelės si motiv paraparak, pasi hetimet vazhdojnė, policia malazeze ka dhėnė mosmarrėveshjet personale lidhur me njė veprim tregtar tė pėrbashkėt mes viktimės Ēela dhe autorit Ēul Mulaj. Lidhur me kėtė motiv, thuhet se bėhej fjalė pėr ndarje fitimesh, por pa saktėsuar fushėn e aktivitetit ku ka lindur konflikti mes dy ish-ortakėve nė tregtinė e karburanteve kohė mė parė. Si Ēela ashtu dhe vrasėsi Ēulmulaj njihen si njerėz tė fuqishėm ekonomikisht dhe me disa fusha aktiviteti tregtar, pėrkatėsisht nė Shqipėri dhe Mal tė Zi. /Anila Dushi

Vllaznia “Ju bėj thirrje gjithė dashamirėsve e bisnesmenėve tė Shkodrės qė tė mos e lenė nė mes rrugėn e Ēelės”
Zhega: Tė vazhdojmė amanetin e presidentit

Trajneri i emėruar nga ish-presidenti Myftar Ēela, kėrkon qė Vllaznia tė mos “vdesė” futbollin e saj
Pėr trajnerin e ri tė skuadrės sė Vllaznisė, Medin Zhega, vdekja e papritur e ish-presidentit tė skuadrės sė Vllaznisė, Myftar Ēela, veē dhimbjes qė ka krijuar, nuk duhet qė tė “vdesė” edhe futbollin nė Shkodėr. Nė intervistėn qė Zhega dha dje nė mesditė pėr gazetėn “Shekulli” kėrkoi qė tė ndiqet rruga e Myftar Ēelės nė futbollin shkodran. “Nė tė tilla raste ka njė respekt qė tė imponon mė shumė se sa garancitė, dhe kėtė duhet ta bėjmė pėr Myftar Ēelėn. Ai ishte njė njeri i lidhur shumė me futbollin nė Shkodėr, e qė nė drejtimin e tij Vllaznia ka fituar Kampionat e Kupė nė Shqipėri, dhe ėshtė paraqitur me dinjitet nė Europė. Por ai ka qenė iniciatori i rikonstruksionit tė stadiumit “Loro Boriēi”, duke e kthyer nė njė stadium me tė vėrtetė kombėtar”, - deklaroi nė intervistėn e tij trajneri Zhega.
Zoti Zhega, juve jeni caktuar nė detyrėn e trajnerit tė Vllaznisė nga ish-presidenti Myftar Ēela. Nė rrethanat qė u krijuan pas vrasjes sė tij ēfarė mendoni se do tė bėni?
Do tė shkoj nė Shkodėr dhe do tė vazhdoj punėn, edhe pse Myftar Ēela nuk do tė jetė mė nė krye tė Vllaznisė. Ne duhet tė vazhdojmė pasionet e Myftarit pėr futbollin shkodran, dhe unė kėtė do tė filloj qė nga kjo mesjavė, tė mėrkurėn.
Pse do tė shkoni nė mesjavė nė Shkodėr?
Po, dhe do tė fillojmė stėrvitjen, sepse duhet njė angazhim i madh i Vllaznisė pėr ndeshjet e turit paraeliminator tė Kupės UEFA. Stėrvitja ishte parashikuar tė fillonte ditėn e hėnė, nė datėn 16 qershor. Nuk jemi vonė nė kėtė nisje, pasi skuadra kishte nevojė pėr njė pushim, pas asaj lodhjeje nė sezonin qė u mbyll. Me ish-presidentin dhe stafin drejtues nė klubin Vllaznia, kishim rėnė dakord pėr kėtė fillim, pėr tė cilin nuk e menduam se do tė jetė vonė, sepse Vllaznia ėshtė skuadėr e rregullt, dhe ka futbollistė tė cilėt kanė parametra cilėsorė, dhe e kapin lehtė ngarkesėn e fazės pėrgatitore.
Nė kėto kushte ēfarė garancie mendoni se do tė keni me skuadrėn?
Nė tė tilla raste ka njė respekt qė tė imponon mė shumė se sa garancitė, dhe kėtė duhet ta bėjmė pėr Myftar Ēelėn. Ai ishte njė njeri i lidhur shumė me futbollin nė Shkodėr, e qė nė drejtimin e tij Vllaznia ka fituar Kampionat e Kupė nė Shqipėri, dhe ėshtė paraqitur me dinjitet nė Europė. Por ai ka qėnė iniciator pėr rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriēi”, duke e kthyer atė nė njė stadium me tė vėrtetė kombėtar.
Sa e njihni gjendjen e skuadrės, “ēelėsat” e sė cilės “de fakto” ende nuk i keni marrė?
Unė gjatė kėtyre ditėve, pas akordit qė kam bėrė me zotin Ēela pėr tė marrė drejtimin e skuadrės sė Vllaznisė, kam qėnė nė ndjekje tė situatės sė skuadrės, si nėpėrmjet ish-presidentit, nėpėrmjet stafit drejtues nė klub, por edhe nė takimet e shumta qė kam pasur me futbollistė tė ndryshėm tė Vllaznisė.
Dhe sipas njohjes qė juve keni, cila ėshtė gjėndje e skuadrės sė Vllaznisė pas mbylljes sė sezonit futbollistik, 2002 - 2003?
Nga burimet qė ju tregova mė sipėr, unė deri nė kėtė periudhė nuk kam tė dhėna se nga skuadra e Vllaznisė janė largur futbollistė, ashtu si edhe nuk kam tė dhėna qė nė skuadrėn e Vllaznisė janė afruar futbollistė tė tjerė. Pra gjendja ėshtė ajo qė mbylli sezonin e kaluar.
Mendoni se Vllaznia do ta kalojė turin paraeliminator?
Skuadrės sė Vllaznisė me kontigjentin aktual qė ka nuk i mungon asgjė pėr tė kaluar turin paraeliminator. Dhe pas vdekjes sė presidentit Ēela, kalimi i kėtij turi ėshtė dhe njė obligim ndaj tij.
Por dihet qė futbolli do financė, dhe tashmė juve duke qėnė pa president duhet tė kaloni vėshtirėsi nė mbajtjen e skuadrės?
Qė ėshtė vendimtare financa nė njė skuadėr futbolli, kjo ėshtė mėse e qartė pėr kushtet tona, por ne do ta vazhdojmė rrugėn e mirė tė ish - presidentit Ēela, dhe unė pėrfitoj t’ju kėrkoj momentalisht ndihmėn tė gjithė bisnesmenėve e dashamirėsve tė Vllaznisė, qė nė kėtė situatė t’i afrohen skuadrės sė tyre. Ne nuk do t’i zhgėnjejmė. /Intervistoi: Agron Kaja

Shkodranėt: vrasja e Ēelės njė humbje e madhe
Sportistė, tifozė e njerėz tė zakonshėm nė Shkodėr, nė qytetin ku futbolli shqiptar lindi dhe e duan mė shumė se ēdo sport tjetėr, vrasjen e Ēelės e kanė pėrjetuar si njė humbje tė paazėvendėsueshme. Njė veteran futbolli thotė se askush nuk ka bėrė dhe as mund tė bėjė pėr “Vllazninė”, atė qė bėri Myftar Ēela. Ishin investimet dhe ndihma e tij e madhe qė ndikoi drejtpėrdrejtė nė sukseset e Vllaznisė, njė ndėr ekipet mė tė mira nė futbollin shqiptar, thotė njė drejtues sporti nė Shkodėr. Emri i Vllaznisė u unifikua me atė tė Myftar Ēelės pėr atė qė ai bėri. Njė ish-futbollist i Vllaznisė shprehet se lojtarėt e saj kanė qenė ndėr mė tė paguarit dhe premiot e Ēelės ishin gjithmonė tė larta. Tė tjerė sportdashės, pėrveē dhimbjes pėr humbjen e Ēelės, shprehen pesimistė dhe tė dėshpėruar pėr tė ardhmen e futbollit shkodran. “Vėshtirė tė gjendet njeri qė tė bėjė pėr Vllazninė atė qė bėri Ēela. Duke vrarė atė, mori njė goditje qyteti i Shkodrės, i cili njė ndėr gėzimet e pakta kishte futbollin. Ēela, prej vitesh ishte kthyer nė njė ndėr personat mė tė njohur e tė respektuar nė Shkodėr. Ai u bė njė simbol i tifozerisė se zjarrtė shkodrane qė nė ndeshjet e futbollit nė “Loro Boriēi” e krahasonin Ēelėn me Berluskonin pėr kontributin e tij nė futboll. Futbollin e “Vllaznisė” Ēela e kishte aq pėr zemėr sa shpesh thoshte se kam ėndėrruar gjithmonė tė bėja diēka pėr kėtė ekip dhe tani qė m’u dha mundėsia nuk mė dhimbset asgjė. Futbolli i Shkodrės vitet e fundit ka emrin e Myftar Ēelės dhe vrasja e tij gjakosi futbollin shkodran, thotė njė intelektual i njohur nė qytet. Ai i dha nė njė farė mėnyre jetė qytetit tė lodhur. ”Dora qė vrau Myftar Ēelėn ėshtė e mallkuar nga e gjithė Shkodra”, thotė njė tifoz shkodran dhe ish-futbollist i Vllaznisė 15 vjet mė parė. /A. Dushi

Rreth orės 19:40 tė sė shtunės, presidenti i klubit tė futbollit “Vllaznia”, Myftar Ēela, ka kaluar kufirin shqiptar pa makinėn e tij. Ai e ka lėnė mjetin e tij tek dogana dhe mė pas, ka hipur nė mjetin e dy miqve tė tij tė cilėt e prisnin nė pikėn doganore tė Hanit tė Hotit pėr t’iu drejtuar mė pas qytetit tė Tuzit
Nė orėn 22:15 tė sė shtunės, ekzekutohet nė Tuz tė Malit tė Zi Myftar Ēela, president i ekipit tė futbollit “Vllaznia”. Si autor i kėsaj ngjarjeje u identifikua shtetasi shqiptaro-malazez Bajram Ēul Mulaj, me tė cilin Myftar Ēela kishte qenė shumė mik.
Nga momenti i ndodhjes sė krimit dhe deri nė mėngjesin e sė dielės pika doganore e Hanit tė Hotit ka qėndruar e mbyllur, me urdhėr tė palės malazeze.
Nė orėn 03:00 tė sė dielės vetėdorėzohet nė polici Bajram Mulaj, i dyshuar si autor i vrasjes sė Presidentit tė Vllaznisė. Po ashtu policia malazeze shoqėroi dhe Bashkim Ēul Mulajn, vėllai i Bajramit, i dyshuar si bashkėpunėtor nė vrasje.
Nė orėn 14.15 tė ditės sė djeshme ka mbėrritur pranė familjes arkivoli me trupin e pajetė tė Myftar Ēelės. Nė orėn 18:00 babai i 3 fėmijėve, 47-vjeēari Ēela ėshtė pėrcjellė nė banesėn e fundit nga mijėra njerėz, ku tė pranishėm kanė qenė deputetė, pushtetarė lokalė, presidenti i FSHF, Armando Duka.
Nė orėn 13;00 tė ditės sė hėnės, nė Han tė Hotit, zhvillohet takimi midis palės malazeze dhe asaj shqiptare dhe objekt ishin hetimet rreth vrasjės sė Presidentit Ēela. Pala malazeze nė bazė tė hetiemeve paraprake dha si motiv tė ngjarjes mosmarrėveshjet personale midis viktimės dhe autorit tė krimit.

Mulaj: Ēelėn e vrava pėr borxhin
Pas atentatit frikė pėr hakmarrje nė Mal tė Zi

Brikena Shllaku
"E vrava pėr interesa financiare, borxhe tė pakthyera dhe grindje e konflikte qė kemi pasur, mosmarrėveshje nė llogari", ka pohuar pas dorėzimit nė polici, Bajram Mulaj. Policia malazese ia ka bėrė tė ditur faktin policisė sė Shkodrės nė takimin e djeshėm. Policia e Shkodrės kryesohej nga drejtori Xhevahir Karaj. Mulaj, pas dorėzimit nė policinė malazese, ka deklaruar se e ka bėrė vrasjen pėr arsye tė mosmarrėveshjeve ekonomike qė ka pasur me Myftar Ēelėn. Policia e Shkodrės, e kryesuar nga drejtori Xhevahir Karaj dhe ajo malazeze, janė takuar dje pėr 1 orė e 40 minuta, pėr tė bashkėpunuar nė hetimin e kėsaj ngjarjeje. Mulaj ėshtė i vetmi i arrestuar qė akuzohet si vrasėsi i bosit tė ekipit tė futbollit tė Vllaznisė sė Shkodrės. Policia malazese ia ka bėrė tė ditur faktin policisė sė Shkodrės nė takimin e djeshėm. Pala malazese ka qenė disi mė e pėrmbajtur dhe e ngurtė, duke mos nxituar nė dhėnien e detajeve tė hetimit dhe duke premtuar njė tjetėr raund bisedimesh pas katėr ditėsh.

Malazezėt
Shtypi Malazez e quan si kryengjarje, vrasjen e sė shtunės. Frikė nė malsi shkruan gazeta "Vijesti" se mos fillon njė hakmarrje e pėrgjakshme nga familja e Ēelės mbi Mulajt. Kjo vrasje ka mbėrthyer opinionin nė malsi, shkruan gazeta dhe frika ėshtė e pranishmė. Sipas saj parmbrėmė, nė qendėr tė Tuzit, Bajram Ēulmulaj ka vrarė bisnesmenin nga Shqipėria Myftar Ēela Qėllimi: Pėrshkak tė borxhit tė madh vrava ish partnerin e shkuar. Hetuesi Radomir Ivanoviē, ka bėrė tė njohur se ishte pikėrisht Mulaj qė ka qenė nė rrugėn e Tuzit dhe ka qėlluar Ēelėn nė kokė. Ēela ka vdekur nė vend. Nė klinikė ėshtė bėrė autopsia, pas tė cilės trupi i ėshtė dorėzuar familjes dhe policisė shqiptare.

Telefonata
Ka qenė ftesa e vdekjes pėr Myftar Ēelėn, ajo qė i ėshtė bėrė me telefon nga njė i njohur i tij. "Eja tė pimė njė kafe", ka qenė oferta e mikut tej nė Mal tė Zi. Myftari, qė ka pasur mosmarrėveshje, qė kulmonte me kėrcėnimin e Mulajt se, "po tė pashė nė Mal tė Zi, do tė tė vras", ka kundėrshtuar dhe i ka thėnė mikut: "Nuk mund tė vij, se ti e di si i kam problemet andej". Dorėzani telefonues e ka garantuar se gjithēka do tė shkonte mirė. Rreth orės 7 tė darkės Myftari mbėrrin nė Shkodėr nė shtėpi. Babai i ėshtė lutur qė tė mos shkonte, por Myftari ka kėmbėngulur. Makinėn bosi i Vllaznisė e ka lėnė nė pjesėn shqiptare tė doganės, ashtu si i kishte premtuar mikut telefonues. Pastaj kanė shkuar drejt lokalit tė hotelit "Imperial" dhe janė ulur pėr tė pirė kafe sė bashku.

Kurthi
Sapo Myftari dhe miku i tij janė ulur pėr tė pirė kafenė, nė lokal ėshtė futur Bajram Mulaj sė bashku me njė mikun e tij. Ortakėt e vjetėr janė ndier ngushtė pėrballė njėri-tjetrit. Ndėrmjetėsi grantues i jetės sė Ēelės e ka ftuar ish-partnerin e biznesit tė Myftarit qė tė pinin kafe sė bashku. Pėrgjigjja e Bajramit nuk ka qenė aspak miqėsore. Ai u ka thėnė: "Nuk kam se ēfarė tė pi kafe me Myftarin, unė i kam pirė tė gjitha kafetė me tė. Por kur tė mbaroni kam njė muhabet mė tė kėtu jashtė lokalit". Shkodrani dhe miku i tij nuk kanė qėndruar fort gjatė duke pirė kafe. Mulaj me mikun e tij e priste jashtė. Sapo ka dalė Ēela nė derė tė lokalit, Mulaj ka nxjerrė armėn dhe ka qėlluar nė drejtim tė ish-mikut tė tij tė vjetėr nė biznes duke e lėnė tė vdekur.

Kush ėshtė Bajram Mulaj, atentatori i Tuzit
Bajram Mulaj 53 vjeē ėshtė i njohur si bisnesmen nė Tuz, dhe pėrgjatė viteve tė fundit ėshtė marrė me tregtinė e naftės dhe i madhrave tė tjera dhe Ēela ishte partneri i tij. I vrari Ēela ėshtė njė bisnesmen i njohur shqiptar, pėr njė kohė tė gjatė edhe presidenti i klubit tė futbollit "Vllaznia" nga Shkodra. Pėrpara se tė merrej me naftėn dhe artikujve tė tjera, ai nė Bajzė ka bėrė njė pulari tė madhe. Nė Tuz dje dėgjohej se Ēela i kishte Mulajt afėrsisht gjysėm apo 1 milion Euro. Vrasja e djeshme, nė qendėr tė Tuzit, ishte tema kryesore mes banorėve tė Malėsisė.
Vendasit nė Malėsi tani pyesin sesi do tė reagojė familja e Ēelės sė vrarė. Njė ngjarje, qė kėrcėnon opinionin me fillimin e njė historie tė pėrgjakshme. Mulaj ka pasur bizneset e tij dhe nė Shkodėr, si tregtia e elektroshtėpiake, mielli i bukės etj.

Vrasjet e bujshme tė biznesmenėve gjatė vitit 2003
Myftar Ēela ėshtė vrarė ditėn e shtunė nė Tuz tė Malit tė Zi. Ndėrsa Vladimir Guri ėshtė vrarė po tė shtunėn nė Skrapar. Qė tė dy ishin biznesmenė. Mė 13 janar tė viti 2003 ėshtė vrarė nė zyrėn e tij Salih Tivari, sekretari i Komunitetit Mysliman. Pistat mė tė lakuara, ato tė pronave. Mė 29 mars njė tjetėr vrasje e bujshme. Ekzekutohet Fatmir Rama, i ashtuquajturi Miri i Xhikes. Njė nga versionet e hetuesve ėshtė dhe ai i kartodromit, pronės, biznesit tė tij. Pa u mbushur njė muaj dhe njė tjetėr biznesmen ėshtė qėlluar dhe ka vdekur nė derėn e shtėpisė sė tij. Florian Vila, pronari i firmės "Flevi", importuesit dhe tregtarit mė tė madh tė hekurit nė Shqipėri, pas kėrcėnimesh tė pandėrprera qėllohet dhe vritet me pistoletė.

1 MUAJ PAS AKSIONIT TE NDERTIMOREVE
Velipojė, rikthehen ndėrtimet e paligjshme

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 17.06.2003 - Ndėrtimet pa leje mbijnė sėrish nė plazhin e Velipojės. Aksioni i ndėrmarrė njė muaj mė parė nga Policia Ndėrtimore dhe i konsideruar si i sukseshėm nga ana e bluve, nuk ka sjellė asnjė tė re nė plazhin e Velipojės. Kioskat e ndėrtimet e hequra me aq zhurmė e bujė, tashmė janė zėvendėsuar me tė reja, madje mė tė kushtueshme se tė parat. Policia Ndėrtimore shembi nga themelet mė shumė se 50 ndėrtime tė paligjshme (kioska, dyqane nė qendėr tė plazhit), duke liruar kėshtu shėtitoren kryesore. Po nė kėtė aksion tė ndėrmarrė para njė muaji u prishėn dhe 70 kabina tė cilat ishin pronė e bashkisė (kėto u cilėsuan si tė paligjshme megjithėse bashkia merrte pėr ēdo vit qiranė e tyre). Kėto tė fundit ishin ndėrtuar qė nė vitet 1970. Ndėrkohė, dyqanet dhe kioskat e hequra janė zėvendėsuar me tė tjera, nė njė sipėrfaqe akoma dhe mė tė madhe. Nuk janė rikthyer mė vetėm kabinat e bashkisė. Ato ishin mundėsia e vetme pėr pushime pėr shtetasit me tė ardhura tė vogla, pasi qiraja e tyre nuk ishte e madhe. Ndėrkaq bashkia e cila qėndroi indiferente pėr prishjen e kabinave tė plazhit, nuk do tė bėjė "sehir" pėr tė "shkathtėt", qė kanė filluar tė ndėrtojnė mbi gėrmadhat e kabinave tė saj. Ndėrsa ėshtė folur shumė dhe pėr ēdo vit pėr plazhin e Velipojės, pėr planin rregullues tė tij, asgjė nuk bėhet. Papastėrtia nė kėtė plazh dhe ndėrtimet pa leje janė tė mjaftueshme pėr tė thėnė se edhe ky sezon do tė jetė po aq i zakonshėm e monoton sa vitet e tjerė.

Bie nė korrent, vdes i riu nga Velipoja
SHKODER - Ka shkuar tė presė njė pemė, por ka mbetur i vdekur nga korrenti. Altin Kopcari, banues nė fshatin Plezhė tė komunės sė Velipojės ka mbetur i vdekur nga tensioni i lartė i energjisė elektrike, mbrėmjen e sė dielės. 18-vjeēari ka dashur tė presė njė pemė nė oborrin e shtėpisė sė tij, por pa dashje ka prekur telat e tensionit tė lartė qė ndodheshin sipėr saj. Sipas ekspertėve, i riu kur ėshtė rrėzuar pėr tokė ka qenė i vdekur.

Vllaznia zi per Celen, grumbullimi neser
Vllaznia e Shkodres nuk e ka nisur dje grumbullimin dhe fazen pergatitore, por kjo eshte shtyre per neser. Trajneri i skuadres, Medin Zhega, u shpreh dje se "pasi biseduam me drejtuesit e klubit, menduam se do te ishte me mire te benim nje shtyrje prej dy ditesh". "Vdekja e presidentit Cela eshte shkaku kryesor per kete shtyrje, - vazhdoi ai, - sepse nuk ishte normale qe te mblidheshim e te nisnim stervitjen dje. E merkura eshte pak me larg". Zhega pohoi se i ka porositur lojtaret qe te vazhdonin stervitjen individuale, deri ne nisjen e asaj ekipore. "Kjo eshte nje faze ndermjetese qe duhet kaluar me pushim aktiv, - sqaroi ai, - prandaj u kam thene lojtareve te bejne pergatitje individuale per te ruajtur formen, ndryshe do te ishte shume e demshme per ta dhe per ekipin". Vllaznia humbi presidentin e saj, te shtunen, pasi atij iu be nje atentat per vdekje ne Tuz, qytet shqiptar ne Mal te Zi. Cela kishte rene, paraprakisht, dakord me Zhegen dhe drejtuesit e tjere te klubit qe grumbullimi te niste me 16 qershor, pra dje, gje qe nuk u pa e arsyeshme qe te behej. Shkodranet do te marrin pjese ne Kupen UEFA, ndeshjet e se ciles luhen ne ditet te para te muajit gusht. Trajneri Zhega e quan nje detyrim qe ai te punoje ne detyren e sapomarre. "Une do te paraqitem ne detyre, - tha ai, - sepse nuk eshte ne karakterin tim qe te shmangem ne raste te tilla. Une kam dhene fjalen se do jem trajner i Vllaznise dhe i tille do te jem".

Burrat e fisit tė Bajram Ēulmulaj janė ngujuar. Babai i autorit; “Ndiej dhimbje tė madhe pėr humbjen e Myftarit”
Vrasja e Ēelės, nisin negociatat pėr pajtim

Pėrfaqėsues tė lidhjes sė misionarėve tė Paqes sė Shqipėrisė shkojnė nė familjet nė gjak
Bozhaj-Tuz (Mali i Zi)- 19.06.2003 - Lidhja e misionarėve tė Paqes sė Shqipėrisė ka filluar tė shikojė mundėsinė e ndėrmjetėsimit pėr tė zbutur konfliktin e lindur mes dy familjeve pas vrasjes sė presidentit tė klubit tė futbollit Vllaznia, Myftar Ēela. Konflikti mes familjes Ēulmulaj nga Tuzi dhe familjes sė Myftar Ēelės (Sulgjekaj) nga Bajza e Malėsisė sė Madhe, ka lindur qė tė shtunėn nė mbrėmje kur Bajram Ēulmulaj ekzektuoi me dy plumba presidentin e Vllaznisė, ngjarje kjo e ndodhur nė Tuz. Nė paraditen e djeshme Kryetari i Lidhjes sė Misionarėve tė Paqes, Emin Spahia, bashkė me dy misionarė tė tjerė, kanė bėrė vizita nė shtėpitė e dy fiseve. Pas vizitės sė pėrmortshme tek shtėpia e viktimės Myftar Ēela, misionarėt e paqes kanė shkuar dje nė Bozhaj tė Tuzit, aty ku jeton babai i autorit tė krimit, Liko Man Ēulmulaj.

Misionarėt nė shtėpinė e Ēulmulajve
Bozhaj ėshtė nė kufi me Hanin e Hotit dhe rrugės pėr nė Tuz rreth 3 km pa hyrė nė qytet. Nė anėn e majtė pasi kalon disa kthesa ndodhet shtėpia e Liko Manit (Ēulmulaj). Njerėzit rrugės shikonin me dyshim mjetin. Po ashtu shihnin dhe ata qė i pyetėm pėr vendodhjen e shtėpisė sė bajraktarit tė Hotit, 73-vjeēarit Liko Mani. Nė oborrin e shtėpisė, njė oborr i madh me pak pemė, dolėn dy burra qė pas prezantimit na shoqėruan nė verandėn e shtėpisė. Trishtimi shihej nė fytyrat e 5 burrave qė ndodheshin aty. “Nuk e donim kėtė qė na ndodhi. Por ja, na plasi shishja nė dorė, dhe ndodhi ajo qė ndodhi. Kemi qenė shumė miq dhe pėr mua nuk u vra Myftar Ēela, por djali i familjes sonė. Djemtė njihen prej shumė kohėsh dhe kanė bėrė shumė punė bashkė”,- u thotė Liko Mani misionarėve tė paqes, ndėrsa lotėt i ka nė sy. Ne e kemi marrė vesh nga mediat ngjarjen thotė 73-vjeēari qė disa vite mė parė ėshtė dekoruar nga ish-Presidenti i Republikės Rexhep Meidani, pėr ndihmėn qė ka dhėnė nė pajtimin e gjaqeve brenda dhe pėrtej kufirit. Nė ceremoninė mortore tė Myftarit kanė marrė pjesė 12 persona nga Tuzi. Kanė shkuar atje pasi kanė marrė leje pėr kėtė, ndėrsa njerėzit e fisit tim dhe dy personat e fisit qė e kanė thirrur atė pasdite Myftarin nė Tuz nuk janė pranuar. “Ndiej dhimbje tė madhe pėr Myftarin dhe e kuptoj humbjen pėr familjen e tij. Pėr mua ka rėndėsi qė tė saktėsohet se kush do tė rrijė i ngujuar nė fisin tim”,- thotė Liko Mani. Aktualisht gjithė burrat e fisit janė ngujuar, ndėrsa disa tė tjerė ndodhen nė vende tė tjera tė botės. “Shumė njerėz kanė ardhur dhe na kanė takuar, por pėr ne duhet sqaruar se kush do tė qėndrojė i mbyllur nga fisi”,- pėrsėrit plaku i familjes Ēulmulaj. Ai tregon se pėr kėtė i ėshtė thėnė se do t’u jepet pėrgjigje 7 ditė pas vdekjes sė Myftar Ēelės. Ndėrsa Rexhepi, me profesion gazetar dhe kushėri i parė i Bajram Ēulmulajt, vrasėsit tė Myftar Ēelės, thotė se nuk ėshtė aspak e vėrtetė se motivi i vrasjes se Myftarit janė paratė. “Ka pasur mosmarrėveshje lidhur me njė shumė nga ndarja e fitimive pėr aktivitetet e tyre tė pėrbashkėta, por nuk ka qenė ky shkaku i tragjedisė”, - thotė ai.

Shkaku sipas familjarėve
Familjarėt e hedhin poshtė versionin se Bajrami e vrau Myftar Ēelėn pėr njė borxh tė vjetėr. Shkaku i tragjedisė, sipas tyre, ka qenė ofendimi dhe fyerja qė Myftari i ka bėrė personalitetit tė Bajramit, fisit tė tij. Bajrami e ka thirrur Myftarin qė ishte duke pirė kafe me dy persona, Pupin dhe Doktorin, (familjarėt e kėtyre tė dyve nuk shkuan nė varrimin e Ēelės), jo pėr tė vrarė, por pėr tė diskutuar. “Myftari i ka thėnė fjalė fyese kur ai i ka kėrkuar borxhin. Janė fjalė qė nuk tolerohen as nga fėmija yt, dhe nė momentin kur tė dy janė kapur nga duart Myftari e ka shtyrė dhe ka tentuar ta godasė. Mė pas Bajroja ka qėlluar mbi tė”, - tregojnė rrethanat e ngjarjes dėshmitarėt okularė. Ēdo aludim pėr vrasje me paramendim apo pėr shkak parash nuk qėndron. Shkak ka qenė fyerja qė Bajrami nuk e ka duruar dhe nė moment gjaknxehtėsie ka qėlluar, thonė familjarėt e autorit tė vrasjes sė Myftar Ēelės. Bajram Ēulmulaj, autori i vrasjes sė Ēelės, ka tre djem, dy vėllezėr dhe 2 xhaxhallarė. Njėri vėlla, Hankoja ishte i pranishėm ditėn qė u vra nė Tuz, Presidenti i klubit tė futbollit Vllaznia. Hankoja ėshtė marrė nga policia dhe ėshtė pyetur pėr rreth 3 orė, por mė pas ėshtė lėnė i lirė. Trishtimi duket qartė nė sytė e Hankos, babait tė tij Likos, dhe xhaxhait Jakupit. “Nuk duhej tė ndodhte, thonė ata, por ja qė nė njė moment nuk ka duruar dhe gjėma ndodhi”. Gratė e Ēulmulajve duken tė trishtuara dhe gruaja e Bajramit vetėm sa u jep dorėn misionarėve. Ajo, djali dhe kunati i saj kanė parė gjithēka. Pas vizitės tek Ēulmulajt, misionarėt e paqes kanė komunikuar me aktivistėt e tyre nė Malėsi tė Madhe.

Ēela u vra nė sy tė gruas dhe djalit 9-vjeēar tė autorit tė krimit Familjarėt e Bajram Ēulmulaj qė tė shtunėn nė mbrėmje vrau Myftar Ēelėn kėmbėngulin se “Bajrami nuk ka shkuar ta vrasė Myftarin me paramendim”. Kėtė, sipas familjarėve tė autorit tė krimit, e pėrforcon fakti se Bajrami ka patur me vehte nė makinė gruan dhe djalin e tij tė vogėl 9-vjeēar. “Kurrsesi ai nuk do ta bėnte njė vrasje me paramendim nė sy tė fėmijės dhe gruas sė tij”,- thonė familjarėt e autorit tė krimit. Takimi i Bajramit me Myftarin nė Tuz ka qenė i rastėsishėm”- thotė Rexhepi dhe Hankoja, vėllai i autorit tė krimit. Tė dy kėta persona kanė qenė tė pranishėm kur Bajrami qėlloi pėr vdekje mbi ish-ortakun e tij Myftar Ēela. Po ashtu, tė afėrmit e autorit qė kanė qenė edhe dėshmitarė tė ngjarjes thonė se Bajrami e ka thirrur Myftarin qė tė bisedonin lidhur me problemet e tyre dhe nuk ka dashur kurrsesi ta vrasė. “Arma e Bajros ka patur vetėm dy fishekė”, - thonė ata.

Malėsia e Hotit
Liko Mani ka ndikuar nė shmangien e ngujimit kolektiv
Kryetari i Lidhjes sė Misionarėve tė Paqes sė Shqipėrisė Emin Spahia, thotė pėr gazetėn “Shekulli”, se qėllimi ynė ėshtė qė nė bashkėpunim me tė gjithė personat qė dėshirojnė dhe me hallkat e shtetit, tė arrijmė qė shkalla e konfliktit mes dy fiseve tė mos marrė pėrmasa tė tjera. “Malėsia e Hotit nė Mal tė Zi ka 18 vjet qė e ka shmangur ngujimin kolektiv tė tė pafajshmėve. Atje dėnohet vetėm autori i krimit”, thotė Spahia. Kjo ėshtė arritur pas shumė vitesh punė, dhe ndėr personat mė kryesorė qė kanė ndihmuar nė kėtė gjė kanė qenė Liko Mani, Nikollė Luca etj. Kjo nismė, tha Spahia, po aplikohet qė vitin e kaluar dhe nė Malėsinė e Madhe. “Ne do tė zgjedhim njerėzit mė tė aftė dhe tė ndershėm pėr tė negociuar me familjen Ēela”,- thotė Spahia. Jemi optimistė se do arrijmė qė tė mos ngujohen tė pafajshmit dhe pėr kėtė mbėshtetemi tek vlerat e mira e fisnike tė familjes dhe fisit tė Myftar Ēelės, pėrfundon Spahia. Nga fisi Ēulmulaj mėsohet se pėr vrasjen e Myftar Ēelės nuk ka asnjė tė arrestuar dhe ndaluar tjetėr pėrveē Bajram Ēulmulajt, i cili ka pranuar krimin dhe ėshtė dorėzur vetė. Gjithashtu Spahia i bėn thirrje gjithė mediave vizive dhe tė shkruara qė tė jenė tė kujdesshėm dhe tė pasqyrojnė realisht ngjarjen shkaqet e pasojat e saj, pasi padashje nga pasaktėsia mund tė ndikojnė nė nxitjen e konflikteve. /Anila Dushi

Zjarr nė Tarabosh, shoqėrohen 4 vetė
SHKODĖR - Njė zjarr qė ka rėnė nė malin e Taraboshit nė Shkodėr, ėshtė arritur tė shuhet pas disa orėsh nga forcat e ushtrisė, zjarrfikėse dhe ndėrmarrjes sė pyjeve, tė drejtuar nga kapiten Nohel Traboini. Dyshimet e lindura se zjarri mund tė ketė qenė i qėllimshėm, kjo nisur nga fakti se pėrveē vatrės kryesore tė zjarrit, mė larg tij kishte dhe dy vatra tė tjera me tė vogla tė shkėputura nga njėra-tjetra, kanė bėrė qė policia tė hetojė pėr kėtė ngjarje. Burimet thanė pėr gazetėn se nė policinė e Shkodrės janė shoqėruar katėr persona, por ndaj tyre nuk ėshtė marrė ende masa e ndalimit. Dyshohet se zjarri ėshtė pėr tė dalė bari me qėllim qė tė kullosin bagėtitė, dhe njė gjė e tillė ka ndodhur dhe herė tė tjera. Sipas shefit tė sektorit tė mbrojtjes nga zjarri dhe shpėtimit nė prefekturėsn e Shkodrės Nohel Traboini nė shuarjen e zjarrit kanė marrė pjesė rreth 100 persona dhe 4 mjete zjarrfikėse. Pėrveē policisė pyjore, zjarrfikėsve dhe ushtrisė ka ndihmuar dhe komuniteti. Sipėrfaqja e pėrfshiė nga zjarri ka qenė 30 dynym. /Anila Dushi

Plagoset me armė, teksa punonte nė arė
SHKODĖR - Njė plagosje pėr motive tė dobėta ka ndodhur dje nė fshatin Barbullush. Rreth orės 10.40 tė ditės sė djeshme ėshtė plagosur nė kėmbė me armė zjarri pistoletė shtetasi Genc Mazi, 31 vjeē, banues nė kėtė fshat. Ai ka qenė duke punuar nė arėn e tij, kur ėshtė qėlluar. Policia ka bėrė identifikimin dhe kapjen e autorit, qė ėshtė 45- vjeēari Vinēens Hil Preēi. Sipas burimeve tė policisė ngjarja ka ndodhur pėr shkak tė njė konflikti tė mėparshėm pėr motive tė dobėta. I plagosur ndodhet nė spitalin e Shkodrės jashtė rreizkut pėr jetėn. /Anila Dushi

RREFIMI I FAMILJES ĒULMULAJ
Mafia serbe nė ndjekje tė Myftarit

Basir Ēollaku
Njerėz tė armatosur kanė ardhur shumė herė te shtėpia pėr tė marrė 200 mijė markat borxh qė ne dhe Myftari si ortak, i kishim bosit ku furnizoheshim me cigare”. Liko Mani, babai i Bajro Ēulmulajt qė ka vrarė Myftar Ēelėn me 14 qershor dhe vėllai i tij Hasko pohojnė se “taksambledhėsit” mafiozė kanė ardhur disa herė te shtėpia jonė. Sipas tyre, ata ishin mafiozė serbė tė dėrguar pėr tė mbledhur gjobat dhe paratė e mbetura borxh. Herė vinin 5 veta e herė shtatė, tė gjithė tė armatosur dhe kėrkonin me ngulm qė tė bėnim shlyerjen. Kur ne u lidhėm me Myftarin pėr tė sqaruar nėse ishin dhėnė paratė bosit tė cigareve ata na ofruan ndihmėn e tyre. “Shkojmė ne- thanė ata,- nė shtėpinė e Myftarit nė Shkodėr dhe i marrim paratė. Nuk e kemi problem tė shkojmė kudo, nė Mal tė Zi, nė Serbi, Rusi apo Shqipėri. Vetėm na tregoni se ku dhe kur duhet tė shkojmė”. Ne i kemi ndaluar kategorikisht qė tė marrin pėrsipėr punėt tona dhe i kemi kthyer mbrapsht duke e ditur se me Myftarin do tė merreshim vesh vetė pasi e kishim mik shtėpie. Ata pretendonin tė shkonin te Myftar Ēela dhe tė merrnin 200 mijė markat qė nuk ishin paguar. Kemi qenė ne, pohon Liko, qė ndonėse jemi dėmtuar, nuk kemi lejuar mafiozėt tė shkojnė te Ēelėt nė Shkodėr.

Rojat
Pas vrasjes sė Myftar Ēelės me 14 qershor nė Tuz tė Malit tė Zi, te hotel “Imperial”, Bajram Ēulmulaj, atentatori i biznesmenit ėshtė vetėdorėzuar. Policia malzeze ka marrė nė pyetje Bajramin qė ka pohuar se ka bėrė vrasjen. Pastaj policia ka marrė masat qė tė parndalojė ndonjė hakmarrje tė mundshme tė fisit tė Myftar Ēelės. Patrulla specialėsh janė nė gatishmėri qė tė kontrollojnė ēdo tė dyshuar qė tenton tė afrohet tė shtėpia e Ēulmulajve nė Tuz. Nga ana e saj, familja dhe fisi pėr 7 ditė, sipas kryefamiljarit Liko Mani, ėshtė e ngujuar. Pastaj do tė jenė pleqtė, qė do tė pėrpiqen pėr tė ardhur nė njė marrėveshje mes dy shtėpive. Deri nė stadin e tanishėm tė hetimeve, sipas deklarimeve tė malazezve bėrė policisė shqiptare, vrasja ėshtė bėrė pėr para. Familja e Bajros mohon qė djali i tyre tė ketė qėlluar pėr lekė mbi Ēelėn, duke pohuar se kanė qenė fyerjet dhe ofendimet e pėrsėritura motivi i ekzekutimit tė momentit me 14 qershor. Dyshimet e Ēulmulajve flasin dhe pėr plagosjen e Bajramit nė Podgoricė. Kur Bajro, rrėfen babai Liko, po dilte nga dyqani tre veta e kanė sulmuar dhe e kanė goditur me pistoletė nė kokė duke e plagosur. Menduam se ishte pėr punė tė borxhit 200 mijė marka dhe mafiozėt kishin sulmuar ortakun e Myftarit, por ai na tha se paratė janė paguar.

Biznesi
Myftar Ēela dhe Bajro Ēulmulaj kanė pasur prej 10 vitesh biznes sė bashku. Marrėveshja e miqėsia e tyre, sipas familjes sė Bajramit, ka filluar qė nė vitin 1993. Ata kanė bėrė tregti me naftė, me cigare, miell buke. Pularitė nė Shkodėr dhe nė Tiranė kanė qenė njė investim ku, sipas Ēulmulajve, fitimi ishte rėnė dakord qė tė ndahej pėrgjysėm. Ēela ka dashur, sipas ortakėve tė tij, tė blejė dhe njė kompleks dyqanesh nė Tuz tė Malit tė Zi, me njė vlerė afro 650 mijė markash, por Bajro nuk ka qenė dakord. Njė pulari, ish-aset i “Kamberit”, Liko pohon se e kanė blerė 900 mijė dollarė, bashkė me Ēelėn, pas propozimit tė kėtij tė fundit bėrė Bajram Ēulmulajt. Shtėpia e bajraktarit tė Hotit pohon se kur punohej me Myftarin ai shkonte shpesh te ata, pothuaj dy tre herė nė ditė. Por pas zėnkave, grindjeve, bosi i Vllaznisė ka vajtur nė Ulqin disa herė, por pa u pėrballur me ish-ortakėt e tij. Derisa tė shtunėn nė praninė e mikut pėrplasja me Bajron ka sjellė vrasjen e shkodranit biznesmen.

Fatura e borxhit 1.4 milionė marka
Ne, thonė familjarėt e Bajram Mulajt, e kishim pasurinė e fituar nga tregtia tė gjithėn nė duart e Myftarit. Kishte dashur Bajroja qė tė bėhej puna kėshtu. Tė gjitha paratė investoheshin nė drejtime tė tjera. Me fillimin e grindjeve u thashė djemve qė tė shihnin se ku ishin me llogaritė me ortakun e tyre. Pastaj, shton mė tej ai, e kemi kėrkuar dhe takuar Myftarin pasi na ikte shumė herė. Mė nė fund na tha bėjeni vetė llogarinė. “Unė jam Myftar Ēela nuk i kam mbetur borxh askujt dhe nuk do ju ngelem as ju. Mė bėni faturėn ma sillni dhe do jua paguaj”. Atėherė Hasko, vėllai i Bajramit, pohon se kemi bėrė llogari shpejt, duke dėmtuar mė shumė veten. Ajo qė kėrkonim ne ishte afro 1 milionė e 400 mijė marka, diku tė 700 mije euro. Pasi e pa, Myftarit iu duk shumė dhe na tha se do ia jepte vėllait tė kontrollonte llogaritė pastaj do na sillte lekėt. Pėrsėri u vonua dhe harroi tė mbante premtimin dhe nuk na dilte nė telefon e nė takim.

Dosja "Ēela", tjetėr takim mes policisė malazeze e asaj shqiptare
Drejtoria e Policisė Shkodėr nėn kryesimin e drejtorit Xhevahir Karaj ėshtė takuar tre ditė mė parė me krerėt e policisė malazeze. Palėt kanė biseduar afro 1 orė e 40 minuta duke diskutuar pėr rrethanat e ngjarjes. Fqinjėt u kanė thėnė bluve tė Shkodrės se Bajram Mulaj ka pranuar se ėshtė autor i vrasjes sė Myftar Ēelės. Por, sipas tyre, i dorėzuari ka pohuar se krimin e ka bėrė pėr arsye tė borxheve tė vjetra, tė llogarive tė prapambetura, qė Ēela nuk i shlyente. Gjithsesi, njė tjetėr takim ėshtė projektuar mes titullarėve tė policive. Kjo pasi malazezėt kanė premtuar tė marrin nė pyetje mė gjatė Bajramin dhe tė shohin nė mos ka arsye tė tjera. Delegacionet kanė shkėmbyer materiale pėr vrasėsin dhe viktimėn, pėr bizneset e tyre dhe skedėn e tyre penale pėr tė parė nėse ndonjėri prej tyre ka pasur mė parė precedentė penalė.

ENIGME SHKAKU I RENIES SE ZJARRIT
Merr flakė Taraboshi, ndėrhyn ushtria e policia

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - Digjet mali i Taraboshit nė Shkodėr. Dje rreth orės 13 e 30 njė sipėrfaqe e madhe pyjesh nė malin e Taraboshit ėshtė pėrfshirė nga flakėt. Zjarri i pėrqendruar nė tri vatra tė mėdha, ka rėnė nė sy tė kalimtarėve tė cilėt kanė njoftuar menjėherė policinė. Ndėrsa era ndihmonte tė pėrhapeshin me shpejtėsi gjuhėt e flakėve, janė nisur me urgjencė nė drejtim tė malit tė Taraboshit dy zjarrfikėse tė Shkodrės, si dhe punonjės tė drejtorisė sė pyjeve tė kėtij qyteti. Duke qenė se zjarri kishte rėnė nė lartėsinė e malit, zjarrfikėset e kanė pasur tė vėshtirė tė ngjiten atje. Edhe pas mbėrritjes sė tyre nuk ėshtė bėrė e mundur fikja e zjarrit. Specialistėt e pyjores janė munduar ta shuajnė zjarrin me mjete rrethanore, por nuk ia kanė arritur qėllimit. Nė kėto kushte prefekti i Shkodrės, Gjergj Liqejza, ka urdhėruar tė ndėrhyjė ushtria pėr fikjen e vatrave tė zjarrit nė Tarabosh. Pas urdhrit tė Liqejzės rreth 100 ushtarė tė reparteve tė Shkodrės janė nisur pėr nė malin e pėrfshirė nga flakėt. Forcat e ushtrisė kanė punuar pėr orė tė tėra pėr lokalizimin e zjarrit. Momentalisht nuk dihet se sa ėshtė sipėrfaqja e djegur nė malin e Taraboshit. Kjo sipas specialistėve do tė mund tė pėrcaktohet saktė vetėm pas shuarjes sė plotė tė zjarrit. Ndėrkaq po hetohet pėr shkaqet e rėnies sė tij. Momentalisht kjo ėshtė veēse njė enigmė. Ekspertėt e pėrjashtojnė mundėsinė e rėnies sė zjarrit nga temperaturat e larta. Kjo pėr faktin se dy ditėt e fundit nė Shkodėr ka qenė mė freskėt dhe temperaturat nuk kanė qenė tė larta si disa ditė mė parė. Gjithsesi, policia e prokuroria e qytetit verior po punojnė pėr zbardhjen e sė vėrtetės pėr shkaqet e rėnies sė zjarrit nė malin e Taraboshit. Ndėrkohė, policia ka shoqėruar dje nė mbrėmje katėr persona, si tė dyshuar pėr vėnjen e zjarrit.

Policia e Shkodrės dhe ajo malazeze, sė bashku kundėr trafikut
MALĖSI E MADHE - 20.06.2003 - Policia e Shkodrės, nė bashkėpunim me atė malazeze, pėr herė tė parė organizuan dje njė aksion me qėllim kontrollin e dy anėve tė liqenit tė Shkodrės pėr tė goditur kontrabandėn dhe trafiqet. Nė operacionin qė filloi nė orėn 05.00 dhe pėrfundoi nė 09.00 tė ditės sė djeshme morėn pjesė 100 forca policore, 50 tė policisė sė Shkodrės dhe 50 nga policia malazeze si dhe u vunė nė dispozicion dy mjete lundruese tė policisė. Si rezultat u bllokuan tre mjete lundruese, tė fshehura nė shkurret e fshatit Shegan, 2 prej tė cilave pa motorr, tip tanker, tė cilat dyshohet tė jenė pėrdorur pėr kontrabandė. Burimet thanė se kėto mjete u zbuluan nga policia shqiptare. Po ashtu policia bllokoi pėr momentin dhe skaf turistik luksoz 4 vendėsh, i cili kishte hyrė i rimorkiuar nga dogana. Pas verifikimeve rezultoi se ai kishte hyrė me dokumente tė rregullta nga shtetas tė huaj qė do ta pėrdornin pėr turizėm nė Sarandė. Komandanti i njėsive tė ruajtjes e kontrolleve tė kufirit pėr pjesėn malazeze, Marko Nikēeviē, drejtori i policisė Shkodėr Xhevahir Karaj dhe komandanti i policisė sė Tuzit, Tomė Ujkiē theksuan nė njė konferencė shtypi, pas operacionit, se ky ishte njė konkretizim i pėrpjekjeve tė dy vendeve nė luftėn kundėr trafiqeve. /Anila Dushi

Vdes 30- vjeēari, u pėrplas me mjetin e policit
SHKODĖR- Njė 30-vjeēar ka humbur jetėn nė orėt e vona tė dy ditėve mė parė si pasojė e njė aksidenti rrugor. Ndoc Kamberi (Zhyja), 30 vjeē, me detyrė pėrgjegjės rojesh private tek spitalet ishte duke udhėtuar me mjetin e tij tip Benz, ngjyrė jeshile, kur ėshtė pėrplasur me njė tjetėr mjet Benz me ngjyrė tė bardhė qė nga polici Petrit Aramadhi. Si pasojė, 30- vjeēari Zhyja ka marrė plagė tė shumta qė i kanė shkaktuar vdekjen. Sipas policisė pėrplasja ka ndodhur pranė ish – fushės sė aviacionit nė Grudė tė Re. Nė kėtė fshat jetonte viktima si dhe polici i cili po ndėrtonte njė shtėpi nė Hot tė Ri. Pėrplasja ka qėnė e fuqishme dhe sipas burimeve nga vendndgjarja, benzi jeshil ku udhėtonte viktima, ėshtė ngulur nė tokė. Policia po punon pėr zbardhjen e shkaqeve tė aksidentit, ndėrsa polici ėshtė shoqėruar nė komisariat. /A.Dushi

Ndalohen pėr vjedhje 3 adoleshentė
SHKODĖR- Policia e Shkodrės ka ndaluar tre persona, tė cikėt akuzohen pėr vjedhje. Petrit Met Cėrriku, 18 vjeē nga lagje “Liria”, bashkė me njė 15- vjeēar nga lagjja “Fahri Ramadani” dhe njė minoren 11- vjeēar u ndaluan pasi akuzohen se kanė grabitur nė pasditen e dy ditėve mė parė njė dyqan nė lagjen “3 Heronjtė”. Sipas burimeve nė kėtė dyqan janė vjedhur 2 biēikleta dhe 700 lekė. Burimet thanė se tre adoleshentėt u ndaluan dje, ndėrsa dyshohet qė ata tė jenė dhe autorė tė disa vjedhjeve tė tjera. Pėrmendet kėtu vjedhja me thyerje e njė dyqani nė lagjen “Perlat Rexhepi”. /Anila Dushi

Ekstradohet nga Belgjika vrasėsi i njė personi
Ekstradohet nga Belgjika Mirjan Beqiri, vrasėsi i njė personi nė qytetin e Shkodrės. Ai ėshtė arrestuar dje nga policia e Shkodrės pak pasi ėshtė ekstraduar. Beqiri ka qenė dėnuar nė mungesė nga gjykata e Shkodrės me 18 vjet burg pėr kėtė vrasje. Vendimi pėr kėtė dėnim tė rėndė erdhi pasi gjykatės i rezultoi se nė vitin 2001, kishte ekzekutuar me njė armė zjarri automatike tip kallashnikov, shtetasin 25 vjeēar, Genti Bajraktari, moshatar me vrasėsin. Menjėherė pas ngjarjes, autori ėshtė larguar nė drejtim tė paditur.
Disa muaj mė vonė ai u gjend nė Belgjikė ku dhe jetonte nė mėnyrė ilegale duke iu fshehur drejtėsisė pėr krimin e vrasjes. Interpoli shqiptar bashkėpunoi me atė belg dhe arriti qė tė zbulojė vendndodhjen e tė shumėkėrkuarit.
Tė enjten Beqiri ėshtė nisur nga Belgjika dhe nė Tiranė ka mbėrritur paraditen e djeshme, pėr t'u dėrguar menjėherė nė qelitė e policisė sė Shkodrės, ku do tė vuajė dėnimin me 18 vjet burg.

Agjentėt e antidrogės Amerikane do tė marrin nė pyetje direkt, 32-vjeēarin Florian Bushati
Amerikanėt nė Shkodėr pėr tė zbuluar trafikun e drogės me DHL

TIRANĖ – Punonjės tė departamentit tė antidrogės amerikane kanė ardhur nė Shqipėri pėr tė marrė nė pyetje Florian Bushatin, 32-vjeēarin shkodran qė iu kapen rreth 2.7 kilogram kokainė e cila vinte “porosi” nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga burime zyrtare tė organit tė akuzės. Sipas kėtyre burimeve disa punonjės tė DEA-as amerikane kanė ardhur nė Shqipėri pėr tė pyetur Bushatin, ish-rezident nė SHBA. Antidroga amerikane interesohet pėr tė zbuluar fijet e trafikut nga Amerika nė vendin tonė. Po sipas tė njėjtave burime zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, punonjėsit e antidrogės pritet qė ta marrin nė pyetje tė arrestuarin Bushati pėr tė bėrė tė mundur dhe identifikimin e bashkėpunėtorėve tė tij nė trafik. 32-vjeēari shkodran dyshohet tė jetė i pėrfshirė nė trafik ndėrkombėtar lėndėsh narkotike. Burime nga organi i akuzės kanė bėrė tė ditur dje pėr median se pėr Florian Bushatin ka patur dhe njė fletė arresti tė prerė nga FBI- e cila e ka hetuar aktivitetin e tij qė nga koha kur si emigrant ishte rezident nė Shtetet e Bashkuara. Bushati ėshtė arrestuar nė fillim tė muajit maj pas njė operacioni tė shpejtė tė punonjėsve tė antidrogės nė ministrinė e Rendit Publik. Operacioni pėr kapjen e tij u fillua pas informacionit qė kishte kishte mbėrritur nga zyrat e FBI-sė dhe tė antidrogės amerikane pėr pėrfshirje tė kėtij shtetasi nė trafik ndėrkombėtar lėndėsh narkotike. Goditja e Florian Bushatit u bė pas njė aksioni tė mbajtur Top sekret, pėr tė cilin nuk dinte gjė as policia lokale e qytetit tė Shkodrės. Njė pjesė e sasisė sė kokainės qė u sekuestrua nė 10 maj, nė Shkodėr kishte ardhur me DHL (postė e shpejtė) nga Amerika. Burime tė Ministrisė sė Rendit Publik bėnė tė ditur se nė makinėn me tė cilėn po udhėtonte 32- vjeēari Bushati gjetėn 1 kilogram e 70 gram kokainė. Lėnda narkotike qė cilėsohet si drogė e tipit tė fortė ėshtė zbuluar brenda njė kutie me vulat e DHL-sė. Kokaina ishte vendosur nė njė qese plastmasi. Gjatė operacionit pėr kapjen e Florian Bushatit policia arriti tė zbulonte plot 2 kg e 70 gram kokainė. 1 kg kokainė u zbulua nė shtėpinė e 32-vjeēarit, i cili kishte disa muaj qė ishte kthyer nga SHBA-ja ku ai ishte emigrant. Pas kontrollit nė shtėpinė e tij qė ndodhej nė katin e parė tė njė pallati, nė lagjen “Manush Alimani”, policia shoqėroi nė komisariat 27-vjeēaren Liza Ndoi, e fejuara e vėllait tė Florian Bushatit. Dy ditė pas arrestimit tė Florian Bushatit, gjykata e Rrethit tė Shkodrės i dha atij masė sigurie “burg pa afat”, ndėrsa pėr kunatėn e tij vendosi “arrest pėr 15 ditė”. Pėrveē drogės sė kapur nė fillim tė majit policia kishte sekuestruar dhe njė kornizė jo tė zakonshme si dhe njė kuti llamarine nė formė drejtkėndėshi me pėrmasa rreth 20 cm e salduar. Kutia e llamarinės, sipas burimeve kishte njė trashėsi rreth 6 cm, me njė prerje tjetėr drejtkėndėshe nė mes dhe krijonte njė boshllėk. qė dyshoheshin se ishin pėrdorur pėr tė fshehur drogėn. Kjo ėshtė ndėr sasitė mė tė mėdha tė drogės sė tipit kokainė tė kapura nė qytetin verior. /Ardita Bala

FLET PROKURORI: NDRYSHIME NE KOD
"Tė dėnohen ngujuesit e grave, pleqve e fėmijėve"

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 22.06.2003 - Shteti duhet t'i dėnojė ashpėr jo vetėm autorėt e vrasjeve pėr gjakmarrje, por edhe ata qė detyrojnė, nėpėrmjet forcės sė Kanunit, tė ngujojnė gra, burra, pleq e fėmijė. Nė njė intervistė pėr Gazetėn Shqiptare kryeprokurori i Shkodrės, Ulsi Manja, argumenton idenė e hedhur prej tij (nė Konferencėn Kombėtare pėr Gjakmarrjen) qė ngujimi shtėpiak tė futet si dispozitė mė vete nė Kodin Penal.
Ēfarė pėrfaqėson nė thelb ideja juaj pėr t'i vėnė para ligjit tė gjithė personat qė bėhen shkak pėr ngujime? Roli i strukturave tona ėshtė qė t'i ndėshkojmė rreptė autorėt e vrasjeve. Ndėrkohė ėshtė detyra jonė qė t'u bėjmė tė qartė edhe familjeve tė viktimave qė kanė pėr tė marrė "gjak", se fenomeni i ngujimit do tė jetė i dėnueshėm dhe me sanksione tė ashpra. Duke u nisur nga kjo unė kam hedhur idenė qė ngujimi shtėpiak tė futet si dispozitė mė vete nė Kodin Penal.
Nė Kodin Penal ekziston njė nen qė parashikon dėnimin pėr kanosje dhe ngujimin. Ku konsiston ndryshimi nė idenė tuaj?
Eshtė e vėrtetė qė ekziston njė nen i tillė, sipas tė cilit, personat qė ngujojnė dėnohen me gjobė deri nė tre vjet burg. Unė mendoj se ky nen duhet bėrė me dy paragrafe. Nė paragrafin e dytė duhet pėrfshirė ngujimi i grave, fėmijėve dhe pleqėve, duke e cilėsuar kėtė fakt si rrethanė cilėsuese. Pėr mendimin tim, nė kėto raste minimumi i dėnimit duhet tė jetė 3 vjet burg.
Kur ėshtė pėrfshirė nė Kodin Penal dispozita pėr ngujimin dhe a ka pasur raste dėnimesh pėr kėtė fenomen? Ka rreth dy vjet qė ėshtė pėrfshirė dispozita pėr ngujimin nė Kodin Penal. Ndėrkohė (deri tani) nuk ėshtė dėnuar asnjė shtetas pėr kryerjen e kėsaj vepre penale.
Si shpjegohet njė gjė e tillė, kur dihet publikisht se ka me dhjetėra e dhjetėra familje tė ngujuara? Kjo lidhet me disa faktorė, ku ndėr mė kryesoret janė procedurat. Nuk ka asnjė rast qė personat e ngujuar tė kenė bėrė denoncim pranė organeve tona. Kjo pėr ta pėrdorur si fakt pėr shkeljen e tė dretave tė individit. Sipas ligjit, duhet tė jetė pikėrisht personi i dėmtuar ai qė duhet tė denoncojė.

Analiza, ulet numri i vrasjeve nė gjashtė muaj
SHKODER - Ulet numri i vrasjeve nė Shkodėr. Dje drejtoria e policisė sė qytetit verior ka bėrė analizėn e punės gjashtėmujore tė saj, nga ku ka dalė se ka njė ulje tė ndieshme tė kriminalitetit nė kėtė zonė. Sipas statistikave zyrtare, gjatė kėtyre 6 muajve kanė ndodhur 10 vrasje nga 19 tė ndodhura gjatė sė njėjtės periudhė nė vitin e kaluar. Nga fillimi i vitit 2003 deri nė qershor janė arrestuar 53 shtetas tė shpallur nė kėrkim, 23 prej tė cilėve pėr krimin e vrasjes. Nė harkun kohor tė 6 muajve kanė ndodhur 13 aksidente rrugore me 11 tė vdekur dhe 3 tė plagosur.

Myftar Ēela simbol i komunės sė Kastratit
MALESI e MADHE - Kėshilli i komunės sė Kastratit nė Malėsinė e Madhe ka vendosur dje qė ta shpallė simbol tė kėsaj komune ish- presidentin e Klubit tė Futbollit tė Vllaznisė sė Shkodrės, Myftar Ēela. Sipas kryekomunarėve tė Kastratit, Ēela ka lindur dhe ėshtė rritur nė kėtė zonė; ai ėshtė biri i tyre dhe pėr kontributin qė ka dhėnė e meriton plotėsisht qė shpallet simbol i komunės. Ish-biznesmeni i njohur u ekzekutua nė Tuz tė Malit tė Zi mė 14 qershor tė kėtij viti. Myftar Ēela u vra me dy plumba pistolete nė kokė nga ortaku i tij malazez, Bajram Mulaj, me tė cilin ish-presidenti i kuqebluve bashkėpunonte nė disa biznese nė Malin e Zi. Ndėrkohė autori i krimit ka pohuar para bluve tė Malit tė Zi se e ka vrarė Ēelėn pėr interesa financiare, borxhe tė pakthyera, grindje e konflikte pėr mosmarrėveshje nė llogari. Mulaj u dorėzua nė polici.

Prania e 5 zjarrfikseve ka bėrė tė mundur pėrballimin e dy zjarreve njėkohėsisht
Nė 6 muaj, 80 zjarre nė Shkodėr
SHKODĖR - 23.06.2003 - Qė prej fillimit tė kėtij viti, nė Shkodėr kanė rėnė 80 zjarre. Shkaqet e rėnies sė tyre janė pakujdesia e qytetarėve, luhatjet e energjisė, rrjeti elektrik i amortizuar etj. Prania sė fundi e 5 zjarrėfikėseve, dy prej tė cilave tė dhuruara nga Norvegjia me ndėrmjetėsimin e shoqatės “The Door” dhe dy nga Austria me interesimin e prefektit Leqejza, konsull nderi i Austrisė, ka rritur shkallėn e gatishmėrisė nė raste tė tilla. Pėrgjegjėsi i sektorit tė policisė sė mbrojtjes nga zjarri dhe shpėtimit nė qarkun e Shkodrės, kapiten i parė Nobel Traboini, thotė pėr “Shekullin” se forcimi i disiplinės nė efektivat e kėtij reparti dhe prania e 5 automjeteve zjarrėfikėse kanė bėrė tė mundur qė tė pėrballohen dy zjarre njėkohėsisht. Traboini thekson se kėto mjete qė pak muaj mė parė mungonin kanė ndikuar nė rritjen e efektivitetit tė shėrbimit tė kėsaj strukture. Aktualisht janė 32 efektivė qė shėrbejnė tek reparti i zjarrėfikėsve dhe janė ndėshkuar deri me largim nga puna ata punonjės qe kanė thyer disiplinėn apo neglizhuar kėtė shėrbim. Sipas Traboinit, rastet e mospėrgjigjes nė kohė tė nevojės sė komunitetit si dhe ato tė informacioneve tė rreme, kur zbulohen do tė ndėshkohen rreptė. Ekzistenca e 5 zjarrfikseve do japė mundėsinė qė sidomos tani nė periudhėn e verės, ato tė inspektojnė rrugėt e rrugicat e qytetit si dhe tė qėndrojnė pranė institucioneve kryesore, pėr tė qėnė sa mė pranė rasteve ku mund tė bjerė zjarr. Nga ky repart po evidentohen me qėllim qė tė mbahen nėn kontroll, vatrat e mundshme tė zjarrit, si dhe po punohet pėr ndėrgjegjėsimin e komunitetit pėr tė rritur kujdesin. Nė Shkodėr ka mjaft shtėpi tė vjetra, kryesisht me dėrrasa dhe pakujdesia mė e vogėl mund tė ketė pasoja tė mėdha. Gjithashtu rrjeti elektrik i amortizuar dhe shpeshherė i pafuqishėm pėr tė pėrballuar ngarkesėn e pajisjeve elektrike, bėhet shkak per rėnie zjarresh. Dhe luhatjet e energjisė kanė sjellė nė shumė raste djegien e pajisjeve elektroshtėpiake qė janė bėrė burim zjarri pėr pjesėt e tjera tė banesave. Kjo kėrkon rritjen e kujdesit nga qytetarėt. Traboini thekson se nuk janė nėnvleftėsuar nga reparti i zjarrėfikėsve edhe rastet e rėnies sė zjarreve jo shumė tė rėndėsishėm si nė vendet e hedhjes sė mbeturinave. Po ashtu shefi i kėtij shėrbimi thotė se nė shumė raste efektivat dhe mjetet zjarrfikėse e kanė tė vėshtirė tė ndėrhyjnė nė kohė, pasi ndėrtimet e shumta me dhe pa leje kanė ngushtuar rrugėt. Gjithsesi pėrfundon Traboini, ėshtė e pafalshme qė me mjetet qė disponon sot reparti i zjarrėfikėsve nė Shkodėr, tė neglizhohet dhėnia e ndihmės nė rėnie zjarresh apo tė mos ketė efektivitetin e duhur ky shėrbim. /A. Dushi

Energjitika
Harasani pohon se shoqėria nuk pėrmbushte detyrat e donatorėve pėr arkėtimet dhe pėr furnizimin me energji
KESH-i deklaron falimentimin e shoqėrisė “Sesa”

Pas ultimatumit tė dhėnė nga Banka Botėrore pėr nivelin e arkėtimeve, KESH blen “Sesa” sh.a.
Bledjana Beqiri
Arkėtimet e ulėta, menaxhimit i dobėt dhe humbjet e larta tė energjisė elektrike nė rrethin e Shkodrės falimentojnė shoqėrinė “Sesa” sh.a. Drejtori i pėrgjithshėm i Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare, Andis Harasani, sqaron pėr gazetėn “Shekulli” se shoqėria nuk pėrmbushte detyrat e dhėna nga Banka Botėrore pėr rritjen e arkėtimeve dhe pėr furnizimin me energji tė konsumatorėve. Kjo shoqėri, si dhe dy tė tjera, njėra nė Vlorė dhe tjetra nė Elbasan janė krijuar si shoqėri eksperimentale nė vitin 1996 nga njė projekt pilot i Bankės Botėrore. Ato janė krijuar nga blerja e letrave me vlerė, ku 30 pėr qind tė aksioneve i zotėronin punonjėsit dhe 70 pėr qind tė aksioneve i zotėronte shteti. “Sesa” qė prej disa vjetėsh ndodhej nė njė gjendje tepėr tė vėshtirė financiare, e cila u rėndua edhe mė shumė prej mosvjeljes sė arkėtimeve tė energjisė elektrike dhe prej menaxhimit tė dobėt. Pas disa tentativash tė bėra nga Ministria e Industrisė dhe Energjitikės dhe nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare pėr menaxhimin sa mė tė mirė tė saj, ajo nuk arriti tė vilte tė ardhurat dhe tė realizonte detyrat e dhėna. Para disa muajsh nga Korporata Elektroenergjitike pėr tė mos lėnė pas dore Shkodrėn, u dėrgua nė krye tė shoqėrisė “Sesa” sh.a si drejtor i komanduar, Nexhat Maliqi, i cili arriti tė pėrmirėsojė disi arkėtimet por ato ishin tė papėrfillshme, ky ishte edhe shkaku qė dy javė mė parė ai u shkarkua nga detyra.
Banka Botėrore
“Me blerjen e biznesit tė shoqėrisė “Sesa” ne pėrmbushim detyrat e Bankės Botėrore, me qėllim rritjen e arkėtimeve dhe menaxhimin sa mė tė mirė tė kompanisė, si dhe rritjen e furnizimit me energji”, -shprehet Harasani. Sipas tij, blerja e aksioneve tė shoqėrisė “Sesa” ka qenė njė nga detyrat kryesore tė Planit tė Masave tė hartuar nga Banka Botėrore. Kėshtu vendimi pėr blerjen e aksioneve tė kėsaj kompanie pėrmbush detyrat e lėna nga Banka Botėrore, sipas sė cilės Korporata Elektroenergjitike duhet tė rrisė tė ardhurat nga shitja e energjisė elektrike. Aktualisht, niveli i arkėtimeve nė qytetin e Shkodrės, i cili ėshtė mė problematiku nė vend dhe ku kufizimet janė mbi 8 orė nė ditė, arrin nė 10-12 pėr qind e totalit tė energjisė qė konsumohet. Shmangia e kėsaj situate ėshtė edhe blerja e biznesit tė kėsaj shoqėrie nga ana e Korporatės Elektroenergjitike.
Vendimi
Aksionet e “Sesa” sh.a. do tė blihen nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare me njė ēmim prej 90 milionė lekė. Vendimi pėr blerjen e kėtyre aksioneve ėshtė marrė nga Asambleja e kėsaj shoqėrie gjatė njė mbledhjeje tė jashtėzakonshme qė ka zhvilluar drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it, Andis Harasani, nė tė cilėn ishin tė pranishėm edhe aksionerėt qė zotėrojnė 30 pėr qind tė aksioneve tė saj. Por, kėta tė fundit gjatė kėsaj mbledhje kanė deklaruar se janė tė pakėnaqur nga vlerėsimi qė i ėshtė bėrė shoqėrisė, nga kompania franceze “Fikatex” si dhe nga KESH-i, i cili vlerėson 30 pėr qind tė aksioneve me rreth 90 milionė lekė.
Pėrgjegjėsia
Pėrfshirja e sh.a. “Sesa”-s nė Korporatėn Elektroenergjitike u bė njė domosdoshmėri e madhe nė kushtet kur rezultatet e saj ekonomiko-financiare po binin gjithnjė e mė shumė, sipas vlerėsimit tė bėrė nga shoqėria franceze “Fikatex”, -pohon zėdhėnėsja e korporatės, Armanda Shtėmbari. Sipas saj, ndryshimi i pozicionit tė “Sesa”-s do tė thotė se kjo ndėrmarrje do tė pėrfshihet nė zonėn e shpėrndarjes sė Shkodrės dhe aktiviteti i saj tani e tutje do tė kontrollohet nga KESH-i.

Shiroka dhe Zogaj, pikat turistike tė harruara

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODRA - 24.06.2003 - Dikur Shiroka dhe Zogaj ishin dy nga pikat turistike tė cilat e bėnin mė tė veēantė Shkodrėn, mė tė preferuar pėr shumė e shumė pushues. Tashmė bukuria e kėtyre dy zonave i pėrkasin vetėm sė shkuarės. Indiferenca dhe harresa ka shkatėrruar atė bukuri e qetėsi qė natyra ka falur aq bujarisht. Shiroka ėshtė pika e parė turistike. Ajo ndodhet rreth 4 km larg qytetit tė Shkodrės. Ndėrkohė, Zogaj ėshtė 8 km larg qytetit tė njohur verior. E ndėrsa nisesh drejt kėtyre dy pikave turistike qė vijnė njėra pas tjetrės, syri tė pėrballet me njė rrugė plotėsisht tė shkatėrruar e me kioska e lokale qė janė ndėrtuar pa asnjė plan rregullimi. Megji-thėse ndėrtimet e paligjshme datojnė qė nė vitin 1991, askush nuk ėshtė kujtuar tė vejė dorė nė kėtė zonė nė mėnyrė qė Shiroka e Zogaj tė kthehen nė identitet. Njė fakt i tillė pohohet zyrtarisht nga prefektura e Shkodrės. Pikėrisht kjo harresė e pafalshme ka rrėnuar turizmin nė kėto dy pika turistike. Pushuesit e shumtė tė viteve tė shkuara, tashmė janė zėvendėsuar me 2-3 grupe njerėzish. Rasim Galica 62-vjeē, banor i Shirokės tregon me keqardhje pėr shkatėrrimin e pikės turistike tė Shirokės. "Para viteve 1990, sapo vinte vera, kėtu vinin me qindra njerėz. Nė tė vėrtetė ishte njė rrėmujė qė tė kėnaqte. Gradualisht gjithēka nisi tė shkatėrrohej. Tani ėshtė rrėnuar gjithēka. Nė tė gjithė Shirokėn dhe Zogaj nuk vijnė mė shumė se 4 familje shkodrane pėr tė pushuar nė 15 ditėsh", thotė Galica. Largimi i pushuesve nga Shiroka dhe Zogaj ka bėrė qė edhe ēmimi i dhomave e kabinave tė jetė shumė i ulėt se ai nė Velipojė. Si pėr tė "zyrtarizuar" harresėn e qeveritarėve qė aq shumė flasin pėr zhvillimin e turizmit, mbeturina tė shumta janė tė pėrhapura gjithandej nė Shirokė dhe Zogaj, ndėrsa kanalet e zeza tė lokaleve pėrgjatė bregut derdhen mbi liqen duke e ndotur atė.

Vllaznia ne faze pergatitore, pasiguri per presidencen
Vllaznia e Shkodres ka nisur dje fazen pergatitore nen drejtimin e trajnerit, Medin Zhega, nderkohe qe asgje te sigurt nuk ka lidhur me presidencen e klubit. Sipas nje zyrtari shkodran, "ne nuk mund te flasim me familjen e te ndjerit Cela sepse ju e kuptoni qe momenti nuk eshte i mire". Me pas ai shton: "Gezimi, i vellai i Myftarit ka ardhur ne Shkoder, por nuk mund t'i flasim per futboll ndersa ata kane zi ne shtepi". Nderkaq, trajneri Zhega ka nisur punen qe dje ne 17.00 dhe shpreson qe asnje nga lojtaret te mos largohet.

Rudi Vata: Vllaznia me kerkoi si lojtar-trajner
Sipas gazetes britanike, "The Sun", ish-presidenti i Vllaznise, i ndjeri Myftar Cela, i kishte propozuar Rudi Vates, postin e trajnerit-lojtar ne klub. Vata komenton: ""Vetem para pak kohesh, me kishte ofruar postin e trajnerit-lojtar ne ekip. Jam menduar gjate, por heperhe vendosa te luaj ne Japoni. Ne te ardhmen edhe mund te isha i gatshem ta pranoja kete oferte. Vllaznia ka qene ekipi im i pare, Shkodra eshte vendlindja ime. Nje njeri i tille (si Cela) eshte e veshtire t'u vije me kuqebluve". Sipas Telesport, shtypi britanik ka qene i interesuar per ngjarjen, sidomos pas faktit qe Vllaznia do te luaje kunder Dunde ne Kupen UEFA.

MISTER EKZEKUTIMI I 37-VJEĒARIT
Vritet bariu i Cukalit, e dyshuara kryesore gruaja

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 25.06.2003 - Si ēdo verė ka dalė nė stan tė verojė bagėtitė, por ka mbetur i vdekur atje, ku ajri i pastėr i malit tė Cukalit tė jep vetėm jetė. Shtatė plumba automatiku i kanė marrė jetėn shtetasit Shaqir Lumaj nga fshati Ura e Shtrenjtė e Shkodrės. Ngjarja mister ka ndodhur rreth orės 5 e 30 tė ditės sė djeshme. Burime nga policia e Shkodrės bėjnė tė ditur se 37-vjeēari qė prej disa ditėsh kishte dalė nė stan nė bjeshkėt e Cukalit, tė veronte bagėtitė. Ai sė bashku me bashkėshorten (nuk kishin fėmijė) janė sistemuar nė stanin e prindėrve tė kėsaj tė fundit. Ndėrkohė dje nė mėngjes herėt ai ka gdhirė i vdekur. Vetė gruaja dhe vjehrra kanė dhėnė alarmin pėr gjėmėn qė u kishte rėnė nė shtėpi. Sipas tyre, Shaqir Lumaj ėshtė vetėvrarė me automatikun qė ai mbante pa leje nė shtėpi. Ndėrkohė lajmi ka trokitur edhe te blutė e qytetit verior, tė cilėt menjėherė kanė mbėrritur nė vendngjarje.Ekpspertėt e hetimit kanė bėrė kėqyerjen e vendit tė ngjarjes dhe marrjen e provave tė para materiale (pranė kufomės ėshtė gjetur dhe arma e cila ėshtė sekuestruar). Ndėrsa janė kryer procedurat e rastit, blutė kanė hedhur dyshimin se shtetasi nė fjalė ėshtė vrarė. Kjo thjesht pėr faktin se viktima kishte nė trup jo njė por shtatė plumba automatiku. Pavarėsisht nga dėshmitė e tė afėrmėve tė tė vdekurit, trupi i tij ėshtė transportuar nė qytetin e Shkodrės pėr t'i bėrė ekspertizėn dhe pėr tė zbardhur faktin nėse bėhet fjalė pėr vrasje apo vetėvrasje. Pikėrisht pėr tė mos dhėnė konkluzione tė nxituara, blutė janė rezervuar pėr tė konfirmuar menjėherė se ėshtė vrarė apo vetėėvrarė 37-vjeēari nga Ura e Shtrenjtė. Ndėrkaq, policia ka shoqėruar nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės gruan, nėnėn dhe motrėn e saj, me tė cilat viktima rrinte bashkė nė stan. Sipas policisė bashkėshortja Lumturi Lumaj ėshtė e dyshuara kryesore. Gjithsesi, burimet nga dikasteri i rendit pohojnė se po bėhen tė gjitha veprimet hetimore pėr tė zbardhur tė vėrtetėn e ngjarjes tė sė hėnės.

Bie nga vinēi, plagoset rėndė elektricisti
SHKODER - Aksidentohet rėndė nė punė njė elektricist nga Shkodra. Dje nė mėngjes shtetasi Sali Harapi ka shkuar nė ndėrtesėn e bashkisė sė qytetit pėr tė shtruar njė kabėll elektrik. Ai ka hipur nė njė vinē dhe aksidentalisht rreth orės 10 e 30 ka rėnė nė tokė. Punonjėsit e bashkisė e kanė dėrguar menjėherė nė spitalin e qytetit. Burime nga bluzat e bardha pohojnė se Harapi ėshtė dėmtuar rėndė.

Vodhėn banesat, nė pranga dy adoleshentėt
SHKODER - Pranga adoleshentėve hajdutė. Dje policia e Shkodrės ka arrestuar njė 15-vjeēar, banues nė lagjen "Guerile" tė kėtij qyteti. Burime nga policia pohojnė se i riu ėshtė prangosur pasi katėr muaj mė parė ka vjedhur nė banesėn e njė shtetasi (tė po kėsaj lagjeje) shumėn prej 1 215 000 lekėsh. Po dje ėshtė vėnė nė pranga njė 16-vjeēar nga fshati Bogiē i Malėsisė sė Madhe. Sipas bluve, ai u ka vjedhur 26 500 lekė, celularė dhe disa gjėra personale punėtorėve qė punonin pėr ndėrtimin e njė objekti. Ndėrkohė rreth orės 21.30 tė sė dielės ėshtė vjedhur me thyerje njė banesė nė lagjen "Guerile", ku janė marrė 65 000 euro dhe disa bizhuteri. Blutė po punojnė pėr identifikimin e autorėve tė krimit.

Shoferėt e furgonėve: Do tė bllokojmė rrugėn
SHKODER - Prej njė jave shoferėt e furgonėve tė licencuar tė Shkodrės, tė cilėt punojnė nė linjėn Shkodėr-Tiranė janė hedhur nė protesta. Ata kėrkojnė qė vendqėndrimi i automjeteve tė tyre tė vendoset diku afėr qendrės sė qytetit dhe heqjen nga qarkullimi tė furgonėve tė palicencuar. Kėta tė fundit kanė shfrytėzuar protestėn e shoferėve tė licensuar pėr tė bėrė dy dhe tre rrugė pėr Tiranė. Pavarėsisht kėsaj, dje shoferėt e furgonėve tė licensuar kanė paralajmėruar bashkiakėt se nė rast tė mosplotėsimit tė kėrkesave tė tyre do tė bllokojnė njė nga rugėt kryesore tė qytetit tė Shkodrės ose do tė zėnė urėn e Bahēallėkut.

SHKODER-26.06.2003 / FLET NGA QELIA 19-VJEĒARJA SHTATZANE
"Vrava burrin se mė nxiu jetėn"

Rrėfimi i Lumnijes: Mė rrahu aq sa abortova
Brikena Shllaku
E arrestuar nėn akuzėn pėr vrasjen e bashkėshortit Shaqir Lumaj, Lumnija, gruaja 19-vjeēare nga fshati Ura e Shenjtė e Shkodrės ka pranuar krimin. Pas dy ditėsh hetime, policia dhe prokuroria kanė arritur nė pėrfundimin se vrasja ishte kryer nga gruaja e viktimės. Nė fakt Lumnija ishte ndaluar herėt, menjėherė pas vrasjes, si njė nga personat e dyshuar pėr krimin. Njė vrasje qė fillimisht ishte mbuluar nga misteri, pasi vrasėsi ishte munduar tė fshihte gjurmėt, madje kishte krijuar edhe njė alibi. Familjarėt kishin dhėnė alarmin se Shaqir Lumaj ishte vetėvrarė me armėn qė mbante nė stanin e bagėtive. Por hetuesit me tė mbėrritur nė vendngjarje kishin dyshuar. Pasi ai kishte nė trup 7 plumba dhe pėr mė tepėr arma qė kishte pranė, nuk ishte arma e krimit, njė rezultat i nxjerrė pas analizave balistike.
Konflikti
Lumnije Lumaj kishte qenė vetėm 12 vjeēe kur ishte fejuar me tė shoqin, Shaqirin 30-vjeēar. Nė moshėn 15 vjeēare ajo ishte martuar. Tė dy tė papunė, ishin pėrballur shpejt me varfėrinė ekstreme. Pas rreth 4 vitesh martesė ata kanė problemet e para. Pasi kishte abortuar njėherė, ajo priste fėmijėn e parė. Duke mos patur asnjė mbėshtetje ekonomike ata shkojnė tė jetojnė pranė familjes sė prindėrve tė Lumnijes. Por edhe kėtu jeta e tyre ėshtė nė kushtet e njė varfėrie totale, pasi edhe vetė tė afėrmit e Lumnijes jetonin nė varfėri. Nga ana tjetėr i shoqi i Lumnies, Shaqiri, ishte dhėnė pas alkoolit. Rrethana kėto, tė cilat kishin sjellė sherrin e pashmangshėm nė familje dhe njė dhunė sistematike tė ushtruar nga Shaqiri ndaj gruas sė tij. Pėr mė tepėr Lumnija ishte shtatzėnė nė muajin e shtatė.
Vrasja
Sipas policisė gruaja e ka marrė armėn nė duar nė njė moment vetėmbrojtjeje. Madje para se tė qėllonte tė shoqin ekspertiza ka vėrtetuar se ėshtė kryer njė shkrepje e vetme. Gjatė seancės sė pyetjeve gruaja ka pohuar krimin. Pyetjes sė prokurorit:
-"Pse qėllove mbi bashkėshortin", ajo i ishte pėrgjigjur?
-"Kisha njė jetė tė tėrė qė vuaja prej tij".
-"Po arma si u ndodh nė duart e tua?"
-"Po mė kėrcėnonte tė mė rrihte. Fėmijėn e parė e kisha abortuar pasi ai mė kishte rrahur shtazėrisht. E mora armėn para vetes dhe mbulova barkun nė pjesėn ku ishte fėmija. Por nuk e dija se ishte e mbushur. Kėshtu qė ajo qėlloi".
-"Qėlloi nė drejtim tė Shaqirit?"
-"Jo. Por kur pashė tė mė afrohej duke mė kėrcėnuar e qėllova drejt".
-"Je penduar pėr kėtė qė bėre?"
-"Tani jam penduar. Me vjen keq qė fėmija im do tė rritet pa baba".

Precedenti nė Fushė-Krujė, Shota vrau babain e fėmijės se i kėrkonte abortin
Vetėm para njė jave nė Fushė Krujė njė vajzė 18-vjeēare, Mimoza Shota, u detyrua tė qėllonte mbi tė dashurin e saj nė momentin kur ky refuzoi kategorikisht tė martohej me tė. 18-vjeēarja ishte shtatė muajshe shtatzėnė nė momentin kur konflikti me tė dashurin e saj Shkėlqimin, kishte arritur kulmin. Ishin dashuruar prej gati njė viti dhe si fryt i kėsaj dashurie ishte ngjizur njė fėmijė. Fillimisht djali i thotė vajzės nga Fushė Kruja tė mbajė fėmijėn. Por nė kohėn kur barra e saj rėndohet ai kėmbėngul nė tė kundėrtėn. Kėtu fillon edhe konflikti. Sipas djalit, ndarja nga e dashura ishte njė kėrkesė e prindėrve tė tij. Mė tej prindėrit e vajzės nuk kishin mundur tė merreshin vesh me ata tė djalit. Ndėrkohė qė me kalimin e kohės Shkėlqimi fillon tė pėrdorė dhunė ndaj Mimozės. Nė njė tjetėr moment vajza mėson se Shkėlqimi kishte dy fėmijė nė Belgjikė, pra ishte i martuar atje. Duke parė se nuk kishte zgjidhje tjetėr ajo qėllon mbi tė dashurin duke e vrarė.

RASTET

2 prill 2002
Zylfie Haklaj, motra e Fatmir Haklajt vret nė mes tė Bajram Currit pėr hakmarrje Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin. Zylfies hakmarrja i kishte marrė jetėn e katėr vėllezėrve.
***
15 prill 2002
Lule Rama 52 vjeēe, vret nė Kashar tė Tiranės tė shoqin Ymerin. Gruaja kishte qėlluar me armė nė drejtim tė tė shoqit nė momentin, kur ky kishte kėrcėnuar tė vriste djalin e shtėpisė.
***
5 qershor 2002
Lina dhe Kartina Qyteti, pėrkatėsisht 23 dhe 21 vjeē qėllojnė nė njė lagje tė Shkodrės mbi Zef Hilėn duke e vrarė. Familjet Qyteti dhe Hilaj ishin pėrfshirė nė njė serail vrasjesh pėr hasmėri.
***
9 qershor 2003
Arrestohen nė Lushnjė 2 motrat Myzafere dhe Vezire Sharka. Mė 4.9.1997 Myzaferja kishte vrarė me armė vėllanė e saj Fatmir Sharka 23 vjeē. 2 muaj mė vonė motra e saj Vezirja, mė 4.11.1997 ka vrarė babanė e saj.
***
16 qershor 2003
Mimoza Shota, 18 vjeēare nga Fushė Kruja, qėllon mbi tė dashurin e saj Shkėlqim Shima. Vajza ishte shtatzėnė dhe djali e familja e tij nuk kishin pranuar pėr martesė.

KERKESAT, SOT ZIHET URA E BAHĒALLEKUT
Shoferėt bllokojnė pėr ēerek ore rrugėn nacionale

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - Nuk do tė ketė stacion tė furgonėve nė qendėr tė qytetit". Kėtė pėrgjigje u ka dhėnė dje rreth orės 2 e 30 shoferėve tė furgonėve tė licencuar, kryetari i bashkisė sė Shkodrės Ormir Rusi. Takimi me kryebashkiakun ėshtė bėrė vetėm tre orė pas bllokimit tė rrugės nacionale qė lidhet me qytetin verior. Rruga nė hyrje tė Shkodrės ėshtė bllokuar rreth orės 11. Pėr plot 15 minuta asnjė automjet nuk ka mundur tė lėvizė nė drejtim tė Tiranės apo tė hyjė nė Shkodėr. Kjo ka bėrė qė tė ndėrhyjnė forcat e Drejtorisė sė Policisė. Pavarėsisht ndėrhyrjes sė bluve, rruga nė hyrje tė qytetit tė Shkodrės ka qenė e bllokuar pjesėrisht gjatė gjithė ditės sė djeshme. Ndėrkaq njė pėrfaqėsi e shoferėve tė furgonėve tė licencuar ka realizuar njė takim me kryebashkiakun Rusi. Mes debateve tė ashpra, Rusi ka deklaruar se kėrkesa kryesore e drejtuesve tė furgonėve pėr tė pasur njė stacion nė qendėr tė qytetit tė Shkodrės, nuk ėshtė e mundur tė realizohet. Sipas kryebashkiakut njė kėrkesė e tillė ėshtė absurde. Ndėrsa ka dhėnė njė "jo" tė fortė pėr stacionin e kėrkuar tė furgonėve, Rusi ka cilėsuar si tė drejtė kėrkesėn e protestuesve pėr heqjen nga qarkullimi tė furgonėve tė palicencuar. "Do tė ndėrhyjė pranė organeve kompetente pėr heqjen nga qarkullimi tė furgonėve tė palicencuar", ka deklaruar Ormir Rusi. Gjithsesi shoferėt e furgonėve tė Shkodrės nuk kanė rėnė dakort me kreun e bashkisė sė qytetit. Dje ata kanė paralajmėruar se nėse nuk do tė merren parasysh kėrkesat e tyre, do tė bllokojnė urėn e Bahēallėkut.

Liqejza, takim pėr Drinin dhe Bunėn
SHKODER - Nė prefekturėn e Shkodrės dje ėshtė organizuar njė takim i pėrfaqėsuesve tė agjencisė sė basenit Drin-Bunė. Nė takimin nė fjalė ku kanė marrė pjesė specialistė tė katėr prefekturave qė lagen nga ujėrat e Drinit e tė Bunės, ėshtė diskutuar pėr marrjen e masave pėr parandalimin dhe shfrytėzimin e paligjshėm tė rezervave ujore si dhe tė materialeve inerte. Sipas prefektit tė Shkodrės Gjergj Liqejza, i cili ėshtė dhe drejtues i agjencisė sė basenit Drin-Bunė, marrja e masave pėr mbrojtjen e shfrytėzimit tė paligjshėm tė rezervave ujore dhe tė materialeve inerte ėshtė kthyer tashmė nė domosdoshmėri. Ndėrkohė nė mbledhjen e djeshme janė diskutuar edhe kėrkesat e 10 subjekteve private (tė katėr qarqeve) pėr tė filluar peshkimin dhe shfrytėzimin nga ana e tyre e materialeve inerte. Pas diskutimit mbi teknologjinė e subjekteve, ėshtė dhėnė OK pėr operimin e 10 subjekteve private nė lumejtė Drin dhe Bunė.

Vret veten nėna nė sy tė djalit 2-vjeēar
SHKODER - Ka marrė pistoletėn nė dorė, ka shkuar nė dhomėn e gjumit dhe ka shkrepur armėn. Gruaja 22-vjeēare, Violeta Kola i ka dhėnė kėshtu fund jetės. Por vetėvrasja e pėrgjakshme ka ndodhur nė sy tė djalit tė saj fare tė mitur, vetėm 2 vjeē. Violeta jetonte nė fshatin Juban tė Shkodrės bashkė me vjehėrrin dhe vjehrrėn. I shoqi nuk ndodhej nė shtėpi sepse ishte emigrant. Nė momentin kur gruaja ka vendosur t'i japė fund jetės nė shtėpi ishte vetėm i biri pasi familjarėt e tjerė kishin dalė. Policia e Shkodrės megjithėse ka dėrguar menjėherė nė grup hetuesish nuk ka zbuluar ende motivet qė e shtynė gruan drejt kėsaj vetėvrasje pasi gjithshka ka ndodhur nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme. Tashmė do tė jetė koha ajo qė do tė pėrcaktojė nėse vetėvrasja e nėnės nė sy tė 2-vjeēarit do tė lerė ndonjė pasojė nė memorien e vogėlushit apo jo.

Pranga babait pėr njė sherr fėmijėsh
SHKODER - Njė grindje mes fėmijėsh nė njė lagje tė qytetit tė Shkodrės, ēon nė burg babain e dy prej tyre. Shtetasi Ndoc Dema ėshtė arrestuar nga policia e qytetit verior rreth orės 9 tė ditės sė djeshme, me akuzėn e kanosjes me armė dhe armėmbajtjes pa leje. Sipas burimeve nga blutė, 45-vjeēari, lindur nė Mamurras dhe banues nė lagjen "Fahri Ramadani" tė qytetit tė Shkodrės ndodhet nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė. Gjithēka ka nisur pas njė sherri fėmijėsh. Dy djemtė e Demės janė grindur me dy djemtė e familjes Jozefi. Pasi mėson pėr zėnkėn, babai i dy djemve merr armėn dhe shkon nė shtėpinė e familjes Jozefi, duke i kėrcėnuar pjestarėt e saj me armė zjarri. Familjarėt e trembur kanė lajmėruar policinė pėr gjithēka ka ndodhur. Ndėrkohė nė vendngjarje kanė arritur menjėherė blutė, tė cilėt kanė arrestuar shtetasin Ndoc Dema, i cili akuzohet pėr kanosje.

Drejtuesit e furgonėve taksi ndėrpresin grevėn pas takimit me kryebashkiakun Rusi
Greva e furgonėve, propozohet vendqendrim i ri
SHKODĖR- Drejtuesit e furgonėve 8+1 kanė bllokuar dje pjesėrisht rrugėn nė hyrje tė qytetit, aty ku ėshtė dhe vendqendrimi i tyre, i caktuar nga Bashkia, duke vėshtirėsuar mjaft kalimin nė kėto rrugė. Mbi 150 drejtues tė furgonėve taksi tė licensuar, kryesisht tė linjave interurbane qė pasi kanė zhvilluar dy ditė mė parė protesta paqėsore me mjetet e tyre nė rrugėt e qytetit, dje bllokuan pjesėrisht rrugėn, duke kėrkuar ndryshimin e vendqedrimit, lejimin e tyre pėr tė lėvizur nėpėr qytet, ndalimin e konkurrencės sė pandershme dhe mosdhėnien e licensave tė tepėrta. Drejtuesit e furgonėve, tė organizuar nė sindikatėn e pavarur, ku kryetari i tyre Gėzim Qato ndodhet prej disa ditėsh nė Shkodėr, kanė kėrkuar tė takohen me kryebashkiakun Ormir Rusi, por ai nuk i ka pritur. Nisur nga kjo ata bllokuan rrugėn pėr rreth 2 orė dhe pasi u lajmėruan se kryebashkiaku do tė priste njė pėrfaqėsi tė tyre, ata e zhbllokuan atė. Takimi i tyre me kryebashkiakun Ormir Rusi ka qenė i gjatė dhe sipas burimeve ėshtė shoqėruar me debate tė ashpra. Rusi ka pėrkrahur, nė prani edhe tė tre pėrfaqėsuesve nga policia, vetėm kėrkesėn pėr tė penguar dhe ndėshkuar konkurrencėn e pandershme, pasi as bashkia nuk ka ndonjė pėrfitim nga kjo. Fillimisht kryebashkiaku ka kundėrshtuar ndryshimin e vendodhjes sė furgonėve dhe lejimin e tyre pėr tė lėvizur nėpėr qytet, pasi sipas tij, trafiku ėshtė shumė i rėnduar dhe rrugėt janė tė amortizuara. Pėrfaqėsia e shoferėve i ka paraqitur mundėsinė qė nė Shkodėr tė veprohet si nė Tiranė, ku furgonėt vendosen, me nga 10, nė pika tė ndryshme tė qytetit. Pas rreth 2 orė debatesh Rusi u ka ofruar njė shesh pranė stadiumit “Loro Boriēi” si dhe lėvizjen e furgonėve nė aksin Parrucė – Xhabrijė, duke zėvendėsuar njėri-tjetrin. Propozimet e bėra nga kryebashkiaku kanė ulur tonet e debateve dhe drejtuesit e furgonėve 8+1 kanė rėnė dakord t’i shohin konkretisht kėto propozime. /Anila Dushi

Viktima qė jetonte me vjehrrin dhe vjehrrėn lė njė letėr nė tė cilėn shkruhej: “Ju kam shqetėsuar dhe nuk do t’ju shqetėsoj mė”
Shkodėr, vetėvritet nė sy tė djalit 2-vjeēar

Violeta Kola, 22 vjeēe, ėshtė vetėvrarė me njė plumb nė kokė. Burrin e kishte emigrant
SHKODĖR - Njė 22-vjeēare ėshtė vetėvrarė nė sy tė djalit tė saj 2-vjeēar. Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 21.00 tė ditės sė djeshme, nė fshatin Juban nė Shkodėr. Violeta Kola (Ndoci), 22 vjeēe, sipas burimeve tė policisė qė shkuan nė vendngjarje, ėshtė vetėvrarė mė njė plumb pistolete nė kokė, brenda nė dhomėn e saj pranė krevatit. Dėshmitar i vetėm i ngjarjes tragjike ka qenė vetėm djali i saj 2-vjeēar Joli, me tė cilin ajo ndodhej nė dhomė. Sipas burimeve tė policisė qė shkuan nė vendngjarje viktima jetonte me vjehrrin dhe vjehrrėn e saj, pasi bashkėshorti i 22-vjeēares sė vetėvrarė prej dy muajsh ndodhej nė Greqi, ku punonte si emigrant. Tė njėjtat burime thanė pėr gazetėn se nė momentin e aktit tragjik tė 22-vjeēares vjehrri dhe vjehrra kanė qenė jashtė banesės sė tyre. Tė dy pleqtė e shtėpisė kanė qenė duke punuar tokėn pranė shtėpisė kur kanė dėgjuar njė zhurmė tė mbytur dhe menjėherė kanė shkuar nė banesėn e tyre njėkatėshe, nė afėrsi tė njė pike karburanti, pranė rrugės automobilistike. Kur kanė parė nusen e tyre tė pėrgjakur ata kanė lajmėruar policinė e cila menjėherė ka mbėrritur nė vendngjarje. Sipas uniformave blu qė shkuan nė vendngjarje para se 22-vjeēarja tė kryente aktin tragjik ndaj vetes ka lėnė dhe njė letėr nė tė cilėn shkruhej: “ Ju kam shqetėsuar e nuk do t’ju shqetėsoj mė. Tė dua shumė Joli (emri i djalit)”. Pėrmbajtja e letrės sė lėnė e ka shtyrė policinė qė tė dyshojė se ngjarja ka ndodhur pėr shkak tė kontradiktave qė nusja e re ka pasur me vjehrrin dhe vjehrrėn e saj, gjithsesi kėto janė vetėm dyshime. Po ashtu sipas policisė qė shkoi nė vendngjarje, nėna 22-vjeēare para se tė vetėvritej ka hequr varėsen e floririt nga qafa dhe ia ka vėnė djalit 2-vjeēar, nė prani tė tė cilit ka kryer aktin tragjik ndaj vetes. Sipas policisė qė i referohet dėshmive tė familjarėve tė viktimės, nė pasditen e djeshme nė shtėpinė e familjes Kola ka qenė vėllai i viktimės. Burimet thanė se vėllai i Violetės ka qėndruar aty deri nė orėn 17.00 tė ditės sė djeshme. Policia e Shkodrės po punon pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje ndėrkohė qė mėsohet se familjes Kola, nė Juban, nė janar tė vitit 2001 i kanė djegur vajzėn 20-vjeēare, Tinėn, tė cilėn ia kishin rrėmbyer pėr ta trafikuar. Kufoma e 20-vjeēares Kola u gjet nė Kune tė Lezhės, 13 ditė pasi ishte zhdukur. /Anila Dushi

Shkodėr, 28.06.2003: "Spektakli veror 2003"
Mijėra qytetarė shkodranė ndoqėn tė Enjten nė mbrėmje nė sheshin "Luigj Gurakuqi" tė qytetit "Spektaklin veror 2003", me pjesėmarrjen e kėngėtarėve tė njohur tė muzikės sė lehtė shqiptare. Organizatorė tė kėtij spektakli ishin kompania AM Grup dhe zyra e kulturės pranė bashkise sė Shkodrės. Kėngėtarėt e mirėnjohur tė muzikės sė lehtė Rovena Dilo, Redon Makashi, Aleksandėr Gjoka, Dashnor Diko etj., interpretuan kėngė nga repertori mė i mirė i tyre ndėr vite. Ky spektakėl do tė organizohet edhe nė qytete tė tjera tė vendit ditėt e ardhshme. Ky ėshtė spektakli i tretė qė zhvillohet nė sheshin kryesor tė qytetit gjatė kėtij viti. Dy javė mė parė, u zhvillua koncerti i madh me pjesėmarrjen e kėngėtarėve tė njohur tė muzikės popullore shkodrane Bujar Qamili, Mukades Ēanga, Myfarete Laze dhe te humoristėve tė mirėnjohur Zef Deda, Zyliha Miloti, Besnik Ēinari etj.

Velipojė, mbytet nė pishinė 3-vjeēari
SHKODER - Kanė shkuar familjarisht tė shijojnė mrekullinė e plazhit tė Velipojės, por aty kanė humbur pėrgjithmonė djalin e vogėl 3-vjeē. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 8 e 30 tė sė premtes nė hotelin "Fantazia". Jetmir Ferracaku, banor i lagjes "Guerile" nė Shkodėr ka qenė duke lozur me tė vėllanė afėr pishinės sė hotelit nė fjalė, kur i ka rrėshkitur kėmba e ka rėnė nė ujė. Familjarėt e kanė gjetur vogėlushin 3-vjeēar pa jetė.

Arrestohet pėr armė pa leje
SHKODER - Policia e Shkodrės dje ka vėnė nė pranga shtetasin Agron Pyka. 22-vjeēari ėshtė kapur nė flagrancė gjatė njė kontrolli tė bėrė nga blutė nė njė nga lokalet e qytetit verior. Sipas burimeve nga policia, Pykės i ėshtė gjetur njė pistoletė, tė cilėn e mbante pa leje. Kaq ka mjaftuar qė ai tė prangoset.

DEKA koncert festiv nė qytet
SHKODER - Kompania DEKA ka mbledhur mesditėn e sė mėrkurės nė Shkodėr kėngėtarėt mė tė njohur tė muzikės shqiptare, me tė cilėt ka realizuar njė koncert tė madh festiv nė qendėr tė kėtij qyteti. Aktiviteti nė tė cilin kanė marrė pjesė Redon Makashi, Aleksandėr Gjoka, Rovena Dilo, Dashnor Diko etj, ėshtė realizuar me rastin e promovimit tė prodhimeve tė Kompanisė DEKA.

Vllaznia, Agim Medja siguron tifozet dhe lojtaret
Shefi i klubit te Vllaznise, Agim Medja, ka deklaruar dje se "ka disa biznesmene qe duan te marrin ekipin, ne vend te Myftar Celes" dhe se "gjendja ne klub do te permiresohet". Duke folur per televizionin "Top Channel", Medja u shpreh: "Jane disa biznesmene ne Shqiperi (pra jo vetem ne Shkoder) qe kane interes per Vllaznine, por emrat e tyre une nuk mund t'ua them tani per tani". Ai me pas foli fjale sigurie per lojtaret: "Di qe disa futbolliste kane deshire te largohen, por une iu them atyre qe te mos ikin sepse ky moment i veshtire do te kalohet". Vllaznia ka mbetur pa president qe nga vrasja e ish-numrit 1 te klubit, Myftar Cela, para 3 javesh ne Tuz dhe pasi familja e te ndjerit nuk deshi te vazhdonte te mbante klubin ne sponsorizim.

KESH TAKIM URGJENT NE PREFEKTURE
"Faturat mė tė mėdha pėr familjet se pėr biznesin"

Brikena Shllaku
Trėndafile Visha
SHKODER - 29.06.2003 - Abuzimet e bėra nga ndėrmarrja elektrike SESA nė Shkodėr ka dėrguar dy ditė mė parė nė Shkodėr zėvendėsministrin e Energjetikės, Pjetėr Dema. Vizita e numrit Dy tė Energjitikės pason menjėherė pas njė kontrolli tė bėrė nga ky institucion nė ndėrmarrjen SESA, i cili i ka faturuar kėsaj tė fundit shumė "mėkate" nė kryerjen e detyrės. Ndėrkohė Dema ka realizuar njė takim nė prefekturėn e qytetit verior, ku kanė marrė pjesė pėrveē krerėve lokalė, edhe pėrfaqėsues tė SESA-s. Gjatė takimit zėvendėsministri Dema e ka quajtur absurde dhe tė pashpjegueshme atė ēfarė ėshtė konstatuar nė kėtė ndėrmarrje. Sipas numrit Dy tė Energjetikės SESA ka abuzuar me faturimet e energjisė elektrike. Jashtė ēdo logjike, bizneset nė Shkodėr kanė paguar njė faturė aforfe nė muaj e cila arrin nė 2500 lekė, ndėrkohė qė abonentėt familjarė kanė paguar njė faturė aforfe prej 3600 lekėsh nė muaj. "Caktimi i faturės aforfe tė bizneseve mė tė vogėl se tė abonentėve familjarė ėshtė e pajustifikueshme nga ana e SESA-s. Ne jemi duke pėrgatitur njė projektligj, i cili pėrcakton pėr familjet e varfėra njė fatur aforfe limit prej 250 mijė kilovatėsh nė muaj. Ndėrsa rezulton se kaq ėshtė fatura qė u ėshtė caktuar bizneseve", ka pohuar Dema. Nė takimin nė fjalė i dėrguari nga Tirana ka kėrkuar pėrgjegjėsi direkte nga drejtuesit e SESA-s, tė cilėt ua kanė lėnė fajin paraardhėsve tė tyre. Gjithashtu nė takim, drejtoresha e sapoemėruar e SESA-s, Majlinda Popoviē, ka deklaruar falimentimin e ndėrmarrjes e cila ishte 30 pėr qind kapital privat dhe 70 pėr qind kapital shtetėror. Me shpalljen e falimentit ajo kalon 100 pėr qind nė varėsi tė KESH-it.

Aksioni, asgjėsohen mijėra rrėnjė hashash
SHKODER - Superaksioni antidrogė ka vazhduar edhe gjatė ditės sė djeshme nė Shkodėr. Forcat e policisė sė qytetit verior me helikopterin e vėnė nė dispozicion nga pala italiane kanė inspektuar dje zonat e Temalit, Gurit tė Zi dhe tė Shllakut. Sipas burimeve nga blutė, aksioni i djeshėm ka pasur si qėllim asgjėsimin e hashashit nė tė gjitha parcelat e evidentuara nė kėto zona. Gjatė aksionit tė policisė janė asgjėsuar mijėra rrėnjė hashash. Ndėrkohė sot, blutė do tė bėjnė zbulimin e vatrave tė reja tė mbjella me kanabis sativa.

Digjet magazina te "Tre heronjtė"
SHKODER - Njė magazinė e braktisur nė lagjen "Tre Herojtė" e qytetit tė Shkodrės ėshtė pėrfshirė nga flakėt paraditen e sė shtunės. Rreth orės 10, banorėt afėr ndėrtesės, tė alarmuar kanė njoftuar zjarrfikėsit. Ndėrhyrja e tyre ka bėrė tė mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakėve, tė cilat rrezikonin djegien e shtėpive tė tjera qė ishin shumė afėr me njėra-tjetrėn. Burime nga policia pohojnė se ende nuk dihen shkaqet e rėnies sė zjarrit nė magazinė.

Vdes nga korrenti shoferi 35-vjeēar
SHKODER - Vdes aksidentalisht nė punė njė shtetas nga Shkodra. Ngjarja ka ndo-dhur nė autostradėn Shkodėr-Lezhė nė orėn 12.00. Pikėrisht nė vendin e quajtur Beltoje, Edmond Mula, shofer i punėsuar nė firmėn qė ka marrė pėrsipėr ndėrtimin e kėsaj pjese tė autostradės, ka humbur jetėn. Burime nga policia pohojnė se 35-vjeēari ka qenė duke bėrė shkarkimin e makinės me materiale inerte, kur pjesa e prapme e kamionit tė tij ka prekur telat e tensionit tė lartė.

E karbonizon korenti ne kamion, shoferin e superstrades
Nje 35-vjecar nga qyteti i Shkodres humbi jeten aksidentalisht mesditen e djeshme nga energjia elektrike ne superstraden Shkoder-Lezhe, ne fshatin Beltoje, rreth 6 km larg qytetit te Shkodres. Burime te policise vendore thane se, ngjarja ndodhi rreth ores 13.30 ne segmentin rrugor Shkoder-Lezhe, teksa drejtuesi i mjetit tip Saurel me targe SH 1799 D Edmond Muho, banues ne lagjen "Manush Alimani" te Shkodres, i cili ishte ngarkuar me materiale inerte, ne momentin qe po shkarkonte ngarkesen ka mbetur ne telat e tensionit te larte qe kalonin mbi automjetin duke gjetur vdekjen e menjehershme. /V. Idrizi

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT