Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Shkurt 2003. Lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Pėr mė tepėr, refero lidhjet djathtas dhe gjeni lajmet e ditės, pėrveē gazetave shqiptare on-line.

Pėrfundojnė punimet nė hekurudhėn Shkodėr-Bajzė

Inaugurimi nė fillim tė shkurtit
SHKODER - 01.02.2003 - Pėrfundojnė punimet nė hekurudhėn ndėrkombėtare Shkodėr-Hani i Hotit dhe pikėrisht nė aksin Shkodėr-Bajzė. Kėshtu dje paradite ėshtė bėrė dhe kolaudimi pėr tė pėrcaktuar parametrat me tė cilėt do tė lėvizin trenat nė kėtė aks hekurudhor. Gjatė kėtij procesi ka qenė i pranishėm drejtori i pėrgjithshėm i Hekurudhave tė Shqipėrisė, Qemal Shima. Nė bazė tė pėrfundimeve e vėzhgimeve tė kryera nga grupet e specialistėve ėshtė arritur qė tė bėhet dhe vendosja e shpejtėsisė sė lejueshme pėr trenat. Sipas ekspertėve, shpejtėsia minimale e trenave nė aksin Shkodėr-Bajzė do tė jetė 37,5 km/orė, ndėrsa shpejtėsia maksimale rreth 55 km/orė. Megjithatė, nė ditėt e para tė shkurtit pritet tė bėhet kolaudimi pėrfundimtar pėr tė nisur mė pas lėvizjen e lirė tė trenave nė linjėn e vetme ndėrkombėtare qė lidh Shqipėrinė me Europėn. Gjatė vitit 2002 kjo linjė ndėrkombėtare ka funksionuar nėpėrmjet Hanit tė Hotit por ajo ėshtė ndėrprerė nė Bajzė pėr shkak tė prishjes sė rreth 12 km hekurudhė. Drejtori i hekurudhės nė Shkodėr, Kujtim Vuēini pohon se sasia e mallit qė ka hyrė nė Han tė Hotit gjatė vitit tė kaluar ėshtė 4700 t dhe tė ardhurat llogariten nė rreth 31 mijė e 500 euro. Gjithsesi, e fituar ka qenė pala malazeze e cila kishte dhėnė me qira lokomotivat pėr trenat. Qiraja pėr vitin e kaluar e paguar nga pala jonė ishte pak a shumė sa fitimi i hekurudhės shqiptare. Pikėrisht kjo humbje bėri tė mundur ardhjen e njė fondi tė posaēėm pėr rikonstruksionin e plotė tė hekururudhės Shkodrė-Bajzė (qeveria dha njė fond prej 306 milionė lekėsh). Nė fakt punimet pėr kėtė aks hekurudhor janė zvarritur, pasi ishte deklaruar se ato do tė pėrfundonin nė fund tė dhjetorit tė vitit tė shkuar. Moseksperienca e firmave qė kishin marrė pėrsipėr ndėrtimin e hekurudhės nė fjalė bėnė qė punimet tė pėrfundojnė dy ditėt e fundit tė janarit.

PS: PO GJEJME INTELEKTUALE
Tashme fushata elektorale ne PS te Shkodres mund te quhet e nisur. Dega eshte ne fazen e ristrukturimit te saj, ndersa kane nisur te lakohen emrat e pervetshem te pretendenteve per kandidate te PS ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Po provohet nje menyre e re e organizimit te puneve. Shperndarja e pergjegjesise ne oranizata ne baze te qendrave te votimit eshte e reja e pare qe sjell kjo parafushate. Nenkryetari i deges te PS te Shkodres Oltion Luli ne nje intereviste per "KJ" eshte shprehur se PS hyn me synime te plota kesaj here ne kete fushate. Ndersa shprehet se ka shume mundesi zgjedhjeje te kandidateve te perfolur. Megjithate sipas Lulit, ne Shkoder, ne bazen e nje tradite disi koservatore votohet me shume per subjektin politik, sesa per kandidatin e nje force poltike.
- Zoti Olition, mund te na thoni a ndihet ne PS-ne e Shkodres atmosfera e nje parafushate elektorale per zgjedhjet e ardhshme lokale qe priten te zhvillohen nga vjeshta e ketij viti?
- Termi eshte i drejte. Jemi pikerisht ne parafushate dhe me shume nga pikepamja organizative. Lakohen ne menyre te vazhdueshme emrat e pervetshem te kandidateve dhe te mudesive te ofruara. Nga ana tjeter, nga pikepamja e organizimit mund te thuhet se jemi ne nje organzimi te ri. Do te punohet mbi organizata te bazuara ne qendrat e votimit. Nje menyre e tille e strukturimit e rrit pergjegjesine nga njera ane dhe nga ana tjeter, pergjegjesia eshte me e drejtperdrejte dhe e shperndare. Cdo qender votimi do te kete organizaten e vet. Dhe kjo organizate do te pergjigjet per mbarevajtjen e puneve ne fushate, per organizim, per antaret e zonave zgjedhore dhe per komisioneret. Ne fakt eshte nje pervoje e re e nisur qe nga pervoja e zgjedhjeve te fundit ne Elbasan dhe qe rezultoi te jete e sukseshme.
- A kane nisur te degjohen emrat e pare te kandidateve per nga PS dhe a do te kete shume konkurence?
- Ende nuk jemi ne fazen selekionuese. Por ka shume emra te perfolur. Lakohen shume emra perfaqesues nga strukturat tona, nga gjiri i partise, nga shoqeria civile, njerez me reputacion ne Shkoder. Prurje ka shume. Megjithate ende nuk ka nisur diskutimi i emrave ne baze partie. Pas pak secila organizate do te sjelle propozimet e veta dhe me pas do te nise diskutimi per secilin emer. - Ndonje emer konkret?
- Jo. Ende nuk mund te behen publike emrat e pervetshem. Jane thjesht propozime te pazyrtarizuara. Muhabete me shume tryezash.
Jane me shume preferenca individesh.
- Me c'synime hyn PS e Shkodres ne kete fushate dhe ne zgjedhjet lokale?
- Natyrisht eshte logjike te thuhet fitorja. Dhe ne do te punojme per kete. Megjithate kjo varet krejtesisht nga kandidati dhe nga reputacioni qe ka ne qytet secili nga kandidatet.
- Shkodra njihet si bastion i te djathtes. Pushteti lokal, por edhe zgjedhjet parlamentare ne Shkoder jane fituar gjithnje nga PD dhe nga forcat e djathta. A eshte e afte PS te sfidoje PD ne zgjedhjet e aferta? A mund te arrihet perzgjedhja perfekte e kandidatit?
- Sfida eshte e ndjeshme ne te gjitha fushat. Ka dicka karakteristike ne Shkoder. Ne pergithesi duke u bazuar ne nje mendesi te qytetit nuk votohet per kandidatin si individ i vecante, por me shume per subjektin politik. Megjithate une do te thosha se se PS ka forca dhe individe te afte per sfida.
Rudina Llazari

PD: SUKSES I PADISKUTUESHEM

Megjithese nuk eshte e pohuar shprehimisht ne seline blu te Shkodres eshte e dukshme nje paraatmsofere e fushates. Askush nuk e pranon kete. Madje te pyetur per kete drejtuesit e Partise Demokratike te Shkodres jane shprehur se "jemi ne fazat e organizimit te nendegeve dhe te strukturave organizative te partise". Keshtu eshte shprehur per "KJ" kreu i deges te PD Lorenc Luka. Nderkohe qe burime te tjera konfidenciale prane kesaj partie jane shprehur se diskutimi i emrave te kandidateve eshte tashme ceshtje e dites. Megjithate behet fjale per emra te pakonsumuar ne politiken e deritanishme. Ky eshte mesa duket edhe orientimi i qendres. Kryetari i PD te Shkodres eshte shprehur per "KJ" dega qe ai drejton ndodhet ne nje angazhim total per te bere te mundur nje organizim sa me perfekt. "Aktualisht dega e PD eshte ne fazen e e perpunimit te dokumentacionit te nendegeve. Ne strukturat e reja secila zone elektorale perben nje nendege me vete. Ndersa ne te njejten faze ristrukturimi jane edhe seksionet dhe grupseksionet" ka thene Lorenc Luka. Nderkohe qe duke ju referuar risive ne kete organizmi te ri pervec sistemit organizativ Luka eshte shprehur "Primare ne punen tone eshte thithja e intelektualeve ne strukturat tona drejtuese. Ne te 6 nendeget tona jane ofruar elemente me te vertete intelektuale, njerez me reputacion dhe te njohur ne shume fusha dhe nga shtresa te ndryshme te shoqerise".
Drejtuesit e PD kane bere te ditur se ky ristrukurim dhe kjo thithje e elementeve intelektuale ne PD ka sjelle nje riaktivizim te punes te nendegeve dhe gjallerim te jetes te brendshme te partise. Nga ana tjeter kjo ndikon ne nje riciklim te menyres te vendimarrjes. "Strukturat e bazes jane me reale ne drejtim te pergjegjesive qe ka baza dhe nendega. Ose shprehur me ndryshe, eshte perqendruar aktiviteti i nendegeve dhe i ketyre strukturave te reja ne realizimin e pergjegjesive te vendimmarrjes" ka thene per KJ Lorenc Luka. Sipas tij i gjithe ky aktivitet dhe ky oraganizim i ri do t'i sherbeje praprirjes te nje fushate te re dhe te mirepergatitur. "Mbi bazen e programeve te PD dhe te atyre programeve te deges dhe te nendeges te ndarjeve kohore ne intervale tremujore strukturat do te ndihmojne qe t'i praprihet nje fushate zgjedhore serioze dhe te kompletuar. Mbi te gjitha fushata jone do te jete ne nivel dhe per arritjen e nje suksesi te padiskutueshem ne zgjedhjet e ardhshme lokale ne te gjithe nivelet, Bashki, Komune dhe Qark" eshte shprehur Lorenc Luka.
Rudina Llazari

Qiriri dhe furnela djegin njė shtėpi dhe njė dhomė konvikti

SHKODĖR - Dy zjarre pėr shkaqe tė ndryshme kanė rėnė gjatė ditės sė djeshme nė qytetin e Shkodrės. Zjarri i parė ka rėnė nė mėngjesin e djeshėm nė lagjen “Daniel Matlia” dhe flakėt kanė pėrfshirė njė hyrje pallati nė katin e dytė, ku jetonte njė 45- vjeēar. Sipas burimeve, shkak i kėtij zjarri ka qenė njė qiri i harruar ndezur, ndėrsa 45- vjeēari qė jetonte nė hyrjen 1+1 nuk ndodhej nė banesė. Kanė qenė komshinjtė ata qė kanė lajmėruar sallėn operative tė policisė. Zjarrfikėset kanė shuar zjarrin, duke arritur qė tė shpėtojnė vetėm njė pjesė tė vogėl tė banesės, ndėrsa dėmet e shkaktuara nė tė janė tė konsiderueshme. Zjarri tjetėr ka rėnė nė njėrėn nga dhomat e katit tė dytė tė konviktit “Safet Spahiu “,nė lagjen “Ndoc Mazi”, ku janė tė strehuara vajza nga rrethet veriore qė mėsojnė nė shkollėn e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” si dhe disa vajza jetime. Zjarri i rėnė nė njėrėn nga dhomat ėshtė pėrhapur dhe nė dhomat e tjera. Dy zjarrfikėset e mbėrritura nė vendngjarje kanė mundur tė lokalizojnė zjarrin, ndėrsa gazetarėt nuk janė lejuar tė afrohen pranė objektit, madje ata janė fyer. Burimet thanė se ka qenė njė furnelė elektrike e harruar ndezur ajo qė ka shkaktuar kėtė zjarr.
A. Dushi

Kėshilli Bashkiak miraton studimin e njė qendre tė re urbane

SHKODER - Qyteti i Shkodrės tashmė do tė ketė njė qendėr urbane tė studiuar. Disa ditė mė parė Kėshilli Bashkiak miratoi zgjerimin e qendrės sė kėtij qyteti, duke krijuar kėshtu hapėsirė pėr konkurse projektesh pėr tė ndėrhyrė nė tė. Megjithėse pak i vonuar, hartimi i projektit shikohet si domosdoshėmėri pėr zhvillimin e mėtejshėm tė qytetit tė Shkodrės. Ndėrkohė tė gjitha ndėrtimet qė do tė bėhen nė rrezen e cila ėshtė pėrcaktuar si qendėr e qytetit do tė ngrihen nė bazė tė atij projekti qė do tė shpallet fitiues. Zona aktuale e qendrės sė qytetit pozicionohet nė njė hapėsirė prej 18 ha. Kjo zonė pėrfshin katėr kryqėzime kryesore tė qytetit: kryqėzimin te "5 Herojtė", para Telekomit, bashkisė, sheshin pėrballė prefekturės deri te Universiteti "Luigj Gurakuqi". Zona nė fjalė nuk i plotėson kushtet si qendėr perspektivė e qytetit pasi rreth 60 pėr qind tė saj i mbulon banimi. Nė kėto kushte del si domosdoshmėri zgjerimi i saj dhe hartimi i planeve tė studiuara pėr tė ndryshuar kėtė qendėr nė koncept. Do tė jetė studimi urbanistik ai qė do pėrcaktojė vendodhjen e parkingeve, llojet e ndėrtesave dhe lartėsinė e tyre. Sipas specialistėve, hartimi i projekteve pėr krijimin e qendrės sė re duhet tė ndryshojė karakterin e kėtyre ndėrtimeve duke synuar ndryshimin e funksioneve tė kėsaj zone e jo tė modifikojė arkitekturėn ekzistuese.

Vukaj: Gjendja ėshtė nėn kontroll. Kryekomunarėt: S'ka rezerva ushqimore
Bora, mbyllen 2 shkolla tetėvjeēare nė Dukagjin

SHKODER - 04.02.2003 - Situata nė zonat malore ėshtė nėn kontroll". Kėshtu ka deklaruar dje zėdhėnėsi i Prefekturės sė Shkodrės Zija Vukaj. Sipas kėtij tė fundit, janė tė bllokuara akset rrugore Bogė-Theth, Prekal- Mal i Shoshit-Breg Lumė nė zonėn e Dukagjinit; Qafė- Mali, Qafė- Benė dhe Gjegjan nė Pukė si dhe aksi Gropa Selcė-Vermosh nė Malėsinė e Madhe. Ndėrkohė Vukaj pohon se pėr shkak tė motit tė keq dhe reshjeve tė dėborės janė mbyllur dy shkolla nė Shosh.
Dėborė dhe ngricė nė qarkun e Shkodrės. Dimri ka mbėrthyer nė darėn e tė ftohtit krahina tė tėra dhe ka bllokuar rrugėt qė tė ēojnė atje. Reshjet e mėdha tė dėborės kanė pasuar dhe me mbylljen e shkollave. Zėdhėnėsi i Prefekturės Vukaj pohon se janė mbyllur vetėm dy shkolla tetėvjeēare nė fshatin Gimaj dhe Lekaj tė komunės sė Shoshit nė Dukagjin. Ndėrsa kryekomunari i Shoshit, Ndoc Ashta bėn tė ditur se nė kėtė krahinė janė mbyllur tė gjitha shkollat. Sipas tij, terreni i thyer, largėsia mes fshatrave si dhe reshjet e dėborės qė arrijnė nė njė metėr lartėsi kanė bėrė qė ato tė mbyllen pa njė afat tė pėrcaktuar. Edhe kryetarėt e komunave tė zonave tė tjera citojnė se ėshtė ulur shumė frekuentimi i nxėnėsve nė shkolla. Ndryshe nga pushtetarėt lokalė, tė cilėt citojnė se situata nė zonat malore ėshtė nė kontroll tė plotė, kryekomunarėt thonė se gjendja sa vjen e pėrkeqėsohet. Momentalisht janė tė bllokuara plotėsisht nga bora komunat e Shkrelit dhe tė Kelmendit. Temperaturat e ulėta kanė ngrirė ujsjellėsat dhe furnizimi me ujė bėhet nga burime natyrore. Alarmante pėr kryetarėt e komunave tė zonave tė bllokuara ėshtė mungesa e rezervave ushqimore. Nė lidhje me kėtė i ėshtė dėrguar informacion drejtorisė sė emergjencės nė Ministrinė e Pushtetit Vendor dhe Decentralizmit.

BB akordon 180 mijė dollarė pėr rehabilitimin e njė shkolle nė Shkodėr

Lajmi i ores 11:35 AM
SHKODER (4 Shkurt) - 180 mijė dollarė ėshtė fondi i akorduar nga Banka Botėrore pėr rehabilitimin e plotė tė shkollės tetėvjecare "Ismail Qemali" nė qytetin e Shkodrės. Drejtori i kėsaj shkolle, Kujtim Dervishi, tha se "pas pėrfundimit tė procedurave pėr shpalljen e firmės fituese, kėto ditė do tė fillojnė punimet pėr rikonstruksionin e shkollės me fondin prej 180 mije dollarė, tė akorduar nga Banka Botėrore". Sipas projektit tė hartuar, nė kėto objekt do tė ndėrhyhet nė riparimin e tarracės, suvatime tė brendshme tė jashtme, vendosjen e dyerve dhe dritareve prej duralumini, shtrime me pllaka si dhe rehabilitimin e rrjetit elektrik dhe hidraulik. Punimet nė kėtė objekt pritet tė pėrfundojne brenda muajit gusht. ro/mr (BalkanWeb)

Policia nė Shkodėr, kėrkon ndihmėn e komunitetit pėr luftėn kundėr gjakmarrjes

Lajmi i ores 7:15 PM
SHKODER (5 Shkurt) - Sot nė Shkodėr, drejtues tė policisė sė qarkut sė bashku me pėrfaqėsues tė Institutit pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim, zhvilluan njė takim gjatė tė cilit kėrkuan mbėshtetje mė tė madhe tė komunitetit, ndaj policisė vendore nė luftėn kundėr vrasjeve dhe gjakmarrjes. Nė kėtė takim, ku ishin thirrur edhe pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, shoqatave rajonale, OSBE-sė dhe intelektualė tė zonės, drejtori i policisė sė qarkut, Xhevahir Karai, tha se "policia nuk mund tė pėrballojė e vetme kėtė situatė". anjo/ko (BalkanWeb)

Arrestohet nė Shkodėr njė person, kishte vjedhur njė autoveturė

Lajmi i ores 7:00 PM
SHKODER (5 Shkurt) - Njė 32-vjeēar nga qyteti i Shkodrės ėshtė ndaluar nė orėt e vona tė ditės sė djeshme nga forcat e policisė, pasi pak mė parė kishte vjedhur njė autoveturė. Burime zyrtare tė policisė lokale bėnė tė ditur se, mbrėmė rreth orės 22.30 u ndaluar shtetasi Ardian Basha, 32 vjeē, banor i lagjes "Salo Halili", i cili akuzohet pėr vjedhjen e njė autoveture tip benz. Ngjarja, sipas burimeve tė mėsipėrme, ka ndodhur rreth ores 22.00 tė sė Martės nė lagjen "Qemal Stafa" tė qytetit, kur 32 vjeēari Ardian Basha, ka vjedhur njė autoveture tip benz me targė SH 36-14 C, e cila ishte e parkuar nė rrugėn kryesore qė te ēon tek hotel "Rozafa". Pas denoncimit tė pronarit tė mjetit tė vjedhur forcat e policisė janė vėnė nė ndjekje tė autorit tė kėsaj ngjarje, duke bllokuar menjėherė te gjitha akset rrugore tė qytetit, dhe brenda gjysmė orė kanė arritur tė ndalojne 32- vjeēarin Basha, sė bashku me mjetin e vjedhur. Sipas te njejtit burim, mėsohet se Basha, nė tentativė per t'iu shmangur ndjekjes sė policisė ėshtė pėrplasur me murin rrethues te shkolles "Ndoc Mazi", nė dalje tė qytetit. Si pasoje e pėrplasjes ėshtė plagosur 32 vjeēari dhe ėshtė dėmtuar autovetura. dxh/ko (BalkanWeb)

Mosi takon kryekomunarėt. Prefektura: Qeveria tė pėrshpejtojė fondet
"S'kemi fonde pėr zonat e bllokuara nga dėbora"

SHKODER - 05.02.2003 - Ndėrsa moti sa vjen e bėhet mė i ftohtė dhe dėbora trash me pėllėmbė dita-ditės mantelin e saj tė bardhė, banorėt zonave tė thella tė malėsisė sė Shkodrės kanė ngelur pa asnjė ndihmė mes egėrsisė sė natyrės e fukarallėkut tė tyre. "Nuk ju ndihmojmė dot, se nuk kemi fonde. Kėto tė fundit, edhe kur vijnė, janė tė pėrgjysmura, ndaj nuk mund tė bėjmė diēka konkrete". Kėshtu ėshtė shprehur dje kryetari i Kėshillit tė Qarkut tė Shkodrės, Lorenc Mosi, nė njė takim me kryetarėt e komunave tė zonave tė bllokuara.
Qė prej disa ditėsh kryekomunarėt e zonave tė thella, tė cilėt rrezikojnė nga moti i keq, enden poshtė e lart korridoreve tė Prefekturės dhe tė Bashkisė sė Shkodrės, duke kėrkuar me kėmbėngulje marrjen e masave urgjente, para se situata tė precipitojė nė katastrofė. Me sa duket ecejaket e tyre janė tė kota. Dje drejtuesit e Kėshillit tė Qarkut janė dorėzuar para kėrkesave pėr ndihmė tė kryetarėve tė komunave tė zonave tė bllokuara nga dėbora. Takimi i kėtyre tė fundit me kryetarin e Kėshillit, Lorenc Mosi, nuk ka sjellė asgjė tė re, pėrveē faktit, se ka pak shpresa pėr tė ndihmuar banorėt e zonave tė bllokuara. Sipas Mosit, mungojnė fondet e nevojshme pėr pėrballimin e situatės sė krijuar nga koha e keqe. "Ne kemi qenė tė parėt qė i kemi kėrkuar qeverisė tė merren masa, tė paktėn pėr rezervat ushqimore. Eshtė e pafalshme qė tė gjitha magazinat e rezervave ushqimore janė bosh dhe banorėt e izoluar tashmė janė pa rezerva", ka pohuar Mosi nė takimin e djeshėm me kryekomunarėt. E, ndėrsa Kėshilli i Qarkut e paraqet situatėn nė pėrkeqėsim tė vazhdueshėm, prefektura mundohet ta qetėsojė gjendjen, duke e konsideruar situatėn nėn kontroll tė plotė. Burime nga ky institucion dje bėnė tė ditur se ėshtė kėrkuar qė qeveria tė bėjė njė akordim tė shpejtė tė fondeve pėr ndėrmarrjen Rruga-ura, pasi akoma nuk kanė ardhur fondet pėr kėtė vit. Ndėrkohė Ministria e Bujqėsisė dhe Ushqimit ka akorduar njė fond pėr zonat e izoluar, me tė cilin mund tė sigurohet 620 tonė grurė. Aktualisht nė qarkun e Shkodrės janė tė bllokuara nga dėbora njė sėrė aksesh rrugore. Banorėt e Shoshit, Kelmendit, Temalit, Shalės prej disa ditėsh janė tė izoluar. Pėrveē bllokimit tė rrugėve, janė kėputur dhe telat e dritave (janė rrėzuar 30 shtylla tė tensionit tė lartė dhe 20 tė tensionit tė ulėt), duke i lėnė banorėt e kėtyre zonave nė errėsirė.

Dobrac, kėrkohet mur mbrojtės
Ndėrtimet pa leje ndotin ujin e pijshėm

SHKODER - Ndėrtimet e paligjshme nė zonėn e Dobracit rrezikojnė ndotjen e ujit tė pijshėm (puset, shpimet) nė Shkodėr. Aktualisht kjo zonė nuk i plotėson rregullat higjieno-sanitare pėr burimin e ujit. Prej disa kohėsh ndėrmarrja Ujėsjellsit nė qytetin verior ka kėmbėngulur nė domosdoshmėrinė e rrethimit tė zonės nė fjalė. E, ndėrsa kėrkesat e saj kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr, ka ngritur zėrin pala austriake, e cila qė prej disa vitesh ėshtė duke rikonstruktuar rrjetin e ujėsjellėsit nė Shkodėr. Drejtuesit e firmės austriake i kanė kujtuar palės shqiptare se ajo nuk po e respekton kontratėn e nėnshkruar mes dy qeverive. Nė kėtė kontratė shprehet qartė se "pala shqiptare merr pėrsipėr rrethimin dhe mbrojtjen e burimeve ujore". Ndėrkohė pala ustriake ka kėrcėnuar se nuk do tė vazhdojė mė tej investimin e saj nė Shkodėr, nėse nuk do tė respektohet kontrata e lidhur nga pala shqiptare. Bashkia e Shkodrės, e gjetur nė njė situatė tė tillė, i ka kėrkuar Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Ujsjellės-kanalizime qė tė sigurojnė njė fond pėr ndėrtimin e murit mbrojtės tė burimeve tė ujit tė pijshėm nė zonėn e Dobracit.

Misionarėt e paqes: Tė zhduket ngujimi kolektiv

SHKODĖR - 08.02.2003 - Misionarėt e paqes sė komunės Postribė, nė rrethin e Shkodrės, kanė bėrė dje njė apel shoqėror, qė tė shtrihet dora e pajtimit mes familjeve nė konflikt dhe tė zhduket ngujimi kolektiv nė shoqėrinė tonė. Ata kanė theksuar se nuk ka zhvillim e paqe sociale pa zhdukur mentalitetin e vjetėr kanunor dhe pasojat qė sjell ngujimi kolektiv i personave tė pafajshėm, si vetėgjyqėsinė, analfabetizmin, varfėrinė etj. Komuna e Postribės ka pėrkrahur nismėn e Lidhjes sė Misionarėve tė Paqes pėr kufizimin e gjakmarrjes vetėm tek autori. Nga 23 vrasje tė kryera nė komunė 11 vitet e fundit nė 20 prej tyre ėshtė arritur pajtimi. Nė kėtė komunė nuk ka asnjė rast tė ngujimit tė familjes dhe personave tė pafajshėm dhe kjo falė punės se 32 misionarėve tė paqes qė ushtrojnė misionin e tyre nė kėtė komunė, pushtetit vendor, klerikėve dhe komunitetit. Mė 30 janar 2003 u arrit pajtimi mes fiseve tė Bajram Tahir Ēobaj dhe Mehmet Isaj dhe si rezultat 30 familje tė ngujuara fituan lirinė. Misionarėt e paqes nė Postribė i bėjnė thirrje tė gjithė shqiptarėve dhe veēanėrisht familjeve tė prekura nga konfliktet qė tė shtrijnė dorėn e pajtimit, duke zhdukur pėrfundimisht fenomenin e gjakmarrjes dhe duke bėrė tė mundur zbatimin e ligjit pėr cilindo qė e shkel atė. Paqja duhet te jetė e pranishme nė tė gjitha dyert e vatrat shqiptare, pėrfundojne apelin e tyre 32 misionarėt e komunės Postribė.
A.Dushi

Kėrkesa
Fonde pėr tė siguruar ujin

SHKODĖR- Bashkia e Shkodrės i ka kėrkuar Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit dhėnien e njė fondi prej 1.5 milionė lekėsh pėr ndėrtimin e njė muri rrethues pėr tė mbrojtur burimin e ujit tė pijshėm nė Dobraē. Afrimi i ndėrtimeve pa leje dhe jashtė kritereve higjieno-sanitare rrezikon seriozisht puset nga ku furnizohet Shkodra mė ujė. Sipas normave dhe kritereve tė pėrcaktuara me ligj, nė njė rreze 100 metėr larg burimeve tė ujit, nuk duhet tė ketė asnjė pemė tė mbjellė, ndėrsa nė njė rreze 300 metėr nuk duhet tė ketė as tė mbjella. Ndėrkohė nė njė rreze 1 km nuk duhet tė ketė ndėrtime. Por nė Dobraē ndėrtimet janė nė njė largėsi 200 metėr larg burimit tė ujit tė pijshėm i cili rrezikon seriozisht ndotjen. Sipas drejtuesve tė ndėrmarrjes sė ujėsjellėsit muri duhet ndėrtuar sa mė parė dhe kjo bėn pjesė dhe nė kontratėn qė pala shqiptare ka nėnshkruar me palėn austriake, e cila ka investuar pėr kėtė ujėsjellės.
Anila Dushi

Proteston firma austriake. Bashkia peticion qeverisė pėr burimin e ujit tė pijshėm
"Qeveria tė caktojė fond pėr rrethimin e Dobraēit"

SHKODER - 09.02.2003 - Qeveria shqiptare tė investojė pėr rrethimin e zonės sė Dobracit, ku ndodhen burimet e ujit tė pijshėm tė Shkodrės. Ndryshe ne do tė largohemi". Me kėtė ultimatum iu ėshtė drejtuar pushtetarėve lokalė tė qytetit verior firma austriake e cila ka marrė pėrsipėr rikonstruksionin e plotė tė ujėsjellėsit tė kėtij qyteti. Nisur nga "revolta" e palės sė huaj, dje Bashkia, Drejtoria e Shėndetit Publik dhe Shėrbimi i Higjienės sė Shkodrės kanė organizuar njė takim urgjent, ku kanė kėrkuar nga qeveria caktimin e njė fondi prej 15 milionė lekėsh.
Prej disa kohėsh firma austriake ka kėrkuar me kėmbėngulje qė pala shqiptare tė respektojė kontratėn e lidhur me tė. Nė ktė rast bėhet fjalė pėr rrethimin e burimeve tė ujit tė pijshėm nė Dobrac. Tė pakėnaqur nga neglizhenca e autoriteteve shqiptare, austrikakėt kanė deklaruar largimin nėse kėrkesa e tyre nuk plotėsohet brenda njė kohe tė shkurtėr. Pikėrisht ky problem ėshtė diskutuar dje edhe nga bashkiakėt e pėrfaqėsuesit e shėndetit publik. Kėta tė fundit, pas argumenteve tė sjella nga austriakėt pėr rrezikun e ndotjes sė burimeve tė ujit tė pijshėm nga ndėrtimet e paligjshme tė bėra nga banorėt, i kanė pėrcjellė njė peticion Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe tė Turizmit, nė tė cilin kėrkohet financimi i projektit. Burimet e ujit tė pijshėm nė Dobrac, sipas kushteve tė palės austriake, duhet tė plotėsojnė kėto kruitere: deri nė rrezen 100 metra nuk duhet tė ketė asnjė pemė tė mbjetllė pėrveē barit; deri nė largėsinė 300 metra nuk duhet tė ketė mbjellje tė bimėve bujqėsore dhe deri nė 1 km e gjysmė nuk duhet tė ketė asnjė ndėrtim. Ndėrkohė ndėrtimet e paligjshme nė kėtė zonė arrijnė deri nė 150 metra largėsi nga burimet. Banorėt kanė hapur gropat e ujėrave tė zeza dhe stallat e bagėtive janė vendosur mbi burimet e ujit tė pijshėm. Firma austriake deklaron se gjendja flet pėr njė prag katastrofe dhe se ndryshimi i saj ėshtė kushti nr. 1 i qėndrimit tė tyre nė Shkodėr.

Vazhdon izolimi i disa komunave nė Shkodėr, rezervat ushqimore drejt fundit

Lajmi i ores 11:00 AM
SHKODER (10 Shkurt) - Vazhdon izolimi i disa komunave nė rrethin e Shkodrės, tė bllokuara prej ditėsh nga dėbora. Kryetari i komunės Pult, Sokol Cubi, tha pėr Neės 24 se nga prefektura ende nuk ėshtė marrė asnjė masė pėr zhbllokimin e rrugėve. 7 fshatra tė izoluara nuk komunikojnė me qendrėn, ndėrsa nė 3 shkolla ka rinisur procesi mėsimor, pavarėsisht nga temperaturat e ulėta. Edhe rezervat ushqimore janė drejt pėrfundimit, banorėt kanė ushqime vetėm pėr 2-3 ditė. E njėjta gjendje paraqitet edhe nė komunėn Shalė, ku gjendja vazhdon tė mbetet kritike. ro/mr (BalkanWeb)

Nė Shkodėr
Akset Bogė –Breg Lumi, Mur i Turkut –Shllak, Prekal –Shalė, Shalė-Shosh etj janė tė pakalueshme
Nė Malėsi tė Madhe aksi Selcė-Vermosh ėshtė i pakalueshėm
Nė Pukė, aksi Fushė –Arrėz Iballė ėshtė i pakalueshėm
A.Dushi

Dėbora
Komunat tė izoluara, banorėt pa ushqime

SHKODĖR - 10.02.2003 - Pėr shkak tė ngrirjes sė dėborės komunat Shalė, Shosh, Temal, Pult e pjesėrisht Shllaku vazhdojnė tė jenė tė izoluara. Bora e stazhionuar dhe e ngrirė ka vėshtirėsuar dhe nė disa raste ka penguar plotėsisht lėvizjen e banorėve dhe mjeteve. Banorėt e komunave malore tė rrethit tė Shkodrės, nuk kanė rezerva ushqimore sidomos banorėt e komunėse Shalė me 5860 vetė, banorėt e Shoshit me 1862 vetė, tė Temalit me 2410 veteė, etj. Shtabi i emergjencės, i ngritur nė Prefekturė ka nė gatishmėri 420 ton miell por shpėrndarja e tyre nuk ėshtė bėrė pasi duhet tė angazhohen mjete tė ushtrisė dhe bashkė me drejtuesit vendorė tė realizojnė dėrgimin dhe shpėrndarjen e tyre. Nė kėto komuna mungon pothuajse plotėsisht energjia elektrike, pasi bora dhe ngrica ka rrėzuar shtylla tė tensionit tė lartė dhe tė ulėt (nė Shosh 50 tė tilla, nė Shalė 11), ndėrsa tė dėmtuara janė dhe kabinat elektrike. Sipas kryetarėve tė komunave njerėzit mbijetojnė me rezervat ushqimore personale dhe ngrohen me dru zjarri, ndėrsa nga shteti nuk ėshtė ofruar asnjė ndihmė. Deri tani nuk ka informacion pėr ndonjė viktimė nga tė ftohtit.
Anila Dushi

Arben Gushta dhe Vladimir Pepa kanė pėrfituar nė dy vjet 20 mijė euro
Prangosen dy shkodranėt mashtrues profesionistė

TIRANĖ – 11.02.2003 - Pas gati dy vjetėsh qė punonin nė “profesionin e lirė” tė mashtruesit, dy tė rinj nga Shkodra kanė pėrfunduar nė pranga gjatė njė aksioni tė suksesshėm tė forcave tė policisė sė Komisariatit nr.3, i cili kishte disa kohė qė po i kėrkonte. Pėr Arben Gushten dhe Vladimir Pepen ishin depozituar rreth 10 denoncime pėr vjedhje me anė tė mashtrimit nga qytetarė tė ndryshėm. Sipas burimeve zyrtare tė policisė kėta dy shtetas janė arrestuar dy ditė mė parė, ndėrkohė qė aktiviteti i tyre u kishte sjellė njė fitim prej 20 mijė eurosh. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė kryeqytetit arrestimi i 25-vjeēarit Gushta dhe “kolegut” tė tij 26-vjeēarit Pepa ėshtė bėrė pasi ata qė nga viti 2001 nė mėnyrė tė vazhdueshme kanė mundur qė tė mashtrojnė shtetas tė ndryshėm, sidomos kambistė, tė cilėt punojnė nė afėrsi tė Bankės sė Shqipėrisė. Ndėr viktimat mė tė mėdha tė dy mashtruesve nga Shkodra bėhet e ditur se ėshtė njė kambist tė cilit nė dhjetor tė vitit tė kaluar kanė mundur qė t’i zhvasin rreth 10 mijė euro. Pothuajse pėr tė gjitha viktimat e tyre ata kanė pėrdorur njė skemė tė veēantė dhe jo pak tė rafinuar. Para se t’i afroheshin “gjahut” tė radhės dy tė rinjtė arrinin qė tė mėsonin ēdo gjė rreth tyre, lidhjeve familjare, miqėsive tė ngushta etj. Mė pas ata vinin nė zbatim planin e tyre duke i dhėnė tė njohur dhe duke i paraqitur si miq, tė fėmijėve, apo tė kushėrinjve tė afėrt. Pasi pinin ndonjė kafe, apo hanin ndonjė drekė ata arrinin qė t’i bėnin viktimat tė fusnin dorėn nė xhep dhe prej aty tė pėrfitonin miliona pėr xhepat e tyre. Historia e Ardian Gushtės dhe Vladimir Pepės ka zgjatur pėr gati dy vjet. Dy ditė mė parė forcat e policisė sė komisariatit nr.3 i kanė kapur grabitėsit me “presh nė duar” teksa bėheshin gati pėr tė mashtruar njė tjetėr kambist. Sipas burimeve zyrtare tė policisė deri tani janė provuar dhe dokumentuar tė gjitha denoncimet qė janė bėrė pėr kėta dy shtetas. Ndėrkohė qė dosja e plotė me aktivitetitn e Ardian Gushtės dhe Vladimir Pepės ka shkuar edhe nė Prokurorinė e Rrethit Tiranė pėr ndjekje tė mėtejshme.
Ardita Bala

Prefekti i Kukėsit kėrkoi qė fėmijėt tė mos vazhdojnė tė jenė nėn kujdesin e prindėrve pasi ata janė tė papėrgjegjshėm
Leskaj: Fėmijėt Zyberi nė jetimoren e Shkodrės

Ministrja e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale: “9 fėmijė tė familjes Zyberi nėn kujdesin e shtetit”
Ministrja e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale Valentina Leskaj ka firmosur urdhrin qė 9 fėmijėt e familjes Zyberi, tė cilėt janė nėn moshėn 18-vjeē tė strehohen nė qendrat e rehabilitimit dhe nė shtėpinė e foshnjės nė Shkodėr. Kjo gjė ėshtė arritur pas kėrkesės sė bėrė nga prefekti Shaqir Shehu qė fėmijėt e kėsaj familje tė mos vazhdojnė tė jenė nėn kujdesin e prindėrve, pasi ata ndihen tė papėrgjegjshėm pėr rritjen e tyre. Lidhur me kėtė, ministrja e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, Valentina Leskaj dha njė intervistė pėr gazetėn “Shekulli”.
Zonja Leskaj, ēfarė masash keni marrė Ju pėr tė frenuar mė tej tragjedinė e familjes Zyberi nė Has?
Menjėherė sapo u informova nga media, unė thirra drejtoren e Shėrbimit Social nė Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale pėr tė tėrhequr fėmijėt nė njė nga institucionet tona tė shėrbimit social siē ėshtė shtėpia e fėmijės nė Shkodėr. Nė raste tė tilla ka kufij moshe kur ne pranojmė fėmijė nė institucionet tona. Nė bazė tė informacioneve qė ne kemi marrė nga zyra rajonale e shėrbimit social nė Kukės, tė dy prindėrit e kėtyre fėmijėve nė Gjinaj tė Hasit kanė probleme mendore, kėshtu qė ėshtė normale qė fėmijėt e familjes Zyberi tė merren menjėherė nė trajtim nga shteti. Kjo familje ėshtė ndihmuar nga pushteti lokal si rezultat i sensibilizimit nga ana e medias, pėrveē interesimit edhe nga fisi i tyre. Por shteti nuk mund tė bazohet vetėm me kėtė lloj trajtimi. Ne jemi lidhur me shtėpinė e fėmijės nė Shkodėr pėr tė zgjidhur sa mė shpejt procedurat e trajtimit tė kėtyre fėmijėve. Pėrveē kontakteve tona, ka pasur interesim edhe nga Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Ndėrkohė vendet nė shtėpinė e fėmijės janė gati. Kemi ngarkuar drejtorin e zyrės rajonale tė shėrbimit social tė zgjidhė ēėshtjen e transportimit tė fėmijėve deri nė Shkodėr. Ka njė problem pėr t’u konsideruar nė pėrgatitjen e dokumenteve qė prindėrit duhet tė deklarohen si tė paaftė, por ne nuk mund tė presim gjithė kėto procedura. Paralelisht me pėrgatitjen e dokumenteve ne po sistemojmė fėmijėt.
A keni ndonjė strategji Ju si ministri pėr tė parandaluar raste tė tilla, pasi dihet qė verilindja e vendit njihet pėr zona dhe familje qė jetojnė nė varfėri?
Ne pėrdorim burime tė ndryshme informacioni, si p.sh. nga pushteti lokal, ose konsiderojmė informacionet qė na vijė nga media. Burimi i parė i informacionit pėr ne janė zyrat rajonale tė shėrbimit social. Por, pėrdorim edhe burime tė tjera, kur vetė njerėzit kėrkojnė ndihmė sociale nga shteti. Unė kam konstatuar qė ka mungesė informacioni jo vetėm pėr shėrbimet sociale, por edhe mbi tė drejtat e njeriut, mbi shėrbime sociale, tė drejtat e pronėsisė, e drejta e pensionit etj. Shpeshherė qytetarėt nė nevojė nuk dinė ku tė adresohen dhe ju si media duhet tė ushtroni pėrgjegjėsitė tuaja nė kėtė aspekt. Unė mund t’u tregoj tre raste tė tilla; njė fėmijė nga Pogradeci, njė nga Elbasani dhe rasti tjetėr kur fėmijėt humbėn babain nė minierėn e Ibės. Unė kam shkuar nė shtėpinė e kėtyre tė fundit, dhe vendosėm qė kėta fėmijė t’i dėrgojmė nė shtėpinė e fėmijės “Zyber Hallulli” nė Tiranė. Nė fillim, tė afėrmit e fėmijėve ranė dakord, por mė vonė gjyshja e tyre kėrkoi qė tė rrinte me ta nė shtėpinė e fėmijės, kusht qė ne nuk mund ta plotėsonim, kėshtu qė fėmijėt nuk erdhėn nė institucion. Ky ėshtė njė problem qė ne e hasim gjithnjė dhe ėshtė ēėshtje mentaliteti. Tė afėrm tė fėmijėve kėrkojnė pagesė nga ana e shtetit qė tė mbajnė fėmijėt, pasi nuk preferojnė qė t’i trajtojnė ata nė institucionet tona ose nė rastin konkret kėrkojnė tė rrinė vetė me fėmijėt.
Mund tė gjejė ndihmė te ju njė familje e varfėr ose edhe qytetarė tė ndryshėm nė nevojė?
Absolutisht po. Sigurisht qė do tė shikohen dokumentet, do tė bėhen procedurat pėrkatėse sipas ligjeve nė fuqi, por zakonisht ne kemi fleksibilitet nė zbatimin e procedurave ose nė lehtėsimin e tyre. Shpeshherė ne kemi ngarkuar nėpunėsit tanė pėr t’iu asistuar qytetarėve nė pėrgatitjen e dokumenteve pėrkatėse. Ēfarė mund tė ofroni Ju pėrveē sistemimit tė fėmijėve pa mbrojtje prindėrore nė shtėpitė e fėmijės? Ne ofrojmė ndihmėn ekonomike qė zakonisht tė gjitha familjet qė plotėsojnė kriteret e pėrcaktuara nga ligji e marrin, por edhe sensibilizim pėr organizatat humanitare etj.
Elda Spaho

Komunat me rrugė tė bllokuara dhe pa ushqime

SHKODĖR - Komunat e Shkodrės vazhdojnė tė jenė tė izoluara nga ngricat dhe dėbora. Nė komunėn Temal, sipas kryetarit tė saj Mark Zhuri, gjendja paraqitet e vėshtirė dhe 10 nga 12 fshatrat e kėsaj komuneje janė tė bllokuara nga bora qė arrin mbi njė metėr. Nė 7 fshatra nuk ka energji elektrike dhe janė mbi 50 shtylla tė tensionit tė lartė e tė ulėt qė janė dėmtuar. Rrugėt qė lidhin fshatrat me qendrėn e komunės janė tė bllokuara ndėrsa shkollat nuk funksionojnė qė nga 27 janari 2003. Ndėrsa kryetari i komunės Shllak, Bardhok Zhuri, thotė se ka dy javė qė rruga nacionale qė lidh fshatin e tij me Shkodrėn ėshtė bllokuar, ndėrsa nuk ėshtė ndėrhyrė fare pėr zhbllokimin e saj. Rezervat ushqimore personale tė 498 familjeve tė kėsaj komune janė nė pėrfundim, ndėrsa pėr mungesė fondesh nuk janė tėrhequr ato qė janė planifikuar nga shteti. Energjia elektrike mungon nė 3 fshatra, Vukaj, Kroni i Madh dhe Barcollė. Nė fshatin Vukaj mėsimi ėshtė zhvilluar me ndėrprerje. Nė fshatin Gegaj vazhdon tė jetė problem rrėshqitja e tokės nė njė gjatėsi 3 km dhe gjerėsi 1 –1.5, duke rrezikuar10 shtėpi. Janė shumė shtylla elektrike tė dėmtuara dhe dje elektricistėt e zonės kanė ardhur nė Shkodėr pėr tė siguruar bazė materiale. Nė komunėn Pult dėbora e rėnė ka bllokuar rrugėn qė lidh qendrėn e komunės me Shkodrėn, dhe rrugėt e fshatrave. Sipas kryetarit tė komunės Pult, Sokol Cubi 5 nga 7 fshatrat e kėsaj komune janė tė bllokuar dhe deri tani nuk ėshtė ndėrhyrė fare. Ka dėmtime tė shumta tė shtyllave tė tensionit tė lartė e tė ulėt dhe baza materiale pėr riparimin e tyre ėshtė e pamjaftueshme. Cubi thotė pėr “Shekulli”-n se shkollat nė fshatrat Plan, Bruēaj e Gjon kanė qenė pėr 6 ditė tė mbyllura, ndėrsa tani ka rifilluar mėsimi.
Anila Dushi

Digjet nga zjarri banesa nė Shkodėr si pasojė e qarkut tė shkurtėr elektrik

Lajmi i ores 6:25 PM
SHKODER (11 Shkurt) - Flakėt e zjarrit kanė djegur tėrėsisht sot njė banesė private nė qytetin e Shkodres. Burime zyrtare tė policisė lokale bėnė tė ditur se, "ngjarja ka ndodhur sot nė mesditė kur banesa dykatėshe e 56-vjeēarit Rrok Gavoēi nė lagjen Ndoc Mazi ėshtė pėrfshirė nga flaket". Sipas tė njejtave burime, menjėherė nė vendngjarje kanė shkuar zjarrfikesit, por flakėt ishin pėrhapur me shpejtesi tė madhe, edhe per shkak erės sė forte qė po frynte dhe pėr faktin tjetėr se ndėrtesa ishte e vjeter ndėrtuar me tavane druri ndaj e kanė patur tė vėshtirė shuarjen e zjarrit. Pėr pasojė ėshtė djegur e krejtesisht shtėpia me tė gjitha paisjet. Grupi hetimor qė ka shkuar nė vendngjarje ka konkloduar se shkaku i rėnies se zjarrit ka qėnė njė qark i shkurtėr elektrik. dxh/ko (BalkanWeb)

Tragjedia e Hasit ka zgjuar interesin e autoriteteve tė shtetit dhe reagimin e opozitės
Topalli: “Qeveria ka harruar Veriun”

SHKODER - 12.02.2003 - Ngjarja tronditėse e tri ditėve mė parė ndodhur nė rrethin e Hasit, ku 2 nga 13 fėmijėt e familjes Zyberi ngrinė nga tė ftohtit, njėri prej tė cilėve vdiq, ka ngjallur reagime tė menjėhershme nga ana e opozitės shqiptare. Sipas DĖ, nėnkryetarja e Parlamentit, njėkohėsisht edhe e PD-sė, Josefina Topalli, gjatė njė konference shtypi dje nė Shkodėr tha se kjo ėshtė njė dėshmi e gjallė, qė tregon se qeveria shqiptare i ka braktisur zonat e thella tė veriut.
"Eshtė parė me nėnvlerėsim dhe me njė farė cinizmi sa herė flitet pėr braktisje tė kėtyre zonave....Do tė guxoja ta quaja njė politikė tė qėllimshme tė lėnies mėnjanė. Vetė fakti qė 2/3 e tė gjithė buxhetit pėrqėndrohet vetėm pėr pushtetin lokal tė zonės sė Shqipėrisė sė mesme pėrfshirė Tiranėn dhe Durrėsin dhe 1/3 pėr gjithė pjesėn tjetėr, ndėrkohė qė njė pėrqindje jashtėzakonisht e vogėl i pėrket veriut, ėshtė akuza mė e rėndė pėr braktisjen e kėsaj zone."
Tragjedia e ndodhur nė Gjinaj tė Kukėsit ka zgjuar interesin e plotė tė figurave mė tė larta politike shqiptare. Vetė kryeministri Fatos Nano, sipas njė deklarate pėr shtyp tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, ėshtė interesuar direkt pėr transportin me helikopter tė Ardit Zyberit, njėri nga 12 fėmijėt e ngelur gjallė tė Bajram e Hanife Zyberi. 5 -vjeēari ėshtė sjellė dje nga spitali i Kukėsit nė Qendrėn Spitalore “Nėnė Tereza”, rreth orės 13.30 tė mbasdites. Pėr transferimin e tij nė spitalin e pediatrisė ėshtė interesuar ministri i Shėndetėsisė, Mustafa Xhani. Ai ka falenderuar personelin e mjekėve dhe infermierėve pėr trajtimin e kualifikuar dhėnė fėmijės “duke e kthyer atė nė parametrat jetėsorė

Aktiviteti
Mė shumė pėrkujdesje pėr fėmijėt

SHKODĖR - Nė ditėn ndėrkombėtare tė tė sėmurėve, Karitasi i Shkodrės ka zhvilluar nė mjediset e Fshatit tė Paqes aktivitetin “T’i shtrijmė dorėn jetės”. Tė pranishėm ishin dhe ambasadori italian nė Shqipėri Mario Bova, nėnkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli etj. Drejtori i Karitasit Shkodėr, At Mario Balo, ka thėnė se gjatė 3 viteve tė fundit ėshtė ndėrhyrė dhe janė dėrguar nė Itali, 105 tė sėmurė nga 142 kėrkesa tė paraqitura. Nė 88 raste ato janė pajisur me viza nga konsullata italiane nė Shkodėr dhe nė 17 raste nga ambasada e Italisė nė Tiranė. Tė sėmurėt nė 35 raste kanė patur probleme kardiake, nė 25 raste leuēemi e tumore dhe nė 45 raste sėmundje tė tjera. Ato janė dėrguar nė spitale e klinika mjekėsore nė rajonin e Toskanės, Emilia Romanias, Lombardisė, Laciose.
Anila Dushi

Energjia
Kufizimet, shkaku defektet nė rrjet
SHKODĖR - Mjaft lagje e zona nė qytetin e Shkodrės kanė mungesė totale tė energjisė elektrike pėr shkak tė defekteve nė rrjetin shpėrndarės. Janė djegur transformatorė tek ish-shkolla mekanike bujqėsore, fabrika e kėpucėve, dhe si pasojė qindra shkodranė kanė 8-15 ditė pa energji elektrike. Sipas burimeve nga ndėrmarrja elektrike janė 10 transformatorė tė djegur si dhe njė sasi jo e vogėl kabllosh tė tensionit tė ulėt. Kjo pėr shkak tė mbingarkesės sė rrjetit tė amortizuar shpėrndarės. Riparimi i kėtyre defekteve zgjat mjaft. Banorė tė rrugės “Ēerēiz Topulli” nė lagjen “Skėnderbeg” tregojnė se kanė 16 ditė pa energji elektrike, nga djegia e transformatorit i cili akoma nuk ėshtė riparuar. Sekretari i kėshillit tė qarkut tė Shkodrės, Shyqyri Selhani ka akuzuar punonjėsit e sektorit tė riparimit tė defekteve nė ndėrmarrjen elektrike.
Selhani ka folur edhe pėr mosshpėrndarje tė njėjtė tė energjisė elektrike nė Shkodėr.
Anila Dushi

Dėshton mbledhja e kėshillit bashkiak
MALĖSI E MADHE - Mosplotėsimi i numrit tė anėtarėve qė duhet tė jenė tė pranishėm ka bėrė qė tė dėshtojė dy herė radhazi mbledhja e kėshillit bashkiak nė qytetin e Koplikut. Mosplotėsimi i 3/5 tė anėtarėve ka bėrė qė ky organizėm tė mos mblidhet mė datat 4 dhe 10 shkurt 2003, ku do tė diskutohej pėr miratimin e fondit tė pagave, sistemin e taksave dhe strukturėn. Sipas disa kėshilltarėve, mungesat janė tė pajustifikueshme pasi anėtarėt kanė qenė tė lajmėruar. Nė kėshillin bashkiak tė qytetit tė Koplikut nuk funksonojnė seksionet e veēanta dhe kjo sjell vonesa nė studimin, diskutimin dhe miratimin e propozimeve qė bėhen kėtu.
Anila Dushi

Nė banesėn e pėrfshirė nga flakėt jetonin pesė familje. Zjarri pėrfshiu vetėm dy dhoma
Energjia, digjet pjesėrisht njė banesė

SHKODĖR - Njė banesė nė qytetin e Shkodrės ėshtė djegur si pasojė e njė shkėndije elektrike, duke dėmtuar kėshtu 5 familje qė jetonin nė tė, por pa shkaktuar viktima nė njerėz. Burime nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se banesa nė lagjen “Vasil Shanto” u pėrfshi nga flakėt nė orėt e vona tė dy ditėve mė parė. “Ka qenė ora 23:40 e sė martės ku banesa dykatėshe nė tė cilėn jetonin pesė familjet u pėrfshi nga flakėt”,- saktėsuan pėr gazetėn burime nga vendngjarja. Banesa dykatėshe nuk ishte e vjetėr. Fillimisht flakėt e zjarrit kanė pėrfshirė dy dhomat ku banonte familja e Rrok Gavoēit, prej 4 personash. Sipas hetimeve tė para, aty ka ndodhur dhe qarku i shkurtėr. Pjesėtarėt e familjes Gavoēi, sapo kanė parė flakėt e zjarrit kanė dalė menjėherė jashtė dhe pas saj edhe pjesėtarėt e katėr familjeve tė tjera. Mėsohet se dy dhomat e familjes Gavoēi janė djegur plotėsisht, ndėrsa kanė shpėtuar pėr mrekulli dhomat e familjeve tė tjera. Ka qenė ardhja e shpejtė e zjarrfikėseve ajo qė ka evituar njė katastrofė tė mundshme. Qė nga fillimi i kėtij viti kjo ėshtė banesa e katėrt qė digjet nė Shkodėr dhe shkak kanė qenė qarqet elektrike ose objektet qė pėrdoren me energji elektrike. Ndėrkohė, dy ditė mė parė, nė rrethin e Tropojės u dogj nė banesėn e saj njė vajzė 2-vjeēare. Shkak edhe nė kėtė rast ishte qarku i shkurtėr elektrik.
Anila Dushi

E DREJTA E JETES - KU KA IKUR?...

Jozefina Topalli-Ēoba
Lasgush Poradeci thoshte: "Poeti mban pergjegjesi per cdo gje. Une ndjehem fajtor per pushkatimin e poetit Vincenc Prendushi".
Ēfare faji kishte Poradeci, te gjithe e dijme. Hic fare.
Por, ndergjegja e tij, fisnikeria dhe shpirti i tij, i thoshte te ndante peshen e krimit e te mekatit qe s'i perkiste.
Ēfare duhet te themi ne politikanet. Te kerkojme ndjese...kot. Te qajme...c'vlere ka. Te reagojme...shume vone. Dashur pa dashur, me te drejta pa te drejta te gjithe kemi pjesen tone te mekatit e pergjegjesise.
Une nuk i shoh filmat horror. Por, skenat e femijes se ngrire dhe te vellait Arditit lakuriq, me te tmerrshme skena qe mund te shihen ne keto filma, me te frikshmet qe mund te imagjinojme, me te dhimbshmet qe shpirti mund te mbaje - jane nje akuze e forte.
Sa Armir e Ardit ka Shqiperia? Askush s'e di. Statistika s'ka. Sigurisht jane shume. Por politika ka gjera me te rendesishme. S'ka kohe per t'i kerkuar edhe pse jemi rrethuar me to? S'pranon t'i mesoje, sepse eshte nje akuze per te. Aq te pashpirte jemi bere, sa duhet te frikesohemi nga vetja. Ēdo goje pas pamjeve qe pame ka te drejte te pyese:
Ku shkoi e drejta per jeten?
Ku iku e drejta per mbrojtjen e shendetit, e drejta per t'u mbrojtur kunder varferise e perjashtimit shoqeror, e drejta per te marre mbeshtetje e asistence, per te permiresuar "cilesine e jetes!!?
Te gjitha keto pyetje kane pas nje pyetje etike.
Mos duhet qe te varferit te mendojne per shendetin e te pasurve?
A mundet qe varferia te kompromentoje kaq rende dinjitetin njerezor e te drejten e jetes?
A mund t'ia leme vetem medias qe te investigoje?
Arditi e Arditet i perkisnin nje jete pa uje, pa ushqim, pa ngrohje. Ardite te tjere - blihen, shiten - trafikohen, dhunohen - i shiten organet. Por, kaq na eshte ngurtesuar shpirti, sa keto duken fjale pa permbajtje. Thua se kultura e vdekjes eshte bere pjese jona.
Politika eshte kthyer ne nje "pacient". Vuan nga nje anemi shpirterore. Asaj i duhet nje ilac shpirteror.
Arditi:
A del per mue pranvera?
A zbardh per mue me drite?
A gezon kjo zemer e mjere?
A po rrij kot tuj prite?
Vincenc Prendushi

Ormir Rusi: Shkurtimet e fondeve, drastike e tė paparashikuara. Gjykoj politikisht
Qeveria pezullon investimet

"S'ka fonde pėr unazėn e Urėn e Bunės"
SHKODER - 13.02.2003 - Qeveria i pezullon tė gjitha investimet e mėdha tė parashikuara pėr vitin 2003 pėr qytetin e Shkodrės. Aktualisht vlera e investimeve pėr projekte tė ndryshme pėr tė cilat janė prononcuar vetėm pak kohė mė parė kryeministri Fatos Nano dhe ministri i Transporteve, Spartak Poēi, ėshtė zero. Lajmi konfirmohet nga kryetari i bashkisė sė qytetit verior, Ormir Rusi, i cili shkurtimin drastik tė fondeve e gjykon politikisht.
Viti 2003 me sa duket do tė shėnojė njė kthim prapa pėr qytetin e Shkodrės. Dje Rusi ka pohuar se financimet e qeverisė pėr kėtė vit janė shkurtuar nė mėnyrė drastike dhe tė paparashikueshme. Ky pohim i dalė nga bashkia, i ka trembur tė gjithė, mbase pėr faktin se disa nga investimet e mėdha tė parashikara tė bėhen gjatė kėtij viti nė Shkodėr, kanė marr OK e kryeministrit Nano dhe ministrit, Poēi. Sipas kryebashkiakut Rusi, vlera e investimeve pėr unazėn e qytetit tė Shkodrės, pėr projektin e urės sė re tė Bunės dhe tė vazhdimit tė rrugės sė Velipojės ėshtė zero. Ndėrkohė ėshtė ndėrprerė financimi dhe pėr rrugėn "Isa Buletini" deri te Katedralja e Madhe e qytetit, e cila do tė vinte si vazhdim i rrugės "Alqi Kondi". Ministri i Transportit, Spartak Poēi, gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Shkodėr pohoi para mediave se qeveria kishte miratuar fondet pėr unazėn e qytetit dhe urėn e re tė Bunės. Kurse Nano gjatė njė interpelance nė Parlament ka replikuar me deputeten Jozefina Topalli, duke i thėnė se unaza e qytetit tė Shkodrės ėshtė financuar nga qeveria e tij. Pėr herė tė parė gjatė mandatit tė tij, Rusi i gjykon politikisht tė thėnat dhe tė bėrat (asgjė) e pėrfaqėsuesve tė qeverisė pėr investimet nė qytetin e tij. Shkurtimin e fondeve ai e lidh me politikėn e partisė nė pushtet. Sipas kryebashkiakut, qeveria nė prag fushate nuk ėshtė e interesuar qė tė japė fonde pėr Shkodrėn, pasi ajo i dėrgon ato nė qytetet ku i intereson. Gjithashtu Rusi ka sqaruar se gjatė mandatit tė tij, viti 2001 ka qenė mė i miri pėr sa u pėrket fondeve tė dhėna nga qeveria. Ndėrsa nė vitet 2002-2003 fondet pėr investime tė ndryshme kanė ardhur duke u pakėsuar.

Karitasi, takim me pacientėt
"Do tė ēojmė mė shumė tė sėmurė nė Itali"
SHKODER - "T'i shtrijmė dorė jetės". Ky ka qenė mesazhi i njė takimi tė organizuar dje nė fshatin e Paqes nga Karitasi i Shkodrės me tė sėmurėt e kėtij qyteti dhe familjarėt e tyre. Takimi nė fjalė ėshtė mbajtur nė orėn 09.00. Tė sėmurė shkodranė tė shoqėruar nga tė afėrmit e tyre janė nisur me makina pėr nė fshatin e Paqes (rrėzė malit tė Taraboshit), i cili ndodhet pak kilometra larg qytetit tė Shkodrės. Ata janė mbledhur nė njė sallė tė madhe, ku kanė qenė tė pranishėm: ambasadori italian nė Shqipėri, Mario Bova, nėnkryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli, si dhe pėrfaqėsues tė Karitasit. Kėta tė fundit kanė shprehur edhe njė herė mbėshtetjen e tyre pėr tė ndihmuar tė sėmurėt, tė cilėt kėrkojnė kurim nė Itali. Madje nė takim kanė marrė pjesė dhe tė shėruar, pas mjekimit nė vendin fqinj. Prej vitesh Karitasi ndihmon pėr mjekimin e tė sėmurėve jashtė vendit. Sipas statistikave tė dhėna nga atė Mario Baljo, aktualisht janė 142 kėrkesa tė bėra nga familje tė tė sėmurėve nė Shkodėr pėr t'u kuruar nė Itali. Nga kėto, 105 janė miratuar, duke plotėsuar dokumentacionin e nevojshėm dhe marrjen e vizave. Tė sėmurėt qė kanė pėrfituar, janė kryesisht me leucemi, me tumore tė ndryshme e tė sėmurė kardiakė.

Enigma
Digjen dy banesa nė Shkodėr
SHKODĖR - Dy banesa tė vjetra me kulm tė njėjtė janė djegur rreth orės 21.00 tė ditė sė djeshme nė qytetin e Shkodrės. Deri tani shkaqet e zjarrit nuk dihen. Banesat dykatėshe ndodhen nė lagjen “Dėrgut”, nė krah tė shkollės 8-vjeēare “Xheladin Fishta”. Nė njėrėn prej banesave jetonte njė person i vetėm, ndėrsa nė tjetrėn njė familje me tre pesona e cila dje nuk ndodhej aty, pasi ishin nė Korēė. Zjarri ka rėnė fillimisht nė pjesėn ku jeton i vetėm shtetasi Syri Bekteshi. Ai i tronditur ka dalė jashtė, ndėrsa zjarri ėshtė pėrhapur me shpejtėsi dhe ka pėrfshirė edhe hyrjen tjetėr nė tė cilėn nuk ndodhej askush. Dy zjarrfikėse nuk kanė mundur tė shpėtojnė asgjė, por kanė lokalizuar zjarrin pėr tė mos u pėrhapur tek banesa e tretė, edhe kjo nė kulm me tė parat. Ēatia ka rėnė e gjitha dhe ėshtė shkrumbuar gjithēka. Syri Bekteshi nuk ka qenė nė gjendje tė tregonte se si ndodhi, pasi ėshtė shumė i tronditur. Familja qė ndodhej nė Korēė dhe qė iu dogj banesa kishte ndėrtuar dhe njė shtėpi tė re, jo larg sė parės.
Anila Dushi

Hidhet nga kati i pestė 22-vjeēarja nga Shkodra
Lajmi i ores 9:00 PM
SHKODER (14 Shkurt) - Njė 22-vjeēare nga qyteti i Shkodrės ėshtė hedhur pasditen e sotme nga ballkoni i shtėpisė sė saj nė katin e pestė dhe aktualisht ndodhet nė spital nė gjendje kritike. Burime zyrtare tė policisė lokale, thanė se, ngjarja ndodhi rreth orės 17:30, ku 22-vjeēarja Emiliana Ymeri, sipas dėshmitarėve okularė, u hodh nga ballkoni i shtėpisė sė saj nė katin e pestė. Pėr pasojė ajo ka marrė plagė tė rėnda nė pjesė tė ndryshme tė trupit dhe menjėherė u dėrgua nė spitalin e qytetit. Burime nga spitali thanė se, megjithė ndihmėn e parė qė iu dha 22-vjeēares, gjendja e saj vazhdon tė jetė tepėr e rėndė pėr shkak tė plagėve nė kokė dhe pjesė tė tjera tė trupit. dxh/mr (BalkanWeb)

Akuza: Kontrolli i vitit 2002 "kryqėzoi" prokurorėt Doda, Ujka dhe Golemi
Prokuroria: "Ndėshkimi nga Sollaku, mė i rrepti"

SHKODER - 15.02.2003 - Probleme nė drejtimin e organit tė prokurorisė, keqmenaxhim tė punės, zvarritje nė hetimin e ēėshtjeve dhe qėndrim tė butė nė dhėnien e masave tė dėnimit. Ky ishte konkluzioni i nxjerrė nga grupi i inspektimit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme gjatė kontrollit tė ushtruar nė tetor tė vitit tė kaluar, i cili pasoi me dhėnien e vėrejtjeve tė rėnda pėr tre emra tė njohur prokurorėsh, midis tė tė cilėve dhe kryeprokurori Ludovik Doda.
Ndėrkohė dje pėr herė tė parė burime nga Prokuroria e Shkodrės kanė komentuar se masat e marra dhe vėrejtjet e dhėna nga kreu i Prokurorisė Shqiptare janė mė tė fortat qė ky institucion ka marrė prej eprorėve tė tij gjatė kėtyre viteve tė fundit. Gjithēka ka nisur nė fund tė shtatorit dhe nė fillimtetorin e vitit tė kaluar. Njė grup ekspertėsh tė Drejtorisė sė Inspektimit nė organin e lartė tė akuzės bėnė njė kontroll nė Prokurorinė e Shkodrės. Sipas burimeve nga organi i akuzės sė qytetit verior, nė "sitėn" e specialistėve tė qendrės kaluan tė gjitha dosjet e vitit 2001 dhe tė 9-mujorit tė vitit 2002. Nga kontrolli rezultuan shkelje tė rėnda nė hetimin e ēėshtjeve tė ndryshme, si edhe nė drejtimin e kėtij institucioni. Nė siglėn e vėrejtjeve tė dhėna u "kryqėzuan" prokurorėt: Pjetėr Ujka dhe Ilir Golemi, si dhe vetė kreu i prokurorisė sė qytetit verior, Ludovik Doda. Me propozim tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Prokurorisė e tė kryeprokurorit Theodhori Sollaku u largua nga detyra prokurori Ujka dhe u pezullua Golemi. Ndėrkohė Sollaku, pas ndėrrimit tė kreut tė prokurorisė sė Shkodrės, e urdhėroi prerazi stafin e kėtij institucioni "pėr eliminimin e zvarritjeve nė hetim, zbatim me rigorizitet tė ligjit tė procedurave penale, ashpėrsim tė politikės sė dėnimit dhe rritje tė kontrollit tė brendshėm". Pavarėsisht problemeve jo tė vogla nė organin hetimor tė Shkodrės, shifrat e raportuara pėr punėn e bėrė gjatė vitit 2002 flasin pėr njė rritje tė nivelit nė hetimin e dosjeve. Sipas ekspertėve tė akuzės, nė strukturėn e kriminalitetit nė zonėn e Shkodrės dhe tė Malėsisė sė Madhe dominon krimi kundėr personit dhe pasurisė, ndėrsa ėshtė pakėsuar ndjeshėm numri i vrasjeve.

Kujtohet 85-vjetori i themelimit tė shoqėrisė kulturore
"Rozafati", lindja e teatrit amator qė daton fillimin e shekullit XX

Nikolin Paloka, 15.02.2003
Fillesat e artit teatror amator shqiptar datojnė nė dekadat e para tė shekullit tė kaluar, sidomos pas shpalljes sė pavarėsisė kombėtare. Nė qytetin e Shkodrės amatorėt e parė (Loro Kovaēi, Andrea Skanjeti, Zef Jubani, Pjetėr Gjoka, Gjon Karma, Marije Logoreci, Lec Shllaku, Ndrek Shkjezi, Lec Bushati) qė nė moshė tė re jepnin shfaqje nė kasolle, jerevi, rrugica etj., kryesisht me fėmijėt e tė rinjtė e lagjes. Mė pas kėto shfaqje tė vogla i organizoi dhe i drejtoi shkolla e jezuitėve (1918), pėr tė marrė pėrmasa mė tė mėdha, pasi u ngritėn shoqėritė artistiko-kulturore:"Vllaznia", "Bogdani", "Rozafat", "Antoniane". Ndėr tė gjitha kėto shoqėri ajo qė pati jetė mė tė gjatė dhe veprimtari tė gjithanshme kulturore dhe artistike, ishte Shoqėria Muzikore "Rozafat" (1918-1939), e cila u mbyll nga forcat okupuese mė 1939. Shoqėria "Rozafat" u pagėzua me emrin e kėshtjellės sė Shkodrės nga themeluesit e saj, mjeshtra, zanatēinj dhe intelektualė tė shquar tė qytetit (mė datė 13 shkurt 1918). Stema e shoqėrisė ishte kėshtjella, nė sfondin e flamurit ngjyrėkaltėr, nė anė kishte simbolet e muzikės dhe emrin e shoqėrisė. Shoqėria, krahas drejtuesve, kishte edhe statusin e saj. Themeluesit dhe drejtuesit kryesorė tė shoqėrisė qenė: Simon Rranxi (Gurakuqi), Pashko (Shuk) Paloka, Kolė Gapeli (kėpucar), Cin e Nush Daija (marangozė), Luigj Dajēi (mekanik), Gjon Laca (rrobaqepės), Ton Dajgi e Kolė Shiroka (berberė); Kel Luka, Gegė Gurakuqi, Paulin Pali, Nush Gurakuqi (nėnpunės); Pjetėr Bedeni dhe Hilė Staka (argjendarė). Pėrkrahje tė fuqishme materiale dhe morale kjo shoqėri pati edhe nga mjaft personalitete tė kohės si: Mėsuesi i Popullit, Luigj Gurakuqi, Shuk Gurakuqi (ish-ministėr Finance), Kel Marubi (fotograf i shquar), Martin Gjoka, Ndrekė Kagulini, Nush Topalli etj., tė cilėt mbetėn deri nė fund anėtarė nderi tė shoqėrisė. Nė fund tė vitit 1918 shoqėria numėronte 220 anėtarė. Fillimisht kjo shoqėri ishte muzikore dhe orkestrėn e saj e pėrbėnin themeluesit e saj. Mė pas u ngrit grupi teatral me Loro Kovaēin, Rrok Zadejėn, Kolė Lacėn, Karlo Gurakuqin, Luigj Sheldinė, Kolė Demėn. Shfaqja e parė muzikore e kėsaj shoqėrie u dha mė 28 nėntor 1919. Nė kėtė shfaqje, pėr herė tė parė nė Shkodėr doli nė skenė edhe ngė vajzė (Lajde Gurakuqi), e cila, pėrveē njė roli nė dramė, recitoi plot zjarr njė poezi patriotike. Si drejtues muzike kanė qenė: Frano Ndoja, Luigj Prela, Zef Kurti, si dhe dirigjentė nga Italia, Sllovenia etj. Nga shfaqjet teatrore mė dinjitoze kanė qenė: "Besa", "Moisi Golemi", "Atdheu nuk mohohet", "Kthimi i Skėnderbeut", si dhe komeditė "Bilbili nė Shkodėr", "Nata e mbrame e karnevaleve", "I ligu pėr mend", "Dy gungagėt" etj. Kėto shfaqje u pritėn me shumė kėnaqėsi nga publiku, gjė qė e rriti mjaft nderin dhe autoritetin e Shoqėrisė "Rozafat". Kjo shoqėri zbatoi edhe aktivitete tė tjera patriotike, edukimi dhe zbavitjeje, sidomos pėr tė rinjtė. Pėr vite me radhė ajo organizoi kremtimin e karnevaleve tė famshme tė Shkodrės. Mjeshtėr tė organizimit, drejtimit dhe tė hartimit tė bejteve tė karnevaleve kanė qenė: Kolė Shiroka, Ndoc e Kolė Tivari, Pashuk Paloka. Shoqėria organizonte edhe shfaqje filmash, piknike, si dhe festimin e 1 Majit.

U kthye nga Italia para 4 muajsh
Ferdinand Bjanku, koncert me kėngė popullore, pas 11 vitesh

SHKODER - 15.02.2003 - Kėnga popullore shkodrane e trashėguar brez pas brezi ka ardhur mė e freskėt se kurrė mbrėmjen e sė enjtes nė sallėn e Teatrit "Migjeni" nėpėrmjet koncertit recital tė Ferdinand Bjankut. E stilizuar me ngjyrat e kohės dhe e kėnduar me pasion e profesionalizėm nga Bjanku, kėnga shkodrane ka trokitur disi ndryshe te tė pranishmit, duke zgjuar si rrallė herė nė kėto vitet e fundit emocionin te spektatori i pranishėm nė sallė. Niveli i lartė artistik i pėrpunimit tė kėngėve tė vjetra, pa dalė nga origjinaliteti i tyre, siguroi suksesin e kėngėtarit tė njohur. Sipas tė pranishmėve nė koncertin "Qytetit tim", tradita shkodrane u prezantua shumė mirė dhe me ndjeshmėri nga Bjanku. Kjo e ndihmuar edhe nga skenografia dhe veshja e vajzave qė e shoqėruan kėngėtarin. Nė koncert nuk kanė munguar edhe problemet e vogla tė skenarit apo edhe tė organizimit, por ato nuk kanė rėnė nė sy, kjo falė mjeshtrisė sė Ferdinand Bjankut. Ky i fundit ka pak muaj qė ėshtė kthyer nga Italia, ku kishte emigruar qė prej 11 vitesh. Koncerti i dhėnė dy netė mė parė u organizua nga qendra kulturore "Pjetėr Gaci" e qytetit tė Shkodrės, Teatri "Migjeni" dhe fondacioni "Pro-Helvetia".

Njė vit me energji “borxh”
SHKODĖR - Banorė tė rrugėve “Ruzhdi Tyli” dhe “Musa Luli” nė lagjen Naim Gjylbegu” nė Shkodėr, prej njė viti marrin energji elektrike nga tela tė lidhur nė pjesė tė tjera tė lagjes. Nė dhjetor tė vitit 2001 u dogj transformatori i cili furnizonte rreth 300 familje. Ai u hoq pėr t’u riparuar dhe siē tregojnė banorėt u vendosėn 2 shtylla mė bazament pėr vendosjen e tij. Por ka kaluar 1 vit dhe kėta banorė marrin energji me anė telash tė lidhur nė zona tė tjera dhe kjo vetėm pėr ndriēim, pasi asnjė pajisje nuk punon me kėtė lloj tensioni. Banorėt i janė drejtuar jo vetėm KESH-it nė Shkodėr, por edhe institucioneve tė tjera drejtuese. Problemi qėndron tek kabllot pėrcjellėse qė duke qenė tė shtrira nė oborret e disa banesave, pronarėt e tyre nuk lejojnė qė ato tė vihen pėrsėri aty. Kjo pasi kabllot qė shpesh digjen janė njė kėrcėnim jo i vogėl pėr kėta banorė. Si pasojė e lidhjeve provizore elektrike, dy banorė tė kėsaj zone janė aksidentuar mė pasojė vdekjen, vitin e kaluar, thotė pėr “Shekullin” njė banor i kėsaj lagjeje.
Anila Dushi

Kufizimet nė Shkodėr, pėr shkak tė amortizimit tė rrjetit
SHKODĖR - 16.02.2003 - Kufizimet e energjisė elektrike nė Shkodėr, ndonėse jo si ato tė janarit tė kėtij viti, vijnė pėr shkak tė rrjetit shpėrndarės tė amortizuar dhe jo nga KESH-i. Drejtori i KESH-it pėr rrethin e Shkodrės, Nexhat Maliqi, duke deklaruar kėtė fakt tha pėr gazetėn “Shekulli” se brenda tremujorit tė parė tė kėtij viti, do tė ndėrhyhet tek nėnstacioni i Shkodra 1, nė tre fidra tė qytetit, nė fidrin qė furnizon stacionin e pompave tė ujit tė pijshėm si dhe atė tė zonės industriale tė qytetit. Do ndėrhyhet dhe nė nėnstacionin elektrik Shkodra 2 ku do tė kalojnė nė rrjetin 20 kw 3 fidra nga nėnstacioni Shkodra 1. Maliqi thekson se problem mbetet shpėrndarja jo e njėjtė e ngarkesės nė rrjet, e cila kalon nga 50 amper nė 600 amper apo edhe 1000 amper duke e tejkaluar kapacitetin e pajisjeve dhe kjo sjell edhe dėmtimin e tyre. Rishpėrndarja e ngarkesės sė fidrave do tė bėhet duke iu referuar hartave tė bashkive pėr shpėrndarjen e popullsisė. Nė investimet pėr rrjetin shpėrndarės do tė ndikojė dhe riblerja nga shteti e 30% tė aksioneve tė ndėrmarrjes elektrike Sesa, tė cilat i kanė privatėt. Kėshtu KESH-i do tė ketė nėn zotėrim 100% kėtė ndėrmarrje, dhe do tė mund tė investojė mė shumė.
Anila Dushi

Hetuesi britanik tregon zbulimin e vrasjen, identifikikimin e autorėve dhe tė bandave shqiptare, deri te bashkepunimi me Prokurorinė e Pėrgjithshme nė Tiranė e udhėtimin nė Shkodėr
LONDER/ Sean O'Neil: Ju tregoj si i zbuluam autorėt, tani po shkruajmė njė libėr
Si u zbardh vrasja e Londrės

Dedektivi rrėfen pas dėnimit tė Colit
-- nga Londra, Muhamed Veliu
LONDER - 16.02.2003 - Vetėm 48 orė pasi Gjykata e Shkodrės i ka dėnuar me 45 vjet burg vrasėsit e Pėrparim Malajt nė Angli, mė 2 shtator 2001, Sean O'Neilit, njėri nga 30 dedektivėt qė hetuan, tregon pėr Gazetėn Shqiptare rezultatet e hetimit tė tij 2-vjeēar.
"E gjithė ēėshtja ka qenė e gjatė, si pėr tė zbuluar vrasėsit, njėkohėsisht edhe pėr t'i dėnuar ata. Pėr ne ka qenė njė sfidė e vėrtetė, e cila them se mbaroi me sukses, veēanėrisht pėr familjen e Pėrparimit", ka thėnė O'Neil. Sipas tij, "hetimi i kėsaj vrasje ka qenė tepėr i vėshtirė, jo vetėm pėr mua dhe kolegėt e mi, por edhe pėr tė gjithė ata qė u ingranuan nė zgjidhjen e kėtij krimi. Kjo ēėshtje ka qenė tejet e vėshtirė, sepse personat e pėrfshirė nė kėtė vrasje flisnin njė gjuhė tjėtėr, kishin njė kulturė tjetėr nga ajo britanike. Pėr ne e gjithė ēėshtja ka qenė njė leksion i gjatė, jo vetėm pėr kompleksitetin qė mbartte ky hetim, por edhe nė lidhje me zbatimin e ligjeve tė shteteve ndėrkombėtare, nė rastin konkret, Shqipėrisė". Mė tej hetuesi anglez ka treguar se ėshtė pėrgatitur njė ēėshtje pėr gjykim nė Shqipėri, krejt ndryshe nga ato qė ai dhe kolegėt e tij pėrgatisnin pėr gjykatat angleze.
Familja e Pėrparim Malajt nė Shqipėri i ka mbajtur vazhdimisht nė kontakt me ecurinė e hetimit dhe mė pas tė gjyqit. "Kjo familje ka dhėnė ndihmėn e saj, si pėr ne ashtu dhe pėr prokurorinė shqiptare, pėr tė zbardhur dhe vėnė para drejtėsisė ata qė kryen kėtė krim", ka thėnė O'Neil, dike theksuar, se "asnjė proces hetimor nuk mund tė jetė i suksesshėm pa ndihmėn e individėve (dėshmitarėve) dhe pjesėtarėve tė komunitetit, tė cilėt janė tė gatshėm pėr tė dhėnė dėshmi nė gjykatė".
Ngjarja
Ka qenė data 2 shtator e vitit 2001, kur pas njė grindje nė rrugėn "Chapel Street", Luton, mbeti i vdekur nga goditja me thikė azilanti shqiptar, Pėrparim Malaj, nga Tropoja. Nga hetimet e mėvonshme rezultoi se shkaku i vrasjes ishte njė mosmarrėveshje e vjetėr lidhur me prostitucionin nga dy grupe rivale, tė Shkodrės dhe Tropojės, qė vepronin nė zonėn e Lutonit dhe nė veri tė Londrės. Mė vonė dedektivat zbuluan se disa kohė para se tė ndodhte vrasja e Pėrparimit, e cila u krye pėr motive hakmarrje, kishte ndodhur njė tjetėr sherr midis bandave, ku ishte plagosur njė djalė i ri, pjesėtar i bandės sė Shkodrės. Disa njerėz dėshmitarė tė kėtyre dy ngjarjeve, u lokalizuan dhe mė pas ata dhanė dėshmi me tepėr vlerė pėr tė zbuluar vrasėsit. Duke vazhduar hetimin, 30 dedektivėt qė po hetonin kėtė ēėshtje, nga verifikimet e tyre zbuluan se personat qė kishin lidhje me incidentin, ishin zhdukur. Pėr gati njė vit pjesėtarėt e operacionit MOWGAN hetuan kėtė krim pėr tė bėrė tė mundur arrestimin e vrasėsve tė Pėrparimit. Por autorėt e krimit kishin munduar tė largoheshin nga Anglia nė drejtim tė shteteve tė tjera nė Europė.
Arrestimi
Nga bashkėpunimi midis grupit tė hetimit nė Luton dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme nė Tiranė u zbulua se njėri nga tė akuzuarit pėr vrasje, Petrit Coli, ishte rikthyer nė Shqipėri. Pas kėtij zhvillimi tė ri nė kėtė ēėshtje, Prokuroria Shqiptare nė bashkėpunim me policinė e Shkodrės bėjnė arrestimin e Colit. Nė mars 2002 grupi drejtues i hetuesave tė kėsaj vrasje udhėton drejt Shqipėrisė, ku interviston tė arrestuarin, si dhe merr prova, AND-nė, nga pjesėtarėt e familjeve tė dy personave tė tjerė tė dyshuar si bashkėpuntorė nė vrasje: Arben Palit dhe Marian Lukajt, kushėrinj tė Petrit Colit, banues nė Shkodėr. Vetėm pas tre muajve nga vizita e dedektivave nė Shqipėri, ata pėrgatitėn njė dosje tė cilėn e depozituan nė Ministrinė e Drejtėsisė dhe nė prokurori me provat tė cilat, si pasojė, do tė bėnin qė Coli tė vazhdonte tė mbetej nė qeli. Ndėrsa pėr dy tė tjerėt, tė shpallur nė kėrkim, u vendos tė gjykoheshin nė mungesė. Nė bazė tė hetimeve tė dedektivave anglezė, tė publikuara nga O'Neil, nė qershor tė vitit 2002 zbulohet se Azem Gashi, 30 vjeē, banus nė lagjen "Tottenham" nė Londėr, ishte personi i cili kishte ndihmuar strehimin e vrasėsve pas krimit dhe kishte ndihmuar largimin e tyre nga Anglia. Ai u dėnua me tre vjet e gjysmė dhe me vendim gjykate: kthim nė Shqipėri pas mbarimit tė dėnimit.
Gjykata
Seancat e 22 dhe 24 korrikut 2003 do tė mbahen mend si i pari rast nė historinė e Drejtėsisė Shqiptare, kur anėtarėt e trupit gjykues zhvillojnė njė seancė gjyqėsore jashtė Shqipėrisė, e njėjta gjė ishte dhe pėr policinė e Lutonit: bėrja e njė procedure tė tillė. E hėnė, 9 shtator 2002. Nė Shkodėr, nėn masa tė rrepta sigurie, nė Gjykatėn e Faktit fillon procesi gjyqėsor ndaj tre tė akuzuarve pėr vrasjen e Lutonit. Gjykata i pranoi si tė vlefshme tė gjitha evidencat e sjella nga Anglia, si dhe dogjoi tre dėshmitarė, tė cilėt kishin udhėtuar nga Britania drejt Shkodrės. 12 shkurt 2003, tre tė akuzuarit dėnohen nga trupi gjykues nė Shkodėr me 15 vjet burg secili.
Libėr nga dedektivėt
Sion O'Neil sė bashku me dy dedektivėt e tjerė nė krye tė kėsaj ēėshtje pohojnė se tani qė gjithēka ka mbaruar, ata po shkruajnė njė libėr ku do tė tregojnė rreth hetimit dhe si ata arritėn qė nga njė vrasje e nė Luton tė zbulonin tė gjithė rrjetin e trafikantėve shqiptarė tė prostitucionit dhe konfliktet e tyre tė lindura qė nė kohėn kur ata vepronin nė Itali. Po ashtu, O'Neil thotė se nė libėr do t'i lihet njė vend i veēantė udhėtimeve tė bėra nga ata nė Shqipėri. Me shaka ai tregon se njė natė tė vonė kur po ktheheshin nga Shkodra nė Tiranė, nė rrugėn nacinale makina e Prokurorisė sė Pėrgjithshme e Ardian Vishės, me tė cilėn po udhėtonin, ndalohet nga tetė veta me automatikė, tė cilėt rezultoi mė pas se ishin forcat speciale qė kontrollonin rrugėn. Sion thotė: "Atė moment i thashė vetes: Kaq e patėm, na vranė".

Shtėpia e njohur ishte ndėr tė paktat familje pasanike nė Shkodėr qė mbante "Selamllėkun"
Sokolėt, kulla bujare e Veriut

Ndėrtesa 300-vjeēare u dogj 5 ditė mė pare
SHKODER - 16.02.2003 - Njė kullė dykatėshe gjysmė e djegur me njė oborr tė shkretuar e tė cunguar. Kjo ėshtė pamja e sotme tejet e trishtė e njė prej shtėpive mė karakteristike tė Shkodrės, asaj tė Sokolėve. Para 60 viteve nė oborrin e kėsaj kulle, ku fisnikėrisht jepej "selamllėku" (priteshin mysa-firė brenda dhe jashtė vendit), lulėzonin tulipanėt e karafilat aq tė njohur tė Shkodrės, rriteshin e loznin kaproj, palloj, lepuj, pėllumba e gjithfarė kafshėsh e shpendėsh tė tjerė.
Tashmė nga shtėpia karakteristike nuk ka mbetur gjė nga "arsenali" i saj rrezėtitės. Armė, shandane argjendi, orė muri tė ardhura nga Azia, sė bashku me njė shpatė tė rrallė, dhuratė nga qeveria komuniste e Stalinit, flenė diku gjetkė. Ndėrkohė harresa, ndė-shkimi i kohės dhe flakėt e zjarrit qė ranė pak ditė mė parė nė kullė, nuk kanė mundur ta fshijnė dot atė pjesėz historie qė fshihet brenda saj, si dhe persekutimet, internimet e burgosjet e pinjollėve tė Sokolėve, njė prej familjeve mė tė njohura e tė fisme tė qytetit verior.
Kulla
Pas shtėpisė 300-vje-ēare tė Gjonejve, flakėt e zjarrit pėrcėlluan muret e kullės sė Sokolėve, e cila ėshtė ndėrtuar nė fund tė shekullit XVIII. Njė shtėpi karakteristike shkodrane, qė ėshtė shpėrfytyruar nga vitet. Deri nė fund tė vitit 1994 kulla shquhej pėr shkallėt me mermer guri, ēardakun me qoshk, dhomėn e madhe, me punime tė gdhendura druri, oxhakun me motive floreale. Zjarri i disa ditėve mė parė vetėm sa hodhi blozė tė zezė mbi ato pak vlera qė kanė mbetur prej saj. Oborri i dikurshėm i kėsaj shtėpie, qė i linte pa mend jo vetėm shkodranėt vetė, por edhe tė huajt, ėshtė njė ndėr personazhet mjerane tė Migjenit. Askush nuk mund ta imagjinojė tani, duke parė oborrin e shkretuar dhe tė cunguar tė shtėpisė sė Sokolėve, parajsėn e dikurshme tė shkatėrruar pas vitit 1945. Ata qė e kanė njohur lulėzimin e dikurshėm tė kullės, mbajnė ende nė kujtesė pamjen e njė kopshti tė vogėl botanik e zoologjik nė zemėr tė Shkodrės. Rreth 120 pemė tė mbjella sipas njė projekti tė njė specialisti italian, karafila e tulipanė tė rrallė bashkėjetonin me njė mori kafshėsh e shpendėsh tė sjella nga vende tė largėta. Ndėrkohė kjo kullė e veēantė njihet si njė nga shtėpitė mė bujare tė Shkodrės. Ajo njihet si shtėpia qė mbante "Selamllėkun" (shtėpi e madhe qė priste miq, udhėtarė e hallexhinj tė njohur e tė panjuhur). Shumė pak familje nė qytetin e Shkodrės kishin luksin tė ishin tė tilla.
Sokolajt
Histori, patriotizėm, traditė, kulturė, qytetėrim, vuajtje, burgim dhe internim. Tė gjitha kėto fjalė me ngjarje nga mė tė ēuditshmet brenda tyre pėrbėjnė skeletin e historisė sė familjes sė njohur tė Sokolėve nė Shkodėr. Mė i famshmi ndėr pinjollėt e familjes Sokoli mbahet Hodo Pashė Sokoli, i cili arriti tė bėnte karrierė nė administratėn e Perandorisė Turke, tė bėhej gjeneral. Hodo Pasha ka qenė kryetar i Lidhjes pėr mbrojtjen nga fuqitė e mėdha tė Plavės dhe Grudės. Patrioti zhduket tradhtisht nė Ezirnxhan tė Turqisė nga njerėzit e Sulltani Hamidit. Furtunat e kohės u dhanė grushte dėrrmuese familjes sė Sokolėve. Austriakėt burgosėn nusen e djalit tė Hodo Pashės. Por periudha mė e vėshtirė pėr Sokolėt daton pas vitit 1944. Komunizmi i dhuroi kėsaj familje 34 vjet burg dhe 20 vjet internim. Tashmė nė kullėn e vjetėr i gjysmė tė djegur banojnė vėlla e motėr: Hodo me Safeten.

Zjarri djeg pyllin e Qafė-Qebės
SHKODĖR - 17.02.2003 - Njė zjarr i rėnė nė pyllin pranė Qafė- Qebės nė rrethin e Pukės ka djegur sipėrfaqe tė konsiderueshme tė tij. Zjarri, shkaku i tė cilit nuk dihet, ka rėnė mbrėmė rreth orės 19.00 nė vendin ku administrativisht ndahet Shkodra me Pukėn. Ata qė kanė parė flakėt e zjarrit kanė qenė udhėtarė qė kalonin nė kėtė aks rrugor. Menjėherė ata kanė lajmėruar zjarrfikėset. Zjarrfikėset e ardhura nga Shkodra dhe Puka janė pėrpjekur qė tė shuajnė zjarrin, por ndėrhyrja e tyre ka qenė e vėshtirė pėr shkak tė terrenit tė thyer. Policia pyjore ėshtė pėrpjekur tė lokalizojė dhe frenojė pėrhapjen e zjarrit i cili ka dėmtuar disa hektarė pyje.
Anila Dushi

Rikthehen rreshjet e dėborės
SHKODĖR - Janė rikthyer rreshjet e dėborės nė zonat malore tė qarkut tė Shkodrės. Kjo ka sjellė vėshtirėsi tė tjera pėr banorėt qė jetojnė atje. Rrugėt e brendshme tė fshatrave si dhe ato qė lidhen me qendrat e komunave Kelmend, Iballė, Shalė, Shosh etj janė akoma tė bllokuara, ndėrsa akset e rrugėve nacionale janė tė kalueshme, ndonėse me vėshtirėsi. Temperaturat e ulta kanė sjellė ngrirjen e tubacioneve tė ujit, duke i ēarė ato nė disa vende dhe duke sjellė ērregullime nė furnizimin me ujė tė kėtyre zonave. Grupe pune tė ndėrmarrjes elektrike punojnė pėr tė mbajtur rrjetin elektrik qė ėshtė dėmtuar sė tepėrmi.
Anila Dushi

Arrestohet Gjok Pema. Viktima tjetėr, Gėzim Tahiraj, ra nė njė kanal me ujė
Dy aksidente, vdesin 2 veta

Polici pėrplas plakėn 65-vjeēare
SHKODER - 18.02.2003 - Dy aksidente tė rėnda me dy viktima janė shėnuar paraditen e sė hėnės nė Shkodėr. Gjithēka ka ndodhur nė harkun kohor tė dy orėve. Burime nga policia pohojnė se, si pasojė e aksidenteve tė ndodhura nė aksin rrugor Shkodėr-Velipojė dhe tek Ura e Bardhejve, ka humbur jetėn shtetėsja Marie Laskaj, 65-vjeē dhe Gėzim Tahiraj, 33-vjeē.
Sipas bluve, aksidenti i parė ka ndodhur nė orėn 10.15 nė tė dalė tė qytetit verior dhe pikėrisht nė vendin e quajtur Ura e Bardhejve. Protagonist i kėsaj ngjarje ėshtė bėrė shtetasi Gjok Pema, i cili, teksa udhėtonte me automjetin tip furgon me targa SH-73-62-C, ka aksidentuar me vdekje shtetasen Marie Laskaj. Pėrplasja e makinės me fatkeqen ka qenė e fortė dhe ajo ka vdekur nė vend. Burimet e mėsipėrme thonė se ende nuk janė sqaruar rrethanat nė tė cilat ka ndodhur aksidenti, ndėrkohė qė drejtuesi i automjetit, Pema, ėshtė shoqėruar nga kolegėt e tij nė polici. Ky i fundit nuk ka qenė nė shėrbim nė kohėn qė ėshtė bėrė aksidenti dhe mjeti i tij ka qenė civil. Ndėrsa aksidenti i dytė ka ndodhur vetėm pak kohė pas tė parit. Kėsaj here nė anėn tjetėr tė qytetit tė Shkodrės. Rreth orės 11 e 50, nė rrugėn Shkodėr-Velipojė, nė vendin e quajtur Pompat e Trushit ka humbur jetėn shtetasi Gėzim Tahiraj nga fshati Luars i Velipojės. Ai ka qenė duke udhėtuar me njė makinė tė tonazhit tė lartė tė mbushur me zhavor. Te Pompat e Trushit, Tahiraj e ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka rėnė nė njė kanal tė madh qė ndodhej buzė rrugės. Makina ėshtė pėrmbysur dhe e ka zėnė poshtė shoferin 33-vjeēar, baba i dy fėmijėve. Trupi i viktimės, i zhytur nė baltėn e kanalit, ėshtė nxjerrė pas plot tri orėsh nga fshatarėt e zonės dhe forcat e policisė.

Krijohet "Unioni i gazetarėve tė Veriut"
SHKODER - Gaze-tarėt e Shkodrės grupohen nė "Unionin e gazetarėve tė Veriut". Sipas organizatorėve tė krijimit tė kėsaj shoqate, kushtet aktuale nė tė cilat punojnė gazetarėt nė Shkodėr e bėnė tė domosdoshėm grupimin e tyre. Kėta tė fundit, tė kėrcėnuar herė pas here, kėrkojnė mbrojtjen e strukturave shtetėrore.

Enigmė zjarri nė pyllin e Qafė-ēelės
SHKODER - Mbeten ende enigmė shkaqet e rėnies sė zjarrit nė pyllin e Qafė-ēelės. Zona e cila u pėrcėllua dy net mė parė nga flakėt ndodhet pikėrisht aty ku ndahet Shkodra nga Puka. Sipas burimeve nga policia, pėr tė shuar zjarrin kanė shkuar zjarrfikėse nga Shkodra e Puka, por terreni i vėshtirė e ka bėrė tė pamundur ndėrhyrjen e tyre.

Togat e zeza hedhin nė "sitė" punėn 1-vjeēare
Gjykata: Policia Gjyqėsore dhe Apeli po na pengojnė

SHKODER - 18.02.2003 - "Policia Gjyqėsore dhe Gjykata e Apelit nuk kanė pėrkushtimin e duhur nė punė. Oficerėt gjyqėsorė bėjnė hetim tė dobėt, duke krijuar vėshtirėsi nė gjykimin e ēėshtjeve tė ndryshme". Kėshtu janė shprehur dje togat e zeza tė Shkodrės nė analizėn e punės njėvjeēare tė kėtij institucioni. Nė takimin e djeshėm janė evidentuar tė gjitha problemet, me tė cilat ėshtė pėrballur dhe pėrballet aktualisht Gjykata e Shkallės sė Parė tė qytetit verior. Duke folur pėr arritjet dhe vėshtirėsitė me tė cilat ndeshen, gjyqtarėt shkodranė nuk kanė ngurruar ta "kryqėzojnė" pėr punė tė dobėt e mungesė profesionalizmi Policinė Gjyqėsore dhe Gjykatėn e Apelit tė kėtij qyteti, si dhe mosfunksionimin si duhet tė administratės shtetėrore. Sipas gjyqtarėve tė Gjykatės sė Faktit, hetuesit gjyqėsorė nuk bėjnė dokumentimin e ēėshtjeve, nuk i sqarojnė faktet e rėndėsishme tė mbledhura gjatė veprimeve operative, duke bėrė qė tė krijohen prebleme tė rėnda gjatė hetimit. Ndėrkohė togat e zeza kanė kėrkuar qė Gjykata e Apelit tė punojė me pėrgjegjshmėri nė rastet kur ēėshtjet kthehen pėr gjykim. Nė analizė u dhanė raste konkrete kur njė ēėshtje ėshtė kthyer 3-4 herė pėr gjykim nga Gjykata e Apelit dhe gjatė odisesė sė dosjeve kanė humbur provat. Gjyqtarėt e Faktit kanė kėrkuar qė ata tė kenė tė drejtėn tė diskutojnė mbi vendimet e Gjykatės sė Apelit nė raste kur nuk janė dakord me ta. Njė tjetėr ēėshtje qė ėshtė diskutuar nė analizėn e punės njėvjeēare tė togave tė zeza tė Shkodrės, ka qenė dhe pasiguria nė punė. Sipas tyre ata kanė marrė kėrcėnime qė nga qytetari i thjeshtė e deri nė majė tė piramidės shtetėrore. Nuk ka mbetur jashtė kritikave edhe administrata shtetėrore, e cila nė tė shumtėn e rasteve i pėrcjell ēėshtje civile gjykatės, tė cilat mund t'i zgjidhte shumė mirė vetė. Nė analizė ka rezultuar se gjatė vitit 2002 janė regjistruar 3854 ēėshtje, janė gjykuar 3578 dhe janė mbartur 276.
SHIFRAT PER VITIN 2002
- Gjatė vitit 2002 janė regjistruar 3854 ēėshtje. Nga kėto janė 1592 ēėshtje civile, 321 ēėshtje penale, 452 administrative civile, 431 administrative penale dhe 219 ēėshtje penale ushtarake.
- Po ashtu gjatė vitit 2002 janė gjykuar 3578 ēėshtje. 18 persona janė gjykuar pėr veprėn penale tė vrasjes me dashje, nga tė cilėt 1 ėshtė deklaruar i pafajshėm, 13 persona tė tjerė janė dėnuar me 10-25 vjet burg dhe 4 persona janė dėnuar nga 5-10 vjet burg.
- Vitin e kaluar janė gjykuar 26 persona pėr vrasje me paramendim, nga tė cilėt 3 janė dėnuar me burg tė pėrjetshėm, 20 me 10-25 vjet burg dhe 2 janė deklaruar tė pafajshėm.

SULMI NE ZYREN AMERIKANE, NJE MISTER
Rudina Llazari
Shkoder - 19.02.2003 - Policia dhe Prokuroria nuk ka mundur te zbuloje autoret e vjedhjes dhe djegjes se flamurit amerikan ne Zyren e Konsultimeve Amerikane ne Shkoder, diten e djeshme. Nga nje ane pas berjes publike te vjedhjes dhe faktit te djegjes te flamurit amerikan, por edhe gjetjes ne zyre te disa materialeve komprometuese, hetimi ka nisur te marre nje rruge tjeter. Burime nga policia e Shkodres kane bere te ditur se behet fjale per nje ceshtje vjedhjeje te thjeshte. "Eshte vjedhje me force dhe kjo mund te vertetohet shume mire nga e cara e madhe e murit ne pjesen e prapme te dyqanit" ka pohuar nje nga drejtuesit e Policise se Shkodres. Sipas tij, persona ende te paidentifikuar kane care pjesen e prapme te zyres qe ndodhet ne piacen e Shkodres, ne anen e djathte te rruges "13 Dhjetori", dhe kane vjedhur disa materiale. Sipas nje bilanci, rezulton se eshte vjedhur 1 kompjuter, 1 printer dhe disa dosje me materiale per konsulence vizash. Ndersa sipas prononcimeve ne polici te pronarit te zyres Sander Lacaj, materialet qe ndodhen te skeduara ne kompjuter jane te koduar, cka i ben te pavlefshme dhe te pamundur perdorimin e tyre. Enigma mbetet tek ajo qe eshte gjetur me pas. Keshtu, megjithese sfondi i gjithe kesaj ngjarjeje sipas policise se Skodres ishte vjedhja, por aty eshte gjetur nje liber si "Perhapja e Islamit ne Shqiperi", cka nenkupton se kemi te bejme me nje provokim. Kete e perforcon edhe gjetja e nje fletushke me kercenime por edhe nje parulle e shkruar ne mure e zbeh pak sfondin. Ne kete rast pistat hetimore jane te shumta. Gjithsesi, ceshtja eshte prone e Zyres se Antiterrorit. Ekspertet e kesaj zyre jane duke hetuar ne menyre te hollesishme, ndersa jane marre ne pyetje sipas burimeve nje numer shume i madh njerezish. Nga ana tjeter Prokuroria e Rrethit ka bere te ditur se materialet ende nuk kane mberritur ne Prokurori. Vete pronari i Zyres Sander Lacaj mesohet ta kete cilesuar si vjedhje sulmin ndaj kesaj zyre.

Vidhet OJQ-ja amerikane
SHKODĖR - Burime zyrtare tė policisė sė Shkodėrs bėnė tė ditur vjedhjen me thyerje tė zyrės sė OJQ “Qendra e Informacionit Amerika“, nė qytetin e Shkodrės. Sipas burimeve aty janė vjedhur njė kompjuter, njė printer dhe grabitja ėshtė realizuar me ēarjen e murit anėsor, ku ėshtė hapur njė vrimė me pėrmasa rreth 40 cmX25 cm, nė 50 cm lartėsi nga dyshemeja. Kjo qendėr ndodhet nė rrugėn muze ”13 dhjetori”. Burimet thanė se nė tryezėn e punės sė kėsaj qendre ėshtė gjetur njė libėr me titull “Rreth pėrhapjes sė islamit ndėr shqiptarėt” dhe brenda tij njė letėr me pėrmbajtje kundėr Amerikės. Burime nga grupi hetimore nuk kanė siguruar prova qė libri dhe letra tė jenė vėnė nga grabitėsit. Punonjėsit e zyrės nuk janė prononcuar duke thėnė vetėm se janė grabitur. Vazhdojnė tė bėhen hetime pėr zbardhjen e ngjarjes.
Anila Dushi

Ēahet tubacioni, ndotet uji
SHKODĖR- Ēarja e njė tubacioni tė ujit tė pijshėm pėr shkak tė amortizimit, ka shkaktuar ndotjen e tij tek njė pallat mnė lagjen “Kongresi i Pėrmetit” nė Shkodėr. Janė rreth 60 familje jo larg stadiumit “Loro Boriēi” qė prej dy javėsh kanė vėnė re ndotjen e ujit, i cili ridhte nga ēezmat e tyre me erė dhe ngjyrė jo normale. Pasi kanė lajmėruarr dhe janė bėrė analizat nė laboratorin bakterologjik ka rezultuar se uji ėshtė i ndotur. Nga kontrollet e bėra rezulton se tubi i amortizuar ishte ēarė dhe aty kanė rrjedhur ujrat e zeza duke u bashkuar me ujin e pijshėm. Ėshtė bėrė mbyllja e vendit tė ēarė, ndėrsa janė bėrė pėrsėri analizat pėr tė parė nėse uji vazhdon tė jetė i ndotur. A. Dushi

RRIHET GAZETARI I RTSH-SE
Shkoder - Keqtrajtohet ne Bashkine e Shkodres gazetari i RTSH-se. Eshte dhunuar, share dhe madje edhe goditur nga dy punonjes te bashkise brenda mjediseve te bashkise, Kujtim Dracini, gazetar i RTSH-se. Gazetari ka bere me pas nje denoncim ne Komisariatin e Shkodres dhe eshte i vendosur ta shpjere deri ne fund akt-padine. Sipas tij, "eshte e palejueshme dhe e patolerueshme fyerja e njerezve te medias dhe te shtypit ne momentet qe ata kryejne punen e tyre". Pas nje interviste qe ka marre tek Kryetari i Bashkise, ai eshte share nga punonjesit dhe madje edhe goditur ne fytyre dhe ne stomak. Tashme pritet te reagoje ndaj ketij rasti Unioni i Pavarur i Gazetareve te Veriut.

Vidhet njė kompjuter e printer. Policia: S'ėshtė veprim terrorist, por lojė e hajdutėve
Njė letėr kundėr SHBA-sė

Grabitėsit e lėnė nė qendrėn "Amerika"
SHKODER - 20.02.2003 - Grabitet njė qendėr lotarie amerikane nė qendėr tė qytetit tė Shkodrės. Pasi kanė shembur murin e zyrės, hajdutėt anonimė kanė marrė njė kompjuter, njė printer dhe njė dosar, ndėrkohė qė sipėr tavolinės kanė lėnė si "peshqesh" pėr "kuriozėt" njė libėr pėr pėrhapjen e Islamit nė Shqipėri dhe njė letėr ku shahej Amerika.
Burime zyrtare nga policia pohojnė se vjedhja e qendrės sė lotarisė amerikane ėshtė bėrė dy ditė mė parė dhe se letra e libri i gjetur nuk kanė tė bėjnė me terrorizmin; ato janė thjesht mjete tė lėna nga autorėt e krimit pėr tė humbur gjurmėt. Ndėrkohė blutė po punojnė pėr identifikimin dhe kapjen e personave qė realizuan grabitjen nė qendrėn nė fjalė, e cila ndodhet nė katin e parė tė njė shtėpie dykatėshe nė Pjacė.
Ngjarja
Njė tjetėr vjedhje ka shėnuar e diela nė qytetin e Shkodrės. Kėsaj here grabitėsit kanė ndėrruar objekt, nė vend tė dyqaneve apo tė banesave tė shtetit kanė piketuar vjedhjen e njė qendre lotarie amerikane nė Pjacė. Burime nga policia pohojnė se vjedhja ėshtė realizuar nga pjesa e prapme e zyrės. Autorėt kanė hapur murin e zyrės qė ndodhet nė katin e parė tė njė shtėpie dykatėshe dhe janė futur brenda. Pasi kanė marrė njė kompjuter, njė printer dhe njė dosar, ata kanė lėnė pėrsipėr tavolinės njė libėr me titull "Rreth pėrhapjes sė Islamit ndėr shqiptarė" dhe njė letėr ku shahej Amerika dhe politika e saj. Para se tė iknin nga sytė-kėmbėt me gjithė mallin e marrė nė qendrėn e lotarisė amerikane, hajdutėt e kanė mbuluar pjesėn e murit tė hapur tė zyrės me njė raft. Ndėrkohė mėngjesi i sė hėnės i ka lėnė tė habitur punonjėsit e qendrės nė fjalė. Kėta tė fundit sapo janė futur nė zyrė kanė parė se ajo ishte vjedhur. Gjithsesi, ajo qė i ka ēuditur mė shumė, ishte njė libėr i lėnė pėrsipėr tavolinės sė punės, i cili fliste pėr pėrhapjen e Islamit nė Shqipėri, si dhe njė letėr ku shahej Amerika. Menjėherė punonjėsit e qendrės sė lotarisė amerikane kanė njoftuar policinė e Shkodrės, e cila ka kryer veprimet e para hetimore. Burimet nga drejto hqeshi" i lėnė pėrsipėr tavolinės sė zyrės sė qendrės amerikane ėshtė thjesht njė gjetje e hajdutėve pėr tė humbur gjurmėt. Pavarėsisht deklaratave tė policisė dhe heshtjes nė publik tė punonjėsve tė qendrės amerikane, qytetarėt shkodranė janė bėrė kuriozė pėr pėrmbajtjen e librit mbi Islamin. Dje ėshtė shėnuar njė shitje shumė e madhe e librit me titull: "Rreth pėrhapjes sė Islamit ndėr shqiptarė".
Qendra amerikane
"Qendra e Informacionit Amerika" ka pak kohė qė ka nisur aktivitetin e saj nė qytetin e Shkodrės. Si seli tė saj, qendra ka zgjedhur njė zyrė nė katin e parė tė njė ndėrtese dykatėshe, nė rrugėn karakteristike shkodrane nė Pjacė, ku ėshtė dhe qendra e qytetit. Ajo ėshtė marrė me plotėsim lotarish amerikane dhe plotėsime tė ndryshme dokumentacionesh nė anglisht, pėr shtetas tė cilėt kanė dashur tė udhėtojnė pėr nė SHBA. Zyrtarisht kjo qendėr nuk ka qenė e njohur. Burime tė sigurta bėjnė tė ditur se ajo nuk ka qenė e liēensuar pėr kėtė aktivitet. Ndėrkohė qendra ka dorėzuar dokumentacionin e nevojshėm nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Shkodrės. Pritet legalizimi i veprimtarisė sė saj.

Reagon Myftiu i Shkodrės
"Vepėr provokuese, s'ka lidhje me fenė"
"Unė nuk kam dijeni pėr vjedhjen e bėrė nė qendrėn e lotarisė amerikane kėtu nė Shkodėr. Gjithsesi, feja islame ėshtė kundėr vjedhjes dhe e dėnon atė nė mėnyrė tė prerė". Kėshtu ėshtė shprehur dje myftiu i Shkodrės, haxhi Faik Hoxha. I pyetur nė lidhje me ngjarjen dhe pikėrisht me librin pėr fenė islame tė gjetur nė zyrėn e qendrės amerikane dhe pėr letrėn ku shahej politika e SHBA-sė, Hoxha pohon se "kjo vepėr provokative nuk ka asnjė lidhje me fenė islame. "Vendosja e librit ėshtė pėr tė krijuar probleme, ngatėrresa dhe insinuata tė pakėndshme, pikėrisht nė kohėn qė kalojmė", thotė myftiu, duke shtuar se "Sheriati e ka pėrcaktuar qartė se, kush vjedh, dėnohet duke i prerė dorėn. Kjo ėshtė bėrė pėr dy arsye: personi qė vjedh tė njihet nga tė gjithė dhe tė konsiderohet si dėnim pėr veprimin e vjedhjes".

Tentojnė tė vjedhin, denoncon taksisti
SHKODER - Tri ditė mė parė dy persona tė paidentifikuar kanė tentuar tė vjedhin automjetin e njė shtetasi. Burime nga policia e Shkodrės pohojnė se grabitėsit anonimė kanė marrė njė taksi nė afėrsi tė Lezhės dhe i kanė kėrkuar shoferit qė t'i ēojė nė Koman. Sapo i janė afuar Komanit, tė dy "udhėtarėt" kanė nxjerrė pistoletat dhe e kanė kėrcėnuar shoferin e makinės, tip benc, me targa LE 44-36-A. Ky i fundit ka mundur tė zbresė nga makina e t'u largohet grabitėsve. Ndėrkohė drejtuesi i automjetit nė fjalė ka lajmėrur policinė e Shkodrės, e cila ėshtė vėnė nė ndjekje tė autorėve tė krimit. Ndėrsa ėshtė gjetur makina, vjedhėsit janė larguar nė drejtim tė paditur.

Riparohen tubacionet e ujit te "Loro Boriēi"
SHKODER - Pas dy javėsh mbaron odiseja e ujit tė pijshėm pėr banorėt e pallateve afėr stadiumit "Loro Boriēi" nė Shkodėr. Pėrzierja e ujit tė pijshėm me ujėrat e zeza ka bėrė qė banorėt e kėsaj zone tė mos e pėrdorin ujin e ndotur te ēezmave nė shtėpitė e tyre. Dje ndėrmarrja e Ujėsje-llėsit ka deklaruar se ky problem ėshtė zgjidhur. Punonjės tė kėsaj ndėrmarrje kanė shkuar nė kėtė zonė dhe, pas kontrollit, kanė parė se kanalizimi i ujėrave tė bardha ėshtė bashkuar me atė tė ujėrave tė zeza. Uji nėpėr shtėpitė e qytetarėve tė pallateve afėr stadiumit "Loro Bori-ēi" ka mbėrritur jo vetėm me ngjyrė, por edhe me erė. Ndėrkohė ėshtė bėrė rregullimi i defektit nė pjesėn ku ishin bashkuar ujėrat e zeza me ato tė bardha.

Filloi prishja e ndėrtimeve pa leje nė plazhin e Velipojės
Lajmi i ores 12:50 PM
SHKODER (20 Shkurt) - Policia ndėrtimore filloi sot prishjen e ndėrtimeve pa leje nė plazhin e Velipojės, rreth 27 km. larg qytetit tė Shkodrės. Gjatė fazės sė parė do tė prishen 84 ndėrtime tė paligjshme, tė ngritura gjatė viteve tė fundit nė qendėr tė plazhit tė Velipojės. Ky aksion po kryhet nga drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė Ndėrtimore, me mbėshtetjen e forcave tė rendit tė komisariatit tė policise sė Shkodrės. Qė prej dy muajsh tė gjithė pronarėve tė lokaleve dhe njėsive tė tjera tė sherbimit, u janė dėrguar shkresat pėrkatese nga policia ndėrtimore pėr prishjen e tyre, pasi janė ndėrtuar pa lejen pėrkatėse tė KRRT-sė sė rrethit, duke dėmtuar planin urbanistik tė kėsaj zone turistike. anjo/mr (BalkanWeb)

Policia: Vjedhja e qendrės amerikane ėshtė bėrė pėr arsye konkurrence
Letra kundėr Amerikės, Ambasada "lyp" shpjegime

SHKODER - 20.02.2003 - Vjedhja e qendrės sė lotarisė amerikane ėshtė bėrė pėr arsye konkurrence. Kjo ėshtė pista kryesore nė tė cilėn janė pėrqendruar veprimet hetimore tė bluve tė Shkodrės. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė qytetit verior pohojnė se po hetohet edhe nė pista tė tjera pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes sė tė dielės qė shkoi. Ndėrkohė pėr grabitjen e qendrės amerikane ėshtė interesuar dhe Ambasada Amerikane nė Tiranė, e cila i ka kėrkuar Ministrisė sė Rendit Publik tė informohet pėr gjithēka ka ndodhur nė kėtė qendėr, si dhe pėr aktivitetin e saj.
Dje burime nga blutė kanė sqaruar misterin e letrės sė gjetur nė zyrėn e qendrės amerikane, e cila ndodhet nė njė shtėpi dykatėshe nė Pjacė. Sipas tyre, bėhet fjalė jo pėr njė letėr tė plotė, por pėr dy pusulla tė vogla nė tė cilat (veē e veē) shkruhej: "Poshtė Amerika" dhe "Rroftė Islami". Ekpertėt kriminalistė tė cilėt kanė nė dorė provėn e lėnė nga hajdutėt, citojnė se dy pusullat janė shkėputur nga njė letėr e bardhė, format, dhe janė tė shkruara me njė shkrim tė rėndomtė me stilolaps. Pikėrisht kaligrafia, gjurmėt dhe tė dhėna tė tjera janė objekt i punės hetimore tė ekspertėve tė sektorit tė kriminalistikės. Ndėrsa priten qė materialet t'i kalojnė Prokurorisė sė Shkodrės, policia ka pėrcaktuar dhe pistat e para tė hetimit. Ndryshe nga njė ditė mė parė, kur u deklarua se letra kundėr Amerikės dhe libri pėr pėrhapjen e fesė Islame ndėr shqiptarėt ėshtė njė lojė e grbitėsve tė qendrės pėr tė mbuluar gjurmėt, dje ka dalė nė plan tė parė njė pistė tjetėr. Bėhet fjalė pėr konkurrencėn. Pas hetimit tė bėrė nga policia, rezulton se nė Shkodėr funksionojnė disa qendra simotra me atė amerikane. Por kjo e fundit ka qenė mė e suksesshme, pasi ka njė shėrbim mė tė plotė e tė modernizuar. Gjithsesi, blutė nuk i pėrjashtojnė dy pistat e tjera: atė tė humbjes sė gjurmėve tė haj-dutėve dhe tė terrorizmit (kjo pistė komentohet si mė pak e mundshme, pasi nuk ka asnjė provė qė ta vėrtetojė atė). Ndėrkohė pėr vjedhjen e qendrės e lotarisė amerikane ėshtė interesuar dhe Ambasada Amerikane nė Tiranė. Ajo, nėpėrmjet Ministrisė sė Rendit, ka kėrkuar tė informohet mbi gjithēka qė ka ndodhur, si dhe pėr aktivitetin e qendrės pėr informim amerikan.

Rusi: Ndal vjedhjes sė shtyllave tė semaforėve
SHKODER - Vidhen semaforėt e parė tė vendosur nė Shkodėr. Ndėrsa ka nisur zbatimi i projektit pėr vendosjen e sinjalistikės nė qytetin verior, shtetas tė papėrgjegjshėm po grabisin materialet, duke rrezikur serizisht vazhdimin e kėtij projekti. Kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, Ormir Rusi, ka ngritur zėrin kundėr kėtij fenomeni, duke u bėrė thirrje qytetarėve shkodranė qė tė jenė mė tė ndjeshėm pėr kėtė investim, pasi vjedhjet mund tė rrezikojnė mosvazhdimin e projektit tė sinjalistikės. Ndėrkohė thirrja e Rusit duket se ka rėnė nė vesh tė shurdhėr. Vjedhja e tabelave tė sinjalistikės ėshtė pasuar me vjedhjen e dy shtyllave tė semaforėve tė parė tė vendosur nė qytet e pikėrisht te kryqėzimi nė afėrsi tė Universitetit "Luigj Gurakuqi". Projekti pėr sinjalistikėn e qytetit ėshtė firmosur nė letėr qė nė vitin 1995, ndėrkohė qė zbatimi i tij (pjesėrisht) ka nisur nė fund tė vitit 2002.

Policia Ndėrtimore: Sot fadromat do tė shembin 37 objekte tė tjera
Nis aksioni nė Velipojė, shkatėrrohen 50 ndėrtime

SHKODER - 21.02.2003 - Aksion dyditor pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje nė plazhin e Velipojės. Dje fadromat e Policisė Ndėrtimore tė ardhura nga Tirana, tė ndihmuara dhe nga forcat e policisė sė rendit, kanė shembur nga themelet 50 ndėrtime tė paligjshme nė plazhin e njohur tė qytetit verior. Nė aksion ka qenė i pranishėm dhe vetė kreu i Policisė Ndėrtimore tė Republikės, Mark Nikolli. Ndėrkohė aksioni do tė vazhdojė dhe sot, ku pritet tė shemben edhe 37 ndėrtime tė tjera.
Aksioni i paralajmėruar muaj mė parė pėr shembjen e 400 ndėrtimeve pa leje nė plazhin e Velipojės ka nisur dje nė orėt e para tė mėngjesit. Ndryshe nga tri javė mė parė, kur aksioni dėshtoi pėr shkak tė kohės sė keqe, dje fadromat e nisura nga Tirana kanė mbėrritur nė plazhin e Velipojės. Ndėrtimorėt kishin piketuar shembjen e rreshtit tė parė tė kabinave pėrballė detit, tė cilat administrohen nga Bashkia e Shkodrės, si dhe tė kioskave nė shėtitoren e plazhit. Sipas burimeve nga policia ndėrtimore e Shkodrės, vetėm gjatė ditės sė djeshme janė prishur 50 ndėrtime tė paligjshme. Nė aksionin e ndėrmarrė ka qenė i pranishėm dhe drejtori i pėrgjithshėm i Policisė Ndėrtimore tė vendit, Mark Nikolli. Aksioni i ndėrtimorėve do tė vazhdojė edhe ditėn e sotme, ku do tė shemben edhe 37 objekte tė tjera. Ndėrkohė ndėrtimet pa leje nė plazhin e Velipojės (sė bashku me tė prishurat) arrin nė 400. Pėr shembjen e kėtyre tė fundit pritet miratimi nga KRT-ja e Republikės pėr masterplanin e plazhit tė Vlipojės. Fillimisht u deklarua se do tė shembeshin tė gjitha ndėrtimet qė pėrfshihehin nė rrezen prej 300-metrash nga bregu i detit. Mė pas rrezja u reduktua nė 150 metra nga bregu. Nuk dihet nėse aksioni i ndėrtimorėve do t'i hedhė pėrtokė tė gjitha ndėrtimet e paligjshme tė plazhit tė Velipojės, pavarėsisht ndėrhyrjeve dhe presioneve tė shumta pėr mosprishjen e tyre.

Shoferėt nė grevė pa afat, mbyllen shkollat
MALESI E MADHE - Puna e papaguar pėr gati njė vit i ka hedhur nė grevė pa afat shoferėt e mėsuesve tė Malėsisė sė Madhe. Dita e djeshme i ka lėnė pa mėsim nxėnėsit e shkollave tė kėsaj krahine. 25 shoferėt e furgonėve qė transportonin mėsuesit nuk kanė dalė nė punė. Ata kėrcėnojnė se do tė vazhdojnė protestėn e tyre deri nė plotėsimin e kėrkesave. Bėhet fjalė pėr 7 milionė lekė qė shteti u detyrohet shoferėve tė Drejtorisė Arsimore nė Malėsinė e Madhe. Ndėrkohė pėrfaqėsuesit e Drejtorisė Arsimore pėrkrahin kėrkesėn e shoferėve dhe pohojnė se dhėnia e kėsaj shume nuk ėshtė nė dorė tė tyre, por tė Ministrisė sė Arsimit, e cila nuk e ka dėrgur fondin pėr pagat e shoferėve.

Dritat
Banorėt, 16 orė pa energji
SHKODĖR- Janė rritur sėrish kufizimet nė furnizimin me energji elektrike nė Shkodėr. Pėr dy javėt e fundit, kufizimet varionin deri nė 12 orė nė 24 orė, por dje ato kanė shkuar nė 16-17 orė. Shtimi i orėve pa drita ėshtė shoqėruar dhe me ērregullime nė furnizimin me ujė tė pijshėm, pasi stacioni i ri i pompave kėrkon tension nė parametra tė caktuara. Mbingarkesa e rrjetit elektrik, kjo pėr shkak dhe tė temperaturave tė ulėta, ka sjellė difekte tė shumta nė rrjetin shpėrndarės, duke lėnė nė errėsirė tė plotė pėr disa ditė banorė tė lagjeve tė ndryshme tė qytetit. Qytetarėt shkodranė shohin me mosbesim ēdo iniciativė e premtim tė KESH-it pėr pėrmirėsimin e situatės sė dritave nė kėtė qytet.
Anila Dushi

Aksioni
Prishen 168 objekte nė Velipojė
SHKODĖR - 22.02.2003 - Policia ndėrtimore e Shkodrės ka pėrfunduar dje aksionin e parė pėr vitin 2003. Fadroma ka prishur 168 objekte nė plazhin e Velipojės, duke liruar shėtitoren si dhe hapėsirėn e rėrės ku ndodheshin 88 kabina. Aksioni ėshtė quajtur i suksesshėm nga drejtori i policisė ndėrtimore nė Shkodėr, Ilir Lila. Tani nė vendet ku ndodheshin objektet e prishura kanė mbetur rrėnojat e tyre. Sipas kryetarit tė komunės Velipojė Bardhok Ndreka, qė nga viti i kaluar ėshtė hartuar njė projekt pėr rregullimin e ndriēimit tė shėtitores sė plazhit.
Anila Dushi

Hapet konsullata turke
SHKODĖR - Pasditen e djeshme ėshtė hapur nė Shkodėr konsullata turke. Tė pranishėm nė ceremoni ishin ambasadori turk nė Shqipėri Mek Ortin, deputetė tė Shkodrės pushtetarė vendorė, pėrfaqėsues tė fesė si dhe nėnkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Konsullata turke ėshtė njė konsullatė nderi, e vetmja qė hapet nė Shqipėri dhe do shėrbejė pėr tė ndihmuar nė bashkėpunimin e biznesit shkodran dhe atij verior me atė turk. A.Dushi

Prej 1 muaji rrugėt qė lidhin fshatrat me qendrėn janė tė bllokuara
Bora, rrezikohen nga uria 2500 veta nė Kelmend

SHKODER - 22.02.2003 - Rreth 2500 banorė tė disa fshatrave nė komunėn e Kelmendit kėrcėnohen nga uria. Qė prej njė muaji ata vazhdojnė tė jenė tė bllokuar mes maleve nga dėbora dhe i ftohti. Ndėrkohė, askush nuk ėshtė kujtuar tė dėrgojė ndihma pėr malėsorėt, tė cilėt nuk kanė mė rezerva ushqimore dhe rrezikojnė qė fėmijėt e tyre tė vdesin nga uria.
Ndonėse moti ėshtė zbutur, ka ende fshatra nė malėsinė e Shkodės qė janė tė izoluar nga dėbora, e cila nė disa vende arrin nė 2,5 metra trashėsi. Fshatrat Lėpushė, Vermosh, Selcė dhe Jasanovė nuk komunikojnė as me qendrėn e komunės Tamarė. Akset Selcė-Vermosh dhe Jasanovė- Vermosh janė tė pakalueshme. Dėbora, ngrica e temperaturat e ulėta kanė bėrė qė prej njė muaji nė kėtė zonė tė mos bėhet mėsim i rregullt nė shkolla. Por ajo qė shqetėson mė shumė banorėt e kėsaj zone tė thellė ėshtė mungesa e rezervave ushqimore tė cilat janė pakėsuar shumė. Pavarėsisht kėrkesave tė bėra nga kryekomunarėt, asnjė ndihmė nuk ėshtė dėrguar nė fshatrat e izoluara nga dėbora. Tė harruar nga shteti i tyre, malėsorėt detyrohen tė shkojnė nė fshatrat malazese pėr tė bėrė furnizimin me ushqime. Problem pėr malėsorėt nuk ėshtė vetėm mungesa e ushqimeve, por edhe e energjisė elektrike. Erėrat e forta dhe dėbora kanė dėmtuar shtyllat e tensionit tė lartė e tė ulėt, dukė lėnė pėr orė tė tėra nė errėsirė banorėt e fshatrave tė komunės sė Kelmendit. Pėr ta ėshtė revoltuese fakti qė askush nuk kujtohet pėr ta. Prej vitesh malėsorėt ndihen tė braktisur e tė vetmuar nė mjerimin e kasolleve tė tyre.

Sėpatė mbi kabllin e tensionit tė lartė
SHKODĖR - 23.02.2003 - Persona tė paidentifikuar dyshohet tė kenė kėputur me sėpatė kabllin e tensionit tė lartė nė kabinėn elektrike pranė lokalit “Podgorica” nė lagjen “Partizani” nė Shkodėr, duke lėnė nė errėsirė gjysmėn e banorėve tė kėsaj lagjeje. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė sė premtes. Kanė qenė banorėt ata qė kanė lajmėruar menjėherė policinė e Shkodrės pėr atė qė ka ndodhur nė lagjen e tyre. Policia qė mbėrriti nė vendngjarje gjeti dhe sekuestroi nė cilėsinė e provės materiale njė sėpatė me tė cilėn, sipas saj, ėshtė kryer shkatėrrimi i kabinės elektrike. Grupi i hetimit i ngritur pėr kėtė ngjarje ende nuk ka zbardhur rrethanat dhe motivet e kėtij krimi. Ata bėnė tė ditur se motivet e kėtij krimi janė tė paqarta. Nė orėt e para tė ditės sė djeshme, disa specialistė tė filialit energjetik tė Shkodrės, kanė mbėrritur nė vendin e ngjarjes dhe kanė nisur riparimin e dėmit tė shkaktuar nga agresorėt anonimė. Burimet bėnė tė ditur se gjatė ditės sė djeshme, ėshtė arritur tė kryhet furnizimi i pjesshėm me energji elektrike, pėr lagjen "Partizani" tė qytetit tė Shkodrės. Ndėrkohė, punonjėsit e ndėrmarrjes elektrike nuk kanė pranuar ta quajnė tė qėllimshme kėputjen e kabllit dhe kanė punuar pėr riparimin e tij. Anila Dushi

60-vjeēari Dan Rexha u shpėton prangave pėr tė katėrtėn herė
Specialet e Tiranės dėshtojnė nė Koplik

MALESI E MADHE - 24.02.2003 - Dėshton pėr tė katėrtėn herė aksioni i bluve pėr prangosjen e njė personi tė shpallur nė kėrkim pėr vrasje nė Malėsinė e Madhe. Shtetasi Dan Rexha nga Kopliku dje ka lėnė me "duar bosh" edhe forcat speciale, tė cilat kishin rrethuar shtėpinė e tij nė njė nga lagjet e kėtij qyteti qė nė mesnatėn e sė premtes.
Pas mėsymjes, specialet kanė gjetur nė banesėn e super tė kėrkuarit vetėm gra e fėmijė. Sipas burime nga policia, Rexha akuzohet pėr ekzekutimin e shtetasit Shpend Bajraktari nė vitin 1995.
Aksioni
Njė tjetėr i kėrkuar pėr vrasje ka dėrguar nė Malėsinė e Madhe forcat speciale nga Tirana. Pas disa sinjalizimeve blutė e Malėsisė sė Madhe kanė kėrkuar ndihmėn e specialeve pėr arrestimin e Dan Rexhės, banues nė qytetin e Koplikut. Kjo edhe pėr faktin se policia e Malėsisė sė Madhe kishte dėshtuar tri herė nė tentativat e saj pėr tė prangosur 60-vjeēarin e cilėsuar si person shumė tė rrėzikshėm. Sipas burimeve nga dikasteri i rendit, forcat speciale nė bashkėpunim me blutė e Malėsisė sė Madhe kanė bėrė rrethimin e shtėpisė sė Rexhės nė mesnatėn e sė premtes. Pasi kanė zėnė pozicionet, forcat e policisė kanė qėndruar nė pritje mes tė ftohtit dhe ngricės deri nė mėngjesin e sė shtunės. Nė orėt e para tė kėsaj dite blutė i kanė bėrė thirrje tė zotit tė shtėpisė tė dorėzohej. Askush nuk u ėshtė pėrgjigjur thirrjeve tė bluve. Heshtja i ka detyruar forcat speciale tė hyjnė brenda dhe tė kontrollojnė banesėn e tė kėrkuarit nė fjalė. Sipas burimeve tė mėsipėrme, nė shtėpinė e Dan Rexhės janė gjetur vetėm gra e fėmijė, kurse vetė i zoti nuk ishte aty. Burimet nga policia sqarojnė se aksioni pėr kapjen e 60-vjeēarit nuk kanė dėshtuar pėr shkak tė dekonsipirimit tė tij, por nga informacionet e pasakta pėr vendodhjen e vrasėsit.
Akuza
Njė vrasje para tetė vjetėve ka pėrfshirė nė listėn e personave tė shpallur nė kėrkim dhe shtetasin Dan Rexha. Ky i fundit akuzohet pėr vrasjen e 48-vjeēarit Shpend Bajraktari. Burime nga policia pohojnė se krimi ka ndodhur pėr ēėshtje pronėsie. Pasi nuk janė marrė vesh njėri me tjetrin Rexha ka vendosur ekzekutimin e Bajraktarit. Pas kryerjes sė veprės penale 60-vjeēari ėshtė larguar nė drejtim tė paditur. Qė prej tetė vitesh, Rexha kėrkohet nga organet e Drejtėsisė. Deri tani tė gjitha aksionet pėr kapjen e tij kanė dėshtuar.

Pėrparim Ēelaj: Duam ndihmė
"Qeveria tė investojė pėr spitalin rajonal"
SHKODER - Spitali rajonal i Shkodrės i cilėsuar si investimi mė i madh i bėrė nė sistemin shėndetėsor nė tė gjithė Veriun e Shqipėrisė, qė nga fillimi i viteve 1990 ka mbetur i papėrfunduar. Drejtori i shėrbimeve shėndetėsore pėr Shkodrėn, Pėrparim Ēelaj, pohon se pėr Spitalin Rajonal tė qytetit verior nuk ėshtė dhėnė asnjė fond pėr vitin 2002, ndėrsa nuk ėshtė parashikuar akoma asgjė pėr vitin 2003. Pėr kėtė, Ēelaj i ėshtė drejtuar pėr ndihmė prefektit tė Shkodrės, Gjergj Liqejza, duke i kėrkuar kėtij tė fundit tė ndėrhyjė me autoritetin e tij pranė qeverisė, pėr tė vazhduar investimet pėr spitalin e kėtij qyteti. Para disa kohėsh u premtua se spitali rajonal i Shkodrės do tė kishte statusin e spitalit nė tė cilin do tė kryeheshin tė gjitha shėrbimet shėndetėsore pėr zonėn veriore tė vendit, ndėrkohė qė sipas Ēelės, ai thjesht ėshtė njė klinikė shėndetėsore.

Kėputin kabllin elektrik lėnė nė errėsirė njė lagje
SHKODER - Kėputin kabllin elektrik, lėnė nė errėsirė njė lagje tė qytetit tė Shkodrės. Mbrėmjen e sė premtes, rreth orės 23:00, lagjja "Partizani" ka ngelur pa drita. Duke menduar pėr njė defekt tė mundshėm, punonjėsit e KESH-it kanė shpejtuar nė lagjen nė fjalė. Pas vėzhgimit ėshtė vėnė re se ishte kėputur kablli elektrik i tensionit tė lartė. Ndėrkohė, burime nga Policia e Shkodrės pohojnė se ende nuk ėshtė bėrė e mundur identifikimi i personave tė papėrgjegjshėm, tė cilėt zhytėn nė errėsirė njė lagje tė tėrė. Punonjėsit e ndėrmarrjes elektrike kanė bėrė riparimin e defektit tė krijuar me dashje nga personat anonimė.

Policia e Shkodrės ka arrestuar nė flagrancė dy persona qė po rripnin njė lopė tė ngordhur
Kapen tregtarėt e bagėtive tė ngordhura
SHKODĖR - Policia e Shkodrės ka arrestuar dje nė flagrancė dy tregtarė mishi qė po rripnin njė lopė tė ngordhur dhe qė mishin e saj dyshohet se do ta tregtonin mė pas pėr konsumatorėt. Hiqmet Bajram Kozmaj, 40 vjeē, dhe Prek Kolė Hutaj, 22 vjeē, kanė qenė prej kohėsh nėn vėzhgimin e policisė kriminale, gjatė akktivitetit tė tyre tregtues nė tregun nė lagjen “Partizani”, thanė pėr gazetėn burime policore. Agjentėt kriminalė kishin marrė informacione dhe nga blerės tė ndryshėm se mishi qė tregtonin dy kasapėt mund tė kishte probleme, nga shenjat qė ata kishin evidentuar. Dy tregtarėt e arrestuar nė flagrancė tregtonin ēdo lloj mishi, dhe tė grirė, por pėrkundrejt ēmimeve mė tė ulėta se tregu, thanė pėr gazetėn burimet. Pas hetimeve dhe vėzhgimeve tė agjentėve tė policisė kriminale, dy bashkėpunėtorėt janė kapur nė flagrancė rreth orės 12.30 tė ditės sė djeshme, tek vendi i quajtur Ura e Brdhajve, pranė tregut tė bagėtive tė gjalla. Burimet thanė pėr gazetėn se dyshohet se tė dy personat nė vendin ku hidhen mbeturinat kanė marrė njė lopė tė ngordhur dhe kanė filluar ta rrjepin pėr t’i marrė mishin. Aty ata janė prangosur dhe burime jo zyrtare tė policisė kanė thėnė se tė pėrballur me provat e paraqitura ata e kanė pranuar aktivitetin e tyre tė jashtėligjshėm. Lopa sė cilės po i merrej mishi, nuk kishte shenja qė tė ishte e therrur. Pronari i lopės, sė cilės po i merrej mishi, ka deklaruar se atij i kishte ngordhur lopa dhe e ka hedhur atė tek mbeturinat. Njėkohėsisht edhe veterineri ligjor, i thirrur nga policia, ka konfirmuar se lopa ka qenė e ngordhur. Ky ėshtė rasti i parė qė dy tregtarė mishi, kapen nė flagrancė nga policia. Policia tha se do tė ndėrmerren hetime pėr raste tė tjera tė ngjashme pasi dyshohet qė tė ketė edhe persona te tjerė qė veprojnė nė kėtė mėnyrė. Anila Dushi

Shperthejne kabinen elektrike, ne erresire lagjja shkodrane

Rreth 10 mije banore ne lagjen "Partizani", ne qender te qytetit te Shkodres, nga mbremja e se premtes, mbeten pa energji elektrike. Disa persona te paidentifikuar, shkaterruan kabinen elektrike duke lene ne vendngjarje vetem mjetet e krimit. Policia tha se dyshon ne nje hakmarrje te mundshme Lagjja "Partizani" ne qender te qytetit te Shkodres, e banuar nga mbi 10 mije banore, prej nates se premte ka mbetur ne erresire pasi nje grup personash te paidentifikuar ende, shkaterruan kabinen elektrike duke shkeputur plotesisht furnizimin me energji. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Ministrise se Rendit Publik. Sipas ketyre burimeve, rreth ores 23.00 te dites se premte, disa persona, me mjete te mprehta, sepata, kane hyre ne kabinen elektrike qe ndodhet ne mes te lagjes "Partizani", fare prane qendre se qytetit te Shkodres. Me sepata ne duar, keqberesit e panjohur, kane shkaterruar kabinen duke nxjerre jashte funksionit ate. Autoret, per shkaqe ende te paqarta, kane prere te gjithe kabllot e furnizimit me energji elektrike, duke zhytur ne terr nje pjese te mire te qytetit.
Burime te policise qe i referohen deshmive ne vendin e ngjarjes, thane se menjehere pas aktit kriminal te kryer nga njerezit e panjohur, e gjithe lagjja "Partizani" u zhyt ne terr te plote. Policia qe mberriti ne oret e para te dites se djeshme ne vendngjarje, tha se kishte bllokuar ne cilesine e proves materiale, nje sepate me te cilen, sipas saj, eshte kryer shkaterrimi i kabines elektrike. Ekspertet e hetimit te policise, thane se ishin te paqarte per motivet qe kane cuar ne kete akt. Edhe burime nga filiali energjetik pohuan se nuk kishin dyshime te qarta per autore te mundshem. Ne oret e para te dites se djeshme, disa specialiste te filialit energjetik te Shkdores, kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur riparimin e demit te shkaktuar nga agresoret anonime. Burimet ne kete lagje, bene te ditur se gjate dites se djeshme, eshte arritur te kryhet furnizimi i pjesshem me energji elektrike, per lagjen "Partizani" te qytetit te Shkodres. re.rre

Shkoder, spiunet blu lirojne vrasesin

Nje superoperacion i policise vendore dhe RENEA-s, deshtoi per te treten here, ne aksionin per kapjen e te shumekerkuarit Don Rexha. I akuzuari per vrasje, i shpetoi rrethimit policor, pasi nje spiun brenda bluve, dekonspiroi aksionin e rradhes. Deshmia e fqinjeve ne vendngjarje: Kjo familje eshte e ngujuar brenda, qe prej 8 vjetesh

Shkruar nga Valbona IDRIZI

Dekonspirimi nga brenda uniformave blu te Shkodres, ka bere qe edhe dje, per te treten here, te deshtoje nje superaksion per kapjen e nje te shumekerkuari vendas. Operacioni zgjati 48 ore por pas kontrollit te baneses se kriminelit te akuzuar, ai nuk u gjet. Burimet e policise se Shkodres, thane se autori i nje vrasjeje te 8 viteve me pare, kishte arritur t'i shpetonte rrethimit te policise vendase dhe asaj speciale, te mberritur posacerisht, nga Tirana. Don Rexha, 45 vjec, banues ne lagjen "Llazanaj" te qytetit te Koplikut, akuzohet te kete kryer ekzekutimin e bashkeqytetarit te tij 45 vjecar Shpend Bajraktari. Ngjarja siaps burimeve policore kishte ndodhur ne fillim te vitit 1995 ne qytetin e Koplikut. I dyshuari Don Rexha, kishte prej kohesh, sherre pronesie, me fqinjin e tij Shpend Bajraktari. Diten qe ndodhi krimi, viktima, ishte duke punuar token, ne aren e tij, ne buze te liqenit. Autori i dyshuar, ka mberritur ne vendngjarje dhe e ka ekzekutuar "kundershtarin" duke i marre jeten ne vend. Menjehere pas aktit kriminal, autori i ngjarjes, arriti te largohej nga vendi i krimit duke i shpetuar gjate, ndjekjes se policise.
Burimet zyrtare te policise se Shkodres, pohojne se operacioni i nates se premte qe perfundoi i deshtuar, paraditen e djeshme, ishte i treti i organizuar prej tyre dhe forcave perforcuese nga Tirana, per kapjen e te shumekerkuarit. Burimet pohojne se edhe kete here, si dhe heret e tjera, nje person brenda rradheve te policise, qe ka patur dijeni per operacionin ose ka qene pjesemarres ne te, e ka dekonspiruar. Dyshohet qe uniforma blu spiune, te kete treguar te gjitha detajet e operacionit dhe kohen e kryerjes se tij.
Ne oret e pasdites se te premtes, disa dhjetra efektive te policise shkodrane dhe nje numer i madh forcash speciale te RENEA-s, te ardhura posacerisht nga Tirana, bene rrethimin edhe me mjete te renda, te shtepise se Don Rexhes. Pergjate gjithe nates, asnje levizje nuk u verejt ne shtepine e rrethuar ne distance te konsiderueshme. Dje ne mengjes, forcat speciale kane hyre ne banese. Por atje kane gjetur vetem gruan e te shumekerkuarit dhe femijet. Ata i thane policise se burri ndodhej jashte shtetit, prej kohesh. Por policia tha se informacioni per qenien e tij ne shtepi, ishte i konfirmuar. Fqinjet thone se qe nga viti 1995, kjo familje ka qendruar e ngujuar ndersa dy djemte kane shkuar jashte shtetit.
Korrieri 23/02/2003

Kastrati vrau mė 29 nėntor 2000 Ēesk Kokėn dhe u arrestua nga Interpoli nė gusht tė vitit 2001 nė Padova tė Italisė
Ekstradohet vrasėsi i drejtorit tė “TV Rozafa”

Prekė Kastrati, 40 vjeē, ėshtė sjellė dje nė mbrėmje nė Rinas, me aeroplanin e Alitalias
- nga Aleksandra Bogdani
TIRANĖ - 25.02.2003 - Ekstradohet nga Italia 40- vjeēari Prekė Kastrati, i akuzuar nga policia shqiptare pėr vrasjen e drejtorit tė “TV Rozafės”, mė 29 nėntor tė vitit 2000. Interpol Tirana ka bėrė tė mundur ekstradimin e Prekė Kastratit, i cili ėshtė arrestuar nė Padova tė Italisė pėr llogari tė policisė shqiptare. Burime nga Ministria e Rendit Publik bėjnė tė ditur se Kastrati ėshtė ekstraduar nga Bolonja dhe ka mbėrritur nė aeroportin e Rinasit mbrėmė rreth orės 20.00, i shoqėruar nga agjentėt e Interpol Tiranės. Ai ėshtė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar nė dhjetor tė vitit 2000, pasi dyshohet tė ketė ekzekutuar nė njė kafe nė Shkodėr, drejtorin e “TV Rozafės”, Ēesk Koka. 40 -vjeēari Kastrati akuzohet nga prokuroria e Shkodrės pėr dy vepra penale, atė tė vrasjes me paramendim si dhe tė armėmbajtjes pa leje.
Vrasja
Prekė Kastrati dyshohet tė ketė ekzekutuar Ēesk Kokėn, nė 29 nėntor tė vitit 2000. Drejtori i “TV Rozafės” kishte zbritur nga mjediset e televizionit dhe sapo ka hyrė nė njė kafe, ėshtė ekzekutuar nga pistoleta TT e Prekė Kastratit. Policia e Shkodrės nuk e ka zbuluar ende motivin e kėsaj vrasjeje tė bujshme. Megjithatė, autori i vrasjes ėshtė identifikuar nga vetė viktima. Koka ėshtė plagosur rėndė dhe ėshtė dėrguar nė mjediset e spitalit, ku mė pas ka humbur jetėn. Por nė ēastet e fundit tė jetės, Koka ka identifikuar ekzekutorin e tij. Tė njėjtėn gjė kanė bėrė edhe dėshmitarėt nė vendngjarje, tė cilėt kanė identifikuar pėr policinė autorin e vrasjes. Por edhe pas disa aksioneve, uniformat blu tė Shkodrės nuk mundėn tė prangosnin Prekė Kastratin. Pėr t’i shpėtuar policisė shqiptare, 40- vjeēari ėshtė larguar nė drejtim tė Italisė. Por nė gusht tė vitit 2001, policia Italiane ka arrestuar nė Padova autorin e vrasjes sė drejtorit tė “TV Rozafės”, Prekė Kastratin. Gjykata e Shkodrės ka firmosur masėn e arrestit “burg pa afat” pėr Kastratin, i cili ka mbėrritur i prangosur, mbrėmė, nė aeroportin e Rinasit. Gjykata ka dhėnė masėn e arrestit, nė datėn 9 prill tė vitit 2001, pėr dy vepra penale, atė tė vrasjes me paramendim si dhe armėmbajtjes pa leje.
Ekstradimet
Interpol Tirana po punon prej disa muajsh pėr ekstradimin e disa personave “VIP” nė fushėn e krimit. Por burime nga Ministria e Rendit Publik bėjnė tė ditur pėr “Shekullin” se brenda pak kohėsh, kėta “tė shumėkėrkuar” pėr policinė shqiptare do tė zbresin tė prangosur, nė aeroportin e Rinasit. Agjentėt e Interpol Tiranės kanė marrė “OK” nga homologėt e tyre, pėr ekstradimin e disa personave tė shumėkėrkuar, tė cilėt kanė kryer njė numėr tė madh veprash tė rėnda penale dhe kanė sfiduar radhazi policinė shqiptare. Ekstradimet e kėtyre personave “VIP” nė fushėn e krimit, pritet tė realizohen sė shpejti nga agjentėt e Interpolit Tiranės. Lul Caka dhe Kastriot Jaupi janė dy nga tė shumėkėrkuarit e arrestuar nė Itali dhe Spanjė, pėr tė cilėt agjentėt e Interpolit kanė filluar prej kohėsh procedurat e ekstradimit.

Pensionistėt, tė pakėnaqur nga Albaposta
SHKODĖR - Kalimi i aktivitetit tė pikave tė shpėrndarjes sė pensioneve, nė varėsi tė Albapostės, shoqėrohet edhe me shtim tė radhėve tė papunėve. Ky sektor ėshtė vendosur tė kalojė nga Banka e Kursimeve nė varėsi tė Albapostės pa personel, dhe kjo bėhet pėr rrethin e Shkodrės dhe atė tė Vlorės. Kėshtu punonjėsit e shpėrndarjes sė pensioneve nė Shkodėr do tė mbesin tė papunė, megjithėse ata kanė pėrvojė e profesionalizėm nė kryerjen e veprimeve pėrkatėse. Edhe qytetarėt shkodranė shprehen tė pakėnaqur nga shėrbimi qė u ėshtė afruar atyre nga Albaposta, pėr dy arkat 1 dhe 4 qė kanė kaluar aty. Sipas tyre, punonjėsit qė kanė punuar mė parė pėr ndarjen e pensioneve nė kėto arka kanė qenė tė specializuar, i kryenin shpejt e saktė veprimet dhe shėrbenin me pėrpikmėri. Ndėrsa tani ata janė larguar nga puna, dhe nė vend tė tyre punojnė njerėz tė paaftė, qė vonojnė kryerjen e veprimeve duke i zvarritur pensionistėt. Vendimi pėr mostėrheqjen nga Albaposta tė personelit tė mėparshėm tė ndarjes sė pensioneve quhet i padrejtė dhe abuziv, pasi janė marrė nė punė punonjės tė tjerė pa arsimin dhe eksperiencėn e duhur.
Anila Dushi

Rritet numri pėrdoruesve tė drogės
SHKODER - Rritet numri i pėrdoruesve tė drogės nė Shkodėr. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare tė Prokurorisė sė kėtij rrethi. Pas analizės sė punės sė kėtij institucioni ėshtė konstatuar se rritja e numrit tė pėrdoruesve tė lėndėve narkotike kėto vitet e fundit, ka pasuar me shtimin e veprės penale tė vjedhjes. Sipas ekspertėve tė akuzės, nė tė shumtėn e rasteve pėrdoruesit e drogės kanė rezultuar se kanė qenė dhe autor vjedhjesh, madje disa prej tyre kėtė veprim e kanė bėrė nė mėnyrė tė pėrsėritur. Vetėm gjatė vitit 2002 janė regjistruar 252 ēėshtje vjedhjeje (kėtu nuk pėrfshihen vjedhjet me dhunė e me armė). Burimet nga organi hetimor i qytetit verior pohojnė se numrin mė tė madh tė pėrdoruesve tė drogės e zėnė moshat nga 18-25 vjeē. Nė kėtė kontingjent futen kryesisht tė papunėt dhe ata qė janė kthyer rishtas nga emigracioni. "Nė kushtet e papunsisė ata preferojnė vjedhjen pėr tė siguruar paratė pėr blerjen e drogės. Tė droguarit nė Shkodėr mund tė konsiderohen tė "varfėr", kjo bazuar nė llojet e drogave qė ata pėrdorin", sqarojnė burimet nga prokuroria e kėtij qyteti, duke shtuar se po tė bėhet njė krahasim mes tregut tė drogės nė Shkodėr me atė tė Tiranės, Durrėsit dhe Vlorės, ka njė ndryshim tė madh. Nė qytetin verior nuk ka pėrdorues tė drogave tė shtrejta, por atyre tė pėrzierave qė janė mė tė lirat nė treg. Veēori e pėrdoruesve tė drogės nė Shkodėr ėshtė se mbi 95 pėr qind e tyre janė meshkuj. Rritjen e numrit tė pėrdoruesve tė drogės, pėrfaqėsuesit e organit tė akuzės e cilėsojnė si rrezik potencial pėr shtimin e numrit tė vjedhjeve.

Shkodėr: Akordohen 50 milione lekė pėr ndėrtimin e bibliotekės sė re tė universitetit "Luigj Gurakuqi"
SHKODER, 25 Shkurt/ATSH-M.Malja/.-Rreth 50 milionė lekė janė akorduar nga buxheti i shtetit pėr ndėrtimin e godinės sė re tė bibliotekės sė universitetit "Luigj Gurakuqi" tė qytetit tė Shkodrės. Burime nga ky universitet bėjnė tė ditur pėr ATSH-ne se, "me kėtė fond do tė ndėrtohet pranė kompleksit tė konvikteve te studentėve biblioteka e re pėr studentėt e kėtij universiteti". Projekti i kėsaj godine ėshtė pergatitur nga specialistėt e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Kjo ndėrtesė do tė jetė dykatėshe me salla studimi, salla libri, si dhe mjedise te tjera, ku do tė mėsojnė dhe lexojnė studentėt e degėve tė ndryshme tė kėtij universiteti. Punimet nė kėtė objekt do tė nisin sė shpejti me synimin qė ato tė pėrfundojnė mbrenda 12 muajsh. Me perfundimin e punimeve nė kėtė objekt do tė krijohen kushte beshkėkohore pėr studentėt. Aktualisht, biblioteka e kėtij universiteti eshte vendosur nė mjediset e godinės sė Fakultetit Histori-Gjeografi duke mos qėnė nė gjendje tė plotėsojė kėrkesat e studenteve tė kėtij universiteti, tė cilėt nga viti nė vit kanė ardhur duke u rritur. Kjo biblioteke ka vetėm njė sallė studimi, si dhe disa mjedise te tjera qė tashme janė bėrė tė papėrshtatshme nga legeshtia pėr faktin e ato ndodhen nė katin e parė. Kjo bibliotekė ka njė fond prej 80 mije librash te ndryshem tė autorėve vendas e te huaj si dhe literaturė nė gjuhė tė ndryshme.
/d.k/ -- 2003-02-25

- Nė 100 vjetorin e vdekjes -
Konferencė shkencore kushtuar Jeronim De Radės
SHKODER, 26 Shkurt/ATSH-M. Malja/- Nė mjediset e rektoratit tė Universitetit "Luigj Guakuqi" tė Shkodrės u organizua tė Mėrkurėn konferenca shkencore pėrkujtimore "100 vjetori i vdekjes sė arbėreshit tė madh, Jeronim De Rada", organizuar nga sektori shkencor i albanologjisė dhe departamentet e gjuhėsisė dhe letėrsisė sė kėtij universiteti. Prof. Dr. Petrit Kotrri, dekan i fakultetit tė Shkencave Shoqėrore, nė fjalėn e tij e vlerėsoi Jeronim De Radėn "si njė ndėr simbolet e kulturės kombėtare, i cili, sėbashku me Naim Frashėrin, ėshtė vlerėsuar nga kritika si njė ndėr themeluesit e letėrsisė artistike shqiptare". Jeronim De Rada, tha ai, nuk ishte vetėm poet, por edhe folklorist, gjuhėtar, dramaturg, gazetar. Pėr figurėn shumėdimensionale tė De Radės dhe vlerat e veprės sė tij letrare referuan studiuesit dhe pedagogėt e kėtij universiteti, Jup Kastrati, Artan Haxhi, Alfred Ēapaliku, Tomor Osmani, etj.
/s.s./ -- 2003-02-26

Dritat
Sindikalistėt paralajmėrojnė grevė
SHKODĖR - 28.02.2003 - Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura ka paralajmėruar dje njė grevė tė pėrgjithshme nė rast se do tė vazhdojnė kufizimet e theksuara tė energjisė. Sindikalistėt e pavarur shkodranė kanė theksuar se nė Shkodėr ka aktualisht 12-14 orė kufizime tė energjisė nė 24 orė. Kjo, sipas tyre, nuk duhet tė ndodhė as nė Shkodėr dhe as nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė. Sindikalistėt kanė kėrkuar ndėrprerjen e eksportimit tė energjisė dhe pėrmirėsimin e furnizimit. Ata u kanė bėrė thirrje qytetarėve qė tė ngrihen nė kėmbė dhe tė hidhen nė protesta, deri nė pėrmirėsim tė furnizimit me energji elektrike. Ndėrsa kryetari i BSPSH tė Energjitikės, Eqerem Ymeri, tha dje se reforma qė po kryen KESH-i ėshtė politike. Janė 20% e punonjėsve tė KESH-it, ka thėnė Ymeri qė do largohen por deri tani janė larguar specialistė e punonjės tė kualifikuar dhe janė lėnė nė punė militantėt e partive. Nė Shkodėr janė larguar nga KESH-i 32 punonjės. Ymeri ka thėnė se nė drejtorinė rajonale tė KESH-it nė Shkodėr, ndryshe nga qytetet e tjera, nuk ėshtė nėnshkruar kontrata kolektive e punės me BSP. Sipas Ymerit, nė rast se nuk do tė arrihet nėnshkrimi i kėsaj kontrate, do tė kalohet nė aksione sindikaliste.
Anila Dushi

Policia kėrkon ndihmėn e fqinjėve. Gati linja edhe pėr banorėt e fshatit
Malazezėt, ujė dhe drita pėr postėn kufitare tė Muriqanit
SHKODER - Pala malazeze jep ujė dhe drita pėr postėn kufitare tė Muriqanit nė Shkodėr. Mungesa e energjisė elektrike nė kėtė pikė kufitare, e cila tė jep imazhet e njė kohe tė shkuar, i ka detyruar fqinjėt qė tė tregohen bujarė. Kėta tė fundit i janė pėrgjigjur kėrkesės sė bluve tė qytetit verior pėr ndriēimin e furnizimin me ujė tė pjesės shqiptare tė pikės kufitare tė Muriqanit. Dje inxhinierėt malazezė kanė filluar vendosjen e shtyllve elektrike.
Investimi i palės malazeze ka marrė shkas pas njė inspektimi tė zakonshėm tė drejtuesve tė Policisė sė Shkodrės nė kėtė pikė kufitare, e cila ndodhet 13 kilometra larg qytetit verior. Pamja e saj, sa e vajtueshme, edhe komike, i ka nxitur krerėt e bluve qė tė kėrkojnė ndihmėn e kolegėve fqinjė. Posta e pikės kufitare tė Muriqanit nuk ka energji elektrike. Pėr ndriēim pėrdoren qirinj. Nė netėt e ftohta tė dimrit mungojnė edhe mjetet ngrohėse. Ndėrkohė punonjėsit e turnit tė natės kanė gjetur njė zgjidhje praktike. Ata ndezin njė zjarr tė madh me dru jashta godinės sė postės, nė njė qoshe dhe ngrohen. Kėtij sfondi mjeran i shtohet edhe mungesa e ujit tė pijshėm. Pikėrisht kjo pamje e errėt pėrballė pjesės gjithė dritė tė anės tjetėr tė pikės kufitare ka bėrė qė tė investohet diēka. Nė pamundėsi pėr tė bėrė vetė diēka (mungojnė fondet), pala shqiptare, duke ndjekur procedurat ligjore, ka kėrkuar ndihmėn e palės malazeze. Fqinjit i ėshtė kėrkuar qė tė bėjė shtrimin e kabllove elektrikė nga posta e tyre deri nė postėn shqiptare, po kėshtu dhe shtrimi i tubacioneve pėr rrjetin e ujit tė pijshėm. Kėrkesa e autoriteteve shqiptare ėshtė pranuar njė muaj mė parė nga pala malazeze. Ndėrsa dje ka nisur vendosja i shtyllve elektrike. Gjatė punės inxhinierėt malazezė janė gjendur pėrballė kėr-kesės sė banorėve tė zonės sė Muriqanit, tė cilėt kanė kėrkuar qė shtrimi i kabllove elektrikė tė bėhet edhe 200 metra mė tutje, qė tė marrin edhe ata energji. Mbetet pėr t'u pėrcaktuar sesi do t'u paguhet energjia malazezėve.

Referendumi, mblidhen firmat
Sindikatat: Do tė nisim grevat pėr dritat
SHKODER - "Qyteti tė furnizohet me energji elektrike, ndryshe do tė nisim protestat. Eshtė absurde qė vazhdon shitja e energjisė, ndėrkohė qė nė Shkodėr ka pllakosur errėsira". Kėshtu ka deklaruar dje nė njė konferencė pėr shtyp kryetari i Sindikatės sė Pavarur tė qytetit verior, Loro Mandi. Sipas kėtij tė fundit, nėse qeveria shqiptare nuk reagon pozitivisht ndaj kėrkesės sė tyre, atėherė do tė nisin grevat. "Nuk mund tė justifikohet shitja e energjisė elektrike, ndėrkohė qė qyteti nuk ka drita pėr 12 orė gjatė 24 orėve. Gjendja nė Shkodėr ėshtė katastrofike dhe biznezi vijon tė jetė i paralizuar", ka pohuar kreu i Sindikatės sė Pavarur. Nė pritje tė njė pėrgjigjeje nga qeveria ėshtė lėnė edhe njė afat kohor. Pas mbarimit tė afatit (shpejt) Sindikata e Pavarur do tė nisė grevėn, ku do tė pėrfshihen gjithė sektorėt. Nė konferencėn e djeshme pėr shtyp ėshtė deklaruar se sot do tė nisė mbledhja e firmave nė Shkodėr pėr referendumin qė pritet tė bėhet pėr tė kundėrshtuar ligjin mbi rritjen e moshės pėr tė dalė nė pension. Loro Mandi ka sqaruar se KQZ-ja i ka dhėnė tė drejtėn Sindikatės sė Pavarur qė tė bėjė referendumin nė fjalė. Nė Shkodėr do tė mblidhen 2085 firma (nė shkallė republike 59 mijė firma), tė cilat do tė mundėsojnė mbajtjen e referendumit.

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT