Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Shtator 2003. Lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Pėr mė tepėr, refero lidhjet djathtas dhe gjeni lajmet e ditės, pėrveē gazetave shqiptare on-line.

BERISHA: SHKODRA, BASTION I OPOZITES

Shkoder - 12.09.2003 - “Rivalin socialist te Artan Haxhit ne Shkoder nuk e therrasin me Liqejza, Gjergj Ushujza. Ai perfaqeson padrinon dhe ne fakt ngjet sikur ta kete nxjerre Nanoja per hundesh, te dy imitojne Leninin. Te dy jane njelloj, te dy jane hajdute. Ai eshte prefekti i mashtrimit, i grabitjes, i papunesise. Te ngrihemi dhe te marrim pjese ne vendimin per t’u ndare me ata qe e zhyten Shkodren ne erresiren e thelle, qe shkaterruan kulturen e saj”
Kryetari i PD-se, Sali Berisha, hapi dje ne Shkoder fushaten elektorale te kandidatit, Artan Haxhi, duke ftuar shkodranet qe te votonin kunder padrinos dhe shkaterruesve te vlerave te ketij qyteti. Nderkaq mund te thuhet se pjesemarrja e demokrateve, dje, ne mitingun elektoral ne Shkoder, ishte nder me te uletat e viteve te fundit, por binte ne sy prania e elites dhe qytetarise ne miting. Berisha shoqerohej nga nenkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli dhe deputete te Shkodres. Kreu opozitar leshoi nje lume akuzash ne drejtim te kandidatit te PS.se per kryetar Bashkie ne Shkoder, prefektit aktual Gjergj Liqejza duke i ndryshuar edhe emrin. “Rivalin socialist te Artan Haxhit ne Shkoder nuk e therrasin me Liqejza, por Ushujza, Gjergj Ushujza.
Ai perfaqeson padrinon dhe ne fakt ngjet sikur ta kete nxjerre Nanoja per hundesh, te dy imitojne Leninin. Te dy jane njelloj, te dy jane hajdute. Ai eshte prefekti i mashtrimit, i grabitjes, i papunesise.“ tha Berisha. Duke vijuar me tej lideri opozitar tha se PD.ja do ta kishte te sigurte fitoren ne te gjithevendin, duke falenderuar shkodranet per mbeshtetjen e madhe qe i kishin dhene kesaj partie qe nga themelimi i saj. “Mbeshtetja ka qene percaktuese jo vetem per fatin e PD-se, por edhe te demokracise shqiptare. Shkodra ka qene dhe eshte bastioni yne. Shkodra vazhdon te mbetet keshtu basion i demokracise dhe i te gjitha vlerave te saj”, tha Berisha. Sipas tij, me 12 tetor Shkodra do te votonte per birin e saj Artan Haxhi qe misheronte traditat e qytetarise, arsimin, dijen dhe sportin. Berisha tha se shkodranet do te ndeshkonin ne 12 tetor regjimin me hajdut dhe me te korruptuar ne te gjithe Europen.
Fondet qe qeveria i ka dhene Shkodres kete vit, tha Berisha, ishin 30 % me te vogla se parate qe Nano kishte shpenzuar per pushime me jaht kete vere. Kandidati Artan Haxhi u shpreh se nuk premton mrekulline ne Shkoder. “Me ka marre malli ta shoh Shkodren zonje. Te gjithe ne jemi te shqetesuar se cfare do te behet me qytetin tone. Te gjithe bejme gjume te shqetesuar nga frika e te nesermes te njellojte” tha Haxhi. Ai tha se nuk premtonte per te bere te pamunduren gjate kohes qe do te drejtonte Bashkine dhe zgjidhjen e te gjithe problemeve. Ai kerkoi qe bashkeqytetaret ta mbeshtesin duke pasur besim tek vlerat e tij. Haxhi tha se specialistet me te mire do te punonin per te bere Shkodren ndryshe me programe reale qe ishin duke u hartuar. Sipas tij, do te punonte per ta nxjerre Shkodren nga epoka e gurit dhe erresira ku e kishte zhytur qeveria. /Rudina Llazari

Loro Kovaēi, njė Otello i ardhur nga “teatri i ēarēafėve”

Teatri “Migjeni” i Shkodrės kujton 100- vjetorin e lindjes tė aktorit Loro Kovaēi. Eshtė njė arsye mė shumė qė Teatri Kombėtar, si asnjėherė tjetėr, tė hapė sezonin jashtė Tiranės edhe nė kuadėr tė njė tjetėr ngjarjeje tė rėndėsishme, 60- vjetori i TK.
Anila Dushi
Njėqind vjet mė parė, mė 30 gusht 1903 nė qytetin e Shkodrės nė lagjen “Badra” do tė lindte “Artisti i Popullit”, Loro Kovaēi. Ai i pėrket brezit tė aktorėve qė u ngjitėn nė skenė si amatorė pėr tė prekur mė pas magjinė shekspiriane me “Otellon” e “Mbretin Lir”. Nisi tė aktrojė qė nė fėmijėri, me bashkėmoshatarėt e tij shkodranė nė rrugicat e kėsaj lagjeje, si nė oborrin e shtėpisė tė tij apo dhe nė atė qė u quajt “teatri i ēarēafėve”. Mėsimet e para i mori nė kolegjin saverian, mė pas nė shkollėn e kadetėve nė Shkodėr. Ndėrpret studimet pėr arsye ekonomike dhe nė vitin 1921 shkon nė Austri ku ndjek njė kurs specializimi pėr rrobaqepės ndėrsa nuk shkėputet nga arti duke marrė pjesė si muzikant nė orkestrat e shkollės. Mė pas ai bėn pjesė nė shoqėrinė e teatrit “Bogdani” nė Shkodėr ku luan mjaft role nė teatėr si dhe instrumentist nė bandėn e kėsaj shoqėrie ku Kovaēi interpretoi pėr 14 vjet. Mė 1936 Loro Kovaēi aktivizohet nė shoqėrinė “Kinema-Teatėr Rozafat” deri mė 1939 duke pasuruar pėrvojėn e tij skenike me tė tjerė role.
Eshtė i ēuditshmėm, por jo pak i njohur udhėtimi i jetės sė shumė artistėve tė mėdhenj, qė iu ėshtė dashur tė bėjnė gjithfarė profesionesh pėr tė shkėlqyer mė pas nė skenė. Po nė vitin 1939 Kovaēi ėshtė kujdestar konvikti nė gjimnazin e Shkodrės ndėrsa gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore, do tė punonte ku tė mundte. Me ēlirimin e vendit merr pjesė nė organizimin e grupit teatror tė sektorit V tė qytetit, ku luan nė drama si “Djersė e gjak” apo “Nė gjurmėt e Kajo Karafilit” e cila u nderua me ēmim tė parė nė Kongresin II tė Rinisė. Aty veēohet nga interpretuesit e tjerė pėr talentin e tij dhe nė fillim tė vitit 1946 largohet nga Shkodra pėr nė teatrin dramatik tė Ushtrisė e mė vonė nė Teatrin Popullor.
Kėshtu zė fill karriera e tij me trupėn profesioniste dhe vlen tė shėnohet se bashkė me njė grup artistėsh si Lazėr Filipi, Marie Logoreci e Ndrek Shkjezi, do tė ishin bėrthama e qytetit verior qė pati peshėn e vet nė krijimin e trupės nacionale qė nė mesin e viteve ’50 mori emrin Teatri Popullor. Kovaēi do tė interpretonte nė kėtė skenė deri nė fund tė jetės sė tij, mė 1966.
Pas 25 viteve si amator ai ishte tashmė profesionist. Ky teatėr ishte njė shkollė e vėrtetė, dhe sot e kėsaj dite dihet se i pėrket shkollės sė Stanislavskit, shkollė e mjeshtėrisė sė aktorit. Loro Kovaēi pati kontributin e vet nė kėtė teatėr, ku pėr 20 vjet interpretoi role nga dramaturgjia e huaj e kombėtare. Nė rolet e dramave shqipe ai shquhej pėr karakteret e personazheve, qėndrimin emocional tė fjalės. Pėrmendim rolet e Veliut tek “Prefekti” i Besim Levonjės, Bejtash Syla tek “Halili e Hajria” i Kolė Jakovės, Tuē Maku tek “Toka jonė”, Marash Pali tek “Shtatė Shaljanėt” etj. Vend tė veēantė nė repertorin e tij zė interpretimi mjeshtėror i figurės sė Tuē Makut nė dramėn dhe njėkohėsisht realizimin kinematografik “Toka jonė”. Ky rol shėnoi njė kulm nė karrierėn e tij si aktor i ekranit.
Loro Kovaēi ishte ndėr tė parėt aktorė shqiptarė qė interpretoi nė teatrin tonė personazhe tė veprave tė Shekspirit. Janė Otello tek “Otello”, Mbreti Klaut tek “Hamleti” mė 1960, Antoni Antonoviēin tek “Revizori” i Gogolit mė 1953, senatori Leington nė dramėn “Rrėnjė tė thella” mė 1962, presidentin Fan Valter tek “Intrigė e dashuri” e Shilerit, mė 1957 etj. Gjatė punės si aktor profesionist ai interpretoi 50 role nė 20 vjet. Ishin personazhe tė njė spektri tė gjerė estetik qė i dhanė atij profilin dhe individualitetin e spikatur, ndonėse mjaft herė mishėroi role antogoniste. Ai kishte njė dashuri tė madhe e tė pakufishme pėr skenėn dhe aktrimin. Kur nuk punonte nė skenė, punonte me rolet e tij dhe do tė mbahet mend nė qarqet e artistėve pėr vėrtetėsinė, duke qenė bindės. Konstrukti fizik i fuqishėm dhe shikimi i mprehtė e plot mendim ishin veti qė e ndihmonin atė nė krijimin e figurave artistike. Nė kinematografi ai luan rolet e Gjergj Arianitit tek “Skėnderbeu”, Gjergj Nikollėn tek “Detyrė e posaēme”, Baca tek “Komisari i dritės”. Premierėn e kėtij filmi Loro Kovaēi nuk arriti ta shihte. Deri nė pranverėn e vitit 1966 punoi disa role. Mė pas u godit nga infarkti i miokardit duke kaluar nė koma deri sa vdiq. Nė vitin 1962 ai ishte njė ndėr 4 aktorėt e parė qė u nderuan me titullin “Artist i Popullit”. Ai u varros nė vendlindje nė Shkodėr duke u nderuar nga artistė e spektatorė tė shumtė qė e kishin ndjekur nė skenė e ekran.
Nė 100 vjetorin e lindjes sė tij, mė 20 shtator Teatri Kombėtar do tė ēelė sezonin e vjeshtės nė teatrin “Migjeni” tė Shkodrės, qytet i vendlindjes dhe shkollė e parė e formimit tė tij si artist. Personaliteti i njohur i teatrit shqiptar regjisori Lec Shllaku, prezanton me kėtė rast monografinė “Loro Kovaēi” ku shpaloset e plotė figura dhe personaliteti i artistit. Ndėrsa sipas drejtorit tė teatrit kombėtar, Kiēo Londo, pėrvjetori i 100 i artistit Kovaēi ėshtė njė arsye e mjatueshme, qė pėr herė tė parė sezoni teatror i nacionalit tė hapet jashtė Tiranės. Eshtė vetėm fillimi ky qė kėtej e nė vazhdim TK do nderojė figurat e harruara nė ēdo pėrvjetor. Pėr kėtė Londo ka nė hedhur nė tryezėn e punės emrat e artistėve qė kanė kontribuar nė teatrin shqiptar dhe pėr kėtė do tė shfrytėzohet rregullisht fondi i dokumenteve dhe ai fotografik i arkivit tė Teatrit. Sezoni teatror nis nė Teatrin “Migjeni” me komedinė premierė “Nesėr mė mirė se pasnesėr” me regji tė Milto Kutalit. Do tė ketė dy shfaqje mė 20 dhe 21 shtator. Shkodra ėshtė stacioni i dytė, pas Tropojės, i turneut qė Teatri Kombėtar ka ndėrmarrė nėpėr qytetet e vendit. Ndėrsa nė programin e tė shtunės qė pėrkujton Loro Kovaēin ėshtė menduar tė organizohet njė takim me artistė, gjatė tė cilit do tė promovohet edhe monografia e Lec Shllakut dhe tė nesėrmen artistėt do tė nderojnė me njė kurorė lulesh varrin e artistit Loro Kovaēi.

Prangoset punonjėsi i gjendjes civile
Anila Dushi
SHKODĖR - 18.09.2003 - Punonjėsi i gjendjes civile nė bashkinė e Vaut tė Dejės ėshtė prangosur nga policia, nėn akuzėn e falsifikimit tė dokumenteve shtetėrore. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se ndaj Paulin Ambrez Preēit, 50 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Spathar, prokuroria e Shkodrės kishte lėshuar njė urdhėr-arresti nė 12 gusht tė vitit tė kaluar. Preēi akuzohet pėr falsifikim tė akteve tė gjendjes civile, ku ai punonte. Burimet thanė pėr gazetėn se 50-vjeēari akuzohet se nė 27 qershor tė kėtij viti ka pajisur me njė ēertifikatė me fotografi, Almira Jakun, 28 vjeēe. Sipas burimeve pėrmes kėsaj ēertifikate false 28-vjeēarja ėshtė pajisur me pasaportė ndėrkombėtare. Nga hetimet rezultoi se Jaku nuk ishte banore e bashkisė sė Vaut tė Dejės, ku ishte lėshuar ēertifikata dhe as e rrethit tė Shkodrės, ku ishte marrė pasaporta. Ajo banonte nė Laē tė Kurbinit dhe ndaj saj ka nisur hetimin drejtoria e policisė sė Lezhės. Ndaj Preēit ishte hapur dhe njė procedim penal nga prokuroria e Shkodrės. Burimet thanė se ai hetohej pėr pajisjen me pasaportė tė N. Bujarit, nga Vlora, person nė kėrkim. Me anė tė kėsaj ēertifikate, ai ėshtė pajisur me pasaportė ndėrkombėtare.

Policia identifikon si autorė tė ngjarjes ish-nxėnėsin e drejtoreshės dhe babanė e tij. Nė pranga babė e bir
Tritol nė banesėn e mėsueses, pranga nxėnėsit dhe tė atit

Shkodėr, shpėrthimi i eksplozivit dėmton banesėn e drejtoreshės sė shkollės “28 Nėntori”
Anila Dushi
SHKODĖR - 19.09.2003 - Shpėrthimi i njė sasie tritoli, vendosur nė banesėn e Lumturie Matlia (Valbona), drejtoreshė e shkollės sė Mesme tė Pėrgjithshme “28 Nėntori” nė Shkodėr, ka shkaktuar dėme materiale, ndėrsa policia ka identifikuar dhe mė pas arrestuar si autorė tė kėsaj ngjarjeje ish-nxėnėsin e Lumturies dhe babain e tij. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se ka qėnė ora 02.05 e ditės sė djeshme ku ka shpėrthyer sasia e tritolit, e vendosur nė derėn e jashtme tė apartamentit tė drejtoreshės sė shkollės sė mesme. Banesa ndodhet nė katin e tretė tė njė pallati, nė lagjen “Perash”, pėrballė shkollės 8- vjeēare “Ali Laēej”. Burimet e policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se nga shpėrthimi ėshtė dėmtuar pjesėrisht dera e familjes Matlia dhe e fqinjit tė saj si dhe xhamat e apartamenteve nė hyrje. Burimet thanė se si autorė tė kėsaj ngjarjeje janė arrestuar Klodian Hasa, 19 vjeē, ish nxėnės nė shkollėn qė drejtohet nga mėsuesja Matlia dhe babai i tij 51-vjeēar Halimi. Lumturi Matlia (Valbona) drejtore e shkollės sė mesme tė pėrgjithshme “28 Nėntori”, ėshtė nėnė e dy vajzave, pėrkatėsisht 18 dhe 13 vjeēe. Bashkėshorti i saj, Aliu, punon mėsues nė shkollėn 8-vjeēare “Skėnderbeg”. Nga burime tė afėrta tė familjes Matlia mėsohet se para pak ditėsh ata kanė ndryshuar numrin e telefonit fiks. Drejtoresha Matlia nuk ka pranuar qė tė prononcohet pėr mediat.
Policia
Duke qėnė se gjimnazi qė drejton Lumturi Matlia njihet si mė i miri nė qytet dhe kėrkesat pėr tė regjistruar fėmijėt aty janė tė shumta, madje janė shoqėruar dhe me konflikte, hetimi i policisė u pėrqendrua tek detyra qė kryen kryefamiljarja. Nė krye tė aksionit pėr zbulimin e autorėve tė kėsaj ngjarjeje ishte drejtori i policisė sė Shkodrės, Asllan Dogjani. Burimet thanė se lidhur me kėtė ngjarje policia ka marrė nė pyetje, fill pas krimi nėndrejtorėt e shkollės “28 Nėntori” dhe drejtorin e arsimit nė Shkodėr. Nė bazė tė hetimeve policia ka identifikuar dhe arrestuar nė mėngjesin e djeshėm babė e birė, Halim dhe Klodian Hasa, nga fshati Bėrdicė. Burimet e policisė qė i referohen hetimeve tė para lidhur me kėtė ngjarje thanė pėr gazetėn se Klodiani ka qenė nxėnės i kėsaj shkolle. Ai kishte mbetur nė dy lėndė nė vjeshtė nė vitin e tretė dhe kishte pėrsėritur dhe njė herė vitin shkollor. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se nga kontrolli i ushtruar nė banesėn e familjes Hasa, nė fshatin Berdicė, ėshtė gjetur njė sasi prej 1 kg lėndė eksplozive, 40 m fitil zjarrpėrcjellės, 45 m fitil detonator dhe njė arkė me fishekė. Ndaj babė e bir ėshtė ngritur akuza e vrasjes me dashje, e mbetur nė tentativė si dhe ajo e armėmbajtjes pa leje tė municioneve luftarake.
Shkolla sot nė protestė
Nisur nga ngjarja, mėsuesit e shkollės sė mesme tė Pėrgjithshme “28 Nėntori” nuk kanė zhvilluar dje mėsim, ndėrsa sot nga ora 08:00-08:30 ata kanė paralajmėruar zhvillimin e njė proteste paqėsore kundėr krimit tė ndodhur ndaj drejtoreshės sė tyre. Burime nga mėsuesit thanė pėr gazetėn se njė ditė mė parė Klodian Hasa dhe babai i tij Halimi kanė debatuar nė drejtorinė e shkollės dhe madje babai ka kėrcėnuar mėsuesen e matematikės sė djalit. Po sipas kėtyre burimeve, Klodianit i janė dhėnė provimet e vjeshtės si dhe njė letėr transferimi pėr nė shkollėn e mesme tė Pėrgjithshme “Oso Kuka” dhe karakteristika shoqėrore e lėshuar nga drejtoresha Matlia ka qėnė e mirė. Madje Klodiani pėrpara se tė largohej, ėshtė pėrshėndetur pėrzemėrsisht me drejtuesit e shkollės; thanė pėr gazetėn burimet. Shkolla e mesme e pėrgjithshme “28 Nėntori” konsiderohet si shkolla qė preferohet mė shumė nga qytetarėt shkodranė dhe kėrkesat pėr tė zhvilluar mėsim aty janė tė shumta.

Pranga bashkėshortėve, vranė tė vetmuarin
Anila Dushi
SHKODĖR - Burrė dhe grua u arrestuan dje nga policia e Shkodrės pasi ata janė identifikuar si autorė tė vrasjes sė 65-vjeēarit Islam Toka, qė jetonte i vetmuar. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se njė muaj e gjysmė pas kėtij krimi, janė identifikuar si autorė Qamil Ferit Hasani, 20 vjeē, banor i lagjes Liria dhe bashkėshortja e tij Miranda. Sait Nurja, 15 vjeēe. Tė njėjtat burime thanė pėr gazetėn se bashkėshortėt me ngjyrė nė bashkėpunim me njėri- tjetrin kanė vrarė 65- vjecarin Toka, nė mėngjesin e datės 4 gusht 2003 , ngjarje kjo e ndodhur nė lagjen “Liria”, pranė kalasė “Rozafa” nė njė shteg rrugė.
Vrasja sipas policisė ka ndodhur pėr motivė tė dobėta, ndėrkohė qė bėhet e ditur se ėshtė arritur tė bėhet dokumentimi i ngjarjes dhe grumbullimi i provave. Sipas hetimeve tė policisė, pas vrasjes Miranda Nurja e ka futur armėn nė thes dhe e ka hedhur atė nė lumin Buna, ku dhe ėshtė gjetur nga ekipe tė zhytjes sė policisė. Autorėt janė banorė tė lagjes “Liria”, ku dhe ndodhi ngjarja. Shaban Toka nga Trushi jetonte nė lagjen Qafė, nė krahun tjetėr tė kalasė dhe ishte i pamartuar Ai punonte natėn si roje nė njė parking privat nė lagjen Liria dhe jetonte i vetmuar duke mbledhur kanaēe.

Arrestohet i dėnuari me 17 vjet burg
Anila Dushi
SHKODĖR - Forcat e policisė Shkodėr kanė prangosur nė paraditen e djeshme njė 24-vjeēar tė dėnuar me 17 vjet burg. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se Astrit Maca, 24 vjeē, lindur nė fshatin Abat tė Dukagjinit dhe banues nė lagjen “Partizani”, nė Shkodėr ishte nė kėrkim pasi ishte dėnuar pėr vrasje nė prill tė kėtij viti. Ngjarja nė fjalė ka ndodhur nė 23 tetor tė vitit kaluar dhe viktimė nė kėtė ngjarje ka qenė Gjelosh Hili . Sipas policisė, vrasja ka ndodhur pėr motive tė dobėta, pasi Hili ka tentuar tė hyjė me forcė nė banesėn ku jetonte vetėm me dy vajzat Dila Kuvendi, kushėrira e tė arrestuarit tė djeshėm.
Kuvendi jetonte vetėm me vajzat, pasi bashkėshorti i saj ishte emigrant. Ajo ka lajmėruar kushėririn pėr atė qė i ka ndodhur dhe ky ėshtė hakmarrė ndaj Hilit. Por pas kėsaj vrasjeje, nė 4 maj tė kėtij viti, ekzekutohet Dila Kuvendi, pranė oborrit tė shtėpisė sė saj. Kjo e fundit, sipas policisė, ėshtė vrarė nga njė i afėrm i Gjelosh Hilit. Autori i kėsaj vrasjeje akoma nuk ėshtė kapur nga policia. I kapuri i ditės sė djeshme, Astrit Maca, ėshtė kapur nė zonėn e Dukagjinit, ku qėndronte i fshehur. Burimet thanė se nė momentin arrestimit ai ėshtė gjetur me njė armė zjarri automatike qė e mbante pa lejė.

Policia e Shkodrės arreston 29-vjeēarin dhe shpall nė kėrkim vėllanė e tij
Tenton tė vrasė gjyshėrit pėr pronėsi, pranga
SHKODĖR - 21.09.2003 - Dy vėllezėr, njeri prej tė cilėve i arrestuar dje nga policia, kanė qėlluar me armė nė drejtim tė banesės sė gjyshėrve tė tyre, pėr motive pronėsie. Ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė sė premtes dhe autorė tė kėsaj ngjarjeje janė Petrit Mark Lisi, 29 vjeē, i lindur nė Dukagjin dhe banues nė fshatin Mal i Jushit dhe vėllai i tij Vatė Lisi, thanė pėr gazetėn burimet e policisė. Tė njėjtat burime saktėsuan se dy vėllezėrit akuzohen pėr veprėn penale tė vrasjes sė mbetur nė tentativė. Nė orėt e vona tė sė shtunės ai bashkė me tė vėllain e tij Vatė Lisi kanė qėlluar me armė automatik, nė drejtim banesės ku jetonte gjyshi i tyre Prekė Lisi bashkė me gruan e tij. Banesa ndodhet ngjitur nė njė kulm me atė tė dy vėllezėrve. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se i arrestuari Petrit Lisi ka deklaruar se nuk ka qėlluar ai, por vėllai i tij Vata, i cili ėshtė shpallur person nė kėrkim nga policia. Petrit Lisi ėshtė i martuar dhe sė shpejti pritet tė bėhet baba, ndėrsa vėllai i tij Vata ėshtė beqar. Burimet e policisė qė i referohen dhe hetimeve lidhur me kėtė ngjarje thanė pėr gazetėn se konflikti i dy vėllezėrve me gjyshėrit e tyre ka lindur pasi ata do tė sillnin pėr tė banuar aty, djalin e tyre me banim nė Toroviēė. Vendi dhe banesa ishin blerė nga gjyshėrit, por sipas tė njohurve tė tyre, ata janė ndarė nga nipėrit dhe kanė dashur qė nė shtėpinė e tyre tė jetonte dhe djali i tyre nė Torovicė, pasi edhe atij i takonte pjesė. Mėsohet se vėllezėrit Petrit dhe Vatė Lisi e kanė kėrcėnuar xhaxhanė e tyre, me qėllim qė ai tė mos vinte tė jetonte aty. Policia ka kryer veprimet proceduriale dhe po punon pėr kapjen e shtetasit Vatė Lisit, ndėrsa materialet i kanė kaluar prokurorisė. /Anila Dushi

Aksidentohet pronari i njė firme
SHKODĖR - 22.09.2003 - Njė 56-vjeēar, pronar i njė firme qė merret me rregullimin e varrezave, ka mbetur i plagosur rėndė si pasojė e njė aksidenti rrugor tė ndodhur dje pasdite nė qendėr tė qytetit tė Shkodrės. Burime nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se aksidenti ndodhi dje rreth orės 18:50, pranė Univrsitetit “Lugj Gurakuqi”. Njė mjet tip Benz, me targė SH 4937 D qė drejtohej nga shtetasi Myzafer Bushi ka aksidentuar 56 -vjeēarin Kadri Tahiri, banor i lagjes “Salo Halili”, nė Shkodėr. I aksidentuari ka qėnė duke ecur me njė motorēikletė tė vogėl dhe ėshtė dėmtuar rėndė. Ai ėshtė dėrguar nė spitalin e Shkodrės, ku mėsohet se ka plagė dhe fraktura tė rėnda. Policia po punon pėr zbardhjen e rrethanave tė kėtij aksidenti, ndėrkohė qė sipas dėshmitarėve okularė i dėmtuari ka qėnė i pakujdeshėm dhe kjo duket se ka shkaktuar dhe aksidentin. Mėsohet se tė dėmtuarit para pak vitesh i kanė vdekur njėkohėsisht djali dhe nipi nė njė aksident rrugor. /Anila Dushi

Shuhet albanologu Jup Kastrati
SHKODĖR 23.09.2003 - Ėshtė shuar nė pasditen e djeshme, albanalogu i shquar Jup Kastrati. Porfesor, Doktor Jup Kastrati, ishte njė ndėr studiuesit mė tė njohur nė fushėn e albanologjisė brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Mjeshtri i Madh i Punės, Qytetar Nderi i Shkodrės, Jup Kastrati ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė fushėn e historisė sė albanologjisė, si dhe nė botime dhe nė monografi tė figurave tė shquara tė letrave shqipe. Botimi i tij i fundit ishte “Studime arbėreshe”, e cila u botua dhe nė Kosovė e SH.B.A. Profesor, Doktor Jup Kastrati ėshtė dhe Mėsues i Popullit, dhe njė ndėr njerėzit mė tė shquar tė botės pėr vitin 2001, i shpallur nga Instituti Ndėrkombėtar i Kembrixhit. Prej kohėsh Kastrati vuante nga sėmundja e zemrės, ndonėse gjente forca pėr tė punuar nė studion e banesės sė tij. /Anila Dushi

Tritol mėsueses, babė e bir nuk e pranojnė krimin
SHKODĖR - Babė e bir tė akuzuar pėr vendosjen e tritolit nė banesėn e drejtoreshės shkollės sė mesme “28 Nėntori” nė Shkodėr nuk e kanė pranuar krimin. Hilmi Hasa dhe djali i tij 19-vjeēar kanė dalė dje para trupit gjykues. Ndaj tyre rėndon akuza e vendosjes sė tritolit nė banesėn e shtetasit Ali Matlia, nė lagjen Perash nė Shkodėr, ngjarje kjo e ndodhur nė tė gdhirė tė 18 shtatorit. Tritoli, sipas akuzės, ėshtė vendosur nė shenjė hakmarrjeje ndaj Lumturi Matlias, drejtoreshė e shkollės sė mesme tė pėrgjithshme “28 Nėntori”. 19- vjeēari Klodian Hasa kishte mbetur nė vitin e tretė dhe ndonėse e kishte marrė klasėn kishte debatuar me mėsues dhe drejtues tė shkollės njė ditė para se tė ndodhte krimi. Ato u kapėn disa orė pas ngjarjes dhe policia gjeti nė banesėn e tyre nė fshatin Berdicė tritol dhe fitil pėrcjellės. Mėsohet se para trupit gjykues ata nuk kanė pranuar asgjė, por akuza e pėrfaqėsuar nga prokurori Pėrparim Vukaj ka paraqitur si provė dėshmitė e marra nė rrugė teknike, ku sipas saj janė pėrgjuar fshehurazi dy tė akuzuarit babė e bir, teksa i thoshnin njėri- tjetrit hollėsi dhe fjalė kompromentuese pėr veprėn qė akuzohen. Trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Marina Rraboshta ka vendosur burg pa afat pėr babė e bir, tė cilėt akuzohen pėr vrasje tė mbetur nė tentativė pėr shkak tė cilėsive tė veēanta dhe pėrdorim lėndėsh plasėse. Lėnda plasėse qė shpėrtheu nė tė gdhirė tė 18 shtatorit dėmtoi derėn, xhamat si dhe disa pajisje dhe orendi nė banesėn e drejtoreshės Matlia dhe fqinjėve tė saj. /Anila Dushi

Tė akuzuarit e kanė pranuar krimin, por ata kanė deklaruar se viktima nuk ishte objekt i tyre
Burgosen bashkėshortėt, vranė tė vetmuarin
SHKODĖR - Gjykata e rrethit tė Shkodrės ka dhėnė dje masėn e sigurisė burg pa afat pėr dy bashkėshortė, tė cilėt akuzohen pėr vrasjen e njė 65-vjeēari qė jetonte i vetmuar. Qamil Hasani, 20 vjeē, dhe Miranda Nurja, 18 vjeēe, morėn kėtė masė sigurie pasi ata akuzohen pėr vrasjen nė bashkėpunim tė 65- vjeēarit Shaban Toka, ngjarje kjo e ndodhur nė 4 gusht tė kėtij viti. Akuza nė kėtė proces pėrfaqėsohej nga prokurori Lazėr Ēardaku, ndėrkohė qė mėsohet se dy tė akuzuarit e kanė pranuar autorėsinė pėr vrasjen e 65- vjeēarit. Ata kanė thėnė se e kanė vrarė gabimisht 65-vjeēarin Toka, pasi ai nuk ishte objekt i tyre. Ata, siē kanė deklaruar nė sallėn e gjyqit, kanė dashur tė vrisnin njė person tjetėr, qė sipas tyre i shqetėsonte duke u vjedhur sende tek banesa. Arma e futur nė njė thes bezeje tė bardhė ėshtė hedhur nga 18- vjeēarja nė lumin Buna. Ajo ėshtė gjetur nga policia dhe ėshtė dėrguar pėr ekzaminim nė laboratorin e Tiranės. Kjo sepse nė lumin Buna hidhen armė tė ndryshme qė pėrdoren nė krime. Avokati mbrojtės i dy bashkėshortėve tė akuzuar pėr vrasje, Apollon Haxhi, ka kėrkuar njė masė mė tė lehtė sigurie veēanėrisht pėr 18- vjeēaren Miranda Nerja e cila ka dy fėmijė, pėrkatėsisht 3 vjeē dhe 4 muajsh. Trupi gjykues i drejtuar nga Marina Rraboshta, ka vendosur qė dy tė akuzuarit tė qėndrojnė nė burg pa afat. Viktima Shaban Toka jetonte i vetmuar. Ai u vra rreth orės 07.00 tė 4 gushtit tė kėtij viti, nė njė shteg pranė kalasė “Rozafa”. /Anila Dushi

Dėshton njė takim i Liqejzės me artistėt shkodranė
Shkodėr - 25.09.2003 - Nė njė takim qė ka pasur prefekti i Shkodrės Gjergj Liqejza, kandidat i Partisė Socialiste pėr kėtė bashki me artistėt e kėtij qyteti, kanė ardhur njė seri akuzash ndaj tij. Artistėt e pranishėm kanė replikuar me tone tė ashpra me Liqejzėn, njė person i njohur nė qarqet e kulturės sė kėtij rrethi pėr shkak tė pėrplasjeve tė shpeshta qė ka pasur me kėtė shtresė tė shoqėrisė. Mėsohet se artistėt e irrituar kanė kėrkuar nga ai tė shpjegojė pėrse institucioni qė ai drejton nuk ka bėrė asgjė pėr tė rregulluar gjendjen e artit nė kėtė qytet. Ata kanė kėrkuar prej tij tė shpjegojė se nga e merr guximin qė tė kandidojė pėr kėtė forcė politikė qė ka pėrēudnuar nė mėnyrėn mė tė tmerrshme artin nė kėtė qytet dhe nė tė gjithė Shqipėrinė. Takimi nuk ka arritur tė zhvillohet pėr shkak tė kėtyre replikave.

PD Shkodėr: Neritan Ceka sajon incidente tė paqena
PD dega Shkodėr ka hedhur poshtė dje deklaratat e Neritan Cekės dhe Agron Dibrės nė media lidhur me tė ashtuquajturin incident qė sipas tyre ka ndodhur nė aksin rrugor Laē - Vau i Dejės, para takimt tė tyre elektoral. "PD hedh poshtė me neveri shpifjet, intrigat dhe deklaratat abuzive tė bėra nga shokėt Ceka dhe Dibra. Sqarojmė se nė prononcimet e tyre nuk ka asgjė tė vėrtetė, aq mė tepėr se sipas informacioneve tona, asnjėri nga shokėt Dibra apo Ceka nuk ka qenė i pranishėm nė kėtė moment. Incidenti me tė cilin ata gjejnė rast tė abuzojnė si gjithmonė, ka qenė vetėm njė bllokim i zakonshėm trafiku", thuhet nė pėrgėnjeshtrimin e PD, dega Shkodėr.
Nė deklaratėn pėr mediat qė kjo degė ka lėshuar thuhet se PD ka qenė dhe ėshtė pėr zhvillimin e njė fushate tė qetė dhe tė kulturuar ndaj edhe pėrpjekjet pėr ta implikuar atė nė incidente inekzistente, janė pėrpjekje tė mjera qė tregojnė se edhe kėsaj radhe socialistėt dhe aleatėt e tyre nuk kanė alternativa pėr t'i paraqitur elektoratit, "por vetėm sajime e trillime qė nuk i beson askush".
Sipas PD, dega Shkodėr, kėto mashtrime janė njė ofezė pėr popullin demokrat tė kėsaj zone dhe kėrkojnė tė tensionojnė qėllimisht situatėn e qetė nė prag tė zgjedhjeve vendore.

Nekrologji pėr njė mendje tė ndritur

E.Demo / A.Dushi
Shkodėr - 26.09.2003 - U nda nga jeta nė moshėn 79-vjeēare njė nga albanologėt e klasit tė parė qė ia kushtoi jetėn veprės madhore “Historia e Albanologjisė”, njė studim shterues pėr njė periudhė 500-vjeēare
Ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit, albanologu i shquar Jup Kastrati. Ai kaloi pėr dy vjet orė tė tėra nė shtrat, pėr shkak tė problemeve tė rėnda shėndetėsore. Megjithatė 79- vjeēari Kastrati punonte nė studion e banesės sė tij, qė ishte nė tė njėjtėn kohė dhomė gjumi, pėr pėrfundimin e veprave qė kishte nė dorė.
Biblioteka e prof.Kastratit, qė ėshtė njė pasuri mė vete nė fushat e gjuhėsisė dhe albanologjisė, kryesisht nė gjuhėt frėnge, latine e italiane, tregon se si ky njeri i dha albanalogjisė, gjuhės qė i kushtoi jetėn. Nė fondin e kėsaj biblioteke numėrohen 5 mijė epistolarė, me shkrimtarė e dijetarė vendas e tė huaj.
Puna shkencore dhe studimore e prof.Jup Kastratit, ėshtė vlerėsuar prej fillimeve, deri mė dje, nė vitin 2002 kur Instituti Amerikan i Biografive i akordon titullin “Mendje tė ndritura tė shekullit 21”. Janė fusha kaq tė gjera dhe thella albanologjike, sa tani kur duhet tė pėrmendim vlerėn e kėtyre kėrkimeve nė kuadrin e njė nekrologjie, duhet tė rendisim titujt e pafund honorifikė dhe sidomos stimujt moralė paradoksalė me tė cilat strukturat shtetėrore dhe akademike para dhe pas ‘90-ės e nderuan profesor Jupin.
Ndoqi rrugėn e botimeve qysh nė moshėn 17-vjeēare. Nga veprimtaria e tij shkencore gjatė njė periudhe 62 -vjeēare, njihen rreth njė mijė punime shkencore me 20 mijė faqe shtypi shkencor. Ka botuar 30 titutj me karakter shkencor, shumė prej tė cilėve pėrdoren sot si tekste mėsimore. Ka themeluar dhe botuar tre organe shkencore. Punimet e prof.Kastratit janė pėrfshirė nė pėrmbledhės, vėllime studimesh tė botuara nga Universitetet e Tiranės, Prishtinės, Akademia e Shkencane, Universiteti i Napolit, Kalabrisė. Ka bėrė gjurmime bibliotekare pėr tekstet e vjetra tė shqipes nė Tiranė, Prishtinė, Shkup, Romė, Athinė, Beograd, Moskė, Uashington, Nju Jork. Kontributi i tij ėshtė shumė i ēmuar nė fushat e historisė tė gjuhėsisė shqiptare dhe albanologjisė, tė historisė sė letėrsisė. Njė nga veprat e tij mė tė dashura dhe mė e mundimshmja mbetet “Historia e Albanologjisė”, pėr tė cilėn ai ėshtė shprehur sa qe gjallė se “ėshtė njė punim organik, shterues dhe i ngjeshur, njė analizė dhe sintezė e studimeve tė pėrpiluara pėr gjuhėn shqipe, pėr njė periudhė 500 -vjeēare. Ndėrsa puna shumėvjeēare, pėr ardhjen e plotė tė figurave tė de Radės dhe Faik Konicės, u kurorėzua vitet e fundit nė monografitė “Jeronim de Rada, jeta dhe vepra”, botim i vitit 2002 dhe “Faik Konica”, botuar mė 1995. Ky studim pati shumė jehonė nė botė, nė rrethet e studiuesve gjithashtu, ndoshta pėr njė arsye tė thjeshtė dhe themelore, karakteristikė e kėrkimit “alla Kastrati”: shterimi dhe dyshimi i paekuivok.
Ndėr titujt mė tė rėndėsishėm, qė vlerėsojnė punėn e njė jete tė tėrė, kuptohet vlerė morale, janė titujt e marrė prej vitit 1954, Urdhri Naim Frashėri i Klasit tė Dytė, Mėsues i Popullit, Drejtues kėrkimesh, Mjeshtėr i madh i Punės. Eshtė pėrfshirė nė edicionin e 13-tė tė Enciklopedisė Ndėrkombėtare tė Biografive tė Intelektualėve Botėrorė tė Kembrixhit, nė dhjetor tė vitit 1997. Njė vit mė pas propozohet akademik nga senati i Universitetit tė Shkodrės nga prof.Mahir Domi e prof.Dhimitėr Shuteriqi. Nė vitin 2001 i jepet titulli “Intelektual ndėrkombėtar” nė Kembrixh. Nė vitin 2002 Instituti Ndėrkombėtar i Biografive i akordon titullin “Mendje tė ndritura tė shekullit 21”. Nė dhjetor 2002 kėshilli bashkiak i Shkodrės e shpall “Qytetar Nderi”.
Biografi
Jup Kastrati, i cili u nda nga jeta nė moshėn 79-vjeēare, lindi nė Shkodėr mė 15 prill 1924. Shkollėn fillore, gjimnazin klasik dhe liceun ruajal i kreu nė qytetin e lindjes. Pėr pak kohė studion nė liceun shkencor tė Torinos. Gjatė pushtimit italian burgoset nė Kosovė si antifashist. Mbaron studimet nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, nė Fakultetin e Filologjisė. Pėr 47 vjet ka shėrbyer nė arsim, nga tė cilat 37 nė Universitet. Eshtė njė ndėr themeluesit e Institutit tė Lartė Pedagogjik, nė Shkodėr dhe ka luftuar pėr ta kthyer atė nė universitet. Eshtė ai qė ideoi dhe propozoi “Luigj Gurakuqin”, sot. Mbron doktoraturėn nė shkencat filologjike nė vitin 1982 me “Historinė e gramatologjisė shqiptare, periudha 1635-1944”. Nė vitin 1991 merr titullin shkencor “profesor”.
Janė fusha kaq tė gjera dhe tė thella albanologjike, sa tani kur duhet tė pėrmendim vlerėn e kėtyre kėrkimeve nė kuadrin e njė nekrologjie, duhet tė rendisim titujt e pafund honorifikė dhe sidomos stimujt moralė paradoksalė me tė cilat strukturat shtetėrore dhe akademike para dhe pas ‘90-ės e nderuan profesor Jupin.

Vrasja e taksistit, pendohet polici elektrik
Shkodėr - 27.09.2003 - Ilir Fani, taksisti 42-vjecar nga Shkodra, qe dyshohet se u ekzekutua dy net me pare nga polici elektrik Fran Markaj, u percoll dje ne banesen e fundit, nen dhimbjen e madhe te gruas, vajzes 14-vjecare dhe djalit 10-vjecar. Tragjedia, ndodhi kur viktima, banor i lagjes .Ndoc Mazi., po ecte me makinen e tij taksi, ne sheshin "5 Heronjte e Vigut" ne kete qytet. Burime nga komisariati i Shkodres, tregojne se i dyshuari, ka pranuar krimin. .Ofendimet e Ilirit ndaj meje ishin te padurueshme dhe armen e kam nxjerre ne gjaknxehtesi duke e shkrehur ne caste te humbjes se kontrollit. Ne ate cast edhe mua me ka rene arma ne toke i shtangur dhe duke mos i besuar syve.. I dyshuari deklaroi se .ndihem shume keq qekur mesova se Iliri vdiq.. Deshmitaret tregojne se sherri mes Ilir Fanit dhe Fran Markut ka filluar per vendin e parkimit te makinave, ne afersi te monumentit te 5 Heronjve te Vigut. Kur ka ardhur Iliri per te parkuar makinen ne vendin e zakonshem te tij, e ka gjetur te zene nga makina e Franit. Iliri i ka kerkuar ta spostoje makinen, pasi aty e parkonte ai cdo dite. Kjo eshte kundershtuar nga Frani, dhe nje sherr u hap, ku nisen te fyejne rende njeri-tjetrin. Frani dyshohet se ka nxjerre pistoleten te cilen e mbante per shkak te detyres si punonjes i policise elektrike dhe e ka drejtuar drejt Ilirit duke e shkrehur tri here radhazi. Dy plumba kane rene ne toke, ndersa i treti e ka goditur ne brinje. Viktima ka vdekur pas nje ore ne spital. Uniformat blu qe ndodheshin vetem 100 metra larg vendngjarjes, nuk e kane patur te veshtire te kapin ne flagrance kolegun e tyre, 54 vjecarin Fran Markaj. /Valbona Idrizi

KOPLIKASIT PRESIN NANON DY ORE NE DIELL
Malesi e Madhe - 28.09.2003v - "Do te jem per dy vjet sulmues i Velecikut. Urime skuadres tuaj qe ka arritur te hyje ne kategorine e pare". Me keto fjale kreu i qeverise shqiptare Fatos Nano i eshte drejtuar banoreve ne nje miting elektoral te zhvilluar nje dite me pare ne sheshin kryesor te qytetit te skajshem verior te Koplikut. Para mitingut eshte zhvilluar nje koncert madheshtor, ndersa kolpikasve i eshte dashur me pas te presin edhe dy ore te tjera ne diell, ardhjen e kryetarit te PS Fatos Nano. Shpalosja e programit elektroral dhe prezantimi zyrtar i kandidatit te PS per Bashkine e Koplikut kane qene edhe objektivat kryesore te ketij mitingu, i cili ka patur nje pjesmarrje te gjere. Me qindra e mijera malesore kane dale te shtunen paradite ne mitingun elektoral te radhes te zotit Nano. Fatos Nano ne kete miting ka sulmuar edhe opoziten shqiptare qe sipas tij ka sjelle izolimin e Malesise dhe te malesoreve. Pas fjales pershendetese te mikpritesve kreu i qeverise shqiptare ka marre fjalen. Nano ka bere premtimet e radhes ne Malesi te Madhe, duke kerkuar me pas edhe votat e elektoratit te majte per kandidatin e kesaj Partie Perlat Ramcaj.
"Ju meritoni te jetoni me se miri. Ne shoqerine progresiste e meritoni nje jete me te denje, me te begate, me te gezueshme, me te sigurte, me te shendetshme, sepse keni te njejtat ambicie dhe aftesi europiane dhe jeni nje popull i mrekullueshem dhe i qyteteruar. Ju keni shume apsirata europiane dhe vetem se bashku mund t’i bejme ato realitet" eshte shprehur Kryeministri shqiptar Fatos Nano ne fillim te fjales te tij. Me pas duke sulmuar opoziten shqiptare Nano eshte shprehur: "Ju tashme e keni njohur shume mire opoziten dhe prapambetjen qe ajo sjell. Qytetare dhe malesore te Koplikut do te mundt te mesoni gjate kesaj fushate elektorale se mashtrimi i demokratikes eshte izolimi juaj. Lidershipi i opozites i pafate te propozoje projekte konkrete per te ardhmen e vendit cirret, shpif dhe akuzon duke mbjelle urrejtje per te sjelle mjeri" eshte shprehur Nano, ndersa ka vazhduar se "ne jemi te angazhuar qe edhe keto treva me qytetare te kohes te jene te integruar ne zhvillimin mbarekombetar, ne integrimin europian ashtu sic e meriton edhe Malesia e Madhe" ka thene Nano. Me pas ai ka ftuar malesoret te votojne alternativen socialiste ne Koplik zotin Perlat Ramcaj i cili eshte zgjedhja me e mire sipas Nanos per qytetin e skajshem verior. "Ne nuk jemi perfektke, por ne jemi me te miret, jemi te angazhuar qe edhe ju te jeni me te miret. E gezofshi Perlat Ramcen". Ne miting kane pershendetur edhe drejtues te PS ne rreth dhe kandidati Ramcaj. Sipas kryesocialistit te Malesise te Madhe Isuf Hebaj "ne socialistet malesore do te fitojme ne keto zgjedhje te 12 tetorit ne tre komuna dhe Bashkine e Koplikut ku kandidon Perlat Ramcaj". Ndersa vete kandidati Ramcaj eshte shlprehur se eshhte shume entuziast dhe ka besim ne votat qe koplikasit do t’i japin atij. /Anila Dushi

Intervistė me Gjergj Leqejzėn, kandidat pėr kryetar i Bashkisė Shkodėr

Anila Dushi, Shekulli, 29.09.2003
Ēfarė e ka shtyrė njė biznesmen tė suksesshėm si ju tė kandidoni pėr kryetar Bashkie?
E kam thėnė edhe nė takime apo intervista tė tjera. Unė jam pjesė e qytetit tė Shkodrės dhe si i tillė pėrballem ēdo ditė me gjendjen e vėshtirė ekonomike apo probleme sociale, tė cilat detyrimisht tė bėjnė tė reflektosh, tė marrėsh pėrgjegjėsitė qė tė takojnė. Unė vendosa tė kandidaj pėr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Shkodrės i bindur se vizioni im pėr Shkodrėn, idetė e mia nxjerrjen e qytetit tim nga kjo gjendje, eksperienca ime qoftė nė fushėn e biznesit, qoftė njohuritė pėr problemet e pushtetit lokal, mund tė shėrbejnė pėr tė ndryshuar shumė gjėra duke filluar nga menaxhimi ndryshe i vetė bashkisė, pėr tė vijuar me njė menaxhim ndryshe tė burimeve profesionale dhe materiale qė Shkodra nė mėnyrė tė padiskutueshme i ka. Jam i bindur se defektet kryesore tė pushtetit lokal nė Shkodėr kanė qėnė pikėrisht mungesa e menaxhimit tė kėtyre burimeve, mungesa e bashkėpunimit dhe mungesa e vizioneve dhe planeve konkrete tė zhvillimit, duke u hequr shkodranėve shpresėn pėr njė tė ardhme nė qytetin e tyre. Shkodra meriton mė shumė, pasi ka mundėsi pėr mė shumė. Prandaj shpresoj qė tė gjithė bashkė tė arrijmė ndryshimin, tė arrijmė t’u japim besim shkodranėve tė punojnė, tė ndėrtojnė, tė investojnė. T’i japim tė ardhme asaj tė shkuare me tė cilėn Shkodra dhe shkodranėt krenohen pėrditė, por qė politikat e papėrgjegjshme e kanė lėnė prapa. Unė besoj se Shkodra ka aftėsi pėr ndryshim, unė besoj se ne mund tė ndryshojmė. I kemi aftėsitė, shanset dhe detyrimin qytetar pėr tė tentuar t’i japim tė ardhme sė shkuarės sonė.
Shkodra ėshtė njė qytet me probleme urbanistike tė prekshme, ku ndėrtimet me dhe pa leje janė pa plan. Si mendoni konkretisht ta zgjidhni kėtė problem?
Kjo ėshtė krejt e vėrtetė. Shkodra ka njė plan urbanistik tė miratuar qė nga 1994, por qė zhvillimi social-ekonomik dhe prespektivat e kėtij zhvillimi diktojnė nevojėn e hartimit tė njė plani tė ri tė pėrgjithshėm rregullues. Njė plan i ri rregullues i miratuar me konsensusin dhe konsultimin e gjithė aktorėve tė zhvillimit ekonomik, komunitetit, biznesit, i hartuar me ekspertizėn ndėrkombėtare do tė mundėsojė krijimin e atyre hapėsirave tė nevojshme pėr investime dhe ndėrtime tė reja pėr dhėnien fund tė masakrės urbane qė po pėrjetojmė. Kėtu e shikoj unė fillimin e punės pėr tė zgjidhur pėrfundimisht problemet e Shkodrės, dhe jo vetėm ato urbanistike. Ne duhet t’i paraprijmė zhvillimit, ne duhet qė tė stimulojmė zhvillimin. Dhe kjo arrihet kur strukturat shtetėrore orientojnė drejt (sipas njė plani tė pėrcaktuar), se si dhe ku do tė ndėrtohet, do tė investohet. Kjo frenon ndėrtimet pa leje dhe nxit njė zhvillim tė qėndrueshėm. Me arritjen e kėtij objektivi primar qė kam, me motivimin e njė administrate tė aftė dhe profesioniste do tė arrijmė qė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr tė stabilizojmė dhėnien e lejeve pėr sheshe ndėrtime brenda njė muaji nga paraqitja e kėrkesės dhe jo tė zvarriten kėrkesat e investitorėve apo qytetarėve pėr vite sirtareve, tė fillojmė legalizimin e atyre ndėrtimeve pa leje qė nuk janė ndėrtuar nė prona publike, nuk janė ndėrtuar duke zaptuar pronėn private tė tjetrit apo nuk bien ndesh me kėtė plan rregullues tė qytetit. Kjo do tė na mundėsojė realizimin e objektivit tonė, duke minimizuar prishjet. Pėr mua ky ėshtė hapi mė i rėndėsishėm pėr fillimin e ndryshimit, hapi i parė dhe i sigurt i zhvillimit.
Infrastruktura rrugore, ndriēimi, kanalizimet, rrugėt me gropa janė ndėr problemet kryesore qė ka sot Shkodra. Ēfarė planesh keni pėr ta ndryshuar kėtė gjendje?
Ēdonjėri prej kandidatėve qė paraqiten para qytetarit pėr tė kėrkuar votėn premtojnė. Premtojnė shumė. Puna e tyre. Unė para bashkėqytetarėve tė mi them vetėm kaq: Ne premtojmė ndėrtimin unazės sė qytetit dhe rikonstruksionin e plotė tė 6 rrugėve tė tjera kryesore me krejt rrjetin inxhinierik dhe rrugėt e tjera brenda vijės sė verdhė, ne nuk do t’i riveshim me asflat qė tė prishen pas shiut tė parė, por dora-dorės do tė ndėrhyjmė nė to, nė mėnyrė qė Shkodra tė shpėtojė njė herė e mirė nga uji e balta. Nė qytetin e Shkodrės ka mjaft tė ardhur nga zonat rurale qė akoma nuk janė legalizuar.
Ēfarė projektesh keni pėr kėtė dhe pėr sa kohė do t’i realizoni?
Ata nuk janė “tė ardhur”, por bashkėqytetarėt tanė. E pėrmenda edhe mė lart. Nė bashkėpunim edhe Agjencinė Kombėtare tė Urbanizimit tė Zonave Informale, me miratimin e njė plani tė pėrgjithshėm rregullues dhe plotėsimin me bazėn e nevojshme ligjore (miratimi i ligjit “Pėr legalizimet”), ne menjėherė do tė fillojmė nga puna pėr evidentimin dhe legalizimin e atyre ndėrtimeve qė plotėsojnė kushtet qė pėrmenda edhe mė lart pėr sa i pėrket titullit tė pronėsisė dhe planit rregullues. Nga fondi i grumbulluar prej legalizimeve dhe nga buxheti ynė do tė ndėrhyjmė nė urbanizimin e shpejtė tė kėtyre zonave me rrjet inxhinierik, energji elektrike, rrjet ujėsjellėsi dhe shkolla e objekte tė tjera social-kulturore.
Shkodra vuan nga plaget e rėnda sociale, mungesa e energjisė elektrike, ujit. Si e shihni zgjidhjen e tyre?
Ēdo zgjidhje fillon nga lufta kundėr varfėrisė dhe injorancės. Kemi rishfaqjen nė mėnyrė atavike tė gjakmarrjes, e cila na kushton tė gjithėve shumė dhembje dhe stres. Mbėshtetja e ligjit dhe pėrpjekjet tona tė pėrbashkėta me institucionet arsimore, komunitetet fetare dhe OJF-tė do tė mundėsojnė dhe njė veprim tė vazhdueshėm civil, jo vetėm sensibilizues. Pėr sa i pėrket furnizimit me ujė tė pijshėm, me gjithė mangėsitė, Shkodra ėshtė ndėr qytetet qė ka njė furnizim tė kėnaqshėm. Megjithatė, pėrmirėsimi i situatės sė furnizimit me ujė do tė jetė i ndjeshėm dhe i shpejtė, kjo falė vėnies sė shpejtė nė punė tė rezervuarit tė ri tė qytetit me kapacitet 8000 m3, financim ky i qeverisė shqiptare dhe vazhdimit tė bashkėpunimit mes qeverisė shqiptare dhe Qeverise Federale Austriake nė fushėn e investimit dhe menaxhimit pėr kėtė problem. Pėr sa i pėrket energjisė elektrike ėshtė e vėrtetė qė qyteti i Shkodrės ka vite qė vuan nga kufizimet e vazhdueshme, kjo falė mungesės sė punės pėr ndėrgjegjėsimin e komunitetit, si dhe mungesės se organizimit tė punės nga strukturat e KESH-it, veēanėrisht nė mėnyrėn e faturimit fiktiv aforfe. Puna ime si kryetar Bashkie do tė synojė nė pėrshpejtimin e vendosjes sė kontatorėve pėr tė gjithė konsumatorėt, nė mėnyrė qė gjithsecili tė paguajė aq sa konsumon nė rikonstruksionin e rrjetit tė shpėrndarjes tė TU dhe TN, pėrfshirė rikonstruksion e gjithė kabinave elektrike, duke synuar qė furnizuesi dhe konsumatori edhe nė Shkodėr tė jenė partnerė qė respektojnė rregullat e ekonomisė sociale tė tregut.
Shkodra zė vendin e parė nė Shqipėri pėr papunėsi. Si mendoni ta zbusni kėtė fenomen?
Shkodra ka njė numėr jashtėzakonisht tė madh tė papunėsh. Megjithėse nuk ėshtė koha pėr analiza, gjykoj se ky numri 16800 ka brenda edhe shumė subjektivitet. Shpeshherė ėshtė spekuluar me kėtė fakt. Pushteti vendor ka detyrimin moral dhe pėrgjegjėsinė qytetare pėr punėsimin e anėtarėve tė komunitetit tė tij, por jo detyrimin ligjor. Gjithsesi, pavarėsisht kėsaj, pushteti vendor mund tė ndikojė indirekt nė uljen e mėtejshme tė kėtij numri dhe zbutjen e varfėrisė nėpėrmjet krijimit tė njė klime tė favorshme pėr investimet e huaja dhe vendase, stimulimin e biznesit tė vogėl dhe tė mesėm me kushte lehtėsuese pėr licensime dhe tarifa, pa lėnė mėnjanė edhe bashkėpunimin me shėrbimet e punėsimit, si ndėrmjetėsimin pėr punė, formimin profesional dhe projektet e ndryshme tė nxitjes sė punėsimit.
Ēfarė masash mendoni tė merrni nė drejtim tė uljes sė numrit tė pastrehėve?
E kuptoj si njė detyrim tė pushtetit vendor pėr tė marrė masa pėr strehimin e qytetarėve tė tij. Prioritare gjykoj zgjidhjen e problemit tė strehimit tė qytetarėve qė banojnė nė shtėpitė e ish-pronarėve. Nga studimet qė kemi, rezultojnė rreth 824 familje tė tilla, zgjidhja e problemit tė tė cilėve do t’i hapė rrugė pėrfundimatre zgidhjes sė problemeve sociale qė kanė lindur nga konfliktet e pronėsisė, dhe zgjidhjen e problemit tė punėsimit pėr tė pastrehėt e tjerė. Kėtė do ta arrijmė me investimet e Bashkisė dhe njė partneritet me qytetarėt e pastrehė, komunitetin e biznesit dhe organizma financiare.
Shkodra njihet si qyteti i vlerave artistike e kulturore tė cilat aktualisht janė nė heshtje. Sa do tė punoni ju dhe si konkretisht pėr ringjalljen e kėtyre vlerave?
Jam nė dijeni tė vėshtirėsive qė karakterizojnė jetėn e institucioneve kulturore tė Shkodrės dhe sidomos edhe vėshtirėsive qė karakterizojnė veprimtarinė e teatrit “Migjeni” tė Shkodrės. Dėshiroj tė theksoj se unė nuk e kuptoj kulturėn jashtė prezencės sė institucioneve tė saj. Unė shpreh bindjen se kėto vėshtirėsi kanė ardhur nga njė kujdes jo nė lartėsinė e kontributit qė kėto institucione kanė dhėnė dhe japin pėr jetėn artistike dhe kulturore tė Shkodrės dhe Shqipėrisė. Dėshiroj t’ ju prezantoj konceptin tim personal qė arti dhe kultura nė Shkodėr nuk mund tė ringrihen dhe tė rigjallėrohen nėse pushteti vendor dhe ai qendror nuk arrijnė tė krijojnė mekanizma qė tė respektojė integritetin arstistik tė institucioneve tė artit dhe tė kulturės qė Shkodra sot aktualisht disponon. Kėtė mund ta arrijmė nėpėrmjet njė menaxhimi ndryshe tė institucioneve kulturore, duke aplikuar formulat e ekonomisė sė tregut, njė financimi permanent nga fondet e bashkisė, si dhe asistencė pėr hartimin e projekteve, mbėshtetjen, prezantimin dhe realizimin e tyre, koordinim mė i mirė me institucionet qendrore, duke synuar rritjen e projekteve tė miratuara, rritjen e bashkėpunimit me trupat e huaja, rritje e nivelit artistik, rritje e aftėsisė konkurruese nė tregun e vlerave teatrore. Kjo do t’i lejojė bashkisė tė rrisė shpėrblimin finaciar tė artistėve dhe tė sjellė para spektatorit trupa vendase dhe tė huaja me emėr.
Jeni njė person i cili ka treguar nė praktikė aftėsi menaxhuese, drejtuese, si biznesmen ekonomist, por dhe si i vetmi person qė ka mbajtur pėr njė afat kohor 3-vjeēar postin e prefektit. Ku i mbėshtetni garancitė e realizimit tė programit tuaj?
Unė vetė vij nga bota e biznesit. Vetė pėrvoja ime si ekonomist dhe menaxher mė ka ndihmuar tė eci pėrpara nė biznes. Gėrshetuar kjo edhe me njė njohje tė thellė tė problemeve tė pushtetit vendor gjatė tre vjetėve si prefekt i Qarkut, mendoj se ka plotėsuar vizionin tim pėr pushtetin lokal. Njė gjė e tillė e bėn Gjergj Leqejzėn qė tė fillojė 100% punėn si kryetar Bashkie qė ditėn e parė. Nga ana tjetėr, marrėdhėniet e mia me shtresėn e biznesit, pushtetin qendror dhe investitorė tė ndryshėm, platforma e bashkėpunimit tonė me ta, si dhe mbėshtetja e pakursyer e tyre janė njė element i rėndėsishėm nė realizimin e objektivave tė mia pėr ndėrtimin e njė Shkodre ndryshe, e njė Shkodre mė tė mirė. Disa nga slloganėt tuaj elektoralė janė: “T’i japim tė ardhme tė shkuarės sonė” dhe “As majtas, as djathtas, por nė Shkodėr”... Slloganet qė pėrmendni, nė fakt dhe nė thleb kanė vetėm njė kuptim: tė gjithė bashkė tė punojmė pėr Shkodrėn! Jam i bindur se fituesi i 12 tetorit, kushdo qoftė ai, do tė ketė tė njėjtėn filozofi pune. Tė paktėn unė shpresoj... Zoti kur krijoi njeriun e pajisi me dy duar pėr tė mbijetuar.

Rakiqi: Vllaznia kundėr Tiranės, si njė rivale e denjė
Altin Manallari
Loja e ekipit tė Vllaznisė po vjen gjthnjė nė rritje. Nė njė pėrfundim tė tillė kanė arritur tė gjithė atė qė kanė ndjekur Vllazninė nė fundjavėn futbollistike shqiptare. Dhe ē’ėshtė mė kryesorja kėshtu mendojnė dhe shumė nga specialistėt e futbollit shqiptar, tė cilėt shikojnė njė Vllanzi qė po rikthehet nė lojėn e saj tė zakonshme, dhe po i largon atė krizė qė e kishte pushtuar atė qė nga vdekja e presidentit Myftar Ēela. Vllania po pėrmirėsohet nga ndeshja nė ndeshje. Pas fitores nė Shkodėr njė javė mė parė, kuqeblutė kanė zhvilluar njė ndeshje tė bukur nė Tiranė, kundėr kampionėve nė fuqi tė vendit, edhe pse ata humbėn kėtė takim nė minutat e fundit. “Kundėr Tiranė nė “Qemal Stafa” ne kemi luajtur si tė barabartė”. Kėshtu ėshtė shprehur pas takimit zevendės trajneri i ekipit kuqeblu, Esat Rakiqi. "Tė gjithė futbollistėt luajtėn mjaft mirė,- theksoi ai.- Ne arritėm tė barazojmė dhe pikėrisht kur pjesa e parė po shkonte drejt pėrfundimit, pėsuam golin e dytė. Edhe pjesa e dytė ishte mjaft e bukur nga tė dyja skuadrat. Ne arritėm tė fitojmė nje 11-metėrsh qė u kthye nė gol nga Sinani dhe kur gjithēka po shkonte drejt barazimit”.
Por zėvendėstrajneri i shkodranėve nuk i mohuan vlerat e kundėrshtarėve tė tyre tė sė shtunės. “Mė duhet tė theksoj se ishte meritė e Tiranės qė, me pėrvojen e lojtarėve tė saj, arriti tė shėnojė golin e tretė tė fitores. Skuadra jonė, me gjithė mungesat nė formacion, ndaj bardhebluve tregoi se lojėrat e saj po vijnė nė rritje nga java nė javė, vuri nė dukje Rakiqi. Ne e vumė disa herė nė vėshtirėsi fitoren e Tiranės dhe kjo nė sajė tė njė loje cilėrore. Nė kėtė ballafaqim rivalėsh, skuadra jonė tregoi njė pėrgatitje tė kėnaqshme fizike, gjė qė nuk ėshtė parė gjatė katėr javevė tė para te kampionatit".

I vdes djali nga korenti, vetevritet ne prize
Nje nene 51-vjecare ka provuar caste te tmerrshme ne lufte mes jetes dhe vdekjes, pasi krue aktin e vetevrasjes, ne banesen e saj, me rryme elektrike. Ngjarja ndodhi ne banesen e familjes Bulaj ne Velipoje prane rrethit te Shkodres. Burime te policise vendore, thane se shkak i vetevrasjes tragjike, mendohet te jete vdekje tre muaj me pare, e te birit te te ndjeres, ngjarje qe ajo e kishte perjetuar shume keq. Burimet thane se ngjarja ndodhi ne oret e para te dites se djeshme, kur Sanije Bulaj, 51 vjece, nene e tre femijeve, ka gjetur momentin kur te gjithe ishin ne gjume dhe ka kryer vetevrasjen. Ajo ka futur duart ne nje prize te prishur korenti duke gjetur vdekjen ne pak caste. Ne dhomen ngjitur kane qene dy vajzat e saj te cilat jane lemierisur nga klithmat e nenes qe jepte shpirt. Sipas familjareve, shkak per tragjedine eshte bere vdekja e te bierit 18-vjecar Arturit, edhe ai nga korenti, ndersa rregullonte pishinen e ndertuar buze detit. Pishine qe pas vdekjes se tij, nuk u hap kurre. V.Idrizi

Luftė me policinė, plagoset efektivi i RENEA-s

Ish-komandanti i trafikut te Koplikut Rasim Robaj, pas kerkimeve 10-vjecare, ra ne prangat e ish-kolegeve, pak caste para se te vetevritej. Kishte vrare me 1993, eprorin e tij, Isa Tahiri. Pergjaket fshati ku jetonte familja e tij. Plagoset polici special, vajza e te shumekerkuarit dhe i dyshuari. Familja: Ju tregojme dhunen qe ushtruan mbi ne
Lufton me ish-koleget e tij te policise dhe arrin te shkaktoje mes tyre gjakderdhje ndersa perpiqeshin ta vinin ne pranga, pas dhjete vjet kerkimesh. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme ne fshatin Grizhe te rrethit te Koplikut dhe si pasoje e shkembimit te zjarrit mes te shumekerkuarit Rasim Robaj, ish komandant trafiku ne Koplik dhe forcave te nderhyrjes se shpejte (RENEA), mbeten te plagosur i dyshuari, vajza e tij dhe nje efektiv i forcave speciale. Ky i fundit, sipas familjareve te Robajt, u pergjak ne menyre aksidentale, nga te shtenat e kolegeve te tij, gjate operacionit per arrestimit e te shumekerkuarit. Ndersa policia nuk e saktesoi kete detaj ne njoftimin e saj. Pas batarese qe zgjati nje ore, i kerkuari u vendos ne pranga. Burime nga Gjykata e Shkalles se Pare te Shkodres, thane se 48-vjecari Robaj, ishte denuar me 13 vjet heqje lirie ne mungese, pasi me 1993, ne qender te qytetit te Koplikut, kishte ekzekutuar me arme zjarri ne krye te detyres, shefin e policise rrugore te rrethit, 32-vjecarin Isa Tahiri.
Masakra mes kolegeve
Ngjarja per te cilen Robaj kerkohej nga policia shqiptare prej dhjete vjetesh, ka ndodhur ne vitin 1993, ne qender te qytetit te Koplikut. Rasim Robaj, 48 vjec, i martuar me femije, ne ate kohe, ishte komandant i trafikut rrugor, prane komisariatit te Malesise se Madhe. Ate dite ai ndodhej ne qender te qytetit, ku punonte si komandant trafiku dhe atje ishte dhe eprori i tij, Isa Tahiri, shef i policise rrugore te Malesise se Madhe. dy koleget jane grindur per nje motorr policie. Rasimi ka nxjerre armen dhe ka shtjere ne drejtim te Tahirit, duke e lene te vdekur ne vend. Me pas, eshte zhdukur nga vendi i krimit dhe per dhjete vjet rresht, cdo perpjekje e ish-kolegeve te tij per ta vene ne pranga, kishte deshtuar.
Pergjakja e rradhes
Te pakten dy here kishin deshtuar dy aksione te mireorganizuara per kapjen e tij dhe dyshimet rane mbi dekonspirimin brenda forcave policore. Dje, forcat speciale kane udhetuar ne drejtim te fshatit Grizhe 25 km larg Shkodres dhe ne oren 03.00, kane rrethuar shtepine e Robajt. Thirrjes se policise per t.u dorezuar, 48-vjecari i eshte pergjigjur me krisma kallashi. Gjate shkembimit te zjarrit per rreth nje ore, ka mbetur i plagosur ne krah, efektivi i RENEA-s Ndricim Mehaj, i cili u dergua me helikopter ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. E plagosur me tre plumba ne shpine, ka mbetur dhe vajza 14-vjecare e Rasimit, Senada e cila ndodhet ne spitalin e Shkodres, ne gjendje te rende por jashte rrezikut per jeten. Policet kane arritur ta kapin ish-kolegun e tyre Rasim Robaj, pasi kane hyre brenda ne shtepi nga dritaret, duke e plagosur lehte ne krah.
Pohimet e te shumekerkuarit
Burimet policore tregojne se pas arrestimit, dje pasdite, i shumekerkuari Robaj ka pranuar te flase pas dhjete vjet kerkimesh. Sipas deponimeve te Robajt ne polici ne momentin e fundit ai ka hequr oren e dores per t'ia lene kujtim djalit dhe ka drejtuar armen drejt vetes per t'u vetevrare. Por ne ate cast, ai eshte qelluar ne dore nga forcat sepciale. "Une kisha nente vjet pa shkuar ne shtepine time ku kisha familjen. Kam qendruar i fshehur per nente vjet rresht. Qellimi i ardhjes sime ne shtepi, ishte te takoja te fejuarin e vajzes, te cilin as qe e njihja fare", mesohet t'i kete thene policise, i arrestuari i djeshem. Valbona Idrizi

Vajza e vrasesit: Na keqtrajtuan
Senada, vajza 14-vjecare e te shumekerkuarit, refuzoi dje te shkonte per mjekim ne Tirane, me helikopter. Ajo tha se eshte dhunuar nga forcat policore. "Me kane terhequr zvarre neper kanal dhe pse isha e plagosur dhe me kane dhunuar edhe ne spital". Senada shtoi se i ati prej nente vjetesh nuk ishte pare prej tyre. Familjaret akuzojne policine per ushtrim dhune ndaj gjithe familjes. Sipas tyre Rasimi u ka thene policeve se do te dorezohej vete tek komandanti i tyre, i cili e ka refuzuar nje kerkese te tille. Sipas familjes, specialet, kane qelluar ne drejtim te shtepise, vajza Senada ka dale para te atit per ta mbrojtur dhe ka mbetur e plagosur. Nderkohe policet kane prangosur duke ushtruar dhune mbi gruan dhe nenen e Rasimit, te cilen e kane terhequr zvarre deri tek makina e policise. Dhune eshte ushtruar edhe ndaj dy vellezerve te Rasimit qe erdhen te shohin c'po ndodhte, njeri eshte demtuar rende nga goditjet, ndersa nipit i eshte thyer njeri krah. V.Idrizi

Polici special, asnje rrezik per jeten
Pak minuta pas plagosjes, speciali i repartit te RENEA-s 31-vjecari Ndricim Mehaj, eshte percjelle menjehere me helikopter, ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet, ku i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale. Sipas burimeve nga ky spital, speciali ka marre nje plumb ne kemben e djathte, gjate shkembimit te zjarrit, me te kerkuarin Rasim Robaj. Pas operacionit, efektivi i repartit special, ka lene sallen e reanimacionit dhe ka shkuar ne pavion. Mjeket thane se plumbi ishte hequr sipas parashikimeve dhe atij do t'i duhen disa jave per t'u rikthyer ne gjendjen e meparshme. D.Bicaku

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT