Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Gusht 2004. Lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Pėr mė tepėr, refero lidhjet djathtas dhe gjeni lajmet e ditės, pėrveē gazetave shqiptare on-line.

Shkodėr, rrugėt rurale, nė gjendje tė mjerueshme

A. Dushi
SHKODĖR- Rrugėt rurale nė qarkun e Shkodrės janė nė gjendje tė mjerueshme. Sipas burimeve nga kėshilli i qarkut nė Shkodėr, nė rrethin e Shkodrės ka 495.9 km rrugė rurale, nga tė cilat 414,3 km janė nė gjendje shumė tė keqe, 75.3 km janė tė pakalueshme. Rrugėt nė komunat Guri i Zi, Hajmel, Postrribė, Shllak e Temal janė mė problematike nė kėtė rreth. Nė rrethin e Malėsisė sė Madhe, janė 317,5 km rrugė rurale, ku 219,7 janė me kalldrėm dhe 49,6 rrugė dheu. Rrugėt mė tė kėqija janė nė komunat Kastrat, Shkrele Gruemirė. Nė rrethin e Pukės ka 362,3 km rrugė rurale, ku 302.5 km klasifikohen tė kėqija dhe shumė tė kėqija, 58.8 km tė pakalueshme, 99.3 km janė kalldrėm, ndėrsa 259 km janė rrugė dheu. Nė kėtė rreth mė keq paraqitet gjendja e rrugėve nė komunat Qafė- Mali, Gjegjan dhe Qelėz. Pėrveē ndėrhyrjes nė rehabilitimin e rrugėve rurale, e rėndėsishme pėr kėtė qark ėshtė dhe rikonstruksioni i rrugėve kombėtare dhe atyre nė zonat turistike. Rikonstruksioni i aksit rrugor Shirokė-Zogaj, Shkodėr-Han i Hotit, ndėrtimi i korridorit Mjedė- Morinė –Gjakovė, rehabilitimi i rrugės Mjedė-Pukė, i rrugėve Hani i Hotit- Vermosh, Koplik-Dedaj- Razėm-Theth, shihen si mundėsi pėr t’i krijuar kushte zhvillimi banorėve tė kėtij qarku. Por problematike janė dhe rrugėt e brendshme tė qytetit. Qė nga fillimi i kėtij viti asnjė metėr rrugė nuk ėshtė shtruar nė qytet. Nė bashki thonė se kanė disa projekte tė gatshme, por mungojnė fondet, ndėrsa nuk bėhen pėrpjekje pėt t’i siguruar ato. Rrugėt e qytetit dėmtohen ēdo ditė dhe akset kryesore rrugore janė me gropa qė nė ndonjė rast janė mbushur provizorisht nga bashkia. Nė lagjet e qytetit ka rrugė qė janė tė mbushura me ujė dhe nė verė, pasi kanė shpėrthyer tubacionet. Tė tilla janė ato nė afėrsi tė ish-senatoriumit, nė Kiras, etj. - 04/08/2004

Pjesa malazeze mbrohet nga shteti qė prej vitit 1983, ndėrsa pjesa shqiptare drejt degradimit pėr shkak tė neglizhencės
Liqeni i Shkodrės kėrkon statusin “Park Kombėtar”
Anila Dushi
SHKODĖR- Dikur, njė nga zonat mė tė populluara me pushues dhe turistė, liqeni i Shkodrės ndihet i braktisur. Gjuetia e paligjshme e peshkut, pėrdorimi i mjeteve shfarosėse pėr zėnien e tij, menaxhimi jo i rregullt i ujėrave tė liqenit, ndėrtimet pa kriter nė brigjet e tij, derdhja nė liqen e ujėrave tė zeza tė qytetit tė Shkodrės etj, janė kėrcėnimet kryesore pėr kėtė liqen, tė cilat nga dita nė ditė po i zbehin shkėlqimin e dikurshėm. Prej vitesh ėshtė folur se liqeni i Shkodrės do tė fitojė statusin “Park Kombėtar” qė mbrohet nga shteti, por kjo nuk ka ndodhur. Nė kėtė liqen, sipas punonjėsve tė zyrės rajonale tė mjedisit, janė zbatuar disa projekte, por ato janė projekte tė vogla pėr njė liqen me vlera rajonale, qė kėrkon statusin “Park Kombėtar”.
Tė dhėna pėr liqenin e Shkodrės
Liqeni i Shkodrės ndodhet nė veriperėndim tė Shqipėrisė dhe ėshtė liqeni mė i madh i Gadishullit tė Ballkanit. Ai ėshtė pjesė e kufirit tė Shqipėrisė me Malin e Zi dhe ka sipėrfaqe 368 km2, nga tė cilat 149 km2 ndodhen nė territorin administrativ tė Shqipėrisė. Ky liqen ka njė gjatėsi 48 km, gjerėsi 26 km, dhe thellėsi 7-10m, ku maksimalja arrin 44 m. Nėpėrmjet lumit Buna, Liqeni i Shkodrės derdhet nė detin Adriatik. Nė kėtė liqen derdhen Pėrroi i Thatė, ai i Vrakės, i Rrjodhit dhe burimet nėntokėsore tė Sheganit e Krevenicės. Nė territorin tonė, brigjet e liqenit shtrihen nė 14.000 hektarė tokė ku banojnė afro 150.000 banorė tė tre komunave tė Malėsisė sė Madhe dhe tė bashkisė sė Shkodrės. Brigjet e liqenit lagin 20 fshatra dhe njė pjesė tė qytetit tė Shkodrės. Pasqyra e ujit tė liqenit ėshtė 5, 6 m mbi nivelin e detit. Sasia vjetore e reshjeve ėshtė mbi 2000 mm, ndėrsa temperatura e ujit shkon deri 26o C. Furnizimi me ujė i liqenit bėhet 60% nga lumenjtė Moraēa dhe Cemi dhe pjesa tjetėr nga pėrrenj si ai i Vrakės, Rrjodhit, Pėrroi i Thatė etj. Klima nė liqenin e Shkodrės ėshtė mesdhetare, me dimėr tė lagėsht dhe me shi, ndėrsa vera ėshtė e thatė dhe e nxehtė. Liqeni i Shkodrės ka njė sistem ujor tė veēantė, duke shkaktuar luhatje tė nivelit tė ujit deri nė 5 m. Lumi Moraēa dhe ai Cem pėrbėjnė 60% tė prurjeve nė liqen. 30% e ujit vjen nga burimet nėntokėsore e pėrrenjtė dhe pjesa tjetėr nga malet dhe reshjet e shiut. Nyja ujore e hapėsirės Bunė-Drin, luan rol tė rėndėsishėm nė sistemin ujor tė liqenit.
Pasuritė e liqenit
Liqeni i Shkodrės nė pjesėn malazeze ėshtė shpallur “Park Kombėtar” qė nė vitin 1983, dhe qė nga viti 1995 zonė “RAMSAR”, sipas konventės pėrkatėse. Nė bazė tė strategjisė sė biodiversitetit pėr Shqipėrinė, Liqeni ėshtė pėrcaktuar si zonė me prioritet tė veēantė pėr t’u mbrojtur, por pjesa shqiptare nuk gėzon akoma njė status mbrojtės. Kjo situatė krijon njė dizekuilibėr mes prioritetit pėr t’u mbrojtur dhe shfrytėzimit tė burimeve natyrore. Sipėrfaqet e bregut lindor tė liqenit, qė lagin brigjet shqiptare, janė tė pasura me lloje tė shumta bimėsh ujore. Ato gjenden nga bregu dhe deri nė 3 metėr, dhe nė vende tė ndryshme gjenden livadhe nėnujore, tė pėrbėra kryesisht nga algat e gjelbra. Nė liqen ekzistojnė rreth 700 lloje mikroalgash dhe 250 lloje algash. Ndėr bimėt ujore me gjethe qė dalin mbi ujė dhe gjethe notuese, janė kallamishtja, zunkthi, zambakėt e ujit tė bardhė dhe tė verdhė, zhavori etj., qė gjenden 1 m afėr bregut. Flora drunore e kėtij liqeni ėshtė dėmtuar shumė vitet e fundit si pasojė e ndėrhyrjeve pa kriter. Nė sipėrfaqe tė vogla gjenden drurė tė tillė si shelgu, plepi, frashėri etj. Nė zonat pranė liqenit ndodhen pylli i Rragamit, pylli i Dobraēit, pylli i Zabelit etj.Liqeni i Shkodrės ėshtė i pasur dhe nė faunė. Janė rreth 250 lloje shpendėsh nė liqen dhe rreth tij, ku gjysma janė migrues dhe pjesa tjetėr folezon nė brigjet e liqenit. Rreth 70% e llojeve tė shpendėve tė Shqipėrisė ndodhen nė liqenin e Shkodrės ku vetėm nė dimėr numėrohen rreth 40 lloje shpendėsh si karabullaku, rosa tė ndryshme, kryekuq, bajukla, ēapka, pulėbardha etj. Nė pjesėn shqiptare tė liqenit gjenden shpendė tė rralla si pelikani, lejleku, shqiponjat, etj, ndėrsa nė livadhet e liqenit gjatė verės ka shumė zogj si bilbilat, bishtundėza , garguj, tusha etj. Numėrohen 45 lloje peshqish, 12 prej tė cilėve migrojnė nė detin Adriatik si ngjala, qefulli, blini, kubla, levreku, shojza etj. Nga lumi Moraēa dhe pėrrejtė malorė, nė liqen hyjnė trofta dhe njala, ndėrsa karakteristikė pėr kėtė liqen ėshtė krapi. Vlerat turistike tė liqenit janė tė mėdha pasi aty ka njė harmonizim tė pėrkryer tė terreneve malore, fushore e ujore, qė i japin kėsaj zonė njė pamje piktoreske. Zonat turistike tė Shirokės dhe Zogajt, si dhe vende piktoreske si Bregu i Ranės, Bishtiqendia, Sterbeqi, Grili, , Shegani etj, janė vende tė cilėsuar si tė rralla.
Projektet pėr liqenin
Nė pjesėn shqiptare tė ardhurat ekonomike tė banorėve pranė brigjeve tė liqenit vijnė nga bujqėsia pak e zhvilluar, peshkimi, qė shpesh herė kryhet nė mėnyrė tė paligjshme, dhe tregtia. Nė pjesėn shqiptare tė liqenit nuk ka faktorė tė mėdhej ndotės pasi nė kėtė zonė mungon industria, por njė ndotės i madh i kėtij liqeni dhe qė sipas specialistėve ėshtė njė kėrcėnim i madh, ėshtė fabrika e aluminit, nė kufi me Podgoricėn nė Mal tė Zi, njė ndėr burimet mė tė rėndėsishme ekonomike pėr shtetin fqinj. Njė nga problemet mė thelbėsore nė pjesėn shqiptare ėshtė mungesa e energjisė elektrike.Nė fillim tė vitit 2001, Ministria shqiptare e Mjedisit dhe ajo malazeze firmosėn Memorandumin e Mirėkuptimit. Nisur nga kjo Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) filloi zbatimin e njė projekti afatgjatė me qėllim mbrojtjen e basenit tė kėtij liqeni, si njė ndėr ekosistemet mė tė rėndėsishėm tė Gadishullit Ballkanik. Projekti “Liqeni i Shkodrės” ėshtė me njė afat 7- vjeēar dhe faza e parė qė pėrfshin tre vite, 2001-2004 ka si qėllim kryesor ngritjen e kapaciteteve nė tė gjithė sektorėt e shoqėrisė civile nė dy vendet Shqipėri dhe Mal i Zi. Nė kėtė projekt, sipas burimeve nga Zyra Rajonale e Mjedisit, pėrfshihen trajnime me institucionet kryesore pėrgjegjėse pėr liqenin nė tė dy vendet, planifikimi i objektivave tė orientuara, trajnime me mėsuesit e biologjisė, mbėshtetje me mjete kėrkimore tė universitetit tė Shkodrės etj. Projektet kanė pėrfshirė dy vendet dhe pėr Parkun Kombėtar tė Liqenit tė Shkodrės nė Mal tė Zi, janė mbėshtetur 28 rojet liqenore dhe punonjėsit e kėtij parku. Projekti “Liqeni i Shkodrės”, thonė specialistėt e mjedisit, ka si objektiv tė vazhdueshėm qė tė pėrfshijė sa mė shumė aktorė tė aftė pėr ruajtjen, mbrojtjen dhe menaxhimin e resurseve tė pėrbashkėta natyrore tė dy vendeve fqinje. Interesi pėr kėtė liqen ėshtė rajonal, jo vetėm pėr Shqipėrinė dhe Malin e Zi. Pėr kėtė ėshtė duke u zbatuar dhe njė tjetėr projekt ai “Nxitja e rrjeteve dhe shkėmbimeve nė vendet e Evropės juglindore”, financuar nga qeveria zviceriane. Nė kėtė kuadėr pati aktivitete konkrete si sistemi i pastrimit tė ujėrave, shpėrndarja e njė numri tė madh kazanėsh pėr plehra, aktivitete me nxėnės pėr pastrimin e brigjeve tė liqenit, mbjellje pemėsh nė brigjet e liqenit, trajnim tė peshkatarėve etj. Nė fazėn e parė tė projektit u dhanė fonde pėr projekte tė vogla pėr liqenin. Fondi maksimal ishte 3000 euro dhe u zgjodhėn 13 projekte nė pjesėn shqiptare dhe 9 nė atė malazeze. Disa nga kėto projekte ishin “Ringjallje traditash”, “Partnerė pėr mbrojtjen e resurseve natyrore tė liqenit tė Shkodrės”, “Liqeni pa kufij”, “Liqeni i Shkodrės – burim ushqimi tė shėndetshėm” etj, projekte pa ndikime dominuese nė njė liqen me vlera rajonale.
Pasaporta e liqenit tė Shkodrės
Sipėrfaqa nė territorin shqiptar 149 km2
Gjatėsia 48 km, gjerėsia 26 km, dhe thellėsia 7-10 m, ku maksimalja arrin 44 m
Nėpėrmjet lumit Buna, Liqeni i Shkodrės derdhet nė detin Adrtiatik. Nė liqen derdhen pėrroi i Thatė, ai i Vrakės, i Rrjodhit dhe burimet nėntokėsore tė Sheganit e Krevenicės
Brigjet e liqenit shtrihen nė 14.000 hektarė tokė ku banojnė afro 150.000 banorė
Brigjet e liqenit lagin 20 fshatra dhe njė pjesė tė qytetit tė Shkodrės
Pasqyra e ujit tė liqenit ėshtė 5, 6 m mbi nivelin e detit
Sasia vjetore e reshjeve ėshtė mbi 2000 mm, ndėrsa temperatura e ujit shkon deri 26o C
Furnizimi me ujė i liqenit bėhet 60% nga lumenjtė Moraēa dhe Cemi dhe pjesa tjetėr nga pėrrenj si ai i Vrakės, Rrjollit, Pėrroi i Thatė etj.
Klima nė liqenin e Shkodrės ėshtė mesdhetare, me dimėr tė lagėsht dhe me shi, ndėrsa vera ėshtė e thatė dhe e nxehtė. Lumi Moraēa dhe ai Cem pėrbėjnė 60% tė prurjeve nė liqen. 30% e ujit vjen nga burimet nėntokėsore e pėrrenjtė dhe pjesa tjetėr nga malet dhe reshjet e shiut. - 06/08/2004

Shkodėr, LSI: Pse mbėshtesim Metėn
D.Tanushi
TIRANĖ – Grupi nismėtar i Lėvizjes pėr Integrim nė Shkodėr ka reaguar dje, pas deklaratave tė kryesisė sė kėsaj dege se takimi qė zhvilloi ish-kryeministri Ilir Meta para pak ditėsh ishte njė takim privat, ku nuk kishte socialistė. Nė pėrgjigjen e tyre, pjesėtarėt e grupit nismėtar tė LSI-sė, shprehen se “akuza qė pjesėmarrėsit nė takim kanė qenė njerėz tė Berishės nuk mund t’ju rrisė as vlerat, as autoritetin. Sa pėr sqarim, ndėr pjesėmarrėsit e takimit me z. Meta, i cili nuk ėshtė zhvilluar nė njė klub, por nė sallėn e konferencave tė hotel “Rozafa” nė Shkodėr, nuk kanė qenė tė pretenduarit nga ana juaj, por kryetarė dhe sekretarė tė organizatave tė PS-sė nė Shkodėr, individė tė kulturuar, tė pasur nė vlera profesionale dhe morale tė tė gjitha fushave, dhe jashtė asaj salle edhe shumė tė tjerė, tė cilėt nga toleranca zero e drejtuesve aktualė tė PS-sė nė rreth ndihen tė terrorizuar nga aftėsia juaj pėr tė shtuar numrin e tė papunėve nė Shkodėr, nė kėtė rast me nėpunės tė majtė tė administratės publike”, -thuhet nė deklaratėn e kėtij grupi. Ndėrsa pėrsa i pėrket, deklaratės sė kryesisė sė degės sė Shkodrės se ky ishte njė takim privat, grupi nismėtar i LSI-sė nė Shkodėr shprehet se “Ne nuk e kemi kėtė pėrfytyrim pėr angazhimin tonė politik. Jeni ju qė nuk bėni njė jetė publike normale, prandaj gjithēka e konceptoni dhe realizoni si njė marrėdhėnie private dhe ilegale. Sikur tė ishte njė takim privat ai nuk do tė ishte i programuar dhe i realizuar nė njė ambient publik brenda rregullave tė njohura, por tė papranueshme nga ju pėr komunikimin me sektorin privat”. Pėrsa i takon asaj qė thuhet nga kryesia e PS-sė Shkodėr se strukturat e kėsaj dege kanė qenė dhe janė nė eficencė pune normale tė pandikuara nga pretendimet e zotit Meta, “ėshtė mėse e qartė se eficenca juaj e vėrtetė ėshtė kthyer nė njė paaftėsi heroike pėr tė kuptuar mendimin ndryshe”, -shprehet grupi nismėtar i LSI-sė. - 06/08/2004

Zjarri djeg bilardon dhe njė banesė
A. Dushi
SHKODĖR-Dy zjarre qė kanė rėnė gjatė 24 orėve tė fundit kanė djegur njė bilardo dhe njė banesė. Burimet thanė pėr gazetėn se zjarri i parė u evidentua pak para mesnatės duke u gdhirė dita e djeshme, nė njė ndėrtesė qė shėrbente si sallė bilardoje, nė rrugėn pranė Kafes sė Madhe, nė qendėr tė qytetit. Zjarrfikėset kanė shkuar me shpejtėsi nė vendngjarje, por e kanė patur tė vėshtirė qė tė afrohen tek vatra e zjarrit, pasi rrugica nė njėrin krah ėshtė bllokuar pėr tė mos lejuar kalimin e mjeteve nga banorėt qė jetojnė aty. Me tė njėjtat vėshtirėsi zjarrfikėset janė pėrballur dhe nė krahun tjetėr, pasi rruga ka qėnė e zėnė nga trotuaret kazanėt e mbeturinave, tė vendosur nė mes tė rrugicės sė ngushtė. Dyshohet se zjarri ėshtė vėnė nga jashtė objektit me dashje, por policia ende po heton pėr shkaqet e vėrteta tė kėsaj ngjarjeje. Burimet thanė se dėmet materiale kanė qenė tė konsiderueshme. Zjarri tjetėr ka rėnė nė pasditen e djeshme, nė banesėn e Prel Ndreqit, nė fshatin Shtoj i Ri. Zjarri ka rėnė si rezultat i shpėrthimit tė bombulės sė gazit qė pėrdorej pėr gatim. Gjashtė anėtarėt e familjes kanė dale menjėherė jashtė dhe bashkė me fqinjėt janė pėrpjekur qė tė shuajnė zjarrin. Ardhja e shpejtė e zjarrfikėseve ka bėrė tė mundur lokalizimin e shuarjen e tij. “Kjo familje jeton nė varfėri tė madhe”, kanė treguar banorėt e fshatit. - 08/08/2004

KREU I NDERMARRJES: U RRIT ENERGJIA
Ujėsjellėsi rrit ēmimin e ujit tė pijshėm nė qytet
Brikena Shllaku
SHKODER - 08.08.2004 - Faturat e ujit tė pijshėm pėr muajin korrik tė kėtij viti kanė befasuar qytetarėt shkodranė. Tarifa e pėrcaktuar nė faturė, ndryshe nga mė parė, ėshtė rritur ndjeshėm. Pėr tė sqaruar abonentėt familjarė, Ndėrmarrja e Ujėsjellėsit e Shkodrės ka bėrė publike ngritjen e ēmimit tė ujit tė pijshėm, si dhe arsyet qė e kushtėzuan atė. Dje burime nga kjo ndėrmarrje pohuan se pas rritjes sė ēmimit tė ujit tė pijshėm nė tė gjitha qytetet e vendit, Shkodra ėshtė qyteti i fundit ku po zbatohet kjo rritje. Kėshtu, nga 90 lekė pėr frymė, ēmimi i ujit tė pijshėm shkon nė 148 lekė pagesė mujore pėr frymė. Ndėrkohė, burimet e mėsipėrme shpjegojnė se kjo rritje ėshtė kushtėzuar nga dy faktorė. Sipas krerėve tė Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit tė qytetit verior, nė rritjen e ēmimit tė ujit tė pijshėm ka ndikuar 70 pėr qind rritja e ēmimit tė energjisė elektrike dhe 30 pėr qind bashkimi i kėsaj ndėrmarrjeje me atė tė Shėrbimit tė Kanalizimeve. "Nė rritjen e ēmimit tė ujit tė pijshėm ėshtė pasur parasysh dhe situata ekonomike e qytetit tė Shkodrės. Nė krahasim me qytetet e tjera tė vendit, rritja e ēmimit tė ujit tė pijshėm nė Shkodėr ėshtė mė e vogėl", thotė Sabahete Vidha, drejtore e Drejtorisė sė Marketingut pranė Ndėrmarrjes sė Ujėsjellės-Kanalizimeve. Ndėrkaq, ngritja e ēmimit tė ujit tė pijshėm pritet tė ndihet konkretisht, pasi ajo ka nisur tė llogaritet nė faturat e kėtyre ditėve qė i pėrkasin muajit korrik. Nga ana tjetėr, drejtuesit e Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit deklarojnė se kjo rritje ēmimi ėshtė pėrcaktuar nga Enti Rregullator. Sipas statistikave, me pagesėn aforfe qė i bėhet ujit tė pijshėm, qytetarėt paguajnė disa herė mė pak se ajo qė konsumojnė realisht. Ėshtė kjo arsyeja qė mendohet se kjo rritje nuk do tė ndikojė nė pagesat e ujit tė pijshėm nga qytetarėt. Gjithsesi, kjo do tė shikohet nė muajt nė vazhdim, atėherė kur qytetarėt do tė duhet tė paguajnė faturėn me ēmim mė tė lartė. Investimet e bėra nga qeveria austriake nė Ndėrmarrjen e Ujėsjellėsit tė Shkodrės qė nga viti 1995 e nė vazhdim kanė bėrė qė Shkodra tė jetė ndėr qytetet me furnizim mė tė mirė me ujė tė pijshėm gjatė 24 orėve.

Bashkia: Kishte parregullsi
KRRT-ja kthen projektin e ESH-it pėr kabinat elektrike
SHKODER - Kėshilli i Rregullimit tė Territorit nė Bashkinė e Shkodrės i thotė "jo" projektit tė paraqitur nga KESH-i pėr miratimin e lejeve tė shesheve tė ndėrtimit pėr vendosjen e bokseve dhe tė kabinave tė mėdha elektrike. Burime nga KRRT-ja e qytetit verior bėjnė tė ditur se projekti nuk ėshtė miratuar pėr faktin se ka pasur njė sėrė parregullsish, mungesė dokumentacioni dhe shkelje tė rregullave teknike. "Projekti i paraqitur nga KESH-i ishte i vitit 2003. Nė kėtė projekt nuk ishin marrė aspak nė konsideratė ndryshimet e ndodhura nė qytet gjatė kėtyre shtatė muajve. Po kėshtu, KESH-i kishte harruar tė pėrcaktonte saktė vlerėn e projektit, e cila pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi nė bazė tė saj do tė pėrcaktohet taksa qė i takon Bashkisė sė Shkodrės", pohojnė burimet e mėsipėrme. Ndėrkohė, njė ndėr arsyet e mosmiratimit tė projektit tė paraqitur nga KESH-i ishte dhe shkelja e rregullave teknike. "Nė projekt nuk ishte marrė parasysh zbatimi i rregullave teknike. Kėshtu, pėr shembull, KESH-i, jashtė ēdo kriteri, kishte parashikuar tė vinte kabllon e tensionit tė lartė mbi tubacionin e ujit tė pijshėm. Nė rast defekti nė rrjetin e tubacionit tė ujit tė pijshėm, do tė ishte e pamundur tė ndėrhyhej pėr shkak tė pranisė sė tensionit tė lartė", deklarojnė specialistė tė Bashkisė sė Shkodrės. Ata pohojnė se KESH-i nė projektin e paraqitur ka kėrkuar heqjen e transformatorėve nga katet e para tė pallateve, pėr t'i vendosur nė vende tė tjera. Kundėr projektit tė KESH-it janė hedhur edhe vetė banorėt e disa zonave. Ata janė ankuar pranė bashkisė se KESH-i po bllokon kalimet publike, sheshet funksionale, apo dhe parqet.

Ndalohen dy tė dyshuar si autorė tė vrasjes sė Kryetarit tė Misionarėve tė Paqes, Emin Spahija
Shkodėr, 9 Gusht 2004
Emin Spahia Policia e Shkodrės ka shoqėruar nė komisariat dy persona tė dyshuar si autorė tė vrasjes sot [e Hėnė] nė mėngjes tė Kryetarit tė Lidhjes sė Misionarėve tė Paqes, Emin Spahija. Burime zyrtare tė policisė sė kėtij qyteti thanė se dy personat e ndaluar janė nga fshati Mes dhe mendohet tė kenė pasur hasmėri prej vitesh me familjen Spahija. Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje, ku gjetur njė kamera tė z. Spahija. Banorė tė qytetit thanė se "Spahija ėshtė parė njė natė mė parė duke xhiruar pėr qėllime humanitare njė dasėm, nė njė familje tė varfėr shkodrane". Sipas policisė, nė trupin e z. Spahija janė gjetur 4 plumba, qė mendohet tė jenė tė njė arme me silenciator. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Shtetit bėnė tė ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orės 02.00 tė mėngjesit, por rreth orės 06.45, punonjėsit e komisariatit tė Shkodrės kanė marrė informacion pėr gjetjen e njė trupi pa jetė nė lagjen "Kongresi i Pėrmetit" tė kėtij qyteti. Tė gjitha strukturat e rendit po punojnė me intesitet pėr zbardhjen e kėsaj vrasjeje, e cila ka tronditur opinionin qytetar tė Shkodrės.
Z. Emin Spahija 43 vjeē, lindur nė fshatin Mes dhe banor i qytetit tė Shkodrės, qė nga viti 1992 ka qenė nė krye tė Lidhjes sė Misionarėve tė Paqes. Gjatė viteve tė punės sė tij, ai ka arritur tė pajtojė me qindra familje nga rrethet veriore tė vendit, tė cilėt vuanin nga fenomeni i gjakmarrjes. Ai ka gėzuar njė reputacion nė opinionin shkodran, jo vetėm duke ndihmuar nė shuarjen e gjaqeve, por edhe duke ndihmuar familjet nė nevojė. Nė bashkėpunim me PNUD-in, ai ka marrė pjesė nė njė projekt tė ndihmės humanitare pėr dhjetra familje tė zonave veriore tė vendit.

Antoni ėshtė djali i katėrt qė humb familja Kola pėr shkaqe tė ndryshme
Mbytet nė pellgun me ujė 8-vjeēari
A. Dushi
SHKODĖR- Mbytet nė njė pellg me ujė, jo larg urės sė Gjadrit, njė 8-vjeēar, ndėrsa me vdekjen e tij familja humb djalin e katėrt. Anton Mark Kola, nga fshati Hajmel i Shkodrės, ishte duke u larė aty bashkė me djalin e xhaxhait, 9 vjeē, kur ka humbur jetėn tragjikisht. Ata kanė hyrė tė lahen nė vendin e quajtur “Hurdha e kepit tė Naraēit”, njė pellg uji rreth 50 m2 i cili ndodhet rreth 150 metėr larg urės sė Gjadrit tė ndėrtuar nga italianėt nė vitet 30-tė. Ka qenė djali i xhaxhait tė tij ai qė ka lajmėruar familjarėt se Antoni nuk dilte dot nga uji. Babai dhe xhaxhai i tij sė bashku me banorė tė tjerė tė Malit tė Rrėzuar janė future nė ujė pėr ta nxjerrė trupin e pajetė tė Antonit, ndėrsa mėsohet se thellėsia ku ėshtė mbytur vogėlushi ka qenė rreth 1.5 metėr. Viktima Anton Kola ėshtė banor i lagjes Gurraxhi nė Hajmel dhe shtėpia e tij bashkė me ato tė tre xhaxhallarėve ka dy vjet radhazi qė pėrmbytet nga reshjet dhe vėrshimi i lumit Gjadėr. Nė vjeshtėn e vitit tė kaluar, me ēarjen e urės sė Gurrajve, shtėpitė e tyre u pėrmbytėn plotėsisht, dhe Antoni me familjen e tij dhe ato tė xhaxhllarėve u vendos nė ēadra e mė pas nė rulotė. Tė njohurit tregojnė se Antoni ėshtė djali i katėrt qė i vdes Mark Kolės, qė tani i mbetet vetėm njė djalė dhe njė vajzė. Ata tė tregojnė se nė vitin 1997, Markut i vdes aksidentalisht djali i madh, 14 vjeē, nga shpėrthimi i njė granate dhe mė pas i vdesin nga sėmundje tė ndryshme dhe dy djem tė tjerė, njėri 4 muajsh dhe tjetri 1 vjeē. Pas pėrmbytjeve tė shtatorit tė vitit tė kaluar, kur u ēa dhe ura e Gurrajve, qė ndodhej fare pranė banesave tė tyre, Marku dhe vėllezėrit e tij ishin tė kėnaqur qė kishin shpėtuar, sidomos fėmijėt, por ja erdhi vera, siē thonė tė afėrmit dhe uji u mori vogėlushin 8-vjeēar. Kjo ėshtė viktima e katėrt e mbytur nė ujė gjatė kėsaj vere nė qarkun e Shkodrės, ku tre prej tyre kanė qenė fėmijė. - 09/08/2004

Vritet me 5 plumba, teksa kthehej nga xhirimet e njė dasme, Kryetari i Lidhjes sė Misionarėve tė Paqes tė Shqipėrisė
Misionari, dy pista pėr vrasjen
Anila Dushi
SHKODĖR- Ekzekutohet me pesė plumba Emin Spahija, njė nga figurat mė tė njohura pėr pajtimin e gjaqeve nė Shqipėri. Ngjarja qė ka tronditur Shkodrėn ka ndodhur pas mesnatės duke u gdhirė dita e djeshme, ndėrsa 40- vjeēari Emin Spahija kthehej nga njė dasmė. Spahija prej pesė vjetėsh drejtonte Lidhjen e Misionarėve tė Paqes sė Shqipėrisė, ndėrsa pėrgjatė kėsaj periudhe ai ėshtė njohur pėr njė aktivitet tė dendur nė pajtimin e familjeve tė ngujuara pėr shkak tė fenomenit tė gjakmarrjes. Policia po punon nė disa pista pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje ndėrsa ka shoqėruar disa persona, si tė dyshuar nė kėtė krim. Dy ndėr pistat mė kryesore janė vrasje pėr shkak tė detyrės dhe vrasje pėr motive personale.
Ngjarja
Pas mesnatės, duke u gdhirė dita e djeshme, misionari i paqes, 40-vjeēari Emin Spahija ka pėrfunduar xhirimet me kamera nė njė dasmė dhe i ėshtė drejtuar banesės sė tij nė lagjen “Kongresi i Pėrmetit”. Ka parkuar mjetin si zakonisht, nė njė parkim jo shumė larg banesės sė tij, por sapo i ėshtė afruar hyrjes sė pallatit dykatėsh, ku ai banonte ėshtė qėlluar pėr vdekje. Trupi i pajetė i babait tė njė fėmije, ka qėndruar aty pėr orė tė tėra, deri nė mėngjesin e djeshėm, rreth orės 05:40, kur njė banor i pallatit qė ka dalė pėr punėt e pėrditshme ka diktuar kufomėn e Spahisė.
Banori i pallatit ka lajmėruar menjėherė vėllanė e viktimės, me profesion polic dhe familjen e tij . Ka qenė vėllai i tij Fetahu i cili ka lajmėruar kolegėt qė kanė mbėrritur menjėherė nė vendgjarje. Ai sė bashku me policėt e mbėrritur nė vendngjarje kanė menduar se vdekja e misionarit tė paqes ka qėnė natyrale, pasi nė pjesėn e pėrparme tė trupit nuk janė parė shenja plumbash, po ashtu dhe shenja gjaku nuk ka patur thuajse fare. Por kur trupi pajetė i Spahisė ėshtė marrė pėr t’u transportuar nė morg, grupi hetimor ka konstatuar plagė nė sup, tė shkaktuara nga armė zjarri. Nė vendngjarje, sipas burimeve tė policisė, u gjetėn 6 gėzhoja, ndėrsa Spahija ka pasur 5 plumba. Pranė kufomės ėshtė gjetur ēanta bashkė me kamerėn, aparati fotografik dhe mjete tė tjera personale. Nisur nga kjo policia e ka pėrjashtuar pistėn e vrasjes pėr motive grabitjeje.
Kush ishte Emin Spahija
Emin Spahija ka lindur nė Postrribė tė Shkodrės 40 vjet mė parė, ndėrsa prej 20 vjetėsh jetonte dhe punonte nė qytet. Fillimisht ka nisur tė punojė si berber nė shėndetėsi, dhe mė pas, nė fillim tė viteve ‘90-tė pas shkrirjes sė vendit tė punės, nisi tė merrej me xhirime dasmash duke qenė ndėr tė parėt qė merrej me kėtė punė nė qytetin e Shkodrės. Madje ai kishte dhe studio montazhi ku montonte kasetat qė xhironte. Gjatė kėsaj kohe ka punuar si operator nė disa televizione, si “TV Arbėria”. Sipas tė njohurve, fisi i tij kanė qenė nė njė konflikt i cili ėshtė mbyllur shumė vite mė parė dhe kjo ka shėrbyer si shtysė qė Spahija t’i kushtohet aktivitetit tė pajtimit tė gjaqeve, duke u angazhuar nė Lidhjen e Misionarėve tė Paqes sė Shqipėrisė, e krijuar nė Shkodėr mė 17 nėntor tė vitit 1991. Fillimisht Spahia ka qenė sekretar i saj dhe qė nga viti 1999 kryetar i kėsaj lidhjeje. Sipas aktivistėve tė lidhjes sė misionarėve tė paqes, Emin Spahija ka njė aktivitet tė dendur me kėtė organizatė, e cila qė nga krijimi i saj ka pajtuar 3317 familje nė gjak, ka zgjidhur 5000 raste konfliktesh pronėsie, 998 konflikte tė tjera dhe ka nxjerrė nga ngujimi me mijėra persona. Kontributi i Emin Spahisė nė drejtim tė pajtimit tė familjeve nė hasmėri, parandalimit tė konflikteve dhe zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve ka qenė i madh. Ai ka bashkėpunuar me institucione shtetėrore, shoqata tė ndryshme, donatorė tė huaj dhe vendas dhe ka arritur tė sigurojė disa here ndihma ekonomike nė ushqime e veshmbathje pėr familjet nė konflikt. Me iniciativėn e tij janė zhvilluar mjaft aktivitete me gratė qė u janė vrarė burrat, apo me fėmijėt jetimė nė konflikt. Njė tjetėr aktivitet i ndėrmarrė nga Emin Spahija ka qenė dhe sensibilizimi i gjithė shoqėrisė pėr t’i thėnė “ndal” gjakmarrjes, ndėrsa ka kėrkuar zhdukjen e ngujimit kolektiv, dhe ndėshkimin e autorėve tė vrasjeve nga drejtėsia. Ai ka marrė pjesė nė mjaft aktivitete lidhur me luftėn ndaj kėtij fenomeni dhe gjithmonė ka bėrė thirrje pėr respektim tė shtetit ligjor dhe pėr zhdukjen e kėtij fenomeni tragjik. Aktivitetet e ndėrmarra nga Lidhja e misionarėve qė ai drejtonte me fėmijėt ambasadorė tė paqes nga Zadrima, me lėvizjen “Mjaft”, me shoqatėn CAFOD, etj kanė qenė tė shumta. Ai ka mbajtur njė dokumentacion tė plotė e tė detajuar pėr situatat konfliktuale dhe pėrpjekjet pėr shuarjen e tyre. “Janė tė shumta pajtimet qė ai ka bėrė pėr familjet nė gjak dhe kontributi sensibilizues i komunitetit pėr mbledhjen e armėve apo ndėrgjegjėsimin pėr shuarjen e konflikteve tė ndryshme”,- thonė aktivistėt e Lidhjes sė Misionarėve tė Paqes tė cilėt e kanė konsideruar vdekjen e Spahisė njė humbje tė madhe pėr kėtė lidhje. - 10/08/2004

DREJTORESHA: MESIMI TRI HERE NE JAVE
Trajnim pėr njėzetė handikapatė
Do shėrbejnė nė Institutin e Terapisė qė do hapet
Brikena Shllaku
SHKODER - 10.08.2003 - Gati hapja e njė Instituti Terapie nė Shkodėr. Qyteti verior ka njė traditė tė gjatė nė punėn me personat me aftėsi tė kufizuar. Qė prej 15 vjetėsh Qendra Kėshillimore pėr Njerėzit me Aftėsi tė Kufizuar ėshtė marrė me miredukimin e 20 personave, tė cilėt aktualisht janė nė moshė tė rritur. Eshtė pikėrisht kjo qendėr qė synon hapjen sė shpejti tė njė Instituti Terapie nė Shkodėr, i cili do tė jetė i pari i kėtij lloji nė tė gjithė vendin. Nė kėtė institut do tė trajnohen persona nga e gjithė Shqipėria. Thuajse gjithēka ėshtė gati. Nė Shkodėr janė specializuar 55 terapistė, tė cilėt kanė mbaruar kursin pasuniversitar. E ndėrsa ka njė personel tė specializuar, Qendra Kėshillimore pėr Njerėzit me Aftėsi tė Kufizuar ka menduar edhe pėr pėrgatitjen e personelit qė do tė bėjė shėrbimet. Antoneta Pero, drejtoreshė e kėsaj qendre, pohon se do tė jenė pikėrisht kėta 20 tė rinj me aftėsi tė kufizuar (me diagnoza tė ndryshme), qė do tė kryejnė shėrbimet nė Institutin e Terapisė qė pritet tė hapet nė qytet, me qėllim aktivizimin e tyre. Me kėtė ide ka nisur edhe projekti pėr trajnimin e 20 punonjėsve tė Institutit tė ardhshėm tė Terapisė. Ky projekt ėshtė realizuar nė sajė tė mbėshtetjes financiare qė ka dhėnė Projekti PARSH (Projekti i Shkollave tė larta tė Gjermanisė), nė bashkėpunim me Qendrėn e Gruas "Hapat e Lehtė". Tė rinjtė qė janė pėrfshirė nė kėtė trajnim janė tė gjithė ish-nxėnės tė shkollės speciale "3 Dhjetori". Sipas drejtoreshės Pero, 20 tė rinjtė, tė cilėt ajo i ka ndjekur nė ecurinė e tyre qė nė moshė tė vogėl, do tė marrin pjesė aktive nė orėt e mėsimit, ku do tė jepen lėndė tė profesioneve tė caktuara, si lulishtar, marangoz, fotograf, kuzhinier, pa lėnė pas dore dhe mėsimet nė lėndėt e matematikės, muzikės etj. Ndėrkohė, Pero pohon se mėsimi do tė jepet tri herė nė javė me dy orė qėndrim. Nė ambientet e bollshme ku zhvillohet trajnimi tė rinjtė ndihen tė qetė dhe tė lirshėm. Ēdo orė mėsimi bėhet nga specialistė tė veēantė pėr tė gjitha profesionet. Zakonisht njė orė shjegohet mėsimi i ri dhe orėn tjetėr ėshtė rradha e tė rinjve qė tė pėrgjigjen. "Jam shumė i kėnaqur me trajnimin qė e drejton mėsuese Antoneta, e cila na ka ndenjur pranė qė kur ishim tė vegjėl. Mua mė pėlqen tė gatuaj. Kėtu mėsoj gjithēka. Kam shumė dėshirė tė bėhem kuzhinier", thotė Ideal Duli, 20 vjeē. E ndėrsa tė rinjtė vazhdojnė trajnimin 6-mujor, drejtoresha e Qendrės Kėshillimore pėr Njerėzit me Aftėsi tė Kufizuar i bėn apel shtetit qė tė mendojė seriozisht pėr hapjen e Institut tė Terapisė

Policia: Kaloni nga Torovica
Stop kalimit nė autostradė, rruga ėshtė nė ndėrtim
SHKODER
Policia e Qarkullimit Rrugor bllokon kalimin nė autostradėn qė lidh Shkodrėn me Lezhėn. Dy postblloqe te Policisė sė Shkodrės dhe Lezhės janė vendosur njėri nė Bushat dhe tjetri nė Gjadėr, pėr tė ndaluar kalimin e automjeteve. Vendimi i bluve pėr bllokimin e autostradės ėshtė marrė pėr faktin se drejtuesit e automjeteve tė ndryshme, pa marrė parasysh faktin se ky segment rrugor ėshtė nė ndėrtim e sipėr, preferojnė tė kalojnė po gjatė kėsaj rruge. Shoferėt i shmangen udhėtimit nga rruga e vjetėr, pasi kalimi nga Torivica ėshtė pothuajse i pamundur pėr shkak tė rrugės sė keqe. Pikėrisht qarkullimi i mjeteve nėpėrmjet autostradės u ka sjellė pengesa serioze firmave qė kanė marrė pėrsipėr ndėrtimin e saj. Tė irrituara, firmat kanė kėrkuar qė Policia e Qarkullimit Rrugor tė ndėrpresė kalimin e makinave nė kėtė aks. Dje shoferėt janė kthyer mbrapsht nga patrullat e bluve.

Shitėsit ambulantė kthejnė nė "tregje" trotuaret e qytetit
SHKODER
Shitėsit ambulantė qė shesin nėpėr trotuare janė kthyer nė njė tjetėr problem pėr Bashkinė e Shkodrės. Ndryshe nga ēfarė ishte parashikuar, edhe me ngritjen e tregjeve nė disa pika tė qytetit, trotuaret vazhdojnė tė jenė tė mbushura nga shitėsit ambulantė. Ndėrkohė, Bashkia e qytetit verior herėpashere ka nxjerrė lajmėrime pėr lirimin e trotuareve nga shitėsit ambulantė. Kėrkesa e bashkiakėve ka rėnė nė vesh tė shurdhėr. Nisur nga fakti se bashkia nuk ka marrė ndonjė masė ndėshkimore pėr kėtė problem, shitėsit kanė vazhduar avazin e tyre tė pėrditshėm, duke shitur nė rrugė mallra tė ndryshėm. Kėshtu trotuaret po kthehen nė tregje, duke shkaktuar vėshtirėsi pėr tregtarėt e tjerė qė kanė respektuar kėrkesėn e Bashkisė pėr tė shitur nė tregjet e ligjėruara.

E Enjte, 12 Gusht 2004
"JA PSE-TE E VRASJES SE MISIONARIT"
Policia e Shkodres shoqeron 32 persona si te dyshuar ne lidhje me ngjarjen
Grupi special i policise kriminale po heton te gjitha pistat e mundshme
Tirane - 12.08.2004 - Policia e Shtetit ka intensifikuar hetimet per zbardhjen e vrasjes se misionarit te paqes, Emin Spahia, kater dite me pare. Burime nga policia bejne te ditur se duke e vleresuar kete ngjarje te rende, Drejtoria e Policise Kriminale ka derguar menjehere nje grup specialistesh ne qytetin e Shkodres. Burimet pohojne se ky grup po bashkepunon edhe me specialiste te Drejtorise se Krimit te Organizuar ne Prokurorine e Pergjithshme si dhe policine lokale per te hedhur drite mbi ngjarjen qe akoma mbetet pa autor. Nderkohe per kete ngjarje Drejtori i Policise se Shtetit, drejtues Bajram Ibraj, ka zhvilluar nje analize me grupin hetimor. Jane analizuar te gjitha provat e mundshme qe disponojne strukturat e policise se shtetit per te hedhur drite mbi vrasjen si dhe pistat ne te cilat po hetohet per te identifikuar autoret e ngjarjes. Sipas specialisteve te cilet kane kryer veprimet e para hetimore rezulton se vrasja eshte kryer me arme zjarri automatik "Skorpions", kaliber 7.65 mm. Pas vrasjes se 40-vjecarit, policia e Shkodres ka shoqeruar per ne komisariat 32 persona si te dyshuar per ngjarjen, nderkohe qe vetem 29 prej tyre kane dhene deklarime qe tregojne rrethana hetimi. Ngjarja e rende ndodhi ne te gdhire te mengjesit te se henes. Emin Spahia, kryetari i Lidhjes se Misionareve te Paqes se Shqiperise, nje nga figurat me te njohura per pajtimin e gjaqeve ne Shqiperi, eshte ekzekutuar me pese plumba ne afersi te baneses se tij ne lagjen "Kongresi i Permetit". Spahia po kthehej nga nje dasme ku kishte perfunduar xhirimet me kamera, pasi ka parkuar mjetin e tij jo shume larg baneses dhe eshte afruar ne hyrje te pallatit, eshte qelluar per vdekje. Ka qene nje banor i pallatit qe ka diktuar viktimen. Ai menjehere ka lajmeruar te vellain e Spahise, qe punon si polic. Fetahu, ka lajmeruar menjehere uniformat blu te cilat nuk kane vonuar te shkojne ne vendin e ngjarjes. Fillimisht eshte menduar se vdekja e 40-vjecarit ka qene natyrale, pasi nuk dalloheshin shenja, por me pas jane konstatuar plage te shkaktuara nga arme zjarri. Per vrasjen e misionarit te paqes, Emin Spahia, ka reaguar dhe Keshilli i Evropes. Ne nje njoftim per shtyp te nxjerre para dy ditesh, keshilltari i Posacem i ketij keshilli ne Shqiperi, Guy-Michel Brandtner, thekson se vrasja e misionarit Spahia eshte nje goditje serioze ndaj luftes kunder hakmarrjes.

E Enjte, 12 Gusht 2004
PISTAT KRYESORE MBI TE CILAT PO HETOHET:
Vrasja per shkak te funksionit si kryetar i shoqates "Misionaret e Paqes se Shqiperise"
Vrasja per shkak te nje konflikti te vjeter per gjakmarrje;
Vrasja per nje konflikt pronesie
Vrasja per motive te dobeta
Oret e para te mengjesit te dates 9 gusht ekzekutohet Emin Spahia, kryetari i Lidhjes se Misionareve te Paqes se Shqiperise, ne afersi te baneses se tij ne lagjen "Kongresi i Permetit"
Vetem pak ore me vone, nje banor i pallatit dikton viktimen dhe lajmeron te vellain e tij polic, Fetahun. Ky i fundit lajmeron policine, e cila nuk vonon te vije ne vendin e ngjarjes
Trupi i pajete i Spahise dergohet per ne morg, ndersa uniformat blu nisin punen per te identifikuar vrasesin. Ne oret e para te mbremjes shoqerohen ne komisariat dy persona te dyshuar
Dy dite me pas policia shoqeron 15 persona si te dyshuar, por me pas i le te lire. Shoqerimet vazhdojne, ndersa po hetohet ne te gjitha pistat e mundshme per te hedhur drite mbi vrasjen

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT