Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Mars 1999. Lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Pėr mė tepėr, refero lidhjet djathtas dhe gjeni lajmet e ditės, pėrveē gazetave shqiptare on-line.

Nderrohet kreu i zyres rajonale te Komunitetit Europian ne Shkoder

SHKODER, 6 Mars (ATSH)
Eshte nderruar kreu i zyres rajonale te Komunitetit Europian ne qytetin e Shkodres. Anglezi Krisp Tomley eshte emeruar shef i zyres rajonale ne qytetin e Shkodres, duke zevendesuar ne kete detyre danezin Jan Kronenborg, i cili qendroi per mese nje vit ne krye te kesaj zyre. Kronenborg eshte caktuar me nje detyre tjeter ne Bosnje. Zyra rajonale e Komunitetit Europian ne qytetin e Shkodres eshte hapur para nje viti, me synim ndjekjen nga afer te zhvillimeve politike dhe ekonomike ne kete rajon.

Ndalohen dy autobote me nafte ne Shkoder

SHKODER, 6 Mars 1999
Jane 3600 litra nafte te ndodhura ne dy autobote te cilet jane ndaluar nga organet e policise Shkoder. Nga hetimet e deritanishme mesohet se jane ndaluar dy shoferet dhe po punohet per prejardhjen e kesaj nafte. Dyshohet se eshte ngarkuar ne portin e Shengjinit. Gjithashtu mesohet se po ne kete port para disa ditesh jane furnizuar 5 autobote te firmes "Elda" te bllokuar me pas nga policia e Shkodres. Dyshohet se nafta ka ardhur ne portin e Shengjinit nga nje anije greke.

Futboll:
Zhvillohen ndeshjet e javes se 20-te te Kampionatit Kombetar

- Ballshiotet triumfojne mbi Besen ne fushen e Kavajes, Vllaznia vazhdon ndjekjen ndaj Tiranes -
TIRANE, 6 Mars (ATSH)
Te shtunen u zhvilluan ndeshjet e javes se 20-te te Kampionatit te 60-te Kombetar te Futbollit. Edhe pas ketyre takimeve, nuk ndryshon kreu i tabeles se klasifikimit, ku vazhdon te kryesoje skuadra e Tiranes. Nderkohe, kuqeblute e Vllaznise nuk reshtin ndjekjen hap pas hapi te bardhebluve kryeqytetas. Ne stadiumin "Loro Boriēi" shkodranet arriten rezultatin me te thelle, duke fituar me Skenderbeun 4 me 0. Ne ndeshjet e sotme, spikati fitorja e Bylisit me Besen ne fushen kavajase.

Rezultatet e takimeve te sotme jane:
Partizani - Lushnja 2 -1
Elbasani - Flamurtari 2 -1
Besa - Bylis 0 -1
Vllaznia - Skenderbeu 4 -0
Tomori - Dinamo 1 -0
Teuta - Shkumbini 2 -0


Dje u zhvillua takimi i pare i kesaj jave midis Tiranes dhe Apollonise, ku bardhe e blute, fituan paster me rezultatin 2-0. Takimi i fundit i kesaj jave do te luhet diten e diele mes ekipeve te Burrelit dhe Laēit. Ky takim do te zhvillohet ne stadiumin "Niko Dovana" te qytetit te Durresit, pasi fusha matjane eshte e denuar nga Komisioni i Disiplines i FSHF-se.

Klasifikimi pas ndeshjeve te javes se 19-te eshte: 40 pike Tirana
38 " Vllaznia
37 " Bylis
34 " Lushnja
31 " Shkumbini
30 " Tomorri
29 " Dinamo
28 " Partizani
26 " Skenderbeu
24 " Teuta
23 " Flamurtari, Besa, Elbasani
22 " Laēi (-1)
21 " Apolonia
17 " Burreli (-1)

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT