Jehe melodish
Nė mendimin tim
thėrrmohet njė tingull guri
e vorbuj flake
ngre nė ēdo pikėl gjaku
mandej njė mal me dhimbje
e jehe melodish
ma tė lashta se kohė e gurit.
Heshtja ka tingull guri
Me buzė tė gurta
heshtja na i puthi orėt
e ditėt
e netėt.
Njė jetė qė po dėgjoj
meloditė e heshtjes
nė gojėt memece
tė gurit.
Heshtja ka tingull guri,
kur fjala bahet gur
e koha gur.
Brezit tim
Kopetė e ditėve tona
shkojnė drejt disa brigjeve
tė ēorodituna
tė ndjekuna nga lehje qensh.
Nė bulshitė e atyne lehjeve,
tė pėrjarguna
eshtnat e sė ardhmes sonė.
Emblema
Po flet?
Shshsh, mos fol!
Fjala ka flatra
e Zeusi s'duron blasfemi.
Kanė tringėllim tė pėrjetshėm
tridhjetė paret,
Juda i ka veshėt e gjatė
e pėrgjon ditė e natė.
Sot ashtė emblemė e jetės
bisku i gjakut,
emblemė pesėcepėshe.
Tė gjitha rrugėt ...
Natė me shti gishtat ndėr sy,
por duhet me i thanė mėngjes,
mėngjes me diell, bile.
(Oh, sa t'i marrka dielli sytė!)
Ecim pėrpara, me hapin lart, marshojmė,
me kangė nė gojė, nė buzė!
S'e dijmė ku shkojmė,
por tė gjitha rrugėt tė ēojnė atje ... n'greminė.
Bregu i dritės
Gjiu i shterrun i ditės
nuk pikon dritė
e hana e hyjzit janė fikė.
Nė humnerėn e universit,
toka mundohet tė kapet
nė bregun e dritės.
Humbja e diellit
Botės i ka humbė dielli.
Prej syve tė errun si qeli burgu
mertisė ashtė drita.
E randė si guri
errėsina
mbi shpatulla tė qytetit peshon,
mbi kangėt e zogjve
dhe mbi ēdo fije bari e jete.
E randė si gur.
Kjo natė polare tėrkuzė e gjatė,
sa do tė zgjasė?
Stinė panairesh
Stinė panairesh dehėse,
pranverė e delireve
qė tallaziten nė gufim tė gjakut
ndėr dej.
Panair tingujsh tė blerė
kah dridhen nė fėrgėllim tė kalesės,
ma tė lehtė se drita
qė feks mbas degėzave tė kopshtit.
Panair ngjyrash
ma tė brishta se fjalėt e zogjve
nė endje ylberesh.
E aromat, -->