Aleksandėr Gera
(1926-2001)
- Punoi si mėsues dhe nė sektorin e kulturės dhe si bibliotekar nė bibliotekėn
Marin Barleti tė Shkodrės. I njohur si poet dhe hartues kėngėsh. Aleksandri botoi
dhe nė tė njėjtėn kohė shkruante poezi disidente. Nga botimet po pėrmendim: Lugina
e qetė, Gjurmė tė kohės, Kangė e zbritun nga malet, Nora e Hotit, Kangė
agimesh, etj.
Mė vjen mbarė kėtu tė botoj njė fragment tė njė interviste qė ia pata marrė nė vitin
1992, kur, mbas pėrmbysjes sė diktaturės, punova si redaktor nė gazetėn Shkodra,
(e para gazetė demokratike lokale, qė u botua mbas rėnies sė komunizmit) dhe qė
atėherė mbeti pa u botuar.
Shkodra - Ju, Sandėr, keni shkrue tekste kangėsh sė paku tash 47 vjet. Ato janė
muzikue nga Prenkė Jakova, Tish Daija, Tonin Harapi, Kolė Gjinaj, Mark Kaftalli,
etj. dhe dikur janė kėndue nga bylbylat e Shkodrės Pjetėr Gjergji, Gac Ēuni (i
vdekun mizorisht nė burgun e Burrelit), etj. Po, a vetėm tekste kangėsh?
S. Gera - Po nuk e fillove me kangė jetėn, me ēfarė tjetėr do ta fillosh? Ato kangė
qenė limonadat e para nė sofrėn e madhnueshme tė poezisė. Nė Shkodėr, po nuk e
fillove me shtregullat klasike e baritoret e maleve, mė thotė mendja se asht zor me kėndue.
- E pastaj filloi poezia ?
- Atėherė kanė fillue Sonatat e Kain Abelit. Kam ulė kokėn ndėr Epitafe te Zalli i
Kirit, jam freskue nė Pika shiu nė tokėn e rreshkun, jam endė nė soditje te
Bukuria e gjarpnit (nji roman nė vargje), dhe megjithatė kam qenė Alastor
flatėrdjegun e nuk po pėrmend libra tė tjerė qė kam botue nėn duertrokitjet e
realizmit socialist, tė cilėt i ka shfrye zemra me gojė tė mbyllun. Mos u ēudit, po
legjenda e Sizifit mė ka kapė edhe mue, si mallkim, qysh nė vitin 1945 dhe qysh prej
asaj kohe: kam qeshė, kam lotue, kam mallkue, kam shpresue, tue bartė gurėt nė
shpinė. Kam nynykatė gojėmbyllun Sonatat e Kain Abelit, si tė gjithė, i heshtun
mbrenda Aeropagut tė shemtuet, e tue i lidhė tė gjitha shfrimet e mia poetike nė
fillin e Arianės, e cila, them tė drejtėn, mė ka dashunue dhe po mė nxjerr nga
labirinti pėr tė puthė pa frikė flijimin e Rozafės sonė.
- Ma sė fundi, i the tė gjitha, po tė uroj qė Sonatat gati gjysmėshekullore tė dalin
nė dritė e tė kėndohen pa ia pasė frikėn asnjė Minotauri.
Njė cikėl poezish nga Kangėt e nėndheshme tė Gerės, kam botuar nė Dielli, nė nr.
2 tė vitit 1994.
Sandri vdiq nė vitin 2001, mbasi botoi Via Lucis, qė si duket e shkroi mbas
pėrmbysjes sė diktaturės. Ai nuk arriti tė botojė asnjėrin prej titujve qė kemi
pėrmendur mė lart, nė intervistėn e tij, e qė ai i quante me njė titull tė
pėrgjithshėm Kangėt e nėndheshme. Dy poezi qė mė dėrgoi kohėt e fundit, nga
Italia, e bija, Paola Gera, janė nxjerrė nga pėrmbledhja e titullueme Gufime
kangėsh tė theruna. Dorėshkrimet gjinden pranė sė bijės, Paola Gera (nė Itali).
Kritika letrare e ka vlerėsuar poezinė e Gerės. Tradicionalja me vazhdimėsinė e saj
ma pėrfaqėsuese dhe modernia me praninė mbizotnuese si strukturim bazė poetik dhe nė
ndėrsjellje figurative transmetojnė forcėn domethanėse tė poezisė sė Sandėr Gerės
shkruan nė kopėrtinėn e brenshme tė Via Lucis, kritiku Hasan Lekaj. Poezia e
Gerės shėmbėllen me njė produkt tė harmonisė mes traditės dhe modernitetit, nė
poezinė tonė. Me siguri qė nė rendin ekzistues tė monumenteve tė poezisė shqipe, ajo
do tė afirmojė vokacionin e saj autentik, tue i imponue kėtij rendi ndryshime
cilėsore estetike, tė tilla ndryshime qė imponuen, me botimin e tyre, poezia e
Camajt dhe e Zorbės, shkruan po aty kritiku Arben Prendi.
-- pjesė nga shkrimi i Anton Ēefės: "Disidencė fisnike dhe politizim coroditės nė
letersinė tonė" botuar ne gazetėn "Dielli" - Vatra, Nju Jork, 2005