Ana tjetėr e pasqyrės
Mbi librin me intervista,
me tė njėjtin titull, tė poetit Gjekė Marinaj
-- nga Arben Ēokaj, 26 nėntor 2003
Poeti Gjekė Marinaj ka ndryshuar stil. Ai nuk e ka pėr zor tė luajė edhe rolin e gazetarit, qė me pyetjet e tij kurioze drejtuar pėr personalitete me famė botėrore e shqiptare tė artit e letėrsisė, politikės dhe sportit, tė sjellė para lexuesit shqiptar njė libėr me intervisa sa interesant aq edhe domethėnės. Marinaj fokusohet mbi tre fusha tė ndryshme tė marrėdhėnieve shoqėrore, tė cilat nė plan tė parė nuk duket se kanė shumė lidhje me njėra-tjetrėn, por qė padyshim ndikojnė nė ndėrgjegjen shoqėrore, emocionet, pasionin dhe ndjenjat e njerėzve, hapėsirėn e mendimit dhe forcėn konceptuale, bukurinė estetike apo tingullin esencial tė njė vargu, secila mė shumė apo mė pak se tjetra.
Politika, Sporti dhe Poezia. Njė simbiozė tredimensionale me kahje diverse tė shkrira nė njė libėr, qė kur e pėrfundon sė lexuari, ndjen njė shije tė kėndshme, pasi je njohur mė mirė me disa figura tė suksesshme, tė shtrira nė njė sipėrfaqe qė mbulon globin. Janė 31 personalitete tė intervistuara, ndėr tė cilėt nė politikė mund tė pėrmendnim ish-presidentin Xhorxh Bush, ish-presidentin Sali Berisha, kryetarin e Partisė Republikane Fatmir Mediu, publicistin, botuesin dhe politikanin Nikollė Lesi, ish-kryeministrin izraelit dhe fitues i ēmimit Nobel pėr paqe Shimon Perez, ish-deputetin e ndjerė Dodė Kaēaj, dhe pėr tė pėrfunduar me politikanin kosovar tė kohės sė ish-Jugosllavisė Azem Vllasi.
Me kėto intervista, Marinaj ka dashur tė eksplorojė mundėsitė qė i jepen njė populli pėr tė administruar vetveten pėrmes politikės, faktorėt qė ēojnė nė mbijetesėn e njė kombi, hapėsirat, kuptueshmėrinė, si dhe mirėqėnien shoqėrore nė pėrgjithėsi, qė jep njė regjim i lirė e demokratik, pėrkundėr regjimeve totalitare.
Intervistat letrare, Marinaj i fillon me poetin tonė tė shquar Dritėro Agolli, tė cilin siē shihet e ka pėr zemėr. Marinaj e pėrdor poezinė jo vetėm si art i tė shprehurit tė saj nė njė mėnyrė sa mė konēize tė ndjenjės, mendimit filozofik apo forcės emocionale, por edhe si ushqip shpirtėror, tė cilės i referohet herė-pas-here, ku merr edhe pjalmin e bukur tė ngjizjes sė ideve tė reja. Ai i referohet vargjeve tė Agollit "Kur tė jesh mėrzitur shumė/ nė raft tė librave kėrkomė..." etj. etj. qė tregon edhe forcėn shlodhėse tė njė poezie tė bukur dhe pėrjetėsinė e saj nė melodinė e brendėshme tė njeriut.
Pasojnė mė pas intervistat me shkrimtarė dhe poetė si Ismail Kadare, Naum Prifti, Agim Shehu, Anton Ēefa, Shefqet Dibrani, Skifter Kėlliēi, etj. tė cilėt sė bashku me autorė tė tjerė tė talentuar, i japin librit njė pėrqindje tė lartė vlerash artistike, ku flitet padyshim edhe pėr vėshtirėsitė e krijuesve shqiptarė nėn kazmėn e rėndė tė realizmit socialist.
Marinaj i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė nė libėr atdhetarit tė madh dhe me famė nga Malėsia e Madhe, Prenkė Gruda, autor i librit "Ditari i njė zemre tė lėndueme", tė cilin e ka vizituar nė shtėpinė e tij nė Florida, vetem pak muaj para se ai tė mbyllte sytė nė lumnimin e tij tė pėrjetshėm. Ndonėse i lodhur nga sėmundja e rėndė, Prenka i hipėn makinės sė tij dhe niset pėr nė bregdet, bashkė me autorin e librit nė fjalė: "Shikoje detin! Nuk ėshtė i turbullt se ėshtė i thellė - i thotė ai Gjekės - Cektėsia i turbullon gjėrat. Matu me detin kur shkruan... duaje njeriun dhe Shqipėrinė sa do ky det bregun! Ky ėshtė peshqeshi im, qė kam pėr ty." Pa kėto fjalė filozofike tė njė atdhedashurie tė nevojshme pėr ne shqiptarėt nė kėto kohė, libri mund tė kishte qenė mė i mangėt. Nė fakt, libri me intervista i Gjekė Marinajt pėrshkruhet gjatė gjithė kohės nga njė fill i hollė i njė atdhedashurie tė kuptueshme.
Marinaj prodhon art duke ndėrthurur karaktere tė ndryshme, qė i pėrkasin fushave dhe pasioneve tė ndryshme. Kot nuk pyesin "Ku e ke shtėpinė?", "Tek fshati i gruas..." ėshtė pėrgjigjia. Edhe Marinaj nė kėtė rast nuk i ka shpėtuar ketij orientimi instiktiv, kėsaj pėrkujdesjeje xhentile, qė ai tregon pėr gjysmen e bukur tė tij, bashkėshorten romune. Dusita Marinaj, sė cilės autori ia pėrkushton librin me shumė dashuri, ka nė familjen e saj tė afėrt njė futbollist romun me famė, Millodrag Bellodediē, me tė cilin fillohen edhe intervistat me personalitetet e sportit shqiptar dhe botėror. Kemi kėtu njė larmishmėri personalitetesh sportive, duke pėrfshirė futbollistin tironas Sulejman Demollari, apo intervistėn me yllin e futbollit botėror Pele, pėr ta mbyllur me legjendėn e futbollit kosovar Fadil Vokrrin.
Duket qartė se idenė pėr tė bėrė njė libėr tė tillė, Marinaj e ka bluar me kohė. "Ana tjetėr e pasqyrės", qė ka dalė nė qarkullim para pak kohėsh nga shtėpia botuese Marinaj Publishing nė Dallas, ėshtė shpėrndarė tashmė nė libraritė dhe bibliotekat shqiptare, ashtu edhe nė disa vende tė ndryshme tė botės. Nė Shqipėri dhe Kosovė libri ka njė ēmim simbolik, nė krahasim me ēmimin e tij real tė botimit cilėsor dhe ēmimin e shitjes jashtė shteti, tė cilin po ia lėmė lexuesit ta zbulojė vetė.
Pas titullit tė librit dhe hyrjes sė shkruar nga autori, intervistat shoqėrohen me njė sqarim tė shkurtėr hyrės, ku lexuesi njihet shkurtimisht me tė intervistuarin, i cili mė pas bėhet mė i dukshėm pėrmes intervistės sė drejtėpėrdrejtė. "Ana tjetėr e pasqyrės" simbolizon pjesėn e padukshme tė njė karakteri, ēfarė fshihet pas njė personaliteti me famė, pas njė krijuesi tė talentuar, apo pas njė njeriu tė njohur nga tė gjithė? Kėtij trilli interesant e kurioz njėherėsh, Gjekė Marinaj ka provuar t'i japė pėrgjigje, pėrmes pyetjeve tė tij dhe fjalėve tė tė intervistuarve. Me pak fjalė: njė libėr qė ia vlen tė lexohet!