Letėrsi  
| Kontakti | Harta e faqes

Letėrsia shkodrane

Letėrsia shqiptare trashėgon njė fond tė pasur vlerash nga krijuesit shkodranė. Qė nga koha e Marin Barletit, nė Rilindjen Kombėtare e deri pas Luftės sė Dytė Botėrore...

Anton Pashku - SISTEMI LETRAR

-- nga Kujtim M. Shala, "Bota Sot", 6 dhjetor 2003 Anton Pashku

VOX-i I ANTON PASHKUT

Raporti ndėrtekstual me Shkrimin e Shenjtė tek "Oh" del, me pėrbėrės tė caktuar, edhe nė planin formal tė tekstit Njė ndėrdialog formash ky. Nėpėrmjet figurave tė diksionit, qoftė edhe tė rimės, nė raste, Pashku bashkėthur format e poezisė me tė prozės; si nė tekstet e vjetra kanunore pėrgjithėsisht.

Sistemi letrar. Jo vetėm teksti si sistem, por shkrimi nė sistem. Kėsodore dalin sė bashku teoria pėr tekstin si sistem e teksti (praxis-i) si sistem.

Sistemi letrar. Sistemi jo vetėm si rend, si stil, por si nivele teksti, nga shenjuesit formalė te strukturat e tekstit (struktura kompozicionale, ajo e personazheve etj.). Antoni ka punuar gjatė e thellė me tekstin. Deri te njė sistem i plotė shenjues. "Ikja" nga pėrcjellja e tė dhėnės, nė tė mirė tė shenjimit tė saj, del si njė shenjė e modernitetit tė kėsaj vepre; si njėra nga shenjat e njė pėrkatėsie tė tillė tė saj. Shkrimi nė sistem, te Pashku, shtrihet nga struktura kompozicionale, nėpėr figurat letrare, te ligjėrata poetike e stili. Teksti i Antonit ėshtė i rrumbullakuar formalisht. Njė rrumbullakim i tillė assesi s'e vėshtirėson komunikimin me idetė, meqė edhe shenjat formale tė tij zhvilloben nė ide: jo ideja si figurė, por figura si ide. Kėsisoj, ajo mbetet njė vepėr e hapur. Dialogjika nė veprėn e Pashkut sprovohet e gjen provėn e vet gjerėsisht. Sa herė qė thuhet Antoni im, nis dialog i ri me veprėn e tij.

Romani "Oh" ka pėr farė tregimin. Dorėn nė zemėr, tregimi ėshtė farė e prozės pėrgjithėsisht. Tregimi tek "Oh" nėnkupton nivel (rrėfimor, gjithsesi) tė tekstit. Ky roman ka disa nivele tė tilla. Kėto nivele, aty, lidhen me kohėn e fabulės. Nė tė vėrtetė, koha e fabulės nė "Oh" ėshtė dyfaresh: reale (tash, njė e tashme hipotetike), fiksionale (atėherė). E para ėshtė kohė tipike e rrėfimtarit. E dyta - e personazhit - rrėfimtar pėrgjithėsisht; e njė rrėfimi qė shtresohet vertikalisht (ne kohė). Shtresimi i tillė siguron njė sistem jo vetėm narrativ, por edhe kompozicional.

Te ky roman, po nė kėtė sistem zhvillohet struktura e personazheve. Nis me njė Unė tė paemėrtear e me njė Ajo, si "emra" tė S e Y, pėr t'u shkallėzuar deri te personazhet-simbolike. Personazhi i njė niveli rrėfimor, nė nivelin tjetėr merr rolin e personazhit - rrėfimtar, qoftė edhe si njė retor. Njė strukturė personazhesh kjo e ndėrtuar nė sistem.

Sistemi poetik ėshtė ruajtur edhe nė planin e sintaksės poetike, tė ligjėrimit, domethėnė tė stilit. Tipike pėr prozėn e Pashkut (pėr romanin "Oh" sidomos) janė periudhat bashkėrenditėse shtuese, bile sisteme periudhash tė tilla.

Rashkėrenditia e tillė. nė ligjėrim ecėn nė logjikėn e njė rrethi. Kėsofare, ligjėrata, pasi tė jetė zhvilluar, kthehet nė pikėn e nisjes. Njė periudhė kėsilloji shfaget sa herė nė tekstet biblike. Nė kėtė kuptim, proza e Pashkut hyn nė raporte ndėrtekstuale (kėtu nė raporte ndėrstilshmėrie) me Shkrimin e Shenjtė.

Raporti ndėrtekstual me Shkrimin e Shenjtė tek "Oh" del, me pėrbėrės tė caktuar, edhe nė planin formal tė tekstit. Njė ndėrdialog formash ky. Nėpėrmjet figurave tė diksionit, qoftė edhe tė rimės, nė raste. Pashku bashkėthur format e poezisė me tė prozės; si nė tekstet e vjetra kanunore pėrgjithėsisht.

Te tekstet dramatike, sistemi formal gjen "territorin" e vet ideal. Meqė tekstet e tilla, pėrpos pėr t'u lexuar. shkruhen pėr t'u shfaqur nė skenė, plot-i (kėtu kompozicionalisht i pėrmbysur) bėhet farė formale e tekstit tė plotė dramatik. Jo se ky tekst nuk mbetet lidhur me idetė (ekziston teatri i ideve, andaj edhe dramaturgjia e tillė), porse forma e tekstit promovohet si medium i parė qė siguron lidhjen me skenėn. Njėkohėsisht, ajo, forma, sidomos me pėrbėrėsit paratekstualė, sugjeron tipin e leximit. Tekstet "vrapojnė" pas lexuesit-model.

Sistemi brendatekstual i tekstil dramatik tė Pashkut, shenjohet nėpėrmjet shenjuesve formalė (strukturės formale didaskalike); "Gof"; Njė epilog, Mbas njė epilogu, Para njė prologu. Njė prolog. Domethėnė, shenjohet njė sistem formal i pėrmbysur, nga njė epilog te njė prolog.

Shenjuesit e tillė tė sistemit janė tė vlefshėm si pėr leximin, si pėr procesin e vėnies sė tekstit nė skenė, meqė shenjojnė intencė moderne tė thyerjes sė procedeut, qė fabulėn e thur nė rendin shkak-pasojė.

-- Marrė nga libri: Vox-i i Anton Pashkut

Shkrime letrare:


Tė reja pėr kėngėt: