L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Hyrje |

Sami Repishti:
Vdekja e Arshi Pipės


"ARSHI PIPA, njeriu dhe vepra"

-- Pjesė nga libri i Uran Karakullės

Kapitulli II

"Besoj se Shqipėria do tė jetė me tė vėrtet e lirė,
vetėm atherė kur shqiptarėt do tė kenė mundėsi
tė lexojnė, tė studjojnė dhe vlersojnė
veprat e shkrimtarėve tė tillė tė mėdhej
si Arshi Pipa.
" -- Martin Camaj

FEMIJERIA DHE ADOLESHENCA
Arshiu u lind nė Shkodėr nė 28 korrik 1920. Kjo ėshtė datėlindja qė njihte ai. Them kėshtu, sepse kam gjetur nė regjistrin e gjendjes civile nė Shkodčr, ate tė vitit 1930 (nuk kishte regjistėr mė tė vjeter), si datėlindje 13 shkurtin e po atij viti. Por kėsi punėsh nė Shqipėri nu kjanė fort tė rralla...
Ai ishte djalė i vetėm nė krye tė katėr motrave te po njė barku. Vėllanė me tė madh gjashtė vjet para tij, Muzaferin, e kishte tė tillė nga babai. Kėshtu, ishte drita e syrit jo vetėm e prinderve, por edhe i motrave, tė cilat gjithė jetėn e kanė adhuruar. Por kjo nuk do tė thotė aspak se nė familjen Pipa, pėr Muzaferin nuk ishte po e njėjta gjė. Aty nuk bėhej asnjė dallim ndėr dy djemtė e shtėpisė, si nga prindėrit, ashtu edhe nga motrat. Ishte njė familje me lidhje afektive shumė te theksuara, tė pashlyeshme kurrė. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nėnės se tyre, zonjės sė mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e pėrkryer nė tė gjitha drejtimet, nėnės sė fortė, tė dhemshur aq edhe tė drejtė deri nė shkallėn e njė modeli klasik.
Fėmi i mbarė, i shėndetshėm dhe i bukur, Arshiu ishte njėkohėsisht edhe njė "lojcak" i madh, si thonė nė Shkodėr, madjé edhe njė "sherret", domethėnė qė nuk linte dy gure bashke. Perveē lojrave teper tė guximshme me shokėt e vet tė lagjes, majat e pemeve tė larta nė oborrin e shtėpise a nė kopėsht, pusi i thellė dhe kulmi i ēatise, ishin vendet e preferuara tė tij.
Zakonisht fėmijėt dhe adoleshientėt ēamarokė nuk i nėnshtrohen disiplinės dhe mėsimeve tė shkollės. Pėr pasojė, shpesh pėrpanimi nė mėsime ecėn ēalė-ēalė. Por tek Arshiu ky fare rregulli s’kishte fare vend. Pėrkundrazi! Tek ai natyra e gjallė dhe dinamizmi i moshės sė re, harmonizohej qysh nė fėmijėni mrekullisht me zellin e madh pėr shkollėn, pėr mėsimin. Dhe faktet tregojnė se ai qė nė klasėn e parė e deri nė mature dilte gjithnjė i pari i klasės!
Filloren e kreu tek shkolla e jezuitėve nė Shkodrės, e nė mos gaboj edhe nė vitet e para tė gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atėhere ishin me tetė e nėntė klasė, deri mė vonė madjé, nė kohėn e regjimit komunist. Vėrtetė ishin tė paktė kėto gjimnaze para luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri, por ishin tė saktė. Ejo vetėm gjimnazet (ai i Shkodrės, Tiranės, Korēės etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Normalja e Tiranės (vetėm pėr vajza) dhe Shkolla Teknike Amerikane e Fullcit nė Tiranė apo ajo e Kavajės.
Tek jezuitėt, Arshiu mori bazat e kulturės klasike, me greqishten e vjetėr e latinishten dhe pėr pasojė, kur shkoi tė vazhdoje nė Gjimnazin shtetėnor tė Shkodrės, qė quhej atėherė Lice, si ai i Korēės dhe i Tiranės, kishte baza tė forta pėr tė dalė i pari edhe nė dy gjuhėt klasike qė pėrmendėm mė lart. Dhe kėto dy gjuhė, ai s'i ndau gjatė gjithė jetės. Pėrkthimet e bollshme, tė lėna nė dorėshkrim e dėshmojnė mė sė miri kėtė fakt.
Gjatė kohės sė arsimimit nė shkollėn e jezuitėve, ku jepnin mėsim klerikė tė shquar, i ati, duket pėr njė lloj "ekuilibrimi" kulturash e futi qė tė ndjeki njėkohėsisht edhe mejtepin, pėr tė mėsuar format e moralit islamik. Kėshtu Arshiu, deri nė moshėn e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte pėr bukuri shumė nga syret e Kuranit arabisht, pėr ēudine dhe admirimin e miqve shkodranė tė dhėnė fort pas kėsaj feje, por qė arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!...
Gjimnazi i Shkodrės, si thamė, ishte fort i dalluar ndėr ata pak homologet e tij tė atėhershėm nė vendin tonė. Dhe kjo punė jo vetėm nga programi, por sidomos nga trupi i tij mėsimor, qė pėrbėnte ajkėn e inteligjencės shqiptare tė asaj kohe, qė tė gjithė intelektualė tė formuar mė sė miri, me prirje tė theksuara perėndimore, por me shpirt tėrėsisht kombėtar. Figura tė tilla si Hil Mosi, Mirash Jovanaj, Ndue Paluca, Gjergj Canco, Gjergj Kokoshi, Kolė Kamsi, Skėnder Luarasi, Anton Deda e tė tjerė si kėta, e dėshmojne qartė ēfarė thashė pak mė lart. Dhe kjo punė sigurisht ndodhte edhe nė shkollat e tjera tė mesme nė Shqipėri, tė cilat jepnin dije tė shėndoshė dhe farkėtonin qytetarė tė denjė, tė zotė pėr vendin, farkėtonin shqiptarė tė vėrtetė e tė denjė, plot humanizėm, drejtėsi dhe dashuni, deri nė adhunim pėr kombin dhe shqiptanizmin. Nė atė kohė, deri nė prak tė ardhjes sė pushtetit komunist nė fuqi, shkolla shqiptare mund tė krenohej me tė drejtė se nuk kishte aspak pse t’ia kishte zili shkollave mė tė mira e prestigjtoze europiane dhe amerikane!
Por kėtė e dėshmojnė edhe plot reivsta arsimore a pedagogjike qė botoheshin nė Shqipėri para luftės sė dytė botėrore si "Laboremtis", "Normalisti" etj. Ashtu siē mund tė dėshmojnė mėsuesit e nxėnėsit e asaj kohe, qė ende janė gjallė sot, e qė po bėhen gjithnjė e mė tė pakėt...
Familjaret dhe shokėt e tij tė moshės sė re, mė kanė treguar se Arshiu, jo vetėm qė ishte i pari nė mėsime, por edhe ndėr mė tė dalluarit ndėr lojra, nė gjimnastikė e sport. Ndėrsa i vėllai mė i madh, Muzaferi, mbasi kishte lojtur futholl nė gjimnaz, kishte arritur tė bėhet ndėr asat e skuadrės "Vllaznia", Arshiti ishte efektiv i skuadrės sė gjimnazit, edhe pse nuk kishte talentin e shpllar futbollistik tė Muzaferit dhe nuk hyri nė skuadrėn e qytetit. Kėto qė them kėtu janė tė trajtuara mė gjėrė e mė saktė tek kujtimet e mjaft sportistėve shkodranė tė asaj kohe, si dhe tė gazetarėve sportivė tė kohėve tė sotme.
Pėr guximin tek Arshiu do tė sjell tre shembuj nga momente tė ndryshme tė jetės sė tij: Kur ishte adolishent, mė tregonte nė Shkodėr shoku i tij i moshės, tek vinin nė lum pėr t’u larė, Arshiu, si asnjė nga shokėt e tij, hidhej nė pellgun e lumit nga njė shkėmb i lartė, pozicioni i tė cilit ishte shumė i rrezikshėm pėr kėtė punė. Nė Burgun e Burrelit, Arshiu hapte sportelin e birucave dhe u hidhte shokėve tė dėnuar atje duhan, ndopak sheqer a ē'tė kishte mundur tė mbledhi, me rrezik qė po ta shohin rojet, e fusnin dhe atė nė birucė, mes dimnit, nė ēimento, vetėm me mbathje e kanotjere nė trup, pėr njė muaj rresht, megjithėse ai ishte i sėmurė. Kurse rasti i tretė i takon momentit tė arratisjes, kur ai ēan kufinin, bashkė me tė motrėn Fehimen, me kobure nė dorė, i vendosur tė mos bijnė nė dorė i gjallė mė tek rojet.
Me shokė Arshiu ishte, si me gjithė tė tjerėt i sjellur dhe shumė i dashur. Ai i ndihmonte ata vazhdimisht ne mėsimet. Nė albumin e familjes, mes tė tjerave ka edhe njė fotografi ku ai ėshtė bashkė me tre shokė tė tij tė klasės, para njė tabele tė zezė, nė oborr, tek po man noun e profesorit, nė pėrgatitjen pėr provimet e maturės. Nė tabelė, veē disa shprehjeve algjebrike, ka nė njė anė edhe njė vjershe, me shkrimin e tij tė njohur, vjershė qė tregon bukur shpirtin e preokupuar tė nxėnėsve para "torturės" sė maturės:

Me studime
e numra tė shkreta.
kot na shkuen
tė rijt e jeta...

Gjimnazi i kohės sė tij, si dhe i kohės sime ndahej, mbas semimatures, nė dy degė: Reale e klasike. Realja ishte e prirur mė fort ndaj shkencave tė natyrės, me preferim matematikėn e fizikėn. Klasikja ishte e prirun ndaj dijeve humanitare tė gjuhėve. E Arshiu zgjodhi me dėshirė kėtė tė fundit. Duket qė nė moshė fare tė re, ai e kishte pėrcaktuar rrugėn e tij nė jetė. Dhe kjo punė duket edhe nga dy fakte tė tjerė. Gazeta "Cirka" e vitit 1936, kur Arshiu ishte dy vjet para maturės, kishte shpallur njė konkurs poetik.
Nė tė mori pjesė edhe studenti i klasės sė gjashtė tė Gjimnazit shkodran, i degės klasike, Arshi Pipa. Vjersha e tij me titull "Nė Lamėn e Luftės" fitoi ēmimin e tretė. Ishte njė vjershė e gjatė me plot 26 strofa, secila gashtėvangėshe, herė me rimė e herė pa rimė. Vjersha kishte karakter epiko-lirik. Tema e saj ishte njė lloj proteste e hapur kundėr luftės, si njė veprim mizor, qė sjell vetėm vdekje. Pra, ishte tėrthorazi njė hymn pėr paqen, mirėkuptimin, vllazėrimin e njerėzve e popujve. Kėshtu, humanizmi i shpirtit tė tij nis e nxjerrė krye qė nė moshė fare tė re, atė tė njė adolishenti gjimnazist.
Prova e tij e dytė e botuar nė shtypin e kohės, kėtė herė nė lėmin e prozės, shifet tek tregimi me titull "Liqeni", njė tregim lirik, botuar tek "Vatra Shqiptare", shtator-tetor 1941. Kjo prozė, sigurisht ėshtė shkruar nė moshė fare tė re, por u botua atėherė, siē tregon data, ndėrkohė qė autori i saj ishte tashmė pedagog nė gjimnazin e Tiranės dhe jepte filozofi. Nuk e dimė me saktėsi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur tė shkruajė poezi. Por njė gjė ėshtė e sigurtė, qė kėtė punė ai e ka nisur qė nė bankat e gjimnazit tė Shkodrės. Dhe kėto poezi gjimnaziale nė shumicėn e tyre do tė mbushin mė vonė faqet e librit tė tij tė parė, me titull "Lundertarė" botuar nė Tiranė mė 1944.

Pjesa ėshtė marrė nga libri:
ARSHI PIPA njeriu dhe vepra
Shkrimtari: Uran Kalakulla
BOTIMET TOENA, ISBN: 99927 1 169 8

-- marrė nga Shkodraonline.com

| Prapa |