Ja si e grabiti Sigurimi profesor Angjelin Saraēin
Historia e panjohur e familjes sė vjetėr shkodrane Saraēi, ku pinjollėt e saj pasi ishin diplomuar nė universitetet e Vjenės, pėrfunduan nė burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės
-- nga Dashnor Kaloēi
Njė nga ato familje tė njohura intelektualre shkodrane e cila u godit rėndė nga regjimi komunist i Enver Hoxhės qė me ardhjen e tyre nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944, ka qenė edhe familja Saraēi, e cila ka banuar nė rrugėn me tė njėjtin emėr, karshi hotel "Sokrati", ngjitur me Prefekturėn, e cila qė para viteve '90 ėshtė e njohur me emrin: Rruga "Jorgji Karamitri". Po cila ishte origjina e familjes Saraēi, qė kur kanė qenė tė njohur tė parėt e saj nė qytetin e Shkodrės dhe cilėt ishin pinjollėt qė dolėn prej trungut tė saj dhe e mbėjtėn gjallė traditėn e familjes?
Ku u shkolluan djemtė e Zef Saraēit, me ēfarė punėsh u morėn ata gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut e nė periudhėn e pushtimit fashist tė vėndit dhe pėrse u godit ajo familje nga regjimi komunist i Enver Hoxhės menjėherė pas mbarimit tė luftės? Kush ishte Profesor Angjelin Saraēi, njėri nga personat mė tė njohur tė asaj familje, pėrse u arrestua ai nga Sigurimi i Shtetit dhe si iu grabit atij e gjithė shtėpia sė bashku me bibliotėkėn e tij mjaft tė pasur, tė cilėn ai vazhdoi ta kėrkonte duke iu shkruar herė pas here autoriteteve komuniste qė komandonin asokohe nė qytetin e Shkodrės? Lidhur me historinė e kėsaj familje, na njeh dėshmia e zonjės Fatbardha Saraēi (Mulleti) bashkėshortja e Kolindo Saraēit, vėllait tė Angjelinit, mė tė njohurit tė asaj familje qė tashmė nga ana mashkullore i kanė mbetur vetėm dy djem fare tė rinj, tė cilėt pėr vetė moshėn e tyre nuk e njohin mirė tė kaluarėn e asaj familje.
Vėllezėrit Saraēi, diplomohen nė Vjenė
Origjina e hershme e familjes Saraēi, ėshtė nga qyteti i Shkodrės dhe tė parėt e saj mendohet qė janė vendosur aty nė atė lagje ku ndodhen edhe sot shtėpitė e tyre, diku aty nga viti 1650. Ashtu si disa nga familjet e vjetra shkodrane me tradita tė hershme edhe familja Saraēi e ka ruajtur tė plotė pemėn gjenealogjike tė saj, e cila e ka zanafillėn qė nė mesin e shekullit tė XVI, ku i pari i tyre pėrmėndet Ndrek Saraēi, i lindur nė vitin 1650. Pas Ndrekės, qė konsiderohet si i pari i asaj familje, kanė qenė tė njohur edhe Nok e Gjok Saraēi, tė cilėt u lindėn pėrkatėsisht nė vitin 1680 dhe 1710. Qė prej asaj periudhė nga ajo familje e njohur shkodrane kanė dalė disa breza dhe njė nga mė tė fundmit e tyre, ka qenė Zef Saraēi, i cili me bashkėshorten e tij, Roza Loro Gurakuqin, kanė pasur katėr djem: Pjetėrin e Gaspėrin (binjakė) dhe Angjelinin e Loron. Lidhur me tė kaluarėn e kėsaj familje, Fatbardha Saraēi (Mulleti) dėshmon: "Familja Saraēi ka qenė njė familje ku tė parėt e tyre prej shumė vjetėsh kanė jetuar nė njė gjendje ekonomike mjaft tė mirė, si rezultat i pasurisė qė kishin trashėguar. Nisur nga ky fakt, Zef Saraēi u kujdes pėr shkollimin e tė gjithė fėmijėve tė tij, nė shkollat mė tė njohura si brenda ashtu dhe jashtė vėndit. Kėshtu dy djemtė binjakė, Pjetrin me Gaspėrin, Zef Saraēi i dėrgoi nė kolegjin e fretėnve tė qytetit tė Shkodrės, tė cilin ata e mbaruan me rezultate mjaft tė mira. Pas mbarimit tė atij kolegji, dy vėllezėrit binjakė shkuan me studime nė Vjenė tė Austrisė, ku u regjistruan nė fakultetin Ekonomik tė cilin e mbaruan me rezultate shumė tė larta. Aty nga viti 1930 pasi Pjetėri me Gaspėrin kishin mbrojtėn diplomat, u kthyen nė Shqipėri dhe iu pėrkushtuan punės private, duke mos pranuar qė tė shėrbenin nė administratėn shtetėrore. Kėshtu, Pjetėr Saraēi, qė ishte dhe mė i madhi nga vėllezėrit, filloi tė punonte si komisjoner pėr tė gjithė tregėtarėt e Veriut tė Shqipėris, duke i lidhur ata nė marrėdhėniet e ndėrsjellta tregtare me Gjermaninė, Austrinė, Francėn etj. Atė punė e cila i sillte fitime tė mėdha, Pjetėr Saraēi e ushtroi gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė sė Zogut e gjithashtu edhe gjatė viteve tė pushtimit nazi-fashist tė vėndit. Atė zanat sė bashku me punėn e pėrkthyesit, Pjetėr Saraēi e vazhdoi deri nė vitin 1944, kur komunistėt erdhėn nė pushtet dhe gjatė gjithė asaj kohe ai nuk ishte pėrzierė asnjėhere nė punėt e politikės. Ndėrsa Pjetėri u mor me atė punė qė ia rregulloi ndjeshėm gjėndjen ekonomike, vėllai tjetėr binjak me tė, Gaspėri, qė pas kthimit nga Vjena nė vitin 1930, u vendos nė qytetin e Tiranės ku mor me riparim radiosh dhe po ashtu ai ka qenė mjaft i njohur nė tė gjithė qytetin e Shkodrės edhe si filatelist", kujton Fatbardha Saraēi (Mulleti) pėr dy vėllezėrit binjakė Saraēi, tė cilėt kanė qenė shumė tė njohur edhe pėr humorin e tyre tė hollė.
Dėnimi i vėllezėrve Saraēi nė 1945
Ashtu si shumė familje tė vjetra shkodrane me tradita intelektuale, edhe familja Saraēi, menjėherė pas mbarimit tė Luftės dhe ardhjes nė pushtet tė komunistėve, u godit pa mėshirė prej tyre, duke u konsideruar familje borgjeze dhe reaksionare. E gjitha ajo erdhi pėr tė vetmin fakt se ishte familje e pasur dhe pinjollėt e saj ishin shkolluar nė universitetet e Perėndimit. Lidhur me goditjen qė pėsoi familja Saraēi dhe kalvarin e burrave tė saj nė burgje e internime, Fatbardha Mulleti dėshmon: "Qė me ardhjen e komunistėve nė pushtet nga familja Saraēi u arrestuan dy vėllezėrit, Pjetri me Angjelinin. Pjetėri pasi u mbajt disa kohė nė hetuesi, u nxuarr nė gjyq dhe u dėnua me katėr vjet burg, tė cilat ai i vuajti nė kampet e tmerrėshme tė Maliqit, Orman-Pojanit, Bedenit tė Kavajės etj. Pas vuajtjes sė dėnimit tė plotė nėpėr kampet e dėnimit, Pjetėr Saraēi u lirua nga burgu nė vitin 1950 dhe deri nė vitin 1973 qė ai ndėrroi jetė, vuajti nga lufta e egėr e klasave, duke u konsideruar si njė ish i dėnuar politik. Ndėrsa vėllai tjetėr binjak, Gaspėri i cili qė pas kthimit nga studimet u vendos nė Tiranė duke punuar si radioteknik, ndėrroi jetė nė 12 dhejtorin e vitit 1971, duke qenė vazhdimisht i survejuar pėr shkak tė biografisė sė tij familjare. Ndryshe nga vėllezėrit e tij, rrodhi jeta e Angjelinit, i cili kishte mbaruar kolegjin e fretėnve nė qytetin e Shkodrės, dhe ishte diplomuar pėr Histori-Gjeografi nė Vjenė tė Austrisė".
Letra e Saraēit, dėrguar Komandės sė Qarkut nė Shkodėr
Komandės sė Qarkut tė Shkodrės. Unė ish profesor Angjelin Saraēi, nė landė mėsimi histori e gjeografi nė licen e kėtushėm shtetnuer e banues pėrpara nė rrugėn 28 Nanduer (pėrballė hotelit tė Sokratos), mbasi u mbajta nė burg (Burgu i Ri) pėr ma se gjysė vjetė e u lirova pa gjygj, kėrkoj prej komandės sė naltpėrmendun qė tė mė lirohet shpija e se edhe tash e pushtueme gjithnjė prej njerzve tė forcės partizane, tė mė shpėrblehet ndeja me ta, tė mė paguhet dami i saj qi asht ba nė tė - krahasoni edhe kėrkesat e mia Nr.1 faqe 4 e i shpies sė vjetėr qi asht njitė me tė, i ushqimit, i sakamit e i bibliotekės s'eme qi janė marrė prej shpies s'eme. Nė rast se kėto tė fundit nuk gjinden, tė mė shpėrblehen kryekėput, nė rast tė kundėrt, tė mė kthehen pėr sesi tue u marrė por gjithnjė nė shikim shpėrblimi dėmet qė mund tė jenė shkaktue atyre prej marrėsave. Ndėrkaq lajmoj se pjesa mė e madhe e bibliotekės s'eme gjendet nė shpinė e Rinis, e mė asht vue nė dorėzim tem tė plotė prej s'asaj shpie, jam tue rregullue vetė ka disa dit pėr me e hjekė. Shėnjoj se flota e regishimit tė materjalit tem prej anės sė zyrtare qi po e qes bashkanitun kėtu me dy fletė tė kėrkimeve tė mija jo vetėm qi nuk flet as pėr ushqim as pėr bibliotekė, as pėr pjesėn mė tė madhe tė Sakamit- Sakam i shėnjiem prej saj asht krejt i pakėt e i papėrduruem, e qi nė kėto mungesa ishte dashtė unė me pasė ndej nė shpi qyqe vetėm pa hangėr e pa shtroje e mbloje fjetje, ku kam ndjejė e fjetė me vjet e kam hangėr pėr ditė, por edhe pėr ēka ka diftue i ka kallzue tė mangėsa, a pėr negligjencė a pėr ndonjė send tjetėr tė Malo (Ismajl) Tafilit, registruesit tė pasuris s'ime tė tundėshme e tė patundėshme si e difton edhe regjistrimi i shpies sė re, se nalt ka 1 (njė) odė e 1 (njė) ēardak ma trepėr e poshtė 2 (dy) oda kah oborri, njėra ndėr kėto asht kuzhinė, kuzhina poshtė, qi janė lanė pa shėnjue. Kėtu shihet pra se si asht sa regjistrimi e kur asht shkrue kjo shpi mangut, ku janė dashtė e s'ka pasė tjetėr veē odat me si njehė, vjen prej vedit se mund tė lėshohet edhe pėr ushqim, shumė e Sakamit e pėr bibliotekėn teme- e cila e fundit i asht lypė prej shpies sė Rinisė, seksionit tė III e prej kėtu tė registrue si e difton me gojė Malo Tafili nė fjalė qi mund tė jenė lanė e madje janė lėnė krejt mbas dore, janė lanė krejt pa regjistrue. Po sė kenunit e sė kėtyne gjanave nė kohėn e seguestrimit e tė bartjes prej shtėpie asht dishmi pasė dėshmisė zyrtare nė sektorin e VII tė kėrkesės sė pjesėshme tė pasunis seme, se librano tė mi prej kėti sektori prej anės sė Shpis sė Rinisė e pasė pohimit me gojė tė kėrkesės e tė registrimit kėsaj kėrkese nė librin registries, prej anės sė Malo Tafilit vetė edhe njė pjesė e madhe e Shkodrės o tue pa filmin me sy tė vet, or gojė pas goje pėr kėtė, si gazetė e pashkrueme u pėrgojnė. Kėtė mungese regjistrimi edhe vetė Malo Tafili, si dhe si u diftue qi aksh zyrtar ka tė metuna, mue vetė me gojė me kėto fjalė regjistrimi i pasurisė s 'uej asht negligjue, ma ka diftue. Prandaj dishmie zyrtare e lishueme mbi pasunin teme, qi edhe kjo ka tė metuna, nuk duhet tė merret si gurė zyrtare e vetme, por do ti shtohen edhe kėrkesat e mija si kėsaj, mbi tė cillat pjesėrisht tė ligjueme (legalizueme) e kėtu asht biblioteka pėr tu shėnjue, se kėrkue marrė zyrtarisht e shėnjue nė protokoll zyrtar, edhe vetė M. Tafili, ngishnuesi i pasunis e Sadik Reēi, ekonom nė Kėshillin e II tė lagjes "8 Nanduer", krahasoni poshtė kėshillit pjesėrisht sė kenunit e tyne, gojarisht e kanė tregue. Mbi tė kėnunit e plotė e tė kėrkuemit e drejtė tė pasunisė sė shkrueme lėnė prej meje, sa lamė nė njėnėn anė drejtsinė e ndėrgjegjes seme ndė tė cillėn mund tė pėrulet e le tė pėrulet ose tė pėrulen komanda partizane ose tjetėr kush kush ka bie mbrenda ma parė nė shpi kur kjo asht zhberthye nė mungese teme, ku ka kenė gjithēka e paprekun, ashtu kush ka dhanė urdhėna me u ēilė me forcė shpija, asht edhe kush asht kanė pranė nder zyrtarė shteti civila, kryeplak a tjetėrkush qi kanė pasė urdhnue me e pri, me kene pranė nė zhbėrdhim e nė kontrollim tė shpies e ndoshta nė tė manunit e sakamit pėrnjiherė a pjesė mbas pjese, e ata kanė me diftue e vėrtetue. Kryeplaku i sundimit sė pėrpanshėm, Halil Teli, i cili asht marrė pėr shėrbime krye plagosije prej kėshillit tė parė tė lagjes 1 asaj kohe tė qeveris sė sodshme, si aj vetė mė ka diftue, mė ka thanė edhe vetė se e din vetė se katėr herė kanė shkue me marrė ma senjal nė shpi teme e se aj veē nuk ka kenė pranė nė kėtė veprim. Prandaj asht e nevojshme qi tė merren nė pyetje pa gjyrmim kryeplaku nė fjalė e njerz tė kėshillit tė parė tė lagjes e nė rasė nevoje edhe asish tė kėshillit tė dytė, tė cillėt po i shkruej kėtu poshtė, asht tė pėvetun ata qė kanė bamė nė shpinė teme, partizana e civila, qysh prej fillimit deri sa asht zhduk krejt materjali. Marko Dede, nieri i Korp. Armat. sė III, si e difton letra zyrtare e naltpėrmendun nė fjalė mbi regjistrimin e pasunis seme edhe sado njoftime tė pjesėshme, ka me ditė jo ma pk me diftue. Sa pėr pėrvetėsim materiali tem, gja qė mund tė ketė nollė-nga ana civile e pėr gjetjen e tij komanda e naltpėrmendun ka me ditė sesi fajtorėt me i gjetė, materiale e nė kjoftė damshpėrblimin me ia marrė e si vepruesa tė paligjėshėm me i dėnue e ka me ditė jo pak me veprue, mbasi nė dorė tė saj si mall i saj, sė pafont pėrkohėsisht, kjo punė nė rast se asht ba, asht shkaktue. Kėshilli I Dhimitėr Bojaxhiu Kryetar tash kryetar bashkie, Taip Hilmija Nėnkryetar, Shuajb Bilali (sekretar, ndoshta edhe Ndoc Prendushi e Maksut Bilali. Kėshill i II: Taif Hilmija Kryetar, Rustem Lukja sekretar, Sadik Reēi economist, Ndoc Prendushi, Maksut Bilali. Kujtoj se shpija e jeme asht zhbėrthye si ma para shpie nė Shkodėr e prandaj shėrbimi kundra materialit si i aratisun e kėshtu reakcionar qi mė kanė pagėzue, asht kenė ma i madh, tė hupunit ma i plotė e regjistrimi i si i lamun (neglizhuem) edhe pėr arsye se ma nė fillim regullimi zyrtar ka pas ēalue. Tue shpresue se kėrkesat e tė drejtat e mija kanė me u marrė parasysh, pėr tė cilat edhe Zotni kryetar i komandės sė naltdėftueme ēfaqini besim pėrkrahje, e kanė me u ndjekė pa masė, po nėn shkruejme.
Shkodėr mė 9.X.1945. Angjelin Saraēi
Saraēi doktorohet nė Vjenė
Po kush ishte profesor Angjelin Saraēi, ku ishte shkolluar dhe ku shėrbeu ai pasi u kthye nga studimet universitare qė i mbaroi nė Vjenė tė Austrisė? Ēfarė qėndrimi politik mbajti Angjelin Saraēi gjatė viteve tė pushtimit fashist tė vėndit dhe pėrse u arrestua ai nga komunistėt qė me ardhjen e tyre nė fuqi nė fundin e vitit 1944? Si ua grabit Angjelinit prej komunistėve e gjithė shtėpia sė bashku me gjithė bibliotekėn e madhe qė ai dispononte dhe peripecitė e tij nė kėrkim tė asaj biblioteke. Si rrodhi jeta e Angjelinit pas lirimit nga hetuesia dhe nė ēfarė rrethanash vdiq ai nė Tiranė ku jetoi deri nė vitin 1986 krejt i vetėm? Lidhur me kėtė, zonja Fatbardha Saraēi (Mulleti) nusja e nipit tė Angjelinit, Kolindo Saraēit, dėshmon: "Angjelin Saraēi u lind nė vitin 1906 nė qytetin e Shkodrės dhe kur ai mbushi moshėn pėr nė shkollė, dy prindėrit e tij, Zefi me Rozėn (Gurakuqi) e dėrguan pėr tė ndjekur mėsimet nė kolegjin e fretėnve nė qytetin e Shkodrės, njė nga mė tė njohurat e asaj kohe. Pas mbarimit tė asaj shkolle, Angjelin Saraēi u dėrgua nė Austri ku ai ndoqi studimet nė gjimnazin klasik nė Krems an der Donau, tė cilin e mbaroi nė vitin 1926. Mė pas ai ndoqi studimet e larta nė fakultetin e Histori-Gjeografisė pranė universitetit tė Vjenės, tė cilat i mbaroi me rezultate shumė tė larta nė vitin 1930. Njė vit mė vonė nė 1931, Angjelini mbrojti diplomėn dhe dezertacionin pėr marrjen e doktoraturės pėr gradėn e Doktorit tė Shkencave, nė tė cilėn paraqiti temėn me titull: "Geschichte Nordalbanies bis Stephan Nemanja" (Historia e Shqipėrisė sė Veriut deri te Stefan Nemanja) . Ai punim shkencor i tij pėrbėhej prej 98 faqesh me 8 fletė bibliografi. Pas mbrojtjes sė gradės shkencore, Angjelini u kthye nė Shqipėri dhe Ministria e Arsimit e asaj kohe e emėroi pedagog pranė gjimnazit klasik tė qytetit tė Shkodrės, ku ai shėrbeu me pėrkushtim tė madh deri nė vitin 1943. Gjatė gjithė asaj periudhe dhjetėvjeēare, pėrveē lėndėve tė tija mėsimore qė ai dha pranė atij gjimnazi, u mor edhe me punė shkencore duke shkuar nėpėr tė gjitha trevat e Veriut tė Shqipėrisė, ku mblodhi materiale tė ndryshme me tė cilat hartoi njė histori mjaft tė pasur tė atyre krahinave. Ndėr to vlejnė tė pėrmėnden ato tė zonės sė Dukagjinit, dorėshkrimet e sė cilės pėrbėhen prej 527 fletėsh dhe ato tė Zadrimės prej 141 fletėsh. Po ashtu aty rreth vitit 1943 kur Kosova ishte nėn administrimin e Shqipėrisė, ai mblodhi dhe materiale pėr atė krahinė, tė cilat pėrbėhen prej rreth 30 faqesh nė dorėshkrim. Duke pasur bindje politike thellėsisht antikomuniste, gjatė viteve tė pushtimit fashist tė vėndit, profesor Saraēi aderoi nė organizatėn e Ballit Kombėtar dhe nė qershorin e vitit 1944 ai u bashkua me dy batalionet e rinisė balliste qė shkuan pėr tė luftuar kundra forcave ēetnike nė Kosovė. Por pas mbarimit tė Luftės dhe ardhjes sė komunistėvė nė pushtet, kjo gjė i kushtoi shumė rėndė Angjelinit, pasi komunistėt e konsideruan armik tė popullit dhe e arrestun qė nė fillimin e vitit 1945", kujton Fatbardha Saraēi (Mulleti) lidhur me tė kaluarėn e profesor Angjelin Saraēit, intelektualit tė njohur shkodran tė diplomuar nė Vjenė tė Austrisė.
Ēfarė i grabiti Sigurimi
Pas lirimit nga hetuesia nė fillimin e tetorit tė vitit 1945 ku profesor Saraēi qėndroi pėr mė shumė se gjashtė muaj nė kushte tepėr tė rėnda fizike dhe psiqike, ai nuk u kthye dot mė nė shtėpinė e tij, pasi ajo ishte bastisur e sekuestruar nga Sigurimi i Shtetit qė pas arrestimit tė tij. Nisur nga ajo gjėndjė nė tė cilėn u ndodh, profesor Saraēi u pezmatua dhe njerizit e tij tė afėrm tė familjes kanė dėshmuar se mė shumė se gjithėshka, atij i vinte keq vetėm pėr bibliotekėn e tij mjaft tė pasur e cila ishte grabitur pothuaj krejtėsisht. Pas kėsaj Angjelini nisi menjėherė odisenė e gjatė pėr tė kėrkuar pranė organeve kopetente tė qytetit tė Shkodrės, tė gjitha ato ēka atij i kishim marrė e sekuestruar padrejtėsisht. Kėshtu fillimisht, ai i nisi njė letėr tė gjatė Komandės sė Qarkut nė Shkodėr, nė tė cilėn shkruante: "I nėnshkruari profesor Angjelin Saraēi parashtroj lutjen si vijon: Nė muajin Fryer tė kėtij viti jam arrestua prej forcave tė Brigatės sė Mbrojtjes sė Popullit dhe kam ndejun i burgosun prej mė shumė se gjysė vjeti dhe mandej jam lirue pa dalė fare nė Gjyqe si i pafajshėm. N'atė kohė, si i arratisun politikisht, m'asht sekuestrue pasunija qė kisha prej forcave t'ish Korpsit tė III, Seksjonit tė Mbrojtjes sė Popullit, etj enteve qė kjo pasuni shėnohet nė listėn e bashkanjitun. Me kenė se unė jam lirue si i pafajshėm, kėrkoj qė edhe pasunija tė mė kthehet ose tė paguhet. Shtoj se i kam ēmue tė gjitha sendet e sikvestrueme si mbas ēmimit tė tregut qė shiten sot dhe nuk asht ēmue ma tepėr nė mėnyrė qė t'ulet dhe tė mbėrrijmė nė ēmimin e vėrtetė. Jam shuėm nė gjendje tė keqe ekonomike dhe kėrkoj prej asaj Komande me ndėrmjetėsue ku duhet pėr kėthimin e plaēkave ose pagimin e tyne si mbas vleftės qė asht shėnue nė listėn bashkanjitun. Shtoj se nė qoftė se materiali i mirė do tė mė kthehet, tė mė caktohet dam shpėrblimi. Tue mbete nė pritje tė ndonji pėrgjegjes, Nėnshkruem Profesor Angjelin Saraēi ". (firma)
Vjedhja e prishja e bibliotekės
Ndėrsa nė listėn e bashkangjitur asaj kėrkese ku bėhet fjalė pėr grabitjen e bibliotekės, Angjelin Saraēi ndėr tė tjera ka shkruar: "Biblioteka 1. Disa mija Napolona letėr sė pakut
Fr. arit 70000. a. Mungojnė libra Tedeshk dhe Shqyp, rivista, atlase e koleksjone tė ndryshme gazetash. Janė shkue libra. Me hupjen e prishjen e librave e tė gazetave, janė prishė koleksjonet, tė cillat duhet me i zavėndėsue pėr me i ba tė vlefshme ato qė kanė teprue, gja e cilla asht e vėshtirė se janė tė vjetėr. Mund tė gjinden rastėsisht (okasion) nė rast se janė shitė. Prej atyne qė kanė mbetė, shumė janė ndy, njė pjesė kanė bjerrė mblojet (kartucat) tė cillat kėrkojnė mjaft tė holla pėr pėrmirėsim. Pėr ta kthye nė gjandjen e maparshem bibliotekėn, e vetmja mėndyrė do t'ishte me shkue vetė nė Austri, ku tė mė qillojė rasa e cilla shkakton shpenzime tė madha dhe bjerrje kohet. b. Mė kanė humbė dy penda Stilografike tė markės Pelikan (tė kohės sė pagjes) me disa maje pende arit rezervė sejcilla. Tri deri nė katėr shishe tė mėdha bojet shkrimi (pagjet) pelikan kualitet i parė pėr pendė Stilografike Pelikan. c. Nja katėrdhjet topa letre tė bardha fort (shkrimit) Austrije tė markės leyka, Italije, (shumica) e Franceze tė pa markė ble prej nji shokut qė i sillte prej Francet. e. Nji sasi e madhe letra etj tė shkrimit autarkike. f. Nja sasi mjaft e madhe materjali tjetėr si: kartuca shumė tė re me lustėr vojit, letra tė mira pėr tė pėshtjellė librat etj. g. Njė sasi kilosh Naftaline kokėrr pėr tė krypė librat pėr tė mos me i lanė tejen me i bre". Mė poshtė kėsaj letre ku profesor Saraēi paraqet listėn e sendeve tė vjedhura nga biblioteka e tij, ai ka paraqitur edhe njė listė tjetėr, qė e quan: "Pasqyra e teshave tė vėllaut Lorit tė marra nga forcat ushtarake, tė cillat ndodheshin nė shtėpinė t'eme". Nė pėrfundim tė asaj liste me rrobat dhe sendet e vjedhura, Saraēi ka vėnė edhe shumėn e tyre nė para qė pėrbėhet prej 246677 Franga Shqiptare.
Sevrani: Nuk e kthejmė pasurinė
Pas kėrkesės tė profesor Saraēit pėr kthimin e pasurisė sė grabitur, Komanda e Qarkut tė Shkodrės, i ktheu atij njė pėrgjigjie ku shkruhej: "Profesor Angjelin Saraēit. Shkodėr. Ju komunikojmė se lutja e juaj drejtue kėsaj Komande mbi kėthimin e pasunisė sė sikvestrueme e qi si mbas listave tė paraqituna nga ana juej kanė shumėn fr. Shq. 246677 ? Nė bazė t'urdhnit Nr. 05-1917 / I datė 1.XII.1945 tė Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit nuk ju merret parasyshė, mbasi masat qė janė marrė kontra ilegalve, t'internuemve e tjerė, si djegėje shtėpijash, sekuestrime pasunish e tjera nė kohėn e ma parshme, nuk kthehen ma. Shkodėr, mė 14 / I / 1945. Komisar'i Qarkut Kapiten i I (Milo Qirko) firma. Komandant i'Qarkut Kapiten (Sabri Sevrani). Pas kėsaj pėrgjigjie, profesor Saraēi u detyrua dhe i shkroi Komandės sė Pėrgjithshme tė Ushtrisė nė Tiranė dhe pas asaj letre, Komanda e Pėrgjithshme tė Mbrapavijave tė Ushtrisė Kombėtare Shqiptare mė qendėr nė Tiranė, i dėrgonte njė shkresė Komandės sė Qarkut nė Shkodėr, nė tė cilėn shkruhej: "Tiranė mė 6 / XII / 1945. Gjegje e shkresės Nr. 01196 datė 12.11. 1945. bashkėnjitun kethejmė listat e dėrguara me shkresėn e sipėrme pėr tė cilat ajo Komandė duhet tė vepronte me anėn e Seksjonit tė Mbrojtjes sė Popullit aty pėr skjarimin e ēėshtjes dhe zbulimin se ku ndodhen dhe prej kuej janė pėrdorė materijalet qi janė marrė profesor Angjelin Saraēit Prandej tė zhvillohen hetimet pėrkatėse me anėn e Seksjonit Mbrojtjes sė Popullit si dhe nga kjo Komandė se ku ndodhen sendet e shėnuara nė lista. Pėr kėtė nė rast nevoje ju drejtojuni edhe personave qė kanė kry rrekuizimin n'atė kohė. Si tė jetė vėrtetue sa mė sipėr e nėqoftė se ajo Komandė nuk do tė jetė nė gjėndje me pėrfundue kėtė ēėshtje, na dėrgoni aktet pėr shqyrtim. Komandant' i Mrapavijave Gjeneral-Major (Dali Ndreu) Por edhe pas kėsaj letre, profesor Saraēit nuk iu kthye asgjė nga pasurija qė i kishin grabitur forcat partizane pas arrestimit tė tij.
Vdekja nė vetmi nė Tiranė
Lidhur me jetėn e profesor Angjelin Saraēit nė vitet qė pasuan pas lirimit nga hetuesia nė vjeshtėn e vitit 1945, Fatbardha Saraēi Mulleti dėshmon: "Pas daljes nga burgu, si rezultat i sekuestrimit tė gjithė pasurisė dhe i mbetur pa punė e pa tė ardhura, Angjelini u ndodh nė njė gjendje mjaft tė keqe ekonomike. Duke mos shikuar mundėsi tjetėr, ai iku nga Shkodra dhe fillimisht u vendos nė qytetin e Beratit ku punoi disa kohė si mėsues. Aty nga viti 1949 ai u vendos nė Tiranė, ku pėr pak kohė arriti qė tė punonte si specialist pranė Bibliotekės Kombėtare, por dhe prej aty e larguan shumė shpejt pėr arsye biografike. Pas kėsaj ai punoi edhe si pėrkthyes i jashtėm pranė Institutit tė Historisė, Arkeologjisė e Etnografisė dhe mė pas u rregullua si pėrkthyes pranė njė grupi gjeologėsh gjermano-lindorė qė asokohe kishin ardhur nė Shqipėri pėr kėrkime. Pas daljes nė pension Angjelini mbeti nė njė gjėndje krejt tė mjeruar ekonomike, pasi ai nuk kishte arritur tė krijonte familje dhe jetonte krejt i vetėm nė njė apartament tė vogėl diku nė lagjen "Ali Demi". Pėr tė pėrballuar jetesėn, ai filloi tė shiste librat e bibliotekės sė tij mjaft tė pasur, qė pak kush mund ta kishte asokohe nė Tiranė e nė fondin e sė cilės gjendej edhe i gjithė fondi i bibliotekės sė ish-konsullit austriak nė Shkodėr, Theodor Ippen, tė cilėn Saraēi e kishte blerė nė Austri duke shpenėzuar shuma tė mėdha parash. Profesor Angjelin Saraēi pati fatin tė jetonte gjatė dhe ndėrroi jetė nė shkurtin e vitit 1986, duke mbyllur sytė pėrgjithmonė pa asnjė njeri pranė. Nė atė kohė njėri prej komshijve tė tij, i dėrgoi telegram Ėilli Kamėsit, mikut tė familjes sonė dhe pas kėsaj bashkėshorti im. Kolindo Saraēi shkoi nė Tiranė pėr tė kryer varrimin e tij. Po tė mos kishte shkuar Kolindo atė ditė nė Tiranė, trupi i Angjelinit do tė shkonte pranė Institutit tė Mjkeksisė Ligjore pėr praktikėn e studentėve. Vetėm pas viteve '90, njė pjesė e mbetur nga biblioteka e Angjelin Saraēit, mė dt. 26. 4. 2003, iu dorzua Universitetit "Luigj Gurakuqi" tė qytetit tė Shkodrės pėr katedrėn e Histori-Gjeografisė" e pėrfundon dėshimnė e saj zonja Fatbardha Mulleti lidhur me persekutimin e Angjelin Saraēit dhe familjes sė tij, ku edhe sot e kėsaj dite pasardhėseve tė saj nuk i ėshtė kthyer asgjė nga pasuria e sekuestruar nga regjimi komunist i Enver Hoxhės qė nė vitin 1945.