Letėrsi  
| Kontakti | Harta e faqes

Letėrsia shkodrane

Letėrsia shqiptare trashėgon njė fond tė pasur vlerash nga krijuesit shkodranė. Qė nga koha e Marin Barletit, nė Rilindjen Kombėtare e deri pas Luftės sė Dytė Botėrore...

--> Moj e vogėl si floriri  

"NĖ SHKODĖR TĖ GJITHĖ KĖNDOJNĖ"

Cikėl me histori se si janė krijuar shumė nga kėngėt e bukura shkodrane Shkruar nga ISA ALIBALI

I nderuar lexues!
Kėnga shkodrane i ngjan njė tempulli madhėshtor, ku tė tėrheq njė forcė mahnitėse, aq sa, kur futesh nė kėtė tempull, nuk mund tė dalėsh prej tij, sepse e ndien veten nė njė botė tė magjishme, tė mbushur me dashuri pėr jetėn e njerėzit, midis lulesh shumėngjyrėshe, bukuria e dhe aroma e tė cilave sikur ua shton hijeshinė dhe madhėshtinė melodive magjepsėse edhe teksteve poetike tė mrekullueshme.
Dashuria pėr kėngėn shkodrane nuk ėshtė nostalgji, por dashuri pėr jetėn, pėr ēdo gjė fisnike e tė lartė qė ka krijuar shpirti i ndjeshėm prej artisti i popullit shkodran.
Kėnga e qytetit tonė ka gjallėri e ndjenjė, ka forcė tė tillė tėrheqėse sa qė tė bėn pėr vete. Ajo ėshtė sa e vjetėr, sepse ka dekada e shekuj qė ėshtė krijuar, por edhe aq e re, sepse ėshtė si njė organizėm i gjallė qė lėviz gjithnjė, zhvillohet dhe pasurohet vazhdimisht.
Kėnga qytetare shkodrane ėshtė bėrė e tė gjithė popullit, dėgjohet e kėndohet kudo nė botė ku jetojnė shqiptarė. Ėshtė bėrė pjesė e shpirtit tė kombit tonė.
Duke ju paraqitur kėtu njė pjesė tė historive se si janė krijuar disa nga kėngėt qytetare shkodrane, dėshiroj qė tė dalė mė nė dritė njė pjesė e rėndėsishme e shpirtit artist, fisnik e krijues tė qytetit tonė tė dashur, tė Shkodėrloces sonė, duke uruar, veēanėrisht tė rinjtė e tė rejat, qė tė bėhen admirues tė zellshėm tė kėngės qytetare shkodrane, pėr tė ruajtur e zbukuruar mė tej tempullin madhėshtor tė saj.
Isa Alibali




"Moj e vogla si floriri"

-- pėrgatitur nga Albana Mėlyshi

DY FJALĖ
Para disa muajsh do tė keni patur rast tė lexoni njė shkrim nga Edra Alibali pėr historinė e kėngės LULE BORĖ. Tregimi qe marrė nga libri "Nė Shkodėr tė gjithė kėndojnė" i Isa Alibalit.
Sot unė e kam nė duar kėtė libėr dhe do t'u thoja edhe juve, nėse doni disa momente kėnaqėsie, mos e lini pa e lexuar atė. Nė libėr do tė gjeni histori tė bukura kėngėsh shkodrane, duke filluar qė nga mė tė vjetrat. Libri ėshtė shkruar me shumė dashuri nga autori dhe ėshtė tėrheqės pėr lexuesit e ēdo moshe.
Po marr pak kohė pėr tė shkėputur pėr ju historinė e njėrės prej kėngėve, kėngės "Moj e vogla si floriri"


Moj e vogla si floriri
Veziri i Shkodrės, Mustafa Pashė Bushatlliu, nė mesin e viteve '20 te shekullit 19-tė, po bėnte zgjerimin e nje saraji ne Kozmac, te cilin ia kishte dhuruar Gasper Llupi, njė pasanik nga Shkodra. Ne mes te muratoreve qe punonin ishte edhe nje djale i ri qe pergatiste llaēin. Ky djalosh sapo mbaronte punen, vishej me rroba te reja e nisej menjehere per ne Shkoder, ngjitej ne kala dhe diēka kerkonte. Kete e bente ēdo dite. Mezi ē'priste te mbaronte pune e te nisej per ne qytet. Ngjitej me te shpejte neper kalldremin e rruges qe te ēonte ne brendesi te kalase, bente si bente e nuk linte pa hyre.
Ishte i gjate, me trup te drejte dhe i pashem. Kjo ndoshta krijonte mundesi qe t'i hapej me lehte rruga e hyrjes. As te folurit jugor nuk u be pengese, sepse askujt s'i binte nder mend se ky djalosh kaq i embel mund te vinte per ndonje pune te keqe, aq me teper se ne pergjithesi muratoret nuk ishin shkodrane.
Kaluan disa jave dhe djaloshi, krahas kalase filloi te ndjeke edhe mejhanet e Shkodres, kudo ku behej ahengu. Ishte i pari qe zinte vend dhe me pasion te veēante degjonte kenge te ndryshme shkodrane. U miqesua aq shume me ahengxhinjte, saqe filloi edhe te kendoje se bashku me ta. Zerin e kishte te bukur e te fuqishem. Erdhi koha dhe ndertesa u perfundua. E pa Veziri dhe mbeti shume i kenaqur. Per kete arsye shtroi nje sofer per ata qe e kishin ndertuar. Gjate sofres, muratoret e nxisnin djalin qe te kendonte. Ne nje vend me te ngritur rrinte Veziri e degjonte ahengun e porsakrijuar te grupit te Mehmet Shllakut me nje shprehje mosperfilljeje e si te perhumbur. Po kur djaloshi filloi te kendoje, ai sikur u gjallerua.
Nga thellesia e shpirtit te ndjeshem te djaloshit, shpertheu pasioni i fshehur prej disa kohesh qe ia shenderroi krejt qenien. Po kendonte nje kenge te re, qe askush nuk e kishte degjuar:
"Moj e vogla si floriri,
pėrmbi hazna xhevairi
pėrmbi pashallare veziri
Shota moj zylyfe
je mbi shoqet tuaja, mori dritė..."

Zeri i djaloshit tingelloi aq bukur ne kete kenge te re, me nje melodi te embel, sa te gjithe e veshtronin me admirim. Djaloshi duke kenduar gjithnje e hidhte veshtrimin vezullues drejt nje kafazlie, mbas se ciles e dinte se ishte vajza e bukur dhe e re e Vezirit.
Veziri filloi te ngryse vetullat: "Ē'ka djaloshi qė vėshtron andej? - thote ne vehte. Megjithate vazhdoi ta ndjekė por tashti me vėmendje. Ndėrsa 'kėngėtari' vazhdon:
"Me e dijtė ti sa fort tė due,
sy e vetullat t'i due
me kalem jazi janė shkrue
Shota moj zylyfe
je mbi shoqet tuaja, mori shpirt."

E perseri po ato veshtrime kuptimplote andej nga kafazlia. Veziri filloi te behej nervoz, sepse djaloshit edhe syte po i flisnin, bile me shume se fjalet e kenges. Por nuk ka c'te beje. Vazhdoi ta degjoje, ashtu i merzitur pa u bindur ende per dyshimet e veta. E nderkohe djaloshi vazhdoi:
"Sytė e tu si xhevahiri
kah i shoh shkrihem si qiri
shėndrisin rreze porsi dielli
Shota moj zylyfe
je mbi shoqet tuaja, mori shpirt."

duke e drejtuar tėrė qenien e vet andej nga ishte vajza, e duke mos pėrfillur asnjeri, as Vezirin. Ky tashmė nuk pėrmbahet, por ngrihet me tė shpejtė e i drejtohet djaloshit:
- Kush je ti more pizeveng, qė sillesh kėshtu kaq pa turp?
Dėgjohet zėri i ashpėr i Vezirit, duke kėrcėnuar me kamzhik. Djaloshi qėndron. Pėrkulet me nderim para Vezirit pa thėnė asnjė fjalė. Kėshtu mendon se atij do t'i bjerė zemėrimi. Kurse ai zemėrohet edhe mė shumė. Zėri i tingėllon mė i rreptė dhe mė i ashpėr:
- Hė pra, fol, kush je ti - dhe i drejtohet pėrsėri me kamzhik, por pa e goditur - trego tė vėrtetėn se ta preva kryet - vazhdon si i xhindosur. Djaloshi jo vetėm nuk u frikėsua por iu gjallėruan edhe mė shumė tiparet e fytyrės. pamja iu fisnikėrua dhe me guxim e solemnitet, foli:
- Vezir i Madh! Mė dėgjo! Quhem Ali. Jam djali i pashės sė Ohrit. Kam dėgjuar se ke njė vajzė tė bukur. I mora leje babait tim dhe erdha ketu. Punova duke bėrė llaē pėr sarajet e tua. U solla e u solla rreth kullės sate, deri sa te pashė vajzėn. Unė e dua atė pėr grua. Jam takuar me tė dhe ajo... Veziri s'e la ta mbarojė fjalėn dhe i tėrbuar tha:
- Nuk eshte e vertete, nuk eshte e mundur - bertiti si i terbuar e me ze te fuqishem - Ti je nje rrugaē - shpertheu me nje ze, sikur ta kishte zene ngerci.
- Jo madhėri - kundershton me vendosmeri djaloshi - Jam prej deres fisnike e nuk jam munduar me kot. Ja tek e ke edhe myhyrin e familjes sonė - dhe heq nga gishti nje unaze e ia jep Vezirit, duke marrė frymė lirisht. Ky e merr ne dore sikur te merrte nje thengjill qe i dogji fort, por edhe e bėri te mendojė.
- Tė shohim a janė tė vėrteta fjalėt tuaja...
Mbas disa ditesh, kalorsit qe dergoi Veziri te Pasha i Ohrit u kthyen te gezuar. I ati i Aliut u kishte thene te gjithe te verteten. Atėherė Veziri i Shkodrės, Mustafa Pashė Bushatlliu thirri kadi e myfti, u vu kurorė e bėri dasėm tė madhe.

* * *

Kjo qe historia e lindjes sė kėngės shkodrane "Moj e vogla si floriri". Shpresoj t'u ketė pėlqyer. Falenderoj nga zemra Edrėn dhe Ermirin qė mė dhuruan kėtė libėr tė bukur.

Albana M. Lifschin
Bruklin, NY - 1 Gusht, 2001

Shėnim: Libri mund tė porositet tek: Edra Alibali

Shkrime letrare:


Tė reja pėr kėngėt: