L E T Ė R S I
SHKODRANE

[ Hyrje ]

Gjergj Kastrioti
- nga Ludvig Holberg

Nė Shka Fajiset Skānderbegu?
- nga Marin Sirdāni

Kalesa enigmatike
- nga Dr. Aurel Plasari

Vula e rrallė e Skėnderbeut
- gjetur nė muzeun kombėtar tė Danimarkės


Lexo gjithashtu:
Biografi
Gjergj Kastrioti
Marin Barleti (1460-1513)

[ Skėnderbeu | Biografi ]

Marin Barleti, nė kopertinėn e bibliografisė 'Skėnderbeu' Nė bibliografinė I, "Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu" gjejmė materiale tė ndryshme qė lidhen me Skėnderbeun, dhe sidomos me librat e Marin Barletit, i cili ėshtė edhe historiani dhe kronisti mė i saktė i figurės sė heroit kombėtar tė shqiptarėve. Vepra 'Historia de vita et gestis Skanderbegi, epirotarvm principis (1508-10)'
(Historia pėr jetėn dhe bėmat e Skėnderbeut, princit tė epirotėve) ėshtė pėrveē 'Rrethimi i Shkodrės' (De Obsidione Scodrensi, 1504) njė prej veprave mbi tė cilėn janė referuar shpeshherė historianėt. Lidhur me autorin, jetėn dhe veprėn e tij, nuk kemi mundur akoma tė grumbullojmė materiale sinjifikative, por nė pritje tė njė kompletimi tė tė dhėnave pėr tė, dhe citimit tė veprave tė tij, qoftė lidhur me veprėn "Rrethimi i Shkodrės" apo vepra tė tjera, po publikojmė kėtu shkrimin "Skėnderbeu" nga vėllimi "Historia e heronjve" tė baronit danez Ludvig Holberg (1684-1754). Ludvig Holberg kujtohet pėr veprat e tij komike e teatrale, por edhe si historian e filozof iluminist. Ėshtė njė personalitet i letrave daneze, shkrimtar danez i lindur nė Norvegji, nė kohėn kur Norvegjia i pėrkiste mbretėrisė sė Danimarkės. Ai e mbyll shkrimin e tij me fjalėt: "Me njė fjalė mund tė thuhet: Skėnderbeu ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori."


Skėnderbeu - nga Ludvig Holberg

[ Pėrshtati nė shqip nga njė danishte e vjetėr gotike - Arben Ēokaj ]

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, pikturė Dikur para pushtimit tė Konstandinopolit dhe rėnies sė principatave lindore, qeveriste nė Epir njė prijės me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katėr djem, ku mė i riu quhej Gjergj, heroi, jetėn e tė cilit do pėrshkruaj...
Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse tė gjitha vendet rreth Greqisė, iu desh edhe Gjon Kastriotit tė nėnshtrohej dhe tė japė peng birin e tij Gjergjin sė bashku me vėllezėrit e tij. Murati i bėri ata synet sipas mėnyrės turke dhe Gjergjit i dha menjėherė njė emėr tjetėr, pikėrisht Skėnderbeg, qė do tė thotė Aleksandri i madh, ku tregohet, se ēfarė pėrshtypjeje kishte krijuar ai pėr kėtė epiriot tė ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mėsoi nė fėmijėrinė e tij me njė shpejtėsi tė admirueshme shkenca dhe gjuhė tė ndryshme, ēuditėrisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak mė tepėr nė moshė la tė kuptojė se s'kishte dėshirė mė tė vogėl pėr tė nxėnė ushtrimet ushtarake, kėshtu qė i dha Sulltanit sinjale tė tilla dhe ai e bėri atė menjėherė Sanxhak, qė ka vlerė thuajse tė barabartė me njė Pasha. Nė moshėn 19-vjeēare ai ndoqi luftėn nė Azi, dhe pas njė kohe tė shkurtėr atij iu dha komanda e njė ushtrie; nga ku ai provoi tė tregonte njė guxim e kurajo tė tillė, saqė emri i tij u bė i njohur gjithkund.
Kur ai pas shumė fitoreve u kthye pėrsėri nė Adrianopol, ku ishtė selia e Sulltanit turk, u bė njė dyluftim krenarie nga njė shqiptar, i cili pėr t'i lėnė njerėzit tė shihnin fuqinė dhe burrėrinė e tij, sfidoi njė nga njerėzit e Sulltanit. Por askush s'kishte dėshirė tė kishte tė bėnte me kėtė shqiptar tė egėr, pėrjashto Skėnderbeun, i cili guxoi tė shkonte, dhe me lehtėsi fitoi nė kėtė beteje tė madhe.

...(pas dezertimit tė Skėnderbeut dhe dėshtimit tė osmanėve herė pas here)...

E gjithė bota po ēuditej pėr fuqinė e Turqisė, qė kaq shpesh e kishte tronditur Evropėn dhe Azinė, tė thyhej nga njė provincė e vogėl; njė shembull i ēuditshėm se si cilėsitė dhe zotėsitė e njė njeriu, tė njė vendi tė vetėm mund tė bėnin. Murati e vuri re tani se ēfarė rėndėsie kishte fakti qė Skėnderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luftėn nė njė mėnyrė tjetėr, qė s'e kishte bėrė mė parė, dhe krijoi idenė se nė personin e Skėnderbeut ai kishte tė bėnte me tė gjithė krishtėrimin dhe njėkohėsisht Persinė, nė mėnyrė qė tė mos ishte vetėm e nevojshme tė krijonte njė ushtri tė madhe, por edhe ta drejtonte atė vetė.

... Kur Skėnderbeu ishte pranė vdekjes, shtrirė dhe me temperaturė tė lartė, ndodhi njė sulm i ri turk. U hodh pėrpjetė nga krevati dhe deshi tė armatosej pėrsėri sipas zakonit, por pafuqia s'e la ta bėnte diēka tė tillė, prandaj dhe u shtri nė krevat dhe vdiq pak kohė mė pas. Mund tė thuhet pėr kėtė burrė, se ai ishte heroi mė i madh, dhe askush, as nė historinė e vjetėr dhe as nė atė tė re nuk mund tė krahasohet me tė. Pasi asgjė nuk ėshtė mė e ēuditshme se sa tė shohėsh njė princ tė vogėl me njė grusht njerėzisht tė drejtojė luftėn kundėr dy monarkėve, nga tė cilėt Persia, Egjipti dhe e gjithė Evropa u dridhėn dhe u tmerruan. Ai i shkatėrroi plotėsisht 20 ushtri tė fuqishme, vetė shumicėn e komandantėve dhe luftėtarėve, qė e sfiduan atė, me dorėn e vet. Dhe shkruesit e kohės dėshmojnė, se nė kėto konflikte ai ka vrarė rreth 3000 vetė me shpatėn e tij, gjė qė ėshtė mė shumė se ē'mund tė thuhet pėr ēdo njeri tjetėr mbi tokė. Zotėsia dhe burrėria e tij u shoqėrua nga mėshira dhe butėsia. Ai kishte njė zell tė veēantė pėr besimin kristian dhe kjo duket nga tė gjithe letrat e tij, se ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftėtari i Krishtit. Historia e tij ėshtė pėrshkruar nga shumė, por e pėrkryer ėshtė historia e njė epirioti, Marin Barletit, nė 13 vėllime, tė cilėt unė i kam ndjekur nga afėr. I njėjti Barlet dėshmon se qėkur turqit e pushtuan atė qytet, ku ai ishte i varrosur, nxorrėn eshtrat e tij nga varri e i ndanė copa-copa dhe i pėrdorėn ato si relike tė shenjta duke i varur rreth qafės e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte mė pas. Mund tė thuhet pėr kėtė burrė:

Skėnderbeu ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori.

[ Lexo materialin e plotė ]


Shėnim: Tė drejtat e kopjimit, pėrdorimit dhe publikimit tė shkrimit historik "Skėnderbeu", i rezervohen pėrkthyesit: Arben Ēokaj


Historiani i shquar Marin Barleti (1460-1513)
Barleti ėshtė figura mė e madhe e lėvizjes sė humanistėve shqiptarė tė shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 nė Shkodėr. Fare i ri, mė 1478, mori pjesė me armė nė luftėn pėr mbrojtjen e qytetit tė lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarėve i mbeti nė sy e nė mendje, derisa e pėrjetėsoi nė veprat e tij historike kushtuar luftrave pėr tė mbrojtur atdheun "nga kujtimi i tė cilit,- shkruan ai,- tani pėrtėrihem si pėr mrekulli, por edhe pėr tė cilin s'mund tė shkruaj pa lot nė sy".
Rėnia e Shkodrės, qė ishte njė nga kalatė e fundit tė qėndresės shqiptare pas vdekjes sė Skėnderbeut, e detyroi Barletin, si shumė tė tjerė, tė mėrgonte nė Venedik me 1504. Por vepra qė i dha emėr Barletit nė kulturėn shqiptare dhe nė botė ishte "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", shkruar nė latinisht dhe e botuar nė Romė, rreth viteve 1508-10. Kjo vepėr nė kohėn e vet u ribotua latisht tri herė, u pėrkthye nė shumė gjuhė evropiane dhe u bė burim i njė literature tė gjerė pėr heroin tonė kombėtar, tė shkruar nė gjuhė tė ndryshme tė botės, qė nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri nė japonisht. F.S.Noli ka shkruar me tė drejtė, se vepra e Barletit "fitoi kėndonjės anembanė botės dhe e bėri tė pavdekshėm kujtimin e Skėnderbeut nė Evropė".
Popullariteti i madh qė gėzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin qė trajton, me figurėn e Skėnderbeut, e cila u bė e njohur dhe legjendare qysh nė kohėn e vet; e dyta qėndron nė forcėn dhe bukurinė e stilit me tė cilin ajo ėshtė shkruar, njė stil qė tė rrėmben.
Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut ėshtė, nė rradhė tė parė, njė vepėr historike, por e shkruar nga njė dorė mjeshtri. Stili i gjallė dhe elegant me tė cilin e ka shkruar Barleti, e bėjnė atė njė vepėr edhe me vlerė letrare. Kėto vlera qėndrojnė nė gjuhėn e pasur dhe nė figuracionin e pasur, nė mjeshtėrinė plastike tė vizatimit tė figurės sė Skėnderbeut, nė frymėn patetike dhe vrullin tronditės qė pėrshkon tregimin, si dhe nė bukurinė, gjerėsine dhe lehtėsinė e frazės.
Vepra e Barletit pėrshkruan historinė e luftrave heroike tė shqiptarėve, tė udhėhequr nga Skėnderbeu, kundėr hordhive osmane. Atė e pėrshkon nga fillimi nė fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit pėr vetitė luftarake tė popullit tė vet, dashuria dhe adhurimi pėr heroin, qė i dha emrin njė epoke tė tėrė nė historinė e popullit shqiptar.
Vlera mė e ēmuar qė gjen Barleti te bashkatdhetarėt e vet, ėshtė dashuria pėr lirinė, pėr trojet amtare, vendosmėria pėr tė dhėnė edhe jetėn pėr mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjė mė tė ēmuar pėr njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrė mė tė shenjtė sesa lufta pėr ta mbrojtur atė nga i huaji. Kjo ėshtė njė nga idetė e mėdha tė veprės. Kryeni detyrėn ndaj atdheut, pėr tė cilin asnjėherė nuk duhet kujtuar se ėshtė derdhur gjak, se ėshtė luftuar sa duhet, sepse dashuria pėr tė ia kalon ēdo dashurie tjetėr, shkruan Barleti.
Duke folur pėr qėndresėn e shqiptarėve gjatė shekullit XV, Barleti ka vėnė nė qendėr tė veprės sė vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurė ėshtė vizatuar me dashuri e ngjyra tė gjalla; ajo ėshtė dhėnė me tiparet qė ia njeh historia, pra gjithmonė nė frymėn e humanizmit e tė konceptit humanist pėr njeriun dhe luftėtarin e lirisė.
Barleti e jep Skėnderbeun si personifikim tė heroit qė mishėron forcėn e njeriut, aftėsinė dhe bukurinė fizike e morale tė kėsaj krijese tė mrekullueshme, sipas botėkuptimit humanist. Figura e tij del madhėshtore, si njė hero legjendar, simbol i ēlirimtarit dhe i mbrojtėsit tė lirisė, prijės i njė populli luftėtar e trim, tė dashuruar deri nė dhembje me trojet e veta dhe me lirinė.
Luftėtar i ashpėr dhe prijės me njė zemėr tė madhe njerėzore, madhėshtor dhe legjendar - e tillė tė mbetet nė mendje figura e heroit, skalitur si me daltė nga pena e Barletit.
Nė veprėn "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", autori mbron tė drejtėn e njė populli pėr tė jetuar i lirė, himnizon njeriun dhe forcėn e tij, heroizmin njerėzor dhe dashurinė e natyrshme pėr trojet e tė parėve.
Duke qenė njė vepėr historike, libri i Barletit ka rėndėsinė pėr tė dhėnat dhe faktet qė sjell. Pa kėtė vepėr, historiografisė pėr Skėnderbeun do t'i mungonin burimet e para, qė e kanė ushqyer dhe vazhdojnė t'a ushqejnė edhe sot. Nė disa raste, i rrėmbyer nga entuziazmi qė i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike qė pėrshkruan edhe urrejtja pėr pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesėmarrėsve nė luftime. Por, prapėseprapė, nė thelb dhe nė frymėn e saj tė pėrgjithshme, vepra i pėrmbahet sė vėrtetės historike.
Me librin e tij, Marin Barleti qėndron nė fillimet e letėrsisė shqiptare, e cila e nis udhėn e saj me njė vepėr tė pėrmasave tė mėdha. Kjo vepėr ėshtė shkruar nė latinisht, qė asokohe ishte gjuha e kulturės nė Evropė, por ajo i pėrket kulturės shqiptare, jo vetėm se ėshtė shkruar nga njė shqiptar, por se ėshtė bota shqiptare qė i ka dhėnė jetė kėtij argumenti madhėshtor tė kulturės sė hershme tė kėtij populli tė lashtė.

-- pėrgatitur nga: Denis Zavalani

[ Prapa ]