Kalesa enigmatike e Barletit: viti 1438
-- nga Dr. Aurel Plasari
E kam vėnė re edhe njė herė fjalinė problematike tė Barletit, qė Noli e ka quajtur
"kalesė enigmatike" 1, lidhur me kthimin e Skėnderbeut nė zotėrimet e t'et dhe vendosjen
aty tė sundimit tė tij. Fjalia nė origjinal ėshtė: "Millesimus his quandringentesimus
quadrigesimus nonus a Christi Nativitete computabatur anus, undecimus autem a tempore, quo
Scanderbegus obtinuerat imperium, pridie idus Majas" 2. Nė shqipe duhet pėrkthyer: "I
njėmijė e katėrqind i dyzetenėnti qė nga lindja e Krishtit ishte viti, dhe i njėmbėdhjeti
qysh kur Skėnderbeu kishte vendosur sundimin e vet, nė Idat e Majit [14 maj]". Ēfarė do tė
thotė Barleti me kėtė fjali, mos vallė qė Skėnderbeu nuk paskėsh kthyer nė Arbėri duke ikur
nga beteja e Nishit, mė 1443, por ndodhej aty sė paku prej vitit 1438?
Fjalia ngjan tė bėjė pjesė nė ngarkesėn legjendare me tė cilėn Historia e Barletit ėshtė
rėnduar dhe prej tė cilės nuk ėshtė e lehtė tė shkarkohet. Nė njė disertim me titull
Legjenda e Skėnderbeut (1891) abati Pisani pati vėrejtur: "Duke pranur se nuk ėshtė aspak e
pamundur qė Barleti tė ketė qenė i vetmi frymėzues i tė gjithė tregimeve tė hartuara nė
vende latine, duke pranuar qė Halkokondyli tė mos paskėsh gjetur nė Bizant asnjė traditė tė
pavarur [mbi Skėnderbeun] dhe tė paskėsh shkruar simbas Barletit, nuk mund tė mėtohet qė
Barleti t'u paskėsh furnizuar edhe osmanėve materialet pėr historitė e tyre. Pikėrisht te
historianėt osmanė duhet kėrkuar konfirmimi ose shkatėrrimi i legjendės sė Skėnderbeut" 3.
Sė paku prej fillimeve tė shek. XX, burimet osmane nisėn e u bėnė tė njohura falė
kontributit tė posaēėm tė shkollės gjermane tė osmanologjisė, nėpėrmjet pėrkthimit,
pėrmbledhjes dhe botimit tė njė vargu kronikash dhe historish nga autorė si Babinger 4,
Geise 5 Taeschner 6 etj., prej vetė botimeve bashkėkohore turke, ndėrsa sa i takon
historisė sė Skėnderbeut edhe nėpėrmjet botimit nė shqipe tė pėrmbledhjes Lufta
shqiptaro-turke nė shek. XV. Burime osmane (Tiranė 1968). Si do ta parashtroj, edhe sa i
takon "kalesės enigmatike" tė Barletit, lidhur me vitin 1438, prej kėtyre burimeve mund tė
nxirren tanimė disa konfirmime.
Pohimi i kronikanit bizantin nė shėrbim tė osmanėve, Laonik Halkokondyli 7, se sulltani
ia kishte dhėnė Skėnderbeut zotėrimin e t'et, mbas vdekjes sė kėtij, shfaqet edhe nė
kronikat dhe historitė osmane. Ashik Pashazadeja, bashkėkohės i ngjarjeve: "Njė tė pafeu me
emrin Iskender, qė ishte i biri i sundimtarit tė arnavudėve, sulltani ia kishte dhėnė atė
vilajet si timar" 8. Hoxhė Saddedini, nė Kurorė e historive: "Edhe padishahu i fuqishėm si
Aleksandri i Madh e futi Iskenderin nė radhėt e shėrbyesve tė oborrit tė lartė, tė cilėt
kanė nderin tė bėjnė shėrbimet e zgjedhura. Ai u trajtua mirė nga ana e sulltanit. Kur i
vdiq i ati, [sulltani] e bėri atė vali tė atij vilajeti dhe i dha fronin e t'et" 9. Edhe
Sollakzadeja, qė duket se ėshtė mbėshtetur pėr kėtė tė dhėnė, te paraardhėsit: "Kur i vdiq
i ati, [sulltani] e bėri vali tė atij vilajeti duke i dhėnė vėndin e t'et" 10. Edhe
Mynexherimbashi: "I sipėrpėrmenduri Iskender, si gėzoi pėr njėfarė kohe atė fat tė lumtur
[tė shėrbimit nė oborrin perandorak, A.P.], u emėrua dhe u dėrgua si sundimtar i viseve tė
Arnavudisė nė vend tė t'et, qė kishte vdekur" 11.
Pėr njė konfirmim tė ndėrsjelltė tė kėsaj situate, qė rezulton prej burimeve osmane,
duhet kujtuar qė ky variant del edhe prej Historisė turke (1300-1514) tė Donaldo da
Lezze-s, qė mbėshtetej gjithashtu nė burime osmane 12. Por kėtė variant e pohon edhe Rafael
Volaterrani (1434-1516) nė "Komentarėt" e Gjeografisė sė tij: "Mbas vdekjes sė t'et dhe tė
vėllait mė tė madh Karagus, qė ishte peng nė Edrené, Murati i dorėzoi atij mbretėrinė
atėrore" 13. Nė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, tė 1947-s, edhe Noli ka qenė i prirur ta
pranojė kėtė variant pėrkundėr variantit tė Barletit, qė i dukej atij si njė "melodramė e
keqe" 14. Kėtė variant duket ta ketė pranuar mė 1967, qoftė pjesėrisht, edhe Aleks Buda 15,
duke llogaritur nė mbėshtetje edhe dėshminė e njė Giovanni Maria Angiolello (tė regjistruar
prej Radonicit) qė kishte jetuar nė oborrin e sulltanit dhe qė pohon se posti nė fjalė iu
pat dhėnė Skėnderbeut nga Sulltani 16. Ėshtė fjala, pra, pėr njė variant tė mbėshtetur nga
burime si lindore, ashtu edhe perėndimore.
Njė mbėshtetje e pėrforcuar e kėtij varianti gjendet te Regjistri i Sanxhakut Arvanid
(Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid) transkriptuar dhe botuar nga historiografi bashkėkohor
turk Halil Inalēik mė 1954. Ky ėshtė regjistri i timareve tė vitit 835 tė hixhrit, qė i
pėrkon vitit 1431-1432, pra kohės kur e shumta e Arbėrisė, e rėnė nė duar tė osmanėve,
ishte organizuar simbas regjimit tė "timareve". Regjistri nė fjalė pėrmban timaret e
vilajeteve tė Arbėrisė nga Gjirokastra nė Akēahisar (Krujė). Tė ardhurat e vilajetit tė
Krujės, simbas regjistrit, figurojnė nė emėr tė subashit (guvernator ushtarak) Hazi-beg.
Por pėr Timarin 314 shėnohet: "Fshati Marmur [Mamuras, A.P.] me 17 shtėpi iu shtua tė
ardhurave tė t'et tė haxhi Zaganosit me shkresėn e Iskender-begut, i biri i Juvanit
[Kastriotit, A.P.]" 17. Po ashtu nė Timarin nr. 324 shėnohet: "Me shkresė tė kadiut tė
Krujės dhe tė Iskander-beut fshati Suket [Sukėth, A.P.] iu shtua t'et tė Zaganosit" 18.
Edhe pėr Timarin 335 shėnohet: "Edhe 9 fshatra me transferim nga Iskenderi i biri i Juvanit
[Kastriotit, A.P.] iu shtuan nga vilajeti i Dhimitėr Jonimės, ai timar u regjistrua nė
regjistrin Juvan-ili [trojet e Juvanit, t'et tė Skėnderbeut, A.P.], po tė jetė nevoja tė
shihet aty" 19. Pėr mė saktėsi, nga regjistri nė fjalė nuk del titulli apo funksioni qė ka
pasur nė Krujė "Iskenderi i biri i Juvanit" nė vitin 1431-1432, kur ėshtė bėrė regjistrimi;
por pėr historinė ka peshė fakti qė ai ndodhej nė atė kohė nė Arnavudi/Arbėri si funksionar
i lartė i sulltanit.
Mbėshtetur nė burimet arkivore osmane, Inalēiku ka zbuluar edhe se rreth vitit 842 tė
hixhrit Skėnderbeu ishte emėruar nga sulltani "subash i Akēahisarit" (Krujės) 20. Tė vihet
re qė vitit 842 tė hixhrit i takon viti 1438 i kalendarit tonė, pra viti i "kalesės
enigmatike" tė Barletit. Po simbas Inalēik-ut, detyra nė fjalė i ėshtė hequr Skėnderbeut mė
144021(?); historiani turk nuk jep sqarime tė mėtejshme se pėrse heqja e detyrės ka
ndodhur.
Por "kalesa enigmatike" e Barletit, lidhur me vitin 1438, gjen konfirmim, po prej
burmimeve osmane, edhe nga njė anė tjetėr. Ky konfirmim ka tė bėjė me momentin historik tė
"ngritjes krye" tė Skėnderbeut kundėr sulltanit. Kronikani Ashik Pashazadé, bashkėkohės nė
ngjarje, e ka shėnuar kėshtu: "Mandej ai ngriti krye kundėr sulltanit edhe u bllokoi rrugėt
akėnxhinjve qė kishin mbėrritur atje me Isa beun [Evrenozin]" 22. Kėtė ngjarje Ashik
Pashazadeja e ka vendosur nė vitin 846 tė hixhrit, qė ėshtė dhėnė me vitin 1442 tė
kalendarit tonė, por qė mund tė jetė njė pėrllogaritje e gabuar kalendarike dhe tė duhet
qortuar me 1443-shin, pra vitin e betejės sė Nishit. Edhe Neshriu e ka shėnuar kėshtu: "I
biri i sundimtarit tė arnavudėve, i quajtur me emrin Iskender, i cili nė tė vėrtetė kishte
qenė iē-ogllan i padishahut dhe padishahu ia kishte dhėnė atė vilajet si timar, ngriti krye
kundėr sulltanit, u arratis dhe vajti atje. Ai u vendos nė atė vend, qė ishte nė tė vėrtetė
timari i tij. Po ky bllokoi rrugėt e akėnxhinjve, qė kishin mbėrritur atje me Isa beun
[Evrenozin]" 23. Duke ndjekur, me sa shihet, Ashik Pashazadenė, edhe Neshriu e ka vendosur
kėtė ngjarje nė vitin 846 tė hixhrit, pra mė 1442-1443. Nė tė njėjtin vit e ka dhėnė atė
edhe Kemal Pashazadeja, duke e vendosur shkėputjen e Skėnderbeut nga sulltani nė kontekstin
e aleancės sė krishterė perėndimore: "Ai [Iskenderi] i dha hijeshi shpirtit kur ngjeu
gishtin e tij tregues me mjaltėt e fesė [islame] dhe, si iu ėmbėlsua goja nga ata mjaltė,
gjeti nė njėfarė mėnyre rastin e pėrshtatshėm, u arratis te Frėngu dhe u bė femohues [...]
Kėshtu ai keqbėrės u largua nga vendi i muslimanėve edhe vajti nė tokėt e tė pafeve [...]
Me ndihmėn e frėngjve ai aspiroi pozitėn e sundimtarit, shpėrtheu jashtė suazės sė tij edhe
shtriu dorėn pėr tė marrė tokėt [...] Ai vajti dhe me lehtėsi hyri nė vilajetin e t'et, i
cili nė vendin e arnavudėve njihet me emrin "nahija e ashpėr e Juvanit". Populli i vendit
tė atyre anėve iu nėnshtrua. Nė kėtė mėnyrė pushtoi vendin e sipėrpėrmendur edhe u bė
mbreti i tij. Trutė e kėtij kryengritėsi u mbushėn me erėn e krenarisė" 24.
E thyejnė kėtė informacion kronikanė dhe historinė tė tjerė osmanė. Idrisi Bitlisiu, pėr
shembull, e ka vendosur ekspeditėn ndėshkimore tė Isa bej Evrenozit nė Arnavudi/Arbėri,
ndonėse pa e lidhur kėtė me Skėnderbeun, nė vitin 842 tė hixhrit, pra mė 143825 (?). Hoxha
Sadeddin e ka dhėnė kėshtu: "Kur ky lajm [i ngritjes krye tė Iskenderit, A.P.] iu njoftua
padishahut tė lumtur, ai caktoi si komandant tė ushtrisė Isa beun, tė birin e Evrenozit
[...] nė vitin 842 e dėrgoi nė vendin e arnavudėve. Kur akėnxhinjtė hynė nė vendin e
arnavudėve dhe u shpėrndanė duke rėnė mbas plaēkės, Iskenderi u bllokoi atyre shtigjet edhe
u mbylli rrugėdaljet si me njė mur tė fortė tė Aleksandrit" 26. Tė vihet re qė viti 842 i
hixhrit, i dhėnė kėtu nga kronikani, i pėrkon vitit 1438. Ēfarė do tė thotė kjo ekspeditė e
Isa bej Evrenozit kundėr Skėnderbeut mė 1438? Ja edhe kronikani Sollakzadé: "Ishte
natyrėkeq [Iskenderi], prandaj ia zuri sytė e mira. Kur ky lajm u mor vesh nga padishahu i
lumtur, ai nė vitin 842 dėrgoi ushtri nė vendin e arnavudėve, nėn komandėn e Isa beut, tė
birit tė Evrenoz beut [...] Kur hynė akėnxhinjtė nė vendin e arnavudėve, u shpėrndanė
andej-kėndej duke rėnė mbas grabitjes. Iskenderi u bllokoi grykat si me mur tė Aleksandrit
dhe synoi tė shkatėrronte ushtrinė islame" 27. Edhe kėtu viti i ekspeditės sė Isa bej
Evrenozit kundėr Skėnderbeut del 842 i hixhrit, pra 1438. Mund tė thuhet se Sollakzadeja
ėshtė mbėshtetur, pėr kėtė informacion, te Hoxha Sadeddin, por problemi rishfaqet edhe te
Mynexherimbashi: "I sipėrpėrmenduri Iskender, si gėzoi pėr njėfarė kohe atė fat tė lumtur,
u emėrua dhe u dėrgua si sundimtar i viseve tė Arnavudisė nė vend tė t'et, qė kishte
vdekur. Por, meqenėse ai mė vonė tradhtoi dhe u shkaktoi dėme viseve kufitare, u caktua
kundėr tij Isa beu, i biri i Evrenozit [...] Ai mbėrriti, hyri nė vilajetin e armikut dhe,
nė kohėn kur po merrej me plaēkitje e grabitje, Iskenderi i mori krahėt dhe ia mbylli
shtigjet" 28. Edhe Mynexherimbashi e ka vendosur kėtė ngjarje nė vitin 842 tė hixhrit,
d.m.th. 1438.
Kemi, pra, njė ekspeditė osmane kundėr Skėnderbeut, qė udhėheq kryengritėsit arbėr, dhe
njė ndeshje tė tij me trupat e Isa bej Evrenozit, qė udhėheq ekspeditėn kundėr tij, para
"dezertimit" sė Skėnderbeut nga beteja e Nishit mė 1443. Kjo ka ndodhur, simbas kronikanėve
osmanė, nė vitin 842 tė hixhrit, d.m.th. mė 1438, ēfarė pėrkon me "kalesėn enigmatike" tė
Barletit: "I njėmijė e katėrqind i dyzetenėnti qė nga lindja e Krishtit ishte viti, dhe i
njėmbėdhjeti qysh kur Skėnderbeu kishte vendosur sundimin e vet, nė Idat e Majit [14 maj]".
Nė mėnyrė kėrshėrore pėrputhet kjo ngjarje me situatėn qė del prej njė dokumenti venedikas,
tė lexuar dhe tė pėrmbledhur nga Jorga, dhe qė i pėrket vitit 143829 (?). Nė tė Senati i
Republikės vendoste t'i pėrgjigjej pozitivisht kėrkesės sė Ivan/Jovan Kastriotit,
"gjithmonė mik i Republikės", bėrė me anė tė njė ambasadori tė tij, qė tė shtriheshin edhe
mbi bijtė e tij Stanish dhe Gjergj privilegjet qė gėzonte ai vetė 30; njėkohėsisht Senati
pranonte kėrkesėn e tij qė proveditori venedikas nė zotėrimet e Republikės, qė kufizonin me
tė, t'i mbante "gjithnjė rrugėt hapur". Duket tė jetė fjala, me sa kuptohet, pėr situatėn e
njė rebelimi dhe/ose tė njė lidhjeje tė re tė Ivan/Jovan Kastriotit dhe dy bijve tė tij me
Republikėn e Venedikut, pikėrisht mė 1438-n.
Ngjarja e 1438-s, nga ana tjetėr, nuk duket t'i bjerė ndesh "dezertimit" tė 1443-shit nga
beteja e Nishit. Ėshtė njė situatė e pakthjelluar deri nė fund prej burimeve qė historia ka
pėr duarsh deri mė sot, por gjithsesi merret vesh qartė qė Skėnderbeu tė jetė "rebeluar"
kundėr sulltanit para vitit tradicional 1443. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė, mbas kėsaj
ngjarjeje tė 1438-s, Skėnderbeu tė jetė falur nga sulltani, si udhėheqės ushtarak i njohur
dhe me rėndėsi, dhe tė jetė ngarkuar me shėrbime nė vende tė tjera, pėrderisa nė atė
ndėrkohė (1438-1443) prej burimeve osmane ai nuk shfaqet mė nė Arnavudi/Arbėri 31.
Sa i takon Barletit, mbetet atėherė tė pranohet qė ai tė ketė qenė, pėr ngjarjet dhe
datat e historisė sė Skėnderbeut, shumė mė i informuar nga sa mund ta pėrfytyrojmė ne. Nėse
e lexojmė nė kėtė mėnyrė fjalinė e tij problematike, ėshtė e drejtė tė mendohet se ai e ka
ditur qė Skėnderbeu, nė tė vėrtetė, para "dezertimit" mė 1443 nga beteja e Nishit, kishte
ngritur krye kundėr sulltanit sė paku edhe nė vitin 1438. Ka ditur, pra, atė tė vėrtetė
historike qė sot mund tė quhet e konfirmuar prej kronikanėve dhe historianėve osmanė. Qė
Barleti ta ketė kamufluar kėtė tė vėrtetė, e cila vetėm sa i ka "shpėtuar" nė "kalesėn
enigmatike", kjo mund tė ketė ndodhur prej disa shkaqesh. Nga njėra anė, teksti i tij duhet
tė ketė kaluar nėpėr njė censurė dhe/ose autocensurė tė kuptueshme pėr kohėn dhe vendin e
shkrimit dhe botimit tė Historisė sė tij. Nga njė anė tjetėr, vetė tė studiuarit dhe tė
shkruarit e historisė ėshtė njė formė ideologjie. (Specialisti i metodologjisė
historiografike Moise Finlay e ka sqaruar qė nuk ėshtė fjala, nė kėtė mes, pėr ideologjinė
nė kuptimin e saj doktrinor tė Marx-it apo Mannheim-it, as nė kuptimin familjar tė
legjitimimit dhe mbėshtetjes tė njė sistemi ose institucioni, por nė kuptimin mė tė gjerė,
"asnjanės", si "njė sistem idesh mbi dukuritė, posaēėrisht ato tė jetės sociale; mėnyra e
tė menduarit karakteristike pėr njė klasė ose njė individ".) Kėshtu edhe Barleti, nė
Historinė e tij, i ėshtė nėnshktruar njė forme tė tillė ideologjie, qė e ka detyruar tė
jetė pėrzgjedhės nė tė dhėnat dhe i anshėm nė interpretimin e tyre.
Nė kohėn tonė nuk janė veēse teknikat bashkėkohore tė hulumtimit ato na lejojnė,
nėpėrmjet analizės sė tekstit, ballafaqimit tė teksteve, qoftė edhe "nivelit tė dytė" tė
leximit, t'i afrohesh gjithnjė mė shumė tė vėrtetės historike. Nėpėrmjet njė teknike tė
tillė, pėr shembull, pohimi i abatit Pisani mė 1891 se "te historianėt osmanė duhet kėrkuar
konfirmimi ose shkatėrrimi i legjendės sė Skėnderbeut" 32, shndėrrohet nė njė parim pėr
kėtė rast plotėsisht funksional.
1 NOLI: George, 31.
2 "Millesimus his quadringentesimus quadrigesimus nonus a Christi Nativitate computabatur
anus, undecimus autem a tempore, quo Scanderbegus obtinuerat imperium, pridie idus Majas".
BARLETIUS: Historia, IV, 112.
3 PISANI: La Légende, 193.
4 BABINGER: Die Geschichtsschreiber. Po ai: Die Frühosmanischen.
5 GEISER: Die altosmanischen.
6 TAESCHNER: Die altosmanische Chronik.
7 CHALCOCONDYLAS, V, 249.
8 Asik Pasazāde Tevārih-i āl-i 'osman, III, 1124-125. Lufta, 68.
9 Sadeddin Tāc-üt-tevārih, I, 361. Lufta, 257-258.
10 Solakzāde tarihi,168. Lufta, 300.
11 Sahātif-ül-ahbār, 353. Lufta, 313-314.
12 Historia Turchesca, 15 etj.
13 "Extincto patre ac fratre Caragusio natu majore, qui erat obses apud Adrianopolim,
Amurathes ei regnum paternum tradidit". VOLATERRANUS: Commentariorum, VIII, 188.
14 NOLI: George, 28-31.
15 BUDA: Noli, 27-29.
16 BUDA: Noli, 27.
17 INALĒIK: Defter-i, 130.
18 Po aty, 117.
19 Po aty, 120.
20 INALĒIK: Arnawutluk, 675.
21 Po aty.
22 Asik Pasazāde Tevārih-i āl-i 'osman, III, 124. Lufta, 68.
23 TAESCHNER: Gihān-nümā, 167. Lufta, 91.
24 Tevārih-i āl-i 'osman, VII, 279. Lufta, 197-198.
25 Lufta, 149.
26 Sadeddin Tāc-üt Tevārih, 351. Lufta, 258.
27 Solakzāde tarihi, 168. Lufta, 300-301.
28 Sahāif-ül-ahbār, III, 352. Lufta, 313-314.
29 JORGA: Notes, III, 33.
30 Po aty.
31 Hyrje, nė Lufta, 16.
32 PISANI: La Légende, 193.
-- marrė nga