|
Budi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė botės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai u pėrket atyre klerikėve, qė u dalluan pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhėheqės i masave popullore nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, pėrkthyes dhe krijues origjinal nė fushėn e letrave shqiptare pėr tė mbrojtur identitetin etnik e kulturor tė pupullit tonė.
Pėr jetėn veprimtarinė dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta. Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin. Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit. Nė kėtė letėr Budi pas hyrjes bėn edhe njė autobiografi tė shkurtėr , nėpėrmjet sė cilės mėsojmė dicka tė sigurt pėr jetėn e tij.
Lindi nė Gurė tė Bardhė tė Matit me 1566 nga njė familje e dėgjuar dhe e vjetėr. Mėsimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori nė vend, pranė disa ipeshkevet tė ndryshėm, deri nė moshėn 21-vjeēare. Mė 1587 u caktua meshtar dhe shėrbeu si famulltar i thjeshtė pėr 12 vjet nė Kosovė dhe me vonė 17 vjet tė tjerė si zėvendės i pėrgjithshėm i dioqezave tė Serbisė. Gjatė viteve 1516-1522 bėri disa udhėtime nė Itali, kryesisht pėr qėllime atdhetare si dhe pėr tė botuar veprat e tij. U mbyt nė dhjetor tė vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atė e shkaktuan qarqet anti shqiptare, qė shikonin tek Budi njė atdhetar tė flaktė dhe njė nga organizatorėt e luftės sė popullit pėr ēlirim nga zgjedha e huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri aktakuza me tė cilėn hidhet nė gjyq personi qė thuhet se e shkaktoi kėtė vdekje dhe aktet e gjyqit pėrkatės. Nė kėtė mėnyrė Budi ėshtė njė nga martirėt e parė tė kulturės shqiptare.
Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar. Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė. Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fhsehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare. Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė. Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė. Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve. Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari. Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale. Nė kėtė letėr pasqyrohen elemente tė jetės shqiptare tė kohės dhe ndihet shqetėsimi i klerikut patriot pėr fatet e popullit e tė gjuhės sė tij amtare. Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet. Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė e "leterotetė (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė...
"Ku janė ata pleq bujarė,
Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare. Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim. Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte: edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri. Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės, e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj. Rrjedhimet e kėtij vendimi tė guximshėm u dukėn shpejt. Forcat kundėrshtare u bashkuan nė njė front tė pėrbashkėt, duke pėrdorur si mjet valėt e rrėmbyeshme tė Drinit, pėr ta eleminuar Budin nė njė ditė tė dhjetorit tė vitit 1622. Figura e Pjetėr Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetėmohimi pėr vendin dhe popullin e vet, duke u bėrė nė disa drejtime pararendės i rilindėsve. -- pėrgatitur nga: Denis Zavalani |