PERSEKUTIMI
I KLERIT KATOLIK


| Hyrje |

Vrasja tragjike e at Bernardin Palajt, mbledhėsit tė Eposit tė Kreshnikėve
-- nga Dashnor Kaloēi, Gazeta Shqiptare
Historia e dhimbshme e klerikut katolik qė u diplomua nė Austri dhe punoi pėr 20 vjet nė mbledhjen e folklorit nė Veriun e Shqipėrisė. Dėshmia e nipit tė tij, Luigj Palok Gjergji.
HISTORI SHKODRANE
- Persekutimi i kishės katolike
- At Gjon Shllaku, heroi i katolicizimit
- Dom Mikel Koliqi, kardinali nderi i kombit
- At Pjetėr Meshkalla
Luigj Palok Gjergji Vetėm njė ditė pasi at Bernardini ishte kthyer nga Tirana ku bashkė me disa klerikė tė tjerė katolikė ishin thirrur nė njė takim nga Enver Hoxha, atė e arrestuan dhe e mbyllėn nė njė nga dhomat e Kuvendit tė Franēeskanėve tė cilin Sigurimi e kishte kthyer nė burg. Gjatė asaj kohe qė ai mbahej i arrestuar aty, u torturua nė mėnyrėn mė mizore dhe asnjė nga familja jonė nuk mundi qė ta takonte dot. Mė datėn 2 dhjetor tė vitit 1946, ne na lajmėruan qė tė shkonim tek Kuvendi pėr ta parė dhe aty vajtėm: unė me nėnėn, Lizėn dhe gjyshen, Nushėn. Ne nuk na lejuan qė tė futeshim brenda oborrit tė Kuvendit, por na hapėn paksa portėn e jashtėme dhe nga aty pamė trupin e Bernardinit tė plandosur pėrdhe me veladonin gjithė gjak tė ngjitur pėr trupit. Njerzit e Sigurimit na thanė se ai kishte pasur vdekje natyrale dhe na dhanė disa plaēka dhe sende tė tija personale krejt tė parėndėsishme. Ne kėrkuam qė tė merrnim me vete kufomėn e tij pėr ta varrosur, por ata nuk na e dhanė e pas disa minutash na pėrzunė edhe ne nga ai vėnd".
Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 69-vjeēari Luigj Palok Gjergji, i cili rrėfen tė gjithė historinė tragjike tė dajės sė tij, at Bernardin Palajt, klerikut katolik i njohur si njė nga gjurmuesit e mbledhėsit mė tė mėdhenj tė Eposit tė Kreshnikėve tė Veriut tė Shqipėrisė. Po kush ishte Bernardin Palaj, cila ėshtė origjina e familjes sė tij dhe ku ishte shkolluar ai. Cila ishte veprimtaria studjuese e shkencore e At Bernardinit dhe sa kohė punoi ai nė mbledhjen e Eposit tė Kreshnikėve tė Veriut e folklorit tė atyre trevave qė u njohėn dhe u cilėsuan si Visaret e Kombit? Pėrse e arrestuan At Bernardinin dhe cilat ishin rrethanat e vdekjes sė tij tragjike nė qelitė e Sigurimit tė Shkodrės?

Familja Palaj
Bernardini u lind mė 22 tetor tė vitit 1894 nė fshatin Shllak tė Dukagjinit, prej nga ėshtė dhe origjina e hershme e familjes sė tij. Babai i tij, Gjon Palaj, ishte njė rrobaqepės tepėr i njohur nė tė gjithė atė zonė dhe njihej si njė nga besimtarėt mė tė devotshėm tė fesė katolike. Ndėrsa e jėma e tij, Maka, ishte njė grua shtėpiake qė i ngryste ditėt e saj duke u marrė me punėt e shtėpisė dhe endjen nė avėlmend. Bernardini ishte i parėi i fėmijėve dhe pas tij vinin dhe dy vėllezėr e njė motėr. Lidhur me tė kaluarėn e tij dhe tė familjes, i nipi i tij, 69-vjeēari Luigj Gjergji, dėshmon: "I vėllai i madh i Bernardinit, rreth vitit 1925 iku nga Shqipėria dhe mėrgoi pėr nė SHBA, ku u martua me njė vajzė me origjinė australiane. Ai deri nė fund tė jetės sė tij banoi nė Bruklin, ku kishte nė pronėsi njė hotel me emrin "Juvenilja" dhe njė faramci tė madhe ku i punonte e shoqja. Ndėrsa i vėllai i vogėl i Bernardinit, Gjon Palaj, mori zanatin e tė jatit tė tij, duke u bėrė njė rrobaqepės i famshėm. Pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e deri nė vitin 1948 kur u nda nga jeta, Gjoni e kaloi nė Tiranė duke punuar si rrobaqepės tek i famėshmi, Gjon Laca, qė e kishte puntorinė e tij nė shtėpinė e Kacelėve. Ndėrsa motra e Bernardinit, Nusha, ka jetuar vazhdimisht nė qytetin e Shkodrės dhe ėshtė njohur si mjeke popullore. Nusha vdiq nė vitin 1953 dhe ajo la dy djem dhe tre vajza, njėra nga tė cilat, Liza Gjergji, ėshtė nėna ime", dėshmon Luigj Gjergji mbi familjen e At Bernardin Palajt, tė cilin e nėna e tij, Liza Gjergji, e kishte dajė.

Nga Austria nė Dukagjin
Mėsmimet e para tė fillores dhe tė shkollės unike, Bernardini i mori pranė Kolegjit tė Franceskanėve nė qytetin e Shkodrės, ku pasi doli me rezultate tė shkėlqyera, u dėrgua pėr tė ndjekur mė tej studimet pranė Liceut Teologjik nė Salzburg tė Austrisė. Pasi e mbaroi atė Lice me rezultate shumė tė mira, ai ndoqi mė tej studimet e larta pranė Fakultetit Teologjik nė qytetin e Insbrukut. Lidhur me kėtė dhe karrierėn e mėvonėshme kishtare tė Bernardinit, Luigj Gjergji, dėshmon: " Pas marrjes sė diplomės, Bernardini u kthye nė Shqipėri dhe nė vitin 1911 ai u dorzua si frat pranė Kuvendit tė Franceskanėve nė qytetit e Shkodrės. Pasi qėndroi pėr disa vjet pranė atij Kuvendi, nė vitin 1918, Bernardinit iu dha e drejta e meshtarit duke u dorzuar si prift dhe pas asaj kohe ai shkoi pėr tė shėrbyer nė disa nga famullitė e fshatrave mė tė thella tė Malėsisė sė mbi-Shkodrės. Aty nga viti 1920, Bernardini u caktua si profesor i gjuhės shqipe dhe latinishtes pranė Gjimnazit "Iliricum" tė qytetit tė Shkodrės dhe nė atė kolegj ai bashkėpunoi ngushtė me drejtorin e saj, Padėr Gjergj Fishtėn, i cili e nxiti atė nė fushėn e studimeve mbi doket zakonore dhe folklorin e Veriut tė Shqipėrisė. Atė punė kėrkimore dhe studjuese, At Bernardini e vazhdoi gjatė gjithė atyre viteve qė shėrbeu si profesor pranė gjimnazit "Iliricum", duke bashkėpunuar ngushtė dhe me mikun e tij, At Donat Kurtin, me tė cilin ai herė pas here ndėrmerte ekspedita kėrkimore nė fshatrat mė tė thellė tė trevave tė Veriut. Nė ato zona tė largėta ai bashkėpunoi ngushtė edhe me rreth 40 famullitarė, tė cilėve iu linte detyra pėr mbledhjen e Eposit tė Kreshnikėve tė Veriut dhe dokeve e zakoneve tė ndryshme tė atyre fshatrave ku shėrbenin ata. Po kėshtu pėrveē asaj pune tė vazhdueshme kėrkimore nė terren qė i zgjati pėr afro 20 vjet me rradhė, At Bernardini u mor edhe me anėn studimore tė Eposit tė Kreshnikėve dhe aty nga viti 1940 ai filloi botimin e tyre. Nė atė kohė ai sė bashku me mikun dhe bashkėpunėtorin e tij mė tė ngushtė, At Donat Kurtin, botuan nė katėr vėllime, librin "Kėngė kreshinkėsh dhe legjenda", i cili pati njė jehonė tė madhe dhe u vlerėsua shumė nga personalitetet e letrave tė asaj kohe, si Xhuvani, Ēabej, Dosti, Padėr Anton Harapi etj, tė cilėt e quajtėn atė vėllim: "Iliada shqiptare". Pas kėsaj nė vitin 1942 At Bernardini filloi botimin e studimeve tė tij nė revistėn "Hylli i Dritės" me studimin: "Doke e kanu nė Dukagjin", e cila vijoi nė disa numra rradhazi, gjė e cila u botua edhe nė Romė nė vitin 1944. Njė pjesė e madhe e studimeve tė At Bernardinit, u botuan nė vitin 1943 edhe nė tekste tė ndryshme shkollore. "kujton Luigj Gjergji, lidhur me punėn studimore tė dajės sė tij, At Bernardin Palajt.

Vdekja nė qelitė e Sigurimit
Pas vitit 1944, At Bernardini jetoi sa nė Shkodėr aq dhe nė Tiranė, ku vinte shpesh pėr tė botuar punimet e tija shkencore nė Institutin e Studimeve Shqiptare me tė cilin kishte bashkėpunuar qė nga koha e Luftės. Punimet shkencore tė tij u vlerėsuan mjaft edhe pas mbarimit tė Luftės, ku njė nga studjueset mė tė famėshme tė Eposit shqiptar, rusja Denisckaja, nė njė studim tė sajin shprehej me superlativa pėr tė duke thėnė: "At Palaj ėshtė njohėsi mė i thellė i maleve tona". Mirpo puna e gjatė kėrkimore e studimore qė At Bernardin Palaj kishte nisur qė nė fillimin e viteve 1920, nuk mundi tė vazhdonte mė tej, sepse ashtu si pjesa mė e madhe e klerikėve katolikė edhe ai u godit nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Lidhur me kėtė, nipi i tij, Luigj Gjergji, dėshmon: "Aty nga data 22 tetor e vitit 1946, vetėm njė ditė pasi At Bernardini ishte kthyer nga Tirana ku bashkė me disa klerikė tė tjerė katolkė ishin thirrur nė njė takim nga Enver Hoxha, atė e arrestuan dhe e mbyllėn nė njė nga dhomat e Kuvendit tė Franēeskanėve tė cilin Sigurimi e kishte kthyer nė burg. Gjatė asaj kohe qė ai mbahej i arrestuar aty, u torturua nė mėnyrėn mė mizore dhe asnjė nga familja jonė nuk mundi qė ta takonte dot. Mė datėn 2 dhjetor tė vitit 1946, ne na lajmėruan qė tė shkonim tek Kuvendi pėr ta parė dhe aty vajtėm: unė me nėnėn, Lizėn dhe gjyshen, Nushėn. Ne nuk na lejuan qė tė futeshim brenda oborrit tė Kuvendit, por na hapėn paksa portėn e jashtėme dhe nga aty pamė trupin e Bernardinit tė plandosur pėrdhe me veladonin gjithė gjak tė ngjitur pėr trupi. Njerzit e Sigurimit na thanė se ai kishte pasur vdekje natyrale dhe na dhanė disa plaēka e sende tė tija personale krejt tė tė parėndėsishme. Por e vėrteta qėndronte krejt ndryshe, sepse vdekja e tij kishte ardhur nga torturat dhe sėmundja e tetanozit qė i ishte shpifur atij ato ditė nga teli me gjėmba qė i kishin lidhur duart. Ne kėrkuam qė tė merrnim me vete kufomėn e tij pėr ta varrosur, por ata nuk na e dhanė e pas disa minutash na pėrzunė nga aty. Qė nga ajo ditė ne nuk mėsuam dot asnjė tė dhėnė se ku e kishin varrosur trupin e tij, por pas pesė vjetėsh, u hap fjala se At Bernardinin sė bashku me gjashtė klerikė tė tjerė qė i kishin mbytur nė tortura, i kishin varrosur nė gropėn e gėlqeres aty nė njė skaj tė Kuvendit Franceskan. Po kėshtu krahas kėtij lajmi ne na thanė se trupi i At Palajt ishte groposur nė njė vėnd me trupin e Dom Lazėr Shantojės, brenda murit rrethues tė Kuvendit. Por tė gjithė kėto ishin vetėm fjalė nga njerėz dashamirės, sepse faktikisht eshtrat e At Bernardinit familja jonė nuk ka mundur t'i gjej dot edhe sot e kėsaj dite", e pėrfundon rrėfimin e tij 69-vjeēari Luigj Gjergji, lidhur me dajėn e tij, At Bernardin Palaj, njė nga studjuesit mė tė mėdhenj tė Eposit tė Kreshnikėve tė Veriut, qė vdiq nė torturat e Sigurimit nė dy dhjetorin e vitit 1946, kur qeveria komuniste e Enver Hoxhės propagandonte zgjedhjet e lira dhe demokratike.


Ernest Koliqi: "At Bernardini ishte "frati i kangvet"

Bernardin Palaj Tri dite ndjeja nė Palē pa fratin, tue e pritun. Rrogtari e rrogtaresha mė shikojshin sytė pėr tė hetue dhe shpejt pėr tė plotsue ma tė voglin dėshir t'emin. Kurgja nuk mė mungonte n'at qelė tė paqėt. Megjithėkėtė, kallzoj tė drejtėn, ato tri dit pa mikun e dashun m'u dukėn tė gjata. Jo se e urrej vetmin. Pėrkundrazi shpesh e due dhe e kėrkoj si nji gja tė lakmueshme. Pėr ma, qi ajo asht gjtihmonė pjellore. Por vetmija e maleve kish fillue me mė lodhun; vetmija e nji qytetari midis Malsorve, me tė cilėt kurr nuk mund tė ēelim, nga shkaku i mendėsis rranjėsisht tė ndryshem, njė marrėdhanje shfryese shpirtnore. Pritshem me padurim shokun e vjetėr, nė vetmin e qelės sė Palēit. Shumė e rrebtė vetmija e maleve. Vetėm ata qi e provuen mund tė flasin pėr tė. Na qi kemi jetue pėrjashta, njoftim vetmin e qyteteve tė mėdhaja. Je kret i vetėm atje ne mes nji morije njerzish tė huej. Ecė brryl pėr bryl me ta, i panjoftun ndėr tė panjoftun, por atje, ndėr udha tė mbarmjes plot drita e lėvizje e zhurma e kumbime, zemrėn nuk t'a ndrydhė nji shtrėngim i papritur shkretnimi si nė Malsi, ku pra flitet gjuha jote.
Edhe pse nuk flasin me ty, kalimtarėt e udhavet tė pėrjashtėme tė shoqnojnė me fytyra tė qeshuna, me sympathy gazmore tė shikimeve. E ndien veten si nji botė tė rregullueme, q'i gjeti mjetet ma tė holla me luftue mėrzin, me zbutė ndiejen e tmerrėshme tė vetmis njerėzore, tė vetmis tragjike, tė shpirtit qi trupi dan, robnues. I verbėt, nga njerėzit tjerė e nga tė gjitha sendet: e lenhė, prandej, e shpesh e kandėshme vetmija ndėr qytete tė hueja. Pėrkundrazi ajo e maleve e randė pėr ne qytetarėt dhe nganjiherė dėrmuese.
Tmeri, mėrzija e mortshme e vetmis mė kapi keqas papritmas nji natė nė Shosh, mbas dy javėsh qi kasha banue me qef aty pa kurrnji takim me njerz qyteti. U argtova si pėrherė n'at mbramje-deri sa ngjatėn ngjyrat e prendimit dhe xhixhilloi hylli i parė nė kupė tė qiellit, tue ndigjue si muzikė tė folunit e pastėr tė Malsorve. Si u err, u ngjita n'odėn t'ime majė kullės sė Nik Gjergjit. E qe, aty, m'u duk shum e zbet, trishtuese, drita e vogėl e kandilit me vojguri sjellė me tesha tjera prej Shkodre. Do burra tė shtėpis, shtrue kambė kryq rreth meje, bsiedojshin. At mbramje nuk mė tėrhiqte biseda e tyne, si tė flitshin nji gjuhė tė huej qi un nuk kuptojshem. Sa u kujtuen se un dojshėm tė rrij vetėm, ata me shumė njerzi zbritėn poshtė. Nikėn, qi pėrpiqej i shkreti t'a largojė me shpoti e gaz mėrzin t'eme, e nisa jashtė me fjalė idhnake.
Vobsija e odės, tė zit e trenave tė tavanit, pabukurija e orendive, terri porsa i davaritun prej flakės dridhėse tė kandilit mė hynė nė shpirt. Dėshirova Shkodrėn, shtėpin t'ime qytetare, nji shok qytetar cilindo, pėr tė thye at vetmi kapėrthyese. E mbasi kėto ngushullime nuk i kishem, e ndjeva veten tė mjerė, tmerėsisht tė mjerė. Por mė kaloi. I lajmuem ndoshta prej Nikės pėr trishtimin t'im, u ngjit majė kullės plaku i shtėpis, Prel Gjoni, me zamare tė vet nė dorė. Mė pėrshėndeti shkurtazi dhe, pa folun asnji fjalė tjetėr, porsa zu vend larg dritės mė nji skaj t'odės nisi me i ra zamares me gjashtė bira. Mue mė pėlqej sigurija e tij se me ato tinguj tė thjeshtė mund tė shėronte ēdo mėrzi tė shpirtit. Unė isha mbėshtetė nė psotė me krye nė jestek. Mbylla syt e lėshova n'at varg tingujsh qi herė tė hollė e tė naltė, herė tė trashė e t' ulėt, mirreshin mbrapa bukurisht tue u gėrshėtue e tue u shkri njani nė tjetrin. Zamarija pėrtrinte zanet e pyllit, tė krojeve tė jehonave bjeshkore.
Kur ēela syt, pash bri plakut, pro pak ma nė dritė, ndjejė dhe ajo pėr tokė, Currlinėn, blegtoreshėn e re. Heshte e mė shikonte me vetulla ēue pėrpjetė. Te vona, tue u avitė kadalė e tue mė verejtė me nji tutė disi qesharake, kėthei edhe Nika. Nji nga nji u shtruen prap rrotull meje burrat e shtėpis dhe pimė duhan e raki sė bashku si ndėr mbramje tjera. Ato ēasa tė shkurtė trishtimi midis malesh mė bajnė tė mendoj vetmin e kishtarve, tė mėsuesve, tė nėpunsave t'anė qi jetojnė ndėr vise ma tė humbuna t'atdheut. Sidomos mėrzija e gjatė dimnore, kur bora pėr gjashtė muej pret ēdo marrėdhanje me qytete, tham do tė jetė e tmerrshme. Por ndoshta e shumta mėsohen. Ata qi nuk mund tė mėsohen nė shkreti, vuejnė, por sigurisht ua lehtėson vuejtjen vetėdija e naltė e detyrės, e misjonit qi n'ato vise vetmitare kryejnė.
Unė ia qajshem hallin fratit t'em. Famullija e tij asht nji ndėr ma tė largtat e ma tė vishtirat. Me kureshtė tė gjallė pritshem t'a shof aty midis asaj bote t'egėr, midis njerzve mali, atė qi njofta dikur bisedat plot vlerė e mendehapėt nė mes rretheve ma t'arsimeume tė qytetit. Edhe frati erdhi.,Buzė mbramjeje, ia dėgjuem shirrjen qi lėshoi nga kryet e livadheve. Plot m'a mbushi Me gėzim zemrėn zhapllima e thundrave tė kalit, qi zbrite shpejt e shpejt kah qela.
At Bernardin Palaj, famullitar i Mėrtunit me ndeje nė Palē. At mbramje qi erdhi u kėnaqme tue bisedue mbi folkflorėn t'onė. E, tė nesėrmen, frati mė ēoi nė nji odė tė vogėl e aty, mbi lėpizat e nji rafti tė vjetėr, mė tregoi do turra letrash zverdhue nga moti e tefterėsh tė trashė. Kangėt. Mija kangė kreshnikėsh e trimnish, mija valle darsmash, poezi shekullore e popullit shqiptar pėrherė e ngjomė, kalue nga goja e breznive nė tė sosun n' atė tė breznive nė tė kėndellun. I shfletuem bashkė ato letra e ato tefterė tė pluhunuem prej kah dilte fryma e nji prendvere s'amshueme. Cikli heroik i Mujit dhe i Halilit i kėndue nga rapsodet e Dukagjinit me gjuhė tė kulluet e tė thekėshme. Po ato kangė, po ndėr varjante ma tė ngjyrėshme, ma tė lėvizshme tė Malsis sė madhe, ku kangėtarėt kanė fantazi ma tė gjallė. Vallet e Kosovės dhe tė Dibrės plot njomsi dashunore. Ato tė Shestanit e t'Ulqinit me fytyrime detare, tė holla e tė lėmueta. Ato tė Bizės, tu Kepi i Rodonit afėr Durrėsit, deliakte plot analogji me trajtat toskėnishte.
Nuk e dij se kush pat thanė qi gjithkund nė botė poetėt kėndojnė pėr popullin, vetėm nė Balkan populli kėndon pėr poetėt. Deri tash pėr mue poeti ma i madh i Shqipnis asht populli i ynė. Kjo e vėrtetė, mė shėndriti para syve tė mendes nė Palē, nė qelėn e Fratit tė Kangve. Ai, nė vetmin e gjatė tė malit, i ka vu veshin kangės sė pashtershme qi buron shi nga zemra ma e thellė e kombit arbnuer edhe ia ka rrėmbye harresės. Mbi lėpiza tė pluhunuene tė qelės sė Palēit, flen fara e prendvernave tė pėrtardhuna tė poezisė re shqiptare.


TRADITA-ZAKONORE
Grimca nga "Visaret e Kombit", vepra madhore e At Palajt

Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon disa pjesė nga punimi i Atė Bernardin Palajt, klerikut tė famshėm shkodran qė pėr 20 vjet me rradhė mblodhi dhe botoi Eposin e Kreshnikėve.

(Pėrgatiti D.K.)

Bernardin Palaj Para pak kohėsh, nė faqet speciale tė rubrikės "Dossier", zuri vėnd njė shkrim i gjatė pėr At Bernardin Palajn, njė nga klerikėt katėolikė nga Malėsia e Shkodrės, i cili vdiq nėn torturatė e Sigurimit tė Shtetit, nė 2 dhjetor tė vitit 1946. At Bernardin Palaj kishte lindur nė vitin 1896 nė fshatin Shllak tė Dukagjinit dhe pasi kishte marrė mėsimet e para nė Kolegjin Franceskan tė qytetit tė Shkodrės, ishte diplomuar pėr Teologji nė Insbruk Tė Austrisė. Pas mbarimit tė Studimeve ai u kthye nė vėndlindjen e tij ku u caktua profesor i Historisė nė Liceun "Illiricum" dhe krahas asaj pune, pėr afro 20 vjet me rradhė ai u mor me mbledhjen e Eposit tė Kreshnikėve tė Veriut tė Shqipėrisė, si dhe me doket e zakonet e atėyre krahinave. Pėr atė punė voluminoze qė i zgjati pėr mė shumė se dy dekada, At Bernardini angazhoi edhe mė shumė se 40 famullitarė qė shėrbenin nė atėo vise tė thella dhe bashkė me At Donat Kurtin, i mblodhi dhe i sistemoi ato nė katėr vėllime tė veēanta, tė cilatė njihen ndryshe si "Visaret e Kombit". Nė shkrimin e mėposhtėm, ne po botojmė vetėm njė pjesė tė vogėl nga ajo vepėr madhore, tė titulluar "Malėsia e Madhe dhe Bjeshkėt", tė cilėn At Palaj e patė mbledhur e shkruar sė bashku me At Kol Ashtėn. Ky material na u dorzua pėr botim nė dorshkrim, nga 69-vjeēari, Luigj Palok Gjergji, qė ėshtė nipi i klerikut tė famshėm, Palaj.

Malėsia e Madhe dhe Bjeshkėt

"Popullsia e kėtyre trevave malore, natyrshėm, nė rrjedhėn e jetės ka ardhur gjithnjė duke u shtuar, e si pasojė e kėtij fenomeni edhe toka ka ardhur duke u copėtuar gjithnjė e mė shpesh nė ngastra, e meqė kjo sillte qė as me blegtori nuk mund tė pėrballohej ndikimi i shtimit tė popullsisė, banorėt e kėtyre trevave e panė tė udhės tė dyndeshin pėr t'i hapur rriskun vetes, familjeve tė tyre, duke zbritur nė fillim nė Nėn Shkodėr, pėr tė siguruar bukėn e dimrit, siē i thonė malėsorėt e kėsaj ane: Sa me kalue baltėn e dimnit, por mė pas shumė prej tyre u vendosėn pėrgjithmonė aty. U shpėrngulėn pra prej trojeve tė tyre, toka tepėr tė varfėra pėr t'u vendosur nė tokat plla tė Bregut tė Bunės, Trushit, Velipojės dhe bregut tė Matit ku vunė edhe pasuri. Megjithė kėtė burim fatlum pune e pasurimi, kėta malėsorė qė ishin mėsue me jetue me ajėr tė shėndetshėm, tani ranė nė njė situatė tė vėshtirė pėrsa i pėrket klimės sė disfavorshme pėr ta, klimė moēalishte, plot mushkonja e cila i detyroi qė gjatė verės tė ktheheshin nė vendlindje, ndėrsa vjeshtėn, dimrin e pranverėn ta kalonin duke punuar nė viset e Nėn Shkodrės. Kėshtu u krijua karvani ose siē i thonė malėsorėt Ēoja. Karvanėt bėheshin tė organizuar duke i thirrur njėri-tjetrit, kur ishin gati me u ēua: "O mik kur po ēoheni / Gati jemi kur tė don". Thirrje kjo karakteristike malėsore qė pėr fat tė keq disa, pėr tė njollosur malėsorėt i quanin "fise tė egra nomade" gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė se malėsori ka pasur shtėpinė e plangun e vet nė vėrri e tė bamen nė bjeshkė. Ēoja ka patur bukuri poetike: Gjithsecili e ka patur me gėzim atė ditė. Banorėt e Nėn Shkodrės pashmangėsisht dėshironin ta mėsyjnė bjeshkėn me ajėr tė pastėr e me bukuri natyrore. Karvani apo Ēurja nuk ėshtė punė e lehtė sepse donin shpenzime e pėrgatitje, megjithatė bėhesh me ngazėllim. Koha e karvanit caktohej mė parė, me marrėveshje duke mos i bėrė askujt padrejtėsi nė shfrytėzimin e kullotave. Se ē'kėrkohej pėr kėtė e kishte tė qartė kushdo qė merrte pjesė nė karvanin e Ēojes. Sigurimi i miellit pėr shtegtim, e pėr sa kohė qė do tė qėndronin nė bjeshkė, sigurimi i bulmetit; enėve tė gatimit saj vi, talėret (kopajat) pėr tė mbushur ēaprat me mazė, enėt me gjalpė e mjeshkavinė etj. Veē kėtyre edhe rrobat e shtresat, gunat e fjetjes, ngarkoheshin nė mushka. Merreshin edhe qentė e hekurave pėr tė ruajtur mallin e vathėn, si dhe pushka me fishekė kundėr ujqėrve dhe harushave. I pari karvanas ishte gjithmonė i zoti i shtėpisė qė udhėtonte nė kalė i veshur me ēakēirė e xhamadan, ku nė jelek varej rrėfana e argjendė e sahatit "serk-isuf" e nė kokė mbante qeleshen. Pas saj vinte ēobani i berreve me pushkė pas krahut duke u prirė dhenve e duke u bėrtitur ogiēave e pas ēobanit vinte bagėtia e trashė me kuaj, pra, tė ngarkuara me enė shtėpiake e ushqime, shtroje e rroba trupi. Fėmijėt udhėtonin ngarkuar mbi gomarė me kosha. Gratė u grahnin kuajve dhe tek-tuk mbanin ndonjė foshnjė tė kėrthinjtė nė krah. Karvani udhėtonte herėt nė mėngjes pėr tė pėrballur vapėn e ditės dhe ndalesat pėr t'u ushqyer i bėnin nė vende ku i rrihte hieja dhe ku drekonin me bukė qė e pėrcillnin me qumėshtin e bagėtive qė i milnin rrugės pėr tė mos u prishur gjiri i bagėtisė nga kullota e qumėshtit. Qumėshtin qė u mbetej nuk e shpėrdoronin por ua falnin shtėpive para tė cilave u binte rruga. Udhėtimin sipas vapės herė e bėnin natėn dhe ditėn pushonin pranė ndonjė kroi apo hieje pemėsh e lisash, nėn mriza. Bjeshkėn e mėsynon Malėsia e Nėn Shkodrės dhe tė Mbi Shkodrės. Ajo e Nėnshkodrės karvanin e ka patur mė tė gjatė se udhėtonin 1 javė e bile edhe mbi 10 ditė deri nė Bjeshkė. Kėtyre nėnshkodrakėve tė rėnė kėtu nga Malėsia e Madhe shpesh u kanosej malarja qė edhe u jepte vdekjen. Kundėr malarjes pėrdornin "barin e etheve" bimė me shkop tė hollė 30 cm me njė tufė lulesh tė kuqe nė majė. Kėtė bimė e thanin dhe e pinin si ēaj. Edhe kundėr vrerit (tė vjellurave) pėrdornin njė bimė qė kishte njė kėrcell 50 cm, tė gjatė, rritej nė shkėmbenj e kishte lule tė verdha nė majė. Kjo bimė nxjerr njė lėng tė bardhė si qumėshti qė quhet rriedhēė e cila pėrdoret vetėm 3 pika nė njė masė tė pakėt sheqeri qė duke e ngrėnė tė pastron tė vjellurit (vrerit). Karvanėt qė niseshin nga zona e Nėnshkodrės kalonin nėpėr urė tė Baēallėkut ku nė kohėn e Turkut paguhej gjymryku pėr tė hyrė nė Shkodėr e mandej rruga vazhdonte pėr nė Koplik, Bajzė, Rrapsha e Hotit, Kelmend, Vermosh e nė Guci. Ata qė Bjeshkėn e kishin nė krah tė Shalės-pėrmbi Rrogan, binin nėpėr Koplik ku pėrshkonin fushėn e Zhajės e pas kėndej vijonin tek prroi i Thatė, Shkrel, Ducaj-Zagorė, nėpėr Bogė kah Shtegu i Dhenve, nėpėr Theth, Rrogan e nė Valbonė. Njėri prej konaqeve qė i ka ra kėsaj rruge ka qenė edhe shtėpia me zė e Lum Mirae (Mirajve) nga Selcka. Kur Malėsia binte nė Guci, tellalli lėēiste lajmin:"Prej ditės sė dielė e deri tė mėrkurėn tjetėr tė javės qė vjen, mos me lėshue kush gjė tė gjallė gjatė rrugės qė udhėtojn malėsorėt, se del Malsija nė Bjeshkė!" Ky lajm shėrbente pėr tė mos u pėrzierė tufat e bagėtive tė vendalive me ato tė malėsorėve. Atėkohė rruga e malėsorėve ka ra nėpėr krejt bregun e djathtė tė lumit Gerēar-afėr Vermoshit deri nė Guci. Kjo porosi e tellallit ka qenė nė fuqi deri nė vitin 1919. Kur malėsorėt arrinin nė Guci secili ka kaluar nė bjeshkėn e vet.

Tokat e Malėsisė
Sot ka mjaft malėsorė qė dinė pėr secilėn bjeshkė se e kujt ka qenė. P.sh. Tom Pjetri prej Vukli, 80 vjeēar, Zef Lulashi prej Kikēi 85 vjeēar e Zef Doda prej Nikēit 85 vjeēar, qė janė marrė tėrė jetėn me blegtori, dėshmojnė: 1)Vizitori e Brazda e Vezirit kanė qenė tė Dedė Gjo Nikė Sykut prej Selce. 2) Zeletina mbi Nakutė e Bori i Kolinės mbi Vuthaj tė Ded Cokut prej Selce 3) Golezhi mbi Andrejevicė, i Kaēel Turkut, bajraktar i Niēit. 4) Zeletina (pjesa tjetėr) Gjon Sokolit prej Nikēit. 5. Grebeni - Dush Ulės prej Nikēi. 6. Lipovica-Kol Preēit nga Selca. 7. Bistraēiēa, e Nikoll Mekut prej Vuklit. 8. Popadija, e Nik Tomės prej Vuklit. 9. Vollushnica e Zef Camit dhe e Pretash Zogut prej Vukli. 10. Gėrbaja e Kel Vatės prej Vuklit. 11. Dromodoli mbi Deēan i Keqa Lukės prej Vuklit. 12. Loxhija mbi Pejė, e Prel Kol Rrasit prej Nikēit. 13. Smilojonica, mbi Beran (Ivangrad) e Vatė Pėtrashit me vllazni. 14. Potkobilla, mbi Plavė, e Cak Dedės prej Vukli. 15. Liqeni i Shtrazės, mbi Shalė i Prek Pėllumbit prej Vuklit. 16. Pecokeqi mbi Shalė i Kol Shytit prej Nikēit. Boga qė shkon nė Kelmend ka pasur bjeshkėn e vet nė tė dy anėt e bajrakut, nė lindje me majėn e Dashit nė krye e nė veri me Bjeshkėt e namuna. Maja e Dashit pėr Bogėn ėshtė naltue si tė ishte "Ora e Bajrakut" me rreth 2000 m lartėsi nga deti dhe ėshtė i tėri shkėmb gjigandesk. Aty kalohet vetėm nėpėr njė shteg tė vetėm. Vetė Maja e Dashit ėshtė livadh alpin me bar deri nė gju. Bjeshkatarėt e Bogės binin kėtu kur bari vesitej mė fort, shtrinė e shterpnimin. Kjo bėhej se nga vesa e barit shtrrima e shterpnimi nuk kishin nevojė pėr ujė. As egėrsirat nuk depėrtonin kėtu se shtigjet mbylleshin aq lart sa egėrsira nuk mund t'i kapėrcente.

Bjeshkėt e Kelmendit
Kelmendi ka pasur bjeshkėt e veta nė Bjeshkėt e Namuna, rreth Plavės e Gucisė mbi Deēan, mbi Pejė, mbi Andrijevicė e mbi Beran (Ivangrad), Hoti, Gruda, Kastrati, Shkreli, Trijeshi e Koja, pėr ēka dihet, nuk kanė pasur hise por nė pastė dalė kush pėr hatriēe. Kjo pjesė tjetėr e Malėsisė qė pėrmenda mė lart, ka pasur bjeshkėt e veta: Hoti ka dalė nė Veleēik, tė ndarė nė hise tė ndryshme ngastra), sipas bajraqeve: Brushtulla, Kopita, Gropa e Ahit, Shtjerri, Bjezhgazhi, Lugu i Shakujve, Mala e Pshisės etj. Gruda pa pasur Jeshnicėn mbi Vermosh, por duke u vrarė me fqinjėt i ėshtė dashur tė shesin Bjeshkėn pėr tė paguar gjaqet, kėshtu qė ka mbetur pa bjeshkė. Nė kohėn e sotme, pra, e vetmja njėsi Bajraku, Gruda, nuk ka Bjeshkė. Kastrati bjeshkėn e vet e ka patur nė Veleēik, tė ndarė sipas bajraqeve: Drugomir, Fushė e Zezė, Krenashdol e Lqeth. Edhe Shkreli ka patun bjeshkėt e veta mbi Shkrel nga Lindja, ndėr tė tjera, me zė Korrila e Shkrelit, si dhe kah Veleēiku-Vrithin, Rranxat e Vrithit dhe Troshanet e Vrithit, por do pasur parasysh se qėkur i ra Hoti pėrmes kufirit, kėsaj ane iu kėput edhe Bjeshka nė Veleēik, kėshtu qė Traboini e Drumja kanė pėr bjeshkė Ēemerin, Bukuviqin kah Tėbanat e Vuksanas. Pėr t'u furnizue me ujė kanė pasur Gėzojt shpellė 20 m e thellė ku pėrmes shkallėsh tė gurta i afroheshin ujit pėr t'u furnizuar. Edhe Korita dikur ka qenė e Hotit, por ja hoqėn dore. E Hotit ka qenė edhe Smutigorja e vėllezėrve Gjelae (Gjelajve) pėrmbi Vermosh, por mbeti pa tė, sepse, edhe sot shihen vorret e Hotjanėve nė ato brigje: burra, gra, fėmijė tė mbytur, e pra qysh atėhere Hoti nuk ka dalė mė nė ato bjeshkė. Nė bazė tė kallėzimeve tė burrave tė moshuar tė Shkrelit, paraqitja e bjeshkėve tė kėsaj pjese tė Malėsisė sė Madhe, ka qenė: 1. Zagora: Njė pjesė tė Fushė-Zezės dhe pjesėn e Draganit. 2. Vrithi: Troshanin, njė pjesė Fushė-Zezė nė Glecan Graban. 3. Dedajt: Brushkullin dhe njė pjesė tė Korilės. 4. Bzhezh Ēek Dedajt: Korilė, Grykė Lugje, Negovan. 5. Xhajėt: Draganinė. 6. Ducajt: Kamshallin dhe Breg-Beqen e pak Grykė - Lugje. 7. Majat: Mshitel e pak Grykė-Lugje. Gruda deri diku e ka zėvendėsuar bjeshkėn, qė nuk e ka pasur, me freskinė e njomėsinė e Lumit Cem qė e pėrshkon pėrmes Grudėn. Shumė shtėpi tė Grudės janė ulur nė Lug tė Cemit e kanė kalur pjesėn mė tė nxehtė tė verės.

Trimėria e Vuksan Gela
Nė Grudė bėheshin shumė fiku e rrushi. Vendalitė kėsisoj nuk mund t'ia kthenin shpinėn vendit tė vet. Ka pasur edhe shumė gjė tė gjallė e sidomos dhen. Po si shteruan kėto dhen? Duke i dhėnė dobėrzana bjeshkatarėve nė Pyll tė Madh, afėr Liqenit tė Shkodrės ku kishte kullotė e ujė boll, por meqė kėtu nuk ishte vend i shėndoshė bagėtia jepej siē thamė pėr 3 okė djathtė pėr krye berriplle, ose sipas marrėveshjeve nga mė tė ndryshmet. Dbėrzanat (tė pėrzanat) janė edhe nga Dita e Shėn Antonit deri pėr Shėngjon. Nė Grudė kemi njė rast tjetėr; Veziri i Shkodrės i nxori nė Bejleg njė rival tė tij, por duke mos i besuar vetes, kėrkon njė burrė trim qė t'i dalė nė dyluftim armikut tė vezirit. I pari i Grudės i asaj kohe, Vuksan Gelė Ivezaj, meqė ishte i plakur, vendosi shprehjen:"Eh, i shkreti unė, mė ka lanė kėmba e dora se i kisha dalė nė bejleg hasmit tė Vezirit". Njėri nga djemtė e Vuksanit e garanton tė jatin qė tė rrijė pa merak se do ta kryente vetė kėtė dyluftim, dhe, fitoi ndaj rivalit tė Vezirit. Vuksani kėrkoi Dimoshėn nė fushė pėr vėrri dhe Vermoshin pėr Bjeshkė, Dheun e Zi si dhe Pyllin e Madh deri tek liqeni i Shkodrės!… Thuhet se Vuksan Gela, para se tė vdiste, porositi me gojė djemtė e vet duke u thėnė:"Keni me mė varrosun nė Majė tė Sukės sė Grudės ku kėmba e kalit tė turkut nuk ka me mujtė me ma shkelun vorrin!". "Edhe sot ky varr ėshtė aty ku porositi Vuksan Gela e pėr ēdo vit i kujtohet emri dhe i bėhen ritet fetare".

| Prapa |