H I S T O R I
SHKODRANE


| Hyrje |

Relevante:

Familjet e mėdha: Bushatlinjtė
- nga Anila Dushi

Familjet e mėdha: Familja Ēoba
- nga Anila Dushi

Familjet e mėdha: Familja Gjylbegu
- nga Anila Dushi

Familjet e mėdha: Familja Boriēi
- nga Anila Dushi

Bushatlinjtė e Shkodrės

Nė kėtė shkrim prezantohen Bushatlinjtė e Shkodrės me fakte e dokumente. Sė pari do tė tregojmė dy episode, tė botuara mė parė nė tė pėrkohshmen "Albania" (1) nga z. Theodore Ippen (2), konsulli i pėrgjithshėm i Austrisė nė Shkodėr (nė vitet 1897 - 1903).

I. DOKUMENT

Njė mision nga Austria tek Pashai i Shkodrės nė shekullin e XVIII

Nga fundi i shekullit XVIII, Mehmet Pashė Bushatlija, sundimtar i Vilajetit tė Shkodrės, diti qė t'ia siguronte familjarėve tė vet tė drejtėn, qė t'ua linte pashallėkun e tij si trashėgim. Ai vdiq nė vitin 1770, i therur nga njė jasakxhi (3), i cili, nė bazė tė njė urdhri tė Stambollit, kishte pėr detyrė qė tė ekzekutonte dėnimin, qė gjyqi kishte dhėnė kundėr pashait. Dhe kjo ndodhi pėr arsye se pashai nuk pati marrė pjesė nė luftėn kundėr Rusisė (nė vitet 1768 - 1774).


Pamje nga shkrimi, qė ėshtė marrė nga "Hylli i Dritės"

Postin e tij e trashėgoi Mustafa Pasha, djali i madh i tij. Ky, nė vitin 1777, mori urdhėr qė tė shkojė nė Móre pėr tė shtypur myslimanėt shqiptarė, tė cilėt nėpėrkėmbnin tė krishterėt e vendit. Shqiptarėt e Pashait tė Shkodrės patėn mundėsi qė tė shuanin menjėherė sundimin e shqiptarėve nė Móre, por Dera e Madhnueshme (4), duke patur frikė se ata mund tė bėhen mė tė rrezikshėm, nė vitin 1779 e helmoi Mustafa Pashėn, nėpėrmjet dy grave tė haremit, qė porta vetė ia pat falė. Pėrveē kėsaj, porta autorizoi tė krishterėt qė tė sulmonin ushtarėt e Pashait. Atėherė, sundimin e vilajetit tė Shkodrės e mori i vėllai mė i vogėl, Mahmud Pasha. Ky ėshtė edhe heroi i episodeve qė do tė vijojnė.

Kuptohet qartė se, pas provave qė kishte patur familja e tij, Mahmud Pasha nuk kishte besim tek Stambolli, prandaj kėrkoi qė tė afronte pėr vete mbrojtjen e njė prej pushteteve mė tė mėdha. Duke e ditur qėllimin e tij dhe duke dashur qė ta ndėshkojė, porta dėrgoi kundėr tij njė ushtri turke prej 60 000 vetėsh, tė cilės i printe Kara Zekķ Pasha, sundimtar i Rumelisė, Sirri Selim Pasha, sundimtar i Bosnjes dhe Kapudan Pasha, mirrallaj i madh, qė e rrethuan Shkodrėn pėr trembėdhjetė javė (nė fund tė gushtit deri me 23 nėntor 1787).

Mahmud Pasha, i cili dinakėrisht u pat marrė vesh me vezirin e Bosnjes dhe me mirrallajin e madh, i detyroi armiqtė qė tė tėrhiqeshin. Veziri i Rumelisė u zmbraps keqas nė Monastir dhe pashait, qė do tė vinte si zėvendės i Mahmudit dhe qė kishte mbėrritur bashkė me ushtrinė e tij deri nė ledhet e Shkodrės, iu pré koka dhe iu soll Mahmudit si trofé.

Atėherė, Mahmud Pasha me ndėrmjetėsinė e ministrit fuqiplotė tė Rumelisė nė Venedik, Aleksandėr Mordinon, u drejtua nga Petersburgu, qė ishte gati pėr ta mbrojtur, mjaft qė tė mos bėnte tjetėr veē marrėveshje me Vjenėn.

Rusia nė atė kohė, qė prej gushtit 1787 gjendej nė luftė me Turqinė. Austria edhe ajo qė me 9 shkurt 1788 i kishte shpallė luftė Turqisė, si besėlidhur e Rusisė qė ishte dhe i kishte premtuar ndihmė edhe Mahmud Pashės sė Shkodrės. Pashai i bėnte marrėveshjet me Perandorin Zefi II nėpėrmjet ipeshkvit katolik tė Shkodrės, imzot Borzit dhe tė njė mjeku tė huaj qė kishte ardhur nė Shkodėr dhe qė quhej Franz Pichler. Mahmud Pasha i kėrkonte tė holla dhe municion Austrisė dhe i premtonte qė tė luftonte krah pėr krah me tė.

Marrėdhėniet direkte me Pashain i kryente njė mision ushtarak, tė cilin nė vitin 1788, qeveria e Austrisė e pati dėrguar tek Vlladika i Malit tė Zi, Peter Petroviē Niegush, qė ta ndikonte edhe kėtė pėr tė sulmuar turqit. Kryetar i kėtij misioni ishte komandanti Filip Vukasoviē. Anėtarė, kapiteni Ludovik Perneth, dhėnėsi i ndihmave Krmpotiē, aspiranti Vukasoviē dhe nėnoficerėt Karaēeviē, Krejviē, Uzelac dhe Tronkoviē.

Misioni nė fillim u ndal nė kuvendin e Stanjeviēit, paksa mbi limanin e vogėl tė Budvas, qė nė atė kohė i pėrkiste Venedikut. Mė vonė shėtiti nė tė gjithė Malin e Zi, duke nxitur vendasit qė tė ngriheshin kundėr turqve. Pikėrisht ky mision ushtarak i Austrisė kishte hyrė nė marrėveshje me Mahmud Pashėn, por pasi nuk i besonte, misioni e kėshillonte qeverinė e vet qė tė mos i ēonte ndihmė Pashait, pasi ai nuk ishte njeri qė mund t'i besohej. Krmpotiē, dhėnėsi i ndihmave, nė prill tė vitit 1788 u dėrgua nė Semlin, nė komandėn e pėrgjithshme tė Perandorit, qė tė parashtronte situatėn.

Megjithėkėtė, Ministria e Punėve tė Jashtme vendosi qė tė vazhdonte marrėveshjet me Pashain e Shkodrės dhe Krmpotiē u kthye nė Cetinė me 29 maj 1788 tek komandanti Vukasoviē. Mė 14 qershor 1788 ia mbėrriti nė Cetinė edhe z. de Brogniard, i ngarkuari i veēantė, qė ministria austriake dėrgonte pėr t'u marrė vesh me Pashain e Shkodrės.

Pjesėtarėt e misionit ushtarak, si dhe Vlladika i Malit tė Zi, u munduan qė t'ia mbushnin mendjen z. de Brogniard se me Mahmud Pashėn nuk mund tė bėheshin marrėveshje, pasi ai nuk u qėndronte fjalėve. Por mė 14 qershor, z. de Brogniard bashkė me kapedanin Perneth, mjekun Pichler dhe me malazezėt Ivan Gjurashkoviē, prift, dhe Ilija Vojvodiē, u nis pėr nė Shkodėr, duke lėnė nė Cetinė dhuratat qė do t'i jepeshin Pashait.

Sapo mbėrriti nė Shkodėr, z. de Brogniard ktheu pėrsėri nė Cetinė kapedanin Perneth, Pichlerin dhe priftin Gjurashkoviē qė tė merrnin dhuratat dhe njėkohėsisht t'i mbushnin mendjen edhe Vukasoviēit qė tė vinte nė Shkodėr; ai vetė, sipas dėshirės sė Pashait do tė rrinte nė Shkodėr, tek konsulli i Venedikut.

Komandanti Vukasoviē, gjithnjė duke mos patur besė tek Pashai, nuk pranoi qė tė vinte nė Shkodėr dhe tė dėrguarit e z. de Brogniard u kthyen vetėm me togerin Schönpflung. Me vete kishin gjėra tė ndryshme, tė ēmueshme, dhe disa mijėra dukatė. Mahmud Pasha i pėlqeu kėto dhurata me shprehje gėzimi e falėnderimi dhe si bakshish i nisi Perandorit njė pushkė tė gjatė dhe dy pistoleta tė veshura me argjend.

Ndėrkohė, kapedani Perneth ia kishte arritur tė merrte vesh se, Pashai donte me tradhti t'i vriste ata; prandaj i propozoi z. de Brogniard qė tė kėrkonte audiencė me Pashain dhe tė shfrytėzonin rastin pėr ta sharė tė paktėn, meqė ata tė mbaruar ishin se ishin. Z. de Brogniard nuk e pranoi kėtė mendim guximtar; kėrkoi natyrisht qė tė takohej me Pashain, i cili e qetėsoi atė se nuk kishte pėr t'i gjetur ndonjė e keqe dhe pėr mė tepėr i dha edhe njė letėr - sigurimi.

Me 21 qershor, z. de Brogniard, bashkė me shokėt e tij (pėrveē priftit malazez), u larguan nga Shkodra duke lundruar me njė barkė nga liqeni, tė pėrcjellė nga disa zotėrinj tė qytetit, tė cilėt me njė barkė tjetėr i shkonin nga prapa mjaft afėr barkės sė tyre. Mahmud Pasha kishte dhėnė urdhėr qė t'i ndiqte ata edhe me njė barkė tė tretė, nė tė cilėn ndodheshin oficeri i tij Hasani, njeriu mė i besueshėm i tij, Osman Agė Megjikuqi i Hotit, me dymbėdhjetė vetė tė armatosur, tė cilėt kishin urdhėr pėr t'i vrarė austriakėt. Hasani dhe hotiani i ftuan tė huajt pėr tė dalė nė breg, qė tė pushonin pak dhe tė lagnin gojėn me ndonjė pije. Sado qė malazezi, Ilija Vojvodiē e kuptonte kėtė ftesė si njė pusi tradhtie, z. de Brogniard pranoi qė t'i afrohej bregut dhe tė ulej nė tokė, nė bregun perėndimor tė liqenit, afėr fshatit mysliman Muriq.

Osman Aga i dha dorėn malazezit Vojvodiē dhe me tjetrėn i jepte pėr tė bėrė duhan. Si e pengoi kėshtu nė tė dyja duart, kapadainjtė e Pashait i ranė me dy plumba pas shpine; me dy tjera pėrmbysėn kapedanin Perneth dhe pesė herė e qėlluan togerin Schönpflung, i cili edhe pse me pesė plagė nė trup, ia arriti tė kapte njė pushkė dhe me e vra njėrin nga kėto katilė. Z. de Brogniard e shqyen nė grykė. U prenė tė katėr kokat e tyre dhe Mahmud Pasha ia dėrgoi vezirit tė Rumelisė, pėr t'i treguar atij se sa besnik ishte ai pėr ēėshtjet e Turqisė. Trupat e tyre u ruajtėn se mos shkonte ndokush nga fshatrat e krishtera pėr t'i varrosur. Mahmud Pasha i kėrkoi Vlladikės sė Malit tė Zi edhe kokėn e komandantit Vukasoviē, por ai nuk ia dha. Vukasoviēi, duke parė se as nė Malin e Zi nuk mund tė bėhej punė, u kthye nė Austri, nė shtator tė vitit 1788.

Mahmud Pasha, pėr t'i hyrė nė qejf Sulltanit, doli me ushtritė e tij nė Bihaē, Bosnje, pėr tė luftuar kundėr armatės sė Perandorit, e cila i kishte pushtuar ato vise. Sulltani kėsaj here, me anė tė njė kapixhibashi, i dėrgoi atij emėrimin si Vezir.

(1) Revue d'Archéologie d'art et des sciences appliquées en Albanie et dans Balkans. N. II. Année MCMXXVII. - Ed. - Bestetti - Milano - Roma - A Paris, Chez Éd. Champion, 5 Quai Malaquais.
(2) Theodore Ippenn ka qenė konsulli i Perandorisė sė Austro-Hungarisė nė Shkodėr, nė vitet 1897 - 1903. Ka shkruar ndėr tjera librin "Shqipėria e Epėrme". Ka qenė konsulent i Konferencės sė ambasadorėve nė Londėr pėr vendosjen e kufinjve veriorė tė shtetit shqiptar.
(3) Njėri prej djemve tė rojės sė tij
(4) Porta e Lartė

| Prapa |