FAMILJET E MĖDHA: BUSHATLINJTĖ
Bushatlinjtė janė ndėr fiset mė tė mėdha nė Shkodėr. Kjo familje feudale me origjinė shqiptare, njihet mjaft nė Shkodėr qė nė shekullin e XV, pėr traditėn e saj tė sundimit e ndikimit nė qytet e krahinė. Nga kjo familje e madhe shkodrane, qė mbas periudhės sė vezirėve e de ri nė dekata tė vona dolėn udhėheqės e prinjės tlė popullit, qoftė nė raste revoltash, qoftė ndėr beteja pėr mbrojtjen e atdheut. Hysen e Jusuf Begu, janė tė dy eksponentė tė kryengritjes popullore tė quajtur kryengritja e Hamz Kazazit nė vitin 1834, nipi i tyre Selimi i Tahir Begut mori pjesė aktive nė luftėn e Miletit dhe nė Lidhjen e Prizrenit. Reshit Begu, mori pjesė si prijės i ēetave shkodrane nė luftrat kundėr Malit tė Zi nė vitin 1876 dhe u dekorua pėr trimėrinė e tij. Beqir Begu i priu shkodranėve nė luftėn e Shpuzės, krahas Dasho Shkrelit.

Hafiz Sabri Bushati
Kėtyre burrave populli shqiptar u ka kėnduar kėngė trimėrie. Shaban Begu, djali i Ali Begut u shqua si luftėtar i Lidhjes sė Prizrenit, sikurse e tregon dhe kėnga e kalasė sė Tivarit , pasi ai ishte prijėsi i luftėtarėve shkodranė qė luftuan pr mbrojtjen e kėsaj kėshtjelle.Shaqir Begu, djali i Shabanit, kryesoi ēetėn shkodrane nė luftėn e Miletit, dhe luftoi trimėrisht nė Rrzhanicė krahas me Dedė Gjo Lulin, kundėr malazezėve. Xhemal Shaqir Bushati dhe Visho Bushati, dhanė kontributin e tyre si patriotė qė para shpelljes sė pavarėsisė, dhe mė vonė u zgjodhėn nga populli deputetė e anėtarė asambleje bashkiake. Nė skenėn e politikės shqiptare shfaqen Sylēo Begu (Bushati), nė luftėn e Koplikut dhe Maliq Bushati, deputet, ministėr e kryeministėr nė vitet 1941-1943. Kėtij fisi i takojnė dhe klerikėt e Njohur Haxhi Haliti, Molla Rrustemi dhe Haxhi Sabri Bushati. Dy oficierė tė njohur tė xhandarmarisė shqiptare nė vitet 1920-1924 kanė qenė Malo Begu, nėnkolonel, emigrant politik 1925-1939 dhe Hasan Begu. Nga familja e Bushatlinjve, gjatė luftės sė dytė botėrore ranė dėshmorė Nuri Bushati dhe Shyqyri Bushati. Pas ēlirimit pjestarė tė shquar tė kėsaj familjeje pėsuan persekutime nga mė tė rėndat. Pati shumė tė pushkatuar, tė burgosur, internaur dhe arratisur. Janė pushkatuar Sylēo Bushati (Begu), Maliq Bushati dhe Qazim Bushati. Janė dėnuar 15 veta, si Myfti Myrto Bushati, Sheuki Bushati, Met Bushati, Maliq Xhemal Bushati, Refik Bushati, Haki Bushati, Ahmet Emin Bushati, Myfit Qamil Bushati, etj., janė internuar Hamdi e Fadil Bushati, ndėrsa janė arratisur 6 veta, Xhelal, Enver, Mustafa, Irfan, Njazi Bushati.

Ish-shtepia e Reshit Bej Bushatit
Historia e familjes mė tė mėdhe dhe mė tė njohur tė Shkodrės asaj tė Bushatlinjve
Prejardhja e Bushatlinjve lidhet ngushtė me emrin Bushat, njė fshtat shumė i hershėm i Shkodrės qė ndeshet nė dokumenta qė nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVII. Origjina e kėsaj familjeje tė vjetėr feudale shqiptare ėshtė nė fshatin Bushat tė Shkodrės, dhe ajo kishte autoritet privilegje qė nė shekullin e XV, tė periudhės sė para pushtimit osman. Pema gjenealogjike e Bushatlinjve ėshtė mjaft e dendur dhe ka 5 degė kryesore, nė dukje tė pavarura nga njėra tjetra, dhe ku njė pjesė e saj ėshtė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1927 nė numrin 12 tė revistės Dituria, nga njėri prej pinjollėve tė kėsaj familjeje, Hamdi Bushati. Kjo pemė e pjesshme ėshtė nxjerrė nga pema e pėrgjithshme, qė qarkullonte nė disa familje Bushatlinjsh. Pavarėsisht pretendimeve tė disa stusiuesve sllavė pėr ta nxjerrė kėtė familje me origjinė sllave, asnjėherė kjo nuk ėshtė vėrtetuar dhe ėshtė fakt i njohur qė tė gjithė studiuesit e mirėfilltė turq dhe shqiptarė e kanė vėrtetuar se kjo familje ishte shqiptare, me saraje nė Bushat e qė mė vonė pėr vetė rolin e vendin qė zuri nė histori, u vendos nė kryeqendrėn e veriut nė Shkodėr. Nė historinė tonė kombėtare, tema e Bushatlinjve tė Shkodrės zė me rėndėsi pėr faktin se ato drejtuan pėr 75 vjet Pashallekun e Shkodrės qė u dallua pėr tendencėn pėr autonomi dhe shkėputje nga Turqia si dhe zhvillimin ekonomik e kulturor pozitiv qė pati. Sundimi i tyre i pėrket fazės sė dytė tė administrimit tė Shkodrės nga Turqia, nė vitet 1757-1831, e qė historiogrfia e quan periudha e sundimit tė pashallekut tė Shkodrės. Pėr Bushatlinjtė ka tė dhėna tė shumta gojore, tė dhėna biblografike dhe dokumentacion autentik si nė gjuhėn shqipe ashtu dhe nė turqisht. Themeluesi i dinastisė sė Bushatlinjve ėshtė Mehmet Pashė Palku, me tė cilin fillon njė periudhė e mirė stabiliteti, me faljen e gjaqeve, bshkimin e Shkodrės me Malėsinė e Madhe e Mirditėn, zgjerimin e kufijve deri nė Pejė dhe nė Jug deri nė Elbasan. Nė kėtė periudhė bie nė sy politika e tij drejt shkėputjes nga Turqia. Zhvillimi ekonomik, toleranca fetare, mirėkuptimi e lidhjet pėr bashkim i jepnin forcė kėtij pashalleku, aq mė tepėr kur nė politikėn e jashtme ruhej njė farė ekuilibri, kurdoherė nė interes tė vendit. Ai u bė sundimtar i Shkodrės nė vitin 1757 dhe me tė filloi njė periudhė e re sundim iku bie nė sy ringjallja e dėshirės sė shqiptareėve pėr tu shkėputur nga Turqia.

Xhemal Bushati - ministėr nė qeverinė e Nolit, deputet
Mehmet Pashė Bushatliu ėshtė i pari pasha shqiptar qė nė gjysmėn e shekullit tė XVIII, do tė ngrejė flamurin e krengritjes ndaj Turqisė. Kjo do tė bėjė qė Bushatlinjtė tė hyjnė nė historiograinė botėrore. Me Mehmet Pashė Plakun (Bushatliu) nis periudha mė e shkėlqyer e dinastisė sė Bushtlinjve qė zgjati rreth 100 vjet deri me kapitullimine Mustafa Pashės, vezir i fundit i tyre. Gjatė sundimit tė tij afro 20 vjeēar si ishte vezir i sanxhakut tė Shkodrės dhe u bė i njohur nė historiografinė shqiptare dhe atė tė huaj pėr aftėsitė e tij si ushtarak e administrator. Fillimisht ndoqi njė politikė elastike ndaj Turqisė dhe pas fuqizimit tėtij filloi tė mos respektonte detyrimet ndaj Portės sė Lartė, e cila nė vitin 1775 e helmoi tinėzisht. Sipas historianėve ai pati merita se ishte i pari qė hapi shtigjet e njė modeli tė ri vetsundimi, ngriti flamurin e mosbindjes ndaj urdhėresave sulltanore me qėllim shkėputjen, duke patur guximin tė deklarohej si autonom nė qeverisjen e vendit. Mehmet Pashė Bushatliu ndihmoi nė bashkimin e qytetarėve tėpėrēarė tė Shkodrės nga konfliktet e feudalėve paraardhės si dhe nė harmoninė bashkėfetare, duke siguruar bashkėpunimine tyre nė planin politik, administrativ e shoqėror. Nė vitin 1773, ndėrtoi Xhaminė e Plumbit sipas stilit tė xhamive tė Stambollit, objekt ky qė aktualisht ėshtė monument kulture, njė ndėr mė tė bukurit qė ka Shkodra, por funksionon dhe si vend lutjesh. Pasardhėsi i tij Mustafa Pasha, ishte djali i madh i Mehmetit dhe luante rol tė rėndėsishėm nė administrimine brendshėm tė pashallekut. Porta e Lartė nuk e njohu snjėherė atė tė sundimtar tė Shkodrės, e pėrdori ndėr shėrbime luftarake dhe nė vitin 1779 ra viktimė e njė helmimi nga ana e Sulltanit, qė ushqente urrejtje ndaj Bushatlinjve. Pas tij, pashalleku i Shkodrės drejtohet nga ajo qė historianėt e kanė qujatur figurėn kryesore Kara Mahmut Pasha. Trimėritė e Kara Mahmut Pashė Bushatliut janė trashėguar nė legjenda, kėngė e rrėfime tė popullit nė breza, por pozitive nė periudhėn e sundimit tė tij mbeten dėshira e puna pėr bashkim, toleranca fetare, politika e jashtme aktive qė ai ndoqi dhe pėr tė cilat ekzistojnė dokumenta e botime sllave, turke, italiane, gjermane, austriake. Ai punoi pėr krijimin e njė konfederate ilirike, kryetar i sė cilės u zgjodh. Kara Mahmut Pashė Bushatliu u emėrua nga Porta e Lartė si vezir i Shkodrės. Efektivisht ai e ka sunduar Shkodrėsn nga viti 1775, por sipat tė dhėnave tė historianit turik A. Xhevdet, ai u njoh zyrtarisht si sundimatar i Shkodfrės nė vitret 1779-1780. Mbėshteur nė arkivin e Venedikut, autori S. Naēi si vit tė zyrtarizimit tė Kara Mahmutit, jep vitin 1778.

Kara Mahmut Bushatliu - pikturė
Zgjerimi ndikimit tė tij, bėri qė Turqia ti hiqte emėrimine vezirit dhe tė dėrgonte disa herė ushtri ndėshkuese ndaj tij. Me synimin qė tė shkėputej nga Tuirqia ai hyri nė kontakte me oborret perandorake tė Rusisė dhe Austrisė. Synimi ambicioz i tij ishte tė bėhej sundimtar i gjithė Shqiprėsė, duke pasuar Gjergj Kastriotin. Me kėtė synim ai organizoi nj kuvend nė Podgoricė, nė mars 1786 me qėllim bashkimin e forcave qė do tė luftonin kundėr Turqisė dhe krijimin e Konfederatės Ilirike. Vritet mė 22 shtator nė afėrsi tė fshtit Kruz nė luftė me malazezėt. Koka e tij u nda nga trupi dhe u depozitua nė kuvendin e Cetinės, ndėrsa thuhet se austriakėt, gjatė luftės sė parė botėrore mė 1914, kur pushtuan Cetinėn e morėn kokėn e Kara Mahmutit dhe e vendosėn nė muzeun e Vjenės. Vdekja e tij i gėzoi mjaft malazeztė, tė cilt shihnin tek Kara Mahmut Bushatliu njė pengesė tė pakėpėrcyeshme pėr pushtimin etokave shqiptare. Sukseset qė ai arriti nė fuqizimin e pashallekut tė Shkodrės gjatė 21 viteve qė e udhėhoqi lidhen me aftėsitė e talentin e tij dhe me mbėshtetjen qė siguroi nga shtresa tė ndryshme tė shoqėrisė si feudalė, tregtarė, zejtarė, malėsorė. Ai diti tė shfrytėzonte momente kritike nė qeverinė osmane pėr tė forcuar pozitat e tij brenda pashallekut. Ndoqi njė politikė tė urtė sociale, ekonomike, juridike e arsimore. Pas vdekjes sė Kara Mahmutit, pashallekun e drejtoi vėllai i tij Ibrahim Pashė Bushatliu. Historiografėt osmanė e paraqesin Ibrahim Pashėn si njė sundimtar tė bindur ndaj Turqisė qė nuk veproi si paraardhėsit e tij duke u rebeluar hrė pas here ndaj Portės sė Lartė. Vdiq nė vitin 1809. Mehmet Pashė Bushatliu ishte njė tjetėr pinjoll i kėsaj familje qė nė vitin 1825, kgėzonte mjaft pėrkrahje nė fshatra e malėsi. U vra me atentat nė pabesi Mustafa Pashė Bushatliu drejtoi nė vitet 1810 - 1831. Ai vdiq nė Medinė nė vitin 1860. Populli ka ruajtur e pėrcjellė mjaft dėshmi, gojėdhėna e anekdota qė lidhen me sundimin e Bushtlinjve dhe pėrfaqėsuesve mė tė njohur tė tyre. Pashalleku i Shkodrės ishte njė formacion poitik qė bashkoi njė pjesė tė madhe tė Shqipėrisė veriore, u krijua 20 vjet para atij tė Janinės dhe jetoi 10 vjet mė shumė se ai. Gjatė 75 vjetėve tė ekzistencės sė vet, (1757- 1831) ai u qeveris pa ndėrprerje prej 5 pėrfaqėsuesve tė familjes s fuqishme feudale tė Bushatlinjve tė Shkodrės.

Ura e Vezirit nė hyrje tė Kukėsit tė vjetėr, ndėrtuar nga Bushatlinjtė
Periudha e parė e ekzistencės sė kėtij pashalleku pėrfshin sundimin e Mehmet Pashė Plakut dhe dy djemve tė tij, Mustafa Pashės dhe Kara Mahmut Pashės. Gjatė periudhės sė dytė, ku shėnohet dhe rėnia e tij, sunduan dy vezirėt Bushtlinj, Ibrahim Pasha dhe djali i nipit tė tij Mustafa Pasha. Disa nga vlerėsimet e historianėve pėr periudhė e pashallekut tė Shkodrės: "Kara Mahmut Pashė Bushatliu ėshtėfigura mė e shquar e Bushtlinjve dhe njė nga figurat mė tė forta qė ka nxjerrė Shqipėria gjatė sundimit turk. Me vrasjen e tij, e humbi dhe Shqipėria njė farė shprese pėr tu bėrė autonome dhe e pavarur" (Abaz Ermennji, 1996). "Pashalleku u Shkodrės u bė bėrthama e shtetit tė ardhshėm shqiptar, pėr tė cilin nė fund tė dundit bėhej njė luftė ēlirimtare. Sundimi i Bushatlinjv ka njė rėndėsi tė veēantė historike jo vetėm nė kuadrin lokal, por dhe nė atė kombėtar. Nuk ėshtė e rastit qė kujtimi tyre u ruajt nė kujtesėn e popullite nė gojėne popullit si periudhė lufte ēlirimtare dhe si e tillė, ndikoi thellė edhe nė rilindasit, nė ideologėt e lėvizjes kombėtare tė mėvonshme" (Prof. Dr. Stavri Naēi, Pashalleku i Shkodrės, 1964.) "Shqiptarėt e kanė dashur Kara Mahmutin. Talenti i tij, trimėria e tij pasuria e tij dhe bindje e popullit qė sundonte, knė treguar pavarėsinė e tij tė vėrtetė" (Konsulli Francez nė Raguzė, 23 tetor 1796). "Kara Mahmut Bushtliu trashėgoi pushtetin e paraardhėsve tė tij, babasė e vėllasė tė helmuar nga agjentėt e Stambollit, dhe e bėri emrin e tij tė tmerrshėm pėr grekėt, sllavėt e turqit" (A. Galanti, albanolog italian, 1901). Degėzimet e Bushatlinjve janė pesė dhe kėtej kanė rrjehur trashigimtarė tė tyre qė vijnė deri sot. Hamdi Bushati, Mėsues i Popullit ka bėrė njė studim tė plotė tė hiastorisė sė Bushatlinjve, bazuar nė dokumetacion e bibliografi mjaft tė pasur dhe qė mė tej ėshtė pasuruar nga djali i tij Nexhmi Bushati, Mėsues i Merituar. Vepra Bushatlinjė parqet nė mėnyrė tė plotė e tė detajuar historinė e kėsaj familjeje, qė ėshtė padyshim familja mė e madhe nė Shkodėr. Prania e Bushatlinjve nė jetėn politike e shoqėrore jo vetėm tė Shkodrės por tė gjithė vendit vazhdon tė jetė aktive dhe pas rėnies sė pashallekut. Pasardhėsit e tyre nuk e humbėn asnjėherė influencėn qė kishin nė popull dhe nė qarqet politike e shoėqrore. Nė vitin 1834, Bushatlinjtė janė aktivė nė luftėn e quajtur Kryengritja e Hamz Kazazit, si dhe administrator tė qytetit tė Shkodrės, me pėrfaqėsues tė tyre Isuf e Hysen Begun (Bushati). Duke i referuar monografisė Bushtlinjtė si dhe dėshmive e shėnimeve qė sjell botuesi i saj, Mėsuesi i Merituar Nexhmi Hamdi Bushati, mė 1878, Bushatlinjtė pėrfaqėsohen nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit me Selim Tahir Begun (Bushati) i cili ėshtė delegat, ndėrsa Ali Begu (Bushati) ishte drejtues i ushtrive vullnetare nė mbrojtje tė tokave shqiptare nga copėtimi. Nė njė studim tė historianit italian Xhino Berri, pėrmendet njė dolument i konsullit austriak Lippih i cili njofton ministrin e tij tė jashtėm pėr krijimin e njė partie muhemedane nė Shkodėr. "Nė Shkodėr ekziston njė parti e ashtuquajtur muhamedane, e cila sikurse ju kam njoftuar, mban lidhje me konsullatėn italiane si miqtė e saj katolikė. Shumica e muhemedanėve qė bėjnė pjesė nė kėtė parti, rrjedhin nga familja e Bushtlinjve ose tė afėrmit e tyre, fisi mė i vjetėr nė Shkodėr, si Reshit Beu, Selim Beu, Shaban Beu etj. Ky i fundit mori pjesė nė luftėn e Tivarit dhe pas kthimit ka kėrkuar mbėshtetjen e Italisė dhe tė Fuqive tė Mėdha pėr tė penguar pushtimin e vendit nga Mali i Zi. Pėr kėtė kanė hartuar njė peticion tė firmosur nga muhamedanė e katolikė". (Doc, arkivi i muzeut tė Shkodrės).

Qazim Bushati, pushkatuar nga komunistėt
Djali i tij Shaqir Beu mori pjesė nė komandėn e trupave shqiptare nė betejėn e urės sė Rrzhanicės, betejė kjo e pėrjetėsuar nga At Gjergj Fishta tek "Lahuta e Malcisė". Kėtu Shaqir Beu luftoi krah Dedė Gjo Lulit. Tė tjerė Bushtlinjė tė njohur nė kėtė kohė janė dhe Haxhi Beu, anėtar i gjykatės nė vitin 1802 dhe Hasan Bejtullah Beu, anėtar i kėshillit administrativ nė vitin 1862.Pėrfaqėsuesit e Bushatlinjve qenė aktivė nė luftėn politike apo dhe atė tė armatosur, pėr tė penguar me ēdo kusht copėtimine trojeve shqiptare. Shaqir Beg Bushati ėshtė kryetar bashkie nė Shkodėr nė vitin 1908 de deputet. Xhemal Shaqir Bushati merr pjesė nė dy luftra pėr mbrojtjen e Shkodrės, mė 1912- 1913 dhe 1920. Ai shfaqet dhe nė jetėn politike si pėrfaqėsues i Shkodrės nė takimin e Bushatit, ku sė bashlku me pėrfqėsues tė qeverisė, klerit e popullit, pėrgatitėn promemorjen dėrguar Konferencės sė Parisit, kundėr copėtimit tė tokave shqiptare. Xhemal Bushati ėshtė delegat nė kongresin e Lushnjes, nė zgjedhjet e vitit 1921 ėshtė deputet i Shkodrės, mė 1923 zgjidhet asambkeist dhe mė pas deputet. Nė qeverinė e Nolit ėshtė ministėr dhe mė pas me rikthimin eZogut arratiset dhe mė 1927 ėshtė pjestar i organizatės antizogiste "Bashkimi Kombėtar". Selim beu i Tahir Beut (shėnim: mbiemrin e kanė Bushati por Beu apo Pasha kanė qenė ofiqet e kohės me tė cilat njiheshin nga tė gjithė), ishte anėtar i kėshillit tė administratės pranė valilut, por mė 1869 u internua pasi nuk pranonte diskriminimin qė i bėhej Shkodrės.Ishte anėtar i degės sė lidhjes sė Prizrenit pėr Shkodrėn, dhe pjestar i delegacionit shkodran nė mbeldhen e parė tė Lidhjes sė Prizrenit.Mė 1894 ishte anėtar i gjyktores sė apelit, ndėrsa mė 1897 me maturi e prestigj arriti tė ishte ndėr faktorėt kryesorė pėr parandalimin e njė vėllavrasjeje ndėrfetare nė Shkodėr. Nė luftėn e Koplikut shquhet Ahmet Salo Bushati, i cili me ushtarėt vullnetarė qė drejtonte luftoi nė kodrėn e Mosketit. Hasan Bej Bushati ėshtė aktiv nė luftėn kundėr serbėve. Muharrem Bej Bushati do tė nėnshkruante i pari nė memorandumin e Lekėve tė Malėsisė nė vitin 1911 i dalur nga mbledhja e Cetinės, memorandum qė pėrmbanrte 5 kushtet qė kryengritėsit i vinin Stambolluit, duke i paraprirė Memorandumit tė Gėrēes. Pas Muherrem BEJ Bushatit knė nėsshkruar Isa Boletini, Dedė Gjo Luli, Mehmet Shepndi etj. Tjetėr pėrfaqėsues i shquar i kėsaj familjeje ėshtė Sylēo Beg Bushati. Nė vitin 1913 ai kundėrshon Esat Pashė Toptnin pėr dorėzimin e Shkodrės, madje sipas historianit italian G. Berri, Sylēo Begu i afroi Esat Pashės 100 lopė, pasi ai pretendonte se qyteti uhej dorėzuar se nuk kishte ushqime. Sylēo Begu ishte protagonist i lėvizjeve politike e shoqėrore, ku nė vite 1914-1915 ėshtė anėtar i komisionit aministrativ tė Shkodrės. Ai ishte zėvendėsprefekt nė kohėn e Zogut. Mori pjesė si drejtues nė Luftėn Koplikut. Udhėhoqi xhandarmarinė nė kohėn e Zogut por nė mėnyrė demostrarive refuzoi rekrutimin e milicisė shqiptare. Nė vitin 1943, djali i tij krijoi njė ēetė nacionaliste. Pas dėshtimit tė konfrencės sė Mukjes reshtohet nė kampin antikomunist nė Bllokun Indipendent, me qėllim lidhjen me aleatėt anglezė.

Xhamia e Plumbit e ngritur nga Mehmet Pashe Bushatliu
Me ēlirimin e Shqipėrisė fshihet dhe refuzon tė largohet nga Shqipėria, pasi duke qenė i moshuar nuk donte tė vdiste larg atdheut. Duke e ditur se komunistėt do tė ndėshkonin ato qė e strehonin dhe e fshihnin, Sylēo Beg Bushati, ai largohet nga vendi ku qėndronte dhe drejtohet pėr tu ndalur tek rrėnojat e pabanuara tė ish shtėpisė sė vėllait sė tij, ku nuk shkelte njeri dhe askush nuk do kishte pasoja. Sipas pėrshkrimit tė bėrė nga Ahmet Bushati, Sylēo Begu i nis njė natė dimri pėr tė vdekur urie apo tė ftohtit, nė shtėpinė e vėllasė sė tij tė vogėl, e rrėnuar 2 muaj mė parė nga shpėrthimi i municioneve, nė livadhin me emrin e tij. Aty u kap nga komunistėt, ku nuk mundi tė rezistojė dhe pse ishte i armatosur me njė nagant, por i ishte ngrirė dora. Pushkatohet me 21 shkurt 1945 sė bashku me Dom Lazėr Shantojėn. Pasardhės tė Sylēo Beg Busahtit dhe qė u morėn me politikė ishte djali i tij i dytė Xhelal Busahti qė nė vitin 1943 kishte formuar ēetėn bnacionaliste tė Postrribės. Ai u arratis nga Shqipėria. Myfit Myrto Bushati ishte nipi i Sylēo Begut. Myfit Bushati rreshtohet me Ballin Kombėtar por strehon dhe ndihmon dhe aktivistė tė lėvizjes nacional ēlirimtare. Nė operacionin represiv komunist tė Shefqet Peēit e Mehmet Shehut nė Shkodėr, nė 1944-1945, u arrestua dhe u dėnua me 30 vjet burgim. Djali i tij Astrit Bushati ėshtė deputet i kuvendit tė Shqipėrisė qė nga viti 2001 e nė vazhdim. Njė tjetėr figurė tipike pėrfaqėsuese e familjes sė madhe tė Bushatlinjve ėshtė dhe Maliq Bushati, njė ndėr personalitete politike tė shtetit shqiptar tė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Bėn pjesė mė 1914 nė Lidhejn Kombėtare dhe ndiqej nga malazezėt. Mė 1921 ėshtė deputet i Shkodrės dhe rreshtohet me Partinė Popullore. Deri nė vitin 1937 ėshtė vazhdimisht deputet. Sė bashku me Sylēo Beg Bushatin, sipas dokumentave tė kohės, nuk morėn pjesė nė asamblenė kushtetuese dhe paraqitjen e kurorės mbretėrore, mbretit tė Italisė.

Sylēo Begu dhe Maliq Bushati (me kostum kombėtar), duke shkuar tek Zogu
Nė qevernė e Sehfqet Vėrlacit, Maliq Bushati ka qenė ministėr i brendshėm. Nė qeverinė e Mustafa Krujės do tė jetė ministėr i shtetit. Mė 17 shkurt 1943, Maliq Bushati ėshtė kryeministėr i Shqipėrisė, post tė cilin e mbajti pėr dy juaj derisa dha dorėheqjen. Gjatė kohės qė ishte kreministėr, dhe pse vendi ishte i pushtuar tregoi disa shenja tė pavarėsisė siē ishin heqja nga flamuri shqiptar i simboleve tė fashizmit, krijimi i doganave dhe xhandarmarisė shqiptare etj. U arrestua nga komunstėt dhe gjatė gjyqit ushtarak me akuzėn e kriminelit tė luftės, sipas dokumentave dolėn fakte se gjatė periudhės qė Maliq Bushati drejtonte qeverrinė kishte kundėrshtuar hapur italianėt pėr intrenimet e tė burgosurve. Nė fundin e vitit 1944 pati njė riaktivizim tė tij nė politikė duke u pėrpjekur tė hynte nė lidheje me aletatė anglo-amerikanė. Komunistėt e kapin me tradhti aty ku fshihej, ndėrsa lante fytyrėn, pa patur mundėsi tė reagonte me armė. Pushaktohet nė shkurt tė vitti 1946 sė bashku me Padėr Anton Harapin dhe Lef Mosin. Pasardhės tė tij pėsuan persekutim politik me burgim e internim si vėllezėrit Fadili, Hakiu, etj. Nga Bushatlinjtė pati familje qė e pėrkrahėn dhe u vunė totalisht nė dispozicion tė luftės partizane. Shefqet Bej Bushati vuri gjithēka nė shėrbim tė luftės dhe shtėpinė ia dogjėn gjermanėt. Djali itij Sytkiu u plagos gjatė njė shkėmbimi zjarri me policėt e kuesturės, ishte efektiv i batalionit partizan "Perlat Rexhepi" dhe mori pjesė nė luftėn e Reēit. Mė pas ka qenė njė mjek mjaft i njohur i sėmundjeve infektive dhe pedagog nė fakultetin e mjekėsisė. Sami Shefqet Bushati ishte njė tjetėr pjestar i kėsaj familjeje qė mori pjesė aktive nė formacionet partizane, si dhe punoi si ushtarak i lartė me gradėn Kolonel, nga ku doli nė lirim. Po kėshtu familja e Hamza Mhmet Bushatit u pėrfshi nė luftėn partizane, ku morėn pjesė vėllezėrit e Hmazasė, Asimi e Aliu por dhe djemtė e tij, Samiu, Mit'hati e Nuriu si dhe kushėrijtė e tyre Feridi e Muharremi. Nuri Hamza Bushati, ėshtė dėshmor i atdheut. Pasi doli partizan dhe mori pjesė nė luftėn e Reēit e tė Vorfės, u arrestua dhe internua nė kampin e pėrqendrimtinazist nė Prishtinė ku dhe u ekzekutua.

Shaqir Bej Bushati, luftėtar me Ded Gjo Lulin
Sulejman Hamza Bushati, ka qenė kryetar i komitetit ekzekutiv tė kėshillit popullor tė rrethit tė Shkodrės, nė vitet 1970-1974, me arsim tė lartė. Mė pas ka qenė sekretar i parė i komitetit tė PPSH nė Shkodėr, Kukės e Lushnje, ndėrsa ka punuar nė drejtorinė ebujqėsisė pranė komitetit qendror tė PPSH deri nė vitin 1991. Dhe familja e Xheladin Mehmet Busahtit dhe kontribut nė luftėn partoizane ku djali i dytė Shyqyri Bushati do tė pushkatohej nga gjermanėt nė Prishtinė, bashkė me djalin e xhaxhasė sė tij Riza Bushatin, ashtu si dhe Nuri Bushati. Vėllai i Shyqyri Bushati, Sait Bushati ka qenė sekretar i parė i qarkorit tė rinisė pėr Shkodrėn, dhe sekretar i parė i PPSH nė Pukė, Durrės, Gjirokastėr, Elbasan e Lezhė. Djali i madh i Sait Bushatit, Petrit Bushati, ėshtė figurė publike nė fushėn e diplomacisė duke punuar pranė ambsadės shqiptare nė Austri nė vitet 1984-1987, pranė ATSH-sė, mė 1988 ėshtė ambasador nė Suedi, mė 1991- 1993 drejtor drejtorie nė ministrinė e jashtme, mė 1997 ambasador i Shqipėrisė nė SHBA, mė 2001 nė Kanada, e mė pas ambasador nė Beograd. Ka kryesuar delegacione shqiptare pranėorganizmave ndėrkombėtarė. Ndėr Bushatlinjtė, ka dhe figura tė shquara fetare e juridike, tė njohur pėr personalitetin e tyre dhe respektin qė gėzonin nė popull. Tė tillė janė Molla Rrustem Bushati, qė mori pjesė me armė nė luftėn pėr mbrojtjen e Shkodrės. Vėllai i tij Riza Busahti do tė arsimohej pėr jurist nė Stamboll dhe punonte si pėrmarues nė gjykatėne Shkodrės, nė vitet 20-tė. Molla Zenel Bushati ishte njė tjetėr klerik i kėsaj familjeje. Djali li i tij Qazim Bushati, gjithmonė duke iu referuar monografisė sė shkruar nga Hamdi Busahti dhe plotėsuiar nga Nexhmi Bushati, do tė pushkatohej nė vitin 1945 nga komunistėt, pasi mori mbi vehte pėrgjegjėsitė e strehimit tė Sylēo Beg Bushatit, me qėllim qė tė shpėtonte tre vėllezėrit e tjerė. Hafiz Halit Bushati ishte personalitet i njohur fetar, qė ushtronte dhe detyrėn e juristit. Djali i tij Hysni Bushati u arsimua dhe punoi si mėsues besimi. Bushatlinjtė njihen si ndėr intelektualkėt mė tė shquar nė Shkodėr. Nga kjo familje e madhe numėrohen 88 mėsues e pedagogė, 15 mjekė, 74 tė diplomuar me shkollė tė lartė nė degė tė ndryshme. Po kėshtu kėsaj familjeje tė madhe e me tradita nė Shkodėr ka 17 sportistė si atletė, futbollistė, volejbollistė, boksierė, bsketbollistė etj. Ndėr mėsuesit e kėsaj familjeje, vend tė veēantė zė Mėsuesi i Popullit Hamdi Bushati dhe djali i tij, Mėsuesi i Merituar Nexhmi Bushati.

Hamdi Bushati - mėsues i popullit
Hamdi Bushati ėshtė njė ndėr personalitet mė tė shquara tė arsimit shqiptar, i njohur dhe pėr aktivitetin e tij produktiv si historian, grumbullues e studiues folklori. I mėkuar me dashurinė pėr atdheun dhe qytetin e tij tė lindjes, me punėn e dijen, ai qė nė moshė tė re u formua si intelektual duke studiuar nė shkollat mė tė njohura tė Shkodrės dhe jashtė saj, nė Romė e Paris, ai arriti njė profeksionim tė elementėve kryesore tė shkencave tė ndryshme. Pėrveē kontributit tė tij tė madh nė fushėn e arsimit shqiptar, ai studion nė mėnyrė audodidakte, grumbullon dhe gėrmon nė arkiva tė ndryshėm, dėshifron dorėshkrime tė vjetra, pėrkthen documenta, mbledh fakte e dėshmi verbale nga pjesėmarrės nė ngjarje tė ndryshme. Zotėrimi prej tij mjaft mirė i turqishtes sė vjetėr, por dhe i asaj tė resė, i italishtes e frėngjishtes, si dhe njohja e mirė e arabishtes e gjermanishtes, i dha mundėsi tė njihej me botimet e huaja pėr historinė kombėtarer e lokale. Tepėr aktiv nė punėn kėrkimore, dhe i ngazhuar nė jetėn intelektuale tė elitės sė qytetit tė Shkodrės, Hamdi Bushati jep njė kontribut tė madh si mėsues, historian, pėrkthyes, e studiues. Si mėsues dhe drejtues shkolle ai shquhet pėr pėrgatitjen me pėrkushtim tė brezave tė tėrė nxėnėsish, hartimin e mjaft teksteve shkollore dhe studimin e historisė sė shkollės dhe mendimit pedagogjik shqiptar. Si historian, ai boton nėpėr organet e shtypit tė kohės, artikuj e studime si "Gjenealogjia e Bushatlinjve", botuar nė rvistėn "Dituria", punimin "Lufta e Miletit" tė botuar nė vitin 1928 nė "Kalendari Kombiar", e mjaft studime e punime tė tjera qė u pėrfshinė mė pas nė kryeveprėn e tij "Shkodra dhe Motet". Si pėrkthyes ai pėrveē dokumenteve tėshumta nė turqisht, si dhe mbishkrimeve mbi objekte kulti, pėrktheu dhe vepra tė plota siē janė" Fjalori Historik" dhe "Fjalori Etnografik" nga "Enciklopedia" e Sami Frashėrit, "Psikologjia" e Hasan Tahsinit, "Xhibali" e J. Davvenport, "Mbrojta e Shkodrės "nga Nazif-Karamentin etj. Ai pasuroi bibliotekėn e tij personale me vepra tė larmishme si fjalorė, gramatika e manuale gjuhėsore tė gjuhėve qė njihte, me vepra latrare e historike, me krijime folklorike etj. Vepra e tij kryesore "SHKODRA DHE MOTET", me dy vėllime dhe njė suplement shtesė e botuar nė vitin ė 1998 ėshtė unitale nė llojin e vet dhe i shėrben brezave. Ndėrsa nė vitin 2003 u botua vepra tjetėr historike e Hamdi Bushatit, "Bushatlinjtė". Vepra "Shkodra dhe motet" e "Mėsuesit tė Popullit" Hamdi Bushati, ėshtė njė vepėr enciklopedike qė tregon mė sė miri madhėshtinė e qytetit tė Shkodrės, vlerat e tij historike e kulturore, figurat e bijtė e tij tė ndritura. Ajo ėshtė enciklopedia mė e plotė e botuar apo dhe e shkruar deri tani, pėr qytetin e lashtė tė Rozafės. Nė rreth 1500 faqet e dy vėllimeve, pėr tė cilat autori punoi gati 60 vjet dhe qė u arrit tė botohet 15 vjet pas vdekjes sė tij, nėn kujdesin e djalit tė tij Nexhmi Bushati, pasqyrohet mė sė miri madhėshtia e kėtij qyteti, familjet shkodrane, niveli ekonomik, kulturor, arsimor, i tyre, zakonet e doket, istoria e figurat e saj. Nė faqet e kėsaj vepre, autori jep shumė gjėra pėr qytetin e tij. Historia, shtrirja gjeografike, humori, tė dhėna topografie, arkeologjike, etnografie, urbanistike, sociologjike, gjuhėsore etj. Mė 1945, Hamdi Bushati burgoset politikisht por i jepet pafajėsia. Mė 1950 largohet nga arsimi e punon si punėtor krahu. Mė 1954-1960 internohet politikisht. Nė vitet 1960- 1983 i kushtohet punės shkencore por i mohohet pensioni. Vepra e tij shkencore e historike u bootua pas ardhjes sė demokracisė nga djali i tij Nexhmi Bushati, i cili e pasuroi me tė dhėna tė tjera gjithēa kishte ruajtur e trashėguar nga babai i tij. Aktualisht, parasrdhės tė Bushatlinjve ndodhen tė shpėrndarė nė tė gjithė botėn, jo vetėm nė Evropė, por dhe nė Afrikė, Australi, Shba e Azi. Nė Shkodėr janė rreth 180 familje qė i pėrkasin trungut tė Bushatlinjve. Gjatė gjithė periudhave historike, Busahtlinjtė kanė dhėnė kontribut tė madh pėr zhvillimin politk, ekonomik e shoqėror tė Shkodrės. Qė nė periudhat e hershme tė pashallekut tė tyre, ato ndėrtuan disa ura si mjete komunikimi siē janė ura e Mesit nė Postribė, Ura e Tamarės nė Kėlmend, Ura e Vezirit nė Kukės, Bexhisteni nė Shkodėr ku kishte me qindra njėsi tregtimi, Ura e Moraēės nė Mal tė Zi, Xhamia e Plumbit etj.
Pronat e Bushatlinjve
Sipas tė dhėnave historike qė pėrban monografia Bushatlinjtė, ato kanė qenė njė familje feudale e fuqishme qė gjatė periudhės sė sundimit tė pashallekut i zgjeroi mjaft pronat e saj. Nexhmi Bushati rrėfen pėr "Shekullin" se nė Bushat ka qenė shtėpia e madhe e pashallarėve, qė nė bazė tė fotografive ka qenė e vendosur tek njė oborr i madh, ku ndosheshin tre ēinarė tė mėdhenj. Ajo ndodhej nė buzė tė lumit Drin, nė krahuin e majtė tė rrugės drejt Tiranės. Sipas kronikanit turk E. Ēelepiu, kjo shtėpi ėshtė ngritur nė themel qė i takonin shekullit tė XV, dhe qė ishte vizituar prej tij (Ēelepiut) nė vitin 1641, ndėrsa Mehmet pashė Plaku kishte thėnė se e kishte trashėguar nga stėrgjyshi. Kjo shtėpi ka qenė dėshmitare e ngjarjeve tė mėdha historike. Kėshtu nė oborrin e saj u organizua festimi i madh popullor i vitit 1908, kur u shpall kushtetuta turke e Hyrjetit. Gjithashtu. mė 1919 aty u mbajt kuvendi i Bushatit, me pėrfaqėsues nga Malėsia e Madhe, Dukagjini, Postrriba, fshatrat e Nėnshkodrės, tė Zadrimės, Lezhės etj, dhe ku rreth 2000 burra i kėrkuan Konferencės sė Paqes nė Paris mos copėtimin eShqipėrisė. Kjo shtėpi u pat rikonstruktuar nė vitin 1869. Nė vitin 1912-1913, serbėt e dogjėn kėtė shtėpi por nuk i bėnė kėta me ēinarėt, Shtėpia u dogj dhe nė vitin 1924 nga qeveria e Nolit dhe u rindėrtua nė vitin 1930. Ajo ishte si pallat dhe ekzistencėn e saj e vėrteton dhe njė pohim i Frang Bardhit. Kjo shtėpi qendroi deri nė vitet 50-tė tė shekullit tė kaluar, kur u prenė ēinarėt, u shemb shtėpia dhe u kthye nė tokė arė sė bashku me xhaminė dhe varret. Shtėpi tjetėr e madhe e Bushatlinjve ishte dhe ajo qė u ndėrtua prej tyre rreth vitit 1873 nė qytet njė tjetėr banesė me pamjen e njė pallati, model pėr kohėn. Shtėpia shquhet edhe sot, (ėshtė monument kulture) pėr arkitekturėn e jashtme dhe gėshenjet artistike me dru. Mė 1881 ajo kaloi nė pronėsi tė njė familjeje tjetėr. Pronat e Bushatlinjve kanė qenė kryesisht nė fshat dhe me ligjin 7501, askush nuk ka mundur ti marrė pasi u janė ndarė tė tjerėve.
|