H I S T O R I
SHKODRANE


| Hyrje |

Rrėzimi i bustit tė Stalinit nė Shkodėr, mė 14 janar 1990
-- nga Dashnor Kaloēi, Gazeta Shqiptare

Dėshmia e bujshme e Gjergj Livadhit pėr demostratėn e 14 janarit 1990 nė Shkodėr. Kush ishin organizatorėt e saj, si i torturoi Zylyftar Ramizi me Ēapejev Taēin dhe pse u trondit Ramiz Alia?

HISTORI SHKODRANE
- Demonstrata e parė
- Persekutimi i kishės
- At Gjon Shllaku, heroi i katolicizimit
- Dom Mikel Koliqi, kardinali nderi i kombit
- At Pjetėr Meshkalla
"Ambasadori gjerman na nxiti nė '90 tė rrėzonim bustin e Stalinit"

Plot 13 vjet mė parė, nė paraditen e datės 14 janar tė vitit 1990, me mijra banorė tė qytetit tė Shkodrės u grumbulluan nė qėndėr tė qytetit dhe pėr disa orė me rradhė zhvilluan njė tubim proteste nė heshtje, i cili synonte rrėzimin e monumentit tė Stalinit qė ndodhej nė njė nga lulishtet e shesheve kryesore tė atij qyteti. Ajo demostratė masive e cila shėnonte dhe protestėn e parė antikomuniste pas mė shumė se gjysėm shekulli tė sundimit tė regjimit tė Enver Hoxhės, bėri bujė tė madhe brenda e jashtė vėndit duke u komentuar edhe nga shumė stacione tė huaja televizive nga mė prestigjozėt si ROJTER, RAI, BBC dhe Zėri i Amerikės. Po kushtu ajo demostratė e 14 janarit tė vitit 1990, tundi nga themelet udhėheqjen e lartė komuniste tė Shqipėrisė dhe personalisht Ramiz Alinė, i cili ia faturoi atė shėrbimeve tė huaja dhe kryesisht UDB jugosllave. Pėrveē organeve tė diktaturės qė Ramiz Alia vuri nė pėrdorim pėr shtypjen e asaj demostrate, ai mobilizoi edhe gjithė arsenalin e mjeteve tė propagandės qė dispononte regjimi i asaj kohe, duke thėnė se: "Nuk tundet Taraboshi nga era". Po kush ishin organizatorėt kryesorė tė asaj demostrate dhe kur u hodh ideja pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit nė atė qytet? Kush ishte personi qė u takua me ambasadorin gjerman nė paraditen e 11 janarit nė qėndėr tė qytetit tė Shkodrės dhe ēfarė u bisedua nė mes tyre nė lidhje me demostratėn e rrėzimin e bustit? Kush ishin intelektualėt shkodranė tė cilėve iu kėrkua tė mbanin njė fjalė rasti para demostratės dhe cila ishte pėrgjigjia e Dom Simon Jubanit? Si e mėsoi Sigurimi i Shtetit tė vėrtetėn pėr zhvillimin e demostratės dhe si i arrestoi tė gjithė organizatorėt e saj nė orėt e vona tė natės sė 13 janarit? Si u torturuan ata nė zyrėn e Kryetarit tė Degės sė Brendėshme tė Shkodrės, Ēapajev Taēi nė praninė e zv / Ministrit dhe Drejtorit tė Sigurimit, Zylyftar Ramizi? Ēfarė iu kėrkohej atyre gjatė hetuesisė dhe pėrse Kryetari i Gjyqit nė Tiranė, Shefqet Muēi, (mė pas Ministėr i Drejtėsisė) dha dėnime tepėr tė rėnda pėr dhjetė organizatorėt e demostratės? Pėrse ata tė dhjetė ishin tė fundit qė u liruan nga burgjet e regjimit komunist nė marsin e 1991 dhe cila ėshtė e vėrteta e vdekjes nė Austri, tė personit qė ishte takuar dhe biseduar me ambasadorin gjerman, tre ditė para demostratės nė 11 janarin e vitit 1990? Lidhur me kėto mistere dhe tė gjitha detajet e asaj demostrate, na njeh me intervistėn e tij ekskluzive pėr "Gazetėn", njėri nga organizatorėt kryesorė tė saj, 52-vjeēari Gjergj Livadhi.

Zoti Gjergj, a mund tė na thoni fillimisht diēka pėr familjen dhe tė kaluarėn tuaj. Kur keni lindur, ku keni banuar dhe ku keni punuar deri nė atė kohė qė u morėt me organizimin e demostratės sė 14 janarit tė 1990 nė Shkodėr?
"Unė kam lindur nė 27 prill tė vitit 1952 nė qytetin e Shkodrės. Babai im, Kol Beka nė vitet 1945-46 ka qenė nė mal si antikomunist me Gjergj Vatėn dhe nacionalistė tė tjerė tė asaj kohe. Nisur nga ky fakt, baba dhe ne si familje, shpirtėrisht nuk e kemi dashur regjimin komunist tė Enver Hoxhės, ndonėse nuk kemi pasur ndonjė persekucion prej tij. Ne kemi banuar nė lagjen Serreq tė Shkodrės dhe kemi qenė njė familje e varfėr qė kemi parė hesapin tonė. Nė vitin 1990 kur ndodhi demostrata pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit, unė punoja nė Ndėrrmarjen Metalike tė Shkodrės, por deri nė atė kohė kam bėrė punė krahu nga mė tė ndryshmet".

Kur dhe kush ishte ai qė e hodhi i pari idenė e rrėzimit tė bustit tė Stalinit nė qytetin e Shkodrės?
"Me sa di unė, idenė pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit nė qytetin e Shkodrės e kanė hedhur fillimisht, Dedė Kasneci me Rin Monajkėn. Ata tė dy janė takuar me njėri tjetrin dhe kanė bisedur gjatė pėr atė gjė, qė nė pasditen e datės 10 janar tė vitit 1990, pra vetėm tre ditė para se populli i Shkodrės tė zhvillonte demostratėn e heshtur para monumentit tė Stalinit qė ndodhej nė lulishten ku sot ėshtė monumenti i Luigj Gurakuqit".

Pasi asaj bisede, si vepruan Deda me Rinin pėr ta realizuar atė gjė dhe me kė biseduan tjetėr?
"Nė paraditen e datės 11 janar, pra tė nesėrmen e asaj bisede, Rin Monajka, tė cilin unė e kisha shok tė ngushtė, erdhi dhe mė takoi mua aty nė lagjen Serreq dhe mė tregoi pėr bisedėn qė kishte bėrė me Dedėn njė ditė mė parė. Pas kėsaj ai mė tha se atė ditė, pra mė 11 janar, do tė zhvillohej njė demostratė e heshtur nė qėndėr tė qytetit tė Shkodrės nė shenjė proteste pėr heqjen e bustit tė Stalinit dhe mė porositi qė tė mblidhja sa mė shumė njerėz pėr t'i sjellė nė atė tubim proteste. Pasi i shpreha gatishmėrinė time Rin Monajkės, unė e pyeta nė se ishte e sigurtė se do tė bėhej ajo demostratė dhe ai mė tha: "Do tė bėhet pa tjetėr, sepse atė gjė e kanė dhėnė edhe disa stacione televizive italiane, por mundohu qė tė sjellėsh sa mė shumė persona nga lagjia Serreq".

"Pas bisedės me Rin Monajkėn, a mblodhėt njerėz dhe a shkuat ju nė qėndėr tė qytetit tė Shkodrės ku thuhej se do bėhej demostrata e heshtur?
"Fill pas bisedėes me Rinin, unė shkova nė lagjen time Serreq dhe pėr 30 minuta mblodha rreth 100 vetė dhe bashkė me ta dolėm menjeherė nė qėndėr tė qytetit aty ku ndodhej busti i Stalinit".

A kishte njerėz tė tjerė aty nė shesh?
"Aty kemi gjetur fare pak njerėz dhe midis tyre ishin edhe Dedė Kasneci me Flamur Elbasanin. Prania e atyre fare pak njerėzve nė shesh, lidhej me faktin se fjalėt qė qarkullonin kudo nė qytetin e Shkodrės pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit, kishin rėnė edhe nė veshin e Sigurimit tė Shtetit dhe pėr tė parandaluar ndonjė tė papritur, ishte dhėnė urdhėr nga lart qė data e 11 janarit, si festė zyrtare, tė ishte ditė pushimi. Pra kjo ishte dhe arsyeja qė paraditen e 11 janarit, e cila shėnoi dhe fillimin e revoltės sė heshtur pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit, aty nė shesh kishe fare pak njerėz".

Ēfarė biseduat me dy shokėt tuaj, Kasnecin dhe Elbasanin aty nė shesh?
"Sapo u takova me Dedėn e Flamurin, filluam tė bisedonim me njėri tjetrin se si ta hidhnim nė erė monumentin e Stalinit. Pasi biseduam pėr rreth 10-15 minuta pėr atė problem, unė u spostova pak qė aty dhe u afrova deri tek Kafja e Madhe ku u takova me Pjerin Dedėn dhe Bik Denikun. Atyre u thashė qė tė mos largoheshin prej aty pasi do hidhnim nė erė bustin e Stalinit. Pas kėsaj unė u ktheva pėrsėri aty ku ishin Deda me Flamurin dhe u ndamė me njėri-tjetrin duke e lėnė qė bustin ta rrėzonim me datėn 14 janar".

Para se tė ndaheshit, a bėtė plane se si do ta rrėzonit bustin?
"Patjetėr, para se tė ndaheshim ne bėmė plane konkrete duke vendosur pėr gjithshka se si do tė vepronim deri mė datėn 14 janar qė do tė rrėzonim bustin. Por nė parantezė desha tė tregoj se nė atė kohė qė unė kam qenė duke biseduar me Dedė Kasnecin e Flamur Elbasanin, pra nė paraditen e 11 janarit, nė qytetin e Shkodrės kishte ardhur nga Tirana ambasadori gjerman i cili ishte takuar dhe kishte biseduar me shokun tonė, Rin Monajkėn. Takimi nė mes tyre ishte parė prej dhjetra vetėsh qė ndodheshin rastėsisht nė atė moment aty nė piacė".

Kush ishte Rin Monajka dhe ēfarė bisede u zhvillua nė mes tij e ambasadorit gjerman"?
"Rin Monajka ishte lindur dhe rritur nė qytetin e Shkodrės. Ai ishte njė djalė i ri, tepėr i kulturuar dhe shumė inteligjent nga natyra. Rini nuk ishte shumė i shkolluar, por nė mėnyrė autodidakte ai kishte mėsuar prej vitesh dhe nė atė kohė njihte shumė mirė disa gjuhė tė huaja. Njė nga gjuhėt qė ai njihte mė mirė ishte gjermanishtja dhe nė mos gaboj, ajo gjė lidhej me faktin se nga tė parėt e tij, ai kishte njė lidhje gjaku me Austrinė. Pra nisur edhe nga fakti se Rin Monajka e njihte mirė gjermanishten, ai shfrytėzoi momentin qė ambasadori gjerman po shėtiste ngadalė me makinėn e tij nė rrėgėt kryesore tė qėndrės sė Shkodrės dhe i ka dalė pėrpara atij. Nė atė kohė ambasadori gjerman e ka ndaluar makinėn dhe ka ulur xhamin duke biseduar pėr dy tre minuta me Rinin. Biseda e shkurtėr nė mes tij dhe ambasadorit gjerman, ishte bėrė pėr bustin e Stalinit dhe diplomati i huaj i kishte thėnė: "Hė.ēfarė prisni mė?" Tė gjitha kėto qė po u them, na i tregoi vetė Rini mė vonė dhe ai ishte shumė i gėzuar pėr takimin qė kishte pasur me ambasadorin gjerman".

Pak mė lart u shprehėt se para se tė ndaheshit me Dedė Kasnecin e Flamur Elbasanin, bėtė plane se si do tė vepronit pėr rrėzimin e bustit mė 14 janar. Mė konkretisht ēfarė synonin planet tuaja?
"Pika e parė e planit tonė ishte qė deri mė datėn 14 janar ne tė shkonim nė ēdo lagje dhe qėndėr pune pėr tė bėrė propagandė qė atė ditė tė na mblidheshin sa mė shumė njerėz nė shesh. Po kėshtu njė nga pikat e tjera jo mė pak tė rėndėsishme ishte dhe ajo e gjetjes sė njė personi, mundėsisht intelektual i njohur, i cili do tė mbante njė fjalim tė shkurtėr para bustit, para se ai tė hidhej nė erė. Kėto ishin dy nga pikat mė kryesore qė biseduam fillimisht dhe ēdo gjė tjetėr qė do tė na dilte, ne do i bisedonim nė takimet e shpeshta qė do bėnim ato ditė, deri mė datėn 14".

Sipas planit tuaj, a morėt kontakt me ndonjė nga intelektualėt shkodranė qė do tė mbante fjalimin para rrėzimit tė bustit?
"Fillimisht ne morėm kontakte me disa intelektualė qė mendonim se do tė ishin tė gatshėm pėr kėrkesėn tonė, por ajo gjė pothuaj ishte e pamundur dhe atė gjė nuk na e mori njeri pėrsipėr. Ishte mė se normale, po tė kemi parasysh se bėhet fjalė pėr janarin e vitit 1990, kur akoma regjimi komunist ishte i fortė dhe nuk kishin filluar ende ngjarjet e ambasadave, ardhja e Perez De Kuelarit nė Shqipėri, apo ngjarje tė tjera qė pasuan mė vonė. Pra desha tė them se nė atė kohė nuk ishte fort e kollajtė tė merrje pėrsipėr qė tė dilje para popullit nė qėndėr tė Shkodrės dhe tė flisje kundėr politikės zyrtare. Ajo gjė ishte njėlloj sikur tė shkoje me kėmbėt e tua nė burg".

A mund tė na thoni ndonjė nga intelektualėt shkodranė qė i propozuat nė atė kohė pėr mbajtjen e fjalimit para hedhjes nė erė tė bustit tė Stalinit?
"Nuk dua tė pėrmėnd emra, por njėri prej tyre ėshtė miku im, Dom Simon Jubani me tė cilin biseduam gjatė. Dom Simoni na tha: "Unė jam klerik dhe nuk mė lejohet qė tė vij nė atė protestė e tė merrem me politikė. Po tė doni jam i gatshėm qė tė vij nė ēdo tubim dhe tė flas e tė protestojmė pėr lejimin e fesė, hapjen e kishave e objekteve tė tjera tė kultit".

Pas refuzimeve qė patėt, si vendosėt mė pas, kush do ta mbante fjalėn para rrėzimit tė bustit?
"Pas disa kontakteve qė patėm me intelektualė tė ndryshėm tė qytetit tonė, atė gjė na e mori pėsipėr njė djalė i ri i quajtur Kolec Kublina. Ai ishte njė djalė shumė i zgjuar dhe me kulturė e qė nuk e donte fare regjimin komunist nė fuqi. Koleci e mori pėrsipėr qė tė lexonte njė letėr para gjithė popullit".

Pėrveē Dedė Kasnecit, Flamur Elbasanit, Rin Monajkės e juve personalisht, kush ishin personat e tjerė qė u morėn me organizimin e demostratės qė do tė zhvillohej mė 14 janar pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit?
"Pėrveē nesh ishin dhe dy vėllezėrit Haxhi, Ndoc Liqejza, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gėrshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, dy vėllezėrit Alibali, njė djal i Guciajve, e shoqja e Tef Curranit, Huana Kraja, e motra e Vera Omarit etj, qė pėr momentin nuk ua kujtoj dot emrat".

"Si u arrestuan krerėt e protestės antikomuniste tė '90 nė Shkodėr"

Zoti Gjergj, si rrodhėn ngjarjet pas paradites sė 11 janarit ku nė shesh ishin fare pak njerėz? " Nė pasditen e 11 janarit, unė u takova pėrsėri me Dedė Kasnecin, Rin Monajkėn, Flamur Elbasanin e me disa shokė tė tjerė dhe biseduam gjatė lidhur me mbajtjen e demostratės nė paraditen e 14 janarit ku mendonim tė hidhnim nė erė bustin e Stalinit. Pas atij takimi ku ne ndamė detyrat me njėri-tjetrin, u shpėrndamė nėpėr lagjet tona ku bėnim propagandė duke u thėnė tė gjithė njerėzve qė takonim se mė datėn 14 janar, duhet tė dilnin nė sheshin kryesor tė qytetit".

Sa takime bėnit nė ditė, ku i zhvillonit ato dhe a kishit frikė se mos ndiqeshit dhe survejoheshit nga Sigurimi i Shtetit?
"Ne takoheshim katėr-pesė herė nė ditė dhe takimet i zhvillonim nėpėr disa lokale tė qytetit tonė, kryesisht nė lagjen Serreq, pasi pėr vetė pėrbėrjen e banorėve tė saj, me njerėz qė ishin tė deklaruar kundėr atij regjimi, ne ndjeheshim mė tė sigurtė. Po kėshtu pėrveē lagjes Serreq, ne takoheshim edhe nė piacė. Ndėrsa pėr atė qė pyetėt, nėse kishim frikė se ndiqeshim nga Sigurimi, me thėnė tė drejtėn ato ditė ne nuk pyesnim shumė, pasi na kishte shkuar thika nė palcė dhe thirrjet e lajmėrimet pėr tė dalė nė demostratė, ne i bėnim fare hapur pa pasur frikė se mund tė na ndiqte dhe survejonte Sigurimi. Tė paktėn mua personalisht nė atė kohė mė ishte krijuar bindja e plotė, se ai sistem nuk e kishte shumė tė gjatė. Dhe bindjen time nuk nguroja ta shprehja hapur vėnd e pa vėnd duke thėnė: "Kanė mbaruar kėta horra, nuk e kanė tė gjatė".

Po pėr ardhjen e ambasadorit gjerman nė qytetin e Shkodrės dhe takimin e shkurtėr qė ai kishte bėrė me Rin Monajkėn, a kishte dijeni Sigurimi i Shtetit?
"Me siguri qė Sigurimi kishte dijeni pėr ardhjen e ambasadorit gjerman dhe takimin e tij me Rin Monajkėn nė qėndėr tė piacės, pasi ėshtė i njohur fakti qė asokohe tė gjithė diplomatėt e huaj qė ishin tė akredituar nė Tiranė, ndiqeshin nga njė repart special i Ministrisė sė Brendėshme, qė sapo dilnin nga ambasdada e tyre apo rezidenca e banimit".

"Faktikisht, grupi juaj qė po merrej me organizimin e demostratės sė 14 janarit, a kishte rėnė nė sy tė Sigurimit dhe a ndiqej prej tij?
"Patjetėr qė Sigurimi kishte rėnė nė gjurmėt tona dhe na ndiqte kudo, por siduket ata nuk na arrestuan qė nė fillim, pasi kėrkonin tė zbulonin tė gjithė pjestarėt e grupit dhe tė mėsonin se ēfarė kishim vendosur ne pėr tė bėrė. Pėr kėtė gjė nė qytetin e Shkodrės kishte ardhur vetė nga Tirana, zv/Ministri i Punėve tė Brendėshme, Zylyftar Ramizi, i cili njėkohėsisht ishte dhe nė funksionin e Drejtorit tė Sigurimit tė Shtetit".

Si e kishit mėsuar ju praninė e Zylyftar Ramizit nė qytetin e Shkodrės ato ditė?
"Unė kam kontaktuar vetė me zv / Ministrin e Brendshėm dhe kur e kujtoj tashti takimin tim tė rastėsishėm me Zylyftar Ramizin nė njė nga lokalet e Shkodrės nė paraditen e 13 janarit, sinqerisht mė vjen pėr tė qeshur me ato qė unė i thashė atij dhe po t'ua tregoj, do t'ju duken tė pavėrteta".

Si ndodhi ai takim dhe ēfarė i thatė ju Zylyftar Ramizit?
"Atė ditė, pra aty nga paraditja e 13 janarit, unė sė bashku me shokun tim, Nikolin Thanėn, (ish'futbollist i Vllaznisė, sot oficer i lartė nė Ministrinė e Rendit) shkuam nė njė lokal (qė sot nuk ekziston mė pasi ėshtė prishur) dhe aty takuam disa nga shokėt tanė tė cilėt i lajmėruam qė tė dilnin nė demostratė tė nesėrmen mė 14 janar. Po kėshtu pėrveē tyre, kėdo qė ne takonim, tė njohur dhe tė panjohur, u thonim qė tė mos mungonin tė nesrėmen nė demostratė. Atė gjė unė ia thashė edhe Zylyftar Ramizit, i cili ishte mbėshtetur nė banakun e atij lokali ku hymė ne, duke pirė njė kafe a konjak. Ai kishte vėnė njė kasketė nė kokė dhe krejt i qetė dėgjonte se ēfarė bisedohej aty".

Faktikisht, a e njihnit ju Zylyftar Ramizin?
"Jo vetėm unė qė nuk e njihja, por besoj se ishin tė pakėt nė Shkodėr personat qė mund ta njihnin atė".

Ēfarė i thatė Zylyftar Ramizit dhe si iu pėrgjigj ai?
"Unė iu drejtova atij, njėlloj si gjithė tė tjerėve, duke i thėnė qė tė nesėrmen tė mos mungonte nė demostratė. Pas atyre fjalėve, ai u frikėsua dhe doli menjėherė jashtė lokalit pa mė thėnė asnjė fjalė".

A dyshuat ju tek ai njeri dhe kur e mėsuat se personi qė i kishit kėrkuar tė dilte nė demostratė, ishte vetė zv/Ministri i Punėve tė Brendėshme dhe njėkohėsisht, Drejtori i Sigurimit tė Shtetit?
"Me thėnė tė drejtėn nga qėndrimi dhe paraqitja e jashtėme e tij, unė nuk krijova asnjė dyshim, duke menduar se ai do tė ishte thjesht ndonjė nga ata komunistėt fanatikė qė kishin kontakte tė rregullta me Degėn dhe kurrsesi nuk mė shkonte mėndja, se ai ishte vetė Drejtori i Sigurimit. Atė gjė, unė e mėsova vetėm disa orė mė vonė, d.m.th. nė orėt e vona tė mesnatės duke u gdhirė 14 janari, kur forca tė shumta speciale tė ardhura apostafat nga Tirana, sė bashku me ato tė Degės sė Brendėshme tė Shkodrės, erdhėn nė shtėpinė time dhe mė arrestuan".

Para se t'ju pyesim pėr arrestimin tuaj, deshėm tė dinim se ēfarė pėrgatitjesh bėtė nė datėn 13 janar, pėr demostratėn qė kishit vendosur tė bėnit tė nesėrmen, mė 14 janar?
"Nė pasditen e 13 janarit, ne bėmė njė tufė letrash me parrulla antikomuniste kundėr regjimit dhe ato i shpėrndamė nė lagjen Parrucė. Atė gjė e bėme me qėllim qė t'i tėrhiqnim vėmėndjen edhe banorėve tė asaj lagje, ku mendonim qė nuk do tė kishim ndonjė mbėshtetje tė madhe pėr daljen nė demostratė".

Kush i shkroi ato parrulla dhe kush i shpėrndau ato?
"Nuk e mbaj mėnd se kush u mor me shkrimin e atyre parrullave dhe shpėrndarjen e tyre, pasi me pėrgatitjen e tyre, u morėn vėllezėrit Martini me Ndoc Liqejzėn".

Pėrveē shpėrndarjes sė atyre parrullave nė lagjen Parrucė, ēfarė bėtė tjetėr nė datėn 13 janar, lidhur me organizimin e demostratės qė tė zhvillonit tė nesrėmen?
"Pėrveē parrullave qė shpėrndamė, ne vazhdonim tė bėnim thirrje dhe lajmėrime nė ēdo lagje dhe qėndėr pune, qė askush tė mos mungonte nė shesh nė datėn 14 janar. Po kėshtu ne kishim gjetur dhe personin qė do mbantre njė fjalim tė shkurtėr para bustit tė Stalinit, i cili siē ju thashė, ishte Kolec Kublina. Pra me pak fjalė, ne pothuaj i kishim marrė tė gjitha masat pėr zhvillimin e demostratės dhe mezi prisnim qė tė zbardhte dita e tė dilnim nė shesh. Por fatkeqėsisht siē ju thashė, dėshira jonė e madhe pėr tė qenė prezent nė atė demostratė proteste, nuk u realizua, pasi pjesa mė e madhe e personave qė ishim marrė me organizimin e demostratės, u arrestuam nga Sigurimi nė orėt e vona tė natės duke gdhirė data 14 janar".

Mė konkretisht si ndodhi arrestimi juaj?
"Aty nga mesnata e 14 janarit, forca tė shumta tė Degės sė Brendėshme tė Shkodrės dhe ato speciale tė ardhura apostafat nga Tirana, mė kishin rrethuar shtėpinė time aty nė lagjen Serreq. Disa prej tyre sė bashku me operativin e lagjes sonė, erdhėn e trokitėn nė derė, duke mė thėnė qė tė shkoja me ta nė Degė sa pėr njė sqarim".

Si iu pėrgjigjėt ju fjalės sė tyre?
"S'kisha ēfarė t'ju pėrgjigjesha dhe shkova menjėherė pas tyre deri nė Degė, duke e bėrė rrugėn nė kėmbė, pasi shtėpia ime nuk ishte shumė larg saj".

Me kė u pėrballėt nė Degėn e Brendėshme dhe ēfarė ju thanė atje?
"Sapo mė futėn nė ambjentet e Degės, mė vunė menjėherė prangat dhe mė ēuan nė zyrėn e Kryetarit, Ēapajev Taēit. Pėrveē Ēapajevit, aty nė zyrė ndodheshin dhe Zylyftar Ramiz me njė nga zv / Ministrat e tjerė tė Brendshėm tė asaj kohe, tė cilit momentalisht nuk ia kujtoj dot emrin. Sapo e pashė Zylyftarin, e njoha menjėherė qė ai ishte personi qė i kisha folur nė lokal kur isha bashkė me Nikolin Thanėn dhe nisur nga mėnyra se si i rrinin atij tė tjerėt qė ishin aty, krijova menjėherė bindjen se ai ishte mė i madhi i tyre. Sapo mė futėn nė atė zyrė, Zylyftar Ramiz m'u drejtua duke mė thėnė: "Jemi takuar bashkė sot paradite".

Si iu pėrgjigjėt ju?
"Ai mė mbante mėnd shumė mirė dhe unė as nuk e pranova por as nuk e kundėrshtova duke i thėnė: "Diku jemi parė". Pas kėsaj ata filluan tė mė akuzonin duke mė thėnė: "Ti po bėn agjitacion e propagandė pėr terrorizėm dhe je i shtyrė nga agjenturat e huaja e UDB jugosllave". Nė atė moment pa e mbaruar mirė fjalėn Zylyftar Ramizi, aty nė zyrėn e Ēapajev Taēit, hynė forca speciale qė kishin ardhur apostafat nga Tirana. Ata m'u vėrsulėn menjėherė me shkopij gome, duke mė goditur ku tė mundnin. Mbaj mėnd se qė nga ai moment e deri nė mėngjez kur zbardhi drita, mua mė ka rėnė 8 herė tė fikėt nga goditjet e tyre".

| Prapa |