L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Hyrje |

Martin Camaj, ende i pazbuluem
-- nga Hans-Joachim Lanksch

Read in English:
Martin Camaj


Martin Camaj (1925 - 1994)
Lindi nė vitin 1925 nė Temali, rrethi i Shkodrės. Regjistrohet sė pari nė gjimnazin "Xaverianum" nė Shkodėr, ndėrsa pas njė karriere tė shkurtėr si mėsues, shkon pėr studime nė Beograd mė 1949, ku studion gjuhėt sllave dhe romane. Me 1956 u detyrua, pėr arsye politike tė shpėrngulet pėr nė Romė, ku punon pėr ngritjen e tij akademike, sė bashku me profesor Xhiuzepe Ungareti. Nė vitin 1969 studion albanologji nė Universitetin e Mynihut dhe mė 1970 fillon punė si pedagog. Martin Camaj vdiq mė 12.03.1992, duke lėnė pas njė vepėr shumė tė ēmuar artistike dhe shkencore.

-- Tre letra tė Camajt, dėrguar Prof. Krist Malokit --

Mbramja nė nord
Eci e eci gjeti blerimin.
Tingujt e kumbonareve lanė pishat
e bredhat e shkuen me bujtė nė qiell.
Qetsija e syve t“kaltėr rrokulliset
nėpėr pullaze t“thepisun e bahet
pasqyrė e dritave tė kandilave
tė shekullit t`kaluem.

Eci e eci muzgu me plaēka nė krah
e para se me hy mbrenda,
e uli barrėn skaj deres tue lanė shej
pėr ta gjetė nė terr me njė t“prekun,
para agimit.

Larg atyne qė flasin si unė
Fishkllin erė ndėr shelqe tė ngime
me ujna prrojesh
veshtroj, te zanafillja, truemje
se si falen dreqit shpirt e korp,
be tė forta
mbi gur, qiell e dhe.

Jam larg atyne qė flasin si unė
sa hana qė bie prej rrezje nė rreze
e pi qumėsht n“vedra lanun jashtė
pėr me vu mazė.

Hutini i shkambit n“agim
dhe guri n“ujė pėrpijnė tingullin
e kuvendit tė keq: n“agim
njeriu bekon diellin si unė!

Njė zog lėngon
libri i besimit te shpendeve thote:
cdo zog shtrin krahet e vdes mbi bar,
ndeshkim pse preku kufijte e ndaluem
mes qiellit e dheut.
Nji zog lengon per vdekje mbi bar:
gjethet nder lisa jane zogj e shoke
te pamberrishem
e losin me drite e diell
larg dy gur mullinjsh qe bien
si mbas ligjit njeni mbi tjetrin
pa za.

Nata e koncertit
As bora nuk asht e bardhe ne kete muzg.
Gjindja me kambe te randa vrapon
kah dritat e tingullit.
Ne sallen e koncertit edhe diktatoret
marrin vesh masen e instrumentave.
Ndegjuesit veshe-imet mbyllen syte
e kapen currila pullazesh te lashta,
djegje qytetesh e drush te thata.
Ne tempone dyte gzhatshem era
perkuli grurin deri ne toke.
Ne sallen e koncertit edhe dirigjenti
symbyll s'pau tjeter pos tingujsh
te ndezun brenda nji rrotulle terri.

C'ka i duhej Uliksit Itaka pa grue
Malli, deshire e perjetes
e jo mallengjimi, gurgull frymeshkurte
e joshi Uliksin me kthye i kulluem
atje kah ishte nise.Ne ravgime te paskaje
shtjeri edhe te mbramin petk qe kishte
amzen e pashlyeshme te vegeve ullini
dhe te duerve te grues. Shtjeri edhe petka tjera leshi e lini
e fjeti nder tesha te hueja, Uliksi,
kur harroi amzen.
Homerit s'i erdhi n'goje me thane
perse Penelopa endte per te me duer te veta
petkun magjik te kthimit.
Homeri i perngeshem u kull kujtueshem e tha:
Uliksi e Itaka pa grue-dy krena binjake dhie
me nje bri te thyem: pune e pakryeme.

Gjarpni e grueja
Ajo mbrame harroi trupin e vet
zbuluet
e ne megjes e gjeti pikture te varun
ne murin e gjane dhete pashe:
e kqyri e e kqyri dhe u zhduk.
Petkat e saj teren buze detit
me kemishen e gjarpnit mbi gure.
Shterpia tha se vjen prap, ajo,
deri mbasdite.
Mbasdite vone, gjarpni i rrejtun
doli prej nengurit
e iu zgerdhesh vetmise ndersy,
veshi kemishen e vjeter e shkoi
me fjete.

Nder mija trajta ideja
Prej dite ne dite nji tingull
treqind e gjashtedhete here
prej zgjimi ne zgjim
fryme mali n'pullaz
ose trumcaku lypes meli
ne dritare...

Valle Rugove
Shkyenje qiellin, zurla,
e kaltersia e sferave te nalta
le te bije mbi ne si shi.

Kamba e tupani cajne token e me duer
vrikllojme na shpatat e me duer sutat
ne mal i kapim ne pike te vrapit.

Mos e ulni zanin, kangtare, pse me bie
nder gjuj lodhja e moteve dhe ritmi i ndalun
dyshe m“a ndan krahnorin.

Nji ditė e ka edhe korbi
Erdhi nje korb te dheu i bute nen shkrepa.
Ai s“dinte me ndjekun vallet e pllumbave
pale e pale nen hijen e ullive.
-->

-->
E u ruente mos me lshuemun za
mes gazullimit te pergjithshem
per mos me prishe
ritmin e flatrave nder valle.
Kur te e vona pllumbat kthyen ne banesa,
e ndiu vehten korbi pellumb ne shpirt.

Dita e malit tem
Dheu im āsht i pėrmendun
pėr humneret e thella
ndėr banorėt e malit e tė fushės
deri nė dét. Mbramjeve atjč
ndėgjohet klithma e grizhlės
ndėr kthetrat e shqipes e shpirti i sįj
u flijohet hijevet.
Atje lot drita nė sytė e njerzve tash e parė
e epshet s'i njeh kurrkush me emėn.
Shpagimi me gjak āsht, pėr shembull,
gjarpėn nėn gśr e gjarpni vetė
na qenka mende femne
nėn rubėn e bardhė ose tė kuqe.

Nė muzg atje secili prek ballin e vet
e ndien ndėr gishta fillin e jetės
e gėzohet.

Gjakmarrja
Vetmia ka thithė erėn e bjeshkės
dhe fije bari as fletė nuk lņt.

Tė mnershėm janė korbat e zčz
nė pushim mbi qarrat e vjetėr
maje mali nė vapė.

Mendja e njeriut nėn hije shestņn
udhė gjaku
e sosjen e pagjės nė mak e vrrī.

Hija e lisit
Dielli i rį pėr skīthi lisit tė madh
e i zbuloi nėn hije eshtnat e njérit
si cokla, si drū.
Hija e tij ā e qetė si tis
mėndafshi tė zķ nė faltore.
Gjingallat mbi dega gjimojnė
njiheri nė vapė sikur vajtore
me ftyra t'gėrvishuna n'gjamė.

Kur dielli don me shkue
hija e lisit rritet e kapet pėr mal
- gjarpėn nėpėr rremb:
hija e lisit ā e zezė,
hija e lisit na tremb.

Mė falni diēka
Mė falni diēką qė mė kėnaq
si puthja e nanės nė ballė;
mė gėzoni nji herė
si gėzohet gjethi i njomė nė puhķ,
mė shikoni si hana nėpėr rremba
e kam me u falė gjithēka:
mordjen do tė puthi ndėr buzėt e ngrime
dhe nė zgavrrat e synit tė sįj
do tė derdhi lņt.
Avitu, njerķ!
Nga palci i urrejtjes dėshiroj me dalė
si bima prej fare nė pranverė.

Fill i gjetun
Natėn qė shkoi u fikėn dritat e mbeti
qyteti nė terr deri n'agim.

Amvisat kėrkuen llampat vojguri
e s'i gjetėn nė terr.

Nė nadje ra dielli e zbeu
faqet e rrokaqiellėve.

Nė nadje vrejta rrethin e andrrave
nė truell
e gjeta fillin e tretun
nė pikėn e ndaljes sė dritės.

Mospėrfillje
Mbas mesnate hana derdhi rrezet
prej majes sė shkambit deri nė lumė.
Mbasi qė u ngi me gjumė
kėndon qokthi ndėr rreze:
sytė, dy pika uji, ndrisin dhe kanga
pikon nė luginė, nė terr.

Dikush buzė lumit n'agim gjeti
sqepin e thyem tė qokthit e tha:
dam! Kqyre kėtė tingull qė ra
e plasi nė gurė.

Dimėn
Flokėt e borės ndėr grykcat e lisave
e krahnjerri i pėrjargun ndėr degė.
Syni kėrkon flakėn e fshehtė,
vjedulla strofullin
nė gjijtė e rrajėve dhe kujton
ngrohėsinė e frymės
nėn lėkurėn e delės sė bardhė.

Iriqi me therra tė nguluna n'mish
digjet pa flakė
mbrenda katėr ballnave tė dheut.

Fragment
Niset pėr gurbet punėtori
me nji copė qielli nė krah
e krypė deti nė kutia pishe.
Nė dorė mban nji bahe
e gur lumejsh nė gojė
nė vend tė bukės.

Rruga i zdrit prėpara
me gaca zjarmi nė sy.

Krymbi i mėndafshit
Fijet e bardha te mendafshit ndahen prej zemres se krymbit qe vdiq vetem ne pallatin mbas malit. Ashte koha e korrjeve: edhe ara xhveshet perpara dimnit plak e jo ma nusja perpara djalit te ri! Ashte koha e pleqnimit me vete.
Nuk jane caqet qe percaktojne kohen, por mosha e njeriut te urte! Rremimi fillon me nje gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s'me ndihu te shoh me kohe fillimin e sosjen e fijeve ne gjalm e mbata nen hijen e sendeve. Ne vjeshte kundrova beselidhjen mes jetes e vdekjes prej punevet te pareve mij qe ruenin petkat e mira per mort dhe hynin ne nje vorr brez mas brezi.

Diella (fragment)
Kudo shkoj marr me vete njė arkė me rraqe nė vete tė pavlerė, e kjo asht i vetmi trashėgim qė mė lanė prindet.
Njė ditė tue kerkue diēka nė te, gjeta kutinė e duhanit tė tim et, ende i vinte era duhan, njė amė aromatike si me i pasė ruejtė nė dozė konserve. Kutinė, ime amė e pat pėrdorė shum gjatė mbas vdekjes sė shojt, kur pat fillue me e pshtjellė nga nji cigare "prej merzie", thonte ajo. Kutinė e mbante gjithnjė nė gji.
Vizat e shkrojat mbi mademin e bardhė tė kutisė me lidhin edhe sot me plot kujtime. Lajlat e vizimet nė siprinė m'u mbresen nė tru si miset e fytyres sė tyne, thom me qėllim "fytyres", ne njėjės sepse prindėt e mij nė kujtesėn teme kanė njė fytyrė tė vetme. Ato gresa ne metal paraqesin nė kujtesė edhe fajet e tė dy palėve, nė njė anė, e tė miat, nė tjetrėn.
Nėse nuk i kam dashtė sa duhet prindet (mirė qė ka njė emen tė pėrbashkėt pėr tė dy!) asht faji i sime ame. Unė pėr atė isha vetėm i biri i tim et i cili duhej rritė e ba i zoti i vetes, posepo, por kryekreje pėr tė mbajtė Plakun. PLAKU ose KY, dmth. im atė ishte pėr te shtylla e familjes, dikur lulja e djelmise e sot burrnija e bujaria e mishnueme dhe ma i urti njeri nė botė, andaj fjala e tij duhej ēue ne vend me ēdo kusht!
Nė mbramje, posa im atė hynte nė deren e kurtit, ime amė hopte nė kambė as me qene ajo pesembedhetė vjeēe: - Qe, erdh - pėshpėriste tue me shty nė krah. - Ēoja fitilin kandilit qė tė shohė shpinė e ndritun pse nuk a tue hi nė shpellė, por nė plang te vet. Largoje shkamin prej rruge, ndėrsa unė po qes ujin e nxehtė tė lahet kambėsh...
Kambėt mandej ia lante ajo!
Shpesh me binte nė sy si ajo e ruente kafshatėn ma tė mirė pėr mundimtarin e shpisė.
Njiqind herė me ka shkue mendja me i vjedhė dratė e tėlyenit nė magje. Kurr nuk e harroj, tue ndejė rreth votre, i pata kundėrshtue pėr tė parėn herė tim et.
- Mire - me tha ai - flasim ma vone. M'u avit, me mori librin qė isha tue e lexue dhe nisi me i sjellė faqet nė mėnyrė nėnvleftėsuese, si t'ishte libri im njė sendegja si lodėr. Ishte i acaruem, po e mbante veten:
Dishroj me kuvendue me ty si me njė shoq, por ndoshta nuk kemi me mujtė asnjani. Unė kam vjetet, ti ke shkollen, ti pėr mue je im birė, unė pėr ty malok. Nė plot raste qesh nėn mustak pėr padijen time, pėr shembull, kur para disa vjetėsh pata shikue librin tand, a tė bie ndermend?
"Po, ti me pate ra shpute dhe, sigurisht, te kujtohet se nuk t'u pata idhnue. Bile, tė lypa tė falun, nėse kujtohesh".
"Ma bane edhe ma zi kur me lype tė falun... Nė familje nuk lypet tė falun: skjarojmė fytyren me nji buzqeshje e harrohet gjithēka... Por a mundesh me mė thaėe pse pate qeshė?"
"Shikoshe librin e sjellun pėr sė mbrapshtit..."
"E disha se ishte per sė mbrapshtit. Deshta me te provue se ēka ban ti. A nuk e ke pa kur une e qes firmen me emen e mbiemen nė leter kur e do puna? I njoh tė gjitha gėrmat por s'mundem me i lidhe si gurt apo tullat nė mur".
Bante nji gaz te keq tue picrrue sytė. Nė atė levizje buzėsh, zbulova se atij i vinte keq qė mė kish dhanė rrugėn e shkollės. "Unė e kam fajin qė mė doli djali dore", do tė ketė thanė me vete.
Nė atė moment edhe unė jam kujtue se kisha humbė pėrgjithmonė miqėsinė e shokun ma tė afėrt qe mund ta kisha pasė nė jetė.
"Shiko kėtu, kjo nuk asht zeja ime. Sa pėr kaq, bane se nuk dij send nė kėtė punė, sall fjalet e mia mos i ban n'asgja. I riu si veriu, beson gjithmonė nė vedi. Merret vesht: ke kendue plot libra e storina, por unė kam pa e ndie ma tepėr se ti, a di sa? sa kėtu e deri ne Stamboll ma teper se ti". Ai fliste e unė veresha kokėrr ndėr sy qė tė kishte pėrshtypjen se jam tue ndigjue me bindje.
Ishte e para here qė e pėrqendrosha krejt vėmendjen nė fytyren e tim et. M'u duk se hyna ne shpirtin e tij e gjeta pjesėn e palatueme, t'ashpėr e tė shėmtueme tė vetes, dhe ketij njeriu i thashė:
Ma jep dorėn, lamtumirė! Nė kėto katėr mure ku nėpėr dritare tė vogla hyn kaq pak dritė, asht mbretnia jote dhe e sime ame. Ēdo send qė lėviz kėtu mbrenda duhet tė marrė frymė si ju, nė tė njėjtin ritėm, por i vetmi pinjuell qė ju lindi e ju rrnoi, dalė nga dalė tue u rrite, prej djalit u shndėrrue nė dashamirė, prej dashamirit nė njė tė njoftun tė largėt dhe, pėr mos me u ba armik, tash del e tret dikah. Due ajėr dhe botė tė hapet, pa skaje.
Shum vjet ma vone, para njė pamje dimnore, tue pėrkujtue vetminė dhe atmosferen e ngushtueme t'atyne kohėve, me qenė shkėputė prej shpirtit kėto vargje me njė dobėsi te habitshme, ashtu si bie prej peme njė fryt i stėrpjekun:

Plepi ka mbete i thatė si shtize:
Si fryn tash era nė gardh!
Si loton hardhia e preme me kizė!
Si lari te lumi u mardh!

Sa druja u dogj ndėr votra simjet.

Me fletzen e dushkut na ēo n'ajer, moj erė,
Na sjell, na pshtjell e qitna njiherė
Nė ndoj verri pa dimen.

"Hajt, ve vesh pa i ēue turijt, - me shkundi im ate. - Shoh edhe se ke fillue me i ba n'asgja disa urti e doke, ruejtė brez mbas brezi ne trojet tona si malėsore si jemi. Para nji jave kje kėtu Culi, per Zotin burre per t'u nderue e i mire mjaft! Kur u ēue me shkue, nuk e pėrcolle deri te dera. Ti edhe pak e ke me ua dhane dorėn gjindjes ndejun, si nė Evropė. Kajherė e ve dorėn ne tamth e pyes: kur djali sot ndrroi kėshtu, po nipi? Sikur, ka me i ardhe marre me thanė se i nipi i kuj asht. Shkurt, djalo, me duket se si me qenė tue shkue me qiri fiket"!
Kėshtu ishte puna pėr sė gjalli tė prindeve tė mij, por kur ata u zhduken, vetmia u dyfishue. Atėbotė me kaploi malli i ndrydhun me mote ta kthej kohėn prapė pėr tė jetue njė jete familjare tė re, me prind. Fytyra e tyne u zdrit para syve tė mij si t'ishin gjallė: nė kujtesė lėmosha me dashuni tė papėrjetueme rrudhat e ballit tė sime ame, por buza e saj nuk qeshte. Pėrgdheljet e mia ishin te vona, tė palandė, mendim qe s'gjen kurrkun fjalė, i thatė.
Butėsia birnore e mirėnjohja me shtyne ma vone, mbasi qė ranė nė fashė mallėngjimet e pėrflakta, tė shkruej:

Dy gjana print mė thanė kur ishin gjallė:
Poqese shkel ti buken gand,
Ēoje prej toke, puthe e vene nė ballė!
Ndigjo ti djalė, pse na jemi pleq.
Kur te rrijsh te votra mbėshtetė tue pi duhan,
Mos pshtyj nė zjarm
Mos pshtyj nė dritė, se a keq!

Harrova plot sende qė thanė print
Plot tjera mėsova e dola ndoshta i larm,
Por bijve t'mij unė kam me u thanė tu'u rritė:
Mos pshtyni nė zjarm,
Mos pshtyni nė dritė.


("Penda e Artė" e vitit, akorduar nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve)
Dranja
Madrigale mbi fatin e njė frymori tė papėrsosun

Si doli emni prej guri

Ata qė presin barin me drapij dhe kosa tė shkurta, posaēe pėr livadhe me gur nė bjeshkėn e Cukalit, janė njerėz tė heshtun dhe vetėm nė dukje tė qetė: dhimba u bren kocat natėn e i kap si pika nė mėngjes nė muskuj e gjymtyrė kur sjellin sė pari rreptas hekurin nė bar. Nė parzmin e leshtė u fshehet frika e gjarpnit qė pret tue njehė nė ritėm afrimin e krismės sė drapnit nė tėrfojė.
Mbledhėsit e barit flejnė nė vapėn e ditės mbėshtetė pėr trungun e ahut nėn hije e shohin andrra syēelė. Ma i riu i zgjoi njėherė e i tregoi atė qė kishte gjetė, diēka tė gdhendun, gungė e madhe ngjyrė ashti, rrashtėn e breshkės e mbi atė gjarpnin dredha-dredha, gjithēka tė bamun gurė! Mirė - thanė ata - na e dimė qėmoti se nema e Orėve ndėrron nė shkamb ēdo gja, edhe bariun me tufė pėrpara, po puna ashtė: si erdhi breshka deri kėtu, kaq nalt? Njeni sish shpjegoi me buzė nė gaz:
"Unė kam helm nė gjak pse gjarpni mė zuni tri herė , andaj unė di nė kėtė mes pakėz ma tepėr se ju. Breshka - tha ai - e pruni deri kėtu nė shpinė gjarpnin. Shikoni, si janė tė ngrimė mė njė si tė ishin dy frymorė! Si pela, Dranja, e unė mbi tė kaluer."
Mandej folėsi mori briskun e me maje ia shkoqi gjarpnin breshkės nga rrashta mbi tė cilėn gjeti gėrresa dredha-dredha, si ravė qė pėrshkon gjysmėn e globit. Dranja, e quejtėn njėzani ata breshkėn nė gurė, pa gjarpėn.

Parandjenjė largimi

Vrapoja nė andėrr e zhgjandėrr trok mbi shpinėn e breshkės. Ajo ishte e madhe si nė kohėn e artė tė racės sė vet, para pėrmbytjes sė dheut.
Edhepse vetėdija gjithnjė nė mue mjegullohej, shihej qartė ēdo send, si tė ishte mbėshtjellė gjithēkaja mbrenda njė indi rrezesh. Ndija deri ajrin pėrvlues nė fyt, si kur digjen therra bri are e sheh me sy tė ikin andej shpend e shtėrpij.
Kur kujtoj kėtė jerm, nuk lyp shpjegim andrre, por mė jepet me rėmue mbi sende e frymorė tė mbrumė me tharmin e gjakut tim.
Vetėdija ashtė njė shkėputje qė dhemb si ndamja e mishit prej ashtit.

Miqėsi e ligshtė

Jam takue nja disa herė me Dranjen shtegut me bar, i cili ēon ndėr mendulla rranzė malit. Por ajo ēdoherė ma mori anėn. Shtegu ku u ndeshėm ashtė tepėr i ngushtė dhe nuk kalohet nga dy vetė tue ecė krahas.
Sytė e breshkės nuk kanė vetulla, kėshtu qė kur Dranja mė ndien, sjell kokėn e mė shikon tėrthoras me kokėrdhokė jashtė, sikur t'i kishte mbi rrashtė.
Verėn e kalueme ndėrroi gjendja. Si vajzė qė rritet shpejt, dhe shpejt don me i qitė fat vetes e me dalė nuse, ajo mė lė lėshoi njė shikim tė shkriftė. U mat dy-tri herė, nxori njė kambė prej rrashtės, prapė u rrudh, dhe kur i pati nxjerrė tė dyja, mbylli ashkėzėn e syve me pjekėt e veta prej lėkure sė gjallė, e uli kryet si me dashė me mė thanė: jam nė dorė tande, mė pre, po deshe!
Miqėsia jonė mbahet prej njė peni tė kalbėt qė s'do ngrehė prej asnjenit tepėr.

Me shijen e sisorėve nė gjuhė

Breshkės, nga natyra, nuk i mohohet pimja e qumėshtit, as me ngranė vezė zogjsh kur bien pahiri nga ēerdhja e kėlluqen mbi gurė. Kėtė e di mirėfilli edhe biologu.
Deri atėherė, Dranja ushqehej kudo e sido, kur, qe, se rrethana e mėsoi ndryshe. Nė rininė e parėasaj i kandeshin ma sė forti tomatet e kuqe dhe pinte rrallė ndonjė pikė ujė nė pėrrue nėse bante fort vapė. Por nė moshėn e pjekun erdhi e iu mpreh shija.
Ishte verė e natė e shėndritun kur i ra nė hundė njė erė si e vezėve tė breshkave tė ēeluna. E ndoq deri nė strehėn e njė tėbane, hypi pėr njė dėrrasė qė ishte zgripi i njė korite e ra nė qumėsht. Si atij qė ashtė tue u mbytė nė Drin, i shkuen padashė disa cirka nėpėr gėrlac e iu kand; ma vonė u mėsue nė tė.
Tash Dranja ia ndien amzėn atij langu kur sheh ēdo shtazė qumėshtore, pa qenė ajo pllé apo gjiplote. Gjedheve, sidomos, u vehet mbrapa si thithlopa rrėshqanė dhe i ēohet goja lang derisa qė sisat zhduken prej horizontit tė saj.
Qysh se pi qumėsht, nė bebėzat e syve tė Dranjes ka ndėrrue pakėz edhe ngjyra e sendeve. Rri shtang pėrpara njė lulje livadhi sikur me pasė harrue me marrė frymė.

Udha e breshkave

Kur njė brezni apo popull i tanė e humb drejtimin, s'ka zot qė e ndih.
Tue ecė udhės mes mėllezave e ama e Dranjes ashtė e bindun se nuk sos me krye nė shkamb, nė shteg-pa-shteg, pėrndryshe fisi i saj tash mija e mija vjet nuk ia kish mbajtė prore nė atė krah. Ajo quhet Udha e Breshkave, thonė banorėt e vjetėr tė trevės, kah garendėn popullata e tyne me shekuj pėr tė gjatė mjegullės ose tė motit tė mirė me tė njėjtėn barrė nė shpinė, me besimin e ngultė, tė gdhendun nė asht se kurrė nuk do tė humbasė raca. Dhe kur kalojnė ato pėrmes dheut tė shthurun, pa prita e me erė tė ngrime ndėr degė, sy-zbrazėt e pa mallin qė ka Dranja vetė pėr largėsina tė fshehta, ua lėshon gjithkush rrugėn.
Dranja, pėr skotėn e vet fare e humbun, rri mb'anėsh dhe kėqyr. Ajo i pėrngjan timtės ma tė vogėl tė minutit nė tė tashmen qė veēohet nga koha e tanė dhe shkimbet para suve tonė si flakė qiriu.

Vėrshimi

Dranjes s'i kalbet ashti dhe mishin s'ia ha askush ndėr ne. Prandej, kur na sheh, sado lėkurė murmė tė jemi e tė parruem, s'i ngjethet shtati puēėrrizė nga frika. Por akulli i dimnit tė papritun nė gjumė, njė herė nė gjymtyrė, mandej nė qafė e krye e deri nė zemėr, ia qet kėsi dheu mbarė farėn! Ashtu edhe Drini.
Mbasi ky lumė e then qafėn atje ku e then, u zgjanue atė mot pėr rrafsh, vėrshoi andej e kėndej katunde e ara, pėrmbysi lisa me rranjė e damtoi gjithēka.
Kur u paque, si bishė krenare, i ngimė me dhé e ēmos, tregoi prenė e bame rrak: shtylla telefoni, derra e shtazė tjera tė ajuna, dhe qiti nė breg, si me i pasė rradhitė dikush me dorė, varg e varg njė morķ breshkash. Ngjanin, ashtu tė shtrime nėn diell, si njerėz tė gjykuem pėr vdekje e mandej tė vramė pėr t'i shti gjindjes tmerrin! Katundarėt, me brakesha tė gjana shpėrvjelė deri nė gju, hapėn njė hulli nė fund tė arės e i mbuluen me botė. Por kur ndodhi kėta, Dranaj i pat lanė hijen atij vend e Drinit tė dalun mendėsh! Por, akullit, jo.

Qindresa

Qysh se e humba sysh, e kėrkova pa nxitje kudo ngapak, tue i lanė shteg edhe rastit tė ndeshemi papritmas tė dy tue ecė pa udhė nė ndonjė lak mali, ose fushoreve bri lumejve.
Dhe s'ka si tė jetė ndryshe, kur njeriu tė tėhujet dita-ditės edhe prej farefisit. Qet atėherė nė harresė shllime e ndjesi mbi punė e sende qė i kish pėr zemėr, mun i dalin andje edhe veset e hershme; e jo ma se po pėrpushet se u zhduk njė breshkė prej faqes sė dheut!
Atėherė kur e pata ndeshė sė pari, isha i unshėm e sy-kuq si zjarmi qė flakron nė murrlā. Pėr ēdo krismė mbi rrugė, ēoja veshėt nalt si egėrsinė mali. Era mė merrte me vete, dhe pėr njė za tė hollė, qė klithi si me e pasė therė gjarpni nė gji, kisha lanė mbrapa, kambė, dhena mbas dhenash.
Ikėn mote. Njė ditė ndėgjova befas mbi katundin arbnor njė fishkėllimė fryme ndėr shkurre e gjineshtra: ndėr fletėza e nė ēdo bishtajzė tringėllonte njė shpirt i thamė. Mbrendė, ndėr rranjė tė ngėrthyeme sa llana e krahut, zbulova ashtin e Dranjes.
E kėqyra dhe e kėqyra, ngathshėm. Mirė, thashė, se e gjeta;
po si ta libroj unė fatin tim, pa hekur, prej vargojve tė kalesės?

Vetmia nuk len me marrė frymė kohėn

Tisi, breu e pisha janė druj virgjėn dhe e lypin vetminė. Por zogjtė nuk i lanė tė qetė. Kėta dinė mirėfilli si ua merr dielli lulen e vajznisė ndėr grykėza, si turpnohen degėt kur u shkon e u vjen mushti nėn lėvore e si ato i mjekojnė plagėt e veta me rrėshinė.
Nė vetmi ashtė shumė ma lehtė me njehė nė rrashtėn e Dranjes, si nė varzat e brinit tė sqapit, motet.

Bota e njė gjuhe

Plasi dielli nga reja, vetimė, nė rrashtėn e Dranjes mes librash. U ndez anekand vendi flakė, bimėsia jashtė, shqimthi i derės, mbrendė balli i votrės e unėt qė ishin fikė nė tė.
Currila tė dlirun, rrezet tringėlluen ndėr kthina tė ashtit, thellė, dhe lindėn fekse, pėrmbas, nė mur trajtash tė mbytuna shqim nė dritė, gjithēka nė miniaturė, gjithēka dyfish: krena gjarpijsh me qinda gjuhė pėrjashta - nė njė anė, e nė tjetrėn - barna secila me emnin e vet e shėruese, fije e fije tė panjehuna, duer mbas duersh me gishta tė kallun flakė. Rrashta e tanė dukej si me qenė nė diell.
Shikue pėrjashta, mbarė ashti kish shembllesė grueje, ngėrthye me fjalė, sa mizė pėr kėrcunė, nė krye e nė tru qė i rridhnin asaj vijė e vijė, gjak dragojsh nėpėr gjuhė. Ngadhnjim, ngadhnjim i frymės sė ashtit, ngadhnjim! Por pėrmes asaj drite shihej se pėrmbrenda rrashtės, mbrendė nė anin e grues, kalbej fara e kuptimit tė fjalėve nė gjumė para se me u zgjue. Andaj nuk kishin as tinguj.

Prozat e mėsipėrme poetike janė shkėputur nga pėrmbledhja me tė njėjtin titull nga botimi i Mynihut 1981
-- Gazeta Shqiptare, dhjetor 2002
- Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi

| Prapa |