L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Martin Camaj (1925 - 1994)
Tre letra tė Martin Camajt dėrguar profesor Krist Malokit
-- Orientimi i Martin Camajt nė filllimin e krijimit tė poezisė

Letra I.
Fort i Nderti Z. Profesor,
Mė falni se po U trazoj me poezinat e mija, por mbassi mendoj me i dhanė nė shtyp /nė qe se prandohen/ nė tansi kisha me pasė qejfė tė U a lėshoni nji sy kritik. Prej afėr dyqind vjershave kam zgjedhė kėto. Do tė jem mirėnjohės pėrjetė po qe se m’i vźni nė dukje tė metat ashtū si i keni zanat dhe me rrebsi kur cenohet e verteta artistike.
Dishroj me U skjarue pėr nji gjā. Kam dashtė me U dergue botimet e daluna deri tash nė gjuhėn shqipe nė Jugosllavi unė dret pėr drejt, mbasi kam mundsi financjare, por Ndermarrja e botimeve, tė cilės i pata dergue listėn, m’u pėrgjegj se do t’U a dergonte Instituti i ri Albanologjik, qė dishron, nė ketė mėnyrė, mė ra nė lidhje me Ju. Ata t’Institutit U ēmojnė shum dhe kanė nevojė pėr Ju. Nė qoftė se e keni letrėn tźme tė fundit, nė mbraim U shfaqi dishirin e Institutit. Prej andej aJu kishit me mujtė me na ndihmue shum.
U lutem mė falni pėr trazim.
Me sympathi tė madhe U pėrshėndes.
Martin Camaj (me dorė i nėnshkruar vėr. A.R)
Beligrad, 5/X/1953

P.S.
Si titull mendoj "Jehu i shkambijve", pse nė tematikė jam endč i lidhun me shkambijt e mij. Dishroj qė dhe publiku i kėtuhit ta ketė para sysh se unė flas dhe mendoj si Dukagjinės i Shqipnis. Nė qe se nuk vlen ky titull mė shkruani U lutem. Poezis sė fundit i kam ndrrue titullin /poezis qė U kam dėrgue titullin/ poezis qė U kam dergue nė letrėn e fundit /: "Fėmija" nė vend "Unė jam ti". Kam fillue me bā nė tź disa ndreqje.
Pėrsėri U pėrshėndes
Vjerrsha 33 (tridhetetri)
M. Camaj (edhe njė herė nėnshkrim me dorė nė tė njėjten letėr. vėr. A. R.)

* * *

Letra II.
Fort i Nderti Z. Prefesor,
Me dt. 14 tė k.m. mora letrėn Tuej. Dy dit pėrpapra /me 12 tė k.m./ u paē dėrgue nji tubė vjerrsha, tė cilat - shpresoj - do t’i merrni para kėsaj.
Menjiherė u interesova ke Prof. Danēetoviqi pėr ata qė mė porositshit. Mbasi i a parashtrova tė gjitha pyetjet e arsyenat Tuaja besnikisht, ai m’u pėrgjigj kėshtū:
I / Unė i kam bā ket propozim Prof. dr. Malokit nė nji mėnyrė indirekte /nepėrmjet meje/ si pėrgjegjės i grupit Albanologjik kėtu, i cili dishron nivelin kvadror tė grupit. Unė, para se me bā ndonji hap pranė eprorve, e kam pyetė Z. e Tij a pranon nė princip me ardhė a po jo?
II/ Nė rasė pozitive unė do tė kisha bā propozimin Kėshillit tė Profes. tė Fakultetit tue paraqitė aktivitetin dhe kvalifikimet e Z. sė Tij.
III/ Vendimi qė do t’ishte marrė nga kėshilli mā parė dhe mandej nga qeverija, nuk mund t’a dij, por, si mbas gjasės, po t’egsistojshin mardhanjet kulturore etj. mes dy shteteve, puna do t’ishte udobsisht. Pra unė - Profes. - kam fol nė princip si njeri privat i interesuem po se po, por edhe si pėrgjegjes i grupit dhe si antar i Kėshilit tė Profeso. tė Fakultetit kėtu."
Kėto janė mendimet autentike tė profesorit. Por, po qe se mė lejoni, unė kisha me U bā nji propozim nė lidhje me ket ēeshtje: para se tė merrni ndonji vendim, kishte me qenė shum mirė qė tė vini nji herė nė vizitė kėndej me na pa dhe me ndrrue mendimet me né /me falni se thaē me "né" pse na jemi tė vogjėl dhe s’na pyet kush pėr ato punė/ due me thanė me ndrrue mendimet me Prof. Danēetoviqin, Nimanin etj.
Zotni Profesor, letrat Tueja mė pėlqejnė shum dhe mendimet dhe qindrimi i Juaj nė tė kaluemen. Sinqerisht U tham se tue kėndue kritikat Tueja mā pėrpara se me ra nė kontakt me Ju, keni ngjallė tek unė nji sympathi tė veēantė, pse jam krejtsisht dakord me principet Tueja nė pikpamje letrare. Shum me vend e kritikoni dhe vjerrshėn qė U pata dergue. Ēdo njeri, por sidomos nji i ri shqiptar, nė kohėn e soēme āsht e pamujtun tė jetė, ndėr momentat e tė menduemit intensiv, jo i preokupuem dhe optimist. Kam frigė se e para e mramja vepėr e eme e kėthjelltė do tė jetė poema. Po pėr ketė arsye shum me pa durim pres mendimin Tuej mbi poezinat qė u dėrgova, dhe me U thanė tė vertetėn kam frigė se mendimi i Juej nuk do tė jetė i favorshėm si mbi poemėn. E pra kėto mė pėlqejnė mā tepėr se poema! Ndoshta pėr dy arsyena: sė parit pse shumicėn e kam shkrue tash vonė, sė dytit pse ndoshta janė mā subjektive. Por t’a dini, Zotni, shumica e tė rive sod nė Shqipni gjinden nė njat gjendje shpirtnore. Masa e ré studenteske dhe intelektuale nė Shqipni nuk e donė tė tashmėn, por e tolerojnė pse dronė dhe urrejnė tė kaluemen! Na tė rit shqiptarė, qė kemi kalue nepėr nji revolucjon mendojmė ndryshej nga ata qė e kanė lanė Shqipnin nė 1944! Psehin Ju mund t’a nxjerrni vetė si filozof dhe mendtar qė jeni!
Poezinat e mija nė shqiptarėt e Jugosllavis priten mjaft mirė, por kritika e disave - kritika e kafeve e jo e shkrueme - i bje si nė formė si tematikė tė vjetrueme /kanė hy dhe kėndej disa rryma ybėrrealiste/. P.sh. si keni me pa dhe nė "jetėn e ré", nga redaktori i saj kryesor preferohet vargu i lirė, ndėrsa vargu i caktuem mbahet si formė "arkaike" etj. Disa tjerė mė thonė: na shurdhove mā me ata malsorė! Shkruej mā nji herė dhe mbi qytet!" Disa tjerė: - Tė mira janė vjerrshat tua, por pėr me i kuptue duhet me mendue nji orė se ku ke dashtė me vra!" Disa tjerė mbas syshė thonė: - Klyshi i Mjedės ase "Mjedjuk"! Por unė asgjamangut vijoj nė tźmen tue shkrue si mė duket e drejtė dhe si e ndij vetė, mbasi deri dikund dhe ideologjikisht kėtu mė mbajnė pėrparimtar. Pėr sa i pėrket gjuhės dhe formės mė duket e drejtė me i shfrytzue shkrimtarėt e kaluem, pse pa traditė nuk mund tė krijohen vepra tė mėdha. N’anė tjetėr vetė landa shpesh herė ia ēel rrugėn formės. Si do t’a shifni nė kėto poezina nė disa venda pėrdori vargun e lirė. Prej tė kaluemes nuk mund tė ndahemi me mur, si thotė dhe Gjilas! Mandej mė duket se origjinaliteti qėndron nė tė shiquemit e jetės nėn nji prizėm tė ri, nė shfaqjen e mendimeve me krahazime dhe metafora tė reja e jo tė pėrdorueme me qindra herėsh. Mandej dikuj nuk i mbushet mendja se njimbėdhet rrokshi p.sh. mundet me pasė mija muzikalitetesh tė ndryshme, pse mue mė duket, se punėn nė dorė nė nji varg poezije e ka vetė fjala e rradhitja e fjalve, prej tė cilave del tingulli i cili i jap ngjyrėn mendimit. Nė kėto punė merreni mā mirė Ju vesht, prandaj pres mendimin Tuej, tė cilin e ēėmoj, Mue nuk mė ka qejfi shum tė teoretizoj, pse tue mendue gjatė pėr mbi nji punė ka ndodhė qė kam humbė busullėn dhe kam ra nė formalizme tue tretė krejt dhe individualizmin, por kėto llojė punėsh, shyqyr! ia kam dhanė zjarmit kur kam kėthye nė vedi mbas do kohė! Fjalėt qė mė thoni ndėr letra do t’i vari mirė pėr vesh dhe mė japin zemėr me qenė i sinqerėt me ve-vedi dhe mos me spekullue!
Nė poezinė qė do tė merrni, keni me gjetė gjendje tė ndryshme shpirtnore. Kur tė shifni se ka vetėm emocjone pa ndonji art, U lutemi tė m’i veni nė dukje. Kam pėrdor dhe fjalė, qė s’gjinden ndėr fjalorė por tė cilat pėrdoren nė Dukagjin, a thue asht mirė me i spjegue ashtu si nė poemėn ase me i lanė qė lexuesi t’kuptojė si mbas kontekstit?
Mbramė kam folė me nji shoq nga Kosmeti dhe mė ka lajmrue se librat i kanė bā gadi me U a nisė. Mė falni se dhe unė dola jo puntual nė ket mes! Pranoj se unė e kam fajin mbassi Ju mė jeni drejtue dhe unė mā pėrpara u kam pasė premtue botimet e kėtuhit! Por n’anė tjetėr m’a xeni besė se qeshtja qėndronte ashtu si U kam shkrue nė letrėn qė do tė merrni me poezina! Pėr ēdo siguri po U dergoj qyshė sod "Jugoslovensko - Albanski odnosi /1939-1948/ nga Dedjeri. U kam parapague dhe nė gazėtėn "FLAKA e VLLAZNIMIT" qė del nė Shkup. Kėjo asht gazeta ma e interesanshme, me tė cilėn mund tė jeni nė kontakt dhe me jetėn kulturale tė shqiptarve kėtu. Ka me U ardhė dhe "Zani i Rinis", qė shtypet nė Beograd. Po U lajmroj se Anton Ēetta, asistent i Albanologjis kėtu asht i biri i Lazėr Ēettės. Matet me U shkrue por nuk dij se ēka ka, duket se āsht pak i turpshėm! Kaleshit deri nė sod nuk i ka dalė pasaporta pėr Stambollė, kėshtu qė studimet qė kishte ndėr mend me u a hy do tė shtyhen. Kam folė me nji peshkatar nga Visi kur qeshė ndėr pushime. E kam pyet pėr shum gjāna. Ai mė thonte se ata janė me origjinė "latin"! E pyeta nė kroatisht ketė frazė: si thoni ju nė djalektin tuej "sa kushton nji barrė dru?" Ai m’u gjegj "POCA KARO DURVA"- pošto tovar drva?" serb. Jam njoftė me nji profesor nga ky vend, i cili shtihet se nuk ka ndigjue se nga e kanė origjinėn. Kam mundsi me u vu nė kontakt me famullitarin e Visit dhe do ta hulumtoj ketė qeshtje me anėn e korrispondencės. Nė Plloēa, pėrball ishullit Braē, kishte pasė dikur shqiptarė. Disa intelektual tė Zarės bashkpunojnė me krijimet e tyne letrare dhe nė "JETĖN E RE". Nė frazėn e naltėpėrmendun a mos asht interesant fjala PO Ca dhe krahazimi etimologjik mes DUVRA dhe DRVA tė gjuhės kroate?
Nuk po e ēoj mā gjatė ketė nė ketė letėr dhe pėrfundoj tue U pėrshėndetė nga ana e źme dhe e Prof. Danēetiviqit dhe posaēerisht e Anton Ēettės.
Me nderime dhe sympathi
Maritn Camaj (nėnshkrimi me dorė, vėr. A. R.)
Beligrad 16/X/53

* * *

Letra III.
Fort i Nderti Z. Profesor,
Mora letrėn t’Uej tė datės gjashtė tė kėtij mueji. U falenderoj dhe U lutem tė falni pėr heshtjen t’źme. Nuk e kam lanė pėr asnji arsye pa U shkrue vetėm pse kam dashtė qė mos tė U a merzis, sė parit, dhe sė dyti Anton Ēeta, miku i źm i ngushtė, mė ka pasė premtue kaherė se donte me U shkrue nji letėr tė gjatė mbi punėn intelektuale kėtu, mbasi ai āsht shum mā ekspert se unė tė flasė mbi kėto gjana.
Me vrejtje dhe interesim kam shikue korrigjimet e dy poezinave qė mė derguet. Ndėr disa vende jam dakord /sidomos aty ku mendimin t’em e bāni mā tė kjartė/ prandej, si mbmas lejes s’Uej, me qefė do t’i shfrytzoj. Por gjāja, qė mė intereson mā fort asht mendimi i Juej, tė cilin nė pėrgjithsi ma dhatė nė letrėn e fundit. Pajtohem kryekput me mendimin t’Uej. Qellimi i źm āsht qenė dhe āsht qė tė pėrgatis nji koleksjon vjershash pėr shtyp. Kur i kam nda ato poezina nga tjerat, kam pasė para sysh deri dikund dhe shijen e lexuesave kėtu. Por po e shof se ky mendim āsht plotėsisht i gabuem, aq sa gjysėn e poezinave qė U dergova i kam tėrhjekė nga grumbulli i zgjedhun. Shof se tė tana punimet e mija qė kanė nji ton deklarativ me tė vertetė janė " tė shtyeme me gisht", shkurt: nuk i ndij ashtu si RRASHTĖN, FLAKĖN E PISHĖS etj. Kėto vargje i pėrpunoj penda dhe kur tė mė duket se janė tė deja pėr botim do t’Ua dergoj. Jam shum i gėzuem pse jeni i pari njeri me tė cilin jam krejtsisht dakord nė shijen artistike. Pėr kėrshilla t’Ueja do tė jem shum mirėnjofės gjithmonė.
Shum mė ka interesue mendimi i Juej nė lidhje me pikpamjet gjuhsore tė Z. Selman Rizės. Selmanin si njeri e ēėmoj dhe due mbasi kam njohje dhe tė shkuem me tź, por kėjo gjā nuk mė pėrvetson aq sa tė jem i mendimit tė tij nė lamėn e gjuhsis. As kėtu nuk janė shumica dakord me tź, por asgjamangut pėr tek ne asht auktoritet dhe pikpamjet e tij shkojnė tue u shpėrnda, pjesėrisht, nė krejt rinin intelektuale. Nji sherbim sa s’thohet do t’u bānte po qe se kėjo qeshtje vihet nė rendin e ditės. Z. Selmani āsht zhvillue nė pikpamje gjuhsore tepėr individualisht dhe e terpon me logjikė nė qėshtje gjuhsore. Aman mos e leni pa bā diēka nė lidhje me kėtź gjā, pėr dashni tė gjuhės s’onė. Nji pėrleshje kėso dore do tė interesonte kėtu me mija e mija shqiptarė, tė cilėt janė tė djegun tė ndigjojnė nji herė fjalėn e Veteranve. Veē kisha me dishrue fort qė punėt tė ndreqen pa shamatė pse dhe Selmani flet tepėr "troq". Pra kam shpresė se kadalė-kadalė po i kuptoni pėr sė largut nevojat t’ona dhe do tė na jepni ndihmėn e duhun.
Revistėn 'JETA E RE' prej tashit do t’U a dergoj ēdo numėr sa tė dalė. Pėr kolekcjon kam pasė folė me Esad Mekulin, drejtorin pėrgjegjės, dhe ai, si U kam pasė shkrue ma pat dhanė premtimin se do t’U a dergonte. Por duket se mė qiti rrenc para Jush z. Esadi, pse nė Redaksi s’kanė tjetėr ceē dy tri kolekcjone komplete dhe duket se janė pendue pėr premtim tė dhanun. Mjerisht as unė nuk e kam komlet, pse pėr Zotin do tė U a kisha dergue. Gazetėn FLAKA E VLLAZNIMIT nga Shkupi do tė U a dergoj tue fillue nga numri i kėsaj vjete. Sa pėr punė tė shpenzimeve nuk āsht nevoja tė mė dergoni asnji send. Kur tė mė bij nevoja pėr ndonji botim shqip ase nė lidhje me gjuhėn shqipe, qė mund tė dalin andej, kam me U lutė qė tė ma dergoni. Tė tana kėtyne redaksinave u kam pasė dergue adresėn t’Uej tue i lutė me U a dergue Revistat ase gazetat pėrkatėse, natyrisht tue derdhė nė bankė nė llogarin e tyne tė hollat. Sod do t’u shkruej tė tanve tue U parapague pėr tė tanė vjetin. Tė jeni tė bindun se suma āsht shum e vogėl, pse tė pėrkohėshmet kėtu relativisht kushtojnė shum pak.
Mbrenda pak muejve kam me U ēue kolekcjonin e poezinave, tė cilat kam me i pregatitė pėr shtyp. Nja pėsėmbėdhet prej tyne janė ndėr ato tė U kam pasė dergue, prandej tash pėr tash mos U lodhni me to. Tash dy muej punoj nė fjalorin e Kristo(foridhit, vėr e A.R.). Jam vendosė me e pregatitė si ribotim tue transliterue dhe tue pėrkėthye besnikisht spjegimet e auktorit, i cili kėto spjegime ai i bān - si e dini - greqisht. Pėrkėthimi do tė dalė pėrbri tekstit greqisht ndėr kllapa. Gjithashtu ndėr kllapa do tė jenė edhe fjalėt qė i shtoj si synonime tė origjinalit. Qe si pėrshembull nji fjalė ē’farė do:

ARSÉZĖ, /T./ adv. t o l m h r v ¢ V , q a r r a l e ¢ w , p r w p e t w V /trimnisht, me guxim/.
ARĶTHI. Adv. - ¢ e p i ¢ z ¢ w w n - t o ¢ b a d i ¢ z e i n ¢ e p i ¢ t w n d n ¢ o ¢ o p i s q i ¢ w n 'a ¢ c r w n w ¢ V h ¢ 'a ¢ r c t o V /pėr shtazė - mėnyra e t’ecunit nė dy kambėt e mbrama si harusha /shi. ARĶTH-I

1. Fjalėt me tė mėdhaja janė ato t’origjinalitetit tė transliterueme
2. Tekstet greqisht - spjegues - āsht i pėrshkruem dhe
3. fjalėt ndėr kllapa me germa tė vogla āsht pėrkthimi i źm.
Nė kėtź punė tash tri vjet punoj dita me ditė. Kėtź fjaluer e kam kalue tri herė. Nji kopje tė tij e kam tė pėrkėthyem krejt frengjisht. Mė duket se kėjo mėnyrė e nalt paraqitun āsht mā e pėrshtatėshmja, pse del Krist. āshtu si āsht dhe i plotsuem. Me nji fjalė "mishi piqet e helli nuk digjet". Frengjishten e laē pa e shti pse kishte me u bā puna "llallė". Fjalėt e fjalorit e kam rregullue si mbas alfabetit tė soēėm t’onin.
Me kaq, Zotni Profesor, po i ap fund tue U pėrshndetė pėrzźmersisht. Me nderime i Jueji
Martin Camaj (nėnshkrim me dorė, vėr e A. R.)
Beograd - 11- I- 1954

* * *

Nga lista e Stubllės:
Vėrejtje:
Kėto letra janė marrė nga dorėshkrimet e DDr. Krist Malokit nė Graz, e falenderojmė Zonjėn Maloki qė na mudnėsoi t’i kemi kėto letra nė dorė. Letrat e DDr. Krist Malokit qė i ka derguar Martin Camajt nuk e kemi. Do tė ishte shumė mė interesant qė edhe letrat e tij t'i kemi parasysh dhe ti bashkojmė, por kjo nuk ishte e mundur pėr ne, apo ndoshta edhe kanė humbur sepse Martin Camaj ishte detyrimisht i obliguar tė lėshonte Jugosllavinė, kėshtu qė ndoshta janė zhdukur. Duhet qė kėto letra tė kėrkohen nė dorėshkrimet e Martinit, qė i posedon gruaja e tij Zonja Dr. Erika Camaj nė Gjermani. Kėto kopje tė kėtyre tri letrave ia kam dorzuar edhe gruas sė Maritnit Zonjės Erika, nė vitin 1998. Kurse njė letėr tė Z. DDr. Krist Maloki qė ia ka dėrguar Z. Anton Ēettės nė Beograd pran Institutit Albanologjik nė vitin 1954 ėshtė botuar nė revistėn fetaro-kulturore tė studentėve tė ipeshkvisė sė Kosovės "URTIA" Viti VII/1998 (11) ff. 179 - 182 dhe po nė kėtė shrim mund tė shifni edhe mė gjėrsisht shkruar nga autori i kėtyre rreshtave mbi Krist Malokin dhe disa letra tė dėrguara prej tij si Eminencės Fan S. Nolit, Z. Prodani dhe siē e ceka edhe mė parė tė Z. Anton Ēetta po nė tė njėjtėn revistė dhe numėr ff 174-193. Shumė dorshrkime janė tė botuar edhe nė revistėn Phoenix nė Shkodėr dhe nė Gazeta e Stubllės nė Kosovė. Nė kėto letra shifet shumė kjart se ēfarė orientimi poetiko-artistik nė krijimtarinė e Martin Camajt kishte profesori i mirėnjohur Krist Maloki. 33 vjerrsha ia ka dėrguar Camaj Malokit dhe nė kėto vjerrsha shifen shumė mirė pėrmirėsimet e Malokit nė vjerrshat e Camajt. Do tė ishte mirė qė njė herė ti botojmė ashtu si janė. Shpresoj se do ta bėjmė kėtė mė vonė. Kėto vjerrsha botohen pėr tė parėn herė nė listėn stublla. Pėr informata mė tė hollsishme mund tė drejtoheni tek autori i kėtyre rreshtave. Ēdo letėr duhet studijuar dhe analizuar nė vete, si aspekti gjuhsor, poashtu edhe artistik. Shifet shumė kjart se ēfarė shprehje interesante dhe tė pasura pėrdor Camaj. E pėr fat tė keq, kėto shprehje nuk janė sot nė pėrdorim, ne gjuhėn zyrtare letrare shqipe. Do t'Ju dergoj edhe shkronjat e sakta greke, nese Ju intereson, sepse nuk mi njohu kompjuteri - pra, ishte problem teknik. Letrat janė tė botuara ashtu siq ishin nė origjinal, nė pėrjashtim shumė tė vogėl tė ndonjė gabim shkrimi (P.Sh. nese i mungon njė shkronjė nė ndonjė fjali, pra lėshim. Kėso janė diku 4 apo 5 shkronja mė duket nė tė 3 letrat.

-- Albert Ramaj - Vjenė
© 2001 - Tė drejtat e botimit dhe ribotimit janė tek Albert Ramaj.

| Prapa |