Alfred Ēapaliku
Muzika e lėvizjes sė njeriut
Shkodra ėshtė qyteti i muzikės dhe i poezisė, po dhe i shtegtimit tė njeriut herė nga njėra te tjetra ose te tė dyja bashkė. Poetėt e Shkodrės janė dhe zbuluesit e muzikės sė brendshme qė kumbon si shiu i saj me vezullime yllėsish deri sa arrijmė te argjendimi prej ditė e te kėmbanat e arta.
"Shkodra, dashnorja e shekujve" - psherėtin Migjeni, djaloshi bodlerian, kurse Fishta gjėmon si ortekė nėpėr dimra. Mjeda gdhend mermerin e panteonit qiellor e Shiroka bėn elipse cicėrimash tė dallandysheve.
Shkodra e gėzimeve, e humorit tė menēur, e rebelimeve qytetare, e pikturave, e operas sė parė, e kardinalit, e mbretėreshės, e legjendės sė qumėshtit tė jetės, e kėshtjellės sė pėrjetėsisė.
Ndėrsa poeti Frederik Reshpja sjell trishtim muzgjesh tė praruar me hėnė, nėse do tė shfletojmė njė nga librat e fundit tė botuar nė Shkodėr, "Muzikė nė lėvizje" e Alfred Ēapalikut, do tė gjejmė shqetėsime tė sotme, drithėrimė ikjeje, ndarje, rritje, mall, pėrmbajtje dhe dėshirė.
Alfred Ēapaliku ka njė jetė tė tėrė qė merret me poezi dhe jeta ka hyrė nė poezinė e tij. Hallin e pėrditshėm, gėzimin, qė ndoshta ėshtė i pėrditshėm, pėrsiatjen, qė qoftė e pėrditshme, poeti i sublimon nė emocionin qė e mbart vetėm fjala poetike. Brenga e ikjes nė njė tė panjohur, qė edhe kur ka emra, prapė e panjohur mbetet, rritja e jetės dhe e bregės sė saj Shkodra, shiu proverbial, drita e hėnės mbi dallgėt e Drinit (i Bardhė dhe i Zi si fati), rrugėt dhe rrugicat, bota pėrtej, metropolet, etj. etj., janė materja qė futen pa vėshtirėsi edhe nė njė libėr tė hollė.
Alfred Ēapaliku duket qė e ndjek poezinė bashkėkohore tė kolegėve tė vet, por dhe atė tė botės dhe shkruan si ata e si vetja, pėrvoja e tė gjithėve bėhet dhe pėrvojė e jotja dhe pėrvoja jote bėhet e tė gjithėve.
Duke botuar relativisht pak, Alfred Ēapaliku shpalos sqimėn dhe adhurimin pėr poezinė si njė lartėsi eterne dhe beson se bukuria ėshtė dhe te e thjeshta, e madhėrishmja ėshtė dhe e zakonshmja, poezia ėshtė dhe te jopoezia dhe jopoezinė ta bėjmė poezi duke e praruar me ditėn e syve tė poetėve dhe tė lexuesve. Sepse, siē thotė njė shkrimtar i shquar, nėse e perifrazojmė atė: "Jo tė jetojmė pėr poezinė, por tė jetojmė me poezinė".
-- Visar Zhiti,
Muzikė nė lėvizje
Ēiftet pėrqafuar nė shkallaret e shesheve,
Si akrepat e orės nė ēast tė tingėllimit,
Nėse njė ditė ndahen, nėse njė natė sshihen?
Bėhen fotografė tė verbėr nė qytet,
Smbėshteten asnjėherė mbi shkopin e urrejtjes,
Armiq tė mirė mbesin.
Muzikė nė lėvizje ėshtė puthja pa u fshehur.
Caku
Tė vdekurve u veshin kėpucė tė reja,
Se duhet tė shkelin nė udhė pa krye,
Mirazh shkretėtire nė rendje pa fund,
Pa semaforė e vija tė bardha e shtylla,
Pa policė trafiku e manekinė mode,
Pa kalimtarė nė sens tė kundėrt si duna,
Pėr gjetjen e orės, adresės sė saktė.
Mbi kalldrėme shtruar me gurė sizifi
Trokasin shojet e ngrėna si patkoj kuajsh,
Ciasin gomat si nė pėrplasje veturash,
Thyhet njėqind copash pasqyra e lustrės.
O sa kėpucė tė reja u shitėn sivjet!
Ata shqiptojnė njė fjalė ndėrkombėtare,
Non stop-in rraskapitės me theks modern,
Nė maloren si thikė, pa ndalesa biblike,
Pa pemė, pa zogj lajmėtarė si dekor,
Poshtė lart majtas djathtas para mbrapa - qiell,
Me engjėj merramendės, me djaj rrėshqitės,
Sipas rregullave tė qarkullimit tė Dantes.
Shohin dyzimin e tyre mbi pluhur kėpucėsh
Qė tingėllojnė si njė kor antik nė boshllėk,
Gjersa lėkura ēahet, kėmba rri zbathur.
I largėt ėshtė caku tė mbėrrihet tek Zoti,
Me labirinthin e shpresės vetvetiu hapur.
Qiej mermeri
Qiej mermeri
pa peshė,
dallėndyshe kundėr rrymės
pa mbėrritje,
Pleq ripėrtypės kujtimesh
pa tym,
Aerobi pemėsh bri rrugėve
pa erė.
E bardha bėhet e kaltėr,
E zeza mbetet pa bojė.
Zaret janė hedhur,
Jeta ėshtė lojė
Pikat e shiut, lotė virgjėreshe,
Prishen nė shtratin e lumit,
Avullojnė tė mistershme,
Si britma pa dėnesė.
E bardha ngjyhet me tė kuqe,
E zeza ndėrron bojė.
Nė kurthin e ditės,
Jeta ėshtė lojė.
Djemtė e rrugicės dhe plaku
Ku janė djemtė e rrugicės sė vjetėr?
Pyesin rrugėt dhe lagjet fqinje.
Ku ėshtė zhurma e lodrave tė verės?
Nė pluhur vetėm gjurmėt e tyre.
Tė bukurit dhe tė mirėt djemtė,
Tė shkathtit, tė pandalshmit ku ikėn?
Njė zė, nga pragu i ngurtė i derės,
Njėrėzve u thirri: - Djemtė u rritėn!
Lule vilet vareshin mbi derė
Dhe e ndritnin plakun si fererė.
- Secili djalė braktis murishtėn,
Tė gjejė tė panjohurėn e vet,
O njerėz tė mirė, pas shumė vitesh
Rrugica do tė krenohet me djemtė.
Shpejt erdhi rritja e djemve,
Do tė vijnė te na shohin pėrsėri
Dhe do tė sjellin me vete,
Vajzat qė kanė marrė me dashuri!
Plaku. Lule vilet mbi derė.
Nė zemrat e njerėzve, djemtė.
Lirikė intime
Eja, mbėshtetemi te pema
Nė vetminė e saj prej druri,
Te stoli tė ulemi, eja
Nė vetminė e tij prej guri.
Nėn tė njėjtin yll jemi ndeshur
A mund tė rrimė pra tė ndarė,
Si stoli me trungun e heshtur,
Mbjellė shumė vite mė parė?
Nė flakė vetėtime pashė
Ovalen dridhėse tė buzėve
Dhe si njė magji poshtė saj,
Gjithēka qė nė jetė mė duhej.
Pastaj gjėmimin, unė ndjeva
Rininė tėnde tė pėrkulej,
Nė ēast u hepova si dega
Dhe gjeta gjithēka qė mė duhej.
Simbiozė
Dy gjysma jete nuk bėjnė njė jetė,
As pjesėtuar nėn kryqin e dhimbjes,
As shumėzuar nė iksin e shpresės,
Tė mbledhura me vetveten e mjerė,
Tė zbritura nga maja rrokaqiejsh.
Njeriu ngjyron si pylli nė vjeshtė,
Dy gjysma jete nuk bėjnė njė jetė.
Karnavalet
Ditėn e karnavaleve tė botės
Maska gjithėfarėsh, nėn ritėm prej shiu,
Luajnė kuplete me fund gazmor,
Kafshė imitojnė, insekte xhunglash,
Asimetrikisht bėjnė pirueta,
Pėr tė harrur maskat e vėrteta.
Njerėzit e gurit
Burrat e kohės sė gurit sishin tė ngurtė,
Vidheshin me gjethe, u lulėzonin brinjėt,
Zbutnin gjithandej gratė e egra,
Shpiknin vegla pune me majė, rrumbullak,
Nuk njihin sistem numėrimi pėr fėmijėt,
Shpellat i thellonin me britma pasioni,
Pėrjetonin vdekjen sipas tyre
Dhe sosnin nė skulptura naive.
Takim me Vinēens Prennushin
-- In memoriam
"Un jam i Zotit! Qiellin a mund ma pritsh?"
Gegnishtja e ndalun jehonte ilirisht
Dhe kumti flatroi mes yjesh pa u fikun,
Mbas ēastit vdektare sa shpejt kishte rilindun.
Tė vinte era lule, i veshun me gjeth,
Shejtnisht pėrmbi krye tė shndriste nji rreth,
Nė kohėn e amshimit nuk ishe dikushi,
Por ambėlsia vetė, Poeti Prennushi.
Stina e gėzuar
Si frynin erėrat e stinės ashtu mbrėmė,
Sikur pranvera jepte koncert me tre violinistėt
e muajve tė saj,
Nė sheshet e rrugėve dhe periferitė.
Si endeshin tė dashurit nėn ombrellat gazmore,
Dy nga dy
Dhe shpėrndaheshin mes blerimit nėn ritmin
e shiut.
Tė gjitha kėto ndodhėn mbrėmė,
Kur tė prisja ndanė njė BAR-i
Dhe emrin ta gdhendja nė avujt e xhamit.