H I S T O R I
SHKODRANE


| Prapa |

Ēeka, shkodrani qė u dekorua nga Franca
-- nga Dashnor Kaloēi | Gazeta Shqiptare

Historia e familjes sė vjetėr shkodrane qė rrjedh nga fshati Sumė i Postribės. Nga dy vėllezėrit, Pjetri dhe Sokoli, e deri te Mikeli i cili nė 1895 u dekorua nga Presidenti i Francės

Dėshmia e Engjėll Ēekės, pasardhėsit tė familjes sė njohur shkodrane: "Gjyshi im, Mikel Ēeka, apo siē njihet ndryshe me mbiemėrin Suma, mė 23 prill tė vitit 1895, pas njė propozimi tė Ministrisė sė Jashtme tė Francės, sė cilės ia kishte dėrguar Konsulli i saj nė Shkodėr, Hekardt, u dekorua me Medalje Ari nga Presidenti i Francės, Feliks More, me motivacionin: "Pėr shėrbimet e bėra pėr interesat franceze nga 1856 nė 1895, si pėrkthyes e ndihmės i Konsullit francez nė Shkodėr"

Gjyshi im Mikel Ēeka apo siē njihet ndryshe me mbiemėrin Suma, i cili ishte djali i Pjetrit qė rridhte nga familja e njohur tregtare nga qyteti i Shkodrės e cila rradhitet ndėr familjet mė tė vjetra shkodrane, tė cilat figurojnė tė shėnuara qė nė vitin 1736 nė regjistrin e pagėzimeve qė ka mbajtur familja Kamėsi, mė 23 prill tė vitit 1895 nė bazė tė njė propozimi tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme tė Franės, sė cilės ia kishte dėrguar Kosulli i saj nė Shkodėr, Hekardit, u dekorua me njė Medalje Ari nga vetė Presidenti i Francės Feliks Fore, me motivacionin: "Pėr shėrbimet e bėra pėr interesat franceze nga 1856 nė 1895 si ndihmės dhe pėrkthyes i Konsullit tė Francės nė Shkodėr".

Po kėshtu vėllai i gjyshit, Filipi i cili u lind nė Shkodėr nė vitin 1826, ka qenė personi numėr dy, nė regjistrin e veēantė pėr tė huajtė tė cilėt Konsullata franceze e kishte marrė nėn mbrojtje, nė bazė tė dispozitave tė marrėveshjes tė pėrmbajtura nė traktatet e lidhura ndėrmjet Francės dhe Portės sė Lartė tė Stambollit dhe nė fund tė atij dokumenti tė firmosur nga Konsulli francez nė Shkodėr, shkruhet: "Me besėn e fjalės sė dhėnė, ne i japim atij kėtė dhuratė pėr t'i shėrbyer aty ku ja jep e drejta". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" ėshtė 58-vjeēari Engjėll Ēeka me profesion Ekonomist, njėri nga pinjollėt e fundit tė familjes sė vjetėr shkodrane tė njohur ndryshe dhe me mbiemėrin Suma, qė njihen si njė nga familjet mė tė vjetra tė atij qyteti ku tė parėt e saj kanė qenė pronarė tė mėdhej tokash dhe mė pas janė marrė me tregėti dhe politikė. Engjėll Ēeka rrėfen gjithė tė kaluarėn e trungut tė familjes sė tij qė para pesėqind vjetėsh me dy vėllezėrit Pjetėrin dhe Sokolin, gjyshin e tij Mikelin qė u dekorua nga Presidenti francez nė vitin 1895, vėllanė e gjyshit Filipin i cili ka qenė njė nga organizatorėt kryesorė tė pėrfaqėsisė sė Shkodrės, qė mori pjesė nė Lidhjen e Prizėrenit, e deri tek babai i tij Filip Ēeka i cili pasi shėrbeu pėr dhjetė vjet si nėnprefekt nė kohėn e Monarkisė, gjatė viteve tė regjimit komunist punoi si llogaritar i thjeshtė nė disa rrethe tė vėndit i survejuar nga Sigurimi i Shtetit si ish-funksionar i lartė i Mbretit Zog. Po cila ėshtė origjina e familjes Ēeka dhe cilėt janė tė parėt e saj? Kush ishin Pjetri me Sokolin dhe pse u shpėrngulėn ata nga fshati i tyre duke zbritur nė qytetin e Shkodrės ku ndėrtuan shtėpitė e tyre? Si u trashėguan nė gjatėsitė e shekujve Ēekajt e Shkodrės dhe si u bėnė ata ndėr familjet mė tė pasura tė atij qyteti? Cili ishte aktiviteti i Filip Ēekės dhe kontributi i tij nė pėrfaqėsinė e Shkodrės e cila mori pjesė nė Lidhjen e Prizėrenit, tė cilin Konsullata Franceze e Shkodrės e mori nė mbrojtje duke e caktur si personin e dytė nė regjistrin e veēantė qė ajo kishte pėr tė huajt nė bazė tė marrėveshjes me Portėn e Lartė? Cili ishte Mikel Ēeka dhe pėrse u dekorua ai nga Presidenti i Francės? Lidhur me kėtė tė kaluar tė familjes Ēeka si dhe origjinėn e saj, na njeh dėshmia e 58-vjeēarit Engjėll Ēeka njė nga pasardhėsit e asaj familje tė vjetėr dhe djali i Filip Ēekės i cili gjatė kohės sė Monarkisė shėrbeu si nėnprefekt nė disa Prefektura tė vendit.

Origjina dhe trashėgimia e familjes Ēeka (Suma)
Lidhur me origjinėn e herėshme tė familjes Ēeka apo siē njihen ndryshe edhe me mbiemrin tjetėr Suma, janė bėrė disa hulumtime nga studjues tė ndryshėm, por ai qė i ofrohet mė tepėr sė vėrtetės dhe konsiderohet nga mė tė saktit, ėshtė ai qė ka bėrė studjuesi i njohur shkodran Emil Shiroka nė vitin 1984, i cili pėrveē dėshmive tė ndryshme gojore dhe hipotezave qė janė trashėguar ndėr disa breza si tė vetė asaj familje ashtu dhe atyre tė tjera shkodrane, ėshtė mbėshtetur gjithashtu mbi dokumenta tė ndryshme arkivore dhe iu ėshtė referuar studimeve tė tjera qė janė bėrė mė pėrpara rreth kėsaj familje. Sipas studimit tė Emil Shirokės, thuhet se origjina e herėshme e familjes Ēeka, ėshtė nga lagjija Bojej e fshatit Sumė qė sot ėshtė nėn juridiksionin e Postribės nė Malėsinė e mbi Shkodrės. Kur turku shkeli pėr herė tė parė dhe e pushtoi Shkodrėn (bashkė me Kalanė e saj) e cila asokohe shtrihej afėr Lumit Bunė dhe Liqenit tė Shkodrės, pjesa mė e madhe e popullsisė sė kėtij qyteti me burra gra fėmijė dhe pleq emigruan pėr nė Itali duke u larguar nga Liqeni nė Bunė dhe nė Detin Adriatik. Kurse disa familje tė tjera u ngjitėn lart nė bjeshkė tė Malėsisė sė Shkodrės. Nė atė kohė thuhet se ndėr tė vetmit qė qėndroi nė qytet dhe nuk u largua qė andej, ishte njė pasanik i madh shkodran, tė cilit Venediku e thėrriste me emrin Ēeka, qė ka kuptimin e fjalės "qarė". Njė nga interpretimet e ndryshme qė i bėhet kėsaj fjale, ndoshta dhe ajo mė e sakta, ėshtė se ai njeri kishte fituar shumė dhe ishte bėrė i pasur duke "lozur me qarin". Ky njeri pėr tė mos e humbur gjithė atė pasuri tė madhe qė kishte vėnė prej kohėsh, thuhet se bėri njė kompromis me turqit duke ndėrruar besimin dhe nga katolik u kthye nė myslyman. Mbas pesė vjetėve Veziri i Shkodrės i cili ishte i emėruar nga Turqia dhe ishte me kombėsi e shtetėsi turke, pėr ta provuar atė, nėse i qėndronte besnik fesė myslymane e detyroi atė qė tė shkonte pėr haxhillėk nė Qabe tek varri i Muhametit. Ky person i quajtur Ēeka, e pranoi kėrkesėn e Vezirit dhe pasi u kthye qė nga Qabeja, njerzit nė Shkodėr e thėrritėn Haxhi Ēeka. Rreth origjinės dhe trashėgimisė sė trungut tė kėsaj familje, ka dhe disa hipoteza tė tjera, ku nė njerėn prej tyre thuhet se nė fshatin Sumė nė atė kohė jetonin dy vėllezėr tė cilėt quheshin Sokol (Kolė) dhe Pjetėr Suma. Veziri i Shkodrės kishte tė dhėnė se kėta vėllezėr rridhnin prej njė familje bajraktarėsh dhe u dėrgoi fjalė qė tė shkonin pėr ta takur nė Shkodėr nė sarajet e tij. Fjalės sė Vezirit, qė ishte dhe sundimtari i Shkodrės, iu pėrgjigj vetėm njėri nga vėllezėrit, Sokoli, kurse Pjetri nuk erdhi fare nė Shkodėr. Veziri i premtoi Sokolit se do t'i jepte toka dhe pasuri me konditė qė ai tė bėhej myslyman dhe pasi Sokoli e pranoi atė gjė, Veziri e mbajti pranė vetes. Pas disa kohėsh, Veziri i tha Sokolit qė tė shkonte nė fshatin Sumė dhe t'i mbushte mėndjen edhe vėllait Pjetrit dhe gjithė fshatit qė tė zbrisnin nė Shkodėr dhe tė ndėrronin fenė, njėlloj siē kishte bėrė dhe ai. Por kur Sokoli shkoi dhe ia trasmetoi Pjetrit mesazhin qė kishte marrė nga Veziri, Pjetri u indinjua shumė dhe pėr t'i shpėtuar ndonjė hakmarrje tė mundėshme tė Vezirit, u largua nga fshati dhe pėr dhjetė vjet me rradhė qėndroi i fshehur ndėr miqtė e tij dhe nėpėr male. Duke u mėrzitur nga jeta e keqe qė bėri pėr afro dhjetė vjet nėpėr male, ku disa herė iu rrezikua edhe jeta, Pjetri vendosi dhe zbriti nė Shkodėr e shkoi drejt e nė shtėpinė e Haxhi Ēekės, pėr tė cilin kishte dijeni se nga katolik ishte kthyer nė myslyman. Pjetėr Suma i tha Haxhiut se kishte shkuar aty pėr t'i rėnė nė dorė dhe pėr t'i kėrkuar besė ta mbronte nga i vėllai i tij Sokoli, i cili donte qė t'i ndėrronte besimin. Haxhi Ēeka e mori nė besė Pjetrin dhe e mbajti nė shtėpinė e tij duke i thėnė se nuk e detyronte njeri pėr tė ndėrruar fenė. Kėshtu Pjetėr Suma qėndroi pėr afro tre vjet nė shtėpinė e Haxhi Ēekės dhe mbas tre vjetėve Haxhiu i dha dhe tė hollat pėr tė ndėrtuar shtėpinė e tij. Pjetri e ndėrtoi shtėpinė e tij ngjitur me atė tė Haxhiut, por kur e morėn vesh turqit dhe shkuan pėr t'ja shėmbur, Haxhi Ēeka u doli pėrpara dhe ju tha se ajo ishte shtėpia e tij. Turqit ikėn duke thėnė se ajo ėshtė shtėpia e Ēekės dhe qė nga ajo kohė Pjetėr Sumės, i mbeti mbiemėri Ēeka dhe nė tė gjithė Shkodrėn ai filloi tė thirrej Pjetėr Ēeka. Kurse jashtė qytetit e nėpėr fshatra dhe jashtė Shqipėrisė ku ai shkonte pėr tregti, njihej dhe thėrritej Pjetėr Suma. Prandaj qė nga ajo kohė edhe sot ajo familje njihet me dy mbiemrat, Suma dhe Ēeka. Po kėshtu sipas kėtij versioni thuhet se edhe familja e njohur shkodrane Sokoli qė ėshtė e besimit myslyman dhe e ka origjinėn nga fshati Sumė, ėshtė po nga trungu i familjes Ēeka dhe ajo rrjedh prej Sokolit, vėllait tė Pjetėr Sumės i cili edhe ai u kthye nė myslyman e mori mbiemrin Ēeka. Pjetėr Ēeka u martua dhe i lindėn pesė djem: Preēi, Hila, Ejlli, Kola dhe Simoni. Dy djemve tė mėdhenj Preēit dhe Hilės, Pjetri u dha zanatin e rrobaqepėsit, kurse djalin e tretė Ejllin e dėrgoi nė Romė ku pasi u shkollua pėr xhakua (prift) erdhi e shėrbeu nė Shkodėr dhe mė vonė nė fshatin Shirq, ku dhe vdiq e u varros nė kishėn e Shėnapremtes. Djali i dytė Hila, nuk ishte i kėnaqur nga puna e rrobaqepėsit dhe mė pas u muar me tregėti lėkurėsh, ku pasi mblodhi njė sasi shumė tė madhe shkoi dhe i shiti nė Venedik. Me paratė qė fitoi nga shitja e lėkurėve, Hila bleu shumė mall tė cilin erdhi dhe e shiti nė Shkodėr nė gjashtė dyqanet qė i bleu sė bashku me vėllezėrit e tij. Nga lekėt qė fitonte prej shitjes sė lėkurėve nė Itali, Hila blinte mall manifakture dhe vinte e shiste nė Shkodėr. Pasi u fuqizua shumė ekonomikisht, pėrveē Shkodrės, Hila filloi t'i shiste mallrat qė sillte nga Italia dhe nė Gjakovė, Prizren, Shkup, Tetovė etj, ku hapi agjensitė e tija qė njiheshin me firmėn "Suma" (Ēeka) dhe punėsoi njerėz tė besuar nga Shkodra. Llogaritė e firmės, vėllezėrit Ēekaj (Suma) ia lanė Simonit, qė ishte mė i vogli i vėllezėrve, por mė i zoti prej tyre ndonėse kishte fare pak shkollė. Pasi fituan shumė nga kjo lloj tregtie, vėllezėrit Ēekaj u martuan sipas rradhės dhe blenė dyqane, vreshta dhe toka tė cilat shtriheshin nė Bushat, Vrakė, Ēelepie, Lezhė e deri nė Zejmen ku ata kishin 200 dynym. Hila ndėrtoi njė shtėpi tė madhe me gjashtė dhoma nė qytetin e Shkodrės, nė atė vėnd ku sot njihet me emrin Arra e Madhe. Trashėgimia gjenealogjike e familjes Suma apo siē njihet ndryshe Ēeka, pas Pjetrit dhe Sokolit, mori kėtė rrjedhė: Preēi pati dy djem, Pjetrin dhe Zefin. Pjetri pati tre djem, Ndocin, Filipin dhe Mikelin. Ndoci pati dy djem, Pjetrin dhe Lecin. Leci pati dy djem, Toninin dhe Pjetrin. Zefi pati pėr djalė Ejllin qė la nėntė fėmijė, njė djalė dhe tetė vajza. Djali qė quhej Gaspėr, la tre djem, Ejllin, Zefin dhe Luigjin tė cilėt nuk u martuan dhe ajo degė e familjes u shua fare. Tetė vajzat e Ejllit, ishin: Ēilja, Angjia, Kusha, Dranja, Cina, Tonja, Lezja dhe Gjystja. Dy vajzat e mėdha Cilja me Angjen, nė vitet 1834 dhe 1837 u martuan me dy djemt e Pjetėr Shirokės, Shanin dhe Gaspėrin. Kurse dy vajzat e tjera, Kushja dhe Drandja, po nė vitet 1834 dhe 1837, u martuan me dy djemtė e Kol Shirokės, Ndrekėn dhe Zefin. Vajza tjetėr Cina u martua me Pashko Muzhanin, Lezja me Loro Saraēin, Tonja me Filip Ēurēinė, kurse Gjystja, mė e vogla nga vajzat u dorzua murgeshė. Kola la njė djalė, Filipin i cili pati vetėm vajza dhe ajo degė u shua. Simoni mė i vogli la katėr djem, Matinė, Lazrin, Franon dhe Gaspėrin. Matia vdiq, Lazėri shkoi nė Francė e Franoja nė Spanjė dhe nuk u kthyen mė. Ndoci la vetėm vajza dhe u shua si degė, kurse Gaspėri pati djalė Kolėn i cili kishte djalė Zefin dhe Zefi pati dy djem Nikolinin dhe Gaspėrin.

Filip Ēeka, shkodrani qė u mbrojt nga Franca
Dėshmia e 58-vjeēarit Engjėll Ēeka, pasardhėsi i familjes sė njohur shkodrane: "Filip Ēeka i cili ishte vėllai i gjyshit tim Mikelit, nė 6 shkurt tė vitit 1854 u mor nė mbrojtje nga Konsullata Franceze e Shkodrės. Ajo Konsullatė e kishte atė si personin numėr dy nė regjistrin e veēantė pėr tė huajt, nė bazė tė marrėveshjes dhe traktateve qė Franca kishte lidhur me Portėn e Lartė"

Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm nė kuadrin e ciklit "Familjet e Mėdha tė Shqipėrisė", u njohėm me origjinėn dhe trashėgiminė gjenealogjike tė familjes sė njohur shkodrane Ēeka. Kjo familje qė njihet ndryshe edhe me mbiemėrin tjetėr Suma, rrjedh nga lagjia Bojej e fshatit Sumė tė Postribės dhe sė bashku me familjet Ēoba e Llupi, konsiderohen ndėr familjet katolike mė tė vjetra tė Shkodrės. Tė parėt e kėsaj familje qė njiheshin si pronarė tė mėdhej tokash, kanė zbritur nė qytetin e Shkodrės qė nga koha qė ai ra nėn sundimin e Turqisė dhe mė pas ata janė marrė edhe me tregėti e politikė. Sipas dėshmisė sė Engjėll Ēekės njė nga pinjollėt e fundit tė kėsaj familje, nė vitin 1966 ata i kanė dorzuar Arkivit tė Shtetit rreth 250 dokumente tė vjetra qė i pėrkisnin sė kaluarės sė fisit Ēeka

Shtėpia mbi 200-vjeēare e Ēekajve
Shtėpia e Ēekajve, e cila ėshtė ndėrtuar mė shumė se dyqind vjet mė parė, ndodhet diku nė Lagjen Arra e Madhe tė qytetit tė Shkodrės nė Rrugėn "Vaso Pasha". Aty nė atė shtėpi tė rrethuar me mure tė larta, banojnė sė bashku me familjet e tyre, dy vėllezėrit Engjėll dhe Mikel Ēeka, tė cilėt janė dhe pinjollėt e fundit tė Ēekejve qė njihen si ndėr mė tė vjetrit e qytetit tė Shkodrės. E ndodhur pėrballė me konviktin e shkollės sė Gjuhėve tė Huaja, shtėpia e madhe dy katėshe e Ēekajve nga pamja e jashtėme nuk tė ngjall ndonjė kureshtje tė madhe. Por gjithshka ndryshon kur futesh brenda dhe vetja tė duket sikur je nė ndonjė Muze Etnografik apo kėshtjellė tė vjetėr mesjetare, tė cilat shumė rrallė i ndesh nė qytetet tona. I zoti i shtėpisė, 58-vjeēari Engjėll Ēeka na fton brenda dhe na shoqėron pėr nė dhomat e sipėrme tė asaj shtėpie me hapėsira tė bollshme ku gjithėēka ėshtė e gdhendur nė dru nga mjeshtrat shkodranė, kėtu e dyqind vjet tė shkuara. Qė nga ajo kohė e largėt, ajo shtėpi tipike shkodrane ka humbur shumė nga origjinaliteti dhe formėn e saj tė parė vazhdon ta ruaj ende vetėm njėra nga dhomat ku ēdo gjė ėshtė e paprekur qė nga shekulli i kaluar. Aty mbizotėron tavani i varur me gdhėndje dhe oxhaku i madh i stolisur me ornamente e deri sėndyku i pajės apo siē njihet ndryshe nga shkodranėt e vjetėr si "Arka e Venedikut", nga qė familjet e pasura aristokrate tė asaj kohe e blinin pajėn e nuses nė Itali. I gjithė ansambli akitekturor qė mbizotėron aty, qė nga ndėrtimi dhe zbukurimet me gdhėndje nė dru, e deri tek mobiljet e reliket e vjetra tė ruajtura me shumė kujdes prej mė shumė se dy shekujsh, e detyruan Institutin e Monumenteve tė Kulturės, qė nė vitin 1966 atė shtėpi ta shpallnin Monument Kulture. Ndonėse me profesion ekonomist, por me njė pasion prej historiani pėr t'u admiruar, 58-vjeēari Engjėll Ēeka prej vitesh ka hulumtuar ndėr arkiva, biblioteka dhe nė shtypin e kohės, duke nxjerrė dhe skeduar pothuaj tė gjitha ato ēka janė shkruar dhe thėnė rreth trungut tė familjes sė tij, tė cilat sė bashku me dokumentet e tjera dhe reliket e rralla qė disponon ajo familje, pėrbėjnė njė pjesė tė gjallė tė historisė jo vetėm tė Ēekejve, por dhe tė atij qyteti me tradita tė lashta.

Dokumentet e Francės nė mure
Nė shtėpinė e vjetėr dhe karakteristike shkodrane tė Ēekajve, ajo ē'ka tė bie mė tepėr nė sy pėrveē fotografive tė vjetra tė varuara nė muret e asaj dhome tė madhe, janė dy dokumente tė vjetra tė shkruara nė frėngjisht. Njėri prej atyre dy dokumenteve, mban datėn 6 shkurt tė vitit 1854 dhe ėshtė Patenta e Mbrojtjes, me tė cilėn Konsullata franceze e Shkodrės ka pajisur vėllain e gjyshit tė Engjėllit, Filip Ēekėn. Nė atė dokument tė titulluar "Patentė Mbrojtje", shkruhet: "Ne, Konsullata Franceze nė Shkodėr, vėrtetojmė se zoti Filippo Suma, shtetas otoman, lindun dhe banues nė Shkodėr, ėshtė i regjistruar me numėr 2 nė regjistrin e veēantė pėr tė huajtė e mbrojtur nga kjo Konsullatė, nė bazė tė dispozitave tė marrėveshjeve tė pėrmbajtura nė traktatet e lidhura ndėrmjet Francės dhe Portės sė Lartė Otomane. Me besėn e fjalės sė dhėnė ne i japim atij kėtė dhuratė pėr t'i shėrbyer aty ku ja jep e drejta" Shkodėr mė 8 shkurt 1854. Nga zotni Konsulli De Diagruan. Kėtė dokument Konsullata franceze e Shkodrės ia ka akorduar Filip Sumės pėr shėrbimet qė ai i kishte bėrė asaj nė atė kohė kur nuk ishte mė shumė se 30-vjeē. Kurse dokumenti tjetėr i cili i pėrket vitit 1895, ėshtė njė Medalje Ari e cila i ėshtė dhėnė gjyshit tė Engjėllit, Mikel Ēekės (Suma), ku shkruhet: "Ministria e Punėve tė Jashtme. Presidenti i Republikės Franceze, Mbi propozimin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. Dekreton: Njė Medalje Nderi prej Ari qė i ėshtė lėshuar Z. Summa, pėrkthyes ndihmės i Konsullit tė Francės nė Shkodėr tė Shqipėrisė, pėr shėrbimet e bėra pėr interesat franceze nga 1856 nė 1895". Shefi i shėrbimit tė Protokollit Sh. Croziej. Lėshuar nė Paris, mė 23 prill 1895. Feliks Fore. Y Hanoto.

Kush ishte Filip Ēeka
Po kush ishte Filip Ēeka dhe pėrse ai u mor nė mbrojtje nga Konsullata Franceze e Shkodrės? Lidhur me kėtė Engjėlli dėshmon: "Filipi u lind nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1826 dhe ai ishte djali i Pjetėr Ēekės, familja e tė cilit rradhitet ndėr mė tė vjetrat shkodrane qė figurojnė tė shėnuara qė nė vitin 1736 nė regjistrat e pagėzimit qė janė mbajtur nga familja Kamsi. Nga tre dokumente pagėzimi tė kishės qė ruan familja e qė i pėrkasin viteve 1830, 1871 dhe 1898, pjestarėt e kėsaj familje njihen dhe me mbiemėrin Suma dhe kanė lidhje fisnore me fisin Sokoli tė Shkodrės. Kjo gjė vertetohet edhe nga tė dhėnat e ditarit tė Mustafa Boriēit, qė ėshtė ruajtur nga qershori i vitit 1844, ku ai midis tė tjerash ka shkruajtur: "Fitova davanė me tregtarin Ndoc Ēeka". Duke qenė se asokohe ishte nė modė qė familjet aristokrate t'i dėrgonin fėmijet e tyre pėr tė mėsuar nė shkolla private, e mė pas nė ato fetare, edhe Filipi mendohet tė jetė arsimuar nė kėto shkolla. Mirėpo deri mė sot familja jonė nuk disponon asnjė lloj dokumenti shkollor tė Filipit dhe kėtė gjė e bazon nė llogjikėn e familjeve tė asaj kohe qė i dėrgonin fėmijėt nė ato shkolla pėr tė mėsuar gjuhėt e huaja, gjė e cila u imponohej pėr nevoja tė tregtisė. Qė Filipi ka mėsuar nė ato shkolla, vėrtetohet dhe me faktin se ai ka mėsuar gjuhėn frėnge qė pėrpara moshės 30-vjeēare, kohė nė tė cilėn ai u mor nė mbrojtje nga Konsullata Franceze e Shkodrės. Ky fakt na lejon tė supozojmė se atė mbrojtje, Filipi e ka marrė nė rradhė tė parė si personalitet qė ka qenė, se pėrndryshe nuk mund t'i jepej ai privilegj" dėshmon Engjėlli lidhur me Filip Ēekėn.

Me pėrfaqėsinė e Lidhjes sė Prizrenit
Nga studimet e ndryshme qė janė bėrė, Filip Ēeka njihet dhe si njė nga organizatorėt kryesorė tė pėrfaqėsisė shkodrane qė mori pjesė nė Lidhjen e Prizrenit nė vitin 1878. Lidhur me kėtė Engjėlli dėshmon: "Nga viti 1854 kur Filip Ēeka u mor nė mbrojtje nga Konsullata Franceze e Shkodrės dhe deri nė vitet 1878 kur ai figuron nė shumė dokumente si njė nga organizatorėt kryesorė tė Degės sė Shkodrės pėr Lidhjen e Prizrenit, nuk ka ndonjė tė dhėnė se me ēfarė ėshtė marrė nė atė periudhė kohe. Nė njė studim tė Stefanaq Pollos dhe Selami Pulahės, citohet njė dokument qė ėshtė shkruar njė muaj pėrpara se tė mbahej Lidhja e Prizrenit. Ajo ėshtė njė protestė qė shkodranėt ia kanė dėrguar ambasadorit francez nė Stamboll, ku midis tė tjerash thuhet: "Ne, katolikė e myslymanė, vėllezėr prej shekujsh dhe qė jetojmė nė bashkėsi interesash e zakonesh, pėlqejmė mė mirė tė asgjesohemi, se sa tė vdesim tė poshtėruar e tė skllavėruar". Ndonėse nė atė dokument nuk jepen emrat e nėnshkruesėve tė tij, kemi tė drejtė tė mendojmė se aty ėshtė dhe dora e vėllezėrve Ēeka, Filipit dhe Mikelit, nisur nga fakti se ata kanė ditur frėngjishten dhe Filipi ka qenė ndėr organizatorėt e asaj proteste. Kjo gjė bėhet e besueshme nisur dhe nga fakti se Filipi ka pasur lidhje me qarqet e huaja diplomatike qė kanė qenė nė asokohe nė Shkodėr. Sipas dokumenteve historike, mė 15 qershor, dy ditė pas hapjes sė Kongresit tė Berlinit, nė oborrin e Medresesė qė ndodhej pranė Pazarit tė Vjetėr tė Shkodrės, ėshtė zhvilluar njė manifestim popullor ku ėshtė lexuar dhe njė peticion qė paria shkodrane ia dėrgoi Kongresit tė Berlinit nė shenjė proteste. Duke parė firmėtarėt e atij peticioni, shihet dhe emėri i Filip Sumės, ēka pohohet edhe nga studjuesi Xhafer Belegu nė veprėn e tij "Akte tė Rilindjes". Po kėshtu nė njė studim tė akademikut Kristo Frashėri, ku ai jep me pėrafėrsi emrat e antarėve mė aktivė tė Komitetit Ndėrkrahinor tė Degės sė Shkodrės, qė dėrgoi pėrfaqėsinė e saj nė Lidhjen e Prizrenit, rradhitet dhe emri i Filip Sumės. Njė dokument tjetėr qė vėrteton pjesmarrjen e Filip Sumės nė pėrfaqėsinė e Komitetit Ndėrkrahinor tė Degės sė Shkodrės, ėshtė dhe ai i vėllezėrve Ēoba, ku midis tė tjerash thuhet: "Na tė premen, (Premten) u mblodhme e i vuni populli katėr vetė, F. Ēekėn, N. Shirokėn, Simon e Gjok Muzhani. Edhe dje kan kenė nė komisjon edhe i kan prit fort mirė". Nė bazė tė kėtyre dokumenteve dhe materialeve historike, emri i Filip Ēekės figuron nė pėrfaqėsinė drejtuese tė Degės sė Lidhjes sė Prizrenit pėr Shkodrėn qė nga korriku i vitit 1878 e deri nė fund, pavarėsisht nėse ka qenė i ngarkuar me detyra apo jo. Mos pjesmarrja e tij nė delegacionin e Shkodrės nė Lidhjen e Prizrenit, ndoshta ka qenė e kushtėzuar prej statusit tė tij prej "gjysėm diplomati" nga lidhjet qė ai kishte me Konsullatėn Franceze tė Shkodrės", dėshmon Engjėll Ēeka lidhur me vėllanė e gjyshit tė tij, Filipin, i cili nga dokumentet arkivore, njihet dhe si pjesmarrės me trupat vullnetare shkodrane nė Luftėn e Plavės e Gucisė pėrkrah Jusuf Sokolit. Po kėshtu Filip Ēeka figuron edhe si pjesmarrės nė Luftėn pėr mbrojtjen e Ulqinit nga malazezėt nė vitin 1879, ku shkodranėt nė shenjė solidariteti dėrguan dy formacione me vullnetarė. Nė njėrin prej tyre ishte Filipi 60 vjeēar, i cili sė bashku me Jusuf Sokolin kishin nėn komandė 40 vullnetarė shkodranė. Filipi vdiq nė Shkodėr nė vitin 1895 dhe pėr meritat e tij, nė vitin 1978 ai ėshtė dekoruar me urdhėrin "Pėr veprimtari patriotike". Po kėshtu pėr nder tė Filip Ēekės, nė shtėpinė muze, qė aktualisht banon Engjėlli me tė vėllanė Mikelin, nė vitin 1989 u vendos njė pllakė pėrkujtimore qė e cilėson atė si organizator tė Degės sė Shkodrės pėr Lidhjen e Prizrenit.

Babai i Engjėllit, nėprefekt i Monarkisė
Pas Filip Ēekės dhe vėllait tė tij Mikelit, njė nga pasardhėsit e tjerė tė trungut tė familjes sė njohur shkodrane, ėshtė dhe babai i Engjėll Ēekės, Filip Ēeka (i riu). Lidhur me tė kaluarėn e tij, Engjėlli dėshmon: "Babai im Filip Ēeka u lind nė vitin 1898 nė kėtė shtėpi dhe gjatė pagėzimit qė iu bė nė kishė, si kumbarė kanė qenė ēifti francez De Guard, tė cilėt nė atė kohė punonin nė Konsullatėn Franceze nė Shkodėr. Babai kishte dhe njė motėr, Gjystinėn e cila u dorzua murgeshė dhe njė vėlla, Angjelinin. Filipi u shkollua nė shkollėn Tregtare tė Shkodrės tė cilėn e mbaroi nė vitin 1920 nga ku u emėrua si nėpunės finance nė Bashkinė e Shkodrės. Mė pas Filipi punoi si Drejtor i Financave nė Krujė, Lezhė, Pukė dhe Durrės. Duke qenė se ai ishte njė ndėr njerzit e besuar tė Mbretit Zog, nė vitin 1934 Filipi kaloi si kontigjent i Ministrsė sė Brendshme dhe u emėrua si nėnprefekt nė Delvinė, Ersekė dhe Konispol. Pasi punoi disa kohė si Kryesekretar i Prefekturės sė Vlorės, me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste, Filipi u pushua nga puna. Me ardhjen e gjermanėve ai u emėrua nėnprefekt i Lushnjes, ku punoi vetėm njė muaj dhe u largua qė andej pasi e shpėtoi qytetin nga djegia e gjermanėve", e pėrfundon rrėfimin e tij Engjėll Ēeka pėr babanė Filipin i cili gjatė viteve tė regjimit komunist deri nė 1960-ėn, punoi si llogaritar nė Korēė, Fush-Arrėz e Bushat, gjithmonė i survejuar nga Sigurimi, si ish-funksionar i lartė i Monarkisė sė Zogut.

-- marrė nga Gazeta Shqiptare

| Prapa |