Si i sollėn Daragjatėt makineritė e para nė Shqipėri nė vitin 1860
-- nga Dashnor Kaloēi, Gazeta Shqiptare, 21.07.2003
Historia e panjohur e familjes shkodrane tė Ndoc Pjetėr Daragjatit tė cilėt qė nė vitet e para tė shekullit tė kaluar sollėn makineritė e para pėr prodhimin e tekstilit dhe letrės
Nė qytetin e lashtė dhe me tradita tė Shkodrės, diku nė rrugėn e vjetėr tė Gjuhadolit, pranė Kishės, Kuvendit, Shkollės dhe Shtypshkronjės sė Franēeskanėve, ku kanė banuar disa nga personalitetet mė tė shquar tė artit, politikės e letrave shqipe, si Kardinal Mikel Koliqi, Luigj Gurakuqi, Kol Idromeno e Ndoc Ēoba, gjendet edhe sot njė portė tepėr e veēantė qė i pėrket shtėpisė sė njohur tė Daragjatėve, e cila ėshtė ndėrtuar para 107 vjetėve tė shkuara. Ajo familje e vjetėr shkodrane ka qenė tepėr e njohur nė tė gjithė qytetin, jo vetėm pėr faktin se tė parėt e saj janė marrė me tregėti dhe kanė qenė shumė tė pasur, por edhe pėr aktivitetin e tyre patriotik e atdhetar. Lidhur me tė kaluarėn e kėsaj familje, na njeh 67-vjeēari Henrik Daragjati, njė nga pinjollėt e saj qė pėr vite me rradhė ka punuar si arsimtar nė qytetin e Shkodrės.
Shtėpia e Ndoc Daragjatit
Sipas dėshmisė sė Henrrik Daragjatit, njė nga tė parėt e mė tė njohurit e asaj familje tė vjetėr shkodrane, ka qenė Ndoc Pjetėr Daragjati, i cili u martua me njė vajzė tė re bashkėqytetare tė tij, qė quhej Luke Ndoca, e cila rridhte nga familja prej sė cilės ka marrė emrin e saj rruga e vjetėr Ndocaj. Nga ajo martesė atyre u lindėn tetė djem, tė cilėt u quajtėn: Pjetėr, Gaspėr, Nush, Ndrekė, Kolė, Gjon, Zef dhe Lazėr. Ndonėse Ndoc Daragjati nuk kishte bėrė pėr vete ndonjė shkollė tė madhe, ai u kujdes qė atė gjė t'ua jepte fėmijėve tė tij. Kėshtu tė tetė djemtė e Ndoc Daragjatit, fillimisht u shkolluan nė Kolegjin Saverian tė qytetit tė Shkodrės, i cili nė atė kohė ishte njė nga kolegjet mė tė famshėm jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė Ballkan. I madhi i fėmijėve, Gjoni, ishte njė ndėr gjashtė nxėnėsit e parė tė qytetit tė Shkodrės i cili kishte mbaruar shkollėn e parė (tė mesme) Tregėtare qė ishte hapur prej italianėve nė atė qytet qė nė vitin 1900. Vėllai tjetėr, Kola, i cili qė nė moshėn dhjetėvjeēare u dėrgua pėr tė studjuar pranė Kuvendit Franceskan tė qytetit tė Breshias nė Itali, nuk pati fatin tė jetonte gjatė pasi vdiq fare i ri. Kolė Daragjati shkruante vazhdimisht poezi dhe kishte passion tė madh e ishte shumė i talentuar nė letėrsi. Shtėpia e vjetėr ku ka banuar prej kohėsh familja e Ndoc Pjetėr Daragjatit, ndodhet edhe sot aty nė rrugėn e Gjuhadolit dhe ajo ėshtė njė shtėpi tipike shkodrane e ndėrtuar me njė arkitekturė tė stilit tė vjetėr ku bie nė sy porta kryesore e saj qė ėshtė ndėrtuar qė nė vitin 1896. Po kėshtu nė ambientet e brendėshme tė saj bien nė sy, ēardaku, parmakėt e drurit, qypi, shter e lug prej guri etj. Para 100 vjetėve tė shkuara, ajo ndėrtesė karakteristike shkodrane u transformua duke u kthyer nė stilin e kohės. Qė asokohe dhomat e saja kanė qenė tė gjitha tė zbukuruara me oxhakė dhe tavolina tė rrumbullakta e tė gdhendura me mjeshtėri me mozaikė tė veēantė, rafte me pasqyra tė mėdha e me zbukurime artistike, si dhe poltrone qė ishin blerė nė Venedik. Po ashtu nė muret e saj rrinin tė varura, pasqyra artistike, fotografi, piktura, kobure, armė tė tjera tė vjetra dhe kandila tė bukur e tė mėdhenj tė varur si llampadarė. Nė tangarin prej bronxi e mė njė punim tė rrallė artistik (mangallin e prushit) qė ėshtė blerė nė Turqi dhe ėshtė pėrdorur nga ajo familje prej dhjetra vjetėsh, shkruhet: "Hanem Hatixhe, gruaja e tė ndertit Hasan Pasha 1871" ( i pėrkthyer nga i ndjeri Hamdi Bushati) Ajo shtėpi karakteristike shkodrane, u dėmtua lehtė nga bombardimet qė u bėnė mbi qytet nė vitin 1913, kur Shkodra gjendej e rrethuar nga ushtritė serbo-malazeze. Aty nga viti 1923, oborri i asaj shtėpie u zbukurua me njė pemė kaki qė u soll nga jashtė nė njė fuēi me dhe. Nė atė kohė ajo pemė u quajt "Molla e Adamit", pasi jepte fruta gjithnjė. Pamje tė jashtėme e tė brendėshme tė mjediseve tė kėsaj shtėpie kanė qenė tė fokusuara qė para 100 e sa vjetėve nga fotografėt e njohur tė familjes Marubi dhe nė Fototekėn e saj janė ruajtur njė numėr i madh negativash nga kjo familje.
Aktiviteti tregėtar i familjes
Familja Daragjati ka qenė mjaft e njohur tė nė tė gjithė qytetin e Shkodrės, pasi ajo ėshtė marrė me tregėti dhe ka qenė mjaft e pasur. Lidhur me kėtė, flitet edhe nė librin e Historisė sė Shqipėrisė (vėllimi i II, Tiranė 1984, fq. 59) ku ndėr tė tjera thuhet: "Nė vitet 1850-1860 kur Turqia lejoi marėdhėniet tregtare tė Shqipėrisė me Europėn, ishin anijet me avull "Skutarini" tė familjes Daragjati qė filluan tregtinė". Lidhur me kėtė, Henrrik Daragjati shton: "Punishtja me makineri tė importuara nga Austria, kishte pesė punėtorė qė e punonin atė dhe ajo prodhonte gajtana (kordonė) pėr kostume kombėtare qė porositeshin aty dhe shpėrndaheshin me pas jo vetėm nė tė gjithė Shqipėrinė, por dhe nė Kosovė dhe Mal tė Zi. Ajo makinė prodhonte pesė gajtana njėherėsh dhe u vinte nė lėvizje nga njė punėtor me anė tė njė volanti tė madh, kurse makinat e tjera bėnin proceset e tjera ndihmėse. Aktiviteti tregėtar dhe ekonomik i familjes Daragjati, pėrmėndet edhe nė tekstin e sotėm universitar "Gjeografia ekonomike", ku ndėr tė tjera thuhet qė makina e parė pėr prerjen e letrave ishte nė Shkodėr pranė familjes Daragjati. Punishtja me shtatė punėtorė, pėrgatiste pako me letra cigaresh pėr eksport dhe amballazhi i saj ishte i shkruar nė turqisht dhe italisht. Po kėshtu pronė e familjes Daragjati kanė qenė edhe tre maikneri pėr pėrgatitjen e silazhit tė misrit, tė cilat kishin nga njė volant dhe tre thika. Ato makineri tė cilat pėrdoreshin me nga dy punėtorė, ishin tė parat qė silleshin nė Shkodėr prej familjes sonė. Nga qė familja Daragjati pėrbėhej prej shumė antarėsh, ata kishin sjellė edhe njė makineri pėr prodhimin e ēorapave, e cila mė pas iu dhurua njė familje tjetėr shkodrane nė shenjė bamirėsie pėr tė nxjerrė jetesėn. Po kėshtu ndėr sendet e para tė sjella nė Shkodėr prej tė parėve tė familjes sonė, kanė qenė edhe gramafoni e zilja e derės me bateri (pilat e Voltės). Kur Gjon Daragjati shkoi pėr herė tė parė nė pazar me biēikletėn e tij qė e kishin sjellė mga Italia, disa fanatikė e sulmuan atė me cfurqe dhe ia shkatėrruan biēikletėn qė ai e nxirrte pėr herė tė parė nga shtėpia. Pas vdekjes sė kryefamiljarit, Ndoc Daragjatit, ishte bashkėshortja e tij, Lukja, njė grua fisnike me shumė autoritet e cila qėndroi nė krye tė familjes. Pas vdekjes sė Ndocit, aktivitetin ekonomiko-tregtar tė familjes vazhdoi ta drejtonte, djali i madh, Pjetri, ndėrsa llogarinė ia lanė pėr ta mbajtur, vėllait tjetėr, Gjonit, i cili kishte mbaruar shkollėn e mesme. Nė vitin 1919, vėllezėrit Daragjati, menduan tė ngrinin bankėn e parė private nė atė qytet (Banka Daragjati) por ata dėshtuan nė atė projekt, pasi Austro-Hungaria e humbi luftėn dhe paraja u zhvlerėsua mjaft. Pėrveē kėsaj, njė humbje tjetėr pėr familjen Daragjati ishte gjithashtu edhe ndėrmarrja qė mori Ndrekė Daragjati me ortakun e tij, Murat Haxhia, tė cilėt nė vitin 1933 morėn pėrsipėr tharrjen e Kėnetės sė Kakarriqit", dėshmon Henrrik Daragjati lidhur me aktivitetin ekonomiko-tregtar tė asaj familje qė solli makineritė e para tė tekstilit dhe tė letrės nė qytetin e Shkodrės qė nė vitet e para tė shekullit tė kaluar.
Aktiviteti politik
Familja Daragjati nuk ka qenė e njohur vetėm pėr aktivitetin e saj ekonomiko-tregtar, por burrat e asaj shtėpie janė marrė edhe me veprimtari politike e patriotike, gjė e cila pėrveē dėshmive gojore tė pinjollėve tė kėsaj familje, bėhet e ditur edhe nga disa dokumente qė gjenden nė Arkivin Qėndror tė Shtetit. Nė njėrin prej kėtyre dokumenteve qė mban datėn 4 dhjetor 1910, ėshtė njė letėr e Gjon Daragjatit, tė cilėn ai ia dėrgon Luigj Gurakuqit, ku midis tė tjerash i shkruan: "Fort i dashtuni mik. E kam marrė lett/post. tanden 27.11 qė shkoi edhe mue t'lutem mė ndi qė nuk tė kam pas shkrue qė kur je ken n'Elbasan, por unė s'mui me shkrue qi barė politikėn do ta prekshe, e friga e postės sė turkut nuk m'lete rrugė me tė shkrue mendimet e mia. Jo vet, qė sikurse miku yt e i ships jote, por gjithė Shkodra qė ndin dashtnin e vėndit,... por sa ndishim dnimin qė i nepte ajo t'mbledhun uqish, atdhetarėve ton, zemra e jon vajtonte, e u dispronte pa mujt me ba ndonjė send bare pėr ndihmė t'atyre dishmitarėve t'vetzis (pavarsisė sė qenit mė vehte) t'Shqipnis. Ani ka ardhė koha qi edhe na kena me marrė gjakun tonė e kena me i pa kto nxuė me krye si pluhur, t'pėrbuzun prej njerėzve qi me aq kreni i kanė marrė nėpėr kėmbė. Asht koha qi na t'organizohena, e t'bajmė ndonji punė t'mirė e t'lėvdueshme pėr nanėn ton, e asht koha qė t'mblidhna e t'bashkohna n'njė mendim, e ky bashkim i jon t'marrin haptė pėr gjithė viset e Shqypnis, e n'gjith anėt e saj tė kenė adepti (njerėz tė pėrshtatshėm) t'cilėt t'punojn pėr lulzim e pėrparim t'saj
" Ndėrsa lidhur me aktivitetin e mėtejshėm politik tė Daragjatėve, Henrriku dėshmon: "Vėllezėrit Daragjati ishin pjesėmarrės dhe aktivistė nė klubin e parė patriotik tė quajtur "Gjuha Shqipe" tė krijuar qė nė vitin 1909 nga Muēo Qulli dhe Ēerēiz Topulli, tė cilėt u takuan nė Gjuhadol me disa nga patriotėt mė tė njohur tė qytetit tė Shkodrės. Nė njė artikull tė botuar nė gazetėn "Dielli" tė Bostonit nga Nush Koci, ndėrmjet tė tjerash thuhet se Ndrekė Daragjati u burgos nga autoritetet turke pėr arsye se ishte anėtar i "Komitetit tė Ndihmės" dhe se dy vėllezėrit e tij, Gjoni e Zefi, ishin pjesėmarrės nė kryengritjen e udhėhequr prej Dedė Gjo Lulit. Pėr kėtė arsye ai u dėnua me varje, por shpėtoi nga njė ndėrhyrje qė u bė nga miqtė e familjes sonė. Sipas rrėfimeve tė Atė Donat Kurtit, vėllezėrit Zef e Gjon Daragjati, ishin pjestarė tė njė grupi tė rinjsh tė cilėt mė 16 maj tė vitit 1912, ngritėn flamurin kombėtar nė fshatin Bardhej qė ndodhet nė periferi tė qytetit tė Shkodrės. Nė vitin 1914, uniforma qė duhej pėr Ushtrinė Kombėtare Shqiptare, u porosit nė kryeqytetin Italian, Romė, tek tregėtari Pjetėr Daragjati dhe nė atė uniformė spikaste dukshėm nė kapele simboli kombėtar. Djemtė e familjes Daragjati ishin ndėr tė parėt qė lanė veshjet kombėtare tė cilat duhej tė pėrdoreshin vetėm nė raste festash dhe u veshėn me kostumet europiane. Pėr kėtė gjė, krijuesi popullor Gjon Ēela, pati shkruar vjershėn e titulluar "Kanga e brakeshalive", ku ai u qante hallin rrobaqepėseve shkodranė qė do tė mbeteshin pa punė, pasi kostumet e reja do tė vinin nga Europa. Nė atė vjershė midis tė tjerash thuhet: "Ku ia mbrijtme kėtij sahatit / na shokėt tanė me i pa nė ket hall / Kėta t'birt e Ndoc Daragjatit / kenkan kthye i vogėl e i madh". Po kėshtu njė ndėr tre vajzat e reja piktore, nxėnėse tė mjeshtėrit tė madh tė pikturės, shkodranit Kol Idromeno, ka qenė edhe Ēezarina Gaspėr Daragjati, e cila mori pjesė me pikturat e saja nė ekspozitėn e parė tė "punimeve artistike", qė u hap nga vajzat shkodrane nė vitin 1925, nėn kujdesin e shoqėrisė kulturore "Rozafat". Po kėshtu nga familja Daragjati ka qenė mjaft i njohur edhe Ndoc Pjetėr Daragjati, (nipi i Ndocit) i cili sė bashku me Padėr Gjergj Fishtėn dhe Atė Pal Dodajn, u vlerėsuan me medalje dhe diplomė pėr pėrgatijen e pavionit shqiptar nė ekspozitėn "Misionare Botėrore" qė u hap nė Vatikan nė vitin 1925. Ajo gjė bėhet e ditur edhe nga njė artikull i studjuesit Willy Kamsi, i botuar nė "Hylli i Dritės" tė vitit 1966", kujton Henrrik Daragjati lidhur me tė parėt e familjes sė tij, tė cilėt veē tė tjerash kanė qenė tė njohur edhe si njerėz mjaft humanė.
Humanizmi i familjes Daragjati
Ndėrmjet shumė bamirėsive qė patėn bėrė vėllezėrit Daragjati, nė qytetin e Shkodrės ėshtė mjaft e njohur njė ngjarja me njė djalė tė vogėl qė ata e morėn nė shtėpinė e tyre. Teksa po ktheheshin nga pazari pėr nė shtėpi, dy prej vėllezėrve tė familjes Daragjati, gjetėn nė rrugė njė fėmijė tė uritur dhe tė zhveshur, i cili ishte larguar nga malėsia pėr problemet e hakmarrjes qė kishte pasur familja e tij. Ata pasi e pyetėn pėr emrin, e morėn nė shtėpi dhe e bėnė pjestar tė familjes sė tyre. Pėr rastėsi, ai djal e kishte emrin Kolė, ashtu si djali i kėsaj familje qė studjonte nė shkollėn franceskane nė Itali. Pas disa vitesh, gjakėsit e asaj familje e diktuan atė djalė dhe pas asaj vėllezėrit Daragjati u detyruan dhe e dėrguan atė nė Amerikė tek njė njeri i tyre tepėr i besuar. Por megjithė humanizimin dhe pėrkujdesin e familjes Daragjati, ai djalė nga malėsia e Shkodrės nuk e pati jetėn tė gjatė, pasi vdiq nga tetanozi pa mbushur tė tridhjetat. Por tė gjitha kėto qė thamė mė sipėr pėr familjen e njohur Daragjati, tė parėt e sė cilės njihen si industrialistėt e parė nė Shqipėri, tashmė i pėrkasin vetėm tė shkuarės, sepse shkėlqimi i asaj familje u venit me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė vitin 1944. Pas atij viti pasuritė e pronat e tyre u konfiskuan dhe disa prej burrave tė asaj familje pėrfunduan burgjeve e internimeve e tė tjerėt mezi mundėn tė siguronin bukėn e gojės.