DANISH JUKNIU
I ėshtė dhėnė dje lamtumira e fundit Piktorit tė Popullit, Danish Jukniu.
Nė homazhe merrnin pjesė miq e artistė tė shumtė.
- Gazeta Shekulli, 05.02.2003 -
|
Lamtumira e fundit e piktorit guximtar
Dje piktori Danish Jukniu ka marrė lamtumirėn e fundit nga miqtė e tij artistė dhe tė afėrmit qė e pėrcollėn deri nė banesėn e fundit. I ndodhur prej vitesh i sėmurė dhe i paralizuar Jukniu ėshtė shuar nė mbrėmjen e sė hėnės nė banesėn e tij nė lagjen Vasil Shanto nė Shkodėr. Nė ceremoninė e djeshme shumė prej tyre kanė kujtuar kohėt e hershme, kur Jukniu kėrkonte me ngulm tė dilte kundra rrymės. Sipas tyre, vetė frymėzimi i tij ishte kundra rrymės. Ishte njė frymėzim qė zinte vend ēuditshėm nė telajot e tij. Tendencat e guximshme, ngrinin krye sa nė njė portret, nė njė kompozim, apo natyrė tė qetė. E kėto kujtime i kanė zėnė vendin njėri- tjetrit, mė shumė se kurrė dje nė ato dy orė homazhe tė zhvilluara nė ambientet e Galerisė Kombėtare tė Arteve, nga ora 11:00 deri nė orėn 13 nga ku Jukniu ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nė Sharrė. Veē miqve tė tij piktorė e skulptorė, si dhe studentėve tė nxjerrė nga dora e tij, pėr ti dhėnė lamtumirėn e fundit piktorit tė njohur kanė ardhur edhe ministrja e Kulturės, Rinisė dhe sporteve, Arta Dade dhe personalitete tė tjera tė artit e politikės. Piktori Sali Shijaku e ka quajtur Jukniun, si njė ndėr tė vetmit artistė guximtarė, qė nuk e fshihnin dot guximin nė veprat tyre. Ai quhej si modernisti i asaj kohe. Prandaj ekspozimi i veprave tė tija nė ekspozitat tona ishin ngjarje Ato shiheshin me kureshtje tė madhe, por edhe me dyshim tė madh dhe herė pas herė nga kritika zyrtare, sepse gjithmonė sillte diēka moderne, tė veēantė e tė guximshme- thotė Shijaku pėr piktorin e njohur Danish Jukniun. Sipas tij, Jukniu dukej ndoshta shumė i qetė si natyre, por ishte mė i guximshmi nga tė gjithė ne pėrsa i pėrket problemeve stilistike. Veprat e Danishit shquheshin pėr njė avancim, e pėr njė tendencė pėr tė dalė nga ajo e pranueshmja, pėr ti kapėrcyer kufijtė e realizmit tė atėhershėm dhe pėr ti dhėnė mė tepėr frymėmarrje artit tė asaj kohe,-thotė Shijaku. Ndėrsa skulptori Muntaz Dhrami pohon se Jukniu ishte i pari qė futi nė shkollėn tonė tė artit figurativ gjinitė e reja tė arteve tė aplikuara. Ai ishte pedagogu i parė i tekstilit dhe brezat qė nxori Danishi u bėnė kuadrot e parė nė punimin e qilimave, tė tekstilit, nė tezgjahun e Shkodrės, etj. Ai ishte njė njeri shumė fisnik,- thotė Dhrami, duke shtuar mė tej keqardhjen pėr ndarjen e parakohshme tė piktorit nga kjo jetė. Ne qė e kemi patur shok, e pėrjetojmė me dhimbje tė madhe humbjen e tij por mendoj se humbja e Danishit ėshtė njė humbje pėr gjithė artin tonė,- thotė skulptori.
Jeta e njė piktori tė guximshėm
Ai u lind mė 19 qershor tė vitit 1934 nė nėj familje tregtarėsh tė vegjėl, por me shpirt artdashės. Gjatė arsimimit tė tij 7- vjeēar nė Shkodėr ai pati fatin tė merrte mėsime nga studiuesja e ikonografisė shqiptrae, skulptorja dhe piktorja ruse Viktori Puzanova. Me njė edukim tė tillė, ku ndėrthureshin kultura e mirėfilltė akademikė e njohurive fillestare tė artit figurativ europianolindor dhe me dashurinė e njerėzve tė qytetit tė Shkodrės pėr artin. Danish Jukniu, pėrfundoi liceun artistik Jordan Misja nė Tiranė , duke krijuar rreth vetes burime tė domosdoshme pėr tė qenė njė artist i ardhshėm e i aftė. Qė nė fillim u dallua talenti i tij dhe iu dha e drejta e ndjekjes sė studimeve nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Krakov tė Polonisė, ku pėrfundoi studimet nė atelienė e performancave tekstile me prof. Fancissek Welerowfski-it. Studimet e tij nė Poloni ishin njė shans i dytė pėr artistin, qė bėnė tė mundur krijimin e njė piktori me ndiesi tė theksuara drejt artit figurativ modern tė kohės. . Krijimtaria e tij e kėsaj kohe, ishte njė pasqyrim i ndryshėm dhe pėrballej me njė formė disi tė tejkalueshme nga nivelizimi i njė arti socialist qė formohej nė Shqipėri. Studimet e tij nė Poloni nė njė Shkollė arti me programe dhe vizione tėrėsisht perėndimore, i sollėn artistit mbase ndonjė shqetėsim nė formėn e paideologjizuar. Nė vitin 1959 ai kthehet nė Shqipėri dhe fillon punė si piktor dizajner nė Kombinatin e tekstileve nė Tiranė dhe pak mė vonė pedagog i ateljesė sė tekstilit nė Institutin e Lartė tė Arteve.
Si i pari specialist i kėsaj fushe ai ka krijuar prodhime arti tė mrekullueshme nė gjininė e sexhades. Pėr realizimin e tyre ai skicoi qindra projekte tė kėrkuara nga instancat e larta shtetėrore. I nderuar me titullin Piktor i Popullit, Jukniu ka realizuar edhe shumė vepra tė tjera artistike, mes tė cilave si mė tė fshehtat e tė panjohurat deri nė vitin 1990 ishin veprat intime. Ai merrte pjesė aktive nė ekspozitat kombėtare e lokale tė arteve figurative ku shquhen peisazhet , portretet e kompozimet e realizuara artistikisht, si Elektrifikimi , portreti i J.Kerajt etj. Ai nderohet me titujt: Piktor i Merituar dhe Piktor i Popullit. Veēori e krijimeve artistike tė Jukniut ėshtė eleganca dhe kultura e tė pikturuarit, niveli i lartė cilėsor. Ai nuk ka patur numėr tė madh krijimesh por nivel tė lartė artistik. Danish Jukniu ka dhėnė nje kontribut tė madh nė pėrgatitjen e brezave tė piktorėve ku ishte shquar pėr aftėsitė e tij pedagogjike pėr mendimin estetik tė pėrparuar dhe pėr ndihmesėn e pakursyer qė u jeptė tė rinjve.
Shfaqja e sėmundjes
Pas viteve 90 ai u vendos sė bashku me familjen e tij nė Shkodėr, ku jetoi pėr disa vjet aty. Por shumė pak kohė pas kėtij kthimi nė qytetin e lindjes ai humbi tė shoqen e tij, gjė kjo qė i shkaktoi mjaft vuajtje. Pasi kishte dalė nė pension aty nga mesi i vitit 2000, nė fizikun e tij shfaqen shenjat e para tė njė sėmundjeje mjaft tė rėndė. Me dhimbjet e saj ai jetoi mjaft kohė, derisa ndieu se fiziku i tij po rėndohej vėrtet shumė nga dita nė ditė. Edhe pse kurimet e tij u realizuan jashtė shtetit nė Itali, dhe ai u mundua mjaft ta kundėrshtonte kėtė sėmundje, ajo e mundi, duke e detyruar tė ndėrronte jetė ditėn e hėnė me 3 shkurt 2003. Qė nga viti 1997 gjendja e tij shėndetėsore ishtė pėrkeqėsuar pasi vuante nga njė vatėr infeksioni nė fundin e shtyllė kurrizore, dhe ndėrhyrja kirurgjikale e bėrė nė Itali, nuk pati sukses. Ai mbeti i paralizuar duke u kujdesur pėr tė disa tė afėrm, pasi Jukniut i pati vdekur mė parė dhe bashkėshortja me kombėsi polake, mjeke e njohur pediatre nė Shkodėr. Shokė e miq tė tij tregojnė sė ishte shumė i ndjeshėm dhe vdekja e bashkėshortes i shkaktoi njė goditje tė rėndė. Edhe nė tetor 2002 kur vdiq Piktori i Popullit Ismail Lulani, Danishi u pėrkeqėsua nė shėndet kur mori njoftimin. Ai kohėt e fundit u dobėsua mjaft fizikisht si dhe moralisht nga kohėzgjatja e sėmundjes sė tij. Tė afėrmit e tij, motra dhe dy vėllezėr tė cilėt jetojnė nė Tiranė, iu ndodhėn pranė nė momentet e fundit ndėrsa miq e shokė kanė ardhur vazhdimisht dhe janė interesuar pėr shėndetin e tij. Tė dielėn pasdite ka qėnė nė Shkodėr pėr ta parė dhe ish-studenti i tij, kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama.
Sali Shijaku: Ai i fshihte veprat intime nė studion time
Danish Jukniu ishte dhe mbetet njė nga piktorėt mė tė shquar tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė njėzetė pėr artin tonė. Nė tė gjithė krijimtarinė e tij ai sillte gjithmonė diēka tė veēantė nė artin tonė figurativ. Ai sillte pak dritė nė artin e realizmit socialist tė asaj kohe . Danishi bėnte pjesė nė atė grup piktorėsh qė angazhohej pėr veprat e veta. Ai kishte shumė vepra intime, tė cilat i pati sjellė nė studion time pėr ti fshehur. Por mė vonė, kur kohėt ndryshuan, dhe nuk pėrbėnin mė rrezik ato vepra intime, ai erdhi dhe i tėrhoqi. Pėr mua ka ikur avangarda e asaj kohe, por qė me siguri ishte frymėzuesi edhe i avangardės sė sotme, sepse janė vetė studentėt e tij qė pėrbėjnė avangardėn e artit bashkėkohor.
Muntaz Dhrami: Jukniu, themeli i artit bashkėkohor
Ai ėshtė njė emėr i nderuar nė artin shqiptar pėr veprėn e tij e cila dallohet pėr njė qartėsi tė madhe filozofike dhe vlera tė rralla estetike. Piktura e tij ėshtė njė ndėr themelet e artit bashkėkohor shqiptar sepse ai solli nė tė njė vlerė tė konsiderueshme estetike, ai trajtoi me mjeshtėri kompozimin, portretin natyrėn e qetė. Ato janė nė fondin mė tė artė tė galerisė sė Arteve. Por vepra e Danish Jukniut, ėshtė nė themelin e edukimit tė njė brezi tė ri artistėsh. Ai iku nė njė moshė relativisht tė re, iku pas njė vuajtjeje dhe lėngate tė gjatė, dhe kjo humbje e tij sikur na rėndon edhe mė tepėr. Por jam i bindur se vepra e tij do tė jetė nė kujtesėn e njerėzve, sepse vepra e tij ėshtė ngritur nė emocionet e popullit.
Nga "Shekulli", 5 shkurt 2003
|