H I S T O R I
SHKODRANE

| Prapa |

NJĖ DRITARE PĖR SHKODRĖN

Pak gjera kane mbetur nga lavdia e kryeqytetit te madh shqiptar te veriut. Sepse, 2000 vitet, mbi supet e Shkodres, jane shume "pak" sot, per te treguar se qyteti ka kohe qe e ka humbur shkelqimin e tij. Nga qyteti largohen si nga murtaja, emrat me te mire te qytetareve, ndersa pinjollet e familjve te vjetra kane kohe qe kane harruar forcen e mbiemrit te tyre. Ne muzg, hasmi pret ne ndonje cep prene, ndersa qyteti jeton disa nga kohet e tij me te veshtira. Ka kohe qe nuk investohet, ndersa ne rruget e gropuara te qytetit, me nam te madh, duhet te ruhesh se mos perfundon ne ndonje kanal te nendheshem. Ky eshte qyteti i kardinalit te vetem shqiptar Koliqi, i portretistit te pare Idromeno, i Migjenit dhe i nje arradhe te pafunde artistesh dhe njerezish te shquar, qe na vezhgojne nga siper. Te gjithe shkodranet, sot, jetojne, ate qe quhet braktisje e qytetit. E ndoshta, trishtimi per qytetin e madh, ishte nje nga nxitjet per te treguar ne nje suplement se cfare ka mbetur nga qyteti i madh. Ne fakt pak, por aq sa per 't'u ngopur' me shijen e madheshtise se qytetit te madh. Prandaj, tek sllogani "Shkoder, kurre s'te harrroj", ne kalane e Rozafes, duket se kemi nje pjese te madhe edhe ne, qe nuk jemi fare nga qyteti i madh shqiptar. Ne pak faqe do te paraqesim nje pjese modeste te jetes se qytetit, por pa marre persiper per te treguar gjithshka per qytetin. Eshte nje gracke, nga e cila do te shpetonim po te kishim ndihmen e nje grupi te tere studiuesish dhe hapesiren e disa vellimeve. Pra, pak fjale per qytetin, qe ndriti lavdine shekullore te shqiptareve, ose "dashnores se shekujve", sic do te thoshte poeti yne i madh Migjeni. B.an
Korrieri, 05/10/2002

Braktisja e qytetit tė Rozafės
Shkodra eshte duke perjetuar nje ikje te vazhdueshme te njerezve te saj. Ata preferojne Tiranen dhe me fatlumet kalojne detin. Mungojne pothuajse krejtesisht investimet ndersa vrasjet kane nje gjeografi te admirueshme.

Yllka Rupa

"Ky qytet ka fituar nam te madh sepse historia e tij eshte vertete madheshtore". Keshtu do te shprehej, shekuj me pare, Barleti, ne vitin 1479 per Shkodren. Por edhe studiues e historiane do te shkruanin me vone te njejten gje per qytetin e lashte. Shkodra meriton te quhet kryeqendra e veriut nisur nga resurset natyrore, pozicioni i mirefillte strategjik, trashegimia kulturore dhe shume elemente te tjere qe dashur pa dashur te bejne ta duash kete qytet. Sapo prezantohesh me hyrjen e qytetit, kalane mijra vjecare, liqenin piktoresk, Uren e Bunes, syrit kritik nuk i shpeton panorama tronditese e ndertimeve te mbetura ne mes, e rrugeve te shkaterruara e pa trotuare dhe tregjet e improvizuar, gjate rruges se vjeter, qe te dergon ne brendesi te qytetit. Ecen e ecen dhe ne te kater anet veren te njejten pamje. "Eshte lene pas dore ky qytet".... Kjo eshte fraza, qe belbezohet prej shkodraneve, shume prej te cileve po braktisin qytetin. E persekutuar nga te gjitha sistemet dhe qeverite, e lene krejt pas dore, ne 10 vjecarin e fundit Shkodra ngjan shume me pjesen e keqe te qytetit te para '90-es. Lenia pas dore e qytetit, persa i perket investimeve, stabilitetit te rendit, e praktikave sociale ka cuar ne krijimin e nje psikologjie ikjeje te shume qytetare. Kjo eshte arsye qe ata ne cdo moment gjejne mundesine per t'u larguar. "Shkodra ka varferi te madhe,- thote nje qytetar i papune. Si bje kujt nder mend per kete qytet. Per te ikur s'ma ben zemra, por edhe per te ndenjur....(ngre supet)".

Me gjuhen e shifrave
60% e popullsise se qytetit jeton ne varferi te plote e shume prej tyre nuk jane ne gjendje te sigurojne as buken e gojes. Gjate tranzicionit shume ndermarrje industriale falimentuan, duke sjelle nje vale te konsiderueshme papunesie. Aktualisht, 40% e fuqise punetore ne qytetin e Shkodres eshte e papune. Katandisur, per te qare hallin, Shkodra po vuan tashme edhe braktisjen nga qytetaret e saj. Jane te shumte ata, qe largohen me shpresen ndoshta per t'u kthyer nje dite kur do te behet me mire. Kryesisht jane te rinjte qe synojne Tiranen. Madje shume prej studenteve nuk kthehen me. Shume familje jane shperngulur, ne keto 12 vjet, pergjithmone. Papunesia, shkalla e larte e kriminalitetit, krijimi i imazhit, sikur ne Shkoder ka pasiguri per investitoret e huaj, por edhe vendas, lenia pas dore e qytetit nga qeverite jane faktoret qe karakterizojne plotesisht jeten social-ekonomike ne Shkoder. Situata e krijuar eshte bere shkas qe mjaft familje te braktisin qytetin.

Vetem per vitin 2001-2002, 1072 persona jane larguar nga qyteti dhe nje pjese e mire eshte vendosur ne Tirane, ndersa te tjere jashte shtetit. Braktisja e qytetit filloi gradualisht, qe ne vitin 1991, me mendimin se kur mundesite do te jeten me te medha ato do te riktheheshin serish. Vetem per vitin 2001, 139 familje jane vendosur ne Kryeqytet. Pasiguria ka ulur ndjeshem edhe numrin e donatoreve te huaj. Vetem 20% e investimeve te bera ne kete qytet rezultojne nga donatore te huaj. Duke e renditur Shkodren qytetin e parafundit ne Shqiperi, pas Kurbinit. 40 eshte numri i subjekteve te huaja, per te cilat punojne 750 punonjes. Zona numeron nje numer rekord vrasjesh dhe ngjarjesh te tjera kriminale. Per 2001 regjistrohen 338 persona te vrare dhe 84 te plagosur. Ndersa ky vit vazhdon te shenoje te tjera vrasje. Muaji janar u mbyll me tre ngjarje dhe 4 viktima. Emrat e tyre tashme i di e gjithe Shkodra: cifti Sula, Arjan Zajeti dhe Shefik Kadraliu. Ne shkurt pasuan 3 ngjarje te tjera te renda dhe 5 viktima, mes tyre edhe per gjakmarrje. Marsi filloi gjithashtu me viktima, ku dy me tragjiket ishin rastet nene e bije, viktima te cmendurise se ish oficerit. Gjithsej nga fillimi i vitit ne Shkoder jane rregjistruar 19 viktima per gjakmarrje, grabitje dhe aksidentale.

Bashkia per qytetin
Nenkryetari i bashkise Fatlum Nurja thote se, Shkodra eshte lene fare jashte vemendjes per sa i perket investimeve. "Kete vit, Shkodra ka qene me keq se vitet e tjere. Shume objekte kane nisur e jane lene ne mes. Ne kete kuader, nese brenda vitit nuk perfundon rehabilitimi i godines se bashkise do te deshtoje financimi nga fondacioni SOROS. "Deri tani asnje investim nuk ka mberritur per kete objekt nga qeveria shqiptare. Ne fushat emergjente investimet jane zero", thote ai. Gjate kontakteve me pushtetaret qendrore eshte bere e mundur thithja vetem e 43 milion lekeve per rehabilitimin e rruges "Alqi Kondi". Megjithate Shkodra do te ndryshoje patjeter vazhdon Nurja. Hapja e pikes se Muriqanit, qe per cudi po zgjat teper do te ishte hapi i pare dhe jo i vetem drejt ndryshimit te dukshem, qe pritet ne qytet. Osja, njeriu qe flet me misrin
Portret: Nje nga shkencetaret e paket shqiptare, qe ende vazhdon te jape per Shkodren Prej 40 vjetėsh, specialisti i njohur shkodran, ka bere qe Shqiperia te jete krenare me rendimentet e saj te jashtezakonshme ne bujqesi.

Yllka Rupa

Ka mbi 40 vjet, qe specialisti me i njohur i misrit shqiptar, vigjelon si mbi femijen tek kultura e tij e dashur. Nje shkencetar ne fushen e vet, ai mbetet njeriu i ideve te perparuara. Por, ndihet i revoltuar per faktin se bujqesia, fusha ku ai dha aq shume eshte tashme e lene krejt menjane. "Kur te behet bujqesia, atehere do te ndodhe qe do te behet portreti im i vertete". Me keto fjale te pret Ahmet Osja, 63 vjecari qe nuk iu nda asnjehere fushes se studimeve per bujqesine dhe vecanerisht per kulturen e misrit. "Fillova punen time ne zonen e Dukagjinit, atje ku bujqesia nuk kishte patur me pare specialiste. Aty mesova zanatin dhe u largova me mirenjohje e respekt gjithmone per ate zone". Do te ishte zooteknika ne Shkoder, institucioni shkencor i themeluar me 1 korrik te 1947, aty ku edhe zene fill punimet para shkencore te doktor Osjes. "Ishte fat per mua qe fillova te punoj perkrah profesor Hysen Lacjes, Gjergj Dionisit, Ton Naracit ", shprehet profesori, duke kujtuar me nostalgji te shkuaren. Qe nga 1971 e deri ne ditet tona aktualisht, punon ne menyre te panderprere ne fushen e shkences e te studimeve ne Institutin e Mistrit dhe orizit duke u bere zedhenes i kesaj qendre qe mbulonte problemet e misrit ne gjithe vendin. Me keto rendimente, ai ka konkuruar me rezultatet e arritura me dinjitet edhe ne arenen nderkombetare. "Kemi bere nje pune te madhe per t'u pershtatur ne keto kushte tranzicioni", vazhdon me tej ai. "Instituti eshte ingranuar ne dy drejtime, realizimin e objekteve te drejtuara nga Ministria e Bujqesise dhe projektit me OJQ-te qe veprojne ne lemin e bujqesise, duke shtrire veprimtarine tone nga Shkodra ne Sarande". Flet me perkushtim per fushen ku ka kontribut te jahstezakonshem vite me radhe, bujqesine qe mbulon rreth 50 % te te ardhurave kombetare. "Te vjen keq qe eshte lene pas dore", thote ai. "Fakti qe nga 120 mije te punesuar, vetem 730 i perkasin bujqesise e tregon kete. Ne vitin 1913,Qeveria e Vlores, si analize paresore mori bujqesine. Vete Ismail Qemali, thirri specialistet nga Vjena, te cilet i paten thene me te drejte: "Cilido qe e sheh per here te pare kete vend e ka te lehte te gjykoje se ky eshte vetem nje vend bujqesor, perndryshe ose eshte i paafte, ose e ka me hile". "Djalin e perkund djepi dhe e burrnon xhepi,- thote Osja,- kjo eshte ideja. Toka e pambjelle dhe miniera e pacele, thajne xhepin dhe barkun".

Me tej ai vazhdon te flase per rrugen qe mund te coje ne zgjidhjen e problemeve. "Myzeqeja ka 100 hektare ne brigjet e Adriatikut, qe do te ishin burime kolosale te ardhurash". Per nje moment, ai perhumb kujtimeve dhe pastaj te tregon se gezon nje respekt shume te madh per koleget e vet, me te cilet ka punuar. ""Kujtoj Ali Ypin nga Myzeqeja, sepse ai realizonte 60% te produkteve ushqimore per Tiranen. Ishte specialist shume i zoti dhe sot nuk ka edhe nje pllakate per te". Ne vitin 1919 Shkodra nxorri 2 agronome te zote, kurse ne 1999 asnje. "Kemi resurse te medha, si dhe nje trashegimi kulturore te pasur, por ne nje te ardhme jo te larget nuk do te kemi as edhe nje specialist te zote", thote ai. Dhe, tregon se, per nje gje te tille duhen projekte dhe shteti duhet te nxise inisiativat qe bejne te mundur ruajtjen dhe hapjen e qendrave te punes. "Ne sot nuk na falet,-shton ai- qe me 700 mije hektare toke dhe 480 mije fermere te blejme ushqimet. Fshati po shpopullohet dhe askush nuk eshte duke marre masa. Sot, ne i kemi mundesite dhe specialistet per te ndryshuar situaten, neser do te jete teper vone. Duhet te kualifikojme specialiste te rinj, sepse keshtu kualifikojme mendimin qe jep ide", thote njeriu qe e ka shume te veshtire qe te flase per veten.

Shkodra me statistika
Ketu jane disa nga statistikat, qe lidhen vecanerisht me qytetin e Shkodres. Ato kuptohet se jane me te kufizuara se rrethet e tjera dhe nga nje ane tregojne varferine e qytetit te madh.

Te dhenat per popullaten e qytetit
Shkodra ka 106 415 banore

- 1072 jane larguar per vitin 2001
- 1733 jane vendosur ne Shkoder gjate 2001
- Projektet e investuara nga buxheti i shtetit per 2001
- Sistemim dhe asfaltim i rruges "Clirimi" 59534 dollare
- Rikonstruksioni i rruges "Alqi Kondi" 614421 dollare
- Ndicimi i rruges "Daut Borici" 21353 dollare
- Shtesa ne varreza publike 13800 dollare
- Rikonstruksioni i bibliotekes "Marin Barleti" 6969 dollare
- Restaurimi i fototekes "Marubi" 13937 dollare
- Rikonstruksioni i Stadiumit "Loro Borici" 243 902 dollare
- Permiresimi i ambjenteve studimore 153310 dollare
- Projekte financuar nga donatoret
- Rikonstruksioni i rrugeve "Bujar Bishanaku" dhe "Marsel Kashen" , IOM, 840 mije dollare
- Rikonstruksioni i teatrit "Migjeni" PASARP, 230 mije dollare
- Qender rinore, FSHZH, 94 mije dollare
- Po nga FSHZH, rikonstruksioni i rrugeve
- "Ndre Mjeda", "Bajram Curri", 30 mije dollare
- "Daniel Matlia" 110 727 dollare
- "Skenderbeg" e "Cerciz Topulli" 150 mije dollare
- "Halit Bajraktari" 150 mije dollare
- Investimet per 2002 nga buxheti i shtetit
- Rruga "Alqi Kondi", 43 milion leke
- Studime e projektime, 1.8 milion leke

Aktivitetet shteterore
Ndermarrje dhe institucione shteterore buxhetore, 78 me 8420 punonjes
Ndermarrje dhe institucione jo buxhetore 38 me 2283 punonjes

Privatet
Persona fizike 1116 me 1352 punonjes
Persona juridike 466 me 3871 punonjes

Papunesia
Punekerkues te papune, 19490
Perfitojne ndihme ekonomike, 7849 familje

Shkodra me syte e Celebiut ne shekullin e XVII
Shkodra dikur sundohej nga princi Primi i Venedikut, i cili ia ka marre Kralit te Puljes. Njerezit e tij filluan te plackitin krahinat e Shkupit e, per kete arsye, Fatihu mblodhi nje fuqi te madhe dhe iu versul Shkodres, te cilen, pas nje rrethimi 40 ditor e pushtoi ne vitin 883 dhe e beri qender te Sanxhakbeut (Prefektures).

Fatihu ja fali sundimin e Shkodres Jusuf Beut me trashegimi. Dhe sot, sundimtar i Shkodres eshte Mehmet Pasha, sternipi i Jusuf Beut. Kjo familje akoma edhe sot quhet me emrin e Jusuf Beut "Jusuf Begolli".

Mehmet Pasha me doli perpara dhe me percolli ne shtepine e dizdarit, ku paraqita letren e Meleq Ahmet Pashes, te cilen pasi e lexoi, m'u kthye: "Ishallah, brenda 10 diteve do te kem pergatitur borxhin e Zoterise" dhe me dhuroi nje qese me 500 grosh, sa per shpenzime banje dhe nje pale rroba. Tridhjete shokeve te mi u fali nga 30 grosh. Shpesh here kam shkuar ne shtepine e ketij zoterie, ku kalonim me gezime e defrime, por nuk qendronim gjate dhe ktheheshim shpejt ne Shkoder, per shkak te ndonje levizje kryengritese te venecianeve. Taksa mbreterore qe siguroi beu arrin shumen 459.000 akce. Ka 19 zeamete e 205 timare. Sipas ligjit, duke e llogaritur mbi bazen e te ardhurave, Shkodra nxjerr 4 mije ushtare, e perbere nga forcat e pashes, subashit, ceribashit, allajbeut dhe ushtareve te municionit. Kjo fuqi, ne kohe lufte, vihet nen komanden e vezirit te Rumelise dhe te koloneleve te tij. Luftetaret e Shkodres kane qene bashke me ne dhe jane treguar trima te vertete ne luften e Ardelit. Pashai i Shkodres ka 40 qese te ardhura. Ai e siguron qetesine e vendit me anen e 1 mije bejlereve qe ka nen urdhrin e vet. Autoritetet e Shkodres jane: Shehul Islami, i cili gjykon sipas Sherihatit; Nekibul Eshrafi me paresine e fisniket; kadiu me 150 akce; qehajai i spahinjve; serdani i jenicereve; dizdari i keshtjelles me ushtaret e tij; llogaritari; bazhdari; arkitekti; qehajai i qytetit dhe nepunesi i haracit.

Fortesa e Shkodres
Fortesa e Shkodres ngrihet mbi nje shkemb te larte e te rrepte prane liqenit te madh e te Bunes. Ajo eshte me kater kende, por pak si e gjate, e ndertuar me gure te gdhendur, e papenguar nga ndonje mal. Eshte fortese e plote, por e vogel. Nuk ka hendeqe, por ka plot kulla, dhembe e bedena. Ajo ka dy porta. Njera prej tyre veshtron fushen e vogel dhe brenda kesaj porte eshte tyrbja e Mujo Babes. Ne kete fortese ka pak shtepi dhe vetem nje xhami, ajo e Sulltan Muhamedit, e cila eshte e mbuluar me tjegulla dhe e ndertuar sipas stilit te vjeter. Fortesa ka 7 a 8 depo plot me uje shiu. Nga keshtjella deri ne liqen ka nje rruge nentokesore, te cilen e dine vetem njerezit e forteses, qe mbushin uje kesaj rruge ne kohen e rrethimit. Brenda ne fortese nuk ka dyqane; ka vetem 100 shtepi ushtaresh, depo per ushqim e municion dhe shume topa. Mali i atraboshit, qe ndodhet ne breg te Bunes e pengon pak fortesen dhe mund te rrihet me topa 40 pellembesh. Topat e vegjel nuk mund ta demtojne, per arsye te liqenit qe ndodhet ne mes. Ne rreze te keshtjelles, ne liqen jane dajlanet e peshkut. Keto dajlane kane administrate me vete dhe te ardhurat e tyre i jane lene forcave te keshtjelles.

Varoshi: Ka 1800 shtepi muslimane, me nga dy pate, te ndertuara te gjitha me gur, te mbuluara me rasa e tjegulla dhe te rrethuara me vreshta e kopshte... Ka 15 lagje, nder te cilat me te permendura jane lagjja e Pajazitit, e Ali beut, e Hysen beut, e Skeles, E Myftiut, e Kara Hasanit, dhe lagjja e Gjykatores ne krye te pazarit.

Shkodra ka dhjete xhami. Prej tyre me emer jane xhamia e Pajazitit ne krye te tregut, e cila ka perpara nje pus shume te mire. Ajo eshte e mbuluar me tjegulla dhe ka shume xhemaat; xhamia e Hysen beut ne lagjen e Ali Beut; xhamia e Kara Hysenit ne Skele. Vec ketyre ka edhe 70 mesxhide. Prane cdo xhamie ka edhe nga nje medrese...

Veshja e Shkodranit: Shkodrani vesh petka cohe e tirq te mberthyer me kopsa, ne mes ngjesh brez mendafshi dhe armatoset me jatagan e mburoje. Grate veshin ferexhe cohe, ne krye vene nje takie me maje ne trajte konike, si kesula e bostanxhinjve, qe mbeshtillet pastaj me nje si tyl te bardhe. Ne kembe mbathin kepuce te verdha, shetisin me urti e sjellje te plote. Ujet dhe ajri i Shkodres jane shume te mire e prandaj banoret e saj jane me fuqi te plote deri ne moshen 70-80 vjec. Ujet e Drinit e te Bunes eshte shume i paster e i mire.

Mrekullite e Shkodres: Dora e plotpushtetshme e krijuesit te gjithesise ka krijuar ne liqenin e Shkodres 7 ujdhesa te vogla. Secila prej tyre ka siperfaqen e disa lemenjeve. Kur ndodh ndonjehere qe te fryje ndonje stuhi e forte, keto ujdhesa te vogla levizin neper liqen bashke me njerezit qe kane ne siperfaqe, si me qene Qoshku apo froni i Hazreti Sulejmanit. Njerezit argetohen neper keto ujdhesa dhe i tregojne me kenaqesi ngjarjet, qe u kane ndodhur...

Liqeni i Shkodres: Ky liqen ne rreze te keshtjelles quhet Bune. Bregu i tij eshte 11 milje dhe shtrihet nga lindja ne perendim. Prane liqenit eshte Taraboshi. Nje krah i ketij liqeni shtrihet teposhte dhe dikohet deri ne det. Ne rreze te shkembinjve, mbi te cilet ngrihet keshtjella, ndodhen 10 dajlane per te gjuajtur peshek. Keto dajlane jane te shtetit dhe te ardhurat e tyre derdhen ne arken e keshtjelles. Aty ka shume lloje peshqish te shijshem, por me shume ka qefull e levrek.

Populli i Shkodres: Populli i Shkodres eshte shumeklasesh: peshkataret, ushtaret, tregtaret, detaret, industrialet, intelektualet e bujqit e vreshtave. Shkodra ka 23 mije vreshta. Banoret e Shkodres jane krejtesisht shqiptare dhe njerez punetore. Tjeter komb nuk ka ne Shkoder. Flasin krejt shqip me nje dialekt qe nuk i perket asnje gjuhe.

Lumi Drin: Mbi Lumin Drin ka dy ura druri. Eshte ajo e Hysen beut dhe ajo e Ali Politines.

Disa nga familjet me te njohura shkodrane
Ne librin "Shkodra dhe Motet" jane paraqitur shume nga fiset dhe familjet qe kane bere Shkodren. Duke ruajtur nje rend alfabetik, kemi paraqitur sipas librit, disa prej ketyre familjeve, qe kane bere historine e qytetit

Bekteshet
Ne Shkoder jane dy a tri brezni, qe gezojne llagapin Bekteshi. Ata rrjedhin nga Mustafa Bekteshi, te cilin populli e quante Mustafa i Begos.

Bushatllinjte
Jane nga fiset e medha te Shkodres. Historikisht kjo familje feudale me origjine shqiptare, eshte e njohur per traditen e saj te sundimit e ndikimit ne qytet e krahine.

Fisi Ēefa
Rrjedh prej Kashnjetit te Mirdites e per shkaqe vrasjesh kane zene vend ne Hajmel.

Familja Ēeka (Suma)
Fshati Sume i Postribes mbahet tradicionalisht si vend i prejardhjes se fiseve shkodrane Suma (katolike e myslimane).

Danejt
Nga te dhenat e pjesetareve te vjeter te kesaj familjeje, te paret e tyre jane me origjine nga Mirdita dhe i pari qe u kthye ne mysliman u quajt Dan Coba (Ramadan).

Dervishejt
Jane me tradita historike. Pasardhesit e fundit te kesaj familjeje e ndryshuan llagapin e tyre ne Sokoli.

Dragushejt
Fjala eshte per Dragushejt myslimane, sepse nga kjo familje e vjeter e lagjes Perash kane dale persona te njohur, si pjese e paresise se qytetit dhe me mjaft influence.

Duoda
Familje katolike shume e vjeter, Duoda ose Doda. Titulli Doda eshte italianizuar , pasi te paret e familjes e kaluan jeten ne dhera te huaja, duke arritur rangje te larta.

Gjylbegramshejt
Nder te paktat familje feudale e me tradita te vjetra historike ne Shkoder. Llagapi eshte formuar nga bashkimi i dy gjymtyreve, te cilet pjestaret e familjeve i mbajten vec e vec ne epoka te ndryshme historike.

Gjyrezet
Ne baze te dokumenteve arkivale, historiografia shqiptare e rradhit familjen Gjyrezi, ne familjet e vjetra tregtare te Shkodres, veprimtaria e te ciles eshte zhvilluar qe ne shekullin e XVIII. Me kohe kjo familje u be shume e forte ekonomikisht, sa, krahas kapitaleve, zoteronte edhe prona te shumta tokash bujqesore ne zona te ndryshme.

Hotnit
Ne rradhen e familjeve te para me tradita fisnikerie e me nje ndikim te konsiderueshem ne popullaten e Shkodres, sidomos ne ate te Malesise, shquhet edhe familja e Hotenvet. Ne Shkoder jane shume familje me llagapin Hoti, por ne do te kemi per objekt dy prej tyre, Hotnit e lagjes Rus i Vogel dhe ato te lagjes Qafe, referohet, tek "Shkodra dhe motet", Hamdi Bushati.

Fisi Jakova
Me kete llagap ka me shume se nje familje shkodrane; ketu do te ndalemi te familja e Kole Dedes, i cili ne vitin 1810, shperngulet nga Mirdita dhe vendoset ne Gjakove, nga ku familja mori edhe llagapin e ri "Jakova". Ne fototeken Marubi ben pjese edhe fondi Jakova.

Jenibeget
Nder shtepite e vjetra dhe te njohura te lagjes Perash, qe nga fundi i shekullit te 18-te ishte ajo e bejlereve te Barbullushit, te cilet i kane pase banesat e tyre prane shtepive te Boriceve.

Jukejt
Ne rradhen e familjeve me tradita historike eshte edhe familja e Jukejve. Simbas te dhenave tradicionale te pasardhesve te tyre eshte nje nder familjet me te vjetra e lagjes Parruce. Ata jane me origjine nga Krasniqja.

Kamsi (Kambesej)
Simbas studimeve te nje relacioni te botuar, te paret e kesaj familje rrjedhin prej Ejlloreve te Drishtit nga breznia e Duke Angjelit, vecanerisht nga barku i te birit te dukes se permendur, te quajtur Denk apo Dhimiter.

Kazazet e Shkodres
Llagapi "Kazas" (dredhes mendafshi), i mbetur nga turqishtja, nuk eshte eksluzivisht vetem per Kazaset muslimane te Shkodres. Eshte nje llagap i disa familjeve ne Shqiperi. Me kete llagap ka pasur edhe ne katoliket shkodrane. Ne liber eshte folur per "Kazaset" muslimane.

Fisi Koliqi
Familja Koliqi rreth viteve 1700 eshte vendosur ne Shiroke, ardhur nga fshati Lotaj-Shale. I pari eshte quajtur Mark, ndersa i biri Kole, prej te cilit ka rrjedhur edhe llagapi Kolaj. Nga kjo familje jane Ernest Koliqi dhe kardinali shqiptar Mikel Koliqi.

Koplikej-Xhabijej
Ne Shkoder, me kete llagap, eshte nje varg familjesh, te cilat ndonese me llagap te njejte, nuk jane te gjitha te nje vellazerie; shumica e tyre jane te nje breznie, por te ndare nder barqe te ndryshme; p.sh Xhabijet e Shazejt jane te nje fisi me Koplikejt.

Lohjanet
Ne rradhen e dyerve te vjetra me tradita fisnikerie dhe me ndikim ne popullaten shkodrane ishte edhe familja e Lohjaneve, me banim ne lagjen Tepe. Kjo shtepi shume bujare dhe fisnike, u shqua ne kohet e kaluara, vecanerisht qe nga fundi i shekullit te 18-te e deri ne luften e Miletit.

Fisi Miloti
Ashtu si Vishobeget, Boricet, Berdicejt etj. Edhe Milotet jane nje nga familjet e vjetra te Perashit. Me pare kane qene te vendosur ne kodrat e Dracinit, ku qene stabilizuar pasi ishin shperngulur nga Miloti e me pare nga fshati Kurbin.

Parrucejte
Me titullin Parruca, ne Shkoder kemi dy brezni te vjetra te permendura si per tradita tregtare dhe per ato luftarake. Mbasi Shkodra eshte e perbere prej muslimanesh e kristianesh, llagapi "Parruce" figuron nder te dy palet. Sot per sot ne Shkoder mund te jene 4-5 familje qe mbajne llagapin Parruca. Nga pleqte e ketyre familjeve nuk ekziston asnje, qe te na tregoje prejardhjen dhe gjenealogjine familjare te Parrucejve. Parrucejte katolike jane nje dege tjeter, por qe gjithsesi nuk ka shume te dhena per ta.

Fisi Quku
Nje nder fiset e njohura e me shtrirje te gjere eshte edhe fisi Quku me prejardhje nga fshati Vilze i krahines se Shllakut.

Familja Repishti
Familja Repishti e ka prejardhjen nga fshati Repisht, ne Rranxa te Malesise. Fshati gjendet 800 e ca metra mbi nivelin e detit.

Rrojejt
Nje nga familjet e vjetra tregtare te Shkodres jane Rrojejt, me origjine nga Kruja, nje rrem i kesaj familjeje jane marre me tregti kund afer 200 vjetesh brez mbas brezi.

Serdaret
Nje nga familjet e vjetra me influence e qe gjithnje kane mbetur ne kujtesen e pleqve per veprimtarine e tyre jane edhe Serdaret e Shkodres.

Fisi Serreqi
Ne Rregjistrin e Pagezimeve te vitit 1736 figuron edhe familja Serreqi, mirepo nuk jemi ne gjendje qe te percaktojme se per secilen familje Serreqi behet fjale, per te hershmen apo edhe per te mevonshmen. Ka mundesi qe kjo familje te jete vendosur ne Shkoder nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillimi i shekullit te 19-te. Ne fillim familja mbante llagapin "Gocej", emri i nje lagjeje te Kastratit, prej nga ishin larguar.

Sokolejt
Ne vargun e shtepive me tradite ndikimi, fisnikerie e trimerie ben pjese edhe fisi i Sokolejve te Shkodres. Te paret e kesaj shtepie jane te ulur nga mali Sume i Dukagjinit, prej lagjes Bojej.

Sumejt
Me llagapin Suma ne Shkoder kemi familje muslimane edhe katolike. Te paret nuk jane te nje fisi e gjaku, kurse Sumejt katolike, qe ekzistojne ketu rezulton te jene te gjithe te nje fisi , por te ndare ne brezni. Si muslimanet ashtu edhe katoliket jane me origjine nga mali Sume i Dukagjinit. Ndersa Sumejt katolike ka shume te dhena qe kane qene te ngarkuar me misione tregtare, diplomatike e profesionale. Kane pasur shume rol ne qytet.

Sykejt
Nje nga familjet e nderuara shkodrane jane edhe Sykejt. Nga disa te dhena thuhet se familja eshte me origjine nga Dukagjini e ulur ne katundin Rec te Rranxave te Mbishkodres.

Fisi Shiroka
Ky eshte nje nga fiset me te vjetra ne Shkoder. Prejardhja e fisit Shiroka duhet kerkuar te fisi i Ejlloreve (Engjelloreve), te cilet sipas Anonimit Tivaras dhe Dhimter Frangut ishin nder shtepite princerore me te vjetra te Shqiperise.

Fisi i Dasho Shkrelit
Eshte nje fis i ardhur nga fshati Shkrel i Malesise se Madhe dhe i vendosur ne Shkoder nga fundi i shekullit te 18-te, ne lagjen Dudas.

Shllakejt
Kjo familje, ne shekujt e kaluar, banonte ne qytetin e Shkodres. Rrethanat e ngjarjet e kohes e bene te shperngulej, ne katundin Vukatane, ku edhe sot qendrojne pasardhesit e saj.

Fisi Ura
Sipas burimeve gojore fisi e ka prejardhjen e vet nga fshati malor i Postrribes, Ura e Shtrenjte.

Fisi Zojzi
Mbeshtetur ne Rregjistrin e Pagezimeve te vitit 1736 rezulton ne rradhet e familjeve te vjetra katolike ishte edhe ajo Zojzi.

Marre nga libri "Shkodra dhe Motet" e Hamdi Bushatit
-- Korrieri, 05/10/2002

| Prapa |