H I S T O R I
SHKODRANE


| Hyrje |

Relevante:

Familjet e mėdha: Bushatlinjtė
- nga Anila Dushi

Bushatlinjtė e Shkodrės
- marrė nga Hylli i Dritės

Familjet e mėdha: Familja Ēoba
- nga Anila Dushi

Familjet e mėdha: Familja Gjylbegu
- nga Anila Dushi

Familjet e mėdha: Familja Boriēi
Historia e njė familjeje mėsuesish e patriotėsh

-- nga Anila Dushi, 30-07-2007

Mėsimdhėnės tė shkėlqyer, patriotė e atdhetarė, rilindės qė luftuan me pushkė e penė pėr ēėshtjen kombėtare, por dhe ekonomistėe administratrorė tė aftė. Nė 12 breza familja Boriēi, i ka dhėnė Shkodrės njė sėrė figurash tė nderuara, me njė aktivitet qė i ka kaluar caqet e qytetit dhe i pėrket gjithė vendit. Brezat e kėsaj familjeje shquhen pėr veprimtarinė e tyre atdhetare e patriotike, pėr nivelin e lartė tė arsimimit, pėr kontributin nė pėrhapjen e gjuhės shqipe, pėr reformat nė fushėn e ekonomisė para Luftės sė Dytė Botėrore, pėr bibliotekat e pasura dhe trashėgiminė kulturore e arsimore tė tyre. Historiae saj fillon nė fshatin Boriē tė Tivarit dhe sipas tė dhėnave tė familjarėve, tė parėt e tyre janė vendosur nė Shkodėr nė shekullin e 17-tė, rreth vitit 1650.

Daut Boriēi, pikturė nga Ismail Lulani
Daut Boriēi, pikturė nga Ismail Lulani

Fillimisht janė vendosur nė lagjen Sudbeq, dhe mė pas nė lagjen Perash tė qytetit, ku vazhdojnė akoma tė jetojnė mjaft prej pasardhėsve tė tyre. Familja ka pasur shtrirje gjeografike dhe degė tė sajnė mjaft rrethe tė tjera. Pesė brezat e parė tė familjes janė hoxhallarė tė arsimuar dhe tė afėrmit i mbajnė mend edhe sot, Hysenin, Rexhepin, Salihin, Mustafanė dhe Daut Boriēin. Mė pas kėtij misioni iu kushtuan dhe Shefqeti e Rizaja deri nė vitin 1967 ku u hoq feja. Bijtė e kėsaj familjeje u punėsuan mė sė shumti nė administratėn publike. Mustafai i brezit tė pestė, sekretar nė Stamboll, Dauti inspektor arsimi nė Stamboll, e Drejtor Arsimi nė Shkodėr, Ahmeti nė administratėn turke si doganier e mė pas nė atė shqiptare si drejtor i doganės, Ademi e Mustafaja nė gjykatė, Jonuzi nė dogana, Sulejmani nė gjendjen civile, Hajriudhe Ihsani oficer, ku i dyti kishte pėrfunduar akademinė ushtarake.

Arsimimin e tyre para Luftės sė Dytė Botėrore e kryen nė shkolla jashtė Shqipėrisė, kėshtu Ihsani nė Akademinė Ushtarake pėr ekonomi ushtrie, Zijaja nė shkencat ekzakte, Adem Boriēi nė vitin 1920 ėshtė anėtar i Kėshillit Bashkiak, pėrbėrja e tė cilit kishte raport tė barabartė fetar.

Abetare e Daut Boriēit
Abetare e Daut Boriēit

Gjatė luftės sė dytė botėrore aktivizohen nė luftėn ēlirimtare, kundėr pushtuesve, Et'hemi, Xhemali, Abazi, Nexhat Boriēi dhe mjaft tė tjerė. Ndėrkohė pas luftės ndėr figurat mėtė njohura tė kėsaj familjeje janė dhe Hamid Boriēi, gazetar dhe pedagog, autor librash pėr fakultetin e gazetarisė dhe njė nga krijuesit e tij, Bahri Boriēi, kryetar i bashkisė Shkodėr nė vitet 1996-2000 dhe Vahid Boriēi, kėshilltar nė Presidencė.

E veēantė e kėsaj familjeje shkodrane janė dhe bibliotekat e pasura, qė ruajnė trashgimtarėt e saj, ku pėrveē literaturės sė pasur gjen dhe dokumente me rėndėsi tė tė parėve tė kėsaj familjeje, dekrete emėrimesh, ditare e kronika tė viteve tė shekullit tė 19e mė pas. Nė bibliotekėn Myhsin Boriēit, gjenden kopje tė abetares sė shkruar nga Daut Boriēi, dekretet e emėrimeve tė pjesėtarėve tė kėsaj familjeje nė poste tė larta tė administratės.

Ahmet Boriēi
Ahmet Boriēi

Persekutimi: Boriēėt qė u detyruan tė arratiseshin nga komunizmi

Pjesėtarė tė kėsaj familjeje intelektuale e tė arsimuar nuk i shpėtuan persekutimit komunist . Kėshtu janė burgosur e internuar 3 vėllezėrit Hajri, Fevzi dhe Nexhat Boriēi, ku ky i fundit i arratis nė mal nė vitet 1944- 1946, u dėnua me burgim dhe pas pėrfundimit tė burgut u arratis jashtė vendit. Punoi si mėsues nė Kosovė ku kishte luftuar nė vitin 1943 kundėr pushtuesve si vullnetar nė batalionin "Besnik Ēato". Internime e burgime, pėrjashtime nga shkollat e mesme e mosdhėnie tė drejte pėr tė shkuar nė shkollė tė lartė pėsuan dhe Ruzhdi Boriēi e Ihsan Boriēi.

Familja qė ruajti nė ditar jetėn e Shkodrės

Myhsin Boriēi
Ahmet Boriēi

Mustafa Boriēi ishte sekretar nė Pashallėkun e Shkodrės deri nė rėnien e tij. Mė pas ai u mor me tregti. Ai ka lėnė disa ditare e kronika ė shkruara ku jepen tė dhėna pėr zhvillime ekonomike e shoqėrore tė kohės nėShkodėr. Ka lėnė njė regjistėr kontabiliteti pėr lėvizjen e mallrave. Kėto ditare nga viti 1834 janė edhe regjistra marrėdhėniesh tregtare e bujqėsore ku Mustafa Boriēi ka shėnuar llogaritė qė ka pasur me tregtarė vendas e tė huaj, me fshatarėt dhe shumė tė tjerė. Po kėshtu nė to janė pėrfshirė ēmimet e produkteve tė ndryshme, me datė e vit, pėrqindjet e taksave doganore tokėsore e detare, janė shkruar emrat e tregtarėve shkodranė qė zhvillonin aktivitet brenda e jashtė vendit ku pėrmenden dhe destinacioni dhe lloji i mallrave qė importoheshin dhe eksportoheshin prej tyre si nė Rumeli, Serbi e Bullgari, ku merrnin e ēonin mallra si mėndafsh, lesh, lėkurė, dru apo fruta tė thata. Kėto ditare u trashėguan nga familja dhe u vazhduan nga njėri prej djemve tė Mustafa Boriēit, Salo Boriēi. Ndėrsa nė kronikat e shėnuara nga Mustafa Boriēi, pėrmenden me datė, ditė e orė ngjarje si rrėnimi i minares nga gjuajtja e topave mė 1831, emrat e shkodranėve, tiranasve e matjanėve qė luftuan e dhanėjetėn duke luftuar kundėr malazezve e mjaft ngjarje tė tjera nga qyteti i Shkodrės. I biri i tij, e vazhdoi kėtėtrashėgimi tė pasur, duke lėnė ditare mjaft tė rėndėsishme pėr historinė e qytetit. Daut Boriēi ka lėnė ditare tė pasur ku jep tė dhėna pėr zhvillime tė rėndėsishme tė jetės ekonomike e shoqėrore tė vendit, zhvillimin e arsimit, pėr mbledhjet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e mjaft tė tjera si kėto. Nė kėto ditare, nė mėnyrė kronologjike dhe me saktėsi, me datė e ditė, madje ndonjėherė dhe me orė, jepen tė dhėna tė hollėsishme pėr zhvillime historike si pushtimi i Shkodrės nga Turqit apo rrethimi i kalasė sė Tivarit. Po kėshtu nė ditaret e Daut Boqiēit gjenden tė shėnuara dhe llogari marrėdhėniesh tė drejtorisė sė arsimit me arkėn e shtetit apo Bankėn Bujqėsore, duke treguar dhe kreditė e tėrhequra pėr plotėsimin e rogave tė mėsuesve tė varur nga zyra e tij. Madje nė to pėrfshihen dhe shpenzime pėr riparimet e bėra tė institucioneve arsimore nė varėsi tė zyrės sė arsimit qė drejtohej nga Daut Boriēi. Gjithashtu ai ka shėnuar dhe vėrtetimin e daljes sė tij nė pension nė vitin 1892. Njė nga ditaret e tij ėshtė gjendur nga pasardhėrsit vetėm dy vjet mė parė, dhe sipas Myhsin Boriēit, stėrnip i Daut Boriēit ai ka tėrhequr vėmendejn e akademikėve e studiuesve shqiptarė, por duke qenė i shkruar nė turqishten e vjetėr nuk ka mundur tė pėrkthehet.

Mėsuesi, qė krijoi abetaren shqipe pėr Shkodrėn

Njė ndėr pėrpjekjet pėr tė pasur njė abetare me germa shqipe, ėshtė edhe ajo e Daut Boriēit, njėrit prej mėsuesve mė tė njohur tė Shokdrės, njėkohėsisht pjesėmarrės aktiv nė Lėvizjen e Prizrenit dhe luftėn e shqiptarėve pėr pavarėsi. Daut Boriēi ėshtė padyshim njė nga figurat mė tė nderuara tė historisė sonė kombėtare. Njė patriot i spikatur, diplomat e politikan i aftė, e njė rilindas me vlerė qė dha ndihmesė konkrete nė pėrhapjen e gjuhės shqipe nė kohėn kur vendi ishte nėn sundimin turk, njė mėsimdhėnės dhe edukator i pėrkushtuar. Ai ėshtė ndėr ato figura tė ndritura qė luftuan me pushkė e pendė pėr krijimin e njė Shqipėrie tė pavarur. Si hoxhė pėrparimtar e mėsues i popullit ai ėshtė nismėtar i pėrhapjes sė shkrimit shqip, si dhe njė patriot i madh qė drejtoi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė Shkodėr.

Daut Boriēi lindi nė Shkodėr nė vitin 1825 dhe shkollėn fillore e kreu pranė familjes. Kjo vėrtetohet nga ditaret e vetė Daut Boriēit, por dhe tė babait tė tij Mustafa Boriēi, i cili ka qenė sekretar i Pashallėkut tė Shkodrės. Nė vitin 1848, Daut Boriēi ėshtė imam nė xhaminė e Draēinit, ku pasi merr mėsime fetare ai vazhdon studimet e larta nė Stamboll , studime qė i pėrfundon me rezultate shumė tė mira. Pėr kėtė ai emėrohet mėsues nė Stamboll e mė vonė inspektor arsimi atje. Kthehet nė Shqipėri pas kėrkesės sė babait sė tij pėr t'i shėrbyer atdheut tė vet. Kėtu punon si punon si mėsimdhėnės nė mejtepin Ruzhdije, mė i njohuri nė qytetin e Shkodrės nė atė periudhė dhe mė pas kryemėsues apo drejtor i mejtepit. Kjo shkollė konsiderohej si i pari institut modern i kohės nė Shqipėri dhe frekuentohej nga shumė djem shkodranė pavarėsisht nga besimi fetar. Deri me 1867, Daut Boriēi drejton kėtė shkollė, ndėrsa nė vitin 1870 emėrohet inspektor arsimi nė Shkodėr dhe ngarkohet me detyrėn e pėrgjegjėsit tė pėrhapjes sė shkollave nė vilajetin e Shkodrės. Misionin e tij si mėsimdhėnės e vazhdoi deri nė vitin 1874.

Ai ėshtė autor i botimit tė sė parės abetareturqisht- shqip nė themel tė njė alfabeti me shkronja arabe. Duke qenė se ndalohej botimi i broshurave nė gjuhėn shqipe, ai e botoi pa emėr. Kjo vepėr pėrmbante 226 fjalė, emra, mbiemra, folje e fjalė tė tjera dhe 25 fjali. Pėrveē kėsaj vepre Daut Boriēi ka lėne dhe vepra tė tjera nė gjuhėn shqipe si gramatika egjuhės shqipe, vepėr kjo e papėrfunduar prej tij, fjalori turqisht – shqip, dhe dy pėrpjekje pėr abetare ndryshme nga ajo e para . Mė 11 korrik 1878, nė Shkodėr krijohet dega e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e cila drejtohet per tre vjet nga DautBoriēi. Me atdhedashuri, vendosmėri e dinamizėm, ai udhėhoqi komitetin ndėrkrahinor tė Lidhjes sė Prizrenit pėr Shkodrėn. Ai ka jetuar nė kujtesėn e popullit si figura e njė patrioti shkodran qė vuri nė dispozicion tė ēėshtjes kombėtare intelektin, fuqinė fizike dhe jetėn.Shtėpia e tij, sot medreseja e vajzave nė Shkodėr, u kthye nė njė qendėr tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare ku nė dhomėn e tij tė pritjes vinin personalitete tė rėndėsishme si Abdyl Frashėri. Daut Boriēi i dėrgoi djemtė e tij nė trashetė e luftrave pėr mbrojtjen e kufijve shqiptarė nga copėtimi, dhe ato luftojnė me armė nė dorė pėr mbrojtjen e trojeve nė Hot, Grudė, Plavė e Guci.

Pas rėnies sė Ulqinit, sė bashku me patriotė tė tjerė Daut Boriēi internohet ne Turqi ku lirohet pas 7 vitesh. Vdes nė vitin 1896.

Shtėpia nga muze nė medrese

Shtėpia e Daut Boriēit ka qenė shtėpi muze e kategorisė sė parėderi pas viteve 90-tė. Mė pas ajo u dėmtua sė tepėrmi deri sa u muar nga njė shoqatė islame qė ndėrtoi aty medresenė vajzave nė Shkodėr, funksion qė vazhdon ta kryejė. Daut Boriēi ėshtė dekoruar me "Urdhrin e Lirisė" tė klasit tė tretė pėr pėrpjekjet e tij dhe punėn e palodhur nė pėrhapjen e arsimit nė gjuhėn amtare. Emrin e tij e mban njė prej rrugėve kryesore nė Shkodėr.

Toleranca: Hoxha, qė vuri gurin e themelit tė Kishės sė Madhe

Nė muajt mars e prill 1880, Shkodra ishte njė fushė e ngjarjeve tė rėndėsishme. Nė njė tubim tė madh tek Pazari i Vjetėr, ku u mblodhėn krerėt e Shkodrės e tė Malsisė, u lidh besa qė shqiptarėt pa dallim feje e besimi, tė luftonin me qėllim qė tė mos lejohej copėtimi i vendit. Nga kjo asamble popullore doli njė komision i kryesuar nga DautBoriēi, i cili nuk u kursye tė japė ndihmesėn e tij nė kėto momente. Gjatė kohės qė Daut Boriēi drejtoi degėn e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit nė Shkodėr, ai mori vendime tė rėndėsishme siē ishte nėnshkrimi i memorandumitdrejtuar konsujve tė fuqive tė mėdha nė Shkodėr , mė 18 maj 1880. Por Daut Boriēi shfaqi dhe aftėi nė lėmin diplomaik duke gėzuar respektin e pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha nė Shkodėr, bashkėpunoi nė mėnyre mjaft efikase mė pėrfaqėsues tėbesimeve tjera fetare nė Shkodėr, dhe kryesisht tė familjeve katolike. Bashėekzistenca fetare shembullore duket dhe nė faktin se Daut Boriēi merr pjesė dhe mban fjalim nė ceremoninė e vendosjes sė gurit tė themelit pėr ndėrtimin e Kishės sė Madhe, ndėr mė tė mėdhatė nė Ballkan.

Ahmet Boriēi: Nismėtari i ngritjes sė doganave shqiptare

Ahmet Boriēi, ėshtė njė tjetėr figurė e rėndėsishme e kėsaj familjeje, me kontribut e vlera tė mėdha nė shėrbim tė vendit, kryesisht nė fushėn e financave dhe tė ekonomisė. Ai ishte djali i madh i Daut Boriēit, i lindur nė vitin 1866, dhe pasi kreu shkollimin fillor e tė mesėm nė Shkodėr i mbaroi studimet e larta nė Stamboll pėr administratė publike Pas mbarimit tė shkollės, nė vitin 1883 punon si nėpunės, sekretar nė administratėn e Stambollit, nėpunės dogane e mė pas drejtor i doganave. Kthehet nė Shqipėri dhe nė vitin 1920 emėrohet drejtor i pėrgjithshėm i shėrbimit doganor shqiptar. Nė kėtė periudhė shquhet pėr vendosjen e rregullave doganore tė panjohura mė parė dhe pėr hartimin e projekteve pėr ligjet doganore. Ka miqėsi tė madhe me Ndoc Ēobėn, nėn shembullin e traditės familjare tė bashkėjetesės fetare tė familjes sė tij. Mė parė, nė vitin 1918, me dekret nr 2967 lėshuar nga mbretėria e Austrisė dhe Hungarisė, Ahmet Boriēi dekorohet me urdhėrin "Kalorės i urdhėrit tė Franc Jozefit". Me dekret te Mbretit Zog, tė datės 14.06.1925, dekret qė bashkė me tė tjerė ruhen si njė pasuri e vyer e familjes Boriēi, Ahmet Boriēi emėrohet drejtor i doganave nė Shkodėr. Nga bashkia Shkodrės, Ahmet Boriēi caktohet delegat i kėtij qyteti nė festimet pėr shpalljen e pavarėsisė nė Tiranė, ku paraqet urimet pėrkatėse bashkė me delegatė tė tjerė si Gjon Ēoba, Man Tepelija, Faslli Ademi dhe Tefė Gerėn. Ahmet Boriēi ka merita tė mėdha pasi ėshtė nismėtar i mobilizimit tė kapitalit tė lirė pėr zhvillimin e shoqėriveme kapital tė pėrbashkėt. Nė vitet 1926-1930 nė Shqipėri u zhvilluan shoqėritėe para me kapital tė pėrbashkėt. Me nismėn e tij u krijua njė hoqėri me kapital tė pėrbashkėt pėr prodhimin e ēimentos, me qėllim pakėsimin e importit, tė cilin e evidentonte pėrmes detyrės sė kryedoganjerit. Ftesėn e tij e pėrkrahėn fillimisht disa biznesmenė qė ishin aksionerėt e parė tė kėsaj shoqėrie, qė mė pas u shtri nė tė gjithė vendin. Ahmet Boriēi ėshtė dy herė radhazi drejtues i kėshillit mbikėqyrės tė kėsaj shoqėrie dhe udhėhoqi korrespondencėn me firmat e prodhimittė makinave industriale, organizoi vendosjen e njė administrate tė kualifikuar.

| Prapa |