H I S T O R I
SHKODRANE


| Hyrje |

Relevante:

Familjet e mėdha: Bushatlinjtė
- nga Anila Dushi

Bushatlinjtė e Shkodrės
- marrė nga Hylli i Dritės

Familjet e mėdha: Familja Ēoba
- nga Anila Dushi

Familjet e mėdha: Familja Boriēi
- nga Anila Dushi

Familjet e mėdha: Familja Gjylbegaj
Historia e familjes qė sfidoi Bushatllijtė

-- nga Anila Dushi, 23-07-2007

Kur Bushatllijve u duhej tė vinin plotėsisht nėn sundim pashallėkun e Shkodrės, pėr tė shtrirė mė vonė pushtetin nė gjithė Ballkanin Veri Perėndimor, iu desh tė pėrplaseshin edhe me njė prej familjeve mė tė rėndėsishme tė Shkodrės. Tė njohurit si Gjylbegajt apo Gramshejt, u thyen nga Mehmet Bushatlliu dhe iu desh tė linin Shkodrėn derisa pashallėku i madh u rrėzua dhe ata shpejt do tė ktheheshin nė njė nga familjet mė nė zė tė Shkodrės, duke i dhėnė Shqipėrisė njė sėrė komandantėsh ushtarakė dhe liderėsh politikė.

Muharrem Gjylbegu, kryetar bashkie nė Shkodėr
Muharrem Gjylbegu, kryetar bashkie nė Shkodėr

Historia e hershme

Familja e Gjylbegramshejve ėshtė ndėr tė paktat familje feudale nė Shkodėr, pasardhės tė tė cilėve vazhdojnė tė jetojnė nė kėtė qytet, pavarėsisht se ka mjaft qė janė tė shpėrndarė nė Shqipėri apo dhe nė botė. Kjo familje, nė rrjedhat e kohės ėshtė ndarė nė dy pjesė, nė atė Gjylbegaj dhe Gramshej, mbiemra qė pjesėtarėt e kėsaj familjeje i kanė pėrdorur veēmas nė dy epoka. Kėshtu deri sa zgjati pushtimi turk ato pėrdorėn llagapin Gramshej, si nė akte zyrtare ashtu dhe nė korrespondenca tregtare, ndėrsa pas pavarėsisė, njė pjesė e tyre pėrdorėn llagapin Gjylbegaj. Duke i referuar historiografisė dhe dokumenteve kadastrore, kjo familje feudale ka pasur shtrirje deri nė Zadrimė tė Lezhės, nė Mirditė dhe nė njė pjesė tė Dukagjinit, pikėrisht zonėn e Korthpulės, ndėrsa kanė lidhje dhe me Begollajt e Pejės.

Naim Gjylbegu, hero i popullit - njė nga 5 heronjtė e Vigut
Naim Gjylbegu, hero i popullit - njė nga 5 heronjtė e Vigut

Disa studime tė autorėve si S. Naēi dhe Dom Ndoc Nikaj, tregojnė se ushtritė e feudalėve si Tahir e Musa Begu (tė parėt e Gjylbegajve ) kanė luftuar me ushtrinė e Mehmet Pashė Bushatliut nė vitin 1770, luftė tė cilėn ato e humbėn dhe nė tė cilėn mbeti i vrarė Hysen Begu dhe u var nipi i tij Jusuf Begu. Me kalimin e viteve, familja u vendos nė lagjen Qaf Hardhi nė qytetin e Shkodrės, pikėrisht pas rėnies sė pashallėkut tė Shkodrės.

Rikthimi nė Shkodėr

Thuhet se ipinjolli i parė i familjes Gjylbegaj,qė erdhi dhe u vendosnė Shkodėr, pas rėnies sė Bushatllijve, ishte nė moshė tė re dhe hyri fshehurazi nė qytet. Nė lagjenku u vendosėn, Gjylbegajt ndėrtuan dhe disa vepra bamirėsie qė u janė njohur deri vonė si toponime ,"PusiiGjylbegajve" dhe "Ura e Gjylbegajve" . Nė kėtė lagje ato kishin njė banesė tė vogėl dhe merreshin me grumbullimin e kripės duke e tregtuar atė, ndėrsa mė pas nisėn tė grumbullojnė dhe lesh pėr eksport. Bijtė e Gjyl Begut u shpėrngulėn dhe blenė njė shtėpi tek Ēinari i Hoxhė Dheut, ku jetojnė dhe sot pasardhės tė tyre. Gjylbegajt kanė pasur njė degė qė ka jetuar nė Bushat, por pas konflikit me Bushatllinjtė ėshtė shpėrngulur, duke lėnė sigjurmė nė atė zone njėzbulim tė para disa dekatave qė sipas toponimitquhej banjoja e Gjylbegajve dhe lidhej me "Kronin (kroin) e Ēelepisė" nga ku furnizohej me ujė.

Shtėpia e Gjylbegajve
Shtėpia e Gjylbegajve

Kryengritjet

Vendosja nė Shkodėr i pėrketfundit tė shekullit tė XVIII-tė pinjollė tė kėsaj familjeje qenė aktive nė lėvizjet politike e tė armatosura tė kohės, duke lėnė emėr nė historinė e qytetit tė lashtė tė Shkodrės. Sulejman Gjylbegu ( Gramshi) ka marrė pjesė nė kryengritjen e Hamz Kazazitnė vitin 1835 kundėr Hafiz Pashėsku dhe ėshtė plagosur.Ai thuhet se mbi kalė dilte e mblidhte njerėz nė Pazarduke i bindur tė mbyllnin dyqanet dhe tė merrnin armėt pėr tė luftuar dhe mos pranuar qė tė dėrgoheshin vullnetarė shkodranė nė luftė pėrkrah Turqisė. Djali i tij, Hysen Begu, merr pjesė nė luftėn e Miletit, nė vitin 1878 , bashkė me xhaxhanė e tij Molla Begun dhe kushėririn Sela Begun. Por me gjithė se nė njė kohė luftash familja Gjylbegu merrej kryesisht me tregti, disa me grumbullim leshi e disa me grumbullim lėkurėsh pėr eksport . Njė pjesė tjetėr e tyre u mor me tregti manifakture (pėlhurash) pėrveē tokave qė kishin.Hysen Begu dhe trashėgimtarėt e tij, deri para 1944 janė konsideruar si latifondistėt e parėtė rrethit tė Shkodrės.

Pjesėtarė tė familjes morėn pjesė aktive nė Luftėn Nacional Ēlirimtare

Gjylbegasi, njė nga 5 Herojtė e Vigut

Ngritja e Flamurit nė Bashkinė e Shkodrės, mars 1914
Ngritja e Flamurit nė Bashkinė e Shkodrės, mars 1914

Beqir Gjylbegaj ka qenė i njohur pasi ishte nė xhandarmarinė e Kongresit tė Lushnjes, madje thuhet se nėn komandėn e tij kontrolli i qeverisė sė dalė nga ky kongres u shtri deri nė Pogradec. Beqir Gjylbegu ishte pėrkah Fan Nolit nė revolucionin e qershorit 1924, dhe mė pas u internua nga Ahmet Zogu, nė Krajė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ai ishte pėr njė kohė tėshkurtėr nėnprefekt nė Ulqin, mė pas u bashkua me lėvizjen nacional ēlirimtare. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga kjo familje pati dy dėshmorė, Eljaz Gjylbegun, dėshmor i vrarė nė Prishtinė, vėllai i Beqir Gjylbegut dhe Naim Gjylbegun, Hero i Popullit, njė prej 5 herojve tė Vigut, nip i Beqir Gjylbegut. Beqir Gjylbegaj, nė vitet 50-tė ishte kryetar i komitetit ekzekutiv tė Sarandės, si dhe deputet i kuvendit popullor deri nė vitin 1972.

Njeriu qė shpalli 2 herė pavarėsinė nė Shkodėr

Ngritja e flamurit shqiptar nė kalanė e Rozafės, nė mars 1914, u pėrshėndet me 101 tė shtėna topi

Ragip Gjylbegaj
Ragip Gjylbegaj

Historia e njė qyteti si Shkodra, e mbushur me revolta e kryengritje, rrethime e rirrethime, u ka dhėnė mundėsinė shumė atdhetarėve, tė futen nė faqet e historisė sė luftrave shqiptare pėr pavarėsi. Njė mė tė rėndėsishmit, ėshtė njeriu qė ngriti flamurin e pavarėsisė mė 1913, njė vit pasi Shqipėria kishte shpallur mėvetėsinė, ndėrsa Shkodra iu dorėzua tradhtisht malazezve. Njeriu qė i dha "pavarėsinė" Shkodrės mė 1913, ishte Muharrem Gjylbegu, kryetari i bashkisė sė kryeqendrės sė veriut tė Shqipėrisė.

Pavarėsia e parė

Hamit Gjylbegu
Hamit Gjylbegu

Mė 1910, ai hyn nė skenėn politike si kryetari bashkisė sė Shkodrės, duke lėnė njė emėr tė mirė nė tė gjitha shtresat e popullsisė. Pėrpara se tė zgjidhej kryetar bashkie, ai ishte tregtar pėlhurash qė bėnte rrugėn e Stambolit, Selanikut e Manastirit, aktivitet kėtė qė mė pas ia la djemve dhe vėllait sė tij. Ai qėndroi nė detyrė deri nė vitin 1916 dhe pati fatin qė tė ngrejė me dorėn e tij, pėr herė tė parė nė qytetin e Shkorės, flamurin e pavarėsisė mė 28 nėntor 1913 nė ballkonin e bashkisė sė qytetit. Duke qenė se mė 1912, Shkodra ishte e rrethuar, nė njėvjetorin e shpalljes sė pavarėsisė, Muharrem Gjylbegu i kėrkoi qeverisė ndėrkombėtare qė administronte qytetin qė tė ngrihej flamuri i pavarėsisė nė Shkodėr, tek ballkoni i ndėrtesės sė bashkisė. Kjo u prit me njė manifestim masiv nga populli i Shkodrės, i cili ende nuk kishte mundur tė shihte shqiponjėn dykrenore tė valėvitej nė qytet.

Pavarėsia e dytė

Beqir Gjylbegaj
Beqir Gjylbegaj

Pasi Shkodra ishte pėrcaktuar se do tė qėndronte brenda kufijve tė Shqipėrisė, caktimi i tė cilave i kishin dhėnė pjesėn mė tė madhe tė liqenit malazezve Gjylbegu qė vazhdonte tė ishte kryetar i bashkisė sė qytetit dhe qė kishte ndihmuar atė sa mundej gjatė rrethimit, vendosi tė ngrinte flamurin nė Rozafatin e lashtė.Ngritja e flamurit shqiptar nga Muharrem Gjylbegu nė kalanė e Rozafės, nė mars 1914, u pėrshėndet me 101 tė shtėna topi tė vendosur nė kodrat e Tepes. Tė dy kėto "pavarėsi" tė vogla por tė shėnuara pėr jetėn politike tė Shkodrės, gjetėn pasqyrim dhe nė shtypin e kronikat e kohės. Muharem Gjylbegu u rizgjodh kryetar bashkie dhe hapi shkollėn e parė popullore zyrtare. Ajo u mobilua me tė gjitha mjetet mėsimore nga bashkia dhe ishte zanafilla e shkollės kombėtare nė Shkodėr.

Rrethimi

Muharrem Gjylbegu diti t'i shėrbente qytetit nė momentet e tij mė tė vėshtira e mė tė rrezikshme, sidomos nė vitin 1912, kur Shkodra ishte nėn sulmin e predhave serbo- malazeze. Ai pėrpiqej t'i siguronte bukėn popullit tė qytetit tė rrethuar dhe shkonte vetė nėpėr fshatra pėr tė siguruar drithėra pėr qytetin dhe pse rrezikonte tė binte rob nė duart e armikut. Muharrem Gjylbegu, nė krye tė bashkisė sė Shkodrės, pati fituar nderimin dhe respektin e pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha nė Shkodėr dhe tė komandantit turk Hasan Riza Pasha. Qytetarėt e tre besimeve fetare kishin simpati pėr kryetarin e bashkisė.

Nė pushtimin austriak tė Shkodrės nė vitin 1916, ai rrėzohet nga pushteti, pasi nuk pranoi tė vepronte ushtarakisht kundėr interesave tė popullit. Nė demostratėn e popullit tė qytetit tė Shkodrės dhe rrethinave tė tij, kundėr masave tė marra nga komanda austriake e Shkodrės, Muharem Gjylbegu ishte pjesėtar i grupit organizator, u arrestua dhe u dėnua me njė vit burgim. Ai vdiq mė 1943 duke u pėrcjellėnga shumė qytetarė tė Shkodrės, ndėrsa vdekja e aktiviteti i tij nė dobi tė barazisė e lirisė sė atdheut, gjetėn pasqyrim nė shtypin e kohės.

Ushtarakėt

Njeriu me plisin ku shkruhej "Jam Shqiptar"

Njė tjetėr figure e nderuare dale nga familja e Gjylbegėve ėshtė dhe Hamit Gjylbegu, kapiten i ushtrisė shqiptare, i diplomuar nė Akademinė Ushtarake tė Stambollit, i pėrkushtuar ndaj ēėshtjes kombėtare qė kur ishte student. Lindi mė 1886 dhe Lufta Ballkanike e zuri nė shėrbim nė ushtrinė e Janinės. Kur ishte student nė Stamboll dhe vinte pėr pushime verore nė Shkodėr, gjatė udhėtimit vajtje e ardhje mbante nė kokė njė qeleshe tė bardhė ku ishte shkruar "Jam shqiptar". Duke qenė oficer i aftė, turqit i ofruan qėndrimin atje nė gardėn mbretėrore, por ai nuk pranoi dhe u kthye nė Shqipėri. Ai shėrbeu kudo ku i kėrkohej dhe nė Luftėn e Koplikut nė vitin 1920 u dallua pėr trimėri dhe si strateg. Kontribuon nė Komitetin e Kosovės dhe pėrkrah qeverinė e Fan Nolit. Qeveria e Zogut e nxjerr nė pension tė parakohshėm, pasi ishte antizogist i njohur. Me njė kulturė akademike, ai iu pėrkushtua krijimtarisė letrare duke botuar disa broshura me vjersha lirike, filozofike, vjersha pėr fėmijė, folklor e pėrkthime, pasi zotėronte disa gjuhė tė huaja . Sipas atyre qė e kanė njohur, pas ēlirimit nė vitin 1944 ai ka vazhduar tė qėndrojė i mėnjanuar , madje as ka votuar. Djali i tij Virtyti, vdiq nė Maliq tė Korēės. Nga familja Gjylbegaj dolėn dhe ushtarakė tė tjerė tė aftė dhe pse pa akademi si Ismail Gjylbegu, i varur nga Zogu pėr ngjarjet e Vlorės nė vitin 1932, si dhe Xhevdet,Jonuz, Beqir e Isuf Gjylbegaj.

Intelektualėt

Gjylbegu qė i fali biblotekėn universitetit italian

Njė figurė e nderuar e kėsaj familjeje ėshtė dhe mėsuesi i dalluar Ragip Gjylbegaj. Deri nė vitin 1944 ai ishte mėsues filloreje. Pas ēlirimit ka qenė inspektor e drejtor shkolle nė qytetin e Shkodrės, i dalluar si pėr aftėsitė mėsimdhėnėse ashtu dhe organizimin si nepunės jashtėshkollor. Nė shkollėn e Parrucės, krijoi bandėn shkollore e cila u pajis me uniformėn pėrkatėse dhe arriti tė japė koncerte e programe artistike jashtė qytetit, madje dhe jashtė vendit. Ka pasur pasion bibliotekat dhe nė bibliotekėn e tij personale ka pasur koleksione tė plotagazetash e periodikėsh shqiptarė. Nė vitin 1995, biblioteka e tij mjaft e pasur u bė pronė e universitetit tė Kozencės nė Itali, dhe ėshtė baza e sektorit tė albanologjisė sė kėtij universiteti. Tė tjerė pjesėtarė tė kėsaj familjeje kanė dhėnė kontributin e tyre nė jetėn shoqėrore tė qytetit e tė vendit, siē ėshtė Skėnder Gjylbegu mėsues, apo mjekėt obstetėr dhe pediatėr, Ilir e Xhavit Gjylbegu, mjaft tė njohur jo vetėm nė Shkodėr, por dhe nė Tiranė.

| Prapa |