"Illyricum Sacrum"
-- nga Daniele Farlati, Perkthyer ne 1963 nga Dom Frano Ilia
Historia e panjohur e Shqipėrisė nė veprėn "Illyricum Sacrum", tė autorit italian at Daniele Farlatti, pėrkthyer nė vitin 1963 nga Dom Frano Illia. Ja origjinali qė ndodhet nė Arkivin e Shtetit
Si u mbyt nė lumin Drin, qerrja qė mbante arkivat e Shqipėrisė
Historia e veprės madhore "Illyricym Sacrum" e atė Daniele Farlattit. Si u dėnua me 25 vjet burg dom Frano Illia, qė e pėrktheu atė dhe kėrkoi vazhdimin e saj, ku flitej pėr Tivarin e Kosovėn
Papa Klementi XI u muer vesht me Jezuitėt e Venedikut e kėta dėrguen nė Romė Atė Filip Riceputtin i cili mori nė dorzim nga Papa shqiptar materialin historik tė tij, planin e hartimit tė historisė kishtare tė ilirėve, e me ndihmėn financiare me pėrballue shpenzimet e duhuna pėr atė punė. At Filip Riceputti mbi njė barkė tė Vendikut i ra pėr gjatė bregut tė Adriatikut tue u ndalue nė tė gjitha qėndrat ku kishte landė pėr punėn e vet e nga kėto qėndra bregdetare dėrgoheshin njerėz tė tjerė pėr kėrkime historike nė qėndrat e mbrėndėshme tė vėndit prej kah i dėrgohej landa e duhun nė breg tė detit. Kėtė punė e vazhdoi deri nė qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dėrguen lajmėtarė nė tė gjithė qėndrat kishtare tė Shqipėrisė tė cilat iu pėrgjegjėn tue i dėrgue secila ndihmėn e vet historike shkruajsit tė ardhėshėm tė kishave ilire. Njė qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapėrceu tė gjitha vėshtirėsitė e baltrave tė Zadrimės, u mbyt nė ujė tue kalue Drinin e hupi e gjithė ngarkesa e caktueme pėr At Riceputt-in".
Kėshtu shkruhet nė volumin e shtatė tė veprės madhore "Illyricum Sacrum" tė autorit italian, At Daniele Farlatti, e cila ndodhet nė Arkivin Qėndror tė Shtetit e pėrkthye nga Dom Frano Illia, qė nė vitin 1963 kur ai shėrbente si famullitar nė qytezėn e vogėl tė Milotit. Po ēfarė ėshtė kjo vepėr dhe si trajtohet aty historia e lashtė e Shqipėrisė qė nga koha e ilirėve e nė vazhdim? Sa kohė iu deshėn Dom Frano Illias qė ta pėrkthente atė vepėr madhore dhe pėrse nuk u botua ajo nė vitin 1966 kur ai e dorėzoi pėr botim pranė Institutit tė Kulturės Popullore? Pėrse u arrestua Dom Frano, ato ditė qė ai paraqiti kėrkesėn pėr botim, nė tė cilėn shkruante se ishte gati tė pėrkthente edhe volumin e tetė tė atij libri, ku flitej pėr historinė e Tivarit e Kosovės tė cilat ai i cilėsonte si pjesė tė Shqipėrisė. Pėrse edhe pas letrės qė ai i drejtoi Ramiz Alisė nė vitin 1986, pasi doli nga burgu, nuk iu kthye vepra e tij pėr tė cilėn kishte punuar pėr shtatė vjet me rradhė?
Ēfarė ėshtė "Illyricum Sacrum"
Nė kerkesėn qė Dom Frano Illia i bėri Institutit tė Kulturės Popullore pėr botimin e librit qė kishte pėrkthyer, iu paraqiti edhe njė pėrmbledhje tė shkurtėr nė njė faqe e gjysėm tė daktilografuar, nė mėnyrė qė t'i sqaronte redaktorėt qė do tė merreshin se ēfarė ishte ajo vepėr dhe ēfarė trajtohej aty nė lidhje me historinė e Shqipėrisė. Nė atė letėr sqaruese shkruhet: " Vepra "ILLYRICUM SACRUM" (ILIRIJA KISHTARE ose Historia Kishtare e Ilirisė) pėrbahet prej tetė volumesh me
.38 x 26. Volumi i VII rreshton historinė kishtare t'Ilirisė bregdetare, kurse volumi i VIII atė tė krahinės sė Kosovės. Volumi i VII, nė 638 faqe, rreshton historinė kishtare dhe lidhun me atė ēivile tė Metropolive tė Djoklesė, Tivarit, Shkodrės, Durrėsit e tė Sirmit dhe sufrangave ase tė dioēezave qė mvaren prej tyne. Prej kėsi volumi deri tash kemi pėrkthye pjesėt qė i pėrkasin mbrendisė sė kufijve tė sodshėm tė Shqipnisė, d.m.th. sa i pėrket Shkodrės dhe Durrėsit dhe sufrangave tė tyne (vazhdoj pėrkthimin e pjesėve tė tjera) Shkodra kishte kėto dioēeza: 1. Drishtin, 2. Pultin e Madh, 3. Pultin e Vogėl, 4. Dejėn, 5. Sarden e 6. Sapėn. Durrsi kishte kėto dioēezė sufragane: 1. Lezhėn, 2. Arbėninė, 3. Krujėn, 4 Bendėn, 5. Priskėn, 6. Shtejefnin, 7. Kanovjen, 8. Skampėn, (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidėn, 11. Amancien, 12. Apoloninė (Pojanin) 13. Vėlonėn, 14. Pulkerjopullin (Beratin) 15. dhe Akroēerauninė. Nė kėtė volum tė VII pėrshkruhet gjanė e giatė themelimi i qyteteve dhe i dioēezave, tue gėrshetue historinė kishtare atė ēivile t'atyne vėndeve. Shfrytėzohen mirė dokumente, historjanėt dhe gjeografėt e ndryshėm tė vjetėr e tė rinj t'atyne kohve. Landa ndahet nė djeēezė dhe nė rajone kishtare. Secila Seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore zakonisht gjindet ndėr qytetet nga tė cilat edhe merr emnin. Nė fillim tė ēdo Arkiodioējezi apo Dioējezi pėrshkruhet themelimi i qytetit dhe djeēezit, mandej vjen rreshtimi i jėtėshkrimit tė secilit Prelat. Giatė jetėshkrimit tė tyne rreshtohen faktet e historisė kishtare e ēivile nė rend kronologjik. Ky volum pėrfshin landėn historike deri nė fillimet e shek. XVIII, kur edhe botohet nė vitin 1817. Vepra "Ilyrricum Sacrum" asht rreshtue nė giuhėt latine klasike. Pėr plotėsimin e kėtij kuadri historik me randėsi tė madhe tė vėndit tonė, nevojiten edhe pjesė tė tjera tė kėtij volumi ashtu edhe volumi VIII. Po tė kėrkohet, jemi gadi tė vazhdojmė kėtė punė tė mundshme, me shpresė se do tė jetė njė kontribut i mirė pėr njohjen e historisė sė vėndit tonė tė dashtun nga brezat e rijė tė popullit tonė. Vazhdon mandej
(nuk kuptohet fjala) prelat, dhe giatė kėtij rreshtimi pėrshkruhen punėt ndaluan giatė sundimit tė tyne kishtar e ēivil nė mėnyrė kronologjike. Ky volum vjen tue pėrshkrue deri nė fund tė shekullit tė XVII e diēka nė fillimet e shekullit tė XVIII. Vepra asht rreshtue krejt nė giuhėn latinishte e madje klasike. Edhe pjesėt e tjera qė i pėrkasin Djoklesė e Tivarit kishte qenė mirė tė njifen prandaj tė pėrkthehen nė giuhėn tonė mbasi kanė lidhje tė vazhdueshme me krahinat tona. Pėr plotėsimin e kėtij kuadri historik tė vėndit, do tė ishte me vėnd edhe pėrkthimi i blenit VIII. Po tė kėrkohet kishim me kenė gadi tė vazhdojmė kryemjen e pėrkthimit tė bl. VII dhe tė VIII-it. Paraqitėm kėtė pasqyrė sintetike pėrtė pasė njė ide mbi pėrmbajtjen e kėsaj vepre. Milot 19. VIII.1963. D. Frano Illiaj (firma) (AQSH. F. 1069. D. 40 Fq1)
Humja e arkivave tė Shqipėrisė
Njė nga pjesėt mė interesante tė librit "Illyricum Sacrum", ėshtė ajo ku flitet pėr interesimin qė tregoi Papa Klementi qė ishte me origjinė shqiptare, pėr mbledhjen e pėrpunimin e historisė sė Shqipėrisė, gjė e cila nuk u bė plotėsisht sepse njė pjesėemadhe e atyre arkivave, humbėn teksa qerrja qė transportonte ato pėr nė Vendeik, u mbyt teksa ishte duke kaluar Lumin e Drinit nė pjesėn e Zadrimės. Lidhur me kėtė, nė faqen 221-222 shkruhe: "Papa Klementi Xi, Gian Francesco Albani, ngta Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi tė mbledhė landė pėr historinė kishtare ilire. I penguem nga detyrėt kishtare qė shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri nė selin papnore u detyre tė ndėrpresė punimet e veta historike. Nė fillim tė pontifikatit tė vet, mblodhi Konēilin e parė tė Arbėnit nėn kryesinė e arqipeshkvit tė Tivarit, Vinēenc Zmajeviē, e dha urdhėn qė aktet e Konēilit tė pėrktheheshin shqip e ti shifte nė gjuhėn e tė parėve qė nė familjen Albani kishte mbetė vetėm si kujtim. Nė atė kohė qendra e kishėve ilire ishte Raguza ku baheshin kinēilat kishtare tė Iliris. Mbasi patėn qenė mbytė nė det ipeshkvijt shqiptarė tue kėthye nga mbledhja, Klementi XI vendosi qė mbledhjet ndėr djoēezane shqiptare andej e tutje tė baheshin nė tokėn Shqiptare. Qėndra e parė e kishėve ilire ka qenė Akuileja, mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart nė Vendik, pėr arsye praktike u caktue Raguza si qėndėr mbasi ishte ma e pėrshtatėshme edhe gjeografikisht. Mbasi selia patriakale e ilirėve u bart nė Vendik, e atje ishin grumbullue gjatė shekujve dokumenta, libra, monumenta edhe pėr Ilirinė, e mbasi Vendiku kishte edhe Institute e njerėz tė pėrshtashėm pėr historografi, Papa Klementi i XI u muer vesht me Jezuitėt e Venedkikut e kėta dėrguen nė Romė at Filip Riceputtin i cili mori nė dorzim nga Papa shqiptar materialin historik tė tij, planin e hartimit tė historisė kishtare tė ilirėve, e me ndihmėn financiare me pėrballue shpenzimet e duhuna pėr atė punė. At Filip Riceputti mbi njė barkė tė Vendikut i ra pėr gjatė bregut tė Adriatikut tue u ndalue nė tė gjitha qėndrat ku kishte landė pėr punėn e vet e nga kėto qėndra bregdetare dėrgoheshin njerėz tė tjerė pėr kėrkime historike nė qėndrat e mbrėndėshme tė vėndit prej kah i dėrgohej landa e duhun nė breg tė detit. Kėtė punė e vazhdoi deri nė qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dėrguen lajmėtarė nė tė gjithė qėndrat kishtare tė Shqipėrisė tė cilat iu pėrgjegjėn tue i dėrgue secila ndihmėn e vet historike shkruajsit tė ardhėshėm tė kishave ilire. Njė qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapėrceu tė gjitha vėshtirėsitė e baltrave tė Zadrimės, u mbyt nė ujė tue kalue Drinin e hupi e gjithė ngarkesa e caktueme pėr At Riceputt-in. Riceputti e ndau tė gjithė landėn e historisė kishtare ilire nė katėr pjesė me nėndamjet e renditjet pėrkatėse simbas skemės qė kishte pėrpilue. Klementi i XI vdiq. At Riceputti me zell e kujdes pėrfundoi tė katėr pjesėt e historisė kishtare ilire e kur i pat gati pėr shtyp, mbaruen ditėt e jetės sė tij e vdiq. Jezuitėt, si ekanė zakon kur vdes ēdo antar i shoqėnisė sė tyne qė ka duersh ēdo punė tė randėsishme, ngarkuen qė tė kujedesei pėr shtypin e dorėshkrimeve tė Riceputtit njeriun e tyre ma tė aftė pėr historografi At Daniel Farlatin. Ky mbasi studioi tė gjithė veprėn e Riceputt-it u raportoi eprorėve tė vet se historinė kishtare e shkrueme nga At Filip Receputti, ishte pune me kritere historike tė vjetėrueme. Mbasi u studiue mirė ēėshtja e rezultoi si kishte raportue At Daniel Farlati, eprorėt ngarkuen kėtė tė niste punėn pėrsėri si mbas kritereve historiologjike moderne tė kohės. At Daniel Farlati shkroi, shtypi e botoi katėr vėllime e parė tė veprės Illyrici Sacri e ndėrroi jetė. (AQSH F.1069 D.40 fq.221)
Si e tradhtoi Lek Dukagjini Skėnderbeun nė vitin 1450
Lekė Dukagjini, anmik kreje i Skanderbegut, nė marrėveshje me anmiqtė e Kombit, i kishte nxitė kėta qė tė shfarosnin popullin e krahinės qė Skanderbegu kishte nėn sundimin e vet. Kur Papa muer vesh kėtė krim tė shėmtuem e sakrileg, pa se damet do tė kishte krishtėrimi dhe pa vonesė u shkuen Metropolitėve tė Tivarit e tė Durrėsit
Kush ishte Arqipeshkvi i Durrėsit
Nė volumin e shtatė tė veprės "Illyricum Sacrum", tė At Daniele Farlatit, tė pėrkthyer prej Dom Frano Illias, nė mes tė tjerash bėhet fjalė edhe pėr tradhėtinė e Lek Dukagjinit ndaj Skėnderbeut. Pas kėsaj, Ipeshkvi i Durrėsit, Pal Engjėlli, lėshoi mallkime mbi prijsin e Dukagjinit dhe tradhėtinė e tij e quajti njė poshtėrsi tė madhe prej sė cilės do tė kishte humbje tė mėdha vetė krishtėrimi. Lidhur me kėtė, nė faqen 151-152 tė pėrkthimin tė Dom Franos, shkruhet: "Pali Arqipeshkvi i Durrėsit (1459) leu tue pasė babė Ndren, prei familjes pricėrore t"Ejllorėvet, familje shumė nė za ndėr ato t'Epirit, pėr vjetėrsi, fuqi, nderė e pasuni. Mbi kėtė familje ashte kenė folo gjanė e gjatė tek Kisha e Drishtit, ku thamė se ky Pal duhet dallu nga ky tjetri Pal Ipeshkvi i Drishtit, po i kėsaj familje. Tė rit e vet e kaloi nė Konstandinopopull, ku u pais me eduktatė e ēdo dije, si i kishte hije kėtij farė djali, dhe nė kėndime shtini nė punė ma sė miri mendėn e vet tė hollė e tė fuqishme. Kur nė vjetin 1452 turqit e pushtuen Konstandinopopullin, ai shkoin'Epir. Kaq rėndėsi muer ku djaloē, sa Piu i II iu duk ma i pėrshtatėshmi ndėr tė tjerė me sundue Metropolin e Durrėsit. Prandaj Papa kuptoi se ky ishte ma i afti, qė me auktoritetin e madh e tė pėrmėndun qi gėzonte, me fuqinė, dijen e gojtarinė e vet, t'i shtinte Dynastėt e Epirit pėr t'i mprojtė kufijtė e Atdheut nga sulmet e rrepta tė turqėve, nga tė cilat Feja, Atdheu e Epiri, ishin nė ma tė madhin rrezik. Fillimi i sundimit arqipeshkvnor tė tij, duhet vendosė ka vjeti 1450, Pali prei sė vet s la gja mangutnė pėrpjekjet qė priteshin prej tij. Nndėrsa Skanderbegu, e vetmja fuqi mbrojtėse e Epirit po u bante ballė furisė sė kėrcėnimeve tė turqėve. Lekė Dukagjini, anmik kreje i Skanderbegut, nė marrėveshje me anmiqtė e Kombit, i kishte nxitė kėta qė tė shfarosnin popullin e krahinės qė Skanderbegu kishte nėn sundimin e vet. Kur Papa muer vesh kėtė krim tė shėmtuem e sakrileg, pa se damet do tė kishte krishtėrimi dhe pa vonesė u shkuen Metropolitėve tė Tivarit e tė Durrėsit tue dhanė urdhėn qė tė malkojshin Lekėn, shokėt e pėrkrahėsit e tij , mallkim qė s'do t'u hiqej as nė rasėn e vdekjes sė tyne, po tė mos e prishin brenda 15 ditėsh atė lidhje tė poshtėr e po tė mos ndalojshin ēdo dhunė e dam kundėr Skandėrbegut. Kėto letra qė i rreshtuem kur folėm mbi Laurencin e II Arqipeshkvin e Tivarit (tė kėtij bleni), kje dėrgue me 10.II.1460. E Pali me dinjitetin e auktoritetin e vet e me urti e gojtari tė spikatun ia dul me i bindė Dukagjinasit tė ndėrrojshin mendim para se t'ishte nevoja t'u lėshohej mallkimi. Pali i preku zemrat e tyne, i bani tė shifshin poshtėrisitė e kobevet qė kishin fillue dhe i pajtoi e miqėsoi me Skanderbegun", shkruhet nė faqet 151-152 tė librit "Illuricum Sacrum", rreth tradhėtisė qė Lekė Dukagjini i bėri Skėndrebeut., gjė e cila nuk ėshtė pėrmėndur nė asnjė nga botimet e Historisė sė Shqipėrisė, para e pas viteve '90-tė.
Aleanca e Skėnderbeut me Pal Engjėllin
Mė poshtė nė veprėn nė fjalė, pėrshkruhet aleanca e Skėnderbeut, me Ipeshkvin e Durrėsit, Pal Engjėllin, ku midis tė tjerash thuhet: "Barleti nė Jetėn e Skėndėrbeut tregon se Pali, Arqipeshkvi i Durrėsit ishte: "pjestar e shoq i Skanderbeut nė tė gjith pėrpjekjet, rreziqet e kėshillet", se shkoi bashkė me tė nė Raguzė. Kur po bėnte gadi flotėn n'Itali dhe n'emėn tė tij foli me Senatin e Popullin, tue iu falė nderės Republikės pėr mirėsi e nderime tė shkėlqyeshme me tė cilat e rrethuen Kastrijotin. Tregon edhe se kur po nisej nga limani, Arqipeshkvi tha nji meshė. Kėto ndodhėn nė vj. 1461. Unė jam i mbushun mendje se Pali, shoq i Skanderbegut, do tė ketė shkue nė Pulje e nė Romė, ku me dijen e vet e shtoi dashtnin e pėrparshėm qė kishte pėr tė Piu. Por fuqija e gojėtarija e tij shkėlqei edhe ma fort nė vjetin 1463 pranė Skanderbegut. Mė 27 prill tė kėtij vjeti, Skanderbegu pa dashtė bani paqe me Mehmetin, Sulltanin e Turqis. Nė kėtė kohė venedikasit, tė ngucun prei turqish, parapanė se e gjithė fuqija barbare e pesha e luftės do tė kthehej kundėrsish. Prandaj filluen tė pėrpiqen me ia mbushė mendjen Skanderbegut, tue e dijtė edhe se vetvetiu ishte i prirun pėr kėtė punė, tė rrokte edhe nji herė armėt. Kjo dėrgue si legat Gabriel Trevizani i cili kjo pritė keq prei Mbledhjes sė Paris shqiptare. Atėhere ku ngau te
dhe kėti ia porositi ēėshtjen pėr tė cilėn kishte dėrgue, dhe i lutet me besim, qi ta merrte mbi vedi atė ēėshtje e se do tė fitonte prej nderė e lumni tė madhe, po tė pėrpiqej me fuqin e vet bindse e me autoritetin e vet pėr tė shpėtue viset kristjane nga fatkeqsit, qi ma tė rėnda po pėr vetė Epirin nga ajo lidhje me turqit.
E Pali, i qet si ishte, pėr mprojtjen e Fes e t'Atdheut, e pa se jo vetėm ishte punė e dobishme, por e domosdoshme, dhe tu i dijtė sekretet e Skėnderbegut e se ligjirata do t'i pėlqente sė tepėrmi, premton Trevizanit besėn e pėrpjekjet e veta, dhe me nji herė hyn nė mbledhjen e Princit, ku merrte pjesė Parija shqiptare, dhe kaq fuqi pat fjala e ti pėr luftė, sa tė gjithė nji zani kėrkuen luftė kundra turqvet, dhe vendosėn me ia nisė. Nga kėto pėrpjekje qi drejtoheshin pėr tė mirėn e ēėshtjes kristjane dhe tė vendit, emni e ndera e Palit u shtue jo vetėm pėranė tė vetvet, por edhe pėranė venedikasvet. Dukėt e tė cilvet Pashk e Kristofor i dėrguen lavdet e veta tė mėdha me anė letrash e sidomos Piu II Papė e pėrqafoi me dashtni tė madhe. U hap fjala se, kur Papa shkoi n'Ankonė e prej andej do tė kalonte n'Epir me nji flotė shum tė fuqishme tė Beslidhunvet, kishte nė mend Skanderbegun m'e ba Mbret e Palin Kardinal. Por tue kenė se Papa vdiq nė kėtė ndėrkohė, qėllimi i ti s'shkoi nė vend. Pėr kėtė s kemi dishmi tjetėr pėrveēse tė Barletit, i cili nė Jetėn e Skanderbeut (lib XI) thotė: "Papa Piu II mbledhė gjithkshė fuqi e ushtri kristjane po nisej kundra Otomanit, dhe porsa tė kalonte n'Epir e Shqipni, mbassi tė thonte Meshėn nė qytetin e Durrėsit, Pal Ejllorin Arqipeshkvia e kėti qyteti do ta naltonte nė shkallėn ma tė naltan e Ipeshkvis, qi tash e quajnė Kardinalat e Skanderbegun do tė ēpallte Mbret t'Shqipta-rvet e t' Epirotasve. Nder Kardinajėt e zgiedhun nga Piu II, emrin e Palit nuk e gjejė, dhe gabojnė krejt ata qi pohojnė se kjo naltua nė kėtė kambė. Nė vjetin 1466, Mehmeti i II, Perandori i Turqvet "u nis me pushtue qytetin e Durrėsit", si tregon Barleti nė jetėn e Skanderbegut (lib. 13) : "Tue mendue se do ta gjente tė paforcuem e tė pagatuem, e kėshtu do tė sulmonte pa pritė, por u rrejtė. Pse, kjoftė venedikasit, kjoftė Princi Skanderbeg e kishin forcue me ushtri pėr tokė e det, e kėshtu Prisi otoman turprisht kje mujtė e dėbue me kėrdi tė madhe tė vetvet". Sa u pėrpoq Pali pėr Atdheun e vet Shqipnin, nuk kemi dyshim se aq edhe u mundue pėr tė mirėn e Kishės sė Durrėsit. Nga pakujdesi i atyre kohvet, na vjen keq se nuk i dijmė punėt e mėdhaja tė tija. Kėtė vetėm dijmė se para vjetti 1462 e la vakaante ketė Metropoli", pėrfundon pėrkthimi i Dom Frano Illias, lidhur me aleancėn e Ipeshkvit tė Durrėsit, Pal Engjėllit, me Skėnderbeun..
Pjesa e dyte
U njohėm me njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė pėrpjekjeve tė Dom Frano Illias, meshtarit tė Delbnishtit, Laēit e Milotit, pėr tė botuar veprėn madhore "Illyricum Sacrum" tė atutrit italian, At Daniele Farlatti, tė cilėn prifti i famshėm me origjinė nga fshati Juban i rrethit tė Shkodrės, e pėrktheu nga latinishtja nė nė vitin 1963. Ajo vepėr e cila pėrbėhej nė njė seri prej tetė volumesh, ndėrmjet tė tjerash nė volumin e shtatė dhe tė tetė, fliste gjėrė e gjatė pėr historinė e Ilirisė. Aty thuhej se me nxitjen e Papa Klementit tė XI, apo siē njihet ndryshe Papa Klement Albani, prej origjinės sė tij shqiptare, u grumbulluan nė tė gjitha krahinėt e Ilirisė, libra dokumente e tė dhėna tė tjera dhe u transportua pėr nė Venedik, ku do tė pėrpunoheshin e mė pas tė botoheshin. Gjatė transportimit tė materialeve tė mbledhura pėr nė bregdetin e Adriatikut, nga ku mė pas do tė niseshin pėr nė Itali, njė qerre me arkiva tė Ilirisė, u mbyt nė lumin e Drinit nė zonėn e Zadrimės. Pas pėrkthimit tė asaj vepre voluminoze e cila i kushtoi rreth shtatė vjet punė tė pandėrprerė, Dom Frano Illia e dorzoi atė nė Institutin e Kulturės Popullore nė Tioranė, ku prej vitesh punonte si bashkėpunėtor i jashtėm i saj, dhe nė kėrkesėn e bėrė pėr botim, ai sugjeronte se ishte i gatshėm pėr tė pėrkthyer edhe volumin e tetė qė fliste pėr Tivarin e Kosovėn, tė cilat ai i konsideronte si pjesė tė Shqipėrisė. Ndėrsa Dom Frano Illia ishte nė pritje tė pėrgjigjies sė botimit tė veprės, ai u arrestua dhe u dėnua me 25 vjet burg, kurse vepra e tij pėrfundoi nė Arkivin e Shtetit.
Dom Frano Illia i kėrkon librin Ramiz Alisė
Shokut Ramiz Alia, Sekretar i Parė i Komitet Qėndror tė PPSH Tiranė. Unė i nėshkruemi Frano Illia, ju drejtohem pėr sa vijon: Si bashkėpunėtor i jashtėm i sektorit tė tė Etnografisė, sot Instituti i Kulturės Popullore, kam mbledhur, pėrpunuar dhe kodifikuar sipas kritereve juridike "Kanunin e Skėnderbeut", Kanuni i Shqipėrisė Qėndrore: Dibėr, Mat, Krujė etj, mbi 700 faqe tė daktilografuara format mestar. Nė vjeshtėn e vitit 1967 punimi i nalpėrmėndun iu parashtrua Komisionit tė Sektorit t' Etnografisė me tė ftuar juristė tė jashtėm si Emid Tadeskini e Vangjel Meksi . Ky komision pasi bėri vėrejtjet dhe sugjerimet e veta dha mendimin qė punimi duhej tė botohej. Ndėrsa ishim tue zbatue vėrjetjet dhe sugjerimet, jam arrestue dhe punimi i papėrfundue kje depozitue pėr tu ruajtur nė Arkiv tė sektorit. Me dekret tė posaēėm nr. 7029. Datė 9.IV.1986 tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė R.P.S.SH. mu fal dėnimi i mbetun. Me 21.IV.1986 ju drejtova Institutit tė Kulturės Popullore qė tė mė kthente punimin pėr ta pėrfundue e pėr ta pėrmirėsue. Me 28.V.1986 ju drejtova kryeministrit shokut Adil Ēarēani i cili mė 26.IX.1986 mu pėrgjigj se letrėn time ia kishte dėrguar Ministrisė sė Arsimit e Kulturės pėr kopetencė e pėrgjigjie. Mė 6 mars 1968, mė takuen dy pėrgjegjėsit e Institutit, njėri ndėr ta Abaz Dojaka me tė cilin njifesha qė nė sektor kur punojsha atje. Ata gojarisht mu pėrgjigjėn: 1) tė asht njoft dhe tė njifet autorėsia. 2) Punimi nuk asht pague. 3) Punimi asht depozitue nė arkiv tė Institutit tė Kulturės Popullore pėr tu ruajtur. 4) Do tė jepet pėr ti dhanė shikimin e fundit kur tė caktohet pėr botim nga Akademia. Mbas insistimit tim qė punimi tė mė dorzohej tashti pėr ta pėrfundue e pėrsosė me qė edhe nė moshė 70-vjeēare, edhe me njė koleksion sėmundjesh mė thanė: "do mendojmė". Qė atėhere edhe sot megjithėse ja kam kėrkuar edhe ndonjėherė tjetėr, asnjė pėrgjigjie as negative dhe as pozitive. Mbasi trokita kot nė tė gjitha dyert e mundėshme, nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse t'ju drejtohem ju, autoritet ma i naltė, tue kėrkue punimin tim, si kėrkon prindi fėmijėn e vet. Kam besim shoku Ramiz, qė lutjen time, qė mua mė duket krejt e arsyeshme dhe e ligjėshme ta merrni ju parasysh dhe me kėtė besim nėnshkruem me shumė nderime". Frano Illia. Shkodrė 9.VI.1987.
Kėrkesa e dytė pėr botimin e librit
Pas kėrkesėssė parė qė Dom Frano Illia i bėri Institutit tė Kulturės Popullore pėr botimin e pėrkthimit tė veprės "Illyricum Sacrum", nė datėn 19. VIII. 1963, ai nuk mori asnjė pėrgjigjie nga ai Institut dhe nisur nga kjo gjė, ai u detyrua dhe nė datėn 9 dhjetor tė vitit 1963, ai i nisi edhe njė kerkesė tjetėr nė adresė tė atij institucioni. Nė kėrkesėn e dytė, ashtu si edhe nė tė parėn, Dom Frano i paraqiste shkurtimisht nė njė faqe e gjysėm tė daktilografuar, disa sqarime pėrkatėse se ēfarė ishte ajo vepėr dhe pse ishte e nevojshme botimi i saj. Po kėshtu nė fund tė asaj kėrkese, ai sugjeronte se nėse ajo vepėr do tė pėlqehej nga titullarėt dhe specialistėt e atij Instituti, ai ishte i gatshėm qė tė merrej edhe mepėrkthimin e volumit tė tetė tė atij libri, nė tė cilin bėhej fjalė pėr Tivarin e Kosovėn, tė cilat Dom Frano i konsideronte si pjesė tė pandara tė Shqipėrisė. Nė atė kėrkesė tė dytė tė tij, ai shkruante: " IlYRICUM SACRI. TOMUS SEPTIMUS. ECCLESI DIOCELENTANA, ANTIBARENSIS, DYRRAHACHHIESIS ET SIRMIENSIS,EARUM SUFRAGANEIS.
AUCTORE, DANIELE FARLATO, Presetbyro Societatis jesu et JACOBO EOLETO olim ejusdem Societatis alumno. VENETIIS, MDCCCXVII, apud Sebastianum Coleti. Superiorum permissu ac privilegio. Vepra ILLYRICUM SACRUM, asė Ilirija Kishtare pėrbahet prej tetė volumesh. Volumi i VII parqet historinė kishtare t'Ilirisė bregdetare tė Adrijatikut, kurse bleni i VIII atė tė krhaninave tė Kosovės. Volumi i VII rreshton historinė e krahinave kishtare tė Djoklesė, Tivarit, Shkodrės, Durrėsit, Sirmit dhe tė syfrangave tė tyne. Prej kėsi volumi deri tash kemi pėrkthye pjesėt qė i pėrkasin mbrendisė sė kufijeve tė sodshėm tė Shqipnisė, d.m.th. Shkodrėn e Durrėsin me sufrangėn e vet. Shkodra ka kėta sufrangė: 1. Pultin, (Pultin e Madh, Pultin e Vogėl) 2. Drishtin, 3. Dejėn, 4. Sarden e Sapėn. Durrėsi ka kėta sufrangė: 1. Lezhėn, 2.Arbnin, 3. Krujėn, 4. Benden, 5. Priskėn, 6. Shtejrnin, 7. Kanovjen, 8. Skampėn (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidėn, 11. Amamcjen, 12. Apoloninė, (Pojanin) 13. Vlonėn, 14. Pulkerjopullin (Beratin) dhe 15. Akroēerauninė. Volumi 38 X 26, faqe 638, ka njė parathėnie tė giatė. Ky volum VII pėrshkruen gjanė e gjatė themelimin e qyteteve tė ndryshme ashtu edhe djeēezave, kėshtu qė rreshton historinė kishtare e civile t'atyne vendeve. Shfrytėzon mirė dokumentet e kohės dhe historianėt e gjeografėt. Asht shumė i pasun me dokumentee tė dhanė historike, toponimastike dhe fisnore. Landa ndahet nė Djeēezė apo rajone kishtare. Secila seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore gjindet zakonisht ndėr qytetet prej kah marrin edhe emnin. Nė fillim pėrshruhet themelimi i qytetit e njė shkurtim i historsė sė tij, mandej ai i djoēezit. I nderti Zotni. Si biseduem nė takimin, pėr tė cilin ju falenderoj, po ju bashkangjes PASQYRĖN SINTETIKE TĖ VEPRĖS DHE TĖ PJESĖVE TĖ PĖRKTHYEME T' ILLYRICUM SACRUM. Kaq e pashė tė mjaftueshme, mbasi Punonjėsit tanė tė Historisė e njofin mirė dhe panda ndėr shkrime tė veta e citojnė. Nė rasė s e pėlqehet ky pėrkthim tash ma vonė, kishėm me qenė i mendimit tė plotėsohet kuadri historik i veprės me pėrkthimet e pjesėve qė i pėrkasin krahinave tė Tivarit, ēka nė fakt jam tue vazhdue, ashtu edhe i blenit tė VIII tė kėsaj vepre, i cili flet gjanė e gjatė pėr Krahinat e Kosovės. Nė pritje tė pėrgjigjies s'Uej mbetemi me nderime. D. Frano Illia (firma) Milot 9.X.1963 Adresa: Dom Frano Illia Milot.
Ēfarė mė kėrkoi dom Frano Illia nė vitin 1991
Afro 11 vjet mė parė, aty nga vjeshta e vitit 1991, pata rastin tė takohesha pėr herė tė parė dhe tė njihesha nga afėr me me Dom Frano Illian, ish famullitarin e Delbnishtit, Laēit e Milotit, i cili disa vjet mė vonė, nė 25 prillin e vitit 1994, u shugurua nė postin e lartė tė Ipeshkvit tė Shkodrės, nga vetė papa Gjon Pali i Dytė, gjatė vizitės qė Ati i Shenjtė bėri nė Shqipėri. Pas lejimit tė ushtrimit tė besimeve fetare nė vitin 1990-tė, Dom Frano Illia ishte larguar nga qyteti i Shkodrės ku ishte vendosur pas daljes nga burgu nė 1986-ėn, dhe kishte ardhur nė qytetin e Laēit ku banonte nė familjen e mikut tė tij, Filip Markut. Pėr t'u takuar me Dom Frano Illian, mė kishte sugjeruar miku im nga Miloti, Simon Koka, i cili e njihte atė familjarisht dhe e kishte pasur mik shtėpia gjatė kohės qė ai kishte shėrbyer nė Kishėn e Milotit. Ndonėse e mbaja mėnd shumė mirė mbylljen e Kishės sė Laēit nė vitin 1967, pasi na kishin ēuar aty nė mėnyrė tė organizuar me shkollėn pėr tė asistuar nė "ceremoninė" e prishjes sė saj, Dom Franon nuk e mbaja mėnd pasi ai nė atė kohė shėrbente nė Kishėn e Milotit. Dom Franoja mė priti shumė mirė dhe ndėrsa unė i tregova qėllimin e asaj vizite, duke i thėnė se kisha dėshirė qė tė shkruaja diēka rreth jetės sė tij dhe sidomos pėr vuajtjet qė kishte kaluar gjatė 20 vjetėve tė burgut, ai u vrejt dhe m'u pėrgjigj:"Po ēka duhen kto gjana tash, ato kan kalue". Duke e parė se ishte e kotė qė tė insistoja mė nė kėrkesėn time, e kalova bisedėn duke e pyetur Dom Franon, lidhur me punėn e tij tė gjatė studimore nė kėrkimet e hulumtimet e folklorit dhe etnografisė tė zonės sė Kurbinit, pėr tė cilėn mė kishte treguar Dr.Mehdi Guni, njė nga miqtė e afėrt tė tij nė vitet '60-tė. Pas asaj, Dom Frano sikur u ēel nė fytyrė dhe mė tregoi pėr dy veprat e tij: "Kanunin e Skėnderbeut" dhe "Illyricum Sacrum", tė cilat ai kishte shkruar nė fillimin e viteve '60-tė, para se tė arrestohej e tė dėnohej me burg. Vepra "Kanuni i Skėnderbeut", tė cilėn ai e kishte mbledhur nė bajrakun e Kurbinit, i kishte kushtuar rreth 30-vjet punė kėrkimore e shkencore, ndėrsa "Illyricum Sacrum", (vėllimi i shtatė) e At Daniel Farlatt-it, qė ishte njė pėrkthim nga latinishtja, i kishte kushtura plot shtatė vjet punė. Pas pėrfundimit tė dy kėto vepra voluminoze, ai i kishte dorėzuar nė Institutin e Folklorit, ku punonte si bashkėpunėtor i jashtėm prej vitesh dhe ndėrsa priste pėrgjigjie pėr botimin e tyre, ai ishte arrestuar dhe dėnuar me 25 vjet burg politik i akuzuar si agjent i Vatkianit. Pas lirimit nga burgu nė vitin 1986, Dom Franoja kishte shkuar nė Institutin e Kulturės Popullore dhe i kishte kėrkuar ato dy vepra pėr t'i ripunuar, por nuk ia kishin dhėnė duke i nxjerrė arsye nga mė tė ndryshmet. Pasi nuk kishte lėnė derė pa trokitur pėr dy veprat e tij, ai i kishte dėrguar njė letėr Kryeministrit Adil Ēarēani dhe njė tjetėr Presidentit Ramiz Alia, por pėrsėri nuk ia kishin dhėnė ato. Ndėrsa mė tregonte pėr odisenė e gjatė tė kėrkimeve tė dy librave tė tij, ai mė tha: "Zotni, a ke mundėsi qė tė mė bajsh njė njoftim nė gazetė pėr ato dy libra, pale e din kush se ku nodhen, e po m'i bjen". Kėshtu u ndava me Dom Franon i cili pak kohė mė vonė, mundi qė t'i gjente vetė dy veprat e tij qė ndodheshin nė Arkivin Qėndror tė Shtetit. Ndėrsa "Kanunin e Skėnderbeut", ai arriti qė ta botonte nė vitin 1994, pas ndihėm qė i dhanė disa kolegė tė tij nė Itali, veprėn tjetėr "Illyricum Sacrum", nuk arriti qė ta botonte dot, pasi u sėmur dhe ndėrroi jetė nė vitin 1996.
-- nga Dashnor Kaloēi -
,
8-9 Dhjetor 2002