Fjalimi i panjohur i Aleksandėr Xhuvanit nė varrimin e Fishtės
Presidenti Moisiu, "Nderi i Kombit" pėr Gjergj Fishtėn
Historia e panjohur e botimit ilegal tė "Lahutės Malcisė" me paratė qė
austro-hungarezėt i kishin dhėnė Faik Konicės pėr librin e Filip Shirokės
dhe ndihma e At Pashko Bardhit
Pak ditė mė parė nė kuadrin e 90-Vjetorit tė Pavarsisė dhe festės sė
Ēlirimit tė Shqipėrisė nga pushtuesit nazi-fashistė, Presidenti i
Republikės, Alfred Moisiu, dekoroi me medaljen e artė "Nderi i Kombit",
Padėr Gjergj Fishtėn, njėrin prej figurave e personaliteteve mė tė shquara
tė historisė sė Shqipėrisė, i cili gjatė viteve tė regjimit komunist tė
Enver Hoxhės, ishte shpallur armik e reaksionar dhe gjithashtu vepra e tij
ishte e ndaluar qė nė vitet e para tė pasluftės. Ėshtė pėr t'u pėrshėndetur
kjo nismė e Presidentit Moisiu, pėr tė rivlersuar dhe pėr tė vėnė nė vėndin
qė u takon shumė prej personaliteteve tė fushave tė ndryshme tė historisė sė
Shqipėrisė, tė cilėt gjatė periudhės sė regjimit komunist, jo vetėm qė u
lanė nė harresė, por ēėshtė mė e keqja, u denigruan dhe u poshtėruan nė
mėnyrėn mė tė paskrupullt nga politika dhe propaganda e atij regjimi. Ajo
dekoratė e Presidentit Moisiu e akorduar pėr Fishtėn, i bashkangjitet atyre
qė poeti, shkrimtari, politikani dhe publicisti i famshėm pati marrė nga
Greqia, Turqia, Austro-Hunagria dhe Italia. Shumė prej kėtyre figurave tė
ndritura tė historisė sė Shqipėrisė, "Gazeta Shqiptare" ėshtė munduar prej
vitesh qė t'i pasqyrojė nė faqet e saj, e do tė vazhdojė qė t'i pasqyrojė
ato edhe nė tė ardhmen.
Si vetimė u pėrhap an' e kand tė Shqipnisė lajmi i hidhėt i vdekjes sė
poetit t'onė Kombėtar, At Gjegj Fishtės dhe e mahnitun mbeti sot mbarė bota
shqiptare, tue kujtue emnin zamadh tė autorit tė "Lahutės sė Malcisė" qė ka
kėndue, si dikur Omeri, burrnin e besėn e fist tonė, qė ka ndezė zemrat e
Shqiptarėvet, si dikur Tirteu, i vjetėrsisė. E me tė drejtė i kan thėnė
Fishtės "Tirteu i Shqipnisė, se sikurse ai me elegjitė e tij ndezi zemrat e
Spartanėve pėr luftė, njashtu dhe epopeja e "Lahutės", odet dhe elegjitė e
"Mrizit tė Zanave" e tė poezive tė tjera kanė mbledhė nė zemėr tė djelmnisė
sonė dashuninė e pamasė pėr truellin e tė parėve dhe pėr gjuhėn amtare. Kėto
dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhės si dritė e synit, lavarimi dhe
pėrdorimi e saj kanė qenė polet rreth sė cilave shtrihej vepra e ēmueshme e
Fishtės. E s'ka kush tjetėr veēse ne arsimtarėve qė kemi pasė e kemi nėpėr
duer edhe ua kemi mėsu nxėnėsve poezitė e tij, qė e ēmon ma mirė veprėn
zamadhe tė tij, e cila sot si njė far (Dritė) i madh dritėdhanės ka ndriēue
mendjen e djelmėnisė sonė, si njė Ungjill shkėndimadh morali ka zbutė e ka
edukue zemrėn e saj".
Kėto fjalė tė panjohura deri mė sot, janė fjalėt e para tė Prof. Dr.
Aleksandėr Xhuvanit, njėrit prej lėvruesėve mė tė shquar tė gjuhės shqipe,
tė mbajtura plot 62-vjet mė parė nė ceremoninė mortore tė varrimit tė poetit
tė madh, Padėr Gjergj Fishta, nė qytetin e Shkodrės. Ndonėse Prof. Dr.
Aleksandėr Xhuvani gjatė viteve tė regjimit komunist pėr shumė kohė ishte i
zgjedhur nė funksionin e deputetit dhe anėtarit tė Kryesisė sė Frontit
Demokratik tė Shqipėrisė, edhe pse ai gjatė atyre viteve ishte njė njeri
shumė nderuar dhe i respektuar pėr punėn e tij tė madhe nė fushėn e
gjuhėsisė, fjalimi i tij nė ceremoninė e varrimit tė Poetit Kombėtar, Padėr
Gjergj Fishtės, nuk e pa kurrė dritėn e botimiti, pasi Fishta dhe vepra e
tij u ndaluan qė nė vitet e para tė pasluftės. Po ēfarė ka thėnė tjetėr
Prof. Aleksandėr Xhuvani nė atė fjalim qė nuk ėshtė bėrė asnjėherė publik qė
nga ajo kohė dhe kush ishin personalitetet e tjera tė politikės e artit qė
morrėn pjesė apo dėrguan telegrame ngushėllimi nė varrimin e tij? Lidhur me
kėtė bėn fjalė shkrimi i mėposhtėm, qė "Gazeta" e boton nė kuadrin e ciklit
tė publikimit tė figurave dhe personaliteteve tė spikatura tė histrorisė sė
Shqipėrisė, tė cilat u lanė nė heshtje apo u denigruan nga regjimi komunist
i Enver.
Pagėzimi i Fishtės nga De Martino
Gjergj Fishta u lind mė 23 tetor tė vitit 1871 nė katundin Fishtė tė zonės
sė Zadrimės dhe ishte i biri i Ndokės sė Simon Ndocit e i zonjės Prenda tė
Lazėr Kuēit. Pas lindjes sė tij, tė dy prindėrit qė ishin besimtarė tė mė
mėdhenj, e dėrguan nė kishė pėr ta pagėzuar ashtu si ishin ritet fetare tė
katolikėve. Ai fėmijė i porsalindur pati fatin qė tė pagėzohej nga Padėr
Leonardo De Martino, i cili pėrveēse detyrės sė meshtarit qė e kreu deri nė
fund tė jetrės sė tij, ėshtė tepėr i njohur edhe si njė nga poetėt e
shkrimtarėt mė tė famshėm tė arbėreshve tė Italisė. Padėr Leonardo De
Martino e pagėzoi atė fėmijė tė vogėl me emrin Zef, i cili ishte dhe emėri i
tij i vėrtetė deri nė periudhėn qė ai u dorzua si prift dhe mori emrin
"Gjergj". Mėsimet e para Fishta i mori nė Kolegjin e Troshanit i cili nė atė
kohė ishte njė nga mė tė njohurit jo vetėm nė atė trevė tė Shqipėrisė
Veriore, por edhe nė Ballkan, pėr faktin se ai ishte direkt nėn
administrimin e kujdesin e Vatikanit dhe aty jepnin mėsime disa nga klerikėt
mė tė famshėm katolikė tė ardhur apsotafat nga Italia. Pasi pėrfundoi
mėsimiet nė Kolegjin e Troshanit ku Fishta u dallue pėr inteligjencėn e tij
natyrore tė rrallė, ai u mor nga pedagogėt e tij (fretėrit franceskan) dhe u
dėrgua pėr tė ndjekur mė tej studimet nė fushėn e teologjisė nė Bosnjė tė
ish-Jugosllavisė, e cila nė atė kohė ishte krahinė e perandorisė
Austro-Hungareze. Pas diplomimit nė atė Kolegj Franceskan, ai u kthye nė
Shqipėri dhe u caktua si meshtar nė fshatrat e Lezhės ku edhe dha meshėn e
parė mė 25 shkurt tė vitit 1894. Nė zonėn e Lezhės e cila asokohe ishte nėn
administrimin e Prefekturės sė Shkodrės, Fishta shėrbeu si meshtar pėr disa
vjet dhe mė pas u caktua edhe nė disa fshatra tė tjerė si Gomsiqe tė Pukės
dhe nė krahinėn e Hotit nė zonėn e Mbi-Shkodrės. Nė vitin 1902 Gjergj Fishta
u emėrua me detyrėn e drejtorit tė kolegjeve franceskane tė qytetit tė
Shkodrės dhe punėn e parė qė bėri nė ato shkolla, ishte futja e gjuhės
shqipe nė tė gjitha lėndėt mėsimore. Nisur nga puna e madhe qė bėri Fishta
nė ato vite pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, nė vitin 1908 kur u mbajt
Kongresi i Manastirit, qė caktoi dhe alfabetin e Gjuhės Shqipe, ai u zgjodh
nė mėnyrė unanime nga tė gjithė delegatėt e tij, si Kryetar i Komisjonit tė
atij Kongresi. Nė vitet qė vijuan mė pas, Padėr Gjergj Fishta themeloi
revistėn "Hylli i Dritės", tė cilėn e nxorri pėr herė tė parė nė vitin
1913-tė, e cila vazhdoi mė pas deri nė vitin 1944, kur u mbyll nga
komunistėt qė erdhėn nė pushtet. Nga viti 1916-tė e deri nė vitin 1918-tė,
Padėr Gjergj Fishta drejtoi edhe gazetėn "Posta e Shqypnisė" dhe vazhdoi tė
ishte antar i rregullt i Shoqėrisė Letrare "Bashkimi" me qėndėr nė Shkodėr,
e cila ishte themeluar qė nė vitin 1899. Nė vitet e pas shpalljes sė
Pavarėsisė, Padėr Gjergj Fishta iu kushtua edhe politikės dhe nė vitin
1919-tė, kur u mbajt Konferenca e Paqes nė Paris, ai dėrgua si antar i njė
prej delegacioneve shqiptare qė mori pjesė me tė drejta tė plota nė atė
mbledhje, ku morėn pjesė shumė delegacione nga vėnde tė ndryshme tė Botės.
Nė vitin 1921 nė zgjedhjet e para parlamentare, Padėr Gjergj Fishta u zgjodh
deputet i Prefekturės sė Shkodrės dhe pak kohė mė vonė u zgjodh edhe
nėnkryetar i Parlamentit. Nisur nga ai funksion qė mbante, Fishta u dėrgua
si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat ndėrballkanike qė u zhvilluan nė
Athinė, Stamboll e Bukuresht. Po kėshtu nė vitin 1932 ai bėri njė udhėtim tė
gjatė prej disa javėsh nė SHBA-sė, ku mori takime me mėrgatėn shqiptare qė
ishte vendosur aty dhe shumė prej personaliteteve tė saj.
Konica sponsorizoi "Lahutėn e Malcisė"
Vepra madhore e Padėr Gjergj Fishtės. "Lahuta e Malcisė" e filloi botimin e
saj si fillim qė nė vitin 1905 me njė vėllim tė vogėl me titull "Te ura e
Rrazhnicės", i cili u shtyp nga shtypshkronja "Vitalini" nė Zarė tė
Dalmacisė. Botimi i atij libri tė vogėl nė formė broshure u bė i mundur
vetėm nė sajė tė Faik Konicės, i cili i dėrgoi Fishtės, 100 franga ari qė ia
kishte dhėnė Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisė pėr botimin e njė libri
tė poetit shkodran Filip Shiroka. Duke qenė se nė atė kohė qė u dhanė ato
para, Filip Shiroka nuk e kishte pėrgatitur akoma librin pėr botim, e nėse
nuk kishte ndonjė vepėr tjetėr pėr t'u botuar nė gjuhėn shqipe, ishte vėnė
kusht qė paret duhej tė ktheheshin. Nė atė kohė Faik Konica nė njė letėr qė
i dėrgoi Padėr Pashko Bardhit, tė cilin e kishte bashkėpunėtor tė revistės
"Albania", e pyeste nėse Shoqėria Letrare "Bashkimi" kishte ndonjė vepėr pėr
botim dhe Pashko Bardhi menjėherė e rekomandoi botimin e vėllimit tė Fishtės
tė titulluar "Te ura e Rrazhnicės". Pas kėsaj Faik Konica i dėrgoi paratė me
postė dhe libri u botua nė mėnyrė ilegale, pasi nė atė kohė ishte e ndaluar
me ligj qė nė tokat qė ishin nėn admistrimin e Austro-Hungarisė tė tė
botoheshin libra nė gjuhėn shqipe. Botimi i librit u bė i mundur nė saj tė
Padėr Pashko Bardhit i cili shkoi tek Ministri Fuqiplotė i Austro-Hungarisė
nė Dalmaci dhe iu lut qė tė gjendej ndonjė mėnyrė pėr botimin e librit tė
Fishtės. Pasi e dėgjoi deri nė fund, Minsitri austro-hungarez i tha Pashko
Bardhit qė emrin e autorit tė mos e vinin nė faqen e parė tė librit, por nė
faqen e fundit dhe pėrpara se tė shpėrndahej libri, faqia e fundit tė
shkėputej qė andej dhe vetėm ashtu mund t'i shpėtonte ndėshkimit ligjor. Nė
kėtė mėnyrė u bė shtypja e atij libri nė vitin 1905 dhe nė tė gjitha kopjet
e atij botimi ku disa ekzemplarė ruhen ende dhe sot, nuk figuron fare emri i
autorit, Gjergj Fishtės.
Ribotimet e "Lahutės"
"Lahuta e Malcisė" qė ėshtė dhe vepra kryesore e Padėr Gjergj Fishtės, ėshtė
njė vėllim me 30 kėngė, e cila u botua e plotė vetėm nė vitin 1937. Pas atij
botimi ajo vepėr pati njė jehonė tė madhe dhe nga kėrkesat e shumta qė iu
bėnė, Fishta u detyra dhe e ribotoi atė nė vitin 1939. Pas kėtyre dy
botimeve, "Lahuta e Malcisė" u ribotua pėrsėri nė vitin 1958 nė diasporėn
shqiptare duke u pėrgatitur nga At Daniel Gjeēaj, nė bashkėpunim me Prof.
Martin Camajn dhe Dr. Petro Vuēanin. Ai ribotim kishte rreth 700 faqe sepse
ishte i paisur edhe me shpjegime dhe komente tė ndryshme. Pėrveē "Lahutės"
qė konsiderohet si njė nga veprat mė madhore dhe mė tė arrira tė tij, Padėr
Gjergj Fishta shkroi edhe rreth 30 vepra tė tjera, ku mė tė spikaturat janė:
"Vallja e Parrizit", "Mrizi i Zanave", "Anzat e Parnasit", "Gomari i
Babatasit", "Jerina" etj. Pėrveē kėtyre veprave Fishta bashkėpunoi ngushtė
duke shkruar nė tė gjithė shtypin shqiptar tė asaj kohe qė nga "Albania" e
Faik Konicės, te "Kalendari" i Mithat Frashėrit, nė "Hylli i Dritės" dhe nė
tė gjitha revistat letrare shqiptare. Asokohe Padėr Gjergj Fishta
konsiderohej si njė nga polemistėt mė tė spikatur dhe ndėr polemikat e tij
mbahet mėnd ajo me titull "Gabove Hilė", nė tė cilėn ai polemizonte me
Ministrin e Arsimit, Hil Mosi, lidhur me mbylljen e shkollave private nė
Shqipėri. Ai artikull asokohe bėri njė bujė tė madhe nė tė gjithė vėndin dhe
i gjithė shtypi shqiptar e komentoi gjatė atė.
Ceremonia e varrimit tė Fishtės
Padėr Gjergj Fishta vdiq mė 29 dhjetor tė vitit 1940-tė nė spitalin civil tė
qytetit tė Shkodrės ku ai ishte shtruar nga njė sėmundje e zemrės dhe e
mushkrive. Varrimi i tij u krye njė ditė mė vonė nė kishėn Franēeskane tė
Gjuhadolit ku morėn pjesė me mijra e mijra vetė nga populli i Shkodrės,
midis tė cilėve dhe ajka e intelektualve shqiptarė dhe pėrfaqėsues nga tė
gjitha shkollat e vėndit. Nė mes shumė fjalimeve qė u mbajtėn nė ceremoninė
mortore tė varrimit tė tij e cila u bė nė shkallėt e godinės sė Postės qė
qytetit, erdhėn dhe shumė telegrame, ku midis tyre ishin ato tė Prof. Eqerem
Ēabejt, Zenel Prodanit, Spiro Vinjaut, Muharrem Bajraktarit, Rexhep
Mitrovicės, Bahri Omarit, Karl Gurakuqit, Frano Alkajt, Mihal Bellkamenit,
Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit dhe Hafiz Muratit. Fjala e fundit nė atė
ceremoni madhėshtore, u mbajt nga Prof. Aleksandėr Xhuvani, qė ishte njė nga
miqtė mė tė ngushtė tė Fishtės, e cila ka qenė e panjohur dhe nuk ėshtė
botuar asnjėherė deri mė sot.
-- nga Dashnor Kaloēi - , 15.12.2002
|
NĖ LIDHJE ME AUTORIN
|
|
|
|
|
|
| Fjalimi i panjohur
|
|
|
|
|