Tregojnė pėr Fishtėn


| Prapa |

CUBAT
- pėrgatitur nga
Zef Ahmeti

Metamorfoza
- pėrgatitur nga
Enis Sulstarova

- Pavion pėr Fishtėn
- Fishta pėr gjuhėn
- Fishta pa veladon
- Tregojnė pėr Fishtėn
- Fjalimi i panjohur
- Poeti Kombėtar
- Letėr e pabotueme
- Shkurorėzimi i poetit
- Fishta-gjeniu pa varr

Padėr Gjergj Fishta dhe studenti i "shkolluar"...

At Gjergj Fishta Jemi nė Shkodrėn e viteve 1935-40. Si kudo edhe aty qarkullojne idet e reja e tė vjetra simbas shkollave e gjeneratave. Gjergj Fishta ishte nji njeri i njohur nė popull pėr humor e thjeshtėsi. Ai ndalonte e fliste rrugėve me lypėsa, fėmijė, gra, plaka, studenta, hoxhallarė, etj. dhe pėr secilin kishte ēka tė thoshte. Nji ditė, nji grup studentėsh nė rrugė, para Kafes sė Madhe, janė mbledhė e po flasin e diskutojnė gjėra tė forta, tema filozofike. Ishin studentė tė ardhur pėr pushimet dimrore nga Roma, Vjena, Parisi, etj. (Shkodra e viteve 35-40, pėrfytyroni veshjet elegante tė asaj kohe....)
Nė kėtė kohė po kalon andej Fishta ose Padėr Gjergji, siē e quanin populli.

Nji nga studentėt, i cili ishte i shquar pėr "zotėsi" e "kulturė" tė lartė, e i brymosur pak me materializem, i thotė shokėve:
-- Ndigjoni shokė. Kam me i ba Padėr Gjergjit nji pytje tė fortė e kam me e nxanė MAT... S'ka me ditė ka me ia mbajtė i shkreti... - e po zgėrdhihet studenti me shokėt e vet.
E mirė, afrohet Fishta e pėrshendetet buza-gaz me studentat, e i pyt si ia kan kalu me mėsimet, etj. etj. Por studenti nė fjalė gjen rastin dhe e pyet:
-- Padėr Gjergj, a muj me tė ba nji pyetje?
-- Po si jo Djaloē, mundesh... po tė ndigjoj - thotė Fishta.
-- Padėr Gjergj, - thot studenti, - Ju fetarėt thoni qė pas vdekjes sė njeriut, shpirti i tij fluturon prej trupit...
-- Po - thotė Fishta, duke buzėqeshė, - ashtu themi na fetarėt, pse a je kundėr a?
-- Po mirė, thotė studenti, - tash po ta baj pyetjen... Nėse nji njeri sapo vdes e marrim dhe e fusim shpejt nė nji arkivol, e kėtė arkivol e fusim nė nji arkė tė madhe prej plumbi, e kėtė arkė prej plumbi e fusim nė nji arkė prej bakri, e kėtė arkė prej bakri e fusim nė nji arkė prej ēeliku, e mbyllim mirė e mirė... Nga ka me dal shpirti k'tu o Padėr Gjergji? A ban me m'kallxu?...
Edhe mbaron pytjen studenti, e u buzqesh shokėve fitimtar...

Padėr Gjergji buzėqeshi disa sekonda dhe i thotė qetėsisht:
-- Ndigjo djalosh i mirė... Ti me sa po shoh unė, ke nė krye nji borsalinė... nėn atė borsalinė tė bukur i paske do flokė bukur shumė tė dendura, bash si shtėllunga leshi tė dashit rudė... nėn ato flokė si shtėllunga ke nji lėkurė tė trashė tė kryes, nėn atė lėkurė tė kryes, ke nji kockė tė fortė si guri (kafka e kokės), nėn atė kockė tė kryes, ke nji cipė ma tė hollė qė mbulon trunin (trurin) tand, qė ashtė ai qė mendon njeriu... A po din me m'tregu ti more student i dashtun po ty si tė dul (doli) e nga tė dul kjo pyetje e marrė, a ban me e ditė?... Studenti mbeti e s'dinte ēka me thanė.

Nė kėtė mėnyrė Fishta iu pėrgjigj studentit "filozof", e shkoj ne punė tė vet. Studentat e tjerė ngelen gojė hapė, e fillun me qesh masandej me fjalėt e Pader Gjergjit tė pamposhtur...

NĖ LIDHJE ME AUTORIN
Cubat | Metamorfoza | Fishta pėr gjuhėn | Fishta pa veladon | Tregojnė pėr Fishtėn | Fjalimi i panjohur | Poeti Kombėtar | Nė mbrojtje tė Joklit | Shkurorėzimi i poetit | Fishta-gjeniu pa varr

| Prapa |