Pavion kushtuar Fishtės nė Muzeun Kombėtar
Njė bust i Fishtės, me autor Pal Tomėn, do tė vendoset brenda Muzeut Historik Kombėtar
Njė bust i derdhur nė bronx, i poetit Gjergj Fishta, vepėr e skulptorit nga Lezha, Pal Toma, i ėshtė dhuruar Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė pėr tu vendosur nė lulishten "Atrium", brenda Muzeut. Busti, ėshtė bėrė pronė e Muzeut pas njė kėrkese tė drejtorit Moikom Zeqo, ndėrkohė qė pėr kėtė ai shprehet se, "vendosja e bustit tė Fishtės nė ambientet e MHK-sė do tė jetė dhe njė akt i madh i rehabilitimit tė instituciont kryesor muzeor nė Shqipėri, pėr tė nderuar edhe zyrtarisht, poetin e madh Gjergj Fishta".
"Skulptura e cilėsuar nga njohės tė artit si njė nga veprat mė tė njohura pėr figurėn e Fishtės, ėshtė edhe objekti i parė qė hyn nė fondin e Muzeut Historik pėr kėtė figurė, pėr tė ngritur nė muze dhe njė pavion me objekte dhe relike tė ndryshme, dedikuar Gjergj Fishtės" - tha Zeqo.
***
Figura e madhe e letėrsisė shqiptare e gjysmės sė parė tė shekullit tė njėzetė, ati franēeskan Gjergj Fishta, i cili i dha shprehje artistike shpirtit kėrkues tė shtetit tė ri sovran shqiptar, u bė dhe pjesė e artit fotografik tė Marubit, prej tė cilit kanė mbetur disa foto.
Emri i tij ėshtė dėgjuar dhe ngritur lart deri nė Luftėn e Dyte Botėrore si "Homeri shqiptar". Gjergj Fishta lindi nė tetor tė vitit 1871 nė fshatin Fishtė tė Zadrimės nė rrethin e Lezhės. Studioi teologji, filozofi dhe gjuhė tė huaja, sidomos latinisht, italisht dhe serbo-kroatisht. Mė 1894 ai u shugurua prift dhe u pranua nė urdhėrin franēeskan. Bashkė me folkloristin Pashko Bardhi, themeloi shoqėrinė letrare "Bashkimi" tė Shkodrės, e cila i hyri punės pėr zgjidhjen e problemit shqetėsues tė alfabetit tė shqipes. Nė kėtė kohė Fishta ishte bėrė figurė e njohur udhėheqėse e jetės kulturore e publike nė Shqipėrinė e Veriut e sidomos nė Shkodėr.
Duke qenė drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr arriti tė zėvėndėsonte italishten me shqipen pėr herė tė parė nė shkollė.
Kjo masė ndikoi pėr ti dhėnė fund mbisundimit kulturor italian nė katolikėt e Shqipėrisė sė Veriut. Njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė, Fishta themeloi tė pėrmuajshmen franēeskane "Hylli i dritės", e cila iu kushtua letėrsisė politikės, folklorit dhe historisė. Kjo revistė ndihmoi pėr zhvillimin e kulturės gege tė veriut. Sė bashku me Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedėn, Fishta luajti rol udhėheqės nė Komisione Letrare Shqype pėr tė vendosur nė lidhje me ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė drejtshkrimit si dhė pėr tė nxitur botimin e teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe. Pėr Gjergj Fishtėn dialekti i Shkodrės ishte mė i pėrshtatshmi dhe shpresonte se "koineja" shqiptare e veriut sė shpejti do tė shėrbente si normė letrare pėr tė gjithė vendin ashtu si gjuha e Dantes kishte shėrbyer si udhėrrėfyese per italishten letrare.
Fishta mė 1921 pėrfaqėsoi Shkodrėn nė parlamentin shqiptar dhe u zgjodh zv/kryetar i tij. Talenti nė gojėtari e ngriti mjaft ne detyrat e tij si personalitet politik apo si klerik. Si poet i brezit te tij, Gjergj Fishta ėshtė nderuar me diploma, ēmime e tituj tė ndryshėm, brenda e jashtė vendit. Ai ishte autor i gjithsej tridhjet e shtate botimeve letrare ku spikat si krijim mahnitės nė mbare historinė e letėrsisė shqipe, "Lahuta e Malėsisė".
Nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore, Gjergj Fishta vėrtet u njoh nga tė gjithė si "Poet Kombetar". Albanologu austriak Maksimilian Lamberc e ka cilėsuar si "poetin mė tė talentuar qė ka pasur Shqipėria", kurse Gabriele DAnuncio e ka quajtur "poeti mė i madh i popullit shqiptar.
-- nga Esmeralda Bardhyli,
|
NĖ LIDHJE ME AUTORIN
|
|
|
|
|
| Tregojnė pėr Fishtėn
|
|
|
|
|
|
|