GĖZIM KRUJA - aktor i njohur i humorit
U lind nė vitin 1939 nė Shkodėr. Ka punuar disa vite mekanik nė fabrikėn e cigareve nė Shkodėr. Ka mharuar Institutin e Lartė Pedagogjik tė Shkodrės (Dega Gjuhė-Letėrsi). Pėr 35 vjet ėshtė aktivizuar me estraden e ndėrmarrjes Duhan Cigare, nė Klubin e Rinisė, pallatin Punėtori si dhe ne estradėn profesioniste tė Shkodrės. Ka realizuar nė skenė rreth 1000 role nė mbi 2000 shfaqje. Nga penda e tij kanė dalė 12 komedi, tė cilat i ka vėnė nė skenė dhe interpretuar vetė. Gjithashtu ėshtė autor i dy skenarėve filmash, 250 skeēeve, pjesėve gazmore dhe pantonima. Ka vėnė nė skenė rreth 50 premiera me estradat amatore. Ėshtė marrė edhe me gjini tė tjera tė skenės si xhongler, pantonimist, imitues, ekuilibrist nė tel, zbutės kafshėsh, monologist, parodist, etj. Vitet e fundit, arti i tij i interpretimit humoristik i ka kapėrcyer kufijtė e Shqipėrisė; ka dhėnė shfaqje me shumė sukses nė Kosovė, Maqedoni, Amerikė dhe nė disa shtete tė tjera, ku punojnė e rrojnė shqiptarė.
Pjesė nga libri "Qesh e njesh"
Hapja
Njė ditė, njė tip i ēuditshėm mė ndalon:
"Ēfarė teme ka ai libri yt?" Unė i thashė:
"Kam mbledhur gazmoret e dialogjet ma tė mira, qė i kam shkruar prej vitesh, e tashti nė demokraci."
"Ashtu, - mė tha. Po a tė del ndopak libėr i trashė?"
Po libri, mor i dashur, nuk vlerėsohet nga trashėsia, po ē'ka kanė shpikė trutė e mia. Ti Po ja ban si ja bani njė pėrgjegjės i vatrės sė kulturės nė fshat, qė shkon me ble pllaka gramafoni, se nė atė kohė nuk kishte magnetofon, e i thotė shitėsit, "M'i jep 200 pllaka gramafoni." Shitėsi i thotė: "A don muzikė tė lehtė apo tė randė?" Fshatari i pėrgjigjet: "Ēfarėdo muzike, se gomari ka me i bajtė."
Komisari
E more shoku Komisar, 45 vjet qė e ke kullotė Partinė e Punės, vetė shkruj e vetė vulos, e njeri mos me tė thėnė mos. Tashti tė kanė ra puplat, re nga fiku...
- Gabohesh djalosh, unė jam ai qė kam qenė, unė nuk kam ra nga fiku, por ē'ti bėsh, ka ra fiku...
Edukatorja
- O mami, o mami, du dy gurabija sot.
- Pėr ē'farė tė duhen dy gurabija?
- Se njėrėn ma han edukatorja...
Transferimi
Dėgjo moj bijė, tani jam transferuar nė Shkodėr. Ti je vajzė e re, 17 vjeēe, e ke mendjen taralele. Shkodra ėshtė qytet i madh, qytet me kulturė, janė njerėz tė humorit, janė qejfli. Ti, tė pastė mamaja, shoqėroju me vajza e mos u ndalo me asnjė djalė, se kaq bukur ta prishin mendjen shkodranėt, sa nuk ke qejf me u thanė Jo...
Doktori i psikiatrisė
- Doktor, po mė merren mendt.
- A e din pse tė merren mendt?
- Pse?
- Ke kokėn e madhe e trutė e vogla, e tė sillen nėpėr kokė. Derisa tė zajnė vend trutė, mos u shqetėso.
Doktor ekspres
Burrė e gru shkojnė tek doktori: Doktor a mund t'ju shqetėsojmė?
Doktori: Zhdeshu zojė!
Gruja: Burri ashtė i sėmurė, zotni doktor...
Doktori: Ashtu, atėherė burri juaj tė nxjerrin vetėm gjuhėn.
| |