Keshtu do te shprehej drejtuesi i revistes "Hylli i Drites" At Gjon
Shllaku ne numrin 3-4 te kesaj reviste. "Tjeterkund, njerezit e idealit, ne
u mbytshin per se gjalli nderohen per se dekuni. Nder ne ata mbyten dy here;
edhe harohen". Apostrofime ne dukje te thjeshta, parandjenja dhe profeci qe
tingelluan deri vone si teper te trishta. Ne mengjesin e zymte, te vrenjtur dhe
me shi shkodre te 4 marsit 1946 zemrat e shkodraneve u dridhen nga bresherite e
automatikeve dhe jehonat qe vinin nga Zalli i Kirit vendi i namun ku
pushkatoheshin "mekataret" kohes se kuqe. Nen plumbat e skuadres
ekzektutuese rane njeri pas tjetrit perdhe trupat e 7 te denuarve me vdekje nder
te cilet 4 ishin klerike katolike. At Gjon Shllaku qe njeri nder ta. Nuk ishte
hera e pare qe ne te zbardhur te drites ne qytet te degjoheshin te shtime te
tilla me ushtime te "xanun" si ato qe bien ne mish njeriu. Ne zakonin
e fituar rishtazi pushkatimet e heretikeve beheshin ne oret e para kur njerezit
ishin ende ne shtroja. Pas pushkatimit zakonisht trupat e te vdekurve liheshin
ashtu njeri mbi tjetrin si te ishin thase plehu ne dispozicion te qytetareve per
tere diten. Ne muzg te nates ashtu grumbull sic ishin hidheshin ne nje grope te
perbashket qe mbulohej mire mundesisht te mos mund te dallohej me. Ky qe fati qe
parandjeu ne harresen e tij edhe At Gjon Shllaku. "Ne nesre se bashku edhe
me nji koleg temin shkume kinse per me shetite, kah vedni i pushkatimit me
qellim qe te vertetojme se ku i kishin voprrue. Kurrkund shenje grope dhe as
dheu te cuem rishtaz. Ma vone merrme vesh se gropen e kishin cele naten, afer
shtratit te lumit, ne zall qe e mbulon lumi mbas shinave. Dheun teprice e kishin
trete dhe gropen e kishin rrafshue me kujdes me fundrri te qytetit: teneqe,
kutija zhele ne menyre qe te mos dukej sheje dhe as gjurme per krimin e kryer".
Keshtu shprehet ne kujtimet e tij per At Gjon Shllakun Pal Duka-Gjini.
Ne Shkoder At Gjon Shllaku njihet si nje nder me intelektualet klerike klatolike.
Filozof, gazetar, profesor, at Shllaku njihet edhe politikan. Ne historine e
mendimit demokristian At Gjon Shllaku thuhet te jete i pari kryetar i Partise
Demokristiane Shqiptare. Madje duket se kjo ka qene edhe nje nder shkaqet
kryesore qe e cuan ate drejt fundit dhe rrokames te pashmangshme. Regjimi nuk
mund te pranonte ne rrjedhen e kohes ata qe ishin ne oponence ideologjike me te.
Le qe per njerez te tille si At Gjon Shllaku ishte i majtueshem fakti se qe
prift dhe qe bente pjese ne nje elite te zgjedhur intelektualesh.
Eruditi qe mbeti ne histori
Te vjetrit e kujtojne shume mire, megjithese ai nuk eshte me qe nga fillim marsi i
vitit 1946. Duke kujtuar takimin e pare te tij me at Gjon Shllakun, At Zef
Pellumbi tregon "Ishte nje burre i ri , rreth te tridhjetave, por i plakun
para kohe. I shkurter, i thate, i zbehte, me nji pale syze te zeza qe i mbulonin
gjysen e fytyres qe qeshte". Jo i bashem ne trup. Me shume i mesem se i
gjate. Me nje paraqitje te pervuajtur. Fytyre e nje frati te zakonshem qe pamjes
te jashtme nuk i jep as rendesi dhe as peshe. I kendshem ne te folur dhe plot
njerezi. Fytyren dhe formen e kokes karakteristike te rraces ilire. Ballin te
shpervjelur dhe floket te ralle. Keshtu e mbajne mend ne kujtimet e tyre ata qe
e njohen at Gjon Shllakun. "Dinte me u mbajte ne shoqni dhe ne cdo ambjent
a rend shoqnuer, ruente te pacenueshem dinjitetin e meshtarit, zotnise e
filozofit prakticien dhe sociologut pasurine e nji kulture te hapet dhe te
thelle. Kishte nje mbamende te forte dhe refleksive. Lexonte shume dhe shka
lexonte e thandronte ne mendje me kollajsi te cuditshme" thote per te Pal
Duka-Gjini. Njohes i shkelqyer i filozofeve me te permendur te kohes italiane
franceze dhe gjermane ngo ku duket se ka derivatuar edhe nje fare interesi i tij
qe mbase per momnetet kur u shfaq mund te quhej i imponuar per politiken. I
gatshem per te diskutuar mbi cdo ceshtje te diturise njerezore dhe letrare.
Dinte te sillej me te gjithe pavaresisht se kishte parapelqim intelektualet dhe
te zgjuarit e kohes. Megjitheate filste perzemersisht njesoj me te gjithe. Ne
Shkoder kujtohet miqesia e tij me doktor Shiroken i cili ne bisede me te edhe
kur vinte rasti te perdotre terminologjine e ngushte te zhargoneve te shkences
humane te njeriut. Po keshtu mbahet mire ne mend edhe nje episod tjeter. Gjate
nje vizite te nje gupi albanologesh italiane ne Shkoder At Gjon Shllaku eshte i
zoti i shtepise. Ne listen qe kerkohet te behrt per nje dhurate me libra At
Shllaku verteton te qenit njeri erudit dhe me kulture dhe shije letraro-ditunore.
At Goni ne Liceun franceskan ku jepte mesim konsiderohej si profesori me i
pergatitur. Ne kohen e vet thuhej se ishte njeriu me i larte i kultures
shqiptare. "E kam pase profesor ne liceun "Illyricum" dhe na
jepte mesime ne fiziko-kimi, ne frengjisht dhe ne ekonomine politike. Ishte
profesori me simpatik. Ne klase na fliste per marrjen e Bastijes, qe ndryshoi
boten. E kuptonim na?.. Sigurisht qe jo..." thote at Zef Pllumi.
Ne drejtimin e "Hyllit te drites" aftesia e padre Gjonit spikati
shkelqyeshem. Shpejt revista u shnderrua ne nje forum kombetar me pjesmarrje te
personaliteteve me te shquara te kultures si E. Cabej, L. Mirdita, K. Naraci, F.
Alkaj, P. Kacnari etj. Ai mblodhi rreth vetes pendat me te mprehat te kohes. Ne
vatren qe inicioi Fishta i madh, ku u shkri platforma e nje Shqiperie te lire
dhe te perparuar, u ulen ne kuvend si dikur pleqt e kanunit dhe dhe shkrimtaret
e rinj te krishtere ose jo, por gjithmone adhurues te nje Zoti. Ai pranoi ide
moderne e perparimtare, por pa ia shamnge parimeve kristiane e kultures
shqiptare. Ne vitin 1945 intelektualet shkodrane organizuan konfrencen per
krijmmin e Shtepise te Kultures. "U ftua edhe Pader Gjoni gje qe ai e
perqafoi me entuziasem. Ne ate konference qe e zgjodhi Pader Gjonin kryetar
nderi ai mbajti fjalimin perurues, fjalim qe do te mbetet i paharruar per
auditorin e asaj dite" thote keshtu Zef Zorba. Te gjithe e njihnin Padre
Gjonin dhe ishin te bindur se me nismetar te tille, kultura ekonomia dhe arti do
te lulezonin ne Shqipaerine e pavarur.
Per fe e per atdhe
Ne lajtmotivin e klerikeve eshte e njohur edhe jeta e martirizuar per fe dhe per
atdhe. Nje jete te tille pati edhe martir qe njihet me ermin Gjon Shllaku. I
lindur ne Shkoder, djep te kultures dhe qender te kristianizmit ai pati emrin
Kole ne pagezimin e tij. Ende i vogel hyri ne kolegjin Franceskan. Ne tetor te
1922 shugurohet prift dhe filloi jeten rregullatre duke nderruar edhe emrin e
pagezimit ne Gjon. Diplomohet ne Hollande dhe Belgjike ne Univeristetin e Levain
ndersa ne France ne Universitetin e Sorbones dhe kryen edhe nje kurs per
gazetari cka do te jete nje nder synimet e tij kryesoere ne drejtimin e Revistes
"Hylli i Drites". Simbas tradites se Franceskanizmit ne Shqiperi dhe
si pasoje e edukates te fituar nga te medhenjte me zhgun Bardhi, Gjecovi, Harapi
dhe Fishta Rrota qe ishin mesuesa ne shpirt dhe ne zemer Padre Gjoni ndikoi tek
te rinjte jo vec njdenjat fetare, por edhe kulturen e shendoshe dhe ndjesite
kombetare. Edhe etij si eterve te Provinces Franceskane i dha jete binomi "Pref
fe dhe per atdhe". Ajo qe e dallon ne misionin e tij meshtarak e franceskan
asht penda dhe shkrimi. Ketu dha provat e pare te nje zotesije te ralle dhe te
nje talenti te vecante. Shkroi pak sespe koha e shkurter e aktivitetit te tij
dhe rrethanat e veshtira te me te cilat u gjet ne momentet qe hyri ne radhet e
shkrimtareve.
Mallkimi i kuq dhe politika e fese
Ne vitin 1946 per kleriket e krishtere ne Shqiperi shenohet akti i pare dramatik i asaj
tragjedie e cila dalengadale do ta conte kishen e ketij vendi ne asgjesim te
plote te cdo shprehej te jashtme te besimit. "Dite e me teper rendoheshin
rete e zymta qe lajmeronin stuhi e shterer ne. Me kujtohet si sot trishtimi qe
na kishte mbulue te gjitheve dhe me ka mbete ne medn gjendja shpirterore e Pader
Gjonit" tash me takon mu, por mjerisht s'jam as i pari as i mbrami. Te
lutemi qe Zoti te na jape force dhe zemer per te perballuar martirizimin"
thote keshtu Pal Duka Gjini. Akuzat qene gati. Ai ishte me ideale demokristiane.
Sipas disa treguesve ne fund te vitit 1945 qe dukur ne Shkoder Sejfulla
Maleshova. Thuhet dhe madje eshte e dokumentuar qe ai te kete biseduar me Pader
Gjon Shllkaun per krijimin e nje Partie Demokristiane. Keto ishin argumentet qe
u sollen ne gjyin farse ndaj priftit te nderuar. Nje nga perkthyeset ne sherbim
te Enver Hoxhes tregon se ka degjuar nje bisede te Hoxhes me nje ambasador
jugosllav. "E mbytem Pader Anton Harapin e me kete kemi plagose per deke
Klerin Katolik. Sipas rrefimit te gruas, serbi i eshte pergjigje "Po! Po!
keni ende gjalle pader Gjon Shllakun i cili peshon shume. Duhet sipas porosise
te qeverise seme te zhdukni Shllakun dhe te shkaterroni ne kul dhe themel
cerdhen e klerit katolik ne shkoder".
Ate e morren ne shkurt te vitit 1946. E nxorren nga mesimi ndersa jepte mesim. Madje
nuk ksih arritur te shkruante as temen ne regjister te klases. Ate nate ne Radio
Shkodra u dha lajmi se "Krimineli Gjon Shllaku qe kape duke kaluar kufirin
per t'u arratise". Qe nga ai moment ai nderroi sallen e mesuesit me dhomen
e torturave. "Kur ne te tjeret kryem mesimin ne dhjete minuta ne goje te
secilit kaloi fjlala. E pat edhe Pdar Gjoni" tregon Duka Gjini. Tani P.
Gjoni bashkohej me viktima te tjera ne prijte ne nxirren ne ne arenen e koloseut
te Rozafes. Shtonte rreshtin e P Dajanit dhe te Pader Faustinin anetar te
organizates antipopullore "Bashkimi Shqiptar". Mbi te binte edhe akuza
e te qenit si kryetar u PDK ne fillimet e saj. Ne gjyq pati nje avokat te
guximshem dhe te persosur Myzafer Pipen. Ky ishte ish-student i tij, e njihte
personalitetin e Pader Shllakut dhe nuk e pati te zorshme edhe mbrojtjen
megjithese pati pasoja prej tij. Sipas kujtimeve te Pal Duka Gjinit, Myzafer
Pipa ka pranuar te mbroje Pader Gjonin dhe ne nje koment tha "Shka mund te
beje juristi ku s'ka ligje dhe sa drejtesi? Si mund te mbroj nje njeri ne kje se
ne kohe para se te provhet jo faji i tij asht i denuem?". Nje gjyq
tragjikomik. Pader Gjoni denohet me vdekje. Akuzat te planifikur nga lart
paraqiten Pader Gjonin si ideologun dhe krijuesin e PDK-se, organizatorin dhe
udheheqesin e "Bashkimit Shqiptar". Fajtor per vdekje jo vetem si
kundershtar regjimi por edhe si kriminel dhe njeri i demshem per popullin dhe
kombin. Denimi me vdekje kishte ardhe prej kohe nga Tirana zyrtare. Pas kesaj
ekzekutimi eshte i padiskutueshem.