L E T Ė R S I
SHKODRANE
|
 |
Kohė e pajetuar
--
U lind nė Shkodėr dhe tani jeton nė Austri. Ka pėrfunduar studimet e larta pedagogjike nė qytetin e Graz-it. Aktualisht punon si mėsues nė politeknikumin "Mondsee" tė landit "Oberosterreich". Ka botuar tek shtėpia botuese "Andreas Schneider Verlagsatelier" dy vėllime me poezi nė tre gjuhė: shqip, gjermanisht dhe italisht.
Vėllimin "Per Grazia" mė 1996 dhe "Europė! Lėre popullin tim tė vijė" mė 1997
Parathėnie
Letėrsi do tė ketė gjithmonė, pėrderisa Fjala tė mbesė i vetmi mjet i pėrpunimit tė sė jetuarės dhe shėrimit tė shipirtit njerėzor. Fjala, kjo urė reale e kalimit tė individit njerėzor nga koha e pajetuar nė kohėn e jetuar ėshtė e vetmja qė gezon tė drejtėn tė depėrtojė nė thellėsitė e kohės, e tė masė aty hapėsirėn e plagės sė harruar.
Plehėrat qė mbushin qoshet e ambjentit ku gjallojnė njerėz, u kujtojnė atyre vazhdimisht mbeturinat e ruajtura tė nėnvetėdijes.
Ky projeksion kaq real, i prekshėm, i tmerrshem, kaq material dhe absurd, lind e rritė ēdo ditė nė ambjentet tona, nė qytete dhe institucione, monstra tė frikshem. Gozillat modeme shqiptare, tė gatshme per t'a djegė tė ardhmen, pėr hir tė plehėrave tė sė shkuarės. Ky roman, tregon rrugėn e Fjalės, magjinė e saj, misterin hyjnor qė ajo ruan, e mbi te gjitha, mbijetesėn tonė pėrmes saj. Shekulli i parė fillon dhe shekulli i njėzetė mbyllet me nji thėnie dhe praktikė tė dy prej njohėsve mė tė fuqishėm tė shpirtit njerėzor:
"Fjala - E vėrteta do t'ju bėjė tė lirė" (Gjn.8,32. S. Freud). Nė fillim tė mijėvjeēarit tė ri, Fjala ėshtė prapė kėtu tė bėjė njerėzit tė lirė.
-- Porositni librin nga autori,
Kohė e pajetuar - Kohė qė rri pezull
(Mbi librin e autorit tė ri shkodran Gjergj Kola)
Nė njė monolog kohor pa kufizueshmėri kohe, fjala e kėrcėnuar u lė vendin ngjarjeve qė s'shkruhen. Fjala megjithėse e pushtetshme, ėshtė shuar nga kalendari i kohės dhe historia duket se paraqitet faktikisht nė njė mungesė kohe. Fjala e shkruar nė kėtė roman shtjellon kalvarin tragjik tė njė tė kaluare tė afėrt, ku dora e kobshme pėrpiqet si gjithnjė tė fshijė historinė, duke krijuar njeriun e ri, i cili pėrmes flijimit tė diēkaje nga vetja, tė diēkaje tė shenjtė, udhėton si somnambul nėpėr kohėn pezull, pa ekzistuar ndėrkohė...
Si njė planet nė hapėsirė, fjala rri pezull bashkė me njeriun. Ajo kishte ardhur nė tokė, qė tė ndihmonte njerėzit tė komunikonin, tė ndėrtonin njė jetė mė tė mirė mbi pėrvojat e tė kaluarės, por pushteti i injorancės, regresiviteti i plehėrave, qė me grushta godasin kafkat, rrėnjėt e barit qė kanė hijezuar pemėt, e pengojnė fjalėn e lirė tė shkruhet ashtu siē ėshtė, ashtu siē duhet. Fjala mbulohet me perēe, dhe planeti "fjalė" rri pezull e nuk tėrhiqet nga fijet e padukshme tė forcės sė gravitetit... Marrėdhėniet mes njerėzve bėhen tė huaja, njerėzit cyten tė bėhen tė huaj pėr njėri-tjetrin. Ky ėshtė qėllimi eremit i nomeklaturės pa tė kaluar, pa tė tashme dhe me njė tė ardhme - pa tė ardhme, tė pėrjashtuar pėrjetėsisht nga koha!... Njerėzit pėrsėrisin vetveten nė mėnyrė bajate, fjalėt konsumohen si vetė njerėzit, pa qenė nė gjendje tė krijojnė histori, vlera.
Nė kėtė skicė kohe tė pajetuar, ku lufta mes kujtesės dhe harresės shtjellohet nė monologun tregues, shkrimtari me njė mendim tė thelluar filozofik, pėrmes pėrsiatjesh e rikujtesash kohore tė mungesės sė kohės sė shkruar dhe personazheve tė realtė, arrin tė nxjerrė nė pah absurditetin e diktaturės nė Shqipėri, nė gjysėm-shekullin e fundit, ku dėnimi mė i rėndė politik ishte pėr vetė fjalėn. "Njeriu prej mjegullės vjen dhe nė mjegull shkon..." - orvatet autori tė japė boshtin inekzistent tė mungesės sė kohės, qė si trupi fizik nė mungesė peshe, rrotullohet rreth vetes nė pėrsėritjen mekanike tė pėrjetshme tė riteve e veprimeve surrealiste pafund. Gjuha e pėrdorur rrjedh si pėrroi nė njė gegėrishte shkodranēe, ku autori s'e ka parė teknikisht tė arsyeshme t'i pėrdorė pikat mbi ė. Megjithatė, subjekti paraqitet mjaft kontemporan ndonėse vetėm shkronjat gotike mungojnė pėr ta zhvendosur atė nė kohėn e pajetume...
-- nga
|
|