Aty nga fillimi i vitit 1967 kur regjimi komunist i Enver Hoxhės nisi fushatėn pėr mbylljen e kishave dhe xhamiave e prishjen e objekteve tė kultit, unė bisedova me vėllanė tim, Zef Simonin, i cili nė atė kohė punonte si llogaritar pranė Arqipeshkvisė, duke i thėnė se siē po paraqitej situata, ndalimi i fesė ishte punė ditėsh. Pas kėsaj bisede, unė shkova tek Arqipeshkvia dhe mbusha plot 20 thasė me libra, dokumente e sende tė tjera me vlerė dhe tė gjitha ato i ēova natėn nė shtėpinė tonė qė ndodhej nė lagjen "Arra e Madhe. Pėr disa ditė me rradhė duke bėrė gjoja se po prashisja lulet e kopshtit, zgjodha 10 thasė me gjėrat mė me e i groposa aty nė oborr me fshehtėsinė mė tė madhe. Por pas 10 vjetėsh, nė korrikun e vitit 1977, kur sapo isha kthyer nga Vau i Dejės ku punoja si punėtor, disa njerėz tė Sigurimit mė thanė qė tė paraqietsha nė Degėn e Brendshme dhe kur vajta atje, njeri prej hetuesėve mė tha: "Ne kėrkojmė disa libra tė vjetėr nė kopshtin tuej".
Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 70-vjeēari Dom Gjergj Simoni, nga qyteti i Shkodrės qė shėrben si meshtar nė fshatin Dajē tė bregut tė Bunės, i cili rrėfen tė gjithė historinė e jetės sė tij plot peripecira dhe ngjarjen e vitit 1977, kur Sigurimi i Shtetit pas pesė javė kėrkimesh i gjeti nė kopshtin e shtėpisė sė tij tė gjitha materialet mė me vlerė tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės, tė cilat ai i kishte groposur nė pranverėn e vitit 1967. Po kush ėshtė Dom Gjergj Simoni, cila ėshtė e kaluara e tij dhe pėrse ai i mori nga Arqipeshkvia dhe i fsheu nė kopshtin e shtėpisė sė tij objektet dhe dokumentet mė me vlerė tė Klerit Katolik tė Shkodrės dhe si u gjetėn ato nga Sigurimi i Shtetit?
Kush ėshtė Dom Gjergj Simoni
Gjergj Simoni u lind nė 8 dhjetor tė vitit 1933 nė qytetin e Shkodrės nė njė familje me origjinė qytetare, ku tė parėt e tyre janė vendosur aty tek "Arra e Madhe" qė prej 400 vjetėsh. Gjyshi i Gjergjit, Simon Moni, ka qenė njeri ndėr tregtarėt mė tė mėdhenj tė pazarit tė Shkodrės (Bezistanit) dhe pasurinė e tij ai e kishte vėnė nga tregtia qė bėnte asokohe me Italinė. Po kėshtu edhe babai i Gjergjit, Kolė Simoni, trashėgoi zanatin e tė jatit duke u marrė me tregti, por jo pasurinė qė kishte pasur ai, pasi atyre u falimentoi tregtia dhe familja ra nė varfėri tė plotė. Kėshtu nė atė gjėndje tė mjerushme ekonomike, Kol Simoni dhe bashkėshortja e tij, Gjyste Hugashi, i lindėn dhe i rritėn tre fėmijėt e tyre, Zefin, Gjergjin dhe vajzėn e vetme, Ēiljetėn. Lidhur me kėtė, Gjergj Simoni kujton: "Duke kenė se tė dy prindrit tanė ishin besimtarė tė devotshėm tė fesė sonė katolike, si vėllaun tem, Zefin, ashtu dhe mue, na patėn ēue pėr me mėsue nė Kolegjin e Fretėnve, ku ne na pat marrė nėn kujdestari, Dom Mark Harapi, vėllau i Padėr Anton Harapit. Por pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet, si unė ashtu dhe vėllau Zefi, u detyruem me u fut nė punė tė ndryshme pėr me mbajtė familjen e varfėr dhe nuk mundėm qė tė vazhdojshim rregullisht studimet Teologjike, pasi ajo gja kje ndalue prej pushtetit komunist. Por tuj kenė tė brymosun e tė devotshėm pėr fenė katolike, si im vėlla, Zefi, ashtu dhe unė, morėm fshehtas mėsimet fetare nga Dom Mark Harapi e Padėr Aleks Baqli. Por vetėm im vėlla, Zefi, nė vitin 1961 mundi me u shugurue mshehtas si meshtar nga Arqipeshkvia e Shkodrės, por pa e ushtrue dot atė gjė legalisht. Kėshtu qė ai u detyrue pėr me mbarue edhe Institutin e Lartė pėr Gjuhė-Letėrsi dhe disa kohė pat punue edhe si mėsues nė gjimnazet e qytetit tė Shkodrės. Ndėrsa unė pėr vite me rradhė deri ditėn qė kjeshė arrestue, pata punue nė punė tė ndryshme si punėtor dhe nė Hidrocentralin e Vaut tė Dejės", kujton 70-vjeēari Dom Gjergj Simoni, lidhur me tė kaluarėn e familjes dhe peripecitė e tij e tė vėllait, pėr tė marrė fshehtas mėsimet fetare nga Dom Mark Harapi e Padėr Aleks Baqli.
Letėrsia, pasioni i vėllezėrve Simoni
Nė mesin e viteve '60, Gjergj Simoni vazhdonte tė punonte si punėtor nė Hidrocentralin e Vaut tė Dejės, ndėrsa i vėllai i tij, Zefi, punonte si llogaritar pranė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Ndonėse se Zefi kishte mundur qė tė futej nė punė sė mėsues i Gjuhės e Letėrsisė nė gjimnazet e Shkodrės, prej devotshmėrisė qė kishte ndaj besimit katolik, ai e kishte lėnė atė punė bashkė me rrogėn e mirė qė merrte nė Arsim dhe ishte punėsuar si llogaritar pranė Arqipeshkvisė. Por pėrveē devotshmėrisė qė tė dy vėllezėrit Simoni, kishin ndaj besmit tė fesė katolike, ata kishin dhe njė pasion tjetėr, letėrsinė dhe si Zefi ashtu dhe Gjergji, vazhdimisht shkruanin poezi dhe tregime tė ndryshme, por pa mundur dot qė t'i botonin ato. Lidhur me kėtė, Dom Gjergj Simoni dėshmon: "Pasionin pėr Letėrsinė, si unė, ashtu dhe vėllau, Zefi, e kem trashėgue nga ish mėsuesi ynė Dom Mark Harapi, i cili na e pat shti nė gjak atė gja. Edhe pse punojshim gjithė kohėn nė punė tė randa, unė gjejsha mundėsinė pėr me u ul e me shkrujtė poezi apo tregime tė ndryshme. Po kėshtu nė atė kohė pata ba dhe njė dramė pėr heroin tonė Kombėtar, Skėnderbeun, pasi nė vitin 1967 do tė festohej me madhėshti 500 vjetori i vdekjes sė tij dhe flitej se do t'u bate njė konkurs nė shkallė vėndi se kush kishte shkrue dramėn ma tė mirė pėr te. Nėrmjet rrethit tonė shoqnor qė veē tė tjerash na bashkote dhe Letėrsia, unė kisha shoqni me Frederik Reshpen, me tė cilin debatojshe shpesh sepse kishim pikpamje tė kundėrta pėr Letėrsinė. Pothuajse pjesa mė e madhe e poezive dhe tregimeve qė shkruejsha nė atė kohė, ishin me pėrmbajtje kundėr pushtetit komunist dhe nisur nga kjo gja, unė nuk mujshe me ia tregue kėrkujt ato. Ndėr poezitė ma tė spikatuna qė kisha ba asokohet kundra regjimit nė fuqi, ishin ato tė titullueme: "Letėr Luēiferrit" dhe "Mėngjeze nė Shkodėr". Tek poezia e parė unė satirizoshim Enver Hoxhėn dhe tiraninė e tij, ndėrsa tek e dyta nxjersha nė pah mjerimin e madh tė punonjsve tė qytetit tonė, ku midis tė tjerash shkrujshe: "Si retė njerzit shpėrndahen nė punė / S'u qesh kurrė buza, ashtu tė metun / punojnė tė heshtun me dhunė". Por jo vetėm kėto poezi, por edhe tė tjerat unė jo vetėm qė nuk mujshe me i botu, por as me ia tregue kujt, kujton Dom Gjergj Simoni, lidhur me pasionin pėr Letėrsinė qė kishte ai dhe i vėllai, Zefi.
Fshehja e dokumenteve tė Arqipeshkvisė
Aty nga viti 1967 kur regjimi komunist i Enver Hoxhės nisi fushatėn pėr mbylljen e kishave dhe xhamiave e prishjen e objekteve tė kultit, njė nga qytetet qė e ndjeu mė tepėr atė gjė, ishte qyteti i Shkodrės ku ishte pėrqėndruar edhe qėndra e Klerit katolik tė Shqipėrisė. Duke e parandjerė atė dhunė masive qė po pėrgatitej tė niste ndaj fesė, Gjergj Simoni, mendoi qė tė bėnte diēka pėr tė shpėtuar ē'tė mundte nga librat, objektet, sendet dhe dokumenetet mė mė vlerė tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Lidhur me kėtė, ai dėshmon: "Qė nė fillimin e vjetit 1967, u paranje prej gjithkujt se do tė fillote njė dhunė e madhe naj fesė dhe nė veēanti naj Klerit Katolik, tė cilin komunistat e kishin shpall si anmikun ma tė madh qė kur kishin ardh nė pushtet nė vjetin 1944. Nisur nga kjo gja, aty kah pranvera e vjetit 1967, unė bisedova me vėllaun tem , Zef Simonin, i cili nė atė kohė punonte si llogaritar pranė Arqipeshkvisė sė Shkodrės dhe i thaē se e pat kjo punė, pranej tė bajshim tė pamundunėn me shpėtue ē'tė mujshim nga objektet ma me vlerė qė kishte atje si dhe librat e dokumentet e ndryshme qė kishte nė bibliotekėn e arkivin e saj. Pasi dhe Zefi kje nė nji menje me mue, se nalimi i fesė ishte punė ditėsh, ramė dakort qė tė shpėtojshin prej Arqipeshkvnisė gjithēka qė tė mujshim. Pas kėsaj bisede unė shkova tek Arqipeshkvnia dhe me materialet e grumbulluara mbusha plot 20 thasė tė mėdhenj, tė cilat fshetas, natėn, me anė tė njė karroce i ēova nė shtėpinė tonė qė ndodhej tek "Arra e Madhe" aty ku asht edhe sot. Ndėr ato thasė pata marrė sendet qė pėrdorshim pėr meshė, veshje tė ndryshme, ikona, libra dhe dokumente ma me vlerė qė nodheshin aty. Ndėr to pata marrė edhe njė pjesė tė dorėshkrimevet tė Dom Mark Harapit dhe tė At Benedikt Demės, si dhe tė gjitha shkrimet e mija qė kisha ba ndėr vite. Pasi i pata ēue tek shpia dhe i pata fsheh ndėr lule nė njė cep tė oborrit, prej atyne thasėve zgjodha gjanat ma me vlerė dhe i mylla nė dhjetė thasė plasmasi, tė cilat i groposa nė njė cep tė kopshtit, Atė gja e bajsha mshehtas duke ba se gjoja po punojshe duke rregullue lulet e kopshtit dhe oborrit", kujton Dom Gjergj Simoni vitin 1967 kur pak kohė para se tė niste prishja e kishave dhe xhamiave, ai mori dhe fshehu nė shtėpinė e tij librat, dokumentet, e disa objekte me vlerė tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės.
Gjetja e dokumenteve nga Sigurimi
Po cili ishte fati i dy vėllezėrve Simoni pas vitit 1967, kur regjimi komunist i Enver Hoxhės ndaloi ushtrimin e besimeve fetare duke prishur kishat e xhamiat dhe ē'u bė me dhjetė thasėt qė kishte fshehur Gjergj Simoni nė oborrin e shtėpisė sė tyre? Lidhur me kėtė, Gjergji kujton: "Ato thasė qė pata mshehė aty, nuk mujti me i gjetė kurkush pėr afro dhjetė vjet me rradhė, deri nė vjetin 1977 kur ato ranė nė duert e Sigurimit.
Mė kujtohet si tani ajo ditė e 13 korrikut tė atij vjeti ku bate njė i xetė i madh dhe unė kjesh ulė me pushue nė pik tė zhegut, pasi sapo isha kthye prej Vaut tė Dejės ku punojshe puntor. Aty ka ora tre e pasdrekes ra derė e shtėpisė dhe unė nuk dola me e ēil, tuj kujtue se kishin kėrcitė fmia e lagjes. Por ajo gja u nigjue pėrsėri dhe nė dhomėn ku flejshe erdhi motra e mė tha me dalė me e hapė se po vinin disa shokė. Ndėrsa i thashė motrės qė unė nuk kishim shokė, hapa derėn dhe aty pashė nėnkryetarin e Degės sė Mbrendshme tė Shkodrės dhe pesė vetė tė tjerė. Ata mė thanė: "A na njeh?". Unė ia ktheva: "Po kush s'iu njeh ju". Pas kėsaj ata hinė mbrendė dhe qė prej asaj oret e deri nė tetė tė mbramjes, e kthyenė gjithshka pėrmbys tuj kontrollue. Pa pushue asnjė minut, pėr pesė orė me rradhė ata kontrolluen deri tek arka e nanės, e aty ka ora tetė erdhi dhe njė ushtar me minakėrkues pėr me vazhdue kontrollin. Ndėrsa po kontrollojshin, njeni prej tyne qė ishte shumė i mirė, fshehtas shokėve mė diftoi se atė ditė e kishin arrestua edhe vėllaun tim, Zefin, i cili pat nodhė nė Razėm. Pak kohė pasi ikėn ata, erdhi njė person e mė tha qė tė paraqietsha nė Degėn e Brendshme dhe kur shkova aty, njeni prej hetuesėve mė tha: "Ne kėrkojmė disa libra tė vjetėr nė kopshtin tuej". Unė iu pėrgjigja se aty nuk kishte gja. Ai ngulte kambė se kishte, unė i thosha jo, ai vazhdote prapė tuj thanė po dhe kėshtu bamė debat njė cop heret. Pas kėsaj ai mė vuni nė tavolinė nji libėr ungjillit qė kishin marrė nė shpinė tonė dhe mė tha tė bajsha be se nuk kishim gja nė oborr tė shpis. Unė menjeherė vura dorėn mbi ungjill dhe thashė: "Si e basha unė nė ungjill, ashtu mė vraftė nė rast se kena gja nė kopsht". Pas kėsaj ai mė tha: "Ik nė shtėpi". Pak kohė pasi ika nė shtėpi, aty erdhėn tetė policė dhe filluen me kontrollue nė oborr. Ai kontroll vazhdoi pėr pesė javė me rradhė nė prezencėn time dhe kur i gjetėn, ata mė thanė: "Edhe besimtar, edhe na rrejte". Unė iu thashė: "Ju me pyetėt pėr nė kopsht e jo pėr nė oborr". Ndėrsa e mora pėrsipėr se ato i kisha mshe vetė, iu pėrgjigja: "Po ju mė pvetėt pėr nė kopsht e jo nė oborr". Disa orė pasi ikėn ata, nė shtėpi erdhėn fshehtas dy oficerė policiet tė Degės, tė cilėt nuk hynė nga porta jonė, por tuj shfrytėzue njė portė tjetėr tė kojshive me tė cilat na shkojshim shumė mirė. Ata mė thanė qė tė paraqitesha nė Degė dhe kur shkova atje, mė futėn nė qeli ku mė lanė tė ndrymė pėr nėntė muaj me rradhė", kujton Gjergj Simoni arrestimin e tij pas gjetjes sė dhjetė thasėve me dokumentev e sende tė ndryshme tė Arqipeshkvisė. Po si i gjeti dhe si ra Sigurimi nė gjurmėt e tyre? Lidhur me kėtė Dom Gjergji shprehet se nuk mund tė akuzojė asnjeri, pasi jo vetėm nuk ka fakte, por "ajo gja tashmė asht njė kapitull i myllyn dhe i pėrket njė kohe tė shkueme".
Gjergji, 10 vjet burg
Pas nėntė muajve qė Gjergjin e mbajtėn tė izoluar nė qeli, e morėn qė andej dhe e ēuan tek dhoma ku Sigurimi kishte vendosur thasėt qė i kishin gjetur atij nė oborr. Lidhur me kėtė, ai kujton: "Aty ku kishin jetu Murgeshat Servite, mė vunė me sistemu dokumentet e gjetuna, sepse librat i kishin ēu nė Bibliotekė, apo i kishte marrė dikush tjetėr. Aty mė thanė qė tė dajshe veē shkrimet e mija, e veē ato tė Dom Mark Harapit e At Benedikt Demės. Teksa sistemojshe ato, pashė dhe poezinė time "Letėr Luēiferrit" dhe kur shkova nė qeli, mendoja se do mė pushkatojshin. Por shpejt i dhashė kurajo vedit duke menue se aty ishin pushkatue sa e sa priftėn tė tjerė dhe u gėzova se edhe unė po bajshe diēka tė mirė. Pėr ēdo shkrim timin, mė thėrritshin ēdo ditė pėr me dhanė spjegime nė hetuesi, ndėrsa pėr poezinė "Letėr Luēiferit" qė kishte rreth 400-500 vargje, dhashė skjarime prej orės 7 deri nė ora 16. Pas nėntė muejsh hetuesie, ku nuk mė torturuen po mė hidhnin drogė nė gjellė, mė nxorrėn nė gjyq, i cili u zhvillue me dyer tė mylluna nė sallėn e Gjykatės sė Rrethit. Para se me mė nxjerrė nė gjyq, mė vizitoi Dr. Enver Mersini i cili iu tha atyre tė Degės: "Ju pakeni dashtė me e mytė kėtė djalė". Gjyqi kundėr meje filloi natėn e madhe tė Pashkėve nė prillin e vitit 1977 dhe gjatė akt-akuzės tė cilėn e kishin pėrkufizue "Agjitacion e propagandė tė myllun", mė lexuen gjashtė poezi ku unė aludojshe hapun kundėr regjimit. Ndėrsa poezinė "Letėr Luēiferrit", nuk e lexuen pasi ajo fliste kundėr Enver Hoxhės dhe ata nuk munt ta lexojshin. Kur mė kėrkuen fjalėn e fundit, unė iu thaē: "Unė kėrkoj drejtėsi". Ndėrsa trupi gjykues u tėrhoq me dhanė venimin, disa policė mė shanė duke mė thanė; prift i poshtėn. Pas kėsaj i thaēė njė polici qė mė kishte shtėrngue fort prangat, qė tė mė vinte nė gojė njė cigare se i kishe duert e lidhuna. Ai duke mė ndezur cigaren, mė tha: "Qenke guximtar i madh" dhe unė iu ktheva duke i thanė: "Ju i masni njerzit me gjatėsinė e trupit dhe jo me forcėn e shpirtit. Kjo ėshtė e keqja juej". Pas kėsaj trupi gjykues ma dėnoi me dhjetė vjet burg", e mbyll rrėfimin e tij Dom Gjergj Simoni, i cili vuajti plot nėntė vjet e 19 ditė nė kampet e Ballshit, Qafė Barit e Spaēit, pėr faktin e vetėm se deshi tė ruante objektet e dokumentet me vlerė tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Po kėshtu vite tė gjatė burgu vuajti edhe i vėllai i tij, Monsinjor Zef Simoni, i cili sot ėshtė Ipeshkvi i Shkodrės. Edhe vetė Gjergj Simoni, qė prej vitit 1991, kur u shugurue si i pari meshtar prej Selisė sė Shenjtė, shėrben nė famullinė e Dajēit tė Bregut tė Bunės, pa harruar pasionin e tij tė vjetėr: Letėrsinė.
/25.02.2003