G J U H Ė S I
SHKODRANE


| Prapa |

10-VJETORI I "DEKLARATĖS" SĖ GJUHĖTARĖVE TĖ SHKODRĖS
-- nga Prof. Dr. David Luka, 2002

Nė prill tė vitit 1992 Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė i dėrgonte Katedrės sė Gjuhės Shqipe tė Universitetit tė Shkodrės "Luigj Gurakuqi" njė shkresė tė firmosur nga drejtori i tij, z. Jorgo Bulo, ku vihej nė dijeni se do tė pėrkujtohej 20-vjetori i Kongresit tė Drejtshkrimit. Nė platformėn, qė pasonte shkresėn, shkruhej: "Nė nėntor 1992 mbushen 20 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, i cili sanksionoi kurorėzimin e procesit tė njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare ...".

Kjo platformė, ashtu siē qemė mėsuar, tingėllonte si direktivė partie. Pra, gjuhėtarėt do tė mblidheshin jo pėr tė shpalosur mendimet e tyre, po thjesht pėr tė glorifikuar vendimet e Kongresit.

Nisma e Institutit pėr kėtė tubim nuk qe rastėsi. Sepse, me fillimet demokratike nė Shqipėri, qe shtruar pėr diskutim edhe problemi i gjuhės letrare kombėtare. Ēėshtjet qė shtroheshin pėr diskutim mund tė pėrmblidhen nė tri pika:

A qe shkencėrisht e drejtė zgjidhja e Kongresit tė Drejtshkrimit?
Cili qe roli i partisė-shtet dhe personalisht i Enver Hoxhės nė kėtė proces?
Cila do tė ishte e ardhmja e gjuhės letrare kombėtare?

Problemi i parė duhej tė diskutohej detyrimisht, sepse nė Kongresin e vitit 1972, qe arritur nė pėrfundimin se "gjuha letrare kombėtare shqipe ėshtė formuar e po pėrfundon kristalizimin e saj si njė koine letrare sui generis, e cila ngėrthen nė strukturėn e saj elementet themelore tė pėrbashkėta tė shqipes dhe elemente tė rėndėsishme dalluese tė tė dy dialekteve" 1). Gjuha letrare kombėtare tani do tė vėshtrohej si "mbidialektore" 2). Po tė ishte kėshtu, gjithēka do tė pėrligjej. Mirėpo, siē do tė pohohej mė vonė, baza dialektore e kėsaj shqipeje standard, na dilte toskėrishtja letrare. Pėr herė tė parė ky fakt u vu nė dukje nė veprėn e Xhenet Bajron (1976) 3), ku thuhej qartė se "Toskėrishtja ka qenė bėrthama fillestare e shqipes standard", pohim qė kundėrshtohet prerazi nga A. Kostallari se "Nė kėtė vepėr ... formimi i shqipes letrare tė njėsuar trajtohet nė mėnyrė tė thjeshtėzuar e tė shtrembėruar" 4). Nė kėtė situatė, kur pėr tė njėjtin proces shpreheshin mendime krejtėsisht tė kundėrta, diskutimi se cila qe baza dialektore i kėsaj shqipeje standard bėhej imperative. Kjo shprehet qartė nė intervistėn qė Anastas Dodi i jep gazetės "Java" tė Prishtinės. I pyetur nga gazetari: Pse nė Kongres nuk u tha qė baza e gjuhės letrare shqipe, qė po fiksohej aty, ėshtė dialekti toskė?; Dodi pėrgjigjet: Mė kujtohet qė kjo punė u bisedua, dhe ne i bėmė vėrejtje atij referatit tė Kostallarit, edhe i thamė se duhet tė thuhet qė dialekti bazė ėshtė toskėrishtja, qė vihet nė bazėn e gjuhės letrare. Por, u tha se kjo mund tė bėjė mė shumė dėm sesa tė sjellė ndonjė dobi 5). Nė qoftė se nė kėtė intervistė nuk ka ndonjė lajthitje a ndonjė lapsus, del krejt e qartė se kėtu nuk bėhet mė fjalė pėr shkencė gjuhėsore, por pėr politikė demagogjike.

Problemi i dytė (pėr rolin e partisė-shtet e tė Enver Hoxhės nė kėtė proces), nuk shtrohej as pėr mllef e as kot sė koti. Me tė drejtė E. Sedaj 6) rithekson 7) se pikėpamjet e A. Kostallarit mė 1972 qenė tė njėjta me ato tė Enver Hoxhės, tė paraqitura 17 vjet mė parė mė 1955.

Problemi i tretė, cila do tė ishte e ardhmja e gjuhės letrare, duhej diskutuar doemos, sepse kishte tė bėnte kryesisht me ndalimin qė i qe bėrė gegėrishtes letrare pas vitit 1972. Ēdo tė bėhej, pra, me kėtė gegėrishte, me tė cilėn qe shkruar gjysma e letėrsisė shqipe e qė vazhdonte tė shkruhej nė diasporė nga pėrfaqėsues tė mėdhenj e tė denjė tė kulturės shqiptare si M. Camaj, etj.

Nė qoftė se sot, pas dhjetė vjetėsh, mjaft gjėra janė sqaruar, mė 1992 shumė prej tyre shtroheshin pėr zgjidhje. Kjo ishte njė ndėr arsyet qė pėrligjte njė tubim gjuhėtarėsh. Po ajo qė e bėnte tė domosdoshėm kėtė tubim qe pėrjashtimi qė po i bėhej kėtyre gjuhėtarėve 8) nga veprimtaritė zyrtare tė kohės, vetėm sepse nuk mendonin njėlloj me direktivėn e platformės, bile edhe po e kundėrshtonin atė.

Mė 24 korrik 1992 Muzeu Historik i Rrethit, nė bashkėpunim me Katedrėn e Gjuhės Shqipe tė Universitetit tė Shkodrės organizuan Tryezėn e rrumbullakėt me temė "Probleme tė gjuhės letrare kombėtare". Veprimtaria u zhvillua nė sallėn e ligjėratave tė Muzeut.

Pėr tė formuar njė ide tė qartė pėr kėtė tubim tė stėrpėrfolur mbarė e mbrapsht, po sjell kėtu Platformėn e diskutimit shkencor pėr problemet e gjuhės letrare kombėtare nė tryezėn e rrumbullakėt, e cila i bashkangjitej ftesės pėr pjesėmarrje nė kėtė veprimtari 9). Aty shėnoheshin edhe ēėshtjet qė do tė diskutoheshin:

1. Njė ndėr tiparet kryesore tė gjuhės shqipe, duke u nisur qė nga autorėt e vjetėr, veēanėrisht te Bogdani, nė periudhėn e Rilindjes e nė vazhdim (Komisia Letrare e Shkodrės, 1917) ka qenė konvergjenca gjuhėsore, e cila ka pasur si mbėshtetje gjithnjė konvergjencėn kombėtare ekonomiko-shoqėrore, politike e kulturore. Nė kėtė kuadėr, si duhet trajtuar Kongresi i Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe?

2. Pėr metodėn e punės sė pėrdorur nė njėsimin e gjuhės shqipe nė Kongres thuhet: "Nėnsistemet e gjuhės letrare, tė para nė terėsinė e tyre komplekse, na lejojnė tė arrijmė nė pėrfundimin se gjuha letrare shqipe ėshtė formuar e po pėrfundon kristalizimiun e saj si njė koine letrare sui generis, e cila ngėrthen nė strukturėn e saj elementet themelore tė pėrbashkėta tė shqipes me elemente tė rėndėsishme tė tė dy dialekteve ...". Ē'mund tė thuhet pėr kėtė pėrfundim?

3. Si mund tė mendohet e ardhmja e gjuhės letrare kombėtare?

Si duhen vlerėsuar tri mendimet, qė qarkullojnė nė sferat intelektuale:

a. Tė prishet ajo qė ėshtė vendosur nė Kongresin e Drejtshkrimit; gjithsecili tė shkruajė sipas dėshirės?

b. Tė vazhdohet si deri tani?

c. Tė ruhet gjuha letrare kombėtare e njėsuar. Ndėrkaq, mėnyra se si ėshtė vepruar pėr kėtė njėsim, mund dhe duhet tė rishikohet. Ėshtė fjala pėr ta pasuruar kėtė njėsim, pėr ta bėrė mė elastik dhe mė tė pranueshėm pėr tė gjithė. Krahas tė shkruhet pa asnjė kufizim gegėrishtja latrare.

Nė tubimin e Shkodrės, pėrveē gjuhėtarėve shkodranė, morėn pjesė edhe tre gjuhėtarė tė ftuar nga Instituti i Gjuhėsisė (B. Beci, S. Mansaku e E. Lafe). I ftuar qe edhe prof. A. Pipa, qė ndodhej nė Shkodėr rastėsisht. Ky tubim zgjati pa ndėrprerje plot gjashtė orė. Nė fund u lexua njė Deklaratė, qė mė vonė u botua nė dy gazetat lokale tė Shkodrės 10).

Pėr kėtė Deklaratė ėshtė folur e shkruar shumė, po gjithsesi a priori, sepse autorėt e kėtyre shkrimeve nuk e kanė njohur as tekstin origjinal tė botuar, as historinė e hartimit tė saj.

Nė Tryezėn e rrumbullakėt tė Shkodrės u pėrfaqėsuan dy rryma, duke shprehur kėta dy palė mendime. Tė parėt kėrkonin mosnjohjen e Kongresit dhe tė vendimeve tė tij. Tė dytėt e pranonin atė, po kėrkonin qė tė zhvillohej debat e diskutim pėr ta pėrmirėsuar e pėr ta bėrė tė pranueshėm nga tė gjithė. Deklarata, pėr tė cilėn po flasim, paraqet tani sintezėn e tė dy rrymave. U vendos qė palėt tani e mbrapa, mund t'i shprehnin mendimet e tyre nė mėnyrė tė veēuar, personale, po jo mė nė emrin e gjuhėtarėve tė Shkodrės. Kjo gjendje paraqitej e qartė nė pikėn e tretė tė Platformės sė dhėnė mė lart.

Meqė Deklarata nuk u lejua tė lexohej nė konferencėn "Gjuha letrare kombėtare dhe bota shqiptare sot" (nėntor 1992), atėherė u mendua qė kumtesa qė unė do tė mbaja nė kėtė Konferencė, tė paraqiste Deklaratėn e mėsipėrme. Po meqė kumtesa nė tė ardhmen do tė botohej nė emrin tim, unė paraqita aty variantin e parė tė kėsaj Deklarate, qė pėrfaqėsonte mendimet e rrymės sė moderuar tė gjuhėtarėve tė Shkodrės.

Duke krahasuar tani Deklaratėn me kumtesėn time, mund tė nxirren edhe pėrfundimet pėrkatėse. Duke shtuar kėtu edhe kėmbėnguljen time pėr ta shkruar Deklaratėn nė gjuhėn letrare tė njėsuar, bėhet krejt e qartė qė gjuhėtarėt e Shkodrės po kėrkonin vetėm debat e diskutim, asgjė mė tepėr.

Sulmi frontal, qė nisi kundėr kėsaj Deklarate, qe botimi i saj nė revistėn "Albanica" 11). Prof. A. Pipa, s'di sepse, e ktheu tekstin e Deklaratės nė gegėrishte dhe nė disa vende e ndryshoi atė. Dhe prapė, s'di sepse e pa mė pyetur e pa mė marrė leje, nė krye tė 420 nėnshkruesve tė saj, vuri emrin tim. Ky veprim i pamatur i prof. Pipės solli tėrė ato ngatėrresa, qė tashmė njihen.

* * *

Dhjetė vjet pas Deklaratės sė gjuhėtarėve tė Shkodrės, qė po kėrkonin vetėm debat e diskutim pėr gjuhėn letrare kombėtare dhe pėr vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit, nevoja pėr rivlerėsime 12) dhe pėr dialog shkencor 13), ėshtė bėrė e pranishme brenda e jashtė vendi. Mirėpo, gjuhėsia zyrtare, qė vazhdon politikėn gjuhėsore tė partisė, mban tash tridhjetė vjet tė njėjtin qėndrim. Pashallarėt e kuq vazhdojnė tė mos lejojnė asnjė debat e diskutim, duke zbatuar haptas politikėn e pėrjashtimit. Njėri prej tyre, qė mbart mbi vete remineshenca latente tė sė kaluarės, sė cilės i pėrket i tėri, ėshtė shprehur qartė se "Gjuha letrare shqipe dhe drejtshkrimi i saj e pėrballuan me sukses njė 'tėrmet' nė fillim tė viteve '90 dhe po i pėrballojnė edhe disa pasgoditje me energji tė dobėsuar" 14). Nė kėtė shprehje nuk merret vesh: a qe tėrmeti i dobėt, apo ndėrtesa e fortė?

Nė referatin e mbajtur nė Konferencėn shkencore jubilare me rastin e 25-vjetorit tė Kongresit tė Drejtshkrimit (organizuar nė Tiranė mė 12 dhjetor 1997) thuhet: "Nė ditėt tona njėsia e gjuhės letrare kombėtare ka ndėrtuar shtetin e njėsishėm kulturor tė popullit shqiptar nė mbarė hapėsirėn e tij historike 15). Tani, fjala shtet nė Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe tė vitit 1980 shpjegohet kėshtu: "Organizatė politike e klasės sunduese tė njė vendi, e cila ka pėr qėllim tė mbrojė interesat e kėsaj klase dhe rendit ekzistues, nga klasat dhe forcat kundėrshtare brenda vendit dhe nga armiqtė e jashtėm" 16). Ky koncept pėr kėtė lloj shteti kulturor shpaloset qartė nė tė gjithė referatin. Krizėn e sotme pėr zbatimin e normės letrare, referuesit e shpjegojnė me ripolitizimin e ēėshtjes sė gjuhės letrare, me shfaqjen e mendėsisė anakronike tė atyre qė "s'paskan harruar asgjė e s'paskan mėsuar asgjė" 17)! Shqetėsimet, qė paskan lindur nė kėto vite, pėr tė ardhmen e gjuhės letrare na qenkan njė pjesė e tronditjeve dhe zigzageve nė fushėn e kulturės, qė qenkemi tė detyruar tė paguajmė si ēmim pėr tė hyrė nė rrugėn e re tė lirisė sė mendimit, por edhe tė triumfit tė arsyes. Dhe, si tė mos mjaftonte ligjėrata e mėsipėrme, shembull ideal pėr tė shpjeguar paradoksin, na vjen njė tjetėr thėnie lapidare: "Mbyllja dhe izolimi i gjatė patėn konservuar te disa elementė mendėsinė e sė shkuarės dhe mungesėn e frymės emancipuese, rrethanat e reja ushqyen te dikush tjetėr herostratizmin e adhamutizmin" 18).

Pėr tė gjykuar tani pėr "frymėn emancipuese" (siē !) tė autorit tė mėsipėrm, po ju sjell vetėm njė fragment tė vogėl nga artikulli i tij, botuar nė revistėn "Studime filologjike" mė 1985. Nė mbyllje tė kėtij shkrimi prej 6 faqesh thuhet qartė e shkoqur: "Mėsimet dhe idetė e pavdekshme tė shokut Enver Hoxha pėr gjuhėn tonė amtare ... shembulli i shkėlqyer i veprės sė tij do tė na udhėheqin kurdoherė nė studimet tona shkencore e nė tė gjithė veprimtaritė praktike..." 19).

Tani gjykoni vetė se kush ėshtė Adhamudhi!

* * *

Bėhet e qartė tani se nė tubimin qė do tė organizohet me rastin e 30-vjetorit tė Kongresit tė Drejtshkrimit, janė marrė tė gjitha masat qė tė mos ketė mė goditje termeti. Sepse, "Nuk don pasha kallabllėk"!

Referencė:
1) Kongresi i drejtshkrimit tė gjuhės shqipe I, Tiranė, 1973, f. 88.
2) Po aty, f. 79 v. A. Kostallari, Mbi disa drejtime tė pėrsosjes sė sistemit e tė strukturės sė gjuhės sonė letrare, SF 2, 1982, f. 7. A. Kostallari, Gjuha letrare kombėtare shqipe dhe epoka jonė, SF 4, 1984, f. 38/1 (skema).
3) Janet L. Byron, Selection among Alternates in Language Standardization: The Case of Albanian, The Hague-Paris, 1976. Kėtė fakt do ta pranonte edhe Xh. Lloshi, gjatė polemikės me A. Pipėn, nė artikullin Kultura shqiptare pėrpara shqetėsimeve tė reja, botuar nė rev. socialiste "Sot", nr. 5-6, 1991, f. 21 v. Edhe nė konferencėn kombėtare "Gjuha letrare kombėtare dhe bota shqiptare sot" (Tiranė, nėntor, 1992) u pohua haptas se baza e gjuhės letrare shqipe ka qenė toskėrishtja letrare.
4) A. Kostallari, Gjuha letrare kombėtare shqipe dhe epoka jonė, nė rev. "Studime filologjike", nr. 4, 1984, f. 28.
5) Gazeta "Java", Prishtinė, nr. 2, 15 dhjetor 2001, f. 29.
6) E. Sedaj, Baza argumentuese e polemikave aktuale pėr gjuhėn e njėsuar, nė rev. "Phoenix", nr. 3-6, Shkodėr, 2000, f. 149.
7) Nė artikullin Enver Hoxha dhe shkencat filologike shqiptare (shkruar nga A. Kostallari e J. Bulo dhe botuar nė rev. "Studime filologjike", nr. 4, 1988) thuhet qartė: "... qė nė Kongresin III tė PPSH ai (Enver Hoxha, sh. im) pėrcaktoi pėr gjuhėsinė tonė njė program pune afatgjatė, qė i hapi asaj perspektiva tė qarta pėr gjithė periudhėn e Pasēlirimit." (f. 3). Ndėrkaq, A. Dodi (nė artikullin Disa probleme tė gjuhės letrare nė veprėn e Enver Hoxhės, botuar po nė tė njėjtėn revistė, f. 45), shprehet edhe mė qartė: Qė mė 15 qershor 1955 shoku Enver Hoxha me njė qartėsi shumė tė madhe thotė se "gjuha e sotme letrare shqipe nuk ėshtė toskėrishtja e ngritur drejtpėrsėdrejti nė gjuhė kombėtare, por ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e elementit tė pėrbashkėt tė shqipes, duke thithur njėkohėsisht nė pėrpjesėtime tė ndryshme, edhe elemente tė veēanta tė rėndėsishme nga struktura fonetike, gramatikore e leksikore tė tė dy dialekteve". Ky fakt, qė mėnjanohet sot nga gjuhėsia zyrtare shqiptare, ėshtė vėnė nė dukje nga ne qė nė vitin 1993, nė simpoziumin "Martin Camaj - tradita dhe bashkėkohėsia", nė referatin me titull Pėrse ithtarėt e Kongresit tė Drejtshkrimit nuk e pranojnė debatin shkencor?, botuar nė vėllimin "Martin Camaj - tradita dhe bashkėkohėsia", Shkodėr, 1994 (f. 29).
8) Pėr sa mė sipėr, shiko artikullin tonė E vėrteta mbi konferencėn shkencore "Gjuha letrare kombėtare dhe bota shqiptare sot", botuar nė rev. "Kumtari" 6, organ i Muzeut Historik tė Shkodrės, Shkodėr, 1993.
9) Nė kėtė Platformė pasqyrohej: "Pjesėmarrja: gjuhėtarė tė Katedrės sė Gjuhės Shqipe tė Universitetit "Luigj Gurakuqi" dhe tė ftuar tė tjerė. Auditori: gjuhėtarė, mėsues gjuhe dhe intelektualė tė interesuar pėr problemin nė fjalė. Koha: 3-5 minuta pėr ēdo pėrgjigje. Koha e pėrgjithshme rreth 2 (dy) orė. Shėnim: diskutimi do tė drejtohet nga njė gjuhėtar."
10) Gazeta "Shkodra" (6 gusht 1992) dhe gazeta "Besa". Gjithashtu edhe nė njė gazetė me emrin "Libertas" (vjeshtė, 1992).
11) Albanuica, nr. 3-4, 1992, f. 121 v.
12) R. Ismajli, Nuk kam pėrgjigje tė prerė se a veproi Kongresi shkencėrisht a jo ..., nė gazetėn "Java", Prishtinė, nr. 3, 1 kallnor, 2002, f. 26. Aty thuhet shkoqur: "Unė mendoj se gjėja e parė qė do bėrė me qėllim tė pasurimit tė shqipes ėshtė sė pari tė dėgjojmė mirė njėri-tjetrin, t'i dėgjojmė shprehjet e tė folurit nė tė gjitha anėt, t'i identifikojmė ato pika ku na duket se ka probleme dhe pastaj drejtshkrimi ynė dhe zgjidhjet ekzistuese na bėjnė tė mundshme qė tė ketė zgjerime. Unė nuk kujtoj se ėshtė mėkat tė bėhen kompromise nė kėto raste ...". Shiko edhe Rolf Ködderitzch (R. Kėderiē, Pėr njė gjuhė letrare kombėtare shqipe, nė rev. "Hylli i dritės", nr. 1-2, Tiranė, 1996 (veēanėrisht nė f. 8).
13) E. Sedaj, Baza ..., po aty, f. 155.
14) E. Lafe, Ndihmesa e prof. Mahir Domit pėr drejtshkrimin e gjuhės shqipe, nė rev. "Studime filologjike", nr. 3-4, 2001, f. 45.
15) I. Ajeti, E. Lafe, Njėzet e pesė vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit (Vlerėsime dhe vėshtrime nė tė ardhmen), SF 1-2, 1998, f. 20.
16) Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe, Tiranė, 1980, f. 1925.
17) Njėzet e pesė vjet ..., po aty, f. 14.
18) Po aty, f. 11.
19) E. Lafe, Shoku Enver Hoxha pėr pasurimin dhe pastėrtinė e gjuhės shqipe, SF 2, 1985, f. 148.

| Prapa |