L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi Autori ka lindur nė Shkodėr mė 1963. Ai shkruan poezi dhe prozė. Ndėr veprat e tij mund tė pėrmendim: "Na ishte njė tors dashurie", "Princesha kėmbėzbathur", "Skodrinon", etj. Krasniqi ėshtė gjithashtu edhe piktor.
Mė tepėr nė: http://www.freewebs.com/gazmendkrasniqi/

Sonata e hėnės

IV.
SONATA E HĖNĖS

Gatitur nėpėr poza tė ngrira ligjėrimi,
dhe pse njė kulm harrese mbetur, pėrsėri,
aty ku rrinė shikimpėrdhe tė vdekur

Ku shqyhen sytė e ikjeve, dhe vetė shikimi,
ndoshta i buti shikim i engjėjve mė rrok.
Por vendi ku buaj e ka portėn copė -

Njė dallgė qė hapet e arta sonatė. Pa ndalje
nė ēastin fatal, me ndarjen e thartė dhe fjalėt
qė ende s'u thanė mbi tokėn e ashpėr, por zonjė.

E di, mallėngjimi tė vonė gjithmonė e ēlirė
shosha e kohės qė tokėn kėtu praron:
ditė pa emėr. Vetėm vėrshim i mpirė

Njėlloj me ėndrrat kur shpresė te drita peshkoj,
kur gjuaj fetishe festivė nė vazo arketipi,
kur ruaj Egnatias qerre mitesh. Ēdo gur

Kokė statuje tė shembur. E zemra
njė majė ku s'mund tė prekė kurrė poema:
sonatėn e thur e mbetet pėr tė e huaj.

VI.
BREZI I HALORĖVE

Ndėr ne rrėnqethja e tokės rrėnjuar:
pėrpara ngulmim kurioz kullotash
prapa sėpatė pazemėr druvari
(pa njohje mbi shkallėt hyjnore tė limfės)
ngutshėm ngulur nė trupin e trungut

Kredhur trishtim i truar i dritės
e diell i dehur prapa terresh
nė fotosintezėn e ethes sė gjelbėr:
shkohet mė fort drejt zogjsh tė panjohur
tek rrok tokėn e lėpirė nga krimbat

Ndėr kohė qė soje shenjtėrie snobe
(pa pezm nė vendin ku ikėn perėnditė)
e orė ngarendin nė ngenė e vjetėr,
unė dua tė kujtoj njė puthje
qė dhe nė gur paemėr tė globit.

IX.
Pas netėsh me dimėr, pafund,
njė plak me lundėr mbi lumė
peshkon dėborė e ngricė
dhe shtangie tė kulluar gjithėsie

Veēuar tė fshehtash tė veta,
ku theksi amtar i vetdijes
e rras te ēdo dhimbje,
nė zemėr karont mishėrohet

Nė kurm rituali pėrkundet,
ngadalė, si t'ish prej uji,
shpėrbėhet pėrdėllimi tė pellgėt
pėr ndonjė grimė jetė

disa ndjesi tė shterra
apo tepėr tė fshehura
aqsa tė pandehet dikur
se jeta ėshtė e mundshme

XI.
E marra sintaksė e puthjes,
te libėr i borės qė iku,
pyetje ligjėrimesh tė dlira:
do kem sėrish dashurinė?

Mė ka prej kohe pėrdore
trishtim i gjorė somnambul
Mė pa braktisur hapėsirash
Nė brigjet e sfilitur tė zemrės
shikimi sodit kujtime
Si duna prej ari vejevinė

Jam bėrė rebel e Zoti
nderoi me luftė,
kėrkova devocion e Zoti injoroi,
tashti mendimebjerrė
po mbledh hyjnoret kujdesje
Qė thanė prej plagės sė parė
jam unė trashėgimtar

Kėshtu na janė poezitė,
me mėshirė pėr etjeshumin,
antilulka tė gjuhės,
terrina ku digjen flutura

Dashuria, sido ta ēmoje,
njė soj infeksioni
Dhe unė, sido tė doje,
Adami qė Evėn takoi

XII.
Shpirti nė shkurren me ferra shfrimesh
dhe re dhe zogj qėndisur qiejsh:
nėnshtruar e mundur, nisur nostalgjitė

Nė botėn me shkretira pa shije tė ikjeve:
mė fort se larg pėrbrenda gjėmon -
gjithmonė asnjė epitaf s'mungon,

Pėr dimėr - ēorapet e lėna nga nėna,
muzikė e trishtė e ikjes sė shpejtė
popullon, pjeston pikėllime mė tė vogla

Sėrish vetmia, buka, uji - njeriu
qė ka nevojė tė rrijė menduar
gjatė pėrmbi gjithēkanė e panjohur

Pėrmbi pohimin e jetės vetė
- vetimė qė vjen vlerėson nė dhomė
sekretet e botės: ku ėshtė prova
qė bėn qetėsia, m'e vėshtira nga gjitha.

XIX.
Kėtu, ku koha i ngjan plazhit nė gjumė
e shelgje ajri gufojnė vela ilire,
nė kalkun e ujit ku peizazh i vakėt kopjohet

Ku fjalė, qė mbret i kėtij bregu mė mbanin,
sa nxjerrin pėrsipėr vite qė s'ngjallen
a thua se kurrė s'kryqėzohet mė gjė me ne

Kėtu, ku ēdo fėmijė i do zogjtė,
midis fėmijėsh e zogjsh, ku vajin lakmoj
se s'di flatrime apo jetė pėrrallash

As s'di tė rri nė dreka a darka tė vetdijes
ku lojė karuseli ēdo orė numėrojnė moshat -
ēdo kat, secili pėrmbi zemrėn i fortė

Kėtu, ku pema lotoi mbi hijen e butė
se kurrė e kurrė nuk mundi ta shtijė nė dorė,
ku ka numėruar hija ēastet, jo muajt

E prapė e prapė kėshtu gjithmonė mjaftohet.
Te kjo vetmi, ku ngrihet fuqi ligjėrimi
sėrish shpėrthen e shtyllat e veta thėrmon

Kėtu, fshehur nė sende tė tretura tė vjeshtės,
kėtu ku ka nostalgji tė gjallėsh e vdekjesh,
qė orė pėr orė rrethon e kurrė s'lėshon

Sikur po pret ndonjė pėrmallje tė fortė
vetime qė brenda dheut i hedh dritėrat
kėtu, vėrshuan zėra ndėr buzėt e ujit:

As Zoti vetė, i qeshur e duarnderė
nėpėr njėzet erėra, as ai s'e di
cili flatrim, cila rreze a velė

Lėshuar sė fundi diku vetėm pėr mua,
do ēojė kah aventura dhe kah deti
shpirtin qė tash kushdi ku ka humbur!

XXXVIII.
Nė kopshtin e vogėl homazhe ujėrash e guacke.
Unė s'pata se kujt t'ia besoj humbjet nė kohė:
hendek i hollė nėpėr zallin e zemrės

Sikur tė vdekurit e largėt thėrret tė zgjohen.
Tė gjallėt mė larg janė. S'e mbush gjė honin:
fjalė, qė na ngjajnė sadopak, bėhen mbrėmje

Pa flatra pulbardhash. Po yje tė shpikur,
me kėmishė jermi, flasin me puse, ēisterna,
tė gatshme tė ēikin edhe vetė marrėzinė

Dersa rrathėve tė hukamės hutaqe humbasin.
Duke dashur veēse tė mbahen mend.
Duke dashur veēse paksa tė pėrfillen.

E kjo e fshehtė, qė u jep mė tepėr hije,
tashti mė bėhet bisedė e vetme me botėn.
Sidomos kėtė do doja tė tregoja gjithmonė

Ndėrsa vėrtitem kėtu, ndėrsa mendoj
se ndoshta pėr kėtė qėndron nė kėto troje
pesėhapėshi, i pagoji kopsht i vogėl.

-- marrė nga revista ARS, botues Irhan Jubica


R O J T A R I

- tregim -


Pėr pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij kam treguar nė njė roman tė quajtur "Fundi i botės" e, meqė ato gjėra janė thėnė njėherė dhe kėto qė mbeten pėr t'u thėnė pėr ēastet e fundit tė jetės sė tij mund tė rrinė fare mirė si rrėfim nė vete, e shoh tė arsyeshme tė mos e mėrzis gjatė lexuesin, qė edhe kėshtu ka tė drejtėn e tij (nėse ai ėshtė njė lexues i mirė i poezisė) pėr tė shprehur rezervat pėr artin e prozės, ose, mė saktė, pėr artin tim tė prozės. Kjo ėshtė njė punė e nisur dhe, siē ndodh rėndom edhe me mua, po pėrpiqem t'i shkoj nė fund, duke hyrė nė temė menjėherė, sapo tė kem kapur ēastin e duhur tė rrėfimit. Mendoj se e kam parasysh atė: silueta elegante e njė vajze rrėshqiti pėrmes shelgjeve buzė Urės sė tė Mbyturve, po rojtari i urės s'lėvizi as nga parmaku ku ishte mbėshtetur, vetėm sa e pa me indiferencė, siē mund tė shihet njė re e largėt qė kalon nė punėn e saj: ēiftet linin shpesh takim aty rrotull, por askush nuk bėnte ndonjė veprim tė tepėrt, sepse ishte e qartė pėr tė gjithė qė ndalohej kalimi mbi urė. Megjithatė, siē ia donte puna dhe siē i qe bėrė ves i pashqitshėm prej pėrvojės sė gjatė (e ruante qė nga rinia e tij atė urė dhe vazhdonte ta ruante me zellin e parė), rojtari i mprehu veshėt mirė, qė tė kapte edhe mė tė voglėn zhurmė tė dyshimtė. Emri i kobshėm urės i qe vėnė shumė kohė mė parė se tė fillonte ta kryente ai atė detyrė (ka qenė njė kohė kur shumė njerėz shkonin me kėmbėt e veta e i jepnin fund jetės duke u hedhur prej parmakėve tė saj), ndėrsa gjatė shėrbimit tė tij nuk dihej asnjė rast: ai bėnte njė punė shembullore, tė lėvduar gjithmonė prej autoriteteve, gjė qė e gėzonte pa masė, si ēdo njeri me botė tė varfėr, pa ndonjė lloj ngjarjeje pėr t'u vėnė nė dukje. Megjithėse flitej se qe shumė i moēėm, askush s'dinte tė thoshte pse s'kishte dalė nė pension, sepse askush s'ia pėrcaktonte dot moshėn e saktė. Nuk i bėhej vonė nėse flitej ndokund keq pėr tė (nė gazeta e libra, i pat thėnė dikush), ai ua linte kėtė punė nė dorė autoriteteve: i qe ngarkuar njė punė dhe ai e kryente atė me devotshmėri, siē do tė kryente ēdo punė tjetėr qė mund t'i ngarkohej. Prandaj kur pa se, pėr ēudi tė tij, vajza po ecte me nxitim drejt urės, me njė pamje qė s'para tregonte lumturinė e takimit tė dashurisė, por qe aq e hutuar sa nuk e dinte se ku po shkelte, ai u trondit dhe thuajse e humbi pėr njė ēast nga e papritura, sepse nuk donte ta besonte qė mund t'ia cėnonin ndonjėherė namin e madh prej tė pathyeshmi. Pėr njė ēast mendoi qeshjen me tė cilėn ajo do tė shfajėsohej pėr shakanė e rėndė qė kishte bėrė dhe sa vend mund tė kishte mbetur brenda tij pėr tė pranuar kėtė shaka, prandaj fillimisht nuk tregoi forcėn e duhur pėrballė pėrplasjes sė saj mbi tė, por vajza e re, pėr fat, qe peshė e lehtė dhe ai e zuri mirė prej rrobash, megjithėse u ndodh para ushtrimit tė njė force thuajse mbinjerėzore dhe njė agresiviteti tė papėrballueshėm. Nga frika se mos i ikte, atij iu desh tė pėrmblidhte tė gjitha forcat, por kur filloi ta lironte pak nga pak, vuri re se ajo nuk po tregonte shenja ikjeje, madje sikur po ndjehej mirė me kokėn e zhytur nė gjoksin e tij prej plaku. Ndėrsa ai vetė filloi tė ndjehej keq: era e harruar e femrės po e shqetėsonte nė mėnyrė tė papėrballueshme shpirtin e tij tė tharė prej asketi. Nuk i kishte shkuar ndėrmend se erėn e gruas sė vdekur shumė e shumė vite mė parė mund ta gjente te njė femėr tjetėr, krejt e panjohur, prandaj gjaku i rrihte me shqelma nėpėr damarėt e plakur, por ai, i mėsuar gjithė jetėn tė fashiste ndjenjat dhe dėshirat, e zotėroi veten e, meqė kjo qė po i ndodhte i dukej njė turp, mori ta shqiste kokėn e vajzės nga gjoksi.
Pas pak e kuptoi se asnjėherė tjetėr nė jetėn e tij nuk ishte ndodhur mė ngushtė: i duhej mė shumė forcė pėr ta shqitur, se sa iu desh pėr ta mbajtur. Nga ana tjetėr, flokėt e vajzės aromonin si karafilė dhe ia turbullonin shpirtin me njė etje tė fjetur lumturie, me njė shqetėsim tė hollė e dėshirė tė paqartė, midis mallėngjimit e gėzimit, sa pėrbrenda tij buronte ndjenja e pashpjegueshme qė tė hapte dyert e njė ėndėrre tė ēuditshme, ku kėrkonte harresėn e njė mjerimi tė gjatė dhe dėshironte plotėsimin e njė shprese. Mendja, qė i punonte rrėmbimthi pėr tė shpėtuar njėherė e mirė nga ajo ngatėrresė e papėlqyeshme, e shtyu tė bėnte provėn tjetėr tė shqitjes dhe, kur s'ia doli, e kujtoi se ēfarė kish dėgjuar pėr ato femrat qė dridhen pa shėrim duke tė mbetur nė dorė, harroi, apo mė drejt s'pati kohė tė mendonte, qė mund ta shihnin tek e zhvishte, sepse flokėt e saj, qė i ngatėrroheshin nėpėr fytyrė, si dhe era e trupit tė njomė vajzėror e flakėn shumė vite pėrpara nė kohė, duke e bėrė tė paaftė tė arsyetojė mė: ēdo lėvizje e tij qe e pakontrolluar.
Pak ēaste mė vonė, tek shihte vajzėn se si rrėshqiste pėrmes shelgjeve, edhe ai desh tė lėvizte, por e ndjeu se iu rėndua trupi i tėri, se e kapi njė plogėshti e padurueshme dhe njė dėshirė vaji, se hidhėrimi dhe pezmi iu ngjitėn pėr t'ia lidhur nyje fytin. Deshi tė lėvizte, por kėmbėt s'i punonin, deshi tė pėrfytyrojė veten sipėr asaj vajze dhe tė rijetojė muzikėn e atij ēasti, por shpirti i mbytur me pezm e rrėnonte: e kaploi njė trishtim dėrmues dhe ndjenjat e reja qė jetonin brenda tij e trembnin, sikur shpirti i tij s'do tė gjente prehje kurrė. Silueta e vajzės qė po largohej e bindte se ajo kishte qenė aty, por ai s'donte tė besonte se mund tė kishte ndodhur gjė, sepse ishte vetėm faji i imagjinatės sė tij tė sėmurė: pėr jetėn e tij asketike bota qe njė kapicė kotėsirash, nė sytė e tij bota qe njė zbrazėti. Kishte qėlluar tė vinin aty gra shumė tė bukura, qė e kishin provokuar me gjithēka, por ai, i ndjerė i sigurtė me jetėn e vet, nuk qe tunduar kurrė dhe nuk besonte se mund ta turbullonin ca gjėra pa kuptim, prandaj bėri ca vajtje-ardhje mbi urė, duke besuar nė gjetjen e qetėsisė, edhe pse gjithēka e jetuar nė ato ēaste ia rėndonte zemrėn me forcė tė tmerrshme, me forcėn e diēkaje tė ardhur nga njė largėsi e pafundme: ndėrsa bota e sigurisė qe shembur nė gėrmadha, njė botė e mohuar prej tij kishte shfryrė hakmarrjen e vet. Herė pas herė dėgjonte veten tė psherėtinte nga ankthi, ndaj mendoi se do tė bėnte mirė tė flinte njė copė herė, vetėm gjumi mund t'ia qetėsonte nervat e copėtuara, por sapo hyri nė kasollen e tij, doli prej andej edhe mė i turbulluar, duke parė urėn dhe ujin poshtė saj, tek e thėrrisnin me mijėra duar, tek i premtonin se vetėm ato do ta shpėtonin nga vuajtja.
U kujtuan pėr tė kur ia gjetėn trupin nė det, mijėra kilometra larg Urės sė tė Mbyturve. Nė dhėmbė mbante zemrėn e njė peshkaqeni.

-- dėrguar nga Kolec Traboini, Boston

| Prapa |