Hamdi Bushati:
"Shkodra dhe Motet" - Traditė, Ngjarje, Njerėz
DY FJALĖ
Dalja nė dritė e kėtij botimi, krahas kėnaqėsisė sė ligjshme qė mė jep, mė lehtėson dhe nga njė lloj pėrgjegjėsie morale. Autori i kėsaj vepre, i ndjeri ati im, vdiq me "shpirtin e lėnduar", sepse nuk e shijoi vetė gėzimin qė pėrjeton ēdo krijues, kur vepra e tij bėhet e tė gjithėve, por, mė pėrpara, gjithnjė shprehte bindjen se dorėshkrimi i tij do tė botohej me siguri dikur, duke mos pėsuar kėshtu fatin e pamerituar tė sa e sa simotrave tė veta, qė janė lėnė dhe lihen nė harresė, ndonėse mbartin vlera tė shumta e tė plota.
Pėrmbysja e diktaturės krijoi shanset qė dihen dhe unė iu vura punės pėr ta pėrmbushur detyrimin moral qė mė takonte, ndaj "amanetit" tė tij tė veēantė: "Ban ēmos qė vepra tė mos mbetet pa u botue, qoftė sado vonė !".
Nė radhė tė parė "amaneti" pėrmbante dhe njė kusht mjaft delikat dhe me pėrgjegjėsi: -ta ripunoja veprėn nė anėn e formės, por pa cėnuar pėrmbajtjen (faktet, idetė). Megjithėse para meje ishte njė material 1500 faqesh tė daktilografuara, nuk mund tė hezitoja. Francezėt kanė njė thėnie proverbiale "Kur do, mundesh" (-Vouloir c'est pouvoir-) qė patjetėr mė kujtonte se si e pat kapėrcyer vetė autori kontradiktėn qė ishte nė mes volumit tė madh tė punės sė tij studimore si dhe kushteve minimale dhe kufizimeve tė panumėrta morale e materiale qė ia vėshtirėsonin sė tepėrmi pėrkushtimin e tij.
Kėshtu, nė vitin 1993, i hyra strukturimit tė ri tė veprės, pasi nė dorėshkrim mungonte njė kriter i qartė dhe i pėrcaktuar mirė, sepse, kur autori filloi bashkėpunimin me institucionet shkencore, qe menduar vetėm pėr grumbullim faktesh etnohistorike. Gjatė daktilografimit tė dorėshkrimit u krijua mundėsia pėr t'i bėrė redaktimin letrar, duke e ēuar nė vend njė pjesė tė "amanetit". Materiali i dorėshkrimit, i pėrmbledhur nė katėr vėllime, u sistemua nė dy pjesė, jo pse kėto kanė tipare tė ndryshme, por vetėm pėr arsye utilitare: botimi nė njė vėllim tė vetėm me mė se 1000 faqe tė shtypura duhej shmangur, si aspak praktik pėr botuesin dhe lexuesin.
Redaktimi gjuhėsor paraqiti mjaft vėshtirėsi, sepse nė vitet '60, kur u punua vepra, qenė tė pakristalizuara normat e reja tė drejtshkrimit; nė botime tė ndryshme vazhdonte tė pėrdorej edhe gegėrishtja. Gjatė "dorės sė dytė" qė grupi redaktues i dha veprės, u arrit nė njė kompromis: -pėr tė mos cėnuar autenticitetin e saj, qoftė dhe vetėm nė formė, duhej tė ruheshin disa veēori tipike tė gegėrishtes letrare (prania e n-ės nė vend tė rotacizmit, ruajtja e diftongut -ue, pėrcjellorja e paskajorja e gegėrishtes, mbaresat e pjesores mė-ė ose -ue). Nė tė gjitha rastet e tjera, pėr problemet fonetike dhe morfologjike u vendos tė ndiqeshin kriteret qė rekomandojnė dy botimet shkencore: "Drejtshkrimi i gjuhės shgipe i vitit 1973" dhe "Fjalori i drejtshkrimit tė gjuhės shqipe i vitit 1976". Kjo ishte e vetmja mėnyrė per tė ruajtur vazhdimėsinė dhe konsekuencėn nė drejtshkrim dhe pėr tė mėnjanuar fluktacionet gjuhėsore.
Vepra ėshtė e vėllimshme dhe mundėsia pėr gabime mbetet e pranishme si pėr redaktuesit dhe pėr anėn teknike tė botimit.
Pėr botimin e kėsaj vepre kanė treguar interesim tė veēantė punonjėsit e Muzeut Historik tė Shkodrės dhe ata tė Fototekės "Marubi" me nė krye drejtorin, z. Mentor Quku, qė angazhoi dhe tė ndjerin Vehbi Troshani pėr daktilografimin me cilėsi tė lartė tė kėtij dorėshkrimi. Po kėshtu meritojnė mirėnjohje z. Ali Kazazi e Visar Bala, qė arritėn tė sensibilizojnė dashamirėsit e nismave kulturore, duke mundėsuar sponsorizimin e botimit tė kėsaj vepre.
Me kėtė rast e ndjej pėr detyrė tė falėnderoj z. Prof. Dr. Zija Shkodra, Faik Luli, Islam Dizdari, Menduh Dėrguti, qė me pėrgatitjen e tyre profesionale dhe me sugjerimet e tyre tė kualifikuara ndihmuan qė ky punim tė dilte sa mė serioz.
Nė sajė tė kėtij angazhimi qytetar, u mundėsua qė vepra tė mos mbetej vetėm lėndė burimore pėr studjuesit, por tė braktiste dosjet dhe sirtaret dhe tė bėhej "ushgim" pėr masėn e qytetarėve shkodranė dhe miqtė e qytetit tė tyre.
Nexhmi H. Bushati