Ludvig Holberg (1684-1754)
HISTORITĖ E HERONJVE I (1864)
Baroni Ludvig Holberg kujtohet pėr veprat e tij komike e teatrore, por edhe si historian dhe filozof iluminist. Ėshtė shkrimtar danez i lindur nė Norvegji. Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme nė Kopenhagė mė 1702 punon si mėsues nė Norvegji. Mė 1706-08 qėndroi nė Angli, ku inspirohet nga kritikat pa paragjykime tė filozofėve iluministė britanikė dhe fillon studimet nė histori, tė cilat ēuan nė "Hyrjen e historisė sė perandorive evropiane" (1711-13). Mė 1714 fillon punė pa pagesė si profesor nė universitetin e Kopenhagės, mė 1717 profesor i zakonshėm nė metafizikė, mė 1720 nė oratorinė latine dhe mė 1730 nė histori. Udhėton nė Itali e Francė nė vitet 1714-16 dhe pas kthimit filloi shkrimet nė literaturėn artistike. Vepra e tij komike pėr eposin heroik tė Peder Paars (1719-20) bėri njė sensacion tė madh, ku nė tė njėjtėn kohė u shkri satira shoqėrore me parodinė letrare dhe mė 1722 nxjerr "Katėr poezi tallėse". Shfaqja e dytė nė shtėpinė teatrore daneze, nė Grųnnegade (Kopenhagė), qė u hap nė shtator 1722, shfaq komedinė e Holbergut "Kallajxhiu politik". Ai shkruan 27 komedi deri sa shtėpia teatrore mbyllet mė 1727, dhe sjell edhe gjashtė tė tjera pas rihapjes nė Sheshin Mbretėror mė 1748. Mė 1728 nxjerr tė parin prej katėr vėllimeve me letrat e jetės, mė 1729 "Pėrshkrimi i Danimarkės dhe Norvegjisė" dhe mė 1732-35 "Historia e perandorisė daneze 1-3". I ndikuar nga idetė e filozofėve iluministė britanikė dhe enciklopedia revolucionare e Bayles, ai ėshtė i ēliruar nga tradita e vjetėr universitare e autoriteti teologjik, dhe nė vend tė tyre, ai vė besimin nė arsyen dhe pėrvojėn. Kjo e shpė atė ndėr tjera edhe tek "Hyrja nė tė drejtėn natyrore dhe popullore" (1715), dhe tendenca ėshtė edhe mė e qartė nė veprat e tij tė mė vonshme. Nė pleqėri merret veēanėrisht me problemet filozofike dhe morale, ndėr tjera me romanin fantastik "Udhėtimi nėntokėsor i Niels Klim" (latinisht mė 1741, danisht nga Jens Baggesen mė 1789) dhe me esetė e pasura nė pėrmbajtje dhe tė formuluara bukur "Mendime morale" (1744), "Letrat 1-5" (1748-54), ku shquhet gjendja e tij shpirtėrore e sertė dhe ironike, si dhe ndjehet turpi ndjesor i tij. Reputacioni dhe pozicioni i Holbergut nė literaturėn daneze i dedikohet veēanėrisht komedive. Idhujt e tij ishin Platoni, Molieri dhe Komedia e arteve italiane, tė preferuara nė ripunimet e betonuara letrare franceze. Ai s'e mendonte veten se huazonte ide, por i dha ideve tė huazuara formė personale dhe ngjyra lokale, shpesh dhe njė drejtim moral nė zbulimin e tė metave njerėzore.Tė shumtit janė personazhe komedish, mes tjerash, "I paqėndrueshmi", "Jean de France", "Jeppe nė mal", "Jacob von Thyboe", "Erasmus Montanus dhe i papėrtueshmi"; tė tjerat janė portrete: "Maskaradė", "Henrik dhe Pernille", "Ambicja e respektuar dhe dhoma e lindjes". Komeditė e pleqėrisė si "Udhėtimi i Sganarelit nė tokėn e filozofisė" ėshtė njė lojė filozofike disi e thatė.
Medalja Holberg: ēmim nderi i literaturės daneze. Ndahet njė herė nė vit, qė prej vitit 1934, nga Shoqate daneze e Shkrimtarėve, pėr njė shkrimtar ose historian danez tė letėrsisė. Ndėrmjet marrėsve mund tė pėrmenden Vilhelm Andersen, Henrik Pontoppidan, Johannes Jorgensen, Karen Bliksen dhe Thorkild Bjornvig.
Shoqėria Holberg: shoqėri letrare daneze, e ngritur mė 1922 me qėllim pėr tė rritur njohjen pėr jetėn dhe veprėn e Holbergut.
Trupa e Holbergut: ėshtė njė institucion i themeluar mė 1950 nė Aarhus, me qėllim qė gjatė verės tė vihen nė skenė pjesė nga Holbergu nė Qytetin e Vjetėr. Nė fillim shfaqje tė hapura, qė prej 1963 nė Teatrin e Helsingųrit, ku ishte shpėrngulur; qė nga 1964 institucion me vetėfinancim. Shfaqjet e fundit mė 1967.
| |
|