Kopliku  
| Kontakti | Harta e faqes

Hoti nė fokus

Pėrgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta "Malėsia", shtator 2000

Hoti, njė ndėr pesė malet e Malėsisė sė Madhe, ėshtė ndėr mė tė vjetrit, por edhe ndėr mė tė rėndėsishmit e kėsaj treve. Emėrtimin e parė nė dokumente tė vjetra e gjejmė nė vitin 1414 me "Certi Hocti" (disa hoten), ēfarė tregon pėr njė popullsi jo tė madhe tė kėtij Mali.

Po aty shėnohet edhe rebelet me Balshaj (balshajt ishin kryezotėt feudalė, qė mblidhnin detyrime e taksa).
Me 1415, kėta "rebelė" gjetėn strehim pranė Venedikasve nė Shkodėr, ku u ndihmuan edhe me tė holla. Nė vitin 1416 shėnohet se njė Andrea "Otto" (Andrea i tetė) emrohet kapiteni i vetėm i maleve, e se kjo i dhurohej e gjitha Venecias, meqense hotjanėt ishin prishur pėrfundimisht me Balshajt. Nė vitin 1417 gjinden emėrtime tė ndryshme si "Otto" ose "De Hottis".

Nė arkivat e ish-shtetit tė Venecias, flitet pėr luftė guerilase kundėr princėrve tė Balshajve nė vitet 1416-1417, si dhe popullimi i Hotit afėr territoreve tė sotėm qė pėrkon me vitin 1426, nė mes malit Veleēikut e Liqenit.

Pamje nga Hoti Nė vitin 1455 pėrsėri deklarohet besnikėria ndaj Venecias, sė bashku me komunitetet e Zetės sė lartė (superiore) me inisiativėn e Stefano Cernei. Me 1474, Hoti del si Mal nė vehte me njė kryetar, emrua pastaj Vojvodė, i cili ėshtė nė bashkėpunim me Venecien. Pak mė vonė, ka njė emigrim nė Siēili, ku pėrkon me pushtimin turk, ndoshta pėr t'u shpėtuar reprezaljeve. Edhe sot nė Siēili (Itali) gjinden rradhė mbiemra Hoti.

Ripopullimi i Hotit ėshtė bėrė pas vitit 1500, si vit shėnohet viti 1520 ku Geg Lazri, i biri i Lazėr Keqit, i ardhur nga Bosnja (natyrisht tokė dikur ilire qė flisnin shqip) u vendos nė mes dy njerėzve vendas qė gjeti nė Hot. Familja e Geg Lazrit u shtua aq shumė, sa shumica e popullsisė sė Hotit kanė pėr trung Gegė Lazrin. Ndėrsa autoktonėt, dy banorėt qė u gjetėn nė vitin 1520 gjinden nė Loknikaj e Koje, ku nė vitin 1911 numronin 12 shtėpi, qė martoheshin me Hotin Tjetėr, ndėrsa Hoti nė mes vehtes jo.

(Duhet sqaruar se Lazėr Keqi pati edhe tre djem tė tjerė, Piper Lazri, Vaso Lazri, Krasni Lazri, nga ku kanė origjinėn fiset e Piperit dhe Vasojeviqit, tė sllavizuar tani, ndėrsa Krasniqja e sotme rrjedh nga Krasni Lazri (shqiptare, por i myslimanizuar.)

Nė vitin 1610, 1614 shėnohet se Hotėt kishin 212 shtėpi me 600 burra tė aftė pėr armė. Me 1635 - 220 shtėpi me 1100 frymė. Emėrtimin Hot e gjejmė edhe nė dokumentet e viteve 1671, 1688, 1689, e tė gjithė katolikė, ēfarė tregon pėr qėndresėn e pashoqe ndaj pushtimit osman. Vetėm nė dokumente tė shekullit tė 19-tė gjen pak familje, qė kishin kaluar nė fenė islame (shpesh kjo vetėm pėr t'i shpėtuar reprezaljeve osmane, madje kishin dy emra nė qeveri mysliman, e shoqėri katolik).

Pikėrisht nė shekullin e 19-tė u arrit pėrfaqėsimi i interesave tė fisit pranė Ibrahim Bushatit, viziri i Shkodrės. Titullin bylykbash e kishte njė person me emrin Hasan Aga, 30 vjet, mė pas nipi i tij e humbet kėtė titull, si rezultat i njė rebelimi tė kotė.

Me 1881 Hoti numronte 405 shtėpi me 2500 banorė, tė pėrqėndruar kryesisht nė shtatė fshatra dhe me sipėrfaqe 120 km2, ndėrsa nė njė dokument tė vitit 1897 shėnohen 500 shtėpi me 4500 banorė. Po nė dokumentet e vitit 1897 shėnohet se Hoti ėshtė i ndarė nė dy bajraqe (flamuj): Bajraku i Hotit ose Rapshės, Bajraku i Traboinit, ose Kusha e Traboinit, qė i pėrkisnin dy famullive tė Rapshės dhe Brigjes sė Traboinit.

Nė kuvend tė krejt Hotit, kishin kuvendin e Rapshės, dhe bajraktari nr. 1 ishte ai i Rapshės, Deli Meta (shėnuar nė njė dokument tė vitit 1918), e i Traboinit ishte bajraktar nga familja Nishi, por kryesori ishte njė Deli Meta. Gjithashtu, Hoti nė pėrfaqėsimin e tij ligjor nė Xhibalin e Shkodrės kishte vetėm njė pėrfaqėsues (bylykbash). Lufta e Hotit pėr liri e identitet nuk ka tė sosur ndėr shekuj si me dreqnit e stepave tė Rusisė, shkjetė e Malit tė Zi e Serbisė, ku viti 1878 ėshtė kulmi i saj, ku vetėm lufta kėmbėngulėse e hotjanėve (edhe me malėsorė tė tjerė) bėri qė vendimi i Kongresit tė Berlinit tė mbesė nė letėr pėr tė mos i aneksuar Malit tė Zi krahinat e Tuzit, Plavės e Gucisė. Ndėrsa me pushtuesit anadollakė, kulmore mbet lufta e 1911, e cila me 6 prill tė kėtij viti ēoi nė ngritjen e flamurit tė Skėnderbeut nė Deēiē, pas 500 vjet robėrie otomane.

Vlen pėr tu sqaruar se pėr kuvende tė pėrbashkėta hotjanėt kishin edhe Kishėn e Brigjes (S. Giovanni Decollato). Festa kryesore e Hotit ėshtė Shėn Gjoni (Shnjoni). Por mbas tė gjitha kėtyre, vjen viti i zi 1913, kur Fuqitė e Mėdha, nė Shqipėrinė e Malėsinė e Madhe e bashkė me kėto edhe Hotin, ku mjerisht kjo dhuratė ju bė shkjeve tė Ballkanit, Malit tė Zi. Kjo ndarje nuk ishte vetėm territoriale, ajo ndau mbi tė gjitha fise, familje e shtėpi, doke e zakone, e fatkeqėsisht edhe sot kjo ndarje nė Europėn e Re quhet Tabu. Gjithsesi, hotjanėt emigruan e migruan, por kudo qė ata jetojnė, rrezatojnė jo vetėm shqiptari, por mbi tė gjitha mall pėr vendin e tyre, ēfarė do tė thotė, t'i dalin pėr zot kudo e kurdo. Hoti i mbetur mbas 1913, ėshtė pjesė e komunės Kastrat e ata me krenari kujtojnė vargjet lapidarė tė poetit kombėtar patėr Gjergj Fishta:

A po i sheh ti njata burra,
Qė kah brigja nėpėr curra,
Tue hecė natėn, porsi bisha,
Jan tuj ngjitun drejt kah kisha,
Ata janė po krenėt e Hotit,
Qė me u lidhė duan me besė tė Zotit,
Pėr me i lanun nder Malėsisė.