L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Prozė


Irhan Jubica
Dėshirat janė andrra zogjsh tė pagojė

Irhan Jubica Irhan Jubica - Lindur ne Shkoder, me 1973. Me 1994-95 kryeredaktor i gazetes "Thyerje". Me 1996 kryeredaktor i revistes letrare "Orana", me 1997-e vazhdim, koordinator i Penclub "Orana", nje grupim i shkrimtareve te rinj shkodrane. Me 1997-1999 redaktor i kultures ne gazeten "55". Me 1999 themelon dhe drejton gazeten "Fjala e Shkodres". Me 1996 boton vellimin e pare poetik "Beduini i fundit" ("Orana"), ndersa me 1997 vellimin ne proze "Nata e Shen Valentinit" ("Marin Barleti").
Ka botuar ne shtypin letrar dhe ate periodik artikuj problematike kulture, si dhe krijimtari poetike e proze, si dhe perkthime nga italishtja e anglishtja.
Aktualisht kryeredaktor revistes letrare "ars"


PREMTIM

Pa mbarue andrrėn
E kthimit n'dhč lulesh
Rana ka vdekė

Q'prej asaj kohe
I pari za
Ti
I vetmi
Por sonte
Mos guxo me mė ringjallė

Varkė e vogėl

Harrue i kam
Pėrrallat
E tekat e jetės
Por ajo ēka duket
Fundi im nuk asht

Nuk ke si ikė

Jam Nili
I thamė
Mbas miliona jetėsh


VONĖ

Vonė
Tash asht vonė

Edhe pėr me nisė
Edhe pėr me mbarue

Asht vonė
Pėr me dashtė
Pėr me urrye gjithashtu

M'kanė mbetė pak gjana
Vocrrake
Aq pak
Sa i mbėshtjell
Brenda njė lėkure tė kalbun Molle

Dashunia
S'asht ma e gjelbėrt


RELIEV

Heshtave t'shikimit tand tė lirė
Prej hane
Shpirti i natės mbetun

Nė ty thėrrmohen
Pėshpėritjet e pajeta
T'njė gėzimi vetues
Dhe detit tė pėrgjumun
Heshtjes
Kujtime zjarresh shuhen

Nė kasollen e paēati tė yjeve
Djepit tė njė oktapodi
Andrra njiqelizorėsh
Mėkon nji perlė

Dėshirat janė andrra zogjsh
Tė pagojė


ĒMENDĖ

Jam ēmendė
Patjetėr
Tash qė ty
Vazhdoj me tė jetue

Nėse ti ke lindė
E veē do ashkla
Jetės tande
Der' m'tash i ke djegė
Kufoma e ēmendisė sime
Qelbet
Prej dėshirės
Me t'pa edhe 'ģ muzg

Kėsaj bote tė lumtun budallenjsh
S'kujtohet kush
Me varrosė
Dėshirėn

Veē meje


FRIKĖ

Lėkunden fletėt e supeve

Vetėm nji e qeshun
Gjethesh
Edhe sytė
Nuk binden
Ma

Por ti nuk luen
Medet
Stuhitė e mija
Me mė frikėsue ma
As mue
S'mundin

Veē
Plakė
Jo

As i ri

Kam lindė
Prej gurit
E drunit
I druhem


DASHUNIA E PARĖ

Nadjeve
Njė plep i gjatė
I fryente diellit me u ndezė


VETMI

Kam pague shtrenjtė pėr t'ia zhvatė Zotit vetminė
Kur jam vetėm vdekja mė mbron prej ēmendisė
Kur jam vetėm nuk jam Zot
Zoti m'lutet n'gjunjė pėr t'u ba si unė


NJERIU QĖ ECTE SHPEJT

E di ēka ka me ndodhė

Jam dėshmitar i epokės s'fundosun
N'oqeanin e heshtun t'ēmendunisė pa cak

U plaka tue pritė shiun
Por era ma ka tretė vorrin tim
N'pėrhumbjen apokaliptike
T'rčve t'thinjuna

Ikja jote s'ka me qenė ndodhi

Krishti ka thanė se nuk don me u ringjallė
Ma


DIMĖN

Diell qorruem
Prej fjalėve t'ndyta
Shkėmbye mes ditėve
N'ndrrim motesh


CURRICULUM VITAE

Tanė zjarret shuhen
Edhe dielli

Ēmendunia m'ka braktisė
Jam tu' ecė vetėm

Jam vonue shumė
Tue pritė kohėn
E ajo kishte ikė

Pėr t'ikė prej andrrimeve
M'duhet me rendė mbas andrrave
Qė tremben prej meje

Nuk jam tu' u shue
Jam tue u djegė
E me tymin tim
Ushqehem

Kaq thashė
Kam pasė shumė
Kam prap' shumė
Por kaq thashė

-- pėrgatitur nga Kolec Traboini, www.traboini.com

| Prapa |