L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Poezi


Irhan Jubica

Irhan Jubica "Vargjet satanike" duhet tė kėndohen shqip

Dy aktorė indianė, Xhibriel Farishta dhe Salaudin Shamsha po bien drejt tokės pėr shkak tė rrėzimit tė avionit tė nisur nga India pėr nė Angli. Rrėfimi i thjeshtė mbėshtetet nė dy karaktere: Xhibrieli pėrfaqėson tė mirėn, ndėrsa Saladini tė keqen. Kėtij tė fundit fillojnė t'i dalin brirė dhe trupi i mbushet me qime. Por gjatė jetės sė re qė nisin nė Angli, nė njė ambient tė ri dhe me njerėz krejt tė tjerė, Xhibrieli dhe Saladini shndėrrohen dalngadalė nė tė kundėrtėn e tyre, Xhibrieli fillon tė dyshojė rreth besimit tė tij, ndėrsa Salaudini forcon njė besim qė s'e kishte pasur kurrė. Nė fund, Xhibrieli humb dashurinė dhe vret veten, ndėrsa Saladini vazhdon tė kryejė vepra tė mira.
Konflikti mes shkrimtarit dhe besimtarėve myslimanė ka lindur pėr faktin se, ngjarjet e kėtij romani rrėfejnė pėr ngjarje tė vėrteta qė kanė ndodhur nė historinė e Islamit, me emra dhe njerėz realė, madje, personazh tjetėr nė kėtė roman ėshtė edhe profeti Muhamed. Tregohet pėr fillimet e tij si tregtar, pėr besimin dhe jetėn e tij, me fakte reale, tė cilat janė tė pasqyruara nė historinė e vėrtetė tė Islamit. Sipas myslimanėve, ky konflikt ashpėrsohet shumė, kur ngjarjet e vėrteta Rushdie i pasqyron me shumė shtrembėrime dhe emrat e njerėzve, pavarėsisht si i pėrkasin profetit, ndjekėsve apo grave tė tij, janė shtrembėruar dhe ata kanė njė kuptim negativ.
Kjo ėshtė ajo qė i takon librit.
Sa i takon ardhjes nė shqip tė kėtij pėrkthimi, absolutisht pėr herė tė parė dhe me shumė vonesė, mund tė thuhet se ėshtė e pajustifikueshme njė vonesė e tillė prej 14 vjetėsh. Sigurisht, nuk ėshtė hera e parė qė vonohet botimi i njė autori tė huaj nė shqip, aq mė shumė i vetėm njė libri. Shqipen ende nuk e kanė mėsuar kryevepra tė letėrsisė sė vendeve ballkanike dhe asaj botėrore, ndėrkohė qė janė botuar brenda pak muajsh nga dalja nė origjinal, mjaft romane me dashuriēka autorėsh tė dyshimtė.
Nuk ka pse bėhet zhurmė e madhe nė Shqipėri pėr botimin e njė vepre tė tillė, sepse pakkush e ka lexuar kėtė tekst letrar - gjė qė do tė thotė se, tė drejtėn pėr tė folur rreth tij e kanė vetėm ata qė i kanė lexuar "Vargjet..." e jo ata qė kėtė vepėr e dinė pėr poemė a bejte me tufa. Sepse do ndodhte si nė "debatin" e paradokohshėm pėr "Pashallarėt e kuq" nė tė cilin u deklaruan publikisht persona(zhe) qė nuk e kishin lexuar asnjėherė vjershėn, tash tė njohur tė romancierit Ismail Kadare.
Pėrkthyesit, botuesit, madje dhe lexuesit e Rushdies (posaēėrisht tė "Vargjeve satanike") janė pėrndjekur deri nė eliminim fizik edhe pse jetojnė, pėrkthejnė a botojnė nė vende tė pėrparuara, demokratike, tė lira, etj., etj. Mes tyre ka pasur dhe personalitete tė vendeve pėrkatėse, siē qe rasti i Azis Nesinit, pėrrallat e tė cilit i lexoja ne fėmijėri, pa e ditur se mė 1993-shin, atij do t'i bėhej njė atentat i turpshėm vetėm pėr shkak tė botimit, nė njė tė pėrditshme turke pjesė tė "Vargjeve..."
Por ironia e fatit nuk mbaron me kaq: njė mėngjes tė bukur, nobelisti Mahfuz denoncon fatvėn e Komenit ndaj Rushdies ndėrsa nė mbrėmje i tėrhoqi veshin autorit indian pėr fyerje tė besimit. Ironi tė hidhur pėrmbajnė edhe vlerėsimet e nobelistit indiano-britanik pėr dėnimin me vdekje tė autorit, dėnim qė pėr Naipaulin ėshtė vetėm "forma ekstreme e kritikės letrare"!
E vėrteta ėshtė se "Vargjet satanike" tė Salman Rushdies nuk e meritojnė bujėn e madhe qė i mbėshtjell prej afro 15 vitesh; fjala ėshtė pėr njė roman, qė ndryshe nga shumė vepra, nuk ėshtė mbrojtur nga autori. Vetė Rushdie i ka "mohuar" "Vargjet..." nėpėrmjet njė ndjese publike qė u ka kėrkuar besimtarėve myslimanė, afro pesė vjet pasi, nė njė intervistė pati deklaruar se qėllimi i tij kishte qenė njė libėr mė i ashpėr. Veē kėsaj, libri ėshtė bėrė i njohur, sė pari nga persona(zhe) joletrarė, leximi i tė cilėve s'kishte pse tė merrej nė konsideratė nga bota letrare.
"Vargjet satanike" ėshtė njė roman qė lexuesi shqiptar duhet ta lexojė dhe "ars" po hedh nė kėtė drejtim hapin e parė. Nė fund tė fundit, nė kėtė roman nuk ka asgjė mė satanike, se shfytyrimi i njeriut nga shkrimtarėt shqiptarė tė gati krejt letėrsisė sė realizmit socialist.

-- marrė nga revista ARS

| Prapa |